Revista Letrare ADMET

nga Andi Mecaj

ARBEN DEDJA

 

 

Arben Dedja u lind në Tiranë, më 1964. Është diplomuar për mjekësi dhe kirurgji (1988). Që nga viti 1999 jeton në Itali dhe punoi si ndihmës hulumtuese në Universitetin e Padovës. Përveç artikujve shkencore, Dedja po ashtu mbart një aktivitet të gjerë letrar. Në vitin 2004 ishte fitues ad-equo i: "Çmimit Ndërkombëtar për poezinë dhe përkthimin, Fondazione Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno" në përkthim shqiptar me poezi të zgjedhura nga Attilio Bertolucci.

 

DHOMË GJUMI

 

Një çorape rri varur te doreza e derës

një palë breçka mbi komo.

 

Rroj në këtë pezullì veshur/zhveshur të gruas sime.

 

Jashtë

përjashto shalët ulëritëse

gjithçka është kyçur gjer në kopsën e fundit.

 

PREZANTIMI

 

Ah po, më kujtohen shqiptarët

mbërritën me turma nga kufiri verior

ç’u shtuan atë vit kukuvajkat në rrethina.

 

E unë dhashë e dhashë e dhashë e dhashë

e ndërrova me këtë rast Garderobën e djeshme

u ça katërsh im shoq për Të Linjta të reja.

 

Pastaj kurdët ia behën të qeshur si pranvera

me këmbët e drunjta të kalbura nga dallgët

pastaj ruandezët që rrugën ngatërruan.

 

E unë dhashë e dhashë e dhashë e dhashë

m’u desh prapë t’i falja Të Linjtat e Firmosura

i kish ikur ca moda Dantellave të Breçkave.

 

Pastaj brofën moldavët me trape fatalë

pastaj irakenët duke ecur mbi avra

burundasit me guna të çjerra nga ujqit.

 

Prapë unë dhashë e dhashë e dhashë e dhashë

kishin gratë afgane gjithë Gjimbajtëset e mia

një lypëse boshnjake shtatë palë Breçka kish mbathur.

 

Pastaj erdhën çingalezët me gaca ndër xhepa

pastaj kosovarët po sezoni s’kish nisur

i Pasarelave në Nju Jork-Paris-Milano.

 

Prapë unë u dhashë e u dhashë e u dhashë

ndonëse më hynë në shtëpi Garderobën të vidhnin

që, për fat, ishte bosh nga dhuresa e fundit…

 

…këtu Zonja e ndërpreu rrëfimin se,

ndërkaq, i prezantuan një islandez.

 

ELEGJI MIZORE PËR BABANË

 

1.

E lava babanë e vdekur

një mëngjes marsi me cikmat

e dimrit ende nëpër këmbë

dhe pikërisht nga këmbët ia fillova

– ujë e sapun – gjersa mori

era myshk e pastaj rrëzë kofshëve

sa ia fshika herdhet me këtë rast

parë për herë të parë

i vesha këmishë e kostum

më të mirin duke ia mbajtur

herek kokën mos ngjeshej për gjoksi

bukur e shtriva të paorë të paunaza

i kreha pastaj thinjat e rrova

në të thatë zor e pata me këpucët

e reja tre-bishta-lugësh-shkulur dhe

në fund kravatë i vura pasi bëra

më parë nyjen në qafën

time.

 

2.

Ati im kur ti vdiqe

të mbajtëm njëzetekatër orë

pa varrosur të të bënim nderet

e fundit një përgjim të gjatë

por ndërkaq dimri po e linte

tokën ndaj e fikëm ngrohjen

në mesnatë ashtu te njeri-tjetri

kruspulluar tek dikush spërkaste

me parfum dhomën korridorin

kuzhinën dhomën tjetër gjithë botën...

 

3.

I ndjeri ati im kur ti vdiqe

ishte sipërmarrje e vështirë

të të zbrisnim shkallëve të pallatit

me punë vullnetare të kohës

së enverit një kusho

i shtatë kacavarur te telat

e dritares së komshiut u mor

me drejtimin e operacionit marangozi

i katit të pestë i stërmati

me metër këndet e kalvarit

dikush dëshmor vuri shpinën

poshtë qivurit por prapë

e thyem që e thyem llampën

e shkallëve skërfitëm

suvanë teksa brenda ti lëvizje

thes me arra ngjisheshe pas kokës

që sipas zakonit

duhet të dilte përpara.

 

Përgatiti Andi Meçaj

 

 

ZEF ZORBA

(1920-1993)

 

 

Zef Zorba u lind mė 1920 nė Kotorr tė Malit tė Zi nė njė familje shqiptare. Mbas mbarimit tė gjimnazit nė Shkodėr mė 1941, regjistrohet nė Fakultetin e Shkencave Shoqėrore, dega e Studimeve Politike nė Universitetin e Padovas nė Itali. I ndėrpret studimet mė 1943 pėr arsye tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe kthehet nė Shkodėr, ku fillon punėn si nėpunės banke. Nė vitet 1945-1946 punėsohet si regjisor nė Shtėpinė e Kulturės sė Shkodrės, ku vė nė skenė mjaft pjesė dramatike me tingėllim tė qartė desident si "Juda Makabe" e Fishtės, "Armiku i Popullit" i Ibsenit etj. Ndoshta edhe pėr kėtė arsye arrestohet mė 1946 dhe burgoset nėn akuzėn e agjitacion e propagandės. Vuan dėnimin ndėr kampet e punės dhe "riedukimit" deri nė vitin 1951. Mė vonė punon ndėr ndėrmarrje tė rrethit tė Shkodrės si llogaritar deri nė vitin 1980, kur dhe del nė pension. Ndėrron jetė nė janar 1993 nė Shkodėr.

 

HENE TE REJA

 

Tash qiellnash enden

me qindra hėnė

tė reja.

 

Njeriu s'krijoka tjetėr veēse kobe:

Ēelik e gizė e refraktarė;

zogjtė artificialė,

lindur ndėr ofiēina-inkubatriēe,

si hėna tokėn pėrgjojnė,

e pėrpunojnė

epshe tinzare

trofesh e pėrdhunimesh.

 

E kush s'i ka tė vetat kėto hėnė

vihe e sendėrgjon

namė e terratisje.

 

TJERA BLERIME

Terezės

 

Si lule dylli gjethet

veshur me vapė e t'zberė

e nuk lėvizin...

e merrnin frymė me zor

e...oh...

S'andejmi

ku paskeshim ngelur kujtesė brymore

zgjohen flauri

tjera blerime,

rinore

(A tė kujtohet? Atė verė

burimet heshtja na i trazonte.

Kėndoja vijat e fatit

nė dorėn tėnde flakė.

Endeshin rrugėsh tė ēuditshme,

pa folė.

 

Pastaj, n'teatėr; njė Gjido

i larė me djersė

pėrpėlitej i falisur.

Ti shkuleshe n'gaz me tė madhe,

por nė sy tė vetėtinte

stuhia e Shtatorit..

A tė kujtohet?

 

SHKALLA E KAKARRIQIT

 

E kapėrthyer me lugetėr hėna

njollat e territ pėrgjakė

e nata,

tinėzare fėrshėllen mbas pritash,

si nė kohėn e cubave

kur thika vetėtinte e ftohėt;

e buzagaz me pezėm.

 

Harbon pėrbindshėm rrėpira

e ngeshme nė perspektivė

pėr t'u qepur nė njė kėnd

me qiellin e detin.

 

(Mė rrashtė e mė tepėr ferr

shkrepat ceporė,

kėrcėnuese pėr m'u shprazė nė rrenojė

pėrmbi eshtra

qė vetėm lėkura i lidhė

e vullneti).

O natė, o natė,

mos ky na qenka pikėsynimi?

 

Tė ngrysura ėndėrrimet sėrish vėrshojnė

lėvyrėse e me tė lutura,

por ndalem nė vend:

shuplake

kulla picingule e katallanit tė lashtė.

 

LODHJE

 

Nganjėherė trishtimi fjollė mbidhet

mullan nė zemra tė plasura,

nganjėherė pėrmallimi bėhet liman vajtimesh

ngushulluese;

tė pėrgjumur ndehemi pėrmbi pellgje brengash

ndehemi shtijakė ndėr gėzime qė s'kanė jetė

e biem lėmuē

- thėllėnza tė rreshkura - ndėr pasqyra.

Cekonet qielli prej vigmash pikė-e-vrer,

Cekohet guximi;

ushton ndėr veshė e papushim

"pusho nė paqe,

pusho nė paqe..."

Ah, s'mundem mė, nuk mundem;

mė ēoni...

 

NJE GOZHDE

 

Njė gozhdė e ngulur thik nė mur, njė gozhdė

e ngulur thik nė mur, njė gozhdė e ngulur...

 

Njė gozhdė e futur thellė nė mur, njė gozhdė

e futur thellė nė mur, njė gozhdė e futur.

 

Njė gozhdė e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė

e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė e mbetur.

 

e ngulurthik...

e futur thellė...

e mbetur thatė...

 

VAJTIMI I PLAKUT NE SHTEPINE E SHKRETUAR

 

Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete;

harrohem ndėr rrėnoja e ngushllohem.

 

Deri kėtu - a dole shpirt! - me zor u kapa,

gėrmuē e kalamendas anėsh sė rrugėve;

(thellimin si me ēa m'e avull tė pakėt?)

 

Tė zhigatura, por prap nė kėmbė kėto mure

qėndrojnė

kėtu nė qoshe sytė veri nuk i shikė

e nė lotokan, lotojnė pėrmallė...

 

Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete:

"Qetėsia ndėr kthina jehonte,

fėmia......."

 

RRUGET NE VJESHTE

 

Hone tė ndėrlikuar

ku era faliset

e mbledh ndėr praqe dyersh

shtėllunga gjethesh tė thatė

pėrralla tė marra.

 

SHAKESPEARE

 

Je kryqi im;

ngėrthyer me pezėm,

nė skaj tė murit, lart

-shkarravinė e zezė

pėrbluan pusi.

 

Ah, shporru, shporru; ja, pritė!

 

Por menjėherė

fijet e kėputura vihesh e lidhė

 

NE VEND TE HYRJES

 

I errėt ky shteg. Nuk mundem

rrugėn me gjetė pa dritėn

tande. (Ēka me sėmbon?)

 

Nė cep tė greminės

qė josh e ngujon

a nuk shef si po lėkundem?

 

KRUJA

(e parė nga Fushė-Kruja, natėn)

 

Gjerdan margaritarėsh

mbi gjoksin tėnd

t'irnuar

 

o atdhe.

 

PA ELEMENT

 

Sado tė largohemi

o dhimbje

mos ti cekohesh?

 

Ē’e mjerė

kėnaqėsia jonė

dritshkurtėr

 

- ALEGRO FURIOSO -

 

…e shpesh kam pa liqenin tė shpupurishur

kundėr reve tė mbarsura

me shkreptirė tė dhunshme

me kordha shumėsh tė pareshtura

me gjithė sa kishte frymė

sulmonte, e gėrmushej;

 

por shi vazhdoi me ra…

 

Pėrgatiti Andi Meēaj

 

 

POEZI NGA FASLLI HALITI

 

 

 

 

SHPINA

 

Pėr hiēgjė

Mė ktheve shpinėn.

S’ėshtė hera e parė.

Dhe tjetėr herė ma ke kthyer,

I sigurt se s’ta gjente gjė nga unё.

Sepse unё, jo me shpinёn,

Por  me gjoksin dhe ballin kam pasur e kam punė...

 

Unё

Edhe Gorgonёn Meduzё

S’e kam qёlluar nё shpinё

Sepse, jo me shpinёn  jam marrё

Dhe  merrem 

Unё

Por  me gjoksin dhe ballin

Kam pasur dhe kam pёrjetёsisht punё

 

Edhe

Ēakejtё

S’i kam qёlluar kurrė

Nё shpinё

Nё kurriz,

Sepse me kurrize ēakejsh 

S’jam marrё

Dhe s’kam pse merrem unё,

Unё vetёm me gjoksin dhe me ballin e tyre,

Kam pasur dhe kam pёrjetёsisht punё.

 

Po tё ta kisha kthyer shpinёn qoftё dhe njё herё,

Ti shpinёn do tё ma kishe bёrё plagomё

Me ushtat e  mesjetare,

Me kamat e smirės,

Xhelozisё, 

Me sёpatat e hakmarrjes,

Me thikat e galvanizuara tё “eruditёrisё...”

 

Ushtave tё tua mesjetare tё hakmarrjes

U thyheshin turinjtė majucё

Thikave tё galvanizuar a tё xhelozisё funebre

U mykeshin dhe iu myken tehet

Me pёrēudnim

Nё gjoksin

Nё ballin tim platin...

 

17 nėntor 2008

 

NIHILISTI

 

Dua tė kem njė nip

Ta pėrkėdhel

Tė luaj me tė

Tė mė hipi

Nė qafė

Tė mė ngas si kalė

Tė mė thotė hya kala

Tė mė pėrmjerr mbi shpinė

Tė zhubravisė tapetin me kėmbė e duar

Tė pėrmbysė koltukėt tė rrokullisė shtėpinė.

 

Ē’ide fshatari

Ide

Provinciali!

 

Dua

Tё bёj

Njё akuarel fushor

Njё kompozim nё pikturё

Mbill mё mirё njё arё me misёr

Mbill mё mirё njё arё me grurё

 

Ti, bir bariu,

Ti birё bujku, 

Bari nё fёmijёri,

Bari nё adoleshencё

Barģ nё rini

Kёnaqёsia jote,

Ėndrra jote plakё dhe e re,

Tё kullosёsh fushave, tufa me bagėti

Kope lopėsh murrashe, kuqale laramane 

Tё kullosёsh kodrave tё Darsisё njё tufё me dele e dhi.

 

Kap kёrrabёn,

Hidhe

Penёn

Kap plugun, 

Lёrer penelin

Kap parmendėn me plor tё ndryshkur,

Kap mё mirё hostenin, lopatėn, belin.

 

U dekorove

Me Urdhёrin“Naim Frashёri” i Artё?

E ē’ё pastaj?

E ē’more?, njё copё teneqe.

Kujton se u ngjite e mё lart,

Kujton se u ngrite gjer mbi ne ?

I kemi kapur

Majat,

Larsitё,

S’mbeti pёr ty

Asnjė majё mali

S’i kalojnė nё pronėsi,

S’i hipotekohen majat, lartёsitё njё provinciali!  

 

Ishe

Nё Nju Jork

Nё Romё,

Nё Paris

E ē’ё pastaj?

Kujton se po na ēudit?!

 

Parisi

Roma

Nju Jorku?

Rrugё ,

Ndėrtesa,

Makina, pemё

Poshtё beton, bar,  tokё

Lart qiell me re apo kaltėrsi monotone

Rrugё, grataēiele, qiell, tokё si kudo nё botё.

 

Po pёrgatit pёr jubileun tёnd njё libėr me poema, poezi?

Po pėrgatit njё ekspozitё

Me skica, krokira

Me akuarele?

Hap mё mirё fushave myzeqare

Njё ekspozitё me qingja, viēa, lopё dhe dele.

 

10 dhjetor 2008

 

SHKĖMBI

 

Ishte guriēkё

Duke u rrokullisur furishėm pėrpara

Fitoi pėrmasat e njё shkėmbi

E frenoi.

E stopoi  

Njё guriēkё meskine.

Shkėmbi u veshi me myshk.

E mbuloi njё myshk zhizhink

Duhej njё dorё qё ta largonte guriēkėn

Ta ēlironte nga ajo guriēkё terror

Po ku ta gjeje,

A mund tё gjeje dot

Atё dorё?

 

Dhjetor, 2008

 

ZOTI, JOBI DJALLI 

 

k.

Ti Perėndia,

Ti Zoti,

Unё Jobi

 

Ai djalli...

 

Nėntor, 2009

 

KOKĖ, PA KOKA

 

Njё pseudoarkeologu

 

Ai kafkat

I zbulon

Edhe nė fund tė dheut

Po tė jenė ato poshtė nё thellёsi,

Nė fund tė dheut i gropos.

Kokat plot tru,

Menēuri. 

 

Kafkat i nderon si gjenesha

Edhe kafkėn pa tru,

Mbushur me dhč,

Mbushur 

Me 

Baltė

E zbulon e gjen,

Kokat me tru s’i sheh dot,

Edhe kokėn e gjeniut e urren

 

Para kafkave pėrulet,

Bije 

Nė gjunj

Sidomos para kafkave

Pa sy

Pa gjuhė

Sidomos para kafkave

Tė mbushura me baltė, pa tru.

 

Koka e tij e mbushur

Plot kokalla

Brinjė

Skelete 

Koka e tij

Fare pa koka

Koka e tij mbushur me skelete

Koka e tij mbushur me kafka dhe kocka

 

Koka e tij

Mbushur

Plot tjegulla

Poēe.

Tjegullat, poēet

Si nikoqire, ai i mbyll nė qelq

Porcelanet,

Fajancat

Qelqurinat 

I nxjerr nga qelqi,

I heq

Si mbeturina

I hedh nė njё qoshe fare pa tė keq

 

Banor

I mbitokёs

Dhe i nėndheut

Edhe poēen e zbuluar rishtas

Ai e ēmon mbi kokėn surbe tё Deas, Skėnderbeut.

 

17 nėntor 2008

 

RRĖZIMI

 

A je mirё?

A mbahesh ?

 

Ah, mё  rrёzove ...! 

 

Nėntor ,2009

 

PO SIKUR

 

Mos bёj dredha

Fol,

Bjeri drejt !

 

Po sikur unё tё jem gjarpri vetё ?

 

Nėntor, 2009

 

STINĖT E MIA

 

PRANVERA

 

Ppranvera

Vesh pemёt

Zhvesh vajzat

 

Sytё ёmbёlsohen me fruta tё gjalla.

 

VJESHTA

 

Vjeshta

Vesh vajzat

Zhvesh pemėt

E dua vjeshtёn

Sikur tё jem dhe duke vdekur,

 

Ajo pemёve u zbulon gjirin e pjekur.

 

Nėntor, 2009

 

SI S’U BĖMĖ

 

Grindjet tona,

Zėnkat,

Mёritё,

Gozhdё tё ngulura nё muret mёndafshor tё zemrės

Zemra i shkul, ato me rrahje tё pambukta

Brimat e plagёve i mbyll

I mbush,

Me  dashuri

Eh moj zemėr, zemėr,

Si  s’u bёmё njё orё, njё ditё, tё mёndafshtё, si ti...!

 

Nėntor, 2009

 

PASQYRIMI

 

Shoh

Dritat

Qё bien

Mbi Liqenin Artificial

Liqeni  s’i shuan, s’i fik, por i spėrkat.

 

I pёrkёdhel me valёt e kaltra si zambakё..

 

Nėntor, 2009

 

KĖSHTU TĖ KUPTOJ

 

Sipas Linkolnit

 

Sa s’dua

Tё jem

Skllav

Aq s’dua  tё jem

Bos, miliarder, zotёri.

 

Kėshtu tё kuptoj  unё Ty, Demokraci...

 

Nėntor, 2009

 

PARADOKS I RI

 

Po na helmoni me mjaltё,

Po na gjakosni me lule,

Po na verboni

Me floreshenca, 

Po na trullosni me varak,

Po na ngopni me “demokraci”

 

Po u jepni liri thonjve pa kufi.

 

Nėntor, 2009

 

MOS I THUAJ

 

Nёnё,

Kurrsesi! 

Mos m’i thuaj djalit mbret,

Unё e dua mё shumё se mbret

 

E dua qoftё edhe me tё meta,

por njё njeri tё vёrtetё...

 

Nėntor, 2009

 

TATIMI

 

Tatohet

Ngjyra

Vizatimi

Ritmi, rima

Tatohet puthja

Aroma melodia

Teshtima  kundėrmimi,

Tatohet fishkėllima lumturia,

Tatohet e qeshura, hareja, trishtimi?

 

SI THONI JU

 

Po

Ne kėnduam:

Karkaleci majё grurit

Do ta djegim me benzinё

Do ta djegim me vajguri

 

Si thoni ju,

Tё mos e digjnimin

Ta linim tё na hante grurin

Tё na linte tё uritur,

Pa bukё

E dogjėm

Duke kёnduar

Dhe gruri u tėrbua

Uria si karkaleci u pėrflak

U pёrcёllua...

 

Si thoni tё mos i kёndonim shiut:

Ra njё vesё shi

Zbukuroi

Dynjanė

Do ta mas me metėr

Do ta bёj fustan?

 

Fustanin

Me pika

Plot me luleshqerra

Pёr fejesё ma solli

Si peshqesh pranvera?

 

Ne i kėnduam

I thurёm poezi

Kanalit tё  Myzeqesё:

Ec e ec

E s’ka tё sosur

Ky kanali i Myzeqesё

Sa i gjatё e sa i gjёrё

I ēan fushat mes pёr mes.

 

Si thoni

Tё mos i kėndonim atij

Qё bёri tё vallzonin grunjat

  shushurinin tёrshёra dhe thekra

Qё bёri blerimin tё shtonte ngjyrёn e blertё

Qё bёri qё, mbi grunoret tё pluskonin

Fjongo fluturash

Dhe bletё.

 

Si mund

Tё kėndonim ne,

Si mund tё shkruanim

Pёr flutura, qiej tё kaltėr, dashuri

Kur ne ishim pa bukё

Kur ne kёrkonim

Tё binte shi ?

