
Bashkėshorte dhe nėnė e tre fėmijėve tė rritur. Kaq shohin rrugėt e qytetit. Unė veten e shoh herė si dru, herė si flutur, herė si lule me aromė kundėrmonjėse prej femre e njeriu te ngacmuar sė brendshmi. Jetoj e vdes sipas rrethanave.
Linda me lule kumbullat, u rrita me gjirin e nėnės, me ujra dėbore, ajėr tė ngjeshur me ozon, me xixėllonja e jargavanė. Pasi mėsova kodin e deshifrimit udhėtoj nė vragė librash. Miqtė e mij janė Ēehovi, Dostojevski, Remarku etj, etj, dhe poetėt bashkėkohės. Prej magmės qė mė vlon pėrbrenda gjetėn kraterin tre gjuhėza flake:
Me zėrin tėnd, poezi - 2005.
Rruga pėr nesėr, haiku - 2007.
Gishti i dheut tė dhembshur, poezi - 2008.
Dhe kohė pas kohe nė periodikė letrarė e suplemente artistike me poezi, ese, tregime si dhe nė antologji tė ndryshme pėrmbledhėse tė takimeve poetike nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė e Kroaci ku kam marrė pjesė disa herė e ftuar
Ky cikėl poetik i titulluar Pėrsiatje vjeshte ėshtė pak prej kėsaj vjeshte qė u shtresėzua nė shpirtin tim si palimpsest ndijimesh e pėrjetimesh pa fund.
NĖ ERĖ
Asgjė s'kujtoj nga peizazhet e para njėmijė viteve, kur isha pluhur
As se si u gjenda nė largėsitė astronomike tė relievit tė pėrthyer tė trupit tė babait
E me sa mund mė mblodhi pikė-pikė me rrėmbat e gjakut
kur mendoi tė ndėrtonte mbi shpatulla ēerdhen e zogjve tė vet
As se si u bėra zemra e Big Bengut qė i plasi nėnės nė zgavrėn e barkut
Me xixėllonja e aroma jargavani parfumon nė kujtesė koha
kur rritesha si flutur, duke djegur flatrat ditė e duke i endur natėn mė tė bukur
Herė flakė e zjarr, herė borė e akull
Herė e vdekur shkoj nė funeralin tim
Rimishėrohem nė stacione dashurish
Nė vragė dyshimesh udhėtoj
''Kush jam, ku shkoj?''
Si unazė Saturni mė rrethon njė magjepsje mashkullore
Si zė pėrherė nė erė
Dhe ndihem femėr
Frut ekzotik, me aromė dhe shije njeriu tė mirė
Pėrshpirtje me gjethe
Tė dashurit tanė tė vdekur janė kėtu
Ati im, Njeriu yt, dhe nėna ime gjithashtu
Kujtoj njė vjeshtė teksa mundohej
Njė pirg me gjethe ti bėnte zap me fshesė tė bredhtė
Ato si gjuhėza flakėsh e qerthullonin, i masnin shtatin
Ajo dihaste ,bėnte pirueta si balerinė
Era i rrėmbente frymėn e zėshme dhe lahurinė
Ja, tek e shoh
Statujė tė ajėrt nė shtjella gjethesh
Zėri i saj janė kėto tinguj e ngjyra vjeshte
Tė dashurit tanė tė vdekur janė kėtu
Dhe nėna ime gjithashtu
Se ėshtė kjo vjeshtė
Dhe kjo vjeshtė
Ėshtė gjithėsia e paskaj
Sepse jam unė
Shigjetė e flakur e harkut tė saj.
MUNDEM
Nėn kėtė qiell plot yje tė shndritshėm
Plot frymė shpirtrash qė vibrojnė
S'jam thjesht soditės
Nė universin e pa fund jam grimcė e gjallė
Jap sa mundem
Marr sa mė duhet
Me fjalėn e artė
Ndjenjėn e zjarrtė
Njė gur qė vegjeton nė anėn tjetėr tė horizontit
Mundem ta zgjoj
Ta shndėrroj nė trup elektik
Nė Diell tė vogėl
VETĖM NJĖ HERĖ NĖ TERRITORIN
E TĖ MARRĖVE
Do kridhem nė vezullimet e pijes fisnike
Nė fund tė gotės tė gjej guximin
Tė dal nga rreshti
Ku tė gjithė hedhim hapin uniform
Dhe do kaloj nė territorin e tė marrėve
Ku rend e rregulla janė analfabetė
Ku gėzimi shpėrthen si verė e vjetėr
Nė eliksirin e pijes sė fisshme
Do zbuloj Ishullin e Pashkėve
Ku ora e busulla ēmenden
Nė ma mohofshin vendin nė rresht
Mes vezullimeve le tė vdes
Si peshk i lumtur nė korale
Se rron kush rron
Sikur dhe vetėm pėr njė ditė nė territorin e tė gjallėve
UNĖ VETJA TJETĖR
Ajo ėshtė lėnda unė brenda saj
Herė e mbėshtjell si njė mantel
Herė qėndroj heshtur pėrmbi tė
Dhe e kundroj
Se si firon, numėron eshtrat dhe i rendit
Dhe formėson sėrish strukturėn
S'ka faj
Udha e Sizifit pluhur e gurė
Pas ēdo fitoreje njė tjetėr kurth
Shkrihem me tė, e puth e qaj
E fajėsoj dhe e mallkoj
E lė mbi shtrat dhe ku mė thėrret muza iki larg
Dhe kthehem prapė
Unė fluidja
Unė e magjishmja
E perėndishmja
KAQ PAK TIRANĖ
Nė rrugė e sheshe, kafe e pub-e, periferi e ministri
Si duhmė province nėpėr urbanė
Tė ngulen nė brinjė, si rėrė nė retinė
Minifundi-xhubleta, plisi-kasketa, fisi -murrizi
Se gjen pak Tiranė prej dheu tė butė
Nė Tiranė kanė zbritur malet me gjithēka
Me doket e risitė
Me kafen nėn gju, fishekun nė pajė
Me burra e gra, fėmijė e pleq, engjėj e dreq
Pak Tiranė fjalėurtė se gjen
Nė tė gjitha dialektet flet
Huri e guri, grushti e pushti, leku e gjerdeku
Gjuha zyrtare e mir(keq)kuptimit
Me kanun ėshtė zgjedhur gjuha e ma[ha]leve
Klithma fasadash tė qelqta, billborde, gazeta
Antena flugerė nė erė
Tė ngulen si spica nė shqisa
NĖ UDHĖTIM
S'jam si dje
planet i ngrirė
trukuar bukur e mirė me ngjyra e gjeste
blerė lirė nė shitoret e etikės
Hedh hapat mbi gjethe tė rėna
pa dhimbje se ato vdiqėn
Dhe ato vetė flakėrijnė nėpėr erė e heshtin pellgjeve
sikur e dinė
se nė mos zogj
do bėhen ujė
dhe pranverėn a ardhshme
pėrmes trupit tė pemėve
sėrish do bėhen gjethe
e do mbushin ajrin me pėshpėrima tė klorofilta
S'jam si dje
sot udhėtoj si kėngė, si lumė,si gurgullimė
Shkaku?
Dy sy qiellorė brenda meje
Pėrgatiti Andi Meēaj
POEZI NGA SABIT IDRIZI

Sabit Idrizi u lind mė 16 shtator 1955 nė Cerajė, fshati mė verior i Kosovės i banuar me shqiptarė. Ka studiuar gjuhėn dhe letėrsinė shqipe. Deri mė tash ka botuar kėta libra: "Pesha e fundshekullit", poezi, 1995; "Pėrderisa ėshtė e martė", poezi, 1997; "Diell me dhėmbė", poezi, 1998; "Finalja e zhgėnjimit...", ditar, 2000; "Mbretėresha ėshtė gjallė", poezi, 2006; "Zarfi", roman, 2008. Pėrveē ēmimeve tjera letrare, Sabit Idrizi ka marrė edhe ēmimin letrar nė nivel gjithėkombėtar "Konstandin Kristoforidhi", i cili jepet nė Elbasan. Qė nga mbarimi i luftės ėshtė shef i Sektorit tė Kulturės nė komunėn e Mitrovicės, punė tė cilėn e kryen edhe tash. Tani e shtatė vjet me radhė ėshtė edhe kryeredaktor i revistės letrare "Fjalė e valė", tė cilėn e financon Kuvendi i Komunės sė Mitrovicės, e tė cilėn e nxjerr Shoqata e Shkrimtarėve tė Mitrovicės "Jakup Ceraja". Ėshtė redaktor, recensent apo redaktor gjuhėsor i mbi 60 librave tė autorėve tė ndryshėm. Shkrimet e tij letrare janė botuar nėpėr shumė revista dhe gazeta qė dalin anekėnd trojeve shqiptare. Qė nga viti 1997 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė Mitrovicė.
Vlerėsime tė publikuara pėr krijimtarinė letrare tė Sabit Idrizit:
...Kjo tregon se Sabit Idrizi ėshtė njė krijues jo lokal i Mitrovicės, por ėshtė njė krijues kombėtar... (Dr. Agim Vinca)
... Poezia, kjo ēfarė e shkruan Sabit Idrizi, ėshtė poezi qė e ruan prestigjin e poezisė, sepse ėshtė poezi e njė shprehjeje moderne e sugjestive, qė kėrkon pėrqendrim gjatė leximit dhe zbėrthimit tė shenjave tė saj gjuhėsore, figurave, metaforave, krahasimeve, antitezave, paradokseve, alegorisė, ironisė, aty-kėtu edhe simboleve, nėpėrmjet tė cilave poeti i shqipton idetė, emocionet dhe botėkuptimin e vet... (Dr. Agim Vinca)
... Ai (Sabit Idrizi) ėshtė njė autor qė ka talent e dhunti krijuese, qė e do krijimtarinė dhe gjuhėn nė tė cilėn shkruan. E dashuron doemos gjuhėn e poezisė, gjuhėn e artit poetik... (Dr. Agim Vinca)
... Sabit Idrizi (1955) ėshtė njė zė i veēantė nė mjedisin tonė krijues... (Fazli Hajrizi, prof.)
... Poeti Sabit Idrizi ka qėndrim aktiv ndaj jetės. Ai ėshtė poet me talent, poet i ndjenjės sė disiplinuar, poet qė mendon shumė, po qė shkruan shkurt, poet i prirur pėr njė ligjėrim tė figurshėm e metaforik. Poezia e tij, e thurur me njė gjuhė mjaft bashkėkohore, imponon njė ndjenjė vėrtet tė ngritur tė nevojės pėr lexim tė vėmendshėm, disa edhe pėr rilexim tė thelluar e studioz. Pra, poezia e tij ėshtė e prirur pėr njė elitė lexuesish... (Fazli Hajrizi, prof.)
...Poezitė e Sabit Idrizit, edhe pse tė shkurta (miniaturale), shpesh janė poemė, njė vepėr e tėrė qė tė provokon ta lexosh e ta rilexosh, ti qasesh e tė meditosh rreth nuancave kuptimore e artistike qė i artikulon fuqishėm... (Fazli Hajrizi, prof.)
... Sabit Idrizi ėshtė, padyshim, njė ndėr zėrat autentikė tė poezisė shqipe qė krijohet sot nė Kosovė... (Dr. Agim Vinca)
... Tipar qė e dallon poezinė e Sabitit ėshtė dendėsia e fjalės, pra konciziteti i shprehjes, por edhe ironia. Sabit Idrizi ėshtė njė autor qė e zotėron mirė njė nga mjetet mė tipike tė poezisė moderne dhe postmoderne, ironinė... (Dr. Agim Vinca)
... Sabit Idrizi, me njė shije tė hollė dhe me njė varg jashtėzakonisht mirė tė realizuar, pėrherė i ka qėndruar besnik poezisė mbretėreshės sė arteve... (Riza Haziri, prof.)
... Sabit Idrizi ėshtė njė poet autentik nė letėrsinė shqiptare, qė ka krijuar individualitet dhe mėnyrė tė veēantė tė shprehjes... (Dr. Agim Vinca)
... Poeti Sabit Idrizi ka depėrtuar mjaft thellė nė psikologjinė e njeriut tonė tė shqetėsuar, nė aspiratat shekullore, duke ēmistifikuar rrethanat qė dikur ishin tė pazbėrthyeshme, qė tė mos thuhet tė paarritshme... (Dr. Shyqri Galica)
... Poezia e Sabit Idrizit karakterizohet, para sė gjithash, nga shqiptimi i mendimit tė thellė, figurat, shprehjet e lidhura dhe koncepti refleksiv... (Dr. Shyqri Galica)
... Sabit Idrizi ėshtė njė poet i veēantė, me njė vokacion tė vetin poetik tėrėsisht origjinal... (Ejup Ceraja, prof.)
... Poezia e Sabit Idrizit ka mjaft antiteza tė qėlluara me tonalitete tė reja poetike, ku dėshmohet pjekuria e tij krijuese dhe ku shprehen tė gjitha veēoritė e poezisė autentike, pikėnisjet dhe venerimet e marrėdhėnieve tė tij ndaj jetės, ndaj vendlindjes dhe ndaj kohės e pakohės nė pėrgjithėsi... (Vezir Ukaj)
... Poezia e Sabit Idrizit ėshtė e njė niveli tė lakmueshėm ideoartistik... (Mexhid Mehmeti)
... Njė lirizėm i veēantė, tėrheqės, qė mund ta krijojnė vetėm poetėt e talentuar... (Dr. Shyqri Galica)
KA KOHĖ...
Ka kohė qė pėrpiqem pėr tju thėnė diēka
Diēka pėr kurrgjėn, diēka pėr gjithēka
Ka kohė qė nshurdhėsi po mpėrplaset fjala
Pėr do kohė tė mira, pėr do kohė tpėrdala
Ka kohė qė po pres tė ma vėni veshin
Ju qė iu ka dalė tambli mbi pėrsheshin
Sdi pse ndiej nevojė pėr ta thėnė njė fjalė
Se ende skam vdekur, se ende jam gjallė
Sdi pse ndiej nevojė tmė dėgjojė dikush
Kur thellė brenda meje diēka djeg si prush
Ka kohė qė jam mbyllur ntimen dashuri
Lamtumirė o fjalė, lamtumirė njerėzi...
PĖRDITSHMĖRIA
Mė tmerron, mė ēmend kjo njėjtėsi
Qė nesėr do tė kthehet nė mall
Nė dashuri...
PRAPĖ
Prapė diqysh si tym
Diqysh si mjegull
Edhe pas gjithė asaj stuhie
Prapė diqysh si natė
Diqysh si terr
Dikush kėtu prapė po ma vjedh diellin
VĖLLAZĖRISHT
Pėr hir tė paqes
(Qė aq shumė i duhet kėtij vendi tė shumėvuajtur)
Hisen time tė Atdheut
Sėrish ma vodhėn pronarėt e lirisė
E shoh pėrditė kah e bartin poshtė e pėrpjetė
Me vetura luksoze
Ata me tė cilėt dikur u morėm vesh ndryshe
Nga gjithė ato ėndrra tė pėrbashkėta
Qė dikur i ushqenim vėllazėrish
Sėrish vėllazėrisht mė ra hise skamja
Edhe ajo e pafytyrėsisė, natyrisht...
POROSI
Pėrpiquni qė ta kapni nė horizont rrezen e parė tė diellit
E ta shpėrndani gjithandej nga ka natė
Pėrpiquni qė ta prisni nė qepallė pikėn e parė tė vesės
E ta derdhni gjithandej nga ka etje
Pėrpiquni qė ta bluani nė shuplakė kokrrėn e parė tė pjekur
E ta gatuani gjithandej nga ka uri
Pėrpiquni qė kurrė tė mos ketė urrejtje
Pėrpiquni qė pėrherė tė ketė dashuri
LIRIA
Liria ėshtė e drejta qė tė mos kesh kurrė tė drejtė
Ta bėsh pazar diellin
Ajo ėshtė gjithēka e mirė qė e dėshiron
Edhe pėr atė tjetrin
Liria ėshtė vėnia e dorės nė zemėr
Kur tė vjen nė shteg tė bėsh ēka tė duash
KĖRKOJ TĖ ZHVILLOHEN HETIME
E di
Tė gjitha fajet pėr vdekjen time
Do tmi shkarkojnė aty te varri
Eh, i shkreti
Do tė thonė
E mbyti veten pėr kurrgjė hiē
Dhe do tė kthehen ashtu pikėllueshėm
Pėr tia ngrėnė sėrish mushkėritė
Ndonjė poeti
PA IDENTITET
Ju mund tė mė vidhni diēka nga lashtėsia ime e heshtur
Siē vidhej dikur Pema e Ndaluar nė Kopshtin e Praruar tė Edenit
Ta vendosni nė ballė si mėkatin qė sfalet
Dhe tė niseni pėrpara ashtu hajnisht
Mund tė ecni ashtu me shekuj
Me mileniume mund tė ecni
Dhe vetėm kur tė mbėrrini atje ku smbėrrihet kurrė
Do ta kuptoni se sa pak keni ecur
Brenda vetes suaj tė rreme
DIALOG ME NJĖ PUSHTETAR
Tha:
- Thonė se poetėt jetojnė vetėm pas vdekjes.
- Po, ia ktheva. Prandaj ne i mbysim ata pėrditė nga pak.
RRUGĖTIM
Tė gjithė e dimė cili ėshtė fundi
Dhe prapė ngutemi andej nga ai cak
Nė fillim diqysh krejt ėndėrrt
Krejt shtruar e marrim kėtė rrugė
Dikur ngadalė nis e na lodhet pritja
Nis e na lodhet ēasti i mbėrritjes diku
Pastaj fillojmė e i shfletojmė pėrmallshėm ditėt
I shfletojmė pėrmallshėm kohėt e lėna peng
Pėrmallshėm kėrkojmė diēka tė fshehur
Diku atje krejt pėrtej tyre
Kėrkojnė diēka qė kurrė nuk e dimė ēka ėshtė
SOT
(17 Shkurt 2008)
E ngjeva penėn nė buzėqeshjet e vonuara tė fėmijėve
Dhe e shkrova vargun mė tė bukur pėr dritėn
I pėrzjeva ngjyrat e tė gjitha puthjeve tė zjarrta
Dhe e pikturova ylberisht dashurinė mė tė virgjėr
I vesova lotėt e tė gjitha nėnave zemėrplasura
Dhe e kompozova himnin mė tė dhembshėm pėr diellin
E mpreha daltėn e ndryshktė nė kujtimet pėrvėluese pėr tė rėnėt
Dhe e latova shtatoren mė tė lartė tė krenarisė
I mblodha tė gjitha ėndrrat e plagosura
Dhe e qėndisa kurorėn e amshuar tė lirisė
KA DIELL PĖR TĖ GJITHĖ
(Shkruar mė 17 Shkurt 2008)
Asgjė e jashtėzakonshme, biri im
Dielli lindi
Nė gjoksin tėnd tė njomė
Nė ballin tėnd tė hapur
Po dritėson
Merre hisen tėnde tė qiellit
E qėndisi shekujt e dashurisė
Me rreze
E as mos ia lė
E as mos ia merr kujt kurrė
DIĒKA MĖ KUJTOHET
Mė 21 mars 2008
Nė bibliotekėn e qytetit tim
Para disa dhjetėra dashamirėve tė letėrsisė
I pata lexuar dy poezi tė shkruara mė 17 shkurt
- Sihariq!!!
Mu drejtua dikush
Me tė mbaruar manifestimi
- E ndaluan sėrish revistėn letrare tė qytetit
- Jo, bre!!!
Kisha pas klithur
Dhe kisha pas dalė nga vetja
Krejtėsisht
Ishte Dita Botėrore e Poezisė
Muaji i Dytė i Pavarėsisė
ATDHEDASHURI NĖ DY VERSIONE
Deri kur dysh-dashuri
Ju kafsho, unė vjell mushkėri
GJUHĖ SHIKIMESH
I vjedhim diēka njėri-tjetrit me nga njė shikim tė vetėtimtė
Pėr ēdo ditė pune aty pėrballė Stacionit tė Autobusėve
Ku takohemi rastėsisht mėngjeseve tė hershėm
Por as pėrshėndetemi kurrė, as prekemi ndonjėherė
As puth buzė tė saja, as ledhatoj bel
Ndaj kjo gjuhė shikimesh, vallė, ēka qė gėrryen kaq thellė
LAMTUMIRĖ E DASHUR
Vetėm kėshtu tė braktisur
Nga jeta ime prej ėndrrash
Tė shoh ashtu siē je
As Mollė e Ndaluar
Qė joshė pėr kafshim
As ethe drithėruese
Nė gjoksin tim
Je veē njė hije
Qė sekziston pa diell
Pėr diell smė deshe
Tash lamtumirė
DASHURI NĖ VENDLINDJE
E shtrij brishtėsinė e gruas sė pėrndeztė
Mbi ashpėrsinė e gurtė tė vendlindjes sime
Dhe bėj dashuri
Deri nė shterje
Deri nė pėrjetėsi
Do tė pėrpėlitem kėtu
Midis kėtyre dy shemrave paqėsore
Qykė
Edhe kjo koka ime e malėsortė
KULLOTĖSIT E ATDHEUT
Dikur
I pėrpija vuajtjet si pilula veremi
Pėr hir tė do rrezeve tė praruara qė na takonin kėtu
Tash
Me mushkėri tė thithura frymoj mbi kėtė dhé
Me do grykės tė mjerė qė kullosin atdhe
SHQETĖSIM
Kemi filluar tė hamė me sy
E tė shohim me tyta
Nė kėtė xhungėl zorrėsh
Tė duam me xhepa
Tė urrejmė me bark
Kemi filluar
Kaherė skemi qeshur me shpirt
Skemi qarė me zemėr
Kah kėshtu, o Tokė?!
Kah kėshtu pa kokė?!
KOZMETIKĖ
Sa shėmtitė
Sa qelbėsirat fshihen
Pas kėsaj perdeje tė aromtė
Plot ngjyra
FĖMIJĖVE TĖ MI
Kėmbėkryq tek dera ua lash zanatin e skamjes
Dhe tė drejtėn pėr ta shikuar atdheun
Pėrherė nė sy
POEZI
Tė pafatėt stė kuptojnė
Tė marrėt ēmenden pas teje
Tė ēmendurit tė krijojnė
JETĖ
Sa herė qė tthėrras nballafaqim
Ti mdel matanė kohės
E ma tregon pragun
E kalltė si kurva
Mkthehesh pastaj natėn
E mi pėrflakė ėndrrat
Aq e lavirtė po mė dėftohesh
Sa kurrė nuk mund tė tė jetoj ndryshe
Pėrveēse njerėzisht
TI DHE ATDHEU
Pėrditė ia gėrryen zemrėn
Si urith nėn dhé
Dhe pa fije turpi
I thua atdhe
QYTETIT TIM
(Mitrovicės)
Kotu, qyteti im i dyshtė, kotu
Nė djep tė plumbtė mesjete
Po ta pėrkundim ėndrrėn e zgjimit
Pėrgatiti Andi Meēaj
VULLNET MATO
(poezi tė zgjedhura)

Poet dhe prozator, lindi nė Sarandė mė 12 nėntor tė vitit 1937. Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes. Pėr shkak se i burgosėn babanė pėr agjitacion dhe propagandė u la disa vite pa punė. U detyrua tė largohet nga Saranda nė moshė tė re dhe shkoi pėr tė punuar kinomekanik nė kinematė e sharrave Hotolisht e Stravaj dhe mė pas nė qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencė Liceun Artistik tė Tiranės pėr pikturė dhe studimet e larta nė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Tiranės nė degėn Gjuhė letėrsi shqipe. Punoi drejtor nė shtėpinė e kulturės dhe nė muzeun e kėtij qyteti. U pranua anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qysh nė vitin 1970. Botoi publicistikė dhe letėrsi artistike nė mjaft organe tė shtypit. Bėri disa skenarė filmash dokumentarė dhe kronika tė TVSH. Mori pjesė nė festivalet kombėtare tė Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi ēmime pėr tekstet. Dy tregime tė tij u pėrkthyen dhe u botuan nė shtypin e huaj. Disa cikle me poezi tė tij u inskenuan tė recituara nga aktorė tė Tetarit Popullor. Pasi u bė i njohur me krijimet e tij u tėrhoq nga redaksia e Revistės YLLI ku u emėrua redaktor. Por njė vit mė pas u vėrtetua mungesa e garancive tė nevojshme politike dhe me urdhėr nga lart e kthyen sėrish nė Librazhd, ku u dėrgua disenjator nė repartin e pikturės. Mė tej, punoi mėsues nė gjimnazin e qytetit. Dhe nė vazhdėn e keqtrajtimit tė herėpashershėm klasor u dėrgua mėsues nė shkollėn e mesme tė fshatit Qukės. Me ndėrrimin e sistemit u emėrua shef nė drejtorinė arsimore tė kėtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Librazhdit. Vitet e fundit jeton e punon nė Tiranė. Romani i tij Lakmia U nderua me ēmim nė konkursin e Ndėrmarrjes botuese Gjon Buzuku tė Kosovės. I janė pėrkthyer jashtė shtetit tregime dhe poezi tė ndryshme. Disa nga romanet e tij janė tėrhequr nga bibliotekat e mėdha tė shteteve tė huaj. Ka faqe tė veēantė nė internet me: http.vullnetmato.tripod.com Kryen detyrėn e kryeredaktorit tė gazetės periodike DOMOSDOVA. Ėshtė autor i vėllimeve poetike: TINGUJ MALESH (1969), KRAHĖT E ERĖS (1972), NINULLAT E HEKURIT (1984), DRITARET E PRILLIT (1994) dhe i Vėllimit me poema KATĖR PLAGĖ TĖ SHQIPĖRISĖ ( 1999). Ka botuar vėllimet me tregime E FSHEHTA TRONDITĖSE( 1999) KLITHMAT E MISHIT TEE BARDHĖ (2006). Romanet: UJĖSINOR (1976), ERA E KĖSAJ KOHE (1984), LAKMIA ( 2000), MATURANTĖT (2002), DAMKOSJA E ENGJĖJVE (2004) MARRĖZIA E MADHE (2008), MATURA E PAHARRUAR 2009.
LETĖR NĖNĖS
(Mbetur pa botuar nga censura e kaluar)
Kėtė letėr pėr ty,
moj Nėnė e shtrenjtė,
po e nis nga thellėsitė e pyjeve Lindorė,
ku kam gjetur tė drejtėn pėr tė punuar.
Po e nis direkt pėr nė Sarandėn e Jugut fundor.
ku tė kam lėnė si njė ėndėrr tė paharruar.
Po e nis gjethe pas gjethesh,
erė pas erėrash,
mjegull pas mjegullash
rrugė pas rrugėsh,
brigje pas brigjesh,
largėsi pas largėsish.
Po e nis tė lagur me rrėketė e ēiltra tė lotėve,
tė qullur me pikat e gjakut tė tronditur tė zemrės,
tė zbutur me bulėzat e djersitjes pa gjumė,
tė njomur me sekrecionet e artikulimit
tė frazės kryesore:
Oh, pėr ty mė ka marrė malli shumė, shumė !
Po e nis bashkė me kujtimet e largėta,
tok me drithėrimet e fėmijėrisė,
tok me njė gotė tė mbushur
me lot pėr ty,
dhe me urrejtje pėr ata qė mė ndanė nga ty.
Pėr tė ardhur aty,
te rėra e deteve,
te gurėt e zallit,
te lulet e pranverės,
te buzėqeshjet e njerėzve,
te puthjet e vėllezėrve,
te dhimbjet e tė mjerėve.
E dashura nėna ime,
ta dish mirė se nga malli pėr ty
shumė herė kam vdekur,
dhe kur kam kujtuar dashurinė tėnde,
shumė herė jam ringjallur pėrsėri
Pres me padurim tė kthehem,
mė ka marrė etja
pėr pak tinguj nga zėri yt,
pėr pak dallgė nga Joni,
pėr pak ujė nga Bistrica,
pėr pak rėrė nga Limjoni.
Nė valėt e kripura tė zhvishem,
nė gjoksin tėnd tė ėmbėl tė kridhem.
Plagėt e zemrės ti shėroj,
tė gris njė pėlhurė tė zezė
qė dekada me radhė
nga njėri-tjetri na ndau me urrejtje
dhe tju pėrqafoj tė gjithėve
kėshtu siē jam i pėrmalluar pėr vdekje
Stravaj 1957
KRYERRUGA
Ka njė rrugė,
ku edhe zogu nuk lodhet
Shtigjeve tė padukshme tė qiellit tė natės.
Ka njė rrugė,
ku tė pėrcjellin jonet
E njė kėnge tė heshtur nė ajrin e kaltėr.
Ka njė rrugė,
ku gjithkush bėhet erė,
Si maratonomaku drejt qėllimit.
Ka njė rrugė,
ku edhe dėshpėrimi i thellė,
Mund tė risjellė shpresėn e gėzimit.
Ka njė rrugė,
ku vrapon krahėhapur
Dhe nuk ndjen trishtim vetmia.
Ka njė rrugė,
qė tė ndez gjakun:
Kryerruga qė tė shpie te shtėpia.
PYLLI DHE DETI
Mė shkoi fėmijėria mes detit me vėrshime
Dhe mė mbetėn dallgėt brenda gjoksit.
Mė erdhi burrėria mes pyjeve me valėzime
Dhe mė mbeti nė gjak stuhia e motit.
Ndaj kur jam nė det shoh pyllin e blertė
Dhe kur jam nė pyll shoh detin aty.
Sa herė kam vrarė mendjen tė gjej
Ēkanė tė pėrbashkėt kėta tė dy.
Si deti dhe pylli mė rrėmbyen thellėsive
Me frymėmarrjen e gjerė shushurimat, valėt,
Me kafshėt qė sillen pėrbrenda tyre
Me bilbilat, qukapikėt, - ēafkat, pulėbardhat.
Mė magjepsėn tregimet e ashpra tė detarėve
Kur ktheheshin me rrjeta tė rėnda nė muzgje
Dhe mė mahnitėn kallėzimet e druvarėve
Kur zbrisnin me kamionėt e stivuar plot trungje.
Tani mė kanė mbetur nė sytė e kujtesės
E veēanta e tyre dhe ngjasimi i pėrbashkėt,
Por mbi tė gjitha bota e madhe e njerėzve,
Qė ndeshen pareshtur me drurėt dhe dallgėt.
NDONĖSE JAM BURRĖ
Ndonėse jam burrė i rritur tani,
kur vjen vjeshta
e zverdhen portokallat,
kur verdhojnė kopshtiet e vendlindjes sė artė,
mė pushtojnė vetiu
kujtimet e viteve tė para.
Kur vjen vjeshta ēdo mot,
e di ēdo mė thotė:
Pėr fėmijėrinė dhe nėnockėn
qė mė rriti me halle,
me vjetėrsia varfėrie
tė pluhurosura prej lufte,
njė kėmbė me kėpucė, njė me sandale.
Dilja i trishtuar tė prisja vjeshtėn
Dhe me thėngjij vizatoja njė zog.
Nė shtėpinė tonė tė vjetėr te porta.
Ēėshtė ai zog? mė thoshte nėna.
Jemi vėllezėr tė dy, i thosha.
Ndonėse jam burrė
Dhe shumė vjeshtra mė vonė,
Vjeshtėn e hershme
Do ta kujtoj gjithmonė.
ĒMĖ THUA
Sa shpejt mė ikėn dita me ty!
Dielli mė fluturon si zog i verdhė...
E dashur,
mbeta nė dashuri,
si nėn hijen e kėndshme tė fikut nė verė.
Degė tė ėmbla mė ke zgjatur,
Sa lash nėn hije dhe detyrat...
Tė rri?...
Tė rri?...
Ēmė thua, ēmė thua?
Ēmė thotė fiku i ēarė i buzėve tė tua?...
SHTEGTIME
Unė punoj nė Veri.
Tani nė tetor kėtu ėshtė dimėr.
Nė qytetin tim tė Jugut tani
deti ka marrė ngjyrėn e pėrhimėt.
Banorėt jugorė i mbajnė hapur
tė dyja kanatat e gjera tė dritareve,
ndėrsa kėtu
nė biseda me shokėt,
fjalėt e ngrohta nė dalin mes avujve.
Atje nė shėtitoren buzė shkumės,
kundėrmimin e peshkut sjell era e detit.
Dritėn e neonit qė bie mbi ujėra,
si thika tė bardha e presin peshqit.
Kėtu morsi i pikave tė shiut,
ardhjen e dimrit njofton telegrafisht.
Era e ftohtė qė vjen nga malet,
fjalė nė gjuhėn dimėrore ēuēuris.
Atje tani vilen portokajtė,
prej tyre zverdhon gjithė tregu,
thua mbrėmjet e kthjellėta me yje,
tė gjitha aty janė mbledhur.
Kėtu shkunden gėshtenjat me shufra,
kokrrat e tyre zhvishen prej lėvozhgės
dhe nė thasė tė leshtė,
ngarkuar mbi mushka,
sillen nga larg si sekrete tė vjeshtės .
Atje vajzat me fustane tė ndezura
Dhe djemtė me kėmisha tė bardha, bojė qielli,
i sheh tė nxirė, sikur kanė ngrėnė
tė gjithė ēokollatėn e madhe tė diellit.
Pasi kam ngrėnė nga ēokollata pjesėn time.
Por gjithmonė lėpi buzėt padashur
Si shtegtar i etur i klimave dhe stinėve.
NĖ VEND TĖ LETRĖS SĖ PARĖ
Tungjatjeta Neri, Neri...
Tungjatjeta shoqe e largėt.
Ti numėrova buzėqeshjet
dhe ti mblodha gjithė fjalėt.
Asaj dite qeshe shumė,
atė ditė shumė fjalė fole.
Gazin ma derdhe nė gjoks,
fjalėt nė mendje mi mbolle.
Mbolle jargavanė tė kuq,
manxuranė e rozmarinė.
Gjithė ēmbolle atė ditė
zunė njė nga njė tė mbijnė.
Sot tek po vėshtroj tė mbjellat,
rashė nė hall me artė ditė...
Ti i mbolle kollaj fare,
Po unė sdi si ti vadit !...
VAJZA E PORTOKALLEVE
(Idil Riviere)
Majė shkallės hip e zbret
Vajza qė mbledh portokalle,
Duarflutura degė mė degė
Qė mė la pa mendje fare.
Javėn qė shpura traktorin
Tė lėroj nė atė lagje,
Dėrgova njė ēamarrok
Ti kėrkoj njė portokalle.
Ajo porsi zog behari
Qeshi dhe rrėzoi shaminė,
Pastaj mė dėrgoi me djalin
Njė limon njė thartovinė.
Ditėn tjetėr dhe njė herė
Kėrkova njė mandarinė.
Po mė bėri pikė e vrer
Me njė qitro verdhurinė.
Ēova fjalė herėn e tretė:
Me tė thartat mė sėmure
Dhe do vdes po serdhe vetė,
O faqeportokallja nure!
Ajo solli shportėn plot:
- Haji tė tė dalė e keqja!...
-Mė shėroi ardhja jote,
O portokall me rrėnje dega!
SARANDA
Kreshta e murrme jug-veri.
Beteja e heshtur qė flet tek qafa.
Rruga
qė zbret e dredhon nėpėr pisha.
Tė rėnėt - ngritur nė piedestalet e larta.
Vurgu i thekur
Dhe Joniku i kaltėr
Dy dete qė ndan Qaf e Gjashtės.
Lindja e gjerė
Me valė grunjėrash, vozitje autokombajnash,
Makinashirėset mbytur nė kapicat e kashtės.
Fshatarėt punėdashės
tė pėrveshur arave.
Bistrica e zbutur me nanurisje gurgullonjėse.
Fshatrat si fjolla tė bardha nėpėr fushė-
Tok e Vurgut
e begatshme,
gjelbėroshe.
Dhe bregdeti pakufi,
me puhizėn e kaltėr,
Me anie tė rėnda, motoskafė, lundra.
Shtėpi dhe palma
qė dridhet sipėr valėve.
Brigje qė ndritin e zbardhėllejnė nga shkuma.
Tallaze tė kripur qė lėpijnė bulevardet.
Silueta
qė humbasin nė thellėsinė e kaltėr.
Peshkatarė ngjyrėbronzi qė kthehen
pėrmbi ujėra.
Fustanebardha qė i presin shkallėve si amfiteatėr.
Ēmė thotė kėshtu buzėqeshja e valės,
Qė shkrihet e pėrmalluar
te kėmba ime?
Tė erdha o vendlindje
si ēafka e detit,
Tė ngjyej krahun nė kaltėrsinė e pėrhime.
NUSJA E RE DHE DETARI
Pas dasmės ai iku me sytė nga toka.
Ajo e pėrcolli me sytė nga deti.
Dallgėt venin e vinin tė forta,
Si puthjet e bardha tė njėri-tjetrit.
Dita mori ngjyrėn blu
Sapo deti u hyri nė mes.
Dielli i saj tani lindte nė muzg
dhe perėndon sėrish nė mėngjes.
Qė nga ai ēast pėr secilin
Toka dhe deti u personifikua,
U bė sinonim i njėri-tjetrit:
Deti - burrė e toka - grua.
AGIMI I STRALLIT
Me uror nė formė zemre
Shkreptinte
Mbi njė copė strall shqiptari...
Pak eshkė tė butė pėrsipėr vinte
Dhe nxirrte thėrrime tė kuqe zjarri.
Gjithė jetėn gurit i kėrkoi pakėz dritė
Secili me zemrėn e vet zjarrmėtare.
Vetėm kur zemrat i shkrepėn bashkė tė gjithė,
Shpėrtheu agimi mbi tokėn stralle.
GJYSHI DIĒKA KĖRKONTE
Gjyshin e pata sevdalli tė pushkės
Dhe ai spati si ndonjėri dy gra.
Po tek humbte larg mbi samar tė mushkės,
Me dy pushkė kishte shtėnė sevda.
Shkoi i bleu tutje nė Selanik
Dy pushkėt si nuse tė stolisura me sėrma,
Dy nuse vetullzeza qė tė shtinin frikė,
Njėra Martinė dhe tjetra Dogra
Gjyshi vdiq nė vitin dyzetė
Dhe sytė nga oxhaku i mbetėn dy ditė.
Skuptohej, mustaqet e ngrehura pėrpjetė,
Apo ēarqet e dyfekėve tėrhiqte me sy.
Kur e panė syhapur njerėzit thanė:
Kėrkon diēka dhe asgjė skėrkon !
Njėrėn nga pushkėt me vete ia dhanė.
Vetullzeza tjetėr polli mė vonė.
O KRISHT, O MUHAMET!
Duke menduar pėr ju
O idhuj tė njerėzimit,
U ndala tek njė pyetje qė kėrkon shpjegim:
Edhe sa kohė
Mund tė ēajnė me padrejtėsi tė liqtė
Dhe prej tyre
Tė mirėt e tė drejtėt
Tė flaken nė zjarr, tė mbėrthehen nė kryq?...
Sepse prej njėzet shekujsh,
Para biblės dhe kuranit tė shenjtė
Mallkojmė kryqėzimin dhe lėngatat
Qė pėsuat ju nga farisenjtė.
Por harrojmė
Se tė liqtė ēdo ditė na shkelin mbi kokė
Dhe gozhdojnė shpirtrat tanė mbi tokė.
TAKIM I PAPRITUR
Takova Atė, qė kam dashur dikur,
Nė moshėn e bardhė ku tė dehin lulet.
Tani ajo ėshtė grua
Dhe unė jam burrė.
Fėmijėt na ka kanė rrėmbyer tė gjitha puthjet.
Por ajo prapė mė bėri tė mendohem
Me vėshtrimin e saj thellėsisht tė menduar
Thonė se dashuria e parė rizgjohet,
Dhe ika me kujdes...
Si nga njė shteg i minuar.
SHTĖPIA E PRINDĖRVE
Shkallėt e vjetra nga u nisa pėr hapėsira
Dhe fiku i vjetėr, si gjysh xhepashkundur.
Nėna sėshtė mė. Duart e saj tė shtrira
Dhe buzagazi te pragu kanė humbur.
Brenda babai, si ulli i kėrrusur plot rrudha
Lexon me kujdes gazetėn e ditės.
Vėllezėrit me nuset shpėrndarė nėpėr punėra,
Fėmijėt te oborri zgjasin degėt e fisit.
Nėpėr mure fotografitė e tė gjithėve
Qė ngjasojnė si frutat e njė pjeshke.
Dhe nė mes, tryeza e madhe e mikpritjes
Ku ēdo kafshatė ėmbėlsohet nga buzėqeshjet.
Kam ēdo ēast njė vėrshim gjaku nė zemėr
Dhe njė rrėke lotėsh gati nė sy,
Kam njė detyrim tė shkruar nė mbiemėr
Dhe kurdoherė njė rrugė pėr te kjo shtėpi...
RIVIERA
Riviera me plazhet
Dhe muzgjet ngjyrė alle,
Ku dielli i madh
Perėndon si portokalle.
Ku theken njerėzit
Nė rėrė e nė hije,
Dhe gjatė shkundjeve bie shiu i ullinjve.
Riviera e bukura e dheut tė artė,
Ku vjeshta kundėrmon vaj e mjaltė,
Ku nga Himara, Lukova, te Qafa e Botit
Ndjehesh si bir i pėrkėdhelur i Zotit.
BRIGJE TĖ VENDLINDJES
Si kam duruar kaq kohė pa bredhur
Brigjet e dashur tė vendlindjes sime,
Pa thithur aromėn e cfakės sė ēelur,
Pa u prehur nėn palmėn degėjeshile !...
Si kam duruar pa u kėrleshur me valėn
Qė kėrcen e thyhet pas gurėve tė bardhė,
Pa ndjellė me thėrrime pulėbardhėn,
Pa peshkuar krapin tek lėshon larvė !...
Si kam duruar pa zėrin e mėllenjės,
Qė ēukit pas pishave boēen me rrėshirė,
Pa ngrėnė fikdetin e pjekur rrėzės,
Pa shkėrmoqur dafinėn erėmirė!...
Si kam duruar deri tani
Peshėn e mallit tė vendlindjes ?
Ndoshta kėtė mund ta dijė
Vetėm bredhi qė nga bora thinjet.
Pėrgatiti Andi Meēaj
POEZI NGA NDUE LAZRI

APOKALIPS
Ky fillim shekulli i trazuar
e gėrvisht botėn si me thikė,
dikush tulatet i frikėsuar
dikush mbi qiejt mbjell panik.
Por ja, mė shfaqesh ti papritur,
dy buzė tė njoma si elips,
edhe pse dukesh kaq e mitur
botės i sjell apokalips.
Globi humbet drejtpeshimin,
paralelet bėhen meridianė,
nė