Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj

POEZI RUSE

 

 

MIHAIL JUREVIĒ LERMONTOV

(1814-1841)

 

 

Lermontovi u lind nė Moskė nė 1814 nė njė familje fisnike. Nė vitin 1828 shkroi poemat “Cherkesy”, (kėshtu quhej popullata nė veri tė Kaukazit) dhe “Kavkazsky plennik”, (Tė burgosurit e Kaukazit). Dy vjet mė vonė u botua poezia e tij e parė, “Vesna”, (Pranvera). Lermontov filloi studimet nė Universitetin e Moskės. I influencuar nga studimet nė Universitetin e Moskės dhe diskutimet e studenteve mbi politiken dhe filozofinė, nė vitin 1831 shkroi dramėn “Stranny chelovek”, (Njė njeri i ēuditshėm). Nė vitin 1832, pas njė zėnke me njė profesor, u largua nga universiteti dhe shkoi nė St. Petėrsburg, ku vazhdoi shkollėn pėr oficer. Diplomėn e mori nė vitin 1834 dhe si rrjedhim u dėrgua me shėrbim nė Tsarskoye Selo afėr me St. Petėrsburgun. Si oficer, ai shpenzoi njė pjesė tė mirė tė kohės nė kryeqytet ku u njoh me jetėn aristokrate si dhe formoi bazat pėr pjesėn teatrale, “Maskarad”.

Vdekja e Pushkinit nė njė duel nė Janar 1837 e tronditi shumė shpirtėrisht. Pėr Pushkinin shkroi elegji, e cila shprehte dhimbjen e tij si dhe dashurinė e kombit pėr poetin e vdekur. Nė elegji dėnonte jo vetėm vrasėsin por dhe aristokracinė e asaj kohe, tė cilėn e shikonte si vrasėse tė lirisė dhe fajtoren kryesore pėr kėtė tragjedi. Kur Nikola i I-rė lexoi elegjinė, e arrestoi dhe mė pas e persekutoi nė Kaukaz. Nė persekutim u njoh me inteligjencėn e Gjeorgjisė si dhe me poetin Ilia Chavchavadze, e bija e tė cilit ishte martuar me poetin, dramaturgun dhe diplomatin e njohur rus, Aleksandėr Sergeyevich Griboyedov - gjithashtu u njoh dhe me poetė tė tjerė gjeorgjianė nė Tiflis (Tbilisi) tė cilėt i zgjeruan horizontin. Nė Kaukaz studioi gjuhėn dhe folklorin vendas si dhe rishkroi historinė Azerbajxhane “Ashik Kerib.” Me influencė tė gjyshes dhe poetit V.A. Zhukovsky, nė 1838 ju lejua tė kthehej pėrsėri nė kryeqytet. Shkrimet e tij filluan tė bėhen tė njohura dhe atė filluan ta quanin pasardhėsi i Pushkinit. Nė kėtė kohė u bė i njohur dhe nė rrethin e shkrimtarėve tė St. Petėrsburgut, tashmė si pjesėtar i atij rrethi. Lermontov vdiq nė moshėn 26 vjeēare gjatė njė dueli me oficerin N.S. Martynov. Ndėrmjet veprave tė tij tė pėrkthyera nė shqip janė romani "Njė hero i kohės sonė" si dhe poema "Demoni". Pėr kėtė poemė ai punoi 12 vjet. E filloi qė kur ishte nė kolegj dhe e ripunoi deri pak pėrpara se tė vritej. Ai e mbaroi poemėn nė 8 Shtator 1838. Por poema pa dritėn e publikimit vetėm pas vdekjes sė autorit nė vitin 1856.

 

Shqipėroi Petraq Kolevica

 

DASHURIA E VETME

 

Mbi gjunjė tė tjerash, s'kam harruar

atė vėshtrim qė gjithnjė mė ndjek.

tė tjerat duke dashuruar,

nga dashuria e saj vuaj e heq.

 

Si njė demon i plotfuqishėm

tė vjetrėn zgjoja me ēdo gjė.

dhe pėrsėrisja dhe sėrishėm:

unė dua vetėm, - vetėm njė!

 

TE DESHA

 

Jam pikėlluar se tė dua kaq shumė,

edhe e di se ē'flasin bota, ē'bėjnė zhurmė,

rininė ta njollosin pa pikė mėshirė

pėr ēdo gėzim tė ndritur, tė ėmblėn dėshirė.

paguan ti me lot t'hidhur pikėllimi.

jam i trishtuar po ti pse po tė mbyt gėzimi?

 

***

 

Dal nė rrugė vetė, i vetmuar,

nėpėr mjergull rrug' e shtruar hesht;

flet me zotin heshtja e harruar ,

edhe ylli-yllit po i flet.

 

Lart nė qiej shpalosur mrekullia!

dheu fle mbėshtjell' me kaltėrsi...

pse mė vret kėshtu nė gjoks vetmia?

ēfarė pres a qaj unė njeri?

 

Nuk po pres asgjė fare nga jeta,

s'mė vjen keq ē'jetova e ē'do lė,

dua veē i lirė dhe i qetė

tė harrohem fare dhe tė fle!

 

Jo njė gjumė akull erė vdekje

syt' e mi s'do desha kurrė t'i mbyll,

por nė gjoks tė flinin hove jete,

gjoksi im tė merrte thellė frymė;

 

Tėrė natėn veshin tė ma dhelte

zėr' i ėmbėl, zėr' i dashurisė,

lis' i madh i mbushur plot me gjethe

pėrmbi mua veē tė shushurisė.

 

***

 

Panik e frikė s'do kem,

kur tė lė jetėn

kėtė me bindje po ta them,

si tė vėrteten.

Kam parė bukurira plot pabukuri.

Po mrekulli si ti nė botė,

Jo' tjetėr s'di.

 

***

 

S'mė mbushin sytė perėnditė

gjithė shkėlqim,

nga parajsa qė flasim pėrditė,

s'ndjej gėzim

sot ėndrrat pėrkėdhel,

krejt nė vetmi,

kėndoj si zogu nė zabel, qaj si fėmi

 

JO, UNE ME AQ ZJARR TY, JO, NUK TE DUA

 

Jo, unė me aq zjarr ty, jo, nuk tė dua

s'ma merr mendjen, jo, bukuria shkėlqimtare

te ti kėrkoj veē brengėn qė u shua

edhe rininė qė m'iku pėr fare.

 

Vėshtrimin unė ta ngul ty nganjėherė

dhe zhytem thellė, thellė, nė sytė e tu.

E fshehurazi me ty seē bisedoj atėherė

po s'ėshtė zemra qė tė flet kėshtu.

 

Tek ti kėrkoj mikun e rinisė,

te pamja jote shoh tjetėr fytyrė,

te buza jote at' heshtje tė ēuditshme.

nė sytė e tu shoh sytė e saj nė pasqyrė.

 

PER...

 

Nuk tė pėrulem, ka mbaruar,

asnjė premtim i yti s'hyn dot

nė shpirtin tim pėr ta sunduar,

jemi tė huaj, sot edhe mot.

Ti ke harruar qė lirinė

s'ia fal mashtrimit kurrsesi

por dhe kėshtu, vite qė s'vijnė

pėr sytė e tu u bėra fli.

Edhe kėshtu tek ti pandehja

tė gjeja shpirt e shok e short

dhe tėrė botėn e urreja

qė tė tė desha ty mė fort.

Gjithato ēaste tė qėndrimit

tek kėmbėt tėnde, e beson?

Ia kam rrėmbyer frymėzimit

me se po mi zėvendėson?

Nga ndonjė ēast mendimbegatė

dhe forc'e shpirtit s'ish ēudi

t'i jepje botės njė dhuratė

dhe tė mė jepte pavdekėsi.

Pse doje pra tė mė ndėrroje

atė kurorė lavdiplotė?

Pse s'qe athere kur premtoje

e tillė siē je bėrė sot?

Krenar jam, falmė ėshtė e kotė

kėrko njė tjetėr dashuri

pėr asnjė gjė nė kėtė botė

nuk mund tė rri nė skllavėri.

Nėn qiell tė jugut, nė vend tjetėr

do tė largohem, ndoshta shpejt.

Po jemi njohur pak si tepėr

pėr t'u harruar ashtu krejt.

Qė sot do tė zė tė argėtohem

dhe tė betohem paskėtaj,

vetėm do qesh e do gėzohem

dhe pėr asgjė nuk do tė qaj.

Do rrej si djalli sa tė dua

si desha, mė s'do dashuroj

a mund tė dua mė njė grua

kur sot njė engjėll mė tradhtoi?

Tė vdisja desha dhe tė vuaj,

me botėn desha tė luftoj

qė fort tė voglėn dorėn tuaj

i ēmendur, tė mundja ta shtrėngoj.

Pa tė kuptuar dot mashtrimin

ta fala shpirtin mbushur plot

ia njohe kėtij shpirti ēmimin?

Ia njohe, unė s’tė njoha dot!

 

***

 

Ne u takuam pėrsėri,

Por qė tė dy kishim ndėrruar!...

Gjithato vite me shpejtėsi

na kanė shkuar pa kuptuar.

Kėrkova zjarr nė syt e tu

edhe nė shpirtin tim tė tharė.

Ah, posi mua edhe ty

kjo jet' e ndyrė na ka vrarė...

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

   

 

A. S. PUSHKIN

 

 

 

* * * 

 

Ti mos mė pyet, pse kaq i menduar

nė mes dėfrimesh unė rri gjithnjė,

pėrse vėshtroj pėrqark i dėshpėruar,

pėrse s'mė josh as ėndr' e jetės mė:

ti mos mė pyet, pse porsi i huaj,

qėndroj, kur dashuria po mė grish

edhe tė dashur mė asnjė s'quaj,-

kush desh njė herė, s'digjet mė sėrish.

Kush qe i lumtur, prap nuk lumtėrohet

se vesh njė ēast pėr ne gėzimi ndrin,

pastaj me tis tė mallit na mbulohet

dhe shpirtin breng' e thellė na e nxin.

     

A.P.KERNĖS

 

Kujtoj me mall njė ēast gėzimi

pėrpara sysh m'u shfaqe ti,

si vezullim i njė vegimi

si ėngjėll plot me bukuri.

 

N'andralla jete zhurmėkote,

nė dhembje brengash e mėrzi

mė grishte larg fytyra jote

dhe zėri yt plot ėmbėlsi.

 

Nga shqot' e kohėrave qė shkuan

kėshtjell'e ėndrrave m'u shėmb

me mjegull vitet ma mbuluan

fytyrėn tėnde, zėrin tėnd.

 

Ē'i ngrysa ditėt gjith me brengė

i zymtė dhe nė shkretėti

pa perėndi, pa shpres'e kėngė

pa lotė, jet'e dashuri.

 

Nė shpirt mė shkrep agimi,

dhe ja, sėrishmi m'u shfaqe ti,

si vezullim  i njė vegimi,

si ėngjėll plot me bukuri.

  

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime

sepse iu kthyen pėrsėri

dhe perėndi dhe frymėzime

dhe lot jetė e dashuri.

     

RRUGĖ DIMĖRORE

 

Nė mes mjegullash tė nxira

hėna zhduket, hėna bredh.

Mbi tė trishtėmet rrafshira

trishtėm dritėn ajo derdh.

Udhės shkretė dimėrore

rend kjo trojka gjithnjė.

Zile e kalit monotone

mezi ndihet nėpėr tė.

Seē mė kap njė mall rinie

karrocieri kur kėndon,

herė gas ēapkėnėrie

herė mall ai mė zgjon.

S'shoh as zjarr e as kasolle

vetėm borė si pambuk.

Dhe pėrtej shtyllat rrugore

duken, zhduken tek e tuk.

Ah, ē'mėrzitje... nesėr, Ninė,

tek e shtrenjta do tė vi.

Pranė zjarrit kur tė rrimė

tė tė shoh me mall nė sy.

Dhe akrepi i sahatit

do vij' rrotull me qetėsi

E mėrzitshmja mesnatė

s'do na ndajė pėrsėri.

Mėrzi udhės dimėrore

karrocieri zu dremit

Zile e kalit monotone

hėnė e mjegullt qė ndrit.

   

* * *

 

Pranverė, o kohėz dashurie,

ē'mė mbush plot me pikėllim.

Sa mall sėrish ti po mė bie

nė shpirtin tim, nė gjakun tim.

Pėr mua gazi ėshtė i huaj...

ēdo ngazėllim e ēdo shkėlqim

mė sjell mėrzi, mė bėn tė vuaj.

 

Oh, nėmėni shqotėn, suferinėn

dhe tė pafundmen natė dimri.

  

* * *  

 

Pse, moj jetė je dhuratė

qė tė bie rasti kot?

Pse tė dha i fshehti fat

njė ndėshkim me tmerr nė botė?

Ē'ėshtė ai pushtet i nxirė,

qė prej hiēit mė ka thirė,

qė nė shpirt mė dha mundime

dhe dyshim nė mendjen time?

Pa njė dritė e njė qėllim,

mė rreh zemra nė shkreti.

Mė mbush plot me pikėllim

jeta gjith monotoni.

 

I pėrktheu Jorgo Bllaci

 

ALEKSANDĖR BLLOK

 

     

 

* * *

 

Mos i derdh lotėt pėrvėlues

mbi atė varr ende tė ri.

Do t'ikin ēastet ėndėrrues,

nė kraht' e tua do tė vij.

 

Mos u trishto, pasionit tėnd

ia kthej me ndjenjė tė vėrtetė

gjeta njė tempull, atė vend

qė kurrė nuk e gjej nė jetė.

 

Ti mos mė thirr! Pushtet i botės

s'rrėmben dot shpirtin e poetit.

Pasioni i fshehtė i vetvetes

u ndez me zjarr nė mes tė qiellit.

 

Unė po tė lė. Do vij tek ti,

do kthehem mė i lumturuar

e dashurin' do pėrtėrij,

njė dashuri qė s'ka tė shuar.

 

1899

 

NĖNĖS SIME

 

Nė qiell shiko, n'atė fushėtirė,

e dashur, rreth hėnės si enden ca re,

vėshtroje si ēan efirin-shkretirė

e ftohta, e ngrira dritė q'u zbe.

 

Mjaft po kundron n'atė det yllėsie,

mjaft tė ka shtangur kjo hėnė-acar,

a s'ka lumturi mes kėsaj njerėzie

s'gjen vallė nė  zemrėn e ngrohtė aq zjarr?

 

Se hėna e ftohtė tė flasė nuk mund

dhe yjet nuk kapen n'atė largėsi,

njė heshtje varrezash tė pret gjithkund,

hapsirės sė trishtė t'asaj yllėsi.

 

1899

 

*** 

Pas njė mjegulle, korijesh

shkrep njė flakė dhe humbet.

Bredh nė lagėshtirė pyjesh,

prej sė largu drita thėrret.

 

Pėrtej zjarreve, larguar,

qė nga lumi do tė vij

nė livadhin e trishtuar

do tė piqemi tė dy.

 

Nata mbetet pa jehonė,

pėrtej lumit nė kallmishte

zhdukesh prap' me ditėn, vonė:

bėn me dorė, vajzėrishte...

 

1901

 

ZĖRI

 

Ndezur mjegulla dimėrore

kup' e qiellit e pėrgjaktė,

shkoj hapėsirash tokėsore

pėr njė dashuri tė zjarrtė.

 

Ti po fle dhe pėrqafime

kėsaj nate mos prit kot

zonjė yjesh ndėr luftime

asnjė rreze s'tė jap dot.

 

E panjohura mashtron,

pėrmes ėndėrrash shenjėtore,

shpirti i zbrazėt nuk zbulon

dot tipare njerėzore.

 

Ti thellohu, afshė-ftohur

nė tė shpirtit errėsirė,

do kuptosh se mė i ngrohtė

jam nga ēdo vegim, i lirė.

 

PAS SHIUT

 

Tė zbehtė jargavanėt prej shiut rrėzuar

bilbili kėngėn e pushoi

e ujėt rrjedh me vrull, i zemėruar

nė pėrroin qė vėrshoi.

 

Tė bjerė dielli pret tani natyra,

do ngrenė krye lulet pėrsėri,

nė kopshtin tim me lule erėmira,

do ndjej tė zogjėve melodi.

 

1899

 

***

 

U takuam tė dy kur perėndonte,

rrih'lopata mes valėsh nė gji,

ky fustani i bardhė mė gėzonte;

lashė ėndėrrėn plot brishtėsi.

 

Tė ēuditshme takimet kur heshtnim,

atje tej nė ranishten-gėrshetė

e nė mbrėmje kur qirinjtė feksnin,

do tė thoshje se mbin'nur i zbetė.

 

Jo, as qasje, as prekje zjarr-shuar

s'i duronte fashitja kaltėroshe,

rrinim bashkė nė muzg-mjegulluar,

rrudhej uji kallmishtes gjelbėroshe.

 

Dashuria dhe breng' e lėndimi

u nemitėn dhe shkuan dhe vanė,

shtat i bardhė, nė mort pėrdėllimi

dhe lopata e artė mė s'janė.

 

1902

 

*** 

 

Jo, nga taverna s'ndahem dot,

prej kohėsh pi, pėrse s'e di,

mė iku lumturia kot

e trojka ngre njė re mavi.

 

Me trojkė ajo mėrgon, e kredhur

nė dėborė kohėsh, thellėsi,

atje dhe shpirti im rri mbledhur,

patkonjtė ngrenė pluhur mavi.

 

Nga errėsira del shkėndijė

dhe nga shkėndija nata ndrin...

Tringėllima nis tė mėrmėrijė

pėr lumturinė qė s'ka kthim...

 

Dhe veē takėmi prej floriri

mes natės ndrin e nuk u zbeh

dhe shpirt'i ngopur prej porfiri

me dehje u deh, me dehje u deh..

 

1908   

 

*** 

 

Korb i zi nėpėr muzgje me borė,

kadifeja e zezė mbi sup,

zėr' i lodhur, prej jonesh kurorė,

ia merr kėngės pėr netėt nė jug.

 

Kam nė zemėr dhe zjarr dhe shkujdesje,

posi shenja tė detit kur fton,

mbi tė jetės humbella, fundosje

plot gulēime njė kalė trokon.

 

Er'o erė, ti borėn e fshin,

e m'i deh edhe buzėt e mi,

Valentina, o yll q'ėndėrrin,

tė bilbilit dėgjoj melodi.

 

Zemra mblidhet nė botėn mjerane,

qė pėrēartje prej puthjeve ngjan,

si trazime nė kėngė cigane,

njė kometė lart qiellit ēan.

 

1910

 

E DUA JETĖN ĒMĖNDURISHT

 

E dua jetėn ēmėndurisht,

oh, digjem ta pėrjetėsoj!

T'i gdhend fytyrat njerėzisht,

tė paarritshmen sendėrtoj.

 

Le tė rėndojė ėndėrr'e zymtė,

le t'mė merret frym' e valė.

Dikush me gaz, ndofta, njė ditė

do thotė pėr mua kėto fjalė:

 

O, le t'a falim, pra, zymtinė,

mos vallė atje ėsht' forc' e tija?

Im bir i dritės, mirėsisė,

njė shpirt ku triumfon liria.

 

1914

 

ANA AHMATOVĖS

 

Do thonė: "E tmerrshme bukuria"

njė shall spanjoll ju me pėrtesė

do hidhni supesh e do vini

njė trėndafil tė kuq nė flokė.

 

Do thonė: "E thjeshtė bukuria"

me njė tė larmė shall tė shkujdesur

do tė mbuloni ju fėmijėn:

njė trėndafil tė kuq nė shesh.

 

Dhe plot hutim kur tė dėgjoni

ju kėto fjalė si me jehonė

do bini nė mendim trishtueshėm

dhe vetes suaj do t'i thoni:

 

S'jam as e tmershme, as e thjeshtė

nuk jam e tmerrshme sa tė vras,

po as e thjeshtė shumė s'jam,

e di se ē'tmerr sjell jeta pas.

 

1913 

 

***

 

Dikur sa shumė kemi qeshur,

ē'urrejtje patėt ju pėr ne,

sepse prej nesh jeni pėrqeshur

ndonėse pa bujė vargu qe.

 

Po jemi po ata poetė,

pėr ju na zė i njėjti mall

dhe dashuri e shenjt' do jetė

nė zemėr amaneti u kall.

 

Njė tempull kemi ne hirplot,

ku fatin tonė lexojmė nė mure;

mos i vur besė vargut kot,

mė kot ti kėngėt tona nxure.

 

Se poshtė rrjedh ēdo gjallėri,

dhe kėngėt i ngremė pėr ēdo ditė

kujto nga Tjutēev porositė:

pusho, mbuloi dhe i fshih

ėndrrat dhe ndjenjat qė ke ti.

 

1911

 

***

 

Nga shpresa kur do heqėsh dorė?

O shpirt! Pranvera fort po lodhet!

Posi e fshehta pas njė dere

ėsht' shteg i borės q'ėndėrrohet.

 

Dhe kur njė mike pas e lashė,

humba nė hije nė qetėsi,

po dikė tjetėr pranė e pashė

dhe dit' e re mė fton sėrish.

 

Si mjegullnajė lart e ngrita

ēka zjen nė gjoks edhe kudo

ti mos kėndo mė, Margarita,

nė zemrėn time mos vėshtro.

 

NĖ DĖBORĖ

 

I tėri jam nderė

kordele ngjyrė-qumėshti!

Prej teje mashtruar.

 

O Perėndi!

 

Sipėr meje ėshtė endur,

hapėsirash pa anė,

qėndisma jote, o Pafundėsi,

e botės hapsanė!

 

Njė lirė e ngushtė,

yll perėndeshe,

rėnkon zėngrirė

ndaj meje.

 

Dhe anija e perėndimit

mbytet tani

nė ėmbėlsisht tė kaltrėn

thellėsi!

 

***

 

Hamleti jam. Gjaku m'u ftoh,

intringa kur mė hodhi rrjetė.

e para dashuri mė ngroh

pėr njė tė vetme nė jetė.

 

Pėr ty, e imja Ofeli,

prej jetės-akull arratisur

n'atdhe si princ po vdes tani

nga thika majė-helmatisur.

 

1914

 

I pėrktheu Dalan Shapllo

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shtator 2009)

 

 

ELENA SVARC (Elena Shvarc)

(Eshtė njė nga personalitetet mė origjinale nė panoramėn e sotme letrare ruse)

 

 

Elena Shvarc u lind mė 1948 nė Leningrad (Shėn Petėrburg), Rusi. Shvarc ėshtė njė nga personalitetet mė origjinale nė panoramėn e sotme letrare ruse. U aktivizua qė nė moshė tė re, nė vitet ’70, kur filloi tė botojė krijimtarinė e saj. Pėrdor njė stil provokativ, tė ngjeshur e me tension mistiko-teatral, refleks i njė karakteri tė shqetėsuar dhe tė paparashikueshėm.

 

POSHTE REVE

 

Njė ditė me ré nė syrin e buallit

mbushet me pupla blu,

vetėtin si njė reze

duke mėrmėritur shurdhėrisht me tinguj,

tė kaltėr, ambiciozė,

tė pėrditshėm nė fushat me lule

si peshkaqenė tė kadifejtė

me sy tė mėdhenj tė pjerrėt.

I zhbiroja nga bari, unė

si njė perlė e shtrirė praptas nė sfond

ndėn njė qelq prej ajri,

shkėlqim i ankueshėm prej britme.

 

RRJEDHA E VITIT

 

Thuhet: “Hidhe dimrin!”

Kurrė nuk thuhet

(Sapo vera ndodhet pranė):

“ėshtė sikur tė hedhėsh verėn”.

Si nė agoninė e verės,

nga vera e pamėshirshme tė shpėtosh,

pa arritur tė pėrtypėsh gjethen

me dhėmbėt rrėshqitės tė jetės.

Tė rrish pezull nė ajėr gjatė verės,

nga vera e pamėshirshme tė shpėtosh.

 

***

 

Kur nga njė lartėsi e detyrueshme

nata shket dhe shuhet-ndizet,

pėshpėrit! vėrtetė sheh

natėn tėnde qesharake

atė qė hedh nė erė

ēdo dhuratė tė fatit

dhe flokėt e saj tė bardhė,

ėshtė e egėr dhe e rėndomtė.

Atė qė u jep lėmoshė dhe gėnjeshtarėve

dhe gėnjeshtari do t’ia kthejė pėrsėri,

ndėrsa nėn njė qiell plot krupė dhe kėrcėnues,

vazhdon tė kėrkojė qoftė dhe njė vėshtrim tė ngrohtė.

 

RILINDJA E FJALEVE

 

Sa miliona fjalė tė kam thėnė

nė tajgėn e pemėve nuk kanė rėnė aq shumė gjethe.

Qė kurrė nuk ke mundur mė tė mė dėgjosh

Oh, sa fjalė tė humbura nėpėr ditėt si rėrė:

kot kam llapur, dinakėrisht kam gėnjyer

“qep, kėndo, leckosu, harro, fli”

tė humbura tė gjitha fjalėt, ranė nė batak

“Do mė vish pas”?- dhe unė tė tė ndjek?

Kullotmi fjalėt nėpėr rrugė, nė shtėpi!

Atomet e tyre vrapojnė, rriten si bari nė kopshte.

Kėshtu nė enigmat romake, nė kishėn antike

pluhuri i fjalėve pėshpėrit mureve

pėrzihet me tė vdekurit, bėhet kripė dashurie dhe besimi.

Kripė e zezė: rilindja pret.

Atje diku, nė bodrume tė lagėsht,

hija e njė shkronje pėrpėlitet, pėr t’u shpirtėzuar

nėpėr fjalė.

 

ĒLIRIMI I DHELPRES

 

Gjatė luginės sė vdekur, farfuritėse si argjend,

mbi borėn e ngjeshur

dhe zhavorrin e ngrirė

dhelpra ikėn

me tre kėmbė.

E katėrta varet

nga plaga rrjedh gjak.

Dhelpra shkon drejt njė maje tė ndritshme,

rrėzohet, ngrihet, ikėn

si njė i ri i inatosur pa kėmbė

pėrsėri bėhet njė kafshė e sėmurė

me kėmbė tė dobėta.

Nė majė, liria e pret:

Pėrtej ėshtė Petėrburgu qiellor.

Fytyrat e tė dashurve.

Ikėn dhelpra, njollos borėn e bardhė

sapo fillon t’i ulėrijė

njė qielli tė akullt.

 

RITI I KRYQEZIMIT

 

Nė kryqėzim tė dy rrugėve

ndeza mes fushave njė kandil

gjunjėzuar mbi borė,

poezi tė ēmendura lexova

atje ėshtė njė trėndafil i kristaltė,

i bardhė, i ngrirė

qė hapet, qė shpėrndahet,

ndėrsa dimri uturin kėrcėnueshėm. 

 

***

 

Pranvera ngjyros thonjtė

e fildishtė tė shqetėsuar dhe melankolikė,

tė gėrvishtė me to qiellin

pėr tė lėnė tė lirė agimin.

Qielli i rėnduar ėshtė njė trombozė gjaku

qė varet nga lart. Nė njė pėrqafim me hijen

rrotullohet ngadalė e trullosur pisha

deri nė krijimin e ri tė errėsirės.

 

VARIACION

 

Vėzhgohem nė njė pus

ja, e shoh zemrėn nė fund

tė mė rrahė si zog

si burim i kumbueshėm qė vlon

nga nėnuji diellin vėrej

si njė grusht farash

edhe hėnėn e shoh

si syri i njė peshku nė ujin qė zien,

por nuk mund tė dalloj sytė e Tu.

Vetėm peshėn e pėrqendrimit Tėnd.

Kam kryer ēdo gjė me bindje...

Kujtoj, ndjeja shtrėngim nė bark

kur mė depėrtoje nė shpirt

i ngurtėsuar, indiferent,

pa pritur nga unė tė tė rinjihja.

 

QYTET MEKANIK

 

Eci nėpėr qytet drejt shtėpisė,

shkoj nė shtėpinė time

ngjan me njė mulli tė vogėl

qyteti mekanik ndėrkohė rrotullohet.

Mė hedh pėrsipėr gjashtė dritare

si zaret nė lojė

papritur vėrvit nė luginė

atė qė ishte nė mal.

Njė pėllumb mė bėn shenjė me krah,

nė atė qoshen atje ku ishte ēarja

dhe qielli rri i dėshpėruar nė njė pellg.

Kur do tė ndalet mekanizmi?

Drithėrima i gjunjėzohet erės

ndėrsa dikush atje afėr thotė:

“S’mund tė ndodhte mė keq...”

Ėshtė e vėrtetė, nėse qyteti do ndalet

Neva nuk dėshiron mė tė rrjedhė...

Nga pellgu nė sy

na shohin syēka tė lėbyrta prej benzine.

 

***

 

Do tė shkoj nė kėrkim

tė atij qė dua-

nė vreshtat mistike tė Universit,

brenda vrimave tė zeza

nė gjithėsinė me flokė tė pavdekshėm,

nė mjekrėn e zotit,

nė pyllin tėrheqės leshtor.

Pas njė shtylle tė bardhė tė valėzuar

do tė gjej

fije flokėsh

tė atij qė dua

pėr vdekjen time

ferr a parajsė qoftė-

nėse do ta kem tė shkatėrruar kujtesėn

dhe humbur vetveten.

Edhe yllėzimi i pluhurosur dashuron

duke gėrmuar mjegullat.

Dhe nė se nuk do ta gjej

do tė rri e varur

me krahė nė formė kryqi

nė ndonjė skaj tė Kryqit Mesdhetar

do tė vjell flakė

si dragua.

Dhe ēdo gjė, ēdo gjė tjetėr,

do ta shkatėrroj.

 

***

 

Kineshema* nė kėmbėt e mia pluhurosej

pėrflakej  nga ujėrat e rrėmbyeshėm tė Vollgės,

si njė age e ndryshkur shkėlqente nė hėnė

njė thesar i fshehur, njė molusk, njė yll detar.

Kishat e saj tė ftohta

treteshin nė zjarrin e perėndimit

kryqet errėsoheshin duke u bėrė tė padukshėm

tė varrosur nė rėrė, pėrfund.

Dhe njė panjė me kėmbė membrane

ngrinte drejt qiellit njė erė kaltėrsie tė trishtė.

Njė kėrcėnim...? Jo ėshtė ēuditėrisht kaq e ngjashme

me njė bretkocė me njėmijė duar duke u falur.

 

* Qytezė nė buzė tė Vollgės

 

SYTE E VERBER TE NATES VERIORE

 

Sytė e verbėr tė natės veriore

vėshtrojnė nė pusin e oborrit,

nga fundi tėrheqin ngadalė

amfora tė ēmueshme dhe gjėra tė tjera.

Nxjerrin nė dritė:

plehrat e ditės petėrburgase,

njė peshk treditėsh, njė libėr dhe njė mi,

sėpatėn antike tė njė borgjezi.

Nė dritare rrėshqasin qirinj

njė njeri, ndoshta njėqind:

ashpėrsisht shkėlqejnė nė errėsirė

nė kėtė qytet gėrmadhė.

 

BALETI I QIELLIT

 

Dje kishte furtunė,

dhe: “Oh, oh”! – thoja ēdo herė

kur njė vetėtimė me njė kėrcim nė Niziskij

fluturonte dhe ikte tutje brenda njė reje,

duke rėnė nė humnerė –

bubullima dėgjohej mė pas,

 

dhe retė spėrkatnin me pluhur diamanti,

bashkė me dritėn verbuese

dhe trokėllimėn e fortė.

Oh, i dėshirueshmi balet qiellor!

erdhi ēasti i ngjitjes, i tė shtyturit,

nė kėtė skenė tė ngushtė,

varur mes kaosit dhe shkatėrrimit,

duke vėnė bėrrylat, rregulluar zemrėn

pėr tė ndenjur pezull, duke u bėrė fishekzjarr

qė pėrflak greminėn,

duke e rindriēuar pafundėsinė

e syve fshehur pas dritareve.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2006)

 

POEZI NGA RUSIA

 

 

LEV LOSEV

 

 

 

E SHTUNA KALOI

 

E shtuna kaloi dhe as qė u deha:

ja ku mbėrrin e diela, tėrė lagėshtirė,

nė dritare njė tushė* kapėrthehet te njė lastar;

aty bie shi, aty hapet; por sigurisht s’jam Basho.

Ē’dėshtim, ē’dėshtim. Pikat e shiut lozin kukafshehtazi,

tusha stonon, drita ėshtė e tepėrt,

sikur ndodhesh nė Rusi, nė njė festė

fshati ku nuk ka as birrė.

Duke u zvarritur vjen njė mik, mė pas tė tjerė.

Duke belbėzuar pėr ty: Zoti im,

sjellin leksione nostalgjie

e s’tė shkohet nė shtėpi,

atje ku shiu ėshtė rebel dhe torturues,

larg, gjer nė mbarim tė kohės,

njė fjalė e ndyrė, njė tren i shushatur,

sjell, nuk dihet prej nga, turma tė pėrgjumura.

 

*lloj zogu

 

IVAN ZDANOV (Ivan Zhdanov)

 

 

***

 

Nė pranverė kopshti do tė varet mbi degė,

duke u kthyer te vetja si hi elegant.

Lart notojnė qiej tė boshtė,

kujtimet e reve tė bardha.

 

Do tė tė shpie afėr fytyrės,

si te njė pasqyrė e vogėl, por e ēuditshme,

me njė lėvizje tė ngadaltė gramafoni

do tė nisė muzika mė sė fundi. 

Pastaj me njė dorė, verbuese, si njė fashė drite,

si njė kėnd pėrvėlues imagjinar pas derės,

do tė heqė paragjykimin e viteve tė ndaluara.

tė rrosh a tė mos rrosh – nuk ėshtė mė njė shqetėsim.

 

Dhe ē’ka mund tė fitohej me dhunė,

bota, e ēmagjizuar nė njė shtjellė pa tingull,

do t’ju shpėtojė nga vdekja e pėrditshme,

qė tė duhet ta veshėsh deri sa tė dėrmohesh.

 

ALEXANDER EREMENKO (Aleksandėr Jeremenko)

 

 

***

 

Kam vėnė re, sa mė shumė qė pi,

aq mė shpejt mė ikėn dehja.

Kam vėnė re se kemi qenė dy.

Do tė rri edhe pak buzė greminės.

Atje mund tė rindreqet shpirti

gjatė njė meshe tė rekuiemit, deri nė ulėrimė.

Gabimisht e kam kėrkuar,

por ai, falė Zotit, ka shkuar nė parajsė.

A mund tė nxihet Bajkali!

Ta mbytėsh menjėherė poezinė.

Njeriu qė ėshtė helmuar me gas,

nuk t’i ka lexuar kurrė poezitė.

Mund ta zgjerosh lakun,

por nuk mund tė zgjerosh mė

boshllėkun, nėse kėtė Vend

s’mund ta braktisėsh as pėr njė ēast.

Mund tė zbukurosh njė yll.

Tė publikosh ēdo varg.

Qielli reflektohet nė pyll, nė ujė

lartėsohen pemėt e kaltra!

 

BAKHYT KENZEEV (Bakit Kenzejev)

 

 

***

 

Atje koha rrjedh nė heshtje, por jeta gurgullon.

Diēka shkoi keq duke lozur me njė rreze

gjatė rrebeshit tė parė, apo tė dytit, por as zjarrin

as errėsirėn kujtoj. Mos mė prit.

Atje pėshpėrima e ujit hesht, trembet,

atje koha rrjedh pa nxitim, por jeta vrapon,

pa kuptuar qė atje, e dobėt, e kthjellėt,

rrjedh poshtė nga njė tjetėr front i djersitur pa gjak.

Dhe do tė fluturojė padashur pas gjethnajės,

drejt duarsh qė dridhen, njė pusullė e zhubrosur:

ora dhe data janė tė ngatėrruara, mos qaj nusja ime,

koha ėshtė ende e pasur, ndėrsa jeta mizerabėl.

 

SERGEJ GANDLEVSKIJ (Sergei Gandlevski)

 

 

***

 

Tė mallėngjen njė lehje,

njė cicėrimė, njė rrahje krahėsh, nė kopsht,

ku shkėlqen njė yll i magjishėm,

atje, nė vendin e panjohur.

Tė shohėsh, kur lan njė rrobė, se si uji

rrotullon algėn pėrreth shtyllės,

si shpėrndan pėrgjatė njė grumbulli rėre, njė tufė

sardelesh qė tundin rrjetat.

Nga jeta e ardhshme, e kaluar, e tashme

qartėsisht e dallueshme ėshtė ēdo idiotėsi-

Flatrimi bėhet i verdhė, krakėrin-

gjėrat e parėndėsishme adhurim.

Mos ma copėto zemrėn, se edhe kėshtu,

me kalimin e kohės jam bėrė shumė e ndjeshme.

 

SERGEJ NESCERETOV (Sergei Nesheretov)

 

KEKOLO*

 

Me nofulla prej mongoli,

ngjyrėn e kuqėremtė tė lėkurės,

mėnyrėn e qėndrimit,-

Kekolo-ja i rilindur

braktiste autobuzin,

pėr tė ndjekur me not

globin vagėllues,

jashtė boshėsisė sė pėrgjumur

tė njė misteri flakėrues,

nė kopshtin e nėndheshėm,

me bishta urithėsh

dhe ecje tė rrufeshme,

tundte kurorėn nė mėnyrė qesharake,

atje ku furtuna ishte futur ,

errėsira hidhte shigjetat e saj

dhe fshihte skeptrin.

 

*Personazh mitologjik, djalė i Vullkanit

 

OLGA SEDAKOVA (Ollga Sjedakova)

 

 

PASQYRA

 

I dashuri im, nuk e di:

e gjithė kjo ku tė ēon?-

 

Pranė njė pasqyre tė vogėl gjarpėron

sa madhėsia e njė lėndeje

ose e njė fare meli.

 

Dhe ajo qė nė vetvete ndizet dhe duket,

ajo qė shoh, shfaqet, digjet-

mė mirė fare mos ta shohėsh:

 

Por jeta ėshtė njė gjė e vogėl,

nga njė herė rri e gjitha nė njė gisht,

ose nė skajin e njė qerpiku-

kurse vdekja e gjitha pėrreth, si njė det”.

 

BISHTI

 

“Poeti ėshtė ai, qė dėshiron atė, qė tė gjithė

e dėshirojnė ta duan. Mbi rrotė si njė ketėr,

rrotullohet fati i tij imagjinar.

Por stili i tij i lartė,

tė ēon nė pragun e bekuar,

pėrtej polit, nė njė pikė tė pa pėrcaktuar,

ku gjithēka fishkėllin nga maja e njė ankore,

si njė bulkth nė barin e mosqėnies sime.

 

Dhe nėse atje kthejmė vėshtrimin-

i gjithė ky tingull do tė jetė i rastėsishėm, si njė lot.

 

*** 

 

Digjet, flaka qė askush se sheh,

kam nevojė tė m’i marrin tė gjitha!

Dhe nėse nuk m’i marrin, tė m’i kėrkojnė ngadalė,

nėse nuk m’i kėrkojnė, do t’i hedh vetė poshtė,

sepse mė mėrzitin dhe mė frikėsojnė.

 

Si ylli qė sheh brymėn

apo kolibja fundin e pyllit,

duke u lėkundur mbi zinxhirė tė zinj

digjet, flakė qė askush s’e sheh.

 

Oh fener, vaji yt prej lotėsh

ėshtė dyshimi i njė zemre qė nuk ndien,

apo buzėqeshja e atij qė niset.

 

Digju, ēoja rrėfimin

Zotit tė qiejve, Perėndisė:

qė ta Kujtojnė ende nė tokė,

atė qė plotėsisht nuk e kanė harruar...

 

OLESJA NIKOLAEVA (Olesia Nikollajeva)

 

***

 

Drumollėt lyer gjer nė mes gėlqere,

reja u ndėrron ngjyrė

bretkosave nė tokėn e punuar,

deliri i madhėshtisė lag yjet ...

 

Dy murgj llomotisin dhe shkrihen

pėr kohėn e shkuar,

ėshtė njė qeshje thuajse e pafajshme.

Vėshtrimi prej idioti i gjitonit i pėrshėndet pėrtej gardhit.

Mos ndoshta edhe ai duhet eliminuar?!

 

Tė gjithė janė fshehur nė kantinė

nė bodrumin e stertė, -

Nga ditėt e zeza! Nga nata e errėt!

Si njė shtrigė,

e shqetėson materien tėnde fluturuese, shpirti,

e lidh gongull.

 

Pas pak - e kotė ėshtė, -

tė fshihesh nė ndonjė qoshe, duke lėkundur njė mėngė,

zogjtė do tė fluturojnė larg,

do tė shkretohet kopshti i bukur

ku bretkosat – fryjnė gjoksin me pompė!

 

Atje ku druqershitė janė djallėzisht tė bukura

dhe drumollėt ndrijnė ndėn dritėn e Taborit.

Atje ku qielli lahet nė ar

dhe gishtėrinjtė mė nuk duan tė shpleksen,

fare mirė mund tė flasėsh pėrēart

dhe t’i marrėsh pėr ėngjėj dy llomotitėsit.

 

ALEKSEJ PARSCIKOV (Aleksej Parshikov)

 

ELEGJI

 

Oh, sa e qartė ėshtė miniera prej graniti nė agim,

atėherė shėtis pėrgjatė lumit,

kur, pas lojrave tė natės, shfaqen

nga njė kėngė raskapitėse, bretkosat,

si kuti dhuratash tė pikturuara.

 

Dhe si karfica tė ndritshme, derdhen

lėkurėt e tyre, gjithnjė tė gjelbėrta e nervoze.

Ē’kryevepėr u dridhej nėn gjuhė?

Ndoshta dėshirė, a ndonjė kėshillė prej tyre?!

 

Mollėt e qelqta i tremb kumbimi i kafshimit

dhe ngjan shpėrthim bėrthamor

kurora shumėngjyrėshe e vaditjes,

por e duan ujin kur vozit drejt tyre

dhe hijen e shkurreve kur thahet nė ndyrėsitė e damaskos.

 

Beqareve u pėlqen tė bėjnė triko,

tė martuarave havjar,

pastaj, pėr vdekje do tė qėllohen papritur

dhe heshtja do tė bjerė sėrish,

ndonjėherė, do tė ngrijnė nė akullin e dimrit, si te Dantja,

ndonjėherė, si te Ēehovi, do ta kalojnė natėn duke llomotitur.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2006)

 

BORIS RYZJI (Boris Rizji)
(Eshtė njė problem letrar nė studim)

 

 

Boris Rizji u lind nė Ekaterinburg mė 1974. Ekaterinburg  ėshtė njė qytet provincial nė rajonin e maleve Urale, shumė larg nga Moska dhe Petėrburgu. Qytezė e bėrė e njohur nga fakti i trishtueshėm sepse atje u dėnua dhe u ekzekutua cari i fundit rus, Nikolla II dhe familja e tij. Qė fėmijė ishte admirues i poetit Josif Brodskij. Nė maj tė vitit 2001 vret veten papritur ndėrsa duhej tė shkonte nė Shėn Petėrburg tė merrte ēmimin e lartė poetik: “Palma e Veriut” i cili fatkeqėsisht iu dorėzua tė jatit. Mė pas iu dha ēmimi tjetėr i rėndėsishėm “Antibooker”, qė u jepet artistėve jokonformistė. Kishte studiuar dhe ishte diplomuar nė inxhinieri. Ka botuar dy libra me poezi nė shtėpinė mė tė rėndėsishme botuese tė Petėrburgut: “Fondi Pushkin”. Poezia e tij ėshtė provokative, e ndėrtuar mbi tema akuzuese. Qėndrimi i tij ėshtė tipik antiheroik; njė ndėr poezitė e tė cilit pėrfundon me deklaratėn: kurrė nuk do tė ulem nė rreshtin e parė. Gjuha poetike ėshtė e ndėrtuar nga njė kombinacion prej timbri tė lartė rruge dhe ėshtė interesante pėr origjinalitetin e saj. Boris Rizji nė Rusi ėshtė njė problem letrar nė studim, megjithėse jetoi vetėm njėzet e shtatė vjet si Lermontovi.

 

***

 

Kur profesorja do tė mė qėllojė pas koke,

duke mė gjykuar e ēburrėruar

pėr gratė lakuriqe tė revistave, pėr dehje,

sepse ESHTE E NDALUAR TE PESHURESH,

MOS ECNI, PUSHONI.

Atėherė, ndoshta, do tė dalė jashtė

gjithēka ē’kam hequr apo ėndėrruar,

do tė zvarritet nėpėr lagje

si njė karnaval i shkėlqyer dhe argėtues.

 

Natasha, Sasha, Liosha, Aleksej.

Pieroti, qė disponon varka prej palmash.

Njė qė i bie fizarmonikės i rrethuar nga zogjtė.

Rusalkat. Bardėt. Ėngjėjt dhe kuajt.

Profesoreshat, puthadorėt, rrugaēėt

dy nėnoficerėt e njė poste policie.

Kufomat qesharake si nė njė film,

kreatura tė njė ferri tė rikrijuar prej plasteline.

 

Njė Denis Davidov. Njė Batjuskov komik.

Njė Nekrasov sarkastik.

Njė Vjazemskij i lodhur.

Njė murg qė zgjaste krahėt drejt meje

dhe njė neraidė qė mbronte shtėpinė time.

Dhe kėshtu me radhė dhe kėshtu me radhė.

Edhe unė s’e njoh atė qė di kujtesa.

Shkoni nė djall, ikni bashkė me natėn.

E shumta vetėm dy rima mund tė shtoj.

 

Tre gra. Tre nxėnėse. Njė

me bishtaleca, tjetra me njė veshje serioze,

e treta me flokėt e bardhė tė lyer.

Do tė pėrgjigjem para Zotit pėr tė treja.

Nuk kemi vdekur. Shoqėroje kėtė subjekt

me muzikėn time mė tė dashur,

merrja pėr tre rubla klarinetėn,

tė errėtit Sinjavin Vadim.

 

***

 

Gjithēka ishte me shumicė,

muzika derdhej gjithkund dhe nėpėr shtėpi

gati gjithnjė gjeje bileta.

Nė tramin e kuq njė rrugaē dhe njė noprane

udhėtonin pėr askund.

 

Muzika dhe pasagjerėt

u bėnė tė besdisshėm, kur trami

mbėrriti nė vendqėndrim.

Dhe ja, pasi dolėm nė vjeshtė nga salla

filluam tė ecnim

pėrgjatė monopatit tė jetės. Bėnte fjalė pėr verėn,

lumturinė, jo pėr fatkeqėsinė filmi.

Nė rreshtin e fundit ishin birra dhe cigaret.

Kurrė s’do tė ulem nė rreshtin e parė.

 

***

 

Ndonjėherė babai mė thoshte

tė shikoja nė ėndėrr gjuetinė e patave tė egra

dhe nė vazhdim: varkėn dhe ēiften.

Dhe njė liqen, ku ēdo ishull i vogėl

ėshtė njė notė muzikore. Thoshte: nuk kam parė kurrė

njė liqen kaq transparent zgjuar,

dhe kėtė farė gjuetie!-

mendoj se... Ti ē’mendon

pėr mjeshtėrinė tonė tė gjuetarit!

 

I mėrzitur, ngrihesha nga tavolina

dhe shkoja tė lexoja Kafkėn,

pėr shoqėri apo tė bėja ndonjė vjershė

sipas Brodskit, pėr faktin e sigurtė

qė njeriu ėshtė vetmia nė katror,

jo, nė kub. Apo t’i telefonoja paqejf

njė budallaēke tė martuar, qė dashuronte vargjet

alla Brodski, por mirė qė ekzistonte-

ajo lloj dashurie ekzotike.

Lamtumirė dashuri! Ka kaluar njė dhjetėvjeēar.

Ti je shėmtuar, unė jam zbukuruar

dhe nuk je mė padronia e ėndrrave tė mia.

 

I shpie nė fund ėndėrrat nė vend tė babait:

nė kėtė liqen transparent lundroj,

mbi njė varkė prej duralumini, me ēifte,

u vij pėrreth me kėnaqėsi zambakėve,

mbledh thirrjet, kamuflohem,

pres dhe nuk rrah ujin, shkoj nė qendėr,

e dyshimtė pėr njė ėndėrr.

E pėrsėris, gjė e dyshimtė pėr njė ėndėrr,

por kjo ėshtė vetėm njė ėndėrr dhe asgjė mė shumė,

e kuptoj deri nė fund.

Dhe ēdo herė, kur nuk e takoj babanė,

zgjohem, sepse qaj.

 

***

 

Rusia ėshtė njė kinema e vjetėr.

Ēdo gjė qė kujton, do tė ketė

nė njė farė mėnyre nė radhė tė dytė veteranėt

tė ulur, duke luajtur domino.

 

Kur tė pi dhe tė vdes-

jargavanin do ta lė tė valėzojė nė erė

dhe pėrgjithmonė do tė zhduket ai djaloshi

qė vraponte me formėn sportive nė kopsht.

 

Veterani vetullgri do tė fusė ėmbėlsirat

nė xhepin e palltos:

duke menduar – ku dreqin shkoi?

 

Dhe ja, papritur dal nė plan tė parė.

 

***

 

Do tė kujtojmė gjithēka edhe harresėn,

tė gjitha qė na ka dhuruar Zoti fėmijė.

Qytezėn nė tė cilėn kemi dashuruar,

qytetaren e humbur nėpėr ré.

 

Dhe nėse filmi kthehet pas,

mund tė shohėsh

mbi varrin tim sesi pluhurosen

lulet e verdha plastike.

 

Atje kam vdekur, por i gjalli dėgjon

cicėrimėn e zogjve dhe agimi ndrin

mbi shkurret e qershive tė egra, tė kuqe.

Gjithēka qė mė pas ka ekzistuar

ka qenė e kotė.

 

***

 

Jepi lypsarit lek tė tė smaltoj bronzin.

Ti kush je? Njė dembel, njė qė ikėn si i dehur,

njė budalla, njė qė luan.

 

Njė i shėmtuar qė u pėlqen damave,

njė njeri me  shenjė qė ka shumė kohė i parruar,

njė ēamarrok, njė i pėrkėdhelur.

 

Boll, pusho, pa kėrkuar qė tė

lutesh pėr shpirtin plot mėkate, - kur merr shenjė,

ndalu pa zhurmė.

 

... Pėr heshtjen, ofendimin, pėr psherėtimėn

kundėr atij, me tė cilin do tė jemi baras,

jo nė dashuri.

 

***

 

Dola nga kinemaja, ndėrsa nė tokė kishte borė

dhe njė barbon me njė lopatė druri,

njė tram i kuq vraponte nė hapėsirė-

i katėrmbėdhjeti, jo, i nėnti, i njėzetenjėjti.

 

Pėr njė ēast e gjithė bota shndėrrohet,

por qenkam gjithnjė i njėjti, nuk mė gjen dot atje ku do,

do t’i rishkruaj gjithė numrat e tė fejuarave,

por ndėrsa tė tjerėt u dalin pėr zot,

mė dėbojnė me sharje.

 

Pėr gjithēka e ka fajin bora, qė lulet i mbulon.

Do zvarritem deri nė shtėpi, ēelėsat do t’i trokėllij,

do kaloj nėpėr dhomat – tė ftohura dhe boshe.

Do kaloj nė kuzhinė, hop, dy ėngjėj dalin pas ēajnikut.

 

ODE

Ēfarė kalė  garash!

A. P.

 

Natė. Yje. Policėt

bėjnė qarkun e kopshteve,

parqeve dhe rrugėve. Nxehin

fanarėt e “arixhinjve” italianė.

Maniakėt, si ėndėrra tė kėqija,

fshihen nė hijen e rrugicave.

 

Katėr ulen nė makinė.

Tetė sy blu, melankonikė.

Ivanovi. Siniēini. Zarovi.

Lejkini dyzetepesė vjeē,

nė brez ka njė Makarov,

njė pistoletė. 

 

Siniēini thotė: “Ndal, njė makinė”.

Kopshti afėr tabelės

“ujė dhe lėngje frutash”. Mbi bankinė

ėshtė njė tip i fjetur.

Ivanovi, Siniēini, Lejkini

dhe Zarovi, thonė: ėshtė hajdut apo bandit? 

 

Natė. Yje. Vjen larja e hesapeve.

Mbi shpatulla rri gjaku i perėndimit.

Thonė vetėm: “Ah, ē’rėndėsi ka”!,

tė shuash dritėn pėrpara, -

ėshtė ai i dehuri nga Rizij Borka,

poeti i parė i qytetit”. 

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2006)

 

VICTOR KRIVULIN (Viktor Krivulin)
Ėshtė njė nga poetėt mė tė famshėm tė Shėn Petėrburgut)

 

 

Viktor Krivulin u lind mė 1944. Ėshtė njė nga poetėt mė tė famshėm tė Shėn Petėrburgut. Duke marrė pjesė tė vazhdueshme nė iniciativa tė ndryshme letrare (nė radhė tė parė nė ato poetike), tė sė ashtuquajturės “Kulturės sė dytė”, tė Leningradit, nė vitet ‘70-‘80, ai ishte jo vetėm poeti, por qendra e njė rrethi letrarėsh dhe artistėsh.

 

IDEJA MBI RUSINE

 

Pemė tė fundosura nė borėn gri

dhe kėto dy sorra tė vetmuara...

Ideja mbi Rusinė, pėr aq sa mundem

tė depėrtoj me ndėrgjegje pėrtej pjatės

sė shtruar, siē duket, bile dhe pėr armikun,

ėshtė kodėr e qethur pa mėshirė,

ideja pėr Rusinė nuk ėshtė njė fiksacion nė tru,

as nė ndonjė pjesė tė shpirtit,

po kėtu, haptas, nė turmėn enigmatike,

rrezikshmėrisht pranė njė shpirti

qė nuk di ku janė kufijtė e shpirtit,

tė tij dhe tė tjerėve.

 

MIU 

 

Ajo qė quajmė ndėrgjegje,

mos ėshtė ndoshta njė brejtės sykuq?

Apo njė mi sykuq,

qė na ndjek fshehurazi

si tė merrte pjesė nė tė gjitha

ato qė na janė dhėnė nga nata

dhe janė bėrė njė kujtim i vonuar,

pendim, njė ėndėrr shkatėrruese?

 

Ja, gėlltitėsi i ėndrrave,

po vjen brejtėsi, miku i nėntokės...

po vjen miu, miku i bodrumeve,

si njė banor i nėntokės, i gatshėm

tė torturohet nga ndėshkimi shpirtėror.

Dhe nofullat me dhėmbė tė shkulura

para tij duken si qielli me yje-

Kėshtu shfaqet ndėrgjegjja kur e thėrrasim.

 

Pėrvėlojnė dy gungat e dorės,

duke u futur dhimbshėm nė lėkurė.

Duke hyrė dhimbshėm nė lėkurėn

e banorit tė bodrumeve, qė ngjan

me njė mi. Dy zjarre - ėshtė ndėshkimi i Zotit.

Dy sy nė errėsirėn e qulltė.

Ē’ėshtė kafshimi i mishit mėkatar

mos puna e fshehtė e njė miu,

 

kur fati i shkrimtarit nė Rusi

ėshtė tė bėjė kėrr-kėrr nėn njė dysheme!

Fati i kėrr-kėrr-it nėn njė dysheme,

ėshtė tė kėndojė

pėr njė popull fytyrėkokallė

me refleks tė purpurtė. Na shpėto,

o i drejtė me pamje tė purpurtė

qė rri nėntokė gjuhėprerė

sikur tė ishje nė qiell!

 

ARGUMENTIM      

 

Me njė vesh dėgjoj tė thuhet nė radio

(por tani mė duhet tė shpejtoj!)

qė Moxarti kishte qėllim kryesor tė martohej,

qė nusja e tij,

e reja Frau Kanstanze ishte bishtpėrdredhur

dhe pėr kėtė, mesa duket, u arrestua Sukarno-ja.

 

Hoqa pallton,

duke u argėtuar me eterin

dhe nė misterin demonial

tė lėvozhgės tokėsore

dėgjoj njė zė lehtėsisht tė ekzaltuar,

megjithėse me njė ngjyrim tragjik,

tė thotė qė gruaja e Sokratit,

kishte qenė kapriēoze

Dhe pėr kėtė nė Peru me njė tė shtėnė

pas shpine ishte vrarė

njė avokat pėrparimtar

qė gjithė Kuba e qan.

 

E hoqa dhe beretėn

-ėshtė e kotė tė dalėsh, ku tė shkoj,

kudo ka furtunė, turbullira

dhe artopalanti krakėrin,

punėtori Bak melankolizohet,

sepse ka shumė fėmijė,

sa shumė qenėr tė braktisur nė Odesė,

buzėqumėsht, mustaqellinj,

tė ēdo lloji, kavalierė, gango...

Prandaj, ndoshta, do tė varem.

 

SERGEJ STRATANOVSKIJ (Sergej Stratanovski)

(Nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė shkollės sė Petėrburgut)

 

 

Sergej Stratanovski u lind mė 1944 nė Leningrad (Shėn Petėrburg). Mbaroi studimet e larta nė fakultetin filologjik. Punon nė bibliotekė. Ėshtė njeri nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė shkollės sė Petėrburgut. Krijimtaria e tij poetike ėshtė e gjerė.

 

***

 

Ose tė lexosh Frojdin

dhe t’i futėsh sėrish nė xhep pėrrallat e tij,

ose tė kėrkosh tokėn

si spektri i  profetit barin.

 

Ose tė fillosh tė jetosh,

ose tė ndalosh tė kthehesh pas,

nė urėn panruse

nė kėtė tokė ulėritėse zogjsh.

 

Ose mė mirė mbi njė gotė dehėse

tė shkruash njė poemė

dhe natėn jastėkun

ta kafshosh si mish.

 

VARGJE NINANANA

 

Pas dritares sė izbės

ėshtė toka e natės.

Atje Zoti lėron fushat kolkoziane,

ndėrsa engjėjt fluturojnė nė heshtje,

duke derdhur qumėshtin e yjeve.

Vetėtima tė bindura

ndriēojnė punėn e Zotit

dhe nė agim do tė gjejnė dorashkat e tij

mbi timon nė arėn e lėruar.

 

DYSHIMET E MAGJISTARIT

pėr E. Pudovkin-ėn

 

Jo, nuk do tė shkoj kurrė atje

dhe gėnjeshtrave tuaja nuk u besoj.

Po kėsaj foshnje tė sė ardhmes?

Tashmė jam plak dhe i lodhur.

Tani lodhem pėr t’u ngjitur nė deve

pa ndihmėn e shėrbėtorėve.

E di: nė hotele ka pisllėk,

nė rrugė ka terroristė, hajdutė.

Jo, ju lutem, nuk do tė shkoj.

Ku tjetėr?

Ah, nė Betlem. S’e kam dėgjuar kurrė.

Duhet tė jetė njė llucė derrash, njė vend i shkretė.

Nuk do tė shkoj. Sipas tė thėnave, njė yll i ri

u shfaq pėr njė ēast

dhe ndriēon nė horizont...

Mos ėshtė vėrtetė profeci?

Mos vallė tė thėnat nuk janė kaq absurde?

Mos duhet tė shkoj?...

Ej, shėrbėtorė,

ku ėshtė deveja ime e preferuar?!

 

DMITRIJ PRIGOV (Dimitri Prigov)

(Pėrfaqėsues i rėndėsishėm i shkollės moskovite)

 

 

Dimitri Prigov ėshtė poet, piktor, eseist, dramaturg dhe prozator. U lind nė Moskė mė 1940. Pėrfaqėsues i rėndėsishėm i shkollės moskovite tė poezisė sė sotme ruse, ku dominojnė shkollat e kėtyre dy qyteteve tė mėdha tė vendit. Mė 1966 mbaroi studimet e larta pėr pikturė dhe skulpturė nė Institutin Stroganovka. Nga 1966 – 1974 punoi si arkitekt nė sektorin kryesor arkitektonik tė Moskės. Jeton nė Moskė. Ka botuar shumė pėrmbledhje poetike dhe boton nė gazetat dhe revistat mė tė rėndėsishme letrare ruse.

 

***

 

Del mekaniku nė kopshtin e dimrit

pa shih: kopshti ngjan pranveror.

Pikėrisht si ai tani –

dikur shkollar, tashmė mekanik.

 

Por pak mė tej – mė pėrtej ėshtė vdekja,

para saj – ėshtė pleqėria

para saj, para saj,

para saj – ėshtė ai, njė mekanik.

 

***

 

Kur kėtu ngrė vėshtrimin njė polic

hapėsira e gjėra deri nė Vnukovo gjithēka zbulohet

nga perėndimi nė lindje vėshtron polici

dhe boshllėku zbulohet pas tij

dhe nė Qendėr, ku ndodhet polici-

vėshtrimi mbi ato shtrihet gjithkund

gjithkund shihet polici

nga lindja shihet polici

dhe nga jugu shihet polici

dhe nga deti shihet polici

dhe nga qielli shihet polici

dhe nga nėntoka...

Por ai nuk fshihet.

 

***

 

Kur i vetėm, nė formėn e forcės qiellore

Josif Stalini fluturonte mbi tokė

kush mund ta rrėzonte nga poshtė?

Kundėr qiellorėve nuk kishte forcė tokėsore

ndaj e rrėzuan nga lart –

por nuk u largua.

 

***

 

Jeta jonė mbaron

atje lart, pranė kėsaj kolone

po juaja ku mbaron?

Ah, juaja ėshtė e pėrjetshme!

Urime pėr jetėn tuaj!

Sa e shkėlqyeshme ėshtė jeta juaj!

Por sa e shkėlqyeshme ne nuk e dimė

meqė jona tashmė ka mbaruar.

 

GJETA RAGŚ*

NE USHQIMORE...

 

Gjeta ragś nė ushqimore

e solla nė shtėpi me padurim.

 

Dhe pas bankės, sikur tė ishte normale,

me njė copė gjigande mishi ilegal

 

del njė rrugaēe, njė putanė plak,

me njė copė aq tė madhe sa ēanta shqyhet.

 

Punon nė ushqimore, po, e kuptoj,

ka tė drejtė “pėr mė shumė”, e meriton.

 

Por ajo ėshtė njė bishtpėrdredhur dhe gjithashtu e shėmtuar

ndėrsa unė jam poet, krenaria e Rusisė.

 

Gjysmė dite e harxhuar mes njerėzish tė panjohur

dhe lumturia banon nė shtėpitė e kėtyre putanave.

 

*lloj gjelle, mish me salcė

 

JA NJE POLIC NE VENDROJEN E TIJ

 

Ja njė polic nė vendroje

vėzhgon gjithēka, kujton

ēdo gjė pėrreth dhe ja e fejuara e tij,

njė ambulancė e bardhė qė nxiton

ngre njė erashkė stėrkalash pranverore

duke u mbajtur pėr dore ecim bashkė

qiejt shuhen mbi ne

toka zhduket nė atė pikė.

 

TE TEJDUKSHME PJERRTESOHEN PISHAT

 

Tė tejdukshme pjerrtėsohen pishat

nė mes bredhat e mrekullueshėm

ėshtė e vėrtetė se nė kohė tė largėta

ēdo ndėshkim pėr ne ishte i huaj.

Por u larguam fluturimthi nga gjithēka

dhe nga pisha me pamje tė tejdukshme

dhe nga i mrekullueshmi, i paharruari bredh.

Pėr ku vrapojmė-fluturojmė

nga cila ėndėrr arratisėse largohemi?

Atje lart, ku pisha nuk ėshtė mė e tejdukshme

as bredhi aq i mrekullueshėm, ndoshta

harresės nuk i dorėzohen.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2006)

 

MIHAIL AIZENBERG

(Fitues i Ēmimit “Brodski”, 2002)

 

 

Mihail Aizenberg u lind nė Moskė, nė njė familje arkitektėsh tė njohur. Ka fituar ēmimin “Brodski” mė 2002. Banon pėrkohėsisht nė Romė. Ajzenberg i ka botuar vjershat e tij tė shkruara nė pesėmbėdhjetė vjet, nga 1974 deri mė 1989, nė emigracion. Shkruan poezi qytetare, por ka aty kėtu referime letrare sekrete, tė fshehta, tė largėta, hije tė diēkaje muzikore.

 

BRENDA BALENES

 

Pėrpiqem tė mendoj pėr hallet e mia,

ndėrsa

kujtoj atė kohė, kur pėr sė gjalli

i gėlltitur isha.

 

Nuk duhet menduar: ishte balena.

Bėn gjoja

sikur je i mbyllur brenda.

Nė heshtje ke nevojė

t’i shkruash njė letėr me shėnime udhėtimi

gruas tėnde:

 

“Mėrzitja po mė mbyt

brenda balenės”.

E nėnvizuar. “Mendo, jam nė njė shpellė!

Kėtu mė solli

frika e ambienteve tė hapura”.

 

***

 

Kjo ditė e ardhur nė shėrbim

me kokėn futur brenda mbulesės,

me hijet qė harbojnė:

lepuj-gishta dhe ujqėr-duar qė japin munxa.

 

Hija ngrė duart mbi hijen.

Atje fillon lufta ime.

Shumė lepuj vriten menjėherė,

kurse pėr ujqit nuk mjaftojnė duart.

 

Ku tė tė fsheh o mik i zemrės?

Si tė tė mbroj nga kjo punė?

 

Nė kryqėzim tė rrymave tė ajrit,

jo, nuk ėshtė parajsa. Po, ēlodhja ėshtė si njė sy gjumė.

Pėr disa ditė tė ngrohemi, tė presim.

 

Sa shpirtra mund tė rrinė mbi gjilpėra shpuese?

 

Parajsė-pėllumbeshė. Ndoshta parajsė-lepurush i bardhė.

Lepurushėt e mi dhe motrat e tyre tė shtrenjta.

 

Kini mėshirė pėr ne tė fushave tė shkreta me borė.

 

***

 

Tė fshish hedhurinat, tė paguash dritėn,

tė nisėsh tre letra nė tre shtete.

 

Tė mbarosh shpejt tė gjitha ēėshtjet qė nuk janė,

qė janė tė nevojshme

vetėm pėr momentin nė tė cilin rri varur nė heshtje

njė tingull familjar mushkonjash dhe mizash-

me tė mprehtėn, tė pandjeshmen fishkėllimė,

tė pakuptueshme nga veshi.

 

Tė heshtėsh. Tė lodhesh. Tė shtypesh. Nė rastin

mė tė keq tė veshėsh leckurina.

Tė mbytėsh rrahjen aritmike tė zemrave-

trishtimin e ēdonjėrit brenda vetes.

 

***

 

Na trembin, por nuk frikėsohemi,

na fyejnė, por nuk ndalojmė,

grushtojnė, por nuk vuajmė,

gjuajnė, por nė liri jemi.

Ē’racė njerėzish qėnkemi?

Ē’racė shkurtash?

Duhet tė ulėrijmė dhe tė rrėzohemi,

tė kėrcasim dhėmbėt

dhe zbrazėtisė zvarritėse

t’i vjedhim ēdo gjė tė mirė.

 

***

 

Njė fytyrė e paqartė.

Asnjė gjurmė mirėsie apo helmi.

Vetėm njė pellg uji i ėmbėl,

nė tė cilin zana-mbrojtėse

bėn duke notuar rrathė tė njėpasnjėshėm.

Dhe e imitojnė qindra

prej mikeshave tė tua pėrtej vitrinės –

hije, njerėz ujq dhe rufjanė.

 

***

 

S’do tė zgjasė shumė, shiko:

ēdo gjė ėshtė bėrė e gėzuar,

e pluhurosur dhe e dendur.

Thyejnė kopshtet, shkelin tapetet

nė gėrmadhat e qytetit-kafshė tė balsamosur.

 

Pak me quka, kėrcet dhėmbėt

nė tym tė nxehtė,

pa emėr, si mė parė.

 

Gjunjėzojuni atij.

Betojuni.

Vetėm mos e hani tokėn.

 

***

 

Nė dhjetė vitet e mia mė tė mira

tė kaluara i ulur mbi valixhe tė tė tjerėve

kam arritur tė shkruaj njė pėrgjigje

pa kushte, tė papėrshtatshme pėr zonjat.

 

I shtrirė pėr dhjetė vjet mbi tė njėjtin shtrat,

duke shoqėruar me vėshtrim shpinat e tė tjerėve,

kam arritur tė formuloj njė tė atillė “Boll mė”,

sa, ndoshta, do tė mjaftonte edhe gjysma.

 

Ju them: asgjė nuk mė duhet.

Shkulmani shtyllėn kurrizore – nuk do tė rrėzohem.

Kur tė mė shkatėrroni do tė them: Mbaruat! Zhdukuni!

 

Ky tmerr i populluar nė ēdo rast

nuk do tė mė mbledhė, si babai ushtarin,

 

nuk do tė ketė zemėr tė mė shtyjė nė humnerė.

 

***

 

Jo nė tubin e sobės, por nė atė tė gazit,

ndoshta nga kati i parė,

pėshpėrijnė zėulėt, ose sugjerojnė,

ose bėjnė rroje me zė.

 

Kalon njė gjėmim gjatė flautit tė hekurt-

rroja kėmbėngul nė tė tijėn,

ose njė erė e dobėt mendore

shėtit atje dhe kėshtu kėndon.

 

Nuk tremb, as argėton

zėri i shuar i kushedi kujt,-

refreni i thashethemeve tė kuzhinės

dhe tringėllimi i ēelėsave.

 

Por me njė tingull tė fundit tė veēantė

vazhdon tė tė magjepsė drejt tij,

me njė ninanana tė lehtė

tė filtruar pėrgjatė ēarjeve.

 

***

 

Tė padallueshme disnivelet e ditėve

nga suksesi deri nė heshtje.

 

Gjithnjė e mė e vėshtirė, gjithnjė e mė e lehtė bėhet.

Gjithnjė e mė e vėshtirė.

 

Gjithnjė e mė absurde dhe mė e zakonshme.

 

Shikoni: njė fytyrė pa fjalė.

Shikojeni! Zėrin e dikujt,

pa pronar ndihet i sigurtė-

ngrihet nė bas.

 

Dhe kėndon si uji i rubinetit me presion,

ndonjėherė me ngadalė, ndonjėherė me vrull,

duke na siguruar: “Jam njė korb! Jam njė korb”!

 

***

 

Ju ndodh qė brenda rrezes sė fundit

t’ju sulmojė qeshja e dikujt

dhe njė vallėzim i lehtė pėr t’u kėrcyer.

Vetėm mos qaj, mos qaj, mos u torturo, tė lutem.

Pėr jetėn e fshehur mes vijave mos fol.

 

Kėtu afrohet njė pėllumb, njė korb,

pėr tė ta shpėrndarė, ngushėlluar,

trishtimin brenda teje.

Shpejt do tė na shohė, (pra mos qaj, mos qaj mė),

njė ré nė perėndim, njė pemė nė erė.

 

Si tė ta them: unė s’kam provokuar lot;

nuk jam kryengritės, as me njė tjetėr se kam rregulluar.

Dikush te ty ka trokitur, dikush duhet tė ta ketė sjellė

lajmin e ēuditshėm qė muri yt ėshtė njė dritare.

 

***

 

Ndodh kėshtu: ditė e mirė, hap jo i nxituar.

Shėtitja rrėshqet si mbi patina.

Njė mik i paemėr, mbuluar medalje,

na shpjegon emrin e rrugicės.

 

Mik i panjohur, fytyra jote ėshtė e mavijosur,

uniforma ushtarake e pėrdorur,

tė torturonte njė sėmundje e pakontrollueshme,

duke u mbajtur me vėshtirėsi nė kėmbė.

 

Kur tė dielėn perėndimi zbret

bashkė me turbullimet e para tė ankthit

njė jetė pa motiv nė mėnyrėn e saj nxjerr krahė

nėse ēastet e fundit drita avancon.

 

***

 

Njė farė kopshti, pastaj njė farė harku,

reflektime tė pamatershme shkretėtire

dhe mė tej ēdo gjė zbardhet, thėrrmohet, thyhet...

 

Dhe vetėm tmerr, tmerr nga ngjashmėria hėnore

sapo frymoj njė copė cerge

ndiej tė mbytem nė mėngjes me frymėmarrjen e parė.

Dhe kėrkoj portofolin, kėllėfin e syzeve,

dylbitė e vjetra prej margaritarėsh.

Sende tė vogla tė askujt, tė nxira

i lėviz me duar gjithė kokalla.

 

Dhe rrezet e zeza shpojnė qerpikėt

dhe njė flamur i zi pas reve rri varur.

 

***

 

Mbi mėshirėn: faqja me blozė ngjan

si pikturė e zhgarravitur,

si ato qė nuk shiten mė. Jaka jote

njė gjysmėbuzėqeshje nė ruajtje tė pandėrprerė.

 

Edhe pse pa dėshirė, dallon menjėherė

se tė gjitha tiparet nuk janė tė ngjashme

dhe flokėt e parregullt janė mė tė rinj

sesa hijet qė zbresin nė mjekėr.

 

Qė shikimi tė mos kapėrcejė pėrtej,

caku njėherė e mirė ėshtė pėrcaktuar,

por rindriēon si njė monopat hėnor,

pa depėrtuar pėrtej bririt.

 

***

 

Ē’na ėshtė dhėnė?

Si ta them, ē’na ėshtė dhėnė.

Ky kėnd shiu,

stof pėr pallto, ngrohtėsia e njė dhome.

Dikush ka thėnė qė muri ėshtė derė.

Por muri im ėshtė dritare.

Dhe nuk ka perde xhami i thyer.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, nėntor 2009)

 

POEZI NGA RUSIA

 

A.S. PUSHKIN

 

 

A.P. KERNES

 

Nuk e harroj ēastin magjik,

Pėrpara sysh m’u shfaqe ti

Si njė vegim qė shkrep e ik,

Si bukuri qė vetėtit.

 

Nga pikėllimi i kapitur,

Nga zhurm’e kotė i shurdhuar,

Profili yt veē mė ka ndritur

Dhe zėri yt mė ka mikluar.

 

Kaluan vitet e stuhishme

Dhe ėndrr’e parė seē m’u tremb,

Harrova zėrin e magjishėm

Dhe ėngjėllorin nurin tėnd.

 

Nė humbėtir’e errėsirė

Ditėt e mia u zvarritėn,

Pa frymėzim, pa njė deshirė,

Pa lot’e gas tė dashurisė.

 

Por ja, u zgjova pėrsėri,

Pėrpara sysh m’u shfaqe ti

Si njė vegim plot me magji,

Si bukuri qė vetėtit.

 

Dhe zemra rreh nga mallėngjimi,

Dhe u ringjallėn pėrsėri

Dhe frymėzim’dhe adhurimi

Dhe lot’e gas e dashuri.

 

M. J. LERMONTOV

 

 

***

 

Dal nė rrugė vetė, i vetmuar,

Nėpėr mjegull rrug’e shtruar hesht;

Flet me zotin heshtja e harruar,

Edhe ylli yllit po i flet.

 

Lart nė qiej shpalosur mrekullia!

Dheu fle mbėshtjell’me kaltėrsi...

Pse mė vret kėshtu nė gjoks vetmia?

Cfarė pres a qaj unė njeri?

 

Nuk po pres asgjė fare nga jeta,

S’mė vjen keq ē’jetova e ē’po le,

Dua veē i lirė dhe i qetė

Tė harrohem fare dhe tė fle.

 

Jo njė gjumė akull erė vdekje

Syt’e mi s’do desha tė m’i mbyllė,

Por nė gjoks tė flinin hove jete,

Gjoksi im tė merrte thellė frymė.

 

Tėrė natėn veshin tė ma dhelte

Zėr’i ėmbėl, zėr’i dashurisė,

Lis i madh i mbushur plot me gjethe

Pėrmbi mua veē tė shushurisė.

 

F. I.TJUTCEV

 

 

DASHURI E FUNDIT

 

Kur shtyhet mosha, aq mė shumė

Na zbutet zemra e trishton...

Ndriēo, o drita jonė e lumtur

E dashurisė qė perėndon!

 

Po erret qielli ca nga ca,

Veē perėndimi feks aq thekshėm.

Ndriēo, o diell, ndriēo dhe ca,

Magji e mbrėmjes e pavdekshme.

 

Nė rrėmbat gjaku zė e ngrin,

Por zemra zjarrin s’e ka shuar...

O ti e fundit dashuri

Dhe e uruar dhe e trishtuar.

 

SERGEJ ESENIN

 

 

***

 

Shagane, asaman, Shagane!

Nga veriu un’jam, tė kam thėnė,

Ti s’e di thekrėn tonė si fle

Dallgėzuar nėn dritėn e hėnės.

Shagane, asaman, Shagane.

 

Sepse jam nga veriu, prandaj,

Sepse hėna andej ėsht'e madhe,

Hapėsira rjazane pa skaj

Ia kalon bukurisė shiraze,

Sepse jam nga veriu, prandaj.

 

Ti s’e di atė fushė, o shpirt.

Kėta flokė nga thekra i kam.

Po tė duash, mbėshtilli nė gisht,

Nuk mė dhembin ata, jo, aspak.

Ti s’e di atė fushė, o shpirt.

 

Shiko flokėt e mi, ta dish

Ē’janė dallgėt e thekrės nėn hėnė.

Qesh, e dashur dhe flokėt m’i prish.

Veē mos zgjo njė kujtim qė kam lėnė

Nėpėr dallgėt e thekrės me hėnė.

 

Shagane, asaman, Shagane!

Nė veri larg njė vajzė kam lėnė,

Porsi ty ėshtė yll edhe hėnė.

Mbase zgjohet dhe gjumi s’e zė...

Shagane, asaman, Shagane.

 

O. E. MANDLSHTAM

 

***

 

Sa na pėlqen tė jemi hipokritė

Dhe tė harrojmė shumė shpejt.

Nė fėmini ne vdekja na zė pritė

Mė shpesh se sa kur jemi pleq.

 

Fėmija i pėrgjumur preket lehtė

Dhe pjatėn me ushqim s’e prek.

Por unė, qė nė botė jam i vetėm

Kujt t’ia var buzėt porsi derr.

 

Nuk dua tė pėrgjumem porsi peshku

Pėrfund liqenit nė kllapi,

Por vojtje dhe telashe do tė desha

T’i zgjidhja vetė nė liri

 

BORIS I. PASTERNAK

 

 

HAMLETI

 

Salla heshti. Drejt nė skenė dola.

Nė mandallk’e derės u mbėshteta.

Po e ndjej nga larg unė jehonėn

Qė dėrgon ky shekull i paqetė.

 

Errėsir’e natės mė vėshtron

Me sytė mbėrthyer nė dylbi.

Ati im, tė lutem, mė dėgjo:

Kėtė gotė mos mė ler’ta pi.

 

Qėllimin qė ke e adhuroj,

Nuk i shmangem rolit tė caktuar.

Dramė tjetėr sot po pėrjetoj,

Lemė kėtė dramė qė ta luaj.

 

Un’e di, vendim tjetėr s’do ketė,

S’mund tė shmangem kurrė nga ky skaj,

Jam i vetėm, rrotull farisejtė

Jetėn ta jetosh s’ėshtė kollaj.

 

M. I. CVETAJEVA

 

 

***

 

Sa mė pėlqen qė ti s’vuan pėr mua,

Sa mė pėlqen qė nuk vuaj pėr ty,

Qė globi rrotullohet pa pushuar

Dhe ne mė kėmbė mbahemi te dy.

Sa mė pėlqen qė veten e pėrmbaj,

Nuk bėhem qesharake dhe e belbėt,

Nuk skuqem e nuk zė tė qaj

Kur prek kalimthi mėngėn e xhaketės.

 

Dhe mė pėlqen kur ti nė syt’e mi

Njė tjetėr pėrqafon fare i qetė,

Mallkimin e skėterrės mos ma ndill

Qė ty unė s’tė puth siē dua vetė.

Qė emrin tim as ditėn e as natėn

Kjo buza jote s’di ta pėrkėdhelė,

Qė kurrė s’do ta marrim tok uratėn,

Kurorė ne nė kishė s'do tė vemė.

 

Me gjithė zemėr ju falėnderoj

Qė ju mė dashuroni pa e ditur,

Pėr netėt qė e qetė i kaloj,

Shėtitjet qė ne s’i kemi shėtitur,

Takimet qė takime ju s’i quani,

Qė dielli s’na ka parė tok tė dy,

Pėr atė:qė ju pėr mua, ah, nuk vuani,

Qė unė s’vuaj, ah, fare pėr ju.

 

EUGJEN EFTUSHENKO

 

 

PERSE KESHTU

 

Kur nė anije po kėrkonte

Radisti valet kuturu,

Zėr’i njė gruaje kumbonte:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Dhe akullnaja njėratjetrėn

Me zhurm’e krismė po e shtyn,

Dhe pėshpėrisin me potere:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Dhe bli i madh kapur nė rrjetė

Me shatėrvan’e gjakut blu

Pėrplaset, hidhet e kėlthet:

“Pėrse kėshtu? Pėrse keshtu?”

 

Dhe dallg’e tij e turbulluar

Varkėn pėrplas edhe e mbyt,

Klith peshkatari i hutuar:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Dhe unė ty tė tradhėtoj

Si maskara e si njė pusht,

E ti mė lutesh, mė vėshtron:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

E tjetėrsuar, e egėrsuar

Si njė armik mė sheh ashtu,

Mė kot tė lutem i penduar:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

Shpirti me shpirt, popull me popull

Mes errėsirės qė i mbyt,

Thėrresin botės rretherrotull:

“Pėrse kėshtu? Pėrse kėshtu?”

 

J. A. BRODCKI

 

 

***

M. V.

 

Ē’i duhet ēudisė? Njė gunė ēobani

Sot, pakėz kripė, njė grusht trahani,

Njė doēkė qiell nga qielli pa skaj

T’i shtohet ditės qė vjen pas saj.

 

Dhe ngjan kjo ēudia! Mbi tokė zbret

Dhe ruan, patjetėr, adresėn e vet,

Synimin e saj ajo e pėrmbush:

Nė shkretėtirė gjendet dikush.

 

Nė ik nga shtėpia, ti mos harrosh,

Yllin e ndiz qė tė ndritė ai,

Tė ndritė botėn qė mbeti bosh

Dhe tė tė ndjekė nė pafundėsi.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, qershor 2008)

 

SKĖNDER LUARASI

(1900-1982)

 

 

Skėnder Petro Luarasi u lind nė Luaras tė Kolonjės mė 19 janar 1900. Ka kryer arsimin fillor shqip nė Korēė e Negovan (1909-1911) dhe mė pas studioi nė Robert Kolegj, Stamboll -Turqi (1912-13), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, nė Sh.B.A (1916-1920), kreu Gjimnazin Klasik, Fraishtadt-Austri (1922-1926) dhe u diplomuar nė Fakultetin e Filologjisė,Vjenė-Austri mė 1930. Skėnder P. Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar qė nė moshėn 17-vjeēare. Brezi i viteve 30-tė e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, pėrkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkėpunėtor i disa organeve tė shtypit pėrparimtar. Ai ka qenė editor-pėrgjegjės nė revistat: Studenti (Sh.B.A, 1920), Djalėria (Austri, 1927-28) dhe kryeredaktor i revistės Vullnetari i Lirisė (Spanjė, 1937), organ i vullnetarėve shqiptarė nė luftėn antifashiste tė Spanjės. Mbas ēlirimit tė vendit ėshtė nismėtar nė themelimin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe anėtar i Kryesisė deri nė nėntor 1949, kur u pėrjashtua pėr disa vjet nga Lidhja pėr qėndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qėndrimeve jodemokratike qė ndiqte Kryesisė e Lidhjes nė fushėn e letėrsisė e tė arteve e nėnshtruar ndaj diktatit tė partisė nė pushtet. Deri nė vitin 1992 krijimtaria e tij (monografi, publicistikė, drama, studime dhe kritikė letrare e historike) botohej pjesėrisht (kryesisht pėrkthimet) dhe nuk analizohej nga pikėpamja shkencore. Pėr veprimtarinė e tij tė shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare ėshtė nderuar me urdhrat e lartė: “Urdhėri i Flamurit” (1960) dhe “Nderi i Kombit” (1996). U nda nga jeta mė 27 prill 1982.

 

(shqipėrime)

 

EDMUND SPENSER

 

SONET PĖR SKĖNDERBEUN(*)

 

Pse mburret kot e Lashta kaqė fort

Me monumentet e moēėm burrash trima,

Heronj qė pėrmes veprave pa mort

Mahnitėn botėn, dhe nė prrallė e rima

Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron

Statujat e tyre, kolose tė larta

E beret triumfore q’i pėrshkon

E bukura me madhėshtit’ e narta.

 

Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,

Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:

I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,

Triumfe tė vėrtetė meriton.

Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe -

Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!

 

------------

Edmund Spenser (1552-1599) shquhet ndėr mė tė mėdhenjtė poetė epikė tė Rilindjes Angleze. Ai cilėsohet “poeti mė i madh anglez i erės Elisabetiane”. (The world book encyclopedy,1993)

(*)Ky sonet u pėrmend mė 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht pėrkthimin e historianit frėng J.Lavardin “Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiemėruar Skėnderbe”. Botimin anglisht tė kėtij libri, Jones e pėrcolli me njė sonet pėr Skėnderbenė prej Edmund Spenser i cili edhe nė kryeveprėn e tij “Faerie Queene” (“Mbretėresha e zanave”), nė kėngėn e tretė, kreu XII, vargu i 10-tė, e vesh mbretėreshėn Elisabeta me fustan qė mėngėt i varen nė mėnyrė arbėreshe'' (“Sleeves dependant albanese iyse”).

Kėtė sonet tė vyer mbi Heroin Kombėtar S. Luarasi e ka pėrmendur nė studimin e tij “Skėnderbeu ne letėrsinė angleze” dhe e publikoi mė 16 janar 1977 (Gazeta “Drita”, f.12)

 

JOHAN V. GĖTE

 

Nga Fausti(*)

 

KUSHTIM

 

Sėrish m’afrohi, hije luhatore,

Qė nė rini iu shfaqėt syrit tim.

A tė pėrpiqem tash t’ju ndal pėrdore?

Prap mė qan zemra pėr atė vegim?

Po grahni! Mirė! Me forė urdhrore

Rreth meje ēohi tymit n’agullim;

Dhe ma trondit si nė kėrthi krahrorin

Fryma magjike qė ju ndriēon korin.

 

Sillni fytyra motesh tė gėzuar,

Hije tė dhėmshura me ēmallin synė;

Si njė pėrrallė e vjetėr gjysmė e shuar,

Vjen dashuri e parė me miqėsinė.

Pėrtrihet dhimbja, ngjallet gjėmė e shkuar

E jetės nėpėr shteg plot labirinte

Dhe grish tė mirėt qė, pėr aq orė hareje

Tė rrejtur fatit, vanė para meje.

 

Shpirtrat, q’u kam kėnduar mė sė pari,

Kėngėt e ra s’po m’i dėgjojnė dot;

Sa miq qė pata tash i mbulon varri,

Jehonė e tyre ushton e mekur sot;

Turmės sė huaj i ligjėroj sė qari,

Edhe lėvdat’ e saj mė duket kot;

Dhe sish qė kėnga m’i gėzoi mė parė,

Ndė rrojnė, harbojnė botės sė pėrndarė.

 

Njė mall qė e pata zvjerdhur mė zė prapė

Pėr shpirtrat qė po heshtin n’amėshim,

Piptimė e kėngės sime, si nga nj’arpė

Eljane, e shkretėz endet pa caktim.

Mė rrjedhin lot’ e drithma mė ka kapė,

E rrepta zemėr rreh me mallėngjim:

Atė q’e kam e shoh si nė pėrrallė,

Dhe ē’ishte e zhdukur po mė del e gjallė.

 

----------------

Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) poet, novelist, dramaturg e dijetar, figurė qėndrore e letėrsisė klasike e romantike gjermane. Ai radhitet ndėr shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm e mė ndikues nė letėrsinė moderne evropiane. (The world book encyclopedy,1993)

(*)Fausti, kryevepra botėrore e Gėtes u shkrua gjatė periudhės (1808-1832) duke u pėrfunduar

pak muaj para se ai tė ndahej nga jeta. Fausti konsiderohet si njė nga veprat dramatike mė tė vėshtira pėr tu kuptuar e pėrkthyer.

Shqipėrimi i Faustit nga S. Luarasi pėr “konjuktura politike” u botua i copėzuar (Pjesa e parė mė 1957, vepra e plotė “me redaktime” mė 1987)

Botimi i plotė i shqipėrimit tė Faustit sipas dorėshkrimit tė Skėnder Luarasit u realizua mė 1999 nga Shtėpia Botuese Argeta LMG, pėrbėn njė ngjarje tė shėnuar pėr kulturėn shqiptare dhe kurorėzon vlerat e shqipėruesit.

 

KĖNGA E PLESHTIT

 

Dikur njė mbret jetonte

Qė kish njė goxha plesht;

Tė birin sa e donte,

Dhe pleshtin aq e desht.

Prestarit i dha urdhėr

T’i bėnte nė jelek,

Ta vishte pleshtin bukur

Me setr’e benevrek.

 

Dhe pleshti bukur veshur,

Me kadife e kaftan,

Me jetullat i ngjeshur,

Nė gjoks var njė nishan.

Na u bė kryeministėr,

Vėllezėr e motra ftoi;

Gjithė erdhėn varg e vistėr,

N’ofiq tė lart’i ēoi.

 

Mbretresha dhe princeshat,

Zotrinjt politikanė

Pickoheshin nga pleshtat -

T’i vrasin, frikė kanė!

Kruheshin, po s’i kapnin,

S’u bėnin dot asgjė.

Por ne me vrap e vrasim,

Kur na pickon ndonjė.

 

FRIDRIH SHILER

 

Nga Vilhelm Teli(*)

 

ANTINGHAUSENI

 

A paska pasur aq guxim fshatari,

Me mjet tė vet, pa ndihmė tė bujarve?

Kur paska kaq besim nė vetvete,

Nuk ka nevojė, jo, pėr forcėn tonė;

Shkujdesur mund tė zbresim ne nė varr,

Duke menduar qė fuqi tė ra

Do rritin madhėrin e njerėzisė.

(Vė duart mbi krye tė djalit, i cili qėndron mė gjunjė para tij.)

Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,

Liri e re mė e mirė do blerojė;

E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,

Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.

 

………………………………………

 

ANTINGHAUSENI

 

Djal' njihe mir' kėt' popull prej barinjsh!

E njoh unė q'e udhėheq n'luftė;

Unė e kam parė qysh luftoi nė Favenc.

Po le tė vijnė e tė na vėnė zgjedhė;

Ne s'do ta mbajmė kurrė atė zgjedhė.

- Im nip, mėso tė dish prej ē'fisi je!

Mos flak margaritarėt e vėrtetė

Pėr hir tė njė shkėlqimi tė gėnjeshtėrt.

Ji prijės i njė populli tė lirė,

Qė tė bėn veten fli nga dashuria

Dhe qėndron tok me ty nė luft' e vdekje;

Kjo qoftė bujaria qė tė mburr.

Forco cilsit' e trashėguara t'gjakut;

Atdheut besnik shiko t'i rrish mė pranė

E ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde;

Kėtu ėsht' e forta rrėnjė e forcės sate;

Atje, nė vend tė huaj, qėndron vetėm,

Si i dobėti kallam q'e thyen shqota…

 

----------

Johann Christoph Friedrich von Schiller (1759-1805) cilėsohet si dramaturgu mė i shquar gjerman dhe i dyti pas Gėtes si figurė udhėheqėse e letėrsisė gjermane. (The world book encyclopedy,1993)

(*)Vilhelm Teli u botua mė 1804 dhe dramatizon luftėn e popullit zvicerian pėr liri.

Shqipėrimi u botua mė 1934 e u prit me entuziazėm. Drama u shfaq nga rinia progresiste edhe gjatė luftės nacionalēlirimtare.

Fragmentet “E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė…”, “Atdheut, besnik shiko ti rrish mė pranė…”, etj. mėsuesi i shqipes S. Luarasi i dha si temė hartimi nė gjimnazin e Shkodrės mė 1935, ku shumė nxėnėsit Qemal Stafa, Vasil Llazari, Arshi Pipa, Xhemal Broja, etj. shkruan hartime tė shquara.

Skėnder Luarasi ėshtė cilėsuar si themelues i shilerizmit dhe njohėsi mė i thellė i tij nė Shqipėri. Ai ka shqipėruar nga dramaturgu i shquar veprat: Vilhelm Teli (1934), Intrigė e dashuri (1955), Hajdutėt (1958), Fiesko(1958), Don Karlos (e pa botuar), Vajza e Orleansit (e pa botuar).

 

XHORXH GORDON BAJRON

 

Nga "Shtegtimi i Ēajld Haroldit"(*)

 

LAMTUMIRĖ, ATDHEU IM

 

O lamtumirė! Atdheu im

Po zhduket dalngadalė:

Gjėmon stuhia me tėrbim,

Ēaēri gėrhet mbi valė;

Pas diellit qė po flakėron,

Po nisemi tė lirė;

Dhe ty, si atij qė perėndon,

Atdhe, Natėn e Mirė!

 

Kur nesėr rishtaz ai diell

Do lindė me shkėlqim,

Do pėrshėndesim det e qiell

Po jo atdhenė tim,

Nė vatrėn time nuk ka zjarr,

Nėpėr avllit' e forta

Tė kullės sime rritet bar,

Im qen po leh te porta.

 

"Ti pazh i vogėl, pa m'u qas!

Pse qan e po vajton?

Mos tė tremb deti me tallaz,

A shqota tė tmerron?

Pa fshiji lotėt; anija jonė

E shpejtė ėshtė dhe e fortė:

Nuk ka skifter qė fluturon

Mė shpejt e mė gazplotė".

 

 

"Le tė kanosen erė e det,

Nuk trembem nga asnjė shqotė;

Po, zoti Ēajld, mos u ēudit

Qė po mė rrjedhin lotė;

Prej babės e prej nėnės ik,

U ndava prej shtėpisė;

Tani s'mė mbetet asnjė mik,

Veē teje e perėndisė.

 

T'im at' e pashė qė duron,

Kur mė bekoi me mall;

Po nėnėn kush m'a ngushullon

Gjer sa tė kthehem gjallė!"-

"Pusho, pusho ti djal' i mirė!

Tė kanė hije lott;

Po tė isha vetė zemėrdlirė,

Nuk do t'i mbaja dot.

 

"M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;

Pėrse mė qenke zverdhur?

Mos trembesh nga njė frėng armik,

Apo nga det' i ndezur?" -

"Sėr Ēajld, nuk jam aq frikacak.

As zverdhur jam prej frike;

Po kur kujtova gruan larg

M'u zbeh faqja besnike.

 

Rron ime shoqe me tim bijė

Nė kullė te kėneta:

Nd'e pyeēin ē'u bė babai,

Ē't'u thotė nėnė-shkreta?" -

"Pusho, trimi im, tė mora vesh,

Ta njoha brengėn tėnde;

Por unė zemėrlehti qesh

Qė shkoj nga kėta vėnde".

 

Kush u beson psherėtimave

Tė femrės qė mbush sytė?

Ia than lotėt qepallave

Ndonjė dashnor i dytė.

S'qaj pėr gėzimet qė humbas,

Rrezikun qė mė vjen;

Po vetėm qaj se nuk lė pas

Asnjė qė lotn' e vlen.

 

Nė botė mbeta fill i mjerė,

Nė detin pa kufi;

Pėrse tė qaj pra pėr tė tjerė-

Pėr mua s'qau njeri.

Do t'angullijė ndoshta sot

Im qen gjer sa tė gjejė

Ushqim nga ndonjė tjetėr zot;

N' u kthefsha do mė shqejė.

 

Pra, mermė, o lundėr, dhe vrapo

Nė detin plot buēim;

Dhe shpjermė nė ēdo vend qė do,

Veē jo nė vendin tim!

Tė falem det i kaltr' i zi!

Dhe kur tė shkel i lirė

Nė dhé, tė falem, shkretėti!

Atdhe, Natėn e Mirė!

 

---------

George Gordon Byron(1788-1824) cilėsohet si poeti romantik anglez mė i larmishėm. (The world book encyclopedy,1993).

Ai nderohet ndėr shqiptarėt si njė nga miqtė mė tė sinqertė.

(*)Shtegtimi i Ēajld Haroldit u botua i plotė nė katėr vėllime gjatė periudhės 1812-18. Atje pėrshkruhen mbresat e udhėtimeve tė Bajronit nė Greqi, Shqipėri, Spanjė, Itali e Zvicėr. Nė tė skaliten edhe vlerat e shqiptarėve: traditat, trimėria, fisnikėria e mikpritja.

Shqipėrimi u botua mė 1956. Skėnder Luarasi ėshtė cilėsuar si themelues i bajronizmit nė Shqipėri.

 

MIHAIL LERMONTOV

 

VDEKJA E POETIT(*)

 

U vra poeti! - Rob i nderit -

E mposhtėn shpifja e thashethemet,

Me plumb nė gjoks, me et’ pėr shpagė,

E uli kokėn e lavdishme…

Shpirti i poetit nuk duroi

Njollėn e njerėzve cipėplasur.

U ēua kundėr botės keqe

I vetėm, si mė parė…E u vra!

 

…………………………….

…………………………….

 

Dhe vdiq me et’ tė kotė pėr shpagim,

Me ankth tė fshehtė shpresash tė dėshtuara.

Pushuan tingujt e magjepsur,

S’do t’i dėgjojmė kurrė mė.

Strehė e poetit mbeti shkretė,

Te buzėt e tij po ēlodhet heshtja.

Po ju, trashėgimtarė faqenxirė,

Pjellė etėrsh famėkėqinj pėr poshtėrsitė e tyre,

Me duf skllavi kini shkelur drudhet

E fiseve tė varfėruar nga lodrat e fatit -

Ju krrusi rrotull fronit me epshe tė pangopur,

Xhelatė tė Liris, Gjenis e tė Lavdisė!

Po, fshihuni nėn hijen e kanunit,

Pėrpara jush e drejta s’mund tė flasė!

Por ka njė gjyq hyjnor, o band’ e zvetėnuar!

Gjyqtari i rreptė po ju pret:

Ai nuk blihet me flori.

Dhe jua paranjeh si veprat dhe mendimet

Ahere kot do ta pėrdorni ju gėnjeshtrėn;

Ajo nuk ju ndihmon dot mė,

Ju nuk e lani dot me gjakun tuaj pisė

Gjakun e shenjtė tė poetit!

 

------------

Mikhail Jureviē Lermontov (1814-1841) shkrimtar i shquar rus i shek. tė 19-tė.

(*)Kjo vjershė (vetėm fillimi e fundi shpėtoi nga censura) e cila qarkulloi e kopjuar dorė mė dorė nė tė gjithė Petėrsburgun pėrnjėherėsh pas vdekjes sė Pushkinit, shprehu mė sė miri zemėrimin e pėrgjithshėm tė popullit kundėr xhelatėve tė gjeniut kombėtar rus. Me t'u zbuluar autori i saj, Mihal Lermontovi, u hodh nė gjyq. Vetėm pėr hir tė ndėrhyrjes sė miqve tė fortė u dėnua veē me internim nė Kaukaz.

Shqipėrimi (mbi bazėn e tekstit tė censuruar) u botua mė 1949 nė pėrmbledhjen “Lirikat” - A.S. Pushkin.

 

UOLLT UITMAN

 

Nga ''Fije Bari''(*)

 

VETEN KĖNDOJ

 

Veten kėndoj - ēdo Njeri tė veēantė, tė thjeshtė;

Po them dhe fjalėn Demokratike, fjalėn En - masse,

Kėndoj Fiziologjinė nga koka gjer te thėmbrat;

Jo vetėm fytyra dhe jo vetėm truri qenkan tė denjė pėr muzėn

them se gjithė Trupi ėshtė mė i denjė;

Kėndoj Femrėn nė barazi me Mashkullin.

Jetėn pa fund, me dėshira, damarė e fuqi,

Gazmoren - e cila, nėn ligjet hyjnore, u gatua pėr veprat

mė tė lira,

Kėndoj Njeriun e Kohės sė Re!

 

SHTETEVE

 

U flas Shteteve, a njerit nga ata, a ēdo qyteti nė Shtetet:

“Kundėrshtoni shumė, binduni pak”;

Se bindja e verbėr tė shpie nė skllavėri tė plotė;

Prej skllavėrisė sė plotė asnjė popull i botės

Nuk e fitoi dot pėrsėri lirinė.

 

--------------

Walt Whitman (1819-1892) cilėsohet poeti lirik i demokracisė amerikane, njė nga poetėt mė tė lexuar tė letėrsisė amerikan.

(*)Fije Bari ėshtė kryevepra e Uitmanit. Kjo pėrmbledhje poetike (sė pari 12 poema) u botua mė 1885 dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha tė letėrsisė botėrore.

Shqipėrimi u botua mė 1956 me rastin e festimit ndėrkombėtar tė 100-vjetorit tė publikimit tė “Fije Bari”.

 

SHANDOR PETĖF

 

TI NUK DO T’ISHE(*)

 

Ti nuk do t’ishe i aftė as pėr akēi,

Atdheu im i dashur, Hungari.

Nė nj’anė mishin do ta kishe djegur,

Nė tjetrėn do ta lije tė papjekur.

 

Kurse kėtu tė lumturit banojnė

Qė mėnd u ēahet barku nga teprija,

Nė tjetėr vend tė varfėrit lėngojnė

Dhe s’kanė veē tė vdesin nga urija.

 

MOJ TOKĖ

 

Moj tokė, ē’paske ngrėn’ashtu?

Ē’po ndjen aq et tė madh nė bark?

Pėrse po pin, moj, kaq shumė lot-

Dhe kaqė shumė gjak

 

-------------------------------------

Shandor Petöf (1823-1849), poet i shquar hungarez, hero i luftės revolucionare patriotike.

(*)Shqipėrimet u botuan mė 1949 nė 100-vjetorin e vdekjes sė poetit (Revista Literatura Jonė, shtator 1949, f.43)

 

Pėrgatiti Andi Meēaj

 

POEZI HUNGAREZE

 

 

ENDRE ADY

(1877-1919)

 

 

Endre Ady ėshtė nga poetėt mė tė njohur tė letėrsisė hungareze. U lind mė 22 nėntor 1877 nė Ermindszent dhe vdiq nė 27 Janar 1919 nė Budapest. Pas studimeve universitare, punon redaktor nė gazetėn “Budapesti Napló” si dhe bashkėpunon me revistėn “'Nyugat”, (Perėndimi), rreth tė cilave u mblodh elita e  shkrimtarėve hungareze. Ady lujati njė rol tė rėndėsishėm nė poezinė moderne hungareze. Pėrmbledhja e tij e parė me poezi lirike ishte: “Poezi tė reja”, 1906, pasuar nga “Gjak dhe ar”, 1907 dhe “Mbi karrocėn e Elias”, 1908. Pėrkundėr problemeve shėndetėsore dhe njė jete tė trazuar sentimentale, vazhdon tė botojė disa vėllime tė tjera poetike: “Do desha tė mė donit”, 1909; “Vargje pėr gjithė tė fshehtat”, 1910; “Jeta qė shkon”, 1912; “Dashuria e vetvetes”, 1913; Kush mė ka parė?”, 1914. Pėrveē  vėllimeve poetike, Ady ka shkruar edhe libra me ese dhe proza tė shkurtra.

 

ZHGARAVINAT NĖ DET

 

Nėn kėto palma, me vėshtrim tė mpirė

mundohem tė lexoj, kjo erė

seē zhgarravit nėpėr tė kaltrin ujė

me penėn qė s’i ndal njė herė

 

Miliona gėrma shfryjnė edhe harbohen

nė mes tė ujit gjithė zhurmė

dhe rreken pa durim tė mė tregojnė

kush qėnkam e pėrse rrokam unė

 

Pėr kaq dhe asgjė tjetėr

zhurmon duke shkumėzuar

e gjithė kjo rrafshirė valė – valė

qė tundet, rrudhet pa pushuar?

 

Dhe i pėrgjigjem: Rroj ashtu si mund

shpesh me halle, i sėmurė

porse nė dhé e ujė kam sundim

p s’i pėrkulem fatit kurrė!

 

M’I FAL DY SYTE E TU

 

M’i fal dy sytė e tu,

tė mund tė fsheh ndėr to

fytyrėn qė m’u plak e risht tė re ta shoh!

 

M’i fal dy sytė e tu

plot dritė e tė dėlirė,

qė dijnė tė miklojnė kaq ėmbėl e kaq mire!

 

M’i fal dy sytė e tu

qė mund dhe tė urrejnė,

por mua plot me mall mė qeshin, mė vėrejnė!

 

M’i fal dy sytė e tu,

me to jam dashuruar,

ato nuk ngopem kurrė, o shpirt, duke i kundruar!

 

PO SHKOJ MES BORES

 

Po shkoj mes borės heshtur nė korije

nėn kėtė hėnė natės dimrore.

Ndėr mend mė vijnė sanja, kuajt, zilet,

kur shkisja nėr rrafshira e bregore,

nėn kėtė hėnė natės dimrore!

 

Baba im mė ishte shok i mirė,

ia merrnim kėngės, edhe nė thėllime.

Dhe jam krenar qė gjaku i dėlirė

i tij mė rrjedh me vrull nė zemrėn time.

Ia merrnim kėngės edhe nė thėllime!

 

Tė dy gjaknxehtė edhe kokėngjeshur.

Sa shpejt rend koha nėpėr hapėsirė!

Gjithnjė ne tok e fare papandehur

ia merrnim kėngės ėmbėl plot dėshirė.

Sa shpejt rend koha nėpėr hapėsirė!

 

Kaq mote. Nė kujtesė si tė gjalla

mė mbeten ato netė plot hėnė e erė,

kur shkisja pėrmbi sanjėn ēun, a djalė.

Ul shapkėn e pushoj njė copė herė.

Mes natės sanja shket nėn hėnė e erė!

 

Pėrktheu Perikli Jorgoni

 

GJITHMONE VONOHEMI KUDO

 

Gjithmonė vonohemi kudo...

nga larg, shumė larg ne vijmė,

tė lodhur bredhim, nė trishtim.

Gjithmonė vonohemi kudo...

 

Nuk dimė tė vdesim as tė qetė.

Shpirti, kur vdekja na afrohet,

papritur ndizet, flakėrohet.

Nuk dimė tė vdesim as tė qetė!

 

Gjithmonė vonohemi kudo...

e vonuar ėndrra, qetėsia,

suksesi, pritjet, dhembshuria...

gjithmonė vonohemi kudo...

 

NUK T'I KTHEJ

 

Tė kthej gjithēka qė mundem

nga vitet e kaluar,

por s'mundem tė tė kthej

dy sytė e tu tė shkruar!

 

Nė shpirtin tim pasqyruar,

liqenin blu dhe ty,

pėrmes asaj ēka ndjej,

Do shohin ata sy.

 

Tė kthej gjithēka qė mundem

nga vitet e kaluar,

por s'mundem tė tė kthej

Dy sytė e tu tė shkruar!

 

Pėrktheu Muzafer Xhaxhiu

 

ERDHA QE PA GDHIRE

 

U kthye vasha vonė

tek falem rri sodit;

Rrafshina kur tė vret

marazit ndaē pėlcit.

 

Oh, Pusta jon’ pa fund,

oh, stepa jon’ e marrė,

ēdo flatėr tash sa herė

mes baltrash m’u pat vrarė.

 

Bares e s’di se si

njė gulsh diē mė shtrėngon;

Unė erdha qė pa gdhirė,

por vasha tepėr vonė.

 

Pėrktheu Artjan Guskiqi

 

Pėrgatiti Andi Meēaj

 

POEZI NGA SHBA

 

DEREK WALCOTT

(Ēmimi Nobel 1992)

 

 

Derek Walcott ėshtė konsideruar poeti dhe dramaturgu mė i madh, mė i rėndėsishėm i Indive Perėndimore. Ēmimi Nobel pėr Letėrsinė mė 1992, nė veprat e tij Walcott analizon dhe shpreh konfliktin midis trashėgimisė sė kulturės  evropiane dhe asaj origjinale tė Indive Perėndimore, atij kalimi tė gjatė historik qė ēoi truallin Karaib nga zotėrimi evropian nė pavarėsi, megjithėse ndjehet njė “nomad” midis dy kulturave. Derek Walcott u lind mė 1930 nė Castries, kryeqytet i Saint Lucia, nė Antilet e Vogla. Duke u lindur dhe rritur nė njė kontekst kaq tė veēantė gjeopolitik, nė njė ishull vullkanik, ish koloni britanike, prodhimi letrar i Walcott u influencua shumė prej tij. Jeta e tij ndahet mes Trinidadit dhe SHBA-sė, ku ėshtė titullar i katedrės sė Poezisė nė Universitetin e Bostonit.

 

MESVERE NE TOBAGO

 

Plazhe tė mėdhenj shtruar me diell.

 

Zheg i bardhė.

Pėrmbytje e gjelbėr.

 

Njė urė,

palma tė verdha kockė e lėkurė

 

duke u nisur nga shtėpia mikpritėse e verės

dremisin gjatė gjithė gushtit.

 

Ditė nė pėrqafimin tim,

ditė qė i kam humbur,

 

ditė tė rritura si bijat,

qė s’gjejnė mė liman nė krahėt e mi.


GRUSHTI

 

Grushti i shtrėnguar nė zemrėn time

hapet pėrpak dhe unė dihas

i lehtėsuar, por mė shtyp

sėrish. Kurrė nuk e kam dashuruar

ndėshkimin e dashurisė? Por ajo u ngashėrye

 

deri nė mani. Ka

mbėrthimin e fortė tė tė ēmendurit,

po shtrėngon skajin e absurdit, para se

tė mbytet duke ulėritur.

 

Mbahu fortė, zemėr.

Kėshtu tė paktėn gjallon.

KAM KENDUAR PER AKILIN E BUTE

 

Kam kėnduar pėr Akilin e butė, djalin e Afolabit,

qė nuk ėshtė ngjitur kurrė nė ashensor,

qė nuk ka pasaportė, sepse horizonti nuk ia kėrkonte,

 

qė nuk gėnjeu kurrė as mori borxh dhe nuk ishte kamarieri i askujt,

tė cilit, kur t’i vijė fundi, do tė ketė njė vdekje nė ujė

(nuk ėshtė material pėr kėtė libėr, qė do tė ngelet i panjohur pėr tė

 

dhe i palexuar). Kam kėnduar fatkeqėsinė e vetme

qė do t’i sjellė gėzim, bijė e tė dobishmes: atė

tė peshkimit, kam kėnduar pėr vragat e shpinės sė tij nė diell.

 

Kam kėnduar pėr kombin tonė tė madh, pėr Detin e Karaibeve.

I urrente kėpucėt, tabanėt i ishin ēarė si gurė,

ishte xhentil me lėkurė tė regjur, kishte veshje tė bukur,

 

ai qė asnjė nuk guxonte ta fyente dhe nuk fyente njeri,

ai qė pėr qeshje kishte njė kreshtė dallge tė bardhė, ēehre tė ngrysur

njė masė stėrmadhe prej resh, grushti i tij i tmerrshėm

 

do tė mė bėnte nder nėse do tė mbante dorezat

e arkivolit tim dhe jo imi tė mbante tė tijin,

kur dy spiranca tė ankorohen nė kėtė ishull.

 

DASHURI PAS DASHURIE

 

Do tė vijė koha kur, me gėzim,

do tė pėrshėndesėsh vetveten e ardhur

nė derėn tėnde, pikėrisht nė pasqyrė

dhe secila do t’i buzėqeshė mirėseardhjes sė tjetrės

 

dhe do t’i thotė: ulu. Ha.

Dashuroje sėrish tė huajin qė ishte Uni Yt.

Ofroi verė. Jepi bukė. Ktheja zemrėn

vetvetes, tė huajit qė tė ka dashuruar

 

qė gjatė gjithė jetės e ke mohuar

pėr njė tjetėr dhe qė tė njeh pėrmendėsh.

Nga sirtari nxirri letrat e tua tė dashurisė,

 

fotografitė, notat e dėshpėruara,

shkule nga pasqyra imazhin tėnd.

Ulu. Eshtė festė: jeta jote ėshtė nė tavolinė.

 

ULERIME E LARGET NGA AFRIKA

 

Njė erė shpupurit peliēen kafe tė Afrikės.

Kikuyu-tė, tė shpejtė si mizat,

ngopen me lumenj gjaku tė Veld-ėve.

Kufoma dergjen tė shpėrndarė nė njė parajsė.

Vetėm krimbi, koloneli i kufomės, ulėrin:

“Mos kini mėshirė pėr kėta tė vdekur”!.

Statistikat justifikojnė dhe studiuesit mbledhin

frutet e politikės koloniale.

Ē’kuptim ka kjo pėr fėmijėn e bardhė tė copėtuar nė shtrat?

Pėr tė egrit e sakrifikuar si Hebrenj?

Tė grirė nga pushkatarėt, narēizėt e gjatė shpėrthejnė

me njė pluhur tė bardhė prej ibisi*, klithmat e tė cilit

ushtojnė qė prej agimit tė qytetėrimit

nga lumi i tharė ose nga rrafshina mbushur egėrsira.

Dhuna e kafshės ndaj kafshės ėshtė marrėveshje

si ligj natyral, por njeriu dykėmbėsh

kėrkon tė qėnurit perėndi duke shpėrndarė dhimbje.

Tė ēmendur si kėto kafshė, luftėrat e tij

hedhin valle me ritmin e lėkurės sė tendosur tė tamburit,

ndėrsa kėrkon kurajo pėr kėtė terror tė lindur

pėr paqen e bardhė tė prishur nga tė vdekurit.

Sėrish nevoja arrogante lan duart

mbi mbulesėn e njė veprimi tė ndyrė, pėrsėri

njė shpėrdorim i ndjenjave tona, si pėr Spanjėn,

gorilla lufton me mbinjeriun.

Unė, qė jam helmuar nga gjaku i tė dyve,

unė qė kam mallkuar

zyrtarin e dehur tė qeverisė britanike si tė zgjedh

midis kėsaj Afrike dhe gjuhės angleze qė dua?

T’i tradhtoj tė dyja, apo t’ua kthej atė qė mė japin?

Si ta shoh njė masakėr tė tillė dhe tė jem gjakftohtė?

Si t’ia kthej shpinėn Afrikės dhe tė jetoj?

 

*shpend i egėr afrikan

 

NA SHKOLONIZONI

 

Dallga e detit furtunė tė refugjatėve,

nuk ėshtė hapim i thjeshtė rosash

tė egra apo sy prej karboni

nė vagonėt e mallrave,

fytyra tė sėmura

dhe veēanėrisht vėshtrim i ngulitur fėmijėsh

anemikė, ngarkesat e mėdha

qė kalojnė urat, rrotat

qė kėrkėllijnė me njė tingull

si thyerje kockash, njolla e errėt

qė kalon kufirin nė hartat gjeografike

dhe nuk i shprish format,

siē ndodh nė trupat e tė vdekurve

brenda gropash gėlqereje ose

siē bėn tufa me shkarpa nė flakė qė shpėrbėhet

poshtė kėmbėve tė vjeshtės nė baltė,

ndėrsa tymi i njė qiparisi

do t’u tregojė Sachsenhausen-in

atyre qė nuk janė mbi tren,

qė nuk kanė mushka ose kuaj,

atyre qė kanė si mjet

shilarėsin dhe makinėn

qepėse mbi karrocėn e dorės

sepse prej kohėsh egėrsirat

i kanė lėnė fushat me galop

pėr t’u kthyer nė mitologjinė e faljes,

nė kambanat e gurta mbi kalldrėmet e sė dielės

dhe nė konin e kambanares portokalli

qė shpon retė mbi blirėt,

ata qė mbėshtesin dorėn e lodhur mbi buzėn

e karros si nė brinjėn e mushkės,

gratė me fytyrė stralli

dhe nofulla tė qelqta,

me sytė prej perde akulli

qė kanė ngjyrėn e pellgut

ku ulen patat

dhe pėr to

ka vetėm njė qiell dhe vetėm njė stinė

gjatė njė viti

dhe kjo ndodh kur korbi si njė

ombrellė e thyer rreh krahėt,

tė gjitha janė bėrė tė zakonshme

dhe gjuhė e pabesueshme

e kujtesės kėta njerėz

qė nuk kanė shtėpi ose tė paktėn

njė krahinė, flasin pėr burime tė ndritshme

dhe pėr mollė,

pėr tingullin e qumėshtit nė verė

brenda kovave tė mbushura,

po ti prej nga vjen, nga cila krahinė,

unė e njoh kėtė liqen bile edhe fjetoret,

birrėn qė pihet

dhe ato janė malet

ku mbrohej feja ime,

por tani nė hartėn

qė ngjan me njė pėrbindėsh,

nuk duket tjetėr

veēse njė rrotė qė na ēon

drejt Hiēit, edhe nėse mbi pjesėn e pasme

ėshtė pamja e njė vendi

qė quhet Lugina e Faljes,

ku e vetmja qeverisje ėshtė

ajo e pemės sė mollės sė egėr dhe forcat

e rreshtuara tė ushtrisė janė

parcela elbi

tė mbushura me ujė

ky ėshtė vizioni

qė pak nga pak futet brenda

bebėzave

tė atij qė vdes e tė atij qė braktiset

nė njė gropė, i ngurtė, me ballin

qė bėhet i ftohtė dhe gri si retė

tė cilat, kur lind dielli,

transformohen shpejt nė hi

ndėn plepa dhe mbi palmat,

nė agimin mashtrues

tė kėtij shekulli tė ri

qė ėshtė juaji.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, tetor 2006)

 

ALLEN GINSBERG

(Poeti qė ushtroi njė influence tė thelle mbi kulturėn amerikane tė viteve ’60, ’70-tė)

 

 

Allen Ginsberg u lind mė 1926 nė New Jersey, USA. Kur ishte nė vit tė parė nė Universitetin e Kembrixhit erdhi nė kontakt me njė grup studentėsh dhe jo, mes tė cilėve:  Lucien Carr dhe Jack Kerouac, William S. Burroughs e Neal Cassady. Duke eksperimentuar benzedrinėn dhe marihuanėn, besonin se ēdo herė qė takohesh u shfaqeshin vizione tė mėdha poetike, tė cilat mė vonė i titulluan “Vizione tė Reja”.  Nė moshėn njėzetė e nėntė vjeēare, Ginsberg kishte shkruar shumė poezi,  por s’kishte botuar asnjė. U bė shkrimtari i parė “Beat” qė morri njė sukses tė madh kur lexoi poemėn e tij tė re – Ulėrima – nė galerinė legjendare “Six Gallery poetry reading” mė tetor tė 1955. Fama e tij vazhdonte tė rritej  barazi me lėvizjen “Beat” qė ndėrkohė evoluoi nga njė ide nė njė lėvizje tė vėrtetė dhe qė mė vonė do tė bėhej njė klishe. Nė vitet e para tė ’60-tės, Ginsberg hyn nė skenėn “hipi”. Ai dhe Timothy Leary punojnė sėbashku pėr tė bėrė tė njohur shpikjen e re tė Leary-it, drogėn tė quajtur LSD.  Bob Dylan shpesh e ka quajtur Ginsberg si njė nga tė paktat figura letrare kundrejt sė cilės ushqente respekt. Mė 1970 Ginsberg takoi profetin (guru) tibetian Chogyam Trungpa Rinpoche. Ai e zgjodhi menjėherė Trungpėn si guru-nė e tij personal. Sėbashku me Anne Waldman themeloi njė shkollė poezie,  e titulluar “Jack Kerouac School of Disembodied Poetics", nė Naropa Institute, nė Boulder tė Kolorados.  Vdekja e Ginsberg-ut mė prill tė 1997 na privon nga njė personazh qė ka ushtruar njė influencė tė thellė mbi kulturėn dhe kundėr-kulturėn amerikane tė viteve gjashtėdhjetė dhe shtatėdhjetė. Por nuk na privon nga poezia e tij, qė ia arriti tė na fliste me njė zė kaq tė fortė, sa qė talenti i kėtij: “Beat-i”, vagabondi dhe tė pabinduri, nuk mund tė mohohet.

 

GURU

 

Eshtė hėna qė zhduket.

Janė yjet qė fshihen jo unė.

Eshtė qyteti qė shuhet, unė qėndroj,

me kėpucėt e mia tė harruara,

ēorapen e padukshme.

Eshtė thirrja e kėmbanės.

 

BLUZ PER VDEKJEN E BABAIT

 

Ej baba i vdekur, po vij fluturimthi nė shtėpi.

Ej njeri i shkretė, je shumė i vetmuar.

Ej baba plak, e di ku shkon.

 

Ej baba i vdekur, mos qaj mė.

Mamaja ėshtė atje, poshtė dyshemesė.

Vėlla vdekje, tė lutem kujdes dyqanin.

 

Teze plakė e vdekur, mos i fshih kockat e tua.

Xhaxha plak i vdekur, e ndjej kėrkėllimėn tėnde.

O motėr e vdekur sa tė ėmbla janė vajet e tua.

 

O fėmijė tė vdekur frymoni frymėmarrjet tuaja

Gjokset mbushur lemzė do e lehtėsojnė vdekjen tuaj

Dhembja iku, lotėt pushuan.

 

O vdekje gjeni pjesa jote u plotėsua.

O vdekje dashnore trupi yt ka ikur.

O baba i vdekur po vij nė shtėpi.

 

Vdekje fatthėnėse fjalėt e tua janė tė vėrteta.

Vdekja mėsuese  tė falėnderoj.

Qė mė frymėzove tė kėndoj kėtė bluz.

 

Vdekje Buda, do rri zgjuar me ty.

Dharma vdekje, mendja jote ėshtė e vėrtetė.

Sangha vdekje, do ia dalim mbanė.

 

Vuajtja ėshtė ajo qė u lind.

Injoranca mė bėri tė humbur.

E vėrteta e lotėve nuk tė turpėron.

 

Ti frymė atėrore edhe njė herė lamtumirė.

Lindja qė solle nuk ishte e sėmurė.

Zemra ime ėshtė e qetė, ashtu siē thotė koha.

 

Fatthėnės i vdekur fjalėt e tua janė tė vėrteta.

Vdekje mėsuese tė falėnderoj.

Qė mė frymėzove tė kėndoj kėtė Bluz.

 

Ti frymė atėrore edhe njė herė lamtumirė.

Lindja qė solle nuk ishte e sėmurė.

Zemra ime ėshtė e qetė, ashtu siē thotė koha.

 

LAWRENCE FERLINGHETTI

(Njė nga protagonistėt dhe baballarėt e periudhės “Beat-Generations”)

 

 

Lawrence Ferlinghetti u lind mė 1919 nė New York, USA. Ka qenė njė nga protagonistėt dhe baballarėt e periudhės sė ashtuquajtur “Beat-Generations” me poezinė, me librarinė dhe shtėpinė botuese avangardiste tė tij “City Lights” nė San Francisco. Eshtė poet, piktor, botues, njė nga figurat mitike tė kulturės ndėrkombėtare. Eshtė publikuar nė shumė gjuhė tė botės, poezitė e tij janė shkruar pėr t’u lexuar me zė tė lartė, pėr t’u shoqėruar me komplekse xhazi, pėr tė transmetuar nė mėnyrė direkte idetė dhe sentimentet e Luna Park-ut tė madh tė mendjes nė tė cilėn poeti i referohet me simbolin (konkret) tė Coney Island-it.

 

DUKE RREZIKUAR VAZHDIMISHT

ABSURDITETIN

 

Duke rrezikuar vazhdimisht absurditetin

dhe vdekjen

kudo ku zhvillohet

mbi kokat

e publikut tė tij

poeti si njė akrobat

kacavirret mbi litarin e tendosur

nga ai vetė

dhe ekuilibrohet nė anomalinė e syve,

mbi njė det fytyrash

marshon drejt rrugės sė tij,

pėrtej bregut tjetėr tė ditės,

duke bėrė salto mortale,

truke magjike me kėmbė

dhe tė tjera gjeste mizerabile teatrale,

tė gjitha pa gabime,

si ēdo gjė

pėr atė qė ndoshta nuk ekziston.

Sepse ajo ėshtė super realja

qė duhet medomosdo ta kuptoj

njė e vėrtetė terse

pėrpara se tė pėrballojė hapa dhe pozicione

nė fillimin e supozuar

drejt akrobacisė mė tė lartė,

ku Bukuria rri dhe pret

me respekt,

fillimin e shėtitjes sė tij tė vdekjes.

Dhe ai,

njė Charlot i vogėl

qė mund ta pres apo jo

formėn e tij tė ėmbėl shekullore,

me krahėt e shtrira kryq nė zonėn boshe

tė ekzistencės.

 

QENI

 

Qeni.

Liroi qenin shpejtė nė rrugė

dhe pa realitetin,

gjėrat qė pa

ishin mė tė mėdha se ai,

gjėrat qė pa

janė realiteti i tij.

Tė dehur nėpėr pragje.

Hėna mbi pemė.

 

Liroi qenin shpejtė nė rrugė

dhe gjėrat qė ai pa

ishin mė tė vogla se ai.

Peshq nė gazeta.

Milingona nėpėr vrima.

Pula nė dritaret e lagjes kineze,

kokat e tyre nė njė hapėsirė tė ngushtė.

 

Liroi qenin shpejtė nė rrugė,

duke kaluar gropa dhe fėmijė,

cigare dhe mace,

bilardo dhe policė.

Nuk i urren policėt.

Nuk i interesojnė mė,

i kalon

dhe parakalon qengjat e ngordhur tė varur

nė tregun e San Francisko-os.

Do tė preferonte tė hante njė qengj pirės

sesa njė polic tė egėr,

tė dy do i rrinin nė stomak njėlloj.

Kalon fabrikėn e makaronave Romeo,

Kullėn Ciot

dhe kongresistin Doyle.

E ka frikė kullėn,

por jo kongresistin

edhe pse ē’ndjen ėshtė shumė shkurajuese,

shumė stresuese,

shumė absurde,

pėr njė qen tė ri tė trishtuar si ai,

pėr njė qen serioz si ai.

Por ka pėr ta jetuar botėn e tij i lirė.

Dhe njė morr pėr tė ngrėnė.

Dhėmbėzėn nuk do ia vėnė.

pėr tė,

kongresisti Doyle, ėshtė vetėm

njėra nga rubinetat e shumta

tė zjarrfikėsve,

 

Liroi qenin shpejtė nė rrugė,

qė ka jetėn e tij prej qeni pėr tė jetuar

pėr tė cilėn i duhet tė mendojė,

tė reflektojė,

duke prekur, kontrolluar, shijuar gjithēka

dhe duke i hetuar tė gjitha,

pa u betuar kot sė koti

prej njė realisti tė vėrtetė,

me njė histori tė vėrtetė pėr tė treguar

dhe njė bisht tė vėrtetė

pėr ta bėrė

njė demokrat

tė vėrtetė

tė jetė

i impenjuar nė njė iniciativė

private autentike,

me diēka pėr tė thėnė

rreth ontologjisė,

diēka pėr tė thėnė

rreth realitetit

dhe si mund ta shikoj,

apo ta dėgjoj

me kokėn mes putrave.

nga qoshku i rrugės,

kur qėndronte pėr t’u

fotografuar

te dyqanet e disqeve Viktor,

nė dėgjim tė

Zėrit tė Padronit,

ndėrsa shikonte

si njė pikėpyetje e gjallė,

gramafonin e madh

tė kėsaj ekzistence enigmatike,

me trompėn e mrekullueshme tė hapur

qė ngjante sikur gjithmonė

mund tė kėrcente jashtė

dhe tė pėrgjigjej pėr gjithēka

ndonjė pėrgjigje Fitimtare.

 

Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj

(Botuar nė :gazeta e Athinės”, gusht 2008)

 

CARTER REVARD

(Njė nga shkrimtarėt indigjen, mė tė rėndėsishėm dhe autoritar tė  Amerikės)

 

 

Carter Revard, (me gjak indian), u lind mė 1931 nė Pawhuska, tė Oklahomės, USA. Pasi ka pėrfunduar studimet nė Universitetin e Tulsės, nė Oksford dhe nė Yale, jep leksione letėrsie nė Universitetin Washington tė St. Louis-it. Pėrveē revistave letrare, poezitė e tij janė pėrfshirė nė tė gjitha antologjitė e poezisė indiane bashkėkohore. Eshtė pėrcaktuar si njė nga shkrimtarėt indigjen, mė tė rėndėsishėm dhe autoritar tė  Amerikės.

 

PERSE KENDON ĒAKALLI

 

Ishte njė rrėkezė pranė folesė,

futur nė njė lumė tė vogėl,

atė verė nė tė cilėn linda.

Njė natė fundgushti filloi tė binte shi,

bubullima na zgjoi. Pika tė mėdha uji

me zhurmė rrėzoheshin mbi tokėn e thatė,

mbi gjethet e dendura tė pemėve, mbi shkėmbinjtė

mbushur likene dhe shiu zbriste nga kodra me tėrbim

dhe me pikjet, era duke lagur frynte nė fole; dėgjoja

pik-pikėn e ujit nga gjethet, kėrcitjen e lagur tė krisjes

sė degėve tė rrėzuara nga breshėritė e erės.

 

Pastaj – kėnga e rrėkesė sė vogėl memece:

dėgjoi tė rrėzohej njė gur, u formuan ēarje tė reja

me kėrcėllima tė tonaliteteve mė tė ulta, atje 

nė ēarjet e reja pi, mėngjesin tjetėr, ujin e freskėt rrėshqitės

qė m’i preu dhėmbėt si brisk. Mendoja se sa i brishtė

ishte ekuilibri i atij guri, furtuna krijoi muzikė, kur

bota ime ndryshoi.

 

DUKE VALLEZUAR ME DINOSAURET

 

Para se tė vinim nė tokė, para se tė arrinin zogjtė

ekzistonin dinosaurėt, pendėt e tyre,

ishin njė ide e ndritshme e krijimit:

shiko dy kreatura tė vogla me peshė

prej dy okėsh, secila rri e qetė dhe pėrtej

krahėve vėshtrojnė me sy vigjilent

pėrbindėshat, qė copėtojnė dhe zhdukin

njėri tjetrin, tė dy vėshtrojnė pėrtej cakut

tė asaj, qė nė rreth 50 miliardė rrotullimesh

tė tokės qė ftohet, do tė quhet Skoci e Re –

tani duke fishkėllyer si reptilė vėshtrojnė

drejt  Jugut Pan-Gea qė thyhet dhe lėnė

si Atlant tė rinj tė pėrplasen tingujt mbi pisha,

nė tė cilat ata kacavirren me trupat e vegjėl

gjatė erės sė tėrbuar tė natės sė shtatorit,

nė shiun cingėrimė dhe kėndojnė, pėrplasin

krahėt e vegjėl pėr t’u ngritur lart duke hedhur

pikla uji, duke u ngjitur njėzet kėmbė mbi erėrat

shkallmuese tė njė rryme tė ftohtė qė kalon

dhe i ngre nėn vėshtrimin e krokodilėve, qė shkojnė

drejt Juglindjes nė diell dhe gjatė gjithė ditės

pėrplasin krahėt, poshtė tyre kalojnė, brigjet e kuqe,

me dėborė tė Bermudės, duke fluturuar nėpėrmjet

ngricės dhe dritės, nė mjegulla, mė pas nė dritėn e hėnės,

mbi Levitanėt e hekurt, me pishat e tyre mimike, qė u

thėrrasin tė ulen poshtė, tė pushojnė dhe tė vdesin –

ndryshojnė drejtim drejt Juglindjes, me ndalesa, por

mbėrrijnė erėrat e forta dhe i zvarrisin pėrsėri, duke i

rrotulluar drejt Jugut, mbi ishujt Winward dhe drejt

Jugperėndimit, nė tė purpurtėn dhe detaren ditėn e tyre

tė tretė, ulen poshtė, duke pėrplasur ende krahėt,

nė katėrmijė kėmbė, mbi Tobag-on, duke zbritur

deri te valėt e dallgėve, qė pėrplasen me furi

nė brigjet e shkumėzuara tė Venezuelės dhe rrėzohen

poshtė pėrmes dritės sė hėnės, duke prekur shpinėn

e Amerikės sė Jugut, ndihen Kėngėtarėt Mashkull

dhe Femėr, tė veshur me pupla dhe tė mbijetuar.

 

2.

Kur erdhi

njėra nga Gjėmimet, mė tha:

ja njė qenie

nga e cila mund tė krijosh trupin tėnd,

me tė cilin mund tė jetosh derisa tė plakesh,

tani kur jemi pėrballė tamburit

vallėzojmė duke shkundur kapelet e pendėve: kjo kapele

ėshtė si njė ylber prej pendėsh, tė lidhura brishtėsisht

me lėkurė bualli,

qė valėzojnė nė lėvizjen e saj.

S’i kam merituar ende

pendėt e shqiponjės, vetėm

ato tė zogjve tė vegjėl,

qė u vazhdon jeta nė kapelet e pendėve,

nė vallėzimin tonė,

qė valėzon, ndėrsa kapelja tingėllon

dhe ne kėrcejmė nė dritėn e ndriēuar nga dielli

dhe nė natėn e shkėlqyer nga hėna,

pėr t’i bėrė homazh vajzės sė vogėl

qė po hyn nė gjirin tonė,

ashtu si nė kohėrat e shkuara, pėr mua,

pėr ēdonjėrin nga ne qė vallėzon.

Vetėm zogjtė e vegjėl dhuruan

trupin e tyre, qė vajza e vogėl tė jetojė

deri nė plakje.

I thirra kėtu

pėr t’i futur nė kėngėn time,

qė krijoi trupat e tyre prej ylberėsh shumė pėrpara

se tė vinim nė tokė,

qė duke mėsuar tė kėndojnė dhe tė fluturojnė u bėnė

qėnie pėr tė cilat qielli i pafund

dhe oqeani pa rrugė janė njė nocion:

tani do tė kėndojnė dhe

do tė kėrcejmė me ta,

kėtu.

 

 

BRENDA PORSTER

 

 

Brenda Porster u lind nė Filadelfia, USA. Edhe pse jeton midis Italisė dhe Amerikės, pothuaj e gjithė vepra e saj poetike ėshtė e shkruar nė gjuhėn angleze, sepse siē pohon vetė, ėshtė metrika e anglishtes qė i rrjedh ndėr deje.

 

PRAGE

 

Jam shtrirė nė shtrat, CNN-i

informon botėn

se si kauboi, duke kalėruar indiferent,

u a ka prerė jetėn e njėzetė personave,

del i pafajshėm. Ndihem keq

dhe mendoj pėr ty.

 

Nėn shiun e tejdukshėm shikojmė dhe dėgjojmė:

na flasin pėr dorėheqje. Mendoj pėr Pinelin

dhe pėr ty

 

edhe pse s’ka diell.

 

Sheshi i bardhė, i beftė, nėn kėshtjellė,

m’i dhemb sytė njėlloj, e brishtė ngelem,

edhe kur mė thua me siguri, me delikatesė

“pėr mua je njė burim orgazme”.

 

Duke zbritur nga kėshtjella,

shoh rrugėt e Mala Stranė-s, “E keqe e Ēuditshme”

bėhen nė sytė e mi, erėra tė ndyra karboni tė ndezur,

rrathė kujtimesh dhėnė hua,

djemtė qė lozin dhe i bėjnė fotografi

njėri tjetrit dhe mua, pėrpara

makinės fotografike qesh.

 

Ndarje e rėndė, ushqim i verbėr me kolegun tim,

njeri i pėrzemėrt qė beson nė mrekullitė, vesh

sandale dimri dhe mendon tė marri votat

(Edhe unė, skeptike tėrė jetėn, kam vėnė biletėn tė palosur

poshtė njė guri, duke ju lutur rabinit

qė tė ma realizojė

dėshirėn time).

 

E vetme, kthehem tė rishoh vizatimet

e fėmijėve tė Terezini-t, pranoj

luksin banal

tė lotėve.

 

Kthehemi drejt kėshtjellės,

njė hėnė ujore mbi Moldavinė, shumė e bukur,

stomaku mė ėshtė shkatėrruar nga dhimbja:

 

dhe kėshtu mėsova se

edhe kjo mund tė ndodhė qė

pėr njė javė tė tėrė

tė mos kem bėrė tjetėr,

veē tė kem

menduar pėr ty,

nė ēdo orė tė ditės.

 

Udhėtimi pėr nė shtėpi ishte i pagjumė,

bora mbi male binte e dendur mbi ne

dhe duke e vėshtruar nga dritarja

ndieja edhe njėherė tė njėjtėn kėngė:

 

-Mbahu fort, mbahu-

pikėrisht kėtė po bėj.

 

FUNDI I MITIT

 

Qėkur miti nuk u ndaka

dhe qėkur magjia qenka

tringėllimė pėr veshė tė fortė?

Nuk kemi

tjetėr veē:

 

njė melodi,

njė mal me maja plot dėborė, e vetmuar,

hije bredhash blu mbi borė verbuese,

valė tingujsh qė pėrthyhen pafundėsisht,

duke ngrohur ajrin e ngrirė,

tė padukshme dhe si tė tilla,

tė paekzistueshme?

 

Njė pasqyrė,

qė reflekton iluzionin tonė,

njė vizion stoik,

i ndritshėm, i brishtė:

 

njė mur,

qė na ringreh sinjale,

qė ka mungesė fluiditeti,

apo shtyrje reciproke, lėvizje tė kombinuara

tė njė loje nė ēift;

edhe pse ka ende gjeste tė papritura,

kėnde pėr tu kompensuar,

sepse edhe indiferenca njeh

njė farė kortezije:

 

njė dhuratė,

qė kėrkon shkėmbime rituale,

njė: “merre, ėshtė pėr ty”

e nxjerrė nga ēanta tė paambalazhuar,

anonime:

 

dhe ti

do tė pranoje

kaq pak dhe kaq me vonesė?

 

Dhe kur miti tė grimcėzohet

-siē duket ishte shumė i brishtė-

nė xhama tė mprehtė, grushte pėr zemrėn,

nuk pėrbėn, pas gjithė kėsaj, njė lajm

tė madh, por vetėm qė pėrsėri je

e vetmuar, njė neutron pafundėsisht i vogėl,

qė pėrshkon dendėsisė e jetės,

pa lėnė gjurmė.

I parėndėsishėm poshtė syve qė nuk shohin

njė qiell i zi, i ngrirė

dhe indiferent.

 

Pėrshtati dhe pėrgatiti Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, tetor 2008)

 

JEROME ROTHENBERG

 

 

Jerome Rothenberg u lind mė 1931 nė Nju Jork, SHBA, nga emigrantė hebrenj polakė. Rothenberg, ėshtė autor i mbi gjashtėdhjetė vėllimeve. Jeton mes Parisit dhe Nju Jorkut

 

DJALOSH MENDJEHUMBUR

 

Mė larguan nga dielli i bardhė,

mė hodhėn tek dielli i zi,

pėr tė fjetur pėrgjatė radhėsh

tė pafundme barbonėsh:

isha njė djalosh metropoli i humbur nė fshat,

vetėm njė plagė nė dorė ishte

gjithēka dija pėr shelgjet.

Kupton? A e ndien zhurmėn

e erės qė shtrihet mbi shpinėn e lopės

dhe bulkthat qė mė futen poshtė mėngės,

bulkthat e fryrė tė natės, me trupa

si diej tė vegjėl tė zinj? Provoje dhe riprovoje,

vetėm kėtė britmė nė zemėr kam, kėtė britmė tė vetme:

Mė larguan nga dielli i bardhė, mė

hodhėn tek dielli i zi dhe tani

nuk di mė ku tė kthehem, dyer nuk kam.

 

KY STIL I SIGURTE DADA                                 

 

Nėnat zikzake tė perėndive tė shkencės,

yjet e lartėsuar dhe hėnorė tė supermarkeve,

baballarėt e ēadrave anarkiste lėnė

nė mėshirė tė fatit,

eshtrat e lashta tė rreshtuara si pemė tamtam-esh

nė Saint Germain,

kokėrdhokė me dritė tė gjallė

eksituese,

“Arti ėshtė hedhurinė” thotė

oturaku “zhytu nė njė vrimė

dhe noto brenda”,

njė mesazh nga kompjuteri hijerėndė:

“jeni tė gjithė hamburger”

 

DASMA

 

E kam kokėn plot unaza dhe mbulesa tavoline

por mėndja ime

ėndėrron poloninė, ėshtė plot poloni

e sjellė nė imagjinata

nga njė dasmė e zezė,

njė dhėndėr qė varet

mbi nusen e tij lakuriqe, poloni e ēmendur

sa tė tmerrshėm janė ebrejtė e tu nė dasma,

sinagogat e tua me kutėrbim kamfore dhe bajame,

termusėt e tu, mjegullat elektrike,

sqetullat e tua plot deje,

brekėt qė tė pulsojnė, poloni

poloni poloni poloni poloni poloni

si tingėllijnė kambanat e mbėshtjella me lule,

si zgjaten gjuhėt e tyre tė puthin hėnėn,

hėnė e plakur, nėnė e plakur edhe ti e bllokuar nė qiell,

njė kambanė plakė, pa gjuhė, njė gji i humbur,

poloni birra jote bėhet akoma prej buke tė mykur,

mėndafshet e tyre janė thurur, vetėm tregtarėt e tu

vallzojnė nė dasma, ku dhėndurė fanatikė

vazhdojnė tė ėndėrrojnė zonjusha tė ndershme, akoma ulėrijnė

nėn mustaqet e tyre tė kuqe, poloni

jemi zgjuar gjithnjė mes krahėve tė tu tė butė,

puplat e tua kanė qenė pėrherė balsam pėr ne,

jastėkėt e tu na mbėrthejnė si mitra tė dobėta dhe na mbrojnė,

na bėj tė lundrojmė mes dasmave tė tua gjaksore poloni,

tė ecim nėpėr tregjet e tua,

ku rriten salēiēet e  bollshme dhe tė pjekura,

na bėj tė pėrtypim piperin tėnd, bėj qė

bajga jote prej bualli tė jetė sheqer pėr

ebrejtė e tu qė po vdesin,

o poloni, o gjeni i ėmbėl, poloni e palodhshme,

poloni e shenjtorėve, poloni nė zhele,

poloni qė pėrsėrit deri nė pambarim

emrin e trefishtė tė maries,

poloni poloni poloni poloni poloni

nuk jemi lodhur nga ti poloni

dhe nga djathėrat e tua,

s’kemi pėr t’u lodhur as nga

qumėshti i dhive tė tua,

dhėndurėt e tu do tė hidhen si qenė tė egėr

mbi nuset e tyre,

do tė nxjerrin jashtė fytyrėn prej torturuesi,

do tė sillen si mbretėr nė fronet e tyre,

do tė mbėrthehen me krahė

nė shtyllat e tua poloni

dhe do tė fillojnė tė krrokatin si korbat.

 

“ZBRAZJE”

 

Nė rrugėn e mjaltit tė Ostrovės

ku kanė shkuar njerėzit e mjaltit?

Bosh, bosh,

Midova bosh,

furri bosh dhe rruga drejt Varshavės bosh,

shtėpi tė verdha tė drunjta

dhe shtėpi tė suvatuara me stuko,

hija e njė emri bosh rri ende nė portat e Shadait

dhe njė hije qė shkund gjuhėn amtare,

gjuhėn amtare tė boshatisur,

siē janė bosh rrugėt nė tė cilat ecim

duke krijuar hapėsirė mes turmės sė fėmijėve,

grave plaka qė marrin fresk pėrpara bashkisė,

fshatarėve pleq qė sjellin karro bosh nėpėr rrugėt boshe,

qė nuk zhduken por formojnė njė boshllėk,

njė shije prej mjalti bosh,

panine tė zbrazėta ku mund tė futėsh gishtat,

supė boshe lakrash tė tharta qė pikon nga gojėt e tyre boshe

duke krijuar njė tjetėr Poloni

tė humbur brenda nesh si hėna,

e humbur tek ne

kulla boshe e orės qė orienton dritėn nė katėr drejtime,

lakrat e tharta nė kopshte, nėna e Zotit nė cepa tė rrugėve

nė reflekse tė trenave bosh,

vetėm kafshėt hyjnė duke pėllitur

si ebrej rrugaēė me sy tė lotuar dhe

mizat gjithnjė tė pranishme

mbulojnė kokėrdhokėt e syve tė tyre,

trenat udhėtojnė drejt lindjes, duke rėnė

brenda njė vrime (njė holokausti), prej shtėpish boshe,

me shkallė boshe qė mbėshteten nė sanė

ku asnjė nuk ngjitet,

bosh Ostrova dhe e zbrazėt Ostrolenka,

shtėpi tė plakura bosh nė pyjet pranė Vyshkovit,

kasolle qė fshatarėt t’i japin me qira

dhe vetė shkojnė tė flenė nėpėr stalla,

pylli me tagji shtrihet gjithandej

dhe zmbrapset kur afrohemi pėr tė na treguar

lisa bosh dhe bredha bosh,

njė njeri nė njė hendek bosh lexon njė libėr,

siē lexonin njėherė e njė kohė ebrejtė

nė dritėn e ftohtė polake

edhe baballarėt rrinin atje,

nėnat nė kėmbė nė cep tė pyllit,

rruga tė ēonte nė Treblinka

dhe qytete tė tjera,

nė plazhet e Brokut,

pėrgjatė lumit Bug,

moēale si bishta maceje,

lopė tė lidhura nė pemė

tė kalbura si fantazma

qė nesėr do tė refuzojnė tė ecin

nė fushat bosh tė Polonisė,

ende tė ftohta poshtė kėmbėve tė tyre

njė burim bosh nga pikon ujė i zi,

do tė formojė njė kodėr akulli,

rojet do tė zhduken me bastunėt e tyre nė flakė,

do tė gjejnė njė fytyrė fėmije nė fund

tė ngrirė dhe tė padukshme tė skalitur nė shkėmb.

 

RAYMON CARVER

(Njė nga shkrimtarėt  mė tė mėdhenj bashkėkohorė amerikanė)

 

 

Raymon Carver u lind mė 1938 dhe u nda nga jeta mė 1988. Ėshtė pėrcaktuar si njė nga shkrimtarėt  mė tė mėdhenj bashkėkohorė amerikanė. Edhe pse u nda nga jeta para kohe, nė moshėn pesėdhjetėvjeēare, pėr shkak tė njė tumori nė mushkri, la gjurmėn e tij nė historinė e letėrsisė sė shekulli ’20. Pėrshkrimet e tij, mund tė duken nė plan tė parė si banale, tė thjeshta, por nė realitet fshehin madhėrinė e tė jetuarit tė pėrditshėm, i lehtėsuar nga gjithēka qė ėshtė e panevojshme. Carver ka shumė pėr tė thėnė, por e jep atė me pika, redukton gjithēka nė minimum. Rifillon gjithnjė nga fillimi, pėr tė na krijuar iluzionin e tė thėnit gjithnjė ndonjė gjė tė re, pėr tė gjetur dhe rigjetur kuptimin e gjėrave... .

 

GRUAJA IME

 

Gruaja m’u zhduk bashkė me rrobat e saj.

La pas dy palė geta najloni dhe

njė furēė flokėsh tė harruar pas krevatit.

Dua t’ju tėrheq vėmendjen

pėr ato geta tė bollshme dhe flokėt

e errėt, tė fortė, tė ngecur nė dhėmbėzat e furēės.

I lė tė bien getat nė koshin e llozhrave, furēėn

e mbaj ta pėrdor vetė. Vetėm krevati

qė duket i ēuditshėm, nuk u shpjegoka dot.

 

E DIELE, NE MBRĖMJE

 

Shfrytėzoi gjėrat qė tė rrethojnė.

Kėtė shi tė imėt

jashtė dritares, pėrshėmbull.

Cigaren qė kam mes gishtave,

kėto kėmbė mbi divan.

Tingullin e rock-and-roll-it nė sfond,

Ferarin e kuq qė kam nė mendje.

Gruan qė pėrplaset

e dehur nėpėr kuzhinė...

<