HIQMET MEĒAJ
1944. Lind nė qytetin e Ballshit, mė 2 Maj, (varianti zyrtar 15 Maj) nga prindėr me origjinė nga fshati Kallarat i Vlorės. Babai i tij, Hasani, qe larguar nga fshati qė mė 1917. Mė 1919 bėn shkollė xhandėrmarie. Mė 1920 e gjithė shkolla, me instruktor patriotin Shaqo Derri, marrin pjesė nė Luftėn e Njėzetės. Ėshtė pjesėmarrės i Revolucionit tė Qershorit, Kryengritjes sė Fierit dhe rezistencės antiitaliane tė 7 prillit 1939. Kishte mbaruar Akademi Ushtarake nė Itali, Firence dhe Romė. Ka shėrbyer si postėkomandant xhandarmėrie nė shumė skaje tė vendit dhe sė fundi nė Ballsh. Nė fillim tė vitit 1944. duhej tė ēonte te gjermanėt mė se gjashtėdhjetė fshatarė, tė dyshuar pėr pjesėmarrje nė forcat territoriale partizane, tė cilėt do ti pushkatonin. Hasani, bashkė me kolegė tė tij shoqėrues, vendosėn tė largohen nė mal me tė arrestuarit.
1947. Xhaxhai, Skėnderi, partizan i orėve tė para, luftėtar deri nė Jugosllavi, arrestohet papritur dhe dėnohet me vdekje. I zbutet dėnimi me 101 vjet. Babai, qė ndodhej nė Fier bashkė me familjen, largohet pėr nė Vlorė dhe strehohet te njė nga shtėpitė e Osman Haxhiut, Komandant i Luftės sė Vlorės.
1948. Blen shtėpi tė rrėnuar tė pashallarėve tė Vlorės nė rrėzė tė kodrės sė Budakut. Aty ėshtė rritur edhe poeti vlonjat Nexhat Hakiu.
1951. Pas hedhjes sė bombave nė Ambasadėn Sovjetike, babai pushohet nga puna. Shkon pėr pak kohė nė fshat bashkė me babanė, i cili filloi tė bėjė qymyr pėr ta shitur. Fshati i hapi njė botė tjetėr.
1952. Me urdhėr tė drejtorit tė shkollės, ngarkon nė karro me njė bashkėnxės libra tė vjetėr tė sekuestruar. Karrocieri u vė zjarrin te fusha e aeroplanit. Pas qortimit tė babait, qė nga ajo kohė, fillon tė lexojė me etje libra dhe ti dojė si gjė e ēmuar.
1952. Shikon pėr herė tė parė njerėz tė vdekur. Ishin tre djem tė rinj qė i tėrhoqėn zvarrė pas njė karroje dhe i pėrplasėn te Sheshi i Flamurit. Qe njė pamje qė do ta shqetėsojė pėr tėrė jetėn.
1956. I plas njė granatė e vjetėr lufte dhe i copėton duar dhe kėmbėt. Mjeku kirurg e ēon nė sallė qė tia presė. Ngul kėmbė nėna, Memja: Mė mirė tė vdesė se sa tė mbetet cung. Gjymtyrėt i ngjiten pėrsėri me mjekime popullore tė njė plaku ēam. Qė atėherė i shikon kėmbėt si diēka e shenjtė dhe do ti pėrdorė gjithnjė edhe pėr udhėtime tė gjata.
1960. Arrestohet papritur babai, nė moshėn 57-vjeēare, pėr gojė tė lėshuar dhe pakujdesi nė detyrė.
1961. Pėr tė ndihmuar nė gjendjen e mjeruar ekonomike, hyn nė verė nė punė sezonale nė Kombinatin e Konservave. Sėmuret rėndė dhe shpėton mrekullisht nga vdekja. Kalon njė vit nė Sanatoriumin e Vlorės, ku u pėrkujdes mjeku zemėrflori me origjinė greke, Vlash Ēili. Ai vit ėshtė vendimtar pėr lidhjen e tij me letėrsinė. Ndikoi sidomos njohja me Lasgush Poradecin dhe piktorin Fatos Nivica, xhaxhanė e kėngėtares Ema Qazimi.
1963. Dashurohet marrėzisht me Anėn, Noēen e mrekullueshme, dhe pėrjeton dashurinė e tij tė madhe tė jetės.
1963. Mbaron shkėlqyeshėm gjimnazin dhe i del e drejta e studimit pėr nė Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhė-letėrsi shqipe. Njihet me Xhevahir Spahiun te lista e lajmėrimeve e shpallur te ish arka e kursimeve. Fillon qė aty njė miqėsi e madhe vėllazėrore qė do tė zgjasė gjithė jetėn. E mban ekonomikisht vėllai, Gafuri, pėr tė cilin ėshtė krenar dhe uron qė tė gjithė tė kenė njė vėlla tė tillė.
1963. Nė auditor gjeti ata qė do tė bėheshin ndėr emrat e njohur tė letrave shqipe. Janė mbi tridhjetė shkrimtarė, studiues dhe gazetarė, (disa ndėr mė tė shquarit e letrave shqipe), qė nga poetėt e shkrimtarėt: Koēi Petriti, Xhevahir Spahiu, Ndoc Papleka, Faik Ballanca, Koēo Kosta, Nasi Lera, Gaqo Bushaka, Halil Laze, Pandeli Koēi, kosovarėt Adem Istrefi, Sulejman Krasniqi, Ymer Lugalliu, minoritari grek Foto Qiriazati; gjer te gazetarė e studiues si Spiro Dede, Seit Mansaku, Ilia Lėngu, Shaban Murati, Niko Dako, Fisnik Sina, Thoma Qėndro, Agim Korbi, pėrkthyesi nga gjermanishtja Aristidh Ristani, apo Kozeta Mamaqi, Tatjana Buda (Haxhimihali), Sami Ēabej, Vera Lohja (Ibrahimi), Hilmi Picoka, etj.... Pedagogėt e kohės ishin ndėr mė tė shquarit. Mori leksione nga Eqerem Ēabej, Selman Riza, Mahir Domi, Shaban Demiri, Jakov Xoxa, Myzafer Xhaxhiu, Mark Gurakuqi, Alfred Uēi, Fatos Arapi, Nexhip Gami, Androkli Kostallari, Koēo Bihiku, Zihni Sako, Jani Thomai, Anastas Dodi, Ziaudin Kodra, Stefan Prifti, Henrik Lacaj, Nonda Bulka, Petro Lalaj, etj.
1963. Nė Tetor boton pėr herė tė parė poezi nė revistėn Nėntori sė bashku me Dalan Luzajn, djalin e profesorit tė arratisur, Isuf Luzaj dhe Xhevahir Spahiun. Boton edhe te Zėri i Rinisė.
1964. Pas botimeve tė atij viti bėhet emėr i njohur dhe pranohet nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. E thėrret vetė kryetari i atėhershėm, eruditi i respektuar Dhimitėr Shuteriqi.
1965. Ndėrmerr njė udhėtim nė kėmbė, duke u nisur nga malėsia e Tiranės, ajo e Krujės, e Matit e deri nė malin Munellės tė Pukės, prej nga shikon pothuaj gjithė Shqipėrinė.
1966. Fiton ēmimin e parė nė njė konkurs mbarėuniversitar me temė pėr Mjedėn.
1967. Mbaron studimet me sukses, boton edhe librin e parė me poezi, kritika e rendit nė poetėt mė tė mirė tė vendit. Pėr emėrimin e tij shprehet Fatos Arapi nė librin me kujtime, se si u interesuan sėbashku me studiuesin Dalan Shapllo, qė tė emėrohej nė gazetėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, Drita, gjė qė u pengua nga biografia, babai i tij kishte dalė nga burgu njė vit para se ai tė nisej student. Kurse xhaxhai kishte qenė i dėnuar me vdekje. Nė kėtė pengim mori pjesė edhe shkrimtari Shevqet Musarai. U emėrua nė fshatin Rexhepaj tė Vlorės. Shefi i Seksionit tė Arsimit nuk ia jep shkresėn e emėrimit nė dorė, as e uron, por ia hedh pėrdhe. Drejtuesit e fshatit e stigmatizojnė pėrditė: Ēke bėrė more ditėzi, qė tė kanė internuar kėtu mes baltrave, ndėrsa vjershat ti kėndojnė gjithnjė nė radio... Udhėton pėrditė nė kėmbė duke pėrshkuar dy herė nga 35 kilometra, pasi nė fshat nuk kishte strehim.
1968. Pėrfshihet nė Antologji pėr Skėnderbeun.
1969. Fillon punė nė Shtėpinė e Kulturės, Vlorė, gjithnjė me emėrim nė fshat.
1970. Pėrfshihet nė Antologjinė Vargje tė zgjedhura, me poetėt mė tė mirė tė kohės. Antologjia botohet nė disa gjuhė.
1970. Pėrfshihet nė Antologji e letėrsisė pėr shkollat e mesme, tekst mėsimor.
1971. Martohet me Noēen, duke kurorėzuar dashurinė e tij shumėvjeēare.
1971. Lindet fėmija e parė, Dasantila, qė ua zbukuron jetėn. Fiton Ēmimin e Dytė nė Konkursin Kombėtar me librin Tregime pėr fėmijė.
1973. Shoku i kursit universitar, mik i tij dhe redaktor nė SH B Naim Frashėri, Pandeli Koēi, e paralajmėron pėr stuhinė e egėr qė do tė shfryjė mbi letėrsinė dhe artet. Tėrheq tre libra tė gatshėm pėr botim: romanin Shpėrthimi, vėllimin poetik Vazhdimėsi dhe tregimet pėr fėmijė. Tė tre librat i asgjėson.
1974. Nė mbledhje tė posaēme, organizuar nga partia nė rreth dhe disa kolegė shkrimtarė mediokėr, kritikohet ashpėr duke e cilėsuar poet hermetik, shkrimtar borgjezo-revizionist. Dritėro Agolli, atėherė kryetar, ndėrhyn duke e mbrojtur. Shpėton me vėrejtje tė ashpėr paralajmėruese.
1975. Lind djali, Andi, me tė cilin nė tė ardhmen do tė bėhet shok dhe koleg nė letėrsi.
1976. Kritikohet pėrsėri ashpėr pėr dramėn Vite tė vėshtira, duke u lakuar deri pėr arrestim.
1977. Hyn nė mėnyrė tė paligjshme nė njė kabinė plazhi, pasi me familjen e tij prej katėr vetėsh jeton nė njė kthinė tė vogėl pa ujė e pa banjė. Policia vjen shpesh herė ta nxjerrė jashtė. E ndihmon Sekretari i Partisė, Viron Kona, njeri i shkėlqyer, i cili i qėndron afėr si njė vėlla i vogėl.
1978. Shkruan dhe vė nė skenėn e Vlorės dramėn Shqipet e Stėrrallėzės. E shikon shfaqjen ish drejtori i Televizionit, Marash Hajati, i cili e quan tė gabuar dhe shumė tė rrezikshme. Dramėn e kėrkon anėtari i Byrosė Politike tė PPSH, Manush Myftiu. Pas tre muajsh nė ankthin e persekutimit, vjen njė pėrgjigje e papėrcaktuar: Drama tė hiqet nga repertori. Pėrsėri merr paralajmėrim tė rėndė.
1983. Sėbashku me muzikantin Haxhi Dalipi dhe regjisorin Besnik Aliaj u bien kryq e tėrthor fshatrave tė Vlorės dhe krijojnė grupin pėrfaqėsues pėr Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, duke sjellė nė dritė kryeveprat folklorike tė njohura sot nga tė gjithė. Kėtė gjė bėnė edhe nė vitin 1988. Boton vėllimin poetik Tokė e pagjumė i cili vlerėsohet me ēmimin kombėtar Libri mė i mirė poetik i Vitit Dekorohet me Urdhėrin Naim Frashėri.
1984. Nė diskutimin e bėrė nė Vlorė pėr librin e vlerėsuar, nė vend tė fjalėve tė mira, kritikohet nga kolegėt dhe kuadro tė partisė: pėrse ky libėr doli gjashtėmbėdhjetė vjet pas tė parit?
1990. Jeton nga afėr demonstratat e studentėve. Ėshtė dhjetė ditė pranė Dasantilės studente dhe nipave, Benit e Enielit. Pėrjeton nga afėr pėrpjekjet dhe sakrificat e studentėve pėr kalimin e Shqipėrisė nė shtet kapitalist demokratik.
1991. I vėllai, Gafuri, zgjidhet deputet dhe i siguron njė vizė pėr nė Greqi. Udhėton pėr pak ditė sėbashku me Andin. Pikėllohet shumė kur shikon se sa tė varfėr e ka lėnė komunizmi vendin e tij.
1992. Sėbashku me poetin ēam Xhemil Lato del nė treg nė rrugė, sepse me pagėn e vogėl nuk mund tė pėrballojė mbajtjen e vajzės studente dhe tė djalit nė liceun artistik tė pikturės. Kėtė punė e kryen deri mė 1994, kur fėmijėt mbarojnė shkollėn.
1994. Nė korrik tė kėtij vit, sėbashku me dy fėmijėt kalon ilegalisht kufirin e Greqisė. Ana ka shkuar gjashtė muaj mė parė dhe ka zėnė punė nė Kallamatė. Mė pas shkojnė nė Piré e mė vonė vendosen nė P. Faliro, ku banojnė edhe sot.
1996. Noēja operohet papritur duke hequr njėrin gjoks. Fillon njė periudhė e gjatė ankthi, kur merr vesh se gruaja e mrekullueshme njė ditė do tė largohet prej tij dhe fėmijėve.
1997. Nė kėtė vit tė trazirave tė mėdha i dėmtohet shtėpia nė Vlorė, i asgjėsohet biblioteka shumė e pasur, si edhe pothuaj tė gjitha dorėshkrimet e deriatėhershme, si dhe arkivi dokumentar pėr botimet qė kishte bėrė dhe vlerėsimet pėr letėrsinė e tij.
1999. Bėhet nismėtar i Klubit Drita. Me kėrkesė tė Nase Janit, i panjohur atėherė, takohen. Gjatė takimit i propozon Nases tė krijojnė shoqatėn e shkrimtarėve Klubi Drita, gjė qė realizohet dhe Nasja edhe sot vazhdon tė jetė kryetar. Ky takim ėshtė i filmuar nga Andi, i cili atė ditė e kishte kamerėn rastėsisht me vete, pasi do tė xhironte nė kopshtin botanik tė Athinės. Me ndihmėn e ēmuar tė TOENA-s botojnė dy antologji, prozė dhe poezi mė 2001.
2004. Fillon tė mbajė njė faqe letrare te Gazeta e Athinės, ku boton letėrsi nga Shqipėri, Kosova, diaspora, si dhe nga e gjithė bota.
2004. Njihet me Akademikun erudit Kopi Kyēyku dhe tė birin, shkrimtarin e shkėlqyer Dr. Ardian-Christian Kyēyku. Boton rregullisht nė revistėn e tyre europiane HAEMUS. Boton rregullisht edhe nė shtypin e Shqipėrisė, si dhe nė Kosovė e diasporė.
2005. Pas nėntė vjet pėrpjekjesh e mjekimesh, mė nė fund Noēja dorėzohet mė 29 Maj. Ikėn pėrgjithnjė ajo qė edhe disa muaj para se tė mbyllte sytė e lodhur, nuk e la punėn, shakatė dhe optimizmin pėr jetėn. As ai, as edhe vajza nuk kishin leje pėr tė udhėtuar. E ēojnė nė Vlorė sėbashku me Andin, ku i bėnė nderet e fundit. E ndihmon pėr tu kthyer nė Greqi Bashkim Zeneli, ambasador dhe Andi Mahilaj, konsull. U ėshtė mirėnjohės pėr tėrė jetėn.
2008. Bėn gati librin me pėrzgjedhje poetike tė 45 viteve krijimtari, romanin Kukullat e pyllit, si dhe njė pėrzgjedhje me poezi nga poeti grek Sakturi, pėrkthyer nga Andi dhe ai. Ndėrkohė, qė pas vitit 2000 ka botuar disa libra e antologji letrare.
KRIJIMTARIA:
Poezi:
NISJA- NAIM FRASHERI 1967
DITĖ PRANVERE- (Poezi pėr fėmijė) - NAIM FRASHERI 1969
TOKĖ E PAGJUMĖ- NAIM FRASHERI 1983
TE JU TROKAS- NAIM FRASHERI 1988
VETVRASJA E QIRINJVE- ALBIN 2000
KUJTESĖ E SHPIKUR- poezi 2003 (Botim personal nė pak kopje)
KUJTESĖ E SHPIKUR- poezi tė zgjedhura- TOENA 2009
Ėshtė i pėrfshirė nė antologjitė poetike:
ANTOLOGJI PĖR SKĖNDERBEUN- NAIM FRASHERI 1968
VARGJE TĖ ZGJEDHURA ( nė disa gjuhė tė huaja)- NAIM FRASHERI 1970
ANTOLOGJI E SHKOLLAVE TĖ MESME- 1970
PORTAT E HARRESĖS- antologji e poetėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi)- TOENA 2001
QIEJT E SHPIRTIT (antologji e poetėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi)- MEDA&DEA 2006
ANTOLOGJI E POETĖVE TĖ VLORĖS (shqip dhe italisht)- TRIPTIK 2004
SHTĖPIA E DIELLIT DHE E DETIT...(antologji poetike pėr Vlorėn)- TRIPTIK 2007
SINUCIDEREA LUMĀNĆRILOR (VETVRASJA E QIRINJVE), antologji autori, zgjodhi, pėrktheu dhe botoi nė rumanisht Kopi Kyēyku- LIBRARIUM HAEMUS 2008
Prozė:
KUKULLAT E PYLLIT- roman (botim personal)- SNAJ 2002 Botim I
KUKULLAT E PYLLIT- roman- TRIPTIK 2003 Botim II
KUKULLAT E PYLLIT- roman-TOENA 2009 Botim III
PĖR ASKUND- tregime (botim personal)- 2003
ĒIKPAKU- roman pėr fėmijė (botim personal)- 2003 Botim I
ĒIKPAKU- roman pėr fėmijė- EXTRA 2007- Botimi II
ĒIKPAKU- roman pėr fėmijė- MESONJETORJA 2009- Botimi III
"ZINXHIRI I ANKTHEVE" libėr intervistė, bashkautor me Akademikun KOPI KYĒYKU si intervistues- 2006, 2008
Ėshtė i pėrfshirė nė antologjitė e prozės:
FRUMUCETEA CARE UCIDE (BUKURIA QE VRET)-Bukuresht, 2006, me bashkautorė: Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Martin Camaj, Anton Pashku, pėrkthyer dhe botuar nė rumanisht nga Kopi Kyēyku.
SHTĖPIA MBI RROTA, 2001 (antologji nė prozė e shkrimtarėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi) MASKA E DITĖS", (antologji nė prozė e shkrimtarėve nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi), 2006
TREGIME TĖ ZGJEDHURA TĖ AUTORĖVE VLONJATĖ- 2006
Ėshtė bashkėformulues i antologjive:
SHTĖPIA MBI RROTA dhe PORTAT E HARRĖS.
Si dhe redaktor i antologjive:
QIEJT E SHPIRTIT dhe MASKA E DITĖS.
Ka botuar dhe boton rregullisht nė shtypin shqip nė Shqipėri, Kosovė dhe diasporė. Boton rregullisht nė revistėn HAEMUS tė Kopi e Ardian-Christian Kyēykut nė Rumani. Prej 2004 mban bashkė me tė birin, Andin, njė faqe te Gazeta e Athinės, ku boton letėrsi nga Shqipėria, Kosova, diaspora dhe Bota.
I pėrket rrymės letrare mikrobotizėm.
KAPEDAN JANI DHE SHĖN PJETRI
Nameti vėrtetė nuk ėshtė i zėnė me punė, mirėpo nganjėherė bėn ndonjė gjė tė vogėl, si ti dalė rasti. Njė nga rastet ėshtė zoti Jani, i ardhur nga Amerika. Kur shkoi pėrherė tė parė atje, nuk desh tė pranonte tė rrinte, por Zonja Sivri, kushėrira e zotit Jani qė e mban plakun nė shtėpi, i tha se ska pėr tė bėrė ndonjė punė tė madhe, veē ta shoqėrojė zotėrinė, qė ka dy aparatė nė veshė pėr tė dėgjuar, dy lente nė sy pėr tė parė dhe njė qeskė tė verdhė shurre qė i varet herė nė kėmbėn e djathtė e herė nė tė majtėn. Ēudia mė e madhe janė lentet, qė ia nxjerrin kokėrdhokėt e syve krejtėsisht pėrjashta. Pikėrisht pėr kėtė sdesh tė pranonte, mirėpo nuk ėshtė gjė e vogėl pėr tė tė marrė plot pesėmbėdhjetė euro nė dy-tre orė.
Zonja Sivri i lė vetėm pasi i tregon lėngėzuesin elektrik, ku duhet tė shtrydhė njė kanistėr tė madhe me portokalle, mollė, dardhė e karota. I tregon supėn qė duhet tė ngrohė pikėrisht aty nga ora dymbėdhjetė e mesditės, llojin e kafesė pėr Janin, kurse pėr vete, po tė dojė, mund tė pėrdorė njė uzo dymbėdhjetėshe ose xhin, cilėn tė pėlqejė. Kėshtu do tė kalojė tė paktėn njė orė, kurse kohėn tjetėr i duhet tė torturohet duke biseduar me kapedan Janin, i cili bėrtet sa tundet gjithė hyrja, qėllon veshėt me duar, se i bėjnė zhurmė, pastaj i lutet zotit Petro, pikėrisht kėshtu duhet ta ketė emrin Nameti pėr zotėrinjtė Sivri, ti pėrgatisė kafenė e hollė e ti dredhė njė cigare. Me qė ra fjala pėr emrin, kur zoti Jani mori vesh se kishte ardhur Petrua, mendoi sikur i thanė ka ardhur shėn Pjetri, ai qė tė merr shpirtin, sapo ndahet nga trupi e ta ēon ku i do qejfi. Prandaj, kur para tij u paraqit ai burri i imtė, me njė palė mustaqe nė ngjyrė tė ngatėrruar, ca tė zeza, ca tė bardha e ca tė verdha nga tymi duhanit, i buzėqeshi si i zėnė nė faj, tamam si ata fėmijėt e babėzitur, qė bėjnė marrėzira e presin nga ēasti nė ēast tė ndėshkohen. Duhet marrė me tė mirė shėnjti, se po ti mbushet mendja atij, ta zhduk shpirtin fare, sikur tė mos ketė qėnė kurrė. Kėshtu qė, mendoi Nameti, kur njeriu zgjedh njė emėr, duke u bėrė kumbar i vetes, qenka mirė tė mendohet shumė e tė mos ia futė kuturu. Pastaj rezultati duket vetiu, tjetri tė rri sus e tė buzėqesh si budalla, sidomos kur je bėrė kumbar pėr dikė, i cili je ti, duke i vėnė emrin Petro.
Shkon kur e thėrrasin, rreth orės nėntė. Aty nga ora njėmbėdhjetė e gjysėm bie zilja e derės dhe hyn njė burrė rreth tė gjashtėdhjetepestave, hijerėndė e fodull. Ka ndodhur tė vijė tri herė dhe tė tria herėt nuk e thėrret Petro, por ksene, qė do tė thotė i huaj. Eja, ore i huaj, na sill pak tavllėn, ore i huaj, mbylle dritaren, ore i huaj. Nameti atėherė bashkė me dritaren mbyllet edhe vetė, ti ngjajė sa mė shumė asaj fjalės i huaj. I kryen tė gjitha kėto veprime, qė nuk janė aspak madhėshtore, me njė rregullsi sa edhe vetė habitet se ku e gjen aq shpejt, duke thėnė gjithnjė nėpėr dhėmbė njė malista, qė ka kuptimin siurdhėron, aq tė shpėrbėrė, sa qė mė mirė tė mos ta thotė.
Kur zoti Jani i tha atij tjetrit pėr herė tė parė, mė dėgjoni, zoti ministėr?, nė tė vėrtetė, siē do ta marrė vesh mė vonė, ka qenė dikur ministėr, Nameti mendoi mos plaku bėri ndonjė gabim, ose ai e kuptoi gabim, por kur plaku e pėrdori pėrsėri fjalėn ministėr, atėherė Nameti e vėshtroi me vėmendje burrin gjashtėdhjetepesėvjeēar, i cili iu duk i denjė, tė paktėn nga ana e jashtme, pėr postin e lartė qė po i jepte zoti Jani, sikur pėr vete tė qe kryeministėr. Hajde kryeministėr qė ishte kapedan Jani, me katėr veshė, tė katėr tė prishur dhe me katėr palė sy, qė nuk shikonin as afėr e as larg. Dhe ku e kishte ngulur kabinetin qeveritar: mu nė verandėn e katit tė katėrt tė shtėpisė sė zonjės Sivri.
Zoti ministėr largohet shpejt, pasi ia pėrsėrit disa herė atė titullin i huaj dhe e lė Nametin tė zbrazė mė nge qeskėn e verdhė tė shurrės, pasi vesh njė palė dorashka tė holla. Nuk ka provuar trishtim mė tė madh nė jetėn e tij, se sa kur ulet nė gjunjė, hap rubinetin e qeskės, qė pėrmban brenda atė lėngun me njė erė tė lemerishme, shkon me vrap ta derdhė nė lavaman, ku ndien njė pėrzjerje tė pėrgjithshme tė organeve tė brendshme. Ato ngrihen lart, rrotullohen, nakatosin brenda tė gjitha lėngjet qė ndodhen atje, pastaj fillon zbrazja, nga goja dhe nga vrimat e hundės, nė kohėn qė zoti Jani bėrtet tė shkojė turravrap, se shurra po i derdhet nė pllakat e mermerta tė verandės, prandaj duhet vendosur qeska sa mė shpejt. Nameti ka harruar, bile e ka fshirė krejtėsisht nga mendja ēka qenė dikur nė vendin e tij, sepse qė andej ka ikur prej pothuaj dhjetė vjetėsh. I duket se gjithnjė ka shtrydhur portokalle, mollė e karota, ka thėnė malista dhe pasi i ka pastruar mirė nga hunda e nga goja gjithė tė pėrbrėndshmet e tij, ka vendosur tė bėjė kafet pėr vete dhe pėr kapedanin. Ulet pėr shtatė palė qejfe nė kolltukun e verandės plot diell e karafila, pi cigaren qė e ka dredhur nga kutia, dėgjon plakun qė rrėfen pėr Sofinė e bukur dhe mendja i shkon te miku i tij, Stefani, qė shoqėron njė plakė tė ēmendur. Ska kėnaqėsi mė tė madhe nė kėto ēaste, se sa tė mendojė ēheq tani Stefani. Plaka e tij nuk flet, po ulėrin, ka njė zė tė ējerrė dhe fjalori i saj ėshtė kaq i ngatėrruar, sa tė gjitha fjalitė i dalin pa kuptim. Mund tė nxjerrėsh gjė nga ulėrimat?
Kurse kapedan Jani ėshtė ndryshe. Ka huq vetėm qeskėn e verdhė qė i varet poshtė kėmbės, fėrkimet nė tė gjithė trupin, shėtitjet nėpėr dhomat e shumta dhe verandat e mėdha, ku trupi i plakut i rėndon aq shumė, sa qė i dhėmbin kockat. Megjithatė, kapedan Jani e ka fjalorin jo prej ulėrime, ai ēdo herė tregon pėr Sofinė e bukur, tė cilėn ka shtatėdhjetepesė vjet rrumbullak qė e dashuron ēmendurisht. Ja tani, pikėrisht po i thotė njė plan tė guximshėm qė ka nė kokė. Sofinė e kanė rrėmbyer doktorėt atje nė Selanik dhe kėtė Nameti e di shumė mirė. Po, po, pikėrisht ashtu ėshtė, e kanė rrėmbyer, kjo ska pikė dyshimi. Kanė bėrė gati thikat pėr ta shqyer atje nė sallėn e ndriēuar mirė. Mirėpo Sofia kundėrshton, fjalėn e fundit duhet ta thotė Kapedan Jani, i cili fatkeqėsisht ndodhet larg, midis Kalamaqit dhe Paleo Faliros nė Athinė. Dhe Kapedani e ka gati planin e rrezikshėm. Do tė ngrihet natėn, do ti vidhet zonjės Sivri, do tė hyjė fshehurazi nė spital pėr ta nxjerrė qė andej Sofinė e bukur, mu sikur Selaniku tė jetė katėr hapa larg Athinės. Kapedani flet dhe i pėrplas fort veshėt me pėllėmbė, se i bėjnė zhurmė, pėrlotet nga ato qė thotė dhe ka vendosur ti mbushė mendjen Nametit, qė pėr tė ėshtė Petro, domethėnė njė shenjtor i plotfuqishėm, se Sofia menjėherė do tė shėrohet, se ajo ka nevojė pėr dashuri e jo pėr thika, vetėm duhet qė Petrua ta ndihmojė, ngaqė dy vetė janė mė mirė se njė, sidomos natėn, kur kapedani nuk sheh mirė, megjithėse ka katėr palė sy. Petrua si gjithnjė e siguron se nuk do ta lerė vetėm, se me tė do tė shkojė edhe nė fund tė botės, sidomos pėr tė shpėtuar Sofinė e bukur, fjalė kėto qė e bėjnė plakun tė ulė zėrin duke e paralajmėruar kujdes, mos na e zbulon planin zonja Sivri!.
E si do e zbulojė planin zonja Sivri, kur ska kush ia thotė? Nameti jo se jo, sepse pėr zonjėn Sivri ushqen njė antipati kot sė koti, nga qė ėshtė tepėr e shėmtuar, ngaqė ėshtė shtatėdhjetė e dy vjeēe, ngaqė ėshtė e ve dhe njė ditė kapedan Jani i ka pėshpėritur se ka njė dashnor rreth tė pesėdhjetave, qė po i gllabėron pėrditė paratė.
Meqė pijnė kafenė e tymosin cigaren e dredhur, po sidomos me qė nuk kanė ēbėjnė tjetėr, tani qė shurrėn e rregulluan, planin e vunė nė vijė dhe presin vetėm ta zbatojnė, Nameti i bėn kapedanit atė pyetjen pa kuptin, pėr qeskat me ushqime qė gjen tė varura prapa derės. Plaku nuk e dėgjon, nxjerr nga veshi njerin nga aparatet, diēka i kurdis, e vendos pėrsėri dhe Nameti ėshtė i detyruar tia pėrsėrisė atė pyetje tė paktėn dhjetė herė, deri sa tė arrijė nė timpanėt pothuaj tė shpuar tė plakut, qė pasi thotė e mora vesh, hall i madh tė ka zėnė, bie nė mendime tė thella, derisa mė nė fund dėgjohet njė gėrhimė e fortė, qė e bind Nametin se pyetje tė tilla sduhen bėrė mė, nga qė janė krejtėsisht tė parėndėsishme e tė vėnė nė gjumė.
Kur plaku hap sytė, ora ka afruar tė jetė dymbėdhjetė, i kėrkon tė falur Nametit qė ka menduar aq shumė, por pyetja ėshtė me tė vėrtetė shumė e vėshtirė. Nameti, qė e ka harruar fare pėrse e ka pyetur, buzėqesh kuturu, mirėpo kapedani Jani, qė ėshtė tepėr i ndjeshėm ndaj halleve tė botės, e paska patur mėndjen tėrė kohės te ajo pyetje e vėshtirė dhe nuk paska fjetur, por paska menduar pėrgjigjen e saj, pikėrisht ashtu me sytė mbyllur e duke gėrhirė. Hall i madh tė paska pllakosur, thotė pėrsėri ai dhe, pasi hesht njė hop, shton po prap tregon se pėr dikė je bėrė i rėndėsishėm. Kėto fjalėt e fundit e bėjnė vėrtetė Petron tė ndjehet i rėndėsishėm, por jo pėr shumė kohė, se kapedan Jani kėput mė pas profkėn tjetėr qė Petros nuk i pėlqen fare, ose tė quajnė njeri pa vlerė. Kapedani ia shkoqit mirė kuptimin e atyre fjalėve, sipas tė cilave pėr atė dikushin, qė i var qeskat prapa derės, ai, domethėnė Nameti ose shėn Pjetri, merre si tė duash, qėnka njėlloj si qentė apo macet pėrjashta, qė po nuk u kujdes njeri ti ushqejė, mund tė ngordhin nga uria. Domosdo qė Nameti apo shėn Pjetri do tė rėnqethet me ato fjalė, jo se e barazojnė me ca kafshė tė paafta, por sepse nuk e di fare dhe as qė e merr dot me mend, cili ėshtė ai dikushi qė merr guximin dhe kryen njė veprim tė tillė. Kapedan Jani, qė ka lindur nė vitin njė mijė e nėntėqind e tetė, kurse sot jemi mė dymijė e dy, pra plot nėntėdhjetė e katėr vjet mė parė dhe qė e ka mendjen tepėr tė hollė, duke e parė se Petrua hidhėrohet shumė nga ato qė i ka thėnė, shton nė mėnyrė filozofike me trashje zėri, po mbase i harrojnė qeskat duke i varur te dera jote, qė pėr tė ėshtė zgjidhja mė e mirė.
E, kur ēėshtjet janė tepėr tė ngatėrruara, mė mirė le ti lėmė ashtu siē janė, mbase zgjidhen vetė ndonjė ditė, mendon Nameti, sepse atė ēast dėgjohet rrotullimi i ēelėsit nė bravė, hyn zonja Sivri, pyet si e kam zogun, domethėnė kapedanin, vetė mjaullin si njė kotele dhe i tregon plakut se i ka blerė njė palė tespihe qelibari tė shtrenjta, plot pesėdhjetė euro, qė duket sheshit se i ka marrė te zezakėt e tezgave, as pėr tre euro. Kėto janė hollėsira qė nuk i interesojnė fare Nametit, pėr tė kanė vlerė vetėm pesėmbėdhjetė eurot qė zonja Sivri ia jep fshehurazi kapedan Janit, qė ai tė besojė se Petrua vjen aty nga qė e do shumė e jo me pagesė, se kur hyn paraja nė mes, miqėsitė nuk janė aq tė pastra e tė sinqerta. Nameti i fut paratė nė xhep me kujdesin e atij qė nuk duan ta shohin, shkėmben disa efharisto, qė do tė thotė faleminderit, pėrshėndetet me kapedanin, i cili diēka i pėshpėrit, qė Nameti e di ēpėrmban brėnda ajo pėshpėrimė, i buzėqesh plot kuptim plakut, si pėr ti thėnė, mos ma kujto mė, Sofinė e bukur do ta shpėtojmė dhe largohet, pasi merr me vete qeskat dinga me hedhurina, qė i var nė duar Zonja Sivri me njė buzėqeshje ėngjėllore, pėr ti zbrazur te kazani i madh me rrota, mu te cepi i rrugės Seferis dhe gėzon kur ndjen nė xhep fėshfėrimėn e pesėmbėdhjetė eurove.
Kurse sot po ndodh diēka ndryshe. Qė nė pikė tė mėngjesit bie papushim zilja e telefonit, dėgjohet matan zėri i zonjės Sivri, qė nuk ėshtė fare i ėmbėl e i butė si herėt e tjera, pėrndryshe, ka brenda ca fjali tė shkurtėra nė urdhėrore tė rreptė. Nuk do tė vish mė, e urdhėron zėri i ashpėr i zonjės Sivri. Kur ai i kėrkon psenė, mos ndoshta ka ndonjė keqkuptim, mos i ka humbur diēka e shtrenjtė nė shtėpi dhe dyshon tek ai, nė fund tė fundit cila ėshtė arsyeja, zėri i gruas hesht pėr pak, pastaj i shpjegon se fqinjin e tyre, pikėrisht ministrin, e kanė gjetur nė njė vdekje tė dyshimtė nė hyrjene tij. Banorėt janė tė gjithė tė revoltuar. Kur Petrua i thotė, ēhyj unė kėtu, megjithėse mė vjen keq pėr ministrin?, ajo i pėrgjigjet hyn edhe ti, se je i huaj, po po, pikėrisht kėshtu, thotė atė fjalėn ksene, tė ministrit tashmė tė vdekur, qė do tė thotė: vrasėsi mund tė jesh edhe ti.
Sa keq kur dita fillon me njė fatkeqėsi tė tillė. Ai e merr me inat burrin e vdekur, qė ka qenė para rreth njėzet vjetėsh ministėr, i duket sikur nė ēastin qė do tė vdiste e ka urdhėruar shpirtin e tij tė zgjasė dorėn, ta fusė nė xhepin e Petros e ti rrėmbejė qė andej pesėmbėdhjetė eurot e sotme, qė pėr tė janė njė pasuri e tėrė. Kjo e detyron tė ngrihet, tė pėrgatisė frapenė e hidhur dhe tė tymosė tė paktėn dhjetė cigare njerėn pas tjetrės, para se tė vendosė tė dalė pėrjashta e tė ulet nė stolin e kopshtit tė madh qė ndodhet pas shumėbanesės sė tij. Atje me pikėllim do tė mendojė pėr Kapedan Janin qė edhe sot po e pret, me shpresėn se njė herė do ta zbatojnė planin fshehurazi nga zonja Sivri, do tė shkojnė natėn nė Selanik, do ta rrėmbejnė nga thonjtė e doktorėve Sofinė e bukur, para se ata ta bėjnė me thika copa-copa. Por atje do tė mendojė edhe gjėra tė tjera qė do ta zhysin nė trishtim tė thellė, se e ndjen veten fare tė parėndėsishėm, se edhe mbrėmė kishte gjetur tė varur prapa derės njė qeskė tė madhe plot me ushqime, duke u fyer pėrsėri nė mėnyrėn mė ngjethėse qė pat ngjarė ndonjėherė nė kėtė botė kaq shumė tė ngatėrruar.
30.8.2002
RRUGA PĖR LUVĖR
Ai hyri pa trokitur kur Nameti digjej nga ethe tė forta gripi, dridhej dhe sytė i qenė ndezur nga shkėndija, ca tė flakėruara e ca tė shuara, si pluhur hiri. Ai foli pa u ulur, pa i dhėnė dorėn, pėrpėliste qerpikėt, as u mundua tė kėrkonte tė falur qė tjetri qe nė njė gjėndje qė smund ta dėgjonte. Seē tha diēka pėr njėfarė Rolandi, qė Nameti nuk e dinte kush qe, mendja nuk i punonte mirė, e ftoi tė dilnin jashtė, atė punė mund ta bėnte vetėm ai, sepse nė ca letra tė Rolandit kishin gjetur emrin dhe mbiemrin e tij, gjė qė tregonte se Rolandi e ēmonte shumė pikėrisht atė dhe asnjė tjetėr.
Nameti i tha:
-Tė lutem mė lerė tė qetė nė ethet e mia,- por tjetri nuk e dėgjoi, sepse po ta kishte dėgjuar, nuk do tė thoshte, vishu, jemi disa vetė qė tė presim, e mė pas do tė shtonte:
-Edhe Rolandi po tė pret.
Dukej edhe tjetri qe nė ethe tė forta, edhe ai digjej, megjithėse duhej tė qenė ethe tė ndryshme nga ato tė Nametit.
Mė kot do ti thoshte tė mbushte njė gotė konjak tė fshehur mes librave tė bibliotekės dhe po tė donte kafe, tė mundohej ta bėnte vetė. Kur po i thoshte kėto, qe dėgjuar dera tė pėrplasej me forcė, kishte mbetur pėrsėri vetėm me zjarrminė e tij qė duhej tė ishte rreth dyzetės, qe detyruar tė mbulohej e tė dridhej, megjithėse pėrjashta dielli tė pėrvėlonte.
Pastaj iu ngatėrruan pamjet dhe kohėt u futėn te njera tjetra tė pėrthyera e tė ngecura keq, si tė ngjeshura nė njė njė shishe tė madhe uji, qė dikush e tund pa mėshirė. Kishte hyrė edhe njė tjetėr dikur ashtu, pa trokitur nė derėn qė e kishte gjetur tė pambyllur, ndoshta i dukej atij, dy fytyrat i plekseshin me njera tjetrėn, merrnin e jepnin sy, flokė, hundė, krijonin ngjashmėrira tė ēuditshme qė herė qartėsoheshin e herė fshiheshin. Duhej tė kishte ndodhur pikėrisht kėshtu, ndoshta jo pikėrisht kėshtu, po diēka mė ndryshe, ai mund tė quhej Roland dhe ka tė ngjarė tė kishte lidhje me kėtė qė sapo u largua, pa pėrshėndetur, pa kėrkuar tė falur, pasi kishte pėrsėritur disa herė, vishu, jemi disa vetė qė tė presim, edhe Rolandi po tė pret.
Ai tjetri, qė ēuditėrisht tani i dukej se ngjante shumė me atė qė sapo doli duke pėrplasur derėn, i kishte kėrkuar vetėm njė pesė, vetėm pėr tė kaluar klasėn, kishte nxjerrė njė thikė tė madhe me dhėmbė si sharrė dhe e kishte ngulur mbi komodinė, duke krijuar njė tė ēarė tė madhe. E ēara ėshtė ende mbi komodinė dhe, po ta vėshtrosh mirė, mund ta dėgjosh sa herė tė duash edhe zhurmėn edhe frikėn qė bėn thika kur ngulet mbi dėrrasė. Mund tė dėgjosh gjithashtu edhe fjalėt qė thotė ai, i cili patjetėr quhet Roland, ose njė pesė, ose kjo mund tė ngulet nė barkun tėnd. Nameti i dėgjon tė gjitha kėto ēdo ditė, megjithėse mund tė kenė kaluar njėmijė e pesėqind ditė dhe nuk ēuditet fare qė edhe atėherė ishte me ethe tė forta si sot dhe me temperaturė tė lartė, kur hyri ai, se e kishte gjetur derėn e jashtme tė pambyllur.
Ditė mė pas, kur do ti kishin ikur ethet, ai do ta shikonte pėrherė mė me kujdes tė ēarėn e asaj thike me dhėmbė e do ti kthjelloheshin shumė gjėra, qė sipas mendimit tė tė tij nuk ishin edhe aq tė ngatėrruara dhe kishin lidhje me njė djalė tė gjatė, qė nuk qe e vėshtirė ti kujtohej se e quanin Roland, se ulej gjithnjė nė bankėn e fundit, e zinte gjumi, por nuk mungonte asnjėherė. Kishte njė fytyrė tė rrumbullaktė dhe Lefteria e ngacmonte, eja tani Landi na i qaj ca vargje nga Mjeda. Fytyra e rrumbullaktė ngrihej me pėrtim, thoshte nja dy fjalė qė arrinin deri nė veshėt e tij: pusho moj putanė, klasa gjėmonte nga gazi, kurse profesor Nametit si mbetej veē ti ndėshkonte pėr atė fjalėn e pacipė e ti nxirrte tė dy nga klasa. Nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se kemi tė bėjmė me shkollė nate, kur Lefteria ėshtė nėnė me dy fėmijė, prashit tėrė ditėn bythat e ullinjve, kurse Rolandi bėn ēdo muaj tė njėjtat bullona nė njė torno tė vjetėr kineze nė ofiēinėn e peshkimit. Nameti nuk e ngre Rolandin asnjėherė, veē i ka vėnė kusht qė po deshi tė kalojė, duhet vetėm tė thotė pėrmendėsh katėr vjersha: nga Naimi, Ēajupi, Noli, Migjeni, Mjedėn e ka shpikur Lefteria, meqė e di qė Rolandi do tė nxehet dhe pas kėsaj profesori do ti nxjerrė jashtė, sa pėr tė ndezur njė duhan se i ēahet hunda.
Mirėpo Rolandi, qė ka vendosur ta kalojė klasėn me ēdo kusht, ka tjetėr mėndje. Ai i thotė Nametit njė natė, kur e pėrcjell pas mėsimit, se mund ta ēojė deri nė shtėpi duke e mbajtur nė krahė si tė ishte vazo kristali, mund ti sjellė Mimozėn kur tė dojė ai, se Mimoza, veē qė ėshtė e bukur, por ėshtė njė kuēkė e vogėl qė ti bėn tė gjitha marifetet, pastaj nxjerr ca premtime tė tjera, njėrin mė interesant se tjetrin, kur sheh qė Nameti nuk pranon, vetėm e vetėm tė shpėtojė nga vjershat, qė i hapin barkun kur i dėgjon, jo mė ti mėsojė pėrmendėsh.
-Nuk do ndahemi mirė bashkė,- thotė Rolandi para se tė largohet. Mė vjen keq tė vritemi pėr ca budallallėqe,- dhe me budallallėqe nėnkupton Naimin, Ēajupin, Nolin, Migjenin, gjė qė e mėrzit sė tepėrmi Nametin, domosdo kėto fjalė do ta bėjnė me nerva, do ti thotė diēka pėr kombin, pėr kulturėn, pėr kujtesėn, ndėrkohė qė Rolandi do tė jetė larguar dhe ai do ta ndjejė se po flet pa njeri pranė, gjė qė do ta nervozojė edhe mė keq.
