Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj

ISTREF HAXHILLARI

 

 

Istref Haxhillari u lind nė Pogradec, ku mbaroi arsimin e mesėm. Mė 1977 u diplomua pėr Fizikė nė Universitetin e Tiranės. Mė 1985 kreu kursin pasuniversitar pėr kėtė specialitet. Ka qenė mėsues, drejtor shkolle, inspektor, shef i arsimit tė rrethit Pogradec, pėrgjegjės i burimeve njerėzore nė Drejtorinė Arsimore, etj. Aktualisht mėsues nė shkollėn e mesme tė qytetit. I martuar me tre fėmijė. Ėshtė dashuruar me letėrsinė qė herėt. Prej disa vitesh ka botuar tregime, ese dhe publicistikė nė shtypin periodik, njė pjesė e tė cilave u botuan nė prill 2007 nė librin “Pėrthyerje”. Pjesa e dytė nėn titullin “BUIS”, nė proces botimi. Eseja “Pesha e kohės”, botuar nė vitin 2008. Proza “Bari i ujkut” botuar nė vitin 2009. Novela “Ėndrrat kryqėzojnė kohėn”, dygjuhėshe, shqip dhe anglisht botuar nė vitin 2009. Botime nė shtypin letrar tė Tiranės, nė revistat: “HAEMUS”, Bukuresht dhe “The Eastern European Messenger”, Londėr, etj.

 

PARALELE QĖ PRITEN

(“Angelus Novus”, njė libėr ndryshe)

(Esé)

           

Njė jetė e ēuditshme, e pangjashme me tė tjera ose tepėr e rrallė, me kapėrcime tė pazakonta ėshtė ajo e shkrimtarit tė talentuar Bashkim Shehu. Biri i pėrkėdhelur i kryeministrit mė tė fuqishėm dhe mė jetėgjatė nė historinė moderne tė Shqipėrisė, qė eksploroi botėn e qytetėruar kur tė tjerėt nuk guxonin tė mendonin pėr tė, kaloi mė pas pėr afro dhjetė vjet nė kalvarin e burgut mė famėkeq tė vendit, atė tė Burrelit. Pas eliminimit fizik dhe politik tė Mehmet Shehut, hero i luftės antifashiste tė Spanjės, komandant legjendar nė luftėn e dytė botėrore dhe pastaj ofiqari komunist mė i fuqishėm pas Enver Hoxhės, Bashkimi dhe familja e tij vuajtėn peshėn e rėndė tė pėrndjekjes.

Mbi persekutimin e diktaturės komuniste kanė shkruar autorė tė mirėfilltė, po mė sė shumti qytetarė tė thjeshtė, qė shprehin mllefin e grumbulluar, zbulojnė pamje tė llahtarshme tė burgjeve, akuzojnė persekutorėt, kėrkojnė tė drejtat e tyre. Nė dallim nga tė gjithė kėta, autori i romanit “ Angelus Novus ” nuk akuzon direkt askėnd, nuk merr pėrsipėr tė qahet e tė kėrkojė revansh apo rivendosjen e tė drejtave tė humbura nė dhjetė vite burgim politik. Nė morinė e bashkėvuajtėsve ai zgjedh Mark Shpendin, njė verior nga Nikaj - Mėrturi i largėt e i humbur nė Ninderlandin e Shqipėrisė, njeri me mendje tė pazakontė, ndonėse me shkollim minimal, lėnė pėrgjysmė nė Tiranė pėr motive politike. Bisedat e burgut, dialogėt Shehu - Shpendi janė traktate tė mirėfillta filozofike, mėnyra tė holla trajtese pėr jetėn dhe vdekjen, pėr marrėdhėniet njerėzore dhe sistemet politike, dashurinė dhe mendimin.

Autori ve pėrballė Mark Shpendit, njė filozof ēifut tė pėrmasave botėrore dhe heq paralele tė habitshme me konceptet e tij pėr tė njėjtat panele qė interesohet Marku. Valter Benjamini, i ndjekur nga nazistėt nė hullinė e luftės botėrore vret veten nė Port Bou, fshat nė fund tė Spanjės dhe fillim tė Francės. Nė roman kryqėzohen dy kėndvėshtrime tė kundėrta gjeografike, nga memoriali i Valter Benjaminit nė Port Bou tė Spanjės, prej ku pak me vėshtirėsi duket deti dhe Burrelit, mė saktė burgut tė Burrelit tepėr larg detit. Nė hapėsirėn midis dy pikave tė pėrlargėta ngjarjet rrokin historinė e tėrė Europės dhe mė pėrtej saj. Fokusohet viti 1987 nė mjediset e burgut, por meditimet shkojnė deri nė motin e largėt 1920 dhe pėrkėtej nė vitet e para tė shekullit XXI, ku autori udhėton nėpėr botė me peshėn e rėndė tė kujtimeve qė ngacmojnė shpirtin e ndjeshėm tė krijuesit elegant, tejet tė ndjeshėm nė letrat e sotme shqipe.

Loja me kohėn ėshtė njė imazh i universit, i pa plotė ashtu si e koncepton Bashkim Shehu. Ai, ndryshe nga tė gjithė, beson se nuk ka njė kohė tė vetme absolute por njė seri e pafundme kohėsh paralele apo konvergjente, qė priten dhe alterrnohen por ēuditėrisht shpėrfillen nga njerėzit. Kjo shumėsi kohėsh zapton tė gjitha mundėsitė.

Marku ka lindur pas vdekjes sė Benjaminit dhe ėshtė nė moshė po aq vite sa tjetri ėshtė larguar nė gjumin e pacak. Valter Benjamini qe filozof i kompletuar dhe shkrimtar apo diku pezull midis tė dyve, shkroi traktate dhe zhvilloi idetė e tij nė libra tė plotė, prej tė cilave njerėzimi pėrfitoi, ndėrsa Marku nuk ka shkruar asnjė libėr, nuk ka shkollim tė plotė, nuk e njeh Benjaminin as teoritė e tij filozofike e letrare. Megjithė kėto kundėrshti tė skajshme, autori ka qėmtuar njė paralele interesante qė e pėrshkon librin nga fillimi deri nė fund. Njė fat i pėrbashkėt, si konstante e hidhur njerėzore bashkon dy jetė skajėrisht tė largėta nė tė gjitha pėrshfaqjet e tjera.

Arti apo mendimi i lirė dhe doktrina janė tė ndryshėm; pavarėsisht nga doktrinat, arti  dhe mendimi kanė shkėlqyer, ky ėshtė paradoksi i tyre pa tė cilin nuk ka progres. Doktrinat kanė mbrojtur vetveten nga heretikėt, kanė pėrdorur dhunė tė pėrgjakshme dhe dhunė tė pagjakshme (shpirtėrore), qė pėrzihen fatalisht nė burgun e Burrelit famėkeq. Doktrinat e ngurta stėrgjata kanė tentuar tė zaptojnė shtigjet e mendimit, pikėrisht duke predikuar lirinė. Pranėvendosje e pėrēudnuar e kundėrshtive tė papajtueshme. Valter Benjamini kishte arritur nė deduksione tė tilla nė mėnyrė shkencore, pėrmes analizave tė holla me argumente tė shumta, qėmtuar nga tė tjerė filozofė dhe autorė tė mėdhenj, qė e kishin shtyrė historinė e njerėzimit drejt progresit.

Mark Shpendi arrin nė tė njėjtin pėrfundim nė mėnyrė empirike, falė mendjes sė pazakontė dhe kujtesės qė regjistron e etur ēdo bisedė me autorin, tė dy bashkėvuajtės nė Burrelin e hidhur gjatė shėtitjes dyorėshe nėpėr mjediset e ngushta tė burgut. Mark Shpendi i Bashkim Shehut tė kujton Funesin, njeriun e kujtesės tė Borgesit, pėr tė cilin e tashmja dhe e kaluara mė e parėndėsishme kishin fituar njė shumllojshmėri dhe qartėsi tė papėrballueshme. Pėrceptimi dhe ndijimi i Markut ishin tė pagabueshme, ai mundej tė rindėrtonte tė gjitha ėndrrat dhe midisėndrrat pėr shtojzovallet e vendit tė tij, njė mrekulli e eposit shqiptar nė shekujt e shkuar. Njė mendim apo shprehje tė herėshme e riprodhonte besnikėrisht shumė kohė mė vonė. Ajo ēka mendonte apo imagjinonte njėherė nuk i shlyhej mė nga kujtesa. Si produkt i kėsaj kujtese tė mahnitshme, Marku shquante pandėrprerje pėrparimet e qeta tė prishjes, kalbėzimit dhe lodhjes sė burgut, dallonte ēapin e vdekjes, tė ligėshtisė. Ishte spektator mendjekthjellėt dhe mizor i njė bote shumėformėshe tė ēastshme me saktėsi tė habitshme, qė shikonte pėrtej tė zakonshmes nė hapėsirėn e zymtė tė burgut.

Nė mėnyra tė ndryshme tė dy arritėn nė pėrfundimin se nuk e vlen tė jetosh nė njė botė tė trishtė me themele tė gėnjeshtėra, mes armiqėsive dhe kundėrshtive tė tejskajėshme. Valter Benjamini gjeti njė mėnyrė tė saktė e tė pariparueshme pėr tė vrarė veten me njėzetepesė tableta, kurse Mark Shpendi nuk e pėrfundoi aktin e varjes nė mjediset e burgut se ishte nėn kontrollin e gardianėve, qė e rikthyen pėrkundėr vullnetit tė tij nė jetėn prej sė cilės donte tė largohej.

Tė ndryshosh tė kaluarėn nuk ėshtė ndryshimi i njė fakti tė vetėm, por tė heqėsh pasojat e saj, tė cilat kanė prirje tė jenė tė pafundme. Me fjalė tė tjera tė krijosh dy histori tė pėrbotėshme, dy paralele qė nuk ka gjasa tė takohen diku. Shehu  mendon se njeriu nuk e meriton realitetin ekzistues qė i paracakton fati, ndaj me anė tė imagjinatės dhe shkrimit shpėrfill hapėsirėn e ngushtė tė burgut dhe krijon njė tjetėr realitet, tė gjerė e tė plotė me tė tjera rregulla, si njė aspiratė dhe alternativė. Ėshtė mendimi i lirė njerėzor qė ėndėrronte Valter Benjamini, nė tė cilėn zhyten tė lumtur edhe autori edhe personazhi i tij.

Burgu ėshtė bota e dukshme, pėrjetimi i llahtarshėm tė cilėn z. Shehu e vizaton me realizėm tronditės pėrgjatė romanit tė tij, pa shtuar asgjė, sidomos pa komente tė cilat ia le lexuesit t’i gjykojė e zhvillojė. Copėza e vogėl e njėllojtė e qiellit qė shohin tė burgosurit ditė pėr ditė nė qindra e mijėra tė tilla, kaushėt e forcės ku nuk mund tė rrinė as shtrirė as nė kėmbė por nė njė gjendje tė pezullt, tė pėrēudnuar mes jetės dhe vdekjes, vetėvrasjet me varje nė hekurat e dritareve tė birucave, autori i pėrcjell me indiferencė tronditėse, efekti i sė cilės ėshtė mė ligėshtues se ēfarėdo qėndrimi vetjak.

Pėrkundėr kėsaj duknaje tė mjerueshme, Shehu dhe bashkėvuajtėsi i tij i parapėlqyer krijojnė botėn e tyre, ku lulėzon mendimi i lirė, diskurset filozofike, jetėn jashtė telave tė burgut, qė bėjnė kontrast me groteskun e kohės, dėnimet dhe ridėnimet e tė burgosurve sa herė tė huajt vizitojnė Tiranėn, pėrqeshjen e jetės si tė qe lodėr nė duart e gardianit. Nuk ka fakt sado i thjeshtė qė tė mbyllė brenda historinė e pėrbotėshme dhe bashkėlidhjen e pambarim tė pasojave me shkaqet.

Bota paralele ėshtė ajo qė synonte tė ngjizte Valter Benjamini nė traktatet e tij filozofike, por qė u shkėrmoq nga nazizmi dhe shpirti i tij i madh nuk e pėrballoi, ndaj i dha fund jetės nė moshėn 48 - vjeēare. Edhe Marku nuk e kapėrdiu, ndaj tentoi t’i jepte fund jetės nė ekuinoksin e pranverės, teksa nata u barazua me ditėn dhe jeta e tij synoi tė barazohej me vdekjen. Pas dėshtimit, ai nuk tenton mė ta pėrsėritė, por fundi i tij ėshtė mė tragjik se ai i Benjaminit.

Ballina dhe titulli, Angelus Novus, tabloja impresionuese e Paul Klee - sė, janė gjetje e hollė artistike e autorit, sinteza e gjithė romanit, pika ku konverton historia e pamėshirėshme. Angelus Novus ėshtė engjėlli i historisė sė pėrbotshme, qė largohet dhimbshėm i shtyrė nga erėrat e kohės, me sytė nga e shkuara dhe grumbujt e dhunshėm tė gurėve nėn kėmbėt e tij. Pėrimtimi filozofik i tablosė nga Valter Benjamini dhe ngjashmėria e ēuditshme e pamjes sė engjėllit me portretin e Mark Shpendit e ēojnė deri nė fund paralelen letrare tė Bashkim Shehut.

 

 

BOTĖ E TRISHTĖ

(Ese)

 

Akademiku poliglot me interesa shumėplanėshe, (inxhinier, historian, shkrimtar, gazetar, pėrkthyes), autor tejet i plleshėm nė fushėn e letrave, mė dhuroi para ca kohėsh librin “Zinxhiri i anktheve”, (Radiografi e ēiltėr pėr vete dhe tė tjerė), me autograf elegant. Fillova ta lexoj si manual kujtimesh apo biografi tė njė autoriteti letrar imponues me shtrirje tė gjerė brenda e jashtė vendit. Dora - dorės gjatė leximit, pastaj nė fund,perceptimi nisės u pėrmbys.

Pėrtej zefilljes dhe duknajės sė parė, “Zinxhiri i anktheve” nuk ėshtė memuar kujtimesh, as dialog i thjeshtė apo biografi. Pėrlarg kėtyre zhanreve mendoj se libri ka pėrmasat e romanit, ku autori dhe personazhi konvergojnė nė njė pikė. Zoti Kyēyku, lėviz nėpėr botėn e trishtė nė pėrēapje tė mundimshme sizifiane pėr ta modeluar. Nėnthėnia lexohet pas rreshtave, lėndė fluide e fjalės sė ēiltėr, qė si e tillė domosdo vishet me zhguallin e forcės. Ndonėse thellėsisht realist, i vėrtetė e i thjeshtė, formėsohet pėrshtypja se ai zhvendoset nė njė botė surrealiste, kafkiane, ligėshtuese pa cak. Nė kėtė zhvendosje has pėrherė vetveten rrethuar nga shumėsi shpėrhapėse individėsh laramanė, gjithfarėsh. Me shpirt tė ēiltėr prej altruisti rreket tė ndihmojė gjithkėnd, u beson si vetes sė tij, trishtohet nga ligėshtia e tė tjerėve, synon me tė gjitha forcat tė lehtėsojė dhimbjet e miqve apo thjesht tė njohurve tė rastit.

Gėzohet kur gjen miq, pėrkushtohet, u bėn vizita sa herė mundet, mė sė shumti shpresėprerėve, qė kanė nevojė pėr fjalėn e ngrohtė, mbėshtetjen njerėzore. Miqtė e tij zėnė fill nga njerėzit e thjeshtė deri tek figura tė mėdha kombėtare tė politikės, artit, letėrsisė. Pėr mė tej edhe personalitete tė vendeve tė tjera nė Rumani, Turqi e deri nė Algjeri e Indi, ku e ka sjellė rasti tė bujtė pėr veprimtari nga mė tė ndryshmet. Tė habit galeria e pamat e miqve tė tij nė Shqipėri apo shpėrndarė nė gjithė botėn. Dhjetėra e qindra figura tė shquara intelektuale lėvrijnė nė faqet e librit me hollėsi tė habitshme, citime tė jashtėzakonshme nga vlerėsimet e tyre pėr Kyēykėt, babė e bir, ndihmesėn e tyre tė pamatė nė ngjizjen e vlerave kombėtare dhe njohjen e visareve tė kombit tonė nėpėr botė. Revista “Haemus” dhe Shoqata e mėrgatės shqiptare me tė njėjtin emėr nė Bukuresht, qė drejtohen prej vitesh nga Kyēykėt inteligjentė e patriotė, janė vazhdim i mė tė vjetrave tė famshme nė dheun e dakėve, miq historikė tė Shqipėrisė. Nė kėtė denduri tė pazakontė pune inteligjente, miqtė e vėrtetė dinė tė ēmojnė pėrkushtimin, fisnikėrinė dhe talentin, burim force pėr Kyēykėt e frymėzuar. Ardian - Christian Kyēyku, me cilėsi tė jashtėzakonshme, krijimtari letrare brilante tė pėrmasave europiane, vlerėsohet sot prej autoriteteve mė nė zė, figurė e kompletuar me tė ardhme rrėzėllitėse nė letrat shqipe dhe ato rumune. Ceken me nderim miq tė tillė, lidhjet me ta, bashkėpunimi dhe marrėdhėnie tė tjera tė shumta mbushur me sharm njerėzor.

Njėherazi libri ka edhe pamjen tjetėr qė tė kujton vetėdijen e turbulluar tė Alber Kamy, i cili nė kryeveprėn “Rėnia” e krahason organizimin shoqėror tė kohės sė tij me bashkėsinė e peshqve tė vegjėl nė lumenjtė brazilianė qė e hanė deri sa i zbardhin kockat notarit tė pakujdesshėm. Individė tė pėrmasave tė ndryshme, kryesisht me peshė nė arteriet e hullive njerėzore, pėrgjatė kohės sė shkuar dhe tė tashme, ngjashmėrisht me peshqit brazilianė, tentojnė ethshėm tė zhbėjnė cilindo qė nuk u pėlqen. Njė kastė e tėrė qeniesh amorfe, pa parime, irracionalė kanė mprehur mirė kėtė armė, jetojnė dhe lulėzojnė pėrmes kėsaj mėnyre jetese tė pėshtirė. Mė shumė se gjithēka ata nuk pėrimtojnė e as durojnė punėn titanike dhe suksesin e dikujt, si tė qenė armė vrastare fort dėmshme pėr mjedisin uniform. Monotonia e tyre varfėruese, mjerane ėshtė pikėllim i pluhurt, gėrryes.

Besimi, ēiltėrsia dhe zhgėnjimi torturues kundrejt kėsaj race tė pėrbuzur e kanė ēuar personazhin qendror tė librit “ Zinxhiri i anktheve ” jo njėherė nė buzė tė greminės.

Autori nuk preferon t’u pėrmendi emrat qenieve sedentare, por vetėm rrokjet dhe mė tė liqve as rrokjet nuk u jep. Jo pėr fshehtėsi, se pas rrokjeve cilido lexues zbulon qartas kreaturat njerėzore respektive, po se nuk e meritojnė tė shėmtojnė faqet e librit tė tij. Edhe tė tjerė krijues nė tė gjitha kohėt i kanė demaskuar ekzemplarė tė tillė, ashtu si tėrė njerėzit e vėrtetė. E veēanta e z. Kyēyku ėshtė ēiltėrsia e goditjes pa mėdyshje, pa asnjė ekuivok, asnjė tolerancė. Pas pamjes sė qeshur prej babaxhani, ku fshihet skota mjaft e populluar nė faqet e librit, aparati rėntgen i pamėshirshėm “Kyēyk” hyn nė thellėsi dhe projekton pėrmes kalkut mendje djallėzore tė sėmura plot smirė. Radiografia e zbardhur me pafajėsi tė frikshme zbulon karaktere mjerane, u heq bojėn e sipėrfaqshme, i nxjerr lakuriq tė shėmtuar. Lexuesit i vjen turp prej bashkėsisė mjerane tė personazheve pa tru apo pa turp, qė vazhdojnė tė gjallojnė pėrreth tij. Asgjė evazive, dy apo shumė kuptimėshe, asgjė pa adresė tė qartė, gjithshka vendoset nė kohė plotėsisht tė pėrcaktuar dhe koordinata hapsinore ekzakte.

Mė sė pari autori dėnon gabimet e tij, nė rrethana delikate detyronjėse, ndihet ngushtė dhe syulur gjykon ashpėrsisht sjelljen e tij, ndonėse raste tė rralla. Me emra konkretė, adresa tė qarta, u ka kėrkuar ndjesė nė rastin mė tė parė. Pėrmes librit pėrsėri s’pushon tė dėnojė mėkatet, duke shikuar nė sy njerėzit, qė sado pak i ka lėnduar dikur. S’ka si tė mos respektosh sinqeritetin tronditės tė z. Kyēyku. Kur vjen nė Pogradec, rrugėn e bėn me “ pengesa ” nga simpatizantėt e shumtė, njerėz tė kategorive apo ngjyrave tė pėrziera, qė kujtojnė sjelljen shembullore tė deputetit tė dikurshėm apo nėnkryetarit elegant tė Komitetit, atėherė djalė fare i ri.

Pėrse i hyn mundimit sfilitės tė shkruajė njė libėr tė tillė, vepėr e nxehtė, polemizuese, pasi personazhet janė prezent nė jetėn e pėrditshme? Pėrse del ballas, pa mėdyshje, plot kurajo dhe merr nė sy rrezikun, pa ia kėrkuar askush?

E para arsye ėshtė e vėrteta, e pastėr, torturėsjellėse, imponuese qė nuk e le tė qetė shpirtin e ndjeshėm. E vėrteta ėshtė dhuratė pėr njeriun si bukuria dhe dashuria, pėr tė cilėn ia vlen tė luftosh me ēfarėdo ēmimi.

Motivi tjetėr, ndoshta mė themelori, ėshtė ndėrgjegjja e shqetėsuar, misioni fisnik pėr tė hapur shtigjet dhe nxjerrė nė shesh gjithēka. Gjithkush, hapur pa nėnėthėnie e turbullira, tė mbajė peshėn e veprės sė tij, e cila ka sjellė pasoja pėr tė tjerėt. Ēdo njeri ėshtė tėrėsi referencash mė shumė i tė tjerėve se sa i vetvetes, det i brigjeve tė tė tjerėve. Deti i shpirtit tė shqetėsuar tė Kopi Kyēykut, pėrmes librit “Zinxhiri i anktheve”, zhvishet nga mjegullia, bėhet i tejdukshėm pėr cilindo qė dėshiron. Pėrmes veprės sė tij ai duket sikur u thotė tė gjithėve:

-Nuk kam urrejtje pėr mosmirėnjohėsit dhe keqdashėsit, mė mjafton dashuria qė kam pėr njerėzit, pėr gjithēka tė ēiltėr e tė pastėr qė ekziston nė mjedisin tonė tė pėrbashkėt. Vetėm askush mos guxojė tė fshihet pas gėnjeshtrės se radiografia e tij heq lehtėsisht, me argumenta tė mjaftueshme, thellėsisht bindėse, mbulesėn e saj tė grisur e pluhurosur.

Deduksioni shekullor i logjicienėve se nė pyllin e tė panjohurave plot enigma torturuese, ēahet vetėm me sėpatėn e arsyes, qėndron si njė postulat konstant nė udhėn e ndėrlikuar tė njerėzimit. Kėtė armė tė stėrlashtė autori e ka mprehur mirė dhe plot mundim e vuajtje nėpėr mijėra dėshmi qėmtuar pėrmes njė kohė tė gjatė, na sjell njė krijim specifik, fort tė rrallė nė llojin e vet, qė mė sė shumti pėrngjet me njė roman. Libri lexohet me ėndje dhe kėnaqėsi estetike. Fjala e menēur, plot hir dhe profesionalizėm e njeriut tė letrave, cekja e elementeve substancialė tė problematikės qė ka marrė pėrsipėr tė pėrimtojė, e shndėrrojnė librin nė njė krijim tė mėvetshėm artistik dhe logjik.

 

Pėrgatiti Andi Meēaj

 

SHQIPĖRIA, KY VEND I JASHTĖZAKONSHĖM…

 

Gazeta rumune “Dita”: boton Intervistėn qė poetja, prozatorja dhe publicistja e mirėnjohur Iolanda Malamen i ka marrė shkrimtarit Ardian-Christian Kyēyku

 

 

 

Nė rubrikėn “Dialogje”, gazeta “Ziua” (Dita), mė e madhja nė Rumani, i kushton njė faqe tė plotė intervistės qė shkrimtari shqiptar Ardian- Christian Kyēyku i ka dhėnė poetes, prozatores dhe publicistes sė mirėnjohur Iolanda Malamen. Shoqėruar me njė fotografi, me njė curriculum vitae e me ballinėn e njė libri tė ri tė Ardian-Christian Kyēykut nė rumanisht, intervista “Shqipėria ėshtė njė vend i pabesueshėm” pati jehonė tė menjėhershme. Nė vazhdim po japim tekstin e plotė tė intervistės, shqipėruar nga Kopi Kyēyku. Po kush ėshtė Ardian Kyēyku.

Gjatė kėtij viti gazeta “TemA” ka botuar disa ese te kritikėve tė njohur pėr veprat mė te fundit tė tij; romanin “Home” qė u konsiderua si njė arritje e jashtėzakonshme nė stil dhe kompozim, “Puthmė skelet”, pėr tė cilin kritika vijon tė ēmojė sėrisht shkrimtarin, etj. Ai mban pseudonim letrar: Ardian-Christian Kyēyku. U lind nė Pogradec mė 23 gusht 1969. ka kryer studimet e larta nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė, dega gjuhė-letėrsi. Ėshtė doktor i shkencave filologjike, doktorant nė teologji pranė Universitetit Shtetėror tė Bukureshtit dhe docent nė shkencat humane dhe tė komunikimit. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė dhe i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Bukureshtit. Ėshtė, gjithashtu, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė dhe i Central European Academy of Science and Art. Libra tė shkruar e tė botuar nė gjuhėn shqipe: “Nė perandorinė e gurit”, “Mortėt”, “Nata pas vitit zero”, “Pėrkthimi”, “Muza e Lojės”, “Lumenjtė e Saharasė”, “Oreksi pėr bukėn e qiellit”, “Diva ose Ngrėnėsi i Luleve”, “Engjėjt e tepėrt”, “Kristali dhe hienat”, “Sy”, “Si u pushtua Ēmendustani”; libra tė shkruar e tė botuar nė gjuhėn rumune: “Viti kur u shpik mjellma”, “E fshehta e ėmbėl e marrėzisė”, “Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt”, “Hyu Epigon”, “Dashuri me shikim tė fundit”, “Trilogjia”, “Njė alfabet i poezisė shqipe” (antologji, 101 poetė shqiptarė nė gjuhėn rumune), “Koha e zėvendėsve” (libėr-intervistė pėr botėn shqiptare), “Shtetrrethim”, roman i shkruar me shumė pak thonjėza, “Hyrje nė semiotikė” (ligjėrata universitare), “Ish, roman me dashuri & konspiracion”. Nė kuadrin e arsimit tė lartė rumun jep lėndėt: Elemente tė kulturės dhe qytetėrimit ballkanik, Hyrje nė semiotikė, Struktura e gjuhės sė shtypit dhe Fenomeni Audiovizual. Krijime tė tij janė pėrkthyer nė gjuhėt hungarisht, gjermanisht, spanjisht, anglisht e frėngjisht. Nga viti 1998 ėshtė bashkėthemelues dhe bashkėdrejtues i revistės evropiane “Haemus”, qė botohet nė Bukuresht, etj.

Iolanda Malamen: Ardian Kyēyk, ke hyrė si shkrimtar nė gjuhėn rumune prej afro dy dhjetėvjetėshash, dhe u bėre shpejt stilist nė kėtė gjuhė tė adoptuar… Njė gen i rrallė? Njė rast i mahnitshėm?

Ardian-Christian Kyēyku: Kam pasur njė fat tė veēantė qė nė fėmini. Im atė dinte njė numėr tė madh gjuhėsh tė huaja dhe shumė shqiptarė qė kishin tė afėrm ikur jashtė vendit qysh para Luftės, vinin nė shtėpinė tonė me lutjen qė ai t’u pėrkthente letrat. Tė mėrguarit, sidomos ata tė brezit tė dytė e tė tretė, nuk para e njihnin shqipen e shkruar, ndėrsa ata tė vendit nuk para i dinin gjuhėt e tė afėrmve tė mėrguar. Unė asistoja nė hartimin e letėrkėmbimit tė tyre nė turqisht, italisht, frėngjisht, rusisht, anglisht etj. Pasi i pėrkthente nė shqip letrat “e huaja”, babai ia lexonte secilit letrėn qė do tė dėrgohej jashtė, duke i dhėnė shpjegimet e nevojshme.

Krijohej kėsisoj njė gjendje pothuajse mistike, lartimi nė njė gjuhė gjithėpėrfshirėse. Ndonjėherė e ndihmoja tim atė duke ia diktuar letrat nė shqip, qė tė fitonte kohė. Pėr pėrkthimet nuk merrte veēse falėnderime dhe bekime, tė cilat besoj se u pasqyruan njėfarėsoj edhe nė tė ardhmen time. Nga fundi i viteve ‘80, rrėnimi i vendit po bėhej gjithnjė e mė i dukshėm nė ato letra. Sapo shfaqej ndonjė zgjerim i lirisė sė shprehjes, dyfishohej edhe servilizmi i moēėm ndaj tė afėrmve tė kamur qė ndodheshin jashtė vendit. Jo rrallė bėhesha keq nga njė ndjenje e pėrzier mėshire, mllefi, pafuqie. Mė vonė vura re se rituali i letrave shumėgjuhėshe, ai ushtrim i humanizmit tė kulluar nėn terror, ma lehtėsoi hyrjen nė qelizėn bazė tė gjuhėve tė huaja.

