POEZI E BOTUAR ME DY A MЁ SHUMЁ AUTORЁ
POEZI NGA MARK STRAND DHE RONNY SOMECK
KANADA
MARK STRAND
(Ēmimi Pulitzer pėr poezinė, 1999)

Mark Strand u lind mė 1934 nė ishullin Princ Eduard tė Kanadasė dhe ėshtė rritur dhe edukuar nė Sh.B.A. Ka botuar dhjetė libra poetik duke pėrfshirė mė tė njohurin "Blizzard of One" (1998), fitues i Ēmimit Pulitzer 1999. Libra tė tjerė janė: "Bregu i errėt" (1993), "Vazhdimėsia jetėsore" (1990), "Poema tė zgjedhura" (1980), "Historia e jetėve tona" (1973), "Arsye pėr tė lėvizur" (1968). Eshtė fitues i ēmimeve: Ēmimi Bollingen, National Endowment for the Arts, National Institute of Arts and Letters Award, ēmimi Edgar Allen Poe, ēmimi Rockefeller Foundation Award, ėshtė anėtar i Akademisė Amerikane tė Poetėve, i Fondacionit MacArthur, Poeti Mark Strand jep leksione nė Universitetin e Ēikagos.
HOTELI NE PLAZH
O, shih, anija po niset pa ne! Kurse era fryn
nga lindja: anija tjetėr mbėrrin pas njė viti.
Kthehemi nė hotelin e plazhit ku shiu
nuk pushon kurrė, ku kopshti i gjelbėr hijesor,
thotė me psherėtimė tė thellė: Kujdes mos mė shkel.
Mund tė shėtisim, ose tė shkojmė pėr vizitė
te tė vdekurit qė pozojnė me pizhame prej hiri
dhe pas vėrdalljes mes mėshteknave, lėshohemi mbi
njė shtrat tė shprishur, pėr tė parė hėnėn e lashtė
qė zvarritet nė dysheme. Qelqet e dritareve
do tė dridhen, dallgė hijesh, tė ftohta, tė paftuara,
do tė na mbulojnė. Do tė biem nė katakombet
e menjėhershme tė pasqyrės sė gjumit, kurse pėrtej,
nė dritėn e shuar do tė zbulohen eshtrat, pluhuri,
mbetjet e mjera tė dikujt, qė do tė ishte nė jetė,
nėse ne nuk do ti kishim zėnė vendin.
FRAGMENT STUHIE
(pėr Sharon Horvath)
Nga hija e kupolave tė qytetit tė kupolave,
njė fjollė bore, tepėr e pėrvuajtur,
pothuajse e padukshme,hyn nė dhomėn tėnde,
shkon tek krahu i poltronės, ndėrsa ti ngrė vėshtrimin
nga libri, e vė re nė ēastin kur ulet. Asgjė tjetėr,
veē njė zgjim solemn i ēastit, njė ngritjerėnie
e shpejtė vėmendjeje njė kohė mes kohėsh,
funeral pa lule. Asgjė tjetėr, veē pėrshtypjes se ky
fragment stuhie, mund tė rikthehet pėr tu shpėrbėrė
para syve tė tu, atėherė dikush nė vitet qė vijnė, ulur
siē je ti tani, mund tė thotė: Erdhi ēasti. Era u bė gati,
vorbulla u ngrit nė qiell.
ĒISHTE
I
Ishte e pamundur tė imagjinoje, e pamundur
tė mos imagjinoje; kaltėrsinė tėnde, hijen qė binte
prej teje, qė mbushte errėsirėn e ftohtėsisė sate,
ftohtėsi qė rridhte jashtė teje, qė mė pamundėson
ti pėrshkruaj nė zbehje; njė diēka, njė hollėsi,
njė njollėz, njė pikėz, njė pikėz nė pikė,
njė humnerė tė pambarimtė ēikėrrimash, njė kėngė,
njė diēka mė pakė se kėngė, diē qė fundoset brenda teje,
qė ikėn, njė rrebesh tingujsh, mė pak
se njė tingull; fundin tėnd, boshėsinė, boshllėkun e vogėl,
tė brishtė, qė tė pėrmbyt kumbimin dhe bie
dhe ngrihet pa u vėnė re, dhe bie pa mbarim,
gjithnjė kėshtu, kėshtu gjithnjė, vetėm sepse,
dikur kishe qėnė, ke qėnė...
II
Ishte fillimi i njė karrigeje;
ishte divani; ishin muret,
kopshti, rruga me zhavorr; ishte mėnyra se si
gėrmadhat e hėnės rrėzoheshin mbi gjethurina.
Ishte kjo dhe tė tjera; ishte era qė ndukte
pemėt; ishte tufa e ngatėrruar e reve, pikimi
i yjeve nė breg. Ishte ēasti kur mendoja tė tė thoshja
se nėse do ta dija saktėsisht nė ēpikė
tė kohės ishim, nuk do tė tė kisha kėrkuar mė gjė.
Kjo ishte. Padyshim ishte kjo. Por qe dhe ndodhia qė nuk
ngjau kurrė njė ēast kaq i plotė qė kur u largua, siē duhej
tė ndodhte, asnjė dhimbje nuk mundi ta pėrmbante.
Ishte dhoma qė ngjante e njėllojtė pas kaq vjetėsh.
Kjo ishte. Ishte kapelja e harruar prej teje, pena
qė le mbi tavolinė. Ishte dielli mbi dorėn time.
Ishte ngrohtėsia e diellit. Ishte mėnyra se si ulesha, se si
prisja me orė e ditė tė tėra. Kjo ishte. Vetėm kjo.
Nė njė mbrėmje tė kthjellėt, ndėrsa tė tjerėt flinin,
ngjita shkallėt deri te ēatia e shtėpisė dhe ndėn njė qiell
plot yje vėzhgoja detin, pamatėsinė e tij, lėvizjen
e kreshtave tė dallgėve tė copėtuara nga era, shndėrruar
nė copa dantellash flakėruar nė erė. Gjithė natėn
psherėtija, duke pritur diēka, njė shenjė,
afrimin e njė drite tė largėt dhe pėrfytyroja sikur mė vije pranė,
dallgėt e zinj tė flokėve tė tua pėrzier me detin,
errėsira u shndėrrua nė dėshirė edhe drita qė afrohej u bė dėshirė.
Tė qėnurit pranė teje, ngrohtėsia jote e atij ēasti kur rrija
atje lart duke vėshtruar fryrjen e ngadaltė tė detit
qė thėrrmohej nė breg duke u grimcėzuar si qelq para se tė zhdukej...
Pėrse mu duk se do tė vije dalė nga hiēi? Kur bota fal
kaq gjėra tė bukura, pse tė mos vije, vetėm se unė isha kėtu?
TĖ HASH POEZI
Kam bojė nėpėr anėt e gojės.
Ska lumturi mė tė madhe.
Kam ngrėnė poezi.
Bibliotekaria nuk u beson syve.
Ka sy tė trishtuar
dhe ecėn me duar zhytur nė rroba.
Poezitė janė zhdukur.
Drita ėshtė e zbehtė.
Qentė janė nė shkallėt e bodrumit, ngjiten.
Sytė rutullojnė bebėzat,
putrat e bardha digjen si shtupa.
Bibliotekarja e gjorė pėrplas kėmbėt dhe qan.
Nuk kupton.
Kur ulem nė gjunjė ti lėpijė dorėn,
ulėrin.
Jam tjetėrsuar.
i kuis, i leh.
I tund bishtin i gėzuar nė errėsirėn libreske.
RONNY SOMECK

Ronny Someck u lind mė 1951, nė
GRURE
Valėvitet njė fushė me grurė
mbi kokėn e gruas
dhe tė ēupės sime,
ēbanalitet ta pėrshkruash kėshtu
flokėverdhėn,
kur atje rritet
buka
e jetės sime.
KENGE LUMTURIE
Rimė mbi turtė tė ngrirė
si dy figurina, dhėndėr dhe nuse.
Dhe nėse thika do na kėrcėnojė,
do tė pėrpiqemi
tė mbetemi nė tė njėjtėn fetė.
NE SYRIN E CIKLONIT
Pas shiut tė parė, mėllėnja fluturon
si qerpiku mbi syrin e ciklonit.
Era, ndėn rč,
ia tendos bishtin,
heq nga shpina veshjet gjethurore,
veshur nga pemėt nė ceremoninė
e kabinetit ministror tė seksit,
nė qeverinė e natyrės.
Unė jam kampion bote,
nuk i vė re hollėsitė,
pra nuk do tė shkruaj qė isha atje.
QUMESHT LUANESH
Gjyshi im u lind nė vendin e Aniēeve*
dhe mbi etiketat e likernave kishte luanė
me krifė tė krehur qė pozonin si qengja.
Ky ėshtė mbreti i kafshėve; gishti i dridhej
dhe nė mustaqet e holla era vizatonte
meridianė dhe paralelė tė xhunglės
qė kisha ėndėrruar.
Fatmirėsisht humba rrugėn,
pėrndryshe Jack Daniels-i
do tė mund tė ishte babai im
dhe Xhini patjetėr do rrokulliste
tonikun nė grykėn time.
Kėshtu qė nėpėr shishet
e boshta qė doja tė flakja nė det,
futa nė kujtim tė tij, njė shėnim
dehur dashuri.
*Anason (1)bimė, frut, 2)pije)
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, dhjetor 2009)
YUSEF KOMUNYAKAA
(Ēmimi Pulitzer i vitit 1994)

Yusef Komunyakaa u lind nė Bogalusa tė Luizianės mė 1947. Ėshtė autor i dymbėdhjetė vėllimeve poetike mes tė cilėve Neon Vernakular, i ēmuar me Pulitzer mė 1994. Ka marrė gjithashtu dhe ēmimet: Ruth Lily Prize 2001 dhe William Faulkner Prize, si dhe shumė ēmime tė tjerė tė rėndėsishme. Prej 1999, Komunyakaa-ja ėshtė Chancellor i Akademisė sė Poetėve Amerikanė". Ka dhėnė leksione nė universitete tė ndryshme tė SHBA-ve dhe Australisė; aktualisht ėshtė docent i tė shkruarit krijues nė Princeton University.
GJENDJE E PANATYRSHME
E NJEBRIRESHIT
Mbi tė gjitha mė paraqit si njeri.
Skam shenjė pėr studime sipėrfaqėsore
qė tė vdekurit grumbulluan ndaj tė gjallėve.
Jam njė njeri. Mė pri, kulloj gjak.
Para botimeve tė shumta elegante,
para zemrave tė bollshme tė argjinareve tė ruajtura
nė salcė tė pasur dhe tė servirura me verė tė huaj,
para ekstravagancave dhe Agnus Dei,
para se yjet nė sytė e tu
tė tregojnė shenjėn e lindjes ose Stigmėn,
unė jam njė njeri. Jam pėrplasur
nė gropė balte, kam thyer dhėmbė pėr njė kafkė tė zgėrdhirė
si hėna pas hekurave. Kam bėrė gjithēka
tė tė bind tė mė njohėsh siē jam. Pa titull.
Kam parime. Nuk do tė flas
pėr gjendjen natyrale tė njėbrirėshit
nė letėrsi apo vetanalizė.
Nuk kam tė drejta lindjeje pėr tė provuar,
asnjė dekoracion, asnjė fjalė
tė kodit sekret, asnjė zambak.
Inicialet e mia nuk ndodhen nė asnjė monedhė.
Jam kėtu nė kėmbė, kėpucėndyrė
dhe xhinsshtrėnguar, pėr tė djersitur
djersėn time prej njeriu. Nėn kėtė lėkurė,
duke tė dashuruar, jam ajo hapėsirė
nė tė cilėn beson trupi im.
NGA VENDET E PHU BAI-T
Hėna depėrton nė pemėt
e natės si njė sharrė e rrumbullakėt
e ndritshme. Nė vendroje
mbėshtetem nė thasėt e rėrės,
duke vėnė nė shėnjestėr gjithēka.
Qindra yje ngjyrė blu prej ēeliku
presin njė monopat, shpėrndajnė nė erė
pėr njė sekondė pluhur argjendi.
Nėse ėshtė dikush
atje lart, faji nuk ėshtė imi.
Numėroj dhe rinumėroj hijet
dhjetė metra larg meje, pėr tė pranuar
qė atje do tė jenė gjithmonė.
Nuk guxoj tė pėrplas qerpikėt.
Ana e pasme e minave Claymore
e pikturuar nė tė bardhė,
si hėnė njėēerekshe.
Thonė se Victor Charlie
do tė pikturojė dhe anėt e tjera
dhe do ta kthejė
shpėrthimin kundėr teje.
Nėse ndiej njė zhurmė
do ta shtyp butonin
dhe do tė vetėhidhem nė erė?
Hėna do tė ndrijė majėn e pemėve.
Numėroj pėrsėri Claymore-t
duke menduar pėr kokrrizat
e ngjeshura nė C-4 plastik
tė trurit, pėrpara se tė kuptoj ēndodh.
TU DO STREET
Muzika ndan natėn.
Mbyll sytė dhe shoh
njerėz tė heqin viza nė pluhur.
Amerika zgjerohet nė cipėn
e mjegullės dhe tymit, unė jam pėrsėri
fėmijė nė Bogalusa. Mėson
vetėm pėr njerėz tė Bardhė dhe Hank Snow-in. Por sonte
hyj nė njė vend ku vajzat e bareve
zhduken si zogj tropikalė. Kur
porosis njė birrė, mama San-i
pas banakut bėn gjoja
sikur nuk kupton dhe me sy
prek ēdo fytyrė tė bardhė, ndėrsa Hank Williams-i
ulėret si i ēmendur nga jukebox-i.
Kemi bėrė Judėn atje
ku vetėm zjarri i mitralozėve
na bashkonte. Nė rrugė
ushtarėt e zinj nuk lėvizin nga vendet e tyre.
Njė tabelė moskalimi mė tėrheq
mė brėnda nėpėr rrugicat ndėrsa kėrkoj
butėsi brenda kėtyre zėrave
tė plagosur nga bukuria dhe nga lufta.
Mė parė, nė xhunglėn e Dak To-sė
dhe Khe Sahn-it, jemi pėrleshur
me vėllezėrit e kėtyre grave
qė tani nxitojmė ti shtrėngojmė nė krahė.
Ėshtė mė shumė se njė komb
brenda nesh ndėrsa ushtarėt e zinj
dhe tė bardhė prekin tė njėjtat dashnore
nė hapėsirėn e njė minute, duke shijuar
frymėmarrjen e njėri tjetrit,
pa ditur se kėto dhoma
hyjnė brenda njėra tjetrės si tunel
qė tė ēon nė botėn tjetėr.
PETER RUSSELL
(Ka qenė kandidat pėr Nobel)
(1921 - 2003)

Peter Russell u lind mė 1921, nė Bristol tė Anglisė. Nė vitin 1944 boton librin e tij tė parė poetik. Kur u transferua nė Toskanė, rreth 60 e ca vjeē, ishte konsideruar si njė nga poetėt mė tė mėdhenj anglezė. Peter Russell ishte edhe kandidat pėr Nobel. Jetonte nė njė mulli tė braktisur, i njohur ndryshe si: Turbina. Mė 1990 njė zjarr ia dėmton pasurinė e tij mė tė madhe, librat, mė pas, mė 1992, pėrmbytjet i shkatėrruan, deri nė humbje, koleksionin e pasur tė tij, me rreth 5.000 vėllime librash, tė njė vlere tė lartė. Bashkė me to edhe fletore shėnimi udhėtimesh, esesh, pėrkthimesh, korrespondenca me njė sėrė autorė nė njėzetė gjuhė tė ndryshme tė botės si: (Paund, Kuazimodo, Montale, Eliot, Ungareti). I gjithė materiali qė universiteti amerikan kishte vendosur tia blinte me shumėn e 500.000 mijė dollarėve. I verbėr dhe pa asnjė tė drejtė pėr tė pėrfituar asistencė sociale (si jo italian!), Russell-i vdes nė varfėri, por jo i harruar, nuk i mungojnė vlerėsuesit nė tė gjithė botėn, edhe pse nė Angli, nė vendin e tij, emri i tij ishte i njohur vetėm pėr ekspertėt e sektorit.
ASPEKT
Lagėshti nė shtėpi, i lagėsht nė shpirt,
lagėshti nė zemrėn time prej rrjete merimangash;
Akrepi mbi gur djersin,
pėrhidhet nė vendin e fshehtė.
Skam qenė asnjė ēast kaq i vetmuar
si tani nė kėtė shtėpi
pėrjetėsisht tė myktė, tempulli pikon
njė ndryshk acidizues ndėrsa pėrgjumem.
ELEMENTARE
Kush ėshtė zhurma e ujrave?
Kush ėshtė era e furtunave?
Kush ėshtė Toka, Ėngjėlli ndriēues?
Fjalor muzike
elementėt e fjalės,
Gjuhė varri dhe mali
kthesa e kuqėrremtė e mjegullės.
I rrethuar prej injorancės tėnde, njė njeri
mund tė shtrojė pyetje tė shumta;
poēari i fryn argjilės,
pėshtyn, -pėrmbush detyrėn.
Toka e kuqe frymon mes gishtash,
freskia misterioze sjell fllad,
balsami i mėrkurtė tretet,
argjila e kuqėrremtė shkėlqen.
HESHTJE
Shtėpia ėshtė e qetė, gjithēka e palėvizshme-
Kam shkruar gjithė natėn.
Rezet e para tė agut, mbi kodėr,
rimbushin gjithė lėndinėn me dritė.
Zogjtė janė zgjuar tė gjithė, boria
e parė prish qetėsinė.
Bota e verdhė, tani ngjan e mallkuar-
Civilizimi - njė sėmundje.
Varfėria shpik luftra tė tmerrshme-
boshllėkun e frikshėm tė pasurisė-
Agonia se lė tė pushojė njeriun;
si agimi qė vdekjen pėrshkon fshehtazi
duke e shembur pėrtokė,
me gjymtyrė tė thyera dhe ulėrima therėse-
Dhe shpirti i tij me njė kėrcim madhėshtor,
tė pavdekshėm, a mund tė rilind si dielli?
TE JESH GJITHNJE
XHOKONDE, ESHTE BUKUR!
Tė jesh gjithnjė xhokondė, ėshtė bukur!
E errėt bota qė ssheh fytyrėn tėnde vezulluese,
i errėt syri qė sndriēohet nga vėshtrimi yt,
vėrtetė i shurdhėt veshi qė si bindet urdhrit tėnd,
kur me zėrin tėnd ai vetė ndihet i bekuar.
Profumi i trėndafilit nė buzė tė loz,
gjinjtė e tu si dy pika tė purpurta uji,
ose si hoje mjalti qė bleta vė nė folenė e saj.
Ndihet aroma e njė tjetėr klime te ty,
qė slind as nga kimia e natyrės,
as nga pyje tė hijshėm, fusha, ose kopshte,-
Te ty prezenca e kohės sndihet fare,
si hija valėzuese e njė peme gjigande
ku ēdo gjethe ėshtė njė gjuhė qė fėshfėrin.
DITA E FUNDIT E VITIT
Zogu i verdhė kėtė vit su kthye
dhe jam tėrė tension, edhe pse plak dhe i dobėt,
ēdo herė qė vinte, dukej sikur rrinte pėr tė kuvenduar,
duke sjellė gėzimin e jetė dhe frikėn,
se shpejti tė gjitha haretė e mia mund tė zhduken.
I heshtur, vraponte parvazit tė dritares, sqepi i tij
godiste lehtė nė qelqe, - me pendė tė shtrira,
mbi qerpikėt e tij, tė pėrkulura,
ngjante sikur linte ndonjė mesazh tė largėt,
ardhur nga botė tė tjera, - ndoshta, nga tė Vdekurit,
pėr shumė kohė tė harruar nga kujtesa ime.
Por tani ylli im po perėndon.
Pas pak toka e ftohtė do tė jetė shtrati im.
O zogu im i verdhė, do tė desha shumė
tė tė dėgjoja tė kėndoje.
DASHURI MISTERIOZE
Gjithkush ua admiron bukurinė yjeve,
kur i zbulojnė, e dashura ime, si ne.
Trupat e tyre ndrijnė njėri tjetrin,
si vezullime qė mbulojnė botė tė brendshme,
misteriozisht tė shfaqura pranė velave.
Fėmijė nė shkollė na mėsonin tė vėrteta
qė i merrnim pėr tė qėna si forma tė jashtme...
Vjen njė kohė kur hėna
perėndon dhe yjet zbehen
dhe botėt e fshehura ndizen nė njė dritė tė argjendtė...
Bota e vjetėr sėshtė tjetėr veēse zjarr qė nxjerr tym
dhe toka e tmerruar u ulėrin tė katėr erėrave.
Kur Ajo zbulon gjirin e saj tė artė, e lė tė bjerė
peshėn e pambuktė tė zezė qė shndrin.
NDJESHMERI
Pakėnaqėsia torturon shpirtin,
llogari qė grushton Idealen;
Vullneti ėshtė njė pankartė, nga poli nė pol
rrotullohet si monedhė, - Si tingėllon?
Jo njė natyrė e re as njė njeri i ri, -
as njė vullnet i dobėt, i rifuqizuar, -
por njė rigjenerim i ri mund
tė tė bėjė tė nėnqeshėsh me trishtimin tėnd.
Shpirti, i pushtuar nga kėto njolla,
i shpėrqėndruar, pėrqėndrohet sėrish,
kur, duke shkundur kalbėsitė, pengjet i anulon tė gjitha, -
Jeton tėrėsisht me oksigjen,
ndėrsa njeriu, i rraskapitur (thotė) Me vdekje,
pėrqafon tokėn dhe dorėzon krahėt,
bėrtet Ujė, - Unė: Muzė, pėrndizma shpirtin!
Ajri ėshtė element qė kėndon.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", prill 2007)
ANGLI
JAMES FENTON

James Fenton u lind mė 1949 nė Lincoln, nė Angli,. Eshtė gazetar, kritik teatri, reēenzent dhe korrespondent lufte. Prej vitit 1994 deri mė 1999 ka qenė Profesor i Poezisė nė Oksford.
JASHTE RREZIKUT
Zemėr jepu, firmose dorėzimin,
si pemė pranoje zhveshjen.
Mėso sesi gjethnaja mėson tė bjerė
dhe pėrvidhju rrezikut, pėrvidhju e dashur.
Ajo qė i pėrket brymės dhe shkrirjes sė akujve
dhe dimri mė i thellė smund tė tė plagosin.
Ajo qė i pėrket erės dhe shiut
ska rrezik tė kthehet nė furtunė.
Pasioni xheloz dh nevoja e egėr
tradhtojnė zemrėn qė i ushqen.
Por ajo qė i pėrket dheut dhe vdekjes
nuk pėrbėn rrezik pėr diellin.
Kam qenė i egėr, e kam patur gabim-
vėshtirė ta thuash, vėshtirė ta dish.
Ti nuk mė pėrket.
Tashmė sje mė nė rrezik-
I je pėrvjedhur erės,
I je pėrvjedhur dallgės,
I je pėrvjedhur zemrės,
tė gjithave, tė gjithave rreziqeve tė dashurisė.
PERCEPTIMI
Hardhuca nė mur, thith,
heshtjen e papritur qė vjen
nga pylli, mė thonė se e kam humbur
perceptimin e sė mirės.
E di, ėshtė e bukur kjo lule,
kėshtu mė dukej deri dje.
U hap si njė pėllėmbė ngjyrė
gjaku dhe skish mė tė bukur.
E di, ajo punė ėshtė e bukur,
njė luks, njė e mirė.
Me punė do ta zhdukja
vetminė.
E bukur ishte vetmia
kur isha i sigurtė pėr forcėn time.
Besoja se ishte njė mjet
pėr tu rritur, por e kisha gabim.
Hardhuca lėviz me hedhje.
Nė pyll zogu mallkon.
Lulja rimbillet si njė grusht.
Perceptimi zhgėnjehet.
PER ANDREW WOOD
Ēfarė duan nga ne tė vdekurit
qė shikojnė nga shpella e tyre?
Duan tė qajmė pėrjetėsisht?
Duan tė na luajnė mėndsh,
duan tė shkatėrrohemi apo
tė na gjejnė tė mbytur si skllevėr
tė ndonjė perandori antik?
Asnjė nga miqtė e mi tė vdekur
nuk ishte perandor, as shije
ekstravagante nuk kishte dhe
asnjė nga ata ishte kaq hakmarrės,
qė tė donte konsumimin e miqve tė tij,
tė konsumoheshin prej dhimbjes,
tė shkatėrruar dhe tė shpėrfytyruar.
Mendoj se tė vdekurit duan qė ne
tė qajmė pėr ato qė kanė humbur.
Mendoj se meqė na dinė qė jemi
ende kėtu, i turbullon mė shumė nga gjithēka.
Por koha atje, do ti gjente dorėlėshuar,
duke u marrė mė pak me veten.
Dhe koha do ti gjente bujarė atje,
siē ishin njėherė e njė kohė,
ētjetėr mund tė donin nga ne
nėse jo, njė vend nderi nė kujtimin tonė,
njė dhomė tė veēantė, njė fron tė shenjtė,
privilegje dhe famė?
Dhe kėshtu tė vdekurit do tė pushonin
tė na ankoheshin dhe ne do tė armėpushonim,
do tė bėhej njė pakt mes miqve tė vdekur
dhe atyre tė gjallė.
Ajo qė duan miqtė e vdekur nga ne
ėshtė miqėsia me tė gjallėt.
KAM PARE NJE FEMIJE
Kam parė njė fėmijė me flokė argjendi.
Atje do tė tė shpie nėse mė rri pranė.
Shtrėngoma dorėn.
Mos u shkėput.
Fushat janė tė minuara dhe fryn erė e ftohtė.
Era shpupurit flokėt e tua tė argjendta.
Lumi Azzurravena shkon larg dhe thellė.
Degėt krisin dhe hijet vallėzojnė.
Shtrėngoma dorėn.
Ndiqe monopatin.
Tė minuara janė fushat dhe hėna rri nė qiell.
Kam parė njė fėmijė qė sfle mė.
Kam parė njė fėmijė tė plakur nga dhembja.
Shtrėngoma dorėn.
Qėndro me mua.
Tė minuara janė fushat nga ata qė sna duan.
Thuamė qė do tė mė jesh pėrsėri mik.
Larg thirrjes sė gjakut
kam parė njė fėmijė tė dalė nga balta.
Shtrėngoma dorėn.
Shtrėngoma zemrėn.
Tė minuara janė fushat, e errėt ėshtė hėna dhe i plotė
ėshtė lumi Azzurravena.
Nga larg zemėrdredhur
kam parė njė fėmijė bėrė copash.
Je ti?
Jam unė?
Tė minuara janė fushat dhe e gjatė ėshtė nata.
Qėndromė afėr kur tė rifillojnė tė shtėnat.
LUIS PIMENTEL
(Njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm spanjollė tė shekullit tė 20-tė)

Luis Pimentel, u lind mė 1895 nė Lugo, Spanjė. Eshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm spanjollė tė shekullit tė 20-tė. Kur ishte student mjekėsie nė Santiago de Kompostela dhe mė pas nė Madrid hyri nė kontakt me botėn intelektuale tė kryeqytetit, nė tė cilėn do tė njihet edhe me ata tė rinj qė do tė formonin gjeneratėn mė tė famshme dhe tė pasur poetike tė letėrsisė. Poezia e tij nxjerr nė pah misterin e mikrogjėrave, duke identifikuar pėrreth tyre mrekullinė e vėrtetė tė botės; gjuha e pėrdorur prej tij i riemėron gjėrat duke na bėrė tė shijojmė njė tjetėr ekzistencė jetėsore.
LUTJE QE ZOGU MOS TE VDESE
Zot, pėrse nga afėr njė zog
mund tė ngjajė njė pėrbindėsh?
E mbaj ndėr duar dhe dridhet prej frikės.
Ngjan sikur ėshtė zemra ime.
Tmerrohem, sepse mund ta vras
kėtė lule tė gjallė dhe tė ngrohtė,
duke bėrė tė dalin nga goja e tij
tė gjithė mėngjeset terse.
Pėrse njė zog ėshtė gjithmonė njė gjė e re pėr ne?
Zot, pėrse nė duart tona pėrpėlitet krimi?
NE MORG ESHTE NJE FEMIJE
Tashmė iku ministri i Zotit
-vizitė rrethane
ėshtė trupi i tij mbushur rutina.
Besoje, se ti ishe njė zilkė
dhe vdiqe, duke lozur me shiun.
Morgu ėshtė shumė i madh pėr ty.
Dhe mbajtėsja e zezė.
Dhe hija jote.
Dhe heshtja e ēimentos sė lagėsht.
Ti dhe unė pėrjetėsisht jemi kuptuar.
Deri kėtu arrin njė kėngė e plagosur
qė bie dhe na ngre.
Arrin nga misteri i indiferencės
nė lum, poshtė bredhave,
ku varkat e lidhura
vigjilojnė yjet qė duan tė mbyten.
Qyteti nuk di gjė pėr kėtė
dhe nė trupin tėnd ka ngelur ende
njė dritė e zbehtė qė ndriēon morgun:
vdekjen qė lėpin faqet
me diēka shumė serioze.
Por ekzistojnė akoma nė sytė e tu
tė vegjėl kopshte tė lulėzuar
pėrmes tė cilėve kėmbėt e tua,
hija jote e vogėl.
nuk vrapuan kurrė,
Me mua je,
me duart e mbyllura, tė shtrėnguara,
duke mos dashur ta lėsh tė lirė kėtė ēast heshtjeje
qė tė ēon larg botės.
LOJE E TRISHTE
Ai vogėlush
u nxirrte sytė
zogjve;
dhe i pėlqente ti shihte
kur u dilte ajo gllėnjkė
ajri dhe drite,
mėngjeseve tė lagėshta
mjegulluese.
Pastaj i hidhte
tė fluturonin
dhe qeshte kur i shihte
tek pėrplaseshin nė gardhin
e shtėpisė sė tij
me njė zhurmė
shumė tė trishtė.
...........................
U rrit dhe ėshtė njė nga ata.
DHE KURRE NUK TE TAKOVA !
Njė tjetėr ditė qė vdes
pa luftė, nė qytet.
Dhe kurrė nuk tė takova!
Ngrija gurė tė rėndė.
Mbaja nė duar,
zogj tė trembur dhe insekte tė ftohtė.
Dėgjoja shpirtin tim
nė shelgjishtė dhe nė det.
Prita agimin
pėr tė studiuar kalimin
qė ēon nė fillimin e ditės.
Dhe kurrė nuk tė takova!
Njė mėngjes tė ndritshėm
pashė nėnėn
tė shpalosė nė erė flokėt
kėtė pluhur tė artė
margaritarėsh dhe fildishi.
Dhe pashė qė drita
nė gjinjtė e saj
kėndonte madhėshtinė e ditės.
Dhe kurrė nuk tė takova!
Vėshtrova nė sytė e sė dashurės.
Pėrse qenkan bosh kopshtet e saj?
Me ngulm tė kėrkoj
nė kėtė ditė qė vdes ngadalė nė qytet.
SALLE OPERACIONI
Pa peshė rrėzohen zėrat
nė qetėsinė e natės
dhe mbėrrijnė si njė varkė pa drita.
Dėgjohet njė i vdekur,
atje, nė morg,
si njė gur qė bie nė errėsirė.
Veshje punėtorėsh, tė lodhura dhe tė pista
dhe njė orė qė rreh fort mes tyre.
Dėgjohet njė zhurmė ēelėsash dhe kryqėzimesh.
Nata heq pantoflat e shurdhėta.
Agimi hapon zbathur,
me kėmbėt e tij tė mavijosura.
Pėrgatiti dhe pėrshtati Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, maj 2008)
SPANJE
LUIS GARCIA MONTERO

Luis Garcia Montero u lind nė Granada tė Spanjės mė 1958. Kreu studimet pėr filozofi dhe letėrsi nė Universitetin e Granadės, ku u doktorua mbi njė tezė pėr poetin e madh spanjoll Rafael Albertin me tė cilin filloi tė ketė njė miqėsi tė madhe. Montero ėshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė sė sotme spanjolle, aktualisht ėshtė profesor i filologjisė spanjolle nė Universitetin e Granadės. Konsiderohet si njė poet prestigjioz, tė cilit i janė dhėnė shumė ēmime tė rėndėsishėm, si ēmimi: Federiko Garsia Lorka, Ēmimi i Sevilies, Ēmimi Loewe, Ēmimi Kombėtar i Poezisė, mė 1995. Nė vitin 1999 iu dha Ēmimi Servantes, vlerėsimi mė i lartė nė letrat spanjolle. Ka botuar ndėr tė tjera vėllimet: Trishtim 1980, Kopshti i huaj 1983, Ditar i komplikuar 1987, Shtėpi tė ndara 1994 dhe mė 1998 Poezitė e plota.
Pėrktheu Ben Meēe
Bolonjė
NDALESĖ NĖ BARAJAS
Personazhe tė ēuditshėm,
pleq me valixhe e tėrė dinjitet,
tė rinj qė mėsuan
thepėzimin e ngashėnjimit
nė mėnyra e vende tė ndryshėm,
faunė kėmbėzbathur, e pacipė,
qė fle mbi kolltukėt
e aeroportit.
Afėr xhamave
retė dhe pista e uljes derdhin
helm romantik mbi modernizmin
ku secili pret nisjen e vet.
Haretė, nostalgjitė, vetmitė,
lodhje tė kėsaj bote.
T'i huazoj para pėr taksi
mė kėrkon njė burrė gjithė dhimbje,
ka humbur plaēkat kėtė mėngjes
duke u kthyer nga Parisi.
Ma tregon si ndodhi.
E shoh tek largohet,
mes udhėtarėve tė tjerė.
Nė ekranet elektronikė
vendoset fati ynė,
rrahin krahėt e lodhur, emra qytetesh tė ēuditshėm.
Vėshtron retė e mė nė fund largohet
nė kėrkim tė ishullit tė tij
ku kimia dhe vdekja rezultojnė natyrore
ndėrsa palmat e larta janė prej plastike.
POHIM
Tė udhėtosh nėpėr rrugė dytėsore,
mė afėr peisazhit,
plepash tė verdhė e tokės sė lagur,
makina tek ecėn ngadalė mbi njė urė.
Pohim i mundshėm
qė tė ofron koha
pėr tė humbur brenda vetes,
sepse bota me gjithė qytetet e saj
ėshtė pėrherė nė vendin ku ndodhemi ne,
i vetmi trėndafil i erėrave,
i vetmi port ku mund tė zbarkosh.
Kėtu, ndėrmjet meje dhe teje,
ndėrmjet plepave dhe lumit,
drita e vjeshtės jeton
me qetėsinė e kujtimeve,
nuk i duhet pasaporta
pėr tė hyrė e dalė
nė zemrėn tonė.
POETIKĖ
Lumė i tharė, heshtje
qė rrethon derėn e shtėpisė time.
Nė shtratin e gurėve moēalorė
ngrihet bari,
shfaqen sende befasuese,
botė tė paemėrta,
jetė qė ngatėrrohen me vdekjen.
Por ka mbrėmje tė dykuptimta qė mė shpien
deri te shtrati i lumit,
e ndėrmjet zejeve rrjedh
uji i imagjinuar prej dritės
qė na konsumon.
Kushedi
,
ndoshta pėr kėtė arsye,
dikush mbolli pemė pėrballė,
erdhėn buzė tė rinjsh,
stola tė njerėzuar nga hijet.
E mbi shtresėn e gurėve fluturojnė mbrėmjeve
zogj dhe shikime,
fytyra tė vetmuara qė ndjekin njėra-tjetrėn nėpėr ujra,
duke kėrkuar njė kohė tė gjallė e tė palėvizshme,
njė kujtesė
ku tė mbėshteten.
Unė nuk tė kam borxh asnjė puthje,
doja vetėm tė tė kushtoja kėtė vjershė.
GRATĖ
Mėngjes periferie,
autobusi i afrohet stacionit.
Bėn ftohtė rrugėve, ėmbėlsisht,
gati si njė rizgjim pranveror,
i njė qyteti qė nuk ka hyrė
akoma nė tė nxehtė.
Nga vendi im shikoj gratė,
me sytė e pėrgjumura e veshjet pa lustėr,
nė kėrkim tė orarit tė punės.
Hipin duke lėnė zbuluar,
nėpėr xhamat e mbėshtetėseve
lajmėrime trupash
e ndėrresash intime.
Vajzat na shohin nė sy
nga mbretėria e pėrkryer e fotografisė sė tyre,
pa orare, pa ngut,
tė turpshme si njė ėndėrr e nxirė nga dielli.
Unė zbres te tjetri, pėshpėris.
Mė mallėngjen kujtimi
i lėkurės tėnde tė bardhė e tė trishtė,
pėrulėsia miqėsore e natės tėnde,
dora
qė harrove mbi dorėn time,
duke dalė prej dushit,
vetėm pak mė parė,
ndėrsa unė kundėrshtoja tė ngrihesha.
Tė uroj ditė tė mbarė,
fati tė kėrkoftė
nė shtėpinė tėnde tė vogėl e tė rregullt,
jeta tė trajtoftė denjėsisht!
SIRI
ADONIS
(Njė nga poetėt e gjallė mė tė rėndėsishėm arabė)

Adonis u lind mė 1930, ėshtė libanez me origjinė siriane (emri i tij i vėrtetė ėshtė Ali Ahmad Said Esber) jeton e punon pėr rreth njė dhjetėvjeēar nė Paris, ku i janė botuar nė gjuhėn frėnge disa nga librat e tij poetik mė tė rėndėsishėm. Eshtė pėrcaktuar si njė nga poetėt e gjallė mė tė rėndėsishėm arabė, ka qenė protagonist qė nga vitet 50 i ndryshimit dhe rinovimit tė poezisė arabe bashkėkohore. Vij nga njė tokė nė tė cilėn poezia ėshtė si njė pemė qė pėrkujdeset mbi njeriun dhe nė tė cilėn poeti ėshtė ai qė e kupton ritmin e botės.
NUK ESHTE YLL
Nuk ėshtė yll as frymėzim profeti
nuk ėshtė fytyrė qė rri poshtė hėnės.
Ja ku avancon si njė ushtė pagane
duke pushtuar vendet e bashkėtingėlloreve
duke shpėrndarė gjakun e tij
duke ia treguar diellit plagėt.
Ja ku ėshtė duke veshur lakuriqėsinė e gurėve
duke ua kthyer lutjen shpellave.
Ja ku ėshtė duke pėrqafuar tokėn e butė.
TOKA E FSHATIT TIM
Dora e universit shfleton ende
historinė e tokės sė fshatit tim
e sjellė nga dielli dhe kur horizontet e tij
mbyllen, ajo hap tė sajat.
E konservoj e skalis nė gjakun tim
dhe nė gojė mė mbijnė, pllaja dhe gurė
qė i ēoj nėpėr botė,
mesazh qė tė padukshmen zbulon.
Toka e fshatit tim... nė ndėrgjegjen tėnde isha
intimiteti yt, konfidenca jote
ėshtė plazmuesi im ē'do tė isha unė
nėse nuk do tė isha, krijuesi yt i vetėm?
AGIM
Dielli yt ėshtė nė artikulimet e mia
si bora, si zjarri ngrihem
kur perėndon
dhe kur perėndoj ngrihet.
O mėrzi qė lind nė rrugėn time.
O ag, shoqėruesi im.
BARBARA PUMHOSEL

Barbara Pumhosel u lind mė 1959 nė Neustift bei Scheibbs, Austri. Eshtė laureuar nė Gjuhė e Letėrsi tė huaja nė Universitetin e Vjenės. Pas punėve tė shumta nė Britani tė Madhe dhe Francė, qė nga viti 1988 jeton nė Firence.
NISJA
Nė radio dikush
fliste pėr kopshte imagjinare,
me bretkosa tė vėrteta brenda tyre,
ndėrsa ajo nisej,
duke lėnė tė binte
ēdo herė nga njė fjalė,
siē bėnin Hänsel-i dhe Gretel-i,
pėr tė rigjetur njė ditė,
rrugėn pėr nė shtėpi
dhe kundėr ēdo logjike
ecte duke shpresuar,
qė dikush do ta gjente
edhe pse kjo do tė thoshte
tė humbje pėrgjithmonė.
KONTRAPUNKT
Nė mendje grimcėzohen
pllaka akulli mbi gurė tė verdhė sulfuri,
imazhe qė arrijnė nga pėrtej kufijve
shndėrrohen nė fjalė dhe qė atėherė,
njė cingėrimė tymoste pa oksigjen,
kamxhikonte shkurret dhe thyente rrugicat qė
tė ēonin tė gjitha nė njė drejtim,
duhet tė kem ėndėrruar njė version tė ftohtė
tė ferrit mendova se nuk mund ta shpjegoj ndryshe
atė shpėrthim tė papritur gėzimi.
MORGU
Ishte e pazonja
nė gjallje.
Asnjeri se imagjinonte
ēmund tė bėnte.
Ishin karakteristikat
e fytyrės sė saj prej tė vdekure,
qė i transmetonin tė huajit
njė imazh nė lėvizje,
pėrplasje tė lehta krahėsh,
konturimin e njė vije
tė ngritur nė hark,
qė largohej
duke lėnė nė ajėr,
njė pėrpjekje tė fundit
komunikimi vagullues.
KTHIM PROVIZOR
Kurrė mė lotė nė poezi,
shi, det dhe mbi tė gjitha,
kurrė mė dėborė tė bardhė, tė virgjėr,
lamtumira tė bėn dėm,
u duken aq tė bukura nė pamje tė parė
fjalėt e pėrdorura shumė
tė gjithė atyre qė si unė
mbėrthehen
nė ēdo trung, nė ēdo lule plastike
nė mungesė tė fijeve tė barit,
pėr tė larguar momentin
e imazheve tė brendshme, tė jashtme
qė mbėrrijnė pa filtėr, pa mėshirė
tė shkrira njėra me tjetrėn,
(mbi tė gjitha mos i mbyll sytė),
projektohen nė murin e shtėpisė pėrballė
dhe mė fiksojnė,
pėrmes tendės gjysmėtransparente,
me dardhat e stilizuara,
me fikun poshtė dritares, qė reziston
pa ujė prej tre ditėsh
dhe gjithė apartamenti ėshtė komplet bosh.
IRLANDE E VERIUT
MEDBH MCGUCKIAN
(Njė nga zėrat mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne irlandeze)

Medbh Mcguckian u lind mė 1950 nė Belfast, Irlandė e Veriut. Eshtė autore e shumė vėllimeve poetike, ėshtė pėrcaktuar si njė nga zėrat mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne irlandeze. Medbh McGuckian, pėrpiqet tė realizojė lidhje tė paparashikuara mes sintaksės dhe hapėsirave perceptuale, i ndėrton tekstet me ngjyra tė errėta, qė hap pas hapi, e ēojnė lexuesin nė territorin e njė lirizmi mrekullues.
TULIPANE
Tulipanėt nga droja nuk i kam prekur
pėr njė kohė tė gjatė, mekanizma
tė mbrojtjes pėr tė fshikulluar shiun
qė kėrcen nėpėr gotėzėn
e trungut, megjithėse nuk ėshtė
njė ėndėrr rinore dashurie, njė forcė mendimi
pėr ta mbyllur dyfish
dhe dėrguar me anė fishkėllimash,
ose pėr tė rifituar gjumin me bėrryla
nė duart e mbledhura. Vetė pavarėsia e tyre
i tėrheq nė kėtė drogim tė shpirtit.
Por, si tė gjithė instruktorėt, lehtėsisht
tė tėrhequr, nė pasqyra mungesash diellore
ekzaltojnė vetveten nė balete hakmarrjeje.
Njė lloj binjakėrie, njė mėnyrė olimpike
pėrfitimi dhe janė sakrifikuar nė intriga,
fytyra tė ngritura lart shumė herė nga arti i dritės,
mungesa e tyre e dashurisė, njė formė sėmundjeje,
mė e thellė sesa feminiteti i tulipanėve
me zemrat e tyre tė errta prej blete.
TYM
U kanė vėnė zjarr gjineshtrave buzė rrugės.
Do tė gjejmė rrugėdalje? Era a mund ta mbajė
kėtė gjarpėr portokalli, pėrgjatė kodrave,
larg prej shtėpive?
Duket, kėtu e dinė ēbėjnė,
kurse unė nuk mundem
as tė pėrmbaj veten. Vrapoj
pėrderisa ky tym i kuq tė mos mbulojė botėn.
GJERAT QE NUK SHIHEN
Varfėria e studiuar e njė ēatie hėnore,
qeramidhet e fabrikės sė qumėshtit
ftohen poshtė mollėve,
drumolla qė i bėn rrobat e palara mė tė bardha...
Por smbaj mend emrat, ose i kujtoj gabim
kur mė shndėrrohen nė njė emėr tjetėr,
tė njė qyteti francez si emri pagėzues i njė gruaje.
Fėmijėria ime ruhet si historia e njė kombi,
pėrrallat e mia tė preferuara janė ciflat
e strehuara nga pagurja.
Shoh vdekjen e gjyshes si njė copė akulli,
shėndoshjen e nėnės time tė kthyer nė formėn e parė,
ēelėsin tim tė futur nė portėn tėnde.
Truke qė mund ti gjesh nga kjo kopsė i shkopsitur,
nga njė penė jo nė vendin e saj, nga njė fjalė e lexuar gabim,
nga flokėt e mi qė zbresin nė mes tė njė fjalimi.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", dhjetor 2007)
SHBA
PAUL MULDOON
(Ēmimi i Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave nė Letėrsi 1996)

Paul Muldoon u lind mė 1951 nė Irlandėn e Jugut. Ka studiuar pėr literaturė angleze. Mė 1973 boton vėllimin e tij tė parė poetik: Kohė e Re. Jeton nė Amerikė, nė Haward me tė shoqen, shkrimtaren Jean Hanff Korelitz. Paul Muldoon ka fituar ēmimet: Sėr Goeffrey Faber Memorial Award mė 1991, ēmimin T.S. Eliot, pėr librin poetik Shėnime nga Kili mė 1994, ēmimin e Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave nė Letėrsi mė 1996. Eshtė president Lidhjes sė Poetėve. Eshtė Profesor i Poezisė nė universitetin e Oksfordit, duke pasuar Seamus Heaney dhe James Fenton dhe sipas traditės i duhet ta mbaj kėtė vend vetėm pėr 5 vjet. Fitoi ēmimin "Pulitzer" nė vitin 2003.
DUKE U TAKUAR ME BRITANIKĖT
Takuam britanikėt nė pikun e dimrit.
Qielli ngjyrė lule levandoje,
levandoje nė bojqiell bora
Arrija tė dalloja nė sfond
bashkimin e dy rrėkeve
(tė dyja poshtė njė shtrese dėbore)
dhe jo aq papritur, mua
qė bėrtisja nė frėngjisht, duke ulėritur
nga njė cep i pyllit tė zhveshur
nė tjetrin. As gjenerali Jeffrey Amherst,
asmėpak koloneli Henry Bouquet
arrinin tė kapėrdinin duhanin tonė
prej bime saliēeje.
Pėr sa i pėrket aromės sė ēuditshme
qė pėrhapej nga shamia
e shpjegoi koloneli: ėshtė levandė...
njė lule mavi si qielli.
Na dhuruan 6 grepa pėr peshkim
dhe dy kuverta tė qėndisura me li pylli.
KUBA
Atė mengjes motra ime mė e madhe
u kthye nė shtėpi me veshjen e saj tė mbrėmjes
prej rrobe tė bardhė: kush djallin je
qė mė del xhiro gjysmė e zhveshur nėpėr diskoteka?
Sikur skishim boll probleme me kėtė luftė dhe me
pritjen e fundit tė saj! Bėrtiste im atė,
duke goditur me grushte tavolinėn.
-Janė tė rrezikshėm kėta amerikanė tė mallkuar, si gjithmonė -.
Kisha dėgjuar Patton ad Armagh-in!
A e di qė Kenedi... ėshtė gjysmė Irlandez,
kėshtu qė smund tė jetė mė i mirė se ne, apo jo?
Atėherė ska se ētė thotė...
dhe nėse ka diēka nė koshiencė,
tė vjen tė ripiqesh me zotin!
Arrija tė dėgjoja Merin nga pas perdeve tė thoshte:
Mė beko Uratė, kam mėkatuar... kam thėnė
njė gėnjeshtėr, u kam ngritur krye rregullave, njė ditė...
po Uratė, njė herė... njė djalė... mė ka prekur.
Thuamė bija ime: kjo prekje ishte e pamoralshme?
Tė ka prekur, pėrshembull, gjinjtė?
Mi ka prekur, po Uratė, por me delikatesė.
SALVADOR
Ky astakua nė fakt nuk ėshtė astakua, por
telefoni qė gjėmon pėr Nevil Ēambėrlenin:
rrėzohet nga njė degė e zhveshur
nė pjatėn ku mbeturinat e ngrėnies
pėrfshijnė njė fotografi tė Hitlerit
dhe disa fasule tė ziera fort,
prej Pėrbėrje tė Lėvizshme: kam parandjenjėn
e Luftės Civile. Kur Bretoni
mė tėrhoqi pėrpara Gjyqit tė tij,
citova Manifestin; duhet ti lėmė mėnjanė
konsideratat estetike dhe morale,
pėr tė mbajtur tė plota imazhet e ėndrrave tona.
Dhe nėse nė ėndrrat e mia, Hitleri do ishte njė mazokist
qė grushtin do ta ngrinte
vetėm pėr ta bėrė copa?
Mund tė kisha ėndėrruar Andre Bretonin...
tė tallej me Enigmėn time tė Guljem Telit...
Atje ėshtė vėrtetė, tani gjunjėzoj Leninin,
me njė ulje bythe tė zgjatur
dhe vizionin e shtrirė
tė beretės sė tij tė mbajtur nga dy bastunė.
Tani shikoj njė biftek tė ftohtė qengji
mbi kokėn e tim biri.
Babai mė kėndonte njė kėngė zije. Pa zė.
Sa ėshtė e detyrueshme
ajo qė duhet thėnė? Tetorin e 1934
u largova nga Barcelona nga dalja e pasme
me njė portofol mbushur opera
pėr solon time nė Nju Jork.
Natė e ndritshme, me ulėrima qensh
dhe taksist anarshist qė mbajnė me vete dy flamuj,
njė spanjoll, tjetrin katalan. Me cilėn anė isha?
As me njėrėn, as me tė dyja, as me tjetrėn.
Unė qė isha gjunjėzuar me Leninin nė Gjyqin e Bretonit
dhe qė isha betuar pėr besnikėri ndaj proletariatit,
qė e kisha parė tė hapej humnerėn
mes meje dhe surealizmit
si krisje nė njė pllakė,
nė Pėrbėrje tė Lėvizshme pikturova njė demon gjigand
si ata nė artet egocentrike.
Mes statujave tė tua nė Valadolid
gjendet njėra qė e ka kėmbėn ende tė salduar
nė njė bazament graniti
nga e cila, ashtu si ne, e merr fuqinė dhe ai.
Me kėtė dhe me pak fasule tė ziera,
nuk mund tė banketosh si i ngopur
mbi skeletet e Kainit dhe Abelit,
pa na zbritur nė tokė, e shumta
nė sallon,
ndonjė vetmi vegjetale.
Luftrat tona civile, perandorira tė bėra hi,
netė tė ndritshme, tė pafundme,
tė mbajtura poshtė rripave pėr siguri,
e kanė krisur butėsisht devijimin
e gjethnajės zbukuruese,
atė majė tė purpurtė prej alabastri fin.
SPANJE
PEDRO SALINAS
(Poeti i dashurisė)

Pedro Salinas u lind mė 1891 nė Madrid, Spanjė. Ka publikuar shumė vėllime poetike. Ka bashkėpunuar me revistat kryesore letrare spanjolle si: "Espana", "Prometeo", "Revista de Occidente" etj. Ka qenė mik i shumė poetėve dhe intelektualėve tė njohur tė epokės sė tij, Maēado, Ortega, Lorka, Rafael Alberti, Huan Ramon Himenes, etj. Ndahet nga jeta mė 1951 nė Boston.
MENYRA JOTE E TE DASHURUARIT
Mėnyra jote e tė dashuruarit
ėshtė tė mė lėsh tė tė dua.
Po-ja me tė cilėn braktisesh
ėshtė heshtja. Puthjet janė bėrė
tė mė ofrosh buzėt
qė unė tė ti puth.
Kurrė fjalėt dhe pėrqafimet
mė thanė qė ekzistoje
dhe mė ke armatosur, kurrė.
Ma thonė gjethet e bardha,
hartat, telefonat, profecitė;
ti, jo.
Dhe jam pėrqafuar me ty
pa tė kėrkuar asgjė, nga frika
se sėshtė e vėrtetė
qė ti jeton dhe mė do.
Dhe qėndroj i pėrqafuar me ty
pa tė vėshtruar dhe pa tė prekur.
Nuk duhet zbuluar kurrė
ajo vetmi e thellė
as me pyetje, as me pėrkėdhelje
qė tė dashuroj vetėm unė.
SIKUR TA DIJE ĒESHTE
AJO LEMZE E MADHE
Sikur ta dije se ajo
lemzė e madhe qė shtrėngon
mes duarve tė tua, se ai
lot qė ti fshin
duke e puthur,
vijnė te ti, janė ti,
dhimbje tė tuat tė shartuara nė lotėt
e mia, lemzat e mia.
Atėherė
mos i kėrko mė
sė shkuarės, qiejve,
ballit, letrave,
ēfarė kam, pėrse vuaj.
Dhe e gjitha nė heshtje,
me atė heshtje tė thellė,
tė dritės dhe tė tė diturit,
do tė mė puthje prapė,
dėshpėrimisht.
Me trishtimin
e atij qė ska njeri
pėrkrah, veē njė dhimbjeje
tė jashtme; tė atij qė ėshtė i vetėm
me penėn e tij tashmė.
Duke dashur tė ta ngushėlloj
me njė lumė fjalėsh tė tjera
kėtė dhimbje tė madhe qė ėshtė e jotja.
SMUND TE TE JAP ME SHUME
Smund tė tė jap mė shumė.
Sjam mė tepėr se ai qė jam.
Ah sikur rėrė tė isha,
diell nė verė!
Tė shtriheshe qetė,
tė pushoje.
Tė mė lije trupin,
tė ikje gjurmė e ėmbėl,
e paharrueshme, e brishtė.
Me ty tė ikte
ngjyrė brunia
e ngadalta puthja ime.
Ah, tė isha xham,
stof, apo dru,
qė ruan ngjyrėn,
profumin tėnd, kėtu
e tremijė kilometra!
Tė jem materia qė pėlqen
dhe afėr teje sheh,
-varėsja, shishka e aromės,
mėndafshi antik-
tė cilave, kur ua ndjen mungesėn
thua: Ah! Ku janė?
Ah sikur tė isha
gėzim mes gjithēkaje,
i vetmi gėzim
ku tė festoje!
E vetmja dashuri
me tė cilėn tė biesh nė dashuri.
Megjithatė
Sjam mė tepėr se ai qė jam.
TI PERSE KE EMER
Pėrse ke emėr,
ti ditė e mėrkurė?
Pėrse ke emėr,
ti sezon vjeshte?
Gėzim, trishtim, pėrse
keni emėr gjithmonė?
Dashuri:
nėse ske emėr
sdo tė dija ēfarė ishe,
si, qysh.
E di deti pėrse
quhet det? E dinė erėrat
emrin e tyre, tė Jugut,
tė Veriut, pėrtej tė qėnit
njė fryrje e thjeshtė?
Nėse ske emėr,
gjithēka do tė ishte si mė parė,
fillesė, nga unė
zbuluar,
tė virgjėra deri te puthja ime.
Gėzimet, dashuria:
kėnaqėsia e ngadaltė e epshit,
tė duash pa emėr.
Emėr: ēgrusht i dhėnė
mes njė gjoksi tė virgjėr
qė do tė ishte pėrgjithmonė i yni
nėse pėr emrin tėnd sbėhej fjalė.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", nėntor 2007)
POEZI NGA IZRAELI DHE HAITI
IZRAEL
ISRAEL ELIRAZ

Israel Eliraz u lind mė 1936 nė Jeruzalem. Pasi mbaron studimet e larta nė qytetin e lindjes shkon me bursėn e qeverisė franceze pėr njė vit nė Sorbonė, ku ndjek studime pėr teatrin. Nga viti 1965 deri mė 1975, shkruan dhjetė pjesė teatrale. Qė prej vitit 1980, ia ka kushtuar tė gjithė kohėn e tij poezisė. Ka shkruar trembėdhjetė libra poetikė tė botuar nė gjuhėn hebraishte, disa prej tyre janė botuar edhe nė Francė.
1.
Mjafton njė fije floku prej guri
mbi kokėn tėnde tė gurtė.
Dita atje ėshtė varr rreckash
nėpėr shpatullat e gurit,
nė refleksin tėnd prej dheu
dhe ti, qė nė fushė i ke gjunjėt
tė gurta, si njė prift i ēfarėdoshėm
nė lutje harruar,
deklaratėn e erės pret, atė frymim
qė ndoshta njė ditė
do ta quajmė pjekuri.
Ēdo tė bėsh sonte kėtu?
Me ēfarė jeton?
Boshllėkun krijon
mbi bar lėvizės.
2.
Muri i thėrrmuar mbyllet si sy magjik
rojet e habitur, ikin larg sho-shoqit,
kur burimet
nė mal
i ulėrijnė njėri
tjetrit,
qė tu lihet kohė
tė hetojnė gurin,
tė kuptojnė erėn,
tė ngrėnė dorėn drejt pluhurit
dhe atje tė ndjehen tė pėrgjegjshėm
pėr ditėt e shkuara.
Tani ėshtė natė nė
pėllėmbėn e agut tė djegur.
Nė mungesė tė korbave
nuk dihet.
nėse mėngjesi do tu sjellė nė agim
njė veshje nga gardėroba
e Lindjes.
3.
Njė kohė mbushur kuaj,
mali nuk rrėzohet mė.
Nuk do tė thuhet
kurrė mė kėtu:
Kush ėshtė me mua,
kush?
Batalionet e tua, mbreti i rrėzuar,
janė shpėrndarė nė rėrė, nė erė.
Tė braktisur nė rrugė bėjnė (si obeliskė tė ngrirė),
asnjė nuk do tė vijė
te ju pėr tė kėrkuar
njė drejtim,
as tė kėrkojė ku dhe kur do tė nisen
karrot e diellit.
Zjarri ndan
gjithēka qė ngrihet nė ecjen e tij
dhe nė radhė tė parė veten e tij.
4.
Mbi kokė tė rri njė zog,
provon kthetrat, sqepin,
than krahėt nė fund tė udhėtimit.
Pastaj (si njė fazan)
kėndon, por
jo pėr ty.
Vė njė vezė nė xhepin e majtė,
njė tjetėr nė tė djathtin.
Thotė:
Realitetin, ti nuk e njeh
realisht,
por sje i vetmi!
Pastaj (sa mė pas kėsaj historie)?
njeriu i mirė
shkruajti mbi gurin shkėmbor
tė idhullit.
I THYESHĖM!
HAITI
LOUISE PHILIPPE DALEMBERT

Louise Philippe Dalembert u lind mė 1962 nė Port-au-Prince, Haiti. Ka studiuar pėr gazetari. Aktualisht ėshtė zėvendėssekretar i Kulturės i Institutit latinoamerikan tė Romės. Ka publikuar poezi tė tij nė shumė revista evropiane dhe amerikane. Louise-Philippe Dalembert i pėrket asaj kategorie tė shkrimtarėve haitianė tė ashtuquajtur tė jashtėm sepse, jetojnė dhe i publikojnė veprat e tyre jashtė vendit.
BLUZ I FĖMIJĖS ME DUART
PREJ GURI
Palestinė, djali yt
i kėndon natės
me duart e gurta,
rrugėn e lehtė tė Damaskut zbret,
me velat e saj tė mbyllura,
varka e tij e peshkimit pėrēon
tė vetmin ngjyrim bryme nė ajėr,
zė adoleshent
qė godet hijen,
me njė grusht tė bardhė guri
qė shndėrron natėn ciklopike.
Palestinė nė fillin e kėngės tėnde
Yossef-i rrėfen pėr njė fat tė lidhur
nė gjurmėt e njė karvani hijesh,
vėllezėrit e tu e kanė tregtuar
pėr njė grusht grurė,
quhen gad aser juda... dhe nephtali
dhe larg shumė larg nga shtėpia e babait
agimi i kėngėve tė azilit
modelon gjithmonė letrėn
e njė sezoni pėrmirėsimesh,
zėra nga goditjet e trishtuara mbi tambur,
tė zvarritura nė lakuriqėsinė tėnde,
lemza tė ngurosura,
elegji pėr Kainin dhe Abelin,
gėzim dhe simpati tė lagura si njė trup i vetėm
nė ujėrat e njėjta tė Jordanit,
fėmija me gishtat prej guri
i ka sjellė nga humnerat e natės britmat e ditės,
nuk i ka fshirė.
Palestinė, Geremiah-u kėndon,
zėri i tij pėrplaset
mbi brigjet e natės,
allahu Yahw-i ėshtė fėmija e falangave tė rėrės,
flet pėr zotin
dhe thotė nė mėnyrėn e tij orientale:
vėllai im ka udhėtuar me trena mjegulle
ka vizituar vende mbushur gaz,
sepse mė ka sjellė nga azili
skifterėt qė ruanin ėndėrrat e tij?
Palestinė, oh Palestinė nė duart e mia,
mendime tė pakoka
tė fėmijės me sytė e plagosur
dhe me gishtėrinjtė qė mungojnė,
kujtesa mė qan
nė britmėn e natės
dhe unė biri i Isakut dhe Rebekės,
se kam mė krenarinė
e tė shkruarit pėr vajet e mia.
LETRA E NJE ADOLESHENTI
PER MIKUN E TIJ GJENERAL
Tė shkruaj nga toka e azilit,
bėn ftohtė larg tokės ku ke lindur,
nga barangat e saj dhe ēmenduritė,
nga agimet e ērregullta mbi malet e llozhrave
dhe nostalgjia ėshtė shoqja ime mė besnike.
Tė shkruaj sepse nuk mė pėlqen lufta,
e urrej fare kėtė luftė,
qė vret dashurinė dhe ėndrrėn e njerėzve
dhe lė tė gjallė vetėm dhimbjen e syve,
hidhėrimin e thellė tė zemrave tė tyre,
e mallkoj gjithė kėtė luftė,
qė korr me dorėn e saj tė hekurt dhe gjakėsore
filizat mė tė mirė tė kėngėve tona,
muzikalitetin e gjallė tė shkėlqyer
tė legjendave mė tė bukura tė ylberit.
Tė shkruaj por nuk injoroj
qė duhet tė bėhet luftė,
vėllezėrit e mi do tė gjejnė padrejtėsira,
ndoshta edhe unė ndonjėherė,
pėr tė besuar qė mbi tė gjitha jam njeri,
si tė gjithė ata tė pafajshmit tė cilėve u refuzon
njė copė bukė, njė copė gėzim,
njė njeri i rritur me gėzimin
e diellit tė ėmbėl tė tokave tona tė Jugut,
si njė kallam bambuje nė aristokracinė e mirėsisė,
njė njeri ndoshta i zoti tė dojė,
duhet tė kuptoj qė nė qeshjen tėnde prej fėmije
rritej njė urrejtje e papjekur e mjaftueshme pėr tė gjithė tė tutė.
E di qė politika qė vinė nga Veriu,
tė sjell pėr shkėmbim emblemėn e vrasėsit,
me titullin e ministrit tė mbrojtjes,
apo tė ministrit tė brendshėm,
edhe pse inati ynė konsumohet duke kėrkuar kėtė brendėsi,
ku guximi i kolonizuesit tė ri sjell pa ndėshkim
hapat e tij tradhtarė dhe paratė e pudrosura,
por shiko ti, gjenerali dhe miku im,
ujku, ka njė maskim prej qengji,
tradhtohet gjithnjė
nga orekset e tij tė sėmura prej ēakalli.
Atėherė rri i qetė miku im,
gjenerali im, me apo pa grada,
kėta gishtėrinj tė sinqertė qė tė shkruajnė pėr dashurinė,
janė tė gatshėm ti thonė po shėnjestrės sė drejtė tė pushkės,
pėr tė shkulur mirėsinė qė banon zemrėn tėnde
dhe zvarrit botėn pėr tė tretėn herė
nė njė drejtim tė ēmendur dhe tė egėr.
Njė adoleshent i etur
pėr dashuri dhe jetė.
KENGA E NJE BURRI PER NJE VAJZE
pėr Leļla K.
Sėshtė e vėrtetė qė retė vrapojnė ulėt,
mbushur gjak dhe hidhėrim
dhe qė lumi plak lulet
nė fillim tė natės.
Sėshtė e vėrtetė qė e kanė shpėrndarė vdekjen
me tufa tė mėdha trishtimi mbi jetėn libaneze
qė parajsa njė mėngjes
ėshtė mbushur vetėtima
dhe nė buzė tė rrugės
njė teh hekuri i kanė futur cicėrimės mė tė bukur.
Poshtė rrėnjėve tė kedrave
kanė mbjellur urrejtjen,
shiu i paqes ėshtė ylli krejt i kuq
i dashurisė
dhe kjo plagė e hapur ėshtė shpresė e fshikulluar
nė tretjen e lotėve
dhe tė frikės tėnde fėmijėrore
por sėshtė tjetėr veē gėnjeshtėr,
lufta nuk ėshtė ankth i gjatė
qė shkruan shenjat e saj nė kujtesėn
e njė vogėlusheje.
O poetesha ime, poetesha ime e bukur
do ta rikrijojmė verėn dhe kėngėt e tua tė ėmbla detare.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės, tetor 2007)
POEZI NGA JAPONIA DHE SHBA
JAPONI
NISHIWAKI JUNZABURO
(Njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne japoneze)

Nishiwaki Junzaburo u lind mė 1894 nė Niigata, Japoni. U laureua nė universitetin Keio. Mė 1927, ka botuar pėrmbledhjen e parė surrealiste me poezi nė gjuhėn japoneze, Ushqyesi Flagrant bashkė me Takiguchi Shuzo. Njė vit mė vonė botoi vėllimin tjetėr Poezia dhe Teoria Poetike, me tė cilin ka nisur njė lėvizje tė re poetike. Libri i titulluar Kohė e Humbur pėrfaqėson kulmin e poezisė sė tij. Eshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė moderne japoneze. Ndahet nga jeta mė 1982.
PORCELANI
Mendoja dhe ecja
nė fshatin qė gjithnjė mė ka tėrhequr shumė,
mes gardheve me shkurre tė bardha
dhe atyre koralore me shkopinj ngjyrė gjaku.
Rruga prej rėre vrapon,
kopshte tė braktisura derdhen nė errėsirė
dhe dallga ngre bashin,
nuk sheh gjė tjetėr veē shtresa ēatish.
Thua tė jetė kjo ekzistenca ime,
njė shėtitje mizerabėl nėpėr qytetin antik? Por
atė ditė pėrposhtė greminave tė malit,
trokita nė derėn e njė burri qė ka mbledhur
dhjetėra mijėra porcelane Song dhe Yuan
dhe duke vėshtruar pėrtej atyre petaleve tė tejdukshme
e tė vagėlluara krizantemash,
pėrshėndeta pėrfundimin e njė dite vere.
JANAR
Ka ardhur sezoni i fluturave
kush ishte i vetmuari,
qė zbuloi aromėn e narcisit,
mė shumė se njė dea e zhveshur?
Ėshtė e bukur linja e pemės lakuriqe.
Ja sezoni ku kristalet dhe rrėnjėt
lidhen nė tokėn e zezė,
njė burrė heq dorėn nga e verdha e bambuve,
mbushur shkopinj kacavjerrės tė ēmuar,
njė kapele e gjelbėr varet
nga njė harpė druqershie e thyer.
Nuk ka as bletė, as grua tė tingėllojė pranverėn e dėshpėruar.
Midis trėndafilave tė egėr, ende vazhdojmė
tė ulemi kėmbėkryq dhe tė mendojmė.
BISEDE DIMRI
Dielli i bronztė e bėnte blu dorėn e gjuetarit,
hapa gruaje
prej femre fazani,
me krahė tė pėrkulur,
humbasin mes njollave tė trėndafilave tė egėr,
nė vetminė e zėrit
vertikal tė goditjes,
qė rrėzohet mbi jetėn e pemės sė fjetur,
duke ēngjyrosur realitetin
si njė trung peme i pėrkulur ishte shpirti qė thithi
nektarin sekret nė verbėrimin e universit,
Nė verėn e kėsaj rruge boshe,
shtatė kėrcej trėndafili
stolisin thesin e bariut.
Kush do ta zbrazė gotėn,
kėtė shishe mbushur verė?
Druqershitė pėrflaken nė njė ėndėrr zjarri,
ringrohin beretėn e vagabondit,
prej pendėsh tė pangushėlluara dallėndysheje,
Muzg
nė mjegullėn e syve,
e vetmja gjė qė mbetet ėshtė njė zall nė mur,
kufi pambarim.
VARGJE
Sy besnikė ndaj botės,
transparencė krahėsh gjinkalle,
tashmė vetėm syri i ngelet
njeriut-zog,
me kokėn e bukur!
Pėr Kinėn fatkeqe vajtoi,
verėn e trėndafilave,
pėr dikė qė u sillte lule maleve,
tokė ngjyrė pjeshke
dhe pėr dikė qė e ka pyetur
me krahun e shtrirė duke treguar
-ėshtė ajo
shtėpia jote?
Nė kthesėn e papritur tė drejtimit tė Mėrkurit,
pa erozion tė artė lulesh altea,
mes kėmbėve tė gruas qė kacavirrej nė pemė,
ekstazė erashke, pėrkulje ndjenje.
Ditėn qė milingona ngjitej pėrgjatė trungut tė vjetėr,
dukush qėndronte pa bėrė gjė nė buzė tė rrugės.
Shqipėroi Hiqmet Meēaj
SHBA
ROBERT BLY
(Njė nga figurat qėndrore nė kulturėn poetike amerikane)

Robert Bly u lind mė 1926 nė Minnesota, Amerikė nga prindėr me origjinė norvegjeze. Diplomohet nė Harvard mė 1954. Shndėrrohet nė njė figurė qėndrore nė kulturėn poetike amerikane. Fiton ēmimin "Kombėtar tė Librit Amerikan" pėr vėllimin "Dritė rreth trupit". Vetėm gjatė viteve '70 Robert Bly publikoi 11 libra me pėrkthime, poezi, ese, tregime, dhe pamflet politik. Vitet '80 janė vitet e suksesit me daljen e librave tė njohur " Duke dashuruar gruan nė dy botė", "Kthimi i burrit me pallton e zezė" dhe " Njė libėr i vogėl nė hijen njerėzore", ky i fundit u bė bestseller nė Amerikė dhe u pėrkthye duke u shitur nėpėr botė.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
CIGANĖT E GRANADAS
Zemra asnjėherė nuk ndalon sė protestuari kundėr shiut.
Tė dashuruarit nuk ndalojnė tė qahen kundrejt detit.
Mijra gjethe pyjesh vjeshtorė bien mbi varret e grabitėsve.
Kaherė kėngėtari fillon t'i kėndojė, thirrjeve tė dhimbjes.
Nė Maqedoninė e shpirtrave tė bijve e bijave,
Qė vdiqėn pėrgjatė natės kur Zoti sapo lindi.
Kopshti i Edenit derdh mbi ta ujin e Eufratit*.
Disa prej plagėve nė trup i mbajnė qė nga koha e Noes.
Janė duart e Babilonisė tonė qė duartrokasin kėtė natė.
Dua xhenazen e huadhėnėsit pasanik ta shkul nga rrėnjėt!
Dua t'i shndėrrojė muret e kishės sė vjetėr kėtė natė!
Dua tė kundrapij pėrposhtė sheqerin e zi tė mynxyrės!
E po qe se je akoma nė jetė na thuaj kėngėtar se si Jezusi
E fali Judėn, dhe si Juda i groposi tė hollat e fituara
Nė gropėn qė lėkundshėm pėrskuqej nėn kurbane bagėtish.
Po qe se kėngėtari qahet pėr pleqtė e fisit, fjalėn hiē mos e ngasė!
Ai nuk e ka vendin mė nė mes nesh. Bash tė parėt tanė
Ishin dhe mbeten Armiku mė i Madh qė Vdekja pėrherė ka pasė!
* Eufrati - Lumė nė Azinė jugperėndimore qė rrjedh ē'prej
nga Turqia qėndrore nė Irak ku bashkohet me lumin Tigris.
THIRRJE DHE PĖRGJIGJE
Mė thuaj se si nuk e ngremė zėrin kėto ditė
Duke qarė pėr ēka ndodhi. A e ke marrė vesh?
Aeroplanėt u nisėn pėr Irak dhe kupa e akullt u shkri.
I thashė vetes: "Shko e qaj tashmė, ē'kuptim ka
Tė jesh burrė e mos tė kesh zė? Shko e qaj tashmė!
Shiko ē'do tė pėrgjigjen! Gjithēka ėshtė thirrje dhe pėrgjigje!"
Do tė na duhet t'kėrkojmė lartėsinė e duhur, tė arrijmė
Engjėjt tanė, qė vėshtirėsisht nuk dėgjojnė, tė fshehur,
Nė epruvetat e heshtjes tė mbushura gjatė luftėrave tona.
Kemi aprovuar sa e sa luftra tė mundshme.
Duke iu vjedhur heshtjes? Po qe se nuk ngremė zėrin atėherė-
Tė tjerėt (qė jemi Ne) do e grabisin shtėpinė e pėrbashkėt.
Si ka mundėsi qė kemi dėgjuar thirrjet gjigande tė:
Nerudas, Akhmatovas, Thoreaus, Duglass- dhe tash:
Jemi tė heshtur si merimanga ndėr ferra?
Disa spiritualist thonė se jetėt tona zgjasin veē 7-ditė.
Sot ēfarė dite ėshtė?! Oh ėshtė ende e mėrkurė?!
Nxito, jepi, qaj tashmė! Shpejt nata e sė dielės pėrafron!
NĖ NATĖN KUR ABRAHAMI YJET PYESTE
Tė kujtohet nata kur Abrahami pėr tė parėn herė pa
Yjet? I thirri Saturnit : "Ti je Prijėsi im!"
Sa i lumtur ishte ! Kur pa Yllin e Mėngjesit,
Thėrriti : "Ti je Udhėrrėfyesi im!" Sa shkatėrrimtar ishte
Ndėrsa i shihte Yjet tė fiksuar. O miq, ky yll ėshtė si ne :
Ne marrim nga Qielli ynė Yjet qė rrėzohen mbi Ne.
Ne jemi shoqėrues besnik tė yjeve tė arratisur.
Ne jemi kėrkues, si bletėt, e dashurojmė ndijimin.
Fluturimin kėrkues arratisės nėpėrmjet antenave tona.
Dhe askush nuk mund tė na bind qė shurdhėria
Bukuroshe nuk ėshtė. Shpirti ynė prej blete beson.
Qė jemi tė gatshėm tė tresim aty jetėt tona.
Duke ecur me kėpucė tė shurdhėta mbi ndjenja tė lagura,
Ngjasojmė si refugjatė nė mbretėrinė e Gjarprit.
Palėvizur nėn ndjesi qepujke shohim sipėr qiellin.
Zemra ime ėshtė patate e fjetur gjatė ditės dhe
Grua e shkrifėt e braktisur gjatė natės. Mė thoni ē'tė bėj?
Pėrgjersa jam njė burė i rėnė nė dashuri me Yjet.
Pėrktheu nga anglishtja F l u r k a
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", qershor 2007)
POEZI NGA GJERMANIA DHE EGJYPTI
GJERMANI
BERTOLT BRECHT
(1898- 1956)

Eugen Berthold Friedrih Brecht i quajtur Bertold, mbahet si poeti, dramaturgu dhe regjizori teatral mė i rėndėsishėm gjerman i shekullit tė XX-tė. U lind nė
TЁ KЁQIJTЁ
Tё kёqijtё i tremben thonjve tё tu
Tё mirёt i gёzohen hijeshisё tёnde
Tё njejtёn gjё
Do tё mё pėlqente ta ndiej
Pёr vargjet e mia.
Njё poezi tjetėr e tij, nё njё farё kuptimi programatike, titullohet "An die Nachgeborenen" (Tё lindurve pas nesh) . Ja disa pjesё tё kėsaj poezie:
ĒFARЁ KOHЁRASH
Ēfarё kohёrash janė kėto
Nё tё cilat njё ligjёratё mbi pemėt ёshtё gati njё faj
Sepse nёn, kupton kėshtu, heshtjen pёr shumё krime!
Ai atje qё qetёsisht po kapėrcen rrugёn
Mbase nuk ёshtё mё i arrritshёm pёr miqtė e tij
Qё vuajnė?
***
Vėrtet, jetoj nё njё kohё tё errёt!
Fjala e shkujdesur ёshtё ēmenduri.
Njё ballё i lёmuar tregon moskokėēarje.
Ai qё qesh mbase ska marrё ende
Lajmin e tmerrshėm.
***
Edhe tё shmangёsh dhunёn
Tё paguash tё keqen me tё mirёn
Tё mos plotёsosh dėshirat e tua, por tё harrosh
Kjo mbahet pёr menēuri.
Kёtё unё se arrij dot.
Jetoj vėrtet nё kohёra tё errėta!
***
Ju qё ēkridheni nga batica
Nё tё cilёn, ne, jemi mbytur
Kujtoni
Kur tё flisni pёr dobёsitё tona
Edhe pёr kohёt e errėta
Nga tё cilat ju shpėtuat.
Ecёm duke ndёrruar mё shpesh vendet se sa kёpucёt
Nёpёrmjet luftёrave tё dёshpёruar klasore ,
Kur kishte vetėm padrejtėsi dhe asnjė revoltё.
***
Megjithatė e dimё:
Edhe urrejtja kundėr sё ultёs
Shtrembėron tiparet e fytyrės.
Edhe zemėrimi nga padrejtёsitё
E bёn zёrin tё ngjirur.
Ah ne qё donim tё pėrgatisnim terrenin
Ne smund tё ishim xhentilё.
Por ju, kur tё vijё ēasti
Nё tё cilin njeriu do tё jetё mik i njeriut
Na kujtoni ne
Me indulgjencё.
EGJYPT
SAYED HEGAB

Sayed Hegab, ka lindur nё vitin 1940, nё njё fshat tё vogёl Al Matariya, mbi brigjet e liqenit Manzala, tё Egjiptit. Hegab ёshtё njё figurё vendosmёrisht tipike nё panoramёn e poezisё bahkёkёhore egjiptiane. Poezia kanonike ka njё lidhje tё rregullt me klasikёt e mёdhenj tё Egjiptit Ahmad Shawqi (1868-1932) dhe Salah Abd al- Sabur (1931-1981).
Qё nё eksperiencat e para tё jetёs (pra tё poezisё) ka pasur si humanizёm referues, universin e peshkatarёve tё fshatit tё tij dhe si burim imagjinar stilin oral tё epopeve arabe tё Banu-ve Hilal tё historive tё Antara-s dhe tё Baybars. Nё vitin 1966, pёrmbledhja e tij e parё e rёndёsishme poetike Savvad wa ginniva (Njё peshkatar dhe njё xhind) fitoi duartrokitjen e kritikёve egjiptianё. Disa kritikё e krahasuan Hegabin me Lorkёn, kurse tё tjerёt, me Eluarin dhe, tё gjithё panё njёherёsh te poeti njё premtim tё shkёlqyer tё poezisё egjiptiane.
IMAZH MBI MUR
Qё nga njё mijё...
dy mijё...
mbase tre mijё vjet...
flautisti i verbёr po shfaq vetveten
mbi mur... kёtu
dhe kёtu nёnqesh shpesh...
me zemёr shikon larg
dhe me gishtat e lehtё,
nga buzёt nxjerr melodine e njё kёnge
Pyes veten
Neve na buzёqesh apo na pёrqesh?
Dhe melodia e tij... ёshtё njё kёngё plot gjallёri
apo pёrkundrazi, zi e vajtim?
Atёherё pyes veten:
nёse muzikanti i verbёr... ёshtё i verbёr, si ne.
1969
KOHA
Dhe Predikuesi tha:
Ka njё kohё pёr dashurinё
Njё kohё pёr seriozitetin
Njё kohё pёr lojёn
Njё kohё pёr gёnjeshtrёn... njё kohё pёr tё vёrtetёn e hidhur
Tha dhelpra, politikane dhe bisnesmene:
Ke tё drejtё!
Ka njё kohё pёr tё gёnjyer ... dhe njё kohё pёr tё vёrtetёn e rreme
Dhe unё qё nё urtёsinё idiote jam i shtrёnguar dhe
mbytur
thashё:
Besoj vetёm nё njё zot...
Dhe ngashёreja
Vdekja ska kohё
Vdekja ёshtё e ēdo kohe.
1966
(!!)
lindim fёmijё pёr tё vdekur...
...lindim fёmijё pёr errёsirёn e tokёs
Ndёrtojmё pёr tё shkatёrruar
Dhe zёrin e ngremё para se tё zhduket nё heshtje
Jeta rrjedh duke u pёrplasur nё vetminё mё tё egёr
Dhe ne vrapojmё... tё etur drejt njё mirazhi
Dhe jetojmё pёr tё mbushur me ujё
Broka qё thёrmohen
Por e vёrteta mahnitёse
ёshtё qё engjёj...
e demonё
kanё ende pёr ne ...
mijёra pёrkujdesje
1971
ENDE VETĖM
1.
Kush kap ajrin... ajri ёshtё kalё
qё vrapon pa zё
hap portat dhe lulja e heshtjes
u jep frymёmarrje shtёpive
miqtё kalojnё npёr mure
me paqe u mbushet gjoksi
me besim zemra... me vetёtima sytё.
2.
Kemi jetuar bashkё ...
duke ndarė buzėqeshjen dhe fryrjen e puhisė
dashuria jonё ishte pėrtej kohės
njё trёndafil i njomur nga vesa
u bashkuam pёr tё shpёrthyer universin
nё njё fortesё tё rrethuar nga armiqtё
pimё ferrin dhe parajsёn...
...nё dridhjen e telave tё violinave cigane.
3.
Mylli sytё dhe dёrgoji njё pёrshёndetje botёs
qё lind pёrsёri pёrpara nesh
dhe barku i pemёs ёshtё i mbushur plot
me shegё, fiq, mana dhe portokaj.
4.
Njё pёllumb i bardh fluturon nёpёr hapёsirёn e pamasё
Nё harabel mёson tё fluturojё
gati si shtrin krahёt
me pupla tё ashpra.
Puhia e mёngjesit
njё velё e bardhё e vetmuar
Jam njё tel violine qё dridhet nga jeta
qaj si fёmija e porsa lindur dhe pёrqafoj botёn.
Agimi arrin pas mijёra netёsh tё zeza
Mbyll sytё pёr tё parё...
Hije... hije...
nё buzё buthton njё lutje
Universi shtrihet... dhe unё nё shtjellёn
e melodive magjike
nё dёlirёsinё e qiellit
dhe nё rrёqethjen e tokёs
nё stuhitё e detit.
Pėrktheu Faslli Haliti
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, tetor 2009)
IRLANDЁ
MATTHEW SWEENEY

Matthew Sweeney u lind mė 1952 nė Donegal, Irlandė. Ka jetuar nė Londėr pėr disa vjet. Ka botuar pesė vėllime poetike. Eshtė ēmuar me shumė ēmime. Eshtė pėrfshirė nė antologjinė: Modern Poets
POKER
Pesė vetė luanim atė natė,
Pexhi, Kirani, Nili dhe unė -
i shtrirė nė krevatin e tij dhe xhaxha Charlie.
Luanim njė dorė pėr tė ēdo radhė
dhe darovisnim me radhė pėr tė,
duke mos pranuar humbjet, duke u bėrė fitoret e tij,
por pėr ēfarė do ti shėrbenin paratė?
Ēmund tė fitonte tjetėr veē jetės?
Megjithatė pesė vetė luanim atė natė
dhe kur mbaruam kishte zbardhur.
Ia lamė letrat, qė ta mbante mend atė lojė, pėrgjithmonė,
Pexhi, Kirani, Nili dhe unė u kthyem nė shtretėrit tanė
dhe fjetėm derisa e varrosėm,
pastaj vazhduam lojėn derisa u bindėm
se ato netė tė mira
kishin vdekur me xhaxha Charlie-n.
VALLEZIMI I DETIT
Eshtė i tėrbuar deti kėtė natė
dhe errėsira e ulur mbi tė
se qetėson. Anijet
fshihen nė port.
Poshtė kockave tė tė mbyturve,
tė mbuluara me guacka,
lėvizin mes dallgėve,
nė atė vallėzim qė se sheh kush,
nė atė rrotullim poshtė ujit
dhe kėtė natė vendi i nderit
i pėrket tė mbyturit tė fundit
rėnė nga akullthyesja e Danviēit
nė njė natė mė tė ėmbėl se kjo,
pishtari i lėnė ndezur lart mbi majė,
qeni yt qė ulėrinte.
Dhe dallėndyshet hėngrėn sytė,
me shije,
merlucėt e hėngrėn
mishin e fortė,
lavrakėt i zhveshėn
kockat nga mishi i kėmbėve,
por e gjithė kjo veēse e ndihmon
ska lėvizur kurrė kaq lehtėsisht,
ska dėgjuar njė muzikė kaq krenare,
nuk ka pėrshkuar kaq mijėra milje
nė kaq pak orė dhe kushedi
ku do e shpjerė ky det,
mbi cilin breg do ta hedhė,
a ndoshta ndonjė rrjetė do ta kapė.
Por deti mė parė duhet tė pėrfundojė luftėn e tij,
tė lejojė diellin e agut ti reflektojė
rrezet nė sipėrfaqen e qelqtė,
qė kockat tė prehen pėrfund
deri nė furtunėn tjetėr
kur vallėzimi tė fillojė.
JUSTIN QUINN

Justin Quinn u lind mė 1968 nė Dublin, Irlandė e Veriut.. U diplomua nė Kolegjin Trinity tė qytetit tė tij tė lindjes dhe tani jep leksione nė Charles University tė Pragės. Pėrmbledhja e tij e parė poetike u fut nė listėn e kandidatėve pėr ēmimin Forward pėr vitin 1995. Eshtė redaktor i Metre.
PEISAZH NGA AUTOBUSI
Shiko jashtė nga dritarja:
gjysmė peisazhi dhe gjysma pemėsh.
Ndryshon kėndvėshtrimi:
reflekset e atyre qė mbeten
na pluskojnė.
Me gjashtėdhjetė milje nė orė
bota paloset pėrsėri
nė njė valixhe. Unė,
ku do ta hap?
POEZI
Jam njė copė shkėmbi
vendosur nė katin e pestė
tė kėsaj lagjeje
qė u hodh nė erė
pothuajse tetė vjet mė parė;
dhe tani ėshtė njė frymėmarrje, njė ré.
VENDET NORDIKE
SUEDI
AGNETA FALK

Agneta Falk u lind mė 1946 nė Stokholm, Suedi. Ėshtė bashkėthemeluese e teatrit politik The Pantalons (Pantallonat) nė Stokholm dhe qė nga 1968 po vazhdon tė punojė nė komunitetin teatral tė Londrės. Ėshtė poete, mėsuese dhe artiste universale, krijimtaria e saj karakterizohet nga bukuria dhe thellėsia e mendimeve.
KUR VINE BRENDA
Kur futesh brenda,
nga porta e nėnės tėnde,
mos u frikėso.
Ndalo dhe vėshtro pėrreth,
kapu pas mureve, nė do
futu poshtė shtratit,
luaj duke u fshehur,
por,
shikoje babain tėnd
tek vėshtron mamanė,
kur tė dallon
duke pėrshkuar dhomėn.
MAL I FRIKESUAR
Pėr njė prostitutė tė re
Ai thotė se e do
dhe i rreh zemra
nga ajo zbehtėsi qė i gėrmon
fundshpinėn hollake,
gjinjtė e sapo zhvilluar.
E di, ai e do,
ajo e beson,
kur hapon
nėpėr natėn e lagėsht, tė errėt,
duke rrėshqitur jashtė e brėnda makinave,
trupin e saj tė brishtė.
E di, ai e do,
ajo e di,
ndėrsa e qeshura e fėmijėrisė sė saj
i zhduket poshtė nė grykė
nė dėgjimin e frymėmarrjes sė njė klienti.
E gjetėn te njė gropė,
tėrė baltė nėpėr flokė.
Epitafi i saj thotė:
data e vdekjes e panjohur,
vendi i vdekjes i panjohur.
E di, ai e donte,
e di, ajo e besonte.
GJAK I VJETER
Ma vranė babain,
bėrtiti
vogėlushja kosovare,
plumbi ngulet
nė zemėr
pėr ti kujtuar
atė qė duhej tė falej.
Gjakun e vjetėr qė refuzon mpiksjen
dhe trazimin me gjakun e ri,
transformohet nė njė lumė tė rrėmbyeshėm
hakmarrjeje dhe torturash,
qė filtrohet nga njė gjeneratė
nė tjetrėn.
Nė Belfast njė djalosh
me gojėn ende era qumėsht,
fillon tė notojė,
nė tė njėjtin lumė
qė ska mėshirė,
kur i sheh kėmbėt e tė atit
tė bėra copa,
sepse kishte marrė rrugė tė gabuar
nė ēastin e gabuar.
Zemra tė reja, tė ngrira
nga dhembja, bėhen gurė
qė smund tė pushojnė,
derisa nuk rihidhen
nė fytyrėn e atyre
qė i bėnė tė plaken
para kohe.
KARTOLINA
I
Ja ku ėshtė,
ky qytet leopardėsh,
i gatshėm tė mė hidhet,
tė mė copėtojė.
Afrohem me kujdes,
me frikėn varur nė erė.
Ato pushkė do tė shėnojnė
gjoksin tim, nga njė moment nė tjetrin
dhe do tė mė hedhin nė ndonjė gropė
tė errėt dhe tė lagėsht, duke mė lėnė atje
tė vdekur dhe asnjė sdo tė dėgjojė mė pėr mua,
por
leopardi fillon tė mė pėrkėdheli,
tė mė prekė si njė dhuratė.
Jam nė rrugėn drejt Antigua-s,
duke u shtypur mes njėri tjetrit,
kocka kundėr kockave, me pak mish
pėr luks. Lart dhe pėrreth njerėz,
njerėz. Gjysma e fshatit brenda
njė autobusi tė vetėm.
Burri nė tė majtė ėshtė pa dhėmbė,
bisedojmė vazhdimisht nė spanjisht
apo kėshtu ngjan, sepse nuk pushojmė kurrė.
Mė flet pėr Antigua-n, duart e tij
konturojnė vullkane nė ajėr dhe i besoj
kur mė thotė se atje do tė jem e lumtur.
II
Zgjohem, ditėn e parė nė Antigua,
ėshtė agim dhe bėhet luftė.
Tanket po na afrohen,
pushkėt ritingėllojnė me shkrehje,
me pauza mbushur frikė.
Verniku shkėrmoqet nga tavani,
megjithatė ėshtė njė dhomė e pastėr, spartane.
Tė shtėnat bėhen mė tė forta; mbulesa ime
ska qenė kurrė kaq blu, kaq elektrizuese.
Janė tė varfrit qė reklamojnė
pronat e tyre, jetėt e tyre
apo tė pasurit qė thithin mė shumė gjak?
Kur gjithēka qetėsohet, dal
nėpėr rrugėt e heshtura,
duke pritur tė gjejė mbulesa
tė vdekurish dhe gjak,
ndėrsa shoh
vetėm njė diell tė ngritur mėngjesor,
nė njė vend tė ri tė ēuditshėm
dhe lumin e zjarrtė tė fishekzjarrėve
pėr tė festuar ditėlindjen e dikujt.
FINLANDЁ

Merja Virolainen u lind mė 1962 nė Lapua, Finlandė. Ėshtė autore e shumė eseve, artikujve dhe pėrkthimeve, prej 1990-ės ka publikuar shumė pėrmbledhje poetike, e fundit prej tė cilave mė 2003, ka marrė ēmimin prestigjioz Tanssiva Karhu. Poezitė e paraqitura janė pjesė e pėrzgjedhjes antologjike Lėkura dhe Poezi tė Tjera.
FRYMOJ BALLE
FRYMEMARRJES TENDE
Frymoj ballė frymėmarrjes tėnde,
shiko, duarbosh kaloj bri teje,
as dora ime sėshtė nė dorėn tėnde.
Vetėm kur e palėvizshme
brenda meje arrin njė pikė,
ku ngrij edhe pse eci,
kalėroj mbi shpinėn e njė ujku,
kur tek mua arrin atė pikė,
kapėrcej njė urė mbi njė rrymė:
uji dukej i palėvizshėm, ura rridhte.
LEKUREN TIME
MUND TA PUTHESH
Lėkurėn time, mund ta puthėsh,
mund tė ma kafshosh zverkun e lėkurtė,
sepse jam njė prekje, ndjenjė,
lakuriqėsia mė e lakuriqtė.
Lėkurėn time, mund ta puthėsh,
nėse mi hap kofshėt dhe e shtyn
organin tėnd deri nė zemėr!
Nėse e ngre tavanin nga tenda e kaltėr
dhe me kolonėn tėnde e copėton,
nėse e lė tė rrėshqasė
ēdo yll nė orbitėn tėnde,
nėse nė tokėn e zezė si serė
hap njė vrimė ēdo ēast.
Mund ta puthėsh lėkurėn
dhe puthjen mund ta puthėsh,
unė jam njė prekje, ndjenjė,
njė grimcė freskie
qė tretet nė njė pikėz freskie,
smund tė jem unė, tė paktėn as ti,
vetėm gėzim,
vetėm njė ēast i shkurtėr
pritjeje.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, korrik 2008)
ĒEKI
PETR HRUSKA

Peter Hruska u lind mė 1964, ėshtė profesor i letėrsisė ēeke nė Universitetin e Brno. Eshtė autor i tre vėllimeve poetike, tė pėrmbledhura nė njė libėr nė vitin 2004 me titullin Bluza e Gjelbėr, ku ekspresioni minimalist nėnvizon intensitetin emotiv me tė cilin janė prezantuar ndjenja dhe gjeste tė pėrditshme.
PARA BANJES
U veshe
me duart e njė dyzetvjeēareje
dhe u ktheve
drejt sirtarėve
ku prej shumė kohėsh
mbajmė kremra, brisqe dhe tė tjera,
shkėpus sytė
nga kjo bukuri
dhe kujtoj vetėm
shpinėn e bardhė
tė pikturės tėnde Xhoto.
QERSHOR 1
Ajo mėrmėrimė
ishte vetėm njė mantel
i varur keq,
ky grumbull nė gjysmėerrėsirė nė kuzhinė,
ėshtė oriz,
oriz kokėrmadh
dhe melankolia
ėshtė sirtari
i pambyllur i sapunėve.
QERSHOR 2
Njė triko e gjelbėr,
pas kaq kohe bashkė
njė triko e gjelbėr,
jo nuk bie shi,
as errėsohet,
ngrihem,
pėrqafoj nga pas
trikon e gjelbėr.
QERSHOR 3
Nė errėsirė ndrin
njė qoshe e gėrvishtur
sikur dikush tė kishte kaluar
i pakujdesshėm pranė,
njė histori e pėrfunduar
nė korridorin e hyrjes
goditje dhe njė sharje,
punėtorėt
zhvendosin njė statujė tė Maries.
QERSHOR 4
Nė currilat hemorragjike tė gurėve
tė njė shtėpie nė skicim,
dhuna e dhimbshme
humbet shijen,
me aq vonesė tė ngadaltė,
nė pafundėsinė e ditėve
tė bardha.
NENE
Tė kėrkoj gjithnjė e mė pak lek,
ke gjithnjė mė pak.
Tashmė vetėm para
dhe duart
pėr kokėn e strucit
tė frikės sime.
NE PRITJE
Zbrita nė lumė,
lumi shtynte gjethurina tė verdha,
u mbajta te shishet lėvizėse,
prita
e mė pas
befas u pėrshtata,
pastaj
u ktheva
nė logjikėn time.
E NDARE
Dashuri e ndėrruar
disa herė nė vit.
Me kokėn e kthyer
si te dentisti,
kur trapanua shpon
nė qendėr tė dhimbjes,
Ditėn tjetėr
ekzaltohet nė njė lidhje tjetėr
Por mė shumė se ēdo gjė e qetėson,
e qetėson plotėsisht
kur lan leckat,
gatuan, rregullon,
duhet tė kuptojė mitrėn e radios
dhe kalkulimet e njė shkollari
(katėr heqim njė),
tė bėjė shpezat, hekurosjet
tė formulojė pyetėsorė.
Dhe kur nė mbrėmje rregullon siguresat
nuk e di
qė kaēavida nė duar
i rri trishtueshėm aq bukur.
VIOLA FISCHEROVA

Viola Fischerova u lind mė 1935. Pėrmbledhja e parė e saj me vjersha, Duke u Mbytur, e pėrfunduar nė vitet 50, nuk pranohet pėr botim nga shtėpitė botuese tė nėnshtruara ēensurės totalitare tė regjimit; disa nga ato poezi panė dritėn e botimit mė 1995 nė revistėn: Revolver Revue.
***
Pėr gjyshe Ludvikėn,
kam qėlluar ēastet e perėndimit,
ēdo 15 minuta
orėn e kambanės.
Me bastun, nė dhomė,
midis radios dhe pasqyrės
tavolinės dhe shtratit,
zonja e pylltarit,
tregonte njė fotografi tė bukur,
kur kishte midis tė gjitha grave
jetėn mė tė kėndshme dhe lėkurėn mė fine.
Gjyshe Ludvika
ka lindur katėr herė.
Kur vdiq duke qarė
pėr dashurinė
e Fabricio Dongo-s
pasditen, midis orėve tre dhe katėr
e akullt ishte.
DERA E SHTEPISE
Dera e shtėpisė,
hyrje nė njė plagė tė hapur.
Shkallėt shkėlqejnė.
As njė pikė gjaku,
as njė pupėl e vogėl.
E gjithė jeta jonė
ka zgjatur gjashtėmbėdhjetė vjet
dhe ka rrjedhur nė tre dhoma.
KRISHTLINDJA JOTE MBULON
Krishtlindja jote mbulon
njė tavolinė bosh,
me dy qirinj.
Kush do tė hajė
nga pjata tė shkuara,
tė dehet me gota tė kaluara.
As qenit si pėlqejnė,
kėto kocka pa festė.
Gjitonėt kėndojnė kėngė krishtlindjesh:
pas pak do tė lindė pėr ne.
Dhe pas pak muajsh do tė vdesė.
PAVEL KOLMACKA

Pavel Kolmacka u lind mė 1962, ka botuar dy vėllime poetike. Jeton nė Moravi, ku punon si pėrkthyes.
KAM THĖRMUAR ME HANXHAR
Kam thėrrmuar me hanxhar
akullin e liqenit.
E lehtė bie
dėbora nga qielli.
Pas ujrave
tė zeza.
Porta e qėndrueshme
e tejdukshmėrisė sė fundit.
Fizionomi pa gojė,
pa fytyrė.
Morg i paskaj
i heshtjes.
Shoh brenda
si nė librin e ėndrrave,
nė njė bark
tė shqyer.
***
Nė shpellat e syve tė tu
hidhja gurė dhe kashtė tė ndezur.
Pastaj hyja,
heshtja mė mbėshtillte.
Nga njė lum i nėndheshėm
rishfaqem nė zemėr, mbi lundrėn time.
Gjurmė nuk lė
vetėm kėpucėt nėn njė gur.
Ndoshta atje jam mbytur.
Shpirti mė ėshtė gjithmonė i lagėsht,
kravatė guackash
tė vogla.
Pėrtej dritareve fėshfėrin gjethnaja,
pėrthyen gjymtyrėt e drudardhave,
drumollėve
gjer pėrtokė.
Nė shpellat e syve tė tu
hyj ēdo mbrėmje,
nė korridorė tė ngatėrruar,
ndoshta mallėngjyes.
Zogj shtegtarė
fluturojnė lakuriq mbi ré
dhe trishtimi i shtegtimit
ėshtė i lakuriqtė me ta, i vetėm.
***
Kur afrohet furtuna,
e gjallėron flakėn nė llampėn e vjetėr.
Do ta shfletosh pėrsėri atė libėr tė trashėguar?
Do tė mė thuash njė pėrrallė?
Lexo: shfaqja e gjysmerrėsirės.
E ndjej ende afėr: lamtumirėn,
Si dallėndyshet nė fluturim duke kėrkuar tokė
me zemrėn nė peshkim.
Nga rifluturime kujtimesh
tė marra furtunė mė furtunė
nė tė cilat kisha frikė,
kur isha i vogėl.
Kur u rigjallėrua llampa,
mė pėlqeu era e keqe dhe tymi.
Pėrsėri e hape librin, do tė ma thuash
pėrrallėn e mbretit tė varfėr?
PORTUGALI
LUIS VEGA LEITAO
(Ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė poezisė portugeze tė shekullit tė njėzetė)

Luis Vega Leitao, u lind mė 1912 nė Porto tė Portugalisė dhe ndahet nga jeta mė 1987. Krijimtaria e tij ka njė stil neorealist sa lirik aq dhe tė revoltuar. Ka botuar nė vitet '50 njė libėr i cili u bė modeli klasik i poezisė moderne portugeze: Nata prej guri. Ėshtė ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė poezisė portugeze tė shekullit tė njėzetė.
E DJELE
E dielė ėshtė sot? Po dhe jo.
Megjithatė ėshtė njė ditė e jetuar,
zhys duart brenda meje
dhe nxjerr tė dielat qė kam patur.
NDIEJ NJE RROTULLIM ĒELESI
Ndiej njė rrotullim ēelėsi
dhe njė rrėshqitje duarsh nga tė gjitha hijet.
Digjem nė ngricė, i zhveshur krejtėsisht:
Ēvdekje mė pret nė kėtė orė tė natės?
Brenda kėsaj heshtjeje tė pamėshirshme?
MĖNGJES
-Mirėmėngjes. Mė thotė gardiani.
Nuk e dėgjoj... Vėshtroj vetėm
tufėn e madhe tė ēelėsave
qė mė shkakton njė buzėqeshje nga brenda uniformės.
Vjellje e padurueshme ironie.
Mirėmėngjes? Pėrse mirėmėngjes?
Dėgjo, zoti gardian,
kėtu brenda ėshtė natė, asnjeri sjeton kėtu,
hidhe kėtė mirėmėngjes atje jashtė
sepse atje jashtė ėshtė ditė!
HETIMI
-Fol! I ulėriti dhembja (e papastėr,
e bardhė, ulėrima u kacavir nga toka)
-Kurrė! Dua tė grimcėzohem
si statujat e gurta.
NJE BIĒIKLETE E DIZENJUAR NE QELI
Mbi kėtė mur qė mė vesh tė tėrin
nga koka te kėmbėt,
tė falėnderoj shoqe,
pėr udhėtimet qė mė dhe.
Kėtu,
ku dita lind shtrembėr,
nuk mė ka lodhur kurrė
udhėtimi i lėnė
nga mėngjesi i ndaluar...
E bekuar qoftė ajo dorė qė tė krijoi!
Sytė mė janė gozhduar mbi shalėn tėnde
pedaloj duke parakaluar
dhe kam udhėtuar
shumė pėrtej ekzistencės sime.
I BURGOSUR
I burgosuri ėshtė njė anije
e lidhur nė mol. Nyje emigrimi
me ndryshkun e netėve tė pafund
dhe rrjeta hekuri.
Nga njė skaf qė era e zezė ndėshkon
bie verniku i emrit tė tij.
Por deti ėshtė brenda tij
dhe nuk ka Perėndi qė e bėn tė flejė.
ANA HATHERLY

Ana Hatherly u lind mė 1929 nė Porto, Portugali. Ėshtė element themelues e rrezatues i asaj lėvizjeje eksperimentale qė nė Portugali dhe tjetėrkund, duke filluar qė nga vitet gjashtėdhjetė, ka pranuar momentin eksperimental si njė lloj principi stilistik. Ėshtė autore e njė vepre me gamė tė gjerė poetike, vizive dhe studimesh, studiuese e periudhės Baroke, aktualisht jep leksione tė letėrsisė portugeze nė Universitetin Nova tė Lisbonės.
MOSHA E SHKRIMIT
Mosha e shkrimit ėshtė mosha ime,
moshė qė kalon,
moshė vrapuese,
vrapimi ka ende fuqi.
Unė skam tjetėr.
Mosha e shkrimit ėshtė moshė memece,
moshė qė sheh,
qė flet,
qė vėshtron pėr tė mėsuar.
Nuk shkruaj pėr tė thėnė,
shkruaj pėr tė thėnė qė asgjė
nuk mund tė thuhet.
TISANA 268*
Na ishte njė revolucion.
Nė rrugėn mbi urė, gėrmat kishin dalė
nga librat dhe duke u lėshuar
me tėrbim mbi qytetin, zhdukėn ujin,
duke mos e dalluar dot lumin
nga rruga, gėrmat pushtuan sėrish qytetin
dhe ishin aq tė shumta saqė toka
dridhej dhe atėherė u kuptua qė bėhej fjalė
pėr njė ultimatum dhe njerėzit tė trembur
donin tė iknin nėpėr fusha, por nėpėr autostrada
ishin kaq tė shumta gėrmat saqė asnjeri sarrinte
tė merrte vesh ku shkonin apo ku ndryshonin drejtim dhe
duke u ngatėrruar me njerėzit groposeshin nė bojė
duke kėrkuar dėshpėrimisht tė kujtonin.
*Tisan-at janė meditime poetike mbi shkrimin
si pikturė dhe si filtėr i jetės
Pėrgatiti dhe pėrshtati Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2008)
Pėrktheu materialet Ben Meēe
Bolonjė, Itali
KILI
GONZALO ROJAS
(Ēmimi Servantes 2003, mė i rėndėsishmi i gjuhės spanjolle)

Gonzalo Rojas u lind mė 1917 nė Lebu tė Kilit. Nė vitet 1938-1941 bėnte pjesė bė grupin surrealist: "Mandragora". Ka qenė atashe kulturor i ambasadės sė Kilit nė Republikėn Popullore tė Kinės. Mė 1977 stabilizohet nė Republikėn Demokratike Gjermane dhe mė pas nė Venezuelė, ku ka publikuar njė nga librat e tij mė tė rėndėsishėm: "Errėsirė". Duke u kthyer nė Kili mė 1979, ka vazhduar tė ndryshojė pėrsėri rezidencė, mė 1981 nė Berlin, pak vite mė vonė nė ShBA, ku ka marrė poste tė rėndėsishme universitare. Nga vitet shtatėdhjetė e kėtej poezia e tij ka filluar tė lexohet nė tė gjithė kontinentin dhe ėshtė pranuar njėzėshėm nga kritika. Librat e tij botohen nė Meksikė, Spanjė, ShBA. Tė shumta janė edhe pėrkthimet nė gjuhė tė tjera, si dhe ēmimet e rėndėsishme letrare: "Reina Sofķa i Poezisė Iberoamerikane", "Ēmimin Kombėtar tė letėrsisė sė Kilit", "Ēmimin Oktavio Paz", "Ēmimin Hoze Hernandez" dhe sėfundi "Ēmimin Servantes" (2003), mė tė rėndėsishmin pėr letėrsinė i gjuhės spanjolle.
ENIGMA E DĖSHIRONJĖSES
Vajzė jo perfekte kėrkon burrė jo perfekt
32 vjeē, tė dijė patjetėr tė lexojė
vjersha tė Ovidios, ofron a) dy gjinj prej pėllumbeshe,
b) tėrė lėkurėn e saj tė butė
pėr ta puthur, c) shikim
jeshil, pėr tiu shmangur plagosjes
ndaj ēdo lloj stuhie;
nuk ka banesė,
nuk ka telefon, pranon vetėm e
mbėrthyer nga mendimet. Nuk ėshtė Afėrdita;
ka uri tė madhe si tė Afėrditės.
ERRĖSIRĖ E BUKUR
Mbrėmė natėn tė preka dhe tė ndjeva
pa ju dashur dorės tė largohej matanė dorės,
as trupit pa ju dashur tė largohej, as veshit:
nė mėnyrė thjesht njerėzore
tė ndjeva.
Pulsuese
si gjaku, apo si ré
shėtitėse,
nė shtėpinė time, nė majė tė gishtave,
errėsirė qė ngjitet, errėsirė qė zbret
bridhje, shkėndijėlėnėse.
Vrapoje nė shtėpinė time prej druri
duke hapur dritaret
frymėmarrjen ta ndjeva tėrė natėn,
bija e thellėsive, e heshtur,
kryeneēe, kaq e tmerrshme, kaq e bukur
sa ēdo gjė qė ekziston,
pėr mua, pa flakėn tėnde, nuk do tė ekzistonte.
NGA POSHTĖ
Na varėn prej kėmbėve, nga sytė
na e zbrazėn gjakun,
me thikė
njė nga njė na vunė numra mbi shpinė,
unė jam 25035,
na kėrkuan
ėmbėlsisht,
duke na pėshpėritur nė vesh,
tė bėrtisnim
rroftė nuk e di se kush.
Restua,
kėta gurė qė na mbulojnė, era.
MEKSIKĖ
JOSE EMILIO PACHECO

Jose Emilio Pacheco u lind mė 1939 nė Meksikė, ku jeton akoma. Ėshtė njė ndėr poetėt mė tė rėndėsishėm meksikanė. Ka fituar shumė ēmime ndėr tė cilėt edhe dy nga mė tė rėndėsishmet e poezisė Hispanike: Pablo Neruda nė 2004 dhe Garcia Lorca nė 2005.
TOKA
E thella tokė ėshtė
shtrati i tė vdekurve.
Mish unanim
brezash tė konsumuar.
Shkelim kocka,
mbeturina trupi prej gjaku tė tharė,
plagė tė padukshme.
Pluhuri
qė na njollos fytyrėn
ėshtė gjurma
e njė krimi tė pangopur.
NDERIM
Nėn kėtė shi bota natyrore
penetron
ndėrmjet dėshirave tė konkretėsisė.
Dėgjon
muzikėn e saj ritmike,
ndėrthurje ajri dhe uji.
E vetmja pafundėsi mbijetuese,
ky shi qė nuk di tė gėnjejė.
SHIGJETA
Nuk ka rėndėsi nėse shigjeta
nuk arrin objektivin.
Mė mirė kėshtu.
Pa zėnė asnjė gjah.
Pa i bėrė dėm askujt.
Ajo qė ka rėndėsi
ėshtė fluturimi, trajektorja, impulsi,
pjesa e ajrit e pėrshkuar nė ngjitje,
errėsirėn qė ēliron ndėrsa ngulet,
vibruese,
nė shpalosjen e hiēit.
ANTIELEGJI
Mendimi im i vetėm, ėshtė mbi atė qė nuk kam mė,
obsesioni im, gjithēka qė kam humbur.
Kurrė mė, - thumbues refreni im.
E megjithatė, dashuroj kėtė ndryshim tė pėrjetshėm,
kėtė pėrshtatje ēast pas ēasti:
pa tė gjithēka qė ne quajmė jetė
do tė ishte gur.
MOSHA
Vjen njė moment i trishtė nė jetė
ku gjendemi pleq, si dikur prindėrit tanė.
E atėherė zbulojmė nė njė sirtar
tė harruar
fotografinė e gjyshes kur ishte katėrmbėdhjetė vjeēe.
Ku ndodhet koha, ku jemi?
Ajo vajzė
qė banon nė kujtimet tona vetėm me fytyrė plake,
e vdekur pesėdhjetė vjet mė parė,
nė fotografi duket mbesė e nipit tė saj,
jeta e pajetuar, e ardhmja totale,
rinia qė rinovohet gjithnjė
tek tė tjerėt.
Historia nuk ka kaluar nėpėr kėto ēaste.
Kemi kohė pa luftėra e katastrofa
prandaj fjala vdekje ėshtė e pamendueshme.
Asgjė nuk jetohet as mė parė e as mė mbas.
Nuk ka zgjedhim nė ekzistencė
veē kohės sė tashme.
Ku unė jam plaku
dhe gjyshja ime fėmija.
NATĖ DHE BORĖ
Dola nė dritare, nė vend tė oborrit, gjeta natėn
tė brinjėzuar nga dėbora.
Bora e bėn qetėsinė ta prekėsh me dorė.
Ėshtė rrėzimi i dritės, gati fikja.
Bora nuk do tė dėshmojė asgjė:
ėshtė thjesht njė pyetje madhėshtore qė lejon tė bien nga qielli
miliona pikėpyetje tė vogla mbi botė.
GABRIEL GARCIA MARQUEZ

NĖSE PĖR NJĖ ĒAST
Nėse pėr njė ēast Zoti do tė harronte qė unė jam njė marionetė prej stofi e do tė mė falte njė copėz jetė, padyshim nuk do ti thosha gjėrat ashtu si i mendoj, por patjetėr do mendoja ēdo fjalė qė do tė thosha.
Do tu jepja vlerė gjėrave, jo pėr sa vlejnė, por pėr kuptimin qė kanė.
Do tė flija mė pak, do tė ėndėrroja mė shumė. Do tė vazhdoja kur tė tjerėt do tė ndalonin,
do qėndroja zgjuar kur tė tjerėt do tė flinin, do dėgjoja kur tė tjerėt do tė flisnin dhe sa do mė shijonte njė akullore plot me ēokollatė!
Nėse Zoti do tė mė falte njė copėz jete, do tė vishesha thjesht, do tė shtrihesha nėn diell duke lėnė zbuluar jo vetėm trupin, por edhe shpirtin.
Zoti im, po qe se do tė kisha zemėr, do tė shkruaja gjithė urrejtjen time mbi akull dhe do tė prisja derisa dielli ta shkrinte.
Do tė pikturoja me njė ėndėrr tė Van Goghut mbi njė yll. Njė poemė e Benedettit dhe njė kėngė e Serratit, do tė ishin serenatat qė do i dedikoja hėnės.
Do ujisja, me lotėt e mi, trėndafilat, pėr tė ndierė dhimbjen e gjembave tė tyre dhe puthjen tėrė pasion tė petaleve.
Zoti im, nėse unė do tė kisha njė copėz jete, nuk do tė humbisja as edhe njė ditė pa i thėnė-tė dua, personit qė dua.
Do i bindja tė gjithė, burra e gra, qė tė jetojnė tė dashuruar pas dashurisė
Do u tregoja njerėzve se sa shumė gabojnė kur mendojnė se nė pleqėri nuk ka mė dashuri pa e ditur se mplakja vjen kur nuk dashuron mė.
Njė fėmije do i dhuroja njė palė krahė, por do e lija tė mėsonte vetė tė fluturonte.
Tė moshuarve do u mėsoja se vdekja nuk vjen nga pleqėria, por nga harresa.
Shumė gjėra mėsova nga ju, Njerėz!
Mėsova se tė gjithė dėshirojnė tė jetojnė nė majė tė malit, pa e ditur se lumturia e vėrtetė ėshtė kur i ngjitesh rrėpirės .
Kam mėsuar se kur njė i porsalindur shtrėngon pėr herė tė parė, me doēkėzėn e tij tė vogėl, gishtin e babait, nuk e lėshon pėr tėrė jetėn.
Kam mėsuar se njė njeri ka tė drejtė tė shikojė njė tjetėr nga lart-poshtė vetėm kur ky i dyti ka nevojė pėr njė ndihmė pėr tu ngritur.
Janė shumė gjėrat qė kam mundur tė mėsoj nga ju, por realisht nuk do tė mė duhen shumė, sepse kur tė mė mbyllin brenda asaj valixhes, palumturisht do tė jem duke vdekur.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2008)
POEZI NGA SHBA DHE MEKSIKA
SHBA
MARK STRAND
(Ēmimi Pulitzer pėr poezinė, 1999)

Mark Strand u lind mė 1934 nė ishullin Princ Eduard tė Kanadasė dhe ėshtė rritur dhe edukuar nė Sh.B.A. Ka botuar dhjetė libra poetik duke pėrfshirė mė tė njohurin "Blizzard of One" (1998), fitues i Ēmimit Pulitzer 1999. Libra tė tjerė janė: "Bregu i errėt" (1993), "Vazhdimėsia jetėsore" (1990), "Poema tė zgjedhura" (1980), "Historia e jetėve tona" (1973), "Arsye pėr tė lėvizur" (1968). Eshtė fitues i ēmimeve: Ēmimi Bollingen, National Endowment for the Arts, National Institute of Arts and Letters Award, ēmimi Edgar Allen Poe, ēmimi Rockefeller Foundation Award, ėshtė anėtar i Akademisė Amerikane tė Poetėve, i Fondacionit MacArthur, Poeti Mark Strand jep leksione nė Universitetin e Ēikagos.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
PERGJIGJE
Pse ke udhėtuar?
Sepse shtėpia ishte e ftohtė.
pse ke udhėtuar!?
Sepse gjithmonė kėtė gjė kam bėrė,
nga agu nė muzg.
ēfarė ke veshur?
Bluxhins, kėmishė tė bardhė, kravatė tė verdhė,
dhe ēorape tė verdha.
ēfarė ke veshur!?
Asgjė. Njė kapuēon dhimbje mė mban ngrohtė.
me kė ke fjetur?
Kam fjetur me gra tė ndryshme ēdo natė.
me kė ke fjetur!?
Kam fjetur i vetėm. Gjithmonė kam fjetur i vetėm.
pse mė gėnjen atėherė?
Gjithmonė besoj se tė kam thėnė tė vėrtetėn.
pse mė gėnjen atėherė!?
Sepse e vėrteta e gėnjeshtrės ėshtė si asgjė tjetėr
dhe e dashuroj tė vėrtetėn.
pse po ikėn?
Sepse asgjė nuk ka mė tepėr rėndėsi pėr mua mė tej.
ku po shkon!?
Nuk e di. Asnjėherė nuk e kam ditur.
sa do tė pres pėr kthimin tėnd?
Mos prit pėr mua. Jam i lodhur dhe dua tė shtrihem.
je i lodhur dhe do tė shtrihesh!?
Po, jam i lodhur dhe dua tė shtrihem njėherė e mirė...
DUKE DHENE VETVETEN
I nxora dhe i dorėzova
sytė e mi si vezė tė qelqta.
E dorėzova gjuhėn.
E dhashė gojėn,
ėndrrėn konstante tė gjuhės time.
E dhashė psherėtimėn qė ėshtė mbėshtjellja e zėrit tim.
E dhashė zemrėn qė nė fakt ėshtė njė mollė e djegur.
I dhashė mushkėritė e mia qė nė tė vėrtetė janė
pemė qė kurrė nuk e kanė parė hėnėn.
E dorėzova kutėrbimin tim qė nė tė vėrtetė
ėshtė udhėtim i ngurtėsuar nėpėr shi.
I dhashė duart e mia qė pėrngjajnė me dhjet lutje.
I dhashė krahėt qė gjithmonė janė pėrpjekur tė mė ngrehin.
I dhashė kofshėt qė janė veēse dashnorė pėrgjatė natės.
I dorėzova bolet e mia qė nė fakt pėrngjajnė
me hėnėzat e fėmijėrisė.
E fala palloshin tim qė i dekurajuar zhduket
nėpėr vrima.
I dhashė rrobat e mia qė janė mure tė hedhura nė erė
duke dorėzuar fantazmėn qė jeton brenda tyre.
E dorėzova vetveten.
E dhashė vetveten.
Dhe ju nuk do tė keni asnjė copė tė saj
Sepse do ja rifilloj pėrsėri nga e para
Pa patur me vete asgjė.
RRESHTA PER DIMRIN
Thuaji vetvetes
kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli
do tė doje tė ishe atje
duke ecur, dėgjuar
tė njėjtėn melodi, s'ka rėndėsi se ku,
tė gjesh vetveten
brenda izolimit tė errėsirės
ose poshtė thyerjes sė bardhė
tė hėnėzave tė pėrqendruara
nė luginėn me dėborė.
Kėtė natė ndėrsa bėn ftohtė
Thuaji vetvetes
Gjithēka qė di ėshtė asgjė.
Por melodia e kėrcimit tėnd luan
ndėrsa je duke ikur.
Dhe ti do qė tė kesh mundėsi
pėr njė herė tė vetme tė gėnjehesh pėrposhtė
flakės sė vogėl tė yjeve dimėrorė.
Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundėsi
shko mė tutje ose kthehu mbrapsht,
dhe do e gjesh vetveten pėrsėri
kur tė kesh vajtur gjer nė fund.
Thuaji vetvetes
nė kėtė rėnie finale tė ftohti mbi degėt e tua
Thuaji vetvetes
qė e dashuron faktin se cili je.
MBETURINAT
E zbraza veten nė emėr tė tė tjerėve
I zbraza xhepat
I hoqa kėpucėt dhe buzė rrugės i lashė
Natėn i ktheva akrepat e orės
E hapa albumin e familjes dhe vetveten gjeta aty djaloshar
O Zot, ēfarė ka ndodhur?
Orėt e kanė kryer punėn e tyre.
Thėrrita nė to emrin tim.
Thashė veēse njė lamtumirė.
Fjalėt ndoqėn njėra-tjetrėn tatėpjetė.
E dua fort gruan time por largojeni pėr pak.
Prindėrit e mi tė ngritur nga fronet e tyre,
Nė dhomėzat e qumėshta tė reve qiellore.
E si mund tė kėndoj?
Koha mė thotė se cili jam.
Kam ndryshuar dhe kam mbetur i paprekur.
E zbraza veten nga jeta ime,
Dhe jeta ime ėshtė gjithēka qė ka mbetur.
Pėrktheu nga anglishtja
MEKSIKE
JAIME SABINES
(1926 - 1999)
(Njė nga figurat mė tė mėdha poetike latinoamerikane tė shekullit 20)

Jaime Sabines ėshtė padyshim njė nga figurat mė tė mėdha tė panoramės poetike meksikane dhe pėrgjithėsisht tė asaj latinoamerikane tė shekullit 20. Sabines sjell njė valė tė rejash absolute nė mėnyrėn e tė kuptuarit tė poezisė sė shekullit qė sapo u mbyll. Poezia si pasqyrė besnike e realitetit qė na rrethon, krijimi i tij poetik nuk synon themelimin e njė regjistri tė kuptueshėm nė formėn e tij mė klasike pėrkundrazi dėshiron tė jetė njė instrument i zoti tė na rizbulojė mundėsitė qė transformojnė pėrditshmėrinė nė akte dinjiteti njerėzor. Shkrimi pėr poetin ėshtė vetėm dėshmia e asaj qė ndodh dhe qė bėhet pėrditshmėri, ditė pas dite, nė skenarėt mė tė ndryshėm. Poezia duhet tė arrijė drejtpėrdrejt nė zemrėn e atij qė e lexon. Por nuk janė tė mjaftueshme fjalėt qė pėrdorim ēdo ditė, duhet qė pėrmbajtja tė jetė dėshmia e jetės tokėsore tė njeriut. Njė kompleks emocionesh, fjalėsh dhe sentimentesh, poezia, si jeta, duhet tė jetė vetėm njė formė pėr tė ushtruar lirinė tėnde duke pėrdorur eksperiencėn e tė pėrditshmes. Pėr Sabines nuk ekzistojnė tema tė mėdha, por ēdo sfumaturė sado e vogėl e asaj qė ndodh ėshtė element refleksioni poetik. Sipas poetit, arti i tė bėrit poezi duhet tė jetė i ndėrvarur prej artit human, artit tė tė diturit tė jetosh. Jaime Sabines ėshtė njė poet i gjithi pėr tu zbuluar, qė do tju pasurojė.
Pėrgatiti dhe shqipėroi Hiqmet Meēaj
DITA
Agon pa qenė ajo.
Sapo lėviz.
Kujton.
(sytė e mi, mė tė vegjėl,
e ėndėrrojnė).
Sa e lehtė mungesa!
Nė gjethet e kohės
kjo grimcė kohe
rrėshqet, frikėsohet.
LAMTUMIRA
Lamtumira
nuk thuhet.
Arrin nė sytė tanė,
nė duart tona, dridhet, pėrmbahet.
Thua kė pret
qė nga ai ēast -pret-
e di qė lamtumira ėshtė e kotė dhe e trishtė.
ILUZIONI
Shkruan mbi tavolinėn e zemrės sime:
dėshiron.
Dhe iki ditė pas dite
i ēmendur, i parfumuar
gjithė trishtim.
HAPĖSIRĖ DASHURIE
Hapėsirė dashurie, vendi ku kam jetuar
pėr sė largu, e humbura,
e dashura qė tė kam bėrė tė heshtėsh,
vėshtrim qė nuk tė kam vėshtruar,
gėnjeshtėr qė ma kanė thėnė dhe nuk e kam besuar:
Nė kėtė ēast ku ne tė dy, pa qenė ne,
duke qarė, urryer dhe vdekur duhemi,
jam, nuk e di nė jam, gjithnjė i njėjti!,
duke tė dashur, duke tė vajtuar, duke tė humbur.
(Kjo ėshtė hera e fundit qė tė dua,
ta them seriozisht).
Gjėrat qė si di, qė nuk i mėsoj
me ty, tani i kam mėsuar.
Zemra ime tek ti beson.
Tek ti zemra ime bėhet ankth.
E dashur, vendi ku pushoj,
ėshtė heshtja qė mė torturon.
Ka ēaste, ēaste, ēaste, kur mungon krejtėsisht
atėherė tė them ēdo gjė.
Zemra jote fėmijnore, duart e tua,
buzėqeshja jote humbur nė qarkun e njė britme,
sėrish kjo zemra jote, kaq e mjerė, kaq e thjeshtė,
ėshtė kėrkimi yt pėr tė mė gjetur aty ku nuk kam qenė:
gjithēka qė bėn dhe qė nuk bėn
ėshtė si tė rrish atje, ku grindesh me ty.
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shtator 2006)
DYLAN THOMAS

Dylan Thomas u lind nė 1914 nė Swansea, Uells. Djali i njė profesori anglishteje, nė 1934 boton pėrmbledhjen e parė me vargje, tetėmbėdhjetė poezi, qė lėnė shenjė menjėherė nė ambientin letrar anglez tė kohės duke befasuar kritikė e poetė tė afirmuar. Nė 1940 dalin tregimet autobiografike dhe nė 1946, libri me poezi Vdekje dhe hyrje qė do e radhisė pėrfundimisht pėrkrah poetėve mė tė mėdhenj anglosaksonė tė tė gjitha kohrave. Ka jetuar ndėrmjet Anglisė dhe Amerikės duke punuar edhe si aktor, libretist, gazetar. Vdiq nė New York nė 1953, i shkatėrruar nga alkooli.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
TĖ NDRIĒONIN KANDILA...
Tė ndriēonin kandila, fytyra e shenjtė,
E kapur nė njė tetėkėndėsh tė njė tė ēuditshmeje dritė,
Do tė plakej, dhe dashnori i ri
Do tė hezitonte, pėrpara se tė bėnte dashuri.
Linjat, nė errėsirėn e tyre sekrete,
Janė prej mishi, po lini tė hyjė dritėn fallco
Dhe nga buzėt do ti rrėzohen pigmente shkarpash,
Ēarēafi i mumies do tė lėrė tė duket njė gji antik.
Mė qe thėnė: arsyeto me zemrėn;
Po zemra, ashtu si koka, ėshtė njė udhėheqėse e kotė.
Mė qe thėnė: arsyeto me pulsin;
Po, kur pėrshpejtohet, alteroj hapin e veprimeve
Derisa ēatia me fushėn nivelohen, njėsoj,
Kaq shpejt iki, duke sfiduar kohėn, xhentėlmeni i qetė,
Sa qė i bėn shenja me mjekėr erės egjiptiane.
Kam dėgjuar shumė vite fjalėsh, dhe shumė vite
Mund tė tė ēojnė nė mutacion.
Topi qė gjuajta duke lozur te parku
Nuk ka rėnė akoma nė tokė.
PASHĖ NĖ ĖNDĖR GJENEZĖN TIME
Pashė nė ėndėr gjenezėn time nėn djersėt e gjumit, duke ēpuar
Lėvoren qė rrotullohej, tė fortė si muskuli
I njė motori nė trapano, duke u transportuar
Te shėmbėllimi dhe te trari i nervit.
Prej gjymtyrėsh tė bėra me pėrmasa krimbi, i hequr qafe
Prej mishit kryeneē, i limuar
Nga tė gjitha veglat e barit, metal
Prej diejsh nė natėn qė njerėzit shkrin.
Trashėgimtar i venave ku valon pika e dashurisė,
E shtrenjtė nė kockat e mia njė qenie, unė
Bėra xhiron e globit tė trashėgimisė sime, udhėtim
Nė klasė tė parė, te njeriu qė u ingranua gjatė natės.
Pash nė ėndėr gjenezėn time dhe prapė vdiqa, shrapnel
I ngulur nė zemrėn nė lėvizje, e grisur
Nė plagėn e qepur dhe erė e mpiksur, vdekje
Me maskė nė gojėn qė gėlltiti gazin.
Esnaf nė vdekjen time tė dytė dallova lartėsitė,
Vjelje thikash dhe bimėsh helmuese, ndryshk
Gjaku im mbi tė vdekurit e temperuar, duke forcuar
Luftėn time tė dytė pėr tu shkėputur nga bari.
Dhe nė lindjen time ishte infektues pushteti, i dyti
Rresureksion i skeletit dhe
Veshje e re pėr shpirtin lakuriq. Virilitet
Rrodhi nga e dhimbshmja dhimbje.
Pashė nė ėndėr gjenezėn time nėn djersėt e vdekjes, i rėnė
Dy herė nė detin qė ushqen, jo mė i freskėt
Nė ujin e kripur tė Adamit derisa, shėmbėllim
I njė force tė reje njerėzore, unė tė kėrkoj diellin.
KĖTU NĖ PRANVERĖ
Kėtu nė pranverė, yjet lundrojnė nė boshllėk;
Kėtu nė dimrin ornamental
Lakuriqi qiell zbret poshtė me breshėrimė;
Vera varros zogjtė e lindur nė pranverė.
Shenjat vinė nga largimi i ngadaltė i vitit
Brigjet e katėr stinėve;
Zjarre tė tre stinėve na mėsojnė nė vjeshtė
Dhe natė e katėr zogjve.
Duhet tė dalloj verėn e pemėve, krimbat
Kur duan, na rrėfejnė furtunat e dimrit
Apo funeralin e diellit;
Duhet ta njoh pranverėn nga kėnga e qyqes
Dhe kėrmilli duhet tė mė shpjegojė shkatėrrimin.
Njė krimb e rrėfen verėn mė mirė se ora,
Kėrmilli ėshtė njė kalendar jetėsor i ditėve
Ēfarė do tė thotė kur njė insekt pa kohė
Tregon se bota avash-avash po konsumohet?
PREJ PSHERĖTIMAVE
Prej psherėtimave lind diēka,
Jo frikė, kėtė e kam anuluar
Para agonisė; shpirti rritet,
Harron, qan;
Lind njė kotėsi qė, po ta provosh, ėshtė e mirė;
Jo ēdo gjė mund tė deziluziononte;
Ka, falė Zotit, disa qartėsira:
Qė nuk ėshtė dashuri, kur nuk dashurohet mirė,
Kjo ėshtė e vėrtetė pas njė humbjeje tė plotė.
Pas njė tė tille lufte, ashtu siē e di mė i dobėti,
Ka mė tepėr se sa tė vdesėsh;
Lė dhimbjet e mėdha, apo mbyll plagėn,
Akoma pėr shumė kohė ai duhet tė vuaj,
Dhe jo prej pendimit tė tė lėnit tė njė gruaje nė pritje
Tė ushtarit tė saj tėrė fjalė tė pista
Qė shpėrndajnė gjak aq tė hidhur.
Po tė mjaftonte, po tė mjaftonte kjo pėr tė lehtėsuar dhimbjen,
tė provosh pendim pėr diēka tė humbur
qė mė bėnte tė isha i lumtur nėn diell,
Sa e lumtur koha qė zgjaste,
Po tė mjaftonte dykuptimshmi dhe bollėku i gėnjeshtrave tė ėmbla,
Do tė mundnin fjalėt e boshta pėr tė pėrballuar gjithė dhimbjen
E tė mė shėronin nga e keqja.
Po tė mjaftonte kjo, kocka, delli, gjaku,
Truri i bėrė gongėl, beli i bukur,
Duke kėrkuar me duar materien poshtė kusisė sė qenit,
Njeriu mund tė shėrohej nga sėmundja e qenit.
Ēdo gjė qė duhet tė thuhet, unė e ofroj:
Thėrrmijėza, stallėn, frerėt.
Pėrktheu nga italishtja
Ben Meēe
Bolonjė
SPANJE
LUIS GARSIA MONTERO

Luiz Garcia Montero u lind nė Granada tė Spanjės mė 1958. Kreu studimet pėr filozofi dhe letėrsi nė Universitetin e Granadės, ku u doktorua mbi njė tezė pėr poetin e madh spanjoll Rafael Alberti me tė cilin filloi tė ketė njė miqėsi tė madhe. Montero ėshtė njė nga poetėt mė tė rėndėsishėm tė poezisė sė sotme spanjolle, aktualisht ėshtė profesor i filologjisė spanjolle nė Universitetin e Granadės. Konsiderohet si njė poet prestigjioz, tė cilit i janė dhėnė shumė ēmime tė rėndėsishėm, si ēmimi : Federiko Garsia Lorka, ēmimi i Sevilies, ēmimi Loewe, ēmimi kombėtar i poezisė mė 1995. Nė vitin 1999 iu dha ēmimi Servantes, vlerėsimi mė i lartė nė letrat spanjolle. Ka botuar ndėr tė tjera vėllimet: Trishtim 1980, Kopshti i huaj 1983, Ditar i komplikuar 1987, Shtėpi tė ndara 1994 dhe mė 1998 Poezitė tė plota.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
PROBLEME TĖ GJEOGRAFISĖ PERSONALE
Asnjėherė nuk di tė ndahem prej teje, gjithnjė ngelem
me tė ftohtin e ndonjė fjale qė nuk kam thėnė dot,
me njė moskuptim qė mė sjell ethe,
ajo zgavėr e njė ekzistence tė kotė
qė shpeshherė shndėrrohet pika-pika
nė dėshpėrim.
Asnjėherė nuk di tė ndahem prej teje, sepse nuk jam
ai udhėtari qė kryqėzohet me njerėz,
ai qė shkon nga aeroporti nė aeroport
apo ai qė vėzhgon makinat nė drejtim tė kundėrt,
duke nxituar drejt qytetit
atje ku ke mbetur ti.
Asnjėherė nuk di tė ndahem prej teje, sepse jam
njė i verbėr qė humbet nė tunelin
e duarve dhe buzėve tė tua kur thonė adio,
njė i verbėr qė pengohet me keqkuptimet
dhe me ato fjalė
qė nuk dinė tė shprehen.
I shuar nga dashuria,
asnjėherė nuk mund tė largohem nga ēka je.
Nė njė hendek tė turpshėm joekzistence,
iki nga vetja
eci nė hiē.
DISIPLINĖ SEKRETE
Shtėpia si varkė
nė mes tė detit tė qershorit.
Rrugėt si trena
tė natės sė rehatshme.
Nuk ndodhin nė botė kėto gjėra.
Jam duke thėnė
se tani po jetoj nė njė libėr poemash.
Po nėse ti mė shikon
kėmbėngulėse nė kėtė ekzistencė tonėn
deri nė fundin e kthjellėt tė syve tė tu,
atėherė bota ekziston.
Dhe ka shumė mundėsi
qė unė tė ekzistoj me ty.
DASHURI E VĖSHTIRĖ
Kush e di nė mė ka parė ajo ndonjėherė kėshtu,
kush e di nė mė ka parė ndonjėherė njeri, kaq pėrtokė,
kaq tė ftohtė nė kėtė kėnd. Por era
kujtoi se unė isha gur
dhe trupin tim donte tė shpėrbėnte.
Po tė mundja tė tė takoja,
kushedi nė do mund tė takohemi ndonjėherė, unė do tė di
tė sqarohem me ty.
Por klubet e hapur dhe tė mbyllur,
rrugėt netėve dhe ditėve,
stacionet pa njerėz,
lagjet e tėra me banorėt e tyre, dritat,
telefonat, hapat dhe ky kėnd,
nuk dinė gjė, se ku je ti.
Dhe kur era kėrkon tė shkatėrrojė
mė kėrkon te porta e shtėpisė tėnde.
Unė ia pėrsėris edhe erės,
po qe se do mundem tė tė takoj,
po qe se ti mė shfaqesh, unė do tė di
tė sqarohem me ty.
Pėrktheu nga spanjishtja
BEN MEĒE
Bolonjė
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shtator 2005)
FRANCĖ
JEAN-PIERRE MILOVANOFF

Jean-Pierre Milovanoff ėshtė me origjinė ruse, u lind nė Nimes tė Francės. Ėshtė autor i dhjetėra librave poetik duke filluar qė nga vitet 70-tė, ka fituar shumė ēmime, mes tė tjerave: Prix Joseph-Delteil dhe Prix France Culture pėr librin Shkėlqimi i Antonias 1996, Prix Goncourt des lycéens pėr Pronari i Pallonjve, 1997. Mė vonė ka botuar: Fshati Babiloni, 1997; Balada e Leprozit, 1998; Errėsirė pėrpara, Seghers, 2001.
NJE BEBEZ SYRI
Ndonjėherė vėshtrimi ndal
ecjen,
prej kohėsh ardhur
nga larg
dhe nuk ekziston mė nė asnjė botė
njė bebėz syri mes kolonash
tė njė tempulli,
shkatėrruar prej vagabondėsh
dhe shiut,
apo ėmbėlsia e qiellit
nė njė banket,
e njėjtė si atėherė
pėr tė gjithė tė ftuarit
qė nuk dinė asgjė
pėr tė parėt e tyre.
Tė ritakosh,
reflekse qė kanė frikė
shansin
e tė ngelurit borxh
ēdo dashurie.
KENGE PRILLI
Njė mėngjes prilli, nė Paestum, e dashura
nga parandjenja apo paniku
pikėrisht kur i shprehja dashurinė,
ma qepi gojėn me dorė.
Mu duk se fytyra mė rrėshqiste
poshtė njė putre tė shurdhėr kafshe
sikur tė isha i dėnuar
tė mos e adhuroja dashurinė.
Ti, Circea ime, e kurorėzuar me helme,
pas kėsaj zie tė ēuditshme,
mendoje se doja tė flija
njė vit tė tėrė mes derrave?
O kositės nė perėndim tė diellit
kėput njė lulėkuqe pėr tė dashurėn time!
Marinar, ēoja,
pėrtej vdekjes qė svdes kurrė.
NE DJALL KUSH E KUJTON
Peshkatari zhytet pa menduar
se njė tjetėr vendin i zė.
Shitėsi nuk do tia dijė
rron a nuk rron ai.
Shėtita herėt nė mėngjes
nė pyllin e afėrm, plot hije.
Vaftė nė djall kush e kujton
atė natė kur tė dashurova.
KENGE
O zog llafazan! O zog llafazan
nė fushėn e kositėsve!
Pyete tim vėlla
nė motrėn e kujton.
O zog llafazan! O zog llafazan
nė fushėn e kositėsve!
Thuaji se njė burrė mė shpie atje
ku lulet mė smbijnė.
O zog llafazan! O zog llafazan
nė fushėn e kositėsve!
Ti thuash tė mos hakmerret,
pėr mua, tė mos qajė.
O zog llafazan! O zog llafazan
nė fushėn e kositėsve shko!
Thuaji tė gatuajė njė bukė mielli!
Bashkė me zemrėn time ta hajė!
VARGJE TE VOGLA
Dimėr i verbėr.
Pranverė memece.
Edhe hėna
mė shumė rėndon
nė supet
e tė paaftit pėr asgjė.
Rrėzohet dhe ecėn
dhjetė herė nė ditė.
Por bari delikat
e ndihmon
kur pengohet
mbi tė vdekurit.
e ndjek njė qen,
pėrtej kodrave
atje e braktis
gjatė natės
nė dėnimin
e njė ėndrre tė pėrsėritur
ku i fryn gjithnjė
nė zemrėn e akullt
ajri i kthjellėt
i njė dashurie tė gjatė
qė e lė tė fandaksur
tė paaftin pėr asgjė.
KETU, NE FSHATIN BABILONI...
Kėtu, nė fshatin Babiloni, thuhet
se njė roje i vjetėr i pallatit, trafikant
i njohur i argjilės, ka vendosur ti shesė
tė shtatė kodrat qė mbrojnė Qytetin tonė.
Tani atje i varrosim tė vdekurit,
njė nga njė: motrat tona me teshat mė tė bukura
dhe me vello, vėllezėrit tanė lakuriq, tė kruspullosur
nėpėr qypa balte.
Kur pushimi i mundimeve tona
na drejton nė rrėpirat e kuqe,
na pėlqen tė dėgjojmė qiellin
rrotull ballit si njė lumė,
me tė kuqtė nė ujė dhe shiun
nė sy.
Dhe atėherė ėndėrrojmė se nuk
e kemi shijuar kurrė qumėshtin
e infektuar tė fėmijėrisė.
Se kemi lėshuar gjoksin nga goja.
Ėshtė njė gojė prej guri.
Pėr kėtė, ka zėra tė sigurtė.
Kėtu, nė fshatin Babiloni...
Foshnja qė fle brenda meje,
do tė jetė fėmija i humbur.
Fėmija qė fle nė kėmbėt
e Perėndisė sė gurtė,
fėmija qė fle poshtė diellit
tė hirtė si njė liqen,
fėmija qė fle brenda meje,
qė nuk fle
nė rizgjimin e tij brenda meje,
fėmija i humbur
do tė jetė njė vdekatar
fėmija qė fle
apo Perėndia e kurorėzuar e milingonave?
NJE ZOTERI
Kamarieri me shpatullat e forta, sapo ka vėnė
nė mbulesėn e tavolinės qėndisur me ar
shportat e frutave, ėmbėlsirat,
akullore me arra,
pastaj pret, nė kėmbė, i palėvizshėm,
pranė trėndafilave tė kuq
tė vetratės sė madhe,
tia bėjnė me shenjė, tė shpėrndajė,
tė sjellė kafenė,
apo kanatėn me pije dardhe,
ėshtė njė zotėri. Ka nė njė lėndinė tė vogėl
tė Lindjes njė fik qė duhet tė lulėzojė
pikėrisht kėtė muaj,
katėr pula qė vėshtrojnė tė palėvizura vėllanė e tij, njė
nuse me vėshtrimin e errėt dhe kofshėt e bardha
qė e torturojnė
si freskia e gjelbėrimit
dhe dy fėmijė qė do jenė pasanikė
pas vdekjes sė tij.
Prej gjashtė muajsh nė shėrbimin tėnd,
ėshtė i pakuptueshėm dhe i babėzitur,
kur mbyll sytė pėr gjumė,
risheh kostumin fin tė Ēlirimtarit
tė kapėrcejė kodrat e kohės
dhe tė arrijė i shkrehur nė vilėn tėnde
tė bėrė pluhur,
mes fiqve blu,
pulave tė zeza, bijve
me vithje demi
dhe gjetheve tė ftohta
dasmash.
Shqipėroi Hiqmet Meēaj
MEKSIKĖ
JOSE EMILIO PACHECO

Ka lindur nė 1939 nė Meksikė, ku edhe jeton. I pėrket brezit tė shquar tė poetėve Suor Juana Inés de la Cruz, Ramón López Velarde, Xavier Villaurrutia, José Gorostiza, Octavio Paz e Jaime Sabines tė traditės letrare meksikane. Peisazhet e Pacheco-s janė prej toke, prej uji dhe koha shpesh i fshin ose i deformon. Ka fituar shumė ēmime, ndėr tė cilėt edhe dy nga mė tė rėndėsishmet e poezisė: Pablo Neruda nė 2004 dhe Garcia Lorca nė 2005.
pėrktheu nga spanjishtja Ben Meēe-Bolonjė
SHPELLA
Tė vdekurit, si tė vdekur, nuk ekzistojnė dot deri nė pafundėsi
As vdekja vet nuk ėshtė e pafund
Herėt a vonė ēdo gjė bėhet pluhur.
Ndėrsa shpella di tė ruaj atė ēka brenda.
Kėtu janė, tė rreshtuara,
me atė diēkanė qė duan tė tregojnė,
kockat, dhurata tė njė historie sekrete.
Kėtu dimė ēėshtė vdekja
Kėtu dimė atė qė di vdekja
Kėta gurė i dhanė jetė kėsaj vdekjeje
Kėta gurė u bėnė llava e vdekjes.
Ēdo gjė kėtu ėshtė e vdekur
Nė kėtė shpellė as vdekja vet nuk ka ditur tė jetojė.
TRADHTI E LARTĖ
Nuk e dua atdheun tim.
Atė kulmin e shkėlqimit tė tij abstrakt,
tė padepėrtueshėm.
Por (megjithėse tingėllon keq)
Do jepja jetėn
Pėr disa peisazhe tė tij,
disa njerėz,
porte, pyje me pisha,
pėr njė qytet pa jetė,
gri, pėrbindėsh,
pėr disa figura tė historisė,
malet
dhe tre a katėr lumenj.
MĖRGIMTARI
Kur dita bėhet e plotė
Je ai qė kthehesh
tė fshish nga rėra gjurmėn qė pesha jote la;
heroi mjeran qė u largua nga lufta, e
i mbėshtetur mbi mburojė,
vėshtron si digjet fusha e betejės;
i mbyturi pa emėr kur mbėrthen njė trup tjetėr
qė deti tė mos i dhurojė kufomėn e tij dallgės;
i ikuri klasik qė nė shkretėtirė krijon
qytete tė pafundme
dhe nuk e di qė janė veē mirazhe;
ai qė nguli shpatėn
nė lėkurėn e njė perėndie tė vdekur
ai qė dėgjon nė agim kėngėn e gjelit
dhe menjėherė mendon
se profecia ėshtė pėrmbushur;
i befasuar
por dhe krejt i vetėdijshėm
nė mohimin qė i ka bėrė gjithshkaje;
ai qė hap dorėn dhe i dhurojnė natėn.
TOKA
E thella tokė ėshtė
shtrati i tė vdekurve.
Mish unanim
brezash tė konsumuar.
Shkelim kocka,
mbeturina trupi prej gjaku tė tharė,
plagė tė padukshme.
Pluhuri
qė na njollos fytyrėn
ėshtė gjurma
e njė krimi tė pangopur.
NDERIM
Nėn kėtė shi bota natyrore
penetron
ndėrmjet dėshirave tė konkretėsisė.
Dėgjon
muzikėn e saj ritmike,
ndėrthurje ajri dhe uji.
E vetmja pafundėsi mbijetuese,
ky shi nuk di tė gėnjejė.
SHIGJETA
Nuk ka rėndėsi nėse shigjeta
nuk arrin objektivin.
Mė mirė kėshtu.
Pa zėnė asnjė gjah.
Pa i bėrė dėm askujt.
Ajo qė ka rėndėsi
ėshtė fluturimi, trajektorja, impulsi,
pjesa e ajrit e pėrshkuar nė ngjitje,
errėsirėn qė ēliron ndėrsa ngulet,
vibruese,
nė shpalosjen e hiēit.
ANTIELEGJI
Mendimi im i vetėm, ėshtė mbi atė qė nuk kam mė,
obsesioni im, gjithēka qė kam humbur.
Kurrė mė, - thumbues refreni im.
E megjithatė, dashuroj kėtė ndryshim tė pėrjetshėm,
kėtė pėrshtatje ēast pas ēasti:
pa tė gjithēka qė ne quajmė jetė
do tė ishte gur.
Vjen njė ēast i trishtė nė jetė
ku gjendemi pleq, si dikur prindėrit tanė.
E atėherė zbulojmė nė njė sirtar
tė harruar
fotografinė e gjyshes kur ishte katėrmbėdhjetė vjeēe.
Ku ndodhet koha, ku jemi?
Ajo vajzė
qė banon nė kujtimet tona vetėm me fytyrė plake,
e vdekur pesėdhjetė vjet mė parė,
nė fotografi duket mbesė e nipit tė saj,
jeta e pajetuar, e ardhmja totale,
rinia qė rinovohet gjithnjė
tek tė tjerėt.
Historia nuk ka kaluar nėpėr kėto ēaste.
Kemi kohė pa luftra e katastrofa
prandaj fjala vdekje ėshtė e pamendueshme.
Asgjė nuk jetohet as mė parė e as mė mbas.
Nuk ka zgjedhim nė ekzistencė
veē kohės sė tashme.
Ku unė jam plaku
dhe gjyshja ime fėmija.
NATĖ DHE BORĖ
Dola nė dritare, nė vend tė oborrit gjeta natėn
tė brinjėzuar nga dėbora.
Bora e bėn qetėsinė ta prekėsh me dorė.
Ėshtė rrėzimi i dritės, gati fikja.
Bora nuk do tė dėshmojė asgjė:
ėshtė thjesht njė pyetje madhėshtore
qė lejon tė bien nga qielli
miliona pikėpyetje tė vogla mbi botė.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, korrik 2008)