Do tė vinte patjetėr dita e nguljes sė thikės, kur Rolandi tė mėsonte se ishte planifikuar pėr tė mbetur. Viktima e parė do tė ishte sipėrfaqja e verdhė e komodinės, pasi ai tė hynte pa trokitur, se do ta gjente derėn tė pambyllur, kurse Nametin nė ethe tė forta. Do ti thoshte ta bėnte kafenė vetė, tė merrte konjakun brenda librave tė bibliotekės, ta shkulte thikėn qė andej ku e nguli dhe nė fund tė fundit tė qetėsohej, se nuk po i bėhej ndonjė padrejtėsi e madhe, pėrkundrazi ai kishte fyer katėr figura tė shquara tė kulturės kombėtare dhe nuk qe i denjė pėr tė kaluar. Mos mė qi kokėn, kishte thėnė Rolandi pasi kishte shkulur thikėn, ia kishte tundur metalin tėrė dhėmbė pėrpara hundės, kishte pėrmendur njė krahasim tė frikshėm pėr barkun dhe komodinėn, pastaj pasi tė gjente shishen e konjakut e tė mbushte dy gota plot, tė tijėn do ta kthente njėherėsh e do ta rimbushte.
-Tėrė kėto libra, ēi bėn,- thotė Rolandi me zė tė trashur nga konjaku.
Merr nga biblioteka njė vėllim tė trashė qė mezi ngrihet, e hap dhe Nameti vė re qė ėshtė enciklopedi pikture.
I kujtohen tė gjitha kėto pikė pėr pikė, siē ndodhėn, uljen e Rolandit nė cepin e krevatit, heshtjen e tij, pėrqėndrimin e thellė, dy orė tė tėra duke shfletuar, kėrkesėn pėr ta marrė librin nė shtėpi, deri sa e thau tė gjithė shishen. Megjithėse nė ethet e zjarrmisė sė lartė, Nameti vė re mirė si shkėlqen fytyra e Rolandit, balli i rudhet, ul kokėn tė shohė mė mirė, nuk thotė asnjė fjalė, nuk kėrkon asnjė shpjegim. Janė ēaste vėrtetė tė paqarta, pa fjalė, vetėm nė fund do tė pyesė, tė gjitha kėto janė prej letre? Pasi ti tregojė shkurtimisht se ato janė fotografitė e atyre pikturave, se pikturat e vėrteta janė brenda koleksioneve tė mėdha dhe se koleksionet e mėdha ndodhen brenda muzeve tė artit, Rolandi do tė pyesė ku ndodhen kėto muze tė artit. Nameti do tė bėhet pishman njėmijė herė qė do ti pėrmendė njerin prej tyre, pikėrisht Luvrin, domethėnė Parisin qė nėnkupton Francėn, do ti thotė gjithashtu se edhe pikturat janė kujtesė kombėtare, pa i bėrė krahasim me vjershat qė Rolandi nuk i do, nė kohėn kur Rolandi do ti bėjė kėrkesėn pėr ta marrė librin nė shtėpi pėr disa ditė, duke harruar nė tė njėjtėn kohė se pak mė parė i ka tundur thikėn para hundės dhe i ka thėnė diēka tė tmerrshme pėr ēarje barku. Mirėpo pikėrisht nė kėto ēaste ka kuptuar mė sė miri se ka filluar vdekja e Rolandit.
Zjarrmia e lartė ka edhe ajo tė thekurat e saj, ca ngjarje i lan e i bėn xham, ca tė tjera i turbullon, i pret copa copa, i ngjit si ti dojė qejfi, duke shtuar nga vetja edhe ca tė tjera tė pangjara, qė tė bėn ti besosh, sikur kanė ndodhur vėrtetė mu para hundės tėnde. Ajo historia me Jasharin e gjatė, atė shufrėn e hollė tė fėmijėrisė, i vjen tani e shkoqur bukur dhe e bėn tė qeshė aq sa i dhėmbin brinjėt. Jashari e fton ta pijnė njė kafe, por meqė ska kohė, i kėrkon tė dalė nė Skelė, aty rreth orės dhjetė tė paraditės. Nuk i thotė fare se ėshtė pėrgjegjės i ofiēinės sė peshkimit, domethėnė pėrgjegjės edhe i Rolandit, por kėtė do ta marrė vesh kur tė shkojė pėr kafe, kur Jashari ta fusė nė ofiēinė, ti paraqesė njė pėr njė tė gjithė ata qė punojnė aty nėpėr torno e freza, tė lyer nė faqe e nėpėr sy me graso. Mė nė fund do ti dalė edhe Rolandi, pak i turpshėm, ose gjoja i turpshėm, ndryshe nga natyra e tij. Patjetėr Rolandi ia ka treguar Jasharit nguljen e thikės nė komodinė, i ka treguar dhe pėr vjershat, sepse katėr prej tyre, duke mos pėrjashtuar as Jasharin fillojnė tė recitojnė pėrmendėsh Naimin, Ēajupin, Nolin dhe Migjenin. Nameti edhe mallėngjehet edhe i vjen pėr tė qeshur me kėta burra tė moshuar qė bėjnė para tij si karagjozė, megjithatė merr vendimin e madh qė Rolandi tani e meriton pesėn, i pėrqafon tė gjithė pasi ngjit pak nga ajo boja e zezė e tyre dhe del buzė detit me Jasharin pėr tė kujtuar vitet e tyre tė largėta kur ngjiteshin nėpėr kodra, kur panė pėr herė tė parė atė marinarin qė e bėri tre herė me gjimnazisten e bukur, ndėrsa edhe ata e tundėn pak cipalin e tyre. Kujtuan edhe gjėra tė tjera, po pėr pesėn e Rolandit nuk folėn fare.
Mirėpo qė atė ditė Rolandi nuk erdhi mė nė shkollė, nė bazė tė mungesave u pėrjashtua, askush nuk e dinte ēkishte pėsuar e ku ndodhej. Nameti nuk e vuri re fare mungesėn. Qe humbje vetėm e njė ngjarjeje, po jo e gjithė ngjarjeve tė jetės sė tij. Ato venė e vinė bashkė me fytyrat, ca shuhen e ca shfaqen dhe sidomos pėr njė mėsues qė e ushtron profesionin e tij prej gati njė ēerek shekulli, kėto zhdukje fytyrash janė tė vėrteta tė pėrditshme qė nuk tė mallėngjejnė.
Mė pas ndodhėn ca ngjarje qė e turbulluan jetėn e qytetit aq shumė, sa nuk ishte parė qė prej rreth dyzetepesė vjetėsh. Ca kalorės nate i mbushėn tė gjitha lagjet me shkresurina kundėr atyre qė qeverisnin prej kohėsh qė smbaheshin mend. Ishin vėrtetė kalorės hipur mbi kuaj dhe erdhėn nga kodrat e qytetit pa i parė kush. Tė tjerė kishin nxirė muret me ca shkronja tė mėdha analfabetike nė dukje, po fjalėt Poshtė dhe Rroftė dalloheshin mirė, sidomos tė qarta ishin kush duhej tė rronte e kush duhej tė binte poshtė. Atė mėngjes qytetin e pushtoi terrori, u dukėn uniforma jeshile me mburoja e armė tė veēanta, me njė emėr rrėnqethės qė tė kujtonte briskun. Nametit i kujtohen tė gjitha kėto me imtėsi, gjithashtu i kujtohet edhe se si disa ditė mė pas, kur po pinte njė kafe te Bishti i dhelprės, erdhi e iu ul nė tavolinė pikėrisht ai i fshiri nga mėndja, Rolandi. Kishte njolla tė zeza nė fytyrėn e shtrembėruar tmerrėsisht, dy dhėmbė tė thyer dhe duart tė enjtura te kyēet. Ēdo gjė u bė e qartė kur Rolandi tregoi me humor se si e kishin lidhur me kėmbėt e duart e hapura me fytyrė nga muri pėr njė javė rresht, si e kishin shėmbur nė gjithė trupin me ata bastunėt kauēukė, si i kishin vėnė te tėmthat disa herė revolen pėr ta ekzekutuar dhe tė gjitha kėto pėr ato shkresurinat e rrugėve dhe zhgaravinat nėpėr mure.
Mirėpo Rolandi i rrėfeu kėto gjėra duke qeshur, janė bij kurvash, tha dhe qėlloi tavolinėn me grusht, pastaj i kishte treguar Nametit njė tufė me kartmonedha nė dollarė, kam mbledhur plot dymijė, arrijnė pėr tė shkuar deri nė Luvėr?- pikėrisht kėshtu shfreu.
Nametit iu kujtua turbull libri i trashė me piktura atė ditėn e nguljes sė thikės nė komodinė, diēka pyeti, mori pėrgjigje tė ēoroditura, heshti, e pa nė sy dhe ndjeu se Rolandi e kishte marrė prej kohe vendimin e madh pėr tė vdekur, gjė qė Nameti nuk mund ta pengonte, vetėm se u pėrpoq ta shtynte sa mė tepėr tė qe e mundur. Tani Rolandi dinte shumė, shumė mė tepėr se ai, pėrmendėte Pikaso e Rembrand, Praksitelus e Mikelanxhelo, Van Gog e Gogen. Ai dinte ku qe kulla Eifel, rrugicat qė tė ēonin nė Luvėr, Katedralen e famshme tė Parisit. Me mendje jetonte ditė e natė vetėm atje, bėnte gjithfarė kontrabandash pėr tė mbledhur dollarė, qė njė ditė tė ishte atje. Pėr ēudi Nameti vuri re qė Rolandi tashmė kishte filluar tė fliste njė frėngjishte tė mjerė, gjuhė qė pa dyshim e torturonte shumė, po qė nuk e kishte mposhtur. Siē duket edhe kėto qenė njė shkak mė tepėr qė tė dyshohej e tė shtrembėrohej aq keq nga jeshilėt e briskut se kishte ardhur natėn nga kodrat si kalorės pėr tė hedhur shkresurinat me Poshtė e me Rroftė.
Tė gjitha kėto e bindėn se Rolandi po ropatej vėrtetė pak si tepėr pėr tė vdekur sa mė shpejt, por qė nuk ia tha. I tha vetėm se aq dollarė nuk mjaftojnė, se ndoshta duhen edhe njė herė aq, vetėm e vetėm pėr tia shtyrė edhe ca kohė vdekjen, qė Rolandi po e kėrkonte me aq ngulm.
Tani qė i ka rėnė pak zjarrmia se ka pirė dy aspirina njėherėsh e vret mėndjen tė gjejė si i lindi mendimi qė Rolandi po kėrkonte me ngulm tė vdiste. Ai djalė dy metra i gjatė e i bukur, me fytyrė tė rrumbullaktė e gjak tė nxehtė, qė nuk mund tė lexonte dot as njė faqe libri, qe gėlltitur i gjithė nga ngjyrat, loja e dritėhijeve, figurat e Rembrandit qė dalin nga errėsira, kishte hyrė i tėri nė njė botė tjetėr, nga ku e kishte tė vėshtirė tė dilte. Ai rronte ditė e natė atje, nėpėr fushat e pamata me luledielli tė Van Gogut, te vajzat e egra tė ishujve tė Gogenit, nėpėr urat dhe liqenet e Manesė, mes figurave kubiste tė Pikasos, tundėte orėt e vdekura tė Dalisė. Rolandi jetonte te e ndaluara, ishte i mbėshtjellė i gjithi prej saj, realisht rronte vetėm atje, kurse kėtu ishte njė i vdekur. Kur i tha njė ditė:
-Roland, do tė tė vrasin,- Rolandi qeshi dhe si u mendua pak u pėrgjigj se do tė shkonte atje edhe po ta vrisnin. Prandaj Nametit nuk i mbetej tjetėr veē tia shtynte pak atė ēast, ndoshta do tė ndodhte mrekullia, megjithėse tė paktė qenė ata qė shpresonin se pushteti i kohėve qė nuk mbahej mend, mund tė zbutej sadopak, sa pėr tė hapur kufijtė e ti jepej mundėsia edhe Rolandit tė udhėtonte tė paktėn dhjetė ditė sa tė shikonte Luvrin.
Rolandi hyri nė lojėn e tė dukurit dhe tė zhdukurit, shfaqej vetėm sa pėr tė treguar tufėn e dollarėve qė gjithnjė trashej, merrte pėrgjigjen se duhen edhe mė, vazhdonte rrjedha e zakonshme e fytyrave tė reja, ēdo ditė diēka boshatisej e prap mbushej, kėshtu qė mungesa e tij nuk binte edhe aq nė sy. Edhe nekrologjinė pėr vdekjen e tij e pa njė ditė pa vėmendje, iu duk si fytyrė e njohur por nuk u pėrqėndrua, se binte shi dhe ishte pa ēadėr. Edhe kur e ndali nė rrugė Lefteria, qė tashmė e kishte mbaruar shkollėn e i tha, e more vesh pėr Rolandin e i tregoi si kishte ndodhur, Nameti iu pėrgjigj thjesht se e dinte prej kohėsh qė Rolandi kishte vdekur, qė kur hapi pėr herė tė parė librin e madh me piktura e filloi tė mblidhte dollarė, gjė qė e habiti me tė vėrtetė Lefterinė dhe seē tha e tronditur ca gjysmafjalė nėpėr dhėmbė qė nuk u dėgjuan, por pa dyshim duhej tė kishin njė kuptim tė tillė: profesori paska rrjedhur.
Kurse na del qė ai djalė qenka gjallė dhe e priste atje pėrjashta sė bashku me atė qė hyri pa trokitur e i ngjante aq shumė. Ndoshta bėhej fjalė pėr tjetėr njeri, ose ndoshta ai qė kishte vdekur nuk ishte Rolandi i vėrtetė. Nė kohė tė turbullta, kur qyteti dhe deti ishin tė rrethuar nga vdekja, ēdo gjė mund tė ndodhte. Mbase edhe zjarmia e lartė kishte faj, krijonte ngjashmėrira tė kota, shpikte ngjarje e fytyra tė gėnjeshtėrta.
Kur e ndjeu veten pak mė mirė, mendoi tė dilte, ta zgjidhte kėtė lėmsh, qė kot sė koti kishte lidhje edhe me tė, se ai qė quhej Roland, qė edhe paska vdekur edhe qėnka gjallė, paska lėnė njė shkresė, ose paska me vete njė shkresė, ku pėrmendet emri i tij, por pėr ēfarė, as qė mund ta gjente dot, sado ta vriste mendjen.
Pas disa kohėsh do ti kujtonte tė gjitha me imtėsi, ndoshta do ti harronte prap, por gjithėsesi kur tė zbriste poshtė, vėrtetė do ta prisnin katėr vetė, qė nxituan ta futnin nė njė xhip tė madh, por Rolandi mungonte. Dhe kur tė hynin nė njė shtėpi tė vjetėr me obor, nė dhomėn e madhe tė sė cilės qante njė grua, ai do tė bindej se Rolandi i gjatė dymetrosh ishte brenda asaj kutie nė madhėsi dy pėllėmbė, mbuluar me mėndafsh tė kuq, vendosur nė njė shtrat tė vjetėr, zbukuruar dosido. Do tė dėgjonte si ndodhi qė Rolandi u katandis pėr tu futur nė kuti, pikėrisht atėherė, kur vendosi tė ikte prej kėtu pėr tė shkuar atje. Te telat me gjėmba e kishin plagosur. Ata qė e kishin plagosur e kishin ndjekur dhe nė atė tokėn tjetėr, e kishin qėlluar nga afėr disa herė duke e lėnė atje, pėr ta varrosur banorėt e asaj tokės tjetėr. Nameti do tė mėsonte gjithashtu se ishin pikėrisht ata banorė tė tokės tjetėr qė kishin gjetur emrin dhe adresėn e midis tyre edhe njė shkresė ku pėrmendej emri i tij. Tashmė kufijtė sqenė mė tė mbyllur, pushteti i kohėve qė smbahej mėnd kishte rėnė dhe njė ditė mbriti qė andej letra ku thuhej nė gjuhė tė huaj ku ndodhej Rolandi. Kjo qe e gjitha.
Tani ata njerėz pritnin ēdo tė thoshte Nameti, ndoshta do tė shkruante disa fjalė te pllaka e mermertė qė po pėrgatitej, ndoshta do tė shfrynte kundėr vrasėsve, mirėpo ai tashmė po mendonte tjetėr gjė. Ai po mendonte se Rolandin e vrau ai libri i madh i bibliotekės sė tij, se ai djalė i bukur dy metrosh qė tani rrinte brenda njė kutie dypėllėmbėshe, tani do tė ishte gjallė nė se nuk nuk do tė kishte bėrė shoqėri me Mikelanxhelon e Dalinė, me Van Gogun e Gogenin, se vrasėsit e vėrtetė tė tij nuk ishin ushtarėt, por pikėrisht ata, domosdo edhe Nameti qė nxitoi ta prezantonte me ata. Doemos tė gjitha kėto nuk mund tia thoshte asaj nėne qė qante mbyturazi, as vėllezėrve e babait, se ata patjetėr do tė thoshin: qenka i rrjedhur, mirėpo diēka duhej tė thoshte, prandaj e kishin marrė me aq ngut, pikėrisht ditėn qė digjej nga zjarmia e lartė.
Mė nė fund u dėgjua nga tė gjithė tė thotė diēka tė pakuptimtė, qė ai patjetėr do tua sqaronte dhe ata mė nė fund do ta pranonin.
-Ēojeni nė Luvėr.
Pikėrisht kėshtu u tha dhe ata pikėrisht kėshtu vendosėn.
6/26/2003 12:25:05 AM
P.Faliro
VJEDHĖSI I RRUGĖVE
Atė ditė Nameti kishte vendosur tė shkonte sė pari te Jaja Poli. Melin pėr pėllumbat e egėr mezi e gjeti aty ku e kishte fshehur, pas pasqyrės sė vogėl, qė ta zmadhonte hundėn e ta nxirrte si ajo kodra e shėmtuar plot gunga tė kuqėrremta, vendosur si me shejtanllėk pėrtej shumėbanesės sė tyre tė plasaritur nga pleqėria. E dinte qė plaka do tė gėzohej, do ta linte ti merrte nė dorė pėllumbat e, po tė donte, mund ta lejonte tua puthte pak sqepin, por ama, vetėm aq.
Pastaj do ti duhej ti bėnte njė vizitė tė shkurtėr Kapedan Janit, tė flisnin pėr anijen e tij tė pėrbindshme, pa le mė pėr gratė, qė zoti i ka krijuar pėr tė na e pjerdhur mėndjen, siē pėrsėrit gjithnjė ai, duke na e shkundur atė veglėn poshtė, gjė qė nuk ia vlen fare.
Kurse pėr tė tjerat, dihej. Do tu gėzohej rrugėve, qė askush nuk e vret mėndjen se pėrse kanė tė gjitha emra zanash, shtojzavallesh e qėniesh tė krijuara nga tru tė hallakatur e qė bashkia ka menduar ti shkruajė kaq ngjitur, nė tabelat e ngulura nėpėr hunj prej alumini.
Bri shumėbanesės derdhet poshtė Sirinoni, qė ėshtė rruga e sirenave dhe kryqėzohet lart me Parthenonin e poshtė me Najadhonin, qė sduhet tė jenė veēse virgjėreshat dhe najadat. Paralel me Sirinonin, ngarkuar me pallate tė bukur e dyqane luksozė, parakalon Niridhoni, si njė nerajdė e hijshme e kėshtu me radhė, Kalipsoja, Afrodhiti...
Nameti e ka bėrė zakon, i bie njė herė rrotull Sirinonit deri te Parthenoni, jo se kėrkon tė takojė aty ndonjė virgjėreshė apo sirenė, megjithėse tė tilla, me gjokset deri te gryka, qarkullojnė e shkunden pėrditė, por se nuk ka ēbėn, nėpėr kafenera shyn dot, sepse, njė filxhan qė serviret nė to, vlen sa gjithė ushqimet qė i duhet tė blejė pėr dy ditė bashkė. Ecėn ngadalė e mė nge, dredh cigaren nga kutia Rapid, vėshtron jargavanėt, i bėn pės ndonjė maceje, nuk pėrshėndetet fare se nuk njihet me njeri. Kuptohet qė, veē Jaja Polit dhe Kapedan Janit, gjėrat mė me vlerė pėr tė janė gjithė kėto rrugė.
Prandaj dhe atė ditė, pasi rufiti frapenė me pesė cigare radhazi, i futi dy-tri pompa nga kolonja e lirė e rusėve, u sigurua pėr ēelėsin nė se e kishte nė xhep dhe nisi tė zbresė mė nge shkallėt, ngaqė shumėbanesa e tyre nuk ka ulngritės.
Sa hapi derėn e rėndė qė tė nxirrte jashtė, pamja qe vėrtetė tronditėse. Mungonte lulishtja dhe gardhi rrethues, katėr shkallėt ngjitėse qė tė nxirrnin nė rrugėn Terpsihoris, mungonte edhe vetė rruga Terpsihoris. Supermarketi Andonopulos, qė duhej tė ishte pėrballė, gati sa nuk e pėrplaste fytyrėn me pallatin e tyre. Tashmė rruga Terpsihoris, ku parkoheshin nė tė dyja anėt makina luksoze e prap kishte vėnd pėr tė kaluar tė tjerat, qe bėrė njė pėllėmbė e gjerė. As macet nuk mund tė lėviznin lirisht aty.
Mund tė kthehej pėrsėri brenda, nuk e prisnin punė tė ngutshme, mirėpo qe mėsuar tė shikonte Sirinonin, ti binte rrotull Parthenonit, tu hidhte njė sy shitoreve tė mbushura dinga tė Niridhonit e pastaj tė nisej drejt udhėgjerės Poseidhon, ku do tu puthte sqepat pėllumbave tė egėr, po tė ishte nė tė mira Jaja Poli. Vuri dorėn nė xhep, u sigurua qė meli ishte aty. Pastaj do tė nisej mė kėmbė buzė detit pėr tė arritur te Kapedan Jani, tė cilit i kishte dhėnė fjalėn dhe ai e priste. Tė gjitha kėto, mendoi ai, duhej tė mos i bėnte? Tė mos i bėnte sepse iu tek rrugės Terpsihoris tė lėvizte nga vendi, tė shtypej e tė hollohej sa njė pėllėmbė, duke e ngjitur supermarketin Andonopulos mu tek muri i shumėbanesės 53 g.?
Mirėpo nuk qe kėshtu. Gabim e mendoi qė kėto proēka i paska bėrė rruga Terpsihoris me tekat e saj tė papritura, sepse nė fillim nuk i kuptoi zėrat prej nga vinin, por mė vonė i dėgjoi fare shkoqur tek gumėzhinin nga maja e terracės. Skishte si tė mos hutohej kur u dėgjua dikush tė thotė: Nuk mungoka vetėm Terpsihoris, por edhe Artemidhos, Najadhoni me Niridhonin, Afrodhiti e Alqioni. Dikush na i paska vjedhur tė gjitha rrugėt!
Kur u ngjit edhe vetė nė terracė, nuk u besoi syve. Banorėt e lagjes kishin hipur majė shumėbanesave, qė tani dukeshin tė ishin ngjitur e ngjeshur me njera-tjetrėn dhe aty, ku duhej tė ishin rrugėt, kishin mbetur disa ngushtėsira tė mjera hollaqe, qė ngjanin mė tepėr me vija shtrembanuke. Edhe pėr tė qeshur, edhe pėr tė qarė!
Lagja e bukur, e mbledhur sa njė grusht, po pėrjetonte tani ēaste qė as i kishte menduar mė parė.
-Poseidhoni u hap,- briti papritur dikush, qė vėshgonte me njė tejqyrė tė gjatė si ato tė piratėve.- U mbyll prapė,- rėnkoi ai,- u lejuan tė kalonin vetėm njė shpurė makinash.
-Vure re cilėt kaluan?
-Presidenti,- u shfry ai.
-Paketa President, ajo me 25 cigare?- u mundua tė bėnte shaka dikush.
-Jo, jo, i vėrteti,- u pėrgjigj njeriu me tejqyrė.
Tani u kuptua nga tė gjithė se gjendja ishte vėrtetė e rėndė. Duhej tė ishe kreu i shtetit qė rruga tė lejohej, mirėpo edhe kjo nuk pėrbėnte zgjidhje, sepse president mund tė bėhej vetėm njė njeri, kurse ata ishin shumė. Por a mund tė bėhej presidente, pėr shembull zonja Aleksandra, dyqind kile, e trashė aq sa nuk e nxinte as dera dhe e shtynin me karrocė? Pėr zotin Aslanis, as qė bėhej fjalė, se i kishte ngrėnė nė tru dy cerebrale dhe ngatėrronte qenin me kokrrėn e portokalles...
Mė pas pėshpėritjet u shtuan. Dikush tha se u hap pėr pak Najadhoni, mė pas e njėjta gjė u fol pėr Alqionin, por kėtu habia u bė e madhe sa kodra e rrjepur pėrballė: qe lejuar tė kalonte Antigoni, qė tė gjithė e dinin prej kohėsh tė vdekur e tė kallur. Por ja qė Antigoni qenkej ende gjallė, i marrka akoma nė qafė burrat, komandoka edhe vjedhėsit mė tė mėdhenj, sidomos ata tė rrugėve!
Nameti kishte dėgjuar pėr fantazmėn e Antigonit, qė i thėthinte meshkujt nga njėqind metra larg, i fuste te vrima e epshit tė vet, aq sa ata nuk flinin mė dot me gratė e tyre as pas disa muajve, kur mezi dilnin qė andej, tė fishkur, tė latėrzhyer e tė perėnduar. Antigoni qe bėrė tmerri i grave, nė gjallje dhe nė vdekje, por mė tmerr u bė tani, pikėrisht sot, kur tė gjitha rrugėt ishin vjedhur, kurse pėr tė po hapeshin.
Pastaj tejqyra kaloi dorė mė dorė e sy mė sy. Brenda tubit tė saj njė bebelino e madhe filloi tė shtynte muret qė lėviznin, sikur tė kishin rrota nėn vete, e tė zbulohej pak nga pak, nė fillim ndonjė gardh, pastaj pak gjelbėrim, ngjyra gri e asfaltit, njollat e maceve dhe tė qenve. Dikush filloi tė rendė me njė vrap tė ēmendur.
-Vjedhėsi, vjedhėsi po ia mbath,- u dėgjuan zėra nėpėr tė gjitha terracat.- Bebelinua e hapi rrugėn Terpsihoris.
(Botuar nė Gazeta e Athinės, dhjetor 2004)
TA 10011
(Njė gjinkallė nė mesnatė)
-Ku jemi parė?- tha ajo.
-Askund,- tha Nameti.
-Mė ngjan me dikė,- tha ajo.
-Jemi mbi gjashtė miliard njerėz tė gjallė,- tha Nameti,- edhe ti ngjan me dikė.
Ajo mendoi se Nameti e mbylli bisedėn dhe heshti. Me tė vėrtetė Nameti e mbylli bisedėn. Desh tė dėgjonte njė gjinkallė tė vonuar qė kishte futur verėn e nxehtė nė bark dhe ende nuk kishte plasur. Ajo e kuptoi dhe e pyeti:
-Po dėgjon gjinkallėn?
-Mė mirė gjinkallėn,- tha ai, megjithėse do tė shtonte, se sa ty, por u pendua.
-Se sa mua,- e rrėmbeu mendimin ajo.
Nameti u ēudit. Ajo filloi tė qeshė. Ishte errėt, nuk ia kishte parė as moshėn, as ngjyrėn. E qeshura e saj kishte ngjyrė ēokollate, mbėshtillej nga njė aromė tropiku, qe nuk e kishte ndierė mė parė.
-Nė vendin tėnd, kėshtu kėndojnė gjinkallat?- e pyeti.
Ajo e preu heshtjen. U dėgjua trami tė vinte. Ajo u ngrit, hyri nė njė derė qė u hap, por pati kohė tė thoshte: ajo gjinkalla qė nuk po pėlcet, jam unė. Ajo gjinkalla jam unė.
Sa e trishtuar u bė platforma. Tashmė asgjė nuk po kėndonte dhe Nameti e mbėshtolli veten nė njė ikje ku muzika mungonte. Dhe trami i tij nuk erdhi kurrė t'ia sillte gjinkallėn...
10-09-2007
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", nėntor 2007)
U dėgjua njė fėsh fėsh nėn derė. Asgjė tjetėr.
Nameti shkoi dhe gjeti njė letėr. Ishte njė letėr e zakonshme brenda njė zarfi me vija blu.
Ja ēfarė shkruanin nė tė me shkronja kompjuteri times new roman: "Je i vetmi njeri i ftuar. Tė pret trami 10010. Do tė shohėsh shfaqjen mė tė bukur tė jetės tėnde atje ku do tė shkosh".
Mund tė rrinte Nameti i ftohtė para njė ftese tė tillė, megjithėse tė dyshimtė, megjithėse pa nėnshkrim? Mund tė ishte edhe kėrcėnim, sidomos kėtė orė tė thyer tė mesnatės, kur shumica flinin. Po kush ta kėrcėnonte? A ishte Nameti njė njeri i rėndėsishėm sa tė merreshin aq seriozisht me tė pėr ta zhdukur njė mesnatė tė bukur maji, nė tramin TA 10010?
U nis nėpėr erė e shi. Vėrtetė e priste TA 10010. U hapėn dyert dhe hyri brenda. Nuk pa kush vallėzonte e kėndonte, pa vetėm se brenda tramit bėhej njė festė e vėrtetė. Iu kujtua fraza nė ftesė: "do tė shohėsh shfaqjen mė tė bukur tė jetės tėnde atje ku do tė shkosh", ndaj nuk u habit aspak, kur pa se ata qė vallėzonin e kėndonin ishin kukulla. Shkoi tė pyeste tramierin, tė merrte vesh ku do tė shkonin, ē'duhej tė bėnte ai, njė njeri me mish e me kocka, nė mes tė atyre kukullave vitrinash, qė papritur i pa tė gjalla, si tė ishin njerėz. Mirėpo edhe tramieri qe njė kukull e vėrtetė. Megjithatė ai e kuptoi shqetėsimin e Nametit dhe i tha me njė zė tė ftohtė si tė kurdisur:
-Edhe trami ėshtė lodėr, sonte tė gjithė jemi lodra.
-Edhe unė?- pyeti Nameti.
-Tė gjithė sonte jemi lodra,- tha tramieri.
Vetėm sonte, tha me vete Nameti. Mos vallė vetėm sonte?
U dėgjua zhurma e frenimit. Kukullat dualėn jashtė.
-Ē'bėhet?- Pyeti tramierin.
-Po shtrojnė shinat pėr atje ku do tė shkojmė. A nuk tė thashė qė sonte trami ėshtė njė lodėr? Do tė shkojmė diku ku nuk vijnė dot njerėzit.
Ta 10010 u nis pėrsėri. Pėrshkoi fusha e lugina, male e pyje, ku Nameti nuk kishte shkuar kurrė. Njė kukull me flokė tė zinj, me njė nishan tė bukur mbi buzėn e majtė, i tha se quhej Ana dhe i kujtoi Anėn e tij. Ajo do t'i thoshte shumė gjėra tė tjera, qė Nameti nuk do t'i dėgjonte, se do tė zhytej nė kujtime jo shumė tė largėta, kur njė tjetėr Anė, e bukur si kukull, por jo kukull, me njė nishan mbi buzėn e majtė, e donte aq shumė, e donte aq shumė...
Mirėpo do tė shkėputej nga kujtimet sepse trami do tė shkundej, maja do t'i ngrihej pėrpjetė, ai do tė mbėshtetej nė ndenjėsen e tij dhe do tė shikonte me habi se tė tjerėt, domethėnė kukullat, nuk do ta ndienin ndryshimin. Ē'bėhet?, pyeti veten. Pa nga dritarja. Gjithė ajo makinė e rėndė, qė duhej tė ecte mbi shina, tani ishte ngritur nė ajėr, po fluturonte, po ēante retė dhe poshtė, poshtė tij, qyteti i madh po bėhej i vogėl si vizatimet e fėmijėve. U ndie i lumtur, po fluturonte mes kukullave, si njė fėmijė i pėrkėdhelur qė e veshin dhe e lėnė tė argėtohet me gjėrat mė tė bukura.
Trami e la qytetin e madh, u ngrit sipėr, mes reve dhe, pikėrisht atėherė Nameti do tė shkonte pėrsėri te tramieri ta pyeste ku ndodheshin e ku do tė shkonin.
-Bėjmė njė vėrtitje mbi Ballkan e pastaj mbi gjithė Botėn. Sonte toka dhe qielli janė tonat,- do t'i thoshte ai.
-Por...,- do tė pėrtypej Nameti,- ky nuk ėshtė aeroplan, po tram.
-A nuk tė thashė se sonte tė gjithė jemi lodra? Ik mė mirė shiko nga dritarja. E gjithė bota ėshtė nėn kėmbėt e tua. Retė kėrcejnė si ketra, yjet vallėzojnė, njerėzit atje poshtė vrasin e vriten, vjedhin e vidhen, por qė kėtej nuk duken...
-Kam njė lutje,- i tha Nameti pasi u mendua pak.
-Thuaje,- u pėrgjigj tramieri.
-Kur tė jemi mbi Adriatik, aty ku ėshtė njė ishull i vogėl me emėr guri, a mund tė fluturojmė pak ulėt?
-Tani ėshtė errėt dhe nuk do tė shohėsh gjė,- do tė thoshte tramieri.
-Mund tė ulemi sa pėr pak? Sa tė pėrshėndes nėnėn e babanė? Sa t'i hedh njė lule Violetės e Lilės? Dua t'i puth pak ballin e ftohtė Anės. Tė lutem!
-Anėn e ke kėtu,- tha tramieri me zėrin e ftohtė si tė kurdisur,- sonte Ana do tė jetė gjithė natėn me ty.
U rrėnqeth. Ajo qė ngjante me Anėn, qenkėsh Ana e vėrtetė.
Filloi njė stuhi e ēmendur dhe tramieri nuk e ndali dot tramin fluturues atje ku desh Nameti. U ndie i brengosur. Kukullat vallėzonin, kėndonin, kurse Ana merrej me disa fėmijė tė vegjėl e herė pas here i hidhte vėshtrime pėrvėluese si dikur.
U dėgjua njė zė qė lajmėronte uljen. Fluturimi kishte mbaruar. Doli edhe ai duke ndierė pas shpinės njė dihatje qė e njihte aq mirė. Ngjitur me tė ishte Ana me dy fėmijė kukulla nė duar. Njeri prej tyre ishte i zeshkėt. Filluan tė kėndojnė fėmija me Anėn: "Nuk na tremb breshėri, nuk na tremb as shiu, jemi racė e fortė, racė arixhiu!".
-Ana,- klithi Nameti.
Ajo iku duke i ngulur pėrsėri vėshtrimin pėrvėlues dhe atij do t'i duhej tė ndiqte pas turmėn e atyre kukullave tek hynin brenda njė salle stėrmadhe. I kapi syri dy viganė kokėrruar qė mbanin tė lidhur secili nga njė tiranozaur tė tmerrshėm. Ishin portierėt. Nameti dėgjoi pėshpėrimat e tyre, pastaj dialogun e gjigandėve me kafshėt pėrbindėshe, thanė diēka si "bie erė njeriu, mes nesh kemi njė njeri", pa tramierin t'u thoshte diēka nė vesh, pastaj tramieri i erdhi pranė e i shkoi krahun, "ky ėshtė njeriu qė kemi ftuar", u tha, pėrbindėshat shqyen njė buzėqeshje dytonėshe dhe pas kėsaj hynė brenda pa pengesė.
Pa e ē'nuk pa atje. Duar nga ato qė reklamonin orė, unaza e byzylykė ari qė bėnin akrobacira. Shalė tė ngritura pėrpjetė, nga ato tė vitrinave, qė vishnin ēorape tė holla grash. Buste me mbathje e sytjena, trupa tė plotė vajzash qė nuk kishin arritur tė visheshin e i kishin gjokset pėrjashta. Djem plot muskuj, tė bardhė, tė zinj e tė verdhė, tė veshur e tė zhveshur, tė kollarisur me kostume apo me kanatjere plot figura. Parukat kalonin nga njė kokė te tjetra, fėmijėt hipur mbi zhapikė e kuaj, Bob Sfungjeri i kishte hipur njė breshke, Barbi bėnte paradė mode nė krahėt e Spajdermanit. Ana ishte ulur nė njė kėnd, kishte mbledhur plot fėmijė pėrreth, disa i vishte, tė tjerėve u konte akullore, se ishin tė vegjėl, mė tė vegjėl nga pėllėmba e saj. Nameti pa orėn, po asaj i ishin fshirė akrepat. "Tek ne nuk ka kohė", i tha njė peshk i kuq hipur mbi biēikletė dhe i tundi bishtin. Ushtonte muzika. Qenė disa melodi njėherėsh, nga tė gjitha llojet e melodive tė botės, sepse edhe kukullat qenė nga tė gjitha llojet. Ndėrkohė u dėgjua njė si pėshpėritje e madhe, u ndje pėshtjellim, qė mė pas futi brenda fjalė e fjali: "Erdhėn pėrsėri". "Atė punė kanė". "Sonte do t'i pranojmė?". "As sonte as kurrė". "Po ata po qajnė". "Gėnjejnė, sytė e tyre nuk lotojnė". "Po ata thonė se duan tė jenė kukulla". "Ata kurrė nuk mund tė jenė kukulla".
Ē'po ndodhte? Pėrse bėhej fjalė? Mezi e gjeti tramierin, i cili do t'i thoshte se ishte njė ēėshtje e zakonshme, qė ndodhte sa herė mblidheshin e festonin. Do t'i thoshte se kishin ardhur monumentet, hipur mbi kuaj, armatosur me shpata e armė zjarri, kryesisht gjeneralė e cezarė, kriminelė qė kishin zhdukur nga faqja e dheut njerėz e qytete, raca e popuj, kishin djegur libra, tempuj, shpikje, njerėz tė gjallė. Do t'i thoshte gjithashtu se ata ankoheshin, kishin jetė tė vėshtirė atje ku i kishin bėrė monumente, rrinin jashtė nė shi, nė tė ftohtė e nė tė nxehtė, nuk i nderonte kush, ishin tė palėvizshėm e tė lodhur nga ngujimi nė tė njėjtin vend. Kishin bėrė lutje me shkrim, kėrkonin tė bėheshin edhe ata kukulla, t'i vishnin me rroba tė bukura, t'i lyenin me bojra, tė ndjenin zėra tė gėzuar e tė ishin tė rrethuar nga dritat. Do t'i thoshte se ata hiqnin dorė nga gradat, nga titujt, nga kapitujt e historisė, dorėzonin vullnetarisht kuajt, shpatat, gradat, mohonin emrin, donin tė quheshin thjesht kukulla.
Po a mund tė pranohet kjo?, do tė thoshte tramieri. Nuk mund tė pranohet. Ata, edhe po i pranuam, do tė fillojnė nga grushtet e shtetit, nga kurthet, nga skllavėrimi, nga shthurja e prostitucioni. Do tė kėrkojė secili tė jetė i Pari, komandanti i tė gjithėve, perandori i tė gjithėve, do tė kėrkojė tė krijojė ushtri me kukullat tona, do vėrė pėrpara dinozaurėt, gjarpėrinjtė, qentė, rosat, Bob Sfungjerin, Supermanin, Spajdermanin, tanket e fėmijėve, armėt elektronike, gjithēka tė krijuar pėr argėtim. Vitrinat do tė mbushen me kriminelė, kudo do tė rrjedhė gjaku, vajzat do tė pėrdhunohen, djemtė do tė bėhen eunukė, kudo do tė shpėrthejė dhuna.
Ne ua kemi bėrė tė qartė, rrini atje ku jeni, njerėzit ju kanė nderuar, por mos prisni nga ne tė merrni titullin e kukullės. Atė po u thonė edhe tani te porta, prandaj po ulėrijnė, qajnė e kėrcėnojnė, kėrkojnė ushtritė qė kishin pėr tė na sulmuar, mirėpo historia i ka lėnė pa ushtarė, ka vėnė vetėm ata nė monumente.
Ėshtė e ēuditshme se kėtu nuk vijnė shkencėtarėt, shkrimtarėt, poetėt, filozofėt e figurat e tjera tė shquara. Ata rrinė tė duruar atje ku i kanė vendosur, nuk ankohen, siē duket shkruajnė ende dhe nuk u shkon mendja te argėtimi ynė, e mbaroi fjalėn sqaruese tramieri.
Ndėrkohė zhurma te dera filloi tė shuhej. Monumentet po largoheshin pa ia arritur tė quheshin kukulla, Nameti i pa me sytė e tij se sa tė trishtuar ishin, si njė funeral i gjatė i ēuditshėm.
Nė sallė argėtimi vazhdonte. Erdhi e mori nė vallėzim njė dorė me dy ora tė arta. Pastaj iu desh tė ngrihej me Barbin, mė pas kėrceu njė valle popullore indiane me njė kukull tė zeshkėt. Gjithnjė radhėn e kishin damat, mirėpo Ana nuk po vinte. E kėrkoi me sy dhe e gjeti pėrsėri mes fėmijėve. Po i mjekonte krahun njė mjellme. Ana ia bėri me dorė, pastaj u afrua dhe vallėzuan sė bashku gjithė pjesėn tjetėr tė natės.
-Qenke bėrė vėrtetė kukull,- i tha ai.
-jo vetėm pėr sonte,- i tha ajo.
-Mos gjendemi nė parajsė?- i tha ai.
-E gjete,- i tha ajo.
-Gjithnjė me kukulla do tė rrish?- e pyeti ai.
-Mė pėlqen,- i tha ajo.-Me kukullat fėmijė mė pėlqen mė shumė. Mė thėrrasin mama.
U afrua tramieri. I tha se mbrėmja kishte mbaruar dhe u duhej tė ktheheshin. Ana nuk ndodhej mė aty. I erdhi keq qė nuk u pėrshėndetėn.
Dolėn jashtė, atje ku i priste trami. U ngritėn sėrish fluturim, bėnė disa rrotullime tė rrezikshme, nuk kėrkoi mė tė shkonin te ai ishulli me emėr guri, se nata ishte me erė dhe binte shi. Trami u ul. Kur doli prej tij, shquajti se ndodhej para shumėbanesės nė rrugėn Terpsihoris, ku kishte njė hyrje tė vogėl. U fut brenda pasi ngjiti shkallėt e tre sipėrive. Padashur hodhi sytė mbi tavolinė, atje ku kishte lėnė letrėn e ēuditshme brenda njė zarfi me vija blu, qė e kishte ftuar tė shkonte nė ngjarjen mė tė bukur tė jetės sė tij. Kėrkoi gjithandej por nuk e gjeti kund.
Ndoshta fluturoi edhe ajo si unė, mendoi.
Sonte edhe ajo mund tė ketė qenė kukull, njė kukull prej letre, mendoi...
E hėnė, 25-06-2007
P. Faliro
* TA 10010 - numėr trami
(Botuar nė "Gazeta e Athinės, shtator 2007)
TA 10024*
Jam vetėm. Sonte trami udhėton vetėm pėr mua. Nuk di nga jam nisur e pėr ku po shkoj. Hyjnė furrtaret dhe hanė tavanin. Janė tė uritura, shikojnė nga unė dhe vazhdojnė tė pėrtypen. Hyjnė krimbat jeshilė dhe gėrryejnė ndenjėset.
Papritur dėgjohet njė klithmė. Kanė ngrėnė tramierin.
Tani trami udhėton vetėm dhe vetėm pėr mua. Nuk di nė kanė mbetur shina, mos i kanė gėlltitur edhe ato insektet grykėse.
Thonė se njerėzit e ndėrrojnė qytetin njėherė nė njėqind vjet, kurse qyteti i ndėrron njerėzit njėherė nė tetėdhjetė vjet. Sonte ėshtė nata e ndėrrimit tė madh.
Ndiej krahė furrtaresh tė mė mbartin mbi shpinė, tė fluturoj dhe tė gjendem diku qė ngjan me shtėpinė time. Dal nė ballkon, njė ulli mė thotė: hidhu, nuk do tė vritesh.
Sonte qyteti i ka ndėrruar njerėzit, jo me ata qė do tė vijnė, por me ata qė kanė ikur.
Krimba tė mėdhenj jeshilė janė mbledhur atje poshtė dhe festojnė. Pėrtypin gjethe nė vend tė qengjave, pinė vesė nė vend tė verės. Megjithatė dehen dhe kėndojnė sipas natyrės sė tyre. Edhe trami tani ėshtė shndėrruar nė njė krimb qė nuk lėviz, as ha e as pi.
Atje poshtė ka njerėz tė tjerė, janė ata qė kanė ikur e i kemi harruar. Nuk u mbajmė mend as zėrin, as fytyrėn, pėr kėtė janė tė mėrzitur. Kėndojnė njė kėngė qė ngjan me hijet dhe me grisjet. Kanė mallin e kujtimit kur troket dhe nuk ia hapin derėn.
