Akademik KOPI KYĒYKU

SHPIRT SHQIPTAR
(Mbresė)
Para disa ditėsh, mė 4 dhjetor, prozatori i talentuar pogradecar Istref Haxhillari, mė uronte nė e-mail pėr shkrimin Nacionalizėm dhe demokraci, qė sapo kish parė dritėn e botimit nė Telegraf. Pas pak ēastesh postieri mė solli njė zarf me dokumentin e sapo anėtarėsimit tim nė Akademinė Evropiane tė Arteve (nė Belgjikė). Dėrguesi, piktori i shquar kosovar Jetullah Haliti ETI, kryetar i Komitetit Shqiptar tė asaj akademie, me president ndėrkombėtar personalitetin e shquar Alfons Krepėn, mė uronte pėr pranimin anėtar aktiv nė institucionin e lartpėrmendur. U pėrlota nga dy gėzime tė njėhershme: nga nderi qė po mė bėhej dhe nga dashamirėsia shqiptare. Pas gjysėm ore mė duhej tė merrja tramvajin qė do tė mė ēonte nė universitet. Njė zė i brendshėm ma "shtėmėngu" itinerarin dhe mė bėri tė telefonoja nė dekanat pėr ti shtyrė dy leksionet nė njė ditė tjetėr. Fill paskėtaj dola nga shtėpia dhe fillova tė matja nė kėmbė rrugėt e Bukureshtit. Hapat pėrparonin si dy shina paralele me pėrsiatjet. Kėto tė fundit bėnė njė ndalesė nė shkurtin e 2007-ės, nė njė tjetėr kryeqytet, - pó nė dhé tė huaj, - nė Athinė. Asikohe ia pata hipur autobuzit dhe, pas njė udhėtimi tejet tė gjatė, i cili ēuditėrisht nuk mė lodhi aspak, e pashė veten nė pikėmbėrritje. Dita nuk kishte aguar ende dhe mėdyshja po mė mundonte: ti njoftoja a, mė saktė, tua prishja gjumin Meēajve, at e bir? Mė nė fund e ndava mendjen. Ngaqė mezi prisja ti takoja, i mora nė telefon. Nga skaji tjetėr i fillit veshin ma ngrohėn fjalėt: Mirseerdhe, vėlla! Pėr pesė minuta na ke aty. I gėlltita lotėt me zor pa dhėnė dot pėrgjigjje. Tė dy ia behėn mė shpejt nga sa premtuan. Mu hodhėn nė qafė si tė kishim dalė nga i njėjti bark nėne dhe mbetėm njė copė herė ashtu, tė mbėrthyer nė krahėt e njėri-tjetrit. Pasi pimė kafen nė klubin mė tė afėrt, u drejtuam drejt banesės sė tyre. Ishte njė ngrehinė modeste, gjithaq edhe kthina nė tė cilėn rrinin me qira prej shumė vitesh, at e bir. Hodha njė sy rretheqark. Gjithēka fliste pėr rregull shembullor. Ēdo gjė nė vendin e duhur. Kurrfarė luksi. Me tepri ishte vetėm ngrohtėsia e vetvetishme qė rrezatonin kėta dy njerėz tė lidhur akoma mė fort me njėri-tjetrin, jo vetėm nga gjaku, por edhe nga humbja e parakohėshme e njeriut tė shtrenjtė: nėnės e bashkėshortes. Ishte hera e parė qė takohesha me Hiqmetin e me tė birin, Andin. Si ēdo dashamirės i letėrsisė, edhe unė, qysh herėt, kisha shijuar hijeshinė e thellėsinė e vargjeve tė Hiqmetit, e mė pas edhe tė tė birit, Andit, njėherazi piktor po aq i talentuar. Por, deri nė ato ēaste, nuk mė ishte dhėnė rasti ti njihja personalisht. Kur, nė fillim vitin 2005, me njė modesti tė paharrueshme, Hiqmeti mė lutej ti jepja intervistė pėr revistėn Muaji tė Athinės, - duke mė dėrguar edhe pyetjet pėrkatėse, - e ndjeva veten mė tė vlerėsuar nga sa e meritoja dhe i thashė me ēiltėrsi se bota shqiptare kishte plot si unė, madje edhe mė tė pėrgatitur. Kėmbėngulja e tij mė bėri tė pranoja. Intervista u botua, e shoqėruar me disa fotografi. Kur e falenderova, Hiqmetit iu shtua oreksi. Tė lutem ta zgjerosh mė tej, se ke gjėra tepėr interesante mė thoshte nė njė mesazh elektronik, duke formuluar njė numur tė madh pyetjesh, tė cilat dėshmonin se e pat ndjekur hap pas hapi dhe e njihte mirė veprimtarinė time dhe jo vetėm timen, por edhe tė tim biri, Ardianit. Pėrgjigjjet e mia, jo gjithmonė lakonike, patėn si rrjedhojė shndėrrimin e intervistės nė njė libėr tė vėrtetė me mbi dyqind e gjashtėdhjetė faqe! Mė dhe gishtin, por tė mora krejt krahun i thashė atėhere me tė qeshur dhe shtova: Revista Muaji nuk ka vend pėr gjithė Vitet qė pasqyroj nė pėrgjigjjet ndaj pyetjeve tė tua. Kėsisoj, falė dashamirėsisė sė Hiqmetit, u jetėsua njė dialog i gjatė, njė vetėrrėfim pa doreza. Ēėshtė e vėrteta, jo rrallė kisha ndjerė nevojėn tė dėshmoja me zė tė lartė shumė gjėra pėr veten e pėr tė tjerėt, por ndruhesha se paskėtaj shumėkush, me plot tė drejtė, mund tė mė qortonte: Kush tė pyeti ty, qė na i thua gjithė kėto? E, pra, u gjend njė njeri i tillė, me emrin Hiqmet Meēaj, sa i madh si poet, prozator dhe eseist, aq edhe si njeri. Por, para se ti mbyll kėta rreshta mirėnjohjeje, le tė mė lejohet tė rikthehem nė Athinė, nė kthinėn e ngushtė tė shpirtgjerėve Meēaj. Pasi mė shėtitėn e mė gostitėn me bujari, - duke pakėsuar pa ngurrim kuotėn tejet modeste tė shpenzimeve tė tyre tė pėrditshme, - me tė vėnė kokėn nė jastėk, nga lodhja mė zuri gjumi menjėherė. Nė mėngjes, nė tė dy anėt e shtratit vigjėlonin Meēajt, at e bir, a, mė saktė, ngazėlleheshin qė po ēlodhesha, duke e dėbuar gjumin nga qepallat e tyre. Kėtė herė, me tė hapur sytė, nuk i mbajta dot mė lotėt, qė filluan tė rridhnin pa mė pyetur. Sado i ftohtė tė jetė moti kėtu, nė Vllahi, nuk dua tia di: mė mbajnė ngrohtė, si bukėn me qiqra, xhupi i trashė e kėpucėt e forta qė mė falėn atėhere me kėmbėngulje Meēajt. Edhe nė Athinė e pashė, e ndjeva, se shpirti shqiptar ėshtė nė gjendje tė bėjė gjithēka, madje edhe tė vetėflijohet, po e desh puna...
(Botuar nė gazetėn "Telegraf", mė 8 dhjetor 2009).
NĖ VARGUN E BOTIMEVE TĖ KOLONĖS KAMBANA-POEZIA E ZGJEDHUR SHQIPE, SHTĖPIA BOTUESE TOENA I SHTOI KĖSAJ BIBLIOTEKE PĖRMBLEDHJEN ME POEZI TĖ ZGJEDHURA TĖ SHKRIMTARIT TĖ NJOHUR HIQMET MEĒAJ, TITULLUAR KUJTESĖ E SHPIKUR


Mė 22 Nėntor me nisiativėn e studiuesit Zotit Foto Malo dhe tė shkrimtarėve Murat Aliaj dhe Myslim Maska, nė ambientet komode tė Shkolla Shqiptare qė drejtohet nga intelektuali dhe biznesmeni Shqiptar Lorenc Koka u zhvillua diskutimi i krijimtarisė letrare pėr shkrimtarin dhe poetin shumė tė njohur HIQMET MEĒAJ.
Kishin ardhur pėr tė nderuar dhe vlerėsuar krijimtarinė nė vite tė H. Meēaj shumė krijues, shkrimtarė, poetė, studiues, aktor e tė tjerė, si dhe Hiqmetit iu bėn shumė telefonata nga miq e shok qė nuk kishin mundėsi tė ishin tė pranishėm.
Ishin tė pranishėm: Studiuesi Foto Malo, shkrimtari Murat Aliaj, prozatori dhe poeti Myslim Maska, poetėt Stefan Martiko, Odise Goro, Andi Meēaj, Ndue Marku, Koēo Mėrtiri, Luan Xhuli, Leon Lekaj, kritiku Alush Avduli, Dhimitra Malo, A. Gjata e tė tjerė.
Aktivitetin e hapi studiuesi F. Malo i cili pėrcolli tek tė pranishmit jetėn dhe aktivitetin krijues ndėr vite tė Hiqmetit. Dhe Hiqmeti dhe Fotua janė personalitete tė letrave shqipe qė i pėrkasin brezit qė kanė krijuar (shkruar) qysh herėt, nga vitet 60 e deri nė ditėt tona.
Mė pas e morri fjalėn poeti S. Martiko. Ndėr tė tjera Stefani tha se: -H. Meēaj ėshtė njė gur kėndor nė krijimtarinė letrare shqipe. Hiqmeti ka karakteristikat e tija si nė formė dhe nė pėrmbajtje nė krijimtarinė e tij tė gjatė letrare tė prirura nga kėrkesa domethėnėse bashkėkohore nė poezi dhe nė prozė. Krijimtaria letrare e Hiqmetit ėshtė vlerėsuar dhe ēmuar qysh nė krijimet e hershme tė tija nga lexuesit dhe kritika, duke e radhitur Hiqmetin njė nga poetėt mė tė mirė modern. S.Martiko tėrhoqi vėmendjen se nė Shqipėri janė krijuar klane krijuesish, qė gjithēka e mendojnė se poezia dhe proza rrotullohet rreth tyre dhe harrojnė se ka dhe poetė e shkrimtarė tė tjerė me vlera letrare, si pėr shembull H.Meēaj.
Shkrimtari M.Aliaj, gjatė diskutimit tė tija tregoj se, Hiqmetin nga afėr e kam njohur nė Athinė pas viteve 90. Por gjatė gjithė jetės time krijuese e kam pasur njė mik tė ngushtė shpirtėror qė e lexoja dhe merrja prej tij artin e tė krijuarit ndryshe. Koha, thotė Murati e veēoi, e vlerėsoi dhe e radhiti si ajkėn e krijuesve mė tė mirė vlonjat F.Arapi, H.Meēaj dhe Sh. Tiganin.
Poeti Koēo Mėrtiri u shpeh se: H.Meēaj e kam lexuar qysh nė vitet kur isha nė gjimnaz. Hiqmeti ka njė lirikė tė pastėr nė formė, plotė ngjyrime ku mbizotėron filozofia e mendimit. Ai ėshtė i kuptueshėm dhe poezia e tij ka evoluar natyrshėm drejt modernes.
Poeti lirik Odise Goro me fjalėt e tija tė zgjedhura lirike krijoj njė atmosferė tė ngrohtė letrare ku pėrcilleshin vlerat e poezisė sė Hiqmetit.
Prozatori dhe poeti Myslim Maska u paraqit para auditorit me njė studim tė veēantė rreth karakteristikave, vlerave dhe veēorive tė mendimit filozofik nė romanin Kukullat e pyllit.Ky roman, pėr vlerat, mendimet dhe mesazheve qė pėrcjell ka lindur dhe diskutime nga krijues tė ndryshėm
Mė pas diskutuan Alush Avduli, Dhimitra Malo e tė tjerė. Por njė bukuri tė veēantė dhe atmosferė festive letrare me kujtimet dhe interpretimet e aktorėve Lefter Simoni dhe Merita Dabulla. Herė pas here tė pranishmit shijuan forcėn poetike tė poezive tė Hiqmetit duke interpretuar me shumė profesionalizėm poezi tė zgjedhura tė poetit H.Meēaj. Ēaste shumė interesante u krijuan kur tė pranishmit iu bėn shkrimtarit dhe poetit H. Meēaj pyetje tė ndryshme rreth problemeve tė ndryshme krijuese tė autorit nė vite.
Hiqmet Meēaj lindi mė dy Maj 1945 nė Qytetin e Ballshit nga prindėr me origjinė nga fshati Kallarat i Vlorės. Mė 1963 mbaron shkollėn e mesme Halim Xhelo dhe i
H. Meēaj ėshtė i pėrfshirė nė disa antologji nė prozė e poezi si:
- Antologji pėr Skėnderbeun me prozė e poezi 1968
-Pėrfshihet nė antologjinė Vargje tė zgjedhura me poetė mė tė mirė tė kohės 1970.
-Pėrfshihet nė antologjinė Antologjia e letėrsisė pėr shkollat e mesme 1970
-Nė vitin 1964 pranohet nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė.
-Mė 1966 fiton konkursin mbaruniversitar me njė studim pėr krijimtarinė e Mjedės.
-Mė 1971 fiton ēmimin e dytė nė Konkursin Kombėtar me librin Tregime pėr fėmijė
-Mė 1983 boton vėllimin poetikTokė e pagjumė si libri mė i mirė i vitit.
-Antologji tė tjera tė shumta ku Hiqmeti ėshtė bashkautor .
Nė prozė:
-Kukullat e pyllit, roman, 2003
- Pėr askund, tregime, 2003
-Ēikpaku, roman, 2007
- Si dhe nė shumė antologji tė tjera nė prozė ku H.M ėshtė bashkautor.
Kanė thėnė pėr H.Meēaj:
Agim Vinēa
H.Meēaj duket nė shikim tė parė, njė poet i disiplinuar, qė kontrollon mirė frymėzimin dhe shprehjen. Mirėpo poezia e tij ka dredha dhe shpėrthime tė brendshme. Meēaj ėshtė njė krijues qė arrin drejtpeshimin ndėrmjet ritmit dhe mendimit, ndėrmjet fjalės dhe ides, formės dhe pėrmbytjes.
Moikom Zeqo:
Poeti i vėrtetė mbetet poet i vėrtetė nė tė gjitha kohėrat. Shkruan shumė mirė nė prozė, gjė qė e dėshmon me romani e tij tė fundit.
Mihallaq Qilleri:
Hiqmeti ėshtė jo vetėm njė poet i lindur, por dhe njė intelektual klasi, qė analizėn e viteve tė trnzicionit shqiptar e bėnė si si rrallėkush, pa ripėrtėritjen tragjike tė ithtarėve tė luftės sė klasave, qė ia hodhėn atė shoqėrisė shqiptare mbi shpinė,kur ajo qe plagosur keq.
Visar Zhiti:
H.Meēaj ėshtė emėr i njohur nė poezinė bashkėkohore shqiptare. Ritmet e emocioneve tė tij, sa qytetare aq dhe me frymė origjinale
Pėrgatiti Arqile Gjata
25-11-2009
Athinė
BOTIMET SHQIPTARE MĖ TĖ PREFERUARIT
NĖ LIBRARITĖ E KRYEQYTETIT
27.08.2009 00:02 - Kategoria: Kulture
Ky sezon veror shėnon rritje tė veprave nga autorė shqiptarė
Gjatė kėtij sezoni veror botimet shqiptare janė ato qė po kėrkohen ēdo ditė e mė shumė nėpėr libraritė e kryeqytetit. Ndryshe nga pushuesit e huaj qė interesohen tė blejnė kryesisht kartolina, qytetarėt shqiptarė janė mė tė interesuar nė blerjen e librave. Botimet shqiptare janė me tė kėrkuara pasi numri i blerėsve tė tyre sa vjen dhe po rritet, ndryshe nga njė vit mė parė kur preferoheshin mė tepėr librat dhe botimet e huaja. Letėrsia shqipe me historitė dhe ngjarjet qė ajo trajton, duket se ka bėrė pėr vete lexuesin, pasi disa kohė mė parė ajo gjatė sezonit veror nuk ka qenė kaq shumė e kėrkuar. Kemi vėnė re se kėtė sezon lexuesi po tėrhiqet mė tepėr drejt librit shqip, konstaton edhe njė prej punonjėsit e njė prej librarive mė tė mėdha tė Tiranės. Rritja e botimeve ka bėrė qė gjatė verės nė librari dhe biblioteka tė hyjnė edhe dhjetėra botime tė reja. Pas suksesit tė parė tė romanit Tė jetosh nė ishull, i cili vazhdon tė jetė ndėr mė tė kėrkuarit, autori Ben Blushi po vazhdon tė korrė suksesin e radhės mė romanin, Otello-Arapi i Vlorės. Ky ėshtė edhe njė ndėr titujt mė tė shitur shqiptarė. Otello-Arapi i Vlorės romani i dytė i Ben Blushit ėshtė njė ndėrthurje midis trillimit tė autorit me tė vėrtetėn historike. Autori i vendos personazhet mes Vlorės dhe Venedikut tė viteve 1600. Njė tjetėr botim pėr tė cilin po flitet shumė sė fundmi ėshtė edhe Midis Nanos dhe Berishės i ish presidentit tė republikės Alfred Moisiu. Nė kėtė libėr vijnė nė duart e lexuesit kujtimet dhe ngjarjet, ndėrhyrjet dhe veprimet, sukseset dhe dėshtimet, dėshirat dhe mundėsitė etj, qė e kanė shoqėruar z. Moisiu pėr periudhėn e mandatit tė tij presidencial. Por nuk duhet tė harrojmė edhe shumė botime tė autorėve tė tjerė, tė cilat u pėrkasin si romaneve, studimeve, botimeve historike dhe atyre pėr fėmijė. Tė tillė mund tė pėrmendim librin, Kryengritja e Delvinės, 1937, Formimi i foljeve nė gjuhėn e sotme shqipe, romanet Kukullat e Pyllit nga Hiqmet Meēaj , Vila me Dy Porta me autore Vera Bekteshi e tė tjerė. Pėrveē autorėve shqiptarė, tė pėlqyer janė edhe disa nga emrat mė tė njohur tė autorėve tė huaj. Engjej dhe Djaj i Dan Brown, Njė zemėr e dobėt, Fjodor Dostojevski . Fund vere Danielle Steel, Njėqind vjet vetmi Gabriel Garsia Markes, e shumė tė tjerė duke pėrfshirė edhe autorėt e rinj.
Vera vazhdon me historitė rozė
Temat mė tė rėndėsishme dhe mė tė trajtuara nė letėrsinė e kėsaj vere, si pėr veprat shqiptare edhe pėr ato tė huaja, janė historitė rozė. Poetėt kėtė herė kanė dashur ti japin mė tepėr rėndėsi ndjenjės. Arti kėtė radhė i ėshtė kushtuar femrės, sė bukurės dhe mbi tė gjitha ndjenjės universale tė dashurisė. Historitė roze vijnė kėtė herė nga romane te mbushura me pasion. Seksi dhe martesa, libri i June Hunt, ėshtė njė ndėr mė tė pėlqyerit. Sandra Brown ka sjelle Nata me njė te panjohur, njė roman interesant i cili zbulon ndjenjat dhe pėrjetimet e njė ēifti te sapo njohur, njė roman i cili ka brenda pasionin dhe ankthin qe bart njė njohje momentale. Zgjimi i pasionit ėshtė njė tjetėr roman roze te cilin e sjell pėr lexuesin Junde Deverant. Njė pasion i shuar, qe arrin te zgjohet. Ky roman ėshtė njė rrugėtim i gjatė pėrmes pėrjetimeve dhe rrėfimeve te vete autores, e cila ka shkruar shume mbi rizgjimin e njė pasioni. Duket se pikėrisht janė temat e dashurisė mė tė pėlqyerat pėr lexuesin shqiptarė pasi kjo ka sjellė edhe rritjen e numrit tė lexuesve. Njė lexues mė shumė ėshtė njė lajm i mirė. Qė do tė thotė qė shqiptarėt jo vetėm u janė kthyer librave, por parapėlqejnė edhe historitė roze ēka i largojnė nga stresi dhe problemet e pėrditshme jetėsore.
Titujt e rinj, mė shumė romanca
Kėtė sezon veror stenda e librarive janė pasuruar me njė numėr titujsh tė rinj. Por ashtu si dhe nė sezonet e tjera ajo qė tė bien nė sy janė mė sė shumti romancat. Kėtė sezon emra autorėsh tė njohur shqiptarė dhe tė huaj vijnė me botimet e tyre pranė lexuesve. Kėshtu autorė si Anne Holt, Elizabeth Gilbert , Stephanie Meyer etj, vijnė pranė lexuesve me historitė dhe ngjarjet qė ata sjellin nė botimet e tyre.Xhevahiri i Medinės, ėshtė njė prej librave mė tė rinj, tė sjellė sė fundmi dhe nė libraritė e Tiranės. Ky roman i shkruar nga Sherry Jones, vė nė qendėr tė tij aventura dashurie dhe besnikėrie nė njė trajtesė historike mbi disa prej figurave tė rėndėsishme tė islamit.Atė qė meriton, ėshtė romani thriller mė i ri i autores Anne Holt. Nė kėtė roman trajtohet njė gjurmim i kujdesshėm dhe tronditės i mentalitetit nė shoqėrinė norvegjeze nė 50 vitet e fundit. Ha, lutu dhe dashuro, ėshtė libri psikologjik i autores Elizabeth Gilbert. Nė kėtė libėr autorja sjell kėshilla tė ndryshme pėr femrat pėrmes historive dhe tė njė gruaje italiane, indiane dhe indoneziane, tė cilat gjatė gjithė jetės sė tyre janė vėnė nė kėrkim tė gjithēkaje. Libri ėshtė botuar nė shtėpinė botuese Dudaj. Pėr tė gjithė ato femra qė vuajnė nga Sindroma e shopping shkrimtarja italiane Mariafrancesca Venturo sjell kėtė roman tė bukur, si njė palė kėpucė firmato, si njė butik i famshėm.Muzgu, romani i autores Stephanie Meyer, ėshtė cilėsuar nga gazeta prestigjioze amerikane New York Times, si libri mė i shitur dhe mė i suksesshėm i vitit.
Ky roman qė trajton historinė e njė dashurie tė fshehtė, protagonistėt e sė cilės janė gjithmonė nė kėrkim tė mbijetesės, ėshtė sjellė pėr lexuesin shqiptar nga shtėpia botuese Morava. Tempulli i dashurisė i Timeri Murani, ėshtė romani ekzotik, i zjarrtė, joshės dhe i fuqishėm, i cili rrėfen historinė e Mugalit tė Indisė. Nė bregun perėndimor tė zonave tė Gangut, gjendet Taxh Mahali, njė ėndėrr e mermertė, njė pikė tėrheqėse pėr mijėra turistė. Ky tempull i mbėshtjellė nga gojėdhėna ėshtė pėrmendorja e njė dashurie tė zjarrtė, njė varr tė cilin e ngriti njė mugal indian pėr gruan e tij tė dashur. Nė kėtė roman zbulohet historia e dashurisė dhe intrigave tė pallatit mbretėror dhe luftėrave pėr pushtet. Dielli i skortave, ėshtė romani i ri i autorit Laurent Gaude. Ky roman thelbėsisht njerėzor merr pėrsipėr tė tregojė historinė e njė familjeje nga Pulia prej vitit 1879 deri nė ditėt tona. Ky libėr ėshtė botuar nga shtėpia botuese Papirus. Pirro Andoni sjell botimin Atje larg¦ nė fund tė botės, shqiptaro-argjentinasit nė ditarin e ambasadorit. Ndėrkohė qė romani i parė i Paolo Giordanos vjen nėn titullin Vetmia e Numrave Prim. Autori i lindur nė Torino nė vitin 1982 me romanin e tij tė parė ka rrėmbyer njė prej ēmimeve mė tė rėndėsishme italiane pėr letėrsinė siē ėshtė Strega.
Botime tė reja nė letėrsinė pėr fėmijė
Ashtu siē edhe konstatuam nė disa nga libraritė e kryeqytetit ajo qė vlen tė pėrmendet ėshtė edhe fakti i shtimit tė botimeve dhe shitjeve tė librave pėr fėmijė. Shitjet e librave pėr fėmijė nuk mungojnė nė asnjė stinė. Pėr disa janė prindėrit ata qė i shtyjnė fėmijėt tė lexojnė sa mė shumė. Kėtu futėn fėmijėt e brezit parashkollor. Pėr kėtė kategori shėrbejnė librat me ilustrime. Kėto libra pėrmbajnė figura dhe ngjyra tė ndryshme tė cilat shėrbejnė pėr zhvillimin e inteligjencės tek tė vegjlit e moshės nga dy deri nė gjashtė veē. Pėrveē kėsaj kategorie edhe fėmijėt qė vazhdojnė shkollimin para-universitar janė blerės tė mirė tė librave. Madje tek fėmijėt vihet re njė fenomen i veēantė. Tė rritur nė brezin e elektronikės dhe lojėrave dhe video-game shpesh mendohet qė fėmijėt e sotėm nuk lexojnė. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė sepse ka shumė fėmijė qė u pėlqen tė lexojnė, por edhe atyre qė nuk u pėlqen janė tė detyruar nga shkolla, qė tė lexojnė njė sėrė titujsh gjatė vitit shkollor. E gjithė kjo bėn qė shitjet e librave pėr fėmijė tė shiten vazhdimisht nė ēdo kohė dhe fėmijėt tė mbeten blerėsit mė tė rregullt. Disa nga titujt mė tė shitur pėr sa i pėrket literaturės pėr fėmijė janė: Seria e aventurave te Ēufos (4 libra) Bushaka Legjenda e kalorėsit tė Skėnderbeut, Gaqo Bushaka, Pushimet e Ēufos, Gaqo Bushaka Ēufoja nė shtėpinė e ēudirave, Gaqo Bushaka Perralla shqiptare 100 + 1 nate, Aventurat e Kapitenit Grif, Xhek London, Aventurat e Lizės nė Botėn e Ēudirave, Leėis Carroll, Ēarli dhe fabrika e Ēokollatave Roald Dahl, Ēufoja dhe Bubi Kacurrel, Gaqo Bushaka e shumė tė tjerė.
ISTREF HAXHILLARI

Istref Haxhillari u lind nė Pogradec, ku mbaroi arsimin e mesėm. Mė 1977 u diplomua pėr Fizikė nė Universitetin e Tiranės. Mė 1985 kreu kursin pasuniversitar pėr kėtė specialitet. Ka qenė mėsues, drejtor shkolle, inspektor, shef i arsimit tė rrethit Pogradec, pėrgjegjės i burimeve njerėzore nė Drejtorinė Arsimore, etj. Aktualisht mėsues nė shkollėn e mesme tė qytetit. I martuar me tre fėmijė. Ėshtė dashuruar me letėrsinė qė herėt. Prej disa vitesh ka botuar tregime, ese dhe publicistikė nė shtypin periodik, njė pjesė e tė cilave u botuan nė prill 2007 nė librin Pėrthyerje. Pjesa e dytė nėn titullin BUIS, nė proces botimi. Eseja Pesha e kohės, botuar nė vitin 2008. Proza Bari i ujkut botuar nė vitin 2009. Novela Ėndrrat kryqėzojnė kohėn, dygjuhėshe, shqip dhe anglisht botuar nė vitin 2009. Botime nė shtypin letrar tė Tiranės, nė revistat: HAEMUS, Bukuresht dhe The Eastern European Messenger, Londėr, etj.
MOKRA E SHPĖRFILLUR
(Etyd )
Fillesė:
Qarkullon prej shekujsh nėpėr Mokėr
thėnia e lashtė se Debrova e bėn Romėn,
po Roma nuk e bėn dot Debrovėn.
Nėpėr rrjedhat e kohės, Mokra dhe mokrarėt, krenarė e tė pėrfillur, punėtorė e tė besės, tė menēur e shakaxhinj, tė gjendur nė tė mira e tė kėqia si rrallė tė tjerė. Kush vajti e nuk mbeti mahnitur nga pėrthyerjet dhe bukuritė e pashoqe tė vendit e natyrės, nga pritja e ngrohtė qė zė fill te shpirti i njeriut, nga ajo dollia e hollė plot nur, e vjetėr sa dheu mokrar?
Mbi kėtė vend tė bekuar dora e zotit ka shkundur hire natyrore pa kursim.
Parė nga lart ngjason si qėnie e gjallė stėrmadhe, shpėrfaqur si njė ēudi nė kėtė cep tė dheut, me kokė mbėshtetur pėrmbi Kozic dhe trupin e hijshėm shtrirė gjer tutje fushės sė Pėrrenjėsit. Shkumbini, gjaku i saj i pastėr e pėrshkon tė gjithėn si enė e spėrdredhur pambaruar kurrė.
Qė kur, rrotull njėmijė vjet mė parė, njė perandor i huaj, habitur nga mullinjtė e shumtė (mokrat) pėrgjatė lumit, shqiptoi pėr herė tė parė fjalėn Mokėr, vendi mban kėtė emėr tė rėndė me shumė kuptim.
Ka qenė njė kohė kur trojet tona mbanin me bukė njė zonė shumė tė gjerė. Drithi mbillej e korrej nė fushė, po bluhej nė male se aty ishin mullinjtė radhė - radhė e gjithfarėsh, falė Shkumbinit ujėshumė dimėr e verė. Dalėngadalė emri i krahinės u lidh ngushtė me bukėn. Dhjetėra mullinj nė Dunicė, Kalivac, Trebinjė, Zėmēė, Slabinjė, Losnik e sa e sa fshatra tė tjerė, bluanin pa pushim grurė e misėr, qė vinte nga anė e anės. Gurėt e mullinjve vėrtiteshin hareshėm, zhurmonin dhe jepnin, pa u lodhur asnjėherė, bukėn qė mbante gjallė jetėn e mijėra njerėzve tė cilėt udhėtonin ditė tė tėra pėr tė ardhur gjer kėtu. Mullixhinjtė tanė, mjeshtra tė blojės, kishin zėnė miqėsi tė shumta se banorėt e hershėm tė fushės sė Korēės, ata pėrreth liqenit tė Ohrit e shumė mė tepėr se kaq, u jepnin me dėshirė nuse djemve mokrarė.
A mos ėshtė e rastit qė pėrplasja e madhe e Skėnderbeut me pushtuesit turq nė pėrnisjen e saj u bė fushės sė Pėrrenjėsit dhe tė parėt luftėtarė ishin mokrarėt?
A mund tė gjejė njeriu, sado tė pėrpiqet, ndonjė qoshe tė historisė sė trazuar tė atdheut tonė ku mokrarėt tė mos kenė qenė rreshtuar nė anėn e zhvillimit, sado vetėmohim e mund tė jetė dashur?
Sigurisht nuk mund tė gjejė se kjo copėz e sertė e dheu tė Arbėrit, nuk ndenji kurrė mėnjanė pėrballė dallgėve tė betejave nė tė gjitha kohėt e shkuara.
Mokra jonė ka qenė vėrtet zonjė e rėndė.
Po tani?
E shpėrfillur si kurrė mė parė, lėnė mėnjanė pas dore e ka mbuluar pluhuri i harresės. Fshatra gjysmė tė braktisura, lagje tė tėra kthyer nė murishte me ndonjė shtėpi tė rrallė mbetur diku, pa u vėnė re nė njė qoshe. Mė sė shumti tė zė syri pleq qė ecin gėrmuqur rrugėve pa gjallėri dhe fėmijė. Tė rinjtė dhe burrat nė moshė rrahin dherat e huaja, veēan ato tė Greqisė, vinė mė tė rrallė sjellin ca thasė me miell dhe ikin pėrsėri. Tė tjerė qė nuk kanė mundur tė ēajnė jetojnė me shpresėn se njė ditė edhe ata do tė ikin ashtu si tė tjerėt.
Ka edhe njė pjesė qė hahen me dheun, plugojnė me parmendėn e stėrlashtė ku, nė vend tė qeve, mbrehin kuaj e gomerė a thua se nuk jetojnė nė shekullin e njėzetenjėtė po diku nė prehistori!?
Ca tė tjerė, qė nuk janė tė paktė, jetojnė vetėm me dru zjarri pėr ngrohje. Zhbėjnė pyjet e mbetura rralluar shumė dhe i shesin. Presin ahet qindravjeēarė me keqardhje, po ētė bėjnė tjetėr pėr tė nxjerrė bukėn e gojės?
Migrimi bėn kėrdinė. Mot pas moti largohen dhjetėra familje ku tė mundin e si tė mundin po vetėm tė ikin sikur i ndjek pas fati i lig, apo ndonjė kuēedėr nga ato tė qėmotit shpėrfaqur prej nėndheut!?
Ētė jetė ky mallkim pa fund, i dhimbshėm pėrtej vetė dhimbjes? Pėrse mokrarėt ikin dhe vetėm ikin..?
Nezhdeti, njė miku im i menēur, qė e do vendin dhe njeh si rrallė tjetėr historinė mokrare, nga ata qė nuk kanė mundur tė ikin akoma, ( apo ndoshta nuk duan tė largohen) mė tha:
-Po vazhdoi kėshtu do tė vijė sė shpejti njė ditė kur njerėzit nė kėto viset tona do tė bisedojnė vetėm pėr qentė e njėri - tjetrit.
Fjalė me kuptim tė madh, tė dhimbshme po thellėsisht tė vėrteta.
Poeti dhe mendimtari romak, Virgjili, para dymijė e ca vjetėsh thoshte se perėndia u jep tokė, ujė dhe pyll, pėrmasa thelbėsorė tė jetės, vetėm njerėzve tė mirė qė nuk i shpėrdorojnė po u falen si tė shenjta. Tė tri kėto pėrbėrėse jetėsore janė derdhur pa kursim mbi viset tona dhe mokrari nėpėr shekuj i ka adhuruar si perėndi. A thua tani nuk i do mė?
Buka e kurbetliut ngjyhet me djersė e turp pėrzier bashkė, po jo rrallė edhe me gjak. Sfilitja e rrugės nė kėmbė me ditė tė tėra, pėrngritja e skajshme nė se do tė arrijnė atje ku janė nisur dhe a do tė gjejnė punė, meraku i pamat pėr ata qė kanė lėnė pas janė bashkudhėtarėt e pėrhershėm tė emigrantit.
Bėjnė ēdo punė, pa naze, veēan nė bujqėsi ku janė mjeshtra tė prodhimit, ushtruar brez pas brezi nėpėr kohė. Po edhe pllakaxhinj, muratorė, ndėrtues shijehollė, suvaxhinj, zanate qė i tretin djemtė tanė atje nė dheun e largėt, ama pėrbuzja nuk u ndahet, nė ēdo ēast ndihen tė huaj mes tė huajve. Tė gjitha i pėrtypin, shpesh me shpirt ndėr dhėmbė, po vazhdojnė tė punojnė me vite, shkojnė e vijnė pa pushim.
Atje nė dhe tė huaj ngrenė banesa tė hijshme, hapin dhe zgjerojnė rrugė tė kohės, kullosin tufa tė mėdha me dhen e dhi, mbjellin dhe korrin, robtohen ditė pėr ditė kokulur vetėm tė marrin atė pagė shumė herė mė e lartė se pėr ēdo punė qė mund tė bėjnė nė vendin e tyre. Po tė kuvendosh me ta, po tė hysh sado pak nė botėn e kurbetllinjve ndjen pėrnjėherė se pas dukjes sė jashtme, eurove qė mbajnė nėpėr xhepa, fjalėt pėr ēuditė e atjeshme, fshihet zhgėnjim i madh, i pamat. Me duar tė plasaritura nga puna e rėndė, po tė gėzuar qė janė kthyer pėrkohėsisht nė vendin e tyre, qeshin me gjithė shpirt, siē nuk mundet kurrė tė gėzojnė apo qeshin andej nė dhe tė huaj.
Bujari nga njė tjetėr fshat mokrar, gjeti nja dy dhoma me qira nė Pogradec ku solli fėmijėt dhe plakėn e moshuar.
-Kot rrinin atje, - mė tha, - sė paku kėtu i kam mė afėr. Vij i shikoj, ēmallem, u sjell ndonjė lek dhe nuk ngjitem gjer andej.
-Le tė bėhet rruga Pogradec - Trebinjė, siē i ka bota pa mu thafshin kėmbėt po shkela mė kufirin, - mė tha njė burrė rreth tė dyzetave nga Ēezma. - Kam dhjetė dynym nė Kamnik, po tokė ama jo si ajo ku mbjell tėrė kėto vite duhan nė Greqi.
-Ngrita njė baxho nė Bishnicė, nxjerr bulmet me qumėsht deleje e dhie qė bie aromė trėndeline dhe pishe, po ku ta shes? E sjell nė Pogradec me njėmijė mundime, shpenzime pa hesap, po se e merr njeri thua ti? Hiē ore hiē nuk tė pyesin,
e kanė mė kollaj atė djathin e lirė maqedonas qė nuk arrin as gjizėn tonė, - thotė Rexhua, i mirė e i pashėm si ai rrallė tjetėr, mjeshtėr i bulmetit.
Nismė e hollė dhe e menēur ajo e Zanit nė Rrotokal qė me kredi ka ngritur njė bahēe tė bukur mollėsh, po heq tė zitė e ullirit pėr ti shitur dhe tė ardhurat nuk shpėrblejnė mundin e tėrė familjes sė shtuar.
Tė gjitha bisedat, sido qė thuhen e sido qė shprehen, tė ēojnė nė dy hulli.
Pasuritė e Mokrės humbasin apo kalben, nuk zhvillohen, nuk ēajnė se smund tė tregtohen pėr shkak tė rrugėve. Nė tėrė kėta vite nuk u ndėrtua asgjė pėr tė qėnė, po bėju sot e prishu mot. Atyre qė e kanė nė dorė dhe detyrė nuk u ka shkuar nė mendje se mė sė pari duhen ndėrtuar me tė gjithė pėrbėrėsit, sipas kohės, dy rrugė kryesore, ajo Pogradec - Trebinjė dhe Pėrrenjės - Proptisht.
Nė vend tė tyre janė ēarė rrugė mbi rrugė mes fshatrash qė i ka fshirė dimri mė i parė duke pėrkeqėsuar gjendjen e mėparshme pasi kanė shformuar strukturėn e tokės dhe kanė shkaktuar shembje masive. Tri herė u ndėrtua rruga Kalivaē - Dunicė po rrugė nuk ka. Vetėm 24 km ėshtė largėsia nga qyteti nė Trebinjė, pak mė shumė se ajo e Linit, po duhen tre orė sfilitje tė vesh e tė vish nga gjysmė ore tė tjetrės
Mund tė vazhdojmė kėshtu shumė gjatė.
Si nuk u ka vajtur mendja atyre qė kanė drejtuar kėtė vend dje apo kėtyre tė sotmėve se paratė e taksapaguesve duhet tė venė atje ku u shėrbejnė prodhuesve mokrarė qė tė nxisin punėn dhe biznesin vendas? A thua mungojnė specialistėt e vėrtetė qė bėjnė llogari tė sakta e tė qarta, apo ca tė tjerė mė tė fuqishėm nuk e duan kėtė zhvillim?
Le tė presim e shpresojmė mė tė mirėn..!?
Njė kasap i shkathėt mokrar ka marrė me qera atė lokalin pėrkrye rrugės kyēe nė Pogradec dhe bėn goxha punė.
-Je djalė i zoti, - i them, - si tė shkon puna?
-Nuk qahem, - ma kthen, - jam lidhur me ca qė sjellin viēa pėrtej kufirit dhe ndėrroj njė me dy se kėta tanėt sidomos viēat e fshatrave tė zonės sonė pėlqehen shumė andej, nuk ka si mishi i tyre.
Fshatari qė e rrit fiton mė pak se gjysmėn e vlerės, pjesėn tjetėr e pėrlajnė kėta tė tjerėt qė e kėmbejnė dhe shesin mishin e huaj pėr atė tė vendit.
Kullotat pafund nė ēdo fshat tė Mokrės mund tė mbarėshtojnė bagėti pa hesap, tė imta e tė trasha, biznes me leverdi nė pamje tė parė, ama po tė hysh nė brendėsi e kupton kollaj se nuk ėshtė ashtu.
Deri tani asnjė politikė nxitėse pėr kėta lloj prodhuesish siē kemi dėgjuar nė vende tė tjera. Prodhimi bio mokrar nė tė gjitha zėrat shkon dėm, nuk e pėrball mundin e madh qė kėrkon, prandaj ata qė e provojnė heqin dorė dhe zgjedhin rrugėn e kurbetit ku, pėr punė tė tilla, fitojnė shumė mė tepėr.
Kur do tė kujtohet ndonjė qeveri nga ato qė vijnė e ikin se pa nxitur prodhimin vendas, cilėsisht mė i mirė se ai qė vjen nga jashtė shumė larg kėtij tonit, nuk mund tė ketė zhvillim? Deri kur kombi ynė do tė vazhdojė tė mbėshtesė mbrothėsinė e tij jashtė punės dhe prodhimit
Sė fundmi janė shpėrfaqur edhe ca qė u kanė vėnė syrin pasurive tė nėntokės mokrare. E nxjerrin pa mundim se minerali ėshtė nė sipėrfaqe, e shesin si tė ishte malli i tyre fare lirė jashtė dhe po vėnė pasuri. Me kėtė pasuri bėhet Shqipėria e tėrė jo vetėm Mokra, se nuk ka dalė mė kot ajo fjala e urtė qė pėrmendėm nė krye tė kėtij shkrimi, po kush i peshon kaq hollė punėt? Mungojnė ekonomistėt e vėrtetė qė shohin pėrpara apo mendje tė mbrapshta duan tė kundėrtėn?
Le tė presim dhe shpresojmė mė tė mirėn..!?
PARALELE QĖ PRITEN
(Angelus Novus, njė libėr ndryshe)
Njė jetė e ēuditshme, e pangjashme me tė tjera ose tepėr e rrallė, me kapėrcime tė pazakonta ėshtė ajo e shkrimtarit tė talentuar Bashkim Shehu. Biri i pėrkėdhelur i kryeministrit mė tė fuqishėm dhe mė jetėgjatė nė historinė moderne tė Shqipėrisė, qė eksploroi botėn e qytetėruar kur tė tjerėt nuk guxonin tė mendonin pėr tė, kaloi mė pas pėr afro dhjetė vjet nė kalvarin e burgut mė famėkeq tė vendit, atė tė Burrelit. Pas eliminimit fizik dhe politik tė Mehmet Shehut, hero i luftės antifashiste tė Spanjės, komandant legjendar nė luftėn e dytė botėrore dhe pastaj ofiqari komunist mė i fuqishėm pas Enver Hoxhės, Bashkimi dhe familja e tij vuajtėn peshėn e rėndė tė pėrndjekjes.
Mbi persekutimin e diktaturės komuniste kanė shkruar autorė tė mirėfilltė, po mė sė shumti qytetarė tė thjeshtė, qė shprehin mllefin e grumbulluar, zbulojnė pamje tė llahtarshme tė burgjeve, akuzojnė persekutorėt, kėrkojnė tė drejtat e tyre. Nė dallim nga tė gjithė kėta, autori i romanit Angelus Novus nuk akuzon direkt askėnd, nuk merr pėrsipėr tė qahet e tė kėrkojė revansh apo rivendosjen e tė drejtave tė humbura nė dhjetė vite burgim politik. Nė morinė e bashkėvuajtėsve ai zgjedh Mark Shpendin, njė verior nga Nikaj - Mėrturi i largėt e i humbur nė Ninderlandin e Shqipėrisė, njeri me mendje tė pazakontė, ndonėse me shkollim minimal, lėnė pėrgjysmė nė Tiranė pėr motive politike. Bisedat e burgut, dialogėt Shehu - Shpendi janė traktate tė mirėfillta filozofike, mėnyra tė holla trajtese pėr jetėn dhe vdekjen, pėr marrėdhėniet njerėzore dhe sistemet politike, dashurinė dhe mendimin.
Autori ve pėrballė Mark Shpendit, njė filozof ēifut tė pėrmasave botėrore dhe heq paralele tė habitshme me konceptet e tij pėr tė njėjtat panele qė interesohet Marku. Valter Benjamini, i ndjekur nga nazistėt nė hullinė e luftės botėrore vret veten nė Port Bou, fshat nė fund tė Spanjės dhe fillim tė Francės. Nė roman kryqėzohen dy kėndvėshtrime tė kundėrta gjeografike, nga memoriali i Valter Benjaminit nė Port Bou tė Spanjės, prej ku pak me vėshtirėsi duket deti dhe Burrelit, mė saktė burgut tė Burrelit tepėr larg detit. Nė hapėsirėn midis dy pikave tė pėrlargėta ngjarjet rrokin historinė e tėrė Europės dhe mė pėrtej saj. Fokusohet viti 1987 nė mjediset e burgut, por meditimet shkojnė deri nė motin e largėt 1920 dhe pėrkėtej nė vitet e para tė shekullit XXI, ku autori udhėton nėpėr botė me peshėn e rėndė tė kujtimeve qė ngacmojnė shpirtin e ndjeshėm tė krijuesit elegant, tejet tė ndjeshėm nė letrat e sotme shqipe.
Loja me kohėn ėshtė njė imazh i universit, i pa plotė ashtu si e koncepton Bashkim Shehu. Ai, ndryshe nga tė gjithė, beson se nuk ka njė kohė tė vetme absolute por njė seri e pafundme kohėsh paralele apo konvergjente, qė priten dhe alterrnohen por ēuditėrisht shpėrfillen nga njerėzit. Kjo shumėsi kohėsh zapton tė gjitha mundėsitė.
Marku ka lindur pas vdekjes sė Benjaminit dhe ėshtė nė moshė po aq vite sa tjetri ėshtė larguar nė gjumin e pacak. Valter Benjamini qe filozof i kompletuar dhe shkrimtar apo diku pezull midis tė dyve, shkroi traktate dhe zhvilloi idetė e tij nė libra tė plotė, prej tė cilave njerėzimi pėrfitoi, ndėrsa Marku nuk ka shkruar asnjė libėr, nuk ka shkollim tė plotė, nuk e njeh Benjaminin as teoritė e tij filozofike e letrare. Megjithė kėto kundėrshti tė skajshme, autori ka qėmtuar njė paralele interesante qė e pėrshkon librin nga fillimi deri nė fund. Njė fat i pėrbashkėt, si konstante e hidhur njerėzore bashkon dy jetė skajėrisht tė largėta nė tė gjitha pėrshfaqjet e tjera.
Arti apo mendimi i lirė dhe doktrina janė tė ndryshėm; pavarėsisht nga doktrinat, arti dhe mendimi kanė shkėlqyer, ky ėshtė paradoksi i tyre pa tė cilin nuk ka progres. Doktrinat kanė mbrojtur vetveten nga heretikėt, kanė pėrdorur dhunė tė pėrgjakshme dhe dhunė tė pagjakshme (shpirtėrore), qė pėrzihen fatalisht nė burgun e Burrelit famėkeq. Doktrinat e ngurta stėrgjata kanė tentuar tė zaptojnė shtigjet e mendimit, pikėrisht duke predikuar lirinė. Pranėvendosje e pėrēudnuar e kundėrshtive tė papajtueshme. Valter Benjamini kishte arritur nė deduksione tė tilla nė mėnyrė shkencore, pėrmes analizave tė holla me argumente tė shumta, qėmtuar nga tė tjerė filozofė dhe autorė tė mėdhenj, qė e kishin shtyrė historinė e njerėzimit drejt progresit.
Mark Shpendi arrin nė tė njėjtin pėrfundim nė mėnyrė empirike, falė mendjes sė pazakontė dhe kujtesės qė regjistron e etur ēdo bisedė me autorin, tė dy bashkėvuajtės nė Burrelin e hidhur gjatė shėtitjes dyorėshe nėpėr mjediset e ngushta tė burgut. Mark Shpendi i Bashkim Shehut tė kujton Funesin, njeriun e kujtesės tė Borgesit, pėr tė cilin e tashmja dhe e kaluara mė e parėndėsishme kishin fituar njė shumllojshmėri dhe qartėsi tė papėrballueshme. Pėrceptimi dhe ndijimi i Markut ishin tė pagabueshme, ai mundej tė rindėrtonte tė gjitha ėndrrat dhe midisėndrrat pėr shtojzovallet e vendit tė tij, njė mrekulli e eposit shqiptar nė shekujt e shkuar. Njė mendim apo shprehje tė herėshme e riprodhonte besnikėrisht shumė kohė mė vonė. Ajo ēka mendonte apo imagjinonte njėherė nuk i shlyhej mė nga kujtesa. Si produkt i kėsaj kujtese tė mahnitshme, Marku shquante pandėrprerje pėrparimet e qeta tė prishjes, kalbėzimit dhe lodhjes sė burgut, dallonte ēapin e vdekjes, tė ligėshtisė. Ishte spektator mendjekthjellėt dhe mizor i njė bote shumėformėshe tė ēastshme me saktėsi tė habitshme, qė shikonte pėrtej tė zakonshmes nė hapėsirėn e zymtė tė burgut.
Nė mėnyra tė ndryshme tė dy arritėn nė pėrfundimin se nuk e vlen tė jetosh nė njė botė tė trishtė me themele tė gėnjeshtėra, mes armiqėsive dhe kundėrshtive tė tejskajėshme. Valter Benjamini gjeti njė mėnyrė tė saktė e tė pariparueshme pėr tė vrarė veten me njėzetepesė tableta, kurse Mark Shpendi nuk e pėrfundoi aktin e varjes nė mjediset e burgut se ishte nėn kontrollin e gardianėve, qė e rikthyen pėrkundėr vullnetit tė tij nė jetėn prej sė cilės donte tė largohej.
Tė ndryshosh tė kaluarėn nuk ėshtė ndryshimi i njė fakti tė vetėm, por tė heqėsh pasojat e saj, tė cilat kanė prirje tė jenė tė pafundme. Me fjalė tė tjera tė krijosh dy histori tė pėrbotėshme, dy paralele qė nuk ka gjasa tė takohen diku. Shehu mendon se njeriu nuk e meriton realitetin ekzistues qė i paracakton fati, ndaj me anė tė imagjinatės dhe shkrimit shpėrfill hapėsirėn e ngushtė tė burgut dhe krijon njė tjetėr realitet, tė gjerė e tė plotė me tė tjera rregulla, si njė aspiratė dhe alternativė. Ėshtė mendimi i lirė njerėzor qė ėndėrronte Valter Benjamini, nė tė cilėn zhyten tė lumtur edhe autori edhe personazhi i tij.
Burgu ėshtė bota e dukshme, pėrjetimi i llahtarshėm tė cilėn z. Shehu e vizaton me realizėm tronditės pėrgjatė romanit tė tij, pa shtuar asgjė, sidomos pa komente tė cilat ia le lexuesit ti gjykojė e zhvillojė. Copėza e vogėl e njėllojtė e qiellit qė shohin tė burgosurit ditė pėr ditė nė qindra e mijėra tė tilla, kaushėt e forcės ku nuk mund tė rrinė as shtrirė as nė kėmbė por nė njė gjendje tė pezullt, tė pėrēudnuar mes jetės dhe vdekjes, vetėvrasjet me varje nė hekurat e dritareve tė birucave, autori i pėrcjell me indiferencė tronditėse, efekti i sė cilės ėshtė mė ligėshtues se ēfarėdo qėndrimi vetjak.
Pėrkundėr kėsaj duknaje tė mjerueshme, Shehu dhe bashkėvuajtėsi i tij i parapėlqyer krijojnė botėn e tyre, ku lulėzon mendimi i lirė, diskurset filozofike, jetėn jashtė telave tė burgut, qė bėjnė kontrast me groteskun e kohės, dėnimet dhe ridėnimet e tė burgosurve sa herė tė huajt vizitojnė Tiranėn, pėrqeshjen e jetės si tė qe lodėr nė duart e gardianit. Nuk ka fakt sado i thjeshtė qė tė mbyllė brenda historinė e pėrbotėshme dhe bashkėlidhjen e pambarim tė pasojave me shkaqet.
Bota paralele ėshtė ajo qė synonte tė ngjizte Valter Benjamini nė traktatet e tij filozofike, por qė u shkėrmoq nga nazizmi dhe shpirti i tij i madh nuk e pėrballoi, ndaj i dha fund jetės nė moshėn 48 - vjeēare. Edhe Marku nuk e kapėrdiu, ndaj tentoi ti jepte fund jetės nė ekuinoksin e pranverės, teksa nata u barazua me ditėn dhe jeta e tij synoi tė barazohej me vdekjen. Pas dėshtimit, ai nuk tenton mė ta pėrsėritė, por fundi i tij ėshtė mė tragjik se ai i Benjaminit.
Ballina dhe titulli, Angelus Novus, tabloja impresionuese e Paul Klee - sė, janė gjetje e hollė artistike e autorit, sinteza e gjithė romanit, pika ku konverton historia e pamėshirėshme. Angelus Novus ėshtė engjėlli i historisė sė pėrbotshme, qė largohet dhimbshėm i shtyrė nga erėrat e kohės, me sytė nga e shkuara dhe grumbujt e dhunshėm tė gurėve nėn kėmbėt e tij. Pėrimtimi filozofik i tablosė nga Valter Benjamini dhe ngjashmėria e ēuditshme e pamjes sė engjėllit me portretin e Mark Shpendit e ēojnė deri nė fund paralelen letrare tė Bashkim Shehut.
BOTĖ E TRISHTĖ
Akademiku poliglot me interesa shumėplanėshe, (inxhinier, historian, shkrimtar, gazetar, pėrkthyes), autor tejet i plleshėm nė fushėn e letrave, mė dhuroi para ca kohėsh librin Zinxhiri i anktheve, (Radiografi e ēiltėr pėr vete dhe tė tjerė), me autograf elegant. Fillova ta lexoj si manual kujtimesh apo biografi tė njė autoriteti letrar imponues me shtrirje tė gjerė brenda e jashtė vendit. Dora - dorės gjatė leximit, pastaj nė fund,perceptimi nisės u pėrmbys.
Pėrtej zefilljes dhe duknajės sė parė, Zinxhiri i anktheve nuk ėshtė memuar kujtimesh, as dialog i thjeshtė apo biografi. Pėrlarg kėtyre zhanreve mendoj se libri ka pėrmasat e romanit, ku autori dhe personazhi konvergojnė nė njė pikė. Zoti Kyēyku, lėviz nėpėr botėn e trishtė nė pėrēapje tė mundimshme sizifiane pėr ta modeluar. Nėnthėnia lexohet pas rreshtave, lėndė fluide e fjalės sė ēiltėr, qė si e tillė domosdo vishet me zhguallin e forcės. Ndonėse thellėsisht realist, i vėrtetė e i thjeshtė, formėsohet pėrshtypja se ai zhvendoset nė njė botė surrealiste, kafkiane, ligėshtuese pa cak. Nė kėtė zhvendosje has pėrherė vetveten rrethuar nga shumėsi shpėrhapėse individėsh laramanė, gjithfarėsh. Me shpirt tė ēiltėr prej altruisti rreket tė ndihmojė gjithkėnd, u beson si vetes sė tij, trishtohet nga ligėshtia e tė tjerėve, synon me tė gjitha forcat tė lehtėsojė dhimbjet e miqve apo thjesht tė njohurve tė rastit.
Gėzohet kur gjen miq, pėrkushtohet, u bėn vizita sa herė mundet, mė sė shumti shpresėprerėve, qė kanė nevojė pėr fjalėn e ngrohtė, mbėshtetjen njerėzore. Miqtė e tij zėnė fill nga njerėzit e thjeshtė deri tek figura tė mėdha kombėtare tė politikės, artit, letėrsisė. Pėr mė tej edhe personalitete tė vendeve tė tjera nė Rumani, Turqi e deri nė Algjeri e Indi, ku e ka sjellė rasti tė bujtė pėr veprimtari nga mė tė ndryshmet. Tė habit galeria e pamat e miqve tė tij nė Shqipėri apo shpėrndarė nė gjithė botėn. Dhjetėra e qindra figura tė shquara intelektuale lėvrijnė nė faqet e librit me hollėsi tė habitshme, citime tė jashtėzakonshme nga vlerėsimet e tyre pėr Kyēykėt, babė e bir, ndihmesėn e tyre tė pamatė nė ngjizjen e vlerave kombėtare dhe njohjen e visareve tė kombit tonė nėpėr botė. Revista Haemus dhe Shoqata e mėrgatės shqiptare me tė njėjtin emėr nė Bukuresht, qė drejtohen prej vitesh nga Kyēykėt inteligjentė e patriotė, janė vazhdim i mė tė vjetrave tė famshme nė dheun e dakėve, miq historikė tė Shqipėrisė. Nė kėtė denduri tė pazakontė pune inteligjente, miqtė e vėrtetė dinė tė ēmojnė pėrkushtimin, fisnikėrinė dhe talentin, burim force pėr Kyēykėt e frymėzuar. Ardian - Christian Kyēyku, me cilėsi tė jashtėzakonshme, krijimtari letrare brilante tė pėrmasave europiane, vlerėsohet sot prej autoriteteve mė nė zė, figurė e kompletuar me tė ardhme rrėzėllitėse nė letrat shqipe dhe ato rumune. Ceken me nderim miq tė tillė, lidhjet me ta, bashkėpunimi dhe marrėdhėnie tė tjera tė shumta mbushur me sharm njerėzor.
Njėherazi libri ka edhe pamjen tjetėr qė tė kujton vetėdijen e turbulluar tė Alber Kamy, i cili nė kryeveprėn Rėnia e krahason organizimin shoqėror tė kohės sė tij me bashkėsinė e peshqve tė vegjėl nė lumenjtė brazilianė qė e hanė deri sa i zbardhin kockat notarit tė pakujdesshėm. Individė tė pėrmasave tė ndryshme, kryesisht me peshė nė arteriet e hullive njerėzore, pėrgjatė kohės sė shkuar dhe tė tashme, ngjashmėrisht me peshqit brazilianė, tentojnė ethshėm tė zhbėjnė cilindo qė nuk u pėlqen. Njė kastė e tėrė qeniesh amorfe, pa parime, irracionalė kanė mprehur mirė kėtė armė, jetojnė dhe lulėzojnė pėrmes kėsaj mėnyre jetese tė pėshtirė. Mė shumė se gjithēka ata nuk pėrimtojnė e as durojnė punėn titanike dhe suksesin e dikujt, si tė qenė armė vrastare
Besimi, ēiltėrsia dhe zhgėnjimi torturues kundrejt kėsaj race tė pėrbuzur e kanė ēuar personazhin qendror tė librit Zinxhiri i anktheve jo njėherė nė buzė tė greminės.
Autori nuk preferon tu pėrmendi emrat qenieve sedentare, por vetėm rrokjet dhe mė tė liqve as rrokjet nuk u jep. Jo pėr fshehtėsi, se pas rrokjeve cilido lexues zbulon qartas kreaturat njerėzore respektive, po se nuk e meritojnė tė shėmtojnė faqet e librit tė tij. Edhe tė tjerė krijues nė tė gjitha kohėt i kanė demaskuar ekzemplarė tė tillė, ashtu si tėrė njerėzit e vėrtetė. E veēanta e z. Kyēyku ėshtė ēiltėrsia e goditjes pa mėdyshje, pa asnjė ekuivok, asnjė tolerancė. Pas pamjes sė qeshur prej babaxhani, ku fshihet skota mjaft e populluar nė faqet e librit, aparati rėntgen i pamėshirshėm Kyēyk hyn nė thellėsi dhe projekton pėrmes kalkut mendje djallėzore tė sėmura plot smirė. Radiografia e zbardhur me pafajėsi tė frikshme zbulon karaktere mjerane, u heq bojėn e sipėrfaqshme, i nxjerr lakuriq tė shėmtuar. Lexuesit i vjen turp prej bashkėsisė mjerane tė personazheve pa tru apo pa turp, qė vazhdojnė tė gjallojnė pėrreth tij. Asgjė evazive, dy apo shumė kuptimėshe, asgjė pa adresė tė qartė, gjithshka vendoset nė kohė plotėsisht tė pėrcaktuar dhe koordinata hapsinore ekzakte.
Mė sė pari autori dėnon gabimet e tij, nė rrethana delikate detyronjėse, ndihet ngushtė dhe syulur gjykon ashpėrsisht sjelljen e tij, ndonėse raste tė rralla. Me emra konkretė, adresa tė qarta, u ka kėrkuar ndjesė nė rastin mė tė parė. Pėrmes librit pėrsėri spushon tė dėnojė mėkatet, duke shikuar nė sy njerėzit, qė sado pak i ka lėnduar dikur. Ska si tė mos respektosh sinqeritetin tronditės tė z. Kyēyku. Kur vjen nė Pogradec, rrugėn e bėn me pengesa nga simpatizantėt e shumtė, njerėz tė kategorive apo ngjyrave tė pėrziera, qė kujtojnė sjelljen shembullore tė deputetit tė dikurshėm apo nėnkryetarit elegant tė Komitetit, atėherė djalė fare i ri.
Pėrse i hyn mundimit sfilitės tė shkruajė njė libėr tė tillė, vepėr e nxehtė, polemizuese, pasi personazhet janė prezent nė jetėn e pėrditshme? Pėrse del ballas, pa mėdyshje, plot kurajo dhe merr nė sy rrezikun, pa ia kėrkuar askush?
E para arsye ėshtė e vėrteta, e pastėr, torturėsjellėse, imponuese qė nuk e le tė qetė shpirtin e ndjeshėm. E vėrteta ėshtė dhuratė pėr njeriun si bukuria dhe dashuria, pėr tė cilėn ia vlen tė luftosh me ēfarėdo ēmimi.
Motivi tjetėr, ndoshta mė themelori, ėshtė ndėrgjegjja e shqetėsuar, misioni fisnik pėr tė hapur shtigjet dhe nxjerrė nė shesh gjithēka. Gjithkush, hapur pa nėnėthėnie e turbullira, tė mbajė peshėn e veprės sė tij, e cila ka sjellė pasoja pėr tė tjerėt. Ēdo njeri ėshtė tėrėsi referencash mė shumė i tė tjerėve se sa i vetvetes, det i brigjeve tė tė tjerėve. Deti i shpirtit tė shqetėsuar tė Kopi Kyēykut, pėrmes librit Zinxhiri i anktheve, zhvishet nga mjegullia, bėhet i tejdukshėm pėr cilindo qė dėshiron. Pėrmes veprės sė tij ai duket sikur u thotė tė gjithėve:
-Nuk kam urrejtje pėr mosmirėnjohėsit dhe keqdashėsit, mė mjafton dashuria qė kam pėr njerėzit, pėr gjithēka tė ēiltėr e tė pastėr qė ekziston nė mjedisin tonė tė pėrbashkėt. Vetėm askush mos guxojė tė fshihet pas gėnjeshtrės se radiografia e tij heq lehtėsisht, me argumenta tė mjaftueshme, thellėsisht bindėse, mbulesėn e saj tė grisur e pluhurosur.
Deduksioni shekullor i logjicienėve se nė pyllin e tė panjohurave plot enigma torturuese, ēahet vetėm me sėpatėn e arsyes, qėndron si njė postulat konstant nė udhėn e ndėrlikuar tė njerėzimit. Kėtė armė tė stėrlashtė autori e ka mprehur mirė dhe plot mundim e vuajtje nėpėr mijėra dėshmi qėmtuar pėrmes njė kohė tė gjatė, na sjell njė krijim specifik, fort tė rrallė nė llojin e vet, qė mė sė shumti pėrngjet me njė roman. Libri lexohet me ėndje dhe kėnaqėsi estetike. Fjala e menēur, plot hir dhe profesionalizėm e njeriut tė letrave, cekja e elementeve substancialė tė problematikės qė ka marrė pėrsipėr tė pėrimtojė, e shndėrrojnė librin nė njė krijim tė mėvetshėm artistik dhe logjik.
Pėrgatiti Andi Meēaj
Burimi: gazeta SOT Kulture
nga FARUK MYRTAJ

ANDI MEĒAJ E KA SHKRUAR PĖRGJIMIN SIKUR TĖ KĖNDONTE MAMMY BLUE
Nė librin me poezi "Qyteti Fle Nė Xhepin Tim", tė Andi Meēajt*, botuar nė Athinė 2006, ėshtė edhe poezia:
PĖRGJIM
Shtėpia rėnkon nėn kornizat varur mureve
dhe ti njė ditė do tė mbyllesh atje, muret pėrsėri
do tė ankohen, ti, jo, nuk ke kujt ti bėrtasėsh,
fjalėn e tyre tė fundit dyert e thanė,
tė trokiturat ndalohen me ligj,
tashmė ka humbur fletankesa jote,
dhe trupi rebelohet, duart thyejnė kornizat,
kėmbėt shqelmojnė dyert, mishi trokitjet rikujton,
muret rėnkojnė, pėrsėri rėnkojnė muret, nuk ka mė korniza,
vetėm sy nėpėr dritare.
I jam rikthyer shpesh krijimtarisė sė Andit. Jo veē si shpresė e pohuar, por edhe si pashmangshmėri e Hiqmet Meēajt. Prishin punė Etėrit, ndonjėherė, por mė shumė ndreqin! Raporti jo i kollajshėm mė kujton Anil Frashėrin, djalin e aktorit tė madh Naim Frashėri (aktorit). Ia kujtonin babanė, vend e pa vend, ia kthyen nė makth: Naimi ėshtė Naim, e kėshtu ka pėr tė qenė, babai Yt ishte tjetėr Ai, aha...!, Nuk bėhemi dot si Ai ne, as ti...! Po lexoja Pėrgjim-in sot dhe (a thua intuitivisht) klikova nė google pėr Mammy Blue. Thjesht si emigrant me nėnėn larg, pafundėsisht larg... Aq larg sa mund tė pėrkufizosh ndryshe ekzistencėn fizike... Pėr disa minuta dhe disa minuta tė tjera, sėrish edhe disa minuta, dėgjova kėtė kėngė prej Demmis Roussos, pastaj nė interpretimin e grupit spanjoll Pop Tops, pastaj Ricky Shayne, Bernd Cluver, prej Dalida dhe Nicoletta, prej Julio Iglesias, mė pastaj tė Celine Dion, interpretim i hershėm i saj, Roger Whittaker, Brother Louie group, Franck Pourcel, Juan Torres, Ian Lloyd dhe sndenja dot pa iu kthyer Demmis Roussos qė i ngrč himn tokės greke, mesdhetare, diellit dhe dashurisė aty!
Oh Mammy, oh Mammy Mammy Blue
Oh Mammy Blue
.............
I may be your forgotten son
Who Wandered off at twenty-one
It's sad to find myself at home
Without you
If I could only hold your hand
And say I'm sorry, yes I am
I'm sure you'll really understand
Oh Mammy...
...............
...........
Po e lexoja poezinė e Andit si gjendje-afėrt me Mammy Blue?!
Nė tė gjitha gjuhėt, nė tė gjitha zėrat, shtėpia e ndjenjės rėnkon nėn kornizat varur mureve tė zemrės perifrazojmė poezinė. Nė tė gjitha kohėt, nė tė gjitha moshėt, nė tė gjitha poemat dhe nė secilin prej vargjeve, prej tė gjithė lexuesve, prej njerėzve, tė gjithė tė vdekshėm, tė shndėrrueshėm nė blue... Nė pėrgjim tė qenies njerėzore brenda vetes, brenda shtėpisė, brenda e jashtė atdheut, si i bėhet paracaktimit qė Njeriu njė ditė do tė mbyllet atje, nė njėrėn nga kornizat dhe Jeta, ajo qė e ke lindur Ti? Ti, Mammy qė (si mund tė) bėhesh Blue, Ti Mėkėmbėsja e Zotit nė Tokė, Ti Krijuesja qė kurrė nuk e ke ngritur zėrin pėr tu lėvduar si e tillė... si mund tė pranojmė kornizash? Nėse jeta mbetet pas, ėshtė thjesht provė e dėshmi jotja, por pa Ty...E kėngės, pavarėsisht kėngėtarėve, gjuhėve, ndjenja qė prej sė gjalli ka siguruar pėrjetėsinė dhe qė sė vdekuri bėhet qenie e tė gjallit... Muret, si gjithė gjėrat e palėvizshme, ankohen pėr fatin e tyre, e pėrcjellin mėrinė nė pėrplasjet e dyerve qė mbyllen e hapen, prej trokitjeve tė tė panjohurve dhe hyrjes pa trokitur tė Njerėzve tė Shtėpisė. Kėta mbeten without You, mė dhimbshėm se You without them. Ndjehen kėshtu. I shohim kėshtu. E dinė ligjin e jetės, e dinė qė tė trokiturat nė Botėn Andej ndalohen me ligj, madje eh, bėjnė gjithēka qė tė qetėsojnė merakun e Mammy tė ngjyruar nė Blue, nė tė gjithė zėrat, nė tė gjitha figurat letrare, pėrjetėsisht tė lidhura me lindjen, me Nėnėn... Rebelohet, aq mė shumė kur ka joshur veten nė kahen e krijuesit, muret e zemrės qė gjithnjė ashtu kanė rrahur pėr tė Dėrguarėn e Posaēme tė Zotit pėr Tė, rėnkojnė duke kėngėzuar fjalėsh, rimash, ska korniza dhe lotėt me se sbėn duhen ndaluar me ligj, si gjithė gjėrat qė pėrbėjnė Lirinė e njeriut!
Andi Meēaj e ka shkruar Pėrgjimin sikur tė kėndonte Mammy Blue. Them kėshtu pėr gjendjen. Sė paku siē e lexova sonte, e Premte, 11 prill 2008, Toronto, Kanada.
*Andi Meēaj u lind nė Vlorė mė 6.06.1975. Aty mbaroi liceun artistik pėr pikturė. Nė Greqi, njė ekspozitė pikture vetjake, iu vlerėsua nga shtypi vendas. Nė vitin 2001 boton librin poetik PUTHJE UJORE. Mė pas boton: Tokė e bekuar, poezi, 2002, Nga letėrkėmbimi me njė fantazmė, poezi, 2003; Qyteti fle nė xhepin tim, poezi, 2006. Ėshtė pėrfshirė nė disa antologji dhe pėrmbledhje dhe ėshtė vlerėsuar me disa ēmime letrare.
Nga ARIAN LEKA

MBI LIBRIN POETIK TE ANDI MEĒAJT: QYTETI FLE NE XHEPIN TIM, ATHINE 2006
I dashur Andi, po tė shkruaj edhe njė herė pėr poezitė e tua dhe po tė risjell sėrish ato qė shkruajta mbrėmė natėn, paēka se siē thotė edhe Herakliti nuk mund tė pijmė dy herė ujė nė tė njėjtin lumė. Por sot, kur mė erdhėn edhe fotot e pikturave tė tua, mė vjen mirė qė kam pėrdorur edhe fjalėn sy edhe fjalėn figuracion surrealist edhe pamje dhe vargje tė kompresuara, tė ngjeshura nė njė pamje.
Urime, miku im se vėrtet mė dhe kėnaqėsi me poezitė pėr tė mė hequr etjen se si shkruaje ti. Ajo qė mė pėlqen mėnjanė ėshtė natyralizimi yt i plotė me tekstin poetik, aty nuk ka fraza as kėrkime figurash qė tė ēmendin me befasinė e kėrkuar pėr tė tė habitur. Aty ka natyrshmėri dhe kjo, sipas meje vjen nga ambientimi me atė ēka ėshtė e jotja dhe qė nuk e ke vėshtirė ta thuash. Ke vėnė re, se pėr shumė njerėz ėshtė mjaft e vėshtirė tė bėjnė njė rreth, ndėrkohė qė pėr rrethin mendojnė se ėshtė forma mė e thjeshtė nė botė. Ti kėtė ke bėrė me kėto poezi. Pikasoja thoshte unė nuk kėrkoj, unė gjej dhe mė duket se ti e ke gjetur nė kėto poezi atė qė ke dashur tė shprehėsh. Mė shumė se ēdo shqisė tjetėr poezia jote ka sy, njė sy qė tė ndjek, tė tregon si i sheh pamjet dhe tė fton tė shohėsh pamje tė tjera, herė ireale, herė surreale, herė gjysmėkubiste e herė tė ngjeshura, pa ajėr, qė tė marrin shpirtin dhe frymėn nga ajo qė ofrojnė. Veēmas mė pėlqyen forma dhe befasia e KU VETE KESHTU..., GJETHE QE SHKRIHET NE GUSHE, ROMANCE, (romancė mė tė paqetė nuk kam mundur tė lexoj), PERGJIMI, me sytė nėpėr dritare..., NINULLA, veēmas fare (por kėtė dhe tė tjerat, MOHAMEDIN, PLAKUN LODER... Tė kam shkruar kur m'i nise fillimisht), VOGĖLUSHI DHE DETI, me anijet qė dhurojnė lodra..., FJALET QE VDESIN NATEN, SHTEPIA... (sa e pranishme kjo temė tek ti, me tė gjitha elementet e saj, mure, dritare, lloj lloj rrugėsh, korniza dhe paksa det diku nė cep), PIKTURĖ SURREALISTE, FRIKA QE TE BEN PER TE QESHUR, me atė ikje balade me kokė ndėr duar, ĒDHĖMBĖ TĖ TMERRSHĖM, horrorin prej buburezave si thyerje tė tipologjisė dhe estetikės sė tyre... KUR BIE SHI... Me aq detaje si njė film neorealist.
Nuk kam fjalė tjetėr veē urimeve pėr ty.
4 gusht, 2006
poezi tė reja nga ANDI MEĒAJ
TRAM BY NIGHT*
Trami**,
balenė stėrmadhe,
ka mbyllur gojėn.
Njerėzit ngjajnė
peshq tė ngjyrosur,
me rrobat e ndritshme
si luspa.
Ky burrė
i lexon ulur mendimet,
bri gruas
me celularin ngjitur pas veshit.
Dy arlekinė pasqyrohen
nė xhamin pėrball.
Fėmija brenda meje
zgjohet, zgjat duart,
i ledhaton.
Qeni pekinua
lėpin buzėt
dhe imazhin e kockave
tek kryqėzohen mbi njė bluzė.
Njė fizarmonikė hyn,
sjellė erė
dhe kujtime,
zėngjirur
kėngėzon dashuri.
**Anglisht-Trami natėn
*Tram - Tramvaj
NĖ NJĖ ISHULL TĖ EGJEUT
Kėtu rrugėt janė tė ngushta,
nė rresht pėr njė
ecin njerėzit,
nėn portikėt e ulėt
tė dyqaneve dhe shtėpive.
Hapat djersijnė
kujtesėn e kėmbėve.
Fjalėt puthin
qafė femrash gjizbuluara.
Plaku mustaqelli
i bėn shoqėri pelikanit Petro
dhe mullinjve me erė.
Nga qoshja pėrballė
vogėlushi zbulon botėn,
derdh buzėqeshje.
Akuariumi gjigand
ėshtė hėnė e madhe e ndritshme,
mbushur gjėra tė shijshme.
Tingujt pėrhapen
flutura tė vogla tė padukshme.
Nata ėshtė ajo vajza me mini
qė kėrcen deri nė mėngjes.
RRUGA DREJT QYTETIT
Rruga drejt qytetit
ka pluhur,
sy anės pemėve.
Makinat qė zhurmojnė
janė lodrat e fėmijėrisė sime.
Ky burrė u bėn roje
bletėve dhe kujtimeve.
Nė fusha qentė lehin,
ruajnė dhėntė dhe zėrin.
Autobuzi sjell
ndenjėse tė zbrazura
dhe mendime.
Ky zotėria pranė meje thotė:
-qyteti nuk ėshtė mė fėmija
me pantallonat e shkurtra,
tani ka vėnė kravatė, pantallona xhins
dhe njė okė xhel nė flokė.
QIELLI PIKON QUMĖSHT
Qielli pikon qumėsht,
zogjtė sjellin mėngjesin
dhe aromėn e vesės,
nata mbyll grilat, vetėvritet,
ngjyrat dhe rrugėt
fillojnė tė ēelen
gjinj tė vegjėl, tė mėdhenj,
lypėsi im personal
veshur kravatė dhe kostum,
s'pranon mė mėshirė,
tė dielave ėshtė pushim,
qeni barbon,
mė vėshtron me sy fėmije,
belbėzon,
njerėz tė hekurosur fillojnė
rizgjimin e rrugėve,
nga flokėt, rrobat dhe supet
u rrjedh qumėsht.
MĖ NGJISIN SHKALLĖT E NJĖ ĖNDRRE
Mė ngjisin shkallėt e njė ėndrre,
errėsira mė zbret njė qytet,
mbi flokėt e vajzave
dritat zgjohen korale,
anės rrugėve kėndojnė
makina tė dashuruara,
dy pemė vogėlushe,
kukafshehtazi luajnė me mua,
shtėpia zgjat kryet,
pėrgjon hapat e kthimit tim
dhe turmėn cigane
qė ikėn me erėn,
njeriu i vogėl
me ėndrrėn e madhe nė kurriz
ka humbur rrugėt,
shtėpinė qė pėrvėlonte mall,
pėrkėdheljen e dridhur tė nėnės,
lulen qė ēelte njė herė tė vetme,
dredhklėn qė pėrqafonte pikturat nėpėr mure,
kokėn e prerė tė Barbit,
ariun lodėr qė u binte
papushim daulleve
dhe saksinė qė vetėvritej
sa herė hidhej nga ballkoni.
MĖNGJES QĖ QAN
Macet presin shitėsin
tua ndajė thėrrime shpirtin,
njė pulėbardhė mbjell ajrit aromė peshku,
e murrmja kutulaē... bėn ftohtė,
e zeza, ka veshur padurimin,
laramania, anijen e ikjeve kundron,
shitėsi me cigare nė gojė,
hedh diē tė ngrėnshme
dhe macet turren vrik
dhe pulėbardha hidhet shigjetė,
ndėrsa biēikleta,
robinjė e shtyllės,
nxjerr vrap shaminė
fshin ngashėrimin.
NĖ DORĖN E VAJZĖS
QĖ FILLON TĖ QESHĖ
Sot smė hahet,
nga ballkoni pėrtej
del ngopja,
i kalon tė 100 kilet,
mė pėrshėndet
me njė lėkundje dore
qė i ngjan lavjerėsit.
Nė tavolinė pjatat flenė
me ca gėrhima qė sdurohen,
pas pak vjen vetmia
me pėllumbat e saj,
ma pėrlan
sofrėn time besditėse,
mėrzitem dhe bėj gati
aeroplanin lodėr,
fluturojmė ngadalė
ēati mė ēati,
ballkon mė ballkon,
derisa ulemi nė dorėn e vajzės
qė fillon tė qeshė.
KJO DRITĖ MĖ TRANSFORMON
Kjo dritė mė transformon ngadalė
nė njė zog fosforeshent,
pėrplas krahėt dhe ngre nė shpinė
kujtimin e gjėrave tė humbura,
qė vazhdojnė tė luajnė kukafshehtazi,
me atė djalin e vogėl biond,
me pantallonat e shkurtra dhe faqet tėrė quka.
Kjo dritė mė transformon ngadalė
nė njė tingull ende tė panisur,
qė nė udhėtim hap ēantėn, derdh nė tė rrugė e rrugica,
shtėpi laramane e njerėz tė vegjėl,
zhurma tė zbehta, tė flakura.
Kjo dritė mė transformon ngadalė
nė njė fėmijė transparent,
qė nė ecjen e parė rrėzon botėn kokėposhtė
dhe atėherė fillojnė tė bien,
pemėt me rrėnjėt e tyre, macet dhe zogjtė,
kafshėt e tjera bashkė me pyllin jeshil.
Kjo dritė mė transformon ngadalė
nė njė shpirt qė qesh e qan dhe kėrkon
tė dalė nga goja ime.
Ia ndiej shtrėngimin si njė gaforre,
atėherė mbyll ēdo dritare, ēdo portė,
shtrihem sėrish pranė teje
dhe tė them mirėmėngjes.
NĖ NJĖ DHOMĖ TĖ BRAKTISUR
Nė njė dhomė
tė braktisur prej vitesh
kam harruar
njė burrė plak tė trishtuar.
Kam larė duart
nė lotėt e ėndrrave tė tij,
qė vazhdojnė tė digjen
qirinj tė vegjėl tė padukshėm.
Ėngjėj tė gėzuar
shoqėrojnė akrepat e orės,
dikush bėhet ajo miza
qė vėrdalloste mėrzitje,
njė tjetėr, merimanga e hirtė
qė thurte pafundėsinė,
ky, kukulla flokėverdhė,
qė vallėzonte kur e prekje,
tjetri, makina e kuqe e garės,
si njė gojė e madhe, e shqyer.
I fundit,
(qė ngjan me mua),
gėlltit akrepat
dhe gromėsin.
QIELLI PIKON QUMĖSHT
Qielli pikon qumėsht,
zogjtė sjellin mėngjesin
dhe aromėn e vesės,
nata mbyll grilat, vetėvritet,
ngjyrat dhe rrugėt
fillojnė tė ēelen
gjinj tė vegjėl, tė mėdhenj,
lypėsi im personal
veshur kravatė dhe kostum,
s'pranon mė mėshirė,
tė dielave ėshtė pushim,
qeni barbon,
mė vėshtron me sy fėmije,
belbėzon,
njerėz tė hekurosur fillojnė
rizgjimin e rrugėve,
nga flokėt, rrobat dhe supet
u rrjedh qumėsht.
(Botuar nė Gazeta e Athinės, korrik 2008)
SHOLLOHOV, SHKRIMTAR APO GRABITĖS

nga Alda BARDHYLI
(Duke paraqitur kėto mendime dhe dyshime qė kanė dalė nė dritė lidhur me kryeveprėn e Shollohovit, nuk do tė thotė se mbaj njerėn apo tjetrėn anė. Ėshtė mirė t'i dimė edhe opinionet ekstreme dhe secili tė mbajė qėndrimin e vet. Akuza tė kėtij lloji ka patur dhe do tė ketė pėr shumė shkrimtarė, por kur ato prekin personalitete botėrorė si Shekspirin, Dymasin apo Shollohovin, tė ngjallet kėrshėria pėr t'i lexuar. Ky ėshtė edhe qėllimi i sjelljes sė kėtij shkrimi. H. M.).
Mihail Shollohovi ishte vetėm 20 vjeē kur shkroi njė nga romanet mė tė njohura tė letėrsisė ruse. Burri qė bėri njė jetė jo tė qetė, qė i dalloheshin qartė nė fytyrė rrudhat e vetmisė sė madhe, nuk dėshironte asnjėherė tė rrėfente pėr kohėt kur shkroi kėtė vepėr. Njėzet vjeēari ndodhej nė njė fshat tė humbur buzė Donit, i shkėputur nga tė gjitha rrethet letrare, i privuar nga mbėshtetja dhe kėshillat e atyre qė do tė mund ta ndihmonin me pėrvojėn apo autoritetin e tyre. Por pavarėsisht kėsaj tėrheqjeje, nga ajo qė ndodhte nė zemėr tė Rusisė, Shollohovi, atėherė njė djalosh me flokėt e krehura mirė, mundi tė shkruante njė nga kryeveprat e letėrsisė sė atyre viteve, por edhe sot pėr Rusinė.
Tė gjithė e kemi lexuar Donin, duke shijuar atmosferėn qė na ēon kohė mė pas, pa mundur tė mendojmė pėr atė ēfarė fshihet prapa kėsaj vepre, apo pas ēdo vepre qė mund tė lexojmė nė ēdo kohė. Pėr lexuesit, ndonjėherė ėshtė i parėndėsishėm autori qė ndodhet mbi kapakėt e njė libri, teksa ėshtė ende i dehur me ndjesitė qė libri tė fal. Por kritika dhe biografėt vazhdojnė tė hulumtojnė nė pasionin e tyre tė pėrjetshėm, atė tė gėrmimit tė historive qė ndėrtojnė njė vepėr letrare, tė historisė sė shkrimtarit apo kohės kur u ngjiz kjo vepėr. Ndaj dhe Shollohovi, njė nga shkrimtarėt mė tė njohur rus, nuk mund tė mos kalonte nė syrin e mprehtė tė kritikėve, qė kanė hedhur dyshime historikisht mbi "Donin e qetė" dhe duke mos nguruar ta quajnė atė njė plagjiat.
Nė kėto kohė, kur Shollohovi prehet i qetė nė tokėn e Rusisė dhe kur "Doni.." vijon tė jetė ende njė ndėr librat mė tė lexuar jo vetėm nė Rusi, vazhdojnė tė dalin nė pah detaje dhe studime tė reja, tė cilat kėrkojnė tė thonė se "Doni i qetė" nuk ėshtė njė vepėr e shkruar nga Shollohovi. Pėr tė arritur nė njė konstatim tė tillė, i cili mund tė hedhė nė erė dhe ēmimin "Nobel", qė Shollohovi ka marrė pikėrisht me kėtė vepėr, sigurisht qė ėshtė njė guxim i madh. Tė gjithė mund tė dyshojmė se kjo mund tė jetė njė histori e sajuar nga ata qė gjithnjė janė quajtur armiq tė Shollohovit, por nė momentin kur kjo histori na vjen pėrmes fakteve, nuk kemi si tė mos ndalemi dhe ti analizojmė ato. Aq mė tepėr, kur kėto fakte, kėrkojnė tė shtjellojnė historinė e njė prej romaneve mė tė njohura.
Ėshtė Roy Medvedev, njė shkrimtar dhe kritik i njohur rus, i cili thyen i pari arenėn e thashethemeve pėr kėtė vepėr, duke sjellė njė studim tė plotė pėr kėtė histori tė ngritur mbi njė plagjiat.
Udhėtimi i Medvedev, sigurisht qė nuk ka qenė i lehtė. Vetė vėllai i tij rrėfen nė parathėnien e librit, qė tashmė ndodhet edhe nė shqip "Shollohov shkrimtar apo grabitės" se i kishte sugjeruar shpesh tė mos merrej me kėtė studim. Nė ato kohė, nė Rusi, mund tė kėrcėnoheshe edhe me jetėn pėr njė konstatim tė tillė. Por ēfarė e shtyu Medvedev, tė ndėrmerrte njė rrugėtim tė tillė, pėr tė ardhur mė pas me fakte, qė sot gjenden tė botuara nė njė libėr, pėr tė hedhur poshtė famėn qė ai e quan tė pamerituar tė Shollohovit.
Studimi i Roy-t u botua nė shtatėdhjetė vjetorin e Shollohovit. Mediat ruse, e quajtėn atė njė dhuratė tė trishtė, ndėrsa tė tjerė pohuan se veprat e mėdha, gjithnjė "kundėrshtohen" dhe mbi to nuk mund tė shmangen aludimet.
E gjithė kjo histori, e cila na nxjerr nė pah dy shkrimtarė rusė, njėri nobelist dhe tjetri thjesht njė shkrimtar i njohur vetėm brenda vendit tė tij, ngre sot pikėpyetje mbi autorėsinė e Shollohovit, nė njė kohė kur vlerat e tij janė vlerėsuar edhe me ēmimin mė tė madh letrar, atė "Nobel".
A duhet marrė nė konsideratė ky hulumtim i gjatė i Roy Medveved, apo duhet besuar se "Doni i qetė", ai roman qė shtjellon historinė ruse, ėshtė vetėm krijim i Shollohovit. Kėtė duhet ta zbulojė koha dhe sigurisht kritikėt e historianėt e artit.
Dyshimet:
"Doni i qetė", romani mė i famshėm i letrave ruse qė nga viti 1917, ėshtė nė njė masė tė gjerė vepėr e Fedor Krjukovit, kozak nga Doni, vdekur mė 1920, qė Mihal Shollohovi u mjaftua ta rimerrte dhe ta pėrfundonte. Sipas hulumtimeve, dorėshkrimi i Krjukovit nuk dihet se si kishte rėnė nė duart e Shollohovit, i cili mė pas do tė bėnte lavdinė me kėtė vepėr. Zhores Medvedev (vėllai i autorit tė librit mbi "Donin e qetė", teksa bėn njė parathėnie tė librit tė tė vėllait shkruan se: "Shtėpia botuese "YMCA- Press" botoi nė Paris, nė shtator tė vitit 1974, "Shtjellat e Donit tė qetė", sprovė e pambaruar e njė autori, mbi tė cilin Aleksandėr Solzhenicini, qė ishte ngarkuar tė shkruante parathėnien dhe shpjegimet, nuk dha tregues tė tjerė pėrveē vdekjes sė parakohshme tė autorit dhe inicialen D, me qėllim, tha ai, qė tė mos dėmtonte familjen qė kishte mbetur nė BRSS.
"Kush e ka shkruar "Donin e qetė"? - trajton tė njėjtin subjekt dhe kur dorėshkrimi mė mbėrriti nė Londėr, nė dhjetor 1974, edhe vetė pata frikė pėr sigurinė e autorit, vėllait tim Roi Medvedevit. Libri tashmė i njohur nga "Samizdat" mu duk krejtėsisht e mundur tė botohej me emrin e autorit tė tij, duke qenė se anonimati nuk pėrligjej mė nė njė debat qė kishte filluar para mė shumė se dyzet vitesh nė BRSS".
Por askush nuk mund ta vėrtetojė, sesi dorėshkrimi i kėtij njeriu ra nė duart ė Shollohovit. Por nė ato kohė, libri D shkaktoi njė polemikė tė zjarrtė. Disa e miratuan hipotezėn e D, disa e vunė nė dyshim. Tė tjerėt mohonin atėsinė si tė Shollohovit, ashtu edhe tė Krjukovit, duke vlerėsuar se ky i fundit nuk kishte aspak talentin e duhur. Edhe shtypi sovjetik tha fjalėn e vet dhe ashtu si pritej nuk e zuri aspak nė gojė sprovėn D dhe mbėshteti pa asnjė rezervė atėsinė e Shollohovit.
Nė fakt "Doni i qetė" ėshtė vetėm vepra qė i dha autorit tė saj ēmimin "Nobel" nė letėrsi mė 1965.
Por ashtu Zhores shkruan i shqetėsuar nė parathėnien qė i bėn kėtij libri, "Kush e ka shkruar "Donin e qetė" e tejkalon hapėsirėn e polemikės. Roi Medvedevi, nė bashkėpunim me Sergej Starikovin, kishte tre vjet qė merrej me historinė e kozakėve tė Donit, gjatė luftės civile tė viteve 1918-1921. Starikovi qė ishte vetė kozak nga Doni, kishte shėrbyer nė atė kohė nė divizionin e Mironovit. Fedor Mironovi, tjetėr kozak nga Doni, hero i vėrtetė legjendar dhe njė nga organizatorėt e kalorėsisė sė kuqe, kolonel i ushtrisė cariste nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore, por me bindje socialiste populiste, ishte bashkuar vetvetishėm me Ushtrinė e Kuqe nė ēastin e luftės civile, por ky kalim nuk e mbrojti nga pushkatimi pa gjyq nė Moskė, mė 1921, me pretekstin e tradhtisė. Starikovi, pėr nder tė kujtimit tė tij kishte kaluar vite duke mbledhur dėshmi mbi jetėn e Mironovit. Rreth vitit 1972, nė moshėn tetėdhjetė vjeēare, ai i kėrkoi Roy-t tė shkruante njė histori tė luftės civile nė rajonin e Donit. Pėrmes kėrkimit tė tyre, edhe mbi ngjarjet qė i bėn jehonė "Doni i qetė", arritėn tė vėrenin saktėsinė e jashtėzakonshme historike tė romanit pėrpikėrinė e hollėsive, besnikėrinė e portreteve, madje vėrtetėsinė e bisedave nė shtabet e pėrgjithshme tė tė bardhėve, pėr mė tepėr e gjitha kjo e vėrtetuar nė dokumentet e arkivave qendrore apo vendeve qė Starikovi kishte arritur ti shihte nė fillim tė viteve njėzet, para se kėto burime tė mbylleshin pėr historianėt. Aq sa, si njėri, ashtu edhe tjetri, e panė veten tė pėrfshirė nė njė studim paralel tė veprave tė Fedor Krjukovit dhe tė romanit tė Shollohovit, duke i pėrqasur nėn kėndvėshtrimin e biografėve dhe tė shkruarit, dhe mė nė fund duke shtruar ēėshtjen e fatit tė arkivave tė Krjukovit, qė sipas D, duhet tė pėrmbanin dorėshkrimin e pambaruar tė asaj vepre, qė do tė quhej "Doni i qetė".
Starikovi vdiq gjatė verės sė vitit 1974. Roy nuk dėshironte tė nxirrte asnjė pėrfundim tė prerė.
Roy mbėshtetet vetėm nė fakte. Krjukovi rreth vitit 1917 kishte shkruar rreth tetė libra dhe kritikėt nuk mund ta kundėrshtonin talentin e tij. Ndėrsa Shollohovi ishte 20 vjeē, kur botoi kėtė vepėr, qė ishte dhe e para e plotė e tij.
Kujtimet e Roy-t:
Ishte viti 1974, kur Roy do ta lexonte pėr herė tė parė "Donin e qetė", kėtė libėr kaq tė mburrur, i shtyrė nga detyrimet shkollore. I magjepsur pas ngjarjeve qė i rrėfenin historinė nė ato kohė, ai nuk mendonte shumė se cili ishte ky shkrimtar qė kishte ngjizur kėtė roman. Por gjithēka do tė niste mė pas, kur filloi tė lexonte atė ēfarė kritika shprehej pėr tė. Njė specialist i letėrsisė hidhte kėtė dyshim. "Disa lexues tė Donit tė qetė" habiten qė Shollohovi arriti tė shkruajė skena aq tė vėrteta lufte, kur nuk kishte parė kurrė zjarrin e betejės, duke qenė shumė i ri pėr tė luftuar mė 1914. Si e vrasin mendjen kėta lexues, mund tė rindėrtohen episode tė tilla pa i parė ose pak a shumė pa i jetuar vetė? Si ka mundėsi, qė Shollohovi duke mos qenė dėshmitar, arriti tė japė besnikėrisht vuajtjen e madhe morale dhe fizike tė njerėzve dhe asgjėsimin e ushtrisė?". Ndėrsa Roy, nė hipotezat e tij, shkruan se "Nuk mė duket shumė e jashtėzakonshme, qė midis moshės njėzet e njė dhe njėzet e dy vjeē, tė mund tė paraqitėsh njė galeri shtangės femėrore, qė kapin majat e letėrsisė botėrore. Dihet qė kėtu haset njė pengesė, ku shumė shkrimtarė ngecin. Mirėpo Shollohovi vėzhgon zemrėn e femrave me njė thellėsi dhe njė lehtėsi tė habitshme, duke arritur tė tregojė nuancat mė tė imėta tė dashurisė te kozakja e thjeshtė, duke paraqitur me shumė mjeshtėri gratė e liga si Daria, apo Elizaveta Mohovaja, por me Aksinjėn dhe Natalinė ka shpalosur madhėshtinė e njė dashurie nė pėrmasėn e pėrmbysjeve tė epokės, dy figurat qė sė bashku me atė tė Grigorit kanė vlerėn e njė zbulimi, ndėrsa personazhi i Ana Pogudkos, revolucionares sė re nga Rostovi, ėshtė i vetmi qė ka dalė disi e cunguar"
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
TĖ DHĖNA TĖ REJA MBI ARTIN DHE LIRIMIN E A. MOISIUT NGA BURGU

Nga Dr. ARDIAN CH. KYĒYKU
Zėra tė pavarur
Nė mesin e viteve '80 tė shekullit tė shkuar, nė Tiranė ishin tė paktė ata qė kishin pasur fatin tė dėgjonin njė zė krejt tė pavarur, njė zė aktori shqiptar qė tė mos u thurrte lavde arritjeve tė pushtetit popullor. Ka qenė njė trandje e vėrtetė ajo e shtunė kur Televizioni Shqiptar pėrcolli mė pak se njė minutė nga poezia November-Wind1, recituar nė gjermanisht nga Aleksandėr Moisiu. Mund tė thuhet se nuk ishte thjesht njė zė, njė tingull bote krejt tė panjohur, tė ndaluar e gjithaq marramendėse, por njė frėngji e hapur tinėz nė murin qė na mbante dhunshėm tė ndarė nga e tashmja e natyrshme e viseve tė tjera shqiptare, e pjesės tjetėr tė kontinentit, nga ishujt e lirė tė sė shkuarės sonė dhe, kuptohet, nga e ardhmja. Zėri i Moisiut rrėnqethi. Deri nė atė ēast dihej vetėm se ishte aktor i shquar shqiptar, se pat shajnitur skenat e teatrove tė Austrisė, Gjermanisė, Italisė, Spanjės, Rusisė, Amerikės, Hungarisė, Ēekosllovakisė..., se u pat dhėnė frymė e peshė nė paharrim njė numuri befasues personazhesh dhe se kish vdekur nga njė ftohmė nė njė moshė kur shumica e artistėve tė mirėfilltė sapo nisin t'u ngjiten shkallėve tė lavdisė. Tė ēoroditur nga trumbetimi i rėndomtė komunist, - qė lavdonte me tė njėjtat fraza heronjtė e punės, tė luftės, tė socializmit, traktoristėt dhe artistėt, - pak vetė dinin se dhuntitė e sidomos zėri me jehona tė shumėfishta metafizike i Moisiut kishin bėrė qė lavdia e tij tė mos mbėshtetej thjesht nė tė qėnit njė artist i huaj, por tė dėshmonte se edhe bota shqiptare, aq e panjohur apo aq mbrapsht e paragjykuar, ish nė gjendje tė lindte viganė tė skenės. Talenti i Moisiut kish arritur madje tė nxirrte jashtė vėmendjes sė kritikės teatrore evropiane gjermanishten e tij njėfarėsoj tė ēalė dhe ta shtynte mbartėsin e atėhershėm tė Unazės sė Iflandit2, aktorin e shquar gjerman Albert Basserman, qė ta vendoste dėshminė rrethore prej metali tė ēmuar e perlash nė arkivolin e shqiptarit nga Kavaja. Pak vetė dinin se gjenia e Moisiut, si nė shumicėn e rasteve, qe shfaqur qysh nė fėmini, gjatė njė pikniku nė rrethinat e Kavajės, kur vogėlushit Aleksandėr i qe tekur tė shtirej si i vdekur, duke i lebetitur tė afėrmit.
Ēfarė vėren Franz Kafka gjatė njė mbrėmjeje dimėrore tė 1912-ės nė Teatrin e Pragės
Mjaft emra tė ndritur tė kulturės botėrore janė magjepsur nga arti i Moisiut dhe nuk kanė ngurruar t'i kushtojnė fraza e paragrafe qė do tė kishin pėrkėdhelur sedrėn e ēdokujt. Kritikėt Emil Bab, Anatoli Lunaēarski e Arthur Cahane; nobelistėt Luigi Pirandello, Thomas Mann, Gerhardt Hauptmann, Martinius Bjųrnsterne Bjųrnson; dramaturgėt Henrik Ibsen dhe Hugo von Hofmannsthal; prozatorėt Stefan Zweig e Ferenz Mólnar; regjisorėt Stanislavski e Reinhardt, - tė gjithė me famė tashmė tė sprovuar, - janė vetėm njė pjesė e shpirtrave tė zgjedhur qė pėrjetuan drejtpėrdrejt "gjėmimin e rrufesė" tė zėrit tė tij, "mprehtėsinė prej maje thike" tė atij zėri, "drithėrimėn e njė kėnge tė pėrzishme" apo "freskinė e zgjimit pranveror" nė tragjeditė e Eskilit, Sofokliut, Shakespeare-it, Tolstoit etj dhe qė nuk u zhgėnjyen nga loja skenike e idhullit tė tyre as kur fanitja e filmit pa zė cėnoi rėndė mjaft legjenda tė gjalla tė teatrit. Ėshtė e natyrshme qė askush tė mos habitej sot po tė gjente edhe dėshmi tė tjera, ese, pėrshtypje, lavdėrime kushtuar artit tė Moisiut nė secilėn nga gazetat e bujshme a mė pak tė njohura tė Evropės nė gjysmėn e parė tė shekullit qė shkoi, por edhe mė vonė. Periudha nė fjalė i ngjan njė shpėrthimi shumėngjyrėsh e mahnitės talentesh nė tė gjitha fushat e kulturės. Nuk e teprojmė po tė themi se tragjeditė qė do tė dyndeshin mbi Kontinentin Plak ishin shfaqur mė parė nė qėniet e zgjedhura tė kohės nė trajtė arritjesh artistike.
Pėrveē syve tė famshėm, qė u pėrmendėn mė lart, Moisiun do tė na e sjellin tė gjallė edhe sytė e mprehtė e shpesh ēmitizues tė Franz Kafkės3, njė nga ata shkrimtarė qė, siē thuhet, i kanė pararendėsit nė tė ardhme, dhe qė e njohu lavdinė vetėm pas vdekjes.
I gjeta rreshtat e mėposhtėm krejt rastėsisht, nė njė vėllim tė titulluar "Letėrsia e dėshmive", botuar nė kolanėn aq tė pasur "Biblioteka pėr tė gjithė" tė Shtėpisė Botuese "Minerva" tė kryeqytetit rumun, ku janė pėrfshirė edhe copėza nga ditari tanimė i njohur i Franz Kafkės. Botimi, - nė gjuhėn rumune, - ėshtė kryer nė Bukuresht gjatė vitit 1972. Kafka nuk e pėrmend prejardhjen e Moisiut dhe nuk e sheh kėtė tė fundit pėrmes syve tė tė tjerėve. Kėsisoj, mendimet e Kafkės nuk janė tė ndikuar nga vezullimi i lavdisė moisiane dhe ruajnė njė vlerė tė veēantė: "1912, 3 mars
Mė 28 shkurt: tek Moisiu. Shfaqje kundėr natyrės. Moissiu ėshtė i qetė nė pamje tė parė; i mban mes gjunjėve shuplakat e bashkuara, sheh ngultas nė librin e vendosur lirshėm para tij dhe e le zėrin tė vijė pėrmbi ne, me frymėn e njė vrapuesi.
Akustika e sallės ėshtė e mirė. Asnjė fjalė nuk humb, nuk ekziston kurrfarė jehone, por gjithēka shumėfishohet pak nga pak, njėlloj sikur zėri, i zėnė kaherė me tjetėrgjė, krijon me vonesė njė efekt tė pandėrmjetėsuar; fjala fuqizohet nė pėrputhje me virtytet e veta tė natyrshme dhe na kaplon. Kėsisoj zbulojmė mundėsitė e zėrave tanė. Ashtu sikundėr salla punon pėr zėrin e Moissiut, zėri i tij punon pėr zėrat tanė. Truke tė pacipė dhe efekte befasues, qė tė bėjnė ta ulėsh vėshtrimin pėrtokė e tė cilat s'ke pėr t'i pėrdorur asnjėherė: kėndon, fillimisht, disa vargje tė shkėputur, pėr shembull "Fli, Miriam, fėmija im", lejon t'i pėrhumbet zėri nė melodi; thotė shpejt Kėngė maji, me pamjen e atij qė nuk vendos mes fjalėsh veē majėn e gjuhės; e ndan togfjalėshin November-Wind nė mėnyrė tė atillė qė ta lerė erėn tė shtyhet poshtė, qė t'i japė mundėsi tė ngrihet sėrish lart, duke fishkėllyer. Nėse sheh drejt tavanit, vargjet tė tėrheqin lart.
Poezitė e Goethe-s janė tė padepėrtueshme pėr recituesin, ēka nuk tė shtyn ta shohėsh si tė mangėt kėtė mėnyrė deklamimi, sepse secila poezi i ndih qėllimit tė synuar. Efekt i madh kur, duke recituar si shtojcė Kėngėn e shiut tė Shakespeare-s, rrinte shumė drejt, pa tekst, e shpaloste dhe e bėnte shuk shaminė nė duar, teksa sytė i shndrisnin. - Faqe rrumbullake e, megjithatė, fytyrė thepore. Flok i butė, tė cilin e ledhaton parreshtur, me gjeste tė pėrgjumur. Lėvdatat qė kemi lexuar pėr tė nuk na vlejnė nėse nuk vjen ēasti ta dėgjosh pėr herė tė parė; mė pas ai ngatėrrohet me ato qė janė thėnė pėr tė dhe nuk mund tė zgjojė mė pėrshtypje tė qarta.
Kjo mėnyrė tė recituari ulur nė karrike me librin pėrpara, na sjell ndėrmend ventrilogjinė. Artisti, nė pamje tė parė i huaj ndaj kėtyre tė gjithave, rri nė karrike njėlloj si ne; mezi ia shquajmė aty-kėtu lėvizjet e gojės, nė fytyrėn e ulur poshtė; nė vend t'i shqiptojė ai vargjet, i le kėto tė flasin mbi kokėn e tij. Megjithėse ishin aq melodi pėr t'u dėgjuar, megjithėse zėri dukej tė udhėhiqej si varka e lehtė mbi ujra, melodia e vargjeve nuk ishte vėrtet e kapshme. Disa fjalė shpėrbėheshin nga zėri, rrokeshin prej tij me aq brishtėsi, sa brofnin pėrpjetė e nuk kishin mė asnjė lidhje me zėrin njerėzor, mirpo mė pas, i shtrėnguar nga rrethanat, zėri shqiptonte njė bashkėtingėllore tė mprehtė, duke e risjellė fjalėn nė tokė e duke e mbyllur"4.
Eftimiu ex machina
Nuk ėshtė rasti tė peshojmė vlerėn e veprės letrare tė Viktor Eftimiut, shkrimtar i shquar i rumanishtes, lindur nė Shqipėri mė 1899, njė nga tė fundmit autorė evropianė tė dramave nė vargje. Por duhet thėnė se janė tė panumurt artistėt ballkanas e mbase evropianė qė do t'ia kishin zili tė paktėn jetėn. Vėrehet me lehtėsi se, mes njė vepre qė mund tė kish qenė e jashtėzakonshme dhe njė jete qė mbeti e tillė gjer nė ēastet e mbramė5, Eftimiu zgjodhi e iu pėrkushtua pa ngurrim tė dytės. I mėrguar nga Boboshtica nė moshėn nėntė vjeēare, themelues i njė gazete letrare bukureshtase kur s'i pat mbushur ende tė pesėmbėdhjetat, - gazetė ku plotėsonte i vetėm tė gjitha detyrat; - autor i ngritur nė qiell pas poemave dramatike "Radhitu, luleshqerrė", "Mjeshtri Manol", "Gjeli i zi", dhe komedive, si "Njeriu qė pa vdekjen me sy"; mjeshtėr i rrallė dhe i pashoq pėr nga prodhimtaria, i sonetit (701 copė)6, i eseve, vėllimeve me kujtime, pamfleteve dhe i thėnieve tė mbamendshme; gojtar, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Rumanisė7, disa herė drejtor i Teatrit Kombėtar Rumun; gentleman, gjahtar zemrash dhe magjepsės i njohur grash (njėfarė perėndie e dashurisė), Eftimiu nuk e diti shqipen, nuk u pėrzje fort me veprimtaritė dhe grindjet e pafundme pėr pushtet e emėr tė njė pjese tė shqiptarėve tė Rumanisė, por nuk u tut t'i ndihmonte, pavarėsisht nga hallet qė kishin, nga vendi ku jetonin, nga mendimet, - shumica paragjykime tė rėndomta ballkanike, - qė ushqenin ndaj tij. Por iu ndihmoi nė mėnyrėn e vet, pa bujė, pa pritur shpėrblim nga askush. Pėrmendet nė mjaft vėllime kujtimesh ajo tryezė e restorantit tė famshėm "Capsa" (Kapsha) nė zemėr tė Bukureshtit, tryezė e marrė pėrjetė me qira nga Eftimiu dhe nė tė cilėn hanin falas shkrimtarė, gazetarė e intelektualė tė varfėr, qė rrezikoheshin tė ēmendeshin apo tė kryenin veprime tė pamenduara pėr shkak tė urisė.
Njė tjetėr dėshmi e patundshme e zemėrgjerėsisė dhe e pėrkushtimit tė Eftimiut ndaj gjithēkaje shqiptare, ėshtė pikėrisht ngjarja me Aleksandėr Moisiun, fati i tė cilit do tė kish qenė krejt tjetėr, ose thjesht do tė ish ndėrprerė si me thikė pa ndėrhyrjen e heshtur tė Viktor Eftimiut8 nga Bukureshti. Letra e Eftimiut na bėn tė ditur se Moisiu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pėr arsye jo fort tė qarta, por qė duket se lidhen me valėn antisemite tė kohės. Pėrpjekjet e intelektualėve dhe miqve tė Moisiut qė banonin nė qendėr tė Evropės e gjetkė, pėr ta liruar, kishin dėshtuar. Vetė Eftimiu, pasi fati "ka erdhur nė vete", dėshmon: "Berlin, 12 qershor 1916
Po ik nė Zvicėr
I dashur mik / ... /
Sikurse tė njoftoja me telegram, Moissiu u lirua nga francezėt. Qe e vėshtirė edhe ngaqė dy herė u rrek tė arratisej dhe e kapėn. Kohėt e fundit ishte i burgosur nė Toulouse. Qeveria e kėtushme bėri disa pėrpjekje pėr ta liruar, nė kėmbim tė tė robėrve frėngė, por nuk ia doli mbanė. U desh tė vinte ndėrhyrja nga Bukureshti i gėzueshėm e i paanshėm, qė tė mund tė lirohej. Mund ta pėrgėzoj veten pėr kėtė sukses tė madh, fillimet e tė cilit i kam ruajtur nė fshehtėsi tė plotė, qė tė mos prishej puna. Nė atmosferėn tonė tė helmatisur nuk mund tė bėsh asgjė. Po tė mos heshtja, do tė qe komprometuar edhe ndėrhyrja e "personit tė pushtetshėm" dhe e ish-ministrit Blondel, i cili u soll vėrtet si njė francez zemėrgjerė dhe i dashur. Nė teatrin e Reinhardt-it ka bėrė pėrshtypje tė thellė lajmi qė iu dhashė. Nuk e priste askush qė ta shihte sėrish aktorin mė tė madh tė tyre e tė Gjermanisė. Ishte njė gėzim nė prag tė delirit. Iu thashė se, pėrveē admirimit tim tė madh ndaj Moissiut, ajo qė mė shtyu tė rend anembanė pėr tė, ishte edhe fakti qė ai ka prejardhje shqiptare. Ai ėshtė nga Durrėsi - unė jam nga afėr Korēės9. Jemi tė dy 'arnautė'10, siē thotė Jorga"11.
E mbase nė shenjė mirėnjohjeje, Moisiu kryen nė vitin 1921 nė Bukuresht njė turné mbresėlėnės, duke gdhendur njė hieroglif shkėlqimtar shqiptarie edhe nė kujtesėn e aristokracisė rumune12.
Shėnime:
1Era e nėntorit - gjerm.
2Kjo unazė ish krijuar pėr nder tė dramaturgut e regjisorit tė shquar gjerman August Ifland (1759-1814), drejtor i Teatrit Mbretėror Gjerman deri nė fund tė jetės dhe mik i ngushtė i Goethe-s dhe i Schiller-it. Unaza e Iflandit kishte vlerėn e njė ēmimi artistik. Ishte shenjė mjeshtėrie tė pakalueshme nė fushėn e teatrit dhe i jepej atij qė pranohej njėzėri si aktori mė i shquar gjerman i kohės. Me njė gjest qė do tė bėnte shumė pėrshtypje, Albert Basserman-i e vendosi kėtė unazė nė arkivolin e Aleksandėr Moisiut gjatė ceremonisė mortnore qė do tė pasohej nga djegia e trupit tė tij nė Krematoriumin e Vjenės, mė 22 mars 1935.
3Prozator austriak me prejardhje hebraike, lindur nė Ēeki (1883-1924), pėrfaqėsues i shquar i prozės botėrore moderne dhe "Njė nga stilistėt mė tė mėdhenj tė prozės gjermane" (Fritz Martini).
4Literatura mćrturisirilor / de la Cellini la Malraux, bpt, Bucuresti 1972.5Viktor Eftimiu "nisi tė jepte shpirt" nė Pogradec, mė 3 nėntor 1972, gjatė vizitės sė tij tė dytė tė ēmalljes me Shqipėrinė. Vdiq "nė qiell", nė elikopterin e posaēėm qė e ēonte drejt Bukureshtit. Rreth aksidentit vdekjeprurės qė pėsoi nė Pogradec, dėshmojnė edhe kujtimet e nipit tė tij, aktorit Chiril Economu, qė e shoqėroi gjatė tė dyja vizitave, nė vitin 1971 dhe 1972. Dorėshkrimi i plotė i kėtyre kujtimeve, tė cilin kam pasur fatin ta lexoj nė vitin 1995, - ruhet nga zonja Tihi Cristescu, motėr e Economu-t dhe mbesė e Eftimiut
6101 sonete tė Eftimiut, shqipėruar nga Kopi Kyēyku, me njė pasthėnie tė Rexhep Ismajlit, janė botuar nė vitin 1999 nga Shtėpia Botuese "Dukagjini", me titullin "Sytė e shtatoreve". Ėshtė, deri tani, botimi mė i plotė poetik i Viktor Eftimiut nė gjuhėn shqipe.
7- sė cilės i dhuroi me testament gjithė pasurinė jo tė vogėl qė kishte, pasuri qė sot s'dihet ku pėrfundoi.
8Kjo letėr qė i dėrgohet nga Berlini njė miku rumun tė panjohur pėr ne, ruhet nė arkivin e sekretarit tė Viktor Eftimiut, z. Cristian Pćncescu, qė i ndejti pranė me pėrkushtin qysh nga viti 1934 deri nė fund tė jetės, mė 1972
9Nė origjinal: Durazzo dhe Corita.
10Arnćut - rum. Kėshtu quheshin nė Bukuresht, nė shekujt XVIII-XIX, truprojet shqiptare qė kujdeseshin pėr personalitetet rumune, princat, ushtarakėt e lartė apo pasanikėt. Emėrtimi, lavdėrues, bart e zgjon nė ndėrgjegjen e rumanishtes vlera trimėrie tė rrallė, pėrkushtimi e besnikėrie.
11Nicolae Iorga, (1871-1940), historian i shquar dhe burrė shteti rumun, zbuluesi i Formulės sė Pagėzimit tė Pal Engjėllit nė Biblioteca Laurentiana tė Venecies dhe botuesi i parė i saj nė vitin 1915.
12Pėr suksesin e veēantė tė kėtij turneu kam shfletuar nė vitin 1995 njė sėrė materialesh tė arkivit vetjak tė z. Alfred Reiner, adhurues i Moisiut, ish-mjek i Operės Kombėtare Rumune.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", qershor 2007)
FENOMENI ARIAN LEKA

MENDIME PER LIBRAT POETIKE ANIJA E GJUMIT DHE STRABIZEM TE ARIAN LEKES
Poezia e Arian Lekės ėshtė tingull i bukur si dallgė, ajo shushurinė gjethnajė, tė flet me zėrin stėrgjyshor dhe tė futet thellė, nė skutat mė tė fshehta tė shpirtit.
Duke lexuar librin: Anija e Gjumit, hyn nė njė botė tė lėngshme, ku anijet, dallgėt, vjeshta, pema, gjethet, ndjenjat, dėshirat, ėndėrrat, iluzionet, Durrėsi, fėmijėria, adoleshenca, dashuria, malli, lamtumira, ankthi, tė derdhen para syve veshur me petk muzikor, aq sa lexim pėrftohet mė mirė si kėngė, njė kėngė e brendshme, qė tė ngjitet nė mendje e nuk tė shqitet, siē zakonisht na ndodh, me melodi tė preferuara e tė arshivuara nė kujtesė.
Me detin poeti Leka, ka lidhje tė forta, aq sa mund ta quaj apo edhe ta pagėzoj:
Poet i Detit.
Nga libri Anija e Gjumit veēoj kėto poezi:
Murale, Babai Sheh Ėndėrra .../dhe mua..., /mė duhet tė vras gjithė kuajt, /qė vijnė e mė trembin babanė, /kur ėshtė duke ėndėrruar.../
Tetor, Ti dhe Unė, Kapedan /Lundro nėpėr venat e mia /kapedan ulqinak, /sdo e shohėsh dajlanin nė Bunė, /direku bashit /tė mbiu nė dorė - gisht i gjashtė; /...
Nė Valbonė, Rėnia e Engjėllit Nga Qiejt /Gjethet bien.., /nuk janė pendėt e mia, /mos i gėnjeni me stinė fėmijėt, /janė krahė tė kėputur perėndie /...
Ėshtė libėr qė tė detyron ta veēosh nga moria e botimeve tė sotme, ta lexosh hera herės dhe autorin e tij tua rekomandosh edhe tė tjerėve.
Libri poetik Strabizėm ėshtė njė shikim ndryshe i lėndės poetike. Lėnda poetike ėshtė futur nė laboratorin e tij krijues me tė gjithė diapazonin, ngjyrimet dhe dimensionet e saja, nga ku pėrvetėsohet, ringjizet dhe del prej andej njė amalgamė kryekėput tjetėr, diēka strabike apo siē shqiptohet kjo fjalė nė origjinėn e saj Stravike, e shtrembėruar, qė unė do ta quaja mė saktė e thyer apo e pėrthyer.
Libri ka njė gjuhė poetike qė tė kujton atė tė pėrrallave.
Ka rikrijime legjendash.
Ka rikrijime legjendash moderne.
Ka ritėm muzikor qė nuk tė lė ta ndash secilėn poezi apo ta veēosh nga tė tjerat, kjo e ben leximin nė kontinuitet tė domosdoshėm si njė simfoni ku tė gjithė instrumentet bashkohen aq mrekullisht dhe tė duket se dėgjon vetėm njė.
Poezia e Lekes ka njė mallėngjim tė fortė pėr traditėn, pėr tė krijuar njė traditė tė re tė tijėn.
Leka ėshtė njė poet mesdhetar i lidhur me ujin, me udhėtimet me anije, me eksplorimin, tė cilat shfaqen jo vetėm nė formė por edhe nė gjuhė.
Gjuha e librit nuk ėshtė kozmike, por tokėsore, pėrfshin njė rajon gjeografik tė pėrcaktuar mirė, gjė qė pėrbėn dhe pasaportėn e saj.
Edhe format e vjetra pėrshembull soneti, rondoja, e tė tjera, duke u trajtuar nė kėtė kontekst nuk janė mė njė nostalgji forme tė ngurosur por marrin njė tjetėr ngjyrim.
Sa mė shumė ta lexosh dhe ta studiosh kėtė libėr, aq mė shumė probleme nxjerr tė cilat duhen shtruar nė tavolinė.
Andi Meēaj
16.08.2006
(Botuar ne "Gazeta e Athines", gusht 2006)
Dr. Ardian Kyēyku

Njė roman pėr farat pa emėr
(Disa mendime mbi romanin "Kukullat e pyllit" tė Hiqmet Meēajt, Shtėpia Botuese Triptik, 2003, botim i dytė, 189 faqe, ISBN: 99927-854-4-6 )
Dalje
Nė botėn ballkanase tė letrave, numuri i atyre qė trumbetojnė vdekjen e kahershme tė romanit, shterjen dhe shfuqizimin e tij, ėshtė pothuajse i barabartė me numurin e atyre qė besojnė nė triumfin e tij tė ngadaltė e tė pashmangshėm. Mes ēudirave qė ka sjellė sindromi (pėr tė mos thėnė: vesi) i integrimit, mes dyndjes sė tė paftuarve qė gėzojnė Pavdekėsinė me botime luksoze, promovime, ēmime dhe pėrkthime nė gjuhė tė qarkullimit ndėrkombėtar, shquhen qartė shkrimtarėt qė srreshtin sė botuari, - pėr tė bindur veten dhe tė tjerėt se nuk janė shterur, - shkrimtarėt qė botojnė pėr tė mos u vakur mė tej me ndonjė veprimtari tjetėr, si dhe autorė tė pėrkushtuar, qė lexohen pak (ndofta ngaqė nuk shiten aspak).
Ėshtė njė stėrmundim qė prek majat e idealizmit tė kulluar tė shkruash njė roman nė gjuhėn shqipe, ku tre nė dy vetė merren me letėrsi dhe ku mjegullimi i sistemit tė vlerave sajon e pluhuros hierarki shpesh absurde dhe tragjike. Vlera e mirėfilltė e njė vepre letrare peshohet me mjetet e shitblerjes, ashtu siē mund tė caktohej vlera e njė pikture nga pesha e ngjyrave qė janė pėrdorur, apo nga numuri i qimeve tė penelave, teksa kapitja e lexuesit, vėmendja e tij e ēoroditur nga hallet e pėrditshme, shihet si pėrqindje pėrjetėsie e librave tė shkruar fundekrye nė harmoni me tezat zhdanoviste. Idhujtaria nuk e ka pėr gjė tė shohė nė rėnien e pėrgjithshme shpirtėrore ngadhnjimin e njė letėrsie tejet tokėsore, ateiste (gjoja laike, botėrore, e lirė dhe e pavarur), qė e bind lexuesin se universi kaq ėshtė, dy-tri dashuriēka, ca komplote nė terrin e historisė, ndonjė frikėzė e fshehtė, ndonjė pėrpushje, pickim, kafshim gjinjsh, ndonjė ndarje dhe vaje tė kallura nė tesha postmoderniste, servirur nė njė shqipe tė ēartur nga barbarizmat dhe qė synon tė paraqitet si mėmė e ardhmėrisė.
Fatmirėsisht ka edhe shkrimtarė qė ia kanė dalė mbanė tė ngrihen mbi vetveten e detyruar dhe tė bjenė nė dorėn e bekuar tė servantizmit (term i imi), domethėnė: tė krijojnė vepra befasuese nė njė moshė tė nderuar. Rasti i Hiqmet Meēajt[1] nuk mund tė pėrfshihet kėtu, nėse lexuesi cilėsor ka ndjekur me vėmendje ecurinė e poezisė dhe tė prozės sė shkurtėr tė kėtij autori.
Njėra nga meritat e mėdha tė romanit «Kukullat e pyllit» lidhet edhe me kohėn: pamundėsia e plotė pėr tė gjetur moshėn e autorit. Menēuria e kėtij tė fundit, lehtėsia me tė cilėn e sundon nga rrėnjėt lėndėn artistike, rrjedhja e fjalės nga lėnda (jeta) drejt letėrsisė (rikrijimit tė realitetit) zėvendėsojnė moshėn dhe tiparet vetjake tė autorit, duke arritur atė qė vetėm talenti i lindur mund ta ketė: fuqinė prapavepruese. Asnjėherė nuk ėshtė vonė qė njė vepėr arti tė botohet shumė vite mė vonė se tė tjerat dhe tė jetė pararendėsja e tyre. Duhet shtuar se romani «Kukullat e pyllit» nuk ka ende njė pararendės, tė paktėn nė letrat shqipe. Autori ka dalė tė bėjė art pa fund me mund magjie e jo magji, e as tė ndreqė dynjanė, sepse, si ēdo shkrimtar i mirėfilltė, njeh po aq mirė sa jetėn edhe kufijtė e vetvetes.
Pėrroi dhe psikika e ngjarjeve
Kulti i historisė sė ngarkuar, tė koklavitur, plot shembje, intriga, vrazhdėsi e absurd, merr nė romanin Kukullat e pyllit njė goditje tė merituar. Ngjarjet nuk rrjedhin nga e majta nė tė djathtė, nga lart poshtė, ose anasjelltas, por nga njė bėrthamė gati e padukshme, si spermatozoid[2] qė turret tė bėhet vdekatar, tė plaket e tė shuhet sa mė shpejt. Autori heq dorė me vetėdije nga qindra efektet dhe hiperbolat qė ofron realiteti ballkanik, zgjedh rrugėn mė tė mundimshme, atė tė thjeshtėsisė sė parme, dhe ndeshet me kohėn. Qarkullojnė mjaft pėrcaktime tė kohės, qoftė nė letėrsi, qoftė nė filozofi. Hiqmet Meēaj e shqyrton kohėn edhe nė esenė qė shoqėron romanin dhe qė synon tė japė njė ide rreth rrymės tė cilėn ai e emėrton «mikrobotizėm». Bindjet e modernistėve dhe tė pasmodernistėve duken sot njėfarėsoj tė tejkaluara, ose jo
Njė pamje e re e vėllavrasjes
Romani sjell njė pamje krejt vetjake tė botės shqiptare dhe evropiane, pėrtej legjendave tė shpikura dhe maktheve tė dalė boje. Romani ka jetė - dhe kjo jetė ėshtė e rėndomtė, e mrekullueshme, e paparashikueshme, shkatėrrimtare, shajnitėse, si tė gjitha qėniet dhe gjėrat qė skthehen mė. Njė poet i ri (Admeti), caktohet tė punojė nė fshatin Kajat, detyrohet tė ndahet nga e dashura, dhe shkon nė njė hapėsirė qė nuk gjendet nė asnjė hartė e ku mezi e presin ta bėjnė pijanec e puthador. Aty asgjė skishte ndryshuar qė nga koha e pellazgėve, vetėm se trupat e njerėzve qenė zvogėluar, truri qe bėrė sa i pulės, kurse kėndezėt kėndonin njėlloj dhe thoshin se vezėt i bėnin ata»(f. 44). Nė klishetė jetėgjata tė realizmit socialist, poeti i ri do tė kish zbuluar Parajsėn e krijimit gju(hė) mė gju(hė) me popullin, njerėz tė thjeshtė plot mirėsi, dėshirėn e pafundme pėr punė, duar e kokė me kallo, besnikėri tė pėrjetshme ndaj Parti(ve)sė etj. Admeti nuk e ka kėtė fat. Ai zgjohet mes njė bote qė ka njė krejt tjetėr lloj pasurie: pasurinė e sė pakthyeshmes. Kajati gjallon nė histori e gjeografi sipas ligjeve tė farave qė e sundojnė, ndonėse syrit tė ardhur nga tjetėrkund, arkeologut enigmatik Xhuzepe, nuk i shpėton e vėrteta se Po ta dinit sa popuj e sa ushtri kanė kaluar kėtej, nėpėr kėta male, sa gjuhė tė huaja janė dėgjuar tė fliten, atėherė do tė ndjeheshit vėrtet tė mburrur, qė kėta kėtu (tregon kafkat e shqiptarėve tė lashtė sh. im) fituan mbi tė gjitha kėto gjuhė (f. 52). Pasi merr nga Kajati kafka, stolķ e plot sende tė ēmuara, qė fshatarėve u duken ēinglamingla, Xhuzepja dėrgon nė hapėsirėn nga e cila vjen edhe material jetik, farė tė zgjedhur, ēunakun Shaho. Ėshtė e lehtė tė pėrfytyrohet shpirtėrimi i Kajatit pasi farat e mira shkulen e mbillen nė truall tė huaj, tė largėt, nga ku disa kthehen dhunshėm e nga ku tė tjerat, qė kanė gjetur vetveten, nuk do tė duan tė kthehen mė. Vijnė kohėra, gjatė tė cilave, siē shprehet me tė drejtė hoxha i fshatit, vėllai duhet tė ruhet nga vėllai.
Romani rimerr nga njė tjetėr kah parabolėn e krishterė tė martirizimit, trajtuar edhe nga Dostojevski, Gide apo tė tjerė. Vetėm kur kokrra e grurit vdes, ajo jep shumė fryt. Po nuk vdiq
Nė romanin e Hiqmet Meēajt kokrra e grurit ėshtė farė pa emėr. Ėshtė farė e keqe dhe farė e mirė. Farat janė lindur qė tė ndeshen pėr jetė a vdekje. Fara pėr farėn ėshtė vdekje. Sipas autorit, fara qė u kultivua mirė, po tė kthehet e tė ndrydhet nė ambjentin e parė, domethėnė tė egėr, e ka tė vėshtirė tė rrojė, tė zhvillohet, kurse ajo qė u rrit nė ambjentin e parė, domethėnė nė gjendje tė egėr, megjithėse i afrohet gjithnjė e mė shumė egėrsisė, jeton pėrbukuri (f. 49).
Farat mishėrohen nga dy kushėrinjtė e parė, Shahoja dhe Baxhoja. I pari del nga hapėsira e egėr, jeton ngadhnjimin e vet nė hapėsirėn e lirė dhe frytėzuese tė Perėndimit, pastaj firmos njė peticion si shumė tė rinj tė kohės, dhe sos nė truallin e parė, kur binjaku i dikurshėm shpirtėror, Baxhoja, pasi ka kaptuar me guxim shkallėt e tė qėnit kusar, pushkatar, partizan pa din e pa iman, komunist i thekur etj, ėshtė shndėrruar nė pushtetarin e pėrjetshėm tė hapėsirės. Shahoja u qe pėrkushtuar bimėve, insekteve dhe gjenetikės, nuk e kishte haberin nė punėt e njerėzisė, kurse Baxhoja as qė donte tia dinte pėr arritjet e gjenetikės, pėr thellinat e ndritshme apo tė frikshme tė filozofisė. Ai ka pushtetin dhe, kur ke pushtetin, bindesh se ke pushtet mbi vetė pavdekėsinė. Ēpeshė mund tė ngrejė filozofia, dhembjet e dashurisė sė vrarė, e pamundėsisė pėr tė dėshmuar se nuk je kukull, por qėnie e gjallė, e shkatėrrueshme nga gjithkush e nga gjithēka, ndonėse e pavdekshme nė thelb?!
Makthi
Duke zbuluar mjeshtėrisht lidhjet e brendshme tė librit, njėri nga kapitujt e romanit pėrfundon me shenjėn :, kurse njė tjetėr (f. 68) pėrbėhet vetėm nga njė fjali: «Tė gjitha kėto kishin ndodhur, apo do tė ndodhnin?». Lexuesi ftohet nė ankthin mė mizor qė pėrjetuan shqiptarėt gjatė gjysmėshekullit tė kuq. Ankthi i atyre qė mund tė ndodhnin, qė ishin tė gjitha tė pėrbindshme dhe qė, pėr fat tė keq, pasi ndodhnin apo jo, duke fituar forcėn e errėt tė makthit, rrėnonin e drobitnin me tė njėjtėn egėrsi. «Por plaku Shaho, thotė autori, qė nga ajo natė nisi tė plakej ēdo ditė e mė tepėr, tė zbardhej nė fytyrė e tė kėrrusej nė trup, megjithėse Admeti qe i bindur se atė natė nuk u tha gjė qė ta rėndonte, sepse ajo natė nuk kishte ndodhur» (f. 143). Bjerrja e farės sė mirė ndodh pas njė nate qė mund tė quhet e pranimit dhe e faljes sė madhe. Natė kur Shahoja pranon se, gjatė gjithė jetės, ėshtė mbajtur njė grimė larg shkatėrrimit pėrfundimtar pikėrisht nga fara e mbrapshtė, Baxhoja. Ai ia fal ish-kusarit tė gjitha, jo vetėm sepse nuk ka mjete pėr tė mos falur, jo vetėm se, si qėnie e zgjdhur, ėshtė ngjizur tė zbatojė parimin kuranik «Mėshira Ime ia kalon hidhėrimit Tim», por edhe sepse tashmė dhe parreshtur ėshtė njė njeri krejt tjetėr. Njė njeri qė dyshon pėrnjimend nėse ka qenė ndonjėherė i ri, jashtė shtetit, i dashuruar me njė tė huaj tė mrekullueshme, dishepull i njė profesori qė nderohet mė vonė me Ēmimin Nobel, i lirė e sidomos krejt i pavarur nga mėshira e Baxhos. «Ishin vite tė lumtura, mbushur me suksese e dashuri verbuese, prandaj i picėrronte sytė nė tė gjitha pozat»(f. 167).
Ishin!
Vargu i tjetėrsimeve, qė, me sa duket, mund tė mbyllen (pó pėr-kohėsisht) vetėm me vdekjen e njeriut, pėrfaqėson kredon filozofike tė autorit. Shpėrbėrja e qėnies, dyzimi, trizimi a shumė-zimi i saj nė hapėsirė, por sidomos nė kohė, shprehet dhimbshėm nė mbyllje tė romanit. «Edhe ato shėnimet qė grisa e i flaka nė zjarr, thotė Shahoja, nuk kanė lidhje fare me mua plakun, por mė atė, tė riun[3], qė vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, ti ndjej ēdo ditė dhimbjet, rėnkimet e pėrpėlitjet» (f. 178).
(Sh)qytetėrimi
Pjella e farės sė keqe, nė njė pikė kulmore tė romanit, plagos pėr vdekje (burrėrie) pjellėn e farės sė mirė. Djali i Shahos nuk arrin tė bėjė mė fėmijė, sepse thika e Billit, djalit tė pagjak tė Baxhos, ia pret kėtė dhunti. Kuptohet tė kujt janė tė katėr nipėrit e farės sė mirė. Lexuesi ndjen nė eshtėr se kjo ngjarje jo vetėm mund tė jetė e vėrtetė, por edhe se nuk ėshtė skaji i mbramė ku mund tė arrijė kafshėria e njeriut tė kohės sonė. Dhuna ėshtė e pranishme nė ēdo faqe tė romanit, e pėrcjellė me qetėsi dhe gjithėkuptim shpirtėror mbase bindje se vetėm gjithėkuptimi do tė mund ta mposhtė gjithė kėtė mallkim tė zi. Nėnės i vritet burri dhe djali dhe i jepet kurajo djallėzisht me njė «Ki kujdes tjetrin!» (f. 127). Mirpo terrori, nė mėnyrė krejt tė natyrshme, ka nisur e vazhdon tė hajė edhe pjellat e veta. Roja qė i caktohet Admetit, haf(h)ija e kudondodhur, me tė cilin, falė bashkėjetesės sė detyruar, i pėrndjekuri gati ze miqėsi, dėrgohet Alpeve tė lavdishme tė Shqipėrisė dhe nis tė vrasė burra e tė ēnderojė gra, derisa njė plumb ia hap syēkėn e tretė nė zverk dhe i zgjon Admetit njė mendim shkundullues. Po ta kishin lėnė tė mė ruante mua, thotė, ndoshta do tė rronte e do tė bėhej njeri i mirė» (f. 121).
Disa nga pasardhėsit e farės sė egėr provojnė heraherės ndonjė kafshim ndėrgjegjeje, por nuk dalin dot e as qė duan vėrtet tė dalin nga vetvetja. Mbesa e Baxhos bijėsohet prej njė ambasadori komunist, bredh e kėndellet jashtė shtetit, dhe qė atje sjell si trofé pėr Kajatin dhe atdheun nė pėrgjithėsi, si paradhėnie pėr tranzicionin, njė kuti tė babėzitur Pandore. Sa mirė ėshtė tė drogohesh atje larg, mes tė panjohurish, me djersėn dhe gjakun e barbarėve, qė si njohin virtytet e hashashit e as mrekullitė e jetės diplomatike! Mesazhi ėshtė i qartė si tehu i shpatės: murtajėn e sotme e sollėn pak nga pak ata qė dje mund tė dilnin nga kafazi, ata qė mund tė bridhnin dynjasė, qė rronin nė vend tonė jo nė vendin tonė.
Hyrje
Romani «Kukullat e pyllit» zgjon shumė mė tepėr mendime dhe mbase edhe polemika. I shkrova kėta rreshta nėn bindjen se mangėsitė e mundshme tė njė vepre pėrbėjnė atė qė tashmė e dimė, ndėrsa arritjet e saj dhe vlerat e papėrsėritshme janė dhuratat pa tė cilat do tė mbeteshim dijetarė tė pashoq. Besoj se nuk ėndėrrojmė tė jemi tė tillė. Hėpėrhė na mjafton ėndja e dhuruar nga pena e pangatėrrueshme e Hiqmet Meēajt, shkrimtar qė, me pėrkushtim e aftėsi tė rralla, siē mė shkruante nė njė letėr nga hapėsira greke e Mėrgatės shqiptare, «kish nja 40 vjet qė rrinte nė qoshen e tij». Qoshe, sė cilės letėrsia shqipe duhet ti bėjė patjetėr njė pėrkulje nderimi. Ska vdekur njeri nga kjo.
Bukuresht, dimėr 2005
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Shkrimtar shqiptar lindur nė Vlorė mė 2 maj vitin 1944, antar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qysh nė vitin 1964, nismėtar i Klubit "Drita" tė Athinės, autor i vėllimeve: Nisja (poezi, 1967), Ditė pranvere (poezi, 1971), Tokė e pagjumė (poezi, 1983, nderuar me Ēmimin Libri mė i mirė poetik i vitit), Tek ju trokas (poezi, 1988), Vetėvrasja e qirinjve (poezi, 2000), Kukullat e pyllit (roman, 2002 dhe 2003, fitues i konkursit Drita, Toena, Onufri), Kujtesė e shpikur (poezi, 2003), Pėr Askund (tregime, 2003), Ēikpaku (roman, 2003). Hiqmet Meēaj ėshtė pėrfshirė nė shumė antologji dhe tekste shkollore dhe i pėrket rrymės letrare mikrobotizėm.
[2] Mes faqeve 175-176 tė romanit gjejmė edhe monologun kuptimplotė tė njė spermatozoidi. Edhe unė isha njė spermatozoid qė synonte mitrėn e nėnės sime, po ama tepėr dinak e i mėnēur. U fsheha nė turmėn e miliona tė tjerėve, i bėra tė grinden e tė vriten me njėri-tjetrin. Kėshtu mu hap rruga tė shkoja fitimtar e tė mbillesha pėr tu bėrė embrioni i atij qė jam. (
) qė kėtu kuptohet se, qė pa lindur kemi gėzuar kur tė tjerėt janė vrarė e kanė humbur ngaqė kemi dashur pėr vete tė mos vriteshim e tė fitonim.
[3] Ėshtė fjala pėr tė riun shqiptar qė kthehet nga jashtė dhe kėmbėngul tė japė shpirt nė duart e Shahos. Kur ky e pyet pse po zgjedh pikėrisht duart e tij, tjetri i gjegjet: o njeri i pyllit, mė ka lodhur shumė qytetėrimi me ato praopėsitė e tij (f. 174).
(Botuar nė Gazeta e Athinės, prill 2005 dhe ne revisten Haemus, Bukuresht, Rumani)

NJĖ ROMAN PĖR JETĖN NGA SPEKTRI I MIKROQĖNIES
(Hiqmet Meēaj "Kukullat e pyllit", roman )
Kur njė prozator arrin qė edhe personazhin e rastėsishem, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq tė gjallė dhe aktiv saqė pas leximit mund ta vizatojmė nė sajė tė kujteses, atėhere ai ka mbrritur nė Olimp, edhe atėhere nė rast se ai ankohet si Hiqmet Meēaj "qėnka e lodhshme tė arrish nė Olimp edhe kur s'ėshte atje Zeusi"².
"Njė libėr si ky s'rri nė vitrinė, s'do ta mbyllėsh kurrė, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i pėrkėdhel, i puthė."? Kjo ėshtė motoja qė do tė duhej tė hapte romanin "Kukullat e pyllit" tė Hiqmet Meēajt. Kjo devizė do tė ndihmonte sidomos ata qė nuk dijnė se si tė sillen me realitetin (e djeshėm e tė sotėm) pa e bėrė partner jete infarktin.
Nė ē'gjendje psikike e shpirtėrore duhet ta sjell veten njė njeri pėr ta trajtuar dramėn ku edhe vete ka qėnė viktimė pa nevojėn e zjarrtė tė hakmarrjes, pa u shndrruar nė njė Rambo qė fshijnė nga toka ēdo gjallesė qė ia zė rrugėn (si shumica e shkrimtarėve qė pas diktaturės po lajnė hesapet me armiqt e tyre)? Si ka pasur mundėsi Hiqmet Meēaj tė rrėfej pa e ekzekutuar nė roman sė paku atė shefin e Tiranės qė e hedh nė atė fshatin ekzotik "ku pula han vetėm gurrė" me emrin Kajat? Si? Hiqmet Meēaj eshte poet. Poeti i njėmendte ėshtė i paaftė, i pazoti madje t'ia heq qafėn edhe njė gjeli nė ngordhje e sipėr, e lėre ta shpor njė njeri nga bota. I paaftė madje ta eliminojė edhe ndonjė personazh qė pa lejen e tij i ka hyrė nė rrėfim dhe qė rrezikon t'ia nėpėrkėmb harmoninė estetike tregimit. As atė s'do ta vriste dot babai i vargjeve si "Rruga ime, prej drite le tė jetė edhe nė mė djegtė". Ky ėshtė "mallkimi" i poetit Meēaj qė edhe armikun e trajton me dashuri. Poet, pra!
2.
Admetit nuk ia zė rrugėn mė asgjė pėr ta marrė ndonjė post tė mirė nė kryeqytet. Kėshtu mendon ai para se tė hyjė nė zyrėn e shefit. Ai mendon se nuk e ka ngucur sistemin nė nerv, nuk ka bėrė asgjė tė pahijshme, me sukses ka mbaruar studimet, kėshtu qė patjetėr tė marrė ndonjė post tė merituar. Ndryshe s'mund tė jetė. Po, po, edhe ndryshe mund tė jetė. Kėtė e kupton pasi qė e braktis zyrėn e shefit, i cili e urdhėron tė bėhet mėsues nė njė fshat malor e qė nuk ekziston nė asnjė hartė. Pse? Admetit nuk i kujtohet asnjė ēast madje edhe nė ėndėrr tė ketė bėrė diēka kundėr sistemit, pse ai e dėnon nė kėtė mėnyrė? E ku ta dijmė se ē'traktatesh poetike pėr pėrmbysjen e pushtetit ka thurrur ky Admeti i sjellshėm nė ato vjershat e tij, qė as ēenzoret mė tė mprehte tė shtetit nuk iu bien nė fije. Kjo ėshtė ndoshta arsyeja: ēenzorėt kanė hasur diēka qė nuk e kanė kuptuar (ose e kanė kuptuar) dhe i kanė dhėnė alarm pushtetit. Arsyetimi ka mundur tė duket kėshtu: "Poezitė e qytetarit dhe autorit A. janė tepėr misterioze. Pėrmbajnė ca figura, metafora e imazhe qė nuk i krahasojmė dot me ato qė i njohim. Deri sa tė zbėrthejmė ato e lusim partinė tė rijė nė distancė nga ky njeri". E kjo shqip do tė thote: shporeni nė Kajat, kur tė bėhet ēenzura e menēme sa duhet qė ta kuptojė poetin, atėhere ose e internojmė, ose e privilegjojmė ose e asgjėsojmė fare dhe pikė.
I zhgėnjyer dhe i dėshpėruar Admeti mbrrin nė Kajat, nė atė copė tė humbur planeti, nė atė botė tė imėt ku jetojnė mikroqėniet, ato qėnie qė fillimisht duken aq tė vlefshme sa njė turmė mizash mbi njė grumbull muti tė tharrė e qė dikur i ka studiuar doktor Shahoja tė profesori italian me namė boterore K.K.
Admeti bėhet qytetar i mikrobotės. I njerėzimit nė miniaturė. Kėtu nuk nis vetėm historia e njė intelektuali tė degraduar nga diktatura, por edhe ajo e Shahos dhe Baxhos, e fantazmės, e nėnvetėdijes (qė shfaqet nė formė tė ėndrrės) e parasėgjithash nis rrėfimi i botės dhe jetės nga mikroperspektiva - nga njeriu i kėrrusur nė pozitėn e insektit.
3.
Elementet biografike nė romanin "Kukullat e pyllit" janė skeleti i rrėfimit. Hiqmet Meēaj pasi diplomon fakultetin e Historisė dhe Filologjisė dėrgohet si mėsues nė shkollėn fillore tė fshatit Rexhepaj. Po si Admeti edhe Hiqmeti qysh nė kohėn e studimeve boton libėr dhe konsiderohet si shkrimtar i suksesshėm. Kėto janė vijat qė luajnė rol nė formėsimin e jashtėm tė rrėfimit. Nė atė tė brendshmin rrėfimi autobiografik mbetet si burrim fabulash, por jo edhe si strukturė kryesore e rrėfimit. Aty shkruhet mjeshtėrisht biografia e kohės, pėrshkruhet nė mėnyrė tė perimtuar lufta qė bėjnė personazhet, pavarrėsisht pozitės dhe statutit social, pėr tė mos vdekur nga monotonia, nga pushteti i kotėsisė qė e gėrryen shpirtin e kajatanėve. Meēaj zhytet thellė nė botėn e fshatarėve tė Rexhepajve pėr tė kuptuar universin e tyre, qė nga jashtė nuk e zbulon as me llupėn mė tė madhe tė qytetėrimit. Autori nga ky stad tėrhiqet nga bota formale, e jashtme e jetės sė fshatit (prandaj nuk letrarizon aktivitetin e tij nė fshat) dhe futet nė atė thelbėsoren, tė padukshmen, nė historitė intime dhe tė kaluarėn e tij. E bėn kėtė pėr t'i ikur monotonisė vrasėse tė jetės aty apo thjeshtė pėr t'u zbavitur, nuk ka rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė se ai suksesshėm depėrton nė shpirtin e atyre qėnieve tė vogla (mikroqėniet) dhe nga pozita e tyre prej imtėsirash shpalos botėn dhe jetėn e qėnies humane tė zhveshur prej ēdo kozmetike tė mundshme.
4.
As lexuesi qė s'ka jetuar nė ato rrethana, e as ai qė nuk ka pasur mundėsi ta njohė atė botė as nė fantazi nė "Kukullat e pyllit" mund ta shoh atė botė nė film. Aftėsia pėrshkruese e Hiqmet Meēajt ėshtė gjeniale, e kulluar dhe aq e prekshme saqė edhe i verbėti i sheh skenat qė zhvillohėn nėpėr Kajat. Lehtė i parafatyrojmė personazhet aktive si; Admetin, Shahon, Baxhuan, Ladinan, Billin, Linan, etj. Por, po aq lehtė i takojmė edhe personazhet pasive si banakieri Simo, shefi, kolegun e studimeve Afrimin, profesorin K.K, Xebėn e Shahos e tė tjerė. Kur njė prozator arrin qė edhe personazhin e rastėsishėm, sporadik ose ilustrativ ta paraqes aq tė gjallė edhe aktiv saqė pas leximit mund ta vizatojmė nė sajė tė kujtesės, atėherė ai ka mbrritur nė Olimp, edhe atėherė nė rast se ai ankohet si Hiqmet Meēaj "Qėnka e lodhshme tė arrish nė Olimp edhe kur s'ėshtė atje Zeusi"².
5.
"Kukullat e pyllit" jane dy libra nė njė. Dy romane tė mbėshtjellur me njė palė kopertina. Njėri roman ka pėr kryepersonazh Admetin dhe rrėfen jetėn e tij nė Kajat nė kohėn e diktaturės, ndėrsa tjetri roman me titullin "Shėnimet e Shahos" ka pėr kryepersonazh Shahon dhe jetėn e tij para, gjatė dhe pas diktaturės. Njė roman filozofik mbi dytėsorin - mbi dy pjesėt e njė qėnie qė e pėrjashtojnė njėra tjetrėn, por qė nuk jetojnė dot tė ndara.
Hiqmet Meēaj ia ka dalė tė shkruaj dy libra tė pėrveēėm qė nė kohė e hapėsirė nuk pėrputhen, janė biografi tė ndara dhe qė mundet botuar veē e veē, por qė pa qėnė bashkė nuk e kanė urėn pėr tė kaluar nga njėra te tjetra dhe anasjelltas. Autori ua kushtėzon jetėn tė dy kohėve me bashkėjetesėn. Ashtu siē ia kushtėzon jetėn Admetit tė jetojė nė paqe me Billin edhe atėhere kur ai nxjerr revolen dhe do duel. Romani "Kukullat e pyllit" ėshtė libri qė na mėson se si mund tė pajtohemi me unin tonė pa e vrarė veten, pa jetuar nė gjėndje absurdi, pa urrjetur, se si mundemi tė jetojmė me fantazmat dhe ėndrrat tona edhe kur ato janė tė ēmendura fare, se si mund gjykojmė botėn me objektivizėm edhe atėhere kur vetė jemi tė involvuar ose viktimė nė proēesin e shembjes ose poshtėrimit tė saj.
Hyqmet Meēaj rrėfen bukur edhe kur i duhet tė vizatojė thikėn e Baxhos duke pikuar gjak. Ai nuk shndrrohet nė mbret apo Zeus pėr tė parė nga lartė se si jetojnė tė vdekshmit, jo ai shndrrohet vetė nė njė nga ata qėniet modeste pėr tė rrėfyer pastaj storien autentike tė tyre. Hiqmet Meēaj ia ka dalė mė mirė se ndonjė autor tjetėr, tė flasė pėr kohėn e diktaturės pa u pėrcirė, pa gjykuar e dėnuar njėrėn apo tjetrėn palė, por duke i pėrshkruar ato vetėm si karaktere humane, si qėnie tė sjella nga perėnditė pa vullnetin e tyre nė njė kohė dhe hapėsirė tė vdekshme tė globit.
Keto dhe shumė arsye tė tjera e bėjnė romanin "Kukullat e pyllit" ndėr romanet e rėndėsishme tė letėrsisė postdikatoriale. Kėto dhe shumė arsye e bėjnė kėtė roman "njė libėr si ky s'rri nė vitrinė, s'do ta mbyllėsh kurrė, nuk ka fund, i hap faqet turbulluar krejt, i lexon, i pėrkėdhel, i puthė.".
1 Hiqmet Meēaj, libri "Vetvrasja e qirinjve", poezia "Hapur si fletore" fq. 65
2 Po aty, poezia "Libri Mikrobotizėm", fq.35
nga njė e-mail i datės 8.4.2004
I dashur Andi,
mė fal pėr kėtė pėrgjigje aq tė vonuar. Pėr mė shumė se njė javė kam qenė i ftuar i njė instituti gjerman, ku kam ligjėruar pėr Rembrand-in dhe Co., respektivisht pėr artin e tyre me motive religjioze. Njė studim qė unė para do vitesh e kam publikuar nė frengjishte e gjermanishte. Kjo vetėm sa qė tė dijsh arsyen e vonesės.
Librat mė kanė ardhur, para se tė nisem. Tė falemenderit shumė. Dhe manuskripti poashtu. Me vete e kam pasur «Kukullat e pyllit» qė mė ka bėrė probleme: nė vend qė tė ristudioj tezat pėr ligjerime, e lexoja romanin dhe si ikja dot. Ndoshta pėr arsye se vonė kam nisur studimin e autorėve shqiptarė (pas shtatė vitesh angazhimi vetėm me letėrsinė e huaj) dhe veē tash shoh se paragjykim paska qenė mendimi se «ska asgjė tė dobishme nga leximi shqip».
Do tė ta kisha ditur shumė pėr nder, nėqoftėse mi dėrgon poezitė tė digitalizuara kėshtu e pėrgatis veprėn mė mirė dhe insatloj tekstin tim, duke e bėrė gati pėr ofrim shtėpisė botuese. Vetėm nėse mundesh, pėrndryshe i daktilografoj edhe njėherė tekstet, me qejf.
Kjo pėr shkak se mendoj qė poezia jote e meriton, jo pėr ndonjė arsye tjetėr.
Tė lutem, do tė mė kishe bėrė njė nder shumė tė madh, nesė ma dėrgon adresėn e Hiqmet Meēajt.
Tė pėrshėndes pėrzemėrsisht me shpresėn qė do tė mė shkruash
Xhemali
nga nje e-mail i datės 18 mars 2005
Andi,
i lexova disa herė poezitė. Ti e di mendimin tim pėr poezinė tėnde, qysh kur i kam lexuar tė parat. Se je poet i mrrekullueshėm nuk ka diskutim. Ama me kėtė cikėl «ma ke ftohė» siē thonė vėllezėrit tanė kosovarė. Cikli qė ma ke dėrguar tash ėshtė diēka e veēantė, ėshtė «hyjnor», ėshtė i shkėlqyeshėm dhe i pėrkryer, aq i pėrkryer saqė mė nxjer punė duke e riorganizuar atė katalogun e vlerėsimit tim tė lirikės, duke u detyruar tė fusė aty segmente tė tjera. Lexoja edhe disa herė Hiqmetit kėto poezi...dhe pyete se a gjen ndonjė gjė tė re, nė krahasim me poezitė tjera (tė bukura tuat)...nuk e di se ēke lexuar, ēka ke bėrė kohėn e fundit, por e di se diēka e veēantė ka plasur, ka kulmuar nė ty, mbaje kėtė hov edhe mė tej se jam i sigurtė se do tė na dalė diēka e madhe, shumė e madhe, pa ekzagjerime....Mė ke gėzuar shumė me kėtė dėrgesė. Tė falemenderit shumė!
I bėn tė fala Hiqmetit dhe kolonisė shqiptare tė Greqisė
Vllazėrisht
Xhemali
PS - Sa u pėrket shėnimeve mbi romanin e Hiqmetit:I kam shkruar para shumė kohe anash fletėve tė librit kur e kam lexuar atė pėr herė tė parė. Unė vetė nuk jam i kėnaqur me atė shkrim dhe nuk e quaj profesional, por njė refleksion. Romani meriton ma shumė. Mirėpo, pasi shumė veta kishin shkruar dhe kishin thėnė gjėra (?!) tė qėndrueshme thash «hajt mos e teprojmė shumė» dhe i plasova shėnimet. Ndėrkaq nė librin tim me ese e kritika letrare (kryesisht pėr letėrsinė e huaj e me shumė pak shkrime tė zgjedhura pėr autorė tė veēantė shqiptarė) qė botohet sė shpejti nė Tiranė me titullin «Jashtė kishave letrare» ėshtė njė ese mė i gjatė dhe mė studimor sa i pėrket romanit dhe mikrobotizmit si teori.
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2005)
MENDIME PĖR LIBRIN POETIK TĖ
Zogjtė Qiellit i Mungojnė Nė Veri
(dhe pėr ciklin e tij tė ri poetik)

Kur shfleton librin poetik tė Flurans Ilisė apo siē ėshtė vetpagėzuar artistikisht Flurkės: Zogjtė Qiellit i Mungojnė Nė Veri, (botimet Eugen), tė bėn pėrshtypje vargėzimi lirik, tepėr i ndjeshėm, ndihet frymėmarrja e jetės urbane, dashuria, njeriu, vitrinat, vajzat e bukura metropolitane, ikja, rikthimi, trishtimi, mėrgimi, Europa me kryeqytetet e qytetet e saj, Kanadaja, Amerika, kujtimet drithėruese tė rinisė sė hershme, peripecitė e saj tė kaluara nėpėr kufijtė e Greqisė, lufta e pėrditshme pėr mbijetesė, por mbi tė gjitha ndjen se shpirti i krijuesit ka vėnė syrin e tij tė veēantė nė kamerėn magjike tė letėrsisė dhe mė e rėndėsishmja rrugecja e autorit, vėshtrimi i tij i veēantė, pluhuri mbi kujtimet fshihet, duke na i shfaqur ato, me vargje tepėr tė ndjeshme e harmonike, qė duke i futur bukur nė poezinė e tij i bėn mė tė perceptueshme imazhet, mė tė afėrta me lexuesin, duket sikur ato qė ka ndierė Flurka, i ndiejmė sėbashku. Ndėr poezitė mė tė spikatura pėrmend:
poezinė: Nė Suth Orange (New Jersey) (fragment)
/Trishtimi si fytyrė ka, /gjuhėn e stėrzgjatur tė linjave tė drurit /mbi parket.... /shpirti i mėrgimtarit pėrpėlitet, /si njė zogth mbi gjethnajėn /e ngjyrave vjeshtore tė qilimit tim. /Shtėpia ime si portokalle, /e varur nė erė, i bėn shenja jetės, /atje... pėrtej oqeanit, /ku njė zjarr i ndezur /prej vitesh ka ngelur.../
poezinė: Kur Frymėzimi Vjen (fragment)
/Kur frymėzimi vjen /tė tjerėt marrin zemrėn time /pėr njė taksi, /me tė udhėtojnė nė rrugėt me dritė /tė imazhit tim... /
poezinė: Tango (fragment)
/Tango ėshtė njė kėrcell trėndafili /Ndėr dhėmbėt e tu sinjorita! /Gotė e thyer me verė tė kuqe /Shpėrndarė nė qindra copėza qelqesh.../
Si dhe poezitė: Kėtė Natė Dua Ta Pi Detin, Kalimthi Nė Venecia, Me Njė Trėndafil Fjalėsh Nė Gojė, O Njeri i Lirė!, Pėrmes Qerpikėsh Si Hala Drite, etj.
Poeti Ilia, apo Flurka, ėshtė njė poet shėtitės, qė sjell me vete ndjenja, imazhe e lėvizje tė njerėzve tė largėt, ai ikėn tė njoh vetveten e tė kuptojė botėn qė e rrethon, atje ku ndihet njeri i lirė e ku shpirti i kėndon. Ndėrsa lexoja poezitė e librave tė mėparshėm, por sidomos ciklin e tij tė ri poetik me 13 poezi tė pabotuara ndonjėherė, qė Flurka mi besoi ti lexoja unė i pari, mu duk se isha nė njė nga filmat e regjizorit tė famshėm Ballkanas Emir Kosturicės, Underground, pasi poezitė e kėtij cikli janė shkruar nėpėr faqe blloqesh qysh kur poeti ishte emigrant nė Greqi dhe pas disa vjetėsh ai papritur shfaqet nė Amerikė (ku jeton tani) duke i gėrshetuar apo i ngatėrruar kohėt, diku na shfaqet Ballkani i tejngjeshur me lloj lloj racash, qė edhe qiellin e kanė me qira, atė turli kulturash qė ndėrthuren nė kohė e hapėsirė duke i pikturuar si njė vizion, diku tjetėr na shfaqet New Jorku me shumėkatėshet e tij tė ftohta, me njerėzit e vetmuar tė metropoleve, ku autori i ndėrthur aq bukur e mjeshtėrisht me mitet e legjendat ballkanike, nga ky cikėl pėrmend
poezinė: Koha nė 0 (zero) absolute, pėr Luis Borghes (fragment)
/... Orėt e paralizuara nė New York /presin kthimin tim! /Lajmėtar tė puthjes. /Lajmėtar tė vdekjes. /Kostandini pėrmbi kalė. /Kalorės lajmėtar.../
Poezia e Flurkės kulmet e saj i ka te poezi e tij lirike, atje ai i futet mė nė brendėsi estetikės sė vargut:
nga poezia: Nostalgji pėrpara nji vitrine (fragment)
/...I palėvizshėm qėndron qielli /Qė krejt nji jetė i ka munguar /Syve tė kukullave.../
Andi Meēaj
Athinė 18.03.2006
PUBLICISTIKĖ
SHPALLJA E PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
(Me rastin e festave kombėtare tė 28-29 nėntorit)

Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė nga Ismail (Bej) Qemali mė 28 Nėntor 1912
Nė kėto ēaste tė vėshtira pėr popullin Shqiptar, kur krerėt e Lėvizjes Kombėtare bėnin ēmos pėr mbrojtjen e vendit nga coptimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli pėr nė Bukuresht, prej ku me 25 tetor i pėrcjellė nga 20 atėdhetarė arriti nė Vjenė, ku u takua me diplomatė tė jashtėm si kontin Berhtold dhe me ambasadorėt e Anglisė dhe tė Italisė. Nga Vjena Ismail Qemali u kthye pėrsėri nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor u mbajt njė mbledhje e rėndėsishme nė hotelin Kontinental. Kėtu u muarr vendim i rėndėsishėm politik, pėr emrimin e njė Komiteti drejtonjės , nga vetė shqiptarėt pėr tė udhėhequr vetė me politikėn e Shqipėrisė. Ismail Qemali pasi mori pėrkrahjen e plotė tė Kolonisė Shqiptare nė Bukuresht, me katėr shokė u nis pėrsėri pėr Vjenė, ku arriti mė 6 nėntor 1912. Nė kėto ēaste tė vėshtira tė popullit shqiptar, mė nė fund diplomacia shqiptare , falė Ismail Qemalit, arriti tė pėrfitonte nga kundėrthėniet ekzistuese tė Fuqive tė Mėdha, qė tė pėrfitonte simpati pėr rregullimin e ardhshėm tė Shqipėrisė. Ismail Qemali, nė takimet e fundit qė pati me pėrfaqėsuesit diplomatik evropianė, arriti tė sigurojė simpatinė e idesė sė popullit shqiptar pėr shpalljen e pavarėsisė. Pas kėsaj garancie qė mori Ismail Qemali, mė 9 nėntor ai nga Vjena nė Vlorė dėrgoi njė telegram me kėtė pėrmbajtje: E ardhmja e Shqipėrisė ėshtė siguruar, telegrafoni kudo qė tė kenė besim tė plotė pėr fatin e atėdheut
"
Por Ismail Qemali pėr tė qenė mė i sigurt nė premtimet e dhėna para se tė nisej pėr ne Shqipėri pėrsėri pati njė takim me ministrin e Punėve tė Jashtme kontin Berhtold, takim qe u mbajt nė shtėpinė e kontit Hadik nė Budapest. Pas kėtij takimi, Ismail Qemali dėrgoi njė telegram tjetėr pėr organizimin e Kuvendit, qė duhej tė thirrej nė Durrės ose Vlorė, duke theksuar se ēėshtja e Shqipėrisė ėshtė siguruar. Pėr kėtė arsye duhej formuar njė komision pėr shpalljen e pavarėsisė, prandaj Ismail Qemali kėrkonte me urgjencė mbledhjen e delegatėve tė Shqipėrisė nė Durrės apo Vlorė.
Pas kėtij telegrami, Ismail Qemali e lėshoi me tė shpejtė Budapestin dhe arriti nė Trieste, ku u bashkua me grupin e patriotėve shqiptarė qė kishin ardhė pėr tė njejtin mision tė shenjtė. Ismail Qemali me kėta 14 patriotė shqiptarė mė 19 nėntor u nis nga Trieste me anijen Linx tė Llojdit, pėr nė Durrės, ku arriti mė 21 nėntor 1912. Por pas arritjes nė Durrės, nuk ekzistonin kushte politike pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, pasi propaganda greko-turke, nė bashkėpunim me policinė e kishin pėrgatitur terrenin pėr tė burgosur Ismail Qemalin. Po ashtu, edhe politika greke kishte pėrhapur njė propagandė tė fortė kundėr veprimit patriotik tė Ismail Qemalit dhe veprimtarėve te tjerė. Politika greke bėnte njė rezistencė tė fortė nėpėrmes Dhespotit ortodoks Jakovit. Nga kėto arsye nuk u bė shpallja e pavarėsisė nė Durrės. Nė kėto rrethana tė rrezikshme politike qė ekzistonin nė vend nga rryma tė lloj-llojshme dhe zėnkat e feudalėve shqiptarė pėr primat, pamundėsonin veprimin e lirė nė ngritjen e flamurit kombėtar. Nė kėto ēaste kritike qė ekzistonin nė Shqipėrinė e Mesme, Ismail Qemali me shokė vendosi qė tė vazhdojė rrugėn pėr nga Vlora. Mė 18 nėntor Mytesarifi i Beratit i pėrcolli nėnprefektit tė Vlorės, urdhėrin e Valiut tė Janinės, pėr tė ndaluar Ismail Qemalin qė tė mbante Kuvendin nė Vlorė.
Nė kėtė kohė ushtritė ballkanike kishin hyrė thellė nė tokėn e Shqipėrisė. Ata, tashmė, kishin pushtuar Strugėn, Elbasanin, Tiranėn dhe ishin nisė pėr nė Durrės, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej Grekėve.
Ky vendim i shenjtė i patriotėve shqiptarė se shkonin nė Shqipėri pėr shpalljen e pavarėsisė u njoftua nė Trieste, pėr herė tė parė botėrisht, pastaj u publikua nė gazetėn Austriake Noie Fraj Prese , nė intervistėn qė dha Ismail Qemali mė 19 nėntor tė vitit 1912 .
Qarkullimi nėpėr Shqipėri nuk ishte aspak i lehtė, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesėn mė tė madhe tė vendit. Greket kishin zbritur nė Himarė mė 19 nėntor, ndėrsa flota e tyre kishte zėnė pozicionet para Vlorės. Serbėt, pasi kishin pushtuar Mirditėn dhe Matin, mė 18 nėntor arritėn nė Lezhė. Prej andej njė pjesė e ushtrisė Serbe iu drejtua Shkodrės, pėr ta pushtuar dhe pjesa tjetėr e ushtrisė u nis nė drejtim tė Durrėsit. Kėtu duhet tė pėrmendim edhe faktin se pėrveē pengesave nga ana e ushtrive tė armikut edhe autoritet turke qė ishin mbyllur nėpėr qytetet e Shqipėrisė, ku silleshin pa ndonjė koncept ushtarak, i pengonin udhėheqėsit shqiptarė atje ku mundeshin. Ismail Qemali nė Durrės hasi edhe nė pengesa jo vetėm nga ana e autoriteteve Turke, por edhe nga dhespoti grek i Durrėsit, Jakovit, i cili nuk njihte askėnd, as nuk nderonte tjetėr flamur pėrveē atij tė Turqisė, i cili ishte njė shovinist grek i tėrbuar. Kjo tregon se nė ēfarė gjendje tė mjerueshme ndodhej kombi ynė nė atė kohė. Ismail Qemali i shoqėruar nga delegatet e Durrėsit, Shijakut, Tiranės e Krujės u nis pėr nė Kavajė. Prej aty nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės dhe me 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Ky qytet qysh mė parė ishte pėrcaktuar si qendėr ku do tė mbahej Kuvendi Gjithkombėtar pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė .
Por, pėr shkak tė pėrparimit tė shpejtė tė ushtrive Serbe, Malazeze dhe Greke, gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė e mė kritike. Kjo ishte njė ndėr arsyet kryesore qė nė mbrėmje tė 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, vendosėn ta shpejtojnė mbajtjen e Kuvendit dhe vendosėn tė mblidhen tė nesėrmen, pėr ta shpallur pavarėsinė edhe pse nuk kishin arritur tė gjithė delegatėt nga disa krahina tė Shqipėrisė Etnike.
Ismail Qemali Kryetar i Parė i Qeverisė sė Pėrkohėshme - Vlorė
Kuvendi Kombėtar e filloi punėn mė 28 nėntor tė vitit 1912, nė ora 3/30', pasdite nė sarajin e familjes sė Vlorajve, nė shtėpinė e atdhetarit Xhemil beu, nė tė cilin merrnin pjesė 37 delegatė. Nė kėtė Kuvend nuk ishin tė pranishėm disa delegatė nga Kosova, tė cilėt pėr shkaqe lufte ende ndodheshin nėpėr pozicione, duke i bėrė rezistencė ushtrisė Serbe, e cila dita ditės po pėrparonte drejt Durrėsit.
Ismail Qemali, nė referatin e vet foli shkurt pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ai foli edhe pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė kryengritjet tė viteve 1909-1912, duke theksuar se shqiptarėt kishin marrė pjesė nė kėto kryengritje jo si ushtarė tė Turqisė, por si zotėt e vendit dhe pėr tė mbrojtur vetveten .
Ismail Qemali, pasi e lexoi ekspozen e vet, nė fund nė mėnyrė tė shkėlqyer e diplomatike i pyeti delegatėt: Tani mė, s'na ka mbetur tjetėr rrugė shpėtimi, veē se ndarja e Shqipėrisė nga Turqia , dhe propozoi:
Shqipėria tė shpallė pavarėsinė
Tė formohet qeveria e PĖRKOHĖSHME;
Tė emrohet pleqėsia (senati).
Pleqėsia e propozuar nga vet Ismail Qemali kishte pėr detyrė koordinimin dhe mbikėqyrjen e punėve nė Qeveri dhe emėrimin e njė komisioni pėr nė Evropė, pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe popullit shqiptar pėrpara Fuqive tė Mėdha.
Kėto propozime u miratuan njėzėri nga Kuvendi Kombėtar:
1. U shpall Qeveria e Pėrkohėshme, nė krye: Ismail Qemali;
2. U zgjodh Pleqėsia prej 18 anėtarėsh; ku pėr Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.
Duhet theksuar se edhe nė qeveri edhe nė pleqėsi u zgjodhėn njerėz me themel tė fortė kombėtar. Ata ishin atdhetarė nga mbarė Shqipėria Etnike, duke pėrfshirė nga tė tre fetė.
Ismail Qemali propozoi qė Shqipėria tė shpallet Shtet m ė vete- e lirė, e pavarur. Tė gjithė delegatėt kėtė propozim e aprovuan duke u ngritur nė kėmbė dhe duke e pėrcjellur me duartrokitje frenetike aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė .
Menjėherė pas nėnshkrimit tė aktit tė Shpalljes nga tė gjithė delegatėt, Ismail Qemali doli nė orėn 17/30'( pesė e gjysėm), nė ballkonin e selisė, ku zhvilloi punimet Kuvendi pėr tė njoftuar botėrisht Shpalljen e Pavarėsisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912, Ismail Qemali e ngriti lartė nė Vlorėn heroike flamurin e lavdishėm tė Skėndėrbeut.
Ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftrave heroike , i vuajtjeve dhe gjakut tė derdhur, i shumė viktimave tė rinisė deri nė mosha tė ndryshme, tė rėnė dėshmorė pėr ideale kombėtare, pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė shqiptarėve.
Me aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme, Ismail Qemali, mė 29 Nėntor 1912, i njofton pėr aktin historik gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglinė, Italinė, Austro-Hungarinė, Francėn, Gjermaninė dhe Rusinė. Po ashtu pėr kėtė vendim Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninė, Malin e Zi, Serbinė, Bullgarinė, Greqinė dhe Turqinė, duke kėrkuar nga ata qė tė njihnin aktin e Pavarėsisė si ndryshim i vullnetit politik tė Kombit Shqiptar.
Nė kėtė njoftim Kryetari i Parė Shqiptar, ndėr te tjerash shkruan: Kam nderin ti njoftoj Shkėlqėsitė tuaja se delegatėt e tė gjithė krahinave Shqiptare, pa dallim feje, tė mbledhur dje nė Asamblenė Kombėtare nė qytetin e Vlorės, shpallėn Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe kanė ngritur njė Qeveri tė Pėrkohėshme.
Shqiptarėt po gėzohen qė munden tė hynė nė familjen e popujve tė lirė tė Orientit, duke mos pasur pėr qėllim tjetėr veē se tė jetojnė nė paqė dhe harmoni me tė gjithė shtetet fqinje, shpresojmė se ky ndryshim i jetės politike dhe kombėtare i Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Shqipėrisė, ka pėr tu njohur prej qeverive tuaja dhe Evropiane.
Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme
Ismail Qemali - Vlorė
Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė, mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik.
Kuvendi i Vlorės e shpalli pavarėsinė nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, tė tė gjitha trevave shqiptare, qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė tė.
Me Aktin e 28 Nėntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar, i lirė e i pavarur nė trojet e veta, krahas popujve tė tjerė tė Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte njė e drejtė qė buronte nga qenia e tij si popull me gjuhėn, me kulturėn, me individualitetin e me historinė e vet, e drejtė e fituar me mundime e sakrifica tė panumėrta nė llogoret e luftės, e drejtė qė i takonte pėr ndihmesėn e vyer nė dėbimin nga Ballkani tė sunduesve tė huaj osmanė.
Kuvendi i Vlorės hodhi themelet e shtetit tė ri sovran shqiptar.
Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė edhe pse, siē do tė provohej me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha tė Londrės (1913), nuk arriti tė bashkonte nė njė shtet tė vetėm gjithė territoret e popullsinė shqiptare, duke krijuar pas pesė shekujsh robėrie Shtetin e Pavarur Shqiptar, pėrbėn ngjarjen mė tė madhe, unikale, nė historinė e kombit shqiptar gjatė shek. XX.
Kthesa historike e 28 Nėntorit 1912 ishte premisa politike themelore pėr organizimin mbi baza mė tė pėrparuara tė jetės shtetėrore tė pavarur tė shqiptarėve dhe pėr zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik, shoqėror e kulturor tė vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atė bazė shtetėrore e politike, aq tė nevojshme pėr ta mbajtur tė gjallė ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit tė tė gjitha trevave shqiptare dhe pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit shqiptar nė Ballkan.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", nėntor 2006)
LULET E VERĖS
(Mendime mbi Naimin nga prof. Kostaq Cipo, botuar mė 1936)

Naimi
Ėshtė mė i madhi nga tė gjithė ne dhe i pari apostull i shqiptarisė e i vllazėrise s'onė. Nuk ka shpėtim shqiptari, nė qoftė se nuk shtije nė punė frymėn me tė cilėn ėshtė veshur fjala e Naimit. Sa herė qė hap e kėndoj "Lulet e Verės", Naimin e gjej nė valle, dhe kėtė valle e heqin me radhė apostulli, poeti, filosofi, bektashiu, panteisti, atdhetari. N'ato pak fletė nunoset njė shpirt i math, i vetmi ndofta qė ka pasė forcėn e karakterit tė mbyti bishėn qė fle e zgjohet nė shpirtin e njeriut.
Tė marish udhėn drejt pėr t'u nunosur, ėshtė njė punė e rėndė, se kėrkon mundim tė math: kėrkon tė besh fli njė copė nga jeta e shkuar, tė lesh shkallėn mė poshtė e tė njitesh njė shkallė e lart. Tė veē e tė zesh nun, i tregon njeriut rrugėn qė tė shpie lajmėtarin e sė vėrtetės.
E vėrteta e gjallė lind me dhembje e me shpresė, zbulohet me pėrparimin e mbrendėshėm tė njeriut. Naimi i ka kryer tė gjitha kėto lutje e pastrime me durimin e njė asketiu, dhe tue i u qasė mė e mė sė vėrtetės, ėshtė bėrė njė krua i gjallė ku tė gjithė ne, po deshėm, munt t'unjemi e tė pijmė e tė pėrtėrihemi shpirtėrisht. Veēse, qė tė marrish dorė te Naimi, duhet mė parė tė mėsosh vehten me njė dishiplinė tė fortė duke i vėn fre duhisė sė epsheve; shkurt, duhet tė njohish vetvehten. Fjala e Naimit s'ėshtė pa grat, se ėshtė fjala e njė burri qė mundohet tė pėrmirėsojė shqiptarin me njė gojė t'ėmblė. Ndofta mbrenda zjen, po ky zjarr nuk e shtrėngon tė vėrviti mendime e tė lėshojė vetima si pas mėnyrės sė profetėve t'Israelit.
Po vetėm fjalė paska shkrimtari i yn? Poh, se nga fjala kalohet nė punė, se fjala e poetit pėrfshin dėshirat e drejta tė njė populli qė peshon nėn zgjedhė, se ndize ushtarin me fjalė, e do tė shikosh qė ky zjarr do t'ja mbajė tė ngrohtė zemrėn kur tė bjerė nė luftė.
Pėr njė kristian, fjala NUN, ka kuptimin Autokritikė, apo rėfimi haptazi para besimtarėve tė tjerė, nė Kishė, pėr atė ēka ka menduar dhe si ka vepruar. Shprehja nun nga ku ka ardhur dhe fjala nunosje ėshtė shprehja qė u kopiua nga Komunistat Rusė pėr tė justifikuar formėn e autokritikės sė hapur para partisė.
Poeti
Ėshtė poet popullor, se di t'i flasi popullit me njė tė folė shtėpijake. Tė tjerė mund tė mbyllen nė kullėn e fildisht, Naimi, jam i sigurt, do tė mėrzitesh pėr vdekje, sikur tė ndodhesh mbrenda ndonjėherė. Zana e tij kėndon nė fushė tė hapėt, dhe ėshtė e larė nga ēdo hypokrisi, ndonse ia tha kėngės kur priste e qepte ky ves. Tė vijmė nė vlerėn e vepravet! Jo gjithė sa shkruan njeriu mbetet mė kėmbė pėr jetė. Ka vepra qė thėrmohen me njė tė rėnėt'armės sė kritikut, po ka dhe asosh, sė cilave s'ka se ē'u bėn furija e motit. Pjella e Naimit natyrisht, nuk ėshtė kėngė e gjithė, veē se n'ato pak vise ku fryn flladi i poezisė, aty ku stolia e parverės do tė qėndrojė e njomė ngahera.
Po vjershat e Naimit ēalojnė, kemi thėnė. Poh, shqepojnė vende vende. Mirpo kjo veshje e jashtme e pakrehur mirė s'e shuan dot dritėn e poezisė. Fjala vjen, atje ku thot: Syri yt mos u venitė/ Si hėna u pėrtėritė.
Ndonse vargu nuk ėshtė prere mirė, drita e syrit tė ēupės nuk venitet. Qė ta kuptojmė mirė kėtė punė, tė hidhemi nė njė lėmė tjetėr. T'a zemė se kemi pėrpara syve njė affresko tė Giotto-s dhe se njė artist, qė gjendet aty afėr, po na tregon gabimet e shpėrpjestimet e pėlhurės. Po pse ahere, thomi ne me vetvehten, e mbajnė bota kėtė veprė artistikisht tė mbaruar kur paska kėto tė meta? Mos do tė thot qė pėlhura e Giotto-s ka vlerė vetėm si njė gjė e vjetėr, si njė gjė qė ka lidhje e mardhėneje me kohėn e ahershme? Jo. Kjo s'ėshtė fjalė me vend. Sepse po tė ēmohesh vlera e njė vepre vetėm nga pėrsosmija e trajtės, ahere duhej qė tė gjithė ata qė kanė sosur njė Akademi tė Arteve tė Bukura n'Europė, dhe qė janė nė gjendje tė piksojnė njė pėlhurė pa gabime prospektive, tė jenė mė tė mėdhej nga Giotto dhe, lumthi ne, kryeveprat e artit do t'i kishim me shumicė. Them prap, tė qe veshja teknike kulmi i artit, ahere pėrsosmija mė e madhe e kėtij do tė gjendesh nė veprėn e njė maqine fotografike, dhe fotografia do tė zinte rradhėn e parė, pėrpara sė cilės ēdo kryevpėr e njeriut do tė dukesh e zbehtė. Poet popullor, shtiu nė punė vjershėn pėr tė pėrhapė diturin e miqsin ndėrmjet nesh dhe ky ėshtė shkaku kryesor qė nė veprat e tij nuk shikojmė aq fytyrėn e zanės se sa predikimin e Fjalės. Dhe po tė peshohet puna e tij nga kjo faqe, gjykimi del mė i drejtė.
Apostulli
Lėēiti fjalėn e dashurisė, dhe mbushi zemrat tona me shpresė. Foli me gjuhė tė popullit ashtu si u ka hije apostujvet. Ajo kohė lypte qė shqiptari veē shqip tė shkruante, se vetėm nė gjuhė tė nėnės mėsimi jipet i ngroht dhe shėrben mė mirė pėr tė lėruar propagandėn qė do tė bėhej pėr lirin e Shqipėrisė... Mėsimi i tij s'ka pedanteri akademike, dhe mendimi qė formojmė, si mbarojmė sė kėnduari cilėndo vepėr ėshtė ky: Naimi nuk u gjunjėzua pėrpara veprės sė vet sikurse bėjnė njė palė, as qė u a dhenka botės pėr adhurim. A e di se ēdo me thėnė tė shkruajsh nė kohė tė robėrisė, kur kish marrė tatpjetėn shqiptari, kur po vdiresh e po bashtardohesh gjuha? Tė rrojsh nė njė klime tė tillė psikollogjike, e tė kesh besim tė math n'agimin e lirisė, kjo punė e rrethon ballin e Naimit me kurorėn e dritės s'apostujvet. Kur ne sot, me tė mirat e lirisė mbi buzė tė krahut, nga shkaku i disa rethanave, na kap zymbeni, hopeee hope na mbyt pesimisma, Atė kurr nuk e lėshoi zemra se ēe vall do tė agonte ajo ditė e dėshėruar. Apostujt, nė misionin e tyre tė shenjtė, nuk dėshpėrohen. Me fuqinė magjike tė fjalės sheshojnė kodra, fitojnė zemra, ja dalin punės nd'anė... Apostulli shqiptar punoi e vojti pėr vehte, pėr shokėt, pėr gjithė njerzin. Ardhi nė kėtė botė duke mbjellė kudo dashuri...
Ēėshtje Gjuhe
Naimi shkroi n'atė gjuhė qė dinte, kurse ne, na gėnjen mendja kot, se shkruajmė nė njė gjuhė letrare tė kulluar. Ne thėnēim qė gjuha e jonė nuk ėshtė ngritė ende nė rradhėn e gjuhėvet letrare, nuk ėshtė turp. Po pas njėzet e dy vjeē pune se pa prerė rreth shqipes, tė mos kemi mundur deri mė sot tė davaritim shumicėn e dyshimevet gramatikore e syntaktike, hė, ky ėshtė turp i math. E kėto dyshime nuk do tė zhduken, deri sa mos mbledhet e gjithė goja e popullit, e mos tė sqyrtohet imtė nga njė komisi filologėsh nė gji tė Ministrisė s'Arsimit. E si tė kryhet kjo punė, vetėm ahere mundt tė systemohet njė gjuhė e vetme pėr tė gjithė Shqipėrinė. Po kur t'ja arrijmė kėsaj dite, mos do t'a humbasi vlerėn dhialekti? Aspak. Dhialekti ėshtė gjuha qė flet populli e kjo, duke u folė pėr ditė, merr faqe tė ndryshme dhe kėshtu nuk e le gjuhėn letrare tė ngurroset pėr jetė n'ato forma nė tė cilat u pa e nevojshme tė vihet prej filologėvet. Po n'anė tjetėr edhe gjuha letrare vepron mbi dhialektin duke u vėnė fre, disi, ndryshimevet fonetike, morfologjike, syntaktike e leksike qė pėson ky pėr ditė. Gjuha qė flet populli ka forcė tė madhe: fjalėt e huaja, qė hynė prej kohėsh nė fjalorin tonė, gjuha diti t'i ndryshojė e t'i bėjė pas vehtes... Nuk mė besohet se njė gjuhė mund tė bashtardhohet vetėm se ka shtije nė pėrdorim, nga nevoja, njė pakicė fjalėsh qė s'janė tonat. Lėngata e vėrtetė tė kėrkohet gjetkė; tė kėrkohet nė tė lidhunit tė mendimevet, larg frymės sė natyrės sė shqipes. Leopardi thot: "una lingua e barbara quando si allontana non dalle frasi e parole, ma dal carattere e dal'indole sua". (Njė gjuhė bėhet barbare atėherė kur largohet jo nga frazat e fjalėt, por nga karakteri e natyra e saj).
Tė vijmė prap nė themėn tonė. Naimi shkroi bukur, shkroi aq bukur sa ne na merr malli sot tė shkruajmė njė shqipe si atė tė kėngėtarit tė Qerbelasė.
Bektashisma
Tė gjitha kėto fe qė dijnė t'a bėjnė njeri tė mirė, s'ka kush tė ngrihet e tė thotė se s'janė tė mira. Kush mburret me fen e vet duke e mbajtur kėtė si mė tė mirėn e sė gjithave, duhet pik sė pari ay veht tė jetė mė i miri i tė gjithėve, ndryshe vjen njė ditė qė puna pėrgėnjeshtron fjalėn. Kjo fe, ndonse ėshtė njė degė e Islamismės, megjithatė ke njė fisionomi tė vehten. Medje, nė shumė pika dogmatike, largohet nga burimi. Duke studiuar dy kėngėt mystike "Besojmė" dhe "Perendia" gjejmė nė to gjurma nga Buddisma, Hebraisma, Krishterimi, Islamisma dhe sidomos nga fet e fshehta t'Orientit. Bektashisma, nė punė dogmatike, rreh gjithmonė qė shkrola tė mos mbyti frymėn...
Feja ėshtė si njė prismė qė duhet kqyrė nga tė gjitha faqet. Nga ēdo anė qė t'a kthesh bektashismėn, qoftė edhe tė mbuluar me napėn e alegorisė sė Naimit, ėshtė njė fe qė ka bėrė e do tė bėjė gjithnjė dishepuj, sepse:1) Ka elementin moral qė duhet tė jetė nė krye tė ēdo feje, 2) I mblaton njeriut shpresė, ngushullimin , mbėshtetje, 3) Nuk kundėrshton aspak pėrparimin e shkencės, 4) Pajtiset plotėsisht me nevojat e shoqėrisė e tė shtetit.
Pantheisma
...Pėr pantheistin Gjithėsija ėshtė njė Tempull madhėshtor ku luhat fryma e Perėndisė. Meshtari i kėsaj Faltoreje ėshtė vetė njeriu, se vetėm ky di t'i ndreqi telat e qithares pėr t'i kėnduar kėngė shpirtit tė Gjithėsisė. Po shpirti i njeriut ē'ėshtė vallė? Njė copė nga shpirti i math i botės, njė shkėndijė prej frymės hyjnore, njė monedhė e pavdirme...
Pantheisti, nga do qė t'i rutullojė sytė, ēdo gjė qė tė pėrkėdheli, e di qė gjindet nė prani tė Fuqimadhit. Nė syt'ė tij njeriu ėshtė krijesa mė e hyjnishme.
Kėrkonja gjetkė t'a gjejė/ Zotn'e math e tė vėrtetė/ Ajy qenkej ndaj meje/ E paskėsha un vetė!
Me pantheismen sgjidhet, mė duket, edhe enigma qė ndan njerin nga gjithėsia. Ja se ē'thonė pantheistėt : Do tė vijė njė ditė qė do t'a lėmė kėtė botė, po ē'ka tė keqe kjo punė ? A nuk jemi ne pjestarė tė njė gjithėsije, po ēfarė gjėje nuk humbet ? Do tė vijė njė ditė qė do tė ndahemi nga miq e dashamirė, po jeta, duke shkuar nga njėri te tjetri, do tė vijojė gjithnjė si pėrpara.
Ėshtė pikėrisht sikur t'i thoshim njė zonje qė ka humbur vargun me flori : " Mos u dėshpėro, mos zonje, se vargu nuk ka humbur, por ka shkuar dorė mė dorė "...
Gjithėsija e dukėshme qenka njė trajtė e paqėndrushme e shpirtit tė botės...
Moshat
S'dij nė i ka vėnė re njeri. Kur kėndojmė "Lulet e Verės", theoria e katėr moshavet tė jetės, s'ka mė tė fshehur pėr ne. Vėrtet se mosha e njomė nuk gjendet kėtu mbrenda, po tė tjerat janė. Ėshtė pėr shembull mosha e djalit njėzet vjeēar me shkėndijėn e dashurisė nė zemėr, me kėngėn nė buzė :
Do tė shkrihem
Tė venitem
Si kandili kur s'ka vaj
Tashti vjen mosha e burrit tė pjekur, nė vluk tė fuqisė sė gjykimit, qė rreh tė gjejė shkakun e ēdo gjėje dhe e mbyt sqeptiqisma: Po vallė ku vanė?/ Pėr jetė u mėrguan?/ A po u ndryshuan?
- - - - - - - - - - -- - -
Po shpirti qė s'vdes/ S'ka mbrėmje mėngjes/ Ku ka fluturuar?
Ky krimbi i dyshimit bren edhe njė poet tė math italian, Leopardin. "Di-mmi ove tende, "Thuame ku synon.... questo vagar mio breve? kjo endja im'e shkurtėr ? Che fa l'aria infinita, qė bėn hapėsirėn tė pamatė, e quel profondo infinito, seren? dhe pafund kthjelltėsinė?Che vuol dire questa solitudine?.. Ē'kuptim ka kjo vetmi? e immensa?" pafund?"
Atdhetari
Ėshtė atdhetar. Nuk e shoh tė nevojshme t'i shtoj kėsaj fjale nonjė epitet, sepse, kur ėshtė shumė e madhe cilėsia e njė burri, mbiemri ėshtė kallp. Miqtė e tij janė tė gjithė ata qė punojnė me drejtėsi pėr tė mirėn e Shqipėrisė, tė gjithė ata qė kanė mbėshtetur shpresėn nė djalėrinė tonė, qė nuk duhet vetėm tė gatitet pėr tė nesėrmen, po duhet, qė sot, tė ulet nė kuvendin e burrave ku bisedohen e rrihen probleme qė kanė lidhje tė ngushtė me fatin e atdheut... Pėr kėto shėrbime qė i ka sjellė gjuhės, kombėsisė, vėllazėrisė, Naimi ėshtė i nderuar, tė cilit i puth dorėn dhe nė mėsimet e tė cilit e ndiej veten time njeri e shqiptar."
Botohet me pak shkurtime
Prof. Kostaq Cipo (1892-1952) ėshtė ndėr pionerėt e studimeve tė mirėfillta naimiane.
I njohur si gjuhėtar i shquar dhe personalitet i shkollės shqipe, prof. Cipo, u mor herė pas here edhe me kritikė letrare, duke i kushtuar Naimit disa nga faqet mė tė bukura e mė tė goditura tė gjykimeve tė veta ideoestetike.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj