TRE POETE BASHKEKOHORE BULLGARE
ELKA VASILIEVA

***
Nuk kėrkoj ngushėllimin e lagėsht tė gotės.
Kur sėmurem prej dyshimesh.
Pėr tė jetuar jetėn time,
mė duhet vetmia.
Atėherė flas me botėn.
Nėpėrmjet reflekseve tė saj tė vėrteta.
Nė ndjenjat e mia tė trishta
prej Homo Sapiens-i.
Gjithēka ka njė kuptim.
Nėse ia arrin tė pikturosh
kaltėrsinė...
NJEREZIT E RASTESISHEM
Njerėzit e rastėsishėm nuk mė vjedhin,
megjithėse mė zhbirojnė me gishta maniakė,
nėpėr palat e trupit tim rinor,
si nė portofolin e humbur nga dikush.
Njerėzit e rastėsishėm nuk mė tradhėtojnė
I harrojnė dhe emrin dhe fytyrėn time.
Vijnė, marrin pak dhe japin pak.
Vishen dhe... ikin thjeshtėsisht.
Njerėzit e rastėsishėm nuk kėrkojnė besnikėri.
Nė udhėtimin e tyre drejt stacionit tjetėr,
tė rastėsishmit mbeten tė rastėsishėm.
ciken, pėrflaken dhe digjen.
(Njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm dhe tė njohur bashkėkohorė bullgarė)

U lind mė 1936, ėshtė poet, prozator, njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm dhe tė njohur bashkėkohorė bullgarė. Ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė ndryshme.
STIMULUS VIVENDI
I qetė hedh vėshtrimin pas.
Jeta ime sishte as bosh, as e shkurtėr.
Smė bėhet tė vdes,
jo se kam frikė,
mė tėrbon tė mos shoh
se ēdo tė ndodhė
mė tej.
NE TEATER
Kur sheh njė tragjedi
tė gėzohet shpirti, sepse thua:
sqenkam aq keq?...
Nėse dikush vuan, thua:
unė jam mirė!
Nėse vdes ndonjė, thua:
por unė jam i gjallė, domethėnė qenkam mė mirė!...
Sa mė e tmerrshme tė jetė tragjedia
e di qė do tė ndjehesh mė mirė, mė mirė...
Prandaj, kur je i trishtuar,
kur ssheh asnjė rrugėdalje,
vrapon nė teatrin e parė qė ndesh
dhe ndjek tragjedinė mė tė frikshme qė ekziston,
pėr tė dėfryer shpirtin
ENIGME
Pleqtė depėrtojnė nė pyll
tė vetėm, pėr dy, pėrparojnė
nė grup, ecin ngadalė,
heqin kapelet,
kukurisin avash,
pėrzihen me trungjet e errėt,
vazhdojnė gjithnjė e mė thellė.
Pėr shtatė ditė shėtis pėrreth,
jam nė kurth nėpėr tė gjitha monopatet.
pleqtė futen nė pyll tė vetėm,
pėr dy,
nė grup avancojnė,
lėvizin ngadalė,
heqin kapelet,
ngatėrrohen me trungjet e errėt
vazhdojnė gjithnjė e mė thellė.
Zoti im,
spashė tė dalė ndonjė qė andej.
E di, do mė gjykosh keq
qė nuk mundem tė dėfrehem
nė kėto ditė euforike.
Siē thoshte njė kritik
(mund tė jetė e vėrtetė)
se prej laboratorit tim poetik
nga e bardha del e zeza
Mė fal
qė po shtoj,
mė dėfren liria.
Por kam ndjenjėn e ēuditshme dhe frikėn
e njė rrėzimi tė ri.
Prandaj dėshiroj tė jem korb
qė kėndon nė dasmė,
sesa bilbil nė funeral.
UDHEZIME
Majtas djathtas para mbas...
ngatėrrohemi:
Gjithnjė e mė koshientė.
Gjithnjė e mė pak miq.
E VERTETE
As e vėrteta e shkruar e zezė mbi tė bardhė.
As e vėrteta e mbjellė nė varr,
por e vėrteta e thėnė me zė tė lartė:
(si njė bombė, e fshehur nė xhep
heshtja shpėrthen rrezikshmėrisht).
Shpresoj,
se sdo tė mė mėsoni tani,
si tė jem i qetė dhe i heshtur.
Poeti smund tė jetė lake,
mund tė jetė vetėm shpata.
AUTOEPITAF
Gjithnjė e mė shpesh
vėzhgoj yjet e ftohtė.
Gjithnjė e mė shpesh
ėndėrroj ditėn e fundit.
Do tė qajnė tė gjithė,
tė gjithė do tė qajnė pėr mua.
Kush nga dhimbja, kush nga faji,
ndonjė nga zilia,
tjetri nga gjėra tė tjera...
Vetėm unė, e shtrirė mes lulesh,
e ngurtėsuara, e madhėrishmja,
e pandjeshmja, e rėndėsishmja.
Pa u trishtuar. Vetėm unė.
Sepse nga tė gjithė zimbajtėsit,
vetėm unė sdo marr vesh
qė kam vdekur.
ANORMALITET
Ekziston diēka jonormale
nė kėtė botė.
Eci i dėshpėruar mbi planetin e brishtė,
gjysma e njerėzve vdes pėr bukė,
gjysma tjetėr mban dietė.

Annamaria Petrova Ghiuselev ėshtė poete, gazetare, aktore, koreografe. Ėshtė Docente e koreografisė, vallėzimit klasik, modern dhe xhaz-it pranė shkollave dhe fakulteteve tė ndryshme. Thotė pėr veten: Kam lindur nė Lom qytet i vogėl mbi Danub dhe jam rritur nėn hijen e malit Ballkan nė Vraca. Fati im ėshtė i lidhur me poezinė, kėrcimin, muzikėn, teatrin, tė cilat mė shėtisin nėpėr botė pėr tė bėrė tė njohur vendin tim Bullgarinė e vogėl, kurajoze dhe antike.
MBREMJE
Ēdjall mbrėmje.
Gjithnjė e njėllojtė! Pėr mua...
Ėshtė qark i mbyllur...
Qark i hapur mėngjesi!
Mėngjesi, qė e dua shumė se ėshtė shpresė.
Qark i mbyllur ėshtė nata!
Nata qė urrej, sfidoj, luftoj.
Nata qė sėshtė me anėn time.
Urrejtje kameleon! E dridhshme! E ankthshme!
Ah! Duhet tė vuash! Njė jetė tė tėrė?
Ēaste...
Qė tė bėjnė tė kėrcesh
nga karrikja,
tė dridhesh, tė tronditesh...
Ēaste... Tė veēantė!
Kur mė je pranė...
vėshtrimi yt
mė ndalon frymėmarrjen...
Ēastet tanė...
DUART E TUA
Duar... Tė tuat...
Delikate. I kam jetuar.
Duart e menēura!
Tė buta dhe tė forta.
Duart qė dinė tė veēojnė.
Inteligjente, tė mira,
kėmbėngulėse, dėshiruese...
Tė miat! Janė duar pėr mua.
Pėrqafojnė shpirtin tim!
E pėrkėdhelin.
E dashurojnė...
Duart e mia tė ėmbla!...
Tani...
Po tė rri larg...
Pse? Ėshtė fakt...
Nė thellėsi nė ndonjė pjesėn time,
prehet pėrgjigja.
Tani...
Di vetėm qė e ndiej
largimin...
Prej teje, prej jush, prej vetvetes,
nga tė gjithė...
Pse? Dėshiroja tė mė pėrkisje,
tė tė zotėroja,
tė harrohesha
te ti...
Gjithēka largohet nga gjithēka.
Tani... Qė eliminohen tė gjitha.
Tani... Kur ēdo gjė ėshtė e huaj.
Tani... Kur gjithkush ska askėnd.
LOT
Pėrshėndetja e fundit pėr ty.
Njė ēast pambarim
dhe ti
sje mė. Sje mė!
Ylli im, nėna ime e ėmbėl!
Mė mungon shumė
si ajri,
si dielli,
si ēmund tė mė mungosh vetėm ti!
Tė kanė humbur
duart e mia,
buzėt e mia,
syve u ke ikur!...
Por zemra e trishtė, e plagosur,
tė ndjek pas
kudo qė tė jesh!
Lamtumirė!
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, nėntor 2009)
KATER POETE BASHKEKOHORE NGA FYROM
MIHAIL RENDZOV
(Kandidat pėr ēmimin Ballkanika, 2000)

Mihail Renzov u lind mė 1936 nė Stip. Ka studiuar pėr Drejtėsi. Disa nga librat e tij poetik janė: Njė Emigrant i Zjarrit 1965, Nė bordin e Endrrės 1972, Feniks 1987, Platforma e Skedave
DET
Sa herė ndiqeshim
prej atij.
Ai na lagte,
ne binim,
ai rrėzohej,
ne e ngrinim.
Megjithatė gjithmonė i trėmbeshe
pikės tėnde tė ujit
fshehur
nė shkretėtirėn tonė.
VLADA UROSEVIC
(Anėtar Korrespondent i Akademisė Malarme tė Parisit)

Vlada Uroseviē u lind mė 1934 nė Shkup. Ka studiuar pėr filozofi. Eshtė Anėtar Korrespondent i Akademisė Malarme tė Parisit dhe anėtar i asaj tė Letėrsisė Evropiane nė Luksemburg, si dhe anėtar i Akademisė sė Maqedonisė tė Artit dhe Shkencave. Disa nga librat e tij poetik janė: Njė qytet tjetėr 1959, Pejsazhi 1962, Shi Vere 1967, Ekuilibri i Yjeve 1973, Kambana Nėnujore 1975, Rreziqe Tregtie 1993, etj. Ka fituar ēmimet: Ēmimin Grigor Prlicev 1974 dhe 1989, Ēmimin Miladinov, Ēmimin Kiril Pejcanovic dhe ēmimet nga Mladost dhe nga Nolit.
SHEN SVETI TRIFUN
I ke parė tė tėra, tė gjitha i ke prekur,
tė tėra i ke shijuar,
ke kaluar njė udhėtim tė gjatė
para se tė arrije te ne,
ke vdekur shumė herė
e shumė herė ke lindur.
Fytyra jote ka udhėtuar pėrgjatė
Fajumit dhe Pompeit
nga vazot greke deri nė kėtė kishė
por nuk ėshtė vjetėruar kurrė.
I ke parė tė tėra, tė gjitha i ke prekur,
tė tėra i ke shijuar,
nuk je nga kėto anė, e di,
ke ardhur nga larg
pėr tė vazhduar ecjen tėnde
dhe u bėre i gjallė vetėm kalimthi,
na buzėqeshe
me vėshtrimin tėnd kuptimplotė.
Ata qė kėpusin vreshtat nė shkurt
dhe pijnė verė tė vitit tė shkuar,
nuk ta dinė emrin e vėrtetė
por vazhdojnė tė tė nderojnė.
LIDIJA DIMKOVSKA
(Fituese e ēmimit pėr librin debutues mė tė mirė)

Lidija Dimkovska u lind mė 1971 nė Shkup. Ka studiuar pėr filologji, mė pas ka marė doktoraturėn pėr letėrsinė rumune nė Bukuresht. Punon si pėrkthyese e gjuhės dhe letėrsisė sė Fyromit nė fakultetin e filologjisė nė Bukuresht. Eshtė anėtare e Lidhjes sė Pėrkthyesve tė Maqedonisė. Eshtė autore e librave poetik: Stėrnipėr tė Lindjes 1992, Zjarr Letrash 1994, Gozhdė tė Ngrėna 1998, Nobeli Kundėr Nobelit 2001. Eshtė fituese e ēmimit pėr librin debutues mė tė mirė.
LETRA
Kur do ta mėsoj semiotikėn?
Kur do tė jem ndėrtekstual?
Kur mund ta aplikoj postmodernizmin
nė tregimet maqedone
dhe tė jem e krahasueshme
me ato botėrore,
si shtėpia jote dhe imja,
si mbulesat e tua dhe tė miat.
Zonjusha jote, miku im, sdo tė tė presė gjatė,
e sheh qė nga princeshat sngelet gjė veē legjendės.
Poet, bijtė e tu janė ende tė uritur.
Edhe pse tu dha njė ēmim letrar.
Do tė tė dua o i huaj, kur tė njoh gjuhėn time.
Kur tė shfletoj teorinė e letėrsisė.
Kur tė nėnvizoj metodologjinė.
Do tė bėjmė dashuri brenda letėrsisė.
Do tė flemė mė mirė nė linguistikė.
Jeta jonė ėshtė in medias res poezia.
Sipas letėrsisė po, por duket jo e rėndėsishme.
dhe sipas ligjeve tė shkencės letrare
unė me ty, e pavdekshme sdo tė bėhem kurrė.
NE SLEGOVO NJE SHTEPI PREJ DRURI*
As nėntė tenda
nuk mbulojnė shtėpinė
ku festohet martesa,
tringėllijnė gotat, shkėlqejnė muret,
shpirti kėrcen
midis kėmbėve dhe lėkurės,
shtėpia e dehur dhe e shkrehur
vallėzon mes fqinjėve,
i bėn njė pėrkulje rrugėve,
parakalon pemėt,
lėkundet para vreshtave
dhe tė gjithė e ndjekin me dolli
kėtė shtėpi tė lumtur, kėtė nuse pėrrallore!
Ndėrsa pa tendė, pa emėr,
ėshtė shtėpia e filozofit,
asnjė se vė re,
e futur midis shpatullave tė shpirtit
rri e heshtur, zbulon enigma.
* Titulli i njė kėnge popullore maqedone.
ZORAN ANCHEWSKY
(Pėrfshirė nė Antologjinė e Poetėve Bashkėkohorė Botėrorė 1986, botuar nė Amerikė)

Zoran Anchevski u laureua nė Gjuhė e Letėrsi Angleze nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit Shėn Cirili dhe Metodi, Maqedini, ku aktualisht jep leksione tė Literaturės Angleze dhe Amerikane. Ka botuar tre libra poetik. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė anglisht, serbo-kroatisht, greqisht, hebraisht dhe turqisht, si dhe nė shumė revista dhe antologji, si Antologjia e Poetėve Bashkėkohorė Botėrorė 1986, e botuar nė Amerikė. Eshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe sekretar i P.E.N.-it, Maqedini.
PAX OEDIPUS
Jam kėtu
si njė Edip
qė sheh gjithēka
pa parė asgjė
nė njė peizazh qė mbaron nėn tokė.
Janė ndryshuar kėndet e botės
pėrjetėsisht fitimtarė
dhe pėrjetėsisht i sigurtė
u nisa pėr nė Tebė, pėr ty.
Ku ėshtė ai Profet
qė thithi gjakun e njė deleje tė zezė,
qė ngatėrroi ndjenjat e mia
dhe qė tani duhet ta takoj
pėr ti treguar ecjen time
pėrtej Qenit tė Ferrit
gjatė kthimit nga Ferri?
Ku ėshtė ai Profet
qė shqetėsoi nėnat e mia
duke e copėtuar parajsėn time
duke mė ēliruar prej kėsaj gėnjeshtre
qė ata e quajnė Jetė.
MBIJETESĖ
E mbaruar ēdo mundėsi tani
e njė tė ardhmeje ēfarėdo
duke e refuzuar
si njė guackė boshe
si njė prezervativ tė pėrdorur
nisemi nė kėrkim
tė njė Uni tė ndryshėm.
Por e kaluara ėshtė njė lojė
qė na burgos
kundėrshti absolute
shpikje civile
pėr opinione masive
pėrcjellėse mendimesh
purifikuese mendjesh,
njė nevojė biologjike.
E kaluara ėshtė njė citim i vdekur,
njė kopje, njė skelet
qė e copėtojmė
si skifterė
ēdonjėri zvarrit copėn e tij
me frikėn
e humbjes sė vetes
se mos trupi
i mavijoset
se mos shikimi i dobėsohet
dhe trungu ynė gjenealogjik humbet.
E mbaruar ēdo mundėsi
heronjtė e lodhur janė vrarė,
i kotė kėrkimi.
Nė heshtje, fshehurazi
rihyjmė nė hijen e jetėve tona,
nė lėvozhgėn tonė
nė gjumin e vazhdueshėm dimėror.
NISJA
Eshtė ēasti tashmė
ti mbledh tė gjithė vitet e mia
(me rregull ti paketoj, pa i ngatėrruar)
ta siguroj shtėpinė kundėr fatkeqėsive tė largėta
ti mbledh tė gjitha malet dhe derdhjet e lumenjve
ti rigjunjėzoj kufijtė falsė
(tė memorizoj tė gjithė sinjalet dhe mė pas ti djeg)
dhe nė vend tjetėr, nė njė kohė tjetėr,
tė rindėrtoj identitetin tim.
U nisa pėrgjithnjė
pa ditur se kush mė erdhi nė gjumė
duke mė pyetur se ēfarė ėshtė kjo jetė
nė nuk ėshtė njė nisje e dhimbshme drejt tė panjohurės
pėrtej fundit tė perėndimit dhe ylberit
pėrtej limitit tė ndėrgjegjes
dhe ndėrgjegje drejt sekretit tė asaj qė nuk dimė,
nė njė ėndėrr me yje qė bien
nga ku erėrat
na sjellin
ishuj tė rinj
tė pabanuar
si qeli.
MES DY BOTEVE
I humbur mes dy botėve
ėshtė njė i vdekur,
i pazot tė lindė pa vetull
dhe pa zverk
ėshtė tjetri.
Dhe ka mbetur pak tru
pėr tu kuptuar
kaq pak mirėkuptim
nė kėtė mbretėri kambanash tė ēmendura
dhe vitesh tė thata.
Pa kokė
por nė kokė eunukėsh dhe mendjesh tė vogla.
Dikush tha: Akeronti po duket,
i thellė si jeta.
Kalojmė natėn nė kampin
e fatkeqėsive tė kaluara,
mbushur mbeturina dhe rrjedhje mėrkuri.
Presim tragetin
qė do tė na ēojė pėrtej pa u penguar
nga brigjet e mjegullta
fundi i shpresave tona
drejt Shpėtimit
ėshtė rėnia finale.
Nė fund
qė Shpėtimi ynė ėshtė
apo nuk ėshtė?
Eshtė
?
!
(Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj)
(Botuar nė Gazeta e Athinės, janar 2008)
POEZI NGA GREQIA
KIKI DHIMULA

Pėrktheu: ILIAZ BOBAJ
Kiki Dhimula u lind mė 1931 nė Athinė. U shfaq nė letėrsi nė vitin 1952 me pėrmbledhjen "Poezi", tė cilin mė pas e tėrhoqi vetė nga qarkullimi. Trajton kryesisht si motive tė saj mungesėn, vetminė dhe rrjedhjen ekohės. Ėshrė akadamike prej vitit 2002, e nderuar me ēmimin shtetėror mė 1989 dhe ēmim akademik mė 2001 pėr tėrėsinė e veprės sė saj. Kiki Dhimula ėshtė sot njė ndėr poetet mė tė njohura greke.
Autore e 15 librave me poezi, ajo ėshtė e njohur brenda dhe jashtė Greqisė. Poezitė e saj janė botuar nė shumė gjuhė, nė antologji dhe tekste shkollore.
FRIKA E PĖRGJEGJĖSISĖ
Mė thuaj se kur
pėrherė e etura baltė e shpirtit
pati durim tė presė
shiun e kalendarit?
Dhe nėse, siē thua, duhet
tė jenė tė gjitha besnike tė kohės sė tyre
pėrshtatur me formėn e saj.
kur unė riktheva verėn
ti pėrse nuk erdhe tė mė bėje
terapi gjinkalle nė degėn time?
Mos mė fajto, pra,
se nuk isha vjeshtė
prandaj nuk e solle shiun e parė.
MOSRESPEKTIMI I TĖ ZAKONSHMES
Perėndim mos u ēmende?
Hiqi menjėherė tė kuqet,
s'tė vjen turp
ti po shkon nė varrimin tėnd.
NĖ ANIJE
Njė ēift trupvogėl.
Prejardhja-mėrgim i syve.
Me siguri punojnė diku nė mbijetesė
-reklamohet pėr meritėn e tij
nėnėshtrimi.
Me lejen e verės.
Tani duart e lira kumtojnė
pėrkėdheljet e tyre tė harruara.
Adhuroj lirshmėrinė e shtrirjes sė gishtave
tė lojės sė tyre nė shtrat
tė lidhura fort
sikur tė thurrnin shporta tė gėzuara
me vorbull pathosi i mbushin
i shpleksin dhe i pleksin pėrsėri.
tani i riu sikur u lodh
ndoshta nga liria e plotė e pleksjes
ndėrkaq anieja pėrkundej gėzueshėm
kthehet dhe fle
mbi vathin e tij tė majtė.
ndėrsa ajo ėshtė ende zgjuar
sheh pak ēaste dorėn e tij tė fjetur
dhe ngadalė me kujdes qė tė mos e zgjojė
e sjell nė krahun e saj
dhe duke u pėrkulur mbi tė
fle edhe ajo ėmbėlsisht.
Ē'jastėk i nevojshėm dashuria
i pėrshtatshėm
pėr ēdo udhėtim tė dhimbjes trupore
pėr ėndrra tė ēdo moshe
pėr ēdo lloj gjumi
i domosdoshėm
pėr nė shtėpi
pėr ēdo qėllim
pėr nė autobuz
pėr nė anije dhe pėr gjithshka
qė na mbyt.
KUJDES
Kur shtron tryezėn
para se tė ulesh
kontrollo me vėmendje
karrigen pėrballė.
nėse ėshtė e fortė mos kėrcet
ndoshta janė liruar prerjet
ndoshta janė ngrėnė nyjėzimet
nėse skeletin e ka gėrryer
krimbi
se ai qė nuk rri
bėhet pėrditė e mė i rėndė.
PROBLEMI I STREHIMIT
Zot
mos na merr mė
nga humbjet tona.
Nuk kemi ku tjetėr tė rrimė.
E PAPĖRSHTATSHME PĖR FĖMIJĖ
Gjumė qė merr fėmijtė
eja mė merr edhe mua
sigurisht nuk jam fėmijė
ėshtė tjetėr gjė
nėse tani vetėm kėrkoj
vetėm dėshiroj
nėse pyes tė pakuptueshmen
pėrse
pėrse nuk ėshtė toka det
pėrse nuk ėshtė e brishtė thatėsira
pėrse kur vė
pakėz tė kuqe mė tė thellė mbi tė kuqen
synimi im mė zbehet
thėrras si fėmijė
e dua e dua
ėshtė imja
por fėmijė nuk jam
ėshtė tjetėr gjė
nėse tani natėn qaj
dhe si tė jem njė fėmijė
qė ende nuk belbėzon
nuk di tė fjalėzoj nėse ndjej dhimbje
apo habi
po nuk jam fėmijė
ėshtė tjetėr gjė nėse
kur mė thėrrasin
jo aty, jo, se tė djeg
unė pėrherė aty e vė doēkėn time
jam kureshtare tė digjet doēka ime
sepse ajo i pėrket
gabimit tim
kurrė nuk ka pėr t'u burrėruar
prandaj them doēka ime dhe jo dora.
PĖRJETĖSI E ZGJEDHUR
''Mė beso do tė tė dua nė shekuj''
pėrsėrit vdekja paprerė
nė pėrjetėsi
ndėrsa ajo duke rėnkuar
nga bindja fatkeqe
e mallkon
ah pėrse tė mos jesh e gėnjeshtėrt.
VAJZA ME SHKREPSE
Pasdite njėjanari
asnjė frymė njeriu nė rrugė.
Vetėm njė gri e vjetėr
e vitit tė ri.
Dridhen nga tė ftohtit
udhėkryqet dhe qoshet e rrugėve
shtrėngohen ngjishen pėr t'u ngrohur
nė vend tė huaj
luleshitėset endacake
buqeta tė mbėshtjella
me letėr tė ashpėr
tė cilėsisė sė dobėt
zbukuruar me vrima rretherrotull
prerė me gėrshėrė tė vetimprovizuar
edhe ne kur ende fėmijė
tė etur pėr projekte
nė gazetė tė palosur njėtrajtėsisht
katrorė tė vegjėl presim
ndėrkaq duke e rihapur letrėn
shohim sa dritare tė hapura tė njėpasnjėshme, simetrike
na shpėrfaq e ardhmja.
Pasdite njėjanari
asnjė frymė njeriu nė rrugė
vetėm dritare tė mėdha gri tė mbyllura
dhe njė shi bore e varfėr qė lyp borė.
MODEL FAJI
Pėse vallė tė mė donte sonte
kaq vėrtetėsisht ajo ėndėrr?
Pėrse mė thoshte mė mbaj fort
mos mė ler tė zgjohem?
Shqetėsohem.Zakonisht
kėshtu e duam humbjen tonė.
Thua tė mos mė ėndėrrojė pėrsėri
ajo humbja e zakonshme?
TRADHĖTIA E PAFUNDME
Nuk mė kujtohet nėse duke ikur mė dhe
atė puthjen e akullt.
Mė the vetėm se ikij pėr t'u argėtuar
e lė tė hapur portėn e tradhėtisė
do tė kthehem patjetėr
atė po,atė e mbaj mend mirė
u qėndis me gjilpėrė tė nxehtė
tatuazh qė nuk shuhet nė shoqėrinė time.
E di ē'ėshtė tradhėtia?
Njė nevojė ikjeje qė zotėron
ēdo trup
tė mbėrthyer nė tė njėjtin qėndrim tė lodhshėm
siē ėshtė qėndrimi i besimit
qėndrimi i dashurisė
para njė dritareje tė palėvizshme
me tė njėjtėn pamje ditėnatė
me pasqyrimin e paduruar tė vetvetes
mbėrthyer tek sytė.
E di kush ėshtė reklamisti
sipėrmarrėsi i tradhėtisė?
E puthura tradhėtore.
Ajo bėn tė mira pėr famėn e vet
siguron marrėveshje fitimprurėse
me pavdekėsinė
sjell breza qė mbushin
ekranet e shekujve
se ėshtė ajo puthje
qė i jep shtysė
egėrsisė sė ndrydhur
e pėrgatit dhe e shpie gjakun
nė fenė e vdekjes
ėshtė ajo qė
i pret frymėn tė qarit
dhe nėse tek unė frymėmarrin ende
ėshtė se kujtoj
qė duke ikur ke lėnė tė hapur
portėn e tradhėtisė
por puthjen tradhėtore tė saj
nuk ma dhe.
Mė shkruaj tė lutem
adresėn e saj.
ASNJĖ PĖRJASHTIM
Sa antishoqėrore janė ėndrrat.
As miqėsi as lidhje
sapo na pikasin shuhen
si njė shkėndijėz e lėshuar nga rrufeja.
Frikė nga njerėzit?
Ndoshta njė prestigj i plagosur
meqė punojnė aty poshtė
nė minierat e rasteve tė humbura.
E sheh kishin edhe ato
tė tjera ėndėrra.
MUNDEMI DHE VETĖ NĖ SHTĖPI TĖ ZMADHOJMĖ
RĖNDĖSINĖ E VOGĖL TĖ NJĖ FOTOGRAFIE
Mė je aq i panjohur
sa trupi i ėndėrrave
dhe prekja e tij.
Tė njoha vetėm
kur mė ra nė duar
njė fotografia jote
vėshtrimi yt ngjitej
nė shkallėn e njė anieje
bufani yt i hapur trandej nga era
i drejtuar drejt ikjes
fotografia
nė madhėsinė e njė pasaporte tė vogėl
prej parzmit e lart.
Mė pak se gjysma
ja kėshtu hyre nė mendimin tim
gjatė gjithė udhėtimit.
PĖR PLAGĖT E VETPĖRMBAJTJES
Sivjet fatmirėsisht
koha
i ngjau njė vjeshte
nuk ndjemė dimėr
veēse ne qė e kuptuam
se ē'do tė ndodhte
do ta marrim tė paktėn
atė ndihmėn e vogėl tė durimit
si shpėrblim
pėr zarzavatet drufrutorėt
punimet e pambukut plagosjet
pėr gjėnė e gjallė pėr ato qė janė gati pėr tė pjellė
dhe ato qė humbėm dhe ngordhėn tė gjitha?
O Zot, ēfarė kufomash nxjerr mėnjanė mbijetesa.
HĖNA E PLOTĖ
Nė mėngjez
re tė papritura gushti disa
tej nė thellėsi tė horizontit qė trandet
sikur e pėrshkojnė
vijėzime lapsi
ndėrsa nė mbrėmje
lutja e qetė e hėnės sė plotė
mes rrugicave tė ngushta pa dalje
tė njė letrės tėnde qė mora
''...u lodha
...mė vjen keq. Tė lė lamtumirėn''
me korier sė bashku me dėrgesėn e sotme.
Sa i nxituar
thua se dhe nesėr pa hėnėn e plotė
nuk do mė shihje si do zhdukesha.
PA TITULL
Bie shi me natyrshmėri tė plotė.
Ja pra qielli ėshtė njė vėrtetėsi
ėshtė
dhe nuk ėshtė balta
e vetmja zgjidhje
siē pretendon ēdo i vdekur dembel.
TĖ HEDHURAT TEJ
Ashtu siē u rrėzua
ėshtė ende aty
mal balte
pluhur
i lashė ashtu siē ishin
nė mes tė korridorit tė ngushtė
ku kaloj e detyruar
pėr tė dalė jashtė
ose pėr t'u shtyrė mė brenda.
Mal tė rrėzuarat.
Pyes
pėrse ishte kaq e madhe kjo histori?
Pėrkundrazi
parėndėsia e njė historie
ėshtė se grumbullon kaq shumė pikėllim.
Dhe falė kėtij shpėrpjesėtimi
shpėton autoriteti i tė pakuptueshmes.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazetėn e Athinės, janar 2008)
POEZI NGA BULLGARIA
(Njė nga poetėt bashkėkohorė mė interesant bullgar)
Dimitar Voev, ėshtė poet dhe lider i grupit muzikal bullgar Nova Generatzia dhe ėshtė konsideruar si njė nga poetėt bashkėkohorė mė interesant bullgar.
LAKURIQI I NATĖS
Pėrbindėsha tė gėshtenjtė luajnė
bowling me ndjenjat e mia
dhe njė kandil i djersitur pėshpėrin, pėshpėrin
fatin qė tashmė e njoh.
Nė kujtimet e tua do tė rri
me veshjen e gėshtenjtė shqiptare,
me festen e pjerrėt dhe tė shtypur
njė album fantazmagorik i qeshur.
Kėtė tė dielė varuni
do tė jetė gjėja mė e mirė
asnjė sdo tju shohė
secili lexon vetveten.
Miqtė prej letre
priji vetė me gėrshėrė
dhe sėfundi llogarit se
mes tyre nuk jam unė.
Pyes nėse do tė mė gjesh
nė qarkun e njė jete
ku gjeometėr tė shkathėt
pa mė matur bėjnė varrin tim.
Kėtė tė dielė varuni
do tė jetė gjėja mė e mirė
asnjė sdo tju shohė
secili lexon vetveten.
Hėna ftohtėsisht e verdhė
dhe magjepsėse shkėlqen sėrish pėr ne.
Njė zė mė ka thėnė: Mirėmbrėma,
Lakuriqi yt i natės jam unė.
Kėtė tė dielė varuni
do tė jetė gjėja mė e mirė
asnjė sdo tju shohė
secili lexon vetveten.

Blaga Dimitrova u lind mė 1922 nė Bjala Slatina, Bullgari. U laureua pėr Filologji Sllave mė 1945. Mė 1951, pėrfundon studimet nė Ish Bashkimin Sovjetik, pranė Institutit letrar Maksim Gorki tė Moskės. Popullaritetin ja detyron mė shumė poezisė sė saj lirike tė dashurisė. Nė vitet '70 dhe '90 Blaga Dimitrova ka qenė prezente nė shumė tubime letrare nė vende tė ndryshme tė Evropės, duke marrė shumė ēmime. Ndahet nga jeta nė vitin 2003, nė moshėn 81 vjeēe.
MERIMANGA
Zgjat me frymė njė fill tė hollė
dhe me art tė pėrsosur shtrin rrjetėn e saj.
Nė diell rrjeta e artė shkėlqen
pėr tė joshur njė mizė budallaēkė.
Dhe ėndrra ime e dashur si njė merimangė
nga ēasti nė ēast shtrin dhe thur njė kurth,
tė artė dhe kaq tėrheqės, e di:
jam ajo mizė e vogėl.
Ngjyra ylberi mbi borė
pėrmes njė pike loti tė ngrirė.
NETE TE BARDHA
Burim i fshehtė drite
rufit granitet dhe kopshtet.
Neva ėshtė tejmbushur me qiell trėndafili,
qielli me lumenj pėshpėrimash tė kaltra.
Dhe dy tė rinj ecin krah pėr krah
me hap tė ngadaltė dhe tė kujdesshėm
pėr tė mos ta humbur kėtė dritė
qė hyn nga zemra nė zemėr.
DASHURI
E humba ecjen indiferente,
e humba buzėqeshjen arrogante
dhe heshtjen e butė tė shpirtit,
freskinė nė vėshtrimin e papėrqendruar
dhe gjumin e natės.
I humba mendimet qė mė tėrhiqnin,
rebelimin dhe lirinė,
ato qė mė befasonin dhe tingullin e kėngėve
kam humbur gjithēka, por jam mė e pasura
mė dorėlėshuara e botės.
PERQAFIM
Zemėr brenda zemrės. Frymėmarrje brenda frymėmarrjes.
Kaq afėr meje, saqė nuk mund tė tė shoh.
Pėrtej shpinės tėnde vėshtroja njė mal tė errėt.
kur u nisa nė njė start pėr tė tė kapėrcyer.
Ndjeja rrahjen e zemrės sė ēmendur tė yjeve.
Mblidhja erėn e tėrbuar tė veshur me gjethe.
U hapesha hijeve tė pyjeve qė vinin pėrballė
dhe degėve qė zgjateshin tė pėrqafonin natėn.
Largėsinė thithja si njė gllėnjkė tė pamatė.
Shtrydhja erėn, retė dhe yjet nė gjoksin tim,
nė qarkun e ngushtė tė njė pėrqafimi
mbyllja gjithė pafundėsinė e botės.
Nga ky ēast do jetoj pa dashuri.
E lirė nga telefoni dhe rrethanat.
Sdo tė vuaj. Sdo tė kem dhimbje as dėshirė.
Do jem erė e shfrenuar, pėrrua prej akulli.
Sdo tė jetė e zbehtė nė netėt pa gjumė
as e pėrflakur fytyra ime.
Nuk do tė bie nė greminėn e dhimbjes
as nė fluturim sdo tė jem drejt qiellit.
Sdo ketė mė ligėsira
as gjeste miqėsie pafund.
Jo mė hije nėn sy, por dhe atje larg
sdo tė hapet pėr mua horizonti i tėrė.
Ska mė pritje, ka mbaruar mbrėmja
as agimi nuk do tė lindė pėr mua.
Sdo mė gozhdojė mė fjala e ngrirė
as zjarri i ngadaltė sdo mundė tė mė pėrflakė.
Nuk do tė qaj mė nė sup tė pamėshirshėm
as do tė qesh me gjithė zemėr.
Kurrė sdo tė vdes pėr njė vėshtrim
kjo do tė thotė tė mos rroj mė realisht.
LUMTURI
Nė fund tė kėsaj nate
errėsira mund tė mė mbyste
nėse pranė meje sdo tė ishte ai
dritarja e hapur, e ndriēuar
nga e cila frymoja ajėr.
NDRIĒIM
Nė pleqėri hyj nė majė tė kėmbėve,
si nė njė pyll nė vjeshtė,
hap pas hapi mbi gjethet e gjalla
qė bien ende.
Pėrpara meje rri pema e jetės.
Dhe ngadalė me vėshtrim tė ankthshėm
kėrcej drejt sė shkuarės
dhe zbres nė ditėt e ardhshme.
Mė nė fund! Sa e pamat pėr mua
kjo ecje e ngadaltė.
Drejtimet skanė mangėsi kthesash.
Largimi nuk bėn keq.
Stė godet gongu i hėnės.
Smund tė jetė i lidhur
shpirti qė shqyen zinxhirėt.
Nuk mund tė tė marrin
atė qė ke dhėnė.
Mė ngelet njė pikė
e fundme, e pambarimtė drite.
Qė mbjell paqe anembanė botės.
DERISA TE QENDROSH NE KEMBE
Mos harro tė gėzosh!
pemėt e menēura pėshpėrijnė
dhe me gjunjtė e prera
bien me gjėmim nė errėsirė.
Mos harro tė gėzosh!
Derisa tė qėndrosh nė kėmbė
derisa tė vesh kundėr erės
derisa tė frymėmarrėsh nė lartėsi.
Derisa errėsira tė jetė e pėrgjumur.
NE KOHE
Humbas nė barkun e perėndimit
ku kryqėzohen
kujtime dhe ėndrra.
Skam mė majė
tė ngjitem.
Do tė arrij nė kohė,
do ta gjej rrugėn,
derisa tė jetė e errėt rruga
nata qė bie.
PERDITSHMERIA
Tė vrarėt e nesėrm
shohin sot nė ekran
tė vrarėt e djeshėm.
Dhe ēdonjė rithotė me vete:
Jo, smund tė mė ndodhė
njė absurditet i tillė!
AUTOPORTRET
Kandil nate i harruar,
qė si shėrben mė askujt,
flakėzbehtė, ti shpėrdorues qesharak,
rri ndezur gjatė gjysmės sė ditės
gjithnjė i vetmuar,
nė kėrkim tė rrugės
tė rrugės sė pėrshkuar...
MIRIANA BASHEVA
(Njė nga poeteshat bashkėkohore mė tė lexuara tė Bullgarisė)

Miriana Basheva ėshtė njė nga poeteshat bashkėkohore mė tė lexuara tė Bullgarisė. U lind mė 1947 nė Sofja, ka studiuar pėr Filologji Angleze nė Universitetin e Sofjes San Klement. Poezitė e saj janė pėrkthyer nė anglisht, frėngjisht dhe gjuhė tė tjera evropiane.
NJE KARAKTER I VESHTIRE
Si njė gur nė ēantė,
si plagė thike,
si njė vello tė zezė,
si njė monedhė bakri antike,
ty tė mbaj gjithnjė mbi shpinė,
ska rėndėsi nė mė rėndon
nga koka te kėmbėt,
ska rėndėsi nėse vuaj!
Si njė shenjė magjie,
je mjekim pėr ethet e mia,
raki e fortė,
je zari i bardhė i hedhur tashmė
akullohet, ngrohet, kėshtu shkon jeta ime
tė bekoj edhe kur tė them
mirėdita ose lamtumirė,
ti dashuria ime patologjike.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2006)
ANTOLOGJI E VOGĖL E POEZISĖ BALLKANIKE
AZEM SHKRELI -KOSOVĖ
(1938 - 1997)

NATA NĖ KĖSHTJELLĖ
I mbrami peshkatar me ditėn e bjerrun n'rrjeta
Pas zėrit tė heshtjes zvarem ngadalė pėrpjetė
Hapin gur e kam. Edhe zemrėn, gur.
Ja, tani kėshtjellės i kam hypė pėrmi
Vonė ėshtė terr. Nata, disi lėmekur
Merr frymė n'pėr vrimat qė mezi shihen zi
Dhe ankthėm m'kundrojnė si sytė e prindit t'vdekur.
Mejtuar si fėmija i shkruaj do emra n'rrasė
E m'duket dashurisė sonė ia fala njė grimė amshim
Por gjerbė e rigės s'motit gurin do ta plasė
T'parėn pranverė duke tallė mashtrimin tim.
Prandaj me dorė, drithtueshėm, pak' nga pak'
Faqen e shkėmbit fėrkoj si vashėn. Dua tė fshi
At marri t'vogėl. Vesė? jo, por gjak
I vokėt kullon gishtat t'mij.
Harroj pėrse, e si, e nga kam ardhė.
Harroj tė flas, tė lėviz. Harroj pa parė
E ndėr gėrmadha bėhem njė copė gėrmadhė,
Njė gur mbi gur qė gurit s'don tė ndarė.
MIGJENI - SHQIPĖRI
(1911-1938)

NĖN FLAMUJT E MELANKOLISĖ
Nė vendin tonė
kudo valojnė
flamujt e njė melankolie
tė trishtueshme...
... dhe askush s'mund tė thotė
se kėtu rron
njė popull qė ndėrton
diēka tė re.
Aty kėtu nė hijet
e flamujve
mund tė shifet
njė mund, njė pėrpjekje
e madhe pėrmbi vdekje
pėr tė pjellė diēka tė madhe,
pėr tė qitė nė dritė njė xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo pėrpjekje lind
vetėm njė mi.
Dhe kėshtu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pėlcasim.
Nė prakun e ēdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga njė flamur
melankolie tė trishtueshme.

(Pamje nga Franca)
Puthen, ah, puthen, puthen
tė rinjtė nė rrugė, nė pijetore, nė parmakė,
puthen tėrė kohėn sikur ata vetė
nuk qėnkshin veēse disa mbaresa
tė puthjes.
Puthen, ah, puthen nė makinat e harbuara,
nė stacionet e metrosė, nė kinema,
nė autobuzė, puthen me dėshpėrim,
me pėrdhunė, sikur
nė fund tė puthjes, nė skaj tė puthjes, pas puthjes
nuk do tė pasonte veēse pleqėria e parathėnė
dhe vdekja.
Puthen, ah, puthen, sikur tė qėnkshin
nė errėsirė, nė errėsirė mė tė sigurtė,
sikur nuk i shihte askush, sikur
dielli do tė lindte
i ndritshėm
pasi gojėt e coptuara nga puthja dhe tė pėrgjakura
nuk do tė ishin mė nė gjendje tė puthen
veēse me dhėmbė.
Shqipėroi Akademik Kopi Kyēyku
KAJETAN KOVIC - SLLOVENI

MON PČRE
Mon pčre
nuk di pse tė quaj kėshtu,
nuk flisje frėngjisht,
por kėtė mundėsisht do ta kishe kuptuar,
ndoshta shprehem nė gjuhė tė huaj
pėr tu pėrmbajtur,
ia arrinim tė duheshim
vetėm kėshtu:
jo shumė afėr.
Uleshim
nė taverna tė vjetra
pėr tė pirė verė
apo sifon
ose mė shpesh
ndonjė verė si uthull,
flisnim
pak ose shumė
dhe jeta qėndronte
pas derės
nė distancėn e duhur.
Na dukej
shumė
agresive
pėr ti dhėnė
njė emėr.
Fjalėt shumė tė mėdha,
mon pčre,
na fusnin frikėn.
Tani je vetėm
njė fotografi varur nė mur
dhe njė varr
nė njė varrezė.
Tė ndez njė qiri,
tė sjell lule.
Jo ty,
kockave tė tua.
Tė rrėfej
shumė gjėra.
Por ti hesht
Ekziston vetėm
pllaka jote e varrit.
Me datat
Lindur... Vdekur....
Zoti im,
ēfarė nuk u thonė fėmijėt
nė ditėt e sotme baballarėve.
Atyre tė gjallėve dhe tė vdekurve.
Mon pčre
asnjė nuk ishte
si ti.
Kaq i vetmuar,
kaq imi,
kaq baba,
i humbur nė kėtė botė
si unė.
NAZIM HIKMET - TURQI
(Selanik, 1902 - Moskė, 1963)

SYTĖ E TU
Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,
edhe kur mė vjen nė spital apo nė burg,
sytė e tu mė sjellin diellin.
Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,
ky fund maji, nga zona e Antalias,
janė kėshtu, fasheta mėngjesi tė hershėm.
Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,
sa herė kanė qarė para meje,
kanė mbetur lakuriq, sytė e tu,
lakuriq dhe tė thellė si sy fėmije,
asnjė ditė se kanė humbur diellin.
Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,
qė dobėsohen ngapak, sytė e tu tė gėzuar,
tėrėsisht inteligjentė, perfektė:
atėherė do tė di tė mbush me zėra botėn
e tė dashurės sime.
Sytė e tu, sytė e tu, sytė e tu,
kėshtu janė vjeshtės drugėshtenjat e Bursės,
gjethe pas shiut.
BLAGA NIKOLOVA DIMITROVA - BULLGARI

NDRIĒIM
Nė pleqėri hyj nė majė tė kėmbėve,
si nė njė pyll nė vjeshtė,
hap pas hapi mbi gjethet e gjalla
qė bien ende.
Pėrpara meje rri pema e jetės.
Dhe ngadalė me vėshtrim tė ankthshėm
kėrcej drejt sė shkuarės
dhe zbres nė ditėt e ardhshme.
Mė nė fund! Sa e pamat pėr mua
kjo ecje e ngadaltė.
Drejtimet skanė mangėsi kthesash.
Largimi nuk bėn keq.
Stė godet gongu i hėnės.
Smund tė jetė i lidhur
shpirti qė shqyen zinxhirėt.
Nuk mund tė tė marrin
atė qė ke dhėnė.
Mė ngelet njė pikė
e fundme, e pambarimtė drite.
Qė mbjell paqe anembanė botės.
CHARLES SIMIC - SERBI
(Ēmimi Pulitzer 1990)

FEMIJA MREKULLI
Kam lindur gėrmuq
mbi njė fushė shahu.
Mė pėlqente fjala shah-mat.
Kushėrinjtė e mi shprehnin shqetėsim.
Kishim njė shtėpi tė vogėl
pranė njė varreze romake.
Gjuetia dhe karrot
ia dridhnin xhamat.
Njė profesor pensionist astronomie
mė mėsoi tė ndeshem.
Duhej tė ishte viti 44.
Pothuaj e gjithė smaltoja kishte ikur
nga gurėt e zinj.
Mungonte Mbreti i bardhė
dhe duhej zėvendėsuar.
Mė thonė, po nuk i besoj,
atė verė kisha parė
njerėz tė varur nė shtylla telefonike.
Kujtoj shpesh time mė
kur mi lidhte sytė.
Kishte njė mėnyrė tė dhunshme
tė ma fuste kokėn nėn pallto.
Edhe nė shah, mė thoshte profesori,
mjeshtrit luajnė symbyllur,
mė tė mėdhenjtė ndeshen njėkohėsisht
nė disa fusha.
IZET SARAJLIC - BOSNJĖ

TANGUA E FUNDIT NE SARAJEVE
8 mars i nėntėdhjetė e katrės.
Nuk dorėzohet Sarajeva e dashuruar.
Mbi tavolinė ftesa pėr pasdite vallėzimi nė Sloga.
Natyrisht, do tė shkojmė!
Pantallonat e mia janė shumė tė fishkura,
teshat e tua nuk janė si tė rrugės Veneto.
Por ne sjemi nė Romė,
jemi nė luftė.
Vjen edhe Jovan Divjak-u. Nga ēizmet dallohet
qė sapo ka mbėrritur nga vija e parė e frontit.
Kur tė kėrkon njė kėrcim, ti bėhesh pak konfuze.
E para herė qė vallėzon me njė gjeneral.
Ka kėrcyer me zonjėn mė tė famshme tė Sarajevės.
Por kjo tango ėshtė vetėm jona!
Nga lodhja na vjen pak rrotull koka.
E dashur, kaloi dhe jeta jonė e mrekullueshme.
Qaj, nė do, qaj!, nė rrugėn Veneto ne jemi
dhe ky ndoshta ėshtė vallėzimi ynė i fundit.
TELEMAK QITIRI - GREQI

FUNDI I LIGJĖRATĖS
Tė thėnat janė vrima
Tingėllojnė
Kur erret
Ajo zhurmė
Dhe njė ajėr shkatėrrues
Ngrė dhera dhe gurė
Bėj jetėn e gjarprit
Nuk flas mė
Derisa goja
Me gjethe tė mbushet
Shqipėroi Andi Meēaj
VJOLLCA
Tak-tak
hap rinor
duk-duk
hap i plakur
nė kafene hyn
zoti Ermis
me tė dhjetė bastunėt e tij
dhe porosit
-Njėmbėdhjetė kafe
njė pėr veten
njė pėr ēdo bastun
ēvjollcė e shkurtėr
qėnka jeta
kurse unė kisha synim
tė shėtisja tė shėtisja
njė Parajsė tė tėrė
Shqipėroi Andi Meēaj
ISMAIL KADARE - SHQIPĖRI

KRISTAL
Ka kohė qė s'shihemi dhe ndiej
Si tė harroj unė, dalngadal,
Si vdes tek unė kujtimi yt
Si vdesin flokėt dhe gjithēka
Tani kėrkoj unė posht' e lart
Njė vend ku ty tė tė lėshoj.
Njė strofė, notė a njė brilant
Ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.
Nė s'tė pranoftė asnjė varr
Asnjė mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallė prap tė tė mbart
Gjysėm tė vdekur, gjysmė tė gjallė?
Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
Tė gjej njė fushė a njė lulnajė
Ku butėsisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndaj.
Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
Dhe tė tė puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do tė dimė as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2006)
Nga Akademik Kopi Kyēyku

Nė dallim nga poezitė e mjaft vendeve tė tjera, nė poezinė rumune mund tė thuhet se ėshtė shkak habie kur del ndonjė poet i rėndomtė e jo njė i pazakontė.
I papėrsėritshmi Dostojevski, krahas veprave madhore, na ka lėnė edhe mjaft thėnie-perla pėr nga hijeshia e thellėsia e mesazhit. Ja njėra syresh: Bukuria do ta shpėtojė botėn. E, sikurse dihet, njėra nga kėto bukuri, poezia, mbetet gur prove pėr imazhet plot dritė e beftėsinė e stileve. Nė hapėsirat e imagjinares, e pėrfytyrimit, pėrftohet minuta e amėshuar, ndjesia e bllokimit tė kohės, ndjesia e dėshirės pėr ta pavdekėsuar shembėlltyrėn e gjithēkaje qė vdes apo qė ėshtė e vdekshme. Poezia, kjo pasqyrė magjike e kohės, zhbiron epoka, qėnie, gjendje shpirtėrore dhe i fikson nė celuloidin e vet imaterial. Aq kėndellės mund tė bėhen vargjet, saqė tė shtyjnė tė mendosh se mrekullitė e botės nuk janė shtatė, por tė panumurta: mjaft tė pėrpiqesh ti zbulosh tek njė Dante, njė Shekspir, njė Gėte, njė Pushkin...
Jo rastėsisht poezia rumune ėshtė cilėsuar nga kritika evropiane si njė ndėr mė tė fuqishmet e novatoret nė Kontinentin Plak e jashtė tij. Buruar nga njė folklor ballkanas me epje mė tepėr lirike se sa epike, kjo poezi nxori gjatė dy shekujve tė fundit njė sėrė viganėsh tė vargut, tė cilėt bėnė tė mundur jo vetėm ngjizjen e rumanishtes moderne, por edhe tė njė poetike krejt tė veēantė.
Nė dallim nga poezitė e mjaft vendeve tė tjera, nė poezinė rumune mund tė thuhet se ėshtė shkak habie kur del ndonjė poet i rėndomtė e jo njė i pazakontė. Veē talenteve dhe kėndvėshtrimeve nga mė befasueset, poezinė rumune e mbėshtet, por edhe e udhon, nė kohė e nė hapėsirė, njė kritikė letrare tejet serioze, e cila tradicionalisht ka hequr dorė nga cakimet e ngushta, pėr t'iu kushtuar kryekėput mbarėvajtjes sė kėsaj pasurie kombėtare, poezisė pra, qė e ndihmon rumanishten tė mos ndihet "gjuhė e vogėl" nė koncertin e gjuhėve tė qarkullimit ndėrkombėtar.
Vlen tė theksohet se, megjithė pėrkimet, shkėmbimet dhe huazimet e ndėrsjella e tė natyrshme qė poezia rumune kryen me poezinė e madhe tė vendeve dhe tė gjuhėve tė tjera, bie nė sy njė dukuri mjaft interesante: pėrpara se tė ndikohet nga vizionet dhe risitė e simotrave tė tjera, poezia rumune i zbulon ato nė vetvete, nė bėrthamat e poezisė sė folur e tė kėnduar vendase.
Deri mė sot, pa zėnė nė gojė pėrkthimet e shumta nga vepra e Emineskut, Eftimiut, Argezit etj, shqipes i janė dhuruar edhe poetė tė tjerė tė nivelit evropian, si Nikita Stėnesku, Marin Soresku, Ana Blandiana, Xheo Bogza, por mė fort krijime autorėsh jo dhe aq tė njohur, qė shqipėruesit pėrkatės i kanė tėrhequr vėmendjen.
Nė Rumani, qysh nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar janė botuar disa antologji tė poezisė kombėtare. Nė dhjetėvjetshin e fundit, tri kanė qėnė antologjitė mė tė pranuara e njėherazi mė tė diskutuara: megaantologjia e kritikut tė njohur Laurenciu Uliē (10 vėllime, 300 autorė, 1001 poezi, Bukuresht, 1997), "Antologjia e shkurtėr e poezisė rumune" e kritikut tjetėr rumun Dan-Silviu Boeresku (1 vėllim, 66 autorė, 66 poezi, Bukuresht, 1999) dhe "Poezia e pyllit" (10 vėllime, 300 autorė, Bukuresht, 2001) e poetit dhe botuesit rumun Radu Kėrneē.
Kuptohet qė zgjedhja e autorėve nga gjiri i njė populli, qė ka pasur e ka njė yllėsi tė vėrtetė poetėsh, mes tyre edhe tre kandidatė pėr Ēmimin Nobel, - poetėt Luēian Blaga, Nikita Stėnesku e Marin Soresku, - nuk ėshtė e lehtė.
Mund tė them se nė lėmin e pėrkthimeve u futa me pasion, zell e durim qysh nė fillimvitet '60 tė shekullit tė shkuar, kur guxova tė pėrkthej e tė botoj nė shtypin rumun poezi tė Nonda Bulkės. Vazhdova me shqipėrime tė krijimeve tė mjaft autorėsh turq, italianė, rumunė, rusė, maqedonas, francezė etj dhe vetėm paskėtaj mendova se isha nė gjendje dhe gėzoja tė drejtėn tė dilja para bashkėkombėsve tė mi me njė antologji me 100 poetė rumunė, tė cilėn e dorėzova nė Tiranė, nė Shtėpinė Botuese Mėsonjėtorja (me sugjerimin entusiazt tė poetit Xhevahir Spahiu) e mė pas (2001) edhe nė Shtėpinė Botuese Toena...
Koha rrodhi e unė nuk ndenja duarlidhur. Antologjinė e mėsipėrme e pasurova ndjeshėm dhe mendoj se tani ajo ėshtė edhe mė e plotė, edhe mė e arrirė. Si gjithmonė, kam bėrė kujdes qė tė jem traduttore, jo traditore, pra pėrdorimin e begatisė shprehėse, tė figurave letraro-artistike dhe gjuhėsore-stilistike tė shqipes, tė mos e bėj nė kurriz tė vlerave origjinale tė poetėve pėrkatės, por duke respektuar me fanatizėm shkencor pėrmbajtjen, frymėn, traditėn, formėn, metrin, rimėn e mesazhin e secilit. Se sa ia kam dalė mbanė, fjalėn shpresoj ta thonė lexuesit, njohėsit e rumanishtes e tė shqipes, kritikėt e studiuesit e letėrsisė, nė veēanti tė poezisė.
Jam pėrpjekur qė secila nga moshat e lirikės rumune tė pėrfaqėsohet nga njė numur bindės autorėsh dhe krijimesh. Poetėt, qė tashmė konsiderohen klasikė, pėrbėjnė padyshim mbėshtetjen e natyrshme, pa tė cilėn krijuesit e rinj pasmodernė as qė do tė kishin arritur tė shfaqeshin nė arenėn e letėrsisė. Nė kėtė vėshtrim kjo antologji duhet lexuar edhe si njė homazh, aspak polemik, pėr moshat poetike qė tashmė janė historizuar nga pikėpamja estetike.
Pėrzgjedhja nis me disa autorė, qė paraprijnė mė tė rėndėsishmin poet modern rumun, Mihai Emineskun. Sidomos nė raport me veprėn e tij, poetėt e periudhės dyzetetetė[1][1] (Heliade, Grigore Aleksandresku, Kėrlova), madje edhe mė i hershmi ndėr ta, Dosoftei (1624-1693), na shfaqen si paramodernė.
Me Emineskun gjendemi para njėsimit tronditės me hierarkinė e poezisė sė madhe, pėrtej kufijve tė njė vendi apo tė njė historie tė letėrsisė. Prandaj poezitė e pėrzgjedhura pėr kėtė antologji shpalosin nė tėrėsi veprėn lirike emineskiane, e cila gjallon pėrherė nė situatėn e rimarrjes sė elementėve poetikė dhe protopoetikė tė mėparshėm e tė krijimit njėheresh tė tharmit tė ndryshimeve tė mėpasme nė lirikėn rumune. Kjo sintezė fillestare, njėherazi retrospektive dhe perspektive, gjen shprehje tė jashtėzakonshme nė njė krijimtari tejet tė ngjeshur dhe tepėr domethėnėse.
Ndikimi i Emineskut mbi disa poetė shqiptarė shfaqet nė mėnyrė tė natyrshme mbi bazėn e mjaft tė dhėnave ontologjike qė i kanė tė pėrbashkėta tė dyja kulturat tona: kėrkimi i identitetit, kulti i Motit tė Madh (tek Eminesku koha protohistorike dake), kalimi nga kanuni ritualor i orientalizuar, nė diskursin social dhe kombėtar tė pjekur nė poezinė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit XIX (poetė shqiptarė tė mėvonshėm, qė do tė trajtonin tė njėjtat tema e motive, do tė gjenin nė Letrat e Emineskut njė model). Pėrveē kėsaj, Eminesku besonte nė ekzistencėn e njė nėnshtrese kulturore tė pėrbashkėt iliro-trake: Trakėt dhe ilirėt ishin popuj tė farefisnuar. Pasardhėsit e ilirėve janė shqiptarėt e sotėm, nė Trakė janė lindur rumunėt. Miklosich na ka kumtuar nja pesėdhjetė fjalė, njė pjesė e tė cilave kanė nė tė dyja gjuhėt trajtė dhe kuptim tė posaēėm. Njė numur i madh fjalėsh latine kanė kaluar nga rumunėt jo vetėm nė gjuhėn bullgare, por edhe nė tė gjitha gjuhėt e Gadishullit (Shih: Eminesku-tretem nė flakė, Dialogje me emineskologė tė botės, realizuar nga Mihai Ēimpoi, Shtėpia Botuese Litera-David, Kishinjev-Bukuresht,
Eminesku ka dėshmuar njė dashuri tė madhe ndaj Shqipėrisė dhe ndaj popullit shqiptar. Pėr shembull, nė gazetėn Timpul (1880), kur bėnte fjalė pėr familjen Gjika, nga e cila rrjedhin princi Albert dhe Dora dIstria, ai shkruan: Ndėr sundimtarėt fanariotė, vetėm njė familje ėshtė shquar pėr dashuri ndaj viseve rumune, pėr vetėflijim me jetė dhe pėr integritetin e atdheut: Gjikajt. E po mirė, Gjikajt nuk kanė qėnė fanariotė tė mirėfilltė, por shqiptarė. Ca mė shumė: Eminesku ka pohuar se i pėlqente jashtė mase gjuha shqipe dhe se ishte duke e mėsuar (shih Xh. Kalinesku, Jeta e Emineskut, monografi e pėrkthyer nė shqip nga Kopi Kyēyku dhe e botuar nė Tiranė mė 1993). Nė poezinė Dojna, ku Qė nga Nistri gjer nė Tisė / Qėnka nderė perde e zisė / Dhe rumuni qan me lot, / Nga tė huajt spo ēan dot, apo nė Letrėn I, Eminesku nuk i pėrmend e nuk i trajton shqiptarėt si tė huaj.
Cekėm pak mė lart faktin qė Eminesku ka pasur ndikim nė poetėt shqiptarė. Nė bazė tė tė dhėnave qė kemi grumbulluar, del se nė periudhėn midis dy luftrave, Eminesku, ashtu si nė mbarė Evropėn, edhe nė Shqipėri ėshtė cilėsuar njėzėri si poeti mė i madh i rumunėve, madje, pėr rezonancėn e fuqishme tė fjalės sė tij, duke u cilėsuar jo vetėm poet rumun, por evropian, me kalimin e kohės Eminesku u bė gjithēka e vlefshme qė ka Rumania si pėrmasė shpirtėrore.
Shumė shqiptarė, njerėz tė kulturės, shkrimtarė etj, kanė shprehur admirimin pėr nivelin e lartė tė mendimit e tė ndjesisė sė poetit kombėtar rumun. Qysh nė bankat e shkollės sė lartė nė Bukuresht, poeti, prozatori dhe pėrkthyesi i shquar shqiptar, Dhimitėr Pasko (me pseudonimet Mitrush Kuteli e Dr. Pas), kur vazhdonte aty studimet nė Akademinė e Shkencave Ekonomike, botoi njė studim pėr veprėn e Emineskut, sidhe artikuj e shėnime qė i bėjnė jehonė mesazhit tė poetit tė madh rumun. Nė vitet qė u mor me pėrparėsi me filologjinė romanike, Eqrem Ēabej, i cili do tė bėhej gjuhėtari mė i madh shqiptar, mbajti nė Tiranė njė kurs tė posaēėm pėr gjuhėn e figurat e stilit emineskian. Mė 1959, duke u vėnė nė ballė tė pėrpjekjeve pėr botimin e njė vėllimi poetik, qė synonte tė rrokte pjesėn mė tė madhe tė veprės sė Emineskut, Lasgush Poradeci (1899-1987), qė mbahet si liriku mė i madh shqiptar, i formuar nė Austri e nė Rumani, ka dėshmuar se, gjatė tėrė karrierės sė vet letrare, e pat bėrė pėr vete sidomos kompleksiteti i domethėnieve dhe i vlerave letrare tė pėrfshira nė veprėn emineskiane. Qysh mė 1930, i ndodhur nė Bukuresht, L. Poradeci ka shprehur admirimin e pamatė pėr Poetin rumun, ēka e nxiti tė shqipėrojė afro 5000 vargje tė tij. Ndėrkaq, Dh.Pasko botoi dhjetra tė tjera, poezi tė plota ose fragmente poemash.
Po tė shqyrtojmė ndikimin e Emineskut mbi romantikėt shqiptarė, por edhe mbi poetėt e sotėm, mbase do tė hapnim njė dritare nė letėrsinė e krahasuar. Ėshtė gati-gati e papėrfytyrueshme njė histori moderne e mendimit eurojuglindor nė dhjetėvjetshin e nėntė tė shekullit XIX, pa ndėrmarrė njė studim tė hollėsishėm tė ndihmesės qė ka sjellė nė kėtė fushė Mihai Eminesku. Ndėr poetėt ballkanas, mbi tė cilėt Eminesku pati ndikimin mė tė prekshėm, pėrmendim nė radhė tė parė Asdrenin. Te ky i fundit ndjehet fuqishėm toni i poezisė sociale emineskiane. Asdreni mbante nė vend nderi nė bibliotekėn vetjake veprat e plota tė Emineskut. Poezia e tij ka qėnė pėr mua libėr jastėku shprehej Asdreni. Modeli emineskian i huazuar nga Asdreni ėshtė njėherazi social dhe etik.
Rasti e solli qė vetmimi i dy poetėve tė shquar tė letrave shqipe e rumune, Lasgush Poradeci e Mihai Eminesku, me tė dhėna tė afėrta apo tė ngjashme nė jetėshkrimet e nė veprimtarinė krijuese, poetė qė hullojnė e udhojnė vijat orientuese tė tė dyja letėrsive tė sapopėrmendura nė etapat pėrkatėse tė zhvillimit tė tyre, tė mos i pengojė tė bėhen tė ndjeshėm ndaj problemeve madhore tė bashkėkohėsisė. Ashtu si Eminesku, edhe Lasgush Poradeci ka qėnė liridashės, antifashist dhe, nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar, kur ekzistenca e kombit ishte vėnė nė rrezik, i kushtoi vargje sublime Pavarėsisė sė atdheut, tė fituar me aq sakrifica e mundime shumėshekullore.
Eminesku dhe Poradeci janė poetė tė natyrės e tė dashurisė. Nė kėto treva letrare bie nė sy fare qartė se liriku shqiptar ėshtė ndikuar thellėsisht nga ai rumun. Nė njė numur tė madh poezish, Poradeci e merr si model Emineskun, me tė cilin ishte lidhur shpirtėrisht. Kėshtu, Ku shtrohet vala, Mėrgim , Malli , Qė larg etj, janė shkruar nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me De-a[ avea (Sikur tė kisha), Din str`in`tate (Qė jashtė vendit), Speran]a (Shpresa), Dorin]a (Dėshira)...
Nėn ndikimin e Emineskut, Lasgush Poradeci e pasuroi fondin leksikor tė gjuhės letrare shqipe me terma e kuptime tė reja. Tė tilla janė, bie fjala, mall, magji, dhemkė etj, pėr tė cilat ka pasur njė dobėsi tė veēantė, si tė ishin fjalė kyēe, sikurse ve nė dukje studiuesja Luēia Xhamo-Diakonicė edhe pėr rastin e Asdrenit, me domethėnien dor, durere, farmec etc. Qė ta shtjellojmė mė tej kėtė ide, nė poezinė e Lasgush Poradecit fjala mall nuk mbart vetėm kuptimin e dėshirės sė fuqishme pėr tė parė dikė apo diēka, por, si nė gjuhėn rumune, ka edhe kuptimin tė dashurosh, tė vuash nga dashuria, por sidomos kumton edhe dėshirėn, aspiratėn, shpresėn (kuptime polisemantike, qė i ka tė vetat gjuha poetike e Emineskut). Pó nėn ndikimin e poezisė emineskiane, nė krijimtarinė e Lasgush Poradecit termi magji e ka zgjeruar frymėmarrjen tematike duke nėnkuptuar edhe ēmėsyshje, lidhje intime, ngazėllim, mrekullim, ngazėllim, shkrehje ēlodhėse, shijė qiellore, tundim, ngasje, cytje, bukuri, harmoni, kėnaqėsi...
Duke qėnė tė dy studentė nė Austri e nė Gjermani, Eminesku dhe Lasgush Poradeci u ndikuan nga Zhan Pol Rihter, Hėlderlin, Shkolla e Jenės, Novalis, Shkolla e Hajdelbergut. Nga ana tjetėr, Eminesku dhe Lasgush Poradeci u dhanė fort pas kozmogonisė indiane. Nė tė vėrtetė, tėrheqja e kėsaj force krijuese ka njė fuqi tė pamatė, pėrmes sė cilės mjegulla e pėrjetshme shpėrbėhet nė shirita (Shih Amitha Bhose, Kozmogonia indiane dhe Eminesku, Letra I). Bota, hėna, dielli dhe fantazmat shfaqen nga lugjet e mjegullt tė kaosit. Pra, kjo ėshtė lidhja midis qėnies dhe mosqėnies. Ėshtė njėlloj si me dėshirėn e Kamas si lėvizje intelektuale dhe shtysė e sė tashmes. E, pra, Kama ėshtė e pranishme nė tė dy poetėt.
Sikurse ka vėnė nė dukje akademiku Mihai Ēimpoi (Shih: Eminesku tretem..., v. cit., f. 134), Eminesku, Asdreni dhe Poradeci dėshmojnė unitetin kulturor tė hapėsirės iliro-trake.
Pjekuria artistike, inkandeshenca, vertikaliteti, guximi, ēiltėrsia e mendimit emineskian kanė frymėzuar edhe autorė shqiptarė tė ditėve tona, ēka u jep njė pėrfytyrim tė ri vendit e pėrmasave tė Emineskut nė botėn shpirtėrore shqiptare. Mund tė thuhet se Eminesku ėshtė simbol dhe motiv poetik. Njė motiv i verifikimit dhe i konsolidimit tė vetėdijes estetike, etike, sociale dhe simbol (model) i pėrfaqėsueshmėrisė, i eksponencialitetit tė veprės poetike nė kuptimin e romantikėve tė shquar.
Krahas botimit tė njė numuri tė madh poezish tė Emineskut, tė pėrfshira nė vėllime tė ndryshme tė vėna nė qarkullim nė dhjetėvjetashat e gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, janė transmetuar edhe mjaft emisione radiotelevizive, artikuj e studime etj. Vitet e fundit hulumtues shqiptarė janė marrė seriozisht me nxjerrjen nė pah tė disa anėve thelbėsore tė krijimtarisė emineskiane.
Dua tė theksoj se poezitė e kėsaj antologjie, qė jam pėrpjekur tė mos i prek as me pambuk, janė njė mendim i gjallė, i drejtpėrdrejtė, i kumtuar me masė e me natyrshmėri, me freskinė e figuracionit tė begatė e tė larmė, me gjerėsinė e thellėsinė e pėrfytyrimeve, por edhe me njė ton bashkėbisedor nė rrafshin ndjesor. Shpirti u flet shpirtrave, ngaqė pėr kėta mjeshtra tė penės shpirti mbetet mė i rėndėsishėm se gėrma, e cila jo rrallė ndodh tė vetizolohet, tė vetmohet, tė ngurtėsohet.
Nga njė lexim i vėmendshėm i vargjeve tė poetėve rumunė, por edhe i krijimeve popullore, nuk mund tė mos shquash piktoresken si element i pėrbashkėt e mbizotėrues i tyre, pavarėsisht nga tematika a stili i autorit pėrkatės. Kėtė element e rigjejmė edhe nė mjaft piktorė rumunė, tė cilėt kur i bėjnė portretin njė malėsoreje apo njė malėsori, sikur pengohen tė depėrtojnė nė thellėsi tė qėnies, nė individualitetin e modelit, sepse i magjeps, madje i robėron bukuria e kostumeve, motivet dhe ngjyrat e tyre e, kėsisoj, ndalen te kėsula qė mban malėsori, apo te shalli qė i mbėshtjell qafėn malėsores...Fill paskėtaj, tė ēlodhur gjatė asaj ndalese, e kanė mė lehtė ta pėrshkojnė udhėn qė i ēon drejt shpirtit tė fshatarit dhe i japin plotėsisht tė drejtė poetit tė madh rumun, Luēian Blaga, qė ka thėnė se pėrjetėsia ka lindur nė fshat. Kėtė ka parasysh, me sa duket, edhe hulumtuesi italian Xhulio Karlo Argan kur thotė se nuk duhet tė flasim thjesht pėr folklor, po pėr njė qytetėrim tė vėrtetė fshatar. Ndėrsa njė italian tjetėr, shkrimtari Xhorxho Basani, ka nxjerrė nė pah faktin qė pikturat kishtare pėr rumunin kanė luajtur qysh herėt rolin qė kanė gazetat nė kohėt moderne.
Piktura ka ngjyrat, muzika-notat, ndėrsa poezia-figurat artistike. Bota po kalon sot nėpėr njė moment shpirtėror qė ka nevojė pėr ato pasuri qė vetė qėndrimi plot mirėdashje i ka shpėtuar dhe i ka ruajtur tė pacėnuara. E tillė ėshtė edhe poezia rumune e tė gjitha kohrave, qė ka vlagėn e dheut amtar e shkėlqimin e modernes sė mirėfilltė.
[1][1] Eshtė fjala pėr autorėt qė kanė shkruar gjatė dhe pas Revolucionit rumun tė 1848-ės.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar me shkurtime nė Gazetėn e Athinės, shkurt 2006)
POEZI NGA RUMANIA
MIHAI EMINESKU
(1850-1889)

Mihai Eminescu, emri i vėrtetė Mihail Eminovici, u lind mė 15 janar 1850 dhe vdiq mė 15 qershor 1889, ėshtė poeti rumun mė i njohur nė tė gjithė botėn. Nga 1869 deri mė 1872 studioi nė Vienė. Atje shkėlqeu dhe u cilėsua nga pedagogėt student i jashtėzakonshėm i Fakultetit tė Filozofisė dhe tė Drejtėsisė.
Nė Shqipėri ėshtė botuar para shumė vitesh njė vėllim i tij poetik nėpėrmjet tė cilit ky poet romantik rumun u pėlqye nga lexuesit shqiptar. Kėto shqipėrime tė tjera me nivel shumė tė lartė dhe me pėrkushtim pėr tė qenė sa mė afėr origjinalit prej Akademikut Kopi Kyēyku janė njė dhuratė tjetėr pėr dashamirėsit tanė tė poezisė.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
Sbesoja tė kuptoja si vdiset ndonjėherė
Riosh pėrjetėsisht, i kallur nė mantel
Lartoja sytė e ėndėrrt drejt yllit
Tė vetmisė.
E beftė mu fanite sakaq nė udhėn time
O vojtkė, kaq e ėmbėl, tamam si dhėmbja vetė
Me fund gėlltita epshin e vdekjes
Sė pashpirt.
Nė zi sė gjalli digjem, cfilitur si Nessusi
A si Herkul qė petku mjerisht e pat helmuar
Ta fikin zjarrin tim nuk mundin dot sė toku
Ujrat e detit.
Nga ėndrra ime qahem, zhuritur, pėrvėluar,
Mes zjarrit tim nis tretem parreshtur nėpėr flakė...
Tė ngjallem, a do mund, sėrish dritues si
Zogu Feniks?
I humba mbudhė sytė e tronditur,
Sėrish eja nė gji, shkujdesje e trishtė;
Tė mund tė vdes nė paqe, veten time
Jepma, pra!
Iu shua jeta Venecjes sė praruar,
S'dėgjon vallzim, s'sheh drita, kėnga shteri,
Portalesh pleq, mes shkallėsh prej mermeri
Fut kryet hėna, muret pėr t'i argjenduar.
Okeanusi mbi kanale qan ngadalė,
Pėr shekuj varg mbart lulen e rinimit,
T'i falė nuses frymėn e gjallimit,
Mbi ujra shfaqet e kumbon me valė.
Kalatė porsi varre heshtjen zgjatėn.
I vetėm, prift qė kohrash mbet nė jetė,
Shėn Marku me trishtim godet mesnatėn.
Me gjuhė prej Sibile, por zėdet,
Me tinguj tė qetuar hedh mandatėn:
"Mė kot, o djem, nuk ngjallet kush u tret!"
Pishtar i pėrndritshėm mbi varret e njoma,
Njė tingull kėmbane nė orėt e vona,
Njė ėndėrr qė flatrėn e zbut nė trishtim,
Kėshtu e kaptove tė botės pengim.
Kalove kur qielli ish fushė kthjellore,
Me gurra prej qumshti, me lule diellore,
Kur retė si nata - pallat turivrarė,
Prej hėnės hyjneshė me radhė janė parė.
Mė ngjake si hije argjendi ndriēuar,
Me krahėt tė ngritur, drejt qiejve drejtuar,
E skelat e reve i ngjit, shpirt i gjorė,
Mes shiut me rreze, me yjet dėborė.
Njė rreze tė ngritka, njė kėng' tė mban ēuar,
Me krahėt e bardhė mbi gjoks kryqėzuar,
Kur furka dėgjohet nė lėmsh si magji,
Argjend ka ndėr ujra, nė ajėr flori.
Ta shoh shpirtin borė kur shkon n' hapėsirė,
Mė pas edhe baltėn ... tė bardhė e tė ngrirė,
Me veshjen e gjatė, nėnqesh si e gjallė,
Qivuri ku dergjesh, ndriēoka si rrallė.
Dhe shpirtin shpesh pyes, mėdyshjen ta tretė,
Pse vdiqe, o ėngjėll, me faqe tė zbehtė,
A s'ishe e bukur, a s'ishe e re?
U nise tė shuash njė yll zjarr, mbi re?
Po ndofta kėshtjella do ketė andejpari,
Me mure prej yjesh, me harqe prej ari,
Lumenj zjarri, ura tė lyera nė argjėnd,
E brigje me lule, me kėngė anekėnd;
Tė ecėsh mes tyre, mbretėreshė e bekuar,
Me flokė prej rrezesh, me sy tė drituar,
Me veshjen e kaltėr spėrkatur me ar,
Kurorė dafine mbi ballin zbehtar.
Oh, vdekja - rrėmujė, njė det yjeplot,
Kur jeta ėsht' baltė me ėndrra krejt kot;
Oh, vdekja - njė shekull nga diej lulėzuar,
Kur jeta ėsht' dokėrr, pa gjė, e shėmtuar.
Por... kokėn stuhitė ma bėjn' shkretėtirė,
Mendimet e liga dėbojn' ēdo tė mirė...
Kur diejt tė shuhen e yje s'ka mė,
Mė vjen tė besoj se gjithēka s'qėnka gjė.
A mundet tė ēahet thjesht kupa qiellore,
Mosgjėja tė bjerė me natėn yjore,
Ta shoh qiellin sterrė si botrat fort shkund,
Si pré kalimtare tė vdekjes pa fund...
Nė qoftė krejt ndryshe... ahere pėrjetė
S'do vijė shpirti yt, i valė, mė nė jetė,
Memece do bėhet gjuha jote si mjaltė...
Ky ėngjėll ahere do shndrrohet nė baltė.
Dhe prapė, moj tokė e bekuar, e vdekur,
Te varri vė harpėn e thyer, tė mekur,
Pėr mortjen mos qaj, gėzohu me bujė
Me rrezen qė derdhet mbi botėn - rrėmujė.
Pastaj...ē'ėshtė mirė askush nuk e di,
Tė rrosh a mos rrosh...ama ēdo njeri
E di qė kush s'ėshtė, s'ndjen dhimbje aspak,
E dhimbje ka shumė, gėzime fort pak.
Tė rrosh? Ēmenduri e trishtuar, e shkretė;
Tė rren veshi yt dhe syri i vėrtetė;
Ēka thotė njė shekull, s'e thėnkan tė tjerė.
Mė mirė gjėprejgjėje, se ėndėrr pa vlerė.
Shoh ėndrra qė nisen tė tjera pėr tė kapur,
Gjer ndalen te varret, qė presin gojėhapur,
Mė s'di ku ta shuaj mendimin nėn ballė:
Tė qesh si tė marrėt? T'i tall? T'u qaj hallė?
Ē'kuptim ka?... Mos qėnka gjithēka marrėzi?
Po vdekja e jote, o ėngjėll, s'e di
Pėrse ndodhi, vallė? Ti, qėnie qė qesh,
Jetove qė varrin ta marrėsh peshqesh?
Nė pastė kuptim, ateu ka vepruar,
Nė ballin tėnd Zotin s'e paske tė shkruar.
Mesnata e goditi tė bakėrtėn kėmbanė,
Doganė e jetės-gjumi, ma la taksėn mėnjanė;
Tė rrahurave rrugė do mendja tė mė bartė,
Mes jetės edhe vdekjes nuk shoh dallim tė qartė,
S'ndryshon, veē, asnjė fije peshorja e mendimit,
Se heshtaz ndehet gjuha mes jo-sė dhe pohimit.
GLOSE
Koha shkon, por edhe vjen,
Gjithēka rri e re, e vjetėr;
Ēėshtė mirė a keq, e gjen,
Vraje mendjen veē, patjetėr;
Mos ki shpresė e mos u ndruaj,
Ēėshtė valė, do shkojė si valė;
Nė ēdo ngasje, si i huaj,
Rri i ftohtė dhe pafjalė.
Gjėra plot para na dalin,
E nė vesh na vijnė tė tjera,
Por vėmendjen dot se ndalin,
Skemi nge, ndaj i merr era.
Pangurrim qėndro mėnjanė,
Tek vetveten e rigjen,
Kur me zhurma anembanė
Koha shkon, por edhe vjen.
As akrepi i saj nuk pjerret -
Kjo peshore e mendimit -
Drejt momentit qė ze bjerret -
Fli e maskės sė galdimit,
Qė nga vdekja e saj merr lindje
Edhe zgjat njė ēast, jo tjetėr,
Pėr atė qė e njeh me bindje
Gjithēka rri e re, e vjetėr.
Spektator si nė teatėr
Nė kėt botė pėrherė ji:
Luan njėri dhe pėr katėr
Ēirrja maskėn gjithsesi;
Dhe nė nxjerrtė lot fytyre
Rri nė qoshe, veten ndjen,
Tė kuptosh nga arti i tyre
Ēėshtė mirė a keq, e gjen.
Ēka do vijė e ēfarė ka shkuar
Janė dy pamje, veē njė fletė,
Fillin ka pėr ta shikuar
Bash nė fund kush nxė nė jetė;
Gjithė ēqenė e do tė vinė
I shikojm me sytė e vjetėr
Qė tu njohėsh kotėsinė
Vraje mendjen veē, patjetėr.
Mbetkan pó tė njėjtat mjete
Qė trysnojnė ēdo gjallesė
Kanė rrjedhur mijra vjete,
Bota njeh gaz e dėnesė;
Tjetėr maskė, e njėjta pjesė,
Tjetėr gojė, tė njėjtėt truaj,
I zhgėnjyer, prerė nė besė
Mos shpreso e mos u druaj.
Mos shpreso kur ligėsitė
Pėr ngadhnjim lidhen jo rrallė
Ta kalojnė ndyrėsitė
Dhe nė qofsh me yll nė ballė;
Mos u tremb kur pėrsėri
Ndėrlėvdohen me aq fjalė
Me ta kurrė shok mos ji
Ēėshtė valė, do shkojė si valė.
Me njė kėngė prej sirene
Bash kjo botė i ngre kurth dritės
Qė tė ndrrojė aktorėt skene
Me karrem tė josh drejt pritės;
Atypari qėndro strukur
Veshin fare mos e luaj
Qė nga shtegu ku je futur
Nė ēdo ngasje, si i huaj.
Nė qėllofshin, bėj mėnjanė,
Nė tė nėmshin, mos bėj zė;
Se dhe fjalėt vlerė skanė
U di kutin, ēfar pret mė?
Le tė thotė gjithkush ētė dojė,
Kush tė mundė, le tė dalė
Qė mos lidhesh as me gojė
Rri i ftohtė dhe pafjalė.
Rri i ftohtė dhe pafjalė
Nė ēdo ngasje, si i huaj,
Ēėshtė valė, kalon si valė,
Mos shpreso dhe mos u druaj,
Vraje mendjen veē, patjetėr,
Ēėshtė mirė a keq, e gjen;
Gjithēka rri e re, e vjetėr;
Koha shkon, por edhe vjen.
*Shqipėruar nga Akademiku Kopi Kyēyku. Kėto krijime dhe tė tjera qė do vazhdojmė tė botojmė, janė shkėputur nga Antologjia e poezisė rumune moderne, hartuar dhe botuar nė Bukuresht 2003. Nė rreth 500 faqet e saj, antologjia e mėsipėrme pėrfshin pjesė nga krijimtaria e mė shumė se 180 shkrimtarėve tė rumanishtes, qysh nga fillimet e deri nė ditėt tona.
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shkurt 2006)
NIKITA STĖNESKU
(Kandidat pėr Ēmimin Nobel)