* Numėr trami
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", gusht 2007)
BALADĖ PĖR KĖPUCĖN QĖ SECI
Nuk dihet shkaku se si qeni buldog futi turirin brenda nė atė dollap tė madh, kapi me dhėmbė kėpucėn e majtė, pikėrisht kur ajo, bashkė me kėpucėn e djathtė, po luteshin si pėrditė tė dilnin pėrjashta, tė visheshin e tė shkelnin nė udhėt e botės, nė shi a nė diell, skishte rėndėsi, vetėm tė ndjenin harenė e tė ecurit, sepse kishin vite qė rrinin aty tė kyēura, nė errėsirėn e atij dollapi. Po buldogu kapi vetėm njėrėn, tė majtėn, e nxori qė andej, pasi i futi dhėmbėt e mėdhenj nė lėkurėn e bukur e tė qepur me finesė, shkoi te ballkoni e, si bėri disa lodra tė rrezikshme duke e kafshuar dhe lėshuar, duke e shtyrė me kėmbė e turinj, ajo kėpucė e majtė ndjeu se fluturoi nė ajėr, bėri ca kolotumba tė rrezikshme, qė asaj iu dukėn tė bukura, pastaj, si u shuk dy-tri herė nė njė ēimento tė fortė, kėrceu e u fsheh nė njė kaēubė tė vogėl bari.
U rrėnqeth kur preku barin, pastaj ndjeu rrezet e diellit ta ngrohnin, ti depėrtonin nė tė gjitha poret e trupit, sipėr llapės, nėpėr lidhėse, tė lodronin brenda birave tė vogla, aty ku njė fill elegant kishte bėrė ato tė qepura aq tė bukura, qė i shkonin pėr shtat vetėm njė kėpuce luksoze por fatkeqe. Ishte e lirė, nė ajėr, mund tė mendonte, tė shikonte, bile edhe ėndrra se si, pasi pėrshkoi trotuare, hendeqe, pirgje me gurė e me baltė, ca duar tė buta e pėrkėdhelėn, e pastruan mirė e mirė e pastaj i shtruan sipėr lėkurės elegante njė bojė tė ndritshme, ku edhe dielli verbohej po tė shihej nė tė.
Vetėm kaq. Shpejt e kuptoi vetminė, ajo ishte kėpucė dhe kishte lindur bashkė me tė djathtėn, pa tė skishte asnjė vlerė. Kur rrinte aty mes barit, ndjeu njė dorė ta ngrejė lart, ta pėrkėdhelė e tė thotė ēkėpucė e bukur, qenkam me fat. Njė kėmbė u fut brenda saj dhe qėndroi aq bukur sa qė ai tha pėrsėri qenkam me fat. Po e djathta ku ėshtė? tha zėri pas pak. E kėrkoi tė djathtėn e, meqė se gjeti, e hodhi pėrsėri kėpucėn e bukur aty ku ishte, nė kaēuben e vogėl mes barit. Nė atė ēast, kėpuca e majtė, qė skishte qėnė kurrė e keqe nė shpirt, iu lut zotit qė atij njeriu ti kėpuste kėmbėn e djathtė. Dhe ky mendim iu ngulit thellė, aq sa ēdo ēast uronte ti kalonte aty dikush kėmbėdjathtėkėputur, ta vishte, tė ecte tok me tė se, tė thuash tė drejtėn, pėr tė ecur kishte lindur.
Sė shpejti ra mbrėmja. Hapat u rralluan. Ajo ndjeu barin tė fėshfėrinte, pastaj lidhėzat u drodhėn, disa kėmbė tė vockėla prekėn butėsisht lėkurėn e saj dhe njė hardhucė u zhyt brenda. Ishte hera e parė qė shikonte hardhucė, e cila duhet thėnė qė nė fillim, nuk i pėlqeu, se lėvizte shumė, sikur diēka kėrkonte e diēka nuk i pėlqente. Ajo doli prapė dhe u kthye pas pak me njė tė dytė qė, pasi u pėrkėdhelėn bėnė seks hardhucėrishte, pa ceremonira, pa zhveshur rrobat e tepėrta, siē kishte parė zakonisht kėpuca nga brima e dollapit ku rrinte. Pastaj hardhucat, si iu lutėn zotit pėr shtėpinė e bukur qė u bėri dhuratė, fletėn nė krahėt e njėra tjetrės pa gėrhirė e pa lėvizur fare. Kurse kėpuca mbeti zgjuar gjithė natėn e natės. Mendonte tė djathtėn, ku ishte, edhe ajo e ndjente vetminė, atje nė errėsirė, pa shpresė pėr tė dalė jashtė.
Asnjėherė, mendoi ajo, nuk ecėm siē duhet. Ca shkallė, pak trotuar, brenda nė makinė, prapė trotuar, shkallė, ashensor e mė pas muaj e muaj tė tėrė brenda errėsirės sė atij dollapi tė frikshėm. Do kalbem kėtu, mendoi, pa bėrė atė pėr tė cilėn linda, do strehoj hardhuca , kėrmij, krimba, deri sa njė ditė dikush do tė mė hedhė mes plehrave, larg kėpucės sė djathtė. Edhe atė do ta flakin pėr fajin tim, mendoi.
Ndėrkaq filloi njė shi i dendur, ajo shkėlqeu aq bukur nga drita e rrugės, sa edhe vetė u habit dhe, nė pamundėsi tė gjente tė djathtėn, iu lut zotit qė njeriu i parė qė do ta merrte nė dorė tė kishte vetėm njė kėmbė.
28. 3. 2000
P.Faliro. Athinė.
ATJE DHE KĖTU
-Mbylle,- i tha ai,- flasim mė vonė. Apartamentet e veēanta mbaji pėr suedezėt, kujdes pishinat, tė jenė nė gjendje funksionimi. Pėr ēdo gjė do tė komunikojmė bashkė, por tė paktėn sot mė lini tė qetė.
Ai e mbylli celularin me nervozizėm, tha nuk bėjnė dot gjė pa mė pyetur dhe u ul nė ndenjėsen e tij.
-Mė falni- e pyeti njė burrė rreth tė gjashtėdhjetave,- pėr hotel bėhet fjalė?
-Po,- u pėrgjigj ai indiferent.
Zilja ra prap, e hapi me pėrtim, diēka tha pėrsėri nėpėr dhėmbė e pastaj ngriti zėrin qė ai tjetri ta dėgjonte mė mirė, meqė udhėtonte nė autobus dhe natyrisht kishte zhurma.
-Nuk e kuptoni qė jam me pushime?- shfryu. Pastaj, si mori vesh ankesėn, i foli me ton tė ashpėr e tė prerė, qė ngarkesėn e nisur nga Hong Kongu ta faturonin nė Angli e, si dėgjoi pėr njė ēast ēi tha tjetri, shtoi se duhej ta nisnin mallin pėr Buenos Aires. Kėrkoi tė kontrollonin mirė cilėsinė e kompjuterve dhe ta linin rehat tė paktėn pėr ca ditė.
Bisedėn qė bėhej nė anglisht, e dėgjoi njė grua e re, qė rrinte nė ndenjėsen pas tij. Ajo, si e ciku pak nė shpatull, e pyeti pėr ēkompjutera bėhej fjalė dhe sa ishte kostua se kėrkonte tė paiste zyrat e saj. Pa i kėrkuar tjetri shpjegime, gruaja e re i tregoi se drejtonte qėndrat e dobėsimit nė tė gjithė vendin, se aktiviteti i saj shkonte shumė mirė, por nuk bėhej fjalė pėr njė eteri1 ndėrkombėtare, si ajo e tij. Ai mėrmėriti se ēmimet qenė tepėr tė arsyeshme e mė tė ulta se kėtu, pėr kėtė as qė bėhej fjalė, kurse cilėsia,... ai pėrdori pikėrisht shprehjen kanė kujtesė pėrbindėshi dhe shpejtėsi skėterre.
-Ju lutem, mė jepni njė kartvizitė,- e pėrkėdheli zėrin zonja e re e eterisė sė dobėsimit BodyLine.
Ai i zgjati pa entusiazėm njė copė letėr tė thjeshtė, ku ajo lexoi me etje doktor profesor i shkencave informatike dhe mė poshtė vinin emrat e mėdhenj tė universiteteve ku qe specializuar. Ndėrsa merrte kartvizitėn, gruaja e re i shpjegoi pėrse po udhėtonte me urban, se makina e kishte lėnė nė mes tė rrugės pėr njė defekt dhe se i ishte mirėnjohėse atij defekti, qė u bė shkak tė njiheshin, pastaj e pyeti nė se mund ti telefononte, qė ti thonin mė nga afėr kėrkesat.
-Ēdo gjė ėshtė e mundur,- u pėrgjegj djali i ri nė mėnyrė krejt tė papėrcaktuar, pa i dėgjuar mė falėnderimet e gruas sė re, e cila megjithėse e vuri re ftohtėsinė e tij, mendoi se njė rast si ky nuk duhet ta lė tė jetė kalimtar. Burri gjashtėdhjetėvjeēar ishte nervozuar qė i zuri radhėn gruaja e re, ai e njohu i pari dhe po ngutej tė rihynte nė bisedė, se prej kohėsh kėrkonte ti kalonte njė herė pushimet nė njė hotel luksoz, ėndėrr qė mund tė realizohej pikėrisht tani, nėpėrmjet kėtij djaloshi tė ri, qė zoti e solli fare rastėsisht pranė tij, nė kėtė urban, ku nuk mungonin gratė llafazane, por edhe tė bukura. Mendoi se pikėrisht tani kishte rastin tė bisedonin edhe pėr ndonjė ēmim tė arsyeshėm, se qe pensionist, kishte punuar me ndershmėri gjithė jetėn, por me djersėn e ballit nuk bėn dot para tė madhe. Pas pak ndryshoi mėndje pėr fjalėt e fundit, se ja ai, njė djalė i ri, kishte vėnė para tė madhe dhe nuk mund ta akuzonte qė i kishte vėnė pa djersėn e ballit, kjo do ta prishte krejtėsisht punėn dhe ai nuk do tė realizonte dot ėndėrrėn e tij. Pasi u mbyt nė djersė, ca nga urbani e ca nga mendimet, e pyeti me ndrojtje djalin e ri ai hoteli, ku ndodhet dhe, si mori pėrgjigjen nė Rodhos, i paraqiti kėrkesėn me zė tė ulėt, tė mos e dėgjonin tė tjerėt dhe i prishnin punė, sidomos ajo gruaja e re qė ishte dhe e bukur.
-Do tė pėrpiqem,- tha ai dhe i zgjati plakut kartvizitėn.
Por telefoni ra pėrsėri. Shumė udhėtarė tė urbanit u munduan tė dėgjonin bisedėn, kėtė ai e vuri re se u bė qetėsi nga tė gjithė, ndaj u mundua ta ulė zėrin, qė ata kurreshtarėt tė mos merrnin vesh pėrse flitej, mirėpo me qė ishte brenda, zėri dėgjohej i dobėt, kėshtu qė edhe ai duhej tė bėrtiste pak. I kėrkonin mendim pėr disa qindra hektarė tokė qė duheshin blerė diku nė ishujt e Paqėsorit, fjalė qė u pėrsėritėn disa herė, pėr ca autostrada nė Vendet e Lindjes, por ai e mbylli se ishte me pushime, pasi tha diēka tė paqartė pėr ishujt e Paqėsorit dhe u lut pėrsėri tė mos ta shqetėsonin.
-Ju lutem,- iu drejtua njė vajzė e re bjondine me zėrin si psherėtima.
Ai fėrkoi sytė nga lodhja e madhe, pagjumėsia e vapa, kėrciti kokėn pak majtas e djathtas dhe nuk i kushtoi vėmendje.
Vajza e re bjonde u skuq, heshti, vėrejti fytyrėn e bukur tė burrit elegant, qė smund ti jepte mė tepėr se tridhjetė vjeē, qė kushedi pėrse udhėtonte me autobus nė mes tė kaq e kaq njerėzve qė po e besdisnin, midis tyre edhe ajo vetė, kur tė pasurit si ai shtriheshin ndėn palma, diku larg, nė ishujt e vetmuar, apo bėnin kruazjera mbi anije fantastike tė tipit tė fundit. Burri i ri fliste njė anglishte tė pastėr me akcent tipik anglez, dukej qė ishte i pagjumė dhe i lodhur tej mase, kurse ajo budallaēka kėrkonte tė njihej me tė. Ajo e dinte qė ishte tepėr e zakonshme nė morinė e vajzave tė zgjedhura qė njihte ai dhe qė nuk kishte mundėsi tu kushtonte vėmėndje tė paktėn as pėr pesė minuta.
Por, kur vajza nuk e priste, ai i zgjati edhe asaj njė kartvizitė, ku ishte shkruar njė numėr i gjatė celulari dhe orari kur duhej ta shqetėsonin, vetėm se nuk e pa fare nė sy, sikur kėrkonte diēka jashtė xhamave tė dritares, ndoshta makinėn luksoze qė do ta priste.
Gruaja e re afroi pak kokėn, qė ai ti ndjente frymėn nė zverk, e ciku pėrsėri si padashje dhe, kur ai ktheu kokėn, i pėshpėriti diēka pėr njė vilėn e saj nė periferi, midis malit dhe detit, shtoi se ishte e lirė kėto dhjetė ditė dhe se po tė kishte kohė tė lirė..., prandaj i zgjati edhe ajo kartvizitėn e saj, duke nėnkuptuar qė pėr kėtė duhej tė telefononte ai. Vajza e re u shqetėsua kur pa se ajo i zgjati atij kartvizitėn dhe u afrua pikėrisht kur gruaja e re po i thoshte diēka pėr njė vilė dhe pėr kohė tė lirė.
Nuk tė lėnė as plakat, tha me vete, megjithėse gruaja e re dukej tė paktėn rreth tė tridhjetepestave dhe tepėr e bukur, me linja tė qarta, pa pikė dhjami nė trup, femėr qind pėr qind seksi, e karakterizoi ajo dhe filloi tė ndiqte me xhelozi ēdo veprim tė saj, por kur vinte re qė burri i ri dhe elegant, doktor profesor i informatikės, vazhdonte tė shikonte pėrtej xhamave, sikur nuk i interesonte as vapa e urbanit, as burri gjashtėdhjetėvjeēar, as ajo gruaja e re qė e ftonte nė vilėn e vet nė periferi, bile as ajo qė ishte njė vajzė e re, tha me vete qenka bos dhe xhelozia pėr atė grua tė re iu shtua aq shumė, saqė filloi ta shikojė drejt nė sy me njė vėshtrim inatēor tepėr tė guximshėm, si pėr ti thėnė nuk tė lini as ju plakat, ose kot e kini ju plakat.
Gruaja i tha se pas pak do tė zbriste dhe me kėtė mėnyrė e ftoi edhe atė, pikėrisht kėtu vajza desh bėrtiti mirė ia bėre sė perėnduarės, kur ai nuk ndoqi kėrkesėn e saj dhe, ndėrsa dera e urbanit mbyllej e ajo ia bėri me dorė qė nga trotuari, ai mbeti si i ngrirė, pa reaguar fare, vajza pėrsėri desh klithi piji lėngun kartvizitės, zonjė e perėnduar, megjithėse e dinte fare mirė qė nuk ishte e tillė, por njė grua nė lulėzim e sipėr e tepėr joshėse. Tani qė ajo plaka nuk ishte mė, vendosi ti afrohej e ti bjerė nė sy, diēka e digjte pėrbrenda, njė ndjesi qė nuk qe pėrsėritur kurrė po ndizej e ngjizej nė brendėsi tė kraharorit tė saj tė skalisur me art, siē i thoshin shoqet.
Kishte njohur shumė djem, asnjėherė nuk qe braktisur prej tyre, pėrkundrazi, ajo pasi shoqėrohej ca kohė me ta, ndonjėherė edhe pėr nevojėn e ndonjė kuriziteti tė ēasti, ose tė gjoksit tė skalisur me aq art, qė e ngacmonte herė pas herė, mėrzitej shpejt, kėrkonte njohje dhe aventura tė tjera, por ky burrė kaq elegant kishte diēka tė tjetėrllojtė, njė si fshehtėsi ēuditurbulluese, qė tė mbėrthente e nuk tė linte ti largoheshe. Nė kohėn qė ajo po mendonte ti thoshte mė falni, diku ju kam parė ose mos jemi parė..., ndėrroi mėndje dhe tha mos do tė ishte mė mirė unė jam studente, po ju?... dhe qe nė mėdyshje se cila nga shprehjet do tė shkonte mė mirė, ra pėrsėri celulari, ai u inatos nė mėnyrė tepėr fisnike, i tha tjetrit qė nuk e donte Benzin, do tė ecte si tė tjerėt nė kėmbė dhe kėtė e kishte vendosur, shtoi diēka si mos mė detyroni ti braktis tė gjitha pėrgjithmonė, deri sa mė nė fund, me njė ton si tė bėhej fjalė pėr disa kartmonedha restoje, mbajini ju miljonat, mė lini tė lirė tė bėj jetėn time, fjalė kėto qė bėnė pėrshtypje, jo vetėm te burri gjashtėdhjetėvjeēar e te vajza e bukur bjonde, por te njė sėrė njerėzish nė ndenjėset rrotull qė po dėgjonin me vėmendje.
Pikėrisht nė atė ēast vajza mendoi se duhej tė ndėrhynte ta qetėsonte, por urbani ndaloi, ai u ngrit e doli nga dera, duke i lėnė tė gjithė tė shtangur.
Mė pas hipi nė urbanin tjetėr, pastaj nė trole, udhėtoi me trenin elektrik, por celulari e shqetėsonte kudo, ai nervozohej, jepte udhėzime tė prera pėr lėvizje mallrash, shitblerje akcionesh, anije, avionė, lagje tė tėra qė po ndėrtoheshin nėpėr rruzullin tokėsor, grindej, e mbyllte, po zėrat pas atij telefoni tė pashpirt sa nuk e ēmendnin, por mė tepėr e shqetėsonin njerėzit pėrreth, qė donin tė njiheshin, sidomos gratė e reja e vajzat me gjokset shpėrthyes. Ai u jepte nga njė kartvizitė i bindur se nuk do tu pėrgjigjej, se do tė ndėrronte numrin e celularit, por vetėm sa u bėnte qejfin pėr mirėsjellje, sepse ishte tepėr i lodhur dhe donte tė pushonte.
Pesė ditėt e para vuri re se kishte ndarė rreth dyqind kartvizita dhe, meqė qe treguar i pakujdesshėm e nuk e kishte ndėrruar ende numrin e celularit, ata, domethėnė kartvizitamarrėsit, filluan ta bombardojnė nėpėr telefon.
Ditėn e gjashtė e mori njė grua e cila i kujtoi se diku midis malit dhe detit kishte njė vilė jo se ēfarė..., qė ishte disa ditė e lirė, qė kishte pritur ta merrte ai dhe se nuk do tė qe kohė e humbur pėr tė po tė qe se shtynte disa punė tė tjera. Makina e Silvias erdhi e mori para Hotel Kontinental dhe nuk pati nevojė pėr ceremonira tė tjera qė ata tė njiheshin deri nė zhveshje e tre ditė rresht, nėn kėrcėnimin e celularit, tė dėgjoheshin nė tė gjitha ambjentet e vilės rėnkime, sidomos tė asaj. Pastaj asaj i erdhi njė telefonatė tepėr urgjente qė e ftonte tė ēante Atlantikun, atje ku qe i shoqi dhe iu lut atij, po tė dėshironte, mund ta shfrytėzonte atė vilė tė vogėl e modeste, tė ftonte aty kė tė donte e tė mos shqetėsohej pėr asgjė. Ajo do tė komunikonte shpesh me tė nė telefon dhe shprehu dėshirėn ti pėrsėritnin ēastet e magjishme. Ai i premtoi se do tia plotėsonte dėshirėn dhe si u rrokullisėn pėr herė tė fundit jashtė, nė barin artificial tė kopshtit, ajo u largua plot gjallėri duke mos fshehur njė lot tė vogėl mirėnjohjeje nė cepin e syrit tė majtė.
Ai mbeti pak kohė vetėm, sepse pati shumė telefonata, por mė tepėr i pėlqeu tė ftonte njė vajzė tė re bjonde e tepėr tė ēiltėr, pikėrisht atė qė ishte bėrė xheloze pėr zonjėn e re e kishte thėnė me vete stė lėnė rehat as kėto plakat, por qė erdhi pikėrisht nė vilėn e plakės dhe kaluan sė bashku ditė tė mrekullueshme. Tė tjerave ai u pėrgjigjej nė celular se qe tepėr i zėnė, ose tė telefonin ditė tjetėr dhe ua shtynte e ua shtynte takimin sepse i mjaftonte Eleni, vajza e ēiltėr e me gjokse tė skalisur me art, tė cilėn e mahniste vila e mrekullueshme, po ai i thoshte se qe tepėr e vogėl dhe pishinėn nuk e gjente komode e tė pėrshtatshme pėr njė vajzė si ajo, prandaj i kėrkoi tė falur qė e kishte sjellur kėtu, kurse ajo meritonte shumė mė tepėr.
Kėto tė gjitha kujtonte djali i ri, atė ditė qė, hipur mbi njė motor Vespa tė vjetėr, po udhėtonte drejt Glifadhės. Celulari nuk binte, ndoshta qe skarikuar bateria, por ai e ndjente veten tė lumtur e plot freski se kishte njohur gjithė ata njerėz, u kishte zgjidhur hallet, kishte rėnė nė dashuri dhe e priste njė e ardhme disi e lodhshme, por edhe komode. Kur hyri nė hollin e hotelit Feniks, shkoi drejt e nė recepsion dhe aty, njė burrė me mustaqe tė trasha e pak tė thinjura i uroi kalo mina2 dhe i dorėzoi njė zarf ku ishte paga muajore dhe po aq pėr lejen qė duhej tė merrte. Kuptohet qė ai nuk i mori me seriozitet fjalėt e burrit me mustaqe tė trasha e pak tė thinjura, qė duhej tė ishte pronar i hotelit Feniks, pėr faktin se sapo qe kthyer nga pushimet, ku kishte kaluar nė mėnyrė tė mrekullueshme e qe njohur me aq shumė njerėz. Po u habit kur pronari i hotelit kėmbėngulte duke i futur zarfin nė xhep, duke i buzėqeshur me mirėsjellje, duke i dhuruar dhe njė purbuar3 tė mirė nga njė zonjė qė quhej Silvia, sė cilės ai i kishte ēuar bagazhet nė njė vilė diku midis malit dhe detit. I dorėzuan edhe kartvizitėn e njė studenteje tė re bjonde, qė quhej Eleni, e cila kishte fletur disa ditė aty, nė hotelin Feniks dhe qe tepėr e kėnaqur, sidomos nga shėrbimet e tij.
Ai nuk u mundua tė protestonte, megjithatė buzėqeshi hidhur me kėta njerėz tė ēuditshėm, qė nuk kuptojnė se gjithė kėto ditė nuk kishte qenė kėtu, po atje, nė njė botė tjetėr, mes njerėzve tė ndryshėm e tepėr fisnikė, jo si pronari i hotelit Feniks, qė kėrkonte ti mbushte mėndjen se nuk kishte qėnė atje po kėtu.
Mendoi tė largohej, hipur mbi Vespėn e tij tė vjetėr dhe e ndjente qė kėto nuk do tė ishin pushime, por lodhje e tmerrshme, se ai i kishte bėrė pushimet e vėrteta, i bombarduar nga celulari dhe i rrethuar nga njė botė misterioze, por edhe e vėrtetė qė ekzistoka, po qė ai nuk e dinte. Vendosi tė ngarkonte celularin, sapo tė arrinte nė garsonierėn e vet me pak diell dhe atėherė do tė provonte nė kishte tė drejtė ai, apo pronari i hotelit Feniks. Sa pėr vete qe i bindur plotėsisht se pėr pesėmbėdhjetė ditė plot kishte qenė atje dhe jo kėtu.
24/05/01 22:44:36
eteri- gr. ndėrmarrje e madhe
kalo mina- gr. urim, muaj i mirė, ose muaj i gėzuar
purbuar- fr. bakshish, mitė
ANDI MEĒAJ
Andi Meēaj u lind mė 6 qershor 1975, nė Vlorė. Mė 1994 ka mbaruar liceun artistik pėr pikturė po nė Vlorė dhe nė kėtė vit mėrgon nė Greqi ku hap njė ekspozitė pikture vetjake tė vlerėsuar nga shtypi vendas. Ėshtė pėrfshirė nė antologjitė poetike "Portat e Harresės", Tiranė, Toena 2001, si dhe te: "Antologji e Poezisė - Qiejt e Shpirtit", Tiranė, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, me shkrimtarė nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi, 1990-2006 dhe nė antologjitė e tregimit "Shtėpia mbi rrota", Tiranė, Toena 2001, si dhe te: "Antologjia e Prozės - Maska e Ditės", me shkrimtarė nga Shqipėria qė ndodhen nė Greqi 1990-2006, botuar nga Bota Shqiptare & Meda Dea, Tiranė 2006. Boton rregullisht nė shtypin shqiptar dhe atė tė Diasporės. Nė vitin 2009 ėshtė pėrfshirė nė kapitullin e nje teksti universitar pėr poezinė moderne tė pasviteve '90-tė.
Ka botuar:
"Puthje ujore" poezi. Albin-Tiranė 2001
"Tokė e Bekuar" poezi. Toja-Athinė 2002
"Nga Letėrkėmbimi me njė Fantazmė" poezi. Toja-Athinė 2003
"Qyteti fle nė Xhepin tim" poezi. Enalen-Athinė 2006
Njė stacion si njė valixhe poezi tė zgjedhura. Triptik-Vlorė 2009
UDHĖKRYQI I ĒELĖSIT
Dėgjohet zhurma e hapave tė tij dhe ai kėngėzim i guralecėve qė e bėn rrugėn tė kėndshme pėr nė shtėpi, (pas asaj pune tė lodhshme me larje pjatash nė hotelin luksoz Interkontinental), nė atė orė tė hershme tė mėngjesit. Taksitė e fshikin te pantallonat duke i bėrtitur me atė zėrin e tyre prej llastiku, por ai ul kokėn dhe u bie me shqelm guralecėve qė ka mė afėr, si pėr tu thėnė: Hė kėngėzoni mė fort de, se po mė zė gjumi.
Vargėzon ato qė i kishte thėnė Muhamed Muhamedi nė lidhje me femrat nė vendin e tij, hyn nė njė rrugicė mbushur qelqurina, me ca kukulla nė formė femrash e meshkujsh, ca lakuriq e ca gjysmėlakuriq, ku pas pesėdhjetė metrash ja jep njė tė qeshure gjer te Udhėkryqi i Ēelėsit, (kėshtu do e quaj ai kėtej e tutje), ku gjithēka e mbulon njė mjegull e bezdisshme dhe ai e ndien veten nė mes tė njė dielli qė as tė pėrvėlon e as tė nxin.
Kalon vetėm njė sekondė, a ndoshta njė orė, gjithnjė veshur me po atė xhup antishi e kundėrftohmė, me jakėn qė e ngrė edhe dy centimetra mė shumė, duke u munduar tė shtrij flokėt e ngritur si iriq, duke i thėnė asaj ndodhie a gjėje, nė djall vafsh dhe nė fund shtrėngon edhe mė fort atė sendin e ēuditshėm nė formė ēelėsi, bojė ari, qė djeg pak nė fundin e rrumbullaktė.
Vėshtron pėr tė mijtėn herė ato format e tij tė zakonshme, dhėmbėt e lėmuar, shkėlqimin nėn vezullimin e qelqurinave buzrrugėse.
Kalon veēse njė grimė dhe nata i pėrket.
Ndjen njė tė dehur ti vallzojė kėrcimin e pijes, ti nxjerrė njė thikė para turinjve, ti bėjė dy plagė, nga i rrjedhė njė lėng i ngjitshėm qė duhet tė jetė gjak, ti hedhė njė dorė fjalėsh tė ndyra dhe tė shtyhet mė tej, gjithė duke kėrcyer.
Ējerr njė rreckė qė e mban gjithnjė pėr pijanecėt, lidh kėmbėn e majtė, atė tė goditurėn, gjaku ndalon fiks pas tre minutash. Ngrihet duke u mbėshtetur te shkopbastuni, fshehur pas njė peme me shenjė tė kuqe, vazhdon pėrgjatė rrugės, ku taksitė e puthin pėrsėri nė pantallona, me atė zėrin prej llastiku, por tani tė bėrė mė tė ējerrė, zė frenash.
E lusin tė hipė e heqin zvarrė, ai refuzon, bile njėrin qė kėmbėngul ia than duart me shkopbastunin.
Vazhdon nė trotuar nėn shoqėrinė e kukullave qė e vėshtrojnė nga qelqurinat dritngrėnėse, ku shfaqen fytyra tė bardha vajzash e djemsh, me rroba luksoze, tė qeshur, qė humbasin brėnda mureve tė shtėpive buzė rrugės e ai ndien rėnkime portash, shpirtrash, kuisje qensh, pėrplasje dyersh, zvarritje zinxhirėsh. Afrohet ēalė-ēalė tek njė dritare shtėpie dykatėshe, ku hedh vėshtrimin brėnda grilave, i shfaqej njė krevat i kuq dhe njė djalė i bardhė nė anė duke u ngėrdheshur nga kėnaqėsia.
Largohet i raskapitur, i frikėsuar, e me mundim kap shkopbastunin dhe e flak i zemėruar pas pesė hapave saktėsisht e zgjidh kėmbėn dhe sheh i ēuditur se ska asnjė shenjė plagėsh nė vendin e dėmtuar.
E prek dhe qesh pėrsėri duke u trupdrejtuar si mė parė ku vėren i habitur se gjendet pėrsėdyti tek Udhėkryqi i Ēelėsit (emėrtim i tij).
Fut dorėn i trembur nė xhep, ēelėsi nuk ėshtė aty, ulet i stėrmunduar nė buzėrrugė, duke pritur tė niset sėrish pėr nė shtėpi.
Njė mjegull e dendur e riverbon duke i lėnė nė dorė po atė ēelės bojė floriri me po atė nxehtėsi tek pjesa e fundme e tij.
Pėrshkon pesėdhjetė metra me saktėsi e ngrė jakėn e xhupit edhe dy centimetra mė tepėr, rithotė pėr atė ndodhinė a gjėnė nė djall vafsh, kėngėzon edhe mė fort guralecėt mė tė afėrt, qė tė mos ta zėrė gjumi dhe vazhdon tu bėjė prapė bisht taksive qė tashmė hungėrijnė me zė mė tė ējerrė llastiku e frenash.
Ndalon njė burrė i veshur tepėr hijshėm, me kostum e syze tė zeza, ku i fut me zor njė ēantė lėkure nėn krah, e puth, i pėshpėrit nė tė dy veshėt merri, janė tė tuat dhe janė mė shumė se ētė nevojiten.
Dėgjohet pėrplasja e derės sė makinės luksoze dhe ai kėngėzim guralecėsh, por tani ėshtė njė rrapullimė kėngėzimesh qė e rizgjon.
Ndalon pėr njė grimė ku hap ēantėn e lėkurtė, fut dorėn dhe nxjerr kartmonedha eurosh tė ndryshme. Fillon tė kėrcejė si ai i dehuri qė e plagosi ose qė nuk e plagosi, kėrkon prapė ndonjė shkopbastun tė mbajė gėzimin qė i tepron, i ringrihen flokėt iriq dhe guralecėt e anės trotuarit vallėzojnė potershėm harenė e shpirtit tė tij.
I pasur ecėn nė trotuar i shoqėruar nga sytė e kukullave fshehur pas qelqurinave si llambushka.
Ēapit pėrsėri, pėrsėri takon njerėz me fytyra tė bardha si rrobat, dyer tė hapen, tė kėrcasin, tė dėgjohen zėra tė gėzueshėm, tė trishtuar, tė vdekshėm, tė etur pėr jetė.
Sbėzan! Vazhdon rrugėn me ekstazėn nė shpirt. Pėr tė bota ėshtė ajo ēantė.
E merr pėrsėri nėn sqetull ēantėn dhe hapon i lumtur drejt shtėpisė, ku ecėn e ecėn pafundėsisht dhe si muzikė dėgjon zėrat e ējerrė, tė llastiktė tė taksive dhe kėngėzimin e guralecėve anės trotuareve.
Ndien njė lehtėsim tė ēuditshėm nė krahun e dorės ku mbante ēantėn, ajo shndėrrohet papritur nė njė pupėl dhe nė njė relikė, po pėrsėri prej lėkure, por tanimė njė e ēarė nga fundi i saj, deri tek maja ku duhet tė jetė mbyllja e ēantės, e bėri tė pėrmendet.
E tund dy tri herė, i bie me shqelm i nevrikosur pėr atė boshėsi tallėse brėnda barkut tė saj, i jep njė goditje prej futbollisti dhe ajo gjė me gojė tė shqyer fluturon pėr njė grimė si njė zog i plagosur nė trotuarin pėrballė.
Qesh pėrsėri, kėsaj radhe ėshtė njė qeshje histerike, e pėrsėritur tre herė, kėrcen vallėzimin e tė dehurit, kėsaj radhe mė shumė se herėt e tjera, i ngrihen flokėt mė tepėr si iriq, kėngėzon me rrapullimė guralecėt e afėrt me tė, (tamam si ajo makina luksoze qė i dhuroi ēantėn me kartmonedha ose qė sia dhuroi) dhe e ngrė jakėn e xhupit edhe dy centimetra tė tjera.
Fut dorėn nė xhep dhe habitet pėr sė treti qė ēelėsi sndodhet nė xhepin e tij. Ridrejton trupin, ngrė kokėn mė tepėr dhe riēuditet qė rigjendet pėrsėri nė krahėt e Udhėkryqit tė Ēelėsit, (tani atij udhėkryqi i mungon vetėm tabela), ndėrsa si gjithmonė pret i ulur, ti hedhė pak nga ajo mjegull bezdisėse, ti qorrojė sytė ai diell i artė qė as tė pėrvėlon e as tė nxin dhe nė xhep ti fusė atė ēelėsin ēudibėrės, qė ai mė nė fund tė arrijė tė mbarojė kėngėzimin e tė gjithė guralecėve tė buztrotuarėve pėrgjatė rrugės sė pafund pėr nė shtėpi, pas gjithė asaj pune tė lodhshme si pjatalarės, orėve tė para tė mėngjesit tė sė martės, nė hotelin Interkontinental.
01.2004
KOPSHTI I HIJEVE
Dikush mė ndjek, mendoi vajza dhe shpejtoi nė rrugicėn Psaras. Ajo ėshtė njė rrugicė jo shumė e rrahur nga njerėzit, me dyer tė frikshme shtėpish dykatėshe dhe degė portokallesh qė, tė varura nė muret ndarėse tė tyre, duken sikur do tė tė kapin nė vrapimin tėnd, tė dalėsh sa mė parė nga ky vend aspak mikpritės.
Ėshtė errėsirė nė kėtė rrugicė, ndriēimi mungon krejtėsisht, as hėnė nuk ka sonte.
Vajza kėrcet takat prej spille, i kėrcet edhe mė shumė kur sheh diēka qė i ngjan njeriut nė atė rrėmujė hijesh.
Duhet tė jetė ai, mendoi, mos ndoshta mospranimi im e fyeu? Apo ėshtė njė nga ata tė zakonshmit, qė po panė njė vajzė me veshje eksituese nė rrugė i qepen hap pas hapi, duke hyrė nė rrobat e hijes sė tyre?
Mblodhi fuqitė bashkė me mendimet dhe kėrceu drejt portės sė vogėl me hekur tė ngjyer nė jeshile. Trokiti lehtė, asnjė pėrgjigje, trokiti fortė, porta kumboi me zėrin e hekurit tė jeshiltė.
Njė hije rrėshqiti nga brenda shtėpisė, dera u hap, doli njė burrė me fener.
-Kush ėshtė? - bėrtiti ai.
-Ma hapni, ju lutem, dikush mė ndjek, u pėrgjigj vajza me zėrin e drithshėm.
Burri nuk u pėrgjigj menjėherė. Drejtoi fenerin nga fytyra e vajzės dhe kėrciti llozin e portės sė jeshiltė.
-Hyr dhe mė ndiq, tha me njė ton tė prerė, ku nuk dallohej asnjė shenjė mikpritjeje.
Hoqi pallton e ngrohtė dhe u ul aty ku i bėri me kokė i zoti i shtėpisė. Aty ishte dhe tavolina nė tė cilėn vuri ēantėn e zezė, ku kishte gjėrat personale. Dhoma ishte e madhe dhe kishte oxhak.
Burri i tha se do shtrihej pėrsėri, nėse donte mund tė flinte nė kanapenė e bollshme tė dhomės sė pritjes. Ai rrotulloi kokėn si robot, futi duart nė xhepat e rrobės sė natės dhe, duke vėshtruar me admirim tė theksuar mashkullor fustanin e vajzės qė i rrinte aq lirshėm nė trupin e skalitur, lėvizi buzėt nė shenjė aprovimi.
-Jo, ska problem, mund tė rrini deri sa tė zbardhė. Nė kėtė rrugicėn tonė ka shumė errėsirė, askush nuk vjen tė vėrė dritė, vetėm hijet dhe qentė qarkullojnė natėn.
Atij iu hap goja.
-Tani ika, natėn e mirė, vajzė, tha, dhe mbylli derėn duke hapuar ngadalė.
E vetme mendoi se tė shtrihej ishte njė zgjidhje e mirė, por mendimi se do tė ishte nė njė shtėpi me njė tė panjohur, e mbante tė lidhur nė atė karrike, qė i dukej si njė ishull nė mes tė atij oqeani hijesh.
Pas murit qė ndante dhomat filluan tė dėgjoheshin ca kumbime zėrash, mė pas disa gėrvishtje dhe mė vonė trokėllima tė ngadalta. Vajza u trondit, karrikja filloi tė lėkundej, gjendja nė dhomė e frikėsoi, i dukej se aty ku mė parė kishte gjetur oazin e saj, tani po shndėrrohej nė njė ėndėrr tė llahtarisur.
Jo, sduhej tė lėvizte, ndoshta ato zhurma ishin pjellė e mendjes sė saj tė ēoroditur. Pas pak u dėgjuan dy goditje nė dritaren e sallonit, xhamat u drithėruan, u drithėruan dhe duart e saj, nga stomaku i vinte njė dhimbje e ngjashme me ēastet kur bėnte dashuri.
Hodhi sytė nė xhamin e dritares. Njė degė e gjelbėr portokalleje pėrplasej herė herė nė dritaren e sallonit, duke lėshuar njė ējerrje tė tingullit goditės qė pėrhapej frikshėm nė dhomėn e madhe.
U qetėsua disi dhe vendosi tė mos dėgjonte mė. Kapi veshėt me duart qė i dridheshin ende dhe vari kokėn nė tavolinė.
Trokėllimat pas murit dėgjoheshin edhe mė, por tani ishin fishkėllyese, sikur atje tė kishin hyrė zvarranikė. Nuk mundej tė qėndronte mė nė ishullin prej karrikeje. Kėmbėt e ēuan tek dritarja ku degėza e gjelbėr vazhdonte gėrvimėn e saj tė padurueshme.
Kopshti i portokalleve gjendej aty, veēse ajo sdallonte gjė, shihte vetėm kopshtin e hijeve, me rrobat e tyre tė zeza dhe dorashkat e bardha.
I dukej ēudi se ku i kishin gjetur kaq shumė dorashka. Punė e tyre, mendoi. Pas njė ēasti mbėshteti ballin e vogėl pas xhamit tė ftohtė qė ia futi edhe mė tepėr tė dridhurat, vėshtroi duke i picėrruar sytė, derisa e dalloi atė, ishte aty, i mbėshtetur pas limonit tė vetėm, (mund tė ishte dhe portokalle, por asaj i pėlqenin mė shumė pemėt e limonėve). Kishte veshur hijen e tij, (i rrinte pakės e gjatė), dorashkat i kishte tė bardha, por ajo qė e dallonte nga hijet e tjera ishte njė beretė fosforeshente qė po e verbonte vėshtrimin e vajzės.
Ēpamje, mendoi vajza. Sduhet tė jetė e vėrtetė, jo. Doemos ėshtė fantazia ime, ai nuk ekziston dhe bėri pėr nga dera ku kishte dalė burri.
Mendoi ta zgjonte, ti tregonte hijen e atij djaloshi, qė ajo ia kishte refuzuar dashurinė. Duhej ta shihte atė vezullim, dorashkat dhe beretėn e bardhė, rrobat e zeza qė shkriheshin nėn atė shndritje ireale. Por kėmbėt ndaluan, skishte guxim, as besim, se ai burrė do ta besonte dhe as se do ta shikonte atė pamje ashtu siē e shihte ajo. Dhe mė e keqja do e hidhte pėrjashta nė atė rrugicė, ku nata ishte njė mbretėri hijesh me rregullat e tyre.
I vetmi mendim qė i erdhi nė kokė ishte tė ulej pėrsėri nė karriken e saj shpėtimtare. Aty ndoshta do tė qetėsohej dhe mund ta merrte dhe gjumi.
Vuri re se trokėllimat dhe ajo fishkėllimė zvarranikėsh pas murit kishin heshtur, ndėrsa gėrvima e degėzės sė gjelbėr tė portokalles ende spushonte. Megjithatė tani ishte mė e qetė. Ajo drithėrimė dhimbjeje po e linte dalėngadalė.
I vinte gjumė. Vari kokėn nė tavolinėn e madhe.
Dikush e preku nė sup. Ishte burri i cili iu duk mė i ri se natėn e kaluar.
I tha tė kesh kujdes, tė mos kalosh natėn nė rrugicėn Psaras.
Ajo e falenderoi duke hedhur ēantėn e zezė personale nė krah dhe bėri tė dilte pas burrit nėpėr korridorin e gjerė tė sallonit. U gjend nė kopshtin e portokalleve, ku ēuditėrisht pa se kishte vetėm njė pemė limoni dhe nė tokė, tek rrėnjėt, qėndronin dorashka dhe njė beretė e bardhė. Nuk foli, as e pyeti burrin pse gjendeshin aty. Prania e burrit e tmerroi tani mė shumė se nata. U largua e shoqėruar nga gėrvima e shulit tė portės sė hekurt me ngjyrė jeshile.
Takat prej spille gjėmonin pak, pasi zėrat po zgjoheshin, duke i lejuar hijet tė flinin.
11.2003
MACJA KRIMINELE
Atė ditė dimri, kur dielli digjte me 20 gradė dhe pemėt ēelnin si nė pranverė, macja "klandestine" e hotelit pesėyjor, bėnte banja dielli, pėr shtatė palė qejfe, nė tarracėn e katit sipėror, atje ku era tė shkundte nga ēdo anė dhe ndiheshe si nėn pushtetin e ca ventilatorėve tė pėrbindshėm.
Pasi nxori nga ato kakėrdhitė e saj tė zeza, si ca gjysmėhėnėza tė vogla, nė ēdo sipėri e fjetore, pasi bėri rrėzimin e gotave tė braktisura gjatė mbarimit tė turnit tė mbrėmjes, pasi gėrvishti anė e mbanė celofanin mbėshtjellės tė biskotave nė karrocat mbajtėse, pasi u spėrdrodh sa andej kėndej nėpėr pjatat e lara, filxhanėt e kafesė dhe tenxheret e tiganėt, u hodh me njė kėrcim rrufeje, drejt e nė karrocėn llozhrambledhėse tė Vangjelit.
Barku i "Kritikosit", qė ishte i madh sa njė mal, e ndjeu shtytjen e asaj gjėje dhe nė ēast mėrmėrit me zėrin e tij tė famshėm prej "palikari" "Ua hodhe edhe sot, /ty moj, kurrė s'tė kapin dot".
Ndėrsa pret ashensorin pėr tė marrė hedhurinat e katit -2 apo "Banke-sė" siē quhet nė gjuhėn e hotelit, pasi pėrballet me Niko "pėshpėsin" apo "paspatin", siē e thėrrasin nė tė folmen e hotelit, qė i afrohet me kėmbėn e ēalė tek veshi e i rrėfen se si filanit i fluturoi gruaja dhe ia la nė derė tė dy fėmijėt e mitur dhe se si filanen e ndau burri se nuk dinte tė gatuante gjellėrat e tij tė preferuara, ia kėput njė tė qeshure qė gjėmon duke i thėnė "pėshpėsit" ik se mė "vdiqe" tani, fut, duke manovruar me mjeshtėri karron e gjatė prej hekuri tė ngjeshur tė zi, nė ashensorin e tretė, djathtas, pikėrisht atėherė, del nga porta e repartit "Omikron" Babi, pėrgjegjėsi i kamarierėve, duke pėrdredhur si gjithnjė atė zinxhirin e hollė e tė gjatė qė ua pėrcėllon tė pasmet kamariereve, sidomos atyre bukurosheve ose "kuklave", siē u thonė nė dialektin e hotelit, i bėrė i kuq nga inati, mėrmėrit: "po tė kapa..." dhe: "Do tė ta kėpus kokėn si pulė...",
-"Ej Vangjeloo.., e pe gjė atė macen"? -i bėrtet gati nė tė mbyllur tė portės sė ashensorit dhe Vangjeli me zėrin e tij prej basi kėput njė: -"jo, as sot s'e pashė gjėkundi, palaēon..." -dhe sėrish gjėmon po ajo e qeshur, qė pasohet po nga njė mori tė qeshurash kamarierėsh, pjatalarėsish, pastruesish, barmanėsh, pėrgjegjėsish e lloj lloj punonjėsish qė kėngėzonin korridorin e hotelit stėrmadh.