I: M.: Na fol, tė lutem, pėr Shqipėrinė fizike dhe pėr atė shpirtėrore…

A.-Ch. K.: Po tė pėrdornim si njėsi vlerė Vitalitetin dhe Bukurinė, Shqipėria ėshtė njė vend i pabesueshėm. Nuk ėshtė fjala pėr atė bukuri qė rritet sa herė i huaji pranohet nė realitetin e njė vendi me imazhin pėrjetėsisht tė zhubrosur nga paragjykime apo nga nevoja e shumėkujt pėr tė pasur vazhdimisht pranė dikė mė fatkeq, mė tė pagdhendur, mė tė mallkuar se vetja. Shqipėria ka njė bukuri, tė mbėshtetur nga vitaliteti, qė i tret butė, pa bujė, iluzionet e sė pėrditshmes. Pėr kėtė arsye besoj se jeta nė Shqipėri nuk ėshtė e lehtė pėr njerėz qė janė larguar nga arketipi dhe tė cilėve e pėrditshmja ua ėmbėlson mangėsitė me ēikėrrima.

I. M. : Do tė doja tė na thuash diēka pėr prozėn shqiptare, njė prozė jashtėzakonisht vitale.

A.-Ch. K.: Qysh nė periudhėn ndėrmjet dy luftrave, Shqipėria ka njė traditė tė mirė nė prozė. Edhe sot, shkrimtarė si Hiqmet Meēaj (me banim nė Greqi, autor i kryeveprės Kukullat e pyllit dhe i vėllimit Drejt Askundit; Elvira Dones (e vendosur nė SHBA, motėrzim femėror i njė vullkani nė letėrsinė jo vetėm femėrore, me libra shkundullues si Yjet nuk vishen kėshtu dhe Lule tė gabuara); Ismail Kadare (nė Francė, me Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur dhe tė tjera); Riat Ajazaj (nė Gjermani, prozator i natyrės kafkiane, por me njė shqipe rrėnjore); Visar Zhiti (poet i madh, mbijetues i burgjeve komuniste, me prozat e Shekull tjetėr dhe Ferri i ēarė); Arian Leka (poet i pėrmasave evropiane, - i pėrkthyer nė rumanisht me njė antologji autori, - me romanin Gjarpri i shtėpisė dhe Shpinė burri) e tė tjerė, krijojnė njė prozė tė fuqishme nė mjedisin ende moskokėēarės tė njė letėrsie evropiane tė ēvitalizuar shqetėsueshėm… Hasen ende pengesa qė lidhen me daljen e kėsaj proze nė botė.

I. M. : Proza shqiptare dhe ajo ballkanase janė tė lidhura ngushtė me mitologjinė, me historinė, me politikėn?

A.-Ch. K.: Mė duket se Ēurēilli ka thėnė qė Ballkani prodhon aq histori, sa ne s’jemi nė gjendje ta konsumojmė. Pėr kulturėn nuk mė duket ndonjė fatalitet, megjithėse ėshtė e vėshtirė tė gjesh cila nga palėt vuan mė shumė nga ky ēbaraspeshim: ata qė prodhojnė histori, apo ata qė nuk mund tė konsumojnė. Shoqėria e konsumit prodhon gjithēka, madje dhe ēdokėnd vetėm qė tė konsumojė. Ajo mbahet mė kėmbė pikėrisht pėrmes kėsaj vetėshqyerjeje, por nuk dėshiron kurrsesi tė konsumojė histori, letėrsi tė mirė, menēuri me prejardhje mistike, ngaqė nuk ėshtė nė gjendje tė prodhojė Shpirt.

Ajo synon ta zėvendėsojė Kohėn, Shpirtin dhe Idealizmin, me njėsi, pėrfshi atotekstore, tė hartuara nga njeriu, sepse ndryshe nuk mund tė tretė gjithēka, domethėnė s’mund tė ketė nė dorė kontrollin e plotė.

I. M.: Revista “Haemus”, e bashkėrenduar nga ti dhe nga babai yt, Kopi Kyēyku, botohet nė Bukuresht qysh mė 1998?

A.-Ch. K.: Po, nė gjuhėn shqipe dhe rumune, me pėrmbledhje dhe copėza nė frėngjisht, anglisht, italisht, turqisht, greqisht. Koleksioni i revistės i ka kapėrcyer tashmė 3.000 faqet dhe pėrfshin pjesė nga vepra e mbi 200 shkrimtarėve, mendimtarėve dhe intelektualėve evropianė e jo vetėm evropianė. Fragmente nė

gjuhėn shqipe nga veprat e Amos Ozit, Orhan Pamukut, Aleksandėr Sollzhenicinit dhe shumė tė tjerėve, pėr shembull, kanė dalė fillimisht nė “Haemus”.

I. M.: Para disa vjetėsh mė pate folur pėr atė tren si nė pėrrallė, qė pėrshkonte hapėsirėn ndėrmjet Tiranės e Pogradecit…

A.-Ch. K.: Po, njė pjesė tė mirė tė jetės e kam kaluar nė tren. Nė vitet 1976-1990 e kam pėrshkuar gati ēdo muaj distancėn prej 139 km nga Tirana nė Pogradec dhe anasjelltas. Trenat e famshėm kinezė e pėrshkonin jo mė pak tė famshmin terren malor nė 6, 7 ose 9 orė. Orė ballkanase. Fryma e mėrzisė mund tė tė zhyste aq thellė nė shpirtin tėnd, saqė udhėtimi bėhej njė copėzė e monahizmit tė bardhė. Nė fillim

nisesha si nga Asgjėja drejt Trevės sė Lumturisė, drejt qytetit tim tė lindjes. Pastaj: si nga Lumturia drejt njė tradhtie tė ēuditshme dhe fatale. Arrita tė ndjehesha si njė spermatozoid: lindesha nė Pogradec, fėmijėroja aty, vdisja nė kthim, lindesha sėrish nė Tiranė. Kėsisoj kam pasur fatin tė njoh mijėra njerėz dhe tė dėgjoj rrėfenja tė panumėrta jete, tė cilat, njėlloj si nė lashtėsi, rretheqark zjarreve fshatare, dėbonin

shpirtrat e kėqinj. Nė vjeshtėn e ‘90-ės shkretia doli nė sipėrfaqe. Fati i njė vendi tė tėrė po e ndėrronte moshėn. Mbizotėronte njė dėshpėrim i pamatė. Mbaj mend se, pas njė dehjeje tė fortė me dajėn tim, ia hipa trenit pėr Tiranė, por sikur kisha hipur nė ndonjė trap, nė ndonjė varkė tė ēuditshme, sepse treni nuk kishte mė as ndenjėse, as dritare dhe, vende-vende, as ēati. Mund tė betohesha se po vozisja nėpėr Ferr. Mė kaploi edhe njė uri qelizore. Para se tė gdhihej, ende majė “varkės”, nėn qiellin e vrenjtur, ndėr fantazma bashkėkombėsish qė faniteshin e treteshin nė mjegull, njė burrė qė tha se quhej Petro dhe se ishte peshkatar, m’u afrua dhe mė zgjati nė terr njė peshk. Njė peshk tė pagatuar. Mė kėshilloi ta haja, pėrndryshe do tė ftohesha si nė Skėterrė, do tė vdisja nė vend nga uria, nga njėfarė ndalim stomaku. Pa e kuptuar se ē’pėrfaqėsonte e ftohta e Skėterrės, ku gjithēka pėrvėlohet dhe pa e ditur si ėshtė Ferri

i pasmodernizmit, e hėngra peshkun dhe as sot e kėsaj dite nuk e kam marrė vesh se cili ishte ai burrė dhe pėrse e hėngra atė peshk mbase tė gjallė. Por ka qėnė i vetmi udhėtim i imi pa rrėfenja dhe hapi i parė i rikthimit tek Zoti. Me tren pėrballova mė vonė vitet e vajtjeardhjeve Bukuresht-Konstancė, duke shkruar, nė 2005- ėn, pó nė tren, edhe romanin Ish – roman me dashuri & konspiracion. Dhe, meqė Lidhjet e

Shkrimtarėve (USR) zakonisht shkėlqejnė nė pėrēarje dhe nė smirė instinktive, e dhuroja romanin tė shoqėruar me bonon: Urdhėroni njė roman qė mund tė marrė Ēmimin e CFR-sė (Hekurudhave Rumune).

I.. M.: Subjekt i pėrkryer pėr roman! Ardian Kyēyk, a ka qėnė Shqipėria e prekur nga tranzicioni aq sa Rumania?

A.-Ch. K.: Vėnia nė sprovė i pllakosi tė dy vendet tona, por pati pasoja tė ndryshme. Nė pėrgjithėsi, Tranzicioni e shtoi mamonizmin, fundosjen nė trup, pashpresėn e, pėr rrjedhojė, ftohjen e dashurisė, ose, siē quhet nė mjekėsinė shpirtėrore: shpėrfilljen. Shumė njerėz u tjetėrsuan rrėmbimthi, aq sa nuk njiheshin mė, duke luajtur secili, me dėshpėrim e egėrsi, rolin e binjakut tė errėt tė vetvetes, duke besuar se vetėverbimi dhe mosmėshira e sotme ngjizin pėrjetėsimin e nesėrm. Kam pėrshtypjen se disa nga ne do tė duhet tė mėsohen me pandehmėn qė jetojnė njėherėsh nė dy pėrmasa tė tė njėjtit popull: njėra nė kujtesė, qė tė mos them nėn (tokė), mbi (nė qiell), matanė (nė botėn e pėrtejme), ndėrsa tjetra nė tė pėrditshme.

I. M.: Si ndjehesh si shkrimtar rumun?

A.-Ch. K.: Si shkrimtar mund tė jesh nė librari dhe nė mass-media, por tė mos jesh nė Letėrsi, ashtu sikurse mund tė jesh edhe vetėm nė librari, vetėm nė mass-media, vetėm nė Letėrsi. Nuk mund tė jesh njėherazi nė tė gjitha, sidomos kur i pėrkushtohesh Letėrsisė, ngaqė e natyrshmja nė kohėt tona nuk pushtohet lehtė. Shkruaj vetėm qė tė jem nė Letėrsi. Ky pozicion ngjan me njė jetė tė llojit perpetuum kamikaze, por ende nuk kam gjetur nė nivel zyrtar atė mirėkuptim minimal, atė menēuri apo diplomaci me qitje tė largėt, qė do tė mė kishin detyruar ta kėrkoj mė tej. Kėshtuqė e kam lėnė veten “tė vrarė”, ose tė dėbuar nga vėmendja, ose thuaji si tė duash, nė njė stil tejet mioritik*, duke pėrhapur njė gėzim tė vėrtetė dhe tė qėndrueshėm. Ky gėzim zyrtar i tė tjerėve ka qindfishuar gėzimin tim vetjak, ngaqė ėshtė lindur nga pafuqia / mosdėshira ime pėr tė qėnė edhe brand (vendor) dhe ėshtė dhuruar me gjithė shpirt, pėr tė mos thėnė me gjithė tekst.

Nė Shqipėri nuk kam prani fizike, ndėrsa nė Rumani nuk kam jetė letrare. Prandaj mbase, – sado hidhur tė tingėllojė, – kam edhe Letėrsi, edhe jetė.

I. M.: Mbi ēfarė librash po punon tani?

A.-Ch. K.: Jeta ime ka rėnė, ose ėshtė lartuar nė Tekst, nė mund tė shprehem kėshtu. Rroj i tėrhequr, por jo i mbyllur nė Kullėn e Fildishtė, sepse kam nė dorė edhe kyēet qė hapin dyert nga brenda, edhe kyēet qė hapin dyert nga jashtė (buzėqesh). Duke pasur me ēdo libėr nga njė vegim dhe duke pėrsėritur bashkė me Monsinjorin Gjika dilemėn: “Njerėzit e kryqėzuan Fjalėn e Zotit, por ēfarė do tė bėjnė me Heshtjen e tij”, mundohem tė mos mėsoj ku do tė mė ēojė kjo punė dhe s’mund tė flas mė shumė pėr ēfarė po shkruaj tani.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2008)

 

                                                                                   

REXHEP QOSJA

PANTEONI I RRALLUAR

 

 

MOSMARRĖVESHJET ME BASHKĖKOHĖSIT

 

Ajme per ju, farisej, qė i deshironi

vendet e para ne sinagoga

dhe pėrshėndetjet nė sheshe!

 

Ajme pėr ju, se jeni si varret,

qė nuk njihen, sepse pėrmbi to

ecet dhe nuk dihet!

 

Ungjilli pas Lukės 11/43-44

 

Marrėdhėnjet e shkrimtarit dhe tė shoqėrisė mund tė shikohen prej aspektesh tė ndryshme dhe, varėsisht prej aspektit prej tė cilit shikohen, mund tė nxirren pėrfundime tė ndryshme. Nė kėtė mes ėshtė fjala vetėm pėr njė aspekt tė kėtyre marrėdhėnjeve: pėr aspektin e qėndrimit tė njė pjese tė bashkėkohėsve ndaj shkrimtarit dhe tė pėrgjegjės qė shkrimtari do tė duhej t“i jepte kėtij qėndrimi. Ėshtė konstatuar, dhe dėshmuar me statistika, se numri i shkrimtarėve nė kohėn tonė, nė krahasim me numrin e banorėve, ėshtė shumėfish mė i madh se numri i shkrimtarėve nė shekujt e shkuar, nė krahasim me numrin e banorėve nė ata shekuj. Mund tė pohohet se numri i shkrimtarėve tė afirmuar apo tė paafirmuar, tė talentuar apo mė pak tė talentuar, qė heret ose vonė, heqin dorė prej krijimtarisė, i kushtohen ndonjė pune mė tė levėrdishme se ē“ėshtė puna letrare apo i nėnėshtrohen thjesht kotėsisė dhe apatisė, ėshtė gjithnjė e mė i madh. S“ka dyshim se ky ėshtė njė fenomen qė nuk e kanė njohur shekujt e shkuar, me pėrjashtim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė apo, thėnė mė drejt, nuk e kanė njohur as pėrafėrsisht nė kėtė masė, nė tė cilėn e njeh shekulli ynė. Do tė mund tė provohej se dukuria nė fjalė ėshtė shfaqur nė njė formė mė tė ashpėr pikėrisht nė fillimet e shekullit tė shkuar dhe, sipas tė gjitha gjasave, ėshtė pasojė e forcimit tė marrėdhėnjeve kapitaliste nė shoqėri. Pėrse pikėrisht nė kėtė shekull shkrimtari zėron tė humb shpesh iluzionet e veta mbi krijimtarinė? Sigurisht pėr shkak se nis tė humb edhe iluzionet nė sistemin shoqėror, tė tėhuajet prej shoqėrisė dhe institucioneve politikoshoqėrore duke ngarkuar mbi vet mosdurimin e tyre mė tė madh. Nė veprėn e tij tė njohur Teoritė e tepricės sė vlerės, Karl Marksi e ka konstatuar dukurinė nė fjalė kur ka thėnė se „Prodhimtaria kapitaliste, pėr shembėll, ėshtė armik i disa degėve tė prodhimtarisė shpirtėrore, sikundėr janė arti dhe poezia". Nė njė formė posaēėrisht tė ashpėr nė shekullin e nėntėmbėdbjetė fillon konflikti, qė vjen gjithnjė e mė tepėr duke u thelluar, ndėrmjet krijuesve, nė njėrėn dhe pėrfaqėsuesve tė atyre institucioneve politiko-shoqėrore, nė anėn tjetėr. Procesi i filluar nė atė kohė, thuaja se, vazhdon edhe sot e gjithė ditėn.

 

Sigurisht janė disa motive tė rėndėsishme dhe tė pakalueshme pėrse shkrimtarėt tjetėrsohen prej krijimtarisė dhe motivet e kėtyre, t“i quajmė ashtu, vetėvrasjeve shpir tėrore tė shkrimtarėve mund tė jenė pakashumė tė ndryshme nė vendet e ndryshme dhe nė shoqėritė me sisteme tė ndryshme. Nė shtetet kapitaliste, fjala vjen, ėshtė e kuptueshme qė shkrimtari tė tėhuajet prej misionit tė vet pėr disa arėsye, qė nuk mund tė jenė tė njėjta me arėsyet pėr tė cilat tėhuajet prej krijimtarisė shkrimtari nė vendet socialiste. Nė rastin e parė ai shkruan ēka tė dėshirojė dhe si tė dėshirojė, por s“ja merr kush seriozisht fjalėn; nė rastin e dytė, mė sė shpeshti, ai shkruan ashtu siē kėrkojnė prej tij tė shkruajė dhe mund t“i kushtojė shtrenjtė nė qoftė se shkruan ndryshe. Sidoqoftė, mund tė supozohet se tė gjithė shkrimtarėt e tė gjitha vendeve ndonjėherė i kanė disa motive te pėrbashkėta pse njė ditė prej ditėsh ja kthejnė shpinėn idealit tė vet, nė realizimin e tė cilit dikur ishin nisur me aq turr, entuziazėm dhe vetėmohim dhe kėto motive mund tė jenė tė brendshme-psikologjike dhe tė jashtme-shoqėrore.

 

Po tė bazohemi nė pėrvojėn, qoftė edhe modeste tė letėrsisė sonė tė sotme, do tė mund tė thuhej se disa shkrimtarė heqin dorė prej krijimtarisė sė mėtejme atėherė kur e kuptojnė se ju mungon prirja e duhur krijuese dhe kur binden se gjithė ajo qė kanė shkruar gjer nė atė moment nuk ka ndonjė vlerė dhe domethėnje tė posaēme pėr njerėzit e tjerė. Sipas tė gjitha gjasave, nė radhėt e kėtyre shkrimtarėve, mė sė shumti mund tė gjenden tė tillė, qė kanė filluar tė shkruajnė heret, nė moshėn rinore, kur nuk kanė pasur kulturėn e nevojshme letrare, kur nuk i kanė njohur jo vetėm letėrsitė e huaja, por as letėrsinė e tyre kombėtare, kur nuk e kanė marrė me gjithė seriozitetin e duhur vetė krijimtarinė letrare dhe kur kanė pasur njė pėrvojė akoma modeste jetėsore dhe krijuese. Disa prej kėtyre shkrimtarėve, zakonisht, ja kthejnė shpinėn pendės pasi t“i lexojnė veprat e ndonjė krijuesi tė madh apo tė shquar dhe, mbasi t“i krahasojnė mundėsitė e veta me mundėsitė e tij, dėshprohen dhe heqin dorė prej torturave tė mėtejme krijuese. Dihet se jo njė shkrimtar i talentuar i shekullit tė kaluar e ka braktisur njėherė e pėrgjithmonė krijimtarinė letrare mbasi i ka njohur veprat e Tolstojt dhe, pastaj, gjithė jetėn e mėtejme e ka kaluar duke i pėrkthyer veprat e tij nė gjuhėn e vet kombėtare, qoftė edhe kur nuk ka qėnė plotėsisht e sigurtė se do t“i botohen pėr tė gjallė. Dėshprimet qė ua shkaktojnė shkrimtarėt e mėdhenj sivėllezėrit e tyre tė vegjėl, zokonisht, nuk i tregojnė dhe i ruajnė si njė fshehtėsi nė jetėn e tyre. Shkrimtarėt e mėdhenj mund tė dėshprojnė edhe ndonjė shkrimtar me talent mesatar apo, madje, edhe tė shquar, por arėsyet e gjithė tė paprirurve qė i reshten krijimtarisė sė mėtejme pėr shkak se arrijnė t“i ēmojnė drejt mundėsitė e veta njė ditė janė gjithsesi tė ndėrshme. Gjithmonė ėshtė mė mirė qė njeriu ta bėjė shkėlqyeshėm njė punė mė pak tė rėndėsishme pėr shoqėrinė se sa ta bėjė keq ndonjė punė shumė tė rėndėsishme. Ėshtė fatkėqėsi edhe pėr letėrsinė, edhe pėr vetė ata qė e derdhin mundin kot, pse skribentėt e ndryshėm nuk dyshojnė kurrė nė mundėsitė e veta dhe pse nuk pranojnė t“i shkoqen letėrsisė edhe kur shkrimet e tyre s“kanė as vlerėn mė elementare artistike. Tjetėrsimi i shkrimtarėve tė paprirje prej krijimtarisė nuk mund tė ēmohet si ndonjė humbje e posaēme pėr letėrsinė e tyre kombėtare, prandaj kėta dezerterė, nė qoftė se nuk nund t“i ēmojmė si letrarė, kemi plotėsisht arėsye t“i ēmojmė si njerėz realistė ndaj vetėvetes.

 

Disa shkrimtarė tė tjerė, ndėrkaq, heqin dorė prej krijimtarisė sė mėtejme letrare nė njė moment tė caktuar tė jetės sė tyre pėr shkak se nuk mund t“i pajtojnė si duhet aktivitetin letrar dhe aktivitetin shoqėror. Nė mesin e kėtyre shkrimtarėve, qė pėr kėtė arėsye e kanė harruar letėrsinė, sigurisht mė sė shumti ka tė tillė qė nėn maskėn e ambicjes letrare dhe tė afirmimit me anėn e pendės kanė fshehur oreksin e karierės politike. Duke mos mundur t“i realizojnė plotėsisht ambicjet e veta pėrmes fjalės letrare, por duke e shfrytėzuar kapitalin artistik si njė trambolinė tė sigurtė pėr kėrcime karieriste, ata dikur provojnė t“i realizojnė pėrmes tribunash politike dhe shoqėrore. Posa dalin nė tribunėn politike dhe e shijojnė kėnaqėsinė e shikimit tė dėgjuesve, qė nė personalitetin e tyre eventualisht mund tė respektojnė edhe shkrimtarinė, ata fillojnė tė besojnė se fjala e foltores jehon mė tepėr se sa fjala artistike. Disa prej kėtyre shkrimtarėve, gjithashtu, ushqehen prej iluzionit fisnik, por naiv, se me aktivitetin e tyre politik dhe shoqėror mund tė jenė mė tė dobishėm pėr shoqėrinė se me aktivitetin letrar, prandaj nuk ėshtė ēudė pse vijnė nė situata qė ta pėrēmojnė rolin e letėrsisė nė humanizimin e marrėdhėnjeve ndėrmjet njerėzve duke e injoruar funksionin e saj moral ashtu, fundi i fundit, sikundėr e injorojnė edhe estetizantėt, qė letėrsinė e konsiderojnė vetėm si njė lodėr fėmijėsh, nė tė cilėn e sublimojnė narcisoizmin e tyre. Shkrimtarėt mė tė vetėdijshėm dhe mė tė ngritur nga radhėt e kėtyre dezerterėve, megjithatė, e kuptojnė njė ditė se pėr krijimin e karierės politike, pėrpos shkathtėsive thjesht intelektuale, kėrkohen edhe disa shkathtėsi tė tjera, qė s“mund tė pėrfshihen me normat morale, prandaj, pak me vonesė, binden se iluzionet e tyre politike mund tė quhen tė dėshtuara. Tė pushtuar prej kotėsisė, qė sjell humbja e iluzionit, ata do tė donin t“i kthehen rishtazi krijimtarisė (disa, por fare rrallė, me tė vėrtetė edhe i kthehen me pasione tė reja, pėrvojė tė re dhe sukses tė plotė) por vetėm mund tė binden se janė vonuar disa vite apo decenie: nė ndėrkohė e kanė humbur shprehinė e punės, aftėsinė e persiatjeve tė thelluara dhe gatishmėrinė qė tė durojnė vetminė, qė ėshtė njė kusht i domosdoshėm i krijimtarisė sė suksesshme. Pohimin e Senekės se „Kush ėshtė gjithkund nuk ėshtė kurrkund" e dėshmon ashtu edhe fakti i kėtyre shkrimtarėve. S“ka dyshim se ambicjet politike dhe, nė pėrgjithėsi, karierizmi ja kanė rrėmbyer ēdo letėrsie kombėtare disa prej krijuesve tė saj tė talentuar, qė kanė premtuar shumė apo edhe kanė bėrė diēka, por qė nuk e kanė bėrė atė qė do tė mund ta bėnin sikur mos t“i kishin marrė nė qafė ambicjet e tyre. Kėta dezerterė tė letėrsisė nuk duhet t“i ankojmė shumė nė qoftė se nuk kanė pasur kurrė ndonjė pėrkushtim tė veēantė ndaj krijimtarisė, por duhet t“i mėshirojmė nė qoftė se njė ditė binden me keqardhje se nuk kanė bėrė gjėsend nė fushėn sė cilės ja kanė kushtuar vitet mė tė frytshme tė jetės, por do tė mund tė bėnin nė fushėn prej sė cilės janė tėrhequr.

 

Njė lloj tjetėr shkrimtarėsh heret apo vonė heqin dorė prej krijimtarisė letrare pėr shkak se nuk janė tė gatshėm t“ua nėnėshtrojnė mundimeve tė pandėrprera shpirtėrore dhe intelektuale qejfet e ndryshme fizike tė trupit tė njeriut. Disa prej kėtyre shkrimtarėve mund tė dėgjohen duke pohuar se si nuk e don barra qiranė qė tė lodhet e tė dėrmohet trupi, mundėsitė dhe rrnesa e tė cilit janė tė kufizuara nga natyra, pėr shkak tė disa kėnaqėsive shumė metafizike, qė mund tė sjellė krijimtaria. Dhe, ata nuk ngurrojnė t“i numėrojnė shkrimtarėt e ndryshėm tė shekujve tė shkuar, tė cilėt janė lodhur dhe shpenzuar aq shumė gjatė punės intensive krijuese, saqė nuk janė rehabilituar mė kurrė plotėsisht apo edhe t“i pėrmendin shkrimtarėt, si Molierin, Balzakun, Dostojevskin, Ēarls Dikensin, e tė tjerė, qė janė djegur plotėsisht nė punėn krijuese. Duke u kujdesur ta ruajnė aq shumė trupin dhe t“ja bėjnė tė gjitha qejfet fizike, kėta shkrimtarė nuk mbėrrijnė tė lexojnė, tė ngriten nė pikėpamje tė kulturės dhe tė njohurive, tė zgjerojnė pėr- vojėn krijuese, prandaj edhe nuk ėshtė ēudė pse tjetėrsimi i tyre gradual prej letėrsisė sjell edhe sterilizimin e tyre tė parakohshėm. Ata, rėndom, shuhen nė moshėn mė tė mirė pėr njė krijimtari tė suksesshme: ndėrmjet tridhjetė dhe dyzet vjetėve, apo, nė qoftė se nuk shuhen, plotėsisht, botojnė nga njė tregim apo vjershė nė vit. Letėrsia jonė e sotme ka disa shembėlla tė kėtilla tragjike. Nė radhėt e kėtyre hedonistėve mund tė ketė shkrimtarė vėrtet tė talentuar, prandaj edhe heshtja e tyre ėshtė njė humbje pėr ēdo letėrsi kombėtare. Prej historianėve tė letėrsisė ata mė sė shpeshti pagėzohen si talentė tė parealizuar.

 

Nė qoftė se shkaqet psikologjike e tjetėrsojnė gjithmonė njė numėr tė konsideruar shkrimtarėsh prej letėrsisė, shkaqet shorėrore e tjetėrsojnė ndoshta, njė numėr mė tė vogėl, ndonėse kėto janė shkaqe mė konstante. Njė prej kėtyre shkaqeve ėshtė mungesa e lexuesve. Ka shkrimtarė qė nuk lodhen shumė pse sot nuk kanė mjaft apo pse kanė fare pakėz lexues, por ka edhe shkrimtarė qė kur mėsojnė se veprat e tyre nuk zgjojnė kurreshtjen dhe respektin e lexuesve, dėshprohen dhe mengadalė tėrhiqen prej letėrsisė. Dhe, derisa tė parėt jetojnė nė iluzionin naiv se lexuesit e ardhmėrisė do tė jenė lexuesit e vėrtetė tė veprave tė tyre, tė dytėt, shpesh dėshprohen pa ndonjė arėsye gjithmonė tė vėrtetė. Si mungesa e pjesėrishme, ashtu as numri i madh i lexuesve nuk e dėshmojnė mungesėn e vlerės apo vlerėn e njėmendtė tė veprės sė njė shkrimtari. Shundliteratura sot ka mjaft lexues, por askush asaj nuk do t“ja pohojė vlerėn artistike; poetėt avangardistė, nė anėn tjetėr, kanė mė pak lexues, por askush qė flet seriozisht pėr letėrsinė s“do t“ua mohojė vlerėn artistike shkrimeve tė tyre. Duhet vėnė nė dukje, megjithatė, se shkrimtarėt qė pėr tė gjallė nuk i kanė lexuesit e vet, nuk kanė shumė gjasa se do tė kenė lexues as mė vonė, pėrpos nėse gjinia njerėzore e ndryshon rrėnjėsisht natyrėn e vet. Nė qoftė se nuk kemi arėsye t“i besojmė kėsaj mundėsie hipotetike, atėherė kemi edhe arėsye tė besojmė ngulmėrisht se tė ashtuquajturit „gjeni", qė e injorojnė lexuesin e kohės sė vet, do tė jenė tė injoruar edhe prej lexuesve tė ardhmėrisė. Nuk ka shkrimtar tė madh qė pėr tė gjallė nuk ka pasur lexues, ashtu siē nuk ka shkrimtar, i cili krijimtarinė s“e ka konsideruar si njė hobi, sa pėr tė kaluar kohėn dhe thyer monotoninė jetėsore, qė ka mbetur indiferent ndaj interesimit dhe respektit tė lexuesve. Jo rastėsisht, prandaj, shkrimtarėt e ngritur teorikisht dhe dhe tė formuar moralisht pezmatohen tepėr kur mėsojnė se ju mungojnė lexuesit, po aq sa mbesin indiferentė ata qė shkruajnė pėr njė rreth tė ngushtė miqsh dhe shokėsh.

 

Nė tjetėrsimin e njė numri tė shkrimtarėve prej letėrsisė e, sidomos, tė atyre shkrimtarėve qė e dėshirojnė shumė reklamėn dhe publicitetin ndikon negativisht edhe interesimi pakashumė i pakėsuar nė pėrgjithėsi pėr letėrsinė nė kohėn tonė. Letėrsia dhe artet nė tėrėsi nuk janė mė veprimtaria kryesore shpirtėrore e njeriut. Ėshtė e vėrtetė se nė kohėn tonė letėrsia nuk ėshtė mė e ēmuar prej shoqėrisė dhe lexuesve sikundėr ishte nė shekujt e shkuar, kurse shkrimtari nuk mund tė luajė mė tė gjitha rolet qė ka luajtur nė shekujt e kaluar. Atėherė veprat letrare ishin ushqimi kryesor shpirtėror i lexuesve. Mbishkrimi Ushqim shpirtėror, qė ėshtė vėnė nė portėn e Bibliotekės sė Berlinit, besoj, nuk ėshtė shkruar nė shekullin tonė. Njerėzit e kėsaj kohe jo vetėm se nuk kanė kohė, por as ndjejnė nevojė, tė lexojnė sa pėrpara veprat letrare. Kureshtjen e tyre sot e kanė pėrvetėsuar mendimi shkencor, nė njėrėn, kurse mjetet e masmedias, nė anėn tjetėr. Sidomos filmi dhe televizioni e kanė pakėsuar shumė interesimin e lexuesve pėr letėrsinė e, posaēėrisht, tė atyre lexuesve, qė veprėn letrare, kryesisht, e marrin nė dorė sa pėr t“u argėtuar. Sot nuk mund tė gjenden shkrimtarė qė do tė gėzonin popullarizimin, famėn dhe dashurinė qė gėzonin Petrarka, Volteri, Molieri, Gėteja, Tolstoj, Valter Skoti, Lamartini, Manconi, e tė tjerė, tė cilėt me miliona njerėz kanė mbajtur dhe mbajnė nėn pushtetin e fjalės sė tyre artistike. Sa mė thellė nė kohė mund tė vėrehet se respekti dhe dashuria e lexuesve ndaj shkrimtarėve ishin gjithnjė e mė tė sinqerta, mė tė pėrkushtuara, mė tė mėdha dhe, sigurisht, mė tė arėsyeshme: shkrimtari atėherė ishte bard, mendimtar, moralist, artist. S“ka dyshim se respekti i madh, me tė cilin lexuesit e shtresave tė ndryshme e shpėrblenin mundin e shkrimtarit ndikonte stimulativisht nė tė, ja shtonte vullnetin, ja ushqente ndjenjat dhe mendimet, me njė fjalė e frymėzonte pėr krijimtari tė mėtejme. Megjithėse jo plotėsisht, jo nė tė gjitha vendet dhe nė tė gjitha rastet, kėto motive inspirative i mungojnė pjesės mė tė madhe tė shkrimtarėve tė kohės sonė e, posaēėrisht, shkrimtarėve tė letėrsive tė vogla. Nė letėrsitė e mėdha, sikundėr janė ato tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. tė Bashkimit Sovjetik, tė Francės, tė Anglisė akoma mund tė ketė autoritete letrare pėr arėsye se masa e tyre, shumė mė e ngritur se masa e vendeve tė prapambetura dhe vendeve nė zhvillim, di t“i ēmojė vlerat mė drejt dhe me kritere mė tė drejta. Nuk mund tė thuhet se Viljem Fokneri, Ernest Heminguei, Mihail Shollohovi, Alber Kamy, Pabllo Neruda, nuk ishin apo nuk janė autoritete tė mėdha letrare tė kohės sonė. Fama e Zhan-Pol Sartrit ėshtė posaēėrisht e madhe nė tė gjitha kontinentet e, veēanėrisht, nė Francė, pavarėsisht prej konflikteve tė tij tė pandėrprera me institucionet politiko-shoqėrore tė shoqėrisė bashkėkohore, pėrfaqėsuesit e tė cilave do tė donin t“i kyēnin gojėn, por nuk guxojnė pėr shkak tė imunitetit qė gėzon tek shtresat e gjera tė lexuesve. A do tė thotė kjo se shkrimtarėt e letėrsive tė vogla, tė cilėt jetojnė dhe krijojnė nė njė pozitė mė pak tė volitshme se shkrimtarėt e letėrsive tė mėdha duhet tė dėshprohen, tė tjetėrsohen prej krijimtarisė dhe ta vrasin nė kotėsi prirjen, me tė cilėn i ka dhuruar nėna natyrė. Pa dyshim jo. Dhe mund tė pohohet kėshtu pėr shkakun e thjeshtė pse ata duhet t“i ngushėllojė mendimi se pjesa mė e madhe e shkrimtarėve, e shkrimtarėve tė letėrsive tė mėdha dhe shkrimtarėve tė letėrsive tė vogla, qoftė nė shekujt e shkuar, qoftė nė shekullin tonė, qoftė nga radhėt e tė mėdhenjve, qoftė nga radhėt e krijuesve edhe me prirje mė modeste, nuk janė pėrkundur nė dafinet e respektit, famės dhe tė dashurisė. Veprat e tyre nuk ishin ēelėsi me tė cilin ēileshin dyert e lumturisė. Ėshtė shumė mė i madh se i shkrimtarėve tė adhuruar numri i shkrimtarėve qė kanė vegjetuar nė vend se tė kenė jetuar, qė janė pėrbuzur nė vend se tė jenė ēmuar, qė janė ndjekur dhe persekutuar nė vend se tė jenė pėrkrahur. Biografitė e pjesės mė tė madhe tė shkrimtarėve janė biografi tė njerėzve, qė e kanė pirė deri nė fund kupėn e helmit pėr tė gjallė. Pjesa mė e madhe e tyre janė Ahasferė, qė ishin tė mallkuar jo prej zotit, po prej djajve tė ulur nė postet drejtuese. Kėshtu, pėr shembėll, poeti mė i madh italian i tė gjitha kohėrave, Dante Aligieri, ėshtė detyruar t“i kalojė shumė vite si mėrgimtar nė Francė dhe ka vuajtur se do tė vdesė pa e parė edhe njė herė Firencėn e tij tė dashur; poeti i madh francez, Viktor Hygo, ka jetuar afro njėzet vite i mėrguar nė njė ishull tė Lamanshit dhe ju ka lejuar tė kthehet nė atdhe vetėm atėherė kur e kishte njėrėn kėmbė nė varr; Dostojevski, Ēernishevski dhe njė numėr i tėrė shkrimtarėsh rusė tė shekullit tė kaluar janė kalbur me vite nėpėr kazamatet e pushtetit carist; prozatori i shquar francez, Emil Zola, nė vend tė kujdesit shtetėror pėr jetėn e tij ėshtė gjetur i helmuar me gjithė tė shoqen prej rojtarėve tė pushtetit; prozatori dhe dramaturgu i shquar rus, Anton Pavlloviē Ēehov, ėshtė sjellė i vdekur prej vendshėrimit deri nė Rusi nė njė vagon mes peshqve, kurse Fransoa Vijoni ėshtė pėrfaqėsuesi mė tipik i armatės sė shkrimtarėve qė kurrė s“e kanė ngirė barkun si duhet. Nė qoftė se e kanė pėsuar kėshtu disa prej shkrimtarėve tė shquar, atėherė si do ta kenė pėsuar shkrimtarėt mė tė vegjėl! Nė qoftė se e kanė pėsuar kėshtu shkrimtarėt e letėrsive tė mėdha, ku edhe dinė ta ēmojnė fjalėn e shkruar dhe shkrimtarin, atėherė si do tė kenė mundur ta pėsojnė shkrimtarėt e letėrsive tė vogla! Natyrisht, shumė mė keq.

 

I varfėri, zakonisht, nuk di ta ēmojė pasurinė qė mund ta ketė njė ditė. Kush ka dėshiron tė ketė akoma mė shumė e kush nuk ka sa i duhet, atėherė mė lehtė heq dorė edhe prej asaj qė e ka. Kjo ėshtė njė logjikė e ēuditshme nė jetėn njerėzore. Tė shumtėn e herave kėtė logjikė ka edhe qėndrimi i disa bashkėkohėsve ndaj shkrimtarėve tė gjallė. Megjithėse nė letėrsitė e popujve tė vegjėl jo rrallė nuk dinė t“i ēmojnė sa duhet as shkrimtarėt e mėdhenj tė vdekur, prapė ata i ēmojnė mė tepėr se ē“mund t“i ēmojnė shkrimtarėt e mėdhenj tė gjallė. Nė mjediset mikroborgjeze, sikundėr ėshtė yni, ku njerėzit vuajnė prej paragjykimeve dhe kufizimeve tė ndryshme tė trashėguara dhe tė fituara, nuk mund ta ēmojnė dhe duan sa duhet fqiun, qė dallohet prej tyre me prirjen e vet. Nė kėto mjedise mund ta duan ilakanė dhe ta ēmojnė vetėm tė huajin qė nuk e kanė parė, qė nuk e kanė njohur, por qė e dinė se e respektojnė nė mjediset e huaja. Largėsia ėshtė faktori qė ndikon nė krijimin e autoritetit. Njeriut tė kufizuar, prandaj, monumentet i duken mė tė rėndėsishme se ata tė cilėve u janė kushtuar. Bashkėkohėsit e tillė qė, zakonisht. krijojnė opinionin nė njė kohė dhe nė njė mjedis edhe punėn e shkrimtarit e shikojnė baras punės tregėtare apo ndonjė pune tjetėr tė rėndomtė. Jo njė shkrimtar i shquar ka ndjerė nevojė tė formulojė kėsi mendimi, me tė cilin u ėshtė hakmarrė disa bashkėkohėsve: ka shumė idiotė nė kėtė botė qė mė tepėr ēmojnė pasurinė, lustrėn e jashtme, origjinėn, pozitėn se sa vlerat shpirtėrore, intelektuale, prirjet, aftėsitė. Ka shkrimtar qė njė problem tė tillė e ka trajtuar edhe artistikisht. Ēehovi ka njė tregim interesant, me titullin Pilivricka, nė tė cilin flitet se si njė mjek-shkencėtar nuk e respektojnė njerėzit e rrethit tė tij pėr shkak se e shohin pėrditė, por e kuptojnė rėndėsinė e tij vetėm mbasi tė vdesė papritur, nė tė vėrtetė mbasi t“ja kenė helmuar jetėn me arogancėn dhe imoralitetin e tyre.

 

Ėshtė edhe njė arėsye tjetėr, shumė e rėndėsishme, pėrse nė letėrsinė e popujve tė vegjėl dhe nė mjediset mikroborgjeze njė pjesė e bashkėkohėsve nuk i respektojnė shkrimtarėt dhe, jo vetėm se nuk i respektojnė, por, nė ca raste, as nuk i durojnė. Sikundėr ėshtė e njohur, shkrimtarėt e talentuar gjithmonė frymėzohen prej jetės dhe botėn e imagjinatės sė vet shpesh e krijojnė duke u nisur prej ēėshtjeve tė rėndėsishme jetėsore tė kohės sė tyre. Armatat e personazheve tė veprave tė tyre nė tė vėrtetė janė sinteza tė veseve dhe tė virtyteve tė njerėzve tė kohės; janė tė pakta ato personazhe letrare qė nuk i kanė prototipet nė rrethin jetėsor tė krijuesit tė tyre. Duke i lexuar prozat e kėtyre shkrimtarėve, disa prej bashkėkohėsve e gjejnė veten nė to dhe, kur e gjejnė edhe ashtu ēfarė nuk do tė donin ta shihnin, hidhėrohen, pezmatohen, iritohen, tėrbohen, ju kėrcėnohen shkrimtarėve ose nė heshtje ose me zė tė lartė dhe ngrisin fushata ose tė fshehta ose tė hapta kundėr tyre. Gystav Floberi me romanin e tij Zonja Bovary ėshtė vetėm njė prej shembėllave si mė tė njohura se si disa prej bashkėkohėsve mund ta shohin fytyrėn e vėrtetė nė vend se facetėn publike tė vetėvetes nė veprėn e njė shkrimtari.

 

Nė sytė e disa bashkėkohėsve, ndėrkaq, shkrimtari ndonjėherė ėshtė fajtor thjesht pse ėshtė i talentuar, pse ėshtė mė i ngritur, mė i kulturuar, mė i ditur dhe, ndofta, mė i lumtur nė thellėsitė e shpirtit tė vet se sa ata. Epėrsia e tij e madhe intelektuale dhe morale, nė njėrėn, kurse dashuria qė gėzon tek lexuesi i ndershėm dhe i panjohur, nė anėn tjetėr, ju pengon individėve, qė vuajnė pse ju mungon autoriteti shoqėror dhe respekti i sinqertė i njerėzve. Duke e ndjerė veten tė imtė, mushkonjė, pranė emrit dhe vlerės sė njė krijuesi tė talentuar, individėt e kėtillė megaJomanė, e nė tė vėrtetė intelektualisht tė shkretė, i prozhmojnė shkrimtarėt, ju vejnė gracka, flasin keq pėr ta nė rrethet, ku pandehin se ju shkon fjala dhe, nuk ngurojnė ta mohojnė rėndėsinė e veprės sė tyre. Jo rrallė, nė luftėn e tyre tė errėt, tė paskrupull kundėr shkrimtarėve tė prirur ata krijojnė aleanca me kalemxhinjtė e ndryshėm, qė s“mund tė pajtohen me dėshtimet vetiake. Ata mund tė dėgjohen, shpesh, duke shtruar pyetjen profane tė fukarenjve shpirtėrorė tė kėsaj bote: Ēfarė rėndėsie ka puna e x shkrimtarit? Ku ishte deri dje? Dikush do tė interesohej: pėrse veprojnė ashtu kėta shtatanikė tė shoqėrisė? Ndoshta disa njerėz bėjnė keq vetėm e vetėm pse duke e mohuar njė njeri qė dallon intelektualisht dhe moralisht prej tyre ose shpresojnė ta ngrisin vetėveten ose i sublimojnė tė zezat personale, kurse disa tė tjerė bėjnė keq pse ndjejnė kėnaqėsi tė bėjnė keq. Nė eseun e tij tė njohur Mbi mėninė, filosofi anglez, Frensis Bekoni, me tė drejtė shkruan: „Njeriu qė s“ka virtyte gjithmonė ju lakmon virtyteve tė tė tjerėve. Sepse, mendja njerėzore ushqehet ose me tė mirėn e vet, ose me tė keqen e huaj; dhe ai qė s“shpreson se do tė ngritet deri tek virtyti i tjetrit, do tė pėrpiqet tė barasohet me tė duke ja nėnēmuar vlerėn". Fatlumisht, njė barasim i tillė ėshtė i pamundur, por, mjerisht, fushatat e tilla krijojnė keqkuptime pėr shkrimtarėt dhe letėrsinė nė shpirtin e atyre qė akoma s“janė emancipuar akoma shpirtėrisht. Dhe shkrimtarėt nuk mund tė jenė indiferentė ndaj atyre fushatave; sidomos nuk mund tė jenė indiferentė shkrimtarėt fillestarė dhe sivėllezėrit e tyre me prirje modeste, qė e dėshirojnė aq shumė publicitetin. Shkrimtarėt qė nuk e kanė tė sigurtė ardhmėrinė e veprės gjithmonė bėjnė ēmos qė t“ja sigurojnė bile tė tanishmen. Porsi kėngėtarėt e estradės, artistėt e filmit dhe tė teatrit qė e dėshirojnė aq shumė reklamėn, ata ja ekspo zojnė veten opinionit nė tė gjitha profilet, duke mos ju reshtur as skandaleve dhe zbulimit tė fshehtėsive tė ndryshme tė jetės intime. Pėrse? Arėsyet mund tė jenė tė ndryshme nė rastet e ndryshme, por njė psikolog do tė mund tė thonte se etja pėr reklamė dhe publicitet nė kėso rastesh ėshtė e kushtėzuar prej kompleksit tė dyshimit nė veprėn e vet. Nė pėrpjekje e sipėr qė t“i qėndrojnė ndesh qoftė indiferencės, qoftė injorimit tė bashkėkohėsve, prej tė cilėve edhe varet autoriteri shoqėror i shkrimtarit, disa prej ushtarėve tė pendės bashkohen nė grupe dhe, ndonjėherė. nėn maskėn e idealeve tė pėrbashkėta fshehin taktikėn e reklamės. Tė bashkuar ata nė njė mėnyrė mė tė lehtė dhe mė efikase e shtyjnė pėrpara njėri tjetrin nė sytė e opinionit dhe e luftojnė heshtjen mortore nė tė cilėn janė tė zhytur emrat e tyre. I vetmi faktor qė ata nuk e marrin parasysh nė kėto raste ėshtė: autoriteti i krijuar kėshtu ėshtė vetėm i rrejshėm; ata harrojnė se puna krijuese nė fund tė fundit ėshtė punė individuale, kurse para gjyqit tė historisė ēdo shkrimtar del i vetėm, me prirjen, veprėn, rolin kulturor, moralin e vet.

 

Ėshtė e sigurtė se famėn, po jo reklamėn, e dėshirojnė edhe shkrimtarėt e mėdhenj, por ata janė nė radhė tė parė tė interesuar pėr atė famėn qė vjen vonė, post mortem, qė vjen vonė dhe s“vdes kurrė. Pėr pikėpamjet e atyre qė jetojnė sipas devizės sė njohur tė hedonistėve „mė mirė gomar i gjallė se f ilosof i vdekur" ky ėshtė njė iluzion i kotė dhe, madje, qesharak, por ėshtė iluzion i lartė dhe shumė i ēmuar pėr tė gjithė tė tjerėt qė mendojnė si romansieri dhe eseisti i shquar polak, Jan Parandovski, i cili nė veprėn Alkimia e fjalės, ka vėnė nė dukje sa vijon: „Fjala ka fuqi dhe pushtet tė madh. E qitur nė letėr ajo ka pushtet tė pakrahasuar mbi mendimet dhe imagjinatėn e njerėzve, ajo sundon nė kohė dhe nė hapėsirė. Vetėm mendimi i kapur nė rrje tėn e germave jeton, vepron dhe krijon. Ēdo gjė tjetėr e merr era dhe e zhduk (...) Nėpėr dejt e kulturės rrjedhin pikat e ngjyrės. Ėshtė e dobėt ajo pendė qė jetėn e veprės sė vet e mat me ēastet kalimtare; ėshtė e dobėt ajo pendė qė nuk ėshtė e vetėdijshme se ēasti duhet t ja shtrojė ato detyra dhe pėrgjegjėsi qė ja shtron edhe njė shekulli i tėrė. Kush nuk e punon veprėn e vet duke e shikuar aere perrenis, kush e ēarmatos veten duke besuar se veprat e tij janė kalimtare — ai nuk duhet tė marrė pendėn nė dorė, sepse mbjell egjėr nė vend tė grurit". Asnjė krijues, pavarėsisht prej prirjes dhe famės sė arritur pė tė gjallė, nuk mund tė jetė plotėsisht i sigurtė se veprat e tij do tė jenė gjithmonė estetikisht aktive, por shkrimtarėt e vėrtetė e ushqejnė veten me kėtė shpresė, qė i frymėzon, e mban tė ndeme imagjinatėn e tyre, ju jep fuqi nė krijimtari. Krijimtaria doemos kėrkon qė njeriu t“i takojė tėrėsisht: me trupin, me mendimet, me dėshirat, me ambicjet, me ndjenjat dhe me ėndėrrimet, me gėzimet dhe me vuajtjet. Flijimet e tij tė pandėprera i shpėrblen mendimi se me veprėn e tij do t“i shėrbejė popullit tė vet dhe njeriut nė pėrgjithėsi: qė ta ngrisė shpirtėrisht dhe moralisht, qė ta gėzojė dhe ngushėllojė nė jetė. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe nė jetėn e njė krijuesi se pandehja se me punėn e vet ka vėnė njė gur nė themelet e kulturės shpirtėrore tė popullit, qė nuk do tė zhduket kurr plotėsisht. Pėr tė gjitha orėt, ditėt dhe vitet e kaluara nė vetmi, ndėrmjet katėr muresh, pėr tė gjitha dėfrimet dhe gėzimet e braktisura, pėr tė gjitha netėt e kaluara nė vuajtjet e pagjumėsisė, pėr tė gjitha dhembjet e shumta, qė janė tė lidhura me procesin krijues ai ka shpėrblim mirėnjohjen e heshtur tė lexuesve tė thjeshtė, tė sotėm dhe tė nesėrm, tė cilėt nuk do tė lejojnė kurrė, qė emri i tij tė zhduket nėn pluhurin e trashė tė kohės rrėnimtare. Tė gjithė atyre bashkėkohėsve tė mjerė, qė kanė dėshiruar t“ ja helmojnė jetėn, vepra e tij ju jep pėrgjegjen e heshtur: keni jetuar si dhelpėra dhe keni vdekur si qeni. Ndoshta ky ngushėllim mjafton qė shkrimtari i vėrtetė t“i shikojė me krenarinė e Zeusit ata mikrobė tė shoqėrisė, t“i mposhtė shkaqet e ndryshme qė e tjetėrsojnė prej krijimtarisė, tė jetė indiferent ndaj reklamės dhe publicitetit, duke bėrė njėkohėsisht njė jetė shpirtėrisht dhe moralisht tė lartė.

 

Mosmarrėveshjet e njė shkrimtari tė tillė me bashkėkohėsit e tillė janė tė ndryshme e tė shumta, por ngushėllimet janė tė mjafta qė t“i durojė me kėnaqėsi dhembjet e krijimtarisė.

 

1972

 

(Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

Athinė janar 2008)

 

Esé nga Hiqmet Meēaj

 

 

 

PĖRJASHTIMI NĖ LETĖRSI

 

 

Pėr shumė autorė ėshtė thėnė se janė mbyllur nė kullėn e fildishtė.

Tė mbyllesh nė kullėn e fildishtė do tė thotė tė mos kesh komunikim me tė tjerėt, tė jesh i pėrjashtuar.

Arti ėshtė e fshehta qė humbet sepse u zbulohet tė tjerėve.

Thėnia e mėsipėrme mė duket se ėshtė ēelėsi mė i mirė pėr ta kuptuar kėtė. Ēdo njeri, pa qenė e  nevojshme tė jetė shkrimtar apo artist, ndjen dhe mendon nė mėnyra tė ndryshme, gjithashtu pėrditshmėrisht shprehet te tė tjerėt, nxjerr tė fshehtat e tij, mirėkuptohet ose keqkuptohet me ta. Kjo ėshtė marrėdhėnia njerėzore, mirėpo procesi i krijimit ndryshon.

Nė se do tė quajmė krijim njė libėr apo edhe njė poezi tė vetme, shikojmė se kemi tė bėjmė me njė sistem tė tėrė shenjash, pas tė cilave rri i fshehur krijuesi i tyre. Pėr t'i zbėrthyer tė gjitha ato, duhet njė kod dhe, pasi e kemi gjetur kodin, mund tė themi se kemi arritur te e fshehta qė ka humbur pasi na ėshtė zbuluar neve. Por ē'ndodh kur kodi ėshtė mė i ngatėrruar se ē'duhet, kur ka elementė tė rinj tė cilėt nuk na lejojnė tė arrijmė te e fshehta qė i ka ikur krijuesit, por qė nuk arrin dot tė na zbulohet neve? Atėherė themi se ai krijues ėshtė mbyllur nė kullėn e fildishtė, pra ėshtė pėrjashtuar prej nesh. A nuk duhet thėnė mė mirė se tė pėrjashtuarit jemi ne, qė nuk arrijmė tė zbėrthejmė plotėsisht kodin?

Kėtu e dymijė e pesėqind vjet mė parė Platoni ėshtė shprehur se syri nuk do tė mundte tė shikonte diellin, nė se nuk do tė kishte formėn e diellit1. Sipas kėsaj shprehjeje tė ēuditshme gjeniale, aparati dhėnės, dielli, dhe ai marrės, syri, pėrshtaten pėr tė bashkėjetuar, ose mė mirė pėr tė patur marrėdhėnie. Nga kjo thėnie universale mund tė arrijmė fare mirė nė pėrfundimin se shpirti duhet tė ketė formėn e sė bukurės qė tė kuptojė e shijojė bukurinė, ose e kundėrta (formėn e sė shėmtuarės qė tė kuptojė e shijojė shėmtinė). Kėtu po bėj njė shėnim tė domosdoshėm: (nė veēanti shkrimtarėt e mirė, meqė shpirti i tyre nuk mund tė marrė dot formėn e tė shėmtuarės, nuk flasin pėr librat e kėqij dhe nuk marrin pjesė nė promovimin e tyre, sepse kjo do tė ishte njėlloj sikur tė merrnin pjesė nė funeralin e letėrsisė sė mirė. Kėshtu qė detyrimisht pėrjashtohen edhe fizikisht, meqė krijuesit e tė shėmtuarės janė pambarimisht tė shumtė, vetėreklamohen, dekorohen, ftohen nėpėr bankete e redaksira, duke krijuar pėrfytyrimin se ajo letėrsi e tyre ėshtė modeli qė duhet lexuar e ndjekur).

Kėtu fillon keqkuptimi i madh midis krijuesit dhe lexuesit qė, nėpėrmjet njė kodi shenjash, humbet tė fshehtėn e vet pėr tė na e zbuluar neve. Shkrimtari vetė shndėrrohet nė shenja tė ndryshme, tė cilat na japin kėnaqėsi kur i kuptojmė, sepse vetėm kėshtu arrijmė sė fundi tė ndjehemi tė kėnaqur ngaqė arritėm nė skutat e fshehta tė shpirtit tė krijuesit. Kur nuk arrijmė dot, shkrimtari pėr ne ėshtė i pakuptueshėm dhe fajin ia hedhim atij, themi ėshtė i mbyllur nė kullėn e fildishtė, e pėrjashtojmė. Mirėpo mė parė na ka pėrjashtuar ai, ne nuk e kuptojmė atė, kodi i tij ėshtė i vėshtirė pėr faktin se ne nuk jemi tė pėrgatitur  pėr ta zbėrthyer. Nė kėtė rast mund tė themi fare mirė: jemi ne qė u mbyllėm nė kullėn e fildishtė.

Raste tė tilla nuk ka vetėm nė letėrsi, por nė krejt mendimin njerėzor nė pėrgjithėsi. Kujtojmė Darvinin, Njutonin, Kopernikun, Da Vinēin e plot tė tjerė, qė e paguan moskuptimin dhe pėrjashtimin ndonjėherė edhe me jetėn e tyre. Tė tjerė dekoroheshin e bridhnin salloneve, veprat e tė cilėve sot kanė humbur e nuk kujtohen mė.

Do tė sjell njė shembull pak tė zgjeruar, jo nga prehistoria e letėrsisė, por nga ajo e shekullit qė sapo kaloi. E kam fjalėn pėr poetin Kavafis.

Krijimi ėshtė vuajtje nė vetmi, mbyllje nė mikrobotė, qė kėrkon tė dalė nga fshehtėsitė e shpirtit nė makrobotė. Kavafis ishte i mbyllur nė vetminė e vet, vuante vite tė tėra pėr tė nxjerrė nga shpirti tė fshehtėn e njė poezie. Ai nuk interesohej fare si shkruanin poetėt e tjerė grekė tė kohės. Nė Greqi asokohe lulėzonte romantizmi me pėrfaqėsues tė mėdhenj, tė cilėt ndiqnin traditėn, duke e modernizuar atė me mjete tė reja shprehėse. Pėr Kavafin tradita ekzistonte nė njė formė tjetėr, krejt ndryshe dhe prej tij kodifikohej nė njė mėnyrė qė tė tjerėt nuk mund ta kuptonin. Kavafis pėr rreth 40 vjet ishte njė poet i kullės sė fildishtė, sepse krijimtaria e tij pėrjashtonte tė tjerėt. Tė gjitha poezitė e poetit, rreth 13, nė mbi tridhjetė vjet, kishin brenda tyre kundėrshti ndaj asaj qė ishte krijuar para tij. Mos vallė Kavafis shkruante pėr tė pėrjashtuar tė tjerėt? Absolutisht jo. Ai shkruante tė nxirrte pėrjashta tė fshehtėn e vet, e cila mbetej e fshehtė sepse nuk ēkodifikohej dot, duheshin ēelėsa tė rinj pėr ta hapur baulen ku gjendej thesari. Pra Kavafis pėrdorte shenja tė tjera qė pėrbėnin njė kod tė ri.

Te poezia e tij, Mure, poeti shprehet "... pėrreth mė ngritėn mur. /Dhe tani rri dhe dėshpėrohem kėtu. /Mė gėrryen zemrėn dhe trurin ai mur, /sepse jashtė kisha gjėra shumė pėr tė bėrė.".(Pėrkthimi im).

Kėshtu e pėrshkruan ai vetė pėrjashtimin...

Po pėrdorim pėrsėri njė thėnie tė Platonit, qė e kanė shfrytėzuar aq mirė kubistėt: ndjesia ėshtė lėvizje, shpirti, (fryma) palėvizshmėri2. Kubistėt e shndėrruan kėshtu: lėvizja ėshtė armik i formės3. Thėnia e mėsipėrme e Platonit ėshtė, sipas mendimit tim, shumė komplekse. Sipas tij, ndjesia, (aftėsia perceptuese me anė tė shqisave), ndėrgjegjja, qė buron nga qenia materiale njerėzore, ėshtė e lėvizshme, e ndryshueshme, kurse shpirti nuk ndryshon, sepse ėshtė i pėrjetshėm. Kjo na ēon te mendimi se shkrimtari, lėviz, udhėton atje ku do tė shkojė ai edhe pa lėvizur fizikisht, nėpėrmjet dhe falė ndjenjės sė tij, nė vetminė e vet.

Njė studiuese e Kavafit, Alqi Thrilo, nė vitin 1932, nė revistėn Qiklos, nė shkrimin me titull "Disa pėrshtypje nga vepra e Kavafit", shkruan: "Jeta ėshtė njė mashtrim i madh"..Pyes zonjėn e nderuar: Kur jeta ėshtė njė mashtrim i madh, po letėrsia ē'ėshtė? Duke iu referuar poezisė Itaka, ajo bėn njė vėzhgim tė mprehtė kur thotė, natyrisht pėr atė qė udhėton drejt Itakės dhe pėr kėdo qė duhet tė udhėtojė drejt Itakės: " Do tė mėsojė se udhėtimi nuk tė ēon gjėkund, se gjithēka ėshtė e kotė, se Itakat nuk ekzistojnė, por nė udhė do tė argėtohet, do pasurojė egon e vet, do ketė mėsuar tė vėzhgojė... Njeriu do ketė zbuluar magjepsjen nga jeta dhe kėnaqėsinė e ekzistencės...".(Pėrkthimi im).

Jo vetėm kjo poezi, por edhe tė tjera, krejt vepra e Kavafit pėrshkohet nga udhėtimi ndiesor i njeriut nėpėr botė tė panjohura, prej tė cilave shpirti i tij pasurohet. Pikėrisht nė udhėtime tė tilla e gjen shkrimtari tė fshehtėn qė kėrkon tė sakrifikojė duke ua zbuluar tė tjerėve, duke ndjerė dhembjen e vetmisė dhe tė sakrifikimit tė sė fshehtės sė vet. Jeta dhe vepra e Kavafit, por dhe e shkrimtarėve nė pėrgjithėsi, (kėtu nuk fus tė gjithė ata qė shkruajnė e bėjnė male me libra dhe qė fare mirė mund tė quhen shkrum(b)tarė, por jo shkrimtarė), ėshtė njė ikje e hidhur nga realiteti, njė zhytje brenda ndjenjės sė tij, qė lėviz nė realitete tė tjera, tė cilat janė tė vėrteta vetėm pėr tė dhe tė kodifikuara nė shenja, qė presin tė zbėrthehen e tė kuptohen nga tė tjerėt.

Mė vjen edhe sot pėr tė qeshur me diēka qė mė tha dikur njė miku im grek, i cili sot nuk jeton mė. E quanin Vangjelis Pavlopulos dhe e pėlqente Kadarenė, sidomos librin e tij "Kamarja e turpit". Njė ditė, mė tha, vendosa tė shkoja nė Stamboll pėr ta parė atė kamare, ku viheshin kokat e prera tė kryengritėsve kundėr perandorisė. Shkova dhe pyeta gjithkund, asnjėri nuk dinte gjė pėr tė. Qenka mashtrues i madh ky shkrimtari juaj, mė tha. Paska krijuar njė Stamboll tjetėr nga mendja e tij!

Kadareja e kishte krijuar vėrtetė Stambollin e vet, pa lėvizur fizikisht, duke udhėtuar nėpėr kohė nė vetminė krijuese, duke ngritur njė qytet tė ri perandorak, tė besueshėm ndoshta mė shumė se sa i vėrteti.

A ka tė bėjė tradita me tėrė kėto qė thamė? A ėshtė tradita e dhėnė e pėrgjithmonshme, e pandryshueshme? Pėrse tremb largimi prej saj?

Tradita ėshtė njė grumbullim pėrvojash qė jepet e gatshme pėr zgjidhje tė gatshme. Traditė ishte pėr njeriun ngrėnia e ushqimit pa praninė e zjarrit. Mė pas, pas zbulimit tė zjarrit, as i shkonte nė mendje kujt tė hante mish tė gjallė. Nė fillim u pėrdor guri, mė pas veglat prej metali. Njeriu vuri nė pėrdorim rrotėn, e kėshtu me radhė. Pėrvojat e vjetra pėrherė kanė zėvendėsuar tė rejat, po jo brenda njė dite dhe jo pa pėrpjekje e kundėrshti. Vetėm brenda shekullit XX sa tradita janė pėrmbysur nė tė gjitha fushat. Po pėrdor si shembull Urėn e Artės dhe atė tė Patrės. E bukur ėshtė Ura e Artės, janė kėnduar balada pėr tė, por me mėnyrėn si ėshtė ndėrtuar ajo, me vėshtirėsi dhe kurban, mezi qėndroi mė kėmbė, e pėrse? Vetėm pėr tė kaluar matanė njė lumi disa metra tė gjerė. Por pėr kohėn e saj ajo quhej madhėshtore. Shumė vetė dyshuan nė ndėrtimin e saj. A mundet, me atė traditė ndėrtimi tė kalohej mbi det nė dy brigje aq tė largėta, siē ndodhi me Urėn e Patrės, qė duhej tė pėrshkonte disa kilometra? Padyshim, kjo pėrvojė e re e pėrjashton urėn e mėparshme, e quan njė traditė tė tejkaluar, qė nuk jep mė zgjidhje tė frytshme e tė gatshme, pėrjashton traditėn e ndėrtimit tė atyre lloj urave.

Traditat e reja nė fusha tė tjera tė pėrditshmėrisė njeriu i pranon mė lehtė se ato nė fushėn shpirtėrore. Pėr shembull, pranon tė lindė fėmijė me fekondim artificial, tė marrė organet e dikujt pėr t'i ikur vdekjes. Megjithatė e ka tė vėshtirė tė pranojė njė mėnyrė tjetėr tė kėnduari, tė vallėzuari, tė pikturuari, apo tė shkruari. Mė tė vėshtirė e kanė vetė krijuesit qė rendin prapa traditės, tė cilėt ndjehen tė sigurt brenda zgjidhjeve tė gatshme tė sė kaluarės, qė janė tejkaluar dhe nuk e ndihmojnė mė tė fshehtėn tė sakrifikohet pėr t'iu zbuluar tė tjerėve. Kodi i saj estetik ėshtė konsumuar. Kush kėrkon zgjidhje tė tjera, pėrjashtohet prej tyre, sepse krijimtaria e tij do tė krijojė traditė tė re nė tė ardhmen, pra do tė jetė pėrjashtuese pėr ta.

Kjo ėshtė njė temė e gjėrė, qė duhet zhvilluar nė njė tjetėr ese.

 

Qershor 2007

 

1. "To mįti dhen tha mborśse na vlépi ton ķlio an dhen ķqe to sqķma tu iliś"- citim i Kakia Nataridit nė librin Piktura (I Zografiki), faqe 12, Athinė 1946

2. "I ésthisi ķne qķnisi, to pnévma aqinisķa", po aty, faqe 58

3. "I qķnisi ķne ehthrós tis fórmas", po aty, faqe 58

 

(Botuar nė "Gazeta e Athinės"), korrik 2007

 

ESE NGA SIDORELA RISTO

 

 

E VERDHA TE XHOIS-I: IDHULL I SHPIRTIT VETĖSHĖRBYES

 

Xhejms Xhois-i te Portreti i njė artisti nė rini pikturon trupin tregimtar me njė rapsodi ngjyrash, qė gjallėrojnė portretin e brendshėm tė heroit, Stefan Dedalus. Ēdo ngjyrė ēkyē dyert e dhomave tė shpirtit tė paformuar tė Stefan-it dhe e sfidon tė piqet.  E gjelbra dhe ngjyrė-gėshtenja, janė tė parat qė e shtyjnė Stefanin tė kėrkojė vendin e tij pėrkatės nė botė: 

Shfletoi fletėn e bardhė dhe vėshtroi i lodhur tokėn e gjelbėr tė rrumbullakėt nė mes tė reve ngjyrė-gėshtenjė. Mendoi cila zgjedhje ishte e drejtė, tė pėrqafonte tė gjelbrėn apo ngjyrėgėshtenjėn. (13)

Vėshtrimi i kėputur i Stefanit drejt dy ngjyrave, paraqet krizėn e parė tė identitetit.  “Toka e gjelbėr e rrumbullakėt” ėshtė e palėvizshme dhe solide nė kontrast me retė e gėshtenjta, avuj nė lėvizje dhe transformim tė pandėrprerė. Prandaj, zgjedhja mė e sigurtė ėshtė e gjelbra konstante dhe jo e gėshtenjta me karakter tė paparashikuar. Stefani, megjithatė, vendos t’i shkėputet shoqėrisė, apo tokės dhe, i izoluar nė vetminė e tij,  bashkohet me rrugėn e avullit, me retė. Ai nuk e pėrqafon plotėsisht identitetin e tij irlandez, i cili pėrfaqėsohet nga e gjelbra, dhe shpesh, i turpėruar ndaj kombėsisė sė tij, si njė fėmijė i kaosit, lejon ta karakterizojnė ngjyra tė tjera.  Bota e gjelbėrt vyshket.  Ngjyra e verdhė nė jetėn e Stefanit simbolizon rrėnimin ekonomik dhe shpirtėror, si dhe luftėn e tij pėr tė pranuar identitetin irlandez. 

Nė kapitullin e parė, e verdha prezanton burgosjen dhe vdekjen. Kur Stefani i sėmurė mendon pėr vdekjen dhe ferrin, e verdha ushqen ngushėllimin e errėsirės qė e rrethon:

Duhet tė zhvishej pastaj tė gjunjėzohej dhe tė shprehte lutjet e tij dhe tė binte nė shtrat para se tė ulej gazi, kėshtu t’i shmangej vajtjes nė ferr kur tė vdiste…Pėrqėndroi vėshtrimin pėr njė moment jashtė kuvertės dhe pa perdet e verdha pėrreth dhe pėrballė krevatit, tė cilat e kyēnin nga tė gjitha anėt.  Drita u ul qetėsisht. (15)

Fjalia e parė e paragrafit ėshtė njė progres detyrash qė tė lė pa frymė.  Mund tė krahasohet me rrahjet e shpejta tė zemrės sė Stefanit. Vėshtrimi sugjeron frikėn e djalit kundrejt njė lloj pushtimi, ndoshta tė vdekjes. Imazhi i perdeve ngjason me retė qė rrethojnė tokėn e gjelbėr. Nė kėtė rast Stefani, si toka, gjen veten nė mes tė kėtyre perdeve tė paparashikueshme, tė cilat ngjallin frikė. Si hekura burgu, ato, pėrderisa “e kyēnin nga tė gjitha anėt”, e izolojnė Stefanin nė pasiguritė e tij, tė cilave nuk mund t’u shmanget.  E verdha, nė kėtė rast, predikon rėnien e tij drejt errėsirės. 

Ndėrsa Stefani imagjinon meshėn e organizuar pėr nder tė vdekjes sė tij, ai pėrfshin pėrshkrimet e famullitarin “nė njė raso tė zezė dhe tė artė” dhe “qirinj tė gjatė tė verdhė mbi altarin dhe arkivolin” (20). E vedha sėrish pushton vendin ku do tė vendoset kufoma e Stefanit. Qirinjtė ironikisht ndriēojnė udhėn e vdekjes. Mbiemri “tė gjatė” tregon autoritetin e qirinjve. E arta nė rason e famulltarit, gjithashtu, sugjeron fuqi, pėrderisa lutjet e famulltarit pėrcaktojnė vendin e Stefanit nė jetėn e pėrtejme.  Kjo ngjyrė kontrollon fatin e karakterit nė jetė dhe vdekje. 

Ndryshe nga shmangia kundrejt shoqėrisė nė jetė, Stefani i pėrket njė grupi nė vdekje, “me tė gjithė tė rinjtė tė pranishėm  Kėnga nė fillim tė librit pėr vendin e vogėl tė gjelbėr (3), e cila pėrshkruan nevojėn e djaloshit pėr t’u pranuar nė rrethin irlandez, rishfaqet si njė motiv muzikor nė funeralin e imagjinuar. Nga teksti i kėngės mund tė arrijmė konkluzionin qė trupi i djaloshit do tė varroset nė njė varr tė gjelbėr.  Duket sikur Stefani e konsideron veten fėmijė tė Irlandės, botės sė tij, vetėm kur ėshtė trup pa jetė. 

Nė kapitullin e dytė, Stefani rrezikon shėndetin e shpirtit tek kthehet nė njė bashkudhėtar me prekjen fizike. E verdha shfaqet si gjurmė e shembjes sė statutit ekonomik tė familjes. Kjo inkurajon ftohjen e Stefanit nga ngrohtėsia shoqėrore dhe zvetėnimin e shpirtit tė vetmuar nga prostitucioni. Nė fillim hasemi me “dy furgonė tė mėdhenj tė verdhė” tė cilėt “qėndruan njė mėngjes para derės dhe burra hynė nė shtėpi me hapa tė rėndė pėr ta zhveshur” (56). Ashtu si gjatėsia e qirinjve tė verdhė kėrcėnon trupin e vdekur, madhėsia e furgonėve tė verdhė, sundon mbi gjendjen e pambrojtur e tė cėnueshme tė shtėpisė. Gjuha nė kėtė pasazh ėshtė e dhunshme.  Njė nga pėrcaktimet e fjalės angleze tramp (ec me hapa tė rėndė), sipas Fjalorit Anglez tė Oksfordit ėshtė “tė shfrytėzosh pa vend,” ndėrsa dismantle do tė thotė “tė zhveshėsh dikė, striptizė.”  Shtėpia ėshtė dhunuar nga burra pasi ka duruar keqtrajtimin e shkaktuar nga alkoolizmi i babait tė Stefanit, zotit Dedalus. 

Xhois-i pėrshkruan rėnien ekonomike si rezultat tė alkoolizmit nėpėrmjet metaforės sė zbrazjes shpirtėrore, ku ngjyra e verdhė vazhdon tė pėrhapė kundėrmimin intoksikues tė mėkatit:

Ai kaloi i pakundėrshtuar midis dokeve dhe pranė skelave, duke menduar pėr shumicėn e tapave qė kėrcenin mbi sipėrfaqen e ujit nė njė zhul tė trashė tė verdhė. (57)

Tapat qė notojnė nė shkumėn e verdhė, simbolizojnė shishet e pafund tė alkoolit tė zbrazura nga babai i Stefanit, zoti Dedalus. Stefani zbulon nė kėtė zhul pasojat e alkoolizmit dhe nė njė mėnyrė joshet nga vetmia e tij tė ndjekė gjurmėt e babait dhe tė pėrqafojė njė lloj tjetėr drogimi. Ai e lejon shkumėn e verdhė ta ndotė, tė ringjall tek ai “trazirėn qė e kishte ēuar mbrėmjeve nga kopshti nė kopsht nė kėrkim tė Mercedesit” (57), figurės sė femrės tė frymėzuar nga Konti i Monte Kristos. Dėshirat e tij seksuale kėrcejnė si tapa shishesh nė sipėrfaqen e verdhė; epshe qė ecin pėrherė mbi themele uji, jo mbi njė tokė tė qėndrueshme.

Udhėtimi i Stefanit pėrmes dallgėve emocionale udhėhiqet nga fenerė, tė cilėt nuk shėrbejnė si objekte sqarimi, por si ciceronė tė errėsirės. “Trazira e tij u shfaq si njė dallgė tingulli: dhe nė baticėn e muzikės sė rrjedhshme arka udhėtonte, duke zvarritur pas litarėt e fenerėve nė tragėn e saj” (65). Folja trailing (duke zvarritur) pėrshkruan fustanin e nusėrisė qė tėrhiqet drejt altarit. Ndėrsa folja wake pėrveē tragės mbart kuptimin e vajtimit pėr tė vdekurit. Nė kėtė rast marshimi i fenerėve na shpie nė ujin e shkumėzuar tė lėnė pas nga anija ose, siē e shpreh pėrcaktimi i dytė i foljes wake, nė vajin e vdekjes.  Arka mund tė krahasohet me trupin e djaloshit qė noton drejt rrugės sė shkatėrrimit, pėrderisa i mbushur me dėshira seksuale ai ngjason me njė dallgė qė nuk mund tė kontrollohet. Kėsaj rradhe “fenerėt e pakėt (qė) lėkundeshin nė flladin e natės dhe ragėtinin me trishtim” paralajmėrojnė stuhinė nė afrim. Dallgėt e mėdha tė dėshirave tė Stefanit do tė pėrmbysin arkėn, objektin e vetėm stabėl.  

Stefani zhytet nė “zhulin e trashė tė verdhė” tek merr rrugėn drejt degradimit shpirtėror.  E di qė njė lloj vdekjeje e pret:

Njė shtresė e hollė i mbulonte sytė…Ai qėndroi palėvizur dhe vėshtroi sipėr drejt hyrjes sė zymtė tė morgut dhe nė rrugicėn e errėt me kalldrėm anash saj.  Pa fjalėn Ngastra nė murin e rrugicės dhe ngadalė thithi ajrin e rėndė. -Ėshtė shurrė kali dhe kashtė e kalbur, mendoi.  Njė erė e mirė pėr t’u thithur. (76)

 

Kjo skenė predikon humbjen e pafajsisė sė Stefanit.  Nė kėtė paragraf, Xhois-i ka paracaktuar takimin e karakterit tė tij me prostitutat. Na ka dhėnė njė pėrshkrim tė shkurtėr tė morgut shpirtėror tė sė ardhmes sė Stefanit, si rezultat i devijimit tė tij nga rruga e pastėr.  Kėmbėt e prostitutės “shkojnė nė vdekje; hapat e saj tė ēojnė drejt e nė varr” (Proverba 5:5).  Sytė e tij tė mbuluar nga njė perde e hollė shpjegojnė qė ai nuk zotėron mprehtėsinė tė zgjedh midis tė drejtės dhe tė gabuarės. 

Fjala Ngastra mund tė pėrshkruaj pjesėn e tokės tė ngjashme me vendin e vogėl tė gjelbėr ku Stefani do tė varrosej nė meshėn e imagjinuar. Gjuha sugjeron Stefanin e varrosur tė gjallė, i cili me ngadalė thith “ajrin e rėndė,” oksigjenin e pakėt brenda arkivolit.  Ai pėlqen tė shijoj ajrin e funeralit tė shpirtit tė tij.  E verdha, e pranishme nė urinėn dhe kashtėn, tani njė simbol epshi, gudulis dėshirat e Stefanit pėr ēlirim seksual.

Mė vonė, kundėrmimi i urinės kthehet nė neveri pėr Stefanin pas shmangies sė mėkatit seksual: “Nė fund ai zbuloi qė e vetmja erė kundėr sė cilės shqisa e nuhatjes revoltohej ishte njė lloj kutėrbimi peshku bajat i ngjashėm me urinėn e ndenjur” (131).  Pėr tė rivendosur besimin te Zoti dhe pėr tė provuar veten tė denjė, Stefani duhet tė mposht kėtė kutėrbim qė i kujton gratė, objektet e tij tė adhurimit. Ndėrmjetėsit e Stefanit dhe prostitutave janė flakėt e verdha tė gazit, tė cilat e udhėheqin drejt flakėve tė ftohta tė njė ferri tokėsor.

 Fenerėt e verdhė rishfaqen nė fund tė kapitullit tė dytė, ku ai takon gratė “e parfumosura pa ngut  E verdha, si ngjyrė ngashėnjimi, hyjnizohet:

E pushtoi drithėrima dhe sytė iu errėsuan.  Flakėt e verdha tė gazit u ngritėn pėrpara shikimit tė tij tė shqetėsuar kundėr qiellit me avull, duke u djegur si pėrpara altarit…Ishte nė njė botė tjeter: ishte zgjuar nga njė gjumė i thellė shekujsh. (88)

Stefani gjashtėmbėdhjetė vjeēar verbohet nga epshi, i mrekulluar nga flakėt e verdha.  Imazhi i flakėve “duke u djegur si pėrpara altarit” sugjeron qė ato janė objekte sakrifikimi, ndėrmjet tė cilave Stefani mund tė hyj nė vendin e bekuar tė kėnaqėsive tokėsore.  Ndėrmjetėsit e verdhė e shpien Stefanin nė “njė botė tjetėr,” atė tė hyjneshave apo prostitutave. Kjo skenė ėshtė e ngjashme me atė tė vdekjes ku “qirinjtė e gjatė tė verdhė” rrethojnė trupin e tij si udhėheqės tė nėntokės. Stefani ecėn nė qiellin me avull tė emocioneve, nė njė themel resh, nga i cili, pėrfundimisht, bie si shi. Ai e percepton kėtė eksperiencė quasi-fetare si njė rizgjim nga vdekja, por ironikisht nė kėtė moment vdes shpirtėrisht. Kjo botė tjetėr ėshtė njė lloj ferri qė tė ngrin shpiritn. Flakėt e verdha mund tė krahasohen me flakėt e ftohta tė ferrit.

Ato rifuten nė skenė si kujtimet e aromave tė kėndshme tė parfumeve, kur Stefani i penduar diskuton me drejtorin e shkollės, i cili e inkurajon tė bėhet prift, kuptimin e fjalės les jupes. Tigulli i kėsaj fjale, i ngjashėm me zbėrthimin e zinxhirit apo heqjes sė rrobave, prodhon te Stefani “ndriēimin e zbehtė tė verdhė qė fshehu flakėn shumė tė vogėl ndezur mbi faqen e tij” (135). Shkėlqimi rishfaqet si njė objekt kėnaqėsie kur Stefani shikon “qiellin nė rėnie”, gjithashtu, i pėrshkruar si “qielli me avull.” Kjo tregon qė ai ėshtė endacak nė botėn e paqėndrushme tė ndienjave.  Dėshira e karakterit pėr gratė nuk ėshtė mundur. Nė tė kundėrt, fjala les jupes “solli nė mendjen e tij njė parfum delikat dhe mėkatar” (135).  Stefani ėshtė njėkohėsisht i joshur dhe i neveritur nga kjo erė, e cila nė momente maskohet si kundėrmim epshi – si nė shembullin e urinės – ose si temjan para altarit, siē janė vetė prostitutat e parfumuara pranė flakėve tė verdha (88). Kujtimi i dritave tė verdha e ndalon Stefanin nga pėrqafimi i plotė i doktrinės kristiane. 

Gjithashtu, ngjyra e verdhė ka lidhje me mospranimin e rrėnjėve tė tij irlandeze.  Nė skenėn e darkės (nė kapitullin e parė) nė dhomėn e Dedalus-it, e gjelbra shfaqet si simbol patriotizmi irlandez nė objektet e pranishme si njė “drethkė e gjelbėr” dhe njė “flamur i gjelbėrt qė valėvitej” (25). Nė kapitullin e fundit, pėr tė treguar turpin e Stefanit drejt identitetit tė tij irladez, dredhka e gjelbėr kthehet nė tė verdhė:

            Dredhka qahet mbi mur…

            Dredhka e verdhė mbi mur. (157)

Vyshkja e bimės ėshtė simbol i neglizhimit tė rrėnjėve kombėtare. Stefani e adhuron tė verdhėn qė haset sėrish te fildishi i verdhė: “fjala tashmė shkėlqeu nė trurin e tij, mė e qartė dhe me e shndritshme se sa fildishi i pėpunuar nga dhėmbėt lara-lara tė elefantėve” (157).  Sėrish, dėshmojmė ekzaltimin e objektit si njė iluminizėm shpirtėror “shkėlqeu nė trurin e tij.”  Duke kthyer fildishin e verdhė nė idhull, ai kundėrshton rrėnjėt e mirėfillta irlandeze.

Stefani i pėrulet ēdo gjėje, veē Zotit.  Ngjyra e verdhė shėrben si urė nė ajėr qė e shoqėron te idhujt e tij. Megjithėse nga rruga e verdhė Stefani pėrfiton lirinė individuale si njė artist, ai humbet lidhjen shpirtėrore me fenė dhe krenarinė kombėtare. Kujton se ėshė zgjuar nė njė botė tjetėr, por njė gjumė i thellė mbėrthen shpirtin e vetmuar, krenar qė thėrret “non serviam.”  Ngjyrat janė doktrina e tij; e ndihmojnė tė piqet duke shkaktuar rėnien dhe ngjitjen si shigjetė nė fluturimet e egėrta. 

 

New York, 2006

 

© Autorja. Nuk lejohet ribotimi pa lejen e autores.

 

Nga Hiqmet Meēaj

 

 

MASHTRIMI NĖ LETĖRSI - vazhdim

(absurdi te Miti i Sizifit tė Kamysė)

esé

Shkaqet qė mė shtyjnė tė ndėrmarr kėtė esé nuk janė tė shumtė. Me anė tė saj, duke vazhduar idenė e mashtrimit nė letėrsi, mė duhet tė shprehem se shkrimtarėt, mes tė cilėve edhe Kamyja, duan tė na mbushin mendjen se teoritė e tyre qėndrojnė mė kėmbė edhe duke na sjellė argumente anėsore nga njė mit. Nė kėtė rastin e Kamysė kemi njė paraqitje klasike mashtruese tė mbrojtjes sė idesė sė absurdit, se lumturia dhe moskryerja e misionit jetėsor deri fund, janė themeli i jetės. Sipas kėtij autori, Sizifi duhet tė jetė i lumtur nė absurditetin e vet tė mosēuarjes sė gurit asnjėherė nė majė tė malit. Mjafton vetėm pėrpjeka pėr tė arritur nė majė. Rezultati nuk ka rėndėsi.

Lexoj mitin, bazėn e tij themelore, siē pėrshkruhet nė njė enciklopedi greke, por qė Kamyja na sjell diēka tjetėr, tė zgjeruar, e cila i shėrben idesė qė ai kėrkon tė na pėrcjellė. Ja miti: Sizifi, djali i Eolit, mbret i Korintit. Sizifi ishte i dėgjuar pėr veprimet e kėqia tė tij  (nėnvizimi im). Ngriti mure nė ngushticė, (aty ku sot ndodhet kanali-shėnimi im) dhe merrte taksė tė rėndė nga ēdo udhėtar (I detyronte kalimtarėt tė punonin pėr tė- shėnimi im)  . Pėr mėkatet e tij u dėnua tė shkonte nė Skėterrė tė rrokulliste njė gur tė madh drejt majės sė njė mali. Por, sapo afrohej pėr atje, shkėmbi rrėshqiste pas dhe ai e fillonte nga e para ngjitjen. Dhe ajo vuajtje e tij vazhdonte pambarimisht. (Enciklopedia Idra, vėllimi 10, faqe 3493-3494, botim i vitit 1987).

Vetėm kaq. Pra thelbi i mitit pėrbėhet  nga njėra anė prej prapėsirave dhe mėkateve tė rėnda tė Sizifit, nga ana tjetėr prej ndėshkimit tė tij. Ėshtė ēuditshme se, sipas kėtij varianti bazė tė tij, kemi nė themel gurin nga kreu deri nė fund: Sizifi ngriti mur, kuptohet me gur dhe u ndėshkua tė ngrinte gur nė Skėterrė, duke mos arritur tė ngrinte mė mur.

A nuk e ka ditur kėtė thelb Kamyja? E pabesueshme ta pranojmė se nuk e dinte. Po pėrse ai na e sjell mitin nėpėrmjet degėzimeve  tė tij, nėpėr paraqitjet dytėsore e jo nė atė thelbėsore?

Ja fragmenti kryesor i mitit i sjellė nga Kamyja. "Po t'i besojmė Homerit, Sizifi ėshtė njeriu mė i ditur dhe mė i kujdesshėm midis te vdekshmėve. Megjithatė, sipas njė tradite tė vjetėr, atė e tėrhiqte zanati i cubit. Nuk mė duket kontradiktore. Opinionet janė tė ndryshme pėr shkaqet pėrse u dėnua qė tė bėnte nė ferr punė tė padobishme. Para sė gjithash, e dėnojnė pėr mendjelehtėsi nė sjelljet me perėnditė. Nuk i ruajti sekretet e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrėmbye nga Jupiteri1. I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te Sizifi. Ky i fundit, qė kishte dijeni pėr rrėmbimin, i premtoi Azopit t'i tregonte, me kusht qė ky t'i jepte ujė kėshtjellės sė Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit tė ujit, ai zgjodhi tė dytėn. Pėr dėnim, u dėrgua nė ferr".*

Te ky fragment i sjellė nga Kamyja, Sizifi na pėrshkruhet i ngarkuar me virtyte, mė i ditur dhe mė i kujdesshėm midis te vdekshmėve, vetėm se e tėrhiqte zanati i cubit. Por edhe kėtė ves autori i cituar ia fal, nuk i duket kontradiktor. Ndryshe, teoria e tij pėr absurdin nuk mund tė mashtrojė. Sipas kėtij versioni, Sizifi dėnohet sepse midis rrufeve dhe bekimit tė ujit ai zgjodhi tė dytėn. Kam tė drejtė tė pyes: Pėrse nuk u dėnua me ujė por me gur? Kėtu lind ēarja e parė nė logjikėn e mitit dhe atij tė Kamysė.

Edhe nė traditėn e shumė popujve, jo vetėm nė lashtėsi, masa e ndėshkimit vihet mbi bazėn e asaj qė kryhet nga fajtori: nė se vret, vritesh. Nė se tė kapin duke vjedhur, p.sh. njė dele, ta varin atė nė qafė e tė turpėrojnė pėr tėrė jetėn duke tė shėtitur, pra ta bėjnė jetėn skėterrė. Nė disa vende tė tjera vjedhja ndėshkohet me prerje dore, pra hiqet nga trupi ajo pjesė qė u pėrdor pėr tė kryer veprimin e ndaluar..

Kurse Sizifi pėrdori gurin pėr tė kryer prapėsitė e tij dhe u  ndėshkua me ngritje guri, jo me dele. Nė njė pamje jo aq figurative tė ēmitologjizuar, Sizifi mund tė jetė njė njeri i zakonshėm qė e shėtitin fshat mė fshat e krahinė mė krahinė me njė gur nė shpatulla, duke e turpėruar, pra duke ia bėrė jetėn skėterrė. Edhe nė kėtė rast bartja e gurit nuk ka si qėllim ndėrtimin e murit, pra nuk kryhet me tė asnjė punė, ėshtė njė lodhje e kotė me qėllim jo ndėrtimin, por ndėshkimin. A mund tė jetė i lumtur  Sizifi apo ēdo lloj sizif tjetėr me kėtė? Kotėsia e punės dhe e lodhjes a do tė ishin burim kėnaqėsie nė njė rast tė tillė? Padyshim, jo dhe pėr asnjė.

Homeri gjithashtu na tregon se Sizifi kishte lidhur me zinxhirė Vdekjen, vazhdon citimin Kamyja. Plutoni nuk mund ta duronte kėtė pamje tė shkretė tė mbretėrisė sė vet. Ai dėrgoi perėnditė e luftės tė ēlironin vdekjen nga duart e ngadhnjimtarit.

Ky citim i duhet autorit tė arrijė nė pėrfundimin se Sizifi i pėrēmonte perėnditė, se ai donte tė vepronte tė ndryshe, i lirė prej tyre, tė shijonte pasionet e jetės i shpenguar. Mos vallė nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me njė hero absurd por anarkist? Mos kemi tė bėjmė me njė tentativė pėr tė qenė ndryshe, pėr tė pėrjashtuar tė tjerėt duke u bėrė mė pas i pėrjashtuar prej tyre? Por kjo ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme qė duhet trajtuar nė njė esé tė tėrė.

Qė Sizifi lidh me zinxhirė vdekjen, nė rregull, dėshiron tė jetė i pavdekshėm edhe vetė, pra t'u ngjajė perėndive. E bėn kėtė edhe pėr tė tjerėt, pėr tė gjithė njerėzit? Cili motiv e shtyn? Ėshtė ngasje e brendshme e vetvetes pėr vetveten, apo pėr vetveten dhe tė tjerėt? Cilėndo nga tė dyja tė pranojmė, nė asnjė rast nuk do tė vėrejmė se veprimi i Sizifit ėshtė absurd, shterp dhe pa fryt. Revolta ndaj njė vullneti sipėror pėr tė ndryshuar diēka, nuk ėshtė asnjėherė veprim absurd, edhe nėse nuk arrin tė plotėsohet si kryerje. Mirėpo vėshtirė tė pranojmė se ai e kryen kėtė veprim edhe pėr tė tjerėt, sepse sipas mitit, tė cilin e solla nė fillim,  Sizifi ėshtė njeri plot vese qė dėmton tė tjerėt. Ai dėnohet tė mos kryejė nė skėterrė atė punė qė e kreu nė jetė, me anė tė sė cilės dėmtonte tė tjerėt. Edhe vdekjen, sipas kėsaj logjike, ai e mbėrtheu vetėm pėr vetveten, qė tė kthehej pėrsėri nė jetė, ku bartja e gurit do tė pėrfundonte me ndėrtime muresh, ndarės tė njerėzve, pengesė qarkullimi tė lirė, me qėllim pėrfitimi e plotėsimi tė dėshirave tė mbrapshta qė i mbulonin shpirtin.

Dhe nė librin "Fjalor i mitologjisė", me autor Todi Dhama, botim i shtėpisė "8 Nėntori", Tiranė, 1977, nė faqen 221-222 Sizifi pėrshkruhet kėshtu: "Tė gjithė poetėt e vjetėr e tregojnė si vjedhės, gėnjeshtar dhe dinak". Kurse mė tej vazhdon: "Shkaqet pėr tė cilat qe dėnuar Sizifi, Homeri nuk i tregon, kurse autorė tė mėvonshėm japin versione tė ndryshme (Sizifi qe dėnuar kėshtu, sepse tregoi planet e perėndive, ose sepse grabiste udhėtarėt, ose se i tregoi Asopit se ku e kishte fshehur Zeusi vajzėn qė kishte mbėrthyer").

Po tė gėrmojmė edhe mė nė mitologjinė greke do tė vėrejmė se ekziston edhe njė tjetėr, qė fare mirė mund tė quhet "binjaku i Sizifit", i quajtur Skiron. Ky, si edhe Sizifi, qėndronte nė istmin (ngushticėn) e Korintit Ai i detyronte udhėtarėt qė t'i lanin kėmbėt, pastaj nė shenjė falėnderimi i hidhte nga maja e njė shkėmbi nė det, qė tė shėndoshte breshkat me tė cilat ai ushqehej.

Nuk dimė cili nga tė dy heronjtė mitologjikė ėshtė mė i vjetri, por tė dy janė tė ngarkuar me vese tė ngjashme dhe tė dy i kryejnė prapėsitė nė ngushticėn e Korintit, nė Peloponez.

Po pėrse Kamysė nuk i intereson tė merret me thelbin, tė thotė ose tė shpjegojė se janė veset ato qė e ēojnė Sizifin nė Skėterrė? A do t'i interesonte autorit tė Absurdit tė bėnte tė lumtur nga mundimet njė njeri qė vuan tė kėqijat qė ka kryer? Pėrse dėshiron ta paraqesė Sizifin si njė pararendės tė largėt tė Krishtit, apo ta pėrqasė me proletariatin? Edhe Krishti, si Sizifi, mban njė peshė nė ēastin para vdekjes. Duhet ta ēojė  kryqin te shtylla ku do ta mbėrthejnė pėr tė vdekur. Mirėpo Krishti nuk dėnohet me Skėterrė pas vdekjes, ku tė torturohet duke mos e ēuar dot kryqin te shtylla e sa herė qė ai t'i bjerė nga supat, tė kthehet prapsht e ta fillojė veprimin nga e para. Krishti e do ndėshkimin, kryqin, ai ėshtė i barabartė me kryqin. Thuhet se Krishti vdiq i lumtur, pasi u dha ngushėllim njerėzve me vdekjen e vet dhe akti i tij ka njė fillim e njė fund. Te Sizifi ndodh ndryshe: nė jetė u ka sjellė telashe e mundime njerėzve dhe perėndive, ka ndėrtuar mure me gur pėr tė ndarė njerėzit, se kėshtu realizonte dėshirat e tij tė prapshta, dėnimi i tij pėr tė mbartur gurin ka si qėllim tė vetėm ndėshkimin dhe kjo nuk ka mundėsi t'i sjellė gėzim, aq mė tepėr kur thuhet nė mit, se kur i iku vdekjes njė herė, iu dha i shfrenuar gėzimeve tė jetės. Po tė lexojmė mitin e Odisesė, mėsojmė  se duhet tė ketė qenė kjo kohė kur Sizifi u lidh pėr kėnaqėsi epshore me Antiklenė, tė fejuarėn e Laertit, (prindėt e ardhshėm tė Odisesė), prej nga do tė lindte heroi mitik i Trojės. Pra, Odiseja na del sipas kėtij miti, djalė jo i ligjshėm i Sizifit. Prej tij besohet t'i ketė marrė disa nga veset: sidomos dinakėrinė, vjedhjen dhe gėnjeshtrėn. Kujtojmė se nė Luftėn e Trojės  ai u fut me Diomedin fshehtazi nė Trojė dhe grabiti statujėn mbrojtėse tė qytetit, Paladiumin.

Sipas historianėve tė lashtė, Peloponezi dikur quhej Pellasgji dhe dihet se pellazgėt  qenė mjeshtra nė ndėrtime muresh me gurė ciklopikė. Ata kishin ndėrtuar edhe muret e Athinės sė vjetėr. Dihet se atikasit i dėbuan pellasgėt, por para se tė bėnin kėtė, u krijua fushata propagandistike kundėr tyre. Dihet gjithashtu se dėbimet kryhen me dhunė, jo me mirėsjellje. Nė mitin propagandistik mbi Tezeun, heroin e Atikės, mes tė tjerave heroizma tė Tezeut, pėrmendet vrasja e hajdutit Sinid, tė mbiquajtur Pitiokampt, (pėrkulės i pishave). Ai ishte i pajisur me njė forcė tė madhe, pėrkulte pishat mė tė trasha, afronte majat e tyre dhe lidhte aty kalimtarėt qė kishte zėnė. Degėt, kur drejtoheshin, i shqyenin viktimat. Sinidi vepronte nė ngushticėn e Korintit, njėlloj si Sizifi dhe Skironi. Tė tre janė me forcė tė madhe, e pėrdorin forcėn pėr tė kryer tė kėqija dhe ndėshkohen. Po ashtu, nė mitin mbi Tezeun, ky vrau Skironin nė kufirin midis Megarės dhe Atikės, e hodhi atė nė det, por deti dhe toka nuk donin ta pranonin trupin e hajdutit, kėshtu qė ai qėndroi pėr ca kohė i varur nė ajėr, derisa mė nė fund u shndėrrua nė shkėmb. Te ky mit kuptohet fare qartė se ky popull, pra pellasgėt, as tė gjallė nuk kishin mė vend nė tokė e nė det, se toka dhe deti duhej t'i pėrkisnin njė populli tjetėr, tė cilėt i pėrfaqėsonte heroi i tyre, Tezeu.

Skironi shndėrrohet nė gur, nė atė qė i simbolizon pellasgėt, njerėz tė mureve me gurė ciklopikė. Kurse Sizifi u dėnua tė ngrinte nė Skėterrė njė gur tė madh, pa arritur ta ēonte dot nė majė tė malit, nė njė mundim tė pafund e tė padobishėm. Nė tė gjitha kėto raste, asnjė prej kėtyre figurave mitike, nė veēanti Sizifi, nuk mund tė ndjehen tė lumtur. Miti i Sizifit fare mirė mund tė quhet  miti i veprimit tė papėrfunduar, moskryerje e detyruar e diēkaje nėn dhunėn e njė vullneti superior. Sizifi nuk ka mė tepėr vese se Zeusi. Zeusi ėshtė kryeperėndi, i pavdekshėm, Sizifi princ i Korintit, i vdekshėm. Zeusi mbretėron qiellin, tokėn, ujėrat dhe nėntokėn, jetėn dhe vdekjen. Principata e Sizifit ėshtė e vogėl. Zeusi dhunon perėndi dhe njerėz. Sizifi nuk mund tė arrijė dot te perėnditė. Edhe nga kėto qė thamė, kuptohet se Sizifi nuk mund tė jetė i lumtur. Ai ndjehet i fyer dhe i poshtėruar, i nėnshtruar e pa personalitet, njė i tepėrt qė nuk sjell dobi as i gjallė e as i vdekur. Ai nuk ėshtė absurd sepse do tė duhej tė pranonim qė absurditeti lind nga kotėsia. Kėshtu do ta thjeshtonim sė tepėrmi problemin. Kėtu kemi njė lojė me mashtrimin, tė cilin Kamyja e pėrdor pėr tė na mbushur mendjen se njė teori mund tė qėndrojė mė kėmbė edhe duke sjellur argumente anėsore nga njė mit.

 

18-05-2007

 

*- Citime nga libri "Miti i Sizifit" i Alber Kamysė, pėrkthyer nga frėngjishtja prej Petrit Sinanit, botim i vitit 1992, Tiranė, shtypshkronja A.Z.Ēajupi

1- Sipas mitit vajza u grabit me urdhėr tė Zeusit, ose nga vetė Zeusi, i cili edhe e fshehu diku duke e mbėrthyer. Sizifi nuk e tregoi kėtė fakt se i dhimbsej babai apo vajza, por qė tė pėrfitonte, duke spiunuar kryeperėndinė.

 

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", maj 2007)

 

                                                                          

HIQMET MEĒAJ

 

 

MODERNIZMI DHE MIKROBOTIZMI

(Pasthėnie e autorit pėr botimin e romanit “Kukullat e pyllit”)

 

Ky shkrim nuk merr pėrsipėr tė ezaurojė katėrcipėrisht shkaqet qė e lindėn modernizmin, historike apo sociale, as meritat e tė metat e tij. Ėshtė e vėrtetė se modernizmi, me degėzimet e shumta, solli dhe po sjell pasuri tė pafundme veprash dhe kryeveprash nė tė gjitha fushat e letėrsisė dhe tė artit, stile, mjete shprehėse. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se zbulimet e mėdha nė botėn e shkencave, sidomos nė fizikė, tronditėn mjaft pikėpamjet filozofiko-estetike tradicionale, duke hedhur bazėn pėr platforma tė reja tė mendimit, mbi tė cilat do tė lindėte modernizmi.

Filozofi  estet amerikan P. Blank ėshtė shprehur se gjithė merita e Shredingerit, Hajzenbergut, Dirakut, Borit qėndron nė formulimin se “bota kuptohej si diēka e pėrbėrė nga thėrrmija materiale, kurse doli nė fakt se ėshtė njė sistem valėsh, qendėr e njė cikloni valėsh ose luhatje e eterit imagjinar”. Sipas tij ishte meritė e zbulimeve tė mėdha shkencore tė autorėve tė mėsipėrm qė  materia u bė sinonim i energjisė. Pas kėsaj, po sipas tij, tani materies s’i mbetet fare gjė dhe ēdo aspekt qėndrueshmėrie bėhet iluzor. Blanku ėshtė i mendimit se njerėzimi jeton nė njė botė hijesh, ajo qė ndodh nė tė vėrtetė nuk mund tė kuptohet dhe ēdo gjė, deri te sendet e njerėzit, janė fantazma tė vetes sė tyre. Kėshtu qė arti bėhet abstrakt, sepse vetė bota ėshtė bėrė abstrakte.

Para njė hopi tė tillė tė shkencės, qė do tė pėrgatisė shtysėn aq tė madhe tė zhvillimeve tė shekullit XX, njerėzimi ndjen krizėn e personalitetit tė vet. Estetja Sjedakova  vėren se modernizmi nisi nė kohėrat e ashtuquajtura tė krizės sė personalitetit dhe kėsisoj duhej tė kishte punė me kėtė krizė. Meqė gjėrat koklaviten, nuk janė mė aq tė thjeshta si mė parė, sipas saj, duhej tė krijoheshin forma tė reja mė reale se ato qė zotėrojnė nė kohėn e tashme: kėrkohej njė harmoni e re, mė e koklavitur, mė e thellė.

Kriza e personalitetit ndjehet thellė nė tė gjitha rrymat moderniste, te simbolizmi, dadaizmi, surrealizmi, ekzistencializmi, pėrroi psiqik, antiromani, realizmi magjik, etj.*

Te pėrfaqėsuesit e shquar tė “pėrroit psiqik”, Prusti, Xhojsi, Kafka etj, si dhe ata tė ekzistencializmit si Sartri, Kamy, kriza e personalitetit pėrftohet nė gjėndje unikale, herė si vetizolim, neveri, bashkėfajėsi e herė tjetėr si paaftėsi pėr tė perceptuar botėn materiale jashtė botės iluzore.

Kafka ėshtė i mendimit se njeriu nuk mund tė ketė personalitet, pėrderisa jeton nė situata absurde.

Xh. Xhojsi nė romanin “Ulisi”, botuar nė vitin 1924 shprehet me gojėn e njerit prej personazheve se “jeta e secilit nga ne ėshtė baras me shumė ditė njėra pas tjetrės. Duke kaluar pėrmes vetvetes ne takojmė hajdutė, shpirtėra, trima, pleq, tė rinj, gra, tė reja, vėllezėr, bashkėpunėtorė. Por te ata takojmė gjithmonė e gjejmė veten tonė”.

Kriza e personalitetit ėshtė njė temė mjaft e gjerė qė kėrkon vėmendje dhe trajtim tė veēantė pėr tė kuptuar thellė krijimtarinė moderniste. Por ajo lidhet ngushtė me krizėn e kohės dhe nuk mund tė vėshtrohet asnjera mė vete, pasi prej tyre rrjedhin edhe prurjet e tyre tė mėdha nė fushėn e gjuhės, simboleve, shenjave e kodeve tė tjera.

Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit, sipas sė cilės bota nuk ėshtė me tre dimensione, por me katėr, ku trupat e ndryshėm nuk kanė vetėm gjatėsi, gjerėsi, thellėsi, por edhe kohė tė ekzistencės sė tyre, nuk mund tė mos prekte krijimtarinė letrare e artistike.

Bergson e konsideronte kohėn ireale dhe e barazonte me kujtesėn. Sipas tij kujtimet janė faktor  vendimtar nė jetėn e njeriut, bazė e ekzistencės sė tij. Ai kėshtu i hap shtigje me filozofinė e vet letėrsisė sė “pėrroit psiqik” tė Prustit, Xhojsit, Kafkės.

Kujtimet nuk paraqitin jetėn e njeriut, por e gėlltitin atė, e vėnė nėn pushtetin e tyre; nuk janė mbresat qė na rrėfejnė pėr jetėn, por jeta pėrbėhet nga vetė kujtimet.

Shkrimtarėt modernistė e mohojnė rrjedhjen e kohės nė njė drejtim. Copėzimi i kohės, u bė pėr modernistėt pikėnisje e irracionalizmit, ku personaliteti copėzohet nė gjėndje tė kundėrta shpirtėrore. Copėzimi i kohės jepet sidomos nė antiromanet e Rob-Grijesė, ku ka kaos ngjarjesh qė duken absurde, ngaqė koha jepet e copėtuar dhe e ēliruar nga lidhjet shkak pasojė.

Sipas  A. Hauzer (estet amerikan), kujtesa mbi kohėn ėshtė njė periudhė e caktuar e jetės sonė dhe s’ka ekzistencė reale.

Platforma e estetikės moderniste pėr hapėsirėn dhe kohėn ėshtė ndėrtuar duke u mbėshtetur te filozofia pozitiviste e Mahut dhe Avenariusit ku hapėsira dhe koha janė vargje tė rregullta ndijimesh

Pėr modernistin e shkuara ende s’ka qenė, ajo pret tė ardhmen e saj. Forma e kohės ka kaluar pakthyeshėm...mbetet vetėm montazhi mekanik i copėzave, nė mbledhjen e tė cilave nuk presupozohet asnjė lloj kufizimi, kurse shenjat janė tė kufizuara e tė zbrazėta.

Eliot - Nė fundin tim ėshtė fillimi im.

Kavafis - ...Mėsoje se kurrė,

askush nuk lindi dhe nuk vdes askush. poezia “pėrjetėsi”

Paul Celan – Duke ia hequr kohės guackėn, e mėsojmė tė ecė –

koha kthehet nė guackė. – poezi “corona”

Nė jargė paravdekje nėn parzmėn e erėrave dhe hėna

plastė si bombė.

Njė tjetėr tokė ardhtė! – poezi “jo kėtu dhe jo menjėherė”

Elitis – Asgjė nuk vjen. Asgjė

nuk shkon. - poezi “klima e mungesės”

Jetėn time e solla kėtu

mbledhje tė bardha, shuma tė zeza.  - poezi “pėrvjetor”

Jetojmė veē falė pėrjashtimit

shtiremi se asgjė nuk ndodh.  - poezi “lufta e Trojės”

A. Breton te “Manifesti i parė i surrealizmit” 1924 thotė: “Unė besoj nė bashkimin e ardhshėm tė kėtyre dy gjendjeve, qė nė vėshtrimin e parė duken si tė kundėrta: gjumit dhe tė realitetit nė njė realitet absolut, nė njė superrealitet”.

Sipas modernistėve gjuha ėshtė pushtet tiranik pėrdhunues, ajo nuk e zbulon botėn, por e mbyll nė shtatė dryne qė duhen thyer, shprehet Sjedakova. Kurse nė  estetikėn semiotike objekti themelor i vėmendjes sė artistit duhet tė jetė procesi i ndėrtimit tė veprės artistike, jeta e pavarur e fjalėve dhe jo njerėzit, sjelljet, mendimet, ndjenjat e tyre. Arti nė tėrėsi shpallet gjuhė dhe vlera estetike e veprave artistike lidhet me strukturat e shenjave tė ndryshme dhe raportet e tyre formale.

Shkrimtarėt modernistė ndjejnė terrorin verbal, shkatėrrimin e gjuhės, gramatikės, sintaksės. Kjo edhe te pėrroi psiqik, dadaistėt, futuristėt, ekspresionistėt, surrealistėt, pėrfaqėsuesit e antiromanit. Pėrfaqėsuesit e kėsaj rryme, tė ashtuquajturit chozistė (sendistė), pasi kanė pėrjashtuar njeriun nga qendra e artit, pėrdorin njė gjuhė natyraliste, me fjali tė gjata dhe plot imtėsira. Pėr modernistin tjetėr kod ka shkrimtari, tjetėr lexuesi e pėrderisa ekzistojnė dy kode tė tillė, mė tepėr rėndėsi ka ai i tė parit.

Te ky fragment i Rob-Grijesė ndjehet fort mirė se si vepra letrare ėshtė vetė gjuha. “Tetė gishtrinj tė shkurtėr, tė trashė prekin njeri tjetrin. Pjesa e prapme e dorės sė djathtė ėshtė mbi pjesėn e brendshme tė sė majtės. Gishti i madh i sė majtės pėrkėdhel thuan e gishtit tė djathtė, nė fillim lehtas, pastaj e shtrėngon mė me forcė. Pastaj e ndryshojnė pozicionin...”

Ka kaluar mė se njė shekull qė nga fillimet e modernizmit, i cili u degėzua nė dhjetra shkolla e rryma, secila me pėrfaqėsues tė shquar e me kryeveprat e veta. Nė se shkencat moderne tė kohės hodhėn hapat e para tė mėdha dhe “materia u bė sinonim i energjisė”, duke krijuar iluzionin e shkatėrrimit tė saj, edhe letėrsia e artet e tė gjitha llojeve kėrkuan e gjetėn mjete tė reja shprehėse, stilistike e gjuhėsore, duke i gjallėruar ato. Shohim kompozicione tė reja, vendosen tė tjera pozicione filozofiko-estetike, personazhet ndihen mė ngushtė se mė parė, bota konceptohet krejt ndryshe, bėhet mė e imtė, mė e copėzuar.

Kjo vihet re mė mirė, nė se lexon nė tė njėjtėn kohė njė roman tė Balzakut dhe njė tė Kafkės apo Markezes. Pikėrisht imtėzimi i botės, apo mikrobotizimi, bėhet njė fenomen shumė i dukshėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė shkencave, tė cilin nuk mund ta lėrė pa vėrejtur as shkrimtari. Raportet makrobotė-mikrobotė lidhen mė ngushtėsisht, po dhe acarohen nėn trysninė e streseve tė ndėrsjellta.

Tė gjitha veprat letrare e shfrytėzojnė kohėn nė drejtim tė kundėrt tė saj. Nė se koha realisht rrjedh nė njė drejtim, e shprehur gjuhėsisht kėshtu: vjen nga do tė..., prek po dhe shkon te isha, qė janė pėrkatėsisht e ardhmja, e tashmja dhe e shkuara, nė letėrsi ngjarjet asnjėherė nuk rrjedhin me kėtė sens, por me isha dhe rrallėherė me jam, kurrė me do tė. E ardhmja ose ajo qė shprehet me do tė, ėshtė njė kohė iluzore, qė pritet tė ndodhė, mund edhe tė mos ndodhė, mundet tė jetė edhe njė dėshirė, vegim, apo trillim i yni, njė zanafillė e mikrobotės njerėzore. E ardhmja ose ajo qė shprehet me do tė, ėshtė njė kohė e gjatė, por edhe e pafundme, megjithėse e mjegullt dhe pa konture tė dukshme, qė pritet nė mėnyra tė ndryshme, me gėzim, neveri, tmerr, entusiazėm, apo indiferentizėm. Edhe e shkuara, ose ajo qė shprehet me isha, ėshtė njė kohė e gjatė, por edhe e pafundme, edhe ajo pa konture tepėr tė qarta, e deformuar dhe aspak e njėllojtė, qoftė edhe pėr dy vetė, tė cilėt e kanė pėrjetuar bashkarisht tė njėjtėn ngjarje. Ėshtė njė kohė e ftohtė, emocionet e sė cilės gjithnjė largohen, mjegullohen, deri sa njė ditė humbasin krejtėsisht, nė se nuk janė riprodhuar. Kurse e tashmja, ose ajo qė shprehet gjuhėsisht me po, ėshtė njė kohė tepėr e shkurtėr, njė grimcėz, qė vjen me shpejtėsi nga do tė dhe largohet po me shpejtėsi te isha. Kjo kohė kaq e grimcėzuar, qė do ta quaja koha reale, i vuan tė tria kohėt njėherėsh. Ajo e pret tė ardhmen nė mėnyra tė ndryshme, me gėzim, neveri, tmerr, entusiazėm, apo indiferentizėm, pėrjeton tė gjitha sa sjell ajo dhe i pėrcjell drejt sė shkuarės, me dhimbje, gėzim, shpresėn e ritakimit, rigjetjes, ankthin e harrimit, humbjes, zhgėnjimit. Nė se e ardhmja vjen pambarimisht dhe e shkuara largohet pafundėsisht, e tashmja, tejskaje e vogėl, pret e pėrcjell ndėn trysnitė dhe streset e dy tė tjerave, tė cilat nė krahasim me tė janė makrobotė. Nė se e tashmja ėshtė kohė reale,  krijuar nga e ardhmja qė vjen pėr t’u bėrė kohė reale vetėm pėr njė grimė, atėherė lind pyetja: po jeta vetė ē’ėshtė? Mos vallė shuma e kėtyre mikrogrimcave reale tė tė tashmes? Apo pritja e prurjeve tė mundshme e iluzore nga e ardhmja, ose rrjedhje drejt tė shkuarės e kėtyre mikrogrimcave, qė pasi janė konsumuar largohen pambarimisht deri nė shuarje?

Nė se tė gjitha kėto do tė bėhen lėndė letrare, shkrimtari do tė bėhej tepėr arbitrar dhe i dhunshėn nė se i imponon lexuesit si kohė reale tė shkuarėn, pėr ta bindur atė se gjithēka ndodh vetėm kėshtu e jo ndryshe, kur vetė lexuesi i ndjen trysnitė e tė tria kohėve njėherėsh, ndjen se si personaliteti i shtypet ndėn kėto trysni dhe jeta reale e tij ėshtė vetėm njė grimcė e ardhur nga njė kohė e turbullt qė ai e ka pėrfytyruar nė mėnyra tė tjera e qė ka rrjedhur me shpejtėsi drejt sė shkuarės duke e kėnaqur apo zhgėnjyer dhe vetėm mendimi se edhe ai, nė njė tė shkuar jo tepėr tė largėt, nė fillim do tė shndėrrohet nė njė kujtim qė pak nga pak do tė shuhet deri sa tė humbasė pėrfundimisht, sikur s’ka qėnė. Ndoshta do tė duhej t’i jepnim deri diku tė drejtė Sjedakovės kur pohon se kėrkohet njė harmoni e re, mė e koklavitur, mė e thellė, apo Bergsonit  qė e konsideronte kohėn ireale dhe e barazonte me kujtesėn.

 

*Autori i shkrimit u ėshtė referuar disa burimeve qė sjell prof. AUēi

 

Kjo pasthėnie ėshtė shkruar, meqė pretendoj se e gjithė krijimtarie ime mbėshtetet mbi rrymėn letrare tė mikrobotizmit, tė cilėn e kam ideuar pėr shumė vite me radhė.

 

Ese nga ANDI MEĒAJ

                                            

                            

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                      

DUHET NJĖ MENDĖSI E RE,

NJĖ TJETĖR KOHĖ PO RRJEDH NĖ TRUPAT TANĖ

 

Mendoj se nė letėrsinė shqipe koha ka ngecur kėtu e pesėdhjetė vjet prapa. Ecet me tė njėjtat mėnyra qė na dhunoi ajo kohė, duke krijuar dhe ruajtur me tė gjitha forcat njė klikė tė ngushtė shkrimtarėsh, qė nė kėtė rreth nuk lejonin dhe as do tė lejojnė tė hyjė dikush tjetėr aty. Kėto metoda tė vjetra kanė dėmtuar dhe do ta dėmtojnė pėrherė letėrsinė e mirė, pasi ajo nuk ėshtė njė organizatė apo parti ku, nėse je anėtar, mund tė ngjitėsh shkallė nė hierarki, mund tė njihesh, tė hysh nėpėr antologjira, tė marrėsh pjesė dhe tė fitosh nėpėr konkurse kombėtare, tė zėsh vende tė lakmuara pune, tė vraposh nėpėr takime ndėrkombėtare shkrimtarėsh, tė bredhėsh kudo, etj... .

Nė vendin tonė vazhdon kulti i njėshi-t, mitomanisė dhe arrogancės sė madhėshtisė. Bėhen antologjira miqsh, ku futen vetėm “anėtarėt e organizatės, partisė apo klikės” dhe pasi botohen, trumbetohen si kur ato tė ishin pjalmi i letėrsisė, sikur vetėm ky grusht shkrimtarėsh tė ekzistojė nė botėn e letrave shqipe. Pastaj bėhen shkrime nėpėr gazeta ku vlerėsohen mbi njėqind emra shkrimtarėsh, duke thėnė shkarazi ndonjė fjalė pėr veprėn. Si ka mundėsi tė vlerėsohen vlerat e vėrteta nė kėto gjoja studime kritike, kur pena kap kė tė mundė ose kė e ka kėshilluar “grupi ose klika”, apo kush ėshtė munduar t’i bėjė tė ditur krijimtarinė e tij me njė kafe apo tavolinė tė shtruar?! Si ėshtė e mundur tė veēohen talentet e reja nė kėtė tollovi botimesh, ku librat tė bien nė kokė si breshėr, ku nuk ka asnjė specialist apo studiues qė tė jetė i imunizuar ndaj kėtij gripi qė quhet “klikė”?!

Atėherė ē’duhet bėrė?- mund tė mė pyesni. Tė heqim dorė nga tė shkruarit apo t’i lutemi Perėndisė tė na ndryshojė atdheun?!

JO! Mendoj se Atdheu nuk na ka faj asnjėherė, fajin e kemi ne ose mė mirė kultivizimi i mendimit tė njėshi-t dhe mykėzimi i trurit. Duhet njė mendėsi e re, njė tjetėr kohė po rrjedh nė trupat tanė. NE duhet ta ndryshojmė atė.

Mendoj se, qė tė jesh shkrimtar, duhet tė mendosh, tė jetosh dhe tė ndjehesh si i tillė. Synimi i shkrimtarit ėshtė dhe duhet tė mbetet cilėsia e asaj qė shkruan.

Unė i pėrkasė kėsaj dhe pikėrisht kėsaj, duke menduar se dikur vepra ime do tė ndikojė nė afrimin e letėrsisė shqipe me atė evropiane. Por mos do tė mė duhet tė pres shumė kohė? E them kėtė sepse e shikoj tepėr tė vėshtirė ta arrij nė moshė tė re pėr shkaqet qė theksova mė lart, qė letėrsia ime tė shkojė te lexuesi, tė bjerė nė sy, tė veēohet e tė vlerėsohet ashtu siē duhet.

 Mendoj se njohja jonė dhe leximi i librit nga lexuesi ėshtė njė tjetėr problem i madh, pasi ka, ose duhet tė ketė shumė talente qė s’janė zbuluar ose janė tė mbuluar nga harresa e “klikės”. Botohet libri pesėqind kopje dhe rri nė shtėpi, nuk ka njė rrjet shpėrndarės, nuk ka librari nėpėr gjithė territorin shqiptar, libri nuk reklamohet dhe mė e keqja ai ėshtė i dėnuar tė vdesė qė nė lindje. Kjo ėshtė fatkeqėsia e autorėve, jo vetėm tė rinj.

Pėrsa i pėrket ndryshimit tė kėsaj gjendjeje, s’besoj se ka ndonjė zgjidhje nga qielli, por ndonjė zgjidhje mund ta japin edhe shtėpitė botuese serioze, tė cilat tė gjurmojnė ku ka talente tė rinj e tė vjetėr (nė moshė), jo vetėm nė Shqipėri e hapėsirat mbarėshqiptare, por edhe nė Greqi (ku banoj), Itali, Zvicėr, Gjermani, apo kudo ku ka shkrimtarė shqiptarė nėpėr botė me shumė talent e vlera letrare, t’u botojė atyre librin, ta shpėrndajė dhe t’u ofrojė njė pėrqindje nga shitja e tij. Kjo do tė ngjante utopi nė rrethanat e sotme, por nėse duam tė ecim me kohėn duhet tė vrapojmė tė ndryshojmė.

Nuk besoj se ndonjė shkrimtar vendas a i huaj mund tė jetė modeli qė unė ta kopjoj, pasi kjo do tė ishte sozi letrare. Tjetėr ėshtė tė duash njė shkrimtar, tjetėr tė rendėsh pas tij.

Mendoj se letėrsia shqipe ka tė mirat dhe dobėsitė e saj, ajo rrjedh nga njė totalitarizėm i cili po e lė gjurmėn e tij edhe nė kėtė “liri pa kufi”. Ajo krijoi kryeveprat dhe paēavuret e saj, si ēdo epokė nė letėrsinė tonė, por pėr sa kohė do tė vazhdohet me po ata njerėz dhe po ato mendėsira? Pėrse kėta autorė qė vetvlerėsohen ose janė tė mėdhenj nuk kanė bėrė asgjė pėr evidentimin e talenteve tė reja, kujt do t’ia lėnė vendin pas tyre?! Pėrse ky egoizėm dhe kjo shpirtngushtėsi?! Unė besoj se letėrsia jonė duhet tė ngjitet njėherė nė nivelin e vendeve ballkanike, pasi Greqia ku unė banoj prej dhjetė vjetėsh ka dy nobelistė dhe poetė jonobelistė si Kavafin e Ricosin, njė prozator tė shquar si Kazanzaqin etj... . Turqia, Kroacia, Rumania, Bullgaria etj..., kanė letėrsi me nivel tė lartė. Mendoj se vepra e mirė nė fillim duhet shkruar e pastaj tė pretendosh pėr cilėsimin e saj dhe jo ta papagallizosh atė duke e gjykuar se ėshtė e gatshme tė marrė kėtė ēmim apo atė ēmim, kjo do tė ishte nė tė mirė tė autorėve dhe mbi tė gjitha tė letėrsisė tonė.

Poezia shqipe ka ngecur peng e “kokave tė shquara”, ndėrsa njė pjesė e brezit tė ri tė poetėve qė unė lexoj ose kam patur fatin t’i lexoj, janė zėnė rob tė rrymave tė ndryshme tė ashtuquajtura moderniste, ku njėri varg tė ēon nė Mars e tjetri nė Tokė pėr plazh, ku poezia fillon me tjetėr mendim e mbaron me tjetėr mendim, ku banalizimi konsiderohet vlerė e jashtėzakonshme etj... .  Megjithė kėtė gjullurdi s’do tė thotė se mungojnė talentet, jo, ata ekzistojnė, por kush t’i zbulojė ata, si?!

Romani shqiptar ėshtė mė i njohuri nė botė. Dhe kjo pėr meritė tė madhe tė regjimit komunist, i cili ndihmoi me tė gjitha mjetet pėr ta reklamuar dhe shtyrė atė drejt Evropės e mė gjerė. Me kėtė nuk dua tė mohoj vlerat e mėdha dhe tė padiskutueshme tė tė vetmit kandidat pėr Nobel qė kemi, por pranvera me njė lule nuk vjen. Bota nuk mbaron kėtu. As shkrimtarėt e vjetėr e tė rinj nuk duhet tė kėnaqen me kėtė. Bile, kjo ėshtė e rrezikshme pėr tė ardhmen pasi mendėsia e lexuesit ėshtė kapėrthyer keqazi nė mitin e uni-t dhe ēdo tentativė tjetėr pėr t’u ngjitur lartė duket e kotė. Prandaj duhet njė kritik a disa, ndoshta njė institucion i specializuar, i paanshėm, do tė thosha idealist, seleksionues i vlerave kudo qė ato janė evidente, qė tė pėrzgjedhin me kujdes ata dhe vetėm ata qė ja vlejnė tė kenė njė pėrkujdesje, nė mos tė njėjtė me tė mitizuarin, por t’i afrohen sadopak asaj, duke i propaganduar e rekomanduar brenda e jashtė vendit, qoftė edhe nga shteti (nė se ekziston), apo nga shtėpi botuese serioze etj.. . Kjo do tė sjellė njė epokė tė re nė letėrsi. Sigurisht qė kjo s’po ndodh, duke u lėnė hapėsirė disa shkrimtarucėve tė rinj tė grupohen e tė krijojnė “Klika tė reja” qė shqelmojnė ēdo gjė tė vjetėr, pa dallim dhe vlerėsojnė moderne ēdo pėrēartje adoleshente apo rryme tė dalė mode kėtu e njė shekull nė Evropė. Unė jam pėr bashkėjetesėn e brezave, por pa shkop nė dorė, sepse kėshtu rrezikojmė tė bėhemi diktatorė tė rinj, bile mė tė egėr se “klika e vjetėr”.

Mendoj se konkursi “Penda e argjendtė” (Penda e Artė) ėshtė njė farsė tragjikomike, qė bėhet vetėm pėr tė mbushur ambiciet dhe xhepat e atij grupimi tė ngushtė njerėzish, qė mblidhen njėherė nė vit tek kjo tortė dhe e ndajnė me radhė e pa radhė. Ky ėshtė njė turp. Boll me fyerje tė tilla. Letėrsia shqipe duhet tė bėjė njė pastrim nga korrupsioni i kokave tė cilėt e marrin pendėn e argjendtė kur u teket, bile dhe disa herė rresht. Kjo paturpėsi rėndon dhe do tė rėndojė vetėm mbi ta. Mbi tė gjitha tė jesh njėsh-i, qoftė edhe pėr njė vit, qėnka gjė e ėmbėl, sidomos kur paratė kėngėzojnė xhepin.

Mendoj se letėrsia shqipe me nivelin e sotėm, nuk mund tė them se do tė ketė apo jo ndonjė Nobelist, pasi nuk jam profet, por them me bindje e siguri se do tė ketė nė tė ardhmen, megjithėse tė them tė drejtėn mua mė pėlqejnė mė shumė autorė tė tillė si Buxati apo Kavafi, tė cilėt nuk ishin “tė denjė” pėr njė vlerėsim tė tillė.

 

Athinė, 12.01.2004

 

Botuar nė revistėn Ars dhe nė Gazeta e Athinės, si dhe nė gazetėn letrare Fjala, Tiranė.

 

 

HIQMET MEĒAJ

 

 

 

Mashtrimi nė letėrsi

(ese)

 

Nuk ka shkrimtar tė madh apo tė vogėl, tė mirė apo tė keq, ka vetėm shkrimtar.  Pėr mua shkrimtari ėshtė ai mashtruesi i madh, qė megjithėse e kuptoj se mė mashtron, vazhdoj ta besoj. Kam dėshirėn tė mė mashtrojė, tė mė thotė gjėra qė as ai, as unė nuk kemi mundėsinė t’i jetojmė, megjithatė i pėrjetojmė nė saje tė rrėfimeve tė tij.

Kur berberi Ivan Jakovlieviē futi dorėn nė bukėn e ngrohtė, qė sapo kishte nxjerrė Praskovja Ivanovna dhe nxorri qė andej njė hundė, e kuptova menjėherė qė Gogoli po mė mashtronte keq, megjithatė e lexova novelėn e tij me njė frymė, e lexova pėrsėri e pėrsėri, duke e vazhduar kėtė gjė herė pas here deri mė sot, pas kaq shumė vitesh.

Mirėpo shumė e shumė kohė mė parė, para se tė dija tė lexoja e tė shkruaja, nėna ime mė tregonte njė histori qė unė e besoja dhe vazhdoj ta besoj edhe sot e gjithė ditėn: te zgavra e njė lisi tė vetmuar, s’dihej se si e qysh, vinte njė zixhir i padukshėm, trokėllinte, tė gjithė e dėgjonin, diēka kėrkonte, po asnjėri nuk ia kuptonte gjuhėn, veē qetėsohej e pushonte atėhere kur i thoshnin fjalė tė mira. Zinxhiri i kuptonte njerėzit, njerėzit nuk e kuptonin atė. Vitet kalojnė dhe unė i besoja asaj historie, mė duket se nė tė gjitha zgavrat e errėta, jo vetėm te lisat, ka zinxhirė qė zhurmojnė e qetėsohen vetėm me fjalė tė mira.

Njė herė tjetėr motra e babait tim mė tregoi pėr tė gjallin dhe tė vdekurin qė u bėnė shokė udhe dhe ortakė, duke lidhur fjalėn. Ajo ishte shumė plakė, historinė nuk e mbante mend mirė, e kuptoja qė fuste gjėra nga vetja e saj, por aq bukur i trillonte e i shtjellonte, saqė edhe sot mendoj se sa shkrimtare e madhe mund tė ishte bėrė ajo, sa bukur mė mashtronte, sa me qejf e dėgjoja. E dėgjoja dhe mė dukej sikur halla ime vėrtet kishte vdekur njė herė, e njihte kaq mirė tė vdekurin e historisė sė saj, ia dinte tė gjitha brengat dhe hallet, ē’kishte bėrė kur qe gjallė e ē’kishte lėnė pa bėrė, ndaj lidhi fjalėn me tė gjallin, doli nga nėntoka mbi tokė tė kryente tė pabėrat.

Mė vonė lexova trimėritė e Don Kishotit. Servantesi ua kishte marrė dorėn mirė gėnjeshtrave, aq mirė, saqė thoshja me vete duke e lexuar: duhet tė ketė qenė i ēmendur ky tip, qė padrejtėsisht e liruan nga duart e piratėve pėr tė mė trullosur me historira tė marrėsh.

Janė tė shumtė librat e lexuar, talente tė mėdhenj e tė vegjėl, nobelistė ose jo, qė me kohė mė janė harruar, mė janė fshirė nga kujtesa. Kishja dėgjuar pėr Kafkėn, gjeta dikur fshehurazi “Metamorfozėn”, nuk mė bėri fare pėrshtypje stili i thatė i tė shkruarit, qė tė them tė drejtėn m’u duk si i njė shkrimtari fillestar, mirėpo shndėrrimi i njeriut nė insekt, nuk tregonte fare lodhje nga ana e tij pėr tė mė mbushur mėndjen se kėshtu kishte ndodhur vėrtetė. Unė e besova Kafkėn nė ato pak faqe, megjithėse e dija mirė qė ajo metamorfozė ishte gėnjeshtėr dhe i besova pikėrisht asaj.

Nga shembujt e mėsipėrm ndoshta del pėrfundimi i shtrembėruar se letėrsia, nėpėrmjet shkrimtarit qė e shkruan, duhet tė na kumtojė gjėra tė jashtzakonshme, tė pabesueshme, se shkrimtarė tė mėdhenj mund tė bėhen fare mirė politikanėt qė mashtrojnė pėrditė turmat, lojtarėt e bursave, tė gjithė ata qė shesin ėndėrra dhe shpresa tė kota. Por nuk ėshtė kėshtu.

Shkrimtari mendon krejt ndryshe nga tė tjerėt dhe fantazia e tij shprehet po ashtu krejt ndryshe nga tė tjerėt, duke marrė pėrsipėr edhe riskun e tė pėrjashtuarit nga tė tjerėt, sepse edhe krijimtaria e tij ėshtė pėrjashtuese. Mjaft tė kujtoj “Fijet e Barit” tė Uitmanit. Kur dolėn ato vargje, qė ngjanin mė shumė me prozė tė shkurtėr, nga gazeta mė e madhe amerikane e asaj kohe iu bė thirrje lexuesit ta hidhte nė koshin e plehrave si antivlerė. Poeti nuk mund tė pranohej, sepse pėrjashtonte tė tjerėt, ndaj duhej tė ishte i pėrjashtuar.

E njėjta gjė mė duket se ndodh edhe sot, pas mė shumė se njė gjysėm shekull krijimtari, me njė poet tė jashtėzakonshėm grek, Sahturin. Sahturi thotė nė poezi se heroi i tij lirik hyn nė kafene dhe merr njė kafe pėr vete dhe dhjetė pėr dhjetė bastunet e tij. Se kamerieri e njeh mė nė fund qė ai ėshtė njė i vdekur, qė nuk ka veshur kėmishė, por njė gjak tė kuq, qė pėrditė kontrollon a janė yjet nė vendet e tyre...

Ēfarė thotė shkrimtari a poeti me ato qė shkruan, po vetė ai e di se ēfarė thotė? Nė se nė ēastin e krijimit ai nuk ėshtė mė lėndė, por njė shpirt, patjetėr ajo qė shkruan nuk duhet tė jetė nga bota lėndore. Shpirti i tij i ndezur duhet tė jetė shndėrruar nė flakė tė padukshme, ka parė gjėra qė tė tjerėt nuk mund t’i shohin, i ka mbledhur rreth vetes, i ka shndėrruar pėr ne nė fjalė e fjali. Ėshtė njė botė e ndryshme, qė ai na detyron ta pranojmė, qė megjithėse ne tė tjerėt nuk e shikojmė, derisa e shikon ai, edhe ne e pranojmė. Nė Ferr, Purgator apo Parasajsė kemi hyrė tė gjithė ne qė kemi lexuar Danten, por mė parė se atje ka hyrė  vetė Dantja, ndryshe nuk shpjegohet se si ai i di aq mirė gjithė ata rrathė e ato skuta.

I besoj mendimit se njė vepėr letrare rezaton vlera estetike, siē quhen rėndom ato. Sipas kėsaj, besoj gjithashtu se ai qė i thith kėto vlera estetike, pra qė mashtrohet prej veprės letrare, nuk ėshtė gjithnjė masiv, i shumtė nė numėr. Dihet se Remboja fillimisht kishte njė lexues, Bodlerin, megjithėse vepra e tij rezatonte dhe rezaton. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr disa shembuj qė solla mė sipėr.  Me kėto dua tė them se vlerat janė atje, nė formė tė vėrtetash qė nuk i di aq mirė as autori i krijimit tė tyre, por jo tė gjithė janė nė gjendje t’i rrėmbejnė ato. Sipas kėsaj, mė duhet tė them gjithashtu se secili prej nesh merr aq rezatim vlerash sa ėshtė i predispozuar tė marrė dhe pėr kėtė nuk e ka fajin vepra letrare, e cila, jo rrallė, detyrohet tė presė edhe vdekjen e autorit, mbase diēka mė tepėr, pėr t’u shtrirė mė gjerė.

Kjo ndodh sidomos me shkrimtarėt qė shkruajnė gabim, domethėnė jo siē ėshtė shkruar deri para tyre prej tė tjerėve shkrimtarė, sepse kėta kanė provuar tė na mashtrojnė nė njė mėnyrė tjetėr. Por kjo mbetet pėr t’u trajtuar mė thellė nė tė ardhmen.

 

Athinė, 2004

 

Botuar nė gazetėn letrare Fjala, Tiranė dhe Gazeta e Athinės, si dhe nė revistėn Haemus, Bukuresht.

 

HIQMET MEĒAJ

 

 

MEDITIME DUKE PRITUR  2005-ĖN

(ese)

 

Nė prag tė ndėrrimit tė viteve njerėzit papritur pandehin se janė bėrė mė tė mirė: kujtohen pėr dhurata, shkojnė te tė vdekurit, japin lėmosha, harrojnė pėr disa ēaste se ka sėmundje e luftėra. Papritur bota mbushet me engjėj, djajtė janė dėbuar. Ē’mrekulli sikur kjo tė zgjaste gjatė gjithė vitit!

 Mirėpo harrojmė se kjo ditė ėshtė kasapana mė e madhe pėr gjelat e detit, qėngjat dhe bredhat. Harrojmė gjithashtu se kjo festė ėshtė biznesi mė i madh i vitit. Plaku i Vitit tė Ri nuk ėshtė njė, nuk dhuron por shet rrugėve dhe shesheve, qeveritė thonė gėnjeshtrat mė tė mėdha, lokalet boshatisin xhepat e klientėve.

Megjithatė sot po meditoj pėr disa vite tė tjerė, kur mendoja se Plaku i Vitit tė Ri ishte njė, vėrtetė dhuronte e nuk shiste.

Njė herė, pėr shembull, mė 31 dhjetor, kur shtėpia jonė kishte vetėm njė dhomė e njė korridor tė ngushtė, im atė na solli njė ushtar tė liruar nga fshatrat e Lezhės. “Ju kam sjellė njė dhuratė”, tha ai. Isha i vogėl dhe vėrtetė ai ushtar m’u duk si njė dhuratė e madhe qė im atė e gjeti nė rrugė tė hutuare tė pluhurosur. Pėr herė tė parė nga biseda me tė mora vesh se gjuha shqipe nė veri flitej ndryshe nga ne tė jugut dhe kjo na bėri tė gjithėve tė qeshnim me shpirt e me zemėr, kur ai na shpjegonte shumė fjalė qė nuk i kuptonim.

Njė herė tjetėr u pėrsėrit e njėjta gjė, por kėsaj radhe na erdhi dhuratė njė familje e tėrė nga Durrėsi. Ai 31 dhjetor qe tepėr i ftohtė, ishin tė mardhur e me buzė tė nxira. Ndamė me ta varfėrinė tonė dhe ajo natė na u duk e gjatė, me njė festė tė pafund. Sa mirė qė qyteti ynė nuk kishte hotele e hane, ndryshe nuk do tė mbusheshim me gjithė atė gėzim qė nuk shlyhet nga kujtesa njė jetė tė tėrė.

Pas shumė vitesh, kur isha maturant, kishim nė klasė njė djalė jevg qė unė e doja shumė, Novruz B. e quanin. Novruzi mė tregoi se si e festonin natėn e Vitit tė Ri nė lagjen e tyre Llonxhė dhe mė ftoi edhe mua. M’u nxit kėrshėria, pranova, u mora lejė prindėrve dhe shkova. Ishte vėrtetė njė aheng i mrekullueshėm. Tė gjithė kėndonin, u binin veglave muzikore, vallzonin. Ishin hamejtė e qytetit, llamarinaxhijtė, hekurpunuesit, njerėzit qė kryenin punėt mė tė rėnda fizike. Por sa bukur dinin tė gėzonin nė ato kasollet e tyre me mure kallamash e balte, sa ngrohtėsi shpėrndanin sytė dhe zemrat e tyre.

Nga kjo natė mė lindi dėshira ta festoja kėtė festė tė fundvitit me njerėz tė tjerė. Kur isha student shkoja nė agjencinė e udhėtarėve dhe prisja biletė nė autobusin e parė qė bėhej gati tė nisej. Kėshtu njė herė, pa pyetur fare, duke menduar se shkoja pėr nė Korēė, u gjenda nė Shkodėr. Ishte cingėrimė e madhe, binte shi dėbore dhe isha veshur keq. Pasi u bėra telegram prindėrve se ku ndodhesha duke u pėrsėritur gėnjeshtrėn se kisha hipur “gabimisht” nė atė autobus, mendova se ku do ta kaloja atė natė. Mendimi i parė qe tė hyja nė ndonjė lokal, qė Shkodrės nuk i mungonin. Ishte e shtunė. Atė qytet nuk e njihja dhe ecja pa ditur ku shkoja e pa pyetur kėnd. Nėpėr shtėpitė dėgjoheshin kėngė. U afrova nė njėrėn prej tyre, nė lagjen e re tė Shkodrės, ku buēisnin tingujt e njė orkestre tė madhe. Nuk kishte nevojė tė trokisja, se dyert ishin tė hapura. Sapo mė panė tė lagur, mė ftuan menjėherė brenda pa mė pyetur kush isha e nga vija, mė vunė pranė njė mangall, mish e verė, duke mė rrethuar me njė pėrkujdesje tė tillė, sikur tė isha miku mė i mirė i asaj shtėpie. Festonin sė bashku me Vitin e Ri edhe martesėn e vajzės sė tyre. Qenė tė pranishėm aty humoristėt mė tė mirė shkodranė tė asaj kohe.

Si mendoni, harrohet njė natė e tillė, me kėngė e valle, me njerėz qė sapo i ke takuar dhe tė bėhen aq tė afėrt, me gjithė ato tė qeshura?

Kur isha i ri, mora njė ftohje tė papritur dhe u shtrova njė vit tė tėrė nė sanatoriumin e Vlorės. Ēdo e keqe e madhe paska pas njė tė mirė tė madhe. Aty njoha piktorin Fatos Qazim Nivica, xhaxhanė e kėngėtares Ema Qazimi, poetin Lasgush Poradeci dhe vajzėn nga Shkodra F. S.  Me Fatosin dhe Lasgushin e vazhduam miqėsinė edhe mė pas, kur unė iu kushtova letėrsisė. Meqė u ndodha nė Shkodėr, duhej ta takoja atė vajzėn me njė bishtalec tė trashė, qė punonte nė fabrikėn e duhanit, por duhej tė takoja gjithashtu edhe motrėn time, qė studionte nė institut dhe kushėririn tim, Ibron, qė e  doja aq shumė dhe tani nuk jeton mė. F. S- nė nuk e takova dot se ishte martuar nė Tiranė, takova motrėn dhe Ibron, por u njoha aty me Novruz Habilekėn. Me Novruzin e ruajmė miqėsinė edhe kėtu ku jemi, nė tokė tė huaj.

Mė pas, pas martesės dhe lindjes sė fėmijėve, gjėrat ndryshuan. Filloi tė mė pėlqejė ta festoj Vitin e Ri me gruan dhe fėmijėt e mi. Mė vjen pėr tė qeshur edhe sot e kėsaj dite kur kujtoj se telashet pėr kėtė festė fillonin qė mė njė janar dhe vazhdonin plot 365 ditė. Hiqnim mėnjanė lek pas leku pėr lodrat, verėrat, mishin dhe bakllavanė. Ah ajo bakllavaja! Nė funddhjetorin e ftohtė boshatisej shtėpia, hapeshin kanatė dyer e dritare, mbushej e gjitha me gazeta anė e kėnd, se atje duhej tė viheshin mė se gjashtėdhjetė petė pėr t’u tharė. Kjo ishte tmerri im sė bashku me sigurimin e arrave. Muaj tė tėrė mė pas, ajo bisedė do tė thurrej e shthurej, me sa petė u bė bakllavaja, ku i gjetėm arrat, dy arkat me verė vlosh e kabėrnet, ēfarė lodra u bėmė dhuratė fėmijėve. Me qė ra fjala pėr lodrat, mezi i siguronim, nga ato mė tė shtrenjtat e kohės. Ēuditem edhe sot se si e qysh njė vit erdhi nė njė dyqan fshati, si njė “diversante ideologjike” bukuroshja Barbi me flokėt e verdhė, mes-hollė, me sytė e magjishėm ngjyrė qielli, njė shoqe e bukur qė vajza ime e ruajti me kujdes deri nė kohėn kur u bė studente.

Nuk e di, por festa e Vitit tė Ri me sjell nostalgjinė e asaj jete tė varfėr e tė thjeshtė, pa vezullimin e shumė dritave, pa falsitetin e pambuktė tė Plakut tė Vitit tė Ri, qė tani nuk ėshtė njė dhe bėn tregti rrugėve, duke mbjellė tek fėmijėt dyshimin e ekzistencės sė tij. Ėshtė nostalgjia e dashurisė sė vėrtetė tė njeriut pėr njeriun gjatė gjithė vitit. Gjithnjė sjell nė mend pėrrallėn e magjishme tė Andersenit pėr bredhin e flakur nė rrugė, pasi e shkėputėn nga pylli ku rronte pėrbukuri sė bashku me sojin e vet, pasi e mbėshtollėn me zbukurime e dritėza vetėm pėr pak ēaste, aq sa zgjat gėzimi i asaj nate.

I shkruaj kėto meditime pėr lexuesit e revistės “Muaji”, duke uruar qė 2005-a tė jetė pėr tė gjithė shqiptarėt njė vit i mbarė e i shėndetshėm, vit me mė shumė engjėj e me mė pak djaj.

Gėzuar e pėr shumė vjet!

 

(Botuar nė revistėn “Muaji” dhe nė “Gazeta e Athinės”, dhjetor 2004)

 

HIQMET MEĒAJ

 

 

DEBAT, FOBI APO MOSMARRĖVESHJE

(ose motivi i ulėt i njė debati tė turpit)

 

Nuk di cili ėshtė qėllimi i kėtij debati, por sidoqoftė tė pėrplasėsh mendimet pėr diēka qė ia vlen, nuk del kush i humbur. Mirėpo pyetėsori i ndėrtuar, sipas meje nuk ndėrton njė debat tė drejtė, sepse midis dy pėrbėrėsve  kryesorė tė pyetjes, qė janė letėrsia dhe interneti, duket se i pari pėrkėdhelet, kurse i dyti shtrėngohet fort nėn sqetull, si pėr t’u mbytur.

(Mė falni qė po sjell shembull nga gazetaria kėtu nė Greqi, ku ndodhem) Njė nxėnės i shkėlqyer shqiptar, Odise Cenaj, duhej tė parakalonte nė festė zyrtare me flamurin grek, sipas ligjit. Opinioni regresiv fobist u ngrit kundėr origjinės sė tij dhe ligji nuk fitoi dot, as opinioni i shėndoshė antifobist. Odisesė iu desh tė dilte nė dritaret televizive ku iu nėnshtrua pyetjeve tė tilla:

-E ndjen veten mė shumė grek apo shqiptar?

-Nė se plas lufta mes Greqisė dhe Shqipėrisė, do t’i vrasėsh shokėt e klasės sate?

-Po tė tė bėhej thirrje nga UĒK do tė shkoje tė luftoje nė Kosovė?

-Gjyshėrit e tu kanė marrė pjesė nė luftėn italo-greke kundėr grekėve. A mundet ti, stėrnip i tyre ta ngresh flamurin grek nė njė festė ku pėrkujtohet fitorja e eposit tė Shqipėrisė?

Mendoni, shtrėngohej fort nėn sqetull, gati pėr t’u mbytur, njė djalė pesėmbėdhjetėvjeēar, krimi i vetėm i tė cilit ishte se notat i merrte njėzeta dhe kishte “njollė nė biografi”, ishte shqiptar.

Ėshtė e tepėrt tė them se debati  me kėtė fėmijė fillonte nė mėnyrė tė padrejtė, siē ndodh me pyetjen:

-A rrinė bashkė letėrsia dhe interneti, apo letėrsia ka vlerė vetėm nė letėr?

Letėrsia ėshtė letėrsi, shkruaje ku tė duash, vlerat nuk i ndryshojnė nga materiali ku tiposet.

Ėshtė njėlloj si tė thuash se etiketa “letėr higjenike” e shkruar mbi letėr, po tė vihet nė internet, merr kuptimin “letėr pėr tė fshirė buzėt”, ose anasjelltas.

Publikimi i njė vepre nė internet, nė se ėshtė vėrtet vepėr, patjetėr ėshtė i rėndėsishėm, sepse arrin mė shpejt te lexuesi se sa libri. Por nuk ėshtė vetėm shpejtėsia qė duhet tė merret parasysh. Atė vepėr ka mundėsi ta lexojė jo vetėm njė sasi e madhe lexuesish, por edhe mundėsia e leximit tė saj nuk varet nga kontakti me librarinė. Kėtu mė lejoni tė sjell disa shembuj, qė nuk janė tė vetmit: Nėpėrmjet seguraweb-it  dhe dritareve tė tjera kam mundur tė ndjek letėrsinė e autorėve tė tillė si Ardian Kristian Kyēyku: Xhemal Ahmeti, Agron Tufa, , Mustafė Xhemajli, Ridvan Dibra e tė tjerė autorė qė i ēmoj se kanė hyrė e po hyjnė me dinjitet nė letėrsinė shqipe dhe mund tė them me plot bindje qė i kam shijuar nė qelqin e ekranit njėlloj si nė letėr. Tė njėjtėn gjė mund tė them edhe pėr mjaft autorė tė huaj, poetė apo prozatorė, mendime estetike e filozofike tė kohės.

Pikėrisht pėr kėtė ėshtė i rėndėsishėm publikimi i njė vepre nė internet. Tė paktėn mua mė krijon mundėsinė ta ndjek letėrsinė dhe gjithēka lidhet me tė, nė ēdo skaj tė rruzullit ku ajo krijohet, nga autorė shqiptarė apo tė huaj. Sipas kėsaj nuk mund tė ketė disa lloj shkrimtarėsh, ca tė internetit e ca tė letrės. Pa tė mendojmė njė shkrimtar i cili nuk ka mundėsi, (materiale, distance, lėvizjeje etj...) ta botojė dhe ta shpėrndajė veprėn e tij, qė mund tė jetė kryevepėr. Ajo do tė rrijė nė sirtarin e tij pėr shumė kohė, derisa tė shohė, (nė se po) njė ditė dritėn e botimit e tė shpėrndarjes, nuk do tė ketė mundėsi tė shkojė nė kohėn e duhur te lexuesi pėr tė cilin krijohet, sikur kjo (vepėr apo kryevepėr) tė botohet nė internet, nuk do ta humbasė kohėn dhe mundėsinė e shkuarjes te lexuesi. Duhet ta quajmė njė rast tė tillė se kemi tė bėjmė me shkrimtar interneti dhe kjo tė jetė njė nofkė pėrbuzėse pėr tė?

Pėr mua shkrimtari ėshtė shkrimtar dhe, kur nuk ėshtė i tillė, le t’i shkruajė librat edhe nė letra luksoze, pėr shembull nė ato tė ftesave tė dasmave me shkronja tė gdhendura ngjyer nė ar, nuk do tė marrė mė tepėr vlerė se sa jehona dyditėshe e asaj dasme.

Konkretisht kohėt e fundit kam lexuar romanin “Paranoja” tė Xhemal Ahmetit, “Dueli” tė Agron Tufės, “Lumenjtė e Saharasė” tė A.C.Kyēykut, “Rrėketė” tė R. Gjinit, parabolat e Ridvan Dibrės, poezitė e M.Xhemajlit, A.Tufės, S.Guraziut, Xh. Latifit e plot tė tjerė, i kam shijuar si letėrsi tė mirėfilltė e jo si letėrsi interneti, duke mos patur mendimin se interneti ėshtė e vetmja mundėsi kontakti me letėrsinė, por njėra nga mundėsitė e mėdha tė kėtij kontakti. Kėtu dua tė sjell njė shembull tė thjesht: Qė tė mė arrinin nė Athinė ku banoj tani romanet e shkėlqyer “Sytė”, dhe “Engjėj tė tepėrt” tė A.C.Kyēykut, autorit do t’i duhej tė blinte njė zarf, tė paguante nė shėrbimin postar, tė merrte pėrsipėr rrezikun e humbjes sė librave rrugės si dhe kohėn e vonesės, pesėmbėdhjetė ditė apo njė muaj. Kurse “Lumenjtė e Saharasė” e shkarkova nga interneti dhe e lexova brenda dy ditėsh.

Pyetja: “a mund tė flitet pėr njė letėrsi shqipe tė internetit nė kuptim tė autorėve dhe teksteve qė publikohen kryesisht ose vetėm nė internet?”, mendoj se nuk ėshtė dashamirėse ndaj letėrsisė dhe autorėve. Edhe ndarja e tyre nė tė famshėm nė letėr apo nė internet ka tė njėjtėn mungesė dashamirėsie. Duket sikur pyetet: ėshtė mė mirė tė bėsh seks me njė vajzė drejtpėrdrejt, apo nėpėrmjet ekranit, sikur libri konkret ėshtė vajza qė mund ta prekėsh e tė eksitojė, kurse libri nė internet tė jetė fantazma e tij,

qė tė tremb e tė bėn tė mos i afrohesh.

Kam dėgjuar njė aksiomė tė kohės ku jetojmė: Sot nuk mund tė quhet analfabet ai qė s’ka mbaruar as filloren, por ai qė ka mbaruar universitet dhe nuk di tė pėrdorė e tė pėrvetėsojė mundėsitė e pakufizuara qė tė krijon kompjuteri dhe hapėsira e pafund e eksplorimit nė internet. I qėndroj kėsaj aksiome, megjithėse pasuria mė e madhe qė humba nė Shqipėri e qė mė dhemb nė zemėr, ishte biblioteka me librat e mi tė dashur. Ngushėllohem vetėm kur mendoj se tė tjerė humbėn  njerėzit e dashur, disa nga urrejtjet ndėretnike e dėshira pėr liri, tė tjerė fundeve tė detit, majave tė maleve a prej plumbave tė ēmendurisė.

Athinė, 26.10.2004

 

Revista Haemus Nr 2 (25) 2005

 

DUO

 

Bisedė me shkrimtarin Hiqmet Meēaj

 

 

Curriculum Vitae in extenso

 

Revista Haemus: I dashur zoti Hiqmet Meēaj. Ēelėsi i jetės sė njė poeti shpesh fshihet nė vargjet e tij, mbase edhe nė njė varg tė vetėm, i cili ndodh qė as vetė poetit tė mos i bjerė nė sy. Pas njė debutimi tė fuqishėm, shpresėdhėnės nė shkallė kombėtare, ju caktuan mėsues fshati. Si e pėrjetuat kėtė mėrgim brenda vendit? Pėr fat tė keq, njė pjesė lexuesish nuk e dinė ē’domethėnė tė nxjerrėsh ar poetik nga baltrat dhe nga ndeshja e pėrditshme me padijen apo gjuhėn e rėndomtė tė bashkėkohėsve…

 

Hiqmet Meēaj: Ju falėnderoj pėr kėtė ftesė fisnike bashkėbisedimi. Haemus ėshtė njė revistė prestigjioze dhe mė nderon tė shprehurit nė tė.

Kur mė emėruan nė fshat, pasi mbarova fakultetin dhe kisha bėrė emėr si poet, mė kujtohet si tani (gjithnjė qesh me kėto gjėra), kryetari i kėshillit tė fshatit, (ndjesė pastė !), qė unė nuk e njihja, mė thirri nga larg, qė ditėn e parė : “Ore Pushkin, do tė tė ndreqim kėtu!”. Unė u gėzova qė dikush e njihte Pushkinin, pra kishte kulturė, mė vlerėsonte si poet, ndaj iu afrova e i thashė : e njeh mirė ti Pushkinin ? Unė ta njoh atė gangster, mė thotė, ja rrugaē me flokė tė gjata si ti ėshtė.

Nuk mund ta shaj atė popull, aq kulturė kishte, edhe sot e kėsaj dite mė duan ende, por, kur mendoj se shokėve tė mi iu krijuan mundėsira tė tjera, ndjej thyerje tė madhe pėrbrenda.

Njė herė, pas shumė vitesh, pasi bėmė nė Vlorė njė vlerėsim tė krijimtarisė sė Sh. Musarajt, ku fola edhe unė, Musaraj kėrkoi tė bėnte njė shėtitje nė qytet vetėm me mua, “sepse kjo do tė mė ndihmonte nė trajtimin tim tė mėtejshėm”. Ja ē’mė tha shkrimtari i “Epopesė…” : mė fal, po emėrimin nė fshat e ke nga unė. Mė vret gjithnjė ndėrgjegja, dua ta shkarkoj, prandaj po ta them. Tanė ėshtė vonė dhe nuk mund ta ndreq mė. Dua tė mė falėsh! (Kjo ndodhi pak kohė para se tė vdiste). Ē’rėndėsi kishte falja! Njė fjalė goje qė e nxorra me gjithė dėshirė. Vetėm se i thashė : Familja dhe fisi im ka punuar kaq shumė pėr Shqipėrinė, aq sa Musarajve do t’u duhet tė rrojnė me mijėvjeēarė dhe nuk bėjnė dot aq. Im atė ishte pjesėmarrės i tre luftrave. Xhaxhai im ishte partizan. Mos tė shkoj dhe mė thellė, te gjyshi e stėrgjyshi…Ju i denigruat ata dhe neve fėmijėt e tyre. Xhaxhanė ma dėnuat me vdekje, babanė (kishte mbaruar akademi ushtarake nė Itali), ma futėt nė burg nė moshė pensioni, mua, poetin mė tė talentuar tė brezit tim, mė degdisėt baltrave. Por,… ta dish, fara e mirė jep gjithnjė fryte tė mira, kudo qė ta mbjellėsh.

Qė atėherė vendosa tė krijoj nė hije, tė zė qoshkun tim, tė shkruaj rrallė e tė botoj po rrallė, sa pėr tė ekzistuar. Kam njė varg qė e mbaj si devizė:

Rruga ime prej drite le tė jetė

edhe nė mė djegtė!

 

Revista Haemus: Pėr dekada me radhė, jeni detyruar tė krijoni nė hije, larg zhurmės, rrėmetit dhe ēmimeve apo vlerėsimeve letrare. Kjo lloj hijeje ka tashmė njė traditė tė hidhur (pavarėsisht nga frytet e ėmbla) nė letrat shqipe e mė gjerė. Kolegė ziliqarė, grafomanė, injorantė nė pushtet… A e keni kėqyrur ndonjėherė kėtė pėrndjekje tė stėrgjatė si njė nga mjetet me tė cilat politika, apo edhe vetė realiteti, vret ngadalė krijues? A jeni i mendimit se i zgjedhuri ngadhnjen sido qė tė rrjedhin kohėrat dhe gjėrat?

 

Hiqmet Meēaj: Gjithnjė i lutem e i falem zotit qė mė lejoi tė rroj edhe kėto vite pas diktaturės, gjatė tė cilėve nuk fitova gjė tjetėr, veē mundėsinė e tė shprehurit lirshėm. Kjo nuk ėshtė pak pėr mua. Dua t’ju kujtoj se nė fund tė vitit 1973, mora nga shtėpia botuese dhe asgjėsova vetė tre libra tė mi, tė gatshėm pėr botim: romanin “Shpėrthimi”, vėllimin poetik “Vazhdimėsi” dhe njė libėr me tregime pėr fėmijė, tė cilit nuk ia mbaj mend titullin, por qė ishte vlerėsuar me ēmim tė dytė kombėtar. Pėr romanin ishte folur nė shtyp nga redaktorėt e shtėpisė botuese, kurse poezitė, prej tyre asnjė e botuar, cilėsoheshin si njė eveniment pėr kohėn prej redaktorit dhe recensorėve. I asgjėsova sepse dikush prej miqve tė mi nė instancat lart mė informoi pėr stuhinė e tmerrshme qė po pėrgatitej tė shpėrthente kundėr kulturės dhe artit. I shpėtova asaj qė pėsuan dhjetra kolegė tė mi, por u detyrova tė hesht, tė bėhem i pashoqėrueshėm, tė kritikohem vazhdimisht nga drejtuesit e rrethit. As sot nuk po e kuptoj me saktėsi pėrse gjithė ai mllef shfarosės kundėr njerėzve qė i shėrbenin me aq pasion vendit tė tyre! Duhej tė ishe tepėr i fortė, i betuar sė thelli qė tė mos vdisje si intelektual, tė mos bėheshe hija e vetvetes. Kjo ndodhi me shumė, ca prej tyre u degraduan nga alkooli, tė tjerė u burgosėn, njė palė pėrfunduan psiqiatrive apo pėsuan trauma mė tė rėnda, deri te vetvrasja. Kėtu mė duhet tė kujtoj me respekt dy miqtė e mi tė talentuar, Faik Ballancėn dhe Viktor Qurkun, tė vetėvrarė.

Nė kėtė kuptim them qė e falėnderoj zotin ēdo ditė sepse mė la tė jetoj dhe po nė kėtė kuptim mė duhet pėrsėri tė them se i zgjedhuri njė ditė triumfon ndaj vetes dhe tė tjerėve.

Them tė tjerėve, sepse tė tjerė ngjiteshin e ngjiteshin pėrpjetė dhe ishin miqtė e mi, me tė cilėt mbaruam universitetin sė bashku. Gjithnjė kam menduar se kur nė pushtet ngjiten poetėt, diēka ndryshon pėr mirė. Por edhe kėtu u deziliuzonova. Asnjė ndihmė nuk pata prej tyre, qoftė morale. Nuk mė vjen mirė tė pėrmend emra qė janė tė dashur pėr mua, ose qė i kam konsideruar si vėllezėrit e mi, por ama, rri e mendoj: kėta nuk lanė ēmime pa marrė me ndihmėn e pushtetit, nuk lanė vend pa bredhur nėpėr botė, duke pėrfaqėsuar letėrsinė shqipe, nuk lanė antologji pa futur kokėn. Nuk u kujtuan kurrė se edhe unė ekzistoja. Sidoqoftė, i nderuar HAEMUS, nuk u ula kurrė nė sofrėn e fitimtarėve, as edhe kur rrotull saj u vėrsulėn si tė babėzitur ata qė unė i kam quajtur miqtė e mi. Dhe nuk i urrej, as ua kam zilinė, kjo ėshtė pika ime mė e dobėt, i dua tė tjerėt si veten.

 

Revista Haemus: Shumė vjet pas “Nisjes” erdhi “Vetėvrasja e qirinjve” dhe “Kujtesa e shpikur”. Poezia shqipe, tė paktėn, i ka tė rrallė titujt kaq tronditės si kėta tė fundit. Ēdokush, madje ēdo gjė mund tė vetėvritet njė ditė, mirpo kur vrasin veten qirinjtė… Kjo pėrcjell idenė se drita, vetė limfa e jetės, janė lėnduar rėndė, pėr tė mos thėnė se s’para shpresojnė (o s’duan) tė zgjaten mė tej.

 

Hiqmet Meēaj: Kjo ėshtė ironia e fatit. Shqipėrinė gjithnjė e kanė udhėhequr tė fortėt, ata qė gjithnjė janė munduar ta zgjidhin historinė me shpatė nė dorė. Mirėpo udhėheqėsit e vėrtetė kanė qenė ata qė bėnin kulturė. Ne i falemi mijėra herė Gjon Buzukut pėr “Mesharin” e tij, Kristoforidhit pėr “Fjalorin”, Naimit, pėr qėrimin e gjuhės shqipe, Nolit, pėr shqipėrimet e mrekullueshme, Ēabeit, pėr fjalorin etimologjik, etj... Politikanėt tanė rrėnojnė monumente, njerėzit e kulturės i ngrenė ato. Pa monumente nuk ka histori dhe komb tė qytetėruar. Kėtu dua tė ndalem nė diēka: rrotull shtėpisė sime, kėtu nė Paleo Faliro tė Athinės, tė gjitha rrugėt kanė vetėm emra kulture, zanash, perėndish. Po pėrmend disa: Nė njėrin krah ėshtė Sirinon (sirenat), nė tjetrin Artemidos (Artemida), vazhdojnė: Plejadon, Parthenonos, Najadhon, Niridhon, Afrodhitis, Areos, Muson, Amfitriti e plot tė tjera...Kurse pak mė tej takohen rrugėt Seferi dhe Kazanzaqi. Ik nė Shqipėri dhe shiko ē’bėhet me emrat e rrugėve. Lagja ime quhet 4 heronjtė, rruga ime quhet 4 heronjtė, njė rrugė mė poshtė e ka emrin Isa Boletini, pak mė tej Teli Ndini, Musa Ēakėrri, etj... (Janė emra tė nderuar, por...).  Nuk paska fare njerėz kulture ky qytet?! Ē’t’u themi fėmijėve: vrituni ose vrisni, se vetėm kėshtu do t’ua ngjitin emrin mureve e do t’ju bėjnė monumente?

Ē’tė bėjnė qirinjtė, tė mos vetvriten, pasi kanė ndriēuar gjithė jetėn pėr tė tjerėt dhe si pėrfundim i kanė hedhur koshave tė plehrave, si gjė pa vlerė? Tė kuptohemi, kėtu nuk ka trishtim apo zemėrim personal. Poeti, po nuk shprehu atė qė dhėmb mė shumė nė kohėn e tij, kot qė tė shkruajė.

Sikur tė ndodheshit nė njė takim me kryeministrin e vendit tėnd dhe tė dėgjonit pėrshembull: ju emigrantėt keni gjashtė miliardė euro nė bankat e Greqisė. Nga ju emigrantė vijnė nė Shqipėri ēdo vit njė miliard e gjysėm euro. Shqipėria mbahet vetėm nga paratė tuaja. Ju ndėrtuat veprat pėr Olimpiadėn e Athinės, ju lumtė! Si nuk tha ky kryeministėr dy fjalė ngushėlluese pėr dhjetra e dhjetra qė humbėn jetėn apo u sakatuan nė kėto vepra!? Si ia nxuri goja kėtij kryeministri, kur tha se unė jam kryetar qeverie, nuk mund tė merrem me gjėra ordinere, me ankesa ligjėrimi e dokra tė tilla.

As kryeministėr e as shqiptar nuk mund tė jesh nė se nuk ndėrhyn kur njerėzit e racės tėnde s’kanė mundėsi tė pėrcjellin as tė vdekurin pėr nė banesėn e fundit, nė atdheun e tij.

A nuk ėshtė kujtesė e shpikur kjo?

Tė kuptohemi, nuk bėj pjesė nė asnjė grupim politik, s’kam qenė kurrė i angazhuar si shkrimtar e as qė do tė jem, pėrkundra, politikėn e shikoj si njė tė keqe tė domosdoshme, qė fatkeqėsisht nė Shqipėri ushtrohet me tepėr dhunė.

 

Revista Haemus: Kur natyrės i mbyllin derėn, del nga dritarja. Nė njė kėndvėshtrim thjesht letrar, thėnia niēeane e ndihmon lexuesin e pėrkushtuar qė tė zbulojė pėrtej arritjeve tė njė shkrimtari dhembjet, zhgėnjimet dhe hidhėrimet nėpėr tė cilėt ka kaluar. Pėrvoja e krijimit nė hije ju shpėrbleu. Shkrimi dhe dalja nė dritė e njė romani si “Kukullat e pylllit” ishte (dhe duhet tė cilėsohet pa mėdyshje si) njė ngjarje e bekuar pėr letrat shqipe. Sa ėshtė autobiografik ky roman? Ēfarė ngjarjesh jetėsore e shoqėruan dhe e shoqėrojnė? Cila ka qenė “taksa” qė mendoni se paguat?

 

Hiqmet Meēaj: Nuk mund tė ketė libėr tė mirė ku tė mos gjendet autori. Gjithnjė e kam pėrfytyruar njė shkrimtar duke i lexuar veprėn dhe, kur e kam parė nė fotografi, mė ėshtė dukur i njohur. P.sh. romani i A.C.Kyēykut “Ėngjėjt e tepėrt” ngjan me njė rrėfim autobiografik tė tendosur. Ėshtė e pamundur tė mos e ndiesh Ardianin tek romani tjetėr “Sy”. Citoj Ardianin sepse ėshtė shkrimtari qė kam lexuar sė fundi dhe jam shprehur pėr tė se qė tani ka shkuar shumė larg dhe shumė lart. Pena e njė shkrimtari tė madh ka aftėsinė tė tė mashtrojė bukur, aq bukur, sa qė e ndjen kudo, e beson qė ėshtė ai, se nuk thotė gėnjeshtra, se tė gjitha kanė ndodhur, edhe kur thotė qė nga pjergullat rridhte supė.

Kjo gjė ndodh edhe me mua. Unė jam edhe s’jam te romani “Kukullat e pyllit”, ndoshta ėshtė aty njė tjetėr qė pėr ēudi ngjan me mua, njė rrugaē nga qyteti, siē mė quajti dikur kryetari i kėshillit tė atij fshati. “Kukullat e pyllit” ėshtė njė roman i menduar gjatė, qė para viteve tetėdhjetė, kur sistemoja mendimet pėr tė ndėrtuar njė konceptim timin pėr letėrsinė. Dorėshkrimi i parė i tij ėshtė shkruar nė ato vite dhe u la mėnjanė. Atje merrem me krizėn e kohės dhe tė hapsirės qė sjellin si pasojė krizėn e personalitetit. Gjithnjė mendoja kėshtu: kur dikush brenda njė njėzetekatėrorėshi shkon nga Tirana nė Paris, shikon Luvrin dhe mrekullira tė tjera, ndėrsa dikush tjetėr po brenda atij njėzetekatėrorėshi i bėn njėqind herė xhiro qendrės sė Kajatit dhe shikon po njėqind herė fytyrėn e Baxhos e tė Billit, padyshim qė nuk janė nė raporte tė njėjta kohe dhe hapsire, po ashtu, pa pikė dyshimi, personalitetet e tyre nuk ngjajnė. Fillon kriza, indiferentizmi, jeton dhe s’jeton, ngjarjet e vogla qė pėrsėriten pikė pėr pikė tė duken sikur edhe ndodhin edhe nuk ndodhin, kjo pėr faktin se truri i mėson pėrmendėsh, aq sa tė duket sikur i shpik kujtesa.

Nuk dua tė zgjatem tepėr kėtu, kėto gjėra i thotė mė mirė vetė romani.

 

Revista Haemus: Mendėsia shqiptare e ballkanike e pėrfton gabueshėm kalimin e dhuntive nga ati tek biri. Kjo ėshtė rrėnjosur nė kokat tona falė nepotizmit jo rrallė shkatėrrimtar qė ka sunduar trojet e politikės dhe tė ekonomisė. Pakkush kujtohet sot tė pėrmendė breznitė e tėra tė lahutarėve, qė, duke i kaluar vargjet, zėrat dhe mjeshtėrinė e tė kėnduarit nga stėrgjyshi tek stėrnipi mbajtėn gjallė Eposin tonė tė famshėm. Edhe mė pak tė tjerė sjellin ndėrmend se, nė traditat mistike, pikėrisht Ati kryen lindjen e madhe. Na thoni diēka pėr djalin tuaj Andin, poet e piktor, autor i disa vėllimeve poetikė, zė i mirėdallueshėm nė poezinė e sotme.

 

Hiqmet Meēaj: Do tė doja ta jepja pak tė zgjeruar pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje. Ne shqiptarėt ndoshta kemi patur fatin mė tragjik nė Ballkan, tragjicitet qė padyshim nuk u krijua vetėm nga tė tjerėt, por nė shumicėn e rasteve, nga ne vetė. Udhėheqėsit e njė populli janė pasqyrė e po atij populli.

Tre herė nė historinė e vet, nė pikat mė dominante tė saj, Shqipėria ėshtė shkatėrruar dhe mė konkretisht : Pas rėnies rob tė Gentit, pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit, pas shkatėrrimit tė komunizmit tė E. Hoxhės.

1.Nė vitin 168 para Krishtit mbreti Gent ra rob sė bashku me familjen mbretėrore. Po cili ishte mbreti Gent sipas kronikave : Vrau vėllanė, Platorin dhe dy miqtė e vet. Mori pėr grua Etutėn, bijėn e Monunit, mbret tė Dardanėve, tė cilėn e deshte Platori. Filloi tė bėhej i rėndė ndaj popullit dhe shpėrdorimi i verės ia ndezi edhe mė shumė egėrsinė qė e kishte prej natyre. Kėshtu na e pėrshkruan Tit Livi nė “Ab urbe Condita”.

Pasojat : Iliria u shpall Romė, u nda nė pjesė (tre pjesė), filloi tė humbiste gjuhėn nė pėrmjet shpopullimit dhe ripopullimit. Po ashtu, njė vit mė vonė u shkatėrrua Epiri, mė saktė shtatėdhjetė qytete. Iliria humbi flotėn e saj, dyqind e dyzet anije. Vetėm robėr ishin 150000 mijė. Qytetet humbėn peshėn qytetare, ēdo gjė duhej tė niste nga e para, nga baza e fshatit. Siē shihet, humbja ėshtė kolosale, kryesisht pėr traditėn kulturore qytetare.

2.Pas vdekjes sė Skėnderbeut, por edhe mė parė, gjatė luftrave tė tij, ē’ishte ndėrtuar nė Shqipėri, filloi tė shkatėrrohej. “Qytetet dhe kėshtjellat e lulėzuara si Drishti, Deja e Sfetigradi, u shkatėrruan pėrgjithmonė. Tė tjera qytete tė mėdha si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrėsi, Berati, Vlora, Gjirokastra, etj., ose u shkatėrruan dhe pėr disa kohė u bėnė tė pabanueshme, ose u kthyen nė gjendje fshati…” citim nga Barleti, faqe 3.

Por duke cituar Zija Shkodrėn, mėsojmė pėr shifra tė tjera rėnqethėse. Mjafton tė lexojmė pėr Durrėsin se kishte patur rreth 60 000 mijė vetė, por nga gjithė kjo popullsi nuk mbetėn as 700 burra dhe 1300 gra dhe fėmijė. Qindramijėra vetė u shitėn si skllevėr dhe numri i tė mėrguarve nė dhera tė huaja  mendohet tė ketė arritur shifrėn rreth 200  mijė. Pėrsėri pėrpjekjet shekullore pėr tė krijuar traditė qytetare pėrfunduan nė shkatėrrim dhe rinisje nga e para me bazė fshatin.

3.A nuk ndodhi e njejta gjė gjatė jetės dhe pas vdekjes sė E. Hoxhės ? E. Hoxha, sapo erdhi nė pushtet, goditi e shkatėrroi familjet qytetare, traditėn e krijuar, intelektualėt dhe e filloi kulturėn e re “komuniste” me bazė fshati. Shkatėrrimi mė i madh ndodhi pas vdekjes sė tij, kur edhe ajo kulturė apo traditė e re qytetare qė u krijua prej tij, u trondit dhe u ndėrpre pėr shkak tė emigrimit masiv prej njė tė tretės sė popullsisė aktuale, kryesisht intelektuale.

 

Pikėrisht pėr kėto qė citova, jo pėr tė dėnuar historinė, por as pėr tė thėnė se tė gjitha tė kėqijat na kanė ardhur nga armiqtė apo tė huajt, unė e quaj thesarin mė tė madh tė njė populli trashėgiminė kulturore-qytetare tė tij dhe ėshtė detyrė e tė gjithėve, kryesisht e atyre qė udhėheqin, pėr ta ruajtur atė. Gjė qė fatkeqėsisht nuk ka ndodhur dhe, me sa duket, nuk po ndodh. E kam trajtuar edhe nė romanin “Kukullat e Pyllit” kėtė ndėrprerje, kėtė krizė tė personalitetit, (gjė qė lidhet me personalitetin e njė kombi), qė fatkeqėsisht nuk ėshtė njė kujtesė e papėrsėritshme.

Ju mė pyesni pėr Andin. Ėshtė e ēuditshme se si kaq papritur filloi tė shfaqet nė letėrsi para gjashtė vjetėsh, pasi ka dhėnė shėnja talenti nė pikturė, pėr tė cilėn ka studjuar. Unė nuk i kushtova fare rėndėsi, as ato qė shkruante nuk ia lexoja, i lexonte me poetėt e kėtushėm. Te Andi, siē duket, veproi mė shumė thirrja e genit tė trashėguar prej meje, letėrsia. Tani gėzohem kur marr vesh se ia pėlqejnė poezinė, ka zė tė veēantė. Kjo mė mjafton. Ka shumė rrugė pėr tė bėrė, bėrryla, anashkalime, rėndėsi ka tė mos lodhet, tė bėjė atė qė ka nė shpirt dhe nė mendje. Mendoj se ka talent dhe, qė talenti tė shprehet plotėsish, duhet tė mos lodhet. E di, tani qė ka prekur cilėsinė, pikėrisht tani do tė fillojnė ta godasin, ta lėnė mėnjanė...

Vazhdimėsia e traditės ėshtė gjėja mė e mrekullueshme, nepotizmi, gjėja mė e shėmtuar.

Nepotizmi ėshtė dhunė, trashėgimia kulturore-liri.

 

Revista Haemus: Si e shihni mėrgimin e tanishėm? Nė disa nga tregimet tuaja, dhembja dhe malli tejēohen me mjeshtėri tė rrallė. Meqė fati ju ndali (hėpėrhė) nė Greqi, a ndjeni se hapėsira kulturore greke jua ka pasuruar sadopak vizionin poetik? Globalizimi i ka mėrguan nė skajet e jetės veprat e autorėve tė mėdhenj. Ē’vend zė krijimtaria e Kavafisit, Seferisit, Elitisit, pėr shembull, nė mendėsinė e sotme tė fqinjėve tanė ?

 

Hiqmet Meēaj: Mėrgimi nuk ėshtė vetėm fatkeqėsi, por edhe zhvillim, pėrzierje kulturash, popujsh, shkrirje e tyre dhe krijim popujsh apo kulturash tė reja tė pėrziera. Kjo ka ndodhur dhe do tė ndodhė. Nga lėvizja e njeriut tė parė prej Afrike (nė se i besojmė kėsaj teorie), u popullua Europa dhe Azia. Krijimi i perandorive tė mėdha, greke, romake, ruse, amerikane, anglo-saksone, kontaktet e popujve, sollėn ndryshime tė jashtzakonshme. Mirėpo ėshtė ndryshe kur shkruan. Letėrsia nuk merret me statistika, analizon turbullimet njerėzore, prishjet e ekuilibreve.

Duke u ndodhur nė Greqi, duke mėsuar gjuhėn e kėtij populli (vetėm sa pėr tė lexuar), u pėrqėndrova edhe nė letėrsinė qė shkruhet kėtu. Kuptohet, nuk ėshtė Greqia e kolosėve tė lashtėsisė, por gjithėsesi vazhdon tė shkruhet letėrsi e mirė. Kėtu mė tepėr parapėlqehet Eliti, ėshtė mė i propaganduari. Nė rrethet intelektuale tė flasin mė mirė pėr Kavafin. Kėto ditė u nda nga jeta poeti i madh i fundit i plejadės sė vjetėr, Sahturi, prej tė cilit kemi pėrkthyer sė bashku me Andin njėqind poezi dhe, kur tė na krijohet mundėsia, do t’ia botojmė.

Grekėt nuk kanė ndonjė respekt tė veēantė pėr letėrsinė shqiptare, nuk e njohin dhe as qė kanė dėshirė ta pėrkthejnė pėr ta njohur. U mjafton vetėm njė emėr, tė tjerė janė botuar e botohen me miqėsira apo rekomandime. Na quajnė me tendencė popull tė prapambetur, tė paaftė pėr tė krijuar kryevepra. Fatkeqėsi e tyre, jo e jona, mendjemadhėsi tipike greke! (Megalomani!)

 

Revista Haemus: Kur keni qenė pėr herė tė fundit nė Shqipėri? Si ju duket tani vendi, nga i cili njė fat i pashpjegueshėm, apo njė bashkėpunim rrethanash, u larguan artistė e intelektualė tė panumurt, qė padyshim do t’i japin tonin kulturės dhe qytetėrimit shqiptar, siē ka ngjarė edhe nė periudha tė mėparshme historike? E ka zėnė gjumi ndaj mėrgimtarėve “Tokėn e pagjumė”?

 

Hiqmet Meēaj: Nė Shqipėri kam qenė kohėt e fundit para pesė vjetėsh, kur mė vdiq nėna. Nėna mė bėri njė nder tė madh, vendosi tė vdiste pikėrisht kur leja ime e udhėtimit donte edhe dymbėdhjetė ditė tė mbaronte. Kėshtu qė arrita ta shoh nė ēastet e fundit, kurse ajo nuk mė pa. Megjithatė i mbylli sytė nė krahėt e mi.

Vlora m’u duk njė kaos i vėrtetė. Edhe deti ishte ndarė nė parcela. Gjithė shokėt e mi intelektualė ishin larguar prej saj, disa jashtė vendit, si puna ime, disa nė kryeqytet. Vlora ishte ripopulluar. Kudo mė pyesnin mua vlonjatin: nga tė kemi more shok. E ndjeva veten mė mėrgimtar se kėtu.

 

Revista Haemus: Nė letėrsinė e sotme shqipe kanė ndodhur shembje e rritje tė pazakonta. Mund tė thuhet se nė asnjėrėn nga letėrsitė e tjera tė zonės nuk janė botuar nė njė kohė kaq tė shkurtėr kaq libra tė veēantė e qė premtojnė tė kthehen nė gurė themeli. Kurse nga pikėpamja mediatike duket se ende nuk po shpėtojmė nga “bllokada” e disa autorėve qė bėnė emėr dikur dhe qė, me atė emėr, rropaten t’u zgjasin jetėn librave tė tyre. Si e pėrfytyroni lexuesin qė tani ėshtė ende nė pelena?

 

Hiqmet Meēaj: Diēka thashė edhe mė lart pėr kėtė gjė. Nuk jam shumė nė kontakt me ē’shkruhet kohėt e fundit. Megjithatė vė re njė fenomen, : nė letėrsinė tonė tė re ka shumė imitime moderniste. Lexon poezi apo prozė qė ngjan me letėrsi tė pėrkthyer. Imitohen autorė botėrorė qė kanė shkruar para rreth njė shekulli, si psh. hermetizmi, futurizmi, simbolizmi, realizmi magjik, surealizmi, etj... Pak vetė shkelin truallin e tyre, tė tjerė, duke dashur tė jenė modernė a postmodernė, vetvetiu vjetėrohen, shkojnė pas. Ėshtė tjetėr gjė tė ecėsh pėrkrah kulturės bashkėkohore botėrore tė tė shkruarit, tjetėr gjė tė shkosh pas nė kohė e tė jesh i vjetėruar, tė imitosh dhe tė shpallėsh se po bėn diēka tė re, kur ajo e re ėshtė bėrė nga tė tjerė para teje dhe shumė mė mirė sesa nga ti. Por ka shkrimtarė tė vėrtetė shqiptarė (dhe kjo mė gėzon), vepra e tė cilėve ėshtė e denjė pėr tė konkurruar. Mirėpo kėta lihen nė hije prej atyre qė rrojnė akoma me lavdinė e krijuar nga pushteti i kaluar apo i tanishėm, jo nga vepra. Diēka duhet tė ndryshojė, pėr kėtė duhet tė luftojnė ndershmėrisht sidomos shkrimtarėt e rinj qė po afirmohen sot me vlera tė vėrteta.

 

Revista Haemus: Na thoni diēka pėr miqtė e shokėt, me tė cilėt qani hallet e ndani gėzimet.

 

Hiqmet Meēaj: Nga letėrsia, mendoj unė, kam fituar vetėm miq e shokė. Por miq e shokė tė vėrtetė ndoshta janė pak. Ky ėshtė njė fakt. Kėtu nė Athinė bėjmė njė jetė disi aktive. Dalim ēdo tė djelė nė ndonjė klub shqiptar dhe bisedojmė pėr letėrsinė me gotėn e rakisė pėrpara. Kemi bėrė dy antologji tė krijuesve tė kėtushėm, nė prozė e poezi dhe tani po i pėrsėritim. Nė greqisht nuk kam botuar asgjė, sepse kėtu ndihmojnė kryesisht ata qė janė me kombėsi greke. Por edhe tek ne nuk shkon ēdo gjė vaj. Krijojmė shoqata shkrimtarėsh, mendojmė se zgjedhim mė tė mirin pėr tė na drejtuar dhe ky “i menduar nga ne si mė i miri njeri” na e rrėmben shoqatėn, gjė kjo e pėrsėritur disa herė.

Nga miqėsitė e reja do tė doja tė pėrmendja familjen Kyēyku. Gjithnjė prej tyre mė vijnė gėzime nė kėto ēaste tė vėshtira qė po kaloj e qė nuk kam dėshirė t’i them. Kam shprehur mendimin se ata tė dy, at e bir, po ringjallin traditėn e dikurshme rilindase, kur nga Bukureshti na vinin reze tė vėrteta drite. Zoti qė ua ka  ndriēuar ballin me talent nuk harroi t’ua mbushė zemrėn me hire njerėzore.

 

Revista Haemus: A keni ndonjė ngjarje apo ndonjė thėnie qė t’ju ketė prirė nė jetė?

 

Hiqmet Meēaj: E kam njė ngjarje qė mė ka prirė nė jetė. Duket si e parėndėsishme pėr tė tjerė, si e pavėnėreshme, por tek unė ka ndikuar thellė. Kjo ka ndodhur nė fėmijėri, kur isha rreth tetė vjeē. Ėshtė hera e parė qė kam dėshirėn ta rrėfej, pra ju rrėfehem.

Duhet tė kem qėnė nė klasėn e dytė. Shkolla jonė N.2 ndodhej nė lagjen Muradie, pranė njė xhamie tė kuqe. Ngjitur me shkollėn kishin qėnė shtėpi tė tė pasurve, tregtarėve tė konfiskuar. Dyqanet me qepenėt e rėndė ishin plaēkitur. Nuk dinim ē’kishte brenda tyre. Njė ditė, drejtori i shkollės nxjerr nga klasa mua dhe dy tė tjerė, na ēon te njė karro me dy kuaj dhe na thotė tė ndihmojmė karrocierin.

Karrocieri na fut nė njerin nga ishdyqanet. Qe i mbushur me libra. Libra nga toka deri nė tavan. Ishte njė sallė e madhe, sa njė ahur. Na urdhėron tė ngarkojmė libra nė karrocė. Mbaj mend se disa ishin kaq tė mėdhenj, sa mezi i ngrinim dy vetė.

Pastaj hipėm nė karrocė dhe bėmė qejf deri te fusha e aeroplanit. Ishte goxha rrugė e gjatė. Atje i shkarkuam, karrocieri i spėrkati me vajgur dhe ne u ngrohėm nė flakėt. Sa bukur digjeshin librat, pa rėnkuar, pa kėrcitur.

E bėmė kėtė rrugė disa herė dhe disa ditė.

Babai im mė vuri re blozė nė rroba dhe mė pyeti : ku je bėrė kėshtu me katran? I tregova. Mė pyeti pėr figurat e librave dhe, kur unė i tregova pėr njė burrė me kapele, bėrtiti : budalla, ke djegur Bonapartin! U tremba nga britma e tij dhe i thashė : Bonapartin e dogji karrocieri, ne vetėm sa u ngrohėm dhe bėmė qejf mbi karro.

Qė nga ajo ditė nuk mora mė pjesė nė djegien e librave. Njė ditė, u ēudita, ishte ditėlindja ime. Babai mė solli tre libra tė Gorkit dhe mė tha t’i lexoja. Duhet t’u kthesh borxhin librave, ndryshe gjithė jetėn do tė kesh mallkimin e tyre.

Qė nga ajo ditė fillova tė lexoja libra si i uritur, shkoja nė bibliotekė, huaja te njerėz tė ditur. Nuk i zgjidhja fare, rėndėsi kishte pėr mua tė kishin shkronja e tė quheshin libėr.

Ato kohė fillova tė shkruaja edhe vjershat e para, ndoshta ndjeja qė duhej t’u ktheja borxhin librave qė unė vetė kisha ndihmuar tė digjeshin atje te fusha e aeroplanit. Siē duket, mė zuri mallkimi i librave, u bėra shkrues librash.

 

P.S. Tė gjitha sa thashė mė lart edhe mund tė mos kenė ndodhur, por mua tė paktėn mė duket sikur kanė ndodhur. Rrėnqethem kur mendoj se disa prej tyre edhe mund tė ndodhin.

 

(Botuar nė revistėn “Haemus”, Bukuresht, Rumani, 2006)

 

BASHKĖBISEDIM  ME  SHKRIMTARIN  HIQMET  MEĒAJ

 

 

(E drejtoi bisedėn Marash Mėhilli)

 

Marash Mėhilli: I nderuar shkrimtar, kėtė vit ju keni 60-vjetorin e lindjes; keni edhe 40-vjetorin e hyrjes suaj nė dyert e letėrsisė shqipe. Prurjet tuaja janė vėrtetė cilėsore; do tė doja njė bashkėbisedim me ju, nė se do tė pranonit.

 

HIQMET MEĒAJ: E besoni apo jo, por gjithnjė u kam ikur kėtyre lloj bashkėbisedimesh, qė do tė pėrfundonin nė faqet e gazetave. Bashkėbisedime televiziveve apo radiofonike kam bėrė, nuk e di pse. Nuk ėshtė se sot po bėj pėrjashtim pėr ju. Ndoshta kam dėshirė tė them disa gjėra e ato tė mbeten tė shkruara. As kėtė nuk e di.

 

Marash Mėhilli: Ju erdhėt nė truallin e vjetėr tė Pegasit mė kėmbė, brinjave tė malit. Kush qe bashkėshoqėruesi juaj mė i afėrt nė kėtė udhėtim: brenga e mbijetesės, apo ėndėrrat e ndezura prej poeti?

 

HIQMET MEĒAJ: Asnjė nga tė dyja. Kurrė nuk kam dashur tė kaloj kaq vite tė jetės sime kėtu. Kam ardhur para vitit 1994 edhe tri herė tė tjera, kam ndenjur me orė ose me ditė. Tė tria kėto ardhje ishin tė ligjshme, me vizė. Tė them tė drejtėn, kaq vite do tė doja t’i kaloja nė Europė, tė paktėn nė Itali, jo se e pėrbuz Greqinė, por nuk puqet gjithsesi me ato qė mendoj unė pėr njė vend tė huaj tė zhvilluar.

U detyrova tė vija pėr herė tė katėrt, kėsaj radhe pa vizė, hajdutėrisht, sė bashku me Andin. Shkaku nuk qe as Pegasi e as ndonjė ėndėrr e ndezur poeti, ishte thjesht brenga nga prapėsitė qė ndodhnin nė vendin tėnd dhe timin, por edhe probleme akute ekonomike e shėndetsore.

Kėtu dua tė ndaloj e tė tregoj diēka nga koha para se tė shkelja e tė vendosesha pėrfundimisht nė Greqi. Jepja mėsim nė shkollėn e mbrėmjes. Rroga mujore ishte 8000 lek tė vjetra. Tė gjitha ēmimet po liberalizoheshin. Kishja vajzėn nė Universitet dhe djalin nė shkollėn e pikturės. Ē’tė bėja? Me aq tė ardhura nuk nxirrja dot as duhanin tim, pa le tė paguaja ushqimin e vajzės nė Universitet, ngjyrat e Andit, tė blinim ushqimet e nevojshme.

E vendosa, dola me njė trastė paradite nė treg, nė mbrėmje u jepja mėsim nxėnėsve tė mi, pranė tė cilėve. Mė kujtohet, para se tė fillonte ora mėsimore, ata mė pyesnin: profesor, si vajte sot, nxorre gjė?

Ato dy-tre vite e quaja veten kryetar i jurisė sė kėmbėve, sepse i njihja njerėzit vetėm nga kėmbėt, pasi mė vinte turp t’i ngrija sytė. Dikush do tė pyesė: nuk tė afruan ndonjė vend pune me pagė tė lartė? Pėrgjigja ime ėshtė: asnjė. Dhe e dini pse? Sepse, si poet, nuk do tė kishja ashpėrsinė e duhur tė kohės, dėshirėn e tė korruptuarit. Kishte filluar njė luftė e re klasash, mė e ashpėr, po copėtohej Shqipėria midis pushtetarėve tė rinj tė uritur, tė gjithė turreshin tė rrėmbenin thelėn mė tė majme. Asnjė nuk kishte mėshirė pėr tjetrin. Kurse unė ishja i butė. Nuk bėja. Vėrtetė, e them sinqerisht, ishja shumė jashtė kohe, nuk e bėja dot tė korruptuarin.

Marash, nė se nuk tė lodh, me qė kam shumė ngjarje tė bukura nga koha e artė e tregut, do tė tė tregoj vetėm njė.

Furnizoheshim nė Tiranė, sė bashku me Xhemil Laton, ortakun tim, murator i shkėlqyer dhe njė poet tepėr interesant, (sidomos kur dėndej me fėrnetė). Tregtonim nga tė gjitha, qė nga kėpucėt, orėt, magnetofonėt, e deri te vrasėset e mizave.

Njė ditė sytė e mi panė dy kėmbė tė fishkura, tė zbathura. Kuptohej, ishin kėmbė tė njė gruaje plakė tepėr tė moshuar. Nuk shisja ēorape, prandaj i bleva njė palė tė trasha te kolegu im fqinj. Qe dimėr i ashpėr, fillim shkurti. Ia vesha plakės ēorapet, i vesha dhe njė palė kėpucė, i futa nė dorė dhe njė njėmijėshe. Xhemili ishte larguar pėr tė kthyer fėrnetin e zakonshėm. Kur erdhi, syri i tij i sprovuar e kuptoi qė mungonin njė palė kėpucė, sipas tij qenė shitur. Ia tregova si qe puna. Pasi tha me tė qeshur “do na nxjerrėsh me kėpucė tė kuqe”, shtoi se edhe ai kėshtu do tė kishte bėrė. Mirėpo tė nesėrmen unė i njoha kėpucėt qė i kishja dhėnė plakės. Ngrita sytė. Para meje qėndronin dy plaka, njeren e njihja, tjetra ishte kėmbėzbathur. I them Xhemilit qė po merrej me njė blerės: shiko, ka sjellė njė shoqen e saj. Do tė tė rrah, i tha Xhemili asaj, mos tė vish mė, edhe ne, goxha burra, pėr bukėn e gojės kemi dalė kėtu. Megjithatė edhe ai bėri siē kishja bėrė unė njė ditė mė parė. Veēse u dha tė dyjave nga njėmijė lek.

Ky nuk qe i vetmi rast, por, tė mos e zgjas.

Kjo punė u mbyll nga unė, pra pushova sė qėnė kryetar i jurisė sė kėmbėve, kur fėmijėt e mi mbaruan vitin shkollor, u diplomuan dhe vendosėm tė emigronim.

 

Marash Mėhilli: Jeni fitues i ēmimeve tė para nė konkurse kombėtare, keni hyrė nė antologji e tekste shkollore, keni botuar deri tani 9 libra. Ju pyes, Hiqmet Meēaj e ka shkruar kryeveprėn e vet, apo do tė presim?

 

HIQMET MEĒAJ: Qė kur kam filluar tė shkruaj e tė botoj, ēdo gjė qė e quaj tė pėrfunduar, dua tė mė pėrfaqėsojė denjėsisht. Pėr autorin serioz, tė gjitha ato dufe qė nxjerr jashtė e qė quhen vepra, pretendon tė jenė kryevepra tė tij. Nisur me kėtė logjikė, nėse do tė jem nė gjėndje shėndetėrisht edhe pėr ca kohė, edhe unė vet do ta kėrkoj atė, qė ju e quani kryevepėr.

 

Marash Mėhilli: Lexuesve tuaj tė shumtė nuk u shqitet nga mendja njėvetullori apo kapiteni gjysėm mitik nė tregimin “Pėr askund”. Pena juaj nė tė ardhmen a do t’i tejkalojė kėto skalitje tė rralla?

 

HIQMET MEĒAJ: Mendoj se do t’i shtoj, do tė kem mė tepėr “njėvetullorė” dhe “Kapedan Jani”. Shkrimtari, pasi zė kėndin e tij tė veēantė, mendon tė shtrihet jo vetėm nė lartėsi, por edhe nė gjerėsi, tė krijojė atė qė mund tė quhet “trungu i tij”, tė cilit i duhen shumė degė, tė holla apo tė trasha, nė pjesėn e poshtme apo tė sipėrme, ndryshe do tė mbetet pa kurorėn e vet madhėshtore.

 

Marash Mėhilli: Si e gjykoni shkrimin problemor tė Andit, djalit tuaj, (Dhe ai me talent si poet e prozator qė premton shumė) pėr ekzistencėn e klikave letrare. Juve, ju kanė penguar ato klika?

 

HIQMET MEĒAJ: Ėshtė e ēuditshme, po Andi ka rreth katėr vjet qė shkruan dhe nė kėto katėr vjet, jo vetėm qė ka botuar katėr libra cilėsorė, por edhe ėshtė mbushur me ēmime e botime periodikėsh: kėtu, nė Tiranė e jashtė. Kjo e ka bėrė ta ngrerė shumė interesimin e tij pėr t’u formuar thellėsisht si intelektual. Nė tė gjithė kėtė rrugė, tė shkurtėr nė kohė, por plot intensitet, siē duket ka ndjerė se ka grupime tė caktuara, tė cilat ai i quan klika letrare, qė pengojnė afirmimin e tė talentuarve. Ėshtė e natyrshme tė luftojė kundėr tyre nė mėnyrė demokratike dhe me kurajė. Ai shkrim i tij mė pėlqeu, i ėshtė ribotuar disa herė dhe i kanė ardhur shumė pėrgėzime me e-mail.

Ju pyesni: a mė kanė penguar ato klika? Po, vazhdojnė tė mė pengojnė. Ti duhet ta dish qė shkaku i vėrtetė ėshtė pėrfitimi i shumave tė mėdha, pėrkthimi nė gjuhė tė huaja, vajtja nėpėr botė, etj.... Nė Shqipėri ēdo gjė ėshtė bėrė biznes. Shitet letėrsi surogato, ambalazhohet e ēohet nėpėr botė, duke na ekspozuar keq para tė tjerėve e duke na e larguar afirmimin nė botė

 

Marash Mėhilli: Sot shkruhet njė lloj letėrsie (jo dendurisht), qė tė afron lexim dhe jo kuptim, gjithnjė brenda njė domethėnie tė caktuar. Cili ėshtė mendimi juaj pėr tė?

 

HIQMET MEĒAJ: Njė pyetjeje tė tillė do tė doja t’i pėrgjigjesha kėshtu: derisa ka njerėz, qė veē ujit, nuk pinė gjė tjetėr, le tė shkruhet pėr ta edhe njė letėrsi e tillė, qė i ngjan ujit. Nuk pinė tė gjithė shampanjė. Veē mė shqetėson njė gjė: shumė autorė tė kėtij lloji, ujin mundohen ta shesin pėr shampanjė.

 

Marash Mėhilli: Mikrobotizmi juaj ka ngadhnjyer. Kritika hesht. Si e shpjegoni ju, si mosnjohje, moskuptim, apo diēka tjetėr?

 

HIQMET MEĒAJ: Cila kritikė? Mė tregoni ju njė emėr tė tillė. Por, Marash Mėhilli, Myslim Maska e ndonjė tjetėr, e kanė pranuar dhe vlerėsuar, megjithėse ka edhe tė tjerė, njerit prej tė cilėve i drejtohem kėshtu, kur shkruan pėr “Heshtat e barit”, ndonėse mė tepėr ka synim tė godasė “Mikrobotizmin”:

  KUR “HESHTAT E BARIT” PĖRDOREN KUNDĖR MIKROBOTIZMIT

(Fillim i njė replike tė butė, kėsaj radhe me shkrimtarin socrealist X.)

 

“Dhe as qė mund tė pranohet se i gjithė ky qėndrim i shėrben njė farė mikrobotizmi,- fjalė e sajuar nga dy gjuhė vėrtetė fqinje, por gjithsesi tė pangjashme,-por njė bote aq tė madhe sa mund tė sfidojė fantazia njerėzore, pėrtej shpirtit tė saj.”“Siē ndodh nė tė tilla krijime tonet luftarake tė zemrės rriten dhe bota e madhe bėhet mė e prekėshme, mė e qartė, mė e vėrtetė”.

Janė kėto disa nga “perlat” e zotit X., me tė cilat mundohet tė shkėlqejė nė shkrimin “Ikja prej heshtjes”, botuar nė “Gazeta e Athinės” tė datės 24.4.2003 pėr vėllimin me poezi tė Stefan Martikos.

Τė mos pranosh diēka ėshtė e natyrshme pėr kėdo, por tė fyesh dikė, duhet ose ta urresh shumė, ose ta kesh zili shumė.

Bėhet fjalė pėr Mikrobotizmin, rrymė letrare pėr tė cilėn pretendoj se i pėrkas dhe ėshtė metoda ime krijuese mbi tė cilėn mbėshtetem. Gjithēka kam botuar e kanė pėrshėndetur pothuaj tė gjithė ata qė kanė patur dashamirėsinė tė shkruajnė pėr to, midis tyre edhe zoti X. dhe kėshtu pa dashur ky zotni ka pėrshėndetur edhe kėtė rrymė, e cila ėshtė e pandashme nga krijimtaria ime. Po mundohem mė konkretisht tė ndėrtoj disa supozime pėr tė gjetur cili ėshtė burimi i fyerjes. Autori i shkrimit thotė “njė farė mikrobotizmi” dhe mė tej vazhdon “fjalė e sajuar nga dy gjuhė vėrtetė fqinje, por gjthsesi tė pangjashme”. Autorit, qė siē duket pak e njeh gjuhėn shqipe, ose se nuk e do, ose se nuk ėshtė i kėtij specialiteti, do tė doja t’i kujtoja se edhe fjala artikullshkrues ėshtė e ndėrtuar nga dy fjalė tė dy gjuhėve fqinje, aspak tė ngjashme, sikurse fjalėt autorfyes, antivlerė e tė tjera e tė tjera. Sipas kėsaj mė duhet tė pranoj se nuk ėshtė ky shkaku i urrejtjes ndaj kėsaj fjale, pra fjalėformimi (pėr ēudi dhe kjo fjalė e krijuar nga dy gjuhė fqinje, por gjithsesi tė pangjashme). Zoti X. ka shkruar e botuar rreth dyzet vjet mbėshtetur mbi njė metodė letrare tė quajtur realizėm socialist, e cila sipas tij duhet tė jetė e nderuar, sepse emėrtimi i saj ėshtė ndėrtuar nga dy fjalė, qė tė dyja tė huaja. Po kėshtu mund tė pranojė terma tė tjerė si surealizėm, realizėm magjik, klasicizėm, por kurrėsesi mikrobotizėm, sepse prishet logjika, ose duhet tė jenė fjalė tė huaja, ose s’ka. Ky ėshtė urdhėr!

Me qė prej fjalėformimit nuk e nxorrėm burimin e vėrtetė tė fyerjes, po mundohemi tė zhytemi mė thellė, tė zbulojmė ato qė zoti X. mundohet t’i fshehė.

Mikrobotizmi nuk ka lidhje fare me poetin Stefan Martiko, pėr tė cilin kam shkruar qė para rreth tre vjetėsh se poezitė e tij tė fundit mė tronditėn estetikisht, kohė kur siē e pohon artikullshkruesi, nuk i kishte kushtuar poezisė sė tij as vėmendjen mė tė vogėl. Stefan Martiko nuk ėshtė angazhuar apo prononcuar se i takon mikrobotizmit. Duket sikur X. merr pėrsipėr ta mbrojė kėtė autor, se mos bie nė mikrobotė, ngatėrrohet dhe tonet luftarake tė zemrės nuk do t’i rriten ndjeshėm dhe bota e madhe nuk do t’i bėhet mė e prekėshme, mė e qartė, mė e vėrtetė. Punė pėr tė, deri sa ka marrė pėrsipėr rolin e dados, megjithėse nuk e di sa i pėlqen kjo gjė poetit Martiko.

As prej kėtyre nuk del shkaku i vėrtetė, pėrse mikrobotizmin e quan “njė farė mikrobotizmi”, megjithėse shpreh pėr tė inat fjalėformues, megjithėse mundohet tė rrėmbejė Stefan Martikon nga kthetrat e tij. Kėshtu qė detyrohem tė bėj edhe ndonjė supozim tjetėr. Tė gjitha rrymat apo metodat letrare kanė lindur diku nė Europė, nga autorė tė huaj, modernė qofshin ose jo. Sikur mikrobotizmi tė kishte lindur diku, nė ndonjė cep tjetėr tė botės, patjetėr qė zoti X. do ta pranonte. Ne autorėt shqiptarė duhet ta kemi tė ndaluar tė pėrpiqemi tė krijojmė diēka, sepse do tė na pėrgjojė fyerja, urrejtja apo zilia. Mund tė na pranojnė si poetė tė mirė nė se ecim nė shtigje tė njohura, tė rrahura e tė shkelura deri nė rrafshim nga tė tjerėt. Origjinalė nuk duhet tė bėhemi kurrė. Pėrse tė mos kemi nė raste tė tilla pak nxitje, njė urim, njė shtytje pėr tė guxuar edhe mė tej?

Duke e mbyllur kėtė shkrim tė shkurtėr do tė doja tė thoshja se mikrobotizėm nuk do tė thotė humbje  e kontaktit me botėn e madhe, me yjtė, diellin dhe hėnėn, por futje mė thellė nė botėn e njeriut, nė shpirtin qė duket fare pak dhe neve si krijues na duhet ta zbulojmė, ta shkruajmė me mjete tė reja, duke ngjallur emocione tė reja, se krijues i vėrtetė sipas meje nuk ėshtė ai qė rrėfen ē’ndodh rrotull tij, por ai qė krijon traditė tė re letrare me guxim, duke pranuar edhe fyerjet.

 

P.S.   Kjo replikė nuk ka pėr qėllim tė fyejė, pėrkundrazi, vendosja e emrit me inicialen X., ėshtė bėrė pėr kėtė qėllim. Replika ka pėr qėllim tė vetėm t’u thotė artikullshkruesve tė tillė ( tė tillė ka disa, veē X.-it), tė jenė mė seriozė kur gjykojnė tė tjerėt dhe tė mos mundohen t’i pengojnė kur guxojnė tė sjellin diēka tė re

 

Marash Mėhilli: Sa i pėrqaset jetės dhe nevojave shpirtėrore tė emigrantit letėrsia shqipe e shkruar kėtu, nė tokėn greke, shpėrngulja nga dheu i etėrve, ngulja nė dheun e tjetrit, rikthimi. Si mendoni, janė ezauruar si tema?

 

HIQMET MEĒAJ: Mendoj se kush shkruan pėr tė prekur tematikė tė caktuar, tematikė pėr tematikė, mbetet i dėshtuar. Vetėm vlerat e larta estetike janė tė pėrjetshme. Pėr mua dheu ėsht njė, me tė ėshtė e mbushtur e gjithė Toka. Nuk mė mallėngjejnė gjėra tė tilla. Nuk jemi vetėm ne qė shpėrngulemi dhe shpėrnguljen nuk e nisėm ne tė parėt. Historia e njeriut ėshtė histori nomade. Nė se e pranojmė teorinė e lindjes sė njeriut tė parė nė Afrikė dhe po tė pozicionohemi emoconalisht kundėr emigrimit, sot tė gjitha kontinentet e tjera, pėrfshi edhe Europėn tonė, sipas kėsaj pikėpamjeje, duhej tė ishin tė shkreta, pa njerėz. Nė Afrikė duhej tė rrinin tė gjithė, se atje i kanė eshtrat e tė parėve.

Po ja qė jeta rrjedh ndryshe. Kontinenti Amerikan e ai Australian lulėzojnė nga kėto shpėrngulje masive.

Tė merret letėrsia vetėm me kėto aventura, mė duket njė mjerim dhe rrudhje e saj deri nė asgjėsim. Letėrsia, sipas meje, nuk duhet tė jetė kronika e kapur nė grackė nga sentimente qė zgjasin pak e qė janė tė sipėrfaqshme.

Tė mos keqkuptohemi, e dua vendin tim dhe me tė jam i lidhur me shumė fije tė pazgjidhshme. Por ata qė bėrtasin shumė nė emėr tė tij, ata ia kanė vėnė atij shkelmin nė grykė.

 

Marash Mėhilli: Nė forcat prodhuese hyn njeriu, vegla e punės dhe eksperienca. Sa do t’ju ndihmojė pėrvoja 40-vjeēare nė pėrparimin e mėtejshėm?

 

HIQMET MEĒAJ: Kur themi njeriu, unė i pėrjashtoj dy tė tjerat, me kuptimin se pa njeriun ato nuk do tė egzistonin. Njeriu ėshtė qėnia mė e ēuditshme, mrekullia e mrekullive. Ndėrton pėr tė shkatėrruar, shkatėrron pėr tė ndėrtuar. Vetėm ai e asnjė krijesė tjetėr, u ngjan aq shumė forcave tė natyrės, u futet atyre brenda, jo pėr t’i imituar, por pėr t’u bėrė rival i denjė i tyre. Unė e adhuroj njeriun, nuk i pėrzgjedh racat. Prej kėtej mė buron eksperienca. Siē e theksova edhe mė lart, letėrsia qė krijoj tenton tė hyjė nėpėr indet mė tė thella tė qėnies njerėzore, tjetėr gjė nė e kam arritur aq sa duhet. Kjo eksperiencė do tė mė ndihmojė edhe nė tė ardhmen. Mė ngjall krupė letėrsia qė nuk e ndjek zhvillimin njerėzor, por merret me fenomet e jashtme tė natyrės, me diej e hėna, me stuhira e vrulle abstrakte.

 

Marash Mėhilli: Cili mbetet shkrimtari mė i pėlqyer pėr ju, shqiptar apo i huaj?

 

HIQMET MEĒAJ: Tė kam thėnė njėherė, se kur erdhėm ashtu siē erdhėm nė Greqi, na shoqėronte Gogoli me novelat e tij. Kėtu piqemi nė shije edhe me Andin.

Gjatė jetės sė formimit tim, herė kam pėlqyer njė shkrimtar e herė njė tjetėr. Tė gjithė kanė qenė tė huaj. Letėrsinė shqipe e vlerėsoj si traditė, pa tė nuk do tė kishim kėtė zhvillim gjuhe qė kemi sot. E respektoj, vetėm kaq.

 

Marash Mėhilli: Hiqmet Meēaj ėshtė po kaq i mirė nė familje, sa ē’ėshtė nė letra? Mund tė pranoni ndonjė ves, nėqoftėse e keni, ndonjė trill, ndonjė damar prej “tė marri”?

 

HIQMET MEĒAJ: Duhet ta kem ndonjė ves, edhe ndonjė “marre”. Pėr shembull, kur shkruaj, dua tė jem vetėm, me letrėn pėrpara dhe me Zotin tim. I drejtohem vetėm atij. Gruaja ime, qė e ka shpirtin prej ėngjėlli, ankohet se nuk mė ka parė ndonjėherė tė shkruaj, megjithėse jetojmė sė bashku pothuaj dyzet vjet. Mbyllem i vetėm dhe, po nguli kėmbė tė mė japė ndonjė gjė pėr tė pirė, ndoshta edhe shkatėrroj shumė gjėra. Por kjo ka ndodhur shpejt, kur ishim tė rinj.

Nuk shkruaj dot nėpėr kafenera, parqe apo salla. Siē e thashė, mė duket sikur mė shikojnė.

I dua miqtė e mi njėsoj si veten. Ky ėshtė njė ves i madh, qė nuk e luftoj dot. Shumė herė kam mbetur i zhgėnjyer prej tyre, por megjithatė mund tė krenohem pėr miqtė e mi tė shumtė.

Vese tė tjera? Ata qė mė njohin mund tė dinė mė shumė pėr mua.

 

Marash Mėhilli: Ju faleminderit, jetė tė gjatė e krijimtari cilėsore. Uroj qė tė pėrparojė edhe “dinastia letrare”, babė-bir.

Pena juaj pritet e mirėpritet.

 

Athinė, 11 maj, 2004

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2004)

 

 

Recent Forum Posts

No recent posts