 

Tё kalbur  nё plagё

S’mund t’u kёndonim 

Yjeve

Hёnёs

Fluturave

Kur vendi rėnkonte i uritur

Kur edhe ne tё uritur rėnkonim

 

Ju

Talleni sot

Qeshni tani

Me eskavatorin e kuq,

Me eskavatorin e zi

 

Por

Ai eskavator

Gёzoi shpatullat tona

Dhe shpatullat jo vetėm u gёzuan

Por shpėrthyen nё britma

Nё duartrokitje

Nga gёzimi

Sepse pas shekujsh

Shpatullat u ēliruan nga mundimi...

 

Si thoni ju

Tё mos i gėzoheshim

Tё mos i kёndonim

Kombajnės e autokombajnёs

Qё i hoqёn fshatarit kosёn dhe raprin

Qё i shpėtuan shpinat fshatare nga kėrrusja

Duke korrur,

Duke shirё

Duke e lidhur kashtёn vetё?

Duke i kėndua autokombajnės heroinё,

Ne i kėndonim, jetёs, shkencёs

Si tё kėndonim njёherёsh

Pёr Perёndinё.

 

Si thoni ju

T’i kėndonim qiellit,

Para kopshtit, arёs, fushės,

T’u kėndonim

Manushaqeve, fluturave, para bukёs?

 

Korrik, 2008

 

ARSENALKULTURA

 

Kultura

Erudicioni

Dituria

Botės

I sjellin qytetėrimin

Po ti i pėrdor ato si tanke

Si ushtarё fashistё

Si ushtar alpinё

 

Pёr tё shtypur edhe shokёt mё intim...

 

Nėntor, 2008

 

EDHE I VDEKUR

 

Shok i dashur

Mik i dashur

Edhe i vdekur

Me tё dashura,

Si i gjallё, 

Si nё jetё.

E para pёr ditėlindje

E para pёr ditёvdekje

E dashura tё sjell karafila tё freskёt pёrherё...

T’i spėrkat me lotёt e syve tё kaltёr  

T’i vendos brishtёsisht mbi mermer

 

E dyta gruaja

Vjen

Tё vendosё mbi varr

Njё tufё zambakėsh,

Spėrkatur me njё dhimbje  tё bardhё...

 

30 dhjetor 2008

 

ATĖ VAJZĖ

 

Kёneta e “Tёrbufit”

Pa asnjė buf,

I vetmi buf

Ti.

Lёmani

Plotё bajza tё zeza,

Bajza qё zhyteshin dhe dilnin

Nga s’e prisje:

Pėrpara, papa

Djathtas, majtas teje

Me not,

Dhe fluturim.

Dhe ti s’i qёlloje, s’i vrisje dot

 

Ti buf i Kёnetёs sё “ Tёrbufit”

Nё adoleshencėn tёnde

Nё rininё e bukur

Ashtu

Si s’e zure dot   

Njė bajzё

Ashtu s’e zure

S’e fute nё kafaz tё zemrės atё vajzё...

 

30 dhjetor 2008

 

E MJERA BOTĖ

 

Bosh

I thellё

Thellėsi e cekёt

Blerim i thatё

Thatėsi e blertё

Diell

I shuar

Shuarje e dielltё

Natё

Pa yje

Yje pa natё

Dashuri shterpё

Shterpėsi  gjithё dashuri

Jetё

Me vdekje

Vdekje me jetё

Zoti pa zot

Bota

Pa  Zot

 

E mjera ti moj botё...!

 

GJURMĖT

 

Lisa, pisha, bredha tё thyer,

Gjurmё stuhish.

Plepa,

Shelgje

Tё pėrkulur, tё kėrrusur keq,

Gjurmё erėrash tё egra, bisha.

Dallgėzim bariёrash, grunjash, thekrishtesh,

Gjurmё tё lehta tё blerta flladesh,

Pėrkundje  lulesh,

Gjurmё puhish

Tё kaltra

Rozё 

Lila.

 

Gjurmё qё vetėm subrbia natyrё, i ka...

 

8 gusht 2009

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, janar 2010)

 

 FAHREDIN GUNGA

poemė

 

 

Ėshtė njėri nga poetėt mė tė shquar  tė poezisė bashkėkohore shqiptare, tė brezit qė u shfaq nga fundi i viteve tė '50-ta dhe brenda viteve tė '60-ta, i pėrbėrė nga Azem Shkreli, Ismajl Kadare, Rrahman Dedaj, Dritėro Agolli, Din Mehmeti, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Adem Gajtani, Hivzi Sylejmani e tė tjerė, qė, sot konsiderohet se ishte njėri nga brezat mė vitalė tė poezisė sė atyre viteve. Gunga e ka nisur vargimin poetikė qė nga libri i parė me poezi “Pėshpėritjet e mėngjesit” (1961), duke i mbetur besnik  deri te librat e fundit "Mallkimet zgjuara" dhe "Kepi i shpresės sė mirė" tė viteve tė 80-ta.

 

KEPI I SHPRESĖS SĖ MIRĖ

 

I

Si ta mbyllėsh mallkimin e kaltėr nė sy

e fjalėt peng t’ia japėsh ndonjė zogu shtegtar e,

Larg ėshtė kepi i Shpresės sė Mirė

Ēdo gjė i ngjan uratės pėr largėsira tė pafund

Dhe, vetėm dėshira tė mbetet pėr t’u pėrshėndetur

                                                           me vetveten

Ose tė lutesh pėr mėshirė e cila tė rren

Dhe, sheh; mallkimi i kaltėr nuk ėshtė vetėm mashtrim,

                                                                               vetėm

Ngjyrė qė i rren sytė (sa lehtė e sa rėndė peshon

                                                                     rrena!)

E, bėhesh shtegtar i rrugėve tė parrugė, e bėhesh:

Fėmijė i paemėr, kopil pa biografi, si mashtrimet tona

Tė pashuara sa i push, tė peshuara sa njė shkėmb, e

Bėhesh: lypės pėr dritėn e cila pėrsėri ka pėr

                                                                  tė mashtruar

Pėr nesėr, rėndom si ēdo herė, si ēdo herė 

Dhe, donė tė ikėsh diku: Ilmarineni ka vdekur pa lindur,

Prandaj ecim me hapa shtegtari, me dhembje

                                                                  tė fshehtė:

Si pėr inat, si armik i betuar i urrejtjes, e 

Larg ėshtė kepi i shpresės sė mire.

 

II

Dhe, pėr tė mbėrritur nė kepin e shpresės sė mirė

Duhet udhėtuar prej njėrit hap deri nė tjetrin

                                                             nė milimetra,

E, krejt ėshtė njėsoj ēka do tė thonė pėr ty biografėt

                                                                            Pastaj

Rėndom, sikur kur i besojmė rrenės sė trilluar.

 

Dhe, atėbotė, tė duket se kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr

                                                                    tė mbėrritur

Deri nė kepin e shpresės sė mirė

 

Tevona, nuk ėshtė me rėndėsi se ēfarė urate

                                                                         ose sharja

Do t’ju japėsh gjėrave prej tė cilave donė tė ikėsh,

(marrėzisht tė marra e marrėzisht tė ēmendura)

Dhe, pastaj mbetet tė vjellėsh vetėm fjalė

Pėr tė marrė trajtėn e ndonjė vargu endacak

Si krushk i paftuar nė dasmė, si vala e paemėr

Qė shqyen zemrėn, kėtė lehonė tė rrejshme, si shpata

                                                                             e fatit,

Dhe, kėshtu, do tė udhėtosh hap pas hapi, pa orar,

E do tė mbėrrish deri te biografia jote, se

Atėherė bindesh se me tė vėrtetė je i vogėl.

 

III

E ti madhėrisht hesht, si deti dhe udhėton dhe

Fjalėt tė janė bėrė korale, dhe vetė me veti urishėm

                                                                           i pėrtyp

 

E kurse do tė doje tė thoje ndonjė fjalė tė mirė, por

Ti madhėrisht hesht se: ke harruar fisin, dhe

Nata ėshtė shtrirė  ndėrmjet teje dhe Kepit tė Shpresės

                                                                             sė Mirė, se

Se atje ku je nisur pa kandil e pishė vėshtirė

Do tė gjesh rrugėn tėnde, tė vetėn rrugė nė tė cilėn

                                                                                  je nisur,

atėbotė bėhesh kameleon: pėr inat ndėrron ngjyrėn

E madhėrisht hesht, sepse prźt mos po lind diēka e re,

O, zoti im, sa vėshtirė qenka pėr tė lindur sė dyti, me 

                                                                           ngjyrė tjetėr

kur nė biografinė tėnde tė vjetėr, fjalėt janė bėrė

korale,

 

(Kujt tė cilėve nė rrashtė u ke hipur pėr tė mbėrritur

atje ku je nisur

Do tė kthejnė sėrish nė biografinė tėnde tė vjetėr)

Dhe ti madhėrisht hesht para vetėvrasjes sė fjalėve

Dhe sheh: ēdo gjė duhet tė shash, krejt njė nė ē’mėnyrė

1001 herė nė nėnė e nė motėr e nė… krejt me

radhė, e andej,

Do tė dėshiroja tė shndėrrohesh nė ninullė, vetėm kaq,

Pėr tė mbėrritur deri nė Kepin e Shpresės sė Mirė

nė atė pėrrallė,

Edhe pse  do tė bėhesh ndoshta edhe vjedhėsi i qeshjeve,

                                                                 ndoshta

Gjahtari i sharjeve, e kushedi ēka

                                                tjetėr, e

Nė fund kurriz i kėrrusur nga bėrjet e dhembjeve

                                               E mallkimeve

E-edhe 1001 herė tė lindesh pėrsėri, nė cilėndo fjalė

                                                               qoftė

Do tė dėshiroje tė shndėrrohesh nė ninullė

(Kuajt tė cilėve nė rrashtė u ka hipur pėr tė mbėrritur

                                                     atje ku je nisur

Do tė kthejmė sėrish nė biografinė tėnde  tė vjetėr)

 

Dhe mendon se kėshtu botėn do tė vėsh nė gjumė, e

Nė kėtė mėnyrė mendon tė mbėrrish nė Kepin

                                                 e Shpresės sė Mirė

Pa adresė pa biografi, por me njė mė tepėr je

Shumė i pafuqishėm pėr tė pasur dashuri tė madhe

Nė jetėn tėnde tė imta, nė pėrgėzimet e tua tė thjeshta,

Se-secili nė  rruzujt e vet shalon kokėn e vet, e

Dashurinė e madhe e ka vetėm rrafshėta ku erėrat

                                    lėmeken dhe

Kėshtu, udhėton milimetėr udhėton

Nėpėr skajet  e vetvetes pėr tė mbėrritur pas hapit tėnd,

Mė nė fund, nė Kepin e Shpresės sė Mirė, edhe pse

Biografia jote do t’i ngjajė dorės sė shtrirė tė lypėsit

                                                       nė udhėkryq

E,nuk di se me tė vėrtetė je i vogėl

Nė skutat e rrashta sate ku ujqit bėjnė strofull

 

Se secili nė rruzujt e vet shalon kokėn e vet.

 

IV

Dhe e mat vetveten e mat kohėn, e mat jetėn

Me pėllėmbė se gishtat tė janė bėrė pishtarė

                                                           Tė fikur, e

Bindesh solemnisht:je kthyer prapė, aty

Nė atė djerrinė prej kah je nisur, e

 

Sėrishtė kthehesh nė sharjet e nė mallkimin e kaltėr

Nė vendlindjen tėnde ku tė gjitha rrugėt i di,

Pėrveq emrit tėnd, kėtij kuptimi tė pangjyrė, si qdo

                                                                sharje,

Se larg ėshtė pėr tė mbėrritur nė Kepin

                                          e Shpresės sė Mirė

Se, pėr tė mbėrritur nė Kepin e Shpresės sė Mirė

Duhet tė kalosh 1001 Det tė Zi, 1001 Oqean tė Qetė, 1001

                                                            urata e mallkime

Dhe  tė shalosh yllin tėnd, qoftė edhe i fikur,

Nė tė cilėn me mėrinė e tėrė botės lehin qentė

Si tė gjithė e tė gjithė, rėndom, tė inatosur nė vetvete

Pas hapit tė shkurtėr e dėshirės sė madhe, kur kėrkojmė

 

Lindjen tonė tė dytė, nė barkun e gruas shterpė

                                      Tė njohur e tė panjohur

Si sharje sė pathėnė qė as vetė nuk ia di

Kuptimin e vet tė vėrtetė edhe pse e thua me vetėdije,

Sikur qė tė lindi, pėr shembull, pas  lindjes tėnde tė dytė

Nė vend teje rrena, e asgjė tjetėr,

E pėr tė mbėrritur deri nė Kepin e Shpresės sė Mirė

Duhet tė kalosh 1001 Det tė Zi, 1001 Oqean tė Qetė, 1001

                                                              urata e mallkime

Se vend pėr dashuri nuk ka kur urrejtjen e ke

                                                         armik e mik.

V

Fatet (tė vogla e tė mėdha)

Ecin mbi supet e secilit prej nesh

Ashtu,sikur qė i kemi ndėrtuar pa aritmetikė,

E  sheh kurrgjė tjetėr nuk je,

Pėrveē dėshirė e peshkut nė rėrė,

Mallkim i vjetėr i trashėguar nė gjak

Dhe sheh ndėrmjet hapit e hapit, kasnecėve tė vonė,

Tė pret rruga e gjatė, e

Gjithmonė mbetesh prapė aty ku je nisur,

Se larg ėshtė pėr tė mbėrritur

Nė Kepin e Shpresės sė Mirė nė mallkimin e fjetur,

Vetėm nė hije tė ėndrrės

Mund ta masėsh vetveten me pėllėmbė,

 

Dhe bėhesh betė barkė e thyer nė molin e ndytė

Tė rrahurat nga dielli, nga mėshira e verbėr e

Kohės e cila tė ka ikur nėpėr gishta

 

Dhe sheh fati tė grimcohet nėpėr dhėmbė, e,

 

Kėshtu do tė mbesėsh prore mallkim i ngujuar

                                                          nė brinjė

 

E fatet (tė vogla e tė mėdha )

Ecin mbi supet e secilit prej nesh

Ashtu sikur qė i kemi ndėrtuar pa aritmetikė,

 

Tė uritur si pėr bukėn e zezė, e

Si toka pėr shiun vjeshtarak,

Dhe e kap vetveten pėr dore,

E ec nėpėr meridianė (rrenė pas rrene)

Duke i njehur hapat e marrė

Tė vetmit heronj pa pallė

 

Se fatet (tė vogla e tė mėdha)

Lindin si rrenė e vdesin si rrenė, se

Vetėm nė hijen e ėndrrės

Mund ta masėsh vetveten me pėllėmbė...

 

VI

Si ta mbyllėsh mallkimin e kaltėr nė sy

E fjalėt peng t’ia japėsh ndonjė shpendi shtegtar, e

Larg ėshtė Kepi i Shpresės sė Mirė

 

Atėbotė, vetvetes emrin vetėm ja harron

Sepse nė rrugėn e madhe sė cilės je nisur

Nuk ke matur largėsinė prej furtune nė furtunė

Nė rrashtėn tėnde, nė kėtė katedrale

Tė ndėrtuar prej 1001 renave, sepse

Prore nė jetėn nga njė mallkim tė kaltėr e bartim

Me cilin peshohemi pas ēdo mėkati, dhe

Rrugės sė cilės je nisur nga lakadredhat e fatit, e

 

Pėr tė mbėrritur deri te Kepi i Shpresės sė Mirė

Duhet tė kalosh nėpėr kataklizmit e mėkatit tė fatit

Tė ndėrtuara prej fjalėve e fjalėve, e

 

Secili nė udhėkryqet e veta

Shaluar ec nė kurrizin e vet, e

 

Koha tė thyhet nė gishta, tė bėhet sa tė zitė e thoit,

Shekullin qė e bartė nė palcė e kurriz si neverinė,

Si zotin e mashtruar pasi u kryqova me bėrryl, se

Vetėm me bukurinė e blertė tė mallkimit tė kaltėr

 

E gjen pėr ēudi vetveten,

Ujkun e ēalė me gjuhė tė ngrirė ndėr dhėmbė, e

Duhet tė kalosh nėpėr kataklizmit e mėkatit tė fatit

Tė ndėrtuar ndėrmjet fjalėve dhe fjalėve, se

Prore, nė jetė nga njė mallkim tė kaltėr e bartim

Me tė cilin peshohemi pas ēdo lindjeje tonė tė re.

 

E, secili pastaj nė udhėkryqet e veta

Shaluar ecėn nė kurrizin e vet, nė boshtin e vet.

 

VII

Dhe, kėshtu ėshtė nė kėtė shekull

Tė cilin pėr dore ose ai ty,

E shtegton nė tė njėjtėn rrugė, nė tė njėjtat meridianė, dhe,

 

Kupton dikund nė ndonjė pikė nėn kėmbė,

Nėn cilėndo kėmbė qė tė jetė, njė fat e shkel e

Nuk e sheh e nuk e sheh se mu aty,

Nė atė pore, nė atė milimetėr tė tepruar tė fatit

Ėshtė fshehur lindja jote e vėrtetė

Mallkimi yt i kaltėr qė aq shumė e ke dashur

E aq shumė e ke rrejtur

Dhe, kėshtu,  donė tė mbėrrish lakuriq nė vetvete

Nė fund tė rrugės sate tė gjatė,

E krejt kjo ėshtė vetėm njė lojė ndėrmjet

Teje e teje, ndėrmjet gjakut e gjakut,

Ndėrmjet fjalėve dhe fjalėve 1001 rrena

Nė karnavalin  ku shitėn fatet lirė, nė panairin e pėrhershėm,

Edhe pse bėhesh pehlivan i marrė, qė then

Kėmbėn e djathtė, mbi rrashta e rrashta, pse

Deshi tė mbėrrijė nė horizontin e vet,

Nė mallkimin e kaltėr i rrejtur, marrėzisht i mashtruar

Nga troku i yjeve nė karnavalin e udhėkryqeve tė fatit

Ku edhe fjalėt shiten lirė, shumė lirė,

Edhe uratat, edhe heronjtė pa pall, kukėzat

 

E si kloun i cirkut tė lirė

Mashtrohesh se je i madh pas buzėqeshjeve tė hidhėta

Dhe sheh! (s’ka rėndėsi se kur) ēdo gjė ėshtė lojė

 

E, vetėm lojė, njė lojė e thjeshtė.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, janar 2010)

  

POEZI TĖ ZGJEDHURA NGA ANTOLOGJI

E VITIT 1970

 

DHORI QIRIAZI

 

 

DE RADA

 

Tej detit, larg, i zymtė mbet De Rada,

Bastuni i tij, qė brodhi horė mė horė;

Nėn tinguj fjetėn tė tijat flokė tė bardha

Dhe mjekra e tij e bardhė si dėborė

 

Lėkur' e rreshkur i ra mbi kraharorė.

Iu mbyllėn sytė e buhavitur.

Pėr ku po nisej gjaku arbėror,

Pėr ku i djegur, i zhuritur?

 

Qė bushtra erė tė mbėrrinte gjer te shtrati?

Ja, Milosaua mbet te lum' i Vodhit,

Po gjaku i tij nė kėngė e rreshta

Njė shekull krejt kulloi e rrodhi.

 

U ftoh nė vatėr heshtur hiri i fundit,

Palltua e rėndė rri varur nė peronė,

Buēet e rreh stuhia rreth katundit,

Maki po hesht e San Demetėr Koronė.

 

Nė xhep e mykur njė copė buk' e thatė,

E zhveshur krejt e ftohta dysheme

Dhe miu breu ndofta atė natė

Njė copė nga "Pa fanmi Skanderbe».

 

Ai thėrret, atdheu i pėrgjigjet

Me bubullimė valėsh, pėrmbi shur;

Ai thėrret, nė flakė lindja digjet,

Nė bri-gjet tona hapet si flamur.

 

Dhe niset mes dallgėve tė vijė

Dhe zgjat gishtrinjtė, tutje erėn prek,

Se tokė e huaj shtrat nuk mund t'i rrijė,

Se tokė e huaj eshtėrat i djeg.

 

FATMIR GJATA

 

 

 

ATO MAJA RRIPA-RRIPA...

 

Ato maja rripa-rripa seē gjėmojnė,

Ndizet lufta pėr liri e derdhet gjak,

Janė trimat partizanė qė luftojnė.

Janė bijtė e Shqipėris' qė marrin hak.

 

Sot po dridhet tirania anembanė,

Sot po digjet e po bėhet shkrumb e hi,

Se u mbushėn malet plot me partizanė,

Se u ngrit sot gjith’ rinia pėr liri.

 

Mė pėrpara njė flamur tė kuq nė duar

Dhe njė torbė me dyshekė e njė dyfek,

Tė cfilitur prej fashizmit, tė copėtuar,

Turren trimat e luftojnė shtek mė shtek.

 

Sot po dridhet tirania anembanė,

Sot po digjet e po bėhet shkrumb e hi

Se u mbushėn malet plot me partizane,

Se u ngrit sot gjith' rinia pėr liri.

 

Viti...1943

 

FREDERIK RESHPJA

 

 

 

ULLINJTE

(Shėnime nga njė aksion)

 

Ullinjtė flinin.

Ma tutje flinte deti.

Degėt e mundueme dhe tė pėrdredhuna nga dhimbja

                                                                    e kohnave

Lėkundeshin nėn qiellin e blertė tė gjetheve.

 

Qė herėt

Nė breg loznin fėmijėt e peshkatarėve,

Peshkatarėt flinin akoma pas natės sė ujnave.

Fėmijėt loznin pėrballė ujnave dhe ditėve tė panjohuna

                                                                   e tė gėzueme

 

Befas ra daullja,

Zhurmat iknin mbi rivierė.

Fshatrat e varuna mbi mjergulla u zgjuen,

Zhurmat iknin, iknin

Mbi dritat, qė u ndezėn si galaktika ndanė detit,

Mbi minutat e fundit tė natės,

Mbi luginat,

Mbi shkambinjtė.

Daullja, qė ra qė me natė,

I zgjoi edhe ullinjtė.

 

***

 

Nga sfondi shkėputen udhėt, oxhaqet, betonarmetė

                                                                        e para,

Qytet i dashtun, gjysmėvizatue nga dielli qė po lind!

Maqinat ulėrijnė nė mal, si delet,

Po vijnė kolonat me pyjet e fidanave ndėr duel.

O, kėto s'janė fidanė,

Po kodra me ullinjtė!

 

***

 

Bie daullja.

Pyjet e pafund tė ullinjve zhurmojnė ndėr duert

                                                           e njerėzve.

Mbi degėt e tyne tė njoma zhurmon era pa da.

Unė renda nė kėtė peisazh tė gėzuem qė e mbanin

                                                    njerėzit ndėr duer

 

Dhe pashė shamitė e bardha dhe tė bukura

Tė mbledhės eve tė ullinjve,

Qė mblidhnin me kangėn e tyne

Kokrrat nėpėr bar...

 

Qeshnin shamibardhat dhe vraponin

Nga ullishtet qė mbollėn ilirėt me patėrshana mbi

                                                                   bregdet.

 

Vajza! Kėta ullinj nuk i mbollėn arbėrit harkėtarė,

Po aksionistėt e vitit ‘70.

 

***

 

Ecin njerėzit me ullinjtė mbi rivierė,

Deti fle ende.

Asht akoma natė.

Pyjet me ullinjtė lėvizin mes kodrave,

Para erės qė i ndjek:

Ku e shpien kėtė peisazh?

 

***

 

Riviera dhe njerėzit...

Vėrtet, ku e shpien kėtė peisazh tė gjanė?

Do ta varin mbi kodrat e kaltra, ndanė detit,

Siē varim ndanė dritares njė kuadėr.

Daullja, qė ra qė me natė,

I zgjoi dhe ullinjtė pleq,

Ullinjtė madhėshtorė, si mbretnit ilirė

Dhe nė kujtesėn e tyne tė gjelbėr u zgjuen.

Arbėrit shigjetarė

Me patėrshana dhe ullinjtė ndėr duer...

 

Ullinjtė mbajnė mend gjakun dhe luftėn,

Etnit, qė kaluen nėn ta dhe na i vranė:

Ata ngritėn kokėt nėn format mitologjike tė reve,

Panė qiellin e gjelbėr tė gjetheve,

Degėt e ullinjve,

Qė u pėrdrodhėn nga dhimbja pėr ta.

 

***

 

Dikush e kėndoi kangėn e ullinjve;

Rrihte dheun pėrreth drunjve, qė lėkundeshin

Si nė njė valle popullore,

Gemat e blertė ranė, si flokė mbi tė dhe qeshi

Ai qė kėndoi kangėn e ullinjve.

 

***

 

Ndodhi kėshtu:

Nė njė ditė lindėn gjithė kėto pyje.

Nė fund u ulėn aksionistėt mbi bregdet dhe menduen:

Ē'emėn t'u vemė ullinjve?

 

Pastaj zbritėn me kangė nga kodrat.

Zani i gajdeve nga ullinjtė varej:

Lanė pyjet me ullinj mbi detin e kaltėr.

Sikur lanė njė lule mbi dritare.

 

HIQMET MEĒAJ

 

 

PRANĖ ULLINJVE

 

Po tė pres e dashur, te ky trung i lashtė.

Ky ulli i moēėm me degėt e tij

mbulon heshtjen time,

ky ulli i moēėm,

qė rrėnjėt ka shtrirė thellė lashtėsisė.

Kushedi se ē’dorė e mbolli kėtu,

ndoshta dy tė rinj

si unė e ti,

dy stėrgjyshėr tanė,

qė as varr, as emėr pėrmbi tokė s’kanė.

 

Kushedi sa herė u ndėrruan shekujt

dhe tė kėrrusur shkuan

nėn degėt e tij,

kushedi sa herė e shkundėn me shufėr,

u pėrkulėn shekujt

duke mbledhur kokrrat

nėn kėtė ulli.

 

Hej ulli i moēėm,

qė me kėto degė mbulon ankthin tim,

as shikoje ti nė ditėt me mjegull

qysh pas ēdo stuhie

Vlora zgjaste dorėn tė prekte Sazanin,

porsi nėna natėn qė zgjohet shpeshherė

tė shikojė djalin...?!

 

Ti e dashur s’erdhe qė tė ndjenim bashkė

parfumin e verdhė

qė hėna ullinjve

mbrėmjeve u derdh.

 

por nuk do trishtohem, unė fare mirė

mund tė rri i heshtur

nėn kėta ullinj,

t’i ndiej frymėn tokės, gurėt t’i lexoj,

tė gjurmoj ku jeta

u pėrlesh me vdekjen,

tė gjurmoj ku rrėnjėt i ka shtrirė jeta.

 

Dhe kėshtu i vetėm

s’do bie nė mendime

pse s’u duke ti,

por nėn cip tė mbrėmjes dhe nėn hijen time

do kėrkoj e dashur

tjetėr dashuri.

S’bėnė kėshtu dikur

ndoshta dy tė rinj,

si unė e ti,

dy stėrgjyshėr tanė,

qė as varr, as emėr pėrmbi tokė s’kanė...?

 

LLAMBRO RUCI

 

O TALO, MOTER!

 

Eja motėr, eja nėn pjergull!      

Babushit tė lodhur qė kthehet nga kopshtet

                                        t'i vemė nė prehėr.

 

Tė fshijė me dorė rrudhat e ballit,

Kujtimet dhe zėnkat nėn mjekėr.

Eja Talo t'i dalim pėrpara tek kumbulla e vjetėr.

 

Gishtrinjtė e tu mė mbetėn flokėve, nė buzė.

Ledhat e tua i ndjej dhe tani qė jam rritur.

Imazhi yt ēan vite, ēan mjergull,

Mbi supet e tua kėrcej e qesh, i mitur...

 

Sot ditėt janė tė ngrohta, me zhurmė e gaz rrjedhin

Dhe nė Dhėrmin tonė, buzė Jonit,

Nėn portokalle vajzat tok shaminė e bardhė dredhin,

Shaminė e zezė e shkulėn nga zėmra e nga flokėt

O Talo, motėr!

 

MUSA VYSHKA

 

KENGĖT E VENDLINDJES

(Kumuri e Elbasanit kėndon herėt nė mėngjez)

 

Edhe mbitė ju si lule tė egra,

Shtrirė nėpėr malet pa kufi,

Herė nga njė shpirt i copėtuar,

Herė nga njė gotė me raki.

 

Nėn ju u tund dhe djepi im,

Dhe u rrita unė nėn ju,

Rrodhėn lotėt, dasmat, qanė zemrat,

Rrodhėn dhjetėra breza nėn ju.

 

Kush ju dha kėt' madhėshti tė rrallė,

Kėtė forcė nga e morėt ju,

Kush jua tregoi rrugėn vallė,

Qė i ratė botės kuturu?!

 

Un' s'do mundja tė kėndoja kurrė,

Porsi ti, e ėmbla kumuri,

Un' s'do mundja tė buēisja kurrė

Si buēet ti dimrit, moj selvi.

 

Por s'ka gjė, unė gjithnjė do mbetem

Nxėnės ballėrrudhur; por nuk di,

Cili ishte ky mėsonjėsi i rrallė,

Qė ju lindi juve nuk e di:

 

Ju buruat nga njė mij' burime,

Rrodhėt bashkė si njė lum' vigan,

Gurgullima juaj drodhi zemrat,

Turbullo ndjenjat anembanė.

 

Nėn ju do doja ta ēoj jetėn

Si njė zog i lirė gjithnjė,

Nėn rrjedhjen tuaj t'i mbyll sytė,

Dhe pastaj tė fle nėn njė selvi,

Nėn kėngėn tėnde, kumuri...

 

NATASHA LAKO

 

 

NUK ME LE BORA TE SHOH

 

Nuk mė lė bora tė shoh

Ēatitė e kuqe dhe pemėt e zhveshura,

Por ndjej si nėn tė

Lėviz pranvera.

 

Flokėt e borės

Bien e shkrijnė nė qepallat e mia,

Kaq lot tė bukur,

Kaq lot tė bardhė

Mund tė pikojnė vetėm nga dashuria

 

NIKO KACALIDHA

 

 

DRITE

 

Sonte s'dua tė fle, jo nga marazi i dashurisė si Milosao,

Qė mbeti nė netėt e gjata magjike me ėndrra dashurie

                                                      nė peisazhin baritor.

Sonte vėrtiten pėllumba tė bardhė drite

Nėn njė qiell tė gjerė e tė kaltėr tė dritės;

Fėmijėt nė rrugė trokasin duart pėr ardhjen e zambakut

                                                                             tė kuq;

Nėnat tona ndezin globin e dritės sikur ndezin njė hėnė;

Vajzat nėn shtylla grumbuj-grumbuj kėndojnė kėngė;

Nė brigje, nėn shtylla, mbi shtylla, nėn dendėsinė e dritave

                                                                        ndizen kėngė.

Sonte jam me ta

Dhe do jem me ta.

Sonte me fėmijėt nė rrugė trokasim duart,

Sonte me nėnat tona ndezim nė dhomė hėnėn,

Sonte me shoqet, nėn shtylla, kėndojmė me ison

                                                             e krahinės

Nė brigje, nėn shtylla, mbi shtylla.

Gjumė s'mė zė nė peisazhin e ri tė dendur tė dritės.

 

VIKTOR QURKU

 

 

HARKUN LART

(Violinistit I. Madhi)

 

Fėrfėrinė fletėt e mollėve dhe thanė

Fjalėt e violinės tėnde,

Cicėrinė fėmijėt e kopshteve dhe thanė

Fjalėt e violinės tėnde, Ibrahim;

Vėrshėlleu basi i lokomotivės, pėrhapi

Fjalėt e violinės tėnde,

Fjalėt e violinės tėnde pėrhapėn dhe ujvarat,

Ujvarat e bjeshkėve.

 

Unė i dėgjova dhe erdha

Nė koncertin tėnd.

 

Kokėn e mbėshtete prapė mbi violinė

Si mbi kraharorin e shqetėsuar tė sė dashurės,

Lulėzuan nėpėr brazdat e trurit

Pentagramet e gjelbėra.

Ku do na shpien sonte, Ibrahim?

Salla ėshtė plot pritje dhe heshtje.

Zemrat tona tė ēelura

Pėr kėngėt.

 

Ku do tė na shpiesh sonte?

 

Fushat kanė grurė,

Matet kanė bakėr,

Qiejt - avionė.

Ne kemi fushat, malet dhe qiejt e kaltėr,

Ne kemi kėngėt.

Violina jote ėshtė shumė e gėzuar.

Harku lart.

Harku poshtė, sikur kėrkon.

Nėpėr mineralet e ēmuara tė thesarit tė popullit,

Nga dolle.

 

Qemali vetė

Do tė kish zbritur nga piedestali, do tė vinte

Nė koncertin tėnd, do tė tė puthte

Nė ballin tėnd tė rrudhur si fushė pentagrami.

Violina e tij mbeti e varur nė mur, e varur

Nė zemrat tona mbeti violina e heroit.

Violina jote, -

Vazhdimi i njė kėnge, tė cilėn nuk mund tė mos

                                                          e kėndojmė

 

Fushat kanė grurė,

Malet kanė bakėr,

Qiejt - avionė.

Ne kemi fushat, malet, qiejt e kaltėr,

Ne kemi kėngėt.

 

Harkun lart,

Harkun lart, Ibrahim.

 

ZHULJANA G. JORGANXHI

 

 

NE KONVIKT

 

Hyri me Lilin dashuria,

Si para gjyqit, nė konvikt.

Tre nga ne e mbrojtėn si jetėn,

Dy i druheshin si njė babe fanatik.

 

***

Pse u var kėshtu heshtja

Bashkė me pardesynė blu tė Lilit prapa derės?

Tė shqetėsuara lexojnė ndėr rrjeshta

Shoqet qė shikimin ulin njėherėsh.

 

Sa gjėra tė bukura do tė flasė Lili!

Nė shikim i lundron dashuria,

Por... ē'kanė kėshtu shoqet, ē'kanė?!

Pse vėshtron e heshtur Bukuria?!

 

«Hė, flisni,

                 godet heshtjen Ana

Ju qė gjer tani folėt aq shumė!»

Lili mbledh supet e njomė

Dhe mendimet e mbytin si lumė.

 

«Unė nuk thashė asgjė,

                                    vėrtet nuk thashė...»

Bluan nėpėr dhėmbė njė vajzė.

Lili hedh shikimin nėpėr shoqe

Sikur do tė hidhet nėpėr dallgė.

 

Hyri me Lilin dashuria,

Si para gjyqit, nė konvikt

Tre nga ne e mbrojtėn si jetėn.

Dy i druheshin si babe fanatik.

 

E solli Lili dashurinė

Kėtu nė dhomė, nė konvikt,

Si njė pranverė tė bukur,

                                       tė ngrohtė

Qė akuj fanatizmi zė e shkrin.

 

Pėrgatiti Andi Meēaj

 

POEZI NGA SEJFULLA MALESHOVA-(LAME KODRA)

 

 

Sejfulla Malėshova u lind mė 2 Mars 1900 nė fshatin Limar nė njė familje nėnpunėsi. I ati Tasim Hoxha, ish nėpunės dogane, nė disa pika doganore tė Perandorisė Turke. Lame Kodra (pseudonimi i tij letrar), mėsimet e para i mori nė shkollėn turke. Pasi mbaroi mėsimet nė shkollė unike, i ati e dėrgoi nė Itali nė Gjimnazin e "Shėn Mitėr Koronės". Po nė Itali filloi studimet pėr mjekėsi. Ai sė bashku me studentė tė tjerė nė Itali, si Anton Ashta, Odhise Paskali etj, themeloi revistėn "Shpresa e Atdheut", revistė cilėsore, me tematikė tė gjerė dhe tribunė e atdhetarizmės. Aty botoi poezitė e para. Me fillimin e Revolucionit tė Qershorit 1924 tė udhėhequr nga Fan Noli, Sejfullai ndėrpreu studimet dhe erdhi nė atdhe, ku megjithė kufizimet e moshės (ish 24 vjeē), u emėrua sekretar i pėrgjithshėm i Qeverisė. Me rėnien e qeverisė "Noli" dhe ardhjen e Zogut nė fuqi, nė dhjetor 1924, si shumė antizogistė tė tjerė, shkoi nė Bashkimin Sovjetik, Nė gusht tė vitit 1943 erdhi nė Shqipėri. Me ēlirimin e vendit drejtoi dikasterin e Arsimit, Propagandės dhe Kulturės Popullore, kurse nė Kongresin e I-rė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve u zgjodh kryetar i saj. Mė 1955 internohet nė Ballsh dhe pasi bėri 3-4 muaj atje, transferohet nė Fier dhe vendoset nė punė si magazinier duhani nė ish Ndėrmarrjen e Grumbullimeve, ku punoi deri sa doli nė pension. Vitet e pensionit iu bėnė mė tė vėshtira, sidomos pas vitit 1966, kur si rezultat i Kongresit tė 5-tė u thellua "lufta e klasave" dhe mjaft njerėz nuk i bėnin mė shoqėri. Vetėm mė 2 mars 1995 nipit tė tij iu dorėzua Urdhri I Flamurit Kombėtar i klasit tė parė.

11 Qershori i vitit 1971 pėr qytetarėt e Fierit ka qenė njė ditė e jashtėzakonshme! Shumė prej tyre kujtojnė se si ecte pėrmes qytetit mbi njė karrocė njė arkivol dhe pas tij 3-4 veta drejt varrezave tė qytetit. Pėrcillte motra e vetme tė vėllain e shoqėruar nga miku i mirė e i gjendur, Xhafer Vokshi, nga miku tjetėr shekullor Mihal Kasneci etj.

 

UNĖ E DUA SHQIPĖRINĖ

(fragment)

 

S'kam ēiflik e s'kam pallate,

S'kam dyqan me katėr kate,

Po e dua Shqipėrinė

Pėr njė stan nė Trebeshinė,

Pėr njė shkarp e pėr njė gur,

Pėr njė gardh e pėr njė mur,

Pėr kasollen mbi Selishtė,

Pėr dy ara nė Zallishtė,

Pėr njė lopė e pėr njė gomar,

Pėr njė Balo, njė manar.

Unė e dua Shqipėrinė

Si bari dhe si fshatar.

 

Unė e dua Shqipėrinė,

Pėr tėrfilin mi lėndinė,

Pėr njė vajzė gjeraqinė,

Dhe pėr ujėt qė buron

Nga njė shkėm e gurgullon

Nėpėr lista gjetheshumė,

Edhe zbret pėrposh nė lumė.

Unė e dua Shqipėrinė

Pėr njė lule trėndelinė,

Pėr njė zok qė fluturon,

Pėr bilbilin qė kėndon

Nė ato ferra nė ato hije

Kėngė malli e dashurie,

Kėngė shpirti tė helmuarė.

Unė e dua Shqipėrinė

Si poet i dhemshuruarė.

 

Unė e dua Shqipėrinė

Qė nga Korēa e Vraninė,

Ku del bujku qė me natė

Me parmendė dhe me shatė,

Mbjell e korr me djell, me hėnė

Dhe s'ka bukė pėr tė ngrėnė,

Ku nallbani dhe samarxhiu

Mjeshtri, kallfa e kallajxhiu,

Krrusen ditė e krrusen natė,

qė tė hanė bukė thatė,

Ku hamalli nėpėr skela

Ngarkon hekur dhe varela,

Kėmbė zbathur,  ējerrė

Punon vetėm pėr tė tjerė.

 

Unė e dua Shqipėrinė

...................................,

Ku njė popull derėzi

Heq e vuan robėri

Po ka shpirtin luftėtar.

 

Unė e dua Shqipėrinė

Si shqiptar e bir shqiptar.

 

VETVRASJA E NJĖ TĖ DASHURIT

 

Hiqmu nga mendja, vajzė e shėnjtėruar

Pse mė pėr ty unė s’jam nė kėtė botė;

Si njė trup i hidhur mbeta i harruar

Qė fare s’vlen e drejta sot pėr sot.

 

Kėtej-andej vete i shkretė duke mejtuar,

Djalėrinė e bukur qė qaj me lot...

Ajo nėn e gjorė t’mos mė kish krijuar

Nė gojė s’do tė kishnja kaq mallkim tė plot.

 

Po ti vazhdo - tė lutem – n’kėtė jetė

Pemėt tė shijoē me njė kėnaqsi,

Dhe pėr mua tė shkretin fare mos mejto.

 

Vetėm nga nj’herė, n’hidhėrim, nė do

Kėsaj bote thueji se njė djalosh i ri

Nga faq’ e dheut u ēduk... po si ato retė...

 

SHTRĖNGATA

 

Dėgjoni, dėgjoni,

Nga deti shikoni

Si shfryn e tėrbohet,

Si vjen e zgjerohet

Nė qiell, nė dhé –

Kaluar mi ré,

Tė zeza si nata,

Shtrėngata.

 

Nga zalli po ngrihet

Si mal, e pėrzihet

Me breshėr, me shi,

Njė pluhur i zi.

Dhe rrotull nė det,

Nė fshat e qytet

Pėrhapet rrėmuja

Dhe kuja.

 

Kush pyet pėr djalin,

Pėr lopėn a kalin

Njė plakė qyqare

Kėrkon njė manare

Njė nuse shikon,

Mos duket pėrgjon

Nė detin e largė,

Njė barkė.

 

Po qielli dhe deti,

Tė dy si tėrmeti,

Dhe shpesėt i ndjek,

Dhe barkat pėrpjek,

Dhe pemėt rrėzon,

Dhe arat shkreton,

Dhe bie mandata –

Shtrėngata.

 

PAS TĖRMETIT

 

S'duken mė ar' e luadhe,

po balt' e vithisur,

dhe kasoll' e katundarit

shuar e gremisur.

 

Po nė mes tė asaj gremine

ujėt rjeth e shkon,

edhe dielli papushuar

rrėmbat i lėshon.

 

Poshtė e thellė dheu i lashtė

vlagė ka nė gji

edhe zemra e njeriut

zjarr e trimėri.

 

Do tė ngjallet prapė jeta

duke lulėzuar

anembanė do pėrhapet

duke gurgulluar.

 

Pėrsėri do tė shkėlqejnė

ara dhe bostane

do ja thotė kėngės prapė

zemra kapedane.

 

Do tė rrjedhė jeta-plakė

pa fund, pa kufi

dhe do ketė si kurorė

punė e dashuri.

 

LYPSI PLAK (GJYSHI PLAK)

 

Po del nga shpella ku e ka hedhur fati,

I mjeri plak i krusur nga mundimet,

I dridhen mjekra, kėmbėt, gjithė shtati,

Skalitur ka nė ballė hidhėrimet.

Ja, fill i vetėm udhėn merr nga fshati

I urtė, i shėmtuar nga mjerimet.

Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,

Shiu me breshėr bie e ka dėborė.

Udhės mendon kur ishte si tė tjerėt:

Me bukė, me kasoll’ e dashuri

Dhe psherėtiu: Oh! S’paska pėr tė mjerėt

Nė kėtė botė vallė Perėndi?

Po ndjen nė lukth njė posi tė prerėt

Edhe hedh kėmbėt plaku me fuqi.

Torbėn nė krahė, shkopin mban nė dorė.

Nė njė kasolle afėr sheh njė zjarr,

I ngrohet plakut shpirti si njė varr,

Dhe drejt kasolles niset me tė katra

Gėzohet edhe qesh edhe makar

Udhės kėrcen e hidhet shatra-patra.

Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,

Shiu me breshėr bie e ka dėborė.

I valon gjaku plakut edhe shikon

Pėrpara gjithnjė duke ēaluar.

Po te dera njė djepe ē’e shikon.

I dridhen buzėt; buzėt duke ngashėryer,

Njė gur atėherė kėmbėt i pengon

Edhe pėrmbys atje mbetet harruar.

Torbėn me krahė, shkopin mban me dorė,

Shiu me breshėr bie, e ka dėborė.

 

KRYENGRITJE NĖ QIELL 1)

 

I madhi Zot nė qiell tė shtatė rrinte

Me engjėjt, kryeengjėj ky rrethuar;

Ish mez’ i natės, flinte e gėrhinte

Si njė gjyryk vigan i shkatėrruar.

Po s’flinte Skėnderbeu: me dylbi

Pėrposh planetin - mėmė ky shikonte,

Dhe sytė i vanė drejt nė Shqipėri,

Ku fisi i tij nė zgjedhė po lėngonte.

Ja Leshi e Kruja, Mati e Sopoti,

Ja Drini e Vjosa, malet Argjėndare

Ku prapė sokėllinin si qėmoti,

Kudo lėvrinin turma kordhėtare,

Po pa flamur. Sa s’qau Skėnderbeu

Shėn-Kostantinit, shokut ilirian,

Tė gjitha njė mė njė ky ia rrėfeu

I tha kėshtu viganit ky vigan:

Nga gjum’ i thellė, mė duket Arbėria

Sikur po shkundet. A do ngrihet vallė

Qė lart nga malet po e ndjell liria

Po njeri s’duket me flamur nė ballė,

Sa herė qė kam dashur e kėrkuar

Tė shkoj atje, nė ballė tė luftoj,

I madhi s’mė ka lėnė; kam duruar,

Po mė nuk mė durohet – do tė shkoj.

U plaka, o Gjergj, - i tha ish perandori,

I fanitet me tmer kudo frėngjia,

Si djaj i duken vapori dhe motori,

Kujton ashtu mos bėhet Iliria.

Eja shkojmė t’i lutemi Shėn-Pjetrit

Mos mbyll njė sy. E gjetėn tejtėhu

Tek po merrej me punėn e njė tjetri,

Kyēet nė bres e mjekrėn gjer nė gju.

Po nuk dėgjoi. Atėhere si stuhi

Iu hodh Skėnderi: “Kur thėrret Atdheu,

Nuk pyes pėr Shėn-Pjetr’ e perėndi,

Edhe Shėn-Gjergjit ushtėn i rrėmbeu

Dhe qerren Shėnt-Elliut. Si rrufe

Zbriti nė Mat, pėshtjellė nė purpur

Po shkriu me tė gdhirė nėpėr re:

Mbeti vetėm njė usht’ e njė flamur.

 

(1968)

___

1)Shkruar me rastin e nėntėdhjetė vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit.

 

POETI

Muor Giove e l’inno del poeta resta

P. Carduēi

 

Pushoi lahuta, u pėrgjunj poeti,

Plagėt e shpirtit krahėt i shkurtuan;

Kundėr poetit u vėrsul rrėmeti,

Me sharje e shpifje jetėn i helmuan.

Po vargu i tij, qė popullin ngriti

Nė luftė pėr liri e pėr fitore,

Qė kurdoherė si kushtrim buēiti,

Nė zemra u skalit si pėrmendore;

Dhe, pa lavdi zyrtare e pa kurorė,

Me dritėn e Komunės vezullon –

Pse zhduken perėndi e perandorė,

Po kėnga e poetit s’perėndon.

 

(1955)

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, dhjetor 2008)

 

VETMIA

cikėl me poezi nga Migjeni

 

 

 

NJĖ NATĖ

 

Grue a hyjneshė, e mbėshtjellun n'errsi tė natės,

zbriti nga sfera tė panjoftuna ndėr odat e mia

dhe u shtrue njė fllad, njė e kandshme ndjesi,

njė heshtje parathanse zemrėn don tė ma pėrpijė,

vetėm qė ora kėndon kangėn e thjeshtė tė natės

-jo -jo! dhe diku larg dėgjohen tingujt e kangės

Grue a hyjneshė m'erdhi nga gjin' i errsinės...

Qė! frymėn ia ndjej dhe zemrėn qė rreh prej fellsinės.

Buzėt e njoma tė saj,

Syt e zez e tė mdhaj

me hamnoni vijash tė bindshme

premtojnė njė dashni tė hijshme

(ashtu dhe akordi i heshtjes

frytin e ambėl tė marrveshtjes).

Dhe njėmend! At natė vallzuen ndjesit ejona

mė njė valle dėfryese, pa marrun frymė...

 

VETMIA

 

Mė plak mėrzitja

qė vetmiamė sjell;

pėrbuzja, urrejtja

tė gjith sendet m'i mbėshtjell

qė kam shumė anmiq

tė liq

nė kėto sende pa shpirt,

Nuk flasin.

As sy s'kanė.

Po mue mė bahet

se aty janė

vetėm qė tė mė plasin

zemrėn.

Sė paku, tė mė shajnė:

I mallkuem!

Sė paku, tė anė tallin:

I uruem!

Sė paku, tė mė kėndojnė:

-I yni zot!

Ose tė mė thonė:

- Jeton kot!

Tė flasin, tė flasin se fjalė due

nė kėt vetmi me ndigjue.

Ose tė mė tregojnė historinė

e tyne, autobiografinė:

ndoshta ty do gjej gjasim

mejeten tcme pa tingllim

qė nė vetmi po e kaloj -

dhe s'po dij a rroj e s'rroj.

Sendet heshtin. - sa tė pamėshirė!

Mė bajnė dhe mue tė hesht me pahirė,

pse gojė s'kanė

dhe nuk flasin,

aty janė

vetėm tė mė plasin

zemrėn teme qė po vuen

dhe nė mėrzi vetveten truen.

 

NĖN FLAMUJT E MELANKOLISĖ

 

Nė vendin tonė

kudo valojnė

flamujt e njė melankolie

tė trishtueshme...

... dhe askush s'mund tė thotė

se kėtu rron

njė popull qė ndėrton

diēka tė re.

Aty kėtu nė hijet

e flamujve

mund tė shifet

njė mund, njė pėrpjekje

e madhe pėrmbi vdekje

pėr tė pjellė diēka tė madhe,

pėr tė qitė nė dritė njė xhind!

Por, (o ironi)

nga ajo pėrpjekje lind

vetėm njė mi.

Dhe kėshtu kjo komedi

na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit

pėlcasim.

Nė prakun e ēdo banese

ku ka ndoj shenj jetese

valon nga njė flamur

melankolie tė trishtueshme.

 

MBAS TRYEZĖS

Njė grupit

 

Kėshtu ne tė rinjve na kalon nata:

Pranė tryezės meremer-falso, me gotė tė plotė a boshe,

me kujdes tė madh ndejun (si e lyp dans-edukata),

tė ngrehun, tė ngrimė, tė stolisun

e ftyrash tė qindisun

me pudėr, karmin... jo? - por me pėrshtypje tė mirė

qė na e sjell zojusha e bukur dhe me hir

tu' na buzqeshė ambėl, buzėsh tė kuqe si gjaku,

nsa gjit' i majen, dridhen - ftyra kuqet, zbehet...

e nė secilin prej nesh nė fund ka njė shpresė kėndedhet

dhe na shtrėngon laku...

- Qashtu ndejė, tu' e vrejtun, ēojmė biseda tė ndryshme

serioze, t'urta, por ma shpesh tė dyshueshme,

me gjuhė tė bukur, tė zgjedhun, mbi ngjarje tė ra flasim

e prej njė dėshirės pa mshirė tė gjithė pėlsasim.

Ngushllim! - se zonjusha na i din mirėi hallet,

prandej aq me andje, bukur, kėrcen vallet.

Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,

lėmojnė ata qė nė valle sjellen, nė hare sjellen,

lėmojnė tryezėn, gotat, veshjet tona, ndjenjat

e fantazis sonė, i hapen ylber-velat...

Por befas, tė njėjones sė panjoftun tingllimi,

sė cilės asht te hyu i bukuris trillimi,

krahnorėt n'i pėrkdheli dhe n'i piskoi zemrat,

gjatė korrizit tė thennėt zbresin fill te themr;

- Qashtu vuejmė, dėfrejmė...

Jetėn adhurojmė,

nsa drita shkėlqejnė

zojushėn shikojmė

dhe n'andrrim vallzojmė...

Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen

Vash e djalė pėrputhen

mbrend dy zemra digjen,

por me u puthė - nuk puthen!

 

BALADĖ QYTETSE

 

Mbramė

qiella dhe hyjt e vramė

njė ngjarje tė trishtueme panė:

Hije... jo! - por njė grue

me ftyrė tė zbetė edhe me sy

tė zez si jeta e saj,

me buzėn tė vyshkuna nė vaj,

me plagė nė gjoks e stolisun

me veshje dhe me shpirt tė grisun,

me hije grueje,

njė kens kėso bote,

njė fantom uje

vallzonte valle nė rrugė tė madhe.

Dy hapa para, dy hapa mbrapa

me kambė tė zbathun,

me zemėr tė plasun.

Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,

me flokė tė thime,

me ndjesi tė ngrime.

(Dikur,

kur gjit' e saj me kreni

shpėrtheheshin n'aromė,

kur ish e njomė -

atėherė e dashunojshin shum zotni.

E sot?)

Jeta e saj asht kjo vall' e ēmendun

nė rrugat e qytetit tonė,

njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun,

shpin i molisun, zemėr e therun,

njė za vorri, njė jehonė

qė vallzon natėn vonė

nėpėr rrugat e qytetit tonė.

 

MELODI E KĖPUTUN

 

Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni

i njė grues sė dashun...

andje e pėrplasun,

xhevahir i tretun,

njė andėrr e shkelun,

buzė e paputhun

nė melodin e kėputun.

Nga vaji i heshtun

shkunden supat e zhveshun,

verbojnė nga zbardhimi...

e ther, ther hidhnimi

pėr ēasteet e rrėshqitun,

pėr fatin e ikun,

pėr gėzimin e humbun

nė melodin e kėputun.

Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun,
ftyrė nė shplakė e fundosun:

Qan grueja e pikllueme

me zemėr tė piskueme

(njė kitarė e gjymtun,

za kange i mbytun

nė buzė nga dhimb' e puthun

nė melodin e kėputun).

Hesht njeriu pran grues

qė qan e turpnueme...

syni i venitet

nė tė loti vėrvitet,

diēka nxjerr nga xhepi

grues ia lė - dhe sė shpejti

e len gruen e humbun

nė melodin e kėputun.

Por kur vjen ndoj tjetėr,

epshi kapėrthehet,

gjaqet turbullohen,

pėrzihen, pėrvlohen,

ēohen peshė, tėrbohen

... e vetėm ndėgjohen

ahtėt e molisun

nė melodin e grisun.

 

FRYMĖZIM i PAFAT

 

Frymzim' i em i pafat,

qė vjen e mė djeg mu nė gji,

pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej?

pėrse po mė ban qė kaq tė vuej?

pse vjen e mė djeg mu nė gji,

frymzim' i em i pafat?

 

Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė?

0 frymzim' i em i ngratė,

mjaft me plagė qė s'kan shėrim,

leni tė dergjen nė mjerim,

Njerzit s'duen ma trishtim,

botės s'ia kande atė kangė tė thatė,

thot se mjell njė farė tė idhtė.

 

Far' e idhtė... far' e idhė...

- 0 njerz tė bimė nga far' e ambėl!

Frigė tė mos keni, pse njė kangė

mund t'ju theri nė ndjesi,

t'ju kujtojnė zemrėn nė gji

nė ndėrgjegje dhe njė dangė...

porju t'ju bajė edhe ma zi.

 

Frymzim' i em i pafat!

Shporru ktej! Nuk tė due!

S'i due hovet tueja tė nalta,

as fluturimet... Nėpėr balta...

tė ditve tona tė shklas un due

rrokė me njerzit qė rrok nata.

 

KANGET E PAKENDUEME

 

Thellė nė veten teme flejnė kangėt e pakėndueme

tė cilat ende vuejtja as gėzimi s'i nxori,

tė cilat flejnė e presin njė ditė ma tė lumnueme

me shpėrthye, m'u kėndue pa frigė e pa zori.

 

Thelltė nė veten teme kangėt e miajesin...

e unė jam vullkani qė fle i fashitun,

por kur t'i vijė dita tė gjitha ka me i qitun

nė njė mijė ngjyra tė bukra qė nuk vdesin.

 

Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue?

Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?

Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue

dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.

 

0 kangėt qė fleni reliktet e mia

q'ende s'keni prekun as njė zemėr tė huej,

vetėm unė me ju po kėnaqem si fėmia

unė- djepi juej; ndoshta vorri juej.

 

KANGA E DHIMBĖS KRENARE

 

0 dhimbė krenare e shpirtit qė vuen

dhe shpėrthen ndėr vargjet e lira...

A deshte, vall, pėr t'u ngushlluem

tu' e stolisė botėn me xhevahira?

 

0 dhimbė krenare ndėr vargjet e lira,

qė kumbojnė me tinguj tė sinqertė...

Vall, a do tė prekish kėnd ndėr ndijesina?

Apo do vdesish si vdes gjethi nė vjeshtė?

 

0 kangė e dejė e dhimbės krenare...

Mos pusho kurr! Por bashkė me vaje,

si dy binjakė kėndoni mjerimin -

se koha do t'ju bijė ngushllimin.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, tetor 2008)

 

POEZI NGA KOĒI PETRITI

 

 

Koēi Petriti lindi mė 1941 nė Korēė, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme. Studimet e larta pėr gjuhe-letėrsi shqipe i kreu nė Universitetin e Tiranės. Pas mbarimit tė studimeve, nga vitit 1967 deri nė 1990, punoi si mėsues i letėrsisė nė Librazhd. Prej vitit 1990 punon nė Tiranė, sė pari nė Lidhjen e Shkrimtareve, pastaj nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė si pedagog. Ka botuar vėllimet poetike: "Lirikat e majit", "Pėrsėri nė udhė", "Firma e popullit tim", Prush nė shekuj", "Tė dashurova ty", si dhe pėrmbledhjen e kolanės "Poezia shqipe". Nė Prishtinė ėshtė botuar pėrmbledhja poetike "Lulėkuqet". Vjersha tė Koēi Petritit janė botuar nėpėr disa antologji shkollore dhe me librin "Prush nė shekuj" ka fituar ēmimin si libri mė i mirė i vitit.

 

TI DO TĖ VISH...

 

Ti do tė vish, prapė do tė vish

Nga udha ku je nisur

Po flokėt mė s'do tė t'i shprish

Ashtu si t'i kam shprishur

 

Nė gjoksin tim qė digjet zjarr

Do rrish pa bėrė zė

Po unė prapė si fillestar

S'di do tė tė puth mė

 

Do desha tė isha prapė me ty

Si viteve qė s'kthehen

Qė kur tė shihemi sy ne sy

Tė skuqem e tė dehem

 

Pra, bėmė nė ėndėrr tė tė shoh

Dhe hidhmė nė mendim

Qė kurrė fundin mos e njoh

Siē njoh fillimin tim...

 

PĖR TY QĖ TĖ DUA

 

Unė emrin tėnd e zė rrallė nė gojė

kjo do tė thotė qė nė zemėr e ruaj thellė

veē nė ndodhtė tė kthehem nė rrėnojė

do tė dalėsh si legjenda mbi njė kėshtjellė

 

Unė emrin tėnd s'e kam vėnė nė asnjė vjershė

E s'do ta shkruaj as nė vargun mė me bujė

Kjo do tė thotė qė gjėrat me peshė

rrinė nė thellėsi dhe ėshtė zor t'i ngresh mbi ujė.

 

***

 

S'rri dot me ty,

s'bėj dot pa ty,

nata ka vesh,

dita ka sy.

 

Fshehur po dal'

vjedhur po hyj,

nata ka vesh,

dita ka sy.

 

Nėn qiell veē,

nėn dhe tė dy,

s'rri dot me ty,

s'bėj dot pa ty.

 

PĖR TY QĖ TĖ DUA

 

Unė emrin tėnd e zė rrallė nė gojė

kjo do tė thotė qė nė zemėr e ruaj thellė

veē nė ndodhtė tė kthehem nė rrėnojė

do tė dalėsh si legjenda mbi njė kėshtjellė

 

Unė emrin tėnd s'e kam vėnė nė asnjė vjershė

E s'do ta shkruaj as nė vargun mė me bujė

Kjo do tė thotė qė gjėrat me peshė

rrinė nė thellėsi dhe ėshtė zor t'i ngresh mbi ujė

 

NĖ PUTHJE ISHE KREJT DĖBORĖ

 

Nė puthje ishe krejt dėborė,

sikur mė puthte vdekja,

e unė

tė shtira kot nė dorė,

mos shkonte kot pikpjekja.

 

Po dhe nė ish dorėshtėnia e kotė,

a thjesht pa epsh, pa ėndje,

pėrse mė kap rrėnqethja e ftohtė

kur ty tė sjell ndėrmėndje?

 

M’u dhe ti mes dėbore e zjarri,

pa ditur ē’ndeze e ē’fike

e mua shpesh kjo puthje varri

mė shpon si majė thike.

 

TĖMTHAT MĖ RRAHIN

 

Tėmthat mė rrahin

zemra mė digjet

dua njė shekull tė rroj

e larg n'u largofsh si ujrat nga brigjet

prapė mė dhimbsesh njėsoj

 

Ē'rėntė mbi mua

ē'rrjedhtė nėn mua

rrjedhtė e mė ktheftė tek ti

unė ē'njeri duhet dashur e dua

ty sa njėqind dashuri

 

Ē'flasim kėshtu

ē'heshtim kėshtu

vallė nė ē'ujra po zhytem

ulur nė ēipin e syve tė tu

lermė tė pi e tė mbytem!

 

Lermė tė pi

lermė tė hesht

zemra pėr zemėr tė digjet

shekullin tim le ta ngrysja kaq thjesht

n'ujrat ku lozin gjith' brigjet...

 

Tėmthat mė rrahin, zemra mė digjet.

 

LETĖR 2

 

Kam ndėnjur vonė pėr ty, po rri dhe sonte.

Me ē’brejtės t’eshtrėn zemėr tė ta brej?

S’kam dashur qė keqardhje tė tė zgjonte

Njė dobėsi qė tjetrit ia urrej

 

Ē’tė derdh nė varg dėnesje shpirtsėmuri

kur ty zjarrminė e mallit s’ta ndez dot

Me ē’zog vajtues qan njė dhimbje burri

Tė ndjellė midis lotit, pika lot?

 

Po flas dhe hesht, po hesht dhe flas kaq mbytur

Por kot. Ti s’ndien as mall, as ngashėrim,

E nuk e di me ē’xhinde jam pėrfytur

Tė fsheh ē’mė bren pėrbrėnda burgut tim

 

12 shtator 1962

 

***

 

Unė mund tė them njė tė vėrtetė

Tė tjerat mund t’i fsheh

Ne shumė mburremi ndaj botės

Por bota pėr asgjė s’na njeh

 

Prandaj nė kėtė natė t’errėt ēmoj

Nga gjithēka mė tepėr tė vetmuarit

Qė pyesin shpesh vetveten : “Pėrse rroj

kur flenė budallenjtė dhe tė zgjuarit?”

 

JU KUJTOVA TĖ GJITHAVE

 

Ju kujtova tė gjithave juve qė them se ju desha

qė nga m'e hershmja

gjer tek e vona,

atė qė ish e paputhura,

atė qė ish virgjėresha,

atė qė ish moll' e sherrit e pelė e harbimeve tona.

 

Atė qė flijoi pėr tre grosh dashurizen e parė

atė qė briroi fill pas muajit tė mjaltit nėn mua

atė qė nguroi n'udhėkryq djall a ėngjėll tė marrė

atė qė kuptoi qė s'e desha, qė sapo i thashė "Tė dua"

 

Ja, po mė ngjan sikur ngriheni nga heshtja e honeve

tė ndryshme, tė shumta si ngjyrat, si zogjtė

ju fluturuat mbi prushin epshor tė pasioneve

donit tė ngroheshit, pendėt e bukura dogjėt

 

Vjen perėndish edhe ti qė tė desha sė pari

pikėz e artė, flurorja, si rreze e pėrthyer mbi lot

tė shtrij e tė shkoj pėrmbi buzė serish si dikur njė fill bari

ti nis kėndon edhe qan: Dashuria bėn xhiro nė botė!

 

Prap unė u desha pa ty

ti prapė u puthe pa mua

erdhėn pas teje tė tjera, shuan ē'rindizet e digjet

erdhėn, po s'hyri askush gjer nė pronat e tua

mes njėri tjetrit shkon lumi qė ndan e bashkon tė dy brigjet

 

Zbriti dhe suta e Veriut

mbėrriti edhe krrilla prej Jugut

unė i pranova tė gjitha, tė gjitha, tė gjitha

toka, grua beronjė, palluar prej plugut

qan kur s'ngarkohet me peme

qesh kur mbulohet me drithra

 

Ja, ku po vjen dhe m'e vona, mjellma e fundit

mjellma e fundit brymuar nga vjeshta

hirin hėnor tė flijimit kalimthi ma shkundi

brymen e ikjes pa kthim mė brymoi pėrmbi vjersha

 

Unė kėshtu dimėroj gjer nė flirtet e vona

herė i rishuar, herė i rindezur, sa mund

jam gati ēdonjė ta ridua sikur t'ish vėrtet Dezdemona

pastaj ta harroj si njė libėr qė s'mund ta lexosh gjer nė fund

 

 

***

As mundem tė tė mbaj
as bindem t
ė tė
ndaj
ndonėse guxim i krisur m
ė
jep shtytje
e toka q
ė
i zbon avujt e saj
shpesh kėrkon shi
e shpesh pėson pėrmbytje

 

ĒAST

 

Dallgė dhe dremitje e mėrmėrimė

Ē'madhėshti pa shpirt, pa dashuri!

Ne tė dy buze-ujrave po rrimė

Guaska jonė deti.

...........Ne - perlat e tij.

 

Dhe kėshtu i thamė gjithė fjalėt

Heshtim me njė heshtje qė s'na shkon

Po dhe deti i madh, qė varros valėt

Nganjėherė u bėka monoton

 

HĖNA

 

Sa here atė e morėn nėper gojė

e kush s'u tall me shkak apo pa shkak?

Ajo s'e bėri veten tė pėrēmojė

vetmia e tret, thashethemnaja e mplak

 

Vejushe, qė pėrcjell e pret tė birė

i vjen pėrjetėsisht rreth e qark botės

qė udhėt tė mos mbeten n'errėsirė

kandilin qė i jep dielli ia fal tokės...

 

SHKĖNDIJA

 

Shumė ėndėrrova tė doja njė njeri

Kėshtu mė mbeti koka kthyer nga dashuria

Ėndėrr pas ėndrre blova dhimbje e vetmi

Nė zemėr mblodha gjithė muzgjet me shkėndija

Duhet tė prisja qė veē ty tė tė desha

I rrethuar kėshtu pėrjetėsisht me xixėllonja

Jam unė qė tė dua vėrtet gjer nė eshtra,

Apo ti tė mė bėsh tė tė harroj je e pazonja?

 

16 mars 1972

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shtator 2008)

 

 PĖR HERĖ TĖ PARĖ NĖ HISTORINĖ 50-VJEĒARE TĖ "NETĖVE POETIKE TĖ STRUGĖS", NJĖ POET SHQIPTAR, FATOS ARAPI, FITON "KURORĖN E ARTĖ".

 

 

Fatos Arapi lindi nė qytetin e Vlorės mė 1930. Po atje ai kreu shkollėn e mesme, ndėrsa studimet e larta i ndoqi nė Bullgari (Sofje) nė fakultetin e Matematikės dhe tė Ekonomisė. Ka punuar shumė vjet gazetar dhe pedagog nė Fakultetin Histori Filologji tė Tiranės. Disa herė ka fituar ēmime kombėtare e ndėrkombėtare pėr poezi. Vepra e Fatos Arapit ėshtė e pasur nė llojet e zhanret e ndryshme qė ai lėvroi.

Poezitė e para F. Arapi i botoi nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė, dhe, pėrkatėsisht nė vitet 1962 e 1966 botoi vėllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Qė nė hapat e parė ai paralajmėroi njė zė tė veēantė nė artikulimin gjuhėsor tė botės dhe tė njeriut, njė vizion tė vetin mbi realitetin. Fillimet poetike tė Fatosit do tė jenė tematikisht tė rrudhura e tė reduktuara, duke u kushtėzuar nga rrethanat politike tė kohės. Por, edhe nė rrafsh tė artikulimit gjuhėsor, nė pėrzgjedhjen e figurės dhe tė figuracionit, Arapi do tė kėrkojė mundėsi tė reja nė thurjen e vargut dhe artikulimin e fjalės. Ėshtė ndjerė e hutuar mbase dhe vetė censura pėrballė vėrshimit tė figurshėm nė stilin "Nata shkon shaluar mbi kurriz tė maleve", "Nata e ngarkuar me alarme...", te poema mjaft e ndjerė dhe e suksesshme e asaj kohe "Alarme tė pėrgjakura".

Poezia e Fatos Arapit pėr gjatė gjysmė shekulli arriti ta ruajė tėrėsinė e qėndrueshme estetike dhe etike. Nė planin tematik, poezia e tij nuk e vuri poezinė nė shėrbim tė politikės sė ditės. Nė rrafshin e shprehjes, ai vazhdoi tė jetė origjinal duke e zgjeruar hapėsirėn krijuese dhe artikulimin figurativ. Zakonisht vetėm me njė lėvizje, me njė shpėrthim befasues, poezia e Fatos Arapit sugjeron thellėsķ dhe hapėsira universale pėrfytyrimi, duke e vendosur objektivin poetik brenda konteksteve tė reja ekzistenciale, ku shquhet mprehtėsia e mendimit. Edhe figura, prandaj del pėrherė e re, ēuditėrisht e freskėt, e ngarkuar me pėrmbajtje dhe ndjeshmėri tė papėrsėritshme.

Ėshtė njė gjuhė poetike e aftė ta ndjekė e ta artikulojė tė fshehurėn, tė padukshmen, tė ndrydhurėn nė mjedisin qė e rrethon, me tėrė tragjedizmin, trishtimin dhe egėrsinė bashkė. Mund tė thuhet se figura nė poezinė e Arapit ėshtė ndėr mė efikaset dhe ekspresivet nė poezinė bashkėkohore shqiptare. Nė pleksjen ndėrvarėse: nga njėra anė realiteti, nga ana tjetėr imagjinata, emocioni dhe intelekti, lind kjo lirikė. Prandaj lexuesi e gjen, e zbulon veten me ndjesinė se dhe ai kėshtu e pėrjeton botėn pėrreth, por nuk ka mundur ta formulojė ashtu. Nga pėrplasja e poetit: (imagjinata, emocioni, filozofia) me realitetin, reflektohet synimi drejt pėrsosjes sė njeriut.

 

Ėshtė e para herė nė historinė 47-vjeēare tė "Netėve poetike tė Strugės" qė "Kurora e Artė" fitohet nga njė poet shqiptar. Fatos Arapi doli fitues nė "duelin" me kandidatin bullgar, poetin Ljubomir Levcev. Pėr arsye shėndetėsore Arapi nuk mundi tė shkonte  nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimit. Njė javė mė vonė kanė mbėrritur nė Tiranė tri pėrfaqėsues tė bordit tė "Netėve", kryetari i tij Iljaz Osmani, Branko Cfetkevski dhe drejtori i festivalit botėror tė Strugės, Dallillo Kocevski. Janė takuar me Arapin dhe kanė programuar botimin e veprės sė zgjedhur nė gjuhėn maqedonase, sepse ēdo vit, festivali boton njė seri librash me qėllim promovimin e autorėve tė huaj tek lexuesi maqedonas. Arapi do tė tėrheqė simbolin prej ari mė 24 gusht nė Strugė, aty ku bėhen festimet e mėdha zyrtare pėr ēmimet qė shpallen nė pranverė.

Ky festival ka 47 vjet qė organizohet dhe konkurrojnė shkrimtarėt mė tė famshėm botėrorė dhe poetė vendas me vlerė. Konkurrimi ka pėr bazė vlerėsimet qė japin njohėsit e mirėfilltė tė letėrsisė, kritikėt, botuesit, nėpėrmjet recensioneve mbi tė cilat bordi ulet dhe pėrzgjedh.

Sipas kryetarit Iljaz Osmani pėr fitimin e Kurorės ka ndikuar interesimi i publikut intelektual, i njerėzve kompetentė tė cilėt kanė dėrguar recensione tė shumta pėr poetin e madh Fatos Arapi. Ai nuk e fitoi kėtė ēmim ngaqė Shqipėria nuk ėshtė vlerėsuar asnjėherė nė "Netėt e Strugės". Fatos Arapi fitoi sepse meritat e tij letrare u votuan gati nė mėnyrė unanime nga bordi.

Poezia e tij, ashtu siē e kanė pėrmendur shumė kritikė letrarė, ėshtė njė poezi meditative, qasja ndaj asaj qė quhet botė e thellė ėshtė lirikė e mirėfilltė. Shkurt kemi tė bėjmė me njė poezi me shumė dimensione dhe gjithėpėrfshirėse.

Nė krahasim me prezantimet qė ka pasur nė vite Shqipėria nė kėtė konkurs me autorė si Xhevahir Spahiu, Flutura Aēka etj., Arapi e ēoi nė pikėn mė tė lartė kėtė nivel autorėsh.

Sipas kryetarit  Osmani Shqipėria ėshtė prezantuar nė vite tek "Netėt" nga njė klan poetėsh pa vlera pėrfaqėsuese. Njerėzit e Ballkanit shquhen pėr t'u klanizuar.

 

Histori

Netėt Poetike tė Strugės nisi mė 1962 me leximet e poezive tė autorėve maqedonas pėr nder tė dy vėllezėrve Konstantin dhe Dimitar Miladinov, intelektualė tė shquar tė shekullit XIX tė lindur nė Strugė. Mė 1963 u themelua ēmimi "Miladinov Brothers" pėr vėllimin mė tė mirė poetik tė botuar nė Republikėn e Maqedonisė. Mė 1966 kur festivali bėhet ndėrkombėtar nis tė jepet ēmimi "Kurora e Artė" e cila i jepet njė poeti tė shquar tė gjallė pėr veprėn poetike tė gjithė krijimtarisė sė tij. Njė ndėr tė parėt qė e mori kėtė ēmim ishte Ė. H. Auden mė 1971. Mjafton kjo listė autorėsh – shumė mes tyre Nobelistė) - qė po rendisim pėr tė kuptuar se ēfarė vlere tė padiskutueshme kanė "Netėt poetike tė Strugės": Pablo Neruda, Eugenio Montale, Rafael Alberti, Miroslav Krleza, Hans Magnus Enzensberger, Nikita Stanescu, Janis Ricos, Allen Ginsberg, Jozef Brodski, Jehuda Amichai, Iv Bonfua, Edoardo Sanguineti, Seamus Heaney, Thomas Transtroemer, Mahmoud Darėish mė 2007 dhe pėr vitin 2008 Fatos Arapi.

 

Disa poezi lirike nga F. ARAPI

 

VDEKJA E GJYSHES

Ja, edhe gjyshja nė arkėz,
kukull e vogėl nė kartėz,
Eshtė... dhe prapė s'ėshtė e tėra,
sikur nuk ėshtė si pėrhera.
Gjithė karfica, gjilpėra
kapur satenet nė kokė,
lidhur kėpuckat pėrposh,
shami e lule nė gjoks.
Mbyllur kapakėt e syve
ē'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe tė duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.
Gjyshja e vogėl, e bukur,
e pastėr...
Nė arkėz kukull.

Gjithė karfica, gjilpėra,
qepur vite tė tėra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qė duken si pėrrallė.
E sheh... dhe tė duket heshtja

 

SI S'TĖ DESHA PAK MĖ SHUMĖ

Si s'tė desha pak mė shumė
Unė e desha pėrtej vdekjes,
Ashtu dashurova unė
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak mė shumė...

Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
Kujtimin tė gėnjejmė pak.

Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
Asaj qė mė rri mes Zotave:

"Si s'tė desha pak mė tepėr...".

TI DO VISH

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se unė ty tė pres

duke ndjer’ frymėmarrjen e vet mbrėmjes

duke ndjer’ frymėmarrjen e vet pritjes

duke ndjer’ frymėmarrjen e vetmisė

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di qe unė po tė mundja,

rreth vetvetes rruzullin do vėrtitja

si njė portokall’ nė dorėn time-

tė rrjedhė koha shpejt

        e ti tė vish…

 

NĖ PARK

 

Nė trup tė natės hije nėpėr hije

duken e zhduken forma dashurie,

duken e zhduken silueta tė holla

Tungjatjetani-o dashuri tė njoma!

Tungjatjetani-ēaste pafajėsie!

dehur nga mushti i pėshpėrimave tuaja

mes jush,-dukem e zhdukem vet' si hije,

si siluetė e hollė dashurie.

 

DUKE SHKELUR NĖPĖR GUACA TĖ DETIT

 

Duke shkelur nėpėr guaca tė detit

ndjeva ditėn e sotme, tė ēelė

nėpėr trupin tim, si njė gjethe dafine...

 

Fėshfėrinte e gjelbėr.... e gjelbėr.

 

Dhe mendova:

nesėr,

kėto gurėza do t'i shoh ndryshe,

kėto brigje tė kohės sė bardhė;

nesėr,

fjoll' e dridhshme, inkandeshente

e orbitave, qė sapo feksėn

nėpėr qiej tė virgjėr tė njerėzve,

do tė lidhė ditėt e mia,

porsi sot... edhe pakėz mė ndryshe;

nesėr,

dashurinė qė drejt meje po vjen,

do ta puth nė buzė, nė ballė;

nėpėr zėra tė flokėve tė saj

gishtėrinjtė do pėrshkoj, do t'i them:

hyrė tek unė, pa frikė se njė ditė

mund tė vdesėsh (si tė tjerat?) edhe ti.

Dhe e vdekur atje, dashuri,

pėrjetėsisht do tė mbetesh e gjallė;

nesėr,

ndryshe pyetjen e jetės: "Cili je?"

do dėgjoj edhe ndryshe pastaj

zėrin tim: Unė jam...

Duke shkelur nėpėr guaca tė detit

ndjeva ditėn e sotme, tė ēelė

nėpėr trupin tim, si njė gjethe dafine.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2008)

 

POEZI DASHURIE PER VENDLINDJEN

 

FILIP SHIROKA

 

 

SHKO DALLENDYSHE...

 

Udha e mbarė se erdh pranvera,

shko, dallėndyshe tue fluturue,

prej Misirit n'dhena tjera,

fusha e male tue kėrkue;

n'Shqipni shko, pra, fluturim,

shko nė Shkodėr, n'qytetin tim.

 

Shėndet prej meje tė m'i falėsh

saj shpisė vjetėr ku kam le,

me ato vende rreth t'pėrfalesh,

ku kam shkue kohėn e re;

atje shko, pra, fluturim,

fal me shndet qytetit tim.

 

Me ato male, me ato kodra,

me ato prroje rreth t'pėrfalesh

n'ato fusha qė m'ka Shkodra

tė lulzueme, aty t'ndalesh;

tue kndue me ambėlcim,

fal me shndet qytetit tim.

 

T'mujsha dhe un' me fluturue

dojsha dhe un' me u nisė me ty,

dojsha n'Shkodėr me kalue,

m'e pa prap at'vend me sy!

Por... ti shko atje... fluturim

e ti qajma fatin tim.

 

Hil Mosi

 

 

 

Mall

 

Vend i dashtun , ku un'leva,

Sa sa her' me mall t'kujtoj!

Kurr si sot dashtni nuk ndjeva,

Shum' Shypni, un' ty t'dishroj!

 

Shpesh kujtimet m'shkojn' te shpia,

Ku me mall e shkush fmininė,

Zemrėn krejt ma grin dashtnia

E prej mallit mrend po zin.

 

Ah, at' votėr kur kujtova,

Ku qark saj un' jam rrethu...

Dy tri pika lot i lshova,

Ktu n'kėt vend ku jam mėrgu.

 

Kur ma thell' jam shty n'mendime

E mjerimin kam kujtu...

Ikne, ikne ē'pata gzime,

Zemra faret m'u coptu!

 

TIMO FLLOKO

 

 

ZOGJTE  

 

Atje tani eshte ne prag pranvera,

po kthehen zogjte shtegtare...

 

Te munduar nga fati,

qe kurre s'na ndriti

me pengun e ikjes lemsh ne fyt

te lame Shqiperi

morem arratine

mes eres qe kujiste, detit me stuhi.

(Sa here na i perpine endrrat,

poshte, vorbullat ne thellesi...!)

 

Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?!

Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...

 

Me vret syte shkelqimi larg vendit tim,

Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin...

Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi,

qyetit pa nate, udheve pa mbarim,

te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi

keto qytete te ftohta, me qiej te zymte!

Atje te ti, mbi Adriatik e Jon

te magjishme netet, praruar me yj!

 

Ne largesi pertej shquaj

karvane zogjsh shtegtare, mbi re,

lus Zotin te vije pranvera

porsa te mberijne atje!

 

Pse parandjej zhgenjim ne shpirt

mos te eshte ftohur dashuria ne gji

rrenuar ura mes nesh

perjete jemi ndare, Shqiperi?!

Zoti mos e dhente, se ky mall

ma shkallmon kraharorin pa pushim

dashuria me e pamate u beka

kur kapercen largesi pa kufij!

 

Druhem, qiejve mos mbes,

para se aty te mberrij...!

 

Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet

nena kerrusur, ati ne varr prehet

me kryet perkundruall qiejve atje

ku zogjte ngahere kthehen!

 

Nje grusht dhe...heshtje...

Rane ne paqe shpirtrat e te pareve

u krye amaneti, mbetur pezull

si peng ne jeten e te gjalleve!

Shtati u tret,

ne dhe te vet!

 

*

 

Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne

ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne

nga udhe e gjate, padurimi

ne fluturim ngrijne.

Dhe tek i sheh atje lart

ne kthimin prej se largu

s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire

ne vdekje krahehapur!

 

LAME KODRA

 

 

UNE E DUA SHQIPERINE (fragment)

 

Une e dua Shqiperine,

Per terfilin mi lendine,

Per nje vajze gjeraqine,

Dhe per ujet qe buron

Nga nje shkem e gurgullon

Neper lisat gjetheshume,

Edhe zbret perposh ne lume.

Une e dua Shqiperine

Per nje lule trendeline,

Per nje zok qe fluturon,

Per bilbilin qe kendon

Ne ato ferra ne ato hije

Kenge malli e dashurie,

Kenge shpirti te helmuare.

Une e dua Shqiperine

Si poet i dhemshuruare.

 

ALI PODRIMJA

 

 

PARISI, VENDLINDJA

 

Do tė hyjmė nė Paris

gurin tonė aty do ta ngulim

nuk do tė na presin Teuta e Genti

nuk do tė na presė hordhi e egėr romake

nuk do tė na presė njeri i gjallė

Nė Paris do tė hyjmė

ėndrrat do t'i varim nė krahė tė lejlekėve

te njė krua do t'i lajmė sytė me duart lythore

do t'i lemė netėt ballkanike pas shpine

vallet, kėngėt, baladat, pėrrallat

vetėm fyellin do ta marrim

t'i biem kur tė na rrokė malli

kur humbim nė grumbullin e klosharėve

tė hijeve

tė minjve

deri vonė rrugėve tė Parisit nė metro marramenthi

Do t'i marrim erė ftoit tė vendlindjes

pėr kohėt pis do tė flasim me gishta

nuk do tė shkelim asnjė mizė

nuk do tė shkelim asnjė zog

nuk do tė derdhim zjarr vrerė

mbi kokė tė njeriut

Evropės sė pėrgjumur s'do t'i pėrulemi

as perėndive tė krisura

Ma jep besėn lum Lumi

se nuk do ta harrojmė vendlindjen.

 

Paris, maj 1981

 

PARID TEFERIĒI

 

 

JUGU

 

Inēest i tokave tė Jugut.

I desha rrafshirat detare. Mė njohin rrėketė.

Jam njė mur humbjeje pėr marret e fatit

dhe njoha nė pėrzhitjen e flatrimeve

motrėn e gjakut tim.

Nė gjėagjėzėn e ujshme

pėrthyente gjunjėt e buzėqeshjes

kur unė, fillikat gėrmoja

nė zemrėn e heshtjes.

Inēest i tokave tė Jugut,

dashuri tė fundosura bashkė me parajsat

dhe humnerat e mosmbėrritjeve. Faleni

vallzimin tim: Dua tė hedh njė urė

mes palmave e albatrosėve,

sepse fluturimi ėshtė tė harrosh tė rrjedhėsh.

Mė ėshtė e lehtė tė jem i plotė,

i mbushur me qetėsi, i zhveshur nga hapat,

i vėshtruar nga parandjenjat e ajrit.

E si mund ta prek psherėtimėn

qė ndodhet mes ullinjve?

 

TEODOR KEKO

 

 

ATDHE

 

Vendi im i dhembshur me dimra te bute

me pranvera mahnitese qe s'te lene te vdesesh

Mendohem e mendohem : neve ty

apo ti na i zgjat ne jeten?

 

Vendi im shpatullgrire nga erozionet

kembembledhur ne ererat e acarta

Ti jetove, zemra mbeti, e paepur

sfidante ndaj stineve te kallkanta, te stergjata

 

Vendi im, nje ulli perjetesisht i gjelber

pas teje u dashurova verberisht

Mrekulli kerkova, mrekulli gjeta

dashuria ime syte e qindra brezave kish.

 

MITRUSH KUTELI

 

 

BALTA SHQIPĖTARE

 

Tė dua, baltė shqipėtare!

Tė dua:

egėrsisht!

dėshpėrimisht! –

Si ujku pyllin,

si vala valėn,

si balta baltėn!

 

Se gjer mbi gju

jam brenda teje;

se lerė kam

kėtu:

Si Baba

E Gjyshi.

 

Tė dua, Baltė Shqipėtare!

e gjer mbi bel

e pėrmbi bel

jam brenda teje –

e s’dal dot,

Se s’dua!

 

Se ti mė lidh

e mė mban:

Me mjaltė

e me pelin!

 

Se vdekur ka,

kėtu,

dhe Nėna,

Dhe Baba,

e Gjysh-strėgjyshi!

 

Tė dua, Baltė shqipėtare,

magjistare,

e embėl

si vetė vdekja!

 

Se thellė jam kėtu,

brenda teje:

gjer mbi gju

gjer mbi bel

e gjer mbi krye.

 

Dhe dua fort tė dehem

tė prehem

(ah, qė tani!)

Brenda teje.

 

Tė tė pushtoj

i dėshpėruar;

tė tė shtrėngoj,

tė mė shtrėngosh:

egėrsisht!

dėshpėrimisht!

e tė mė tretėsh

si gjysh-strėgjyshnė

e si po tret

ah! Zemėr-madhė

e flokė-bardhė

e trup-zhuriturin

Babanė!

 

Tė dua Baltė shqipėtare,

magjistare:

ti mjalt e ėmbėl, -

pelin e hidhur.

Tė dua:

egėrsisht,

dėshpėrimisht,

si ujku pyllin,

si vala valėn

si balta baltėn!

 

AGIM GJAKOVA

 

 

KTHIMI

 

Kthehem nga kryeqytetet e Evropės

ende sytė e maces sė zezė mė pėrgjojnė nėpėr terr,

ende supermjaullimat veshėve mė ushtojnė nė eter;

 

 nga qielli i kaltėr i Atdheut vėshtroj tokėn time

njė afsh mė trazon deri nė rrėnjė tė flokėve:

me padurim pres tė thith ajrin,

tė shkrydh mushkėritė e tė shtendos mendjen,

tė dėgjoj zėrat e qeshjet e shokėve...

 

 Ah, ē’pėrmallim shkallėve tė avionit mė fėrfėrit,

me krahė hapur marr ngrykė mė tė dashurit!

 

AGIM VINCA

 

 

BETIMI. (ANNO DOMINI 1999)

 

Jam fis me fijet e barit

Jam fis me lisat e malit

Jam fis me valėt e detit

Jam fis me vajin e poetit

Mė plaēin sytė e ballit

U bėfsha shkrumb prej mallit

Trupi mė dysh m'u ēaftė

M'u thaftė krahu i djathtė

E qiellza nė gojė

U bėfsha lojė e plojė

Mos shtifsha gjumė nė sy,

Nėse tė harroj ty!

 

E zjarr e hi reshtė mbi mua

Nė mos u kthefsha nė viset e tua!

 

TRIFON XHAGJIKA

 

 

 

 NDIHMOMĖNI TĖ QESH!

 

 Nuk mundem,

....................... nuk mundem,

nuk mundem.

E pashė Atdheun lakuriq,

(vetėm pa miq e shokė)

mundohej tė kėpusė njė degė dafine

nga lavdia e shekujve.

Atdheun e dija tė rritur!

Por sa i vogėl qenka!

As njė degė nuk e kėpuste dot.

E mora pėr dore

ta rrit nė zemrėn time...

Vėllezėr-

Po e kėrkuat Atdheun,

e kam unė.

Ndihmomėni tė qesh.

Ndihmomėni tė gėzoj.

Atdheu ėshtė lakuriq!

 

FATOS ARAPI

 

 

ATDHEU

 

Atdheu ėshtė dhembje, ėshtė dhembje,

Njė prill i pikėlluar nė shpirt.

Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.

E mban – edhe tė mban ty – nė shpirt.

 

Atdheu ėshtė toka e premtuar.

Ti shkel si njė zot dhe s’e ke ndėn kėmbė.

Atdheu s’ka fjalė, ka sy tė trishtuar.

Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.

 

Atdheu ėshtė buka e uritur:

Tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop.

Ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur.

Me sytė n’errėsirė vetveten kėrkon.

 

Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.

Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.

Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė.

Nė njė pikė loti lirinė e lind.

 

Atdheu yt i vogli, i vogli,

ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, nėntor 2008)

 

ERVIN HATIBI

 

 

Ervin Hatibi u lind mė 1974, nė Tiranė dhe studioi pėr frėngjisht nė Institutin e Gjuhėve tė Huaja. Ervin Hatibi ėshtė njė artist i kompletuar dhe nė zhanre tė ndryshme. Ai ėshtė piktor, shkrimtar dhe gazetar. Ai arriti te publikonte vėllimin e parė me poezi nė prag tė fundit tė periudhės sė diktaturės, kur ishte vetėm 15 vjeē. Mes veprave tė tij pėrmenden: “Pėrditė shoh qiellin”, (Tiranė, 1989). Poezi (Tiranė, 1995). Pasqyra e lėndės (Tiranė, 2004). Republick of Albanania (Tiranė, 2005).

 

POEMTH PĖR DON KISHOTIN

 

Unė Kishotin qė i vogėl e njihja,

Nga filmat e njohja Kishotin e Manēės

Ah, unė, sa e doja, unė fėmija

Atė dhe Sanēon e Panēės. 

 

Unė nuk e dija mirė seē ishte

Ai burrė i fandaksur me mjekėr e ushtė,

Por di se mendjen pėr aventura e kishte,

Mendjen tė mjegullt e zemrėn tė prushtė.

 

E doja se ai veē luftėn donte,

Luftėn e nderin e rregullin kalorėsiak,

Ah, plaku i mjerė tė pambrojturit mbronte

Dhe qaja kur e qeshnin tek shtrohej ne dajak.

 

Ah, sa mėrzitesha ndėrsa tė tjerėt qeshnin,

Tek e shihja nė krahė mulliri, nėn tallje,

Donte atė qė njerėzit s’e deshnin,

Kohėn e vdekur e tė nxjerrė nė shpallje.

 

Dhe merrja dėrrasat e shpejt gatitja

Mburojė e ushtė si Don Kishot

Dhe nisja gjithēka e pėrsėrisja,

Princeshave tė rrėmbyera u dilja zot.

 

Nė ndryshim nga idhulli im mendjeēalė

Sanēo nuk kisha, nuk gjeja dot,

As Sanēo e as Rosinant brinjėdalė

Por drurin e haja si Don Kishot.

 

Sa pėr Dylqinjė, as bėhet fjalė,

Me mua qeshnin dhe me kaq sa kisha,

Por isha i vogėl, o miq, i mitur-djalė

Mendjeshkurtėr si manēaraku s’isha

 

Hajde-hajde dhe ja, u rrita,

Don Kishot s’u bėra dot

Portėn e hapa muzgjesh e prita

Dhe prita mė kot njė Don Kishot.

 

Kish Don Kishotė, megjithėse pak,

Por rrotėn e kohės s’e kthyen dot,

Kish nga ata qė derdhnin dhe gjak

Dhe ishin tė menēur, dhe ishin gjakftohtė.

 

Nga moti nė mot unė u rrita,

U rrita unė nga moti ne mot

Dhe e kuptova, kish ardhur dita,

S’tė imitova mė, Don Kishot

 

E theva me zhurmė shpatėn e drunjtė,

E hodha nė zjarrin e kazanit tė rakisė

E kuptova pse digjte rakia e shkumtė,

Kish zier me ėndrrėn e fėmijėrisė.

 

PA NDONJĖ FARĖ TITULLI

TĖ RĖNDĖSISHĖM

 

kėto netė mbi pjesė qytetesh

kėto zjarre tė pandezur mirė

qyteti, tashmė, matet veē me tė pirė

kėta duke mėrmėrirė

maten me qytetin ( drita brenda mureve )

kjo guerilje tashmė ėshtė gati, por s'e di

shohin vėngėr, marrin porosi

unė qetėsohem, them "mirėmbrėma"

larg qyteti vėrtiten fushat

qentė ndryjnė brenda vetes sixhade tė shqipėrisė etnike

qen tė braktisur rruge

qė i vret policia me plumb

si fėmijėt e paligjshėm nė brazil

qentė brenda kanė

qentė brenda kanė miq e vatra

tek angullijnė

me pak evolucion nė frymėmarrjet vetėmbrojtėse

me pak tė drejtė, me pak arsim ndoshta

ndoshta qentė po lehin, angullijnė

midis semaforėsh realizojmė qytetin

tė dashurat e njerėzve shtrirė, horizontalisht

kazanet e plehrave tė punuar pėrbrenda

kazanet e plehrave plot evolucion

nė qytete punojnė edhe radiot

kur ne flejmė, dikush rri pranė radios

do tė doja t'i grumbulloja tė gjithė tė mbijetuarit

dhe t'ua fikja radiot me njė gjest tė butė e kuptimplotė

vetėm tėrmeti kur bie na vėllazėron

ēdo mesazh tjetėr pėr miqėsi

pėr mirėkuptim

dėshtoi nė homoseksualizėm

qyteti pret ditėn kur asnjė

nuk do tė kujtohet/kujdeset

pėr tė ndezur apo fikur dritat

tė lidhė/zgjidhė kėpucėt

qyteti na pret solemnė

pret ditėn kur paraja fallco

do qarkulloje krenare bri parasė tamam

pret ditėn kur nėnė e bir nuk do tė ndahen mė

nė prag tė maternitetit

po kėrthizė pėr kėrthizė

tė mos shqiten kurrė

gjer nė vdekje

ky qytet nuk ka nevojė

qė kėngėt tė kenė fjalė e njerėzit gojė

kėrkon tė na i falė/ngjallė

shkronjat nė tabela

me emra sheshesh, rrugėsh

qė janė emra prindėrish tanė a kushėrinjsh tė vdekur

apo emra me numėr datash tė caktuara fitoresh

datėlindje

qė pėrkuan tek pėrkojnė me orėt tona

unė nuk besoj tė jem duke folur

pėr kthimin e mesisė

dėshmova pėr pushimin e afėrt tė gjakderdhjes

dhe pėr shqisėn harmonike

asgjė mė tepėr

dėshmoj pėr fundin e gjakut

motra, mos u trembni

emėroheni

tė virgjėra gjer nė vdekje

fėmijėt mos i pritni nėpėr javė

qyteti nuk pret mė vizita

e ju mos pritni vizione tė reja

kėto orė janė dritaret e fundit tė qytetit

nuk e di nga i di gjithė kėto gjėra natėn

po prapė dėshmoj se e ndjej

fundin harmonik; e kanė ndjerė edhe baballarėt

tė papėrgjegjshėm

fill pasi lageshin nėpėr mishin e dyshimtė qė mė polli

e ndaluar.

 

ME TITULL

 

Ditėn notojnė pėrkitas

Me ijet e mija

Ca sardele konserve nė valė tė vakėta

Jashtėqitje anijesh tė rėnda

E dielli prishet nė gjumė, pikon jargėt nė ijet e mija

 

Ka anije burrash e grash

Tamam si edhe vė-cė

Anijet qė ikin janė anije tė grave

Pėrtej nė brigjet pėrbri i zbresin

Nėnat e fėmijėve tanė

I shkarkojnė nėpėr netė e netėt i qepin

Nė sahatėt diellorė tė piacave plaka

Anijet qė vijnė janė burrash

Tė parfumuar e tė lodhur

Burrat e huaj na sjellin stofra e bulmet

Plus makina elektrike

Plus ēdo gjė tjetėr tė re qė bėn fjalė

Pėr kėtė dymijėvjeēar qė zhduket

Jemi kredhur kėshtu me portet pėr qafe

Si me ca dėshmi penaliteti

Jemi kredhur nė kėtė det bluxhins

Pa pėrfillur asnjė simbolikė

(Ku dreqin mė ēojnė velat e tatuazheve)

Nofullat plaka tė ujit m'i pėrtypin ijet

Dhe interesohen

Pyesin pėr Noen

 

Nė ujė e nė tokė njėsoj jam, i zbathur

Kėpucėt i harrova nė derė tė faltores qė ma prishėn

Shumė e shumė kohė para se tė lindte im atė

(Ku ėshtė ishulli, ku zėrat e dyshimtė e zjarri)

Rėra e ėmbėl e vdekjes m'i pėrmbyt gishtat e lagur

Dal nė plazh

Plazhi me bishta cigaresh, turistė

Plazhi i shitur me bishta cigaresh, turistė

Mė tej ėshtė rruga, aty fshati, pėrtej qyteti

Kjo ėshtė bota, ndanė rrugės ėshtė dhija

dhe njė tjetėr grua e cjapit

Nėnė fėmijėsh qė e pėrēmojnė

Nėna mjel dhinė, ndanė xhadesė

Pėr tė prodhuar kremin pėr fytyrėn e llėrėt me vrima

ku strehohen verat qė ikėn.

Harruar shtėpia e tyre ku unė

shpėtova

duke u martuar me nėnėn e tyre

Qė mė pėrēmojnė

Aty rrojmė pėr inat tė turistėve

Qė t'u shėrbejmė

Jetojmė tėrė vitin me atė qė ata tėrė vitin kursejnė

E vjedhim botėn nga ky cep i vogėl fare ne

Aq sa mundim, kurrė sa ē'mundohemi

U shesim qumėsht tė freskėt pėr banja si edhe shalqi

Na blejnė edhe kapela tė thurura me duar

qė rriten aty nėpėr ligatat pas shtėpisė prej eterniti.

 

Hapen nė rėrė ēadrat e plazhit, tej xhadesė

sė veturave, qė po digjet -dridhet

tej brezit me plepa, mė ler tė shikoj, lermė

brekėt e vogla si hapen mbyllen nėpėr ecje grash

tėrhiqen, mblidhen ngushtė tetėkėndėshe si harta tė Indisė

qė u nisėm ta pushtojmė qysh fėmijė

Por pėrfunduam duke zbuluar Amerikėn

Natė pėr natė tė neveritshme nė martesa shtrati

teksa larg dėgjohen dritat e hotelit

Djersa e saj pėrmbi mua ėshtė benzinė

(Benzinė e bojė poemash Ervin...)

 

Nė darkė numėroj monedhat, nuk lexoj mė

Nuk pres rimat, fėmijėt e vonuar pres

qė s'di tė kujt janė

Nga larg vjen afshi i dadove tė hekurudhės sė rrėnuar

Pres fėmijėt dhe shoh televizion, ose brekėt

e zeza me dantella tė detit larg atje

Mbi kofshė marramendėse tė qiellit

plot dhjamė tė zbardhėt pilotėsh

 

Fėmijėt janė kornizat e dritės sė hėnės

Ose tė hotelit

Janė njė gardh i zbardhur fėmijėt e mi, gardh

qė rrethon gėzimin qė mbaron

tė turistėve qė vallėzojnė tek holli

Fėmijėt

nuk duan tė vijnė nė kėtė shtėpi

Pastaj ata vijnė, unė fle

Djersa e tyre ėshtė koka-kola

koka- kola- koka -kola -koka- kola

(Tė pagėzoj nė emėr tė atit, birit

e shpirtit tė shenjtė amerikan)

Kalojnė yjet, teatėr dritash nė tavan

prej makinave qė nė rrugė ikin

Lotėt e mi janė qumėsht dhije

E i pi njė gjarpėr thatim

Unė mbase desha tė kem fėmijė

Ose qė fėmijė desha tė mė dilte nga shpirti

njė vjershė pėr nėnėn

dhe rrija symbyllur,

pa marrė frymė me lapsin nė gisht

Ishte si njė bindje e po asaj moshe

se edhe gruaja e burri po ashtu e mbajnė

frymėn symbyllur, dhe barku mbushet

i gruas, me njė mjegull mishi

Por, s'e pres mė atė vjershė tė lindet

Jam kaq i poshtėr dhe serioz

I zhytur kokė e kėmbė 

Nė kėtė jetė bluxhins

E vetmja gjė, tė cilės ia arrita vetvetiu

kur hapa sytė

ishte se qeshe vjetėruar ca,

siē rėra nxehet nėn diell

Dhe njė turist mė kishte vjedhur nė tezgė

kapelėn e tij tė kashtės

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2009)

 

GRANIT ZELA

 

 

Granit Zela ėshtė njė ndėr krijuesit mė tė rinj tė fundviteve nėntėdhjetė dhe qė nė fillim tė viteve 2000 shfaqet aktivisht nė tė gjithė periodikėt letrarė. Ka lindur nė Bushat,  Kukės nė 10.2.1979. Shkollėn e mesme e ka kryer nė Shkodėr dhe Tiranė pėr gjuhė angleze. Ėshtė diplomuar pėr “Anglistikė-Amerikanistikė” si dhe pėr “Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe” nė Tiranė. Nė vitin 2001,  ka botuar librin me poezi “Apokalips” i cili mori ēmimin “Kėnga e Parė” nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, si libri mė i mirė me poezi ndėr autorėt e rinj pėr atė vit.  Nė poezitė e kėtij libri shfaqet njė individ i shqetėsuar, me gjendje emocionale torzo, tejet i trishtuar dhe i traumatizuar qė kėrkon tė gjejė shpėtim dhe rrugėdalje tek vlerat mė tė mira duke reflektuar njė mendim tė trazuar.

Nė prozė Zela boton mė 2002 vėllimin me tregime “Vdekje me dėshirė” –njė narracion gjysmėfantazmagorik dhe baladesk i realeve nga Verilindja, temat intime dhe, pėrgjithėsisht pėrjetime metafizike. Vėllimi i dytė me poezi “Nė studion time hermetike” (Aleph 2003), dallohet pėr bashkėkohėsinė e pėrjetimit dhe nivelin e pjekur artistik nė tė gjitha nivelet e saj.

Romani “Dodona” (2006), fragmente tė tė cilit janė botuar mė parė nė “Mehr Licht” dhe revistėn letrare elektronike “Eurozine” ėshtė  prozė qė ka tekst letrar tė skalitur ku mbizotėrojnė rravgimet idealizmat, zhgėnjimet e personazheve dhe njė simbolikė e pakufishme.  

“Shkronjat e errėsirės” (FjalA 2008) ėshtė fryt i angazhimit nė periodikėt kulutorė, kryesisht nė “FjalA”, me ese kulturologjike, studime dhe artikuj, shkrime me problematikė kulturore.  Nė fushėn e pėrkthimit ka pėrkthyer ese tė kritikės sė letėrsisė tė mbi tridhjetė autorėve britanikė dhe amerikanė, botuar nė revista dhe periodikė letrarė. 

Granit Zela ėshtė kryeredaktor i gazetės letraro-kulturore “Drita”, organ i Shoqėrisė sė Artistėve tė Rinj Modernė (SHARM) dhe bashkėpunėtor i tė gjithė periodikėve kulturorė nė vend. Qė prej vitit 2003 ėshtė pedagog i gjuhės angleze nė Universitetin Ushtarak “Skėnderbej” nė Tiranė. Ndjek studimet Master pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare.

 

NATA PARA NJERIUT

 

Zot ē’po ndodh me njeriun e argjiltė?

kur bien shirat lutet tė pėrmbytet shtėpia e fqinjit

nė thatėsirė trualli t’i shkretohet

hiqen zvarrė nėpėr zgrip tė humnerės nxirane

diktoju urdhėrat e tua popujve tė paskrupujt

rrėnqethshėm kėrcasin dhėmbėt

shtrėngojnė grushtet e pėrgjakta

 

ku do t’i ēosh kėso shpirtrash hidhėrakė

tė ndarė e pėrēarė janė bėrė pėr t’u qarė

kam pėr tė vajtur e vajtuar nė kthinat ankthmbytėse

jam si zogth qė kėrkon krahė

pėr tė ardhur te ti Zot i madh e i vjetėr

larg batakut tė njerėzve tė vegjėl

 

mė merret frymė e ngjethet mishtė

tė ndryrė e tė ndyrė  ende nuk  e dinė

qė kėto fjalė tė pambrojtura janė tė mbrujtura me gjak

unė jam shėrbyes o shėlbyes murg i mėrguar nė mal

ata ikin e ikin prej teje e vrasin kujtesėn

 

kthehu o imzot nė natėn para njeriut

ēliroji popujt nga padrejtėsitė dhuna dhe mizoritė

(dikush mohon njė muhamet tjetri plagos njė krisht)

tė eturve pėr gjak si do t’u shuash etjen

pėrthellė kaosit tė kohėrave tė ribėsh gjithēka

me pak mė shumė dashuri e mirėsi Nėnė Tereze

 

EDHE TI BRUT?

 

edhe ti Brut?

ti i mallkuar brez pas brezi sa gjallė tė jesh

qeshė bamirėsi yt gjithmonė o tradhėtar  qė kurrė s’mė desh

atė pak dije qė e pate  tė ndiha mė shumė ta zhvillosh

kupėn ku pimė krejt e pėrmbyse nise mes t’mirave tė harbosh

tė dhashė shpatė veten tė mbroje

nė shpatėn time  tash do mė shkosh?

 

edhe ti Brut?

edhe ti Brut?

edhe ti Brut?

njeri i prujtė mbetur  pa nder rrjedhur nga trutė

zhytur nė llom  llum e  bėrrnut

hut i hutuar  bashkė me tė tutė

turmėn me tmerr  merr me tė butė

gjaku gjer nė gju  tutje tėhu

nė humbėtirė ik e humb

O bukėshkelės mendjeharbut!

 

ishin gjithsej njėzetė e tre

plagėt e mia por ndėr to..

kama e  Brutit thellė mė their horr i pabesė qė mė ngjall ndot 

i  pėrlyeri e krye-tė-ndyri  i njė taborri plot neveri

bukėn qė kishim bashkė e ndamė

por paska qenė gjarpėr nė gji…

 

mishin tė ma rripnin armiqėt e mi

        pa  peng aspak

fitore tė tyre do kremtoja me helm tė zi vdekės  farmak

 edhe ti Brut?  kurrėn e kurrės 

s’ kam pėr tė gjetur prehje

do tė endem si lugat

ikur prej botės sė tė vdekurve…

 

PA LEJEN E SYVE

 

atėbotė ishte mbrėmje, qiellit mijėra shkėndija

po ndėrroheshin vitet dhe unė isha pranė teje

i mbrami vit qė mė gjeti ashtu e s’ e dija

se mbramja e pikėllimit do m’mbulonte kryekrejet

 

atėbotė ishim bashkė nė njė qytet tė huaj

ti mė ishe mā i afėrti njeri pėr mbi dhé

mbasi ai vit i bekuem u ndėrrua

ndėrroi dhe fati im atij ēasti krejt…

 

ka tash sa kohė qė nuk tė kam parė me sy

sytė e mi flutrojnė natėn ndėr qiej

e shndėrrohen ata mė sė mbrami nė yj

dritė e tyre mbi ty ngrohtėsisht bie

 

n’se nji rreze kėsaj nate do tė prek mbi qerpikė

teksa ti do  kotesh mbase nė krahėt e tij

unė zemėrplagosur do vdes mu aty

ku lot malli tė kenė rrqitė pa lejen e syve…

 

GJENIU DHE TURMA

 

sa mė shumė tė ngjitesh malit tėnd pėrpjetė

mbi ty pajadā shkrepėtijnė rrufetė

malin ku flijon djerr kanė me e djegė

toka ku ti shkel kthyer nė tokė tė shkretė

tė tė zhbėjnė duan e tė ēojnė nė zgrip

turmė e mediokėrve mėsyn nė Olimp 

 

trutredhur gojėmarrun rrokatet ėshtė turmė!

krra krrra veē krrokasin pa ndalur ėshtė turmė!

shpifin e pėrbaltin me zemėrim e zhurmė

ėshtė turmė! ėshtė turmė! ėshtė turmė!

 

sheh me hidhėrim si bėhen tė marrė

mandej njėfarėsoj gazi tė kap njė ēast

turmė e mediokėrve me turr tė paparė

rreth Olimpit sillet mbushur me maraz

ata janė tė egėr me helm buzė pėr buzė

psall pėrēart sytė zgllap prijėsi i tribusė

 

sikur ka dashni pėr jetė e pėr mot

ėshtė njėri ndėr ta qė tė urren mė fort

ai do qė sytė tė ti nxjerrė me dorė

prijėsi i tribusė ėshtė kryemizor

mezi pret njė rast i panginjur kurrė

mu pėrpara turmės zemrėn tė ta shkul

 

gjeniu nė Olimp prijėsi nė tribunė

ai ngriti faltore ata zjarrin i vunė

u mblodhėn mediokrit formuan njė turmė

pafund kundėr tij vrer vollėn ditė e natė

pas njėrės fushatė njė tjetėr fushatė

sikur kundėr Tebės u hodhėn tė shtatė

 

vėrsulen tė shqyejnė tė tė zhbėjnė gjeni

shkelmojnė e shkretojnė derdhin helm tė zi

ajo ėshtė turmė qė zhduket me turp

mes vesėn e njė agu njė dhimbje nė trup

njė plagė qė zgjerohet e shpirtin e vret

gjeni i mallkuar me plagėn e vet

 

PLOJA E KUKĖSIT TĖ VJETĖR

 

medet ē’kob i madh qytetin e gjeti

i bėnė dhunė atij qytet hyjnori

pėrtokė flakė skeptrat bijė e hėnės, bir i diellit

plot dhimba e fjalė u delnin pėr zori

lindi binjaku, Qyteti i  Ri, tjetri

qė s’ėshtė veē hije e tė parit

u mbulua ai prej harrimit e territ

u ngrit mbi dhunėn, gjakun e zjarrin!

u vėrsul me rropamė ujanė e rrėmbyer

e egėr, e pashpirt si kafshė e ndėrkryer

bujshėm rrahėn krahėt shpesėt e tmerrruar

gjeth e lule llumi  thellė i rroposi

foletė ua prishi turrri i ujit tė tėrbuar

njė gjarpėr i zi prej Drinit tė Zi doli

iu ngjit rretherrotull ditėn pėr diell

kahmos tejembanė helmin e volli

hije u panė nė shpinėn e malit tė lartė

harrim i tyre i kobshėm ishte shkruar

veē kujtimet do mbesin pėr Qytetin e Artė

 

*  *  *

pėrpos  teje askush

pikėllimi le tė vij tė bujt tash

pa kuptim ėshtė perėndimi

pa kuptim ėshtė lindja

mirėfilli i vetmuem

murg mė mirė tė isha

ka mbetur manastiri

pa njė ikonė me fytyrėn tėnde

pėrpos teje askush

nuk mundet t’i jap jetė jetės time

harrimtare ėshtė koha

mos i zė besė

obelisk i vetmuem nė viset e mia

t’kujtesės

 ma prangose ėndrrėn time

afresk i flakur nė funde liqenesh

 

LULET E VERDHA TĖ PIKĖLLIMIT

 

zhytur n’pėrfytyrime ta ndėrmend fytyrėn

prapsur vetmie dikur ndjeja gėzim

ēelje si lule shpėrthyeshėm n’shpengim

drithėruese fėrgėlluese sa mezi mbaj frymėn

 

m’sillje paqė pėrndezur pasionesh pėrvlim

koha pandalas rrėfeu fate mizore

ti ndėrrove mendje tash kallur n’harrim prore

nuk mundem me kėmbye s’paku nji vėshtrim

 

kur qan a qesh shkakun pa e ditur

kush t’i fshin sytė o peng i kėsaj jete

shpėtoma shpirtin tashembrapa mbete

trazuese nji dėshir gjithheri i grishur

 

tash pėr dikė tjetėr kam dashuri

sa mundem me e pushtue botėn tejendanė

s’i gėzohem gėzimit tand se dhimbjet na ndanė

s’mė lėnė qė pėr ty tė ndjej dėshirim

 

thuaji kujtimit tėnd tė mė lėrė tė qetė

a ndoshta kjo ndodhi prej luleve t’verdha

qi pashė sot ndaj me gėzim  erdha

te ti qė u kėndoje pėrplot me adhurim

ta dish si gjermėtash s’do mundesh me qenė

burim i pashterrshėm i pikėllimit tim. 

 

RRETHINAVE TĖ ANTLANTIDĖS

Pėr Petrit Nikėn
 
m’u fanite mbrėmane tek ngjiteshe Parnasit
rrugėtimi yt nuk po dilte huq
turma profanėsh shqyheshin zilie gazit
kapėrdinin pėrshtymėn binin pellgjeve palmuē
galdueshėm, kqyrja tek grahje pėr atje
nuk ke tjetėr fat pos mbėrritjes nė majė
mandej diku gjoksit tė ra njė gurė dhe re
u ngjite sėrish tek mė erdhi tė qajė
 
s’po tė binin gurė vetėm kraharorit
por edhe nė krye, nė gjunjė edhe shpinės
sa bije ngriheshe sėrish prej zorit
tek helm i tyre i zi tė helmonte tinėz
 
rrallėherė pėr tė prajtur njė grimė nė fund tė ditės
uleshe pa bza rrethinave tė Antlantidės
 
rrethinave tė rrish mė mirė, sa mė larg
kryeqendrave tė mbushura me zagarė pa zot
qė zhgėrryhem nė plehra lėpijnė lėshojnė jargė
gjithė po duke pritur tė kafshojnė mė fort
e di, ke pėr tė mbėrritur atje n’atė parriz
ku drita hyjnore botėn mbush me lavd
ke pėr tė kujtuar atė mall tė madh miqsh
at Ag qė sot pėrndriti vetė Zoti ynė i madh.

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, qershor 2009)

PETRIT NIKA

 

 

U lind nė Dardhė tė rrethit tė Pukės, mė 9 qershor tė vitit 1975. Ka pėrfunduar studimet e larta nė Universitetin e Tiranės pėr Letėrsi dhe Gjuhė shqipe nė vitin 2000. Ka punuar mėsues nė vendlindje pėr dy vite, mandej nė Fier ku jeton qė prej gushtit tė vitit 2002. Aktualisht jep lėndėn e letėrsisė dhe gjuhės shqipe nė gjimnazin jopublik “Numani”, ku punon qė prej katėr vitesh. Ėshtė bashkėpunėtor i njohur i medias kulturore dhe medias sė pėrditshme, ku ka botuar periodikisht ese, polemika, kritika letrare, poezi e tregime. Nė vitin 1996, kur ishte student i vitit tė parė nė Tiranė, fitoi konkursin poetik tė gazetės “55” duke u pėrfshirė dhe nė antologjinė pėrkatėse qė botoi gazeta; nė vitin 2004 fitoi ēmimin e tretė nė njė audiencė prej 75 autorėsh tė njohur tė poezisė sė sotme shqipe qė u botua pėrgjatė njė viti nga gazeta kulturologjike “Fjala”.

Ka botuar librat: “Mėngjes nė Alpe”, (poezi), sh.b. Toena, 1997, “Nostalgji apo ankth ekzistencial”, (ese & publicistikė), sh.b. Ymeraj, 2007

(Pėr fėmijė): “Gjinkalla dhe milingona”, (vjersha dhe fabula), sh.b. Ymeraj, 2005, “Trembėdhjetė pėrralla pelegrine”, (pėrralla pėr fėmijė), sh.b. Ymeraj, 2006

Ka nė proēes botimi librat: “Fuga Temporum” (poezi), “Njė ditė vere me shi” (tregime.)

 

RRETHINAVE TĖ ANTLANTIDĖS

                                   Petrit Nikės

 

M’u fanite mbrėmane tek ngjiteshe Parnasit

Rrugėtimi yt nuk po dilte huq

Turma profanėsh shqyheshin zilie, gazit

Kapėrdinin pėshtymėn, binin pellgjeve palmuē

 

Galdueshėm, kqyrja tek grahje pėr atje

Nuk ke tjetėr fat pos mbėrritjes nė majė

Mandej diku gjoksit tė ra njė gurė dhe re

U ngjite sėrish tek mė erdhi tė qajė

 

S’po tė binin gurė vetėm kraharorit

Por edhe nė krye, nė gjunjė edhe shpinės

Sa bije ngriheshe sėrish prej zorit

Tek helm i tyre i zi tė helmonte tinės

 

Rrallėherė pėr tė prajtur njė grimė nė fund tė ditės

Uleshe pa bza rrethinave tė Antlantidės

 

Rrethinave tė rrish mė mirė, sa mė larg

Kryeqendrave tė mbushura me zagarė pa zot

Qė zhgėrryhen nė plehra lėpijnė, lėshojnė jargė

Gjithė po duke pritur tė kafshojnė mė fort

 

E di, ke pėr tė mbėrritur atje n’atė parriz

Ku drita hyjnore botėn mbush me lavd

Ke pėr tė kujtuar atė mall tė madh miqsh

At Ag qė sot pėrndriti vetė Zoti ynė i madh.

 

Nga Granit Zela

 

FOSILE

Orėt e mia kalojnė nė heshtje,
nėn pikat e shiut tė mėrzisė;
ditėt e mia tė shtypura,
nga krahėt viganė tė dėshprimit;
si luledele, jeta ime
pikon vuajtje
tė bardhė,
tė verdhė.

Ē’mrekulli, kur ushqehesh
me fosilet e lumturisė tėnde!
Je prapė njė mbrėmje
nga mbrėmjet e shkuara,
ndonėse gjysmake,
megjithė pėrkujdesjet e dukshme tė natyrės.

prill 1997

NOKTURN PĖR NJĖ VAJZĖ POETE
NGA SHKODRA

Ora dymbėdhjetė. Tek pres i menduar
shiun qė matet dhe akoma s’po bie,
nė kafé Royal, mu nė zemėr tė Shkodrės,
s’e di si mė erdhe nė jetė.

Ėshtė ditė e zakonshme prilli,
si gjithė tė tjerat qė s’janė mė asgjėkundi,
si ti njė vajzė e zakonshme fshati,
si gjithė tė tjerat qė kam njohur
e s’kam njohur, - pra,
thjesht njė rastėsi,
qė mė bėn tė jem dyfish i menduar.

S’tė kam parė, as tė kam njohur kurrė,
veē nėpėrmjet eterit tė njė pranvere
tė largėt pafajsie,
prandaj desha tė di nė kėtė kohė vetmie,
nė pritje tė shiut,
nėse je akoma ajo e para shtatė viteve,
me sytė imagjinarė prej ėndėrre,
me flokėt imagjinare prej hėne
dhe me atė pėshpėritje vjeshte
tė parakohshme ngjyrė gri.

Apo mos vallė u je nėnshtruar,
sfidave, zhurmave, mungesave
dhe tani ke harruar t’i kultivosh
ato bimė tė praruara kotėsie;
je e martuar me njė bujk
a emigrant tė trishtuar,
ke njė fėmijė, dy, a mbase
nė kėtė kohė dreke prilli,
si gjithė tė tjerat qė s’janė asgjėkundi,
e vetmuar pėrjetėsisht si unė,
pret shiun qė matet dhe akoma s’po bie.

Lexon gazetat e vonuara,
revistat e modės sė shkuar;
nuk habitesh pėr asgjė,
nuk gėzohesh mė me atė gėzimin fėminor,
si dikur;
nuk qahesh pėr asgjė
dhe asgjė nuk pret nga kjo botė,
veē mbase pak mė shumė qetėsi,
aq tė nevojshme pėr tė qenė privatisht
nė koordinatat e tua.

Apo mos ndoshta, tani,
shėtit nėpėr kėto rrugė tė martirizuara,
m’u para syve tė mi,
me njė Mercedes - tip i fundit
vjedhur nė Mal tė Zi;
mban nė xhepa telefon
dhe pak mariuhanė,
ndoshta, ndoshta…
Dhe pse unė ngre ekuacionin
me ikse, nė kafé Royal,
s’di si mė erdhe aq ėndshėm,
si atėherė, nė atė pranverė tė largėt,
me sytė imagjinarė prej ėndrre,
me flokėt imagjinare prej hėne
dhe me atė pėshpėritje vjeshte
tė parakohshme ngjyrė gri.

Shkodėr, 5 prill 2001

SGALEMI (I RIU)

Ujvara u vdir shkėmbit tatėpjetė,
gjethja e panjės u preh nė gjumė,
mbi pyll breron njė rigė e lehtė
dhe era fryn e bėn furtunė.

I trandur malli, n’vetmi baret,
nė shteg t’agimit vezullimtar,
qiellit gremisesh zokth i shkretė,
e klith pėrqart zhargon barbar.

S’e di ē’mision tė dhanė ēekuri,
dhe ē’fat tė taksėn - ēiftatek,
ndaj bredh nė erė, nėn shi flauri,
e klith prej malli shtek mė shtek.

Hepohesh qiellit, shpes i krisur,
me erėn qesh, me veten qan,
s’e di se ē’fat tė kanė sajdisur,
ndaj nėpėr shi fjaron e fshan.

Ah, vajin praje, s’ka kuptim,
ta ngrysėsh jetėn nė stuhi,
dhe qiellit zbrit nė do qetim,
nė s’do, bitisu nė Had tė zi.

26 dhjetor 2004

NĖ FUND

Nė fund,
kur tė vijė fundi,
Do tė them njė meshė,
pėr botėn
qė pėrplaset papushin
pas kiēit tė velėgrisurės sime nxirake.
Dhe do t’a ndėshkoj
me harrimin mė tė idhėt,
fllugėn qė po zbret ngadalė,
drejt pafundėsive tė errėta
infernale.

KTHIMI I ODISEUT NĖ ITAKĖ

Agshol mjegullor. Anģ misterioze,
ēan ujėrat e mefshta tė detit Mesdhe,
kėrcasin direkėt dhe velat e mallit
mbėshtillen mbi krye t’udhėtarit Odise.

Zgjohen ngadalė syprinave gjallesat,
llampat e qiellit fiken nė fshehtėsi;
njėzet vjet heroi humbi nė detėra,
tevona - gjet vragėn e Itakės sė tij.

Mbi tėmtha thinjat i zbardhin n’pėr ag,
(kreshnik itakas riosh la atdhenė);
Kaq vite firuan; me humbje a lavd,
kurrgjė djalėrinė heroit s’ia kthen.

Anģ misterioze mes ujėrash hepohet,
ta presė nė breg askush s’ka dalė,
asnjė flamur pėr heroin s’ēohet,
veē shiu kėngėzon mbi direk me mall.

S’ka as Penelopė. Ēdo ndjenjė zbehu koha
Dhe pritja e femrės e pati njė cak.
S’e dinte Odiseu ē’legjenda tė kota,
kthimi i tij do mbillte mbas pak.

Odiseu n’Itakė mbas vitesh t’shtegtimit,
s’u kthye tė mbretėrojė; u kthye tė vdesė,
kėtė gjė fort mirė e dinte Penelopa,
ndaj mashtroi kush tha se kuturisi tė presė.

Itakė e gjorė! Burrit tė lavdishėm,
nėn qiellin e vranėt moskokėēarėse i rri,
mbi tėmthat e bardhė tė luftėtarit pikėt,
rrėshqasin me mal dhe prehen m’anģ.

13 korrik 2005

SI TI TĖ KISHA SHPIRT FISNIK

Ti, pse mėrzitesh motra ime?
Mos vallė kaq shumė je lodhur,
nga jetė e fshatit plot mundime,
a, pranė ngaqė s’t’jam ndodhur?

Mė dhemb kjo heshtja jote e gjatė,
pėr dreq t’i kurrė s’ankohesh,
qė fati yt qe aq koprac
sa kurrė s’tė la t’gėzohesh.

Unė bredh ēdo fshat e ēdo qytet,
ndėrsa ti nė shtėpi,
s’e di me ē’mall tė kthehem pret,
kur ferk agshol i ri.

Ē’mizor! S’ta thashė kurrė sa tė dua,
pėr ty sa jam krenar,
qė buzėt fort di pėr t’shtėrnguar,
t’shpėrfillsh fatin barbar.

I largėt mbeta nėpėr vite,
prej zoresh tėhuajsuar,
njė shėrbim nga unė kurrė s’prite,
asgjė s’mė ke kėrkuar.

Veē sot plot zemrėn kam me ty,
pėr jetėt tona aq tė ndara,
unė udhėt bredh me ankth tė ri,
e ti prapė ngel e para.

Pėr dreq i dobėt dhe nevrik
Unė jam - dhe velem shpejt;
Ah, tė kisha njė shpirt fisnik
Si ti, dhe gjak tė qetė ndėr dejt!

8 shtator 2005

DASMA E IFIGJENISĖ

Gjithė ditėn n’lumė Ifigjenia
U ēmall me shpirt llagar;
Ndėrsa n’ujdhesė, zgavra me mija
E prisnin plot ushtarė.

Njė re e bardhė shaluar kish
N’Aulidė, kodrat pėrēark;
“Zefiri shpejt pėr ne do fryjė!“
- tha njėri nga detarėt.

Dhe zbrazėn kupat plot me verė,
pėr nder tė hyut Poseidon,
dhe ditėn shtynė tė rėndė beter,
bashkė me prijsin Agamemnon.

Kur dita u bor larg ndėr valė
Dhe mbrėmja e fshehu n’terr limanin,
njė kor hyjnish u shkreh nė vaj,
vajtonin bijat e oqeanit.

Aherė, n’Mikenė vasha e shkretė
Pėrmallur hynte nė pallat.
(N’pėr ag, mbi kalė pas Odisesė,
nesėr do shkonte nuse larg.)

Ende s’e dinte kjo ferishte,
ē’fatkob hyjnesha i kish gatitur,
i mrrolur nxinte Odiseu
dhe pinte verė me miq tė fisėm.

Orėt kalonin. Hije t’Erebit
Pėrgjonin Mikenėn rreth e ēark.
Mesnatė. Prān lira dhe aedi
I fundit shkon tė flejė nė shtrat.

Rrugėt flenė. Fle pallati,
Ifigjenia, krushk Odiseu,
pėrmes rruzullimit kalon Hipnosi
dhe shpall pushtet n’qytet t’Atreut.

Fshehtas nė gjumė, ati i mnershėm
I kumt ca fjalė vashės sė gėzuar;
“O bijė, qė era tė bredhė ujdhesės,
hyjnitė pėr fli tė kanė caktuar.