Vangjeli, pasi del nga ashensori, duke manovruar si pehlivan karrocėn hedhurinangrėnėse qė e ka turirin tė gjatė si feēkė elefanti, pėr tė mos ta pėrplasur pas ndonjė muri apo kėmbe, si ēdo ditė mėrmėrit me zė tė lartė njė nga ato kėngėt e tij tė preferuara, pasi i thotė Maries, qė shėrben nė repartin e njerėzve me rėndėsi, apo V.I.P.-ėve siē shkruhet nė atė tabelėn me dritė tė kuqe, se sot ėshtė bėrė si "Perėndeshė", pasi hap derėn e rėndė tė hapėsirės ku depozitohen hedhurinat, apo siē shqiptohet nė gjuhėn e hotelit "Ramb-ės", pasi shkarkon ata koshat e mėdhenj e tė rėndė me mbeturina, qė ta bėjnė mesin tė ulėrijė, pasi i thotė maces, -dil tani se na i morėn tė keqen edhe sot, pasi e ndjek me nxitim dhe i bėrtet, -ik, ik, se do vijė ndonjė dhe na del boja pastaj, vėshtron i kėnaqur, me sytė qė i ndrijnė nga hareja, se si macja, si mace qė ėshtė, kacaviret sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė nėpėr ca vrima e tė futura, nėpėr ca tuba e xhepe, nėpėr ca shkallė e "fotagogo-ra" dhe me peripecira e sakrifica, mė nė fund ia del tė mbrijė nė katin sipėror, pasi kalon duke u tundur e shkundur si zonjė e rėndė hapėsirėn a pamasė tė tarracės, ulet pikėrisht aty ku ėshtė zhezlongu luksoz veshur me lulka e shiltera ngjyra ngjyra, aty ka kohė tė shijoj diellin, tė ėndėrrojė kohėn e artė, kur bridhte si vagabonde rrugėve pėr tė jetuar, kur u jepej maēokėrve qė me vėshtrimin e parė, kur plaka e shtėpisė sė bardhė me tjegulla tė kalbura e bėnte bijė nė shpirt dhe e jargaviste ēdo minutė me dashurinė e saj tė ēuditshme, kur hante dhe pinte ē'tė gjente dhe koha pėr dashuri i mjaftonte e i tepronte.
Pasi kishin lėnė pas njė orė punė, tre pjatalarėsit e hotelit me pesė yje tė veshur si gjithnjė me atė "kostumin" e bardhė prej kirurgu, aq sa repartet e tjera u a kishin ngjitur nofkėn "mjekėt", tė rreshtuar pėrballė Babit, drejtorit tė kamarierėve, rrinin si tė zėnė nė faj, pėr punėn e asaj maceje qė pėrmirte ku tė mundej dhe as qė i bėhej vonė se lanxhierėve, siē u thoshin nė gjuhėn e hotelit, do t'ju duhej tė duronin atė fjalim ēerek orėsh mbushur me "ju" e fraza tė tilla si: "ju jeni heronjtė e hotelit, pasi po tė mos i lani ju pjatat, gotat, pirunjtė e lugėt nė kohė, ky hotel paralizohet, nuk punon, pra ju jeni shembulli mė i mirė pėr tė gjithė tė tjerėt edhe pse ju jeni shkalla mė e ulėt nė kategoritė e punonjėsve, prapė ju dhe vetėm ju e meritoni tė..., ju...", Niko "pėshpėsi-t", s'po i durohej mė dhe pasi iu afrua Nenjos, egjyptianit me sytė e kuq nga pirja gjatė natės me nargjile, i tha me zė tė ulėt: "kėtė e dimė qė ėshtė trap i lezetshėm, por sot qenka nė formė" dhe pasi rrotullohet nė anėn tjetėr i del pėrpara veshi i Vangjelit dhe i mbetet merak qė edhe ky vesh nuk e dėgjoi atė shprehjen e tij tė famshme nė lidhje me atė trapin e lezetshėm qė sonte qenka nė formė.
Nė veshėt e Nikos u ngulit vetėm fraza e fundit e Babit: "gjejeni dhe hoteli do t'ju a dijė pėr nder" apo diēka e tillė, nuk e mbante mend mirė dhe ndėrsa Babi largohej duke rrotulluar gjithnjė atė zinxhirin qė pėrcėllonte fort, sidomos kur gjuante nė tė ndenjura bukuroshesh, tė tre pjatalarėsit mendonin se si ai goxha hotel trembej nga njė mace dhe nuk kishte mundėsi ta gjente atė kafshė tė vogėl e qaramane qė ia fuste ulėrimės pėr dashnorė.
Nenjua, pasi bėri dy tre lėvizje, sikur ikte, sikur vinte, sikur kthehej, pasi rrotulloi kokėn herė majtas e herė djathtas, pasi hapi gojėn dy tre herė dhe fėrkoi sytė herė me dorėn e majtė e herė me dorėn e djathtė kėputi: "kėtė macen s'e kapėn dot as agjentėt e FBI-sė dhe as tė CIA-s kur erdhi ai qė ishte presidenti i botės dhe jo ta kapim ne", aman ēfarė na tha. Vangjeli kėputi njė nga ato "bubullimat e tij vrasėse" (qė pak i ngjajnė tė qeshurės), me atė zėrin e trashė prej basisti dhe filloi t'i thoshte Nikos se duhej tė bėnin sikur kėrkonin, pasi ky "trapi i lezetshėm", do tė vinte sėrish pėr kontroll dhe ishte mirė t'i gjente duke kėrkuar. Nikua pohoi me kokė dhe ndėrsa u ul nė gjunjė pėr tė parė se mos ishte nėn banakėt prej hekuri ku vendoseshin pjatat, s'e vuri re Babin tek afrohej nga pas dhe filloi tė thoshte se: "kėtė macen po e kėrkonin, ashtu siē kėrkonin gjermanėt nė kohėn e luftės ēifutėt" dhe filloi tė qeshte edhe vetė i ndjekur nga njė mori tė qeshurash tė Vangjelit, tė Nenjos dhe nga e qeshura prej femre e Babit, qė sapo ishte rikthyer, pėr tė ikur sėrish pak mė vonė, i cili me kėtė i vuri vulėn asaj thėnies: "kėtė e dimė qė ėshtė trap i lezetshėm, por sot qenka nė formė".
Pasi Nikua, Vangjeli dhe Nenjua kėrkuan e kėrkuan pėr mė shumė se njė orė nėn karrige, nėn banakė, nėn karrocat pesėkatėshe qė transportonin pjatat e gotat, nėn stendat e rėnda tė sallave, nėn koshat e mėdhenj plastikė tė llozhrave, nėn tavolinat e ndritshme dhe raftet varur gjithandej, u lodhėn dhe vendosėn tė marrin vendimin unanim qė macja ishte mė e fortė se ata, se macja mund tė ishte me siguri njė fantazmė, qė zhdukej dhe dukej, kur dhe si t'i donte qefi, se ishte njė pėrbindėsh me ca dhėmbė tė mėdhenj e tė mprehtė e me ca kthetra prej skifteri qė po t'i bije nė dorė dinte vetė se ē'tė punonte.
Nenjua bluante gjithmonė nė kokė tė njėjtin mendim se si ka mundėsi qė t'u ketė shpėtuar kjo mackė gjithė atyre agjentėve specialė tė huaj, atyre mjeshtrave dy metroshė e tė pajisur gjer nė dhėmbė me teknologjinė mė tė mirė qė ka sot bota, sesi kjo mackė u tregua kaq trime, kaq e "padukshme", kaq e zgjuar".
Vangjeli qė kishte kohė pa folur tha: "unė e di sekretin e saj, nuk ėshtė vetėm njė mace, janė njė lukuni, pasi s'mund tė shpjegohet se sot ėshtė kėtu dhe atje, nesėr atje dhe kėtu, prandaj ne i shohim kakėrdhitė kudo, kėto janė tė dhjera lukunie"
Nikua mohoi me kokė, lėvizi duke ēaluar dy hapa drejt telefonit pėr tė lajmėruar Babin dhe tha"jo, jo, unė e di sekretin, por nuk jua them se kam frikė mos ėshtė ogur i keq pėr lloton qė kam hedhur sot nė mėngjes".
Pasi Nikua ngriti receptorin dhe filloi tė raportonte lajmin e rėndėsisė sė lartė se macja nuk u gjend, pasi Vangjeli filloi tė mblidhte si gjithnjė hedhurinat e tij, pasi Nenjua iku pėr tė shkėlqyer me ilaēin pastoz bakėret e tij, u dėgjua zėri i Nikos qė mbylli bisedėn me atė frazėn e tij tė famshme se Babi nuk qenka vetėm njė trap i lezetshėm dhe nė formė, por na qenka dhe njė pordhac i lezetshėm qė i shkojnė na nga frika e njė maceje, qė kushedi pse, pėr tė, duhej tė ishte diēka mė shumė se njė bishė e egėr, diēka mė shumė se njė pėrbindėsh me dhėmbėt e saja tė mprehta, diēka mė shumė se njė fantazmė frikėmbjellėse, ndoshta ajo pėr drejtorin e kamarierėve duhej tė ishte kriminele, po, njė mace kriminele.
Nikua nėnqesh, hapon pėrsėri, me ato hapat e tij tė ēalė dhe bindet qė kėtej e tutje Babin ta pagėzojė drejtori pordhac i kamarierėve. Kurse Vangjeli, pikėrisht Vangjeli do tė qeshė me tė madhe, sepse asnjeri nuk ka kuptuar qė tani ai po nxjerr shėtitje atė kriminelen ... .
02.2007
GAFUR SHAMETI
U lind nė Kallarat tė Vlorės. Ėshtė diplomuar nė U.T. dega Gjeologji-Miniera. Ka qėnė deputet i kuvendit popullor pas viteve 90. Ėshtė autor i njohur i humorit. Ka bashkėpunuar pothuaj me tė gjitha estradat profesioniste tė Shqipėrisė, kryesisht me atė tė Vlorės. Ėshtė autor i dhjetėra komedive dhe i shumė ēmimeve kombėtare. Pėr rreth dy vjet botoi dhe drejtoi tė parėn dhe tė vetmen gazetė letrare tė qytetit tė Vlorės: Drita e Vlorės. Ishte drejtuesi i parė i gazetės Kallarati. Ėshtė shpallur Qytetar nderi i Labėrisė. Aktualisht jeton nė qytetin e Vlorės.
(skeē)
Personazhet:
1 - Kadriu - Babai
2 - Zana - E shoqja
3 - Beni - I biri 7-8 vjeē
4 - Gagaēi - Gjiton i Kadriut
5 - Sokoli - Shef i Kadriut
(Ngjarja zhvillohet nė shtėpinė e Kadriut. Beni ėshtė duke lozur me top. Nė dhomė hyn Zana. )
Zana - Beni, lėre atė top tani se na more mentė. Ik nė dhomė tė bėsh mėsimet se vajti vonė.
Beni - Do pres babin se do mė sjellė molto ēipita. (Bie zilja e derės) Erdhi babi, erdhi babi. (Hyn Gagaēi me pizhame,me makinėn e rrojės nė dorė dhe njė faqe me shkumė)
Gagaēi - (I mbahet goja) Moj gjitonkė? U kanė marrė antenėn saē juve?
Zana - Na e vodhėn mbrėmė.
Gagaēi - Ua kam vjedhur unė ė?
Zana - Ēėshtė ajo fjalė?
Gagaēi - Se djali juaj i ka thėnė sot time shoqe, u bėra tym, ndaj erdha me njė frymė.
Zana - Qetėsohu tė lutem qetėsohu
Gagaēi - Ē'tė qetėsohem?
Zana - (Benit) Po ti or malukat, pse na ngatėrron me komshinjtė? Kush tė ka thėnė ty qė saēin e ka marrė ky?
Beni - Shiko, shiko si e dreth mami. Po babi moj, nuk tha babi mbrėmė qė saēin e ka vjedhur Gagaēi?
Gagaēi - Ou! Ou!
Zana - (E kap pėr veshi) Cili babė tė ka thėnė ty, ė?
Beni - Po babi im moj, njė babė kam unė s'kam njėqind? Budallaēka, nuk tha babi qė Gagaēi ėshtė vjellhajdut?
Zana - Ua, ua, (matet ta qėllojė, ai ikėn me vrap.
Gagaēi Lere djalin po shiko tė madhin. Do ta sqarojmė, do ta sqarojmė mirė kur tė vijė Kadriu. Familje ngatėrrestaresh (Largohet i nervozuar)
Zana - (I qepet prapa) Zoti Gagaē, zoti Gagaē! (Hyn Kadriu )
Kadriu - Ē'farė ke me Gagaēin ti, ė? Ē'farė ke me Gagaēin.
Zana - E di ē'na ka bėrė yt bir sot, e di apo se di?
Kadriu - As dua tė di fare, po mė lini nė hallet e mia (Ulet nė karrike). Sot ma merr me miza, bezhzhzhzh ma bėn.
Beni - Do tė tė ketė dalė fisha, dale, dale ta shoh unė (I fut dorėn nga mbrapa)
Kadriu - Po ik or malukat se s'ta kam qejfin sot (E shtyn me dorė)
Zana - Po ti ēfarė ke sot qė tė kanė hipur kacabujt?
Kadriu - Ē'tė mos tė hipin kacabujt me atė maskara shef qė kam nė zyrė?
Zana - Prapė ke bėrė llafe me tė?
Kadriu - Po lėviz tė gjithė gurėt tė mė heq nga puna.
Beni - Kush do tė tė heq nga puna ty? Babi i atij Mir qullashit?
Kadriu - E, babi i atij shokut tėnd...
Beni - Ta bėjė, ta bėjė, pa do ia pėrdredh kokėn tė birit.
Zana - (BENIT) Nuk janė muhabete pėr ty kėto, po hajde tė bėsh mėsimet. Edhe ti Kadri, mos i bėj kėto biseda nė sy tė fėmijėve, se na e prishe djalin, po gjejmė belanė dhe me komshinjtė.
Kadriu - Ta marrė vesh jo djali po gjithė qyteti se kush ėshtė ai kokė ēapaēups.
Beni - (Qesh me te madhe) Kokė Capaēups.
Zana - Beni! Ik nė dhomė tė thashė, se do tė tė rrah.
Kadriu - Lėre djalin dhe dėgjo mua. E di pse po e bėn tė gjithė kėtė lojė ai? Se do qė tė sjellė nė vendin tim, njė Petro, Petro, kryebatakēiun e qytetit, ta ketė dorėn e tij e tė shvasė sa mė shumė... i pa ngopuri, miliona ka vjedhur, naaa mullar i ka bėrė, qė mos i hėngėrt.
Zana - Ēudi, e shoqja duket goxha grua.
Kadriu - E shoqja? E shoqja ėshtė dhelpėr fare.
Beni - Dhelpėr? Mir qullashi qenka biri i dhelprės? Hopala do ta ēmend atje nė shkollė.
Zana - Bo, bo ky do na ngatėrrojė edhe me shkollėn. Kadri tė lutem shumė, mos i bėj kėto muhabete nė sy tė Benit.
Kadriu - Po dua tė shfrej moj, tė shfrej, se po mė punon qindin. Pushti.
Beni - Babi! Mė tė gjatė se ty e ka pushkėn ai?
Zana - (Kap faqet me duar) Pu, pu, lamė nam.
Kadriu - I vjen rrotull asaj, trashaluqes, sekretares me minifund Merit de, Merit.
Beni - I vjen rreth e rrotull e se kap dot?
Kadriu - E, se kap dot.
Beni - Qenka qullash si i biri.
Zana - Pa hajde kėtu ti se e tepėrove. (E kap pėr dore) Futu atje nė dhomė tė bėsh mėsimet. (Beni largohet) E di ē'ka bėrė yt bir sot? I ka thėnė tė shoqes sė Gagaēit qė na ke vjedhur saēin.
Kadriu - Mire i ka thėnė, ata e kanė vjedhur.
Zana - Po jo mo Kadri jo kėshtu. Kėto lloj bisedash s'duhen bėrė nė sy tė fėmijėve, se i edukojmė keq. (Bije zilja e derės) Ja erdhi, ėshtė Gagaēi, merru vetė me tė (Hyn Sokoli)
Kadriu - Oooo, urdhėroni zoti shef, urdhėroni, mirėsenerdhe (Zanės) Ėshtė zoti shef imi.
Zana - Gėzohem, urdhėroni, urdhėroni, uluni.
Sokoli - (Duke u ulur) Nuk u punon telefoni?
Zana - Ka nja dy ditė me difekt.
Sokoli - Kėrkova nė dosje dokumentet e privatizimit tė magazive, nuk i gjeta dot. I kėrkon urgjent kryetari.
Kadriu - Posi , i kam sistemuar unė nė njė dosje tė veēantė, do pijmė kafen
e do shkojmė bashkė nė zyrė.
Sokoli - Po djalin e vogėl ku e kini?
Zana - Po bėn mėsimet.
Sokoli - Ėshtė nė njė klasė me djalin tim.
Kadriu - Siurdhon. Shkojnė si vėllezėr me njėri tjetrin. (Hyn Beni) Ja erdhi.
Sokoli - Ky ėshtė Beni i tmerrshėm? Pa hajde, hajde njė ēik te xhaxhi. (Beni afrohet, Sokoli e pėrkėdhel, nxjerr njė 1000 lekėshe ia zgjat)
Kadriu - Zoti shef, tė lutem, tė lutem zoti shef, nuk e kemi mėsuar djalin tė marrė lek se edukohet keq.
Beni Ēia fut kotė ti babi. Kėtu lekėt i marrin ministrat e deputetėt, e mos ti marr unė (tė gjithė qeshin)
Sokoli Zhivė, zhivė qenka fare. (Benit) E di kush jam unė? Jam babi i shokut tėnd tė klasės. Mirit.
Beni - Babi i Mir qullashit? (Tė gjithė qeshin. Beni i hedh lekėt nė tavolinė.) Merri nuk i dua.
Sokoli - Do jenė zėnė me njėri tjetrin, punė fėmijėsh.
Beni - Ik ore kokēapaēups.
Zana - (Kap faqet me duar) Uaaaa...
Kadriu - (I zėnė ngushtė. Qesh me zor) E ka mėsuar keq njė gjiton qė kemi lart. Ai i thotė koklakrame, ky i thotė kokēapaēups, (ia bėn me shenjė Zanės tė heqė djalin)
Zana - Hajde Beni tani tė bėsh mėsimet.
Sokoli - Lėre, lėre djalin tė rrijė dhe pak se qenka i lezetshėm. Do vijmė, do vijmė ndonjė ditė bashkė me gruan.
Beni - Do vish me atė dhelprėn ė? E ka , e ka tė gjatė bishtin?
Zana - Korba.
Kadriu - Po mere moj atė djalė fute tė bėjė mėsimet. (Zana e kap pėr dore)
Beni - Do ta pushosh nga puna babin tim ė? Qė tė vjedhėsh mė shumė vetė? (Sokoli ngrihet nė kėmbė)
Kadriu - Bėrtet, po hiqe moj atė djalė se na meroi.
Beni - Vjedhhajdut. Naaaa... mullar i ke bėrė, po mos i hėngėrsh.
Sokoli - (I alarmuar) ika, ika unė...
Beni - Ku do vesh. Tek ajo trashaluqja me minifund qė i vjen rreth e rrotull. E naaa se kap dot. Qullash. (Zana e rrėmben, e nxjerr dhe hyn pėrsėri e alarmuar)
Zana - Na fal, na fal zoti Sokol. Uluni. Uluni tė pini kafen.
Sokoli - Kafen e piva unė, bile Lori kafe (hyn prapė Beni)
Beni - Edhe dėgjo kėtu ti kokēapaēups. Po e pushove babin nga puna do ia pėrdredh mire kokėn qullashit.
Sokoli - (Vjen rrotull) Ku, ku... ėshtė dera. (Ikėn me vrap)
Beni - Majmun.., sapun... (Zana me Kadriun i vėrsulen ta kapin. Ai ulet. Ata pėrplasen kokė mė kokė. Ai largohet. Tė dy fėrkojnė ballin. Hyn Gagaēi)
Gagaēi - Kadri kush ta ka vjedh saēin tyja.
Zana - Bobo edhe ky na u desh. (largohen tė dy bashkė me Kadriun)
Gagaēi - (Ikėn pas tyre) Po nuk u sqarua saēi, nuk lėviz kėtej Gagaēi. (del).
(skeē)
Personazhet:
1 - Skėnderi Drejtues tenderi
2 - Qibini - Kėrkues pėr tender
3 - Gėzimi - Kėrkues pėr tender
4 - Keti -Kėrkuese pėr tender
5 - Vangjeli - Kontroll i shtetit
(Skena: Zyrė me njė tavolinė dhe njė karrike. Nė paraskenė hyn Qibini me njė zarf nė dorė, afrohet nė mes tė skenės, zgjatet tė shikoj mos ka njeri nė zyrė, shikon orėn.
Qibini - S'paska ardhur akoma (hyn Gėzimi me njė zarf, edhe ai shikon nga zyra, pastaj kthehet nga Qibini)
Gėzimi - Ju pėrse po prisni?
Qibini - Hiē... po ju?
Gėzimi - (ngre supet) Edhe unė hiē (hyn Vangjeli me njė zarf tė madh nė dorė, shikon nga zyra pastaj i drejtohet Gėzimit)
Vangjeli - Ju ēfarė prisni?
Gėzimi - Hiē... po ju?
Vangjeli - Edhe unė hiē. (tė tre ulen tek podi i skenės, nxjerrin gazetat fillojnė tė lexojnė, fytyrėn ua ka mbuluar gazeta. Hyn Keti me minifund, me njė zarf nė dorė. Tė tre nxjerrin kokėn nga cepi i gazetės, shikojnė Ketin nga kėmbėt. Keti kthen kokėn dhe shikon, ata mbulohen me gazetė. Keti afrohet nė mes tė skenės, zgjatet tė shikoj nga zyra, ata ngrihen pėrgjysmė me gjithė gazetė, dhe nga poshtė gazetės shikojnė kėmbėt e Ketit. Keti kthen kokėn ti shikojė ata ulen dhe rrėzohen, pastaj ngrihen dhe bėjnė sikur lexojnė. Keti bėn dy - tre xhiro para tyre, ata e shoqėrojnė me lėvizje koke, me fytyrė tė mbuluar nga gazeta.)
Keti - Mė falni ju ēfarė prisni?
Tė tre - (Ulin gazetėn) Hiē... Po ti?
Keti - (Ngre supet) Hiē. (Hyn Skėnderi me njė ēantė tė madhe, kalon para tyre. Tė katėr ngrihen nė kėmbė dhe e pėrshėndesin. Edhe Skėnderi ua kthen pėrshėndetjen.)
Skėnderi - Besoj se keni ardhur pėr tenderin?
Tė katėr - Si urdhėron.
Skėnderi - Ju lutem do tė hyni njė e nga njė, kėshtu e pėrmban rregullorja. (Largohet nė zyrė, ulet nė tavolinė. Tė katėr shtyhen me njėri tjetrin kush tė zėrė radhėn i pari. Hyn i pari Qibini me zarfin nė dorė. Skėnderi teshtin.)
Qibini - Shėndet (tund zarfin), qėnkeni ftohur zoti shef.
Skėnderi - Ē'tė mos ftohesh... punojmė si kuaj 16 orė nė ditė. Ē'ti bėsh na ra bara ne ta ndreqim Shqipėrinė, kombin, atdheun tonė tė shtrenjtė. Kemi thėnė qė do ta shpiem nė Evropė apo jo?
Qibini - Ashtu ėshtė (tund zarfin)
Skėnderi - Po atė zarf ēfarė e ke?
Qibini - (qesh) Do vemi nė Europė apo jo? (I zgjat zarfin)
Skėnderi - A tė lutem mos mė komprometo.
Qibini - Njė kafe ėshtė zoti shef.
Skėnderi - (Rrėmben zarfin) Jo po ta dini, ju po e prishni Shqipėrinė... Po sa ka brenda?
Qibini - Dhjetė pėrqindėshi. (tė tre shikojnė nga cepi i skenės veprimet brenda)
Keti - E moriiii.
Gėzimi - Na la me gisht nė gojė.
Skėnderi - (Qibinit) Prisni jashtė ju lutem sa tė takoj formalisht dhe ata tė tjerėt (Qibini del i gėzuar duke fėrshėllyer. Hyn Gėzimi.)
Gėzimi - (tund zarfin. Kėndon:
Do ja themi dhjetė
Na bėhen dymbėdhjetė
Dhjetė pėrqind tė dha Qibini
Dymbėdhjetė tė jep Gėzimi
Skėnderi - Sa, sa ke brenda?
Gėzimi - Dymbėdhjetė pėrqind zoti shef.
Skėnderi - (rrėmben zarfin) Foli, foli atij qė doli.
Gėzimi - (del me nxitim, thėrret) Qibin! Qibin tė kėrkon shefi
Qibini - (Gėzimit) Hė ma fute? I dhe mė shumė (Hyn brenda)
Skėnderi - Ēėshtė ky zarf qė mė dhe more zotni? Unė kujtova se mos ishin dokumentet e tenderit? Kė do kompromentosh ti? Po e di ētė bėj unė, unė thėrras policinė nė moment.
Gėzimi - (Qibinit) Shumė keq zoti Qibin, shumė keq, tenderat fitohen me djersėn e ballit dhe jo me allishverish.
Skėnderi - (Qibinit) Mere zarfin dhe ta mbyllim me kaq. (Qibini merr zarfin, ikėn kokė ulur, ulet nė paraskenė i mėrzitur.) Zoti Gėzim tenderi pothuaj ėshtė i juaji. Prisni pėrjashta tė merrni pėrgjigjen zyrtare. Hyn Keti. Skėnderi e shikon nga kėmbėt. Keti ecėn ngadalė, rrotullohet rreth tij duke kėrcyer napolonin. Fillon tė kėrcej dhe shefi. Gėzimi dhe Vangjeli i shikojnė nga paraskena. Keti i vė zarfin nė ballė.
Gėzimi - Bo, bo, ma futi kjo mė duket. (Keti djeg shaminė duke kėrcyer. Skėnderi me zarfin nė dorė kėrcen edhe ai. Hyn Vangjeli) .
Qibini - (Duke numėruar paratė, bėrtet) Ouuu (Vangjeli dhe Gėzimi kthejnė kokėn)
Vangjeli - Ē'pate?
Qibini - Mė ka mbajtur njė pako me dhjetėmijshe. (tenton tė hyj brenda, ata e shtyjnė)
Keti - (Skėnderit) Ke 15% brenda.
Skėnderi - 15%?
Keti - Aq nxinte zarfi.
Skėnderi Foli, foli atij qė doli.
Keti - (Del me poza dhe flet) Ai qė doli tė hyj prapė.
Gėzimi Eh, Eh ma fute moj minifunde. (hyn brenda) Mė kėrkuat zoti shef?
Skėnderi - Zoti Gėzim, e studiova me vėmendje zarfin tuaj. Mirė i kishe bėrė llogaritė. Po zonjusha i ka mė tė mira. Urdhėroni zarfin. (Gėzimi merr zarfin dhe largohet duke folur me vete) Zonjushė mė prisni sa tė mbaroj punė me atė tė fundit.
Keti - Si urdhėron zoti shef (del, hyn Vangjeli me njė zarf shumė tė madh)
Skėnderi - Bo, bo, ky qenka zarf ma bėri mendjen ēarēaf.
Vangjeli - Tungjatjeta zoti shef.
Skėnderi - Tungjatjeta dhe mirėserdhėt.
Vangjeli - Kam dėshirė tė flasim troē bashkė. Unė s'jam nga qyteti juaj, jam nga Tirana. Firmė e fuqishme ndėrtimi. Nėse mė jepni tenderin ju vė nė dispozicion njė hyrje pallati nė kryeqytet nė katin e tretė. Apo doni zarfin?
Skėnderi - (mendohet) Zarfin. (tė tre nė paraskenė pėrgjojnė)
Vangjeli - Ju vėmė nė dispozicion edhe njė magazinė poshtė pallatit (tund zarfin)
Skėnderi - Zarfin.
Vangjeli - Kini dhe njė autoveturė prodhim i fundit (bie gongu)
Skėnderi - Zarfin (Vangjeli i zgjat zarfin ai e merr dhe fillon ta hap)
Tė tre - E hapiiii.
Skėnderi - (Nxjerr nga zarfi njė fletė tė madhe ku shkruhet: Kontrolli i Shtetit. Vangjeli nxjerr njė dokument ja tregon)
Vangjeli - Kontrolli i shtetit.
Tė tre - E kapiii. (largohen me nxitim po ashtu edhe Vangjeli me Skėnderin).
(skeē)
Personazhet:
l - Mėnua - 35 vjeē
2 - Kalopi - 30 vjeēe
3 - Lefteri - Nėnpunėsi i gjendjes civile
(Ngjarja zhvillohet nė paraskenė. Njė tabelė stacion urbani. Hyn Kalopi me ēantė nė dorė dhe njė trėndafil. Qėndron te stacioni. Hyn Mėnua, shikon Kalopin, afrohet, e pėrshėndet dhe ajo ia kthen me buzėqeshje.
Mėnua - Prisni urbanin?
Kalopi - (buzėqesh) Urbanin.
Mėnua - ....Kohė e bukur sot.
Kalopi - Shumė e bukur.
Mėnua - ....Na mbyti shiu.
Kalopi - Na mbyti.
Mėnua - Po prapė do dalė dielli.
Kalopi - Do dali.
Mėnua - Thonė se kur ka diell me shi, martohen breshkat.
Kalopi - Martohen edhe njerėzit.
Mėnua - (nxjerr njė kaush luledielli) Do fara?
Kalopi - Sapo e mbarova njė kaush.
Mėnua - (duke ngrėnė fara) Ku banoni?
Kalopi - Nė njė pallat tė ri qė ėshtė ndėrtuar tani, 10 katėsh, me ballkon nga deti. Mėnua - (nga spektatorėt) E gjeta ku tė fus kokėn (Kalopit). Me kė jeton?
Kalopi - Me mamin.
Mėnua - E ke tė re mamin?
Kalopi - Si kukull, mė ka ngjarė mua.... Po ju ku banoni?
Mėnua - Unė kam njė vilė personale trekatėshe... me kopsht mbushur me trėndafila, me karafila, me bilbila.
Kalopi - U mami! Unė ngordh pėr trėndafila.
Mėnua - Beqare?
Kalopi - Vajzė e vetme, kam pasur shumė pretendime, s'kam vendosur.
Mėnua - Meradiljoza.
Kalopi - U mami... ditkeni dhe italisht?
Mėnua - Jo di ēinkue gjuhė.
Kalopi - U mami.
Mėnua - Italjanēe, amerikanēe, greqishjanēe, ēobanēe dhe irakianēe.
Kalopi - Dhe irakianēe?
Mėnua - Kam qenė me forcat komando nė Irak.
Kalopi - U mami ēfarė trimi (rrotullon trėndafilin). Si i thonė Irakianėt trėndafilit? Mėnua - Trėndafilit?.... "Mjauuuu"
Kalopi - U mami, mami, sa gjuhė e bukur? Po dy trėndafila?
Mėnua - Mjauuuu - mjauuuu.
Kalopi - U mami sa gjuhė e thjeshtė. Po 100 trėndafila?
Mėnua - I thonė kėththththth.
Kalopi (I zgjat trėndafilin) Po tė dhuroj njė mjauuuu.
Mėnua - Faleminderit. Edhe unė nesėr do tė sjell njė tufė me kėththththth.
Kalopi - U mami! Sa do gėzohem.
Mėnua - Po sikur?...
Kalopi - Ēfarė?...
Mėnua - Unė beqar... Ti beqare... A martohemi pėr fare?
Kalopi - U mami mė ra si bombė... Tė lutem, tė mendohem njė minutė, se martesa njė
herė bėhet nė jetė?
Mėnua - Mendohu... patjetėr mendohu (shikon orėn)
Kalopi - (vė gishtin nė tėmth) U mendova, hidhma dorėn (Mėnua i fut krahun). U mami sa e thjeshtė qenka martesa! (dalin, shkojnė nė gjendjen civile)
Mėnua - (Lefterit) Kemi ardhė tė celebrohemi.
Lefteri - Trashėgime (hap bllokun) Si quhet bashkėshortja?
Mėnua - (Kalopit) Si tė quajnė?
Kalopi - Kalopi.... shkurt mė flasin lopė. (Lefteri shkruan)
Mėnua - Ta gėzosh! Mua mė quajnė Mėno, shkurt mė thėrrasin Abdurrahman.
Kalopi - U mami... sa emėr i bukur...
Lefteri - (ngre syzet) Keni kohė qė njiheni?
Mėnua - Ohuhe... para njė ore.
Lefteri - O Zot i madh! A e pranoni pėr bashkėshorte lopėn?
Mėnua - Kė ore kė?
Lefteri - Lopėn (dhe tregon me dorė Kalopin)
Mėnua - Ėhė, ėhė, ēmendem pėr tė.
Lefteri - Zonjusha lopė... a e pranoni pėr bashkėshort zotin Mėno?
Kalopi - Do ta kem tė vetmin e derės.
Lefteri - Epo trashėgime e jetė tė lumtur.
Tė dy - Faleminderit (takohen, largohen, kalojnė nė paraskenė krahė pėr krahė, qėndrojnė).
Kalopi - I dashur! Ku do ta kalojmė muajin e mjaltit?
Mėnua - Nė kosheren e bletėve.
Kalopi - U mami ēfarė humori paske ti!
Mėnua - E di ēke ti? Eja tė shkojmė nė shtėpinė tėnde. Unė ngordh pėr tė hyrė gollovar! Apo se ke dhe nėnėn tė re! (Kalopi qesh ngadalė, pastaj me tė madhe) Ēfarė ke pse qesh?
Kalopi - I dashur... tė mė falėsh se tė kam gėnjyer pakėz (qesh), ku kam shtėpi unė, ne jemi vend edhe popuj, kemi tetė vjet qė jetojmė nė njė depo armatimi (Mėnua shqyen sytė, largohet pak. Kalopi i hedh dorėn) - Hajde i dashur shkojmė nė vilėn tėnde me trėndafila, karafila, bilbila...
Mėnua - Ēfarė bilbilash moj e mjerė, ne kemi pesė vjet qė jetojmė nė njė bunker. Kalopi - Ua mami (qan), por kur s'ke shtėpi, pse e bėre celebrimin?
Mėnua Pėr tė gjetur njė strehė, pėr tė futur kokėn moj fyryfyēkė. Pse? Mos e bėra pėr sytė e tu qė mi ke si prozhektor trageti, apo pėr gojėn tėnde qė ma ke si kuti votimi?
Kalopi (e nervozuar) Mua mė merr tė keqen ti se unė jam mjauuu, mjauuu (largohet)
Mėnua Ti je mjauuu-mjauuu, unė jam kėththththth (largohen nė drejtime tė kundėrta).
QYFYRE NGA NJE DASEM
(skeē)
Isha nė njė dasėm, nė lagje. U martua vajza e Shemshedinit. Gjėmuan kėngėt dhe meloditė, por nuk munguan edhe qyfyret dhe komeditė. Sa erdhėn krushqit me dhėndrin, njė grup plakash ia morėn rrugės me romuze:
Nusja jonėė sa e mirė,
dhėndėri si kec i shtirė.
Nusja jonė yll e dritė,
Dhėndėrri si thes me kripė.
Krushqit u tulatėn, ndėrsa dhėndėri duke turfulluar e kėrcitur dhėmbėt shikonte andej-kėndej. Grupi i plakave vazhdonte kėngėn:
Nusja jonė lule filxhani
Dhėndėri si llullan kazani.
Nusja jonė lule behari,
dhėndėri si mullar bari.
Njė nga krushkat qė s'iu durua mė, shpėrtheu: I marshi tė keqen dhėndėrrit ju. Se e kemi mis qyteti. Ja, shikojeni, si Bin Ladeni i Amerikės ėshtė (desh tė thosh si Bill Klintoni). Plasėn tė qeshurat.
Vėllai i dhėndėrrit, njė mesoburrė, pėr tė qetėsuar situatėn, ia mori njė labēe:
Shokė do ia marr njėherė
Kapmani,
E kam brenda do ta nxjerr
Mbamani.
Do ta nxjerr si maliher
Mbamani.
Gratė, tė skuqura nė fytyrė, kapnin faqet me duar, ndėrsa nėnė Shanikua, me gojėn katua, iu drejtua orkestrės: Ku ini ju tė odhkethtrėth, pthe u kemi paguadh, mbutheni, mbutheni dathmėn me adhegdhi. Orkestrantėt, si specialistė tė kualifikuar tė dasmave, ia nisėn kėngės, Solist vetė fizarmonicisti,
Faqja jote Zana
E kuqe si gjaku,
pėr ta prerė me thikė moj Zana
si shalqi Shijaku.
Qafa jote Zana
Si bisht mandoline
Me rruazat nė gushė moj Zana,
Porsi fiq Kanine.
Njė plak, qė ishte bėrė tapė, u ngrit nė kėmbė, nxori shaminė e hundės dhe duke kėrcyer ia mori kėngės:
I ziu mė iku mosha - vu, vu Merxhane.
Nė kazan t'rakisė u pėrvėlofsha - vu, vu Merxhane.
Pse s'mė erdhe mbrėmė te kioska - vu,vu Merxhane.
Tė kisha sjellė bretkosa - vu, vu Merxhane.
Plaka pa dhėmbė, u ngrit e nervozuar dhe bėrtiti: "tha bėni kėthtu odhe, tha bėni?
Pthe vetėm ne do kėndojmė? Po kdhuthqit? Nuk do t'u lėmė dhadhė dhe atydhe?"
Tė gjithė duartrokitėn nė kor. Krushku i zėnė ngushtė, u ngrit menjėherė nė kėmbė. Efkaristo poli tha krushku qė kish 12 vjet kurbetlli nė Greqi. Dhe ia mori njė kėnge greke gjysėm shqip, gjysėm greqisht.
E tope-tope papagalle
Ella krushku tė heqim valle
E tope-tope papagalle
Ella tė shkrihemi fare.
Eh! tha njė plak andej nga fundi, edhe ato tė dashit na duheshin tani - hajde kėngė, hajde. Njė vajzė bionde, ia mori njė kėnge tė bukur dashurie tė muzikės sė lehtė.
E desha djalin, tė ish i bukur
Me sy tė zezė, djalin e doja.
Por biondja se vazhdoi dot mė tej, se nga njė grup pėrballė saj u mblodhėn kokė mė kokė, sikur tė bėnin kala dibranēe, ia morėn njė kėnge labēe.
Ė... ėh... Ė... ėh...
Rashė e theva kėmbėn
Ė... ėh... Ė... ėh...
M'u nė mes tė ditės
Ė... ėh... Ė... ėh...
Mirėpo asnjė s'e dinte mė tej tekstin e kėngės dhe vazhduan:
Ė... eh... Ė... eh...
Ė... eh... Ė... hėhė.
Ė... eh... Ė ... eh.
Ė... eh... Ė... hėhė.
Ėngdha u hėngėdht tha plaka pa dhėmbė, Kudh the dini, pthe e mdhni kot, na tudhpėdhuat padha kdhuthqėve. Dhe ia mori vetė njė kėnge:
o nuthe vetudh binjadhe
Pthe na dodhe gėnjthtadhe
Na the qė th'madhtodhem fadhe
Do t'i dhi babait manadhe.
Ja tė tilla kėngė u kėnduan nė dasmėn e Shemshedinit dhe do tė vazhdojė kėshtu pėr aq kohė sa kompozitorėt tanė tė kompozojnė edhe kėngė tė bukura pėr dasma.
REFUGJATI DHE AVOKATI
(skeē)
Personazhet:
1 - Manolis - Refugjat nė Greqi
2 - Sufllaqis - Pronar Grek
3 - Pallaqis - Avokat Grek
4 - Koraqis - Gjyqtar Grek
Nė paraskenė hyjnė duke u zėnė Manolis dhe Sufllaqis.
Manolis - (E kap pėr mėnge Sufllaqin) Eeeeej, Sufllaqis, mė jep dhrahmitė qė tė kam punuar njė vit. (Nė paraskenė ka hyrė Pallaqis me njė dosje nė dorė. Shikon skenėn qėndron dhe dėgjon nė cep tė paraskenės).
Sufllaqis - (Mundohet ti heq dorėn). Fevga more (e shikon nė sy).
Manolis - (Duke e tėrhequr) Eee... ēmė shikon ashtu... sta mbush syrin? Hidh dhrahmitė.
Sufllaqis - (Me forcė ia shkėput krahun) Fevga more dhjavole...gamoto...
Manolis - Uuuu... Uuuu... Kujt i thua gamoto ti ore, kokė karotė... hidh leftatė kėtu se tė bėra gjinekėn, tė bėra.
Sufllaqis - Dhen eqi lefta.
Manolis - Uu ēmė ēmendi ky... uuu do ti ha gabzerin, do ti ha.
Sufllaqis - Katallavenis... dhen eqi lefta.
Manolis - Dhen eqi lefta (e kap pėr mėnge). Po unė tė bėj pastėrma.
Sufllaqis - (Bėrtet) Eeej astinomia... astinomia (shkėputet, largohet me nxitim).
Manolis - (Ikėn me nxitim mbas tij) Sufllaqis! Sufllaqis! Ik ik... po ke pėr tė parė... po stė bėra sufllaqe mos mė thėnēin nė emėr (kthehet i mėrzitur flet nga spektatorėt) Hė... e patė... Ja kėshtu ta bėjnė disa afendikonj. Punon si qen bir qeni njė vit tė tėrė e stė japin paratė... Edhe thonė kanė faj shqiptarėt. Po unė nė iu ndafsha mu ndafshin hallvėt. Lapidar mu nė qendėr tė Omonias do tė bėj.
Pallaqis - (Ėshtė afruar). Ti kanis pedhi mu. (Manolis e shikon). Ego avokatis
Manolis - Avokatis? Ego refugjatis.
Pallaqis - Ēhall ke refugjatis?
Manolis - Ētė kem qirjo avokatis. Ego njė vit ēoban nė mal me bagėti dhi... dhen... dhe qen... meee... beee... hum... hum e afendikoi oqi lefta... katallaveno.
Pallaqis Aha... katallaveno... katallaveno... Ti bėj gjyq... ego avokat. Ti merr paratė.
Manolis (I gėzuar) Unė marr leftat?
Pallaqis Pastaj ndajmė alla misa... Qe miso ti, qe miso unė.
Manolis (Nga spektatorėt) Tė gjithė ta fusin kėtu... Tė gjithė tė rrjepin.
Pallaqis Kalla allvanikos? Qe miso ti, qe miso unė.
Manolis Nxirrėm prej hallit pa do marrėsh tekun e bilalit.
Pallaqis Ella tora (flasim pantonime me njėri tjetrin. Qeshin tė dy), Largohen.
Hyjnė nė skenė. Skena njė tavolinė, pranė tavolinės Manolis, Pallaqis dhe Sufllaqis, hyn Koraqis... i bie ziles).
Koraqis - Fillojmė gjyqin... i akuzuari Sufllaqis... a ka punuar refugjat Manolis njė vit ēoban tek ju?
Sufllaqis - Po
Koraqis - A ja keni dhėnė hakun e punės? Leftatė?
Sufllaqis - Qirjo gjykatės, mė jepni mundėsinė tė flas mbas allvanikosit.
Koraqis - Kėrkesa pranohet... Allvanikos?
Manolis - Meee.
Koraqis - (Sufllaqit) Qenka memec?
Manolis - Beee.
Koraqis - Bo bo. Si do merremi vesh me tė?
Manolis - Hum... Hum... Hum... Hum.
Sufllaqis - Do ta ketė ngrėnė ndonjė qen qė bėn si qen.
Manolis - Meee.
Pallaqis - Ai bėn dhe si kec. Mos e ka ngrėnė ndonjė kec?
Koraqis - (Me shėnja Manolit) Ti ka dhėnė paratė pronari?
Manolis - Aaaa... (i bije brylit) Naaa.
Koraqis - Stė ka dhėnė asnjė lek?
Manolis - Aaaa... (i bije brylit) Naaa.
Sufllaqis - Protestoj... Protestoj... Zoti gjykatės... Ai fliste shkėlqyer jo allvanishten por edhe greqishten dhe si memec bėn vet.
Pallaqis - Po... bėn vetė? Zoti gjykatės. Njė vit mjerani vetėm nė pyll pa folur me njeri vetėm me qen dhen e dhi, sa harroi tė fliste gjuhėn nėnė dhe mėsoi tė fliste gjuhėn e qenve
Manolis - Hum... Hum... Hum... Hum.
Koraqis - (Sufllaqit) Me dokumenta e ke marrė nė punė? (Manoli tund gishtin e madh)
Sufllaqis - Pa dokumenta
Pallaqis - (Manolit) Si... pa dokumenta je?
Manolis - (i bije brylit) Naaa.
Pallaqis - Zoti gjykatės... Si avokat do ta padis edhe pėr shkelje ligji qė merr njerėz nė punė pa dokumenta.
Manolis - Meee.
Pallaqis - Edhe gjoba ėshtė deri dy milion dhrahmi.
Manolis - Beee.
Koraqis Sufllaqis, jepi paratė ta mbyllim kėtė mesele.
Manolis - Hum... Hum... Hum... Hum.
Pallaqis - Nėse nuk i jep paratė tani, unė do tė nis akuzė tė re.
Manolis - Beee.
Pallaqis - (Sufllaqit) Mos e zgjat... nxirr portofolin e jepi leftat.