Nikita Stėnesku, njeri prej tre poetėve rumunė tė kandiduar pėr Nobel, ka njė pėrfytyrim poetik tė befasishėm, mund tė thuhet tronditės. Tepėr i guximshėm, me figuracion tė drejtpėrdrejtė, Stėnesku tė thėrret tė lexosh mė shumė prej tij, gjė qė do tė mundohem ta realizoj nė tė ardhmen. Poezia poemth Hipnos (Gjumi) e dėshmon mė sė miri kėtė me vargjet e mrekullueshėm si p.sh. Ata flinin. Ata lindeshin duke fjetur, /klithma nė gjumė i nxirrnin fjalėt /duke i lindur nga rrokja e fundit.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
PER NJEREZIT
Shoh pas, mbi vitet ku kam shkuar,
mbi brezat e rreshtuar me kujdes,
ashtu, njė pėrmbi njė
si shtyllė qė mban shtrėnguar,
ashtu, njė pėrmbi njė,
tė gjerin qiell, me diellin nė mes.
Njė trup fėmije mbart nė krahė lehtė
njė trup djaloshi, qė hovshėm i vlon gjaku,
ky ngre njė burrė, me ballin gjer nė retė,
qė mban thembrat me plasa tė njė plaku:
mustaqet dyllė, prej tymi tė duhanit,
me gojė thith paprerė kaltėrsi,
nga yjet dritėplotė tė karvanit,
qė zgjatet tejetej nė gjithėsi.
Ja, jetėn time - shtyllė eshtėrore,
nė ēast e fal, si s'ka gjė mė tė lehtė,
tė mbajė nė sup konstruktet njerėzore
nė dasma e lindje - pjellė e gazit vetė.
I flas, e ftoj, e ftoj nga thellėsitė
e zemrės sime thellė e fort pėrshkuar
prej njė shigjete ar e zjarr e dritė,
ēdo ēift tė rinjsh tė dashuruar:
i gdhendni emrat ju me qetėsi
nė shtyllė tė gjithė brezave tė mi!
I.
Ata flinin. Ata lindeshin duke fjetur,
klithma nė gjumė i nxirrnin fjalėt
duke i lindur nga rrokja e fundit.
Rriteshin duke fjetur, dashuroheshin
duke fjetur dhe martesėn
e bėnin nė gjumė.
Krijonin vendbanime fjalėsh nė gjumė,
gratė e tyre lindnin nė gjumė,
ndėrsa ata, tė gjithė plakeshin
nė gjumė
dhe vdisnin ashtu.
Tė rinjtė duke fjetur ua zinin vendin
nė ėndėrr;
fjalė tė reja tė pėrgjumura
zėvendėsonin
tė vjetrat, thellėsisht tė gjumtat
fjalė.
II.
Por, sa pėr zgjimin,
kėtė
nuk e desh askush.
Ata rronin nė gjumė sepse
vetėm nė ėndėrr
jetonin me tėrė trupin njėheresh.
Zogjtė e tyre fluturonin duke fjetur,
peshqit e tyre notonin duke fjetur.
Kuajt e tyre trokonin nė gjumė
si nė vjeshtė,
nė hardhi piqeshin rrushtė
e ėndrrės.
Askush
nuk desh tė zgjoheshin,
sepse vetėm kėshtu
trajta e tyre u pėrkiste
plotėsisht dhe e tėra
njėherazi.
III.
Ata i urrenin tė pagjumėt,
thoshin se ata qė rrinė zgjuar
nuk rrojnė nė vetvete.
Thoshin se tė zgjuarit
nuk janė gjė tjetėr veēse
shikim, atėhere kur shoh,
dėgjim atėhere kur dėgjoj,
dhembje, atėhere kur tė dhemb.
Ata i urrenin tė pagjumėt,
thoshin se ata qė rrinė zgjuar
nuk janė tė zotėt ta zėvendėsojnė
tėrė trupin njėherėsh,
por,
njėlloj si tė qėnkshin tė zbrazėt
nga brenda,
ata, tė pagjumėt, vrapojnė tėrė kohėn;
nė ata vetė
ėshtė nė radhė
vetėm njė kavilje
ose jo,
vetėm njė tėmth
apo
vetėm njė krah,-
pjesėn tjetėr tė trupit e hedhin
me radhė nė humnera.
IV.
Ata i urrenin tė zgjuarit
dhe i quanin
"tė pacipė".
Por urrejtja e tyre
kohė mė kohė bėhej
kolosale
sepse, thoshin ata,
vetė shikimi mund tė zgjohet
dhe atėhere nė tė nuk jetojnė mė
tė gjitha ngjyrat njėheresh...
Dhe vetė ngjyra mund tė zgjohet
e atėhere nė tė
nuk rrojnė mė
tė gjitha dridhjet njėheresh...
Dhe vetė tingulli mund tė zgjohet
e atėhere tek ai
nuk rrojnė mė
tė gjitha kujtimet njėherazi...
Dhe vetė dhembja mund tė zgjohet
e atėhere tek ajo
nuk rrojnė mė
tė gjitha kujtimet njėherazi.
V.
Ata flinin. Ata lindeshin duke fjetur.
Shumoheshin duke fjetur.
Vdisnin duke fjetur.
Por, tėrė kohėn ishin identikė
me trupin e tyre.
Ata jetonin nė ėndėrr,
madje edhe pemėt
qė t'u bėnin hije duhej
mė parė tė pėrgjumeshin
se vetėm kėshtu mund tė derdhnin
mbi trupat e tyre tė plotė
edhe hijen e rrėnjėve tė tyre.
(Pamje nga Franca)
Puthen, ah, puthen, puthen
tė rinjtė nė rrugė, nė pijetore, nė parmakė,
puthen tėrė kohėn sikur ata vetė
nuk qėnkshin veēse disa mbaresa
tė puthjes.
Puthen, ah, puthen nė makinat e harbuara,
nė stacionet e metrosė, nė kinema,
nė autobuzė, puthen me dėshpėrim,
me pėrdhunė, sikur
nė fund tė puthjes, nė skaj tė puthjes, pas puthjes
nuk do tė pasonte veēse pleqėria e parathėnė
dhe vdekja.
Puthen, ah, puthen, sikur tė qėnkshin
nė errėsirė, nė errėsirė mė tė sigurtė,
sikur nuk i shihte askush, sikur
dielli do tė lindte
i ndritshėm
pasi gojėt e coptuara nga puthja dhe tė pėrgjakura
nuk do tė ishin mė nė gjendje tė puthen
veēse me dhėmbė.
Unė vetė jam njė kalė trojan.
Supi im ma pushton supin tim.
Syri im vetėplaēkitet.
Rrahjet e zemrės sime
nuk mund tė dėgjohen
pėr shkak tė rrahjeve tė zemrės sime,
zėri im qė thėrret deri nė qiell
i mbytur ėshtė
nga zėri im qė thėrret deri nė qiell.
Jetėn time nuk mund ta jetoj
pėr shkak tė jetės sime.
Dashuria ime tėrheq nga pas dashurinė time
me kalin e dashurisė sime
rretheqark kėshtjellės.
E fut presėn e thikės sime nė presėn e thikės sime,
ndėrkohė qė sekonda qė mė tingėllon lindjen
shurdhohet pėr shkak tė sekondės qė mė tingėllon lindjen.
Jam i zemėruar nga vetė zemėrimi im,
jam i gėzuar nga vetė gėzimi im.
Shpresoj vetė shpresėn time
dhe jam nė kohėn qė jam
dhe nuk jam mė kur nuk jam mė.
Kur tė jetė mbaruar asfalti i rrugės,
trupi im dhe kurmi yt do tė bėhen asfalt
qė tė mos mbetet e paudhėtueshėm
ky vend ėndrrash.
Kur tė kenė rėnė gjethet e pemės,
kur tė jetė tharė bari i fushės,
flokėt e mi e flokėt e tu
do tė shtrihen mbi fusha
qė tė mos ndjejė tė ftohtė
ky vend ėndrrash.
Kur tė kenė shterur burimet
dhe shirat do tė ngjiten lart,
unė e ti do tė kapemi pėrdore
dhe do tė qajmė, do tė qajmė
qė tė mos mbetet vejushė e trishtimit
kjo trevė ėndrrash.
Kur tė kenė ngordhur qentė,
kur tė jenė zhdukur kuajt,
kur ljepujt do t'i hajė
goja e vdekjes,
kur korbat e zeza
dhe sgalemėt e bardhė
do tė pėrzjehen nė gushėn e ajrit,
unė e ti do tė jemi
qen e kalė,
ljepur e sorrė,
por sidomos do tė jemi
sgalemi i bardhė,
qė tė mos mbetet
pa diademėn e mishit tė gjallė
kjo trevė ėndrrash.
Poeti, njėlloj si ushtari,
nuk ka jetė vetjake.
Jeta e tij vetjake ėshtė pluhur,
pluhur.
Ai ngre nė darėn e vorbullave tė veta
ndjenjat e milingonės
dhe i afron, i afron pranė syve,
gjersa i bėn njėsh me sytė e tij.
Ai e ve veshin nė barkun e qenit tė uritur
dhe i merr erė me hundė turirit gjysmė tė hapur,
derisa hunda e tij dhe turiri i qenit
tė bėhen njėsh.
Nė vapėn frymėmbytėse
ai bėn erė me krahėt e zogjve,
tė cilėt, po ai, i tremb qė t'i bėjė tė fluturojnė.
Tė mos i zini besė poetit kur qan.
Asnjėherė loti i tij nuk ėshtė i veti.
Ai ua ka nxjerrė sendeve lotėt.
Ai qan me lotin e gjėrave.
Poeti ėshtė si koha.
Mė i shpejtė ose mė i ngadaltė,
mė rrenacak ose mė i vėrtetė.
Ruhuni se mos i thoni diēka poetit.
Ruhuni sidomos se mos i thoni ndonjė tė vėrtetė.
E, mbi tė gjitha, ruhuni se mos i thoni diēka tė ndjerė.
Menjėherė do tė thotė se ai e ka thėnė
dhe do ta shprehė nė mėnyrė tė atillė
saqė dhe ju do tė besoni se me tė vėrtetė
ai e paska thėnė.
Por, veēanėrisht ju lutem
tė mos vini dorė mbi poetin!
Jo, mos vini kurrė dorė mbi poetin!
... Pėrveē nė qoftė dora juaj
e hollė si rrezja.
Vetėm kėshtu dora juaj do tė mundė
tė kalojė nėpėr tė.
Ndryshe ajo nuk do tė kalojė nėpėr tė
dhe gishtat tuaj do tė mbeten mbi tė
dhe ai do tė mburret
se ka mė shumė gishta se ju.
Dhe do tė detyroheni tė thoni"po",
se nė tė vėrtetė ai ka mė shumė gishta.
Por ėshtė mė mirė, nė mė besofshi,
mė mirė do tė qe tė mos vini
asnjėherė dorė mbi poetin.
...Dhe as qė e meriton tė vini dorė mbi tė.
Poeti, ashtu si ushtari,
nuk ka jetė vetjake.
Shqipėroi Akademik Kopi Kyēyku
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2006)
MARIN SORESKU
(1933-1996)

Marin Sorescu ėshtė poeti rumun mė i pėrkthyer nė botė i gjysmės sė dytė tė shekullit tė 20-tė. Shumica e vėllimeve tė tij me poezi u botuan anglisht, fillimisht nė Britaninė e Madhe dhe mė pas nė Irlandė. Eshtė Autor i mė se njėzet vėllimeve poetike, mes tyre: Poemat 1965, Kolla 1970, Shatėrvanėt nė det 1982, Uji i Jetės, Uji i Vdekjes 1987, Kryqėzimi 1994.
Poezia e Soreskut ėshtė tepėr e veēantė, jo vetėm nga ana konceptuale, por edhe nga mėnyra origjinale e zhvillimit tė saj.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
SHAH
Unė lėviz njė ditė tė bardhė,
Ai lėviz njė ditė tė zezė.
Unė avancoj me njė ėndėrr,
Ai ma merr me luftė.
Ai mė sulmon nė mushkėritė,
Unė rri menduar njė vit nė spital,
Sajoj njė kombinim tė mrekullueshėm
Dhe i fitoj njė ditė tė zezė.
Ai lėviz njė fatkeqėsi
Dhe mė kėrcėnon me kancerin
(I cili tashpėrtash ēapitet nė trajtė kryqi).
Por unė i ve pėrpara njė libėr
Dhe e detyroj tė tėrhiqet.
I fitoj edhe ca gurė,
Por, shih, gjysma e jetės sime
Del buzė honit.
Do tė tė jap njė shah qė ta humbėsh optimizmin,
Mė thotė ai.
S'prish punė, bėj shaka unė,
Do tė bėj rokadėn e ndjenjave.
Prapa meje ime shoqe dhe fėmijėt,
Dielli, hėna dhe miq tė tjerė
Dridhen sa herė bėj ndonjė lėvizje.
Unė ndez njė cigare
Dhe vazhdoj ndeshjen.
SHEKSPIRI
Shekspiri e krijoi botėn nė shtatė ditė.
Ditėn e parė bėri qiellin, malet dhe humnerat shpirtėrore.
Ditėn e dytė bėri lumenjtė, detet, oqeanet
Dhe ndjenjat e tjera -
E ia dha Hamletit, Julius Qezarit, Antonit, Kleopatrės dhe Ofelisė,
Otellos dhe tė tjerėve
T'i zotėrojnė, ata dhe pasardhėsit e tyre,
Nė jetė tė jetėve.
Ditėn e tretė i mblodhi tė gjithė njerėzit
Dhe u mėsoi shijet:
Shijen e lumturisė, tė dashurisė, tė dėshpėrimit,
Shijen e xhelozisė, tė lavdisė e kėshtu me radhė,
Gjersa u mbaruan tė gjitha shijet.
Atėhere mbėrritėn ca njerėz qė ishin vonuar.
Krijuesi u pėrkėdheli kokat me mėshirė,
Dhe u tha se nuk u mbetej veēse tė bėheshin
Kritikė
Dhe t'ia hedhin veprėn poshtė.
Ditėn e katėrt dhe tė pestėn ia la mėnjanė sė qeshurės.
Lėshoi klounėt
Tė bėjnė kollotumba,
Dhe i la mbretėrit, perandorėt
Dhe tė palumtur tė tjerė tė zbaviten.
Ditėn e gjashtė zgjidhi ca probleme administrative:
Vuri nė vijė furtunėn,
Dhe e mėsoi mbretin Lir
Si duhet tė mbajė njė kurorė pendėsh.
Patėn mbetur ende ca copėra nga ngjizja e botės
Dhe krijoi Rikardin e III-tė.
Ditėn e shtatė pį nėse i pat ngelur ende ndonjė gjė pėr tė bėrė.
Drejtorėt e teatrove patėn mbushur tashmė tokėn me afishe,
Dhe Shekspiri mendoi se pas aq mundimi
E kish bėrė hak tė shihte edhe ai njė shfaqje.
Por, mė parė, meqėnėse ish tejmase i kapitur,
Shkoi tė vdiste pak.
Doktor, ndjej diēka vdekėse
Brenda qėnies sime.
Mė dhembin gjithė organet,
Ditėn mė dhemb dielli,
Ndėrsa natėn hėna dhe yjet.
Mė ka dalė njė xhungė nė renė e qiellit
Qė deri qėparė nuk e kisha vėnė re
Dhe ēdo mėngjes
Mė duket se ka ardhur dimri.
Mė kot u mbyta me ilaēe,
Kam urryer dhe kam dashuruar, kam mėsuar tė lexoj
Madje dhe kam lėēitur disa libra,
Kam folur me njerėzit dhe jam menduar,
Kam qėnė i mirė dhe i bukur...
Tė gjitha kėto nuk kanė pasur asnjė efekt, doktor.
Dhe kam harxhuar njė lumė me vite.
Besoj se jam sėmurur pėr vdekje
Atė ditė qė u linda.
I.
Njėri, Trika, po flinte.
Dhe i hyn njė gjarpėr nė gojė.
Zgjohet me klithma:
-Obobo! Olele! Gjarpri! Gjarpri!
-Ku, mo?
-Mė hyri nė gojė.
-"I dukej bishti gjer qėparė", po thoshte edhe
Trina, qė ia behu nė ēast.
E kapėn dhe e vunė me kėmbėt pėrpjetė
E me kokėn pėrposh, mbi njė fti me qumėsht
Tė valuar. Qė tė shkonte avulli tek gjarpri.
Gjarpri njėherė pėr njė herė nuk doli.
Se ishte qumėsht pluhur
Dhe nga qumėshti pluhur nuk duan t'ia dinė, e nė vdeksh.
Njerėzit ikėn.
Ai mbeti me gjarprin nė bark
Rėnkoi e qau: Obobo!", "Olele!' deri sa e harroi.
II.
Stanēiu i Lisandrės po ashtu
-Obobo! Olele!
Kur ishte fėmijė.
I pat hyrė njė gjarpėr nė gojė.
Siē flenė fėmijėt, ashtu, me gojėn
Tė hapur, me kokėn nė njė
Batėrnok, nė fushė, me delet.
Dhe, gjarpri i djallit as me qumėshtin e mirė nuk doli.
Bėri naze
Dhe fėmija e harroi.
U rrit. E morėn ushtar.
Dhe pati fat qė plasi lufta e '77-ės
E shkuan nė Danub.
Kur kaptoi Danubin, ushtari Stanēiu D. Jon
Ndjeu tė nxehtė nė bark.
Olele! Njė ashkėl!
Kur mbėrriti nė bregun tjetėr, doli
nė raport
Te rreshteri: "Zoti rreshter, mė kanė
plagosur plagosur
Kam njė plumb nė bark. Ja, kėtu"
-ē'plumb, more, kur nuk ka pasur asnjė tė shtime
me armė
Deri tani?
-Atėhere do tė jetė ashkėl, qėkurse shtinė
topat tanė.
Nga Kalafati mbreti tha: "Kėsaj i them muzikė unė,
Sa shumė mė pėlqen!"... dhe ndonjė ashkėl e vonuar
Mė ka hyrė nė bark. "Njė ashkėl nga tonat,
E vonuar".
Rreshteri ia dha gazit. Pastaj iu kthye: "Ushtar,
Nė skuadėr, para marrsh!"
"Pėrparaa!" bėrtiti sakaq
Dhe skuadra nuk u ndal mė deri nė Grivica.
Mbetėn gjallė nja dy a tre.
Edhe Stanēiu D. midis tyre.
Ai e bėri tėrė luftėn,
I mundi turqit, mori edhe njė dekoratė
Dhe kur u kthye, tek po kaptonte Danubin,
Fėmijėt dhe e shoqja e dėgjuan tek bėri "Obobo! Olele!"
U var buzė gjemisė
E i doli gjarpri nga barku, i gjatė sa njė purtekė.
U kthye fitimtar nė shtėpi.
Duket varka u trondit aq shumė ndėr valė,
Sa qė u turbullua gjarpri dhe kėrkoi
tė dilte jashtė!
Dhe Stanēiu D. Jon u kthye fitimtar nė shtėpi.
Shpėtoi vendi prej turqve
Shpėtoi edhe ai nga pėrbindshi.
Trika i Trashkės tė Linės tė Stanēiut
ėshtė stėrnipi i atij tė atėhershmit, Stanēiut
tė Lisandrės
Qė nė ushtri e thėrrisnin Stanēiu D. Jon.
Dhe ky Trika, i gjori, nė ē'luftė tė shkojė mė?
Se njėra sapo mbaroi-dolėm fitues nė tėrė frontet,
Pa filloi edhe njė luftė pėr paqe
Sa qė thoshe ,o Zot ē'ėshtė kjo! Vetėm qumėsht pluhur
dėrguar nga amerikanėt,
Se vetėm prej qumėshti bėhej pluhuri e baruti,
Po gjarprin me se ta joshės?
Se ku Buzleshti e ku Danubi?!
Nė fund tė dheut, bash nė skajin
Tjetėr tė rrethit.
Mbeti pėr t'u rritur brenda tij.
E kujton kėtė herėpashere.
Qoftė nė gjumė e qoftė zgjuar. Rėnkon njė herė,
dy herė dhe harron.
dy herė dhe harron.
Tani tė shohim.
Ngjarjet janė nė zhvillim.
Eminesku as qė ka ekzistuar ndonjėherė.
Ka ekzistuar vetėm njė vend i bukur
Buzė detit
Ku valėt sajojnė nyje bardhoshe
Si njė mjekėr e shpupurisur prej fodulli.
Dhe ca ujra si trungje qė pikojnė
Ku hėna e ka pasur folenė rrotullame.
Dhe, sidomos, kanė qėnė ca njerėz tė thjeshtė
Qė quheshin Mirēea Plaku, Stefani i Madh,
Apo mė shkoqur: barinj dhe bujq,
Tė cilėve u pėlqente tė recitonin
Mbrėmjeve rreth vatrės poezi...
"Shqerrkėzėn" dhe "Yllin e mėngjesit" dhe "Letrėn e Tretė"
Por me qė vazhdimisht dėgjonin
Si lehnin qentė nė stanin e tyre,
Niseshin tė luftonin me tartarėt
Dhe me avarėt dhe me hunėt e gotėt
Dhe me turqit.
Gjatė kohės qė u mbetej e lirė
Midis dy rreziqeve,
Kėta njerėz bėnin nga fyejt e tyre
Enė
Pėr lotėt e gurėve tė mallėngjyer,
Aq sa rridhnin dojnat nė luginė
Nga gjithė malet e Moldovės e tė Muntenies
E tė Trevės sė Bėrsės e tė Vranēės
E tė visesve tė tjera rumune.
Kanė qėnė edhe ca pyje tė dendur
Dhe njė djalosh qė kuvendonte me ta,
E i pyeste pėrse lėkunden edhe kur s'kish erė?
Ky djalosh me sy tė mėdhenj,
Si historia jonė,
Kalonte i rrahur nga mendimet
Nga libri cirilik nė librin e jetės,
Gjithė duke numuruar plepat e dritės, tė drejtėsisė, tė dashurisė,
Qė i dilnin vazhdimisht vetėm tek, kurrė ēift.
Po kanė qėnė edhe disa blire,
Dhe dy tė dashuruar
Tė cilėt dinin ta shndrronin ēdo lule
Nė njė puthje.
Dhe ca zogj si vetė retė
Qė flatronin sipėr tyre
Si pllaja tė gjata e nė lėvizje.
Dhe meqė tė gjitha kėto
Duhej tė mbanin njė emėr,
Vetėm njė emėr,
I quajtėn
Eminesku.
Shqipėroi Akademik Kopi Kyēyku
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2006)
LUĒIAN BLAGA
(1895-1961)

Luēian Blaga u lind mė 1895 nė Lankram tė Transilvanisė, (vdiq nė Kluj mė 1961), profesor i Filozofisė nė Universitetin e Kluj-it, ka shkruar vepra filozofike si Trilogjia e Njohjes" 1931-1934 dhe Trilogjia e Kulturės 1936-1937. Nė poezitė e vėllimeve poetike: Poema tė Dritės 1919 dhe Shkallė tė Papritura 1943, ka njė tematikė tė origjinės intelelektuale, tė filtruara nėpėrmjet njė dashurie tė ndjeshme pėr natyrėn. Veprat teatrale: Ujėra tė Turbullta 1923, Mjeshtri Manole 1927, tregojnė influenca tė qarta ekspresioniste.
I pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
UNE NUK E PRISH BUQETEN
E MREKULLIVE TE BOTES
Unė nuk e prish buqetėn e mrekullive tė botės
dhe nuk vras
me mendje tė fshehtat qė has
nė udhėn time
nė lule, nė sy, nė buzė a varre.
Drita e tė tjerėve
mbyt magjinė e sė fshehtės sė papėrēueshme
nė thellėsi prej terri,
por unė,
unė me dritėn time e rrit tė fshehtėn e botės -
dhe ashtu si hėna me rrezet e saj tė bardha
nuk e zvogėlon, por me dridhje
e zmadhon edhe mė tė fshehtėn e natės,
ashtu edhe unė e pasuroj agimin e errėsuar
me drithma tė gjera prej misteri tė shenjtė,
dhe gjithēka e pakuptueshme
shndėrrohet nė moskuptime edhe mė tė mėdha
nėn sytė e mi -
sepse unė dashuroj
dhe lule dhe sy dhe buzė dhe varre.
Nė largėsi tė kthjellta dėgjoj nga gjoksi i njė kulle
tek rreh si zemėr njė kėmbanė
e nė tinguj tė ėmbėl
mė duket
se pikla qetėsie, jo gjaku, mė rrjedhin nė damarė.
O rrap buzėpylli,
pėrse mė mposht,
me flatra tė buta kaq paqe,
kur dergjem nėn hijen tėnde
e mė zbut me gjethen lozonjare.
Oh, kush e di? - Ndofta
nga trungu yt do tė ma gdhendin
pas dokohe qivurin,
dhe qetėsinė
qė do shijoj midis dhogave tė tij,
sikur e ndjej qė tani:
e ndjej si gjethja jote ma derdh nė shpirt -
dhe memec
dėgjoj si rritet nė trupin tėnd arkivoli,
arkivoli im,
nė ēdo ēast qė kalon,
o rrap buzėpylli.
Vogėlushe, veri duart mbi gjunjėt e mi.
Unė besoj se pėrjetėsia ėshtė lindur nė fshat.
Kėtu ēdo mendim ėshtė mė i ngadaltė,
dhe zemra tė gufmon mė rrallė,
sikur tė mos rrihkej nė kraharor,
por diku thellė nėn dhe.
Kėtu shėrohet etja e shpėtimit tė shpirtit,
e nė se tė janė pėrgjakur kėmbėt
ulu mbi njė tog balte.
Pa shih, ėshtė mbrėmje.
Shpirti i katundit na fėshfėrit pranė,
si njė erė e ndrojtur bari tė kositur,
si njė rėnie tymi nga strehė prej kashte,
si njė lojė kecash mbi varre shtatlartė.
Gjela apokaliptikė klithin e klithin,
klithin nga fshatra rumune.
Krojet e natės
hapin sytė e mbajnė vesh
lajmet e errėt.
Zogj si ndoca ėngjėj prej uji
deti i sjell nė brigje.
Nė breg-me temjan nė flokė
Jezusi pėrgjaket pėrbrenda
nga tė shtatė fjalėt
mbi kryq.
Nga pyje prej gjumi
e vise tė tjera tė zeza
kafshė tė rritura nė stuhi
dalin vjedhtas tė pijnė
ujė tė vdekur hendeqesh.
Digjet me mendime valėsh
dheu i veshur me grurė.