Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj

POEZI NGA ITALIA

 

ANTONIA POZZI

(1912-1938)

 

 

Antonia Pozzi lindi nė Milano nė vitin 1912. Babai ishte avokat dhe nėna konteshė, mbesa e njė poeti italian tė viteve ‘700, fillon tė shkruajė poezi ende adoleshente. Studion nė njė lice klasik dhe aty njihet me njė mėsues me tė cilin pati njė lidhje, por familja e saj u bė barrierė dhe u detyrua mė pas ta ndėrpriste. Kjo i shkaktoi depresion, sėmundje qė do e ēonte drejt vetėvrasjes. Nė vitin 1930 regjistrohet nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Milanos dhe diplomohet nė vitin 1935 me njė tezė mbi Gustav Floberin. Mė pas lidhjet e saj kalojnė nė ekstremin tjetėr, me persona tė tė njėjtit seks, duke e ēuar nė paqartėsi ndjenjash. Nė letrat e saj shprehen qartė interesat kulturore si fotografia, projekti pėr njė roman historik mbi Lombardinė, mėson disa gjuhė tė huaja, viziton disa shtete si Franca, Austria, Gjermania, Anglia, por vendi i saj i preferuar ėshtė njė vilė e viteve ‘700 e familjes, ku ka njė bibliotekė nė tė cilėn studion, shkruan dhe kėrkon paqe nė kontaktet me natyrėn e vetmuar dhe tė ashpėr tė malit. Pėr kėto vende ka pėrshkrime, sfonde dhe jehona tė qarta nė poezitė e saj. Ishte tepėr e ndjeshme, me ankthin e ėmbėl krijues, por grua me karakter tė fortė dhe me njė zgjuarsi tė lartė filozofike, shprehen bashkėkohėse tė poetes. Sigurisht poetja u gjend nė krizė me ambientin e mbyllur tė saj familjar. Ligjet raciale tė klimės sė errėt politike italiane dhe europiane nė vitin 1938, godasin disa nga miqtė e saj mė tė mirė. Ka perėnduar pėrgjithmonė koha e fjalėve, i shkruan mikut tė saj dhe letrarit Vitorio Serenit. Vdiq nė vitin 1938 nė Milano. Tė gjitha veprat e saj u botuan pas vdekjes:

“Fjalė”, 1964. (me parathėnie tė Montales)

“Jeta e ėndėrruar” dhe poezi tė tjera tė pabotuara.

“Ditare”

“Koha e fjalėve ka perėnduar”

“Poci dhe Sereni. Rinia qė s’ka shpėtim”

“Ndėrsa ti fle, stinėt kalojnė”

“Poezi, tė rrėfehem ty”. Poezitė e fundit tė pabotuara.

 

BUKURI

 

Tė jap veten time,

netėt e mia pa gjumė,

hurbat e gjata

tė qiellit dhe tė yjeve tė hurbuara

tė maleve,

flladi i deteve tė pėrshkuara

drejt agimesh tė largėta.

 

Tė jap veten time,

diellin e virgjėr tė mėngjeseve tė mia

nė brigjet pėrrallore

midis kolonave tė mbetura gjallė

mes ullinjve dhe kallėzave.

 

Tė jap veten time,

mbasditet

nė buzė tė ujėvarave,

perėndimet

rrėzė statujave, nė kodra,

mes trungjesh qiparisėsh tė gjalluar

nga foletė.

 

Dhe ti pranon mrekullinė time

prej krijese,

drithėrimėn time prej kėrcelli

tė gjallė nė rrethin

e horizonteve,

i kthyer nga era

e kthjellėt e bukurisė;

dhe ti lejon qė unė tė tė shoh kėta sy

qė Zoti t’i dha,

kaq shumė tė thukėta me qiell

tė thellė si shekuj drite,

tė humbura pėrtej

majave.

 

LAURESHA

 

Mbas puthjes prej hijes sė vidheve

nė rrugė

dilnim

pėr t’u kthyer:

i buzėqeshnim sė nesėrmes

si fėmijė tė qetė.

Duart tona

tė bashkuara

formonin njė guaskė

tė fortė,

qė tė ruante

paqen.

Dhe unė isha fushė

ti gati ishe njė shenjt

qė fashit stuhinė

e kotė dhe ecėn mbi liqen.

Unė isha njė qiell

i pafund i verės

nė agim,

nė fusha

tė pafundme me grurė.

Dhe zemra ime

njė laureshė tingėlluese

qė maste

qetėsinė.

 

QIELLI BRENDA MEJE

 

Unė nuk duhet tė harroj

qė qielli

ishte brenda meje.

 

Ti

ishe qielli brenda meje,

qė nuk flisje

kurrė pėr fytyrėn time, por vetėm

kur unė flisja pėr Zotin

mė prekje ballin

me gishta tė butė dhe thoshe :

“Je mė e bukur kėshtu, kur mendon

pėr gjėrat e mira”

 

Ti

Ishe qielli brenda meje,

qė nuk dashuroje personin tim

por atė farė

tė mirė

qė flinte brenda meje.

 

Dhe nėse ankthi i sendeve nė njė vaj

tė gjatė mė detyronte,

ti me gishtat e fortė

mė fshije lotėt dhe thoshe :

“Si mundesh tė jesh nesėr nėna

e fėmijės sonė, nėse tash qan kėshtu?”.

 

Ti

Ishe qielli brenda meje,

qė nuk mė dashuroje

pėr jetėn time,

por pėr jetėn tjetėr,

qė mund tė lindte

brenda meje.

 

Ti ishe qielli brenda meje

dielli i madh qė i kthen

nė gjethe tė tejdukshme plisat

 

dhe kush deshi tė tė godiste

pa t’i dilnin prej duarsh

zogj

dhe jo gurė

-zogj-

dhe pendėt e tyre shkruanin nė qiell

tė gjallė emrin tėnd

si nė mrekullinė

antike.

 

Unė nuk duhet tė harroj

se qielli

ishte brenda meje.

 

Dhe kur nėpėr rrugė, para

se tė ngrysej, sillem

prapė dua

tė jem njė dritare qė ecėn,

e hapur, me buzėn e saj

tė kaltėr qė e mbrus.

Prapė dua

qė tė dėgjohet e me kushtrim tė rrahė

zemra ime

lart

si njė fole kėmbanash.

dhe gjėrat e errėta tė tokės

tė mos kenė tjetėr

fuqi mbi mua,

veē atė tė ēekanėve tė lehtė

tė rrokjezojnė,

mbi lakuriqėsinė e kaltėr tė shpirtit,

vetėm

emrin tėnd.

 

MARRAMENDJE

 

Rrokmė pėr beli,

o njeri. Buza e shkėmbit ėshtė e ngushtė.

honi ėshtė njė vorbull e frikshme

qė do tė na pėrpijė.

Shiko: luadhi me bar, nga ku del

kjo currilė e dalldisur prej shkėmbit,

i ngjan njė varreze tė pafund,

me gurėt e saj tė bardhė.

Unė do tė desha tė zhytesha kryengulthi

nė rrjedhėn marramendėse;

tė hidhem mbi njė masė tė fortė

dhe ta ērrėnjos, thėrrmoj, vetė,

me duart e mia tė dobėta;

ta shkul do tė desha, meqė si kryq

varri, njė fjalė tė vetme

qė tė mė jepte dritėn. Pastaj do tė pija

me gllėnjka tė hareshme gjakun tim.

Rrokmė pėr beli,

o njeri. Davaritet mjegulla

dhe lėpin e shpėrndan ankthin tim tė marrė.

Pas pak do ta shohim tė mblidhet

nė lugina: ne do tė jemi nė majė.

Rrokmė pėr beli. Ah, sa tė ėmbėl

sytė e tu ngurrues,

sytė e tu prej qelqi kthjelltėsisht tė kaltėr!

 

SIGURI

 

Ti je bari dhe toka, kuptimi

kur dikush ecėn kėmbėzbathur

nėpėr njė fushė tė pluguar.

Pėr ty lidhja pėrparėsen time tė kuqe

dhe tash palosur tek ky burim

e zhytur nė heshtje nė njė prehėr malesh:

e di qė papritur

mesdita do tė largohet me thirrjen

e trishtilave tė vet

do tė shfaqet fytyra jote

nė pasqyrėn e qetė, pranė times.

 

9 janar 1938

 

THIRRJE

 

Tė mos kesh njė zot

tė mos kesh njė varr

tė mos kesh asgjė tė ndalur

por vetėm gjėra tė gjalla qė ikin

tė jesh pa tė djeshme

tė jesh pa tė nesėrmen

dhe tė qorrohesh nė zbrazėti

ndihmė

nga varfėria

qė nuk ka tė sosur.

 

10 shkurt 1932

 

FYTYRA E RE

 

Qė njė ditė unė kisha

njė buzėqeshje

pranverore ėshtė e sigurt;

dhe jo vetėm e shihje ti, e pasqyroje

nė gėzimin tėnd:

edhe unė pa e parė, e ndieja

atė buzėqeshjen time

si njė dritė tė ngrohtė

nė fytyrė.

 

Mė pas erdhi nata

dhe mė takoi tė isha jashtė

nė suferinė:

drita e gėzimit tim

vdiq.

 

Mė gjeti agu

si njė llampė e fikur:

u ēuditėn sendet

duke zbuluar

mes tyre

fytyrėn time tė ftohur.

 

Deshėn tė mė dhuronin

njė fytyrė tė re.

 

Ashtu si pėrpara njė pikture kishtare

qė u ndryshua

asnjė e moshuar nuk dėshiron mė

tė bjerė nė gjunjė dhe tė lutet

sepse nuk dallon pamjet

e dashura tė Shėn Mėrisė

dhe kjo i duket

njė grua gati

e pėrhumbur

 

kėshtu sot zemra ime

para maskės sime

tė panjohur. 

 

20 gusht 1933

 

SPIRANCA

 

Mbeta e vetme kėtė natė:

kam mbi fytyrė shijen e lotėve tė tu,

pėrreth njeriut

heshtja qė nė zhurmėn e mbytur

tė portės sė mbyllur, me rrathė tė gjerė

sheshohet pėrsėri.

 

E ngadaltė nė ujin e errėt

tė zemrės

e lehtė dhe e sigurt

mes algash tė thella

jehonat e furtunave rrjedhat e gjata

kurorat e buta me valė

pėrreth shkėmbinjve

tė zhytur.

 

E ngadaltė dhe e sigurt,

deri nė rėrat e fshehta dergjės

nė fundin e qėnies

besnike e qėndrueshme, me tre krahėt e saj

ndriēues

depėrton spiranca

e fjalėve tė tua:

Ti mė pret mua.

 

16 dhjetor 1964

 

JETA

 

Nė prag tė vjeshtės

nė njė perėndim

tė heshtur

 

zbulon dallgėn e kohės

dhe dorėzimin tėnd

tė fshehtė

 

Ashtu si nga dega nė degė

i lehtė

njė rėnie zogjsh

krahėt e tė cilėve nuk durojnė mė.

 

18 gusht 1935

 

Pėrktheu Arjan Kallēo

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, tetor 2009)

 

EUGENIO  MONTALE

(POETI HERMETIK ITALIAN I NDERUAR ME ĒMIMIN NOBEL)

 

 

 

 

1896 

Eugenio  Montale u lind nė Gjenovė nė 12 Tetor 1896 nga Domenikua      tregtar dhe Xhuzepina Riēi. Ishte i fundit nga gjashtė vėllezėr, nga tė cilėt njėri i vdekur menjėherė pas lindjes. I kalon fėmijėrinė dhe adoleshencėn nė  brigjet  ligure.

1916

Shkruan poezinė e parė “Nėn hije i zbehtė dhe i pėrhumbur”, qė do tė bėhet bėrthama e librit “Ossi di Seppia” (eshtra prej sopie).

1917

Futet nxėnės nė shkollėn e oficerėve tė kėmbėsorisė. Njohu kritikun Serxhio Solmi.

1918

Si oficer kėmbėsorie shkon vullnetarisht pėr tė luftuar nė Trentino; i besohet komanda e njė pozicioni nė vijėn e zjarrit nė fshatin Valmorbia. Nga kjo eksperiencė do tė mbetet si dėshmi poezia “Valmorbia, bėhet fjalė pėr fundin tėnd”, mė pas e botuar nė librin “Ossi di Sepia” (Eshtra prej sopie).

1920

Fillon tė frekuentojė krerėt kryesorė tė kulturės Gjenoveze, midis tė tjerėve poetin Kamilo Sbarbaro.

1921

Poli intelektual i tij u bė Torinua, ku njohu bėrthamėn e gazetės “Primo Tempo”.

1922-1926

Sergio Solmi i boton nė “Primo Tempo” poezitė e para. Njihet me letėrsinė e autorėve tė mėdhenj europianė: Musil, Kafka, Italo Svevo. Nė Milano njeh Sibilan Aleramon. Boton librin e tij tė parė “Ossi di seppia” (1925). Ka shumė sukses nga kritikėt mė tė mėdhenj. Nė Trieste njeh Umberto Sabėn, me tė cilin lidh miqėsi tė fortė.

1927

Njeh poetin amerikan Ezra Paund. Takon Drusila Tancin qė do tė bėhet shoqja e tij e jetės. Transferohet nė Firence.

1928

Del botimi i dytė i librit i plotėsuar me poezi tė reja. Poezia “Arsenio” pėrkthehet nė anglisht dhe bėhet e famshme pas botimit tė saj nga T.S.Eliot.

1931-1932

Del botimi i tretė i librit. Boton “Shtėpia e doganierėve” qė bėhet bėrthama e librit tė dytė “Occasioni” (Raste).

1939   

Bashkėjeton me Drusila Tancin. Njeh dhe frekuenton nė tė famshmen “Kafe e Xhupave tė Kuq” tregimtarėt Elio Vitorini, Karlo Emilio Gada, Aleksandėr Bonsanti, Tomaso Landolfi dhe dy poetė tė rinj, Piero Bigonxhari dhe Mario Luci, qė do tė bėhen autorėt mė tė rėndėsishėm tė shkollės hermetike. Nė grup bėjnė pjesė edhe disa piktorė.

1940

Del botimi i dytė i “Occasioni” i zgjeruar. Fillon pėr Montalen njė aktivitet i dėndur prej pėrkthyesi midis tė cilėve Eliotin, Shekspirin, Stainbekun, Servantesin, etj. Vazhdon aktivitetin e tij nė fushėn e studimit dhe tė kritikės.

1944

Strehon nė shtėpi disa miq hebrej tė persekutuar nga regjimi fashist midis tė cilėve Umberto Saba

dhe Karlo Levi.

1945

Bashkė me Aleksandėr Bonsanti dhe Artur Loria, themelon dhe drejton revistėn pesėmbėdhjetė ditore “Il Mondo” (Bota).

1946

Fillon tė bashkėpunojė me gazetat “Corriere d’Informazione” (Korrieri i Informacionit) dhe “Corriere della Sera” (Korrieri i Mbrėmjes). Takon poetin Pol Eluar. Nė vjeshtė “Il Mondo” ndėrpret botimet.

1948

Transferohet nė Milano, ku punėsohet nė “Corriere della Sera”. Detyra e tij e re do ta ēojė tė udhėtojė nėpėr botė. Gjatė njė udhėtimi nė Angli, ku ndodhet i ftuar pėr njė cikėl konferencash bashkė me Alberto Moravia dhe Elsa Morante, takon T.S.Eliot.

Boton nė librin “Quaderno di traduzioni” (Fletore pėrkthimesh), pėrkthimet e tij nga poetėt mė tė rėndėsishėm.

1956

Boton librin e tretė poetik, “La bufera e altro”.

1957

Shtėpia botuese “Mondadori”, boton botimin e dytė tė zgjeruar tė librit “La bufera e altro”.

1959

I akordohet titulli “Legion d’onore”.

1962-1965

Martohet nė kishė me Drusila Tanci. Nė Milano i akordohet ēmimi ndėrkombėtar “Feltrineli”. Nė tetor, pas njė viti martese vdes Drusila Tansi. Poeti nuk do tė rimartohet kurrė. Merr pjesė sė bashku me poetėt mė tė njohur nga e gjithė bota nė festimet pėrvjetorit tė lindjes sė Dantes.

1967

Fama dhe prestigji i tij rriten jo vetėm nė kufujtė kombėtarė. Universiteti i Kembrixhit i akordon titullin “L’Honorary Degree”. Nė Itali i akordohet vėndi i senatorit tė pėrjetshėm “qė ka nderuar Kombin me meritat e larta nė fushėn letrare dhe artistike”.

1968

Njihet me poeten e re Analiza Ēima.

1971

Boton nė “Mondadori” librin e tretė me poezi “Satura”, nė tė njėjtin vit del vėllimi “Diario del ‘71”.

1972

Botohet versioni i parė i zgjeruar i “Diario”, i titulluar “Poeti, Ditar”.

1974

I akordohet nga universiteti i Romės titulli “Honoris Causa” nė Letėrsi. Nga Mondadori boton versionin definitiv tė ditarit nė vargje, tė titulluar “Diario del ’71 e del ’72”.

1975

Boton versionin e dytė e tė tretė, tė zgjeruara, tė “Quaderno di traduzioni”, nė Mondadori. I akordohet Ēmimi Nobel pėr Letėrsi. Nė Stokolm, nė Akademinė e Zvicrės, mban diskutimin “Ėshtė ende e mundur poezia?”.

1976

Botohet nga Mondadori njė vėllim i studimeve tė tij mbi poetė italianė e tė huaj dhe mbi poezinė e tij, “Sulla poesia”, qė do tė bėhet njė libėr i rėndėsishėm.

1977

I akordohet nga Bashkia e Firences nė mėnyrė solemne titulli “Qytetar nderi”. Del nga Mondadori libri i tij i gjashtė poetik “Quaderno di quattro anni”. Nga i njėjti botues nė nėntor del vėllimi “Tutte le poesie”, me tė gjitha vėllimet qė kishin parė dritėn e botimit deri atė moment.

1978

I akordohet titulli “Anėtar Nderi i Akademisė Amerikane dhe i Institutit tė Arteve dhe Letrave”.

1980

Botohet nga shtėpia botuese “Einaudi”, botimi i parė i kritikave tė poezive tė tij, “L’opera in versi”, njė rast i rrallė pėr njė poet ende tė gjallė, qė konfirmon rolin e jashtėzakonshėm tė aritur tashmė nė kulturėn italiane.

1981

Botohet pėrmbledhja poetike “Altri Versi” qė rimbledh tekste tė pabotuara dhe publikime tė tjera nėpėr media tė ndryshme. Nė gusht shtrohet nė klinikė, ku vdes nė 14 shtator. Pas funeralit shtetėror nė Duomo tė Milanos, varroset pranė Drusila Tancit nė varrezėn “San Felice” nė Ema tė Firences.

1991

Dhjetė vjet pas vdekjes sė tij, siē e kishte lėnė amanet vetė, publikohet nga Mondadori, me pėrkujdesjen e Analiza Ēima dhe Rozana Betarini, vėllimi i poezive tė pabotuara “Diario postumo”, si rezultat i besimit dhe dhėnies sė rregullt tė teksteve tė pabotuara nga Montale vetė Ēimės.

 

Vihet re nė disa qė shkruajnė edhe sot te “Gazeta e Athinės” dhe nė gazeta tė tjera tė quhet hermetizmi herezi, bile jepen receta se duhet shkruar nė mėnyrė populiste, kur dihet qė hermetizmi italian i ka dhėnė botės letrare dy nobelistė tė shquar dhe kjo shkollė krijuese ka lindur para rreth njė shekulli. Kjo ndodh se ata qė shkruajnė kėshtu, ose kanė mbetur shumė pas, tek tekstet e estetikės sė realizmit socialist, ose nuk e njohin zhvillimin e letėrsisė botėrore, qė ėshtė e njėjta gjė. A nuk duhet ta kuptojnė edhe vetė se duke menduar e shkruar kėshtu jetojnė ende nė periudhėn e vetizolimit e tė vetpėrjashtimit nga zhvillimimet botėrore? Ėshtė tjetėr gjė tė mos e shijosh hermetizmin dhe tjetėr gjė ta quash herezi ose nofkė.

 

Tė dhėnat biografike dhe shėnimin i pėrgatiti Hiqmet Meēaj

 

ERĖ MBI GJYSMĖHĖNĖN

 

Ura e madhe nuk ēonte te ty.

Do tė tė kisha arritur edhe duke lundruar

nėpėr fekale, me njė urdhėr tėndin.

Po dhe forcat, bashkė me diellin mbi kristale

verandash, shkonin drejt shterimit.

 

Njeriu qė predikonte mbi zhvillimin

mė pyeti “E di ku ėshtė Zoti?”. E dija

dhe ia thashė. Tundi kokėn. U zhduk

nė vorbullėn qė mori njerėz e shtėpi

e i ngriti lart, nė paqe.

 

SHPESH NEVERINĖ E TĖ JETUARIT KAM TAKUAR

 

Shpesh neverinė e tė jetuarit kam takuar:

ishte burimi i mekur qė gurgullonte,

ishte vyshkja e gjethes

sė tharė, ishte kali i shembur pėrtokė.

 

Mirė nuk dita, veē mbinormales

qė lė pak hapur hyjnorja Indiferencė:

ishte statuja nė gjumin

e mbasdites, dhe era, dhe skifteri i ngjitur lart.

 

***

 

Antik, tingulli dehur nga zėri

qė del nga gojėt tuaja kur hapen

si kėmbana jeshile e rihidhen

mbrapsht, e shkrihen.

Shtėpia e verėrave tė mija tė largėta,

tė rrinte afėr, e di,

atje nė fshatin ku dielli digjte

e mjegullonin ajrin mushkonjat.

Si dikur sot nė prezencėn tėnde gurėzohem,

det, po jo mė i denjė

ndihem ndaj kėshillave solemne

tė frymėmarrjes tėnde. Ti mė ke thėnė i pari

se i vogėlthi shqetėsim

i zėmrės sime nuk ishte veēse njė moment

i tėndes; qė pėr mua nė fund ishte

ligji yt rrezikues: tė jesh i gjerė, i veēantė

dhe njėkohėsisht i palėvizshėm:

Dhe tė zbrazem nga ēdo mbeturinė

siē bėn ti kur pėrplas nė breg

mes sfungjerėve, algave, e guackave,

plehrat e pavlefshme tė thellėsive tė tua.

Kush ngjitės mban bashkė

kėta katėr gurė.

 

***

 

Mendoj engjėjt

tė shpėrndarė aty – kėtu

qė s’bien nė sy

pa pendė, pa formė

tė pavetėdijshėm

injorues tė paraqitjes sė tyre

dhe tonės

edhe pse janė

njė kundrapeshė mė e fortė

se pika e Arkimedit

dhe nėqoftėse askush s’i shikon

ėshtė sepse nevojiten tė tjerė sy

qė unė nuk i kam

por dhe nuk i dėshiroj.

 

E vėrteta ėshtė nė tokė

dhe kėtė nuk mund ta dije

nuk mund ta doje

dhe sikur tė duhej tė na shkatėrroje.

 

Kėshtu duhet shtirur

qė ka diēka kėtu

ndėr kėmbė, ndėr duar,

as akt, as e kaluar

as e ardhme

dhe aq mė tepėr as mur

pėr ta kapėrcyer

duhet shtirur

qė lėvizja dhe palėvizshmėria

tė kenė kuptimin

e jokuptimit

pėr tė marrė vesh

qė pika fikse ėshtė njė kompleks

i hiēėzuar.

 

***

 

E vėrteta ėshtė se jeta nuk shpjegohet

as me biologjinė

as me teologjinė.

Jeta ėshtė shumė e gjatė

edhe kur ėshtė e shkurtėr

si ajo e fluturės –

jeta ėshtė gjithmonė e jashtėzakonshme

edhe kur toka nuk prodhon

asgjė.

E tmerrshme ėshtė lufta qė bėhet

per ta kthyer nė tė kotė e tė pamundur.

Nuk mbetet veēse zhytja

nė nėnndėrgjegje

farsa e fundit e teatrit tonė nė mbyllje.

Do ta shpie nė internim, a nė litar

atė qė e pėrkufizon apo e pėrballon. Dihet

qė padituria

ėshtė mė se e mjaftueshme pėr tė errėsuar

errėsirėn.

 

***

 

Zbrita, dukė tė dhėnė krahun, tė paktėn

njėmilion shkallė

e tani qė nuk je mė ėshtė bosh ēdo

hap.

I shkurtėr udhėtimi ynė i gjatė.

Imi vazhdon ende, as mė duhen mė

rastėsitė, prenotimet,

grackat, paturpėsitė e atyre qė besojnė

se realiteti ėshtė siē na paraqitet.

 

Zbrita duke tė dhėnė krahun

jo sepse me katėr sy ndoshta

shikohet mė shumė.

Mė ty zbrita se e dija qė ndėr

ne tė dy

tė vetmet bebe, megjithėse

shikimturbullta,

ishin tė tuat.

 

***

 

Ndoshta njė mėngjes duke shkuar drejt njė ajri

tė qelqtė,

tė thatė, do kthej kokėn e do shoh si do ndodhė

mrekullia:

hiēin pas shpatullave, boshllėkun mbas

meje, mė njė tmerr prej tė dehuri.

 

Pastaj si nė njė ekran,

do rreshtohen nė distancė

pemė, shtėpi, kodra, gėnjeshtra e zakonshme.

Por do tė jetė shumė vonė; unė do iki

i heshtur

tek njerėzit qė s’kthehen mė, me

sekretin tim.

 

***

 

Rrotullohet rrota e pusit,

uji del nė dritė dhe lėngėzohet.

Dridhet njė kujtim nė kovėn plot,

nė tė pėrkryerin rreth njė imazh qesh.

Mbėshtes fytyrėn me buzėt e fikura:

deformohet e kaluara, bėhet plakė,

i pėrket njė tjetri…

Ah ja ku ankohet

rrota, tė dhuron nė fundin tjetėr,

vizion, njė largėsi na ndan.

 

***

 

Eshtė qesharake tė besosh

qė njerėzit e nesėrm

mund tė jenė njerėz,

qesharake tė mendosh

qė majmuni tė shpresojė

tė ecė njė ditė

mbi dy kėmbė.

 

Eshtė qesharake

tė ruash kohėn

dhe gjithashtu ėshtė

tė imagjinosh njė kohė

tė ndarė nė shumė kohė

 

dhe sidomos

tė marrėsh me mend qė diēka

gjallon

jashtė gjallėsisė,

vetėm kjo shikohet

nga tė qenit i gjallė.

 

***

 

Lumturi e plotė, ecet

pėr te ty mbi fillin e briskut.

Syrit i je dritė e zbehtė qė lėkundet,

kėmbės i je akull i rrezikshėm qė thyhet;

kėshtu pra, tė mos tė tė prekė ai qė mė shumė e do.

 

Kur arrin nė shpirtrat e pushtuar

nga trishtimi dhe i kthjellon, mėngjesi yt

ėshtė i ėmbėl e mallėngjyes si foletė

e zogjve.

Po asgjė mund tė paguajė tė qarėn e fėmijės

kur topi u humbet shtėpive.

 

Mos mė kėrko fjalėn qė nuk pėrputhet

nga asnjė anė

kurajua jonė pa formė dhe me shkronja

tė zjarrta

shpalle e ndriēoje si njė luleverdhė

humbur nė njė lėndinė

tėrė pluhur.

 

Ah njeriu qė jeton i sigurt,

mik i tė tjerėve dhe i vetvetes

as hijen e tij nuk ruan se zagushia

ia vulos nė njė mur tė rėnė suvaje!

 

Mos ma kėrko formulėn qė botėt

mund tė t’i hapė,

ji njė rrokje e shtrembėr dhe e tharė

si bujashkė.

Vetėm kėtė mund tė tė dėftejmė sot ,

ēka nuk jemi dhe ēka

nuk duam .

 

***

 

Lavdi e gjumit tė mbasdrekės

kur as pemėt nuk bėjnė hije

e pėr mė shumė kur shfaqen rreth e rrotull

nga drita e tepėrt, tė verdhat shėmbėllime.

 

Dielli, atje lart, - shtrat lumi i tharė.

Dita ime ende s’ka mbaruar

matanė, muri, orėt e bukura

mbyll nė njė perėndim tė zbehtė e tė praruar.

 

Pėrvėlim rreth e rrotull: njė zog peshkatar

mbi njė relike jete rrotullohet

shiu i mbarė ėshtė mbas gufosies

e ndėrsa pres, lavdi gjumit qė afrohet.

 

***

 

Njė pėllumb i bardhė mė zbriti

tek yjet, poshtė fillesave ku qielli

ka folenė. Agime e dritėza nė pritje: kam dashur diellin,

ngjyrėn e mjaltit, flori kėrkoj tė errėtin,

kėrkoj zjarrin qė e ngroh jetėn, kėtė varr

qė nuk fluturon, shikimin tėnd qė sfidon.

 

***

 

Kam shumė besim te ty

dhe do vazhdoj

(ėshtė budallallėku qė tė thashė

njė ditė)

derisa njė vetėtimė nga e pėrtejmja

tė shkatėrrojė

kėtė rrėpirė tė pafundme ku

jetojmė.

Do tė takohemi atėherė nuk e di,

nė ē’pikė

po ka kuptim fjala pikė kur s’ka

hapsirė

e do diskutojmė pėr ndonjė varg

tė shumėkuptimtė

tė hyjnores poemė.

 

E di qė jashtė tė parit e tė prekurit

nuk ėshtė jetė e mundur, po pasjetė,

ndoshta fytyra tjetėr e vdekjes

se e mbajtėm tė mbyllur nė vetvete

pėr vite e vite.

 

Kam shumė besim te vetja

e ndeze ti padashur

pa e ditur qė nė ēdo karkasė

tė jetės ka njė truk

qė nuk e njohim dhe na ka zėnė

pritė, ne tė shpėrndarėve e tė pazotėve

per t’i dhėnė kuptim.

 

Kam shumė besim qė do mė djegė: po

kush do mė shohė do thotė ėshtė njeri prej hiri

pa e kuptuar se ėshtė rilindje.

 

***

 

Mė sill lulediellin ta mbjell

nė baēen time tė djegur nga kripėrat,

e t’u dėftej gjithė ditėn tė kaltrave

pasqyra

tė qiellit, ankthin e fytyrės sė saj tė verdhė.

 

Tentojnė qartėsinė gjėrat e errėta,

shkrihen trupat nė ujėvarė

ngjyrash: kėto nė muzikė. Tė shuhesh

qėnka fati i fateve.

 

Sillma ti lulen qė tė shpie

tek burimet e transparencave bionde

ku jeta thelbet avullėzon;

sillma lulediellin e ēmendur pėr dritė.

 

***

 

Ja shenja; merr jetė

mbi murin qė prarohet;

njė palmė si e gdhendur

e djegur nga vezullimi verbues

i agimit.

Hapi qė vjen

nga serrat, bėhet i papeshė

nuk ėshtė i kadifejtė nga bora

ėshtė akoma

jeta jote, gjaku yt

nė venat e mia.

 

Pėrktheu poezitė nga italishtja

Ben Meēe

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2005)

 

MARIO LUZI

 

 

U lind nė Firence nė 1914. Shkollėn e mesme dhe studimet universitare i kreu nė qytetin e lindjes. I diplomuar nė letėrsi franceze fillon punė si mėsues gjimnazi. Nė 1955 bėhet shef i katedrės sė letėrsisė franceze pranė fakultetit tė shkencave politike tė universitetit tė Firences. Konsiderohet si njė ndėr themeluesit e rrymės "Hermetizėm" dhe njė ndėr shkrimtarėt kontemporanė mė tė njohur tė panoramės letrare italiane. Boton vėllimin e parė me poezi "Varka" mė 1935. Shkrimtari i tij i preferuar ėshtė Mallarmé. Ka shkruar gjithashtu dhe disa drama dhe ėshtė marrė gjithnjė edhe me pėrkthime. Ndėrroi jetė mė 28 shkurt 2005.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

NATYRA

 

Toka me det pėrqafuar

sipėr gjithandej njė det me lodronjės

me fluturimthe tė shpejta harabelash

dhe rruga

e hėnės shplodhėse dhe e gjumit

tė trupave tė ėmbėl tė pambyllur ende nga jeta

e nga vdekja nė njė fushė;

tė tėrhequr nga zėrat zbresin

duke u shpėtuar dyerve misterioze hidhen

mbi ne si zogj tė ēmendur pėr kthim

nė ishujt e origjinės duke kėnduar:

kėtu pėrgatitet

njė djep i purpurt dhe njė kėngė qė lėkundke

nuk ka mundur tė flinte

aq i fortė ishte guri

aq e dėndur dashuria.

 

JETĖS

 

Miq na pret njė varkė qė lėkundet

nė pėrmasėn ku qielli harkohet

e cik detin, fluturojnė qėnie tė ēmendura pėr tė

dashuruar

fytyrėn e Zotit tė ngrohtė e tėrė shpresė

sipėr poshtė duke kėrkuar

dashuri nėpėr largėsitė e fshehta

dhe qajnė: ne jemi nė tokė

po do mundim njė ditė tė lirohemi

tė pėrkulemi me butėsi mbi gjirin hyjnor

si trėndafilat e mureve nė rrugėt tėrė aromė

mbi fėmijėn qė pa folur i dėshiron.

Miq: nga varka shihet bota

dhe nė tė njė e vėrtetė qė paraprin

e pafrikshme, njė frymėmarrje e thellė

nga derdhjet deri te burimet;

Shėnmėria me sy tė tejdukshėm

zbret ngadalė drejt tė vdekshmėve,

mbledh rčnė e jetės, dhimbjet

dėshirat e fshehta prej vitesh mbi fytyrėn e

lagėsht.

Vajzat te dritarja e errėt

me shikimin drejt maleve

nuk kanė durim tė presin tė ardhmen.

Nėpėr dhoma zėri amėsor

pa origjinė, pa thellėsi kryqėzohet

me qetėsinė e tokės, ėshtė i bukur

dhe duket se ēdo gjė ka lindur nga ai.

 

MADHĖSHTIA E ĒASTIT

 

Kur nga hije tė skajshme ngulet

nė tė haptat vėnde vera

vjedh kėngėn e bagėtive

dhe kujtesėn e barinjve e kudo hesht

shkathtėsia e fshehtė e qėnieve,

fėmijėt nė bark pėrforcojnė

dėshirėn e pamposhtur tė nėnave

e pėrkul degėt e kodrave e fushave

tė djegura tė qenėt progresiv i frutave.

Mbi tokė ndodhin kudo

pa pėrse, tė pafshirshmet

vėrtetėsira, nė atė ēast ku fundosin

lehtėsisht peshėn kurorat e pemėve

anijet pėrkulen nė njė anė

dhe ankthi i lundėrtarėve nė brigje tė ēuditshme

tingulli i ēdo zėri

humbet vetveten pa lindur, nė det nė erė.

 

ASGJĖ NGA Ē’KA NDODH DHE S’KA FYTYRĖ

 

Asgjė nga ē’ka ndodh dhe s’ka fytyrė

e asgjė qė vetėm rrokulliset, pa gjurmė,

e kapshme vetėm nga mėshira

si ti mė ėshtė vdekja.

Era tėrė vrull lėkundet me mėrzi

mbi xhama, shtiret me paraqitje prej ekstaze

dhe njė perėndim i bardhė pllakos

nė kryqėzime kalldrėmesh tė nxehtė.

Nga shiu tek tė bardhat kohėhapje

shfaqen nė shikimin shumėngjyrėsh

blloqe ajri nė pėrmasa festive.

Tė shfaqesh dhe tė zhdukesh ėshtė iluzion.

Eshtė kjo ora jote, ora e atyre mbretėrve

sizmik me kolltuk lėvizės,

tė pandjeshėm veē nga tė ftohtėt e vdekjes

qė tė lėnė nė gjak papritur.

Banesa e tyre e improvizuar janė xhamat

tentakuloze nėpėr serra, ku takohen

aty njihen me njė tė parė.

E vėrtetė dhe gėnjeshtare, e kotė tė tė kėrkoj,

tė tė pėrndjek matanė kėshtjellėzės

ndaj piramidave qė pasqyrojnė nė asfalt,

nė zgėqet ku dashuria nuk mund tė arrijė

dhe as harresa e vetveteve.

 

DUKE IU AFRUAR DYZET VJEĒĖVE

 

Mendimi mė ndjek nė kėtė periferi

tė errėt ku fryn erė rrafshnalte

dhe zhytja e dallėndyshes pret fillin

e hollė tė maleve nė horizont.

Pas pak bėhen 40 vjet ankthe,

mugėtire, tė qeshura spontane, pėrrenj tė vrullshėm

siē ėshtė e vrullshme nė mars era

qė shpėrndan dritė dhe shi, gjėrat e lėna pas dore,

shkėputja me duart e shtrira nga tė dashurit,

nga viset e mia, zakonet e viteve

te shkatėrruar papritur e qė duhet akoma t’i kuptoj.

Pema e dhimbjes tund degėt …

Ngrihen vitet mbi shpatulla

grupe – grupe. Nuk ishte e kotė, ėshtė kjo vepra

qė kryen secili e tė gjithė bashkė

tė gjallė e tė vdekur, tė depėrtosh botėn

e errėt pėrgjatė rrugėsh tė kthjellta e tunelesh

tė dėndur me takime tė shkurtėr e humbje

o dashurie nė dashuri o nė njė tė vetėm

nga babai te biri deri nė tejdukje.

E kėshtu vazhdoj tė marr rrugėn

drejt bashkgjallimit tė pėrjetshėm

tė gjithēkaje nė jetė dhe vdekje,

tė zhdukem nė pluhur apo nė zjarr

po qe se zjarri matanė flakės zgjat akoma.

 

ZOGJ

 

Era ėshtė zė i ashpėr qė ndėshkon

nė turmėn qė ndonjėherė gjejmė paqe

dhe folé mbi kėto degė tė thata.

Rreshtimi merr fluturimin e trishtuar,

mėrgon nė zemėr tė maleve, violetė

e gėrmuar nė violetė pambarim,

minierė e pafund e hapėsirės.

Fluturimi ėshtė i ngadaltė, ēan me vėshtirėsi

nė kaltėrsinė qė hapet pas kaltėrsisė,

nė kohėn matanė kohės; disa

dėrgojnė klithma tė mprehta qė rrėzohen

e asnjė anė nuk i reflekton.

Na ngjajnė impulset e majave

nė orėn – qė nuk mund as tė mendohet

as tė thuhet – kur mbi petale tė padukshme

rreth e qark njė pranverė e ēuditshme

lulėzon nėpėr retė e rralla qė era

kullot nė njė qiell tė lagėsht a tė djegur

dhe fati i ditės ėshtė i shumėllojtė

breshėri, shiu, kthjellimi.

 

NĖNĖS SIME NGA SHTĖPIA E SAJ

 

Mė mirėpret shtėpia jote e vjetėr, gri,

i shtrirė me kurriz nė njė shtrat tė ngushtė,

ndoshta i yti pėr shumė vjet. Dėgjoj,

numėroj orėt qė rrjedhin ngadalė

mė ngadalė pėr retė qė ēajnė qiellin

nė kėto netė gushti tokash koprace.

 

Dikush qė kthehet vonė nga fushat

shkėmben njė pėrshėndetje tė lodhur me tė njėjtit,

i ngjitet rrėpirės, rrugicės, zhduket

pas portės sė haurit. Zagushia

e shirokut rėndon shplodhjet,

vė nė ankth tė sėmurėt e tė burgosurit.

 

Nuk flė, ndjek hapin e somnambulit

qoftė i mangėt apo djaloshar

tek zhurmon mbi gurė e zeje;

shkėputem e me ngarkesėn time tė pėrulur

zbres, zbres mė shumė se ē’ėshtė

e thellė nė kėtė kohė, tek kėta njerėz.

 

KJO LUMTURI

 

Kjo lumturi e premtuar a e dhėnė

mė ėshtė dhimbje, dhimbje pa shkak

apo shkaku, nė ekziston ėshtė kjo rrėnqethje

qė trondit tė tėrėn tek e vetmja

si lėngu i paqetė nė sferėn

e qelqtė kur interpreton fakiri.

E megjithatė them: shpėtoi edhe sot.

Rrotull rrotull i hapin luftė gjėra

apo pamje ku ulet e ngrihet

o nata o bora

teshat e kujtimit.

 

VARGJE TETORI

 

Kėtu ku duke jetuar prodhohet hije, fshehtėsi

pėr ne, pėr tė tjerė qė po vijnė dhe qė tashmė

po e hedh farėn pas shpatullave, kėtu

jo nė vend tjetėr duhet bėrė dritė.

Shkoi, kanė mbetur vetėm gjurmėt,

e moshės mendjemadhe dhe tė lehtė

kur pritet qė tė tjerė,

kushdo qoftė, tė rrallojė kėto rč.

Ajo qė do vijė, do vijė nga kjo penė.

I ulur pranė zjarrit tim tė trishtė, pres

deri sa tė lindė flaka ime e plotė apo ngjalėzimi

i kėtij shartimi tė lagur tė kėsaj flake.

 

Ti qė pret nga jashtė shtėpisė,

nga drita shtėpiake e ditės?

Sot, sot qė era

pėrplaset, vrapon nė gjallėrinė e maleve

dhe atij paralajmėrimi prej vere e tė ftohti

menēuria e pleqve bėn shkėndija nėpėr rrudha?

Ajo qė do vijė, do vijė nga kjo penė.

Fat tjetėr nuk shpresoj, as

nėn kėtė qiell tė kėtij muaji misterioz

ku ngjyra e rrushit pėrhapet

dhe vjeshta na shtyn me forca tė reja

deri nė Cessati Spiriti apo Domine quo vadis

 

NĖ BREG

 

Molet e shkretuar kapėrcejnė dallgėt

edhe ujku i detit bėhet i errėt.

Ē’bėn? I hedh vaj kandilit,

mbaj gjallė dhomėn ku ndodhem

larg teje dhe tė dashurve tė tu.

 

Grupi i shpėrndarė mblidhet,

numėrohen njerėzit pas kėtyre stuhive.

Ti ku je vallė? Shpresoj nė ndonjė port …

Roja i farit i hipėn varkės,

vėzhgon, kontrollon, shtyhet drejt thellėsisė.

Moti dhe deti bėjnė pushime tė tilla.

 

GJYQTARI

 

"Kujton se jotja ėshtė dashuri e vėrtetė?

Kontrollo thellė tė kaluarėn tėnde" insiston ai

duke hedhur nė brendėsi

shikimin e tij prej plaku ndėrmjet ironikut dhe tė ēuditshmit.

Pret. Ndėrsa unė shikoj larg

e tjetėr nuk mė vjen nė mend

veē detit vaj poshtė fluturimit tė njė pulėbardhe

i grisur pakėz nga shkėmbinjtė e ishullit,

ku njė tokė lakuriqe i bėn hije vetes

me gungat e saj apo njė tjetėr e pėrgatitur pėr mbjellje

bėn hije me plisat dhe me tė paktėt kėrcenj.

"Po mund tė kem bėrė shumė mėkate "

 

pėrgjigjem nė fund duke u mbėshtetur te diēka,

qoftė edhe te fajet e mia, nė atė dritė prej kėnete.

"Tė qash, tė qash duhet pėr dashurinė tėnde tė keqkuptuar"

vazhdon zėri mė njė fėrshėllimė

breshėri mbi atė shkretėtirė duke i kaluar lart.

E dėgjoj dhe as qė e pyes veten

pse tė jetė ai dhe jo unė matanė kėsaj banke

me detyrėn pėr tė gjykuar tė kėqijat e botės.

"Ka mundėsi" kundėrshtoj ndėrsa mendoj diēka tjetėr,

ndėrsa rruga ndriēohet copa - copa

e kėtu nė klub dita akoma e plotė

reflektohet nė bebėzat e njė vajze qė heq pėrparsen

pėr orėt e pushimit e njė burrė qė i merr turnin

vesh njė futė tė bardhė e vjen

drejt nesh me dy gota plot,

tė freskėta, per t’i vėnė njė andej njė kėtej mbi tavolinėn tonė.

 

PO KU

 

“Nuk ėshtė mė kėtu ” nguc njė zė papritur

“zemra e qytetit tėnd ” dhe humbet

nė labirintin gati tė errėt

po tė mos ishte pėr njė dritė

shindjellėse pranvere nė bar

e dukshme mbi ēatitė e larta.

Unė nuk di tė pėrgjigjem dhe vėshtroj

bletėt e kėtij kopshti antik,

argjendarėt e ėngjėjve, mobilieve,

metalpunueset dhe ebanistėt

qė mbyllin njė nga njė qepenat e vjetėr

e shpėrndahen pak tė kėnaqur e pak tė trembur nėpėr

rrugicat rrotull.

 

“Nuk ėshtė mė kėtu, po ku?” pyes veten

ndėrsa e rastėsishmja dhe e nevojshmja

gėnjejnė syrin e mėndjes

mendoj veten shokėt e mi, mbetjen

e diskutimeve me ata shpirtra tė palumtur

tė njė jete qė kombinonte pak, ne tė humburit

e mizėrive tė mendimeve tė tyre nė kėrkim tė njė poli.

Dikush tėrhiqet, dikush reziston me besėn e tij tė

shtrėnguar fort.

 

JETĖ BESNIKE E JETES

 

Qyteti tė dielėn

vonė

kur ėshtė qetėsi

por njė radio ankohet

nga lartėsitė e saj te verbėta

nga thellėsitė e saj tė brendshme

dhe pėr kė po shkon drejt tė ēarės sė njė rruge

tė prerė keq nė mes tė shkėmbinjve

dhe qė arrin ėmbėl deri te vuajtja njerėzore

e fshehur nė puceta dhe nė katet gjysėmpėrdhesė,

armėpushim po, e megjithatė

dikush, me ballin mbi asfalt, vdes

nė mes tė pak njerėzve tė ēuditur

qė ndalen dhe rrethojnė tė dėmtuarin

dhe ne ndodhemi kėtu o se ėshtė e shkruar ose pėr

rastėsi bashkė

ti dhe unė, mikja ime e njohur s’ka pak

nė kėtė sferė tė luajtur mendsh

poshtė shpatės me dy tehe

tė gjykimit apo tė faljes,

jetė besnike e jetės

gjithēka qė po rritet mė pas

ku po shkon, pyes veten

zbret apo ngjitet duke u hedhur drejt zanafillės …

edhe pse s'ka rėndėsi, edhe pse ėshtė jeta jonė dhe mjaft.

 

***

 

Nė ē’faqe tė historisė, nė ē’pafundėsi tė vuajtjes

pyes veten ashpėrsisht, pyes

pėr atė tė tijėn “edhe pak

dhe do mė shikoni prap “e thėnė epike, e thėnė tmerrėsisht

e ai ndoshta ėshtė atje, i palėvizur nė nyjen e kohrave,

atje me ushtrinė e tij tė tė varfėrve

i ngujuar nė arroganten fushė

nėn uniforma tė ndryshme: njė ėshtė e pallogaritshme

si numri i qelizave. I qelizave dhe i dallėndysheve.

 

***

 

Lumi i ndalur nėn lėkurėn e tij tė shndritshme

i tkurrur kundėr erės, njė e fundit

kokėfortėsi e lumit pak para hidhėrimeve

ja si mė lė heshtja jote

nė brendėsinė e vazhdueshme tė atij kujtimi

tė njė pushimi tė kohrave tė shkuara, e nė tė

shndrin qyteti i shkatėrruar nėn ujė,

digjet nga lumturia mendja, gati munden

njė ēast, vetėm njė

ndodhi dhe jondodhi tė shkrihen nė njėra tjetrėn,

deri sa solemnisht tė mos ketė veē,

kėtė zjarr, kėtė ujė, kėta elementė.

 

Pėrktheu nga italishtja

Ben Meēe

Bolonjė

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, mars 2005)

 

EDOARDO  SANGUINETI – I FTUAR TE GAZETA E ATHINĖS

 

 

U lind nė Genova nė 9 dhjetor tė vitit 1930. Shkrimtar, poet, dramaturg dhe kritik italian. Nė moshėn tre vjeēe familia e tij trasferohet nė Torino, ku kaloi femijėrinė dhe rininė. Nė 1968 shkon me punė pranė Universitetit te Salernos dhe nė 1974 kthehet nė Genova, pranė Universitetit tė Genovės si docent i letėrsisė italiane, post qė e mban deri nė 2000. Eksponent i rėndėsishėm i avangardės sė re dhe i “Grupit 63, ėshtė autor poezish, ku, rrjedhshmėria e tė shprehurit (e arritur nėpėrmjet njė pėrzierie formash gjuhėsore nga mė tė ndryshmet), ka ndėrmend tė marrė rolin e njė regjistruesi tė krizės historike tė ideologjisė borgjeze, politike dhe letrare: “Laborintus” (1956), “Triperuno” (1964), “WirrWarr” (1972), “Postkarten” (1978).

 

Pėrzgjodhi dhe pėrgatiti materialin Hiqmet Meēaj

 

IDENTIKIT

 

autoprodhohem, i brishtė, klonohem,

shkėpus veten nga vetja, dhe vetes i jepem:

 

autodixhitalizohem, ologramatik,

duke u pėrsėritur nė gjithshka, i shkathet e praktik:

 

automaskohem, dhe tepėr plastikisht,

mbėshtjell trupin tim nė njė beze, mėndjen time gjithashtu:

 

autoregjistrohem, tashmė, po u ikonizova,

i kromoshifruar nė spektėr – dhe ironizohem.

 

RADIOSONET

 

libri im je ti, imja dashuri e vjetėr:

ti kam lexuar vertebrat, lekurėn

e pulseve tė tu: kam pėrkthyer edhe zhurmėzėn

e gojėhapjeve tė tua nga gjumi: nė sqetullat e tua

 

kam regjistruar miniditarin tim: ngrohtėsia

e kėrthizes tėnde ėshtė njė pėrmbledhje enciklopedike jotja: nėpėr

ksilografitė e rrudhave tė tua ėshtė zemra

e alfabeteve tė tu tė shumtė: gjinjėve

 

tė kapitujve tė tu tė shkurtėr u kam besuar,

biblėn time, dedikimet e mia patetike:

kėtė sonet tė vetėm, e kam kopjuar

 

nga gryka jote, tani: dhe kam dėshifruar

vaginėn tėnde, arteriet e tua hermetike,

gishtat e tu tregues, lėngun e hidhur tė stomakut tėnd, frymėmarrjen tėnde.

 

***

 

ky ėshtė maēoku me ēizme, kjo ėshtė paqja e Barcelonės

ndėrmjet Karlos V dhe Klementit VII, ėshtė lokomotiva, ėshtė pjeshka

e lulėzuar, ėshtė kali i detit: po nėse kthen fletėn, Aleksandėr,

shikon paranė:

 

kėta janė satelitėt e Mėrkurit, kjo ėshtė Autostrada

e Diellit, ėshtė dėrrasa e zezė e ndarė nė kuadrate, ėshtė vėllimi i parė i Poetae

Latini Aevi Carolini, janė kėpucėt, janė gėnjeshtrat, ėshtė Shkolla e Athinės, ėshtė gjalpi,

ėshtė njė kartolinė qė mė ka ardhur sot nga Finlanda, ėshtė muskuli pėrtypės,

eshte tė lindurit: po nėse kthen fletėn, Aleksandėr, shikon

paranė:

dhe kjo ėshtė paraja,

dhe kėta janė gjeneralėt me mitrolozėt e tyre dhe janė varrezat

me varret e tyre dhe janė arkat e kursimit me kasetat e tyre

tė sigurimit dhe janė librat e historisė me historitė e tyre:

po nėse kthen fletėn, Aleksandėr, nuk sheh asgjė:

 

***

 

qaj qaj, tė tė blej njė shpatė tė gjatė plastike blu,

[njė frigorifer

Bosc nė miniaturė, njė arkėz kursimi prej balte, njė fletore

me trembėdhjetė viza, njė aksion tė Montekatinit:

[qaj qaj, tė tė blej njė kundragaz tė vogėl, njė flakon shurupi shplodhės,

njė robot, njė katekizėm me figura me ngjyra, njė hartė

[gjeografike me flamurza fitimtare:

qaj qaj, tė tė blej njė balenė tė madhe

prej gome, njė pemė tė Vitit tė Ri, njė pirat me njė kėmbė

prej druri, njė biēak me hapje-mbyllje, njė copėz tė bukur tė njė tė bukure

bombe dore:

[qaj qaj, tė tė blej gjithato pulle poste

tė Algjerisė franceze, gjithato lėngje frutash, gjithato koka druri,

gjithato koka arapėsh, gjithato koka tė vdekurish:

[oh qesh qesh, tė tė blej

njė vėlla tė vogėl: qė ta thėrrasėsh nė emėr: qė ti ta thėrrasėsh

Mikel.

 

NĖ TY FLINTE SI NJĖ TUMOR I THATĖ…

 

nė ty flinte si njė tumor i thatė, si njė

[kėrpushė e dobėt, njė ėndėr;

tani shkel zhavorin, tani shkund hijen e vet, tani

kėlthet

pėrtypet, pėrmier, pasi kishte pritur ngaherė shijen

e kamomilit, temperaturėn e lepurit, zhurmėn

[e breshėrit,

 

formėn e ēatisė, ngjyrėn e kashtės:

pa shpėtim koha

ishte drejtuar drejt ditėve tė saj; toka ofron pamje

[konfuze;

do mund tė njohė dhinė, fshatarin, topin e luftės?

 

jo kėto gėrshėrė shpresonte me tė vėrtetė, jo kėtė dardhė,

kur dridhej nė atė thesin tėnd prej membranash tė patejdukshme.

 

***

 

mbėrtheje kėtė merkur, kėtė mishdhembi tė ftohtė, kėtė mjalt, kėtė sferė

xhami tė thatė; mate me kujdes kokėn e tonit

fėmijė dhe mos e prek tani kėmbėn e tij

tė paperceptueshme:

nė thithat e gjinjve tė tu duhet tani tė konvertosh

njė kontinent tė zgjatur llampash, frymėmarrjen preokupuese tė kopshteve

kritike, dembelet balena tė barkut, luleortikat

dhe verėn, tė ardhurit pėr tė vjellė dhe ndryshkun;

sepse ēdo rrugė shumė shpejt

do tė dojė t’i dalė pėrpara, njė ernie kėrthizore t’i percaktojė

profilin e tij tė tymtė, ndonjė hipopotam t’i japė

dhėmbėt e tij prej zbokthi e fosfori te zi:

evito erėn,

vendet me shumė njerėz, lodėrtarėt, insektet;

dhe gjashtėmuajsh ai do mund tė dyfishojė peshėn, tė shohė rosėn,

tė shtrengojė pėrparsen, tė asistojė gjatė rėnies sė peshave;

shkėpute pra nga jeta e tij e algave dhe e globulave, e nyjeve tė vogla,

e organeve tė pavendosura:

ulėrima e tij do pushtojė plagėt e tua tė lėngshme

dhe sytė oblik prej gjalpi do korrigjojnė kėta shekuj pa emėr.

 

***

 

u kam treguar fėmijėve tė mi qė babai im ka qenė njeri i jashtėzakonshėm:(mund

t’ia thonė, pra, kujtdo, po tė duan, mė vonė): dhe qė, tė gjithė

njerzit janė tė jashtėzakonshėm:

                                            dhe qė nga njė njeri mbijetojnė, ku ta di,

dhjetė fjali, ndoshta (duke mbledhur bashkė: tabiatet,

thėniet qė kujtohen, gafat):

                                             dhe kėto janė rastet me fat:

 

***

 

sytė e mi janė djegur brenda syve tė tu, brenda kutive tė tua: janė djegur

si merimanga tė djegura, si gazeta, si ditė:

                                              sytė e mi si bimėt e fierit

dhe tė kashtės e tė frymės: qė janė djegur si duar tė djegura, si xhama

tė djegur, si ēibukė:

                          sytė e mi qė janė djegur si sytė qė janė gojė:

qė kėndojnė: e tė kendojnė kėtė kengėz, nė kėtė repart special, tė spitalit Shėn Martin:

 

***

 

poezia ėshtė akoma e praktikueshme, ėshtė probabėl: unė e praktikoj, e shikon,

nė ēdo rast, praktikisht kėshtu:

                              me kėtė poezi shumė tė zakonshme (dhe shumė

prej te zakonshmi, tamam) dhe kjo poezi shumė e pėrditshme (dhe shumė gazetareske,

gjithashtu, po tė duash) ėshtė mė e qartė, mė nė fund, se ai artikulli i Fortinit qė flet

pėr qartesinė e artikujve tė gazetave, po ke parė “Korrierin” e datės 11,

tė tė hėnės dhe qė ka pėr titull, pikėrisht, “pėrse ėshtė e vėshtirė tė shkruash qartė” (e qė

thotė bile, ah, se qartėsia ėshtė si virgjėria dhe rinia): (dhe qė

duhet ta humbasėsh, duket, pėr ta gjetur): (dhe qė unė them, shiko, se ėshtė shumė mė mirė

ti humbasėsh se t’i gjesh, tek e fundit):

                                    sepse unė endėrroj tė fundosem me kokė mė parė,

tashmė, brenda nje anonimi absolut (sot qė kam humbur gjithshka, pothuajse): (dhe

kjo do tė thotė, besoj, nė thellėsi, qė unė ėndėrroj absolutisht tė vdes,

kėtė herė, e di):

                  sot stili im ėshtė tė mos kem stil:

 

***

 

tani konsumon nė gishtin e tij tė madh rripin e ēorapes dhe dollapin:

hunda e tij ėshtė pėllumb;

pupila e tij ėshtė zar;

nduk tashmė nė kėmbėn tėnde karrocėn dhe sedanin:

nuk rreziston xhami, nuk rreziston nastrua;

qielli ėshtė lėkura e tij e butė;

po nė fortėsinė e kockave tė tij e befasojmė sė ekzistuari

dhe shohim lėkurė mbi thonj tė rritet vdekja jonė.

 

Pėrktheu poezitė nga italishtja

Ben Meēe

Bolonjė

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, prill 2005)

 

ALDA MERINI

(Poete italiane e propozuar pėr ēmimin “Nobel”)

 

 

U lind nė Milano, nė 21 mars 1931. Ka filluar tė botojė qysh nė moshėn 16 vjeēe nėn kujdesin e Angelo Romano dhe Giacinto Spagnoletti. Pėrmbledhja e parė me poezi “Prezenca e Orfeos”, botuar nė 1953 nga Schwarc, ka tėrhequr menjėherė vėmendjen e njė numri tė konsiderueshėm letrarėsh. Janė marrė, veē tė tjerėsh, me veprėn e saj edhe Oreste Macri, David Maria Turoldo, Salvatore Quasimodo, Pier Paolo Pasolini, Carlo Betocchi, Maria Corti, Giovanni Raboni. Nė vitin 1993 ėshtė publikuar vėllimthi “Aforizma” me fotografi tė Giuliano Grittini ku i ėshtė dhėnė gjithashtu ēmimi Librex- Guggenheim “Eugenio Montale” pėr poezi. Emri i saj i ėshtė propozuar Akademisė Franceze pėr ēmimin Nobel nė poezi. Nė 1997 Maria Corti ka botuar njė antologji me veprat e Alda Merinit me titull “ Lule poezish” 1951- 1997.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

FĖMIJĖT

 

Fėmijėt, sipas meje, kanė njė shpirt nė

ndėrtim e sipėr, jetojnė ndėrmjet asaj qė ėshtė

dlirėsisht e ndjeshme dhe asaj qė mund

tė imagjinohet

duke u nisur nga ē’ka ėshtė e ndjeshme.

Shpirti dhe mbi tė gjitha ēmenduria kapėrcejnė matanė

gjėrave reale, imagjinojnė njė vėrtetėsi tė vėrtetė

jo tė kopjuar nga rastėsia.

Kush ka shpirtin ėshtė njėkohėsisht i zotėruar

nga dashuria e shpirtit qė nuk ėshtė narcizėm

po lule poezie, tamam lule poezie,

ēast magjik nė shkretėtirėn e tė shkruarit.

 

SHPIRTI

 

Shpirti ka strehimin e vet te dashuria si

tempull i njė kopracėrie tokėsore qė hyjnitė nuk

mund ta prekin, po shpirti ėshtė dhe fjalė,

fjalė tė pandėrgjegjshme. Ėshtė i gabuar identifikimi

i mosndėrgjegjies me kohėn e shpirtit: ėshtė njė tjetėr

stinė, tjetėr ushqim, ushqehemi

me gjėra tė huaja nė fjalėn e fundit, me gjėra qė

nuk kanė arsye tė jenė, e prap janė, prej

gjėrash qė vėrshėllejnė si gjarprinj, po

qė nė tė kundėrt janė ėngjėj ndriēues.

 

DASHUROMĖ

 

Dashuromė, nė kujtime merre fjongon antike

dhe rrihmi flokėt. Do mė shohėsh tė rritem

e zezė si pylli i Amazonės,

por, po mi shkunde degėt, do tė shohėsh nė gjuhėn time

zogj shumėngjyrėsh, parajsa tokėsore.

Mos iu lut Atit atėherė,

sepse begatinė e kėngės sime

atij ia kam vjedhur, njė ditė qė s’e kishte mendjen.

 

TI NUK DI

 

Ti nuk di: ka mėshtekna qė natėn

shkėputen prej rrėnjėve, nuk do tė besosh kurrė

qė netėve pemėt ecin, ose shndėrrohen

nė ėndrra. Mendo qė nė njė pemė ka njė violinė dashurie.

Mendo qė njė pemė kėndon dhe qesh.

Njė pemė, nga njė e ēarėz del

dhe bėhet jetė. Ta kam thėnė, poetėt nuk kushtėzohen,

lihen tė lirė tė fluturojnė mes pemėve

si bilbilat tė gatshėm edhe pėr vdekjen.

 

SHPIRT

 

Shpirt qė ledhatoj nė mbrėmje, je si njė qen

i lodhur, por njė qen gjithmonė besnik. Njė qen

qė belbėzon njė emėr: padron, padroni im.

Mos mė lėr ti shpirti qen, mos mė lėr kurrė.

 

KA PIKTORĖ

 

Ka piktorė qė shkruajnė me rimė

e skicojnė pyje tė mėdhenj, brenda tė cilėve shkojnė

e jetojnė me dashuritė e tyre. Kėnaqen me njė

tė vetėm mendim, e veshin me rubinė e kujtojnė

se ėshtė mbret.

Poetėt nuk besojnė te datat, janė tė bindur

se historia e tyre fillon tek e tashmja.

 

FĖMIJĖ

 

Fėmijė,

po e gjete balonėn e fantazisė tėnde

lidhe me mėnēurinė e zemrės.

Do shohėsh tė shfaqen kopshte magjikė

e nėna jote do shndėrrohet nė pemė

e do tė tė mbulojė me gjethet e saj.

Ktheji duart e tua nė dy pėllumba tė bardhė

tė shpjenė paqen kudo

rregullin e gjėrave.

Po para se tė mėsosh tė shkruash

shikohu nė pasqyrėn e ujit tė ndjenjave.

 

PRONĖ PRIVATE

 

Prej kohėsh pyes veten

e kujt tė jetė kjo pronė

pronė publike dhe private

si njė gjarpėr

brenda zemrės,

kanė frikė nga hajdutėt

dhe hajdutėt gjithmonė

kanė sjellė fat,

ndėrsa monotonia shtėpiake

nxeh varret.

 

FRYMĖMARRJE JETE GJIRI NĖN ERĖ

 

Nxitmė ti,

fundi i Zotit ėshtė pervers

ėshtė ankimi dashurues

krejtėsisht pa tė puthura.

Shtri gjirin

nė diell

violetė e dėshirės tėnde

ecje Esperidėsh

kėnga

qėndron ndėrmjet meje dhe gjinjve tė mi

ndėrmjet meje dhe gojės tėnde.

 

NĖ NJĖ ĒAST PUTH

 

O demon, pėr njė moment

mė ēo larg, drejt atij

 

qė egėrsisht mė puth

nė kėrkim tė njė tė papriture.

 

E puthur qė duron peshėn

e shpirtit tim tė ēastshėm

tek ty bota e diskutimeve tė mia

kthehet nė tingull dhe frikė.

 

KTHEHU DASHURI

 

Kthehu dashuri

velė delikate dhe e lirė

qė pushton

mendimin e tokės sime

po vdes mbi madhėshtinė e njė lumi

tė kuq prej dėshirės

qė do

tė pėrmbytė dashurinė tėnde.

 

KĖNGĖ E TRISHTUAR

 

Kur mėngjesi s’fle mė

tre pėllumba mė lindin nga zemra

ndėrsa ngjyra e kuqe e mendimit

rrotullohet e njėjtė rreth gjysmėhijes.

Tre pėllumba qė shpėrndajnė harmoni

e nuk kanė frikė qė unė t’i prek…

Lindin nė agim, kur duart e mia

janė tė ngjyera me gjumė, tė pangritura

akoma, tė pangritura larė nė gjeste kėrcėnimi.

 

REZULTAT JOPREĒIZ

 

Pėr tė kuptuar sekretin

e njė zemre tė mallkuar,

dihet

nuk duhet njė kėngė e bukur,

as njė kėngė funebre

as njė kėngė haleluja;

gėnjeshtra ėshtė e dyshimtė,

mike e ngushtė,

ti ndodhesh nė njė cep

nė fund tė shtratit tėnd.

 

SANDALET

 

Ke harruar sandalet e dashur,

sandalet e tua tė preferuara,

i gjeti poshtė krevatit tim

pastruesi

duke fshirė nė mbrėmje

gjeti sandalet e tua;

hajde merri sandalet e tua e dashur

sandalet prej druri

sandalet prej druri biblik

hidhja nė fytyrė Atit

qė na ndau nga zemrat.

 

Pėrktheu nga italishtja

Ben Meēe

Bolonjė

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2005)

 

LUCIANO ERBA

 

 

Luciano Erba u lind mė 1922, nė Milano. Eshtė profesor i Letėrsisė Franceze nė Universitetin Katolik tė Milanos dhe nė Amerikė. Poezinė e tij e karakterizon njė ironi aristokratike. Disa nga librat e tij kryesor poetik janė: “Linja K”, 1951, “Lėndina mė e gjelbėr”, 1977, “Rrethi i hapur”, 1984, Hipopotami”, 1989, etj.

 

DUKE U BERE E GJELBER

 

Ajo kambanė e vėshtruar nga treni

qė formon njė S mes likernave dhe djathėrave,

mos ėshtė ndoshta vėzhguesi mė i mirė

i gjelbėrimeve tė tjera, i pyjeve tė dendur?

 

Ja njė lloj gjethnaje qė pėrfiton

nga ky gjelbėrim drurėsh frutorė

dhe kjo furtunė ngjyrė dėrraseje tė zezė

qė i kundėrvihet kėtij qielli kėrcėnues.

 

Pastaj njė gjelbėrim i egėr gjerdhesh

nė mes tė bregut, poshtė faltores,

qė errėsohet nė kulm tė verės:

 

dielli nė kupė, hija bėn mrekullira,

gjarpėron gjelbėrimi nga Fatima te Karmelua,

hidhem mes fiqdetėve, vėshtroj qiellin.

 

CIRKU

 

Njė cirk ėshtė cirk, qoftė dhe i vogėl.

Vendi im dukej mė i lehtė

nė mbrėmje, kur ngrihej kupola e ēadrės,

flamujtė valėviteshin nė qiell,

 

kur tringėllima e lojrave dhe shakave

i bėnte mė tė shpejtė pulsin dhe hapat,

ngjyrat ēelnin mė tė vėrteta

nė atmosferėn e re: ishte mars, ishte mbrėmje,

 

mbizotėronte e kaltra, linja

e largėt e maleve, tymi i oxhaqeve

dhe nata pėrtej kambanoreve

qė priste litarin e pehlivanit.

 

U nis cirku herėt nė mėngjes,

i zhurmshėm, pėrcjellė nga blegėrima e dhėnve,

kurse unė, ngaqė u ndjeva i pagjumė,

pashė tė shuhej cirku, pastaj yjet.

 

SHKALLE

 

Shkallė

qė nuk tė ēojnė gjėkund,

shkallė

qė ngjiten vetėm pėr tė zbritur,

ėshtė vėshtirė tė orientohesh

nė rrethinat e asgjėsė.

 

NJE PEISAZH I KENDSHEM

 

Pema e lartė pėrkulej,

rrotullohej pėr t’u ngritur nė qiell,

kishte marrė kėtė apo atė formė,

kishte marrė kėtė apo atė ngjyrė,

pėr tė qenė thjesht njė pemė,

vetėm njė shenjė nė kėtė shpat mali,

i njė peisazhi krijuar nga sytė e mi,

pėr tė fuqizuar shpėrthimet shpirtėrore,

krenarinė time prej udhėtari alpin,

i mbritur mė nė fund poshtė majėmalit.

 

DJATHI

 

Do tė ishte mirė tė flisja pėr mėnyrėn time

tė tė jetuarit mes gjėrave tė pėrditshme

(njė sistem hapsinor ku ndėrroj

formė dhe trup me atė qė kam pranė

me gjėrat qė jam nė kundėrshtim

pėr tė jetuar nė to dhe ato nė mua)

do tė jetė mirė tė vė nė dukje qė kjo mėnyrė

pėr tė ndenjur pranė tė pėrditshmes

m’u qartėsua nė fillim tė njė mėngjesi

kisha uri, ishte kohė lufte

herė herė vėshtroja nga vrimat

e njė fete djathi tė butė

kėshtu pėr fat ndihesha tė mė kishin rrėmbyer

dhe isha pak kėtu e pak atje.

 

NE LIBRARI

 

Shfaqen nė librari me pallto tė trashė tė gjelbėr,

me kapelen pėrkulur mbi libra,

shfletojnė faqe, herė herė bėjnė ndonjė shenjė

drejt njė palltoje tė trashė, te njė tavoline pak mė tej,

intelektualėt nė Milano.

 

VITET ‘40

 

Gjithēka dukej e mundur,

tė tė zbrisja pas kthesave

me njė frenim tė papritur,

t’i jepja me tė shpejtė pedaleve

mbi shalė tė biēikletės.

Gjėra tė tjera tė mrekullueshme

m’u shfaqėn para syve.

Tani vitet rrotullohen tė shpejtė

drejt qiejve, zgjohesh

nė njė dhomė tė mobiluar me pasqyra,

studion oraret e trenave,

kalon njė prag tė lulėzuar

lexon “Pėrshėndetje” nė rrugicėfshirėsen e kėmbėve

pastaj, veshur me kėmishėn me mėngė,

pėrzien sallatėn mbi mbulesėn e tavolinės.

Vija e jetės

devijon pa zė, belbėzon,

parakalon

mes maleve tė zbehta tė perėndive.

 

ĒIFTET E REJA

 

Ēiftet e reja tė pasluftės

darkonin nė hapėsira trekėndore,

nė apartamente pranė panairit,

xhamat kishin rrathė,

mobiliet qenė njėlloj, me pak libra,

atje, me gota tė gjelbra, pimė verė kianti,

sjellė nga i ftuari,

siēiliani i vetėm qė kisha parė

dhe na shihte si tė ishim model zhvillimi.

 

NJE KOZMOS I ĒFAREDOSHEM

 

Banojnė botė tė ndėrmjetme,

hapėsira prej formash tė plota,

gjėra pa rėndėsi,

objekte pa vizatime,

kravatė e ditėlindjes sime,

periodiku Trabant i vendeve tė Lindjes.

Terbano, ēdo tė thotė?

Ndoshta tė shprehėsh mė mirė se tė tjerėt

njė ankth tėndin, atė ē’ka na rrethon,

thuhej njėherė e njė kohė.

 

U JEP RREMAVE NE KEMBE

 

U jep rremave nė kėmbė, kundėrrymės,

pėr tė pėrshėndetur miqtė mbi urė,

pi me ne njė verė tė kuqe, tė fortė,

ulur nė tavolinėn gjatoshe prej druri,

duket e zhduket mes pemėve,

nė dendėsinė mė tė madhe tė pyllit.

Ėshtė murgu qė kalon mbi lumin e ngrirė.

Ėshtė Fėmija, ideja ime

e pakompletuar

e Trinitetit.

 

IN MEDIO STAT VITIUM

 

Je nga ata qė nė provime

japin shenja kontradiktore

por sigurisht

s’je as gjeni as idiot:

atėherė?

Je njė i mjerė

i persekutuar nga gjenitė dhe nga idiotėt.

 

FUNDI I PUSHIMEVE

 

Isha unė ai, qė ngriti gurin,

zhytur nė bar, mes myshkut,

duke zbuluar botėn e rrėnjtė

tė njė qyteti tė gjelbėr;

u nisėn vajzat e fundit,

qė dje ishin fshehur, me biēikleta,

pas gjethnajave tė mėdha, tė shtatorit,

nė fund tė shėtitjes sime

ndjehem unė ai gur.

Tashmė retė janė ulur mbi fushat e tenisit

mbi emrin e hotelit shkruar nė mur

me gėrma tė mėdha, tė zeza.

Gjithēka laget nga shiu.

 

PA BUSULL

 

Sipas Darvinit duhej tė isha asgjėsuar,

sipas Malthusit tė mos kisha lindur,

sipas Lombrosit do tė kem fund tė keq

por sipas Marksit, unė, borgjezi i vogėl,

duhet tė iki, pra, t’ia mbath

pėrpara, pas, brinjazi,

(si tė gjithė dyzetvjeēarėt), por

ka ende gjėra tė pasigurta,

janė nė lindje tė plagės sime

apo nė jug tė vdekjes?

 

GARCHES

pėr S.F.

 

Kur flet pėr shtėpitė, gjatė shtatorit

tė butė, ėshtė pak tė thuash,

pėr rrugėn e kthimit nga Garches-i.

Ke qenė poshtė e lartė nė shtatė dete,

ndoshta nė Maēu Piēu, apo kushedi ku,

ndėrsa gjethnaja e kopshtit

rritej mes damaskove tė vogla,

rrushi amerikan kapėrthehej

fasadės sė gjelbėr.

 

Pa kėrkuar gjė,

tė priste

vjeshta.

 

PER PRIFTIN KAMIL

(pėr mikun Kamil, nė 80 vjetorin e lindjes sė tij)

 

Mik rrėmbyes, qė kremton pėrvjetorin ēdo gusht,

laborator Letėrsie,

pjesėmarrės i fuqishėm: nė tė tjerė

pėrvjetorė qė do tė vijnė.

 

Rrjeta e fortė shtrirė mes

Davidit dhe De Paz-it, mbledh

rrėfime tė rralla,

endacakė tė pėrjetshėm (ndoshta barėra),

besimtare tė bindura tė kundėrshtimit.

 

Kundėrshtarėt ngrenė folenė ende lart,

mirazh mikroskopik! Por Iuvabiti

thotė: kishte rėndėsi tė takoheshim dje. 

 

Pėrgjatė liqeneve lombardė, tė jashtėligjshėm, tė lirė,

fjetore tė gėzuara, libra, lexime,

sot, o tetėdhjetvjeēar i Bergamos, lutemi sot pėr ty!

 

DUKE KUJTUAR VITORIO BODININ

DHE PULIAN

 

Pas gjumit tė gjatė dimėror,

tė zgjohesh nė njė vend mesdhetar

me rrugica tė ngushta nė ngjitje dhe nė zbritje.

Ku ngrihen aroma gjellėsh qė valojnė,

ku zbresin vogėlushėt pas mbarimit tė mėsimit,

atje ku gjendet njė yll nė qiellin dimėror

dhe ku Bodini thotė: ėshtė Krishtlindje!

 

DASEIN

 

Tė kesh kujdes

pėr tapetin apo pėr njė rrip parketi,

mė bėn qė pas pak, tė mos mendoj pėr asgjė,

thuajse i shtrirė, lexoj

tė thėnat e njė profeti tibetian:

njė lėkurė e kotė, njė drithmė

i bėn tė mbyllen sytė, pėr tė parė

mbi kreshta e korniza malesh,

ecin apo nuk ecin trenat,

apo vetė unė, me njė kapele kashte,

duke pedaluar nė shalė tė njė biēiklete grash,

drejt njė tregu:

njė rruge pak tė bardhė dhe pak tė sheshtė,

ekzistoja atėherė?

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2008)

 

DAVIDE RONDONI

 

 

U lind nė Forlķ mė 1964. U laureua pėr Letėrsi italiane nė Universitetin e Bolonjės, nė tė cilin drejton qendrėn e poezisė bashkėkohore. Ka botuar disa vėllime poetikė. Ėshtė ndėr poetėt e sotėm italianė qė ndodhet nė qendėr tė kritikės sė specializuar. Poezia e tij merr shkak nga rėndomshmėria e ditės pėr tė ngritur probleme estetike tė ndėrlikuara. Figuracioni i pasur e lejon lexuesin tė depėrtojė nė botėn sensitive qė krijon poeti.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

 

OQEAN, GUZHINA

 

Tė vjen tė thuash: ia dola mbanė,

i ulur kėtė natė

nė tavolinėn e kuzhinės

ndėrsa kėtu rrotull nėpėr mijėra apartamentet

 

si nėpėr tunele tė ēuditshėm tė varur nė ajėr

tė gjithė flenė

e argjendi i shiut humbet nė errėsirė.

 

Tė vjen tė thuash:

ia dal me qiranė e u buzėqesh borxheve, po

ē’tė jetė akoma kjo verė e shndritshme

ngjyrė gjaku violė qė mė del prej dhėmbėve,

lajmet si yje tė tmerrshėm nė mendje

 

nuk shpėrbėhen fantazmat e dashurisė sė ulur,

drita rritet, zbardhėllohet,

janė fytyra

grash, duar prej leckash, letra kartoni

dhe miq qė largohen nė ujrat e viteve.

 

Dashuria ime ėshtė akoma nė lėvizje,

ngrihem dhe dal nė tarracė, zemra ėshtė njė puma

nėpėr lartėsi, kam sytė e fėmijės tim,

kjo natė ėshtė nata e parė e botės.

 

II

Tė vjen tė thuash: mund t’ia dal

mbanė.

Po njėherė qėndrova

mbi molin e Stone Island

njė mėngjes tė mrekullueshėm, i akullzuar

 

diku nga mezi i vrapit

tė ekzistencės sime

dhe ndjeva

 

gjithė misterin e detit,

enigmėn, frymėmarrjen e tij

 

qė arrin nė kėtė kuzhinė, nė njė qytet

italian, nė qetėsinė e zhveshur,

vibrimi i frigoriferit

intonohet me tė njėjtėn notė tė oqeanit,

drita e televizorit

 

qė rri ndezur pėr askėnd

sjell nė kėto dhoma njė bardhėsi thellėsish.

 

Tė vjen tė thuash: ia dola

mbanė, po s’ėshtė e thėnė dhe nuk ėshtė

as e drejtė ta thuash

sepse infiniti njė ditė

 

nė shumė ditė tė njė jete

tė vjen pėr vizitė.

 

TE  NJOHESH FRYMARRJEN

 

I

Tė njohėsh frymėmarrjen, ekzaktėsisht

ėshtė punėsimi i tė dashuruarve

tė prekėsh

ujin misterioz

tė fytyrės sė heshtur

 

tė thuash e dashura ime

sikur nuk ke thėnė asgjė

 

e padurueshmja dritė e gishtave

ajo qė dridhet dhe nuk rresht kurrė

sė dredhuri.

 

II

Tė njohėsh

frymėmarrjen e ditės, ajo qė rrallohet

nė mbrėmje

ėshtė ankth i ėmbėl

errėsira e tyre, hiēi

hija e flakėruar

e fytyrave qė preken

e djegin hipnozėn

e rrathėve tė orės.

 

Mos i ngrini krahėt

kundėr ardhjes sė mbrėmjeve, dritės sė thjeshtė

tė ēuditshme tė yjeve.

 

Tė dashurosh ėshtė punėsimi

i atyre qė nuk kanė frikė.

 

KUR  SHTEPIA  NATEN

 

Shtėpia natėn,

po filloi shiu,

gjallėrohet

 

dritare  pėrplasen,

dyer qė njė erė e papritur

i lėviz e nuk mbyllen mė

hapa tė vegjėl

vrapues

mbi dėrrasa- -

 

fytyra

e qytetit ėshtė e lodhur, thith

tėrė atė ujė.

Tė shndritshme bėhen errėsirat.

 

Rri i zgjuar si njė i porsalindur,

zemra njė eveniment.

 

JETA   NE  PALLATE

 

Jeta nė pallate

ndėrmjet mėngjesit dhe drekės

 

kanė dalė fėmijėt

dhe ka

pak zhurmė, ndonjė e shkundur

rrobash nėpėr dritare,

 

njė grua nxjerr kokėn

pasi postieri i ka rėnė ziles

 

dikush rregullon

biēikletėn nė oborr,

njė erė gjelle qė gatuhet,

 

jeta nėpėr shkallė,

qė nėn kėtė dritė ngjajnė mė tė mėdha,

zbret pėrditė mė ngadalė

nga gratė e plakura, tė vetmuara,

engjėjt e orėve tė mesme,

 

jeta, pra, edhe ndėrmjet mėngjesit dhe drekės

pasqyrohet nė oqeanet e saj

dhe i duket vetja si e humbur.

 

DUHET  DURIM  NE  DASHURI

 

Duhet durim nė dashuri

por edhe padurimėsi,

 

dritė, por tė lėsh

hapsirė edhe pėr errėsirėn.

 

E di, pisha e vjetėr, e lartė, nė oborr

ka parė nga dritaret

e u ka ndalur fluturimin

fjalėve qė nga trishtimi donin tė hidheshin poshtė

ka parė

 

xhama tė hapur krejt ndaj diellit

pėr tė shtyrė jashtė frikėn, lodhjen,

vdekjen e shtėpive.

 

E di qė ka mbajtur tė varura

zėrat e bisedave tė fėmijėve

dhe shikimet e grave

tė vetmuara qė pinė cigare nė dritare.

 

Duhet durim nė dashuri

edhe furi,

furia e bukur e fėmijėve

qė qeshin e lozin

kur kthehet dikush nė shtėpi,

bėjnė gara nė korridor, kėrkojnė tė duken

 

pisha antike nė ngricė

e nė qetėsinė e thellė tė qytetit

shtrėngon rrėnjėt, e fshehta

si njė i plagosur plagėt e tij.

 

Tė gjesh nė shtėpi nė mėngjes tė braktisura

lojėrat tuaja, njė Zoro

i transformuar nė motoēiklist

apo mbi njė kalė tepėr tė madh,

njė telefon tė ngjyrosur pa bateri

njė lidhėse kėpucėsh

apo njė bluzė qė e ngre ngadalė

 

do tė thotė qė deti i natės tė tė ofrojė

shenjat e tokės,

tė njė bregu tė padukshėm

qė i vjen nė ndihmė tė mbyturit tim.

 

Pėrktheu poezitė nga italishtja

Ben Meēe

Bolonjė

 

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, prill 2006)

 

CLAUDIO DAMIANI

 

 

 

Claudio Damiani u lind mė 1957 nė Shėn Xhovani Rotondo, tė Pulies, nga nėnė romane dhe baba toskan nga ishulli i Elbės, jeton nė Romė, ku ka studiuar pėr Letėrsi. Mė 1987 del pėrmbledhja e tij e parė poetike: “Fraturno”, qė do ta pasojnė mė 1994: “Shtėpia Ime”, nderuar me “Ēmimin Dario Beleca”; dhe mė 1997: “Miniera”, nderuar me “Ēmimin Karnet”.

 

***

 

Mos thuaj qė shtėpia ime ėshtė e trishtė,

mos thuaj qė shtėpia ime ėshtė e vetmuar.

E kam braktisur, nuk jam kthyer mė nė tė

kėshtu qė ka mbetur pa njeri.

Nė fillim ra ēatia

pastaj muret bėnė bark,

tullat e kuqe tė parapetit tė shkallės

i morėn,

i shkulėn gurėt e shkallėve tė avllisė.

Erdhėn ushtarėt,

bėnė me to njė fortesė tė vogėl,

vunė tel me gjemba, gjuajtėn disa breshėri,

tė gjitha kėto duhej t’i duronte shtėpia ime.

Por pemėt rrotull saj u rritėn,

fėshfėrinin gjethėzat nė heshtje,

hijet pėrkėdhelnin muret.

Ēdo mėngjes nė agim, ēdo mbrėmje nė perėndim

nė oborr erėzonte loniēera,

lulet vazhdonin lulėzimin.

Ēatia dalngadalė rrėzohej, por sa gjėra pėrreth,

sa jetė e fshehtė qė asnjė nuk e shihte,

qė asnjė nuk e dinte,

e bėnin tė gėzuar shtėpizėn, mbushnin jetėn e saj.

 

***

 

E dashur vogėlushe bidė

tani ėshtė natė, tė ka zėnė gjumi,

je brėnda, nuk e di, ose nė ujė, ose nė breg,

ndoshta fshehur nėpėr pellgje, mes gjethesh tė thata.

Ke mbyllur sytė, thesari im i vogėl,

ke parė natėn tė vijė,

para se drita tė pėrskuqet e tė bėhet errėsirė,

njė fllad ere ka fryrė, e ndjeve?

Tani gjithēka ėshtė bėrė e zezė,

 

i ndjeve gurėt e vakėt tė bregut,

u trembe nga diēka, nuk di nga se,

por pastaj loze me njė gjethe,

ta fundosje me sqep nė ujė.

Duart e dashurisė sime ishin larg nga puplat e tua,

nuk ka mundur tė tė shohė, nuk ka mundur tė tė puthė,

por ėndėrra e ėmbėl zbriti nė sytė e tu,

ke rėnė nė gjumė,

nuk e di, nė ujė a nė breg.

 

***

 

Sa bukur qė kjo kohė

ėshtė si tė gjitha kohėt,

kur unė shkruaj poezi

siē i kam shkruar gjithnjė,

si kjo mace para meje qė po lahet

dhe kalon kohėn e saj,

ndonėse ėshtė e vetme, thuajse gjithnjė e vetme,

megjithatė bėn ē’di, pa harruar gjė

-tani pėrshėmbull ėshtė shtrirė dhe vėshtron pėrreth-

kalon kohėn e saj.

Sa e bukur ėshtė kjo kohė, si ēdo kohė do mbarojė,

sa bukur qė s’jemi tė pėrjetshėm,

qė s’jemi tė ndryshėm

nga askush tjetėr qė ka rrojtur dhe ka vdekur,

qė ka hyrė te vdekja i qetė

si nė njė monopat qė nė fillim ngjante i vėshtirė, si greminė,

mė pas, pėrkundrazi, i rrafshtė.

 

***

 

Jam i shtrirė nė shtrat

dhe ti mė pėrkėdhel,

mė lan si njė hero i vdekur

dhe mė lyen me vaj.

Qan mbi mua,

s’i mban dot lotėt nė sy,

tė dalin nga qerpikėt

dhe lemza ta shkund gjoksin.

Pėrse vajton? Mos qaj,

s’kam vdekur.

Po eci nė njė rrugė tė bardhė

zbukuruar me pemė tė reja,

dėgjoj gjethet tė mė fshikin tėmthat,

ndiej freskinė tė mė pėrkėdhelė.

 

ELEGJI

 

Tė kujtohen e dashur,

Hipopotamėt qė ishin zhytur tė tėrė

nė ujė (u dukej vetėm maja e shpinės)?

Oh sa tė bukur e tė ėmbėl qė ishin?

Dhe ti the: “Ku janė,

pėrse thua se janė tė bukur kur

nuk i shoh”? Oh, e dashur, ishin

nė ujė dhe ndoshta nuk u dije emrin

nė italisht kur unė thashė: “E shtrenjta ime,

atje tej janė hipopotamėt qė kthehen

nė ujra, pasi kanė parė botėn, bashkė me tė tjerė

gjitarė tė emancipuar tė detit”. Dhe kur

njėri nga tė dy u rishfaq, duke braktisur

ngrohtėsinė e ėmbėl tė ujit dhe puthjet e shoqes sė tij,

pėr tė marrė frymė dhe pėr tė kafshuar

pak llucė nė breg (sa pėshtirė,

menduam dhe unė thashė: “Duhet ta ketė vėrtetė

gojėn tė ndyrė”!) dhe bėri njė hapje goje

duke e shqyer pėr njė ēast tė gjithė,

oh sa i dlirtė dhe rozė qė ishte

me dhėmbėt e mėdhenj! Dhe ti rrije e ngrirė

nga habia mbi njė motoēikletė tė bukur dhe sa puthje

dėshiroja tė tė jepja atė ēast, por duhej

tė ecja pėrpara, se makinat e tjera

ishin grumbulluar tė tėra pas

dhe ishin njė tufė kėrcėnuese dhe budallaēkė.

 

***

 

Rrugicė, mendimi yt ėshtė i ndritshėm,

bukuria jote ėshtė e re,

mosha jote ėshtė e pafund, ekzistoje

shumė pėrpara se tė krijoheshe.

Bukuria jote i ngjan njė vajze

qė rrotullohet duke prekur me duar flokėt.

Ti zbret dhe ngjitesh dhe nuk lodhesh kurrė

por ja qė ndonjėherė, papritur, pėrgjumesh:

Qepallat e tua janė tė mbyllura, buzėt gjysmė tė puthitura,

mbi gurėt e bardhė pushon dhe qetėsi ka pėrreth,

zogjtė ulin zėrin,

pemėt rrinė tė palėvizshme, memece;

ti frymon ngadalė dhe ėndėrra tė arta

hyjnė lehtė lehtė nė mendjen tėnde

me motive mbushur shpresė tė re.

 

***

 

“Je e bukur -i them -pėrse je kaq e bukur”?

Dhe shkoj pėrpara pėr ta kapur,

por ajo shkon lart e mė lart me zikzake,

rrotullohet aq shpejt dhe rishfaqet

herė herė pas ndonjė kthese qė ngjitet.

“Ndalo njė ēast, dua tė tė puth”!

Por ajo ikėn lart me kėmbėzat e saj bardhoshe,

me lėvizjet e saj hyjnore dhe mė shpėton gjithmonė.

Ja papritur, pėr njė ēast, ndalon.

Mė vėshtron dhe thotė: “Nuk jam vajzė,

pėrse do tė mė kapėsh, pėrse do tė mė puthėsh”?

Unė ulem; fjalėt e saj mė arrijnė

dhe lexoj librin e menēurisė sė saj tė pafund;

mendimet e saj janė puthje nė gojėn dhe fytyrėn time

dhe tingėllimi i fjalėve tė saj ėshtė njė muzikė qė mė bėn tė qajė.

 

***

 

Puthte qelqin njė agim i ndritshėm,

u zgjova, nuk e di si,

mė dukej sikur flija ende,

ose sikur hyja nė njė dimension tjetėr,

shihja nga qelqi agimin dhe mė ngjante

sikur rikthehesha nė kujtesė tani,

duke vėshtruar dhomėn time tė fėmijėrisė

me tavolinėn, librat

dhe te dritarja tendinat e bardha,

mė dukej sikur rrotullohej

sikur rrinte pezull, sikur fluturonte nė erė

pa u ndalur, ikte...

Por shoh ende dhomėn, ka dritė,

jashtė tė mallėngjen kėnga e zogjve

dhe rrjeta e hekurt e trėndafilave

dhe kopshti i Marsilios, por nė cilėn pemė

rrijnė zogjtė? Nė bardhėsinė e dritės

janė zgjuar tani, nė cilėn pemė janė?

Nė cilėn degė kėrcejnė? Unė shoh dritėn,

unė i dėgjoj, por nuk i shoh.

E shkon nė erė dhe largohet dhoma, nė qiellin

mė blu e mė tė thellė ...

Dhe ti njė pėr njė i sheh dhe i merr

nė duart e tua tė ndritshme, tė arta.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, qershor 2006)

 

 

NELO RISI

 

 

Nelo Risi u lind nė Milano mė 1920. Ėshtė diplomuar pėr mjekėsi, por nuk e ka ushtruar asnjėherė profesionin, sepse si vėllai i tij Dino, ka ushtruar profesionin e regjisorit. Pėrmbledhja e tij e parė me poezi ėshtė: "Puls i nderur", 1956, pasuar nga: "Brenda materies", 1965 dhe i ndjekur nga: "Gjėra tė tilla" qė mund tė quhet vepra e tij mė e arrirė.

Risi na jep tingullin dhe ngjyrėn e kohės gjė qė ndodh rrallė nė poezi dhe arrin tė hapė njė diskutim tė vetin. Risi ėshtė edhe pėrkthyes i: (Kavafis, Jouve, Supervielle).

 

UJQERIT

 

Qyteti im i shkretė

njė erė e zezė e pushton gjithnjė,

dhemb, si plaga,

nėn agimet e shtėpive.

Muret nuk janė mė tė lartė

se tre metra, gjumi

i atij fėmijės shtrirė

nė brinjė, peshė e pafundme.

Ujqėrit kanė zbritur

vizitojnė rrugėt,

vjeshtė apo pranverė

nuk ndėrrojnė vend.

Qyteti im i shkretė

si sy ngjyrė gėrmadhash,

trėndafilat e gjakut

ka kush t'i kultivon.

 

PEMET E MOLLEVE

 

Ajo pemė qė mė mahniti

me ato degė aq tė fryra

sa sorra qė kishte nė majė…

Ai demi qė u ndez

pėr atė njollė tė erėt nė treg

sa gjak i derdhur nė kufi…

Ajo vashėza e veshur me tuta qė u mor vesh menjėherė

nė fillim me francezėt, pastaj me polakėt,

sa kėnaqėsi trupi i saj ndėr tėrė ata krahė…

Ai ushtar qė mė kėrkoi

rrugėn mė tė shkurtėr pėr t'u kthyer nė shtėpi

sa ankth nė atė shikim…

 

ZEZAKET

 

E kanė tė ndaluar tė shprehen siē dinė,

i duam vetėm tė djersijnė pėr ne

nėpėr punėra prej lėmoshe,

tė rrethojnė zonat e tyre

me spėrkatje shurre

nė tokė.

Tė mbytur qysh nė lindje

nga njė copė leckė mbi folé.

 

GJURMA

 

Kur gjithė ē’kemi arritur

do ketė vetėm aromėn e kujtesės

ndoshta diēka

ndėr veprat e njeriut do mbetet pėrjetė

nė pafundėsinė madhėshtore tė yjve,

gjurma e asaj kėmbe

mbi truallin e Hėnės.

 

LAJME

 

Tė mbledhur nė njė rreth prej hijesh,

si tė egrit pėrqark zjarrit,

mirėsisht ndoshta na paraqesin

ndonjė pamje shfarosjeje njerėzore.

Kėshtu ēdo mbrėmje teorizojmė

dhunėn e historisė.

 

KAQ E THJESHT…

 

Nėse njė elegji do tė tė paguante darkėn nė restorant

njė ode tė tė ngrohte shtėpinė

njė himn tė tė kuronte tensionin

njė idil tė tė jepte njė pagė mujore

njė metaforė tė tė garantonte pensionin

njė rimė tė bėhej degė mikpritėse pėr njė zog

nėse poezia, pra, do tė shėrbente pėr diēka

tė ishte njė zanat qė fiton…

Kush di tė bėjė gjėra tė tjera mė tė mira

le tė mos humbasė kohė pas vargjeve.

 

Pėrktheu BEN MEĒE

Bolonjė

  

 

ANTONELLA ANEDDA

 (Ēmimi “Montale”, 2000)

 

 

Antonella Anedda u lind mė 1958 nė Romė. Pasi ka publikuar nė revista e periodikė tė ndryshėm, boton mė 1992, pėrmbledhjen e saj tė parė poetike: “Banime Dimėrore”. Poezitė e saj dallohen menjėherė, pėr nga distanca e madhe qė i karakterizon duke i krahasuar me gjithė krijimtarinė poetike italiane tė shekullit tė 20-tė. Pas librit tė parė publikon: “Netė paqeje Perėndimore”, 1999, me tė cilin merr Ēmimin prestigjioz “Montale”, 2000. Mė 2003 del pėrmbledhja e re e saj: “Katalogu i Gėzimit”.

 

***

 pėr  Sofinė

 

I vėrtetė si tash, ulliri nė ballkon,

era qė transformon retė. Pėrtej shekullit,

nė mbrėmjet qė do tė pasojnė, kur ti as unė s’do tė jemi,

kur vitet do tė jenė degė

qė shtyjnė diēka pa qėllim,

nė netėt ku tė tjerėt

do tė vėshtrohen si sot

nė gjumė – nė errėsirė,

si gurė vullkanikė rėnė nė hirin e bardhė.

Shtrij ēarēafin, shuaj dritėn e fundit.

Lė tėmthat e tu tė rrahin lehtė mbulesėn

qė tė gjunjėzohet nata

mbi nėntorin tėnd vrullak.

 

I

Shoh prej errėsirės

si nga ballkoni mė i shndritshėm.

Trupi dhe e errėta: pėrplasen mbi dritėn,

duke e shkundur nė heshtje,

deri nė shtegun mė tė zhveshur -nė zezinėn

e njė kohe qė kompozon

nė hapėsirė, shkelur nga kėmbėt e mia,

tokėn e butė

-tė ėndėrruar.

 

III

Pėr tė gjetur kuptimin e njė thėnieje

ende nuk ėshtė koha e pėrshtatshme

dhe nuk dimė nėse duhet tė vrapojmė apo tė ikim.

Bėje natėn sikur tė jetė dhjetor

mbyllur nė kuti tė gatshme pėr transportime,

jepi formė errėsirės

ndėrsa ushqimi ngrohet nėpėr mure.

Kėto janė netėt e paqes perėndimore

nė rrezet e tyre fluturon angushtia e biografive

kokėrzat e errėta tė portreteve, kartelat e emrave.

Na mbron njė tjetėr qetėsi

si njė peshė detare

pėrthyer prej kohėsh,

me dėshpėrim.

 

VI

Nuk ekziston pafajėsia nė kėtė gjuhė,

dėgjo si thyhen bisedat,

sikur edhe kėtu tė ishte luftė

njė luftė e ndryshme,

ose luftė e njė kohe tė etur.

Pėr kėtė shkruaj me antipati,

me pak gjemba frazash

mbyllur nė njė gjuhė tė zakonshme,

ajo qė pėrdor pėr tė thirrur atje poshtė

edhe errėsirėn,

qė tund kėmbanat.

 

***

 

Eshtė njė dritare natėn

me dy silueta tė kafta, tė pėrgjumura,

tė errėta si zogjtė,

trupi i tė cilave i prapset qiellit.

Shkruaj me durim,

pėrjetėsinė nuk e besoj,

ngadalėsia mė vjen nga heshtja

dhe nga njė liri –e padukshme-

qė Kontinenti nuk e njeh,

ishulli i njė mendimi qė mė shtyn

ta mbledh kohėn,

t’i jap hapėsirė,

duke shpikur pėr kėtė gjuhė shkretėtirėn e saj.

 

Fjala thyhet si dru,

si njė dru i krisur nė anė,

gjysmėzjarr

e gjysmėbraktisje.

 

VIII

Ndoshta do tė vdesim pėr kėtė? Sepse ajri i lėngshėm

i ditėve

shkund me goditje kohėn dhe i jep hapėsirė

sepse e padukshmja, zjarri i pritjeve

shqyhet mė dysh nė ajėr

dhe djeg atė qė na dukej

i vetmi rrėfimi ynė?

 

IX

pėr Zhbinjev Herbert-in

 

Eshtė e vėrtetė, alarmi ngrihet nga yjet

argjendi nuk ndriēon nė britmėn barbare tė terrorit.

Perandori ka fikur dritėn

ka mbyllur librin.

Poshtė toka shkund skajet e vazove dhe hekuri djeg,

ngricė nėpėr tela. Ai fle nė katrorėt e shekujve tė lartė

nė erė si nė kafaze ajrorė.

Nuk e ndien bronzin e fronit pas koke

as goditjet e gozhdėve nė portė.

Do tė flerė pėrgjithnjė.

Prandaj ndėrpreje heshtjen

provo ta kthesh shpinėn e dorės

tė mė arrish nė emrin e njė gjuhe tė panjohur

sepse flas nga njė ishull

ku latinishtja ka trishtim majmuni.

Deti njė rrafshinė, ré furtune pėrballė lumenjve,

zogj nė sqepin e tė cilėve yjet shqiptojnė alfabete.

Ndoshta vetėm kėshtu –Zbinjev

mund tė udhėtojė shporta e librave sipėr ujrash

kėshtu besoj do tė arrijė zėri

ankthi i fytyrės nė tmerr

deri nė njė gjurmė fenike, nė njė koracė tė ngushtė

privuar - si jotja - nga drita.

 

XIII

pėr Natan Zak-in

 

Edhe kėto janė vargje lufte

formuar nė tėrbim, jo larg, as afėr,

ulur tė pėrkulur nė njė tavolinė ndriēuar nga sy,

ndėrsa portat prej palme fėshfėrijnė

edhe kjo ėshtė njė kėngė kushtuar Zotit,

qė hedh vėshtrimin mbi krimbat e tij dhe shkatėrron

tė dashur dhe jo.

 

Asnjė falje - asnjė dhuratė

pėr kėtė tokė tė ndritshme.

 

***

 

Eshtė vetėm shiu qė bekon rrugėn,

nė ujin qė sapo dridhet njė dritė e vetme pėr tė ndjekur,

ėshtė njė distancė e vogėl nga ndriēimi,

nga furra ku ushqimi ngrihet

drejt reve brune,

gjithēka ndryshon pak nga jeta e pėrjetshme:

njė devijim nga veprimi i vendosjes sė pjatave pėr darkėn,

njė dritė nė ēarje tė murit

ėshtė hapje drejt tokave tė paqes.

Zjarr qitrosh gjatė anėve tė fushės.

Kėshtu do tė shohim fytyrat e tė munguarve,

inicialet e emrave tė rrėmbyera prej lavės,

s’ka dhimbje por lėvizje duarsh

qė largojnė tymin

dhe natė pas nate: njė shqyerje.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė "Gazeta e Athinės", shkurt 2007)

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ ITALIANE

 

(Pėrkthyer nga SINAN VAKA)

 

Ndėrmjet librave tė shumtė qė mė dhuruan gjatė aktivitetit treditor, tė organizuar nga Lidhja e Krijuesve ''Pegasi'', me qendėr nė Gjirokastėr, gjatė muajit maj tė kėtij viti, ishte edhe ''Antologji e Poezisė Italiane'',pėrkthyer nga poeti pėrmetar Sinan Vaka. E urova pėr tė, pėr ta lexuar mė vonė me kujdes. Tani qė e lexova do tė dėshiroja ta pėrgėzoja sinqerisht pėr punėn e tij tepėr tė kujdesshme, qė ka bėrė me kėtė libėr. Ėshtė njė libėr, qė tė jep kėnaqėsi tė veēantė, kėnaqėsi, tė cilėn ia vlen t'ia pėrcjellim lexuesit tė gazetės sonė, nėpėrmjet njė cikli poetik tė autorėve tė njohur italianė, qė pėrfshihen nė kėtė botim serioz.

 

ILIAZ   BOBAJ

 

VITORIO  ALFIERI

(1749-1803)

 

 

 

Sublimja pasqyrė e sė vėrtetės sė madhe,

rrėfemė nė trup dhe nė shpirt kush jam,

tė rralla flokėt nė ballė e hije plot halle,

tė gjatin trup dhe kryet tė pėrkulur kam.

 

Njeri me shije e veshje komode me kohėn,

lėkurė tė pastėr, sykaltėr e monokėl nė ar,

tė drejtė hundė, tė mishta buzė pėr vuajtje,

i zbehtė nė fytyrė si njė mbret krenar.

 

Tash gur i ashpėr, tash butėsia e vlerė,

inat ēdo ēast, po kurrė shpirtin kazmė,

mendja dhe zemra nė kundėrshti pėrherė.

 

Mė tepėr i trishtė dhe po aq i gėzuar,

mė ēmo Akil, mė ēmo Tersite i poshtėr.

Je i madh apo i keq. Vdis pėr ta mėsuar.

 

GIACOMO LEOPARDI

(1798-1837)

 

 

HĖNĖS

 

Bukuroshja hėnė! Rikujtohem,

qė tash viti iku e tek kjo kodėr nė majė,

vija plot angėshti pėr tė kundruar

e ti derdhje atėhere mbi gjethnajė,

sikundėr tani, tė limontėn dritė tė praruar.

Por i zymtė dhe i tronditur nga tė qarėt,

qė rridhte qerpikėsh, syve tė lotuar,

fytyra jote mė shfaqej e mė thoshte zėpakėt,

se e mjegullt ėshtė jeta,e turbulluar.

Ashtu ka mbetur, o hėnė. Pėrsėri

janė ėndėrritėse kujtimet dhe ditėt pambarim

tė dhimbjes sime. Oh, sa e dėshirueshme

kohė e rinisė, kur shpresat tė pėrvėlojnė

dhe tė shkurtėr memorja ka hapin

e rikujtimi i kohėve qė ikin, rizgjojnė,

vuajtje, trishte, qė zgjatin... qė zgjatin.

 

GIOZE CARDUCCI

(Fitues i Ēmimit Nobel, 1906)

(1835-1907)

 

 

 

O e shtrenjtė nė shpirt, toka ime bujare,

qė pastėrtish pėrhap kaltėrsinė e ajrit,

nga lart zhbiron mbretėreshė e stėrmadhe,

rrafshnaltėn qė kudo i falet Arnit.

Ti qesh lozonjare nė atė kupė qiellore

dhe hareja binjake tė qėndron dhe tė falet,

mbi ty agimet e ndezur dhe prillet fluorė,

tė veshin blerimet dhe buzagazi nuk ndalet.

Pėr kėtė dimėr shpirti, e fajėsuara mendje

dhe zemra e lodhur vrapojnė me trishtim,

drejt teje qė pėrkund nėn mbulesė mallesh,

njerzit e ikur dhe vėllain tim:

tė lutem, pėrqafo atė qė s'munda duke vdekur

dhe bekimin paē nga shpirti im i mbetur.

 

QARJE ANTIKE

 

Degėn ku mbėshtesje,

doēkėzėn burbuqe,

shega e rimbush,

me lule tė kuqe.

 

Kopshtit tė vetmuar,

heshtjes gjelbėron,

vera plot me rreze,

dielli e mbulon.

 

Ti lule e pemės sime,

e shkundur, e rrėzuar,

i fundit frut hareje,

ke kohė qė je larguar.

 

Qėndron nė tokėn akull,

nė tokėn lemeri,

s'tė ngroh ky diell stine,

s'tė ngroh as dashuri.

 

EMILIO PRAGA

(1839-1875)

 

 

Dashnorja ime, njė fėmijė besimtare

dhe besoj nė mjaft kisha e pakursyer,

kthehet e mė tregon dhe jo pa zemėrim,

pėrēmimin e priftit ku ishte rrėfyer.

 

-Eh, eja, -i them, -eja sot nė darkė,

tė rrėfehesh tek mua pa u kursyer

e po ta shikoj dėshirėn tė zjarrtė,

reston pėrgjėrim kam pėr tė ta kthyer.

 

Sepse zoti ka premtuar, pėr kėtė ėshtė i mirė,

pėr kėdo qė dashuron, falje dhe mėshirė.

 

GIOVANI PASCOLI

(1855-1912)

 

 

KTHEHU

 

Nė pyllin ku era nuk ndihet,

e heshtur kufijve tė gjethes,

nė detin e gjerė qė qetohet,

madhėrisht i pėrpirė prej heshtjes.

 

Lart nė qiellin e mbrėmjes rozė,

ku platitet gjėmimesh kubeja,

njė fjalė njerėzore po arrin,

ėshtė klithma: ''Ti eja, ti eja!''

 

GABRIELE D' ANUNCIO

(1863-1938)

 

 

KOPSHTI I SHPIRTIT

 

Shpirt, fshihi mendimet e frikshme!

Shtrėngoji fort, shtrėngoji fort,

nė harrim tė thellė, si bari i krisnjės!

Paqja do tė zbresė vizioneve tė tua,

e kėshtu tė rrėzohet veshja e vjetėr,

siē bie nga pema gjethja e vonė.

Fshihi ato gjėra monstruoze!

Shtrėngoji fort dafinat ėndėrruese,

qė vuajnė brishtėsi trishte e tė rėndė!

Ndoshta presin... tė ėmblėn vajtojcė,

pėr tė pėrcjellur mesazhet e vajit.

Nė errėsirėn mike do tė gjesh kėshillat

e zgjuara. E fshihi gjėrat e frikshme!

 

ALDO PALACESKI

(1885-1974)

 

 

LĖVIZJE

 

Unė shko... ti shko... shkohet...

Mos pyet pėr ku.

Kjo do tė thotė gėnjeshtėr.

Ku? Nuk dihet.

 

Dhe ėshtė bukur kur dikush shkon.

 

Unė shko... ti shko... shkohet.

Sepse edhe vetėm tė ikėsh

nė njė botė tė verbėrish,

ėshtė lumturi.

 

GUIDO GOCANO

(1883-1916)

 

 

 

SHPRESA

 

Gjithė dimrin i shtrirė mbi plisa,

kufomė e moēme, lisi i sharruar,

duke rrėfyer me rrathėt nėpėr trung,

tė dyqind vjetėt qė ka jetuar.

 

Pastaj qė pranvera ēdo kurorė,

ēel dhe vesh me push tė kadifenjtė,

nga trungu cung filiza  bulėzon

dhe ėndėrron sikur tė qe pėrjetė.

 

Ēel dhe ėndėrron-fantazi qė vdes-

fytyrėn qiellore, qė e kishte tjetėr,

zogjtė kėngėtarė, krenarinė ves,

kohėn qė vrapon dhe shekujt e vjetėr.

 

Nuk e di pėrse mė jep pėrgjėrime,

ky shpirt qė nuk ikėn dhe rron me kujtime.

 

KLEMENTE REBORA

(1885-1957)

 

 

KUNGIMI

 

O i plagosur poshtė ledhit,

qė luteshe nga mundimi,

pėr t'u flijuar, kur gati kishe vdekur,

tre shokė nė moshė trimi,

mes llucės dhe gjakut,

trungje tė gjymtuar.

 

Rėnkimi yt ende,

qėndron mėshirė pėr ne.

 

Nxitonte agonia...

po edhe po tė vdesėsh,

ngushėllim tė qoftė

nė ēmendurinė e jetės,

se gjumi nėpėr tru

balsam, tė bėn tė heshtėsh.

 

Lamtumirė, vėlla!

 

FARFA

(VITORIO TOMAZZINI)

(1881-1964)

 

STACIONI

 

Shihja ēatinė eternite,

si gojė e njė duhanxhiu mėrzitės,

tek shfrynte njė cigar tymosės,

tė trenit nė nisje,

duke vėnė nėpėr buzė,

atė nė ardhje dhe lėvizės,

derisa pėshtynte larg,

tė fundit bisht cigareje,

tė njė vagoni mallrash.