Nga dor’ atrore, gjakun n’altar
T’kėrkon mėni e Artemidės,
ku presin fllugat radhė - radhė,
thellė nė liman, pranė Aulidės.“

Mėngjesi gdhiu me diga resh,
pėrmbi kodrinat gėlqerore.
Fugonte gjogu i Odisesė,
pėrmbrapa nusja si fjoll’ bore.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, maj 2009)

 

LINDITA AHMETI

 

Lindita Ahmeti u lind mė 1973 nė Prizren. Shumė poezi tė saj janė botuar nė gjuhėn shqipe dhe maqedone. Ka publikuar vėllimet: "Mjedra dhe bluz" (1993), "Ishulli adular" (1996), "Brezi i Zonjės" (2000), dhe librat nė maqedonisht: "Stone moon"(Hėnė e Gurtė) (1998) dhe "Blue dream"(Ėndėrr Blu) (2002).

 

TE PRAGU PURPUR

 

Kur ti dole nga dera lart

atėherė ujėrat u shqetėsuan

nė dhe tė dukė gjinit

mbi prizren u shemb qielli

dhe ti mė ike

mė shkove

mė le te pragu purpur

besa besė mė the

besa tė thashė unė

ti u bėre flutur qiriri

mua mė le gur porfir

te pragu

pastaj qielli u thye si vazė kristali

ra kupa qiellore mbi prizren

u derdhėn yjet dardhishtės

hėna u rrokullis malit e ra nė lumė

erdhėn kalorės me dhėmbė tė verdhė

ra qetėsi

pani pėrgjonte para shtėpisė sė moēme

lumi kullimė rridhte

turbull

buronte nga sytė e mi

unė te pragu purpur

a do tė vijsh ta mbyllim derėn lart

e mban mend si mė the

do tė lindem zog hiri

e mbete diku nė re

shikoj prizrenin prizreni fang

shikoj kullimėn kullima turbull

seē u bėre shkumė ujėvare

seē mė le gur qė pret mėngjesin

 

LULLABY*

 

mysafirėt shkuan

kur dolėn nga dhoma lanė gjurmė tė lagėta

          nė ajėr

gotat e zbrazura nėna i hoq nga tryeza

dhe ra nė gjumė

askush s’e pa ngjyrėn e shpirtit tim

as mysafirėt as tė shtėpisė

e folėn pėr pjekurinė time

pa e parė mickey mouse-in duke hyrė

          pėr dritareje

pastaj po nga ajo dritare e pėrzura tymin

          e duhanit

e lotėt e mi tė padukshėm flisnin

se unė s’dua tė rritem

 

* Lullaby (ang.) – ninullė

 

CILĖN DEGĖ TA ZGJEDH

 

Ndonėse u fut shkreptimė e rrufesė nė dhomė

Duke ngrehur pas vetes bubullimėn e tmerrshme

 

Tė ma tregojė forcėn e urdhrit tė Zeusit

Ec kėndej

Unė dola e mbeta te bigė e lumit

Cilėn degė ta zgjedh

A tė shkoj kah deti

Kahut tė pėrunjėsisė

 

A nė anėn tjetėr

Nė tė djathtė janė radhitur miliona barka tė rėndomta

 

Plot e pėrplot me udhėtarė tė pėrditshėm

Qė shkojnė rrafsh rrafsh pėrfund Zeusit

I cili rri i madh pėrmbi

E u fal tė gjithėve nga njė hallkė ari pėr qafė

Nga njė copė tėrkuze

Shtėpinė e mbyllur

Fundin e detit

Nė anėn tjetėr shkon degė e lumit drejt

 

E larg atje nė shkėmb i mbėrthyer

Qėndron kryelartė prometheu qė ofron

Zjarrin e fjalės

Qė tė djeg rininė e shkabėn qė t'i ha mushkėritė

E mėsimin e vėshtirė si tė bėhesh qiri

E pak miq

 

KUR MĖ VJEN AI ME MBRĖMJEN

 

Kur ikėn dielli matanė malit

Heliadat i lėnė shenjat e buzėve

Me tkuq

 

Aty ku qiell pėrqafon bjeshkėt

Duke i tėrė perėndimi me shenja buzėsh

tė trėndafilta

 

Ngadalė pastaj

Lėshohet teposhtė drejt fshatit

Me fustan ngjyrė vishnje

Mbrėmja

E shoqėruar nga simfonia

E zogjve tė malit

 

Qė shkojnė tė flenė

Tė bartur nė krahėt e driadave

Plot verė

Qė e ftojnė zefirin t'i pėrkundė degėt

me ēerdhe

 

Ndonėse hemera bie tė pushojė

Mbi fshat mbetet gjallėria

Se e kanė marrė vesh

E dinė tė gjithė

Ai do tė mė vijė

Ma dėrgon vetė Zeusi

Mbrėmja e pret njė copė nga fustani i saj

I mėndafshtė

 

E shton rrugėn

Xixėllonjat varen nė gjethet e drunjve

Pėr anėsh

 

Llamba

Ai do tė mė vijė

Gratė janė bėrė gėrsheta

Nėpėr dritare

Duan tė vjedhin njė grimė Nga bukuria

Qė s'u takon atyre

 

Pėr tė arnuar ėndrrėn e grisur

Nė fund - ndodhia

Ai zbret nė formė tė flluskės

E kur e ēon dorėn tė trokasė

Nė derėn time

Rroket nė njė ferrė tė kulumbrisė

E shkon me erėn

 

Si balonė e shpuar

Lojė e Zeusit kjo do tė jetė

Udhė e mbarė o ēun i pritur

Udhė e mbarė o ēun syshkruar

 

MOS MĖ IK ME ERĖZĖN E MALIT

 

Thuret ėndrra me pamjen mbi bar

Me rini gazmore e me ėmbėlsi

Mu nė mes tė saj me shfaqet ai si ylli i parė

Mė afrohet me trėndafil nė buzėt e tij qershi

Duke derdhur buzėqeshjet si stoli me ar

Nė skajin e blertė qė e lan pasditja me shi

Tash nga kopshti pėrhapet bukuria e paparė

Mbulon Apoloninė e rrėnuar e hallin e strukur

Si lulet e fushės djerrina e ara

Hapet ēdo shteg i ėndrrės e ai vjen

I lehtė flutur

 

I dal unė pėrpara

A erdhe

Ai mė thotė po shkoj tash

I them zė pak vend nė kėtė ēerdhe

Mė thotė ai po unė tė pashė

 

E merr udhėn ai bashke me erėn

Me bėrbėlimėn se do tė kthehet

Do tė mė kesh pranė thotė me pranverėn

E posi qelqi nga gur i njė ēapkėni ėndrra

Mė thyhet

Ai tretet nė elegjinė time hipur nė erzėn

E malit

Mbetet ah mbetet heshtja nė kullėn time

Tė bredhė

Ta ruajė anėn e zezė qė i shkakton gocės ikja

e djalit

Ta ndezė e t'i japė figurės me njė derdhė

Mė mbetet koka mbėshtetur nė faqen

e fatit tė zi

Me shikimin kah rėra e pafund qė mbush

shpirtin tim tė ri

 

ELEGJI PĖR ATĖ QĖ I KA MBETUR

VETĖM FYTYRA E PAQARTĖ NĖ KUJTESĖN TIME

 

Kur filloi tėrė ajo zgjyrė e zezė tė rrjedhė

Duke shpėrndarė erėn e rėndė

Unė desh u dorėzova

Desh rashė

Ish njė e papritur e ftohtė

Qė ma preu vjershėn pėrfundi gonxhes sė bardhė

 

E mora atėherė virtytin tim tė parė

Ta ngrejė kokėn

E kisha tė rėndė shumė nga turbullia

E mezi shikova kah muri kundruall

I dhomės sime

Muri borė i bardhė

Pa asnjė pikė

 

Kur si shuplakė m'u dha fytyrės befasia

E pėrsėrita veprimin e krenarisė tash e qartė m'u shfaq njė leckė e pėrlyer

Varur nė njė gozhdė

 

E mjera unė

Pėr kėtė shqetėsim qė m'u paraqit me formė e lėndor

 

Ky qenka burimi i zgjyrės

Qė po nxin dhomėn time

Edhe detin e pafajėsisė

 

E bashkė me durimin tim

Tė cilit i lakoheshin kėmbėt nga pikėllimi

Mbi shpatullat e njoma dolėn mundimi e lufta ime

Dorė pėr dore

 

M'u bashkuan nė anijen e rrezikuar

Tė ballafaqohemi me gėnjeshtrėn

E mbuluar

 

E shtati mė erdhi mė i rėndė se pesha e kryqit

E ngrita dorėn kah lecka qė rrinte aty

Si korb i paftuar

 

E pa cipė hapte krahėt e zezė

Ta mbulojė turpin me fshehtėsi Qė s'mbulohet dot

Ra lecka poshtė duke lėnė binarė tė zezė

Prapa vetes

 

E nė gozhdė

Luhatej fytyra shumėngjyrėshe

Qė e kishte harruar ai

E kishte dalė me fytyrėn tjetėr

Derisa pelini rridhte nga sytė

E kėsaj fytyre

 

Dhe mbushte zemrėn time

Vaji im e ngulēonte ngushėllimin

Qė ma jepte muza

Pėr fytyrėn e tij tė parė

Qė kacavirret nga jashtė.

Nė vjershėn time

 

S' MUND TĖ VIJ ME TY

 

Ti mė vjen mbėshtjellė me kinda paqartėsie humbur

 

E mė sillesh krekosur si noti nė sheti

I fėrkon sytė tė mė gjesh mua lart

 

Shikon papėrcaktueshėm ti

Po e shoh se s'ta kap syri yllin e mėngjesit

Ende sillesh kohėve tė kuqe

E mė flet pėr bukurinė nga rruga

Ti

E mė fton tė rrimė

Me fjalėt e zbrazura tė dua

Hajt tė pushojmė nėn hije tė arrės

Mė thua

Derisa je i zėnė me varrimin e viteve

Rrugėve tė verbėta tė botės

Ti mė fton nė Evropė ta vjedhim njė ēokollatė

Ta bėjmė njė sheti me qen

Nga Zelanda ta mbrojmė atdheun

Ndoshta do tė dėshpėrohesh sy shkruari im

Por unė s'mund tė vij me ty

Shkova mbi kėtė re tė bardhė

T'i shoh gjurmėt e kadmit plak.

 

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj

(Botuar nė “Gazeta e Athinės”, prill 2009)

 

HEREZIA ARTISTIKE

E POETIT GENC LEKA

 

 

 

 Nga Astrit BISHQEMI

 

"Lirika plot do lėnė pas poetėt"

 

Njė pasdite tė ngeshme, duke gėrmuar nė njė tog librash tė vjetra, gjej njė dyfletėshe me shkrim tė bukur, tė njohur, tė dashur. Sytė mė ndalen te vargjet kuptimplote:

"Lirika plot do lėnė pas poetėt

pėr mallin, helmin, gazin e pafund!"

Zemra mė drithėrohet.  Janė vargje tė njė tjetri Trifon Xhagjika, lirika qė la pas njė shoku im, njė miku im…

Quhej Genc Leka. Natyrė e shkathėt dhe e hedhur qysh nė fėmijėri. I zgjuar, gazmor plot ėndrra pėr jetėn. Por "Ah ėndėrrr’ e kaltėr u kėput nė mes!. . .".  Njė ngjarje e hidhur ia ngriu gazin nė buzė, ia errėsoi diellin, e tkurri e ngathtėsoi. I ati, Bardhoja, nėpunės i thjeshtė nė qytetin e vogėl tė Librazhdit, arratiset pėr t`u shpėtuar pėrndjekjeve politike. Ishte viti 1952. Atėherė familja u cilėsua me biografi tė zezė. Djali 10-vjeēar e ndjeu mungesėn e tė atit nė shtėpi e nė jetė. Nė zemėr iu krijua njė boshllėk qė nuk do i mbushej kurrė. Shokėt i druhen.  Fėmijėt e tjerė edhe nė lojė i largohen, sikur tė kishte zgjeben. Kjo braktisje e lėndon tepėr njomėshtakun e ndjeshėm. I tronditur, ai mblidhet nė vetvete.  Po shkollėn e ndjek. Gjithnjė shkėlqyeshėm nė mėsime. Duke u strehuar te ndonjė mik i dikurshėm i tė atit, me vėshtirėsi, me mungesa e sakrifica tė mėdha, vazhdon nė Elbasan padagogjiken. Pastaj mėsues, doemos nė zonėn mė tė thellė malore tė rrethit tė Librazhdit, siē ėshtė Ēermenika. Nė Orenjė (Gurrė-Gegė) e nė Zdrajsh. Tip i rregullt, i  thjeshtė nė veshje e nė sjellje, meditues, fjalėpak. Punon me pasion. I dashur, i ngrohtė e komunikues me nxėnėsit e kolegėt. Njihet me njė mėsuese, vajzė nga rrethi i Korēės, martohet e  krijon njė ēerdhe tė ngrohtė familjare. Duket sikur fati nuk po tregohet njerk me tė… Kohėn e lirė nuk e kalon kot. Ėshtė i apasionuar me letėrsinė. Rri deri natėn vonė sipėr librave, me dritėn e mekėt tė llambės sė vajgurit. Njeri i talentuar. Shkruan pa rreshtur vargje. Nga ato mundi tė botonte vetėm disa poezi te "Zėri i rinisė" e te "Pionieri" ("Rrethi i hėnės", "Harabelat" , "Kjo rrugė", "Oxhaku" etj). Pasdite e gjen nėpėr shtėpitė e fshatarėve, duke biseduar me tė moshuar. Mbledh folklorin e trevės: kėngė, pėrralla, gojėdhėna, legjenda, fjalė tė urta, doke e zakone pėr raste gėzimi e hidhėrimi, pėr dasma e kobe. I hedh pastėr nė fletore tė gjitha ato e i nis herė pas here pėr nė Tiranė. Qe njė bashkėpunim i frytshėm me Institutin e Historisė e tė Gjuhėsisė.

Po ja qė erdhėn ditė mė tė zeza pėr "tė deklasuarit". Nė valėn e hienės famėkeqe luftė  klasash, mė 1966 pushohet nga puna si intelektual me njollė nė biografi (Si mund tė edukonte me moralin komunist brezin e ri biri i njė tė arratisuri?!). Lė shkumėsin e rrok kazmėn. Punon nė fermė. Mė tej detyrohet tė kthehet nė fshatin e lindjes, Bėrzeshtė. I provon tė gjitha punėt: herė me shatė nė bujqėsi, herė bari lopėsh, herė punėtor ndėrtimi. Po nuk e lėnė tė qetė.

Reth viteve 1976-`77 nė kooperativėn bujqėsore tė fshatit Sigurimi zbulon "njė grup armiqėsor" qė kishte dėmtuar e vjedhur drithė, gėlqere, ēimento etj. Me sabotuesit, arrestojnė edhe Gencin, sė bashku me shokun e tė afėrmin e tij Vilson Blloshmi.

Edhe ky Vilsoni ishte djalė me vullnet. Mbaroi pedagogjiken, por nuk e lejuan tė punonte asnjė ditė mėsues. U detyrua tė shkonte punėtor nė minierėn e hekur-nikelit tė Prrenjėsit. Me gjithė lodhjen e skėterrshme tė nėntokės, pas turnit e gjeje pėrsėri mbi libra.  Pėrvetėsoi disa gjuhė tė huaja. Madje u zhvillonte kursin e gjuhės frėnge inxhinierėve tė minierės. Krijon aty-kėtu edhe vetė ndonjė gjė letrare, po mė tepėr pėrkthen. Veē citimet e barcoletat e tij cilėsohen si "helm i sheqerosur", se u vrasin veshin njerėzve tė piramidės moniste. Ndaj ata i gjetėn ditėn e i hodhėn prangat.

Muaj tė tėrė tortura ēnjerėzore. Akuza pėr dy kushėrinjtė ėshtė e rėndė, e paimagjinueshme, e pėrbindshme: "Keni shpifur pėr realitetin tonė tė mrekullueshėm, pėr jetėn tonė socialiste, pėr njeriun tonė tė ri: keni frymėzuar dėmtuesit e kooperativės, keni sharė kupolat, keni qenė tė pakėnaqur; keni shkruar poezi kundėr frymės socialiste, keni komentuar Khajamin, keni lexuar "Biografinė e Muhamedit" si dhe poezi dekadente tė Bodlerit me shokė, keni…". Njė gjyq i gjatė (6-13 qershor 1977), model, i montuar, i turpshėm. Me dėshmitarė nga mė tė pafytyrshmit. Me dashje e padashje, sollėn edhe mėsues letėrsie tė shkollave tė rrethit pėr tė "komentuar" poezitė e Gencit, pėr tė dėshmuar pėrmbajtjen disidente tė tyre. Pėr tė njėjtin qėllim paraqitėn para gjyqit edhe reēenca nga Tirana "tė shokėve" tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Dhe, sė fundi, dėnimi i paramenduar qysh nė fillim: me vdekje! O errėsirė e Mesjetės! O inkuzicion i tmerrshėm! Me vdekje, sepse guxuan tė mendonin e tė flitnin ndryshe nga mediokriteti i kuq! Nė pushkatim dy njerėz nė moshėn mė tė bukur! Genci as 36 vjeē, Vilsoni as 28. Mė 17 korrik 1977 plumbi i zi qėllon qorrazi zemrat e pafajshme, kėngėt e pakėnduara.

…Gishtėrinjtė mė dridhen nga emocioni. Sytė mė rrėmbushen. Gjoksi mė hidhet. Nė duar mė rėndojnė vargjet e poetit. Nuk janė nga mė tė spikaturat poezi tė tij, megjithatė mund tė dėshmojnė pėr talentinm e Gencit. Dhe unė ndjej detyrimin moral qė t’i bėj pronė tė tė gjithėve ato vargje, qė munda t’i shpėtoj nga pėrndjekja, nga gjuetia e shtrigave. Rreh njė zemėr e lėnduar aty, njė zemėr qė "dridhet si njė zog i vrarė". Vlon nė to "si det me dallgė shpirti me ballada". Ėshtė shpirti i poetit, qė nė vendin e panjohur ku e kanė groposur, ende nuk po gjen prehje, por gurgullon i nxehtė, si ujrat termale nga thellėsitė e nėntokės.

Sot, pas pesėmbėdhjetė vjetėsh, tė falem ty, Demokraci, qė mė dhe mundėsinė ta shqiptoj me plot gojėn emrin e shokut e tė mikut tim tė dikurshėm!

 

Dhe ja poezitė e Gencit:

 

1.

 

...Ēdo vjeshtė vinte njė varg me ciganė..

dhe kėndonte plot mall e trishtim:

" Se si janė, ca gra, se si janė…

… Ah, tė vrasin me fjalė, moj dade

dhe tė ngjallin veē me njė vėshtrim!. . ."

 

Dhe shkuan ciganėt nė rrugėt plot fletė,

me kėngė, me kuajt revanė…

dhe pas i pėrcillte plot duf njė gėrnetė,

siē ndizet veē shpirti cigan…

 

Ah,  prap er’ e vjeshtės m’i zgjoi kujtimet

me kėngėn e vjetėr cigane pėr gratė…

Nė vitet e brishtė mė ēojnė mendimet

(si vesė mėngjesi m’u tretėn gėzimet…)

dhe thinjat m`u shtuan ēdo natė!…

 

Se si janė ca gra se si janė!

gjithnjė mė mundon ky mendim….

Po pse, o ciganė, a gjetshi belanė.

me kėngė me kuaj ēuditni dynjanė

dhe vjeshtės kėndoni me mall e trishtim

Se si janė ca gra se si janė?!…

 

Shtator 1970

 

2.

 

KUJTIMI YT mė hodhi kėtė natė

nė thellėsinė e brengave pa fund…

(Ah, ėndėrr’ e kaltėr u kėput nė mes!…)

Dhe nis mendimi rrugėn mė tė gjatė,

por shteg’n e blertė nuk e gjen gjėkund,

ndaj VEZULLON ēdo mbrėmje…

                                      ēdo mėngjes!…

                                 

Pranverė 1972

 

3.

 

Kjo zemėr hidhet si njė zog i vrarė

si det me dallgė shpirti me ballada

Mė djeg kjo flak` e dashuris’ sė parė

Dhe dritė hedh tani mbi tri dekada.

 

Pranverė 1972

 

4.

 

Qyshkur rėnkon e hesht ti zemr’ e mjerė.

Qyshkur, ti shpirt plot derte s’je i qetė!

Veē . . . nw s’ju ēeli edhe kjo pranverė

. . . Pėr jetė jini tharė. . . ah,  pėr jetė!

 

 Janar 1971

 

5.

 

O ėmbėlsi e viteve rinore…

o pika lot, o drithma mallėngjimi

Pse ma tronditni botėn shpirtėrore

me brenga, mall e zbrazėti dyshimi?...

 

Nė cilėn zemėr hytė si pranverė

dhe nuk i sollėt zemrės lumturi?

Por kur derdh vjeshta fletėt nėpėr erė

pranverė na do zemra pėrsėri!…

 

Dhe sa mė shumė do shkojnė vjetėt

Zėmrat s’do ndjejnė qetėsi gjėkund`…

Lirika  plot do lėnė pas poetėt…

Pėr mallin, helmin, gazin e pafund!

 

O ėmbėlsi e viteve rinore,

nė cilėn zemėr hyre nė fillim?

Si erdhe ti prej viseve qiellore