Manolis - Meee.
Sufllaqis - Dėgjon ore allvanikos, qė e bėre tos mollos. (Nxjerr portofolin, dhe i jep njė pako me dhrahmi. Manoli fėrkon duart, i merr, i numėron me nxitim).
Manolis - Aaaa... (i tund Sufllaqit tre herė tė dy pėllėmbėt me gishtėrinjtė lartė)
Koraqis - Ēfarė thotė or aman se na ēmėndi.
Pallaqis - I ka dhėnė tridhjetė mijė mė pak.
Koraqis Bo bo sa i ngjitur... (Sufllaqit) Jepja ore paratė tamam (Sufllaqi ia jep... Manolis i merr, i puth, i vė nė ballė, largohen tė gjithė, Manolis del nė paraskenė duke numėruar paratė).
Pallaqis - (Nga cepi i paraskenės) Manoliiiis... ella pedhi mu.
Manolis - Meee.
Pallaqis - Ella tora pedhi mu.
Manolis - Beee.
Pallaqis (I afrohet) e pe... i fituam leftat.
Manolis (I gėzuar) aaaa.
Pallaqis Hidhi gjysmat kėtu.
Manolis - (Tregon brylin) Naaac.
Pallaqis Eeeej... ego avokatis.
Manolis (Hungurin si qen) Hum... Hum. (Pallaqis hedh dy hapa prapa). Hum... Hum. (Pallaqis ikėn me nxitim) Hum... Hum... Aaaa... Naaa (Largohen).
AHENGU
(skeē)
Personazhet:
1 - Aliu - I zoti i shtėpisė.
2 - Aisheja - E shoqja.
3 Sadiku - Shok i Aliut, refugjat nė Greqi.
4 Jani - =/= =/= =/= nė Itali.
5 Barjami - =/= =/= =/= nė Turqi.
6 Bastriu Komshi i Aliut.
Ngjarja zhvillohet nė shtėpinė e Aliut. Skena dhomė. Aliu dhe Aisheja shtrojnė pjatat nė tavolinė.
Aisheja Ali... ēfarė ke?... Pse dridhesh ashtu?
Aliu Do mė vijnė shokėt moj grua, do mė vijnė shokėt e zėmrės, si tė mos kem emocione. Po kam tre vjet pa i takuar moj... Njėri nė Greqi e tjetri nė Itali... e tjetri nė Turqi... Ah si u shpėrndamė kėshtu shqiptarėt e gjorė, si zoqtė e korbit. Ah kurbet, tė martė djalli, qė na ndave pėr sė gjalli. (Bije zilja e derės) Erdhėn... erdhėn, hape derėn Aishe. (Aishja hap derėn hyjnė me radhė Sadiku, Jani dhe Barjami).
Sadiku Jasu qirjo Ali... Jasu.
Aliu Jasu e po ta mbajti qasu.
Jani Buonasera tuti e salute karo amiēi.
Aliu Paska mėsuar Italianēe Jani kokviēi.
Barjami Selami Aleq.
Aliu Aleqimi Selam o halldupi Barjam. (Qeshin tė gjithė). (Puthen e pėrqafohen).
Sadiku Qirjo Ali (tregon njė shishe) Dhuratė njė shishe uzaqi, ta kam sjellė nga Kallpaqi.
Jani (Tregon njė tufė lulesh). Karisimo Ali, si dhuratė Jani njė tufė lulesh pruri, urime e tanti auguri.
Barjami (Tregon njė pako) Efendėm Ali... Njė bakshish Barjami solli, njė kile hallvė Stambolli. (Dhuratat i merr njė nga njė Aisheja).
Aliu Dhuratė me madhe pėr mua
miq ju qaq shumė ju dua
Ah sa mė kish marrė malli
se shpreh dot nga zevali.
Aisheja Urdhėroni... urdhėroni tani, uluni nė tavolinė.
Barjami Hajd tė ulemi si nga herė, se do tė bėjmė ylyver. (Shkon ulet, Bajrami mbas tij Sadiku). Tutje ti... hajde ti Jani nė mes. Nuk rrijnė bashkė Turku me Grekun, kemi problemin e Qipros.
Sadiku Uuuu turkoshak.
Barjami Ik ore korofillak (Qeshin tė gjithė).
Aliu Ju qeshtė zėmra, ju qeshtė... Se mė kėnaqėt... Ja kėshtu... Jam tepėr i emocionuar (nxjerr shaminė, fshin veshin) i thonė tre vjet qė jemi ndarė, tre vjet qė sjemi parė.
Aisheja Mbaj veten Ali... ēbėn kėshtu... Ja ku ini prapė bashkė. Shėndoshė e mirė, si molla.
Aliu Ashtu ėshtė moj grua, ashtu ėshtė... siē e sheh i kam vėllezėr, nuk rezistoj dot tė flas gjatė (merr gotėn) ja, tė gėzuar tė gjithėve.
Sadiku Harumeni.
Jani Auguri.
Barjami Ēin, Ēin (zgjasin gotat, i pėrplasin, dėgjohen disa goditje tė forta).
Sadiku (Bėn kryqin) Kristo qe Panagjia (dėgjohen prapė goditje).
Jani Mama mia (Dėgjohen prapė goditje).
Barjami (Vendos duart nė ballė siē bėhet kur falesh) Suluhan Allah (shikojnė tė tre lartė).
Aisheja Mos u shqetėsoni, ka blerė njėri hyrjen matanė e po e kthen nė dyqan, hani, pini pa merak.
Aliu Tia marrim njė kėnge vėllezėr, si dikur kur mblidheshim nė ahengje. (Ia merr kėngės). Do marr ēiften, do dal pėr gjah /aman shoko aman ore aman, kėndojnė tė gjithė. (Dėgjohen goditje mė tė forta, ndėrpritet kėnga), Ik moj grua, foli atij gjitonit, kemi sebep, thuaji ti ndėrpresė punimet. (Aisheja del) Vazhdojmė kėngėn vėllezėr. (Kėndojnė tė gjithė).
Sadiku - Tėrmet vėllezėr, ėshtė tėrmet.
Barjami - Subuhan Allah. (Jani ėshtė ngritur pėrgjysmė e dridhet).
Aliu Ēkeni bre burra, ju kini duruar gjithė ato sakrifica si refugjatė e u trėmbkeni kėtu brėnda nė shtėpi, hajde Jani pipinua, mbushna gotat. (Jani merr shishen i dridhet dora, mezi i mbush gotat). Ja, kaq e pati, u ka folur Aisheja atyre dhe e lanė punėn, hajde gėzuar... (trokasin gotat, sa i vėnė nė buzė dėgjohen goditje mė tė forta, u pėrplasen gotat nė turinj).
Barjami Tritol... Pėr nur tė Allahut tritol. (Jani poshtė tavolinės me shishe nė dorė, i dridhen duart, i derdhet rakija). Kushedi kujt ia kanė bėrė dasmėn.
Aliu Po Jani ēu bė?
Jani Jam kėtu o mos qofsha mė, (pėrsėri goditje tė forta me pauza tė gjithė hidhen pėrpjetė dhe ulen disa herė mbas ēdo goditjeje, goditjet shpejtohen edhe hedhjet e tyre shpeshtohen. Jani del nga tavolina nė mes tė dhomės duke u dridhur, Sadiku bėn vazhdimisht kryqin duke pėshpėritur «Kristo Sanesto, Barjami falet duke pėrsėritur Subahan Allah, kap veshin me dorė).
Jani Io andare. (Aliu e kap pėr dore, e tėrheq). Ali, lashastare, (vazhdojnė goditjet. Jani ikėn me vrap, tė tjerėt hidhen pėrpjetė mbas ēdo goditjeje).
Barjami (Mban barkun me dorė). Ali, Ali.
Aliu Ēfarė ke Barjam. (Vazhdojnė goditjet, hidhen pėrpjetė).
Barjami Ku... Ku... Ku...
Aliu Ēfarė kuku...
Barjami Hameni ore hameni... ku ėshtė.
Aliu Atje. (Barjami ikėn duke mbajtur barkun me dorė). Tė lumtė Sadik, ti u tregove mė trimi, nuk lėvize fare nga vendi.
Sadiku Aliii... unė nuk lėviz se jam mbushur plot, (dėgjohen goditje, hidhen pėrpjetė, bije njė copė muri, Bastriu fut kokėn te vrima e murit, ėshtė bėrė gjithė pluhur suvaje). Aliii, shiko te muri.
Aliu (Kthen kokėn).
Sadiku Njė kokė njeriu.
Bastriu Jam unė Bastriu... ju bėftė mirė.
Aliu Bujrum... Po miqtė i presim nga dera ne, jo nga vrima e murit.
Sadiku I ka rėnė pėr shkurt.
Bastriu E shet? E shet?
Aliu Kė ore tė shes?
Bastriu Hyrjen. Se dua tė bėj dhe njė tjetėr dyqan pėr vėllanė, mendohu e mė kthe xhevap. (Largohet... dėgjohen prapė goditje).
Sadiku Ali! Jam mbushur keq, po kundėrbohem, po iki nė shtėpi tė ndėrrohem, (Ikėn avash avash me kėmbė tė hapura), do vish dhe ti? Se do tė tė zėrė muri.
Aliu Strėmbet burri nga muri... (dėgjohen goditje, Sadiku largohet me kėmbė hapur). Aliu rri gatitu nė qėndėr tė dhomės). (Dėgjohen goditje me radhė).
Le tė dridhen muret,
le tė bjerė tavani.
Po Aliu kurrė,
Sdel nga istikami. (Vazhdojnė goditjet, hyn Aisheja).
Aisheja Qyqja, po mė vritet burri. (Vazhdojnė goditjet, hyn Aisheja).
Aliu Mos mė kap pėr dore, le tė bėhem kurban i policisė ndėrtimore. (Aisheja e tėrheq me zor, dalin).
Aliu Nuk lėviz, do shpallem martir i demokracisė. (Aisheja e tėrheq, dalin).
LETER GRUAS REFUGJATE
(poezi satirike)
(Skena dhome - Del Qazimi me njė pėrparėse dhe shami nė kokė, me njė fshesė nė dorė fshin dhomėn, vė duart nė mes dhe flet nga spektatorėt).
Qazimi - (Komunikon me spektatorėt) E ore... ka ndonjė kėtu nė sallė si puna ime qė ti ketė ikur gruaja me fėmije nė Greqi refugjat e kanė mbetur fillikat si Lugat?! Ah i ziu unė, i ziu, ēpo heq e ēpo vuaj kėto nėntė mua, (bie zilja e telefonit). Hyr. Kush ėshtė? ngre receptorin (bie prapė zilja). Ua qenka telefoni, (ngre receptorin). Alo.
Zė nė telefon - Alo... ti je?
Qazua - Qazua jam, po ti kush je?
Zė nė T. - Aisheja...
Qazimi Aisheee... si je tu bėftė Qazua...? si janė fėmijėt tu bėftė Qazua?
Aisheja - Shumė mirė jemi... shumė, tė puthim tė gjithė.
Qazimi - Edhe unė ju puth tė gjithėve... Po plaka si ėshtė?
Aisheja - Sėmurė ka qenė, sėmurė.
Qazimi - Tu bėftė Qazimi bėj yzmetin plakės se po vdiq ajo vdiqėm te gjithė ne
Aisheja Ēkemi nga Vlora?
Qazimi - Plot gjėra kemi, tė kam shkruar njė letėr gjerė e gjatė e do ta dėrgoj me Belulin
Aisheja Po e pres letrėn me padurim, ika se mbaroi karta.
Qazimi - Ik tu bėftė Qazua ik, kujdes plakėn, se na vure flakėn. (Puth telefonin, mbyll receptorin, flet nga spektatorėt). I kam shkruar njė letėr Aishesė e ja numėroj tek e tek tė gjitha hallet e mia dhe tė qytetit. (Merr letrėn, lexon)
Qė ditėn qė ike
qė kur stė kam parė
tre vandak me rroba
kanė mbetur pa larė
Shumė muaj u bėnė
sot u mbushėn nėntė
qė kur mė ke ikur
po luaj nga mentė
Nė ēkopshte me lule
po shėtit vallė?
Unė kėtej gjithė ditėn
vij vėrdallė si kalė
Vdiqa nga uria
se sdi tė gatuaj
Shtatė kile fasule
hėngra kėtė muaj
Bėra dhe pastiēo
njė ditė nė mėngjes
u ngjit si mastiē
se si hodha vezė
Pjatat e pa lara
mbushur lavamani
nga cigarja natėn
mu dogj dhe jorgani
Unaza e martesės
pardje nė mėngjes
mė ra krejt papritur
nė vrimė tė halesė
O sa jam mėrzitur
o ēkam hequr o Zot
tetė orė dorėn brenda
po se kapa dot
Po mos u dėshpėro
hiē mos u mėrzit
bleva unazė tjetėr
Sot te arixhinjtė
Mora dhe pensionin
e di sa mė zuri?
Katėr tufa presh
tre litra vajguri
Dhjetė koqe patate
dhe njė tufė sallatė
njė ēakmak i ri
edhe dy qiri
Bleva dhe njė bingo
tė provoja fatin
si s'kapa njė numėr
I dhjefsha surratin!
Njėzet mijė tė vjetra
kaq ishin tė ngratat
ikėn menjėherė
nesėr bėjnė tė shtatat
Dhe televizori
ka nja dy tre ditė
i mbylli tė dyja
gojėn edhe sytė
Perdet nė dritare
nuk njihen mė fare
janė nxirė kornizat
i kanė dhjerė mizat
Dhe tani dėgjo
lajme nga pallati
ditėn e xhuma
vdiq dhe xha Sokrati
Ra nė njė pucet
Sokrati i gjorė
mezi e kanė nxjerrė
me eskalatorė
Dhe nga Fatimeja
ka njė sihariq
e martoi vajzėn
me njė byth eksiq
Koēon e Sofikės
e zunė gafil
ja preu tė dy gjendrat
me gjithė birbil
Fusha rreth pallatit
ėshtė zėnė e gjitha
janė ngritur nėntė qoska
ngjitur byth mė byth
Katėr shesin mish
dy janė ushqimore
dy janė kafene
njė shet akullore
Ētė tė them i gjori
kėtu ėshtė rrėmujė
natėn skemi drita
ditėn skemi ujė
Rrugėt gropa gropa
nė ēdo cep plehra
thonė se nga qershori
do na bjerė kolera
Kanė ikur pėllumbat
kanė mbetur laraskat
ditėn shihen plumbat
natėn bredhin maskat
Dhe tani dėgjo
njė bisedė intime
ta dimė ne tė dy
unė dhe gruaja ime
O kam parė njė ėndėrr
qė jam bėrė verem
sikur bėja seks
me njė maroken
O sa jam tmerruar
kam mbetur pa gjumė
natė pėr natė po pi
nga njė grusht valium
O Zot ētė kam bėrė
pse mė le kėrcu?
Gruaja dhe fėmijėt
bredhin hu mė hu.
Unė nė njėrėn anė
ata nė anėn tjetėr
ah kurbet i lig
ah moj plagė e vjetėr!
Pėrgatiti Andi Meēaj
BEN MEĒE
Ben Meēe u lind mė 15 maj 1969 nė Vlorė. Mbaroi studimet e larta nė UT tė Tiranės pėr Inxhinieri Mekanike. Shkruan letėrsi humoristike dhe pėrkthen nga gjuha italiane. Ka pėrkthyer ndėr tė tjera nga autorė me rėndėsi botėrore: Montale, Sanguineti, Luzi, Enis Batur, Alda Merini, Montero, si dhe tregime humoristike nga Woody Allen etj.
Prej janarit tė vitit 1992 jeton nė Bolonjė, Itali.
DITA E PARĖ
Diua, (kėshtu mė pėlqen ti flas me pėrkėdheli Zotit) pasi mbaroi se krijuari edhe Evėn, u ul nė njė gur (qė e kish krijuar nja dy ditė mė parė) nxorri njė shami tė bardhė nga xhepi i jelekut dhe filloi tė fshinte mirė e bukur duart qė i kish gjithė baltė.
-Mė iku jeta duke punuar falas, mė iku ja bėfsha naftin,- psherėtiu thellė.- Dhe sta di njeri pėr nder!
Duhet tė largohej se koha nuk priste. Futi veglat nė ēantė, e hodhi krahėve dhe filloi tė largohej ngadalė me atė ecjen e tij karakteristike. Bėri disa hapa, pastaj ktheu kokėn pas dhe e nguli prapė vėshtrimin te Eva. E kish qarė fare e kish qarė! Rrallė i dilnin punė tė tilla! Ashtu, e shtrirė, (lakuriq siē e kish bėrė nėna) ishte mrekullia vetė.
Dėshira tė kėqija i shkuan pėr njė ēast nė kokė, po kur pa Adamin, qė u rrotullua nė krahun tjetėr, mendoi: Lėre se mos na zgjohet ky muti edhe kush bėn sherr qė nė mėngjes!
Rrėmbeu dy gjethe, i palosi mirė e bukur dhe ua vendosi te koka qė ti kishin gati kur tė zgjoheshin. U futi njė tė kruajtur tė mirė koqeve, i hodhi dhe njė vėshtrim admirues Evės dhe u largua pa e kthyer mė kokėn pas dhe pa ecjen e tij karakteristike. Me njė fjalė iku nė hallet e tij.
Mijra planete tė tjerė e prisnin dhe nuk dinte si tia bėnte.
Nuk kish shumė qė Diua qe larguar, kur Adami hapi sytė. I kėputi njė tė gromėsitur, pastaj nja dy pordhė tė vogla dhe rrotulloi kokėn nė anė tjetėr. Sytė iu ngulėn te Eva, qė kishte kohė qė ishte zgjuar dhe me njė degė peme, po fshinte vendin pėrreth.
-Po ti kush je?- e pyeti Adami.
-Po ty ētė duhet?- iu pėrgjigj Eva dhe vazhdoi tė fshinte.
Adami e vėshtroi me kujdes nga koka te kėmbėt. Nė fillim me inat, pastaj me kureshtje, dhe duke i kthyer me pėrēmim kurrizin i shpėtoi njė pordhė tjetėr pak mė e fortė se dy tė parat. Ishte pordha e tretė nė jetėn e tij dhe iu duk sikur po ia merrte njėēik dorėn.
-Boll, se na i shpife, aman!- iu drejtua Eva qė nuk e mori vesh as vetė, nė ishte njė kėrcėnim, vėrejtje, apo diēka e thėnė ashtu kot.
-Ti rregullo mirė atė gjethen, se le nam, e lėre seē bėj unė!
Eva hodhi sytė nga gjethja, u skuq nė fytyrė pėr njė moment dhe u kthye nė anė tjetėr pėr tė mbuluar mė mirė pjesėn mė intime tė trupit tė saj.
-Ku tė venė sytė edhe ty?
-Mė mirė unė, apo tė tė shohė gjithė bota, si thua ti?- iu pėrgjigj, duke u zgėrdhirė Adami dhe ndoshta pėr herė tė parė nė jetėn e tij e ndjeu veten superior.
-Qėnke shejtan fare nga goja, ti ore!- i dha dum muhabetit Eva duke iu ulur pranė.
-Mė quajnė Eva.
-Unė jam Adami.
-Ta gėzosh!
-Edhe ti!
-Faleminderit!
-Seē mė hahet, po nuk po e gjej dot?- theu heshtjen Eva pas njė dialogu shikimesh qė zgjati rreth dhjetė minuta e gjysėm.
-Edhe mua mė griu uria.- iu pėrgjigj Adami dhe instinktivisht mori njė gur dhe qėlloi me sa fuqi qė kishte drejt njė shkurreje pėrball.
-Vemi hamė njė mollė?
-Je nė vete? Mollė esėll? Prit se po bėj njė xhiro mos gjej gjė kėtej rrotull.- e siguroi
Adami dhe u ngrit me pėrtesė pėr tu drejtuar poshtė nga lumi.
-Na, ku vete pa gjethe?
-Ua, shyqyr qė u kujtove, se desh u bėra gazi i botės.
Adami u var poshtė tatėpjetės ndėrsa Eva e ndoqi me sy derisa ai u zhduk pas njė ferre tė madhe.
Ndihej megjithmend njė grua metėvėrtetė e lumtur me vėshtrim nė tė tashme, por me mendje dhe shpirt nė njė tė ardhme qė ajo e parashikonte tė sigurtė dhe kuptimplote. Njė grua e lumtur e di se ēduan tė thonė kėto fjalė.
Adami u kthye pas dy orėsh. I lexohej menjėherė nė sy qė ishte i lodhur e i mėrzitur. Mezi hiqte kėmbėt zvarrė dhe merrte frymė me vėshtirėsi.
-I rashė rreth e qark gjithė lagjes po nuk gjeta gjė pėr tė ngrėnė. Si do ia themi mėngjesit?
-Opo lėre mėngjesin se iku, po hajde hamė atė mollėn atje se ndryshe do vdesim urie.- iu pėrgjigj Eva duke u drejtuar nga molla aty afėr. Adami e ndoqi pas pa bėrė zė, ēfarė tė bėnte, nuk ia mbante bytha tė dilte prapė nė xhiro. Uria i kishte vajtur nė palcė.
-Hip lartė, Adam dhe kėpute atė mollėn!
-A ēja fut kot edhe ti Eva ndonjėherė! Mua mė ranė kėmbėt lartė e poshtė si gomar, ti thua hip nė pemė!
-Po gomar kujt i thonė?
-Ku ta di unė, ka mbetur si shprehje.
-Mirė, mirė, se po hipi unė.- mori iniciativėn Eva dhe filloi tė ngjitet nė pemė.- Edhe ktheje kokėn nė anė tjetėr, ēfarė shikon ashtu?
-Pėr sytė e ballit po shikoja mollėn!
-E thashė unė qė nė fillim qė ti je shejtan, po smė besoi njeri.- vazhdoi Eva dukej hapur qė kėsaj radhe i pėlqeu qė Adami po e shikonte.
Molla ishte metėvėrtetė e madhe dhe i ngopi menjėherė barqet e dy tė rinjve tanė tė porsalindur.
-Mos i hidh zhapat ashtu, se mė ra bretku duke pastruar!
-Mos mė trajto kaq keq, o Evė, se vetėm mua ke nė kėtė botė, ske njeri tjetėr me kė ti qash hallet.
Eva e pa me ata sytė e saj tė mėdhenj bojėqielli e tėrė dhembshuri dhe heshti. Njė fllad i lehtė ia mori kaēurrelat e verdha dhe ia pėrplasi mbi fytyrėn e Adamit, qė seē ndjeu disa tė dridhura nė trup, qė nuk arriti ta shpjegonte dot ēfarė ishin, por qė i pėlqyen si asnjėherė tjetėr nė jetėn e tij.
Dhe kėshtu, barkplotė, e tė kėnaqur, vazhduan ti hidhnin kaēurrelat surratit njėritjetrit deri sa dielli u zhduk mbas kodrės pėrkarshi dhe lagjen e pushtoi errėsira. Adami , ndjeu prap nė trup ato tė dridhurat, qė nuk dinte se ēfarė ishin po qė i pėlqenin aq shumė. Mė vonė mori vesh se edhe Eva seē ndjente ca tė dridhura nė trup qė nuk dinte se ēfarė ishin, po qė edhe asaj i pėlqenin.
Nata e ngrohtė dhe plot aromė gjelbėrimi, avash - avash i vuri nė gjumė, sipėr njėri tjetrit dy tė rinjtė dhe me qetėsinė qė vetem nata di se ēėshtė, ua ruajti dhe ledhatoi gjumin deri nė mėngjes.
Si gjithmonė Eva, u zgjua e para, qė pa gdhirė dhe i pėlqeu tė rinte edhe pak shtrirė, ashtu me Adamin e saj, e pastaj tė bėnte punėt e zakonshme, kur befas, diēka e bėri aq kureshtare, sa qė u detyrua ta zgjonte Adamin, qė po flinte duke gėrhitur.
-Adam Adam , shiko shiko po ngrihet prapė po ngrihet prapė !
Adami u ngrit si i shushatur duke hedhur sytė e terrorizuar e tėrė sklepa poshtė barkut.
-Jo ai, or idiot, dielli dielli !
KUMBULLA
Kishte rreth njė javė qė po mendonim pėr planin tonė tė fshehtė. Dy ditėt e fundit, nė pushimet e mėdhaja, kur binte zilia e fundit tė orės sė tretė, unė me Mondin, nuk zbrisnim as pėr tė luajtur futboll, te fusha e madhe, siē bėnim zakonisht. Uleshim te bordura e murit qė ndante oborrin e shkollės nga shtėpia e Pepes dhe mendonim vetėm pėr hakmarrjen. Nuk kishim biseduar me asnjė njeri tjetėr. Gjėja duhej tė mbetej e fshehtė. Kishim hequr dorė bile edhe nga bisedat tona tė zakonshme. Mondi nuk gėnjente mė mbi historinė e dashurisė sė tij tė fshehtė me Djanėn, vajzėn me bishtaleca tė klasės sė pestė C, ndėrsa unė, gati-gati, kisha harruar tė imitoja profesorėt, gjė qė mė dilte aq bukur dhe qė e bėja vetėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve. Nuk e merrnim vesh nga na vinte kjo dėshirė pėr tu hakmarur, as nuk kishim provuar kurrė ta merrnim vesh. Dinim mirė dhe ishim plotėsisht dakort qė tė dy vetėm me njė gjė: duhet ta kryenim.
Donim tė plagosnim xha Muharremin. Ti bėnim diēka tė keqe, tė arrinim ta ēonim edhe nė spital mbase. Po, nė spital. Unė bile, njė ditė para atentatit, nė zjarr e sipėr, siē mė ndodhte gjithmonė kur entuziazmohesha tepėr, kisha pėrmendur edhe fjalėn vdekje. Mondi, qė mė njihte mirė, ia kishte plasur tė qeshurit mu nė mes tė orės sė gjeografisė dhe qė tė dy kishim pėrfunduar brenda pesė sekondave jashtė klasės, nė korridor, me veshėt e skuqura nga shtrėngimi i profesor Zyberit.
Ai ishte fajtori, xha Muharremi. Ai plak thatanik me ato mustaqet e lėpira, qė nuk i rrinin kurrė drejt dhe qė ne ishim tė sigurt se kur kishte qėnė i vogėl, kishte qėnė fėmijė qurrash, se ndryshe nuk shpjegohej. Ai plak i hollė e i gjatė, me ato kėpucėt e mėdhaja qė na kishte pėrzėnė njėherė, deri lart te lapidari, vetėm e vetėm se na kishte diktuar tek kacavirreshim te muri i baēes sė tij, pėr ti vjedhur dy verige rrushi. Mesiguri na kishte sharė nėpėr dhėmbė kur e kishte parė qė nuk na kapi dot.
Duhet ta pėsonte. Vetėm kėshtu ne mund tė qetėsoheshim disi e tu ktheheshim lodrave tona si mė parė.
Ēdo gjė kishte filluar njė javė mė parė asaj qė ndodhi njė javė mė vonė. Xha Muharremi kishte ardhur nė shtėpinė tonė si zakonisht e tė dy bashkė me gjyshin po bisedonin tė ulur nė oborr. ( Ku e kishte gjetur imgjysh atė shok, nuk e di! ).
-Prije kėtė kumbullėn se i bėn hije hardhisė. Rrushi do diell.- kishte thėnė papritur ai plak thatim, me sytė nga qielli e me cigaren qė nuk e hiqte kurrė nga goja.
-Do e pres. Kam kohė qė dua ta bėj. Ēe dua?!- i ishte pėrgjigjur imgjysh. Unė dhe Mondi, qė po luanim tamam poshtė kumbullės, ishim parė nė sy dhe ndoshta pėr herė tė parė po na interesonte biseda ndėrmjet dy tė riturve.
-Nesėr nė mėngjes, po marr sėpatėn, e po e presim.- Kishte vazhduar tjetri duke mos ia hequr sytė pemės sė lartė. Imgjysh kishte bėrė njė shenjė pohimi me kokė. E njihja mirė, kur ishte dakort bėnte gjithmonė ashtu.
Do prisnin kumbullėn e madhe! Kumbullėn tonė! Ēishte kjo gjėmė qė na ra nė njė moshė kaq tė vogėl! Si mund tė ekzistonte njė njeri, sado i madh e i fuqishėm qoftė, tė arrinte tė priste kumbullėn e madhe!? E pamundur! Jo!...
Tė nesėrmen qė nė mėngjes, xha Muharremi (xha katili qė nga ajo ditė, bile pa xha fare), erdhi megjithmend me njė sopatė tė madhe. Unė, Mondi dhe pesė a gjashtė kalamaj tė tjerė tė mėhallės, rrinim si tė ngrirė nė njė strukė tė oborrit dhe nuk u besonim syve derisa plaku me mustaqe tė lėpira e me kėpucėt e mėdhaja, kthehu me fund gotėn e rakisė, qė gjyshja u a kishte lėnė tė dyve nė njė tabaka, rrėmbeu sopatėn dhe u drejtua nga kumbulla.
Ishte pema mė e lartė e gjithė lagjes. Ndoshta dhe e gjithė qytetit. Nga maja e saj arrija tė shikoja gjithēka: oborrin e shkollės, kinkalerinė ku blinim libra e fletore, shtėpinė e Mondit. (Njė tė fėrshėllitur nga maja e saj, ai e dėgjonte, kurse nga poshtė, jo). Gjysmėn e qytetit e kisha nė pėllėmbė tė dorės, bile, po tė hipja te dega mė e lartė dukeshin edhe dallgėt e detit. Atje kisha lidhur kolovarėsen dhe tundesha sa herė qė kthehesha nga shkolla ndėrsa prisja qė imemė tė mė pėrgatiste pėr tė ngrėnė. Kur i vidhja gjyshes, nga sepetje e vjetėr, llokume e amareta, qė ajo i fshihte pėr miqtė se ndryshe unė ia mbaroja, hipja nė kumbull e i haja me qetėsi. Vetėm atje ajo nuk mė gjente dot. Njė ditė kishim ngjitur, bashkė me Mondin, macen dhe e kishim lėshuar qė nga lartė pėr tė parė nėse ishte megjithmend e vėrtetė qė kishin shtatė shpirtra. (Qysh nga ajo ditė macja nuk mė afrohej mė). Hipur mbi atė kumbull kisha dėgjuar pjesėn mė tė madhe tė gėnjeshtrave qė Mondi thurte nė lidhje me historinė e tij me Djanėn me bishtaleca. Njė herė, kishim parė te ballkoni i shtėpisė sė nėnė Lenės, nusen e djalit tė saj, qė pa pikė turpi fare, kishte dalė me brekė e ujiste lulet e parvazit. (Sa herė e shikonim nė rrugė mundoheshim ta imagjinonim lakuriq).
Dhe ai e preu! Nė fillim e zhveshi nga degėt. Ēdo e ngulur sopate, mė dukej sikur i priste kokėn njė kujtimi. Nė fund i erdhi radha trungut tė madh. Nuk e kisha parė kurrė ashtu lakuriq. Muharremi godiste me sa fuqi qė kishte, ndėrsa unė nė ēdo goditje shpresoja qė sopata ti shkiste e ti ngulej nė kėmbė, ti shqyente atė kėpucėn e madhe e tia ēante gishtat nė mes. Ndoshta nga dhimbja, mustaqja e majtė do ti rregullohej. Vetėm kėshtu mund tė vihej drejtėsi nė kėtė botė.
Pėr fat tė keq, Megjithė lutjeve tona pa zė e fjalėve magjike qė kishim lexuar nėpėr librat e pėrrallave me shtriga, njė gjė e tillė nuk ndodhi. Trungu i trashė u pėrkul ngadalė dhe ra pėrfundimisht nė tokė. Ra mbi disa degė tė prera mėparė, sikur tė donte ti pėrqafonte pėr herė tė fundit. Ra si ata heronjtė pozitivė nėpėr filma, kur dikush, i lig, i godet pėr vdekje nga prapa shpine, nė pabesi.(Nuk na e kishte marrė kurrė mendja qė njerėzit e kėqinj jetokėshin edhe nė lagjen tonė).
Xha Muharremi e kishte pėrfunduar detyrėn e tij. Tani e kishim radhėn ne. Dhe vėrtet kėshtu ndodhi. Njė javė pas prerjes sė kumbullės, duke u kthyer nė mbrėmje nga klubi i lagjes, ku padyshim kishte luajtur domino, xha Muharremi, u rrėzua pėr shkak tė njė teli tė sertė, qė ne kishim lidhur ndėrmjet dy kolonave tė portės sė madhe tė oborrit tė tij. Asnjėherė nuk u gjet kush e kishte vėnė. Dy netė mė vonė, kur ai vazhdonte akoma i shtrirė nė shtrat, me kėmbėn dhe dorėn e djathtė nė allēi, katėrmbėdhjetė gozhdė tė gjata, tė vjedhura nė laboratorin e punės me dru tė shkollės, u ngulėn nė dy hardhitė e xha Muharremit, me tė cilat ai dinte vetėm tė mburrej dhe tu mėsonte pleqve tė lagjes se si i bėheshin shėrbimet rrushit.
prill 2005
ARIFI
Sa herė qė shikonim Arifin, tė dehur tapė, qė zvarritej mureve tė lagjes, i lėshonim ndonjė kunjė me shpresė mos merrnim si pėrgjigje ndonjė batutė tė fortė, megjithėse kohėt e fundit humori i kishte ikur fare. Ishte katandisur megjithmend keq. Sytė e mėdhenj e tė kuq dukeshin sikur do i dilnin nga vendi kur na shikonte. Gjuha i ishte trashur sa nuk ia mbante mė goja. Murmuriste diēka me vete dhe kur e shikonte qė ne vazhdonim tė mos e linim rehat, ngrinte dorėn e djathtė lart, tregonte dy gishtat e vetėm qė i kishin ngelur (pas njė aksidenti qysh kur kish qėnė fėmijė) dhe bėrtiste pa e ditur edhe ai vetė se kujt.
-Unė kam qenė gjithmonė pėr demokracinė, po tani tė me hanė mutin se nuk ua jap mė votėn!
-Mos fol ashtu se do thonė qė ke pirė! -e ngacmonte njė shoku ynė.
Na zgurdullonte sytė me inat, pastaj na shante nėpėr dhėmbė nga nėnat dhe futej nė shtėpi ku e priste e shoqja, Lumturia (Lumja pėr tė gjithė), me atė fytyrėn e saj gjithmonė tė egėr.
Lumja, ishte e vetmja nuse e lagjes e ndarė nga burri i parė.
Martesėn e Lumes me Arifin e kishte sajuar gruaja e njė kushėriri tė kėtij tė fundit, nja dhjetė vjet me parė. Kjo, paskėsh shkuar njė mbasdite te motra e kunatės pėr ta uruar pėr autorizimin e frigoriferit dhe aty, muhabet pas muhabeti, na paskėsh mėsuar fatin e keq tė kushėrirės sė burrit tė kėsaj, me babė tjetėr me pak fjalė Lumes.
-Do bėhet patjetėr! Yt kushėri nuk ka ku e gjen njė rast tė tillė!
-Pse tė mos bėhet! -i ishte pėrgjigjur i shoqi, -ajo nuk e gjen kurrė njė rast tė tillė.
Dhe ashtu ndodhi. Familja e Arifit i bėri pėrgatitjet shpejt e shpejt. Nuk donin tė vonoheshin, jo vetėm pėr moshėn, por edhe pėr faktin qė Arifit i mungonin tre gishtat e dorės sė djathtė dhe kjo i kish krijuar probleme nė nja dy raste tė tjera mė parė.
Edhe ata tė Lumes, nuk humbėn shumė kohė. I morėn parasysh kėto difekte tė vogla tė dhėndrit po nga ana tjetėr, nuk donin ta humbisnin kėtė rast jo vetėm pėr faktin qė vajza vinte nė qytet, por edhe pėr tė mbyllur gojėt e liga qė herėt a vonė do fillonin tė llapnin nė lidhje me martesėn e saj tė parė. Mė vonė u mor vesh se, Lumes nuk i paskėsh pėlqyer qė nė fillim Arifi, po nuk e kish thėnė kurrė psenė. Njė kushėri i tyre, qė studionte shkenca kimike dhe biologjike nė Tiranė, e kishte shpjeguar kėtė mosdashje me njė gjendje shpirtėrore depresioni, pas asaj qė i kishte ngjarė. Megjithėse asnjėri nė fis nuk e njihte kėtė sėmundje moderne me emrin depresion, xhaxhai i mesėm i vajzės, qė punonte kasap nė fshatin fqinj, ia kuroi brenda dy ditėve.
Dasma u bė e thjeshtė dhe pa shumė rrėmuje. Bėheshin gjithė gjithė nja pesėdhjetė vetė duke numėruar dhe kalamajtė e vegjėl.
Muaji i parė kishte kaluar vaj, me pėrjashtim tė njė tė shtune nė darkė, ku, e kapur nga paniku i ikjes sė dritave papritur, Lumja, kishte thirrur emrin e burrit tė parė, nė vend tė Arifit. Ky i fundit kur e kishte dėgjuar, nė vend qė tė nxehej, i kishte premtuar sė shoqes se do bėnte tė pamundurėn qė ajo ta harronte, po se me ēfarė mėnyre nuk ia kishte thėnė.
Pastaj kishte ardhur ajo mbasdite qė Arifi e kishte quajtur, mbasditja e sqarimit tė madh. Megjithėse Lumja e kishte fshehur atė letėr nė zgėqen mė tė sigurt tė shtėpisė, kishte nėnvleftėsuar faktin qė Arifit nuk i rinin gishtat rehat.
-Tani do mė sqarosh ēdo gjė! -ishte nxehur burri
-Prit
-Jo! Tani dhe nga goja jote!
Lumja nė moment kish menduar sherrin dhe i kishte shkuar menjėherė nė mėndė xhaxhai i mesėm, kasapi. Vetėm ai reagonte tamam nė situata tė tilla. Por kur pa se Arifi donte megjithmend tė bisedonte e tė merrte vesh atė qe i ishte mbajtur e fshehtė gjate gjithė bisedimeve, marrėveshjeve e delegacioneve tė shkjesėve e krushqve mė pas, vendosi tė rrėfehej. Nė fund tė fundit ajo nuk kishte pasur ndonjė faj kushediseēfar.
Dhe kėshtu kishte filluar ti rrėfente pėr burrin e saj tė parė.
I kujtohej me imtėsi ai mėngjes kur Kanani (kėshtu e quanin fatkeqin), pasi kishte futur nė gojė edhe gjysmėn tjetėr tė vezės sė zierė, qė Lumja ia kishte qėruar me duart e saj, ashtu duke u mbllaēitur, kishte hapur sepeten e vjetėr prej druri dhe kishte nxjerrė kornizėn me fotografinė e Anėtarit tė Byrosė.
-Qė tani do ikėsh? Nuk je shpejt o burrė? Mitingu fillon nė orėn dhjetė, apo jo? -e kishte pyetur Lumja, duke fshirė pluhurin e kornizės.
-Dua mos zė ndonjė vend nga fillimi qė tė bėj figurė tė mirė. Sa tė mė japin traktorin, se mė mori jetėn lopata, pa pastaj u kam bėrė mutin mitingjeve edhe kush i ka pjellė .
Kėto kishte thėnė Kanani dhe kishte marrė rrugėn gjithė baltė qė tė shpinte te sheshi kryesor ku atė mėngjes do tė mbahej mitingu i madh. Do tė vinin edhe krerė tė lartė nga kryeqyteti, bile Kanani kishte dėgjuar (ato pak herė qė zbriste nė klubin e fshatit) se, nga pėrgatitjet, dukej se do vinte i Madhi fare.
Lumja e kishte pėrcjelle me sy deri te gardhi dhe pėr njė moment e kishte imagjinuar tė shoqin mbi njė traktor tė madh tė kuq dhe pse jo, edhe veten e saj sipėr, tek ktheheshin nga fushat.
Sheshi i madh nuk kishte parė kurrė gjithė atė farė njeriu. Nė krye, pranė rrapit, kishin ndėrtuar njė podium aq tė madh sa i bėnte hije edhe rrapit vetė. Flamuj e parulla nga tė katėr anėt.
Fėmijė qė bridhnin e loznin duke ndjekur njėri tjetrin, njerėz hipur e kacavirur nėpėr pemė, njė grup jevgjish qė u binin sazeve, fytyra tė papara ndonjėherė qė mesiguri vinin nga qyteti.
Kanani kishte zėnė vėrtet njė vend pėrballė podiumit dhe kur pa qė po vinin ata tė udhėheqjes u bashkua me korin e brohoritjeve dhe ngriti lart kornizėn me fotografinė e anėtarit tė byrosė, duke e tundur e valėvitur me sa fuqi qė kishte. Megjithėse fotografia nuk ishte e madhe sa parullat e tė tjerėve ai ishte i sigurt qė kryetari atje nė radhėn e dytė tė presidiumit ku ishte do ta vinte re.
Brohoritjet, duartrokitjet dhe tundjet e valėvitjet e flamujve zgjatėn rreth pesė minuta. Pastaj e mori fjalėn njė burrė i gjatė e i pashėm, qė me siguri duhet tė ketė qenė sekretari i parė i rrethit. Me tė pėrmendur emrin e tė madhit fare brohoritjet filluan pėrsėri, kėsaj radhe edhe mė fort. Nė atė moment dy djem tė gjatė, krahėleshtor e tė veshur qytetarēe e rrėmbyen Kananin dhe e futėn nė furgonin blu qė mė vonė u mor vesh se paskėsh qenė i forcave speciale.
Vetėm dy a tre vetė mund ta kishin ditur nė fshat, se Anėtari i Byrosė, fotografinė e tė cilit Kanani e kish tundur me aq zell, ishte shpallur armik i popullit rreth dy javė mė parė. Kjo ishte tema qė u diskutua nė fshat pėr shumė e shumė kohė mbas mitingut.
Mė vonė, u mor vesh, se Kananin e kishin dėrguar nė veri nė njė minierė dhe se dyshohej se aty e kishin akuzuar edhe pėr zjarrin e madh qė kishte rėnė nė depot e fshatit rreth njė vit mė parė.
Megjithėse kryetari e kishte thėnė copė, nė mes tė burrave tė fshatit, se ujėt fle e hasmi sfle, asnjėrit nuk i mbushej mendja se Kanani paskėsh qenė armik i rrezikshėm, e punuakėrkesh pėr agjentė, e ku ta di unė
Tė nesėrmen qė nė mėngjes, kishte ardhur xhaxhai i mesėm i Lumes, kasapi, bashkė me dy kushėrinj tė tjerė, e e kishin shoqėruar vajzėn nė derė babe.
Qysh nga ajo ditė, nuk kishte marrė vesh mė asnjė lajm, derisa, njė njeri qė ajo nuk e njihte, i kishte sjellė atė letėr.
-Ti e do akoma? -kishte pyetur Arifi tė shoqen, pasi ajo kishte mbaruar sė rrėfyeri gjithė historinė.
-Jo! -I ishte pėrgjigjur Lumja pa e parė nė sy.
Me atė Jo tė Lumes, kjo temė nuk ishte hapur mė nė atė familje pėr vite e vite me radhė.
Jeta kishte vazhduar normalisht, me tatėpjetat dhe tatėposhtmet qė nuk mungojnė nė asnjė familje.
Derisa kishte ardhur ai, Viti rrėmujė siē e kishte quajtur Arifi. Njerėz qė ulėrinin e bėrtisnin nėpėr sheshe, tė tjerė qė zinin salla teatrosh me forcė dhe rrinin atje me ditė tė tėra pa ngrėnė. Buste e statuja qė rrezoheshin, parulla qė fshiheshin, njerėz qė largoheshin, tė tjerė qė vinin kushedi nga ku e qė nuk e dinin akoma ku kishin ardhur
Dhe kishte ndodhur ashtu, aq shpejt e aq pa bujė, ajo, tė cilės, Arifi i ishte trembur pėr vite me radhė, qysh ditėn qė ishte martuar me Lumen. Burri i saj i parė, Kanani, jo vetėm kishte dalė nga burgu, por kishte arritur tė zinte dhe njė vend me rėndėsi nė Bashkinė e qytetit.
Nuk u mor vesh mirė mė vonė, nėse ishte ajo e para qė kish shkuar ta takonte, apo ai Kanani, kish derguar shoferin e tij privat, qė ta merrte. Nuk u mor vesh mirė edhe pėr faktin se njerėzit, kohėt e fundit, merreshin me lloj-lloj gjėrash tė tjera.
Arifin bėhej kohė qė nuk e kishim parė mė. Dikush (nuk e mbaj mend) na kish thėnė se e kishte parė rastėsisht nė portin e Pireut. Shkarkonte e ngarkonte kamiona, bile edhe i kishte folur, por ky i fundit kishte bėrė sikur nuk e kish njohur. Lumia, pas transferimit tė Kananit nė kryeqytet, kishte lėnė shtėpinė me qira dhe kishte shkuar edhe ajo atje.
Pak rėndėsi ka.
Neve na kujtohet ndonjėherė Arifi dhe ato batutat e tij na mungojnė sigurisht.
Pėrgatiti Andi Meēaj
PETRO MARKO

U lind nė Dhėrmi, Vlorė. Pak kohė studioi nė Athinė. Qė kur ishte nxėnės i shkollės tregtare nė Vlorė (tė cilėn e kreu nė vitin 1932) filloi tė shkruajė poezi dhe proza tė shkurtra. Petro Marko ka njė biografi nga mė tė pasurat dhe mė tė bujshmet nė letėrsinė shqiptare. Deri nė vitin 1936 ai punoi nė Tiranė si gazetar dhe po atė vit, nė moshėn 23 vjeēare u nis vullnetar nė Luftėn e Spanjės, si luftėtar nė brigadat internacionale. Pas Luftės sė Spanjės, gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, ai do tė ndeshet dhe do tė marrė pjesė nė shumė beteja antifashiste nėpėr Evropė. Pas kthimit nė Shqipėri nė vitin 1940 do tė burgoset nga italianėt, qė aso kohe e kishin pushtuar Shqipėrinė dhe do tė pėrfundojė nė kampin e ishullit Ustika afėr Palermos. Nė pėrfundim tė Luftės Antifashiste nė vitin '44, Petro Marko do tė marrė pjesė nė radhėt e partizanėve italianė, duke i rėnė kryq e tėrthor Italisė, si luftėtar dhe si komandant me pėrvojė luftarake. Kur kthehet nė Shqipėrinė e ēliruar, ftohet qė tė qėndrojė nė krye tė gazetės "Bashkimi" nė Tiranė, por shpejt do tė pėrjetojė disa nga vitet mė tė rėnda nėpėr burgjet e shtetit shqiptar komunist, pėr tė cilin Petro Markoja kishte luftuar nėpėr Evropė dhe Shqipėri mė se 10 vjet rresht. Kjo pėr tė vetmin shkak se nuk mund tė pajtohej qė nė ditėt e para tė pushtetit me fillimin e diktaturės, e sidomos kur provoi t'i rezistojė diktatit qė i vinte Shqipėrisė aso kohe nga jashtė kryesisht nga Beogradi.
Tė gjitha kėto pėrvoja jetėsore i pėrfshin nė romanet: "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit". Nė vitet '70 ai do tė shkruajė romanin "Njė emėr nė katėr rrugė", ndėrsa periudhėn e vėshtirė tė jetės sė tij nė ishullin e Ustikės do ta pėrjetėsojė nė romanin e tij tė rėndėsishėm "Nata e Ustikės".
Faqet mė tė fuqishme tė prozės sė Petro Markos reflektojnė triumfin e dashurisė dhe tė humanizmit njerėzor. Pas tėrė atij ferri nėpėr tė cilin kalon njeriu nė rrėfimin e Petro Markos, ai arrin tė mbetet i pamposhtur nga mizoritė e botės. Kėtė bėrthamė tė brendshme e rrezatojnė personazhet nga romanet e tij, kėtė shkėlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar nė tėrė veprat e tij.
Nuk ka shembull nė letėrsinė shqiptare, ku tė jetė gėrshetuar dhe njehsuar aq shumė mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur pėr dashurinė dhe humanizmin njerėzor, ndonėse sa rrojti ishte ndėr personalitetet mė tė persekutuara dhe mė tė munduara. Qyteti i Vlorės e nderoi duke i dhėnė emrin Petro Marko, teatrit tė tij. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin "Nderi i Kombit".
Kėto ditė ish dega e lidhjes sė shkrimtarėve tė Vlorės mori emrin Petro Marko.
Libra tė autorit:
Hasta la vista, Qyteti i fundit, Njė emėr nė katėr rrugė, Ara nė mal, Nata e Ustikės, Shpella e piratėve, Retė dhe gurėt, Horizont, Fantazma dhe plani 3+4, Ēuka e shtegtarit, Njė natė dhe dy agime, Stina e armėve, Intervistė me vetvehten.
VAJZA E VALAVE
Valėt e tėrbuara tė detit qė pėlcisnin tė shkumėzuara mbi shkėmbinjtė e thepisur tė bregut, bėnin qė tė humbiste kėnga e zakonshme e djemve tė lagjes, qė ia kishin shtruar rrėzė Shėn Mitrit. Melodia, megjithatė, arrinte gjer te veshėt e Lolės, e cila plaste nga marazi dhe, fshehurazi, qante e qante me dėnesa qė tė kėputnin shpirtin. Atje poshtė, nė fund tė horizontit, mbi det, disa re tė kuqe silleshin vėrdallė nga fryma e fundit e tramundanės. Kėtej lart minaret blegėrinin. Ktheheshin nga mali. Mu nė mes tė fshatit kėnga lėvonte, kurse fashatarėt, qė gjithė ditėn kishin punuar, tani, tė lodhur, i drejtoheshin vatrės sė tyre. Dita po perėndonte
-Bijo, mos qaj mė. Bėj durim, se Neēoja do tė kthehet!-kėshtu i pėrsėriste gjithnjė Lolės vjehrra e saj,-Ta dije se sa vjet mė iku edhe mua, ndjesė pastė, plaku im! Iku, more, iku edhe ane kur tė kthehej! Ti do tė thuash se mua mė la Neēon nė bark, dhe shpresoja! Eh, mirė! Ka Perėndia edhe pėr ty. Por bėhu trime dhe duro tė durojmė...
Nga njėra anė kėto fjalė dhe nga ana tjetėr kėnga e mallkuar qė oshėtinte nė sheshin e Shėn Mitrit, ia copėtonin zemrėn nuses sė gjorė, e cila kishte humbur ēdo shpresė. Se kishin kaluar tetė vjet dhe Neēoja nuk dukej. Neēoja levend, kėngėtari i fshatit, qė me kėngėn e tij e kishte ēmendur fare Lolėn e ėmbėl, kishte marrė gjurmėt e mėrgimit. Kishte ikur pėr tė fituar para. Kishte vajtur shumė larg, atje ku perėndon dielli, nė Argjentinėn e pasur.
-Do tė kthehet plot flori dhe i ngarkuar me peshqeshe. Ai thoshte se do binte pesė baule tė mbushura...Tėrė lagjen do tė kėnaqė..
-Po pse nuk na shkruan, moj nėnė? Ka Perėndia edhe pėr ne. Mos u merakos, se Neēoja sėshtė nga ata qė humbet kollaj nė mėrgim Vetėm lutu gjithnjė e mos ua vėr veshin shoqeve. Ashtu e ka ky kurbet i zi...
Dhe, duke mbaruar fjalėt me njė psherėtimė tė thellė, plaka e regjur nga vujatjet lidhte duart, ulte kokėn dhe largohej nė majė tė kėmbėve. Ajo e gjora e dinte se ēi ziente brenda shpirtit tė saj. Neēon e shtrenjtė, djalin e vetėm, e martoi tė vogėl, vetėm e vetėm qė tė zinte gojėt e kėqija. Se qe ditėn kur Neēoja kėndoi kėngėn Vajza e Valave nė dritaren e Lolės sė ėmbėl, tėrė fshati nisi tė pėshpėriste. Dhe kėshtu, njė ditė vendosi dhe e martoi, se i vinte keq edhe pėr vashėn qė i dolėn fjalė...Dhe bėri njė dasmė tė madhe, ku u dehėn qė tė gjithė me verėn qė kishte mbledhur pėr tė pritur burrėzinė, qė skthehej kurrė. Nė dasmė u kėndua pa pushim edhe kėnga e tė martuarve, Vajza e Valave, kėnga qė Neēoja kishte ngritur pėr Lolėn.
Djemtė e lagjes, tė mahnitur dhe gati tė shkalluar nga bukuria qė dita-ditės i shtohej Lolės, e kishin ndryshuar kėngėn nė disa vargje dhe pėrsėritnin:
...Gjithė bota ven e vijnė,
por ai nuk vjen, a e mjera,
por ai nuk vjen....
Dhe, me gjithė kėto nxitje e shkrepėse pėr ti ndezur ndjenjat, Lola duronte e duronte. Priste me besim Neēon e saj. Shpresonte nė fjalėt e tij tė fundit qė i tha kur iku: Sado qė tė vonoj, do tė kthehem njė ditė...Edhe i vdekur, unė do tė kthehem....
Atje poshtė, te shkėmbi i madh, shikonte varkat qė lundronin. Vėrente vendin ku punonte bashkė me Neēon, edhe qante. Dhe matanė djemtė, qė kurrė nuk e linin tė qetė, kėndonin:
Vajze Valave,
je njė vajz e re,
un martohem natė jetė,
ti martohu atje, a e mjera,
ti martohu atje...
Sa e sa djem tė pasur dhe levendė e kishin kėrkuar Lolėn engjėllore. Por kjo, besnike gjer nė vdekje, askujt si kthente sytė. Priste Neēon e saj.
Dhe vitet kalonin.
Asnjė lajm. Asnjė tė re nga Neēoja. Shtatėmbėdhjetė vjeē u martua Lola. Vetėm dy muaj ndenji me Neēon e saj. Dhe pastaj ai i iku. Tani, grua tridhjetė vjeēe, dukej mė e bukur dhe mė e re se ditėn qė u martua. E shkreta! Qante e qante dhe hera-herės mėrzitej aq shumė, sa mendonte tė mbytej atje pishtė, tek ai shkėmbi i madh, ku valėt e shqetėsuara pėlcisnin, duke mbuluar kėngėn qė dita-ditės dėgjohej nė mes tė fshatit. Ishte kėnga qė e ēmendi, qė e bėnte tė dashuronte gjer nė vdekje Neēon e humbur. Ishte kėnga e saj qė mbante gjallė nė zemėr kohėn e parė, ku shtrihej me Neēon atje poshtė nėn portokallet dhe qitrot, ku Neēoja i thoshte se ajo ishte Vajza e Valave dhe ah, atje, tė pandarė, tė pėrqafuar, kujtuan se vetėm nė Argjentinė ka shumė flori pėr tė ngritur njė pallat mu nė mes tė fshatit, sa tė pataksej bota...Ajo ishte kėnga qė i sillte ndėr mend ēastet mė tė lumtura, dhe prapė ajo ishte kėnga qė i copėtonte zemrėn, qė e dėshpėronte dhe qė nuk e linte tė qetė...Por ajo shpresonte. Priste Neēon e saj....
* * *
Dhe njė mbrėmje vjeshte, kur Lola kthehej e lodhur nga puna, u ndalua mu nė hyrje tė fshatit nga njė vajzė e vogėl.
-Sihariq! Sihariq!
-Ēėshtė? Ndonjė lajm...ndonjė letėr?
-Erdhi? Gjallė... apo?
Dhe me shpirt tė ndezur e me gjunjė tė prerė deshi tė vraponte, por nuk mundi... Pėrqafoi vashėzėn:
-Do tė tė jap... do tė tė jap..., -por nuk fliste dot Lotėt nuk i mbajti dot i rridhnin ēurkė nė faqet e saj tė djegura nga dielli i Himarės.
Si nė furtunė, kokulur, ēantė njerėzit qė kishte mbuluar oborrin e shtėpisė sė saj. As dėgjonte se ēi thoshin... Pėr ēudi, nuk e vuri re as heshtjen qė kishte pllakosur tėrė ata fshatarė, qė e shikonin Lolėn me dhembje, sikur i qanin hallin. Shkarkoi barrėn, dhe ashtu, si nėpėr gjemba, kokulur, u ngjit shkallėve. Para i doli plaka. E pėrqafoi dhe me lot nė ndėr sy i tha:
-Erdhi, bijo... Erdhi... po...
-Po... si?
Si e shkalluar, si e zgjuar nga njė gjumė i trubullt, hyri brenda. Dhe e pa Neēon e saj tė shtrirė nė shtrat. Me sy tė pėrlotur, pa e dalluar mirė fytyrėn e zverdhur dhe sytė e thelluar tė burrit tė saj, u gjunjėzua pėr ta pėrqafuar...
-Mos... mos mė puth o Vajza e Valave -i tha, dhe kthehu kokėn matanė, pa i pėrmbajtur lotėt...
E mjera! E kuptoi se Neēoja i saj ishte verem! Heshti. Pastaj iu bė sikur dėgjoi kėngėn e saj tė kėndohej pėrjashta, nė sheshin e Shėn Mitrit, nga djemtė e lagjes... U trondit aq thellė, sa i ra nė prehėr Neēos sė saj duke thėnė:
-Mirė se erdhe!- dhe e puthi fort mu nė buzė...
1937
ZHGENJIMI I MARISE
- Mos fol kėshtu, mor bir, pėr uratėn!
- Mė vjen keq pėr ty.
- Po tė tė vijė keq pėr mua, mos e shaj para meje, se mė lėndon kėtu - dhe i tregonte zemrėn.
Maria, qė kur ishte fėmijė, besonte kėto: Urata ėshtė mėkėmbėsi i Zotit mbi dhč, urata shėron gjithė sėmundjet dhe, urata qė tė pagėzon, qė tė vė kurorė, qė tė kungon para se tė vdesėsh, tė ka nė dorė edhe nė kėtė botė, edhe nė atė botė. Kėto Maria i kishte tė ngulitura nė tru, nė gjak, nė frymėmarrjen e saj.
Te personi i uratės shikonte njerinė e shenjtė. Njerinė me tru dhe zemėr tė mirė. Njerinė qė qante hallet e tė gjithėve. Lekėt qė ajo kish dhėnė gjithė jetėn pėr trisaitė, pėr meshėt, pėr pėrshpirtjet, pėr shėnjtorėt, pėr ujėt e bekuar, pėr ditėn e Shėn Vasilit, pėr bekimet e shtėpisė dhe tė arės dhe tė gjėsė sė gjallė... as qė i qante kurrė.
Meshėt, grurin e zier, verėn, vajin qė ajo kishte shpenzuar gjithė jetėn e saj sa u bė pesėdhjetė e pesė vjeēe, as qė i qante kurrė, as qė i zinte fare nė gojė. Pėrkundrazi, ajo ankohej se s 'kish qen nė gjendje tė jepte mė shumė pėr shpirtin dhe mėkatet e saj - se edhe ajo njeri ėshtė dhe mėkate patjetėr ka bėrė, me dashje ose pa dashje - pėr shpirtin dhe mėkatet e prindėrve dhe gjyshėrve tė saj, e sidomos tė vjehrit dhe tė vjehrės.
E krishterė fanatike, Maria. Dhe me priftin kurrė nuk ishte prishur. Edhe kur nuk kishte patur mundėsi qė ta paguante menjėherė, ai e kishte pritur... Shpirt njeriu urata!
Dhe do tė vdiste me kėtė pėrshtypje pėr uratėn, po tė mos kishte ndodhur kjo:
E lajmėruan se vėllai ishte sėmurė rėndė.
Dhe kjo duhej tė shkonte natėn. Ndezi njė fener nga ata qė nuk i shuan era. Binte shi. Natė dimri.
Dhe natėn sidomos nė dimėr, ato vende nga do kalonte Maria, janė shumė tė rrezikshme. Thonė se natėn atje dalin shejtanėt nė forma tė ndryshme: kaēupe tė fryra qė hidhen, gjarpėrinj tė gjatė, skelete qė kėrcejnė, dhe lugetėr qė hedhin valle...
Maria para se tė nisej, bėri kryqin nė konizmė dhe doli. U pėshtoll nė njė xhaketė tė vjetėr tė djalit dhe u nis. Edhe gjatė rrugės, duke lėvizur buzėt, ajo pėrsėriste disa fjalė nga ato tė meshės qė kish dėgjuar gjithė jetėn e saj, po qė kuptimin nuk ua dinte fare. Era frynte dhe shiu i hollė i pėrplasej nė fytyrė. "Kohė e keqe, si s'mė lajmėruan mė parė? Meqė e kanė kunguar, ka mbaruar..."
Kaloi monopatin e lagjes sė parė dhe i afrohej vendit nga ku kalohej aq lehtė natėn. Ajo nuk shihte asgjė pėrveē dy ose tri metrave tė rrugicės qė ndriēonte feneri. Po e dinte fare mirė se ku gjendej. Prandaj edhe pa fener sikur tė ishte nuk do tė rrėzohej nė asnjė gropė, nė asnjė shkallė.
"Hyra nė tokėn e djajve. Po ku ka sot djaj. I ka larguar urata. Urata... Po pse im bir e urren. Ē'ka qė e shan? Ai ėshtė njeri i Perėndisė, qė i di tė gjitha, tė gjitha..."
Frika qė i kish mbirė nė gjak dhe qė i ish rritur gjithė jetėn e saj, e tmerronte dhe e mundonte, sidomos nė kėtė moshė. "Po prėmė u takova me uratėn dhe ai mė dha temjan, mė bekoi". Sytė e saj nuk i lėvizte as djathtas e as majtas. E dinte qė tani ishte po nė atė zonė ku shejtanėt dalin si kaēupe tė fryra. "Urata mė bekoi dhe mė dha temjan. Temjani i largon shejtanėt. Po ku e kam temjanin? Mė mirė ta nxjerr", Fut duart nė xhepat e palltos sė vjetėr. E kėrkon atė thėrrime temjan. E gjen. E afron nė hundė. Era e temjanit i pėlqeu shumė. "Tani sikur tė ketė shejtanė, do tė largohen". Me tė hedhur njė ēap, pa pėrpara saj njė gjė shumė tė zezė.
- O Shėn Mėri, ē'ėshtė kjo?
Njė gjė e zezė, shumė e zezė. Mė e zezė se nata. Mė e zezė se korbi. Feneri i mbeti ashtu lart. Me sy tė tmerruar shikonte atė gjė tė zezė pak metro larg.
- O Shėn Mėri... Mė duket si kamillaf.
Mbi atė gjėnė e zezė, ishte me tė vėrtetė njė kamillaf. E fėrkoi pakėz temjanin qė t'i dilte era... dhe tė largohej shejtani. Po asgjė nuk lėvizi.
Maria thirri me tė madhe: "Piso mu satana...". Kėtė shprehje e dinte pėrmenē. E kishte dėgjuar me mijėra herė nga urata. "Piso mu satana" - thirri pėrsėri me tė madhe Maria. Po ajo gjė e zezė me kamillaf nė majė nuk lėvizi fare... Prifti nuk ishte. Se ajo gjė e zezė ishte sa njė ka, sa dy qe sė bashku... "Piso mu satana", "Piso mu satana", pėrsėriste kėto fjalė. Ajo nuk e dinte kuptimin e kėtyre dy fjalėve.
Ajo e dinte vetėm qėllimin e kėtyre dy fjalėve. Kur thoshje kėto dy fjalė, satanai ikte, zhdukej. Po ja qė satanai aty po qėndronte. Nuk lėvizte. Dhe sa i madh qė i dukej Marisė. Ai ishte sa katėr qe, po Marisė i dukej mė i madh se tėrė madhėsia e errėsirės sė natės.
Ē'tė bėnte? Tė kthehej prapa? Po ai mund ta ndiqte pas. Temjani nuk e bėri punėn e tij. Satanai nuk u largua. As fjalėt "piso mu satana" nuk patėn sukses. Maria u ul e mori njė gur dhe e vėrviti mu te djalli i zi. Guri lėshoi njė tingull tė thatė.
Maria u tremb nga ky tingull i thatė i gurit dhe... do tė ulėrinte po dėgjoi ja aty, pak metro mbi atė gjėn e zezė dikė qė psallte. Mbajti frymėn dhe tė rrahurat e zemrės.
"Hoj... hoj... me sytė e zinj... me sytė e zinj... Mos ki frikė nga mjekra ime... mjekra ime... mjekra ime..."
Kėto fjalė tė kėnduara po me atė ritėm qė urata kėndon ungjillin nė kishė dhe qė psalleshin ja aty, pėrmbi atė gjė tė zezė, e tmerruan mė shumė Marinė e gjorė.
"O Shėn Mėri, shpėtomė, shpėtomė!" - tha me zė Maria...
"...Mos kij frikė nga mjekra ime... mjekra ime..." - dėgjoi pėrsėri Maria.
Psallmi erotik dilte i shtruar, i ngjirur, i lodhur, po me afsh, me pasion dhe i dredhur.
"O Zot, si zėri i papa Dhimitrit! O Shėn Mėri, o papa Dhimitėr shpėtomėni"! - tha me zė Maria. Dhe filloi tė dridhej, tė dridhej. Dhe sytė nuk i hiqte nga ajo gjė e zezė. Po psallmi nuk dilte nga ajo gjė e zezė me kamillaf nė majė.
"Mjekra ime... mjekra ime..."
Maria nuk priti po ulėriti. Dhe ulėrima e saj u zgjat shumė sa u zbraz gjithė era e mushkėrive tė saj. Pėrsėri ulėriti. Dhe do tė binte pa ndjenja aty nė shesh, po tė mos kish dėgjuar njė zė burri:
- Ē'ėshtė?
- Ndihmė!
Zėri afrohej.
- Ē'ėshtė moj? Pse ulėrin?
- Ndihmė! Ndihmė!
Zėra tė tjerė u dėgjuan. Zėra burrash dhe zėra grash:
- Ē'ka ngjarė?
- Kush ka vdekur?
- Kush ra?
U afruan dhe... kur panė atė gjė tė zezė, u drodhėn nga tmerri. Burra tė tjerė dhe gra tė tjerė me fenerė, me pisha tė ndezura nė duar, ishin bėrė si barrikadė. Shikonin vetėm atė gjė tė zezė tė frikėsuar.
Maria erdhi nė vete kur pa gjithė ata fshatarė me fenerė dhe pisha tė ndezura nė duar. Disa burra tė guximshėm u afruan mė shumė te ajo gjė e zezė. E goditėn me shkop, me kėmbė, po asgjė, fshatarėt panė njėri-tjetrin nė sy.
- Shumė i fortė, si prej guri.
- Si prej hekuri. Theva kėmbėn.
Kjo i tmerroi mė shumė. Ajo ishte rasa, hedhur mbi njė gur tė madh.
Mė lart u dėgjua psallmi:
"Pse ma mbylle derėn, moj syzezė, moj syzezė".
Burrat shikuan andej nga vinte ky psallm erotik.
Disa ngritėn fenerėt dhe thanė:
- Po ai atje?
Tė gjithė fenerėt dhe tė gjitha pishat u ngritėn dhe e ndriēuan atė qė ishte shtrirė nė pėrrua, brenda nė ujė.
- Lugati, lugati, - tha njė grua dhe bėri kryqin.
- Ē'lugat more, ėshtė papa Dhimitri - tha njė burrė dhe ju afrua uratės sė shtrirė nė pėrrua, nė mes tė ujit. Ishte me benevrekėt e gjata dhe me njė xhaketė tė shkurtėr. Mjekrėn e kishte futur nė ujė. I dukej gėrsheti i trashė i flokėve.
Burrat u afruan dhe ngritėn fenerėt. Gratė tė pataksura bėnin kryqin.
-Ē'bėn kėtu, more djall? - i tha njė burrė dhe e qėlloi me shkelm.
Papa Dhimitri filloi tė psallte tropare erotike tė sajuara prej tij. Me kėto tropare ai shprehte hidhėrimin e tij, se ajo e la pėrjashta dhe nuk ja ēeli derėn.
- Ėshtė bėrė thumb.
- Si gjithnjė.
Merreni dreqin ta shpiem nė shtėpi. E ngritėn. Ai akoma psallte tropare erotike dhe shumė tė ndyra. Kallėzonte pėr kofshėt e Dhoksisė dhe pėr gjinjtė e saj tė mėdhenj. Gratė u turpėruan. Ulėn kokėn dhe mezi e mbanin tė qeshurit.
Maria nuk bėnte mė kryqin. Shikonte burrat se si e ngritėn papa Dhimitrin, se si e hiqnin zvarė, se si i hodhėn rason nė krahė dhe se si i ngjeshėn nė kokė kamillafin. Dėgjoi dhe gratė tė pėshpėrisnin:
- Pėr cilėn Dhoksi kėndon?
- Ehu, sa Dhoksi ka fshati!
Maria nuk donte tė dėgjonte mė. Ato fjalė, ajo pamje qė pa, ishte mė rėndė pėr tė se vdekja e vėllait.... Vėllanė e qau ashtu siē e qan motra vėllanė, po duke qarė vėllanė, ajo qante dhe pėr diēka tjetėr, qante pėr atė qė humbi: pėr besimin dhe adhurimin ndaj uratės. Nuk deshi t'i dėgjonte mė as emrin.
I dha tė drejtė djalit tė saj, i cili shumė herė ja kujtonte atė ngjarje tė llahtarshme qė zhgėnjeu Marinė.
Pėrgatiti Andi Meēaj

Isuf Luzaj ka lindur nė vitin 1913 nė Kaninė tė Vlorės, ai ka mbaruar Universitetin e Sorbonės dhe ėshtė zotėrues i mėse tetė gjuhėve tė huaja. Njė nga eksponentėt kryesorė tė Ballit Kombėtar, njeriu qė me idealin e atdhedashurisė mbrojti tezėn e Kosovės nė konferencėn e Mukjės. Ėshtė emėr i respektueshėm nė auditorėt e universitetit tė Buenos-Airesit, gjė qė i shpėrblehet me medaljen e artė tė akorduar nga autoritetet qeveritare. Profesori qė dha leksione nė mėse 60% tė universiteteve amerikane ku dhe sot emrin e tij do ta gjesh me gėrma tė arta nė podiumet e nderit. I vetmi shqiptar qė arrin gradėn mė tė lartė PROFESOR EMERITUS, titull qė ia dorėzon nė dorė vetė presidenti Regan. Antikomunist i vendosur dhe pjesėmarrės nė shumė kongrese ndėrkombėtare tė demokracisė. Autor i mė se 120 veprave letrare, artistike, nė prozė e poezi, tė botuara dhe tė pabotuara, njė promete i harruar nga koha, dhe kjo njė borxh pėr historinė shqiptare. Jeta e tij ėshtė e mbushur me peripeci, por dhe me atdhedashuri pėr atė tokė tė pashkelur qė prej 55-vjetėsh. Profesor Doktor Isuf Luzi ishte ai qė ndėrmjetėsoi takimin e Perez De Kuelar, koleg dhe shok i tij me pushtetarėt nė Shqipėri.
Kur erret dita nė drekė, mbi Karaburun, Sazan, Protonovė, shfaqen disa rč tė holla si deve shkretije, ngarkuar me lesh tė krehur, duke shėtitur mbi Pashaliman.
Llogoraja, Shashica dhe Kanina mbulohen nga njė mjegull e dendur pėrtace si mėrzi pleqėrije.
Nga Shashica zbresin tatėpjetė rč tė zeza qė mbulojnė diellin dhe menjėherė zė tė bjerė njė shi i dendur, si me inat e mėri, sikur janė shkėputur rrėnjėt e qiellit. Ēuditet bujku, qė shiu nė vend qė tė bier mbi fusha dhe ara tė mbjella, hapur dheu goja-goja, i etur si udhėtari i shkretisė, ai bie mbi liman e prapa Sazanit. qė i ngjan njė vigani tė krrusur, dėnuar nga Dodona tė qėndrojė gjysmė brenda-gjysmė sipėr detit. Pas pak ēastesh sqarohet qielli, del triumfator dielli qė pėrshėndet jetėn. Menjėherė zogj, mėllenja, xhikomale e dallėndyshe dalin nga ēerdhet, duke kėnduar njė simfoni qė i ngjan njė lutjeje nė njė tempull Feje.
Nga nxehtėsia vesa fillon tė teret nga lulet, tė cilat largojnė mėrzinė, bashkė dhe mėrzinė e plakut qė del pėr shėtitje.
Tani dita ėshtė mė e bukur. Mbi portokalle, limona, pjeshkė dhe qershi fluturojnė me ngjyra tė papėrshkueshme, mė tė bukura se ato tė Ticianit qė pikturoi llėret e femrave si gjalp dylbeku, mbi pjata farfuri tė kuqe, me buzėqeshje ironie dhe provokacioni, si gazi i vashave tė fshatit tim, qė ecin duke folur e qeshur, duke u hedhur si sorkadhe.
Venė nė gezdare pėr tė mbledhur manushaqe dhe tallen me vėshtrimet e djemve qė u bien nė qafė. Dhe aq tė bukura janė, sa ta bėjnė borxh ti urresh dhe ti vėshtrosh me mėri.
Ky ėshtė tjetėr lloj shiu me mjegull nė sy e stuhi nė zemėr, qė ėshtė e pamundur t'i gjesh emėr, veēse dashuri.
NATEN QE IKU POETI
Rrezet e hėnės nėpėr dritare ishin mė tė forta se qirinjtė qė po shkriheshin duke lotuar.
Njė dhomė e vogėl, hėm dhomė gjumi, hėm bibliotekė, hėm laborator ėndėrrimesh, ish mbushur me miq tė panjohur, nga trashėgimtarėt, nxėnėse e nxėnės tė gjysmė shekulli shkuar. Atėherė ishin shqerrka dhe shqerra; tani, prindėr dhe gjyshėr. Ndonjė e re, me cepin e njė shamije terte lotėt, qė tė mos i prishnin kozmetikėn. Mbaruar agonie, mbeti vetėm, dhe u krodh nė boshėsi, ashtu siē e kishte zakon tė zhytej nė detra pa plazhe tė imagjinatės. Fantazmat i qėndruan besnike nėpėr raftet e shkrimeve tė tia.
Ra tė flerė, e zuri gjumi.
Kur u zgjua e prisnin punėt e zakonshme: letra e bardhė, ngjyra e zezė dhe penda besnike qė po tundej brenda nė botile, sikur i thoshė: merrmė, pėrdormė!
Vendosi tė dilte nga arqeja mavi pėr tė provuar qė nuk kishte vdekur. U ēudit, kur tė tėrė iu larguan si tė trembur nga lugati. Disa femrave tė reja u ra vilani, ranė pėr sheshi pa ndjenjė jete.
***
Natėn e parė pas varrimit e kaloi me kontrollin, korrigjimet dhe radhitjen e shkrimeve qė pati ndėrprerė vdekja e papandehur, siē i ndodh ēdo frymori. Shkronjat i dukeshin si miza dheu qė lozin mbi letėr, pa i dhėnė kohė pėr t'i lexuar.
Fėmija e braktisi nga diziluzioni qė nuk i la pasuri: hidhėrim mė i ashpėr se ai i luftėtarit qė humbet luftėn dhe Idealin.
Qėndroi njė ēast i dėshpėruar duke soditur trajtat, ngjyrat dhe dimensionet e shkrimeve tė tia. Nuk u besoi syve dhe kujtoi qė nuk mbante mend asgjė. Kjo e trishtoi mė shumė se vdekja.
INTERMEZO
Janė disa litarė tė pėrbėrė nga ulurimat e gjakut dhe Tė plumbit. Ata zgjaten dhe udhėtojnė paralel me Kohėn si lumenj kujtese. Po tė bėjnė pikėpjekje me Historinė, ata i mblidhen pėr fyti fajtorit qė vdes nga asfiksia. Jemi argasur dhe mėsuar ta quajmė Vdekje natyrale ose misterioze sepse regjistri i kalendarėve tė anatomisė sonė ėshtė shkruar me hieroglife.
Janė disa trena tė fabrikuar prej dhimbjes, mallkimit, pendimit ose mėrisė pėr Hakmarrje. Ata udhėtojnė pa pushim nė stacionet lokalė qė nga zemra e tė vdekurve nė zemrat e tė gjallėve, me qėndrime vetėm nė stacionet e shkollave fillore. Po tė jetė e drejtė mėsonjėsja e jetės i nxjerr nga xhepet, ua shpjegon nxėnėsve, tė cilėt e ruajnė brendinė pėr ta pėrdorur kur tė martohen me nėshtrashat e mėdha tė kombit, tė shkencės ose artit. Ata trena pagėzojnė qytetėrimet nė shpirtin e popujve.
Janė disa shira qė bien me shtėmbė papushim nga qielli, i cili i pati dhuratė nga deti, lumenjtė dhe detet. Kėta i patėn dhuratė nga skutat e planetit dhe presin ato shira tė marrin pronėn e tyre. Kėto shira nė disa shtigje stinash lidhin si zinxhirė vitet nė shekuj pėr tė gatuar nė laboratorėt e tyre helmin, i cili nė shoqėrinė e anomalive tė njerėzve, helmojnė jetėn mbi tokė. Nga ky helm vdesin mė parė virtytet, pastaj talentet, pastaj iniciativat. Pėrfundojnė nė vdekjen e qytetėrimeve. Deri nė shekullin tonė kanė vdekur njėzet qytetėrime tė kalbur qė vlejnė vetėm si ushqim pėr MUZETĖ.
Ekzistojnė shumė lloje, shumė grada, me shumė pesha specifike INTELIGJENCE.
l.
Ekziston njė lloj inteligjence inferiore: Kur njeriu e njeh veten, bėn pale gabime nė dėm tė tij dhe mė pak nė dėm tė shoqėrisė.
2.
Ekziston njė lloj inteligjence inferiore: Kur njeriu nuk e di, nuk e njeh unin e tij, bėn shumė gabime, po mė shumė nė dėm tė shoqėrisė.
3.
Ekziston njė lloj inteligjence normale: Kur njeriu e njeh UNIN e tij, bėn shumė pak gabime nė dėm tė vetes sė tij dhe pak nė dėm tė shoqėrisė.
4.
Ekziston njė lloj inteligjence superiore. Kur njeriu nuk e njeh veten e tij, bėn gabime nė dėm tė tij, po mė shumė nė dėm tė shoqėrisė.
5.
Ekziston nje lloj inteligjence superiore: Kur njeriu e njeh veten e tij, bėn pak gabime nė dėm tė tij dhe aspak nė dėm tė shoqėrisė.
6.
Ekziston njė inteligjencė GJENIALE: Kur njeriu nuk e njeh veten e tij, bėn pak gabime nė dėm tė vetes sė tij, po mund tė bėjė mė pak nė dėm tė shoqėrisė. I vlen shoqėrisė.
7.
Ekziston njė inteligjencė GJENIALE: Kur njeriu e njeh veten e tij, porse e nėnēmon UNIN e tij. Ai njeri vlen pak pėr vete e shumė pėr shoqėrinė. Einshteini, njeriu i konsideruar deri mė sot GJENIU mė i madh qė ka krijuar raca njerėzore nė tė gjithė Historinė e qytetėrimeve qė njihen, tha: Unė di vetėm njė gjė tė sigurt dhe kjo ėshtė qė UNĖ nuk di asgjė.
8.
Ekziston njė inteligjencė fjalamane qė mėsonjėsi im e quajti: HOMO LOQUAX. Ky ėshtė ai njeri qė flet mbi tė gjitha degėt e diturisė njerėzore PROBABILISHT, pa ditur asgjė thellėsisht. Ky lloj njeriu ėshtė i dėmshėm si pėr vete edhe pėr shoqėrinė njerėzore.
9.
Ekziston njė inteligjencė praktike: Ky njeri punon e transformon mirė lėndėt e natyrės, nė shėrbim tė shoqėrisė. Bergsoni e quajti kėtė HOMO FABER. Industriali, qė transformon metalet nė komfort, i shėrben vetes dhe shoqėrisė.
10.
Ekziston njė inteligjence teorike praktike: Ky njeri vlen pėr pėrparimin e qytetėrimit. Bergsoni e quajti: HOMO LABORATORI. Ky ėshtė shkencėtari, nė shėrbim te shoqėrisė edhe aspak pėr veten e tij. MEDICINA, FARMAKOLOGJIA, KIRURGJIA, STOMATOLOGJIA dhe tė gjitha shkencat e tjera.
11.
Ekziston njė inteligjencė GJENIALE-IMAGJINATIVE KRIJONJĖSE: Krijonjėsi i shkencave dhe i arteve, mė fisniku: Poeti-muzikanti-piktori-astronomi. Ky njeri e djeg jetėn e tij si qiriu pėr tė ndritur tė tjerėt, dhe pa e kuptuar arrin nė varr pa i njohur ėndjet, kėndelljet dhe mirėnjohjen. Ky ėshtė viktimė e shoqėrisė.
12.
Inteligjenca pėr arsye qė deri sot, nuk i njohim, pėson kriza ose nuk pėson kriza: krizat janė si disa llamba drite qė shtohen gjatė jetės deri sa arrijnė tek GJENIU. Konfuci, Buda, Brahma, Krishti, Muhameti i pėsuan kėto kriza nė moshė tė pjekurisė mendore. Po ashtu tė gjithė filozofėt, letraret, shkencėtarėt, artistėt. Ka pėrjashtime nė poezi dhe nė muzikė, disa qė foshnjė kanė kryer kryevepra. Ajo inteligjencė qė nuk pėson krizė, mbetet prapa ose e pazhvilluar. Kjo lloj inteligjence ėshtė shkaku i falimentimit tė monogamisė ose martesės kristiane.
Kur njėri nga tė dy pėson krizė dhe nga 10 llamba qė pati nė fejesė, arrin nė 100 ose 1000 llamba pas martesės, dhe shkaku i jetės qėndron kur ish me 10 ose 15 llamba, atėherė vdes komunikimi mendor dhe, meqėnėse truri komandon gjithė organet e trupit, vdes dashuria. Mbetet zakoni ose interesi financiar ose dogma fetare. Tė tria janė flluska sapuni. Divorci fillon me tru dhe mbaron nė shtrat. Fėmijėt janė vetėm zinxhirė lidhjeje e dobėt, deri diku sa tė rriten.
1.
Duhet tė mėsojmė tė mbajmė shpirtin tė zgjuar, jo me mjete mekanike, as me shfrime tė shqisave qė qorrohen lehtėsisht, porse me njė varg ekspektacionesh tė ēdo agimi. Kur e ndjej qė, as heronjtė e mendimit, as patriarkėt e arteve, as Feja ime: poezia dhe muzika, nuk mė ndihmojnė, pėrpara se t'i dorėzohem monologut tė lutjes fetare qė ėshtė dorėheqje e shkund ndėrgjegjen me fuqinė guxonjėse tė vullnetit e tė eksperiencės. Shoh qartė si nė njė pasqyrė kristali njė jetė organike origjinale, kafshė e shpendė qė vizatojnė silueta gjeometrike rreth meje si njė film i bukur me ngjyra. Mundohem ta rrėmbej skenėn pėr ta ngjitur mbi letėr. Ngjan sikur mėrzia dhe trishtimi janė motėr e vėlla tė frymėzimit.
Mendoj qė kėshtu do tė jeté edhe piktura e revolucionit mistik.
Ėshtė ashtu, diēka siē i ngjan piktorit, i cili ngjall nė realitet njė mitologji, si Karavaxho pa dhembjen e Marijes nė ēastin kur i biri binte nga pesha e kryqit, duke ngjitur shkallėt e Kalvarit dhe ngrihej pa mėrzi pėr tė vazhduar udhėn e paracaktuar.
Pikturoj nė imagjinatėn time skena tė Historisė qė nuk ua kemi historinė. E shoh dhe e dėgjoj Ballshėn e parė duke ju folur ushtarėve para se tė nisej pėr tė vėnė nė bindje barbarėt e Ballkanit.
Sikur e dėgjoj qė me flet njė zė me gjuhėn e tė cilit jam pak i familjarizuar. Ėshtė ZARATHUSTRA qė mė thotė: Pėrparimi ėshtė njė kėshtjellė ku gjithkush vė njė cickėrr rėrė e gėlqere; fillo detyrėn tėnde!. Ti ke mė parė instinktin, pastaj konkretizimin e njė ėndrre, njė opinion qė mė vonė transfigurohet nė dituri, ashtu si bima ka rrėnjėt, trupin, fletėt dhe burbuqet qė do tė bėhen fruta.
Besoi instiktit deri ne fund dhe kur tė ngjan qė nuk tė jep dot arsye. Besoi imagjinatės krijonjėse edhe kur nuk gjen dot logjikė. Besoi frymėzimit edha kur tė duket foshnjor, Ky ėshtė spektri i dashurisė pėr njerėzinė dhe pėr Universin, ai ka nėntė shkallė pėr t'u ngjitur deri nė sferat e qiejve, ashtu siē bėri NIRVANA.
2.
Durimi i bazuar nė arsyen dhe i nxehur nga ndjenja, fiton kundra dhembjes saqė e bėn kėtė FRYMĖZIM pėr tė qarė fatkeqėsitė e tė tjerėve me dashuri dhe solidaritet. Mirėsia vjen si konsekuencė e kėsaj gjendjeje shpirtėrore tė bujarisė pėr tė dhėnė sa mė shumė. Nga kjo gjendje shpirtėrore, lind bujaria me zemėr nė dorė, pa vėshtruar kurrė tė metat e tė tjerėve. Ngadalėsisht vjen pėrvujtnia, qė ėshtė shpėrblim i dashurisė dhe qė shpie nė njė zonė fitimi: pėrtej sė mirės dhe tė ligės, ku nuk gjen vend asnjė pėrlyerje tokėsore, Aty nis sfera e lartė, ASGJĖSIMI ynė pėr t'u gjerbur nga Natyra dhe PĖRJETĖSIA, qė janė ideali i transformacionit tonė nė shpirt pėr brezat e ardhshėm. Shkallėt e durimit: mirėsia, bujaria, pėrvujtnia, altruizmi, sinqeriteti pėrgatisin njerėzimin e shekujve tė ardhshėm pėr njė botė mė tė mirė, mė tė pastėr, mė tė lumtur. Kėtu fillon ETERNITETI.
3.
Ndiej brenda nė UNIN tim origjinal, si nė ndonjė shtresė FROJDIANE, tė ndėrgjegjes, njė KANDAR peshonjės dhe ekuilibronjės tė emocioneve tė zorshėrn. Kur kam trishtim nė UNIN tim, ai kandar mė sjell nė sipėrfaqe tė ndėrgjegjes arsyet e gabimit tim pse jam i trishtuar. Kėtu fillon njė tjetėr jetė shpirtėrore. E ndiej qartė qė ai kandar luan njė rol kryesor nė HUMORIN tim. Kur kam dėshpėrim, aq sa duke mos gjetur udhė tjetėr, mendoj nė dorėheqjen, ai kandar mė bind qė ne nuk jemi tė varur nga evenimentet e shoqėrisė, ose tė ndodhive historike. Mė bind qė me anė tė vullnetit, unė mund t'ia rregulloj BUSULLĖN anijes sime dhe tė mos u bindem, as t'u shtrohem stuhive tė kohės. Bindem ne kėtė konkluzion: SHPIRT-MENDJE. Dhe nuk jap DORĖHEQJE.
4.
Eksperienca mė ka bindur qė aftėsia ime, pėr tė dėshiruar, pėr tė gėzuar, pėr t'u kėnaqur janė nė masėn mė tė madhe aftėsia e lindur nė mua, me karakteristikat e mia, ashtu siē ėshtė fytyra ime origjinale. Vė re rreth e pėrqark meje dhe shoh njerėz qė, pa arsye tė rėndėsishme janė tė kėnaqur nga jeta dhe shoh tė tjerė qė, duhej tė ishin tė kėnaqur, po qė janė tė trishtuar, Ngjan sikur disa janė lindur me njė botile SHAMPANJĖ nė dorė, sikur se tė tjerė, janė lindur me njė botile helm. Si njėrės palė, edhe tjetrės do tė doja t'u thosha, qė disa lindin me njė botile HASHASHI nėn hundė, kurse tė tjerėt me njė tufė trėndafilash. Jeta e mirė nuk mund tė pėrkufizohet me njė APOFTEGMĖ, porse do tė jetė mirė tė vazhdojnė tė gjitha anėt e prizmit tė shpirtit, mė pėrpara se t'i dorėzohen DĖSHPĖRIMIT.
5.
Dostojevski shkroi: Dashuroni ēdo fletė peme, ēdo rreze drite, ēdo shpend, ēdo kafshė, tė gjitha gjėrat qė shihni dhe prekni, qė dėgjoni dhe qė ndjeni. Mendoj qė mistiku rus, nė atė ēast do tė ketė menduar nė Zotin. Kushdo qė do tė ketė atė aftėsi le ta pėrdor, porse besoj qė, edhe ata qė nuk mendojnė Zotin, mund tė dashurojnė tė gjitha bukuritė e Natyrės, po tė kenė tė mprehta antenat e ndėrgjegjes qė tė rrėmbejnė ēdo ēast tė bukur qė jep jeta. Edhe kur udha qė kemi marrė del e shtrembėr, kemi plot kohė ta gjejmė udhėn e drejtė, mjafton qė tė koncentroheni nė ndėrgjegjen dhe mendimin tonė. Tė jemi tė guximshėm qė ta bėjmė AUTOKRITIKĖN aq drejtėsisht, siē do ta bėnte njė armik yni. Anasjelltas, atėherė do tė dashuroheshim me ēdo krijesė dhe me bukuritė e Natyrės. Kėshtu do tė kuptonim qėllimet e UNIVERSIT.
6.
Ekziston njė fuqi nė shpirtin e njeriut aq e bukur dhe e fortė sa edhe mirėbėrėse. Ajo ėshtė si njė sirenė e vogėl magnetike, qė herė pas here na zgjon nga realiteti pėr tė udhėtuar nė jetėn e ėndrrave.
Kur ajo tringėllon dhe ne e ndiejmė veten tė lumtur, me gaz e hare, na vijnė ndėrmend tė dashurit tanė, qė kanė kaluar nė jetėn e amėshuar. Kjo fuqi ėshtė aq e parezistueshme, sa qė na rrėmben nė njė DIALOG me ata, dhe i shohim tė gjallė para syve. Na duket se i prekim me duar. Mendimet, simpatitė, dashuritė tona hedhin valle rreth nesh nė mėnyrė qė krijojnė njė bashkėpunim e botėkuptim misterioz aq tė gjallė, sa na duket realitet. Ashtu shoh tim atė, qė mė kėshillon duke mė qortuar gabimet e bėra dhe mė tregon njė kriter tė ri pėr tė mos i pėrsėritur. Shoh nėnėn qė mė qorton me zemėrim, pėrse nuk iu binda kėshillave tė saja. Shoh vajzėn qė mė qan nga vetmia nė njė varrezė tė largėt. Shoh gruan qė me lutje e me lot kėrkon tė mė bindė tė mos vuaj se nuk qe faji im; mė flet mua sikur i flet Zotit me dashuri mistike. Kur mbledh veten marr ndėrgjegje tė njė realiteti tjetėr; ky lėndori, qė mė mban rob me aprovimin tim.
7.
Kėshtu foli Ekleziasti:
Ekziston njė stinė pėr ēdo veprim dhe njė ditė pėr tė vendosur udhėtimin. Ekziston njė ēast pėr tė rilindur dhe njė ēast pėr tė vdekur; njė kohė pėr tė mbjellė dhe njė kohė pėr tė shkulur ēdo bimė; njė kohė pėr tė qeshur dhe njė kohė pėr tė mbajtur zi; njė kohė pėr tė shkatėrruar dhe njė kohė pėr tė ndėrtuar; njė kohė pėr tė shpėrndarė gurėt dhe njė kohė pėr ti mbledhur; njė kohė pėr tė larguar dhe njė kohė pėr tė pėrqafuar ndodhitė, njė kohė pėr tė mbajtur heshtje dhe njė kohė pėr tė folur; njė kohė pėr tė dashuruar dhe njė kohė pėr tė urryer; njė kohė pėr luftė dhe njė kohė pėr paqe. Duhet te dimė qė tė zgjedhim kohėn.
Unė do tė shtoja: Jepmė, o Zot durim tė mbaj qetėsi nė kohėt negative; jepmė fuqi pėr t'i drejtuar, porse mė shumė jepmė, o Zot, dritė tė dalloj njėrėn nga tjetra; dhe atėherė, jepmė fuqinė qė t'i zotėroj unė ato dhe jo ato mua, duke mė bėrė njė top llastiku, me tė cilin tė tjerėt tė lozin PING-PONG me mua.
Bier e ngrehu, herė duke vrarė gjunjėt, herė duke shembur turinjtė pėr muri: mėsova qė arsyeja e rrėshqitjeve ish sepse unė vazhdoja besnikėrisht kursin e ndodhive. Nė njė ēast tė moshės mesatare, ndjeva njė rrėnqethje, si njė krizė nė shpirt me njė dritė tė re nė trup. Hapa sytė dhe pashė qartė qė FAJI nuk ishte i imi, por i ndodhive tė epokės fat-zezė. Atėherė vendosa tė mos u bindem ndodhive, po ta zgjedh rrugėn time. Ish vonė. Mėsova qė njerėzit e mėdhenj nuk kanė vajtur pas ndodhive, porse ata i kanė krijuar ndodhitė. I tėrė problemi qėndron tek guximi: Tė kesh besim nė veten tėnde. Heronjtė e mendimit na bėnė njerėz, tani ėshtė detyra jonė tė bėjmė ne njerėz tė tjerė; tė krijojmė ne ndodhitė transformonjėse pėr tė krijuar avenire tė rinj, tė pavarur nga nėnshtrashat e Historisė.
Koha e re duhet tė marrė individualitetin e saj me personalitetin e saj origjinal.
Shefqet Musaraj, njėri nga prozatorėt dhe publicistė e njohur shqiptar, i cili kryesisht shkroi gjatė luftės (1939 - 1945). Opusin e tij voluminoz letrar e botoi veēmas gjatė viteve tė 60'ta. Romani i tij Para Agimit trajton qė nė embrion formimin e lėvizjes ēlirimtare nė Tiranė deri nė kurorėzimin e plotė tė pavarėsisė kombėtare. Nė kėtė roman gjėllijnė dhjetėra personazhe reale, qė ishin pėrjetues tė drejtpėrdrejtė tė Luftės (p.sh shokėt partizanė tė cilėt identifikohen me nofka, pastaj edhe Mithat Frashėri dhe disa koka eminente tė Ballit. Poema mė e njohur satirike gjatė kohės sė luftės ishte pikėrisht Epopeja e Ballit Kombėtar njė retrospektivė gjithėpėrfshirėse tė cilat autori i ironizon dhe i qėron nė farėn e tyre tė njėmendėt. Novela tė tjera tė njohura tė Musarajt ishin: Isha unė Ēobo Rrapushi, Ēas Lasarati, etj.
RROBAT E BARDHA
Tė kanė hije. Po s'janė pėr ty. Kanė tė mirat e tyre edhe ato, se janė tėrheqėse por rezistente ndaj nxehtėsisė, siē thonė fizikanėt.
E me tė vėrtetė ashtu qenkej. Qė ditėn qė veshe rrobat e bardha kujtova se rrezet e diellit do tė derdhen pėr tė pėrqafuar mikun e tyre tė vjetėr, po nuk gjetėn tek ti atė mikun qė dikur i priste i dėshiruar. Dhe ikėn rrezet, ikėn kryeulura, tė dėshpėruara ashtu si ndahet i dėshpėruar vet njeriu kur, edhe te miku mė i zemrės, gjen pėrbuzjen. Mė erdhi keq pėr to, tė them tė drejtėn, po mė vjen keq edhe pėr ty, se e di qė do ti kėrkosh e s'do ti gjesh.
Rrezet e diellit! Tė erdhėn nė prag tė derės dhe ti i ndoqe me kostumin e bardhė qė ke veshur... Mėkat! Rrezet!
Ato rreze qė t'u patėn bėrė nėnė e babė e qė prapė nėnė e babė do tė tė bėhen! Se unė e njoh tipin tėnd... Nesėr, pasnesėr, pas pak muajsh, kur tė nxihen qiejt, kur tė fryjė i pamėshirshėm veriu i maleve, ti do tė jesh i pari, jam i sigurt, qė, duke mos i ulur kryet pėr njė strehė, as mikut, as armikut, do t'u kthehesh prapė atyre rrezeve tė diellit, mėshirtarėve tė vjetra.., atyre qė mirėsitė i kryejnė pa qėllim...
Se kam pėr turp tė tė them tė drejtėn: bėre gabim! Preve rroba tė bardha! Kjo do tė thotė se nė vjeshtė do tė presėsh tė tjera. Po me se vallė?
Ti pronar nuk je, qė tė shesėsh atėherė meratė e shumta; as bujk, demede, kur thonė tiranasit, qė tė fitosh nga tė vjelat e as dhjetar qė, helbete, me rastin e dhjetave... mund tė tė zinte gjė dhėmballa; as hoxhė, as prift. Pastaj njė titull, se fjala vjen "profesor", ti nuk e ke.
Ē'tė tė them? Ti je si... lėre mos e nga. Ke vetėm qėndresėn, pak mė tepėr nga shkolla e mesme, dy krahė tė fortė punėtori, nderin, ndėrgjegjen dhe hiē gjė tjetėr. Dhe atė copė pune qė ke, kushedi a do ta kesh gjer nė vjeshtė.
Edhe ata lek qė fiton me djersėn tėnde, kushedi nė do mundsh ti ruash. Ka shumė tė mjeruar kėtu dhe ty tė dhimbet pėr ta sikur do ti bėsh krushq, thotė fjala. Ke pastaj edhe tjetėr tė metė: tė mungojnė veset pėr tė pėrfituar, s 'je i zoti pėr... dallavere. Kjo ėshtė e vėrtetė. S' po tė them tė kundėrtėn.
Se edhe nė paēa paturpėsinė tė ta ngjis njė bisht tė tillė, qė se ke, do tė dalė njė i drejtė qė tė ma dėftejė me gisht paturpėsinė time... Po e pėrsėris, pra nė qofte se nuk mendon si epikurianėt, e ke keq me kėto rroba, Vetėm njė udhė tė shpėton. Nuk po tė them "hidhi poshtė"!
Do tė tė them diēka tjetėr; Kur tė vrenjtet maja e Dajtit e tė vetėtijė nė malet e Krujės, dije se erdhi Vjeshta; bėj si tė bėsh pėr nja dy lek; bli bojė tė zezė dhe ngjyeji sa mė thellė qė tė marrin! Kėshtu do tė kesh mundėsi tė marrėsh pjesė edhe nė ballot mė aristokrate tė qytetit.
Pėrgatiti Andi Meēaj
ANDREA VARFI
Andrea Varfi u lind nė Qeparo tė Vlorės mė 21 shkurt 1914 , njėri ndėr shkrimtarėt pėrparimtarė tė viteve'30 dhe ndėr nismėtarėt pėr krijimin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, vepra letrare e tė cilit ėshtė pėrmbledhur nė dy vėllime.
Gulēonte kafsha e shkretė. Dhe dukej sikur nuk ia kishte ėnda tė ngrihej mė. Kish gjetur pushim sipėr kalldrėmit dhe nėn peshėn e rėndė tė karrocės qė, pothuaj, i kishte rėnė e tėra mbi vete.
Karrocieri nuk reshtej sė godituri. Kamzhiku i tij fshikullonte me tėrbim mbi kurrizin e kafshės sė ngratė. Dhe tė sharat villeshin pareshtur e si lumė, kundrejt saj.
Kushdo me duar nė xhep dhe me jaka ngritur largohej me tė shpejtė.
Dhe kafsha e shkretė nuk lėvizte, po i duronte kamzhikėt e padronit tė saj. Tė sharat as qė ia trazonin qetėsinė ....
Nga fejet e hundės i dilnin dy oxhakė tė mėdhenj tymi dhe barku i saj ulej e ngrihej me njė ritėm sa vinte me tė shpejtė.
Brinjėt i shquheshin fare shkoqur dhe tė linin nė pėrshtypjen sa ishin gati tė shkėputeshin nga kafazi i kraharorit nė ēastin mė tė parė qė lėkura tė hapte njė shteg tė vogėl ... .
Kėmbėt e saj tė holla dhe gendet e dala pranė vitheve, dukeshin sikur i numėronin me mundim edhe ato ditė tė pakta qė i kishin mbetur ...
Gjaku e lagu kalldrėmin. Dhe kafsha nuk lėvizte. Kamzhiku vinte vėrdallė mbi kurriz tė saj. Dhe kafsha nuk tundej nga vendi!
Pse vallė?
Pėrse vallė sngrihet?
Po pse vallė u pėrmbys?
Faji i rrugės?
Apo faji i barkut?
Ata qė "mbrojnė" kafshėt, sigurisht, janė nė gjendje tė pėrgjigjen.
30 dhjetor 1936
Pergatiti Andi Meēaj
FATOS ARAPI

Fatos Arapi lindi nė qytetin e Vlorės nė 1929.
DIKUSH MĖ BUZĖQESHTE
Ditė prilli '944...
U pėrhap fjala se do tė bėhej alarm ajror. Qepenėt e dyqaneve u mbyllėn. Rrugėt u zbrazėn. Gratė sa mezi mblidhnin fėmijėt e mėrditur, qė grindeshin se nuk mund tė luanin dot top leckash, as aty te praku i derės. Vetėm patrullat gjermane e mercenare, tė ngrira nė heshtjen e tyre, shkonin e vinin nėpėr rrugėt e shkretuara. SS-ėt heshtnin. Pas dritareve tė mbyllura me kapakė dėrrasash, heshtnin dhe banorėt e qytetit tė vogėl. Dita ishte e vrejtur dhe e ftohtė. Binte njė shi i imėt, qė s'pushonte. Diēka e rėndė, e heshtur dhe e pashpjegueshme rėndoi pėrnjėherėsh mbi qytetin e vogėl, me rrugė tė ngushta e pullaze tė ulėta. U dėgjua njė breshėrimė mitralozi. Pastaj njė heshtje e gjatė. Sikur krisma tė kishte goditur vetė murmurimėn e jetės sė qytetit. As hapi i rėndė i patrullave s'u dėgjua mė. Dy krisma. Njėra pas tjetrės. Dy. Tė largėta. Tė mbytura.
- Goditėn nė tntp - murmuriti dikush.
Ashtu e ngrirė hyri ajo ditė nė kujtesėn time. E, nėpėr ngricė tė saj tė heshtur e tė egėr patrullonin SS-ėt.
Hutimin e qytetit e ēori njė bombė. Vetura e gestapos rrėshqiti nėpėr rrugėn kryesore. Dhe pėrsėri gjithēka ra nė heshtje. Pastaj njė derė u hap. Edhe njė... Edhe njė...
Dikush doli nė rrugė.
- Paskan pushkatuar pesė vetė. Te xhamia e tabakėve, paskan pushkatuar pesė vetė.
Njerėzit dilnin prej shtėpive. Gra, fėmijė, burra, shkonin nga xhamia e tabakėve. Mbi ta e ftohtė, e vrejtur, duke derdhur pa pushim atė shi tė imtė, notonte ajo ditė prilli '944.
Redaktorja qėndronte para meje e mė shikonte me ata sytė e saj tė vegjėl, ngulitės. Ashtu si mė parė edhe tani ata sy binin mbi mua e mė pyesnin: «a do tė na shkruash? Qoftė edhe njė shkrim tė vogėl». Unė heshtja. Pėr mua nuk ishte mė i rėndėsishėm njė artikull pėr revistėn. Para meje tani shpalosej vetė ajo ditė...
...Rojet gjermane e mercenare nuk lejonin njeri t'u afrohej tė pushkatuarve. Ata kishin rėnė te rrėza e murit. Tė mbytur nė pellgun e gjakut tė vet. Njėri prej tė vrarėve kishte rėnė me fytyrė nga qielli. Ai kishte qenė sheh dhe pak mė tutje i kishte mbetur ēallma. E qullur krejt ajo dukej e pistė dhe e palarė. Midis tyre, pėrmbys , kishte rėnė njė grua...
Tė parėt filluan tė qanin fėmijėt. Pastaj gratė. Pastaj tė gjithė. Turma afrohej te tė vrarėt. Njerėzit donin t'i shihnin, donin tė dinin se si dukeshin ata tė vdekur. Dhe qanin. Afroheshin. SS-ėt i shtynin me automatik nė gjoks. Njė mercenar me pushkė tė gjatė nė sup iu afrua asaj gruaje dhe e goditi me majė tė kėpucės. Njė herė. Dy. Tri.
Ai i binte me kėpucė e diēka murmurinte nėpėr dhėmbė. Kėmbėzat e ēitjaneve nuk ngjiteshin lart. Ato arrinin gjer aty te lakėza e pulpave, pastaj, tė qullura, puthiteshin nė kėmbėn e ngritė tė gruas sė vrarė. Mercenari qėndronte mbi tė me pushkė tė gjatė mbi sup, diēka thoshte e pėrsėri e qėllonte me kėpucė.
Erdhi karrua, Tė katėr burrat njėri mbi tjetrin u hodhėn mbi tė. Kėmbėt e dikujt u varėn jashtė, pastaj njė kokė e dy krahė. Atė nuk e ngarkuan. E lidhėn me litarė tė karros prej tė dyja kėmbėve tė zbathura dhe e tėrhoqėn zvarrė. Karrua ecte ngadalė duke marrė pas nėpėr udhė tė qullura e gjithė baltė gruan e veshur me ēitjane tė zeza, rėnė pėrmbys me krahėt hapur gjithnjė anėsh.
Q.D. Njė emėr. Dy gėrma. Dy kokrra gruri tė mbjella tek unė, si nė tokė. Ajo redaktorja me duart e veta kishte rrėmihur tokėn: ato dy kokrra gruri, gati tė harruara ishin aty dhe vetė kishin lėshuar sythė e po mbinin. Dhe unė nuk e kisha ditur kėtė. Atė mbrėmje erdhi te ne xha Zanua, njė fqinji ynė. Zbathi te praku i derės opingat, hyni nė odėn e zjarrit, duke shkelur me ēorape, shkoi dhe u ul drejt e nė qoshe.
- I vranė... ėh. Maskarenjtė... - i tha babait, qė ishte ulur nė anėn tjetėr.
Dėgjova njė kėrcitje tė fortė tė nofullave e tė dhėmbėve. Ishte njė kėrcitje si ajo e trarėve tė shtėpisė, po unė isha i vogėl e mė tėrhiqte mė tepėr vetėm paraja e asaj dite. Para syve mė dilte gjithnjė ai mercenari, qė goditte me shqelma gruan e vrarė, shikoja karron, qė shkonte ngadalė mes pėr mes qytetit tė heshtur, karrocieri tėrhiqte prej freri kalin e nėpėr shi fliste me zė tė ulėt me veten, me kėrcitjen e rrotave dhe me llapashitjen nėpėr baltė tė trupit tė vdekur tė asaj gruaje.
Q.D. Dy gėrma. Njė emėr. Nė atė emėr, - njė jetė njeriu. Atė jetė SS-ėt e kishin pushkatuar atje te xhamia e tabakėve, nė atė ditė prilli '944. Po ku ishte tani ajo jetė? Duke mė kėrkuar njė shkrim pėr revistėn, redaktorja trupvogėl as qė e kishte menduar se nėpėr ē 'rrugė po mė niste. Ku ndodhej tani ajo jetė e pushkatuar prej SS-ėve? Cilėt njerėz mbanin pjesėza tė saj? Do tė mė duhej tė kėrkoja e tė kėrkoja, tė kthehesha prapa nėpėr ato ditė tė dikurshme tė fėminisė, tė ngatėrrohesha, tė humbisja udhėn e pėrsėri tė nisesha nė kėrkim tė asaj jete. Unė duhej ta ngjallja pėrsėri atė grua, ashtu siē kishte qenė dikur, me fytyrė e ėndrra e luftėra, me dashuritė e saj.
I vetėm kaloja nėpėr salla e korridore tė muzeumit.
Nė heshtjen qė mė rrethonte, qėndroja para eksponateve e vitrinave. Herė pas here prej fotografive mė shikonte ndonjė fytyrė e njohur dikur. Ndjeja vjetėt e kaluar tė mė afroheshin gjithnjė e mė pranė. Mendimi se koha merr fytyrėn e ngjarjeve e tė njerėzve, dhe me atė fytyrė hyn pastaj nėpėr muzera, qė sėrish tė dalė pėrpara njerėzve, mė kishte pushtuar tė tėrin. Ditėt e luftės qėndronin para meje tė kthyera nė njė fletė komunikate, nė njė pushkė partizane, nė njė xhaketė tė vjetėr, tė shpuar nga plumbat armikė. Njerėzit i kishin futur aty. Dhe i ruanin. Nuk donin qė ato ditė tė zhdukeshin. Nėpėr to vareshin ato fotografi me fytyra njerėzish. Tė rinj, tė reja, burra, gra, fshatarė, qytetarė.
Pėrnjėherėsh diēka u drodh tek unė. Nėn njė diēiturė: «Dėshmorja Q.D.».
Ja. ajo... gruaja e mbytur nė gjak tė vet nė tė ditė prilli '944. Ja, cila qenka ajo... Pėr herė tė parė shihja atė fytyrė. Asaj dite ajo kishte rėnė pėrmbys me kėmbėt e krahėt hapur mbi asfaltet e qullura. Dhe ashtu kishte mbetur gjersa karrua ishte zhdukur prej shikimit tim. Ky vegim kaq thellė ishte ngulur nė kujtesėn time sa, edhe kur nė imagjinatė kėrkoja t'i jepja asaj ndonjė fytyrė tė re, mė zhdukej nė ēast. Dhe gruaja mbetej po ashtu e rėnė pėrmbys mbi asfaltin e qullur. Ja, cila qenka ajo... Kisha qėndruar pėrballė saj. U afrova mė pranė fotografisė. Atėherė ndjeva se fytyra e saj po mjegullohej. Nuk po kuptoja se si nė atė tis kafe tė fotografisė shkrihej ajo kokė e madhe, qė ishte ngritur aq lart, sa thua do tė rrėzohej mbrapa. Nė atė fytyrė vetėm dy vetulla tė trasha harkoheshin pėrpjetė. Dhe nėn to - sytė, qė humbisnin nė njė mugėtirė tė hirtė. Ajo fotografi do tė kish qenė kopjuar nga ndonjė tjetėr, e vjetėr. M'u kujtuan ato fotografitė e zbehta tė varrezave tė prishura nga dielli e nga shiu. Mė kot po pėrpiqesha tė shquaja miset femėrore tė asaj gruaje. Nuk mundja. M'u duk sikur fytyra e mjegulluar, qė mė shikonte nga fotografia po tretej vetė nė ftohtėsinė e asaj dite prilli tė pushkatuar nga SS-ėt, atje te xhamia e tabakėve.
Dhe mbeta pėrsėri vetėm...
Pergatiti Andi Meēaj
ANASTAS KONDO
(1937-2006)
Anastas Kondo u lind nė qytetin e Kuēovės, mė 28 Nėntor tė vitit 1937. Pasi mbaroi Politeknikumin e Tiranės vazhdoi studimet e larta nė Shėn Petėrburg, nė Rusi, ku u diplomua si inxhinier Paleontolog. Ka punuar nė Institutin e Studimeve Gjeologjike tė Naftės nė Kuēovė, e mė pas nė Fier. Ai ėshtė njohur si shkrimtar, gazetar e skenarist i njė sėrė filmash, ndėr tė cilėt pėrmendim Misioni pėrtej detit, Dimri i madh, Kur zbardhi njė ditė, Partizani i vogėl Velo, etj. Gjithashtu ai ka qenė i njohur pėr krijimtarinė e tij letrare ku disa nga veprat janė vlerėsuar edhe me ēmime kombėtare. Ndėr vėllimet me tregime pėrmendim Ura, Kur mbaron e vdes burri, Portat e diellit, Pse e vranė Odisenė, Kio, Njerėz dhe gurė, Kur zbardhi njė ditė etj. Shkrimtari, gazetari dhe skenaristi i disa filmave tė njohur, Anastas Kondo ėshtė autor i disa teksteve e studimeve shkencore, qė hodhėn themelet e shkencės sė Mikropaleontologjisė nė vendin tonė. Disa vjet rresht ai punoi nė drejtimin e sektorėve tė letėrsisė, kulturės dhe arsimit. Gjithashtu ka punuar si zėvendėsministėr i arsimit dhe kulturės, sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve etj.
-Eja, o jetė, eja, jeto, eja!
Sa herė qė mė shihte te dera e xhamisė, kėto fjalė mė thoshte. Unė isha i vogėl, njė pėllėmbė fėmijė dhe kuptimin e fjalės "jeto" e kisha fort tė cekėt. Por mua mė pėlqente se si ajo e kėndonte kėtė frazė pėr mua, se nė kėto raste unė isha jeta pėr tė. Ajo ishte plakė e madhe. Ajo kishte emėr si ēdo njeri mbi dhe, por ne muhaxhirėt e vegjėl e tė mėdhenj tė Luftės Italo-Greke tė Xhamisė Muradije nė Vlorė i thėrrisnim "Mėmėzonja". Ishte e shėndoshė, me fustan tė zi, tė gjatė deri te kyēi i kėmbės, me leshra tė thinjura, borė tė bardha, me duar tė argasura dhe me sy tė zezė, tė thellė si nata nė ėndrrat e fėmijėve.
Ēdo gjė ishte e moēme, e stėrrnoēme tek ajo, vetėm sytė i kishte tė rinj, mė tė rinj se tė nėnės sime dhe zėrin, qė i kėndonte ēdo frazė qė thoshte. Ajo ishte plakė e gėzuar. Vetėm ajo, mė duket mua, nuk e humbi toruan as kur na u dogj fshati nga italianėt e u shpėrngulėm si nė vitet e egra tė turkut, qė tregojnė tė parėt, ca nė Tiranė e ca nė Shkodėr, ca nė Vlorė e ca nė Berat.
Ne bėmė jatak nė xhami. Atje hanim, atje pinim, atje flinim. Plaka Mėmėzonjė kishte ngritur zjarrin jashtė mureve, se, paēka qė ishte kaure, prapė pėr tė xhamia ishte vend i shenjtė. Mbi zjarr kishte vėnė pirustinė e mbi pirusti kusinė. Unė e dija ē'ziente ajo nė atė kusi, sikur dhe nė mes tė natės tė mė zgjoje. Gjithmonė nė tė do tė kishte ose lakra tė egra, pėrkalidhe, do tė ishte gjella e tė gjithėve ato ditė, ose kallinj misri, qė ia sillnin miqtė e saj arbėr, lebėrit e Vlorės. Dhe atėherė kur ajo ziente misėr, na thėrriste ne kalamajtė, si klloēka zogjtė e na ndante kokrrat e misėrta, si gufeta tė rralla. Dhe ne dėgjonim "Eja, o jetė, eja, jeto, eja!"
Misrin ajo e ziente pėr ne bonjakėt e botės (mua mė ishte vrarė tata), se vetė nuk kishte dhėmbė ta hante. Ajo gėzohej tek shihte si mbllaēiteshim e si pėrtypeshim ne me dhėmbėt brisk, tė vegjėl si dhėmbė peshku, si bluanim kokrrat e mėdha tė misrit tė Armenit apo tė Mesaplikut. Ajo ishte e njohur pėr moshėn e madhe dhe pėr bejtet e saj. Ajo ishte e zgjuar "si Sollomoni", thoshte ime ėmė. Unė nuk e njihja dhe as e kisha dėgjuar Sollomonin, por Mėmėzonjėn e njihja dhe e doja se kėndonte ca kėngė tė bukura e ca ligje tė rralla. Ajo ishte qė e qau fshatin tonė kur u dogj:
"Vuno, qytet si Triesti, tė qėllon qiell e deti".
Dhe sa herė atė e merrte malli pėr fshatin, atje nė mes tė xhamisė sė Vlorės, dėgjonim pėr Vunonė si Triesti. Asnjė nga ne nuk e kishte parė Triesten por, qė duhej tė ishte i bukur ky qytet, e merrnim me mend, pėrderisa ishte si fshati ynė. Se fshat mė tė bukur se Vunoi, para se ta digjte italiani e pastaj gjermani, s'kishte pasur e s'bėhej i dytė mė.
Isha i vogėl dhe, pa dyshim, Eduart Lirin, profesorin e mbretėreshės Elisabetė tė Anglisė dhe shok tė Bajronit, qė kishte qenė nė fshatin tonė njėqind e ca vjet tė shkuar e kishte shkruar libėr pėr tė, nuk e kisha dėgjuar. Tani vonė, qė u burrėrova, e kam kėnduar librin e tij, ku ai thotė se fshati ynė asokohe ishte i bukur si Palermua. Ē'bėri Palermua apo Triestja. Puna ishte qė Vunoi qe mbi tė gjithė pėr bukurinė, me kullėn e Koket e atė tė Pilovoglet, me Thollon e Spiret dhe dyqanet radhė-radhė, si varg ēepelesh. Dhe sa herė kėndonte plaka Mėmėzonjė, neve na pikonte nė zemėr, na cimbiste shpirtin dhe shisnim gjithė botėn pėr atė fshatin tonė, qė ishte bėrė front i luftės, qė ishte shkretuar se vritej e pritej italiani me grekun, e ne na kishin zbuar e shpėrndarė nėpėr Shqipėri si kokrrat e misrit nė fushėn e madhe tė zezė tė Mėmėzonjės.
Nuk mbahej mend as nga nėnat tona kur i kishte vdekur burri Mėmėzonjės. Ai kishte qėnė naft, detar nė karav dhe kishte shėtitur botėn me trabakullėn e Anagnostet. Mbase atėherė, kur ishte e re, do ta kishte parė Mėmėzonja dhe Triesten, qė e kujtonte kur i kėndonte fshatit tonė. Plaka kėndonte e ngrinte shumė kėngė, por unė isha i vogėl e shkrim e kėndim s'dija qė t'i hidhja nė letėr, kur u bėra pėr shkollė e me shkollė, ajo s'lėshonte mė hije me tė gjallėt, ajo kishte vajtur "atje te guri me vėrė, qė njė nga njė vemi tė tėrė". Po si u vra ajo, ėshtė njė histori mė vete dhe nuk rri dot pa jua thėnė, por, para se t'ju rrėfej pėr vdekjen e saj, po ju tregoj qysh i kėndonte ajo burrit tė saj naft tė detit, qė s'mbahej mend kur ishte vrarė Madagaskarit apo Kanalit tė Panamasė. Kur ishte e lodhur, dhe lodhej ajo, kur s'kishte ndonjė kalli misėr tė ziente a ksilloratė tė thatė qė tė na gostiste ne fėmijėt e tė na thėrriste "eja, jeto, eja", atėherė ne dėgjonim, tek shullėhej nė diell, anės murit tė xhamisė e tek lėshonte leshrat e saj tė bardha argjend mbi pollkėn me supe tė zeza dhe qė qante a kėndonte: "ē'mė zu Ēika nėnė vete, pėr atė burrin me derte, /mė as vjen as nuk vete, as nė stere, as nė dete".
Dhe atje te muret e xhamisė ne dėgjonim valėt e dallgėt e detit. E ndienim erėn e malit tė Ēikės e na verbonte sytė bora nė majė, qė gremisej e binte honeve. Shikonim sorkadhen qė shkelte mbi mėndra e qė s'i dridhej as dora as kėmba. Ishte i shoqi, qė na fanepsej ditėn e jo mė natėn e trazuar nė kubenė e xhamisė sė Muradijes. Duhej dhe njė vit, qė i nipi i Mėmėzonjės tė vriste tenenten e larot e tjerė, duheshin dhe dy vjet qė pastaj tė vritej vetė nipi i Mėmėzonjės, qė ishte i bukur sa s'thuhet e trim sa s'shkruhet. Ishte ai qė, siē thoshte plaka, kishte pėr shok Ali Vezirin, qė "mori njėqind e njėzet kala dhe s'dha pėr to asnjė para". Kur u vra i nipi, atėherė ajo qau si asnjėherė nė anėt tona. "Astrit me pika tė kuqe, /trim i bukur e me huqi vrave shumė dhe tė vranė, qanė shumė, le tė qajnė".
...Tek rrinte Mėmėzonja rrėzė murit tė xhamisė e i bėnte hije maja e lartė e minaresė, i kėndonte vetes e mbase dhe tė shoqit:
U plake, mike, u plake,
u bėre dele kasape,
u plake, o mik, dhe tinė,
mbete si kau nė brinjė.
Po nuk ishte akoma ajo, ashtu siē kėndonte, dele kasape, mbase mund tė ishte ai miku i saj ka nė brinjė.
Mbaroi lufta e italianit me grekun, ne u kthyem nė fshatin e djegur dhe filloi lufta e madhe e shqiptarėve me italianėt. Ra Italia dhe erdhi gjermani. Kur erdhi gjermani, shtėpia e Mėmėzonjės, e deles sonė kasape, apo e kaut tonė nė brinjė, u bė jatak i madh i partizanėve. E gjurmuan gjermanėt plakėn dhe e panė nė Operacionin e Dimrit, tek u shpinte bukė malit shokėve tė nipit tė saj partizan. Ishte plakė e fortė, nga soji i strallit, qė e ngjiste malin mė mirė se gjermanėt. Vuri inat tė madh gjermani me plakėn dhe s'e harronte kollaj. Erdhi njė ditė qė dhjetė burra nė fshatit dhe Mėmėzonjėn njėmbėdhjetė, i zunė. I vunė pėr pushkatim. Pastaj erdhi oficeri gjerman, dha urdhėr ta largonin plakėn nga radha e burrave, kurse vetė burrat i shkuan nė plumb, u pushkatuan kėshtu dhjetė xhaxhallarė dhe vėllezėrit tanė. Kurse plakėn e hoqėn mėnjanė. Mallkoi Mėmėzonja: "Ore, tė panderė, pse mė hiqni nga deshtė me kėmborė mua delen kasape?" Por oficeri nuk pyeti pėr ē'tha plaka. E tėrhoqi bran dhe ne tė vegjlit menduam pėr njė ēast qė u meles, qė i erdhi keq atij pėr plakėn. Po ku meleset hasmi, or djem. Ne thamė: e hodhi Mėmėzonja jonė edhe me gjermanin si me italianin. Por jo. Ata e morėn dhe e ēuan nė shtėpi tė saj, atje nė Skutara, te brinja e Skuret, nga ku ka dalė ai fisi i dėgjuar i Skuret, e fundit e tė cilėve ishte plaka jonė. E futėn nė shtėpi tė saj plakėn. E lidhėn pas materėve tė derės. Dhe graria britėn: "O korba, e mbėrthyen si Krishtin, orėzezėn. "Pastaj gjermani i hodhi benzinė shtėpisė dhe i vuri flakėn dhe atėherė dėgjuam prapė zėrin e saj qė kėndonte kėngėn e Thanas Vajės: "Gjak e dhjamė mė kullove, por dot besėn s'ma ndėrrove". Nė tė vėrtetė kjo s'ishte kėngė mė pėr Thanasin, por ishte kėngė pėr tė.
Gjermanėt nuk morėn vesh ē'ishte ajo kėnga e saj, nuk e dinin ata qė dhe nė vdekje ajo u thoshte atyre qė s'ndėrrohet dot besa e shqiptarit, plak a i ri qoftė ai, pėr jetė tė jetėve.
Pėrgatiti Andi Meēaj
FARUK MYRTAJ

Faruk Myrtaj ėshtė njėri prej shkrimtarėve tė sotėm shqiptarė qė veēohet pėr frymėn e re qė solli, sidomos nė prozėn e viteve pas nėntėdhdhjetės. E kam njohur herėt, qysh kur punonte nė Selenicė, ku banonte sė bashku me prindėt. Njė djalė bjond, i drojtur, tepėr i sjellshėm. Mė priste deri sa mbaroja mėsimin nė shkollėn tetėvjeēare, ku punoja, mė tregonte ēkishte shkruar. Dukej njė djalė i talentuar, i shqetėsuar, jo vetėm nė ato qė shkruante, por edhe sepse donte tė studjonte dhe e pengonin. Shfrytėzova tė gjitha njohjet e mia tė atėhershme. Arritėm ta ēonim pėr ingineri-miniera. Faruku, i apasionuar pas letėrsisė, u gėzua qė mė nė fund u shporr pėrkohėsisht djalli qė e pengonte, por edhe u mėrzit tej mase. Mė nė fund e vendosi-shkoi pėr tu bėrė inginier miniere.
Mė pas e gjeti rrugėn e tij duke mė gėzuar edhe mua pėr faktin se nuk isha gabuar kur mendova se talente tė tillė duheshin ndihmuar. Tani Faruku jeton nė Kanada, zgjodhi edhe ai rrugėn e hidhur tė mėrgimit, por jam i bindur se pena e tij do tė sjellė nė letėrsinė shqipe vepra tė nivelit tė lartė.
Nė mesazhin e tij ti solla eshtrat, gjeneral, mė drejtohet kėshtu, pėr tė mė kujtuar gjithė ēhoqėm dikur pėr ta nisur student:
Se shpejti do te te nis edhe ndonje fotografi prej ish-bjondit qe nise
per tek Viron Kona duke mė thene: Se mos i drejtohesh me "shoku Viron",
se e para e kemi shok, dhe e dyta i ēmon krijuesit!
Dhe une, i gjori provincial, edhe sot e kesaj dite, shkova dhe pasi
trokita nje cope here (e s'po merrja pergjigje - se dera e sekretarit
ishte e veshur me pambuk a kush e di) hyra dhe iu drejtova pikerisht me
"shoku Viron..."!
Hiqmet Meēaj, shkurt 2005
Bibliografi:
Poezi:
1. "Dielli i nėntokės, 1985, Tirane, Shqiperi.
2. "Rroba e fjalėve gjithnjė ngushtė mė rri", 1991, Tirane, Shqiperi.
Tregime:
1. "Njerėz qė kam njohur", 1987, Tirane, Shqiperi.
2. "Marrėveshje pėr tė jetuar", tregime-novele, 1989, Tirane, Shqiperi.
3. Nudo Zyrtare", 1996, Tirane, Shqiperi.
4. "Njerėzit janė tepėr", 2000, Shkup, Maqedoni.
5. "Luftėtarėt vriten nė paqe", 2003, Prishtine, Kosove.
Novela:
1. Qyteti i Ministrave, 1998, Tirane, Shqiperi.
Esse:
1. Pėrse druhemi nga nacionalizmi", 1995, Tirane, Shqiperi.
2. Markezė shqiptarė, 2002, Tirane, Shqiperi.
Ēmime:
Nudo Zyrtare, ka fituar Ēmimin Libri me i mire me tregime per vitin 1996, dhene nga Ministria e Kultures dhe Sporteve, ne vitin 1997.
Perkthime prej anglishtes:
Toleranca, pragu i Paqes, Betty Reardon (UNESCO).
Pushteti i G.G.Marquez, Jon Lee Anderson.
Tregime dhe novela te Zgjedhura, Ėilliam Saroyan.
Stina e Mallit, roman, Alistair MacLeod.
Harpa e barit", roman, Truman Capote.
Nė vend tė njė autobiografie
Im-gjysh ishte lindur nga stėrgjyshja ime kur ajo ishte tek tė 60-at. I kėrkuan gjithė jetėn tė lindtte njė djalė dhe ajo, zonjė e madhe, ia arriti, pėrtej rregullave tė natyrės. Im at gjithashtu ishte djalė i vetėm, arsye e mjaftueshme kjo pėr ta martuar shpejt. Pati fat nė martesėn me nėnėn tonė: iu bė krahė nė jetė tė vėshtirė, dhe ia mbushi shtėpinė: 6 djemė dhe 2 vajza.
Jam i treti i djemve, por i katėrti i fėmijėve, pra ardhja ime nė jetė spėrbėnte dot lajm, e, megjithatė, oxhaku i pallatit ku u linda atė ditė mori flakė. Rastisi tė digjeshin blozat atje, jo gjė tjetėr, por mamaja ma kujtonte kur bėja ndonjė gjė tė mirė!
Fėmijė i urtė, i sjellshėm, i bindur, gjithė Myrtajt kanė mėsuar. I mbyllur, pa shumė shokė. Kam pasur tmerr lėndėn e fiskulturės, i mirė edhe nė shkencat, por priresha nga lėndėt sociale. Letėrsia, nga mė tė dashurat, por mbase sdo isha marrė kurrė me tė shkruara, sikur tė mos mė ishte privuar shkuarja nė universitet nė njė kohė me moshatarėt e mi. Koha politike absurde qė rėndoi jetėt e tėrė shqiptarėve, ma vonoi pėr 9 vjet nisjen pėr atje.
Pa asnjė dyshim i jam mirėnjohės vjetėve tė minierės, minatorėve. Hynin e dilnin ēdo ditė nga nėndheu, truall i tė vdekurve. Kam qenė gjithnjė i thatė, shpirt-dobėt, i ndjeshėm. Nė minierė mėsova tė shaja dhe tė mendoja; plotėsova veten e pėrhershėm: njeriun e drejtė, tė heshtur e tė dhimbshur, qė pėrpiqet tė mos bėj kurrė keq dhe pėrpiqet tė kuptoj e tė justifikojė sjelljen e ēdollojshme tė tė tjerėve. Njė fotografi e fillimvitit 1978, mes njerėzve tė nėntokės, mė ėshtė bėrė kambanė qė bje papushim: disa prej tyre u aksidentuan me vdekje qysh sa isha unė atje, tė tjerėt sėmureshin tė djelave tė pushimit ose kur gjatėn lejeve tė zakonshme; ata qė dilnin nė pension vdisnin shpejt. Nuk e donin nėntokėn, por u ishin shndėrruar jetėt funksion i saj.
Tėrė kohėn pas pune lexoja, shkruaja. Shkruaja, nuk thashė shkruaja poezi, a tregime... Tėrė jeta ėshtė sfidė. Sfidė ndaj vetes. Kjo ėshtė bėrja. Tė tjerėt do tė vėrejnė kur ti krijon arėsye pėr ta. Nė tė gjitha kohėt mė janė gjendur njerėz tė mirė, pėr tė mė ndihmuar. Mirėnjohja ndaj tyre mė ėshtė kthyer nė ves!
Nė minierė ėshtė edhe njė rregull i tillė: askush nuk duhet lėnė i vetėm nėntokė. Njeriu i gjendet njeriut, sidosi. Por jo vetėm njeriu. Natyra, e krijuar si shtėpi e tij, gjithashtu. Pėrpara se tė ndodhin shembje, nėntoka rrėzon ca thėrmija, pastaj ca copra dheu e shkėmbi, pastaj ndodhin shembjet, gjėmat nė njerėz. Duhet tė kesh ndjesi e sy pėr ti vėnė re kėto paralajmėrime. Por se mos vetėm nėntoka ėshtė e tillė...!
Libri i parė me vjersha, Dielli i Nėntokės, 1985, nuk ėshtė tjetėr veēse njė llagėm ku ndjehem ngushtė, por edhe i paralajmėruar, bashkė me ta. Qytetėrimi kurrė ska pėr ta respektuar Njeriun, pėrderisa e shtynė atė tė rrezikohet nė dhč. E ēfarė pastaj se kėtė, mė duket, e ka shkruar ideatori i komunizmit antinjerėzor, V.I.Lenini?!
Zjarri i oxhakut paskej qenė paralajmėrim pėr njė jetė tė ashpėr. Universitetin e kryeva 9 vjet pas gjimnazit. Jo pėr ēka kėrkova, letėrsi. Mė dėrguan pėr inxhinier miniere! Shkova se duhej njė shkollė e lartė, duheshin disa vite Tirane. Mė vonė do tė merrnin vlerėn e viteve pranė tiranisė sė Tiranės. Ditėn qė na dhanė diplomat, nuk provova asnjė gėzim. Ndonse edhe pėr shkrimtarėt, asokohe, thuhej se ishin inxhinierė tė shpirtrave njerėzorė!
Vėshtirėsitė sikur u lodhėn me mua, nė fund tė viteve 80. Letrat Anonime ishin zbehur bashkė me kujtimet pėr luftėn, lufta e klasave po bėhej e tepėrt, si profesioni i munxėdhėnsve nė njė tregim tė Kadaresė. Ndodhi ajo qė skisha pasur energji ta ėndėrroja: Mė ofruan punė tek gazeta Rinia.
Njė sy i vėmendshėm do tė vėrente tek faqet e kėsaj gazete atė qė thuhej se paralajmėrohej nė teatrin e operės kineze: shembėllimin e asaj qė po pėrgatitet tė ndodhte. Kadare bėri rishikimet e para, politke e letrare pikėrisht aty. Ishte fat qė u ndodha nė Tiranė nė vitin 90, kur plasi demokracia. Nė disa zona tė vendit, pėr vitin 1944 thuhej, nėn zė, se ishte viti kur hynė komunistėt. Ngaqė tė burgosurit politikė ishin ende brenda, u mbeti komunistėve ta pėruronin edhe pluralizmin. Por skishte ngč pėr hollėsira! Pjesa dėrmuese e njerėzve ndjeheshin tė lirė...Rroba e Fjalėve Gjithnjė Ngushtė Mė Rri, u botua nė kėtė kohė.
Tek unė, gjithnjė, kanė plotėsuar njeri tjetrin krijuesi me gazetarin. Nuk kam asnjė drojtje prej mungesės sė kufirit midis tyre. Kėshtu ka qenė jeta ime. Kėshtu ėshtė. Nė shtatė strehėza lėviza nė Tiranė, nė vitet 1989-1995 dhe, kudo ku shkonim, mbartnim vetėm ca libra!
Tė shkruarat janė natyra e sinqertė e krijuesit: Kurrė nuk jam shquar pėr inisiativė, pragmatizmi im ėshtė pothuaj Zero...Sikur tė mos mjaftonin kėto, mė 3 nėntor 2003 u nisa pėr mėrgim tė largėt. Ngaqė u binda se nuk i ndihmoja dot nė Atdheun tim, u ofrova fėmijėve njė Atdhe tjetėr. Sė paku, kėtu ku jemi, nė Kanada, shpresoj tė mos i pengojnė, siē u ndodhi prindėrve tė tyre...
...ROBĖROHEMI PĖR LIRI...
Gardiani nuk po bėhej i gjallė dhe unė u ngrita.
Nė njė hapėsirė sa kjo e qelive, tė ngrihesh ska asnjė kuptim, nuk ia vlen tė ngrihesh pėr tė kryer ndonje veprim. Mjafton tė zgjatėsh dorėn dhe arrin kudo, nė secilėn qoshkė tė qelisė. Por ngritja mė kėmbė ėshtė instiktive, pėrpjekje pėr lėvizje, orvajtje pėr tė mos humbur vetinė e tė gjallit.
U ēova dhe bėra njė gjysėm hapi pėr nga dera e qelisė, preka shufrat e hekurta, futa turinjtė midis tyre. Doja tė kqyrja koridorin. Gardiani ishte edhe mė tej atje, ulur nė karriken prej hekuri. Kryembėshtetur midis pėllėmbėve tė duarve, dremiste. Nuk them ėndėrronte, jo pse ishte gardian, por sepse asgjė nuk do tė ndryshonte nė kėtė mes. Dukej se flinte, pra unė isha i lirė tė merresha me veten. Kjo mė duhej. Kėtė prisja.
U zhvendosa njė gjysmė hapi, pėr nga qoshku i djathtė. Gjithnjė brenda qelisė sime. Atje kisha lėnė pjesėn e kursyer prej racionit tim tė bukės. Nė kėtė lloj qelie sėshtė e nevojshme tė hapėsh sirtarė e dollapė e bufera. Ajo ėshtė e lehtėsuar prej formaliteteve. Edhe nė errėsirė tė plotė, e di se ku e kam vendosur bukėn, brenda njė shamie tė bardhė, aq tė pastėr sa mund tė ketė kuptim pastėrtia nė njė qeli pa ujė e pa dritė. Shamia ėshtė e mbėshtjellė me njė copė plastmasi, lėndė qė mbron bukėn nga tharja e ashpėrimi.
E marrė nė duar, si me kujdes nėnash pėr foshnjėn e tyre.
Janė orėt mė tė veēanta tė jetės. Tė jetės sime nė burg. Kudo e kurdo, njeriu gjen kohė pėr tu gėzuar. Mbase kjo ėshtė arsyeja qė marrin vlerė tė veēantė cigari i fundit, fjala e fundit pėrpara togės sė pushkatimit, apo ato ca pak grimasa mė parė se njeriu tė jap frymėn e fundit pėr tė ndėrruar jetė.
Ah, jeta ime...!, thashė si pėrvajshėm, pa zė.
Mė kishin rrjedhur njėzetė vite kėtyre burgjeve. Nėna kishte vdekur, mė kishte humbur pėrpara ikjes pėr nė botėn tjetėr, pa mė dorėzuar, siē bėjnė zakonisht nėnat, tek tjetra, gruaja.
Edhe aq keq nuk qenkam, pėrderisa gjej me ēgėzohem!, shtova me zė, pėr tė qenė i vėrtetė deri nė fund. Sė paku me vehten.
U rrotullova, bėra njė lėvizje mė shumė, njė gjysėm hapi nė tė kundėrt dhe, kokėulur, u ula nė shtratin pėrdhes, njė dyshek, i hollė fare, diēka mė i trashė se feta e bukės qė na japin pėr ēdo vakt.
U rregullova kėmbėkryq, mbi batanie. Shaminė e vendosa nė prehėr. Si njė lėndė e rrallė e materies, tuli i kursyer prej racionit tim tė bukės. Po tė mė shihte kush, do besonte se ulesha pėr tė ngrėnė. E mendoja kėtė, edhe pse kėtu gjithkush e dinte menynė time dhe kurrkush smė bėnte shoqėri. Po tė mė begeniste gardiani, qė tashmė dremiste gėrrhimshėm nė fund tė koridorit, sigurisht do ta ndaja me tė. As qė e shkonte ndėrmend. Jo ngaqė ndjehet ngushtė se herė pas here i duhet tė mi dhuroj ca grushte e ca shkelma, edhe pa arėsye. Po nuk ėshtė ky shkaku. Gardiani nuk do ta vinte nė gojė bukėn time sepse se vė fare nė dyshim kur i thonė se unė jam armiku i tij. Po tė mė ftonte tė haja a pija diēka prej tij, nuk do ta refuzoja. E di se sėshtė ndėr armiqtė e mi, edhe pse mė sillet si njeri prej tyre.
Po pėr ēfarė ta ftoj?! Vetėm njė copė buke kam, pak tul buke. Edhe kėtė, jo pėr ta ngrėnė. Ah, kam edhe njė gotė uji, por as ujin se kam pėr ta pirė. Ndaj lere gardianin e shkretė tė marrė njė sy gjumė e tė ketė mė shumė fuqi kur ti teket tė mė ndėshkojė.
Vazhdo tė bėsh gjumė tė qetė, zotėria im! Sikur tė zgjohesh e tė shohėsh me ēmerrem, do tė zgėrdhiheshe pėrtej hekurave, ose do tė hyje brenda qelisė dhe do tė ma shpėrbleje ftesėn me ca shkelma. Nuk ke ngč ti tė marrosesh si unė!
Afrova gotėn e ujit pranė vetes, njoma tulin e bukės dhe ia nisa punės. Secili merret me diēka, nė kėtė jetė. Gjithkush krijon botėn e tij tė vogėl, brenda kėsaj bote tė pafund. Kėshtu besojmė, sė paku. Iluzion? Ku ka rėndėsi si e quajmė. Rasti ma solli ta krijoj kėtė botėn time tė vockėl fare brenda kėsaj qelie. Njeriu qenka qenie e ēuditshme, mbase pikėrisht pėr kėtė aftėsi: mėsohet me kushtet, pėrshtatet me rrethanat. Mjaft ta lesh vetėm dhe ai, fa-fap, nė ēast e ngjall jetėn; edhe brenda njė vrime vetmie, siē ėshtė kjo qelia ku mė kanė mbyllur.
Beson vėrtetė se je vetėm aty...?!, mė pyeti njė mik, kur kishte guxuar tė mė vizitonte aty ku isha. E vėshtrova nė sy. Fliste pėr burgun tim si pėr jetėn e tij jashtė mureve. Atje pėrgjohej kudo dhe ai ishte i sigurt se smund tė mos pėrgjohemi edhe ne kėtu, nė burg.
Unė nė burg jam!, ia pėshpėrita. Nuk ndjehem keq..., shtova pastaj. Me zė. Nėse pėrgjoheshim, le tė dėgjonin se nuk qahesha. Edhe pėr mikun tim, kėto fjalė shkonin pėr mirė. I burgosuri i tij nuk ndjehej i pakėnaqur!
Me se e kalon kohėn e lirė?!
Bėj njerėz, i thashė. Njerėz prej buke bėj...Tė kam edhe ty...prej buke!
Mė hodhi njė vėshtrim tė drobitur dhe sikur u ftohė nė sytė e mi. Sfoli. Iku shpejt. Nuk shpresova tė vinte mė. Mbase dyshoi qė kam probleme. Diku nė tru. Po mbase ėshtė trembur se mos e marrė mė qafė!
U ktheva nė qeli, nuk bėra asnjė pėrpjekje pėr tė kqyrur ku mund tė ishin aparatet pėrgjuese, tė cilat mi ndėrmendi. Variantin e tij prej buke e ndryshova. Menjėherė. Sdoja tė bėhesha shkak pėr ndonjė tė keqe ndaj tij. E njoma formėn e tij prej buke dhe e zhbėra. Por e kam endč, nė formėn e brumit tė thatė.
Ndenja ca shtrirė. Rrėshqita vėshtrimin nė tavanin e qelisė, nė faqet anėsore, tek porta e hekurit, tek llampa e venitur, tek dryni qė mė mbyllte brenda. Kudo mund tė kishte kamera. Aparatet mund tė vendoseshin gjithandej. Le tė bėnin ētė donin. Sishte aspak e kėndshme ta pėrfytyroje veten tė vėzhguar nga zyrat e komandės sė burgut, por edhe me kėtė duhej tė mėsohesha. Pasi ke humbur tė shumtėn e gjėrave tė mėdha, tė voglat sndjehen fare. Tė pėrshtaturit me mungesat ėshtė e pashmangshme. Duhet vetėm ca pak kohė. Dhe nerva...nerva. Nė qeli, kohė kisha plotė. Nervat do ti ushtroja, le tė rezistonin. Pėr hir tė tyre!
Njė lėvizje mashtruese: ngrita dorėn, e afrova tek goja, sikur futa kafshatėn e bukės. Nuk ishte gjė e re. Tė ngrėnit nuk na ishte ndaluar. Endč! Ktheva kokėn rreth e qark, lėviza nofullat e buzėt, qė kqyrėsit e mi tė mundshėm tė besonin se po pėrtypesha. Tė burgosurit, nė gjithė botėn, janė ripėrtypės. Ripėrtypin tė shkuarėn. Si emigrantė pakthim.
Nė djall vafshi, bashkė me qelinė time dhe pėrgjimin tuaj!, thashė me zė.
Tėrhoqa njė gazetė dhe nisa tė lexoj. Pastaj mė shkrepi tė lexoja me zė, me zė tė lartė. E kisha unė radhėn ti nervozoja. Duke u lexuar gazetėn e tyre! Meqė nuk mė linin tė gėzoja vetminė time, le tė bėnin shoqėrinė qė ofroja unė. Apo prisnin ti shaja, tua grisja gazetėn pėrpara syrit tė fshehtė tė kamerave tė tyre, qė tė humbisnin qetėsinė dhe tė mė ndėshkonin?
Mė tej, duke u marrė me tulin e bukės, i ndiqja me bisht tė syrit. Pajisjet pėrgjuese le tė vazhdonin tė tyren...
Eh! Buka ėshtė e bekuar! Ėshtė fryti i tokės. Jo i makinave. Punohet toka, hidhet fara, mbin bima, rritet kalliri, piqet, korret, bluhet, bėhet miell dhe bukė. Mua mė ėshtė dashur ta bėj edhe njerėz prej buke...
Sapo e prek me dorė, ajo e lumja merr e jep me gishtat e mi. Kisha lexuar se fatet e njerėzve lexoheshin nė vijat e pėllėmbėve dhe gishtrinjėve tė tyre. Buka mbase prekte vijat e fatit nė duart e mia, qė mė ngjallte kėto ndjesira.
E njomja, e ngjishja, e pėrpunoja, majagishtash, ajo bėhej edhe mė e butė, ishte gati tė jepej, njėlloj si ajo plastelina qė pėrdorin fėmijėt pėr tė sajuar lodra e figurina tė ndryshme.
Nuk doja gjumė kėtyre netėve. A thua edhe ata, modelet e mi, rrinin zgjuar, duke ndjerė ethet e mia? Edhe pėrgjuesit e mi, tė pa gjumė, duke mė vigjėluar mua?!
Zoti u ruajtė mendjen, nėse mė pėrgjojnė kur merrem me tulin e bukės!
Ma shohin fytyrėn lėbyrur prej njė rrezatimi tė pazakonshėm, dhe kam drojė se nuk besojnė dot se drita buron prej marrėveshjes sime me tė dashurit e mi dhe me tulin e bukės sė kursyer. E shohin se pėrpiqem tė krijoj njerėz, njerėz prej buke, po kush e di ku tjetėr u rrėmon hamendja. Kjo fytyra ime e drobitur, sbesoj se do tu duket aq e urtė sa tė mė justifikojnė si qenie tė joshur prej delirit filozofik qė kapllon tė burgosurit afatgjatė. Ky djall, mund tė thonė me njeri tjetrin ata, mund tė ngrihej netėve, tė kaloj telat me gjemba, tė na vijė deri nė komandė dhe...tė luaj me kryet tona si me copėn e bukės...
Njeriu nuk arrin ta njoh tjetrin, nėse nuk njeh veten e tij. Nuk them se njeriu duhet tė shkojė nė burg pėr tė siguruar kėtė njohje, por vetminė e tij ka mundėsi ta krijojė, kudo ku ėshtė. Mbase edhe kur rastisė nė komandėn e burgut. Vetmia, mė shumė se ēdo shkollė e mėnyrė tjetėr, krijon mundėsinė e rishikimit e plotėsimit tė vetes. Qenia njerėzore ėshtė njė trajtė e caktuar, njė lloj ene qė tėrė jetėn e jetės gjallon pėr tu mbushur. Popullimi i tėrė hapėsirave brendaqelizore, mbushja e kėtij boshi, vetėm kjo i jep kuptim tė jetuarit. Dhe, pa asnjė dyshim, ky boshllėk, mund tė zbulohet, verifikohet e plotėsohet vetėm nė vetmi.
Duke krijuar njerėz prej buke, nisa tė ndjehem ndryshe.
Atėherė kur tuli, mė nė fund, merr formėn qė kam dashur ti jap, teksa skam pushuar sė foluri me veten dhe me atė qė jam duke sajuar, kam shtysė ta ngrč zėrin. Si ai plaku qė bėhet gati tė niset pėr tė ikur pėrgjithnjė, apo si fėmija qė sa-lindet. Pa asnjė shkak, mbaj gjallė shpresėn se mi dėgjonin edhe murmurimat. E ēfarė nėse vėrtetė jam i lajthitur?! Mjaft qė flas me njerėzit e mi, paēka se prej buke. Ėshtė pak a shumė si ti kem tė gjallė.
A thua tė mė kenė parė, pėrgjuesit e komandės, kur kam qarė pėr vogėlushėt e mi prej buke? Eh, kur sajoj fėmijėt, tuli i bukės ėshtė si lėnda e pėrdorur pėr tė krijuar njerėzit e parė tė botės. Vetja mė bėhet si Krijuesi i Madh, Ai i Vetmi, i Vėrteti. Mė fal, mė falė qė tė imitoj ty, i drejtohem atij, duke ngritur sytė lart. Mė fal, nėse duke tė kėrkuar ty, mė shfaqet tavani, ku ata mund tė kenė vėnė aparatet e pėrgjimit, i them. Deri nė shenjtėri e pafajshme, pėr tė krijuar qenie perėndisht tė pafajshme, buka vazhdon tė lakohet nė midis gishtat e mi, duke mė falur ajo nė emėr tė Zotit, por edhe duke mu lutur qė tė bėj kujdes.
Ata tė mirėt, fėmijė tė mi, vijnė nė qelinė time si nė njė kėnd lojrash, si nė njė copė lėndine tė pashkelur. Mė vjen keq pėr kėtė, qė i sjellė fėmijėt nė kėtė vrimė miu, por ja qė miu jam unė, babai i tyre, qė smund tė rrij dot pa ta. Sa bukur vijnė e rrijnė nė tulin e bukės, dhe sa mirė ndjehet tuli i bukės nė trajtėn e tyre...O Zot, si spushove njė herė sė ngushėlluari njeriun fatzi!
Kam frikė se duke folur kėshtu po i bėj mė tė ashpėr ata tė komandės, nėse mė pėrgjojnė vėrtetė...
E si ta dinė ata se ēėshtė njeriu prej buke! Unė pėr vete, bėhem shend e verė, teksa ndjej nė kėtė mėnyrė. Farfuritja e njė drite prej sė brendėshmi, mė ofron njė gėzim qė as vetė nuk arrij ta shpjegoj dot. Ata nuk e dinė, nuk e marrin dot me mend se gjatė kėsaj lloj pune me dorė, nuk ndjehem mė nė qeli, nuk jam mė i burgosuri i tyre.
Mbase mė mirė qė se dinė...
Herė pas here sajoj edhe gruan. Gruan time. Gruan time prej buke. Punoj gjatė me trupin e saj. Nė fillim, mezi mė bindet. Edhe vetė, kur merrem me tė, ndjehem i drojtur. Drita e paktė e qelisė ėshtė si ajo drita nė dhomėn tonė tė gjumit, intimiteti ėshtė i brishtė dhe joshės, teksa besnikėria e sinqeriteti i ftesės sime pėr ta sjellė nė qeli, sigurohet prej shenjtėrisė sė bukės. Gruaja zė e mė jepet pak nga pak, nuk nxitohet, mė bėn tė mundohem ca, por e di qė do tė mė jepet deri nė fund. Nuk mė ėshtė mėrzitur kurrė, ajo e vala, ngrohtėsia ime, edhe kur i sillja shqetėsime tė llojit qė mė sollėn kėtu ku jam.
Ndryshe nga ajo gruaja tjetėr, reale, kjo prej buke ėshtė edhe mė ideale: nuk mė qahet pėr hallet e ditės, as pėr ushqimet e pamjaftueshme pėr fėmijėt. Kjo grua tjetėr mė ngjan mė shumė me atė vajzėn qė kam njohur dikur, ajo pas sė cilės rendja nėpėr rrugėt e qytetit, ajo qė mė premtoi se do tė mė bėnte tė lumtur, edhe nėse unė do ti shkaktoja andralla.
Brumi, duke shfaqur trupin e saj, bėhet edhe mė i epshėm, mė i ndjeshėm, gishtat e duart e mia teksa mė pėrcjellin nėpėr trup ndjesinė e njė kėnaqėsie tė tė qenit vetėm me tė, edhe pse nė njė qeli si kjo, e shndėrron kėtė prani nė diēka tė papėrsėritshme. Smund ta merrni me mend ēėshtė njė grua nė burg. Tė jesh vetėm me njė grua nė burg...
Duhet tė kthjellohesha, sidoqoftė: mė pėrgjonin apo jo? Duhet ta dija kėtė gjė. Pastaj le tė bėnin ētė donin. Me mua, me njerėzit prej buke, me fėmijėt dhe gruan time. Ata duhej ti jepnin fund kėtij pėrgjimi tė fshehtė. Pra, duhet tė pranonin qė mė pėrgjonin. Kaq. Tė burgosurit do tja krisnin sė qeshurės, nėse do tu thuhej se pėrgjohen. Isha njė i burgosur, pra, me mua mund tė bėnin ētė donin. Por pėrse tė mė vidheshin? Drojtje a frikė prej meje?!
Do doja tua qartėsoja kėtė. Nė burg isha njeri prej tė burgosuri tė tyre, por brenda qelisė zoti isha unė. Aty jeta mė bindej mua, zotit tė dhimbjes sė saj!
Pjesa tjetėr e tulit tė bukės kishte marrė formėn e njė koke e tė njė fytyre tmerrėsisht tė njohur. Hunda endč spo i bindej bulzave tė gishtave tė mi. I nervozuar, kisha lėnė mėnjanė gruan dhe pa e kuptuar po bėja komandantin e burgut. Atė prej buke.
Po ndjeja fodullėkun e tij, teksa pėrplasej me krenarinė time. Nuk e fshihja dot njė lloj ndjenje hakmarrjeje ndaj tij por, edhe pse kishim ndėrruar rolet, nuk bėja asnjė veprim qė tė cėnonte sedrėn e komandantit prej buke. Duke u marrė me tė, kisha heshtur. As flisja, siē bėja me gruan, as kėngėzoja, siē bėja me fėmijėt. Nuk doja ti shpjegohesha dhe as prisja tė mė shpjegohej. Nuk e pyesja, pra as prisja tė mė pėrgjigjej. Nė fund tė fundit, ai i dinte pėrgjigjet e mia, ashtu si unė dija pyetjet e tij.
Pas pak e ndjeva veten nė njė situatė krejt tjetėr. Komandanti prej buke, me tė njėjtin zė si tė modelit tė gjallė nė zyrat e komandės, mė pyeti.
Ku jam kėtu, zotėri?
Nė burg, i thashė. Ku tjetėr mund tė ndodhen bashkė njė komandant burgu dhe njė i burgosur?!
Nė qeli?!
Nė qelinė time!
E unė?!
Pėr shkak tė bujarisė sė bukės...
Edhe...?
Buka tė krijon mundėsinė e tė qenit Tjetėr...
Sa vjet burg ke bėrė?
Aq sa mu bėnė tė domosdoshėm njerėzit prej buke!
Pėrse je dėnuar?
Po mė pyet pėr fajin tim, apo pėr akuzėn tuaj?!
Mos fol kėshtu, i dėnuar...
Nuk jam i dėnuari, jam krijuesi yt...
Sta kėrkoi njeri kėtė...
As ti nuk mė pyete kur mė sollėn kėtu!
Nuk tė solla unė..., po thoshte komandanti prej buke.
Duke thėnė kėshtu, sikur lutej qė ta lija rehat. Sikur kishte frikė se mos ngrija zėrin dhe ndokush merrte vesh qė mua, tė burgosurit tė qelisė 111, mė bėhej shoqėri nga komandanti i burgut.
Nuk pėrgjigjem pėr atė tjetrin..., shtoi pas pak.
Mė vėshtronte, pa bėrė zė. E kisha rikrijuar prej buke dhe ai po e pėrdorte shansin qė i dhashė: maturia qė shfaqte mė ftonte kujdes nė bisedėn me tė.
Brenda njė ēasti, vetėtimshėm, besova se tek ajo copė buke, fare mirė, mund tė ishte njė njeri i zakonshėm, njė qenie njerėzore e lodhur nga jeta jashtė qelisė; mund tė ishte njė shembėlltyrė njerėzore nė depresion, nė prag tė njė marrie, mbase njė njeri qė kėrkonte tė mbante gjallė fėmijėt e gruan e tij; e pėrse duhej bėrė doemos fajtor qė skishte zgjedhur njė jetė si timen...
Nuk ėshtė aq e lehtė, ta marrė djalli kėtė punė, nėse tė ėshtė shtruar si alternativė e tė mos pranuarit tė qenit komandant burgu, ajo e tė burgosurit.
Unė i kisha ofruar mundėsinė pėr tu shprehur jashtė detyrimeve tė tilla, por ai nuk po shprehte gjė nė ishte fat apo fatkeqėsi forma e mėnėfundme, Njeri prej Buke. Ndjehej i tejdukshėm pėrballė, ngaqė e dinte se mund tė bėja ētė doja me tė, apo se, duke qenė prej buke, nuk mbante pėrgjegjėsi ligjore?
Modeli yt shėrben si komandant burgu...
Pėr tė njėjtin shkak qė unė shfaqem para teje si njeri prej buke!
Beson se njerėzit bėjnė atė qė mundin?
Nuk jemi prej buke, apo jo!
As unė...!, nxitova ti thosha, pėr tė mos i lėnė kohė tė ngjante edhe mė shumė me atė tjetrin, qė mbase na shihte e dėgjonte prej zyrave tė komandės.
U ndjeva mė i qetė, teksa shkova ndėrmend se komandanti real tashmė pėrgjonte, bashkė me mua, edhe sozinė tij prej buke.
Duke ma ndjerė turbullimin, komandanti prej buke nisi tė lėvizė nėpėr qeli. Nuk e hidhte hapin tė shtrirė, si ai Tjetri kur zhvendosej e ngrinte zėrin pėrpara rreshtit tė gjatė tė tė burgosurve.
Mbase kėtė zvogėlim tė pėrmasave dhe tė lėvizjeve ia detyronte hapėsira e qelisė, por unė shpresoja se kishte lidhje edhe me natyrėn qė e kishte lindur, me virgjėrinė e tij tė dikurshme njerėzore, me tė qenit tjetėr nė rininė e fėmijėrinė e tij. Nuk di pse shpresoja se njerėzillėku i komandantit prej buke buronte jo veē prej brumit por edhe prej qelizave tė origjinalit, prej kohės mė pėrpara se tė bėhej komandant burgu.
Varianti i tij prej buke vazhdonte ēapitjen nėpėr qeli, pa i hedhur sytė nga unė. Mu dukė se edhe ai ndjeu qė pėrgjohej, sepse ngriti sytė pėr nga tavani.
Po vuajmė bashkė!, i thashė unė.
Nė emėr tė kujt?, pyeti ai.
...vetėm nė emėr tė popullit jo, tė lutem...!
Nuk kisha ndėrmend tė luaja gjatė, siē luanin me ne kur na dėnonin, por ndjeva kėnaqėsi kur mė erdhi ndėrmend diēka tjetėr.
Nė emrin e lirisė sime tė vogėl, i thashė.
Pikėrisht pas kėsaj u ndjen hapa nė koridorin midis qelive. Mė shkoi ndėrmend tė fshihja fėmijėt dhe gruan, ta merrja komandantin prej buke, ta fshihja edhe atė diku, por hapat ishin shumė tė shpejtė, erdhėn direkt tek porta ime. Gardiani qenkej zgjuar, e pashė qė rrotulloi ēelsin nė dryn, hyri brenda, pas tij hynė dy a tri tė tjerė dhe, fill pas tyre, u gjend brenda qelisė komandanti i burgut. Pėrgjimi i qelisė qenkej realitet. Ose disa rastėsi tė ēuditshme po i shndėrronin pėrfytyrimet nė gjėra konkrete. Njėlloj si tė mund tu jepej frymė njerėzve prej buke.
Komandanti i burgut, si kurrė herė tjetėr, po sillej shtruar. Nuk e ngriti zėrin, nuk po kėrcėnonte, madje as statuetėn e tij prej buke, qė ia rroku syri menjėherė, spo e merrte pėr tė keq. Largoi gardianin qė rrinte midis nesh dhe u mbėshtet nė murin e qelisė.
Unė po ndjehesha mirė, edhe pse kuptova se kishin futur turinjtė deri nė robėrinė e qelisė. Ndjeja njė lloj kėnaqėsie tė pamenduar mė parė: kjo marrėzia ime nuk qenkej edhe fare pa kuptim! Tėrėsisht e parrezikshme e, megjithatė, e kisha sjellė komandantin nė qeli, nė mes tė natės. Kėsaj here jo pėr mua.
As ky tjetri, komandanti prej tulit tė bukės sė kursyer prej racionit tim, nuk po ndjehej. E kishte mbyllur gojėn, sapo nė qeli ishte shfaqur modeli i tij. Madje po mė dukej tmerrėsisht i brishtė, i vogėl, shumė mė i vogėl se ēe kisha bėrė unė. Pėr tė ardhur keq, mė dukej.
U ndjeva edhe vetė i lodhur, i zhgėnjyer, i dėshtuar. Isha munduar kot sė koti me bėrjen e tij? Po besoja se isha po kaq i dėshtuar edhe me fėmijėt prej buke, gjersa variantet e tyre prej buke nuk po e zemėronin komandantin real.
Pikėrisht nė ēastin kur vuaja kotėsinė e kėsaj pune dhe kėsaj lirie, bėrjes sė njerėzve prej buke, komandanti i burgut, modeli vetė, u pėrkul paksa dhe zgjati dorėn drejt shembėllimit tė tij prej buke.
Gishtat e tij e kapėn me kujdes, por nė mėnyrė krejt tė vendosur, kopjen prej buke tė vetes dhe e ngritėn nė lartėsinė e zakonshme tė vėshtrimit. Ai tjetri, prej buke, sbėzante. Si i hutuar, i pagojė, ngaqė e kishin gjetur aty, nė qeli, nė orėt e natės. Apo ndjehej mirė, i shliruar, i shpėtuar prej meje, tashmė qė do tė bashkohej me veten e vėrtetė? Komandanti i burgut kqyri njė copė herė veten prej buke, hodhi njė vėshtrim tė shpejt mbi mua, pastaj pėrsėri sozisė sė tij tė belbake, nuk mund tė rrinte pa u hedhur njė sy gardianėve qė e kishin shoqėruar deri nė qeli dhe, nė ēastin tjetėr, u nis rrėmbyeshėm pėr tė dalė prej qelisė.
Mbeta pėrsėri vetėm. Mė lanė pėrsėri nė vetminė time.
Shėmbėllesa ime endč nuk ishte plazmuar tėrėsisht. Mbase ishte e pamundur tė krijoja veten, por do tė vazhdoja tė merresha me tė. Nuk mė privonin dot prej kėsaj tė drejte. Nėse do tė ma vogėlonin edhe mė racionin, aq shumė sa tė mos kisha mundėsi tė kurseja, ose nėse do tė ma ndėrpritnin fare bukėn, duke mė hequr tė drejtėn e qenies gjallė, kjo ishte tjetėr gjė. Do tė ngordhja nga urija, kėtė nuk e ndaloja dot, kjo ishte liria e tyre, njera nga liritė e tyre.
Njeriu nuk shkon rastėsishėm tek liria e tij. As tek robėria nuk shkohet rastėsishėm. Shpesh, liria imponon robėrinė dhe robėria siguron lirinė. Fati i jetės sė zgjedhur. Nė qelinė time mund tė gėzoj vetėm lirinė e tė kursyerit tė bukės dhe bėrjes sė njerėzve me tė. Liri e vogėl, tmerrisht e vogėl, por ishte liri, forma mė e paprivueshme e lirisė. Le tė tingėllonte si lodėr fėmijėsh!
Vlera e lirisė qėndroka nė mėnyrėn e pėrdorimit, jo nė madhėsinė e saj. Pėr kėtė u binda me kohė. Gardiani qė edhe pėrgjumshėm pėrgjon, mė shumė akoma komandanti i burgut, gėzojnė liri tė mėdha: tė drejtėn pėr tė bėrė ēduan edhe me lirinė time. Por ata nuk kanė ēi bėjnė lirive tė vogla! Mjafton pak tul buke qė ti kapėrceja gjithė pengesat, deri edhe muret e burgut dhe tė sjell gruan e fėmijėt kėtu ku jam. Vetė komandantin e ndryva nė qeli. Sėshtė ndonjė kush e di ēfarė liria e madhe. Sė paku nuk ia vlenė tė gėzohen aq shumė pėr tė.
Ata qė janė tė nginjur e tė velur me liritė e mėdha nuk arrijnė dot tė besojnė se njeriu mund tė bėj fare mirė pa liritė e mėdha, por kurrėn e kurrės pa liritė e vogla. Secila prej lirive tė vogla ėshtė njė mrekulli e madhe! Dhe ska bir nėne ta privoj njeriun prej lirive tė vogla. Ishte diēka normale tė kurseja ca bukė pėr fėmijėt dhe gruan e pėr ndonjė mik qė mė mungonin aty ku isha. E vėrteta dukej se ishte shumė mė e ndėrlikuar. E kisha shndėrruar lirinė e vogėl nga njė e drejtė dhe mundėsi rikrijimi, edhe pse veē e drejtė zotash tė burgosur. Liritė e vogla paskeshin rrezikun e shndėrrimit nė liri tė mėdha.
Kur kalonin disa orė dhe vakti tjetėr i tė ngrėnit ishte ende larg, ndjeja gjithnjė gurgullimėn e zorrėve. Pėr tė shuar urinė mė duhej tė haja njerėzit prej buke...Si gjithnjė, komandantin e burgut e haja tė parin. Pastaj pėrtypja gardianėt, mė tej miqtė e mi, gruan time dhe mė nė fund u vinte radha fėmijėve...
Nisa tė ndjehem keq, mė vinte pėr tė vjellė, e gjykova veten si njeri tė vogėl, qenie shtiranake. U justifikova me lodhjen, qėndrimin mbyllur nė qeli, por e vėrteta ishte tjetėr. Nuk u kisha shpėtuar dot instikteve. Edhe pse sguxoj tė mendoj keq pėr kėtė liri tė vogėl, e kisha keqpėrdorur.
Natyra e njeriut ka tė ngjarė tė ishte njė godinė me shumė dhoma, me hapėsira tė mėdha, tė pamatshme, njėherė e mirė tė panjohura. Individi kurrė nuk e di vendin e vet. Fatin jo e jo. Njėkohėsia, pėrballja, marrėveshja, lufta, midis asaj qė ėshtė dhe asaj qė dėshiron tė jetė, ėshtė vetė motivi i tė qenit. Ai qė ėshtė nuk mund tė asimilohet nga shėmbėllimi i tij. Pėrgjohet nė ēdo ēast nga i dyti, duke mbetur pashmangshėm vetja e parė, shfaqja nė marrėdhėniet me tė tjerėt. Ētė drejtė kisha tė cėnoja prirjen e tyre natyrale pėr tė gėzuar liritė prej tė cilave u kishte rėnė hera tė realizoheshin? I rrėmbyer pėrsėri nga joshja pėr tė kuvenduar me njerė tė llojit tjetėr, e kisha lėnė mėnjanė figurinėn e komandantit. Kisha marrė tjetėr tul buke dhe gishtat po kryenin shėrbimin pėr tjetėrkėnd. Kisha bėrė njė copė punė, pra, kur vura re se statueta prej buke qė sapo kisha filluar, isha vetė unė. E tėra kjo kishte ndodhur krejt instiktivisht. Si reagim ndaj pėrhumbjes pėrballė krijesės sime mė tė fundit, komandantit tė burgut. Apo ishte rrjedhojė e pushtetit tė grumbulluar nė figurėn e tij.
Mos, o Zot, falmė i Madhi Zot! Paskam nisur shembėllimin e vetes. Edhe pse e dija se mė ishte dhuruar prej dėshirės e vullnetit tė tij suprem?
Tėrė jeta e njeriut kishte qėllim rikrijimin e shembėlltyrės sė vetė, shumimin e saj. Kjo e shtynė tė rritet, tė krijojė familje, tė lindė fėmijė, tė besojė e tė ndihė nė vazhdimėsinė e jetės. Qelizat, qė funksionojnė nė trup, si tru e si ndjesi, kėrkojnė papushim tė riprodhohen. Prej mishi a prej buke, ērėndėsi kishte? I rėndėsishėm ishte krijimi, qoftė edhe si rikrijim, por jo i vetes prej vetes.
Ja qė ndodhi, thashė me vete, edhe pse bėrjen e vetes e nisa paqėllimshėm...
Sdo tė kisha guxuar, paraprakisht. Do tė mė dukej e pamundur tu kėrkoja gishtave tė mi, duarve tė mia, syrit tim, shijes sime, vetes sime, tė pėrngjashmin prej buke. Si do ta lypja prej tulit tė bukės kėtė katana prej mishi, gjaku e kockash, qenien time qė u ishte mėrguar fėmijėve, gruas dhe jetės atje jashtė? Nėse rimodelimi i fėmijėve, le tė themi edhe i gruas, kishte shpjegimin e vetė, mungesėn e tyre, ēdreq mė shtyri tė shtoja midis njerėzve prej buke gardianin, komandantin e burgut dhe veten time? Tė dy i kisha kėtu, mė kishin ardhur nė majė tė hundės! Aq mė shumė vetja ime...
Pėr shkak se ndodhem nė vetmi, nė botėn time tė vogėl, paskej ardhur vjedhurazi ora e ribėrjes sė Vetes Tjetėr?
Kush e di si isha kandisur prej kurtheve tė lloj-llojshėm tė qelisė, gjersa merrja pėrsipėr tė dilja prej vetes e tė pėrftoja formėn e njė statuete. Dhe, gjoja i isha gėzuar, mjerisht, lirisė sime tė vogėl.
BERMUDA
Deri atė mbrėmje Ajo ishte njera nga ne.
Ngaqė ishte nja dy-tri gishtėrinjė mė e gjatė, apo ngaqė e shfaqnin tė veēantė kėmbėt e saj, as sot nuk betohem dot se po them tė vėrtetėn e vetėm tė vėrtetėn qė ėshtė njė, por jam gati tė dėshmoj deri nė Gjyqin e Fundit qė sishte kjo shtysa pse filluan ta pėrflisnin nė qytet.
Mbase nuk e teproj tė them nja dy fjalė pėr qytetin tone, jo thjesht si vendngjarje, por se vetėm aty mund tė ndodhin pikėrisht kėto gjėra. Aty jetėt janė si tė karaktereve teatrorė. Ngjizen, ngrihen e rrėzohen brenda asaj hapėsire, kohe dhe mjedisi tė zgjedhur nga regjisori e skenografi.
Qyteti ndodhet midis tri kodrash. Nė njerėn prej tyre ngrihet spitali dhe materniteti, nė tjetrėn kisha dhe xhamia, teksa nė tė tretėn janė vendosur burgu i qytetit dhe varrezat. Tė tri kodrat lidhen nėpėrmjet sė njėjtės rrugė, e cila kalon nė qendrėn e qytetit. Nuk mund tė dalėsh nga shtėpia jote apo tė nisesh pėr diku e tė kthehesh, pa kaluar nė qendėr.
Tė gjitha dritaret e ndėrtesave dhe zyrave pėrqark sheshit sikur pėrgjojnė qendrėn, vendin ku takohen tri rrugėt qė ngjiten dhe zbresin pėr nė tė tri kodrat. Nė tė gjitha orėt e ditės dhe tė natės shkallėt e jashtme tė atyre pak pallateve, dyqaneve, njėsive tregėtare, kėpucarisė, berberanės, orėndreqsit, bulmetores, bankės sė kursimeve, magazinės ushqimore, postė-telegraf-telefonit, dentistit, zyrės sė tė plotėfuqishmit, janė plot me njerėz. Ulen aty dhe rrijnė e vėshtrojnė gjithēka qė lėviz nėpėr qytet.
Atė mbrėmje Ajo nuk doli nė rrugė si herėt e tjera. Ishte po Ajo, po ai trup, po ato rroba. Vetėm se fustani pranveror, i shkurtuar vetėm dy-tri gishtrinj, shfaqte njerėn nga pjesėt mė tė brishta tė trupit tė femrės: gjunjėt. Secila prej nesh, femrave tė tjera nė qytet do ta dėshironim kėtė fat, por asnjera prej nesh nuk do ta merrte pėrsipėr tė vepronte si Ajo. Mbase pikėrisht ky shkak, pra qė asnjera nga ne nuk do tė mund tė guxonte tė dilte si Ajo, e pati shtyrė drejt atij veprimi tė guximshėm dhe kryenec. Nė tė vėrtetė ishte njė ndryshim fare i vogėl, aq i vogėl, sa tani, pas disa vitesh nga ajo mbrėmje, tingėllon si diēka pėr tė qeshur pėrmendja e tij.
Unė, si gjithė femrat e tjera nė qytet, e dija se ēdo tė ndodhte nė sheshin qendror pas kėsaj, siē e dinte edhe ajo vetė. Siē e dinė tėrė lundėrtarėt, madje tėrė lexuesit e librave me lundrime, rrezikimin e anijeve qė lundrojnė nė ujrat e Bermudės.
Megjithatė, Ajo kapėrceu rrugicėn e shtėpisė dhe bėri pėr nga qendra. Unė i shkova pas me tė njėjtin hap, me tė njėjtėn qetėsi e mėnyrė tė mbajtjes sė kokės pa shprehur asgjė tė veēantė, sikur skisha tė bėja fare me tė dhe me ēkishte ndryshuar Ajo nė veshjen e saj. As ajo nuk e pa tė udhės tė shfaqte ndopak vėmendje se ēnjerėz ndodheshin nė rrugicė atė orė kur po dilte ajo. Nuk di pse mė besohej se, pėr syrin e saj, unė isha shndėrruar nė njeri tė padukshėm. Mbase thjesht pėr arsyen qė pėrmenda mė sipėr: nė vendin tim, ashtu si nė vend tė saj, do tė dėshironte tė ishte secila prej femrave tė tjera tė qytetit.
Syri im gjithėsesi, ma qartėsoi konturin e trupit tė saj dhe pas kėsaj fitova qetėsinė e mjaftueshme pėr tė vėnė re se ēkishte ndryshuar nė veshjen e asaj nate. Mė erdhėn nė ndihmė edhe duart e saj qė herė pas here shkonin atje ku i ishte zbuluar gjuri. Nuk e di pėrse, donte tė bindej se e kishte bėrė vėrtetė atė ndryshim, a vuante mėdyshjen e vazhdimit apo tė kthimit? Nga mėnyra se si e hidhte hapin, ndjehej vendosmėria. Deri nė lėvizjet mė tė vogla. Me njė gėzim trishtak, u sigurova se ajo nuk do tė kthehej prapa.
Ndryshimi u vu re nga gjithė ata qė u gjendėn jashtė atė orė dhe menjėherė sapo sapo Ajo hodhi hapat e parė nė rrugicėn qė nxirrte nė rrugėn kryesore prej lagjes sė saj. Gjithėshka frymore e asaj mbrėmjeje ishte kthyer me vėshtrin nga ajo. Tėrė ai ngulim njerėzor atė mbrėmje ngjante si njė qytet i populluar vetėm me lule dielli. Me lule nate, do tė ishte mė mirė tė thosha.
Nuk di pse, por ndjeja dėshirėn e papėrballueshme pėr tu gjendur atje ku duhej, herė diku pėrpara, herė diku pas saj. Po e pėrsėris, nuk jam unė qė e pėshpėrita dhe e bėra lajm ndryshimin nė gjunjėt e saj. Nuk di se me ēkrah fėrfėrima e fustanit tė saj arriti tė fluturonte dhe tė arrinte tek tė ulurit e shkallėve pėrpara se Ajo vetė tė arrinte atje. Mė besoni pėr kėtė qė them. Dėshmoj sot dhe kurrė mė.
Njerėzit e ndenjur tė shkallėve prisnin qė Ajo tė shfaqej. Midis tyre spikaste e qeshura e Votimes, torollakes sė post-telegrafės, vajzė e tė zgjedhurit tė pėrhershėm nė Kuvendin e Qytetit, nė seancat e tė cilit ai flinte i lumtur. Kukurisja e saj si e pulave herė-herė bėhej si e gjelave, kur mburrej se ishte kandisur tė dilte nga zyra pėr tė parė atė qė do tė ndodhte. Aty ishte edhe Neti, postieri i urtė dhe i pafjalė i qytetit, qė dukej sikur nuk prekej as nga gėzimet e as nga hidhėrimet e telegrameve qė shpėrndante. Tek shkallėt e berberanės ishte afruar Olja, e para femėr pėr tė cilėn thuhej se po mėsonte fshehurazi tė bėhej berbere. Olja do tė kishte pasur qejf tė merrej me mjekrėn e ndonjė burri, por kur nė shesh u ndje frymėmarrja e nxituar e sehirxhinjve, tėrė klientėt e berberhanes, me mjekra gjysmė tė rruara, kishin dalė tek shkallėt dhe Olja i ndoqi pas. Tek stoli pėrpara zyrės sė pushtetit, pėrbri Arkės sė Kursimeve ku qytetarėt paguanin faturat e dritės e tė ujit, rrinte dhe priste edhe Dinia, korieri i pushtetit.
Ajo e la pas rrugicėn e lagjes sė saj dhe pa u nxituar, po bėnte pėr nga qendra. Vazhdoja ta ndiqja nga pas. Nė sigurinė e hapit tė saj mu duk se pėr herė tė parė shprehej kėnaqėsia qė rruga kalonte pikėrisht atje, nė qendėr. Kur po i afrohej frymėmarrjeve tė shpeshtuara qė e prisnin, vura re se Ajo preku edhe njė herė fundin e fustanit, si pėr tu bindur se ia vlente ta ēonte punėn e nisur deri nė fund. Siguria e saj pėrcillej gjer tej rrugicave dhe rrugėve, tek vėshtrimet nė ankth tė vajzave dhe grave pas perdeve tė dritareve. Sigurisht e dinte me mijėpėrqind pėrgjimin tonė, qė Ajo nuk harroi pa shkelur asnjerėn prej rrugėve tė qytetit. Kėshtu qė iu desh tė kalonte disa herė nė qendėr, pėr ti ngjitur, e pastaj pėr ti zbritur, tė tria rrugėt qė ēonin nė tė Tri Kodrat qė qarkonin qytetin.
Papushim kujtoja atė bisedėn e shkurtėr me tė, gjatė orės sė sė fiskulturės:
E di ti qė ke kėmbėt mė tė bukura tė klasės?!
Vetėm tė klasės?!
I ke vėrtetė
E di, e di se kėmbėt e mia janė!
Tė tuat, por tė tjerėt ti shohin!
Eh, kush na i sheh Na shohin fustanet, fundet, pantallonat, po!
Vjen njė ditė , i pata thene unė kot sė koti, sikur tė kisha ndonjė pėrvojė.
Vjen njė natė thuaj! pati shtuar ajo e vendosur.
Mbase prej atij ēasti do ti kishte lindur mendimi ta shkurtonte me dy-tre gishtėrinj gjatėsinė e fundit apo tė fustanit qė do tė vishte asaj mbrėmjeje pranvere. Isha e sigurt se nuk e kishte prerė. Vetėm sa e kishte palosur e pastaj e kishte hekurosur palėn. Sigurisht qė e kishte menduar se, sidoqė tė shkonte puna, mbase do ti duhej ta zgjaste pėrsėri.
E la pėr herė tė tretė qendrėn e qytetit, teksa nė ajėr ndjehej njė si kundėrmim qerpikėsh dhe vetullash tė djegura prej vėshtrimeve tė pazakonta tė njerėzve qė bėnin sehir aty. Bėri pėr nga rruga qė ēonte nė spital, e fundit kjo nė tė vėrtetė, tashmė paksa e lodhur dhe disi e trishtuar pėr atė qė kishte marrė pėrsipėr. Ėshtė ai ēasti kur vetėm njė fije e hollė e ndan fitoren nga humbja. Pikėrisht aty, teksa ngjitej kodrės sė tretė, mbase edhe Ajo, si unė dhe femrat e tjera tė qytetit, u kujtua se pranė spitalit ndodhej edhe materniteti.
U kthye. Me vėrtik. Por pikėrisht kthimi, mbase edhe mė shumė se shkuarja deri nė fund nė rrugėn e maternitetit do tė ishte rrėnues. Shkelja nė atė rrugė e bėnte tė motivuar dhe njėherėsh tė pafalshėm atė fustan tė shkurtuar mbi gju.
Por ishte e qartė se vendosmėrisht do tė kalonte pėrsėri nė qendėr. Edhe pse tanimė dukej me tė vėrtetė e lodhur, e lodhur dhe e dėshpėruar. E pashė tė nxitonte hapin, tė mbyllte veshėt, pastaj edhe sytė, mė nė fund edhe e tronditur nga vėshtrimet e pas-perdeve dhe tė tė ulurve tek shkallaret, nga e qeshura e harbuar e budallaqes Votime, nga goja e hapur prej habisė tė postierit tė pafjalė Neti, madje edhe nga trishtimi i mbytur nė sytė e berberes Olja.
Ēau vėrtik pėrmes sheshit nėn vėshtrimin e syve tė pėrzhitur tė shkallareve, tė ngulitura tek gjunjtė e saj. E ecura dukej ende e sigurt, por unė qė e kisha ndjekur prej kur doli nga shtėpia e vetė, e ndjeva se po i shteronin fuqitė dhe poi venitej dėshira pėr tė vazhduar. E vetmja gjė qė e mbante, ndoshta ishte fakti qė po i afrohej fundit tė zgjedhur prej saj. Ato caste ndjeva se kisha dėshirė ti th