 

FILIPO TOMAZO MARINETI

(1876-1944)

 

 

GJĖMIM I ARTĖ

 

Gėlltitje e tri hijeve nė atė radė tė ngrėnė nga

goja e dielltė, dhėmbėpėrgjakur, qė pi deti dhe

e vjell tė pėrzier me shkėmbinj...

 

               po thjeshtėsisht,

               nė mėnyrė elastike

 

qetėsish

kėshtu

 

pėrsėri

              pėrsėri

pėrsėri

 

mė mirė kėshtu.

 

MARINO MORETI

(1885-1977)

 

 

 

E DIELA E BRUXHIT

 

Tė ulėsh kokėn ēfarė vlen?

E ē'vlen burrėria, burrėritė?

Unė ndjej trishtimin nėpėr deje,

tė dielėn ndjej melankolitė.

 

Ah,ditė plot me marrėzi,

kur shpirti thellė provokon,

dėshirėn, ankthin pėr vetmi

dhe shpresėn qė diku vrapon.

 

Po tė shkoj deri nė Bruxh,

ku duket manastiri i vjetėr,

vetėm pėr tė parė peizazhin,

luginėn e ēfarė duket tjetėr.

 

Kėtu askush nuk mė do mė,

kėtu askush nuk mė do,

po ti, o shpirt i paarest,

vrapo, vrapo, gjithmonė vrapo.

 

Sepse tė duhet udhėtimi,

nga vetja tė largosh vetminė,

prandaj ēapo deri nė Bruxh,

tek manastiri nė njė brinjė.

 

UMBERTO SABA

(1883-1957)

 

 

BUZĖ

 

Buzės,

qė e para u dha,

buzėve tė mia trėndafilin e mėngjesit,

ende nė mendime,

        i thith parfumin.

O buzė vajzėrore,

qė thonit aq fjalė gugitjesh,

flladeve tė mbrėmjes.

 

GIUZEPE UNGARETI

(1888-1970)

 

 

VIGJILJA

 

Njė natė tė tėrė

i mbėshtetur

pranė njė shoku

tė masakruar,

me gojėn

tė shfytyruar

e tė kthyer nga hėna,

me duart e tij

tė pėrgjakura

depėrtuar heshtjes sime

thellė, kam shkruar letra

dashurie.

 

Me jetėn, kurrė

nuk kam qenė

kaq i pėrqafuar.

 

SALVATORE QUAZIMODO

(Fitues i Ēmimit Nobel 1959)

(1901-1968)

 

 

 

BIE HĖNA

 

Rrėzohet hėna

dhe e pret nata

dhe shuhet rinia ēdo ēast

nė krevatin tim

tė vetmuar.

 

Shkund shpirtin tim, Erosi

si era mbi mal

zhbiron lisnajėn

pėrzien kujtimet e i turbullon,

e ėmbėl, e hidhur, egėrsisht.

 

Pėr mua s'ka mė bletė, as mjaltė

dhe vuaj dhe dėshiroj.

 

BURIMI

 

I bardhė burimi nė dredha gati tė pandjeshme-

si frymėmarrja e barit tė sapoēelur-

zgjerohet nė pellgun qė ėmbėlsisht ndriēon.

 

Ti njeri, qė ndjek udhėn nė diell,

vjen dhe humbet nė hijen mė tė errėt.

 

EUGENIO MONTALE

(Fitues i Ēmimit Nobel 1975)

(1896-198)

 

 

SHPESH TĖ KEQEN...

 

Shpesh tė keqen nė jetė kam takuar...

ishte rrėkeja gėrryese qė gurgullonte,

ishte gjethja e thatė, e thėrrmuar,

ishte kali i rrėzuar qė gulēonte.

 

Mirė nuk e dija, shkak i mrekullisė,

qė dritėson Indiferenca Hyjnore,

ishte fantazma qė shfaqet gjumėsisė,

ishte mjegulla dhe kosa mortore.

 

PUSI

 

Gėrvin ēikriku

uji shpėrthen drejt ditės dhe qetėsohet.

Dridhet njė kujtim nė pasqyrėn e fundme,

njė fytyrė valėzimit

            qesh, rizgjohet.

 

Afron buzėt me pasionin e puthjes,

deformohet e kaluara, vjetėrohet,

i takon njė tjetri... ah, gėrvin ēikriku

dhe pamja pėrthyhet, vjetėrohet.

Vegim:

koha nuk kthehet ēfarė iku.

 

MARIO LUZI

(1914-2004)

 

 

MBRĖMJA

 

Pas pak do tė ndodhen kėtu, siē e di mirė

radhė shpirtrash pėrgjatė kornizės,

kush gati nė hedhje, kush nė zinxhirė.

 

Dikush nė faqen e detit

skicon njė shenjė jete, fikson njė pikė.

Rrallė ndonjė pulėbardhė shfaqet.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė: “Gazeta e Athinės”, gusht 2008)

 

EDOARDO ZUCCATO

 

 

 

Edoardo Zuccato u lind mė 1963 nė Kasano Manjago, Itali. Libri i tij i parė poetik, botuar mė 1996, ėshtė: “Tropicu da Vissévar”, “Jeta nė Tram”, ėshtė libri i tij i dytė poetik, mė 2001. Xukato ėshtė studiues i Letėrsisė Angleze pranė IULM tė Milanos. Ėshtė  kryeredaktor i revistės sė teorisė dhe praktikės sė pėrkthimit “Teksti nė Krye”, i “Antologjisė sė Poezisė Suedeze Bashkėkohore”, 1996 dhe “Poshtė shiut dhe xhinsit”: antologji e poezisė angleze bashkėkohore, 1997.

 

SHIKOJ RADIOGRAFITE

E KOKES

 

Shikoj radiografitė e kokės

dhe mė duket sikur kam vdekur.

Janė fotografi nė diapozitiv:

fotot bėhen pėr tė kujtuar tė kaluarėn

dhe kjo pėr tė kujtuar tė ardhmen:

kafka ngjan me njė sferė kristali,

por t’i bėsh ėshtė e lehtė, si tė bėsh njė portret

vetėm se kėtu nuk del elegant,

del mė shumė si i lakuriqtė.

 

Jam pikėrisht unė, por tė them tė vėrtetėn

as do ta kisha vėnė re

nėse mė jepnin ato tė ndonjė tjetri

(tė Papės, Stalinit, Anjelit, apo tė njė kafshe).

 

Mė kanė marrė pėrballė, nė profil

dhe poshtė kanė vėnė dhe numrin.

Nuk ėshtė faji im qė kam lindur

dhe mendoja se vetėm policėt vepronin kėshtu.

 

Nė profil ngjaj njė kėrpudhė, njė fasule, njė meduzė...

pėr tė mos thėnė se mė vinė ndėrmend

njerėzit primitivė

ose mė keq akoma fytyrat e majmunėve.

Mė mirė tė shikoj atė pėrballė,

qė pėrgjatė vrimave tė hundės, tė syve dhe njollave tė tjera,

ngjan tamam me njė hėnė tė plotė, tė shkėlqyer, brenda njė teleskopi,

kurse dhėmbėt, tė shtien frikėn

t’i shohėsh pa kornizė, pa buzėqeshje.

Por tė gjitha kėto, qė na ngjajnė shumė,

nuk janė si vdekja,

qė ėshtė si e zeza pėrreth, qielli blu, ajri...

 

I shkreti Jorik, sa budallėqe ke thėnė

dhe sa do tė thuash ende:

“pėr t’u ruajtur me kujdes” (koka)

“pėr t’u treguar” si foto pashaporte

pėr ato vende ku nuk nevojitet.

 

Boll, pusho, ėshtė ēasti

tė tė gropos nė njė sirtar,

pėr t’u mėsuar me vendet e ngushta,

sepse ēdo herė vjen njė Zonjė me pallto tė vjetėruar

dhe me tė ndenjura tė kėrcyera, qė zgjatet

nė majė tė kėmbėve, pėr tė parė pėrreth

dhe tė lexojė ndonjė emėr, ose tė heqė pluhurin,

ashtu si zgjatesh nė bibliotekė, pėr tė marrė njė libėr

nga rafti i fundit.

 

DUHET SHUME DURIM

 

Duhet shumė durim

pėr tė mbajtur larg muzikėn dhe qentė e rrugės,

pėr tė nxjerrė krimbat nga bajgat

dhe tė fluturosh e tė kėndosh larg i lehtė si qielli.


Cinxuri tani iku,

por zėri i tij ėshtė ende kėtu

dhe po mė gėrryen pėrbrenda.

 

Dhe nuk ndalet

as nė veshėt e Zotit

sepse pėr tė gėrryer

ka mjaft tokė edhe brenda tyre.

 

GJITHNJE I PARI I BEN KRISHTLINDJET

 

Gjithnjė i pari i bėn Krishtlindjet,

mė parė se supermarketet, se mesharėt,

se ai skeleti i bimės, se drukakia

mbushur fruta, se pema

e Krishtlindjeve me topthat e saj.

 

Sa tė vetmuar, sa yje mbi degė tė zhveshura,

sa zemra qė vera i bėn tė rrahin

dhe tė ngrijnė nga tė ftohtit.

 

Dhe fėmijėt hapin dhuratat

poshtė njė peme, pėr tė parė ē’farė

ka brenda.

 

Pėrreth Drukakive,

me gjakun e diellit,

zogjtė

bėjnė festė.

 

ISHTE NJE PISHE

 

Ishte njė pishė me njė grumbull miqsh

qė vallėzonin nė erė;

duhej t’i shihje sesi shkundeshin

veshjet e tyre tė arta,

zbuloheshin kėmbė e duar,

pjesė tė tėra tė trupit.

Nuk pushonte pėr asnjė ēast

orkestra e erės,

sikur ishe nė njė pistė vallėzimi;

furtuna i ngjante njė diskoteke,

jo nga ndriēimi i dritave dhe i tingujve

qė gjėmonin si tambure.

Kushedi ē’festė ishte,

ditėlindja e kanaleve vaditėse,

njėzetė mijė vjet martese

tė barit me lopėt,

njė milion vjet i ajrit me dallėndyshet,

dhjetė miliardė tė tokės me dritėn.

Vallėzonin si tė ēmendur

pishat, retė, kallamishtet;

dhe njerėzit tė ēuditur, nuk kuptonin

sesi ishte e shtunė

mėngjesi i sė martės,

apo vit i ri, dita e tė vdekurve.



TIZIANA CERA ROSCO

 

 

Tiziana Cera Rosco u lind mė 1973 nė Milano, Itali. Ka botuar librat poetikė: “Lluvia”  2004, “Gjak i Pėrmbajtur” 2003, “Kopje e Arteve tė Tua” 2002 dhe ėshtė pėrfshirė nė antologjitė: “Punė me gėrmime”, “Antologjinė e poetėve tė lindur nė vitet 1970, mė 2004; “Poezia nė Festival” 2003, “Argonautėt 2001, “Ėngjėjt e Novi Sadit 2002, “Almanaku i Mitmodernizmit 2000.

 

SHUMEZIM

 

Nė shumėzimin e errėsirės

ia hiqja Glukozėn rrėnjės sė gjuhės.

Qeli pas qelie

Zoti s’dukej gjėkund.

Rrėfej qė s’jam e dehur.

Doja tė rrija me Himenin*,

i fortė si njė organ mashkullor,

njė zambak i metaltė

mes lastarėsh organikė.

Kur hyja nė gojėn tėnde

t’i tėrhiqja fort litarėt e gogėsimave.

Por uritė e ndritshme

nuk e shuanin epshin.

Kujdesesha pėr ty, gjithmonė,

si asnjė mė parė.

Pėr ty qė mė hipje pėrsipėr

dhe nuk dije se nė ē’lutje hyje.

 

*cipa e virgjėrisė

 

HESHTJE

 

Pij nė buzė tė karriges, pa tavolinė,

njė ēaj tė mrekullueshėm.

Pas pak edhe kjo karrike

do tė rrėzohet.

Ndoshta duhej qėndruar kėshtu,

pa gjė, pėr tė mbėshtetur gjunjtė,

pėr tė rimėsuar njė pozicion.

 

Gjithmonė kam patur frikė

nga njė tėrheqje muskuli.

Jam rreth tridhjetė vjeēe,

me dy fėmijė dhe njė martesė tė prishur.

Dhe me shtėpi tė ndėrruar ēdo katėr vjet.

 

Tė mbash tė gjitha copėzimet e tua tė bashkuara

dhe tė mos tregosh dhimbje, kjo tė qetėson.

 

Nė heshtje bie shi.

 

Mungojnė tingujt ku tė mund

tė mbėshtetėsh njė fjalė tė vetme.

 

E ZEZE

 

Nga mungesa e shenjave

dielli nuk ka shkatėrruar ende gjithēka.

Janė nė ngritje disa zona tė errėsirės,

disa zona tė ndryshme lastarėsh tė Fjalės.

 

Nuk e sheh sesi e korri Kopshtin

vetėm me njė teh tė mprehur?

 

Nesėr do tė korr grurin me kokrrat e zeza

qė haja nė errėsirė.

Do ta korr sikur tė ishin petale qė shkrijnė nė gojė.

Me njė kimono prej metali tė butė

do ta pres mė mirė se njė vrasės.

 

Jo Lulen s’e ha tani

 

Pėr t’u lutur, andej nga jam, nuk mjafton dielli.

Duhej tė ngjiteshim.

Tė bėheshim tė saktė nė dhimbje.

Duhej tė ēelte lulja natėn,

ajo qė lulėzoi pėr mua.

 

Nga mungesa e shenjave

mbi portė,

manjola pėrflakej.

 

I HIQNI

 

Mė hiqni shtrėngimet

mė hiqni hirin e nxehtė tė ritualit.

Mė hiqni gjakun e tepėrt,

kėtė lakuriqėsi qė nuk ėshtė kurrė e mjaftueshme.

Mė hiqni foshnjat e mia tė paushqyera nga shtrati i atij,

qė rriten si njė alkimi shifrash tė humbura.

Ma hiqni bunkerin nga kafka e Himenit.

Mė hiqni litarin qė tėrheq vizione si rrathė poshtė syve

dhe dashurinė, fryrė mė shumė se besoja,

qė mė ka cfilitur mė shumė se ēmendoja.

Ma hiqni kėtė mermer tė pėrlyer vėnė pėrballė meje,

ma hiqni kėtė fillim kujtimi

qė ndyrėsirat e copėtojnė pa pushim.

Ma hiqni kėtė tė djeshme

qė mė jep mundėsinė

tė gėnjej gjithnjė.

 

-asnjė yll s’i nevojitet jetės sime?-

 

Deri nė fund,

deri nė fund

mė mbro nga dielli.

 

TE FTOHTIT

 

Para pak ditėsh

kisha braktisur pėrtesėn.

Si e treta dhuratė e largėsisė

kisha filluar tė shkruaja me tė majtėn,

duke ia edukuar gabimin praktik tė perfeksionit

saktėsisė sė matjes.

Ka gjėra mė tė vėshtira se

ripėrsėritja e shenjave jo tė njėllojta,

por ajo qė mė interesonte

ishte kthjelltėsia e vrasėsit. Tė Ftohtit

ishte pa imagjinatė atė mėngjes.

Kisha, mė pas, gjithė ditėn tė lirė,

-edhe ti shėtite atje-

ku nuk hyri ajo dritė e gėnjeshtėrt qė

plagosi dritėn.

 

Do tė ta them sa pėr informacion,

nėse tė shtrėngoj nė stacionin e ndalesės sė natės,

koha e trupave tė mi,

ka njė gradė tė ndryshme ekuatoriale

nga temperatura kur punoj e ndihem mirė.

Por frika qė mbyllet nė bardhėsinė ekstreme tė gojės

ua nxin substancėn e qartė trupave.

 

Dhe nuk kupton – nuk kupton mė-

 

qė vėrtetė, tė tjerėve

nuk u ėshtė bėrė e njohur

se cilėt jemi.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

 

 

 

Recent Forum Posts

No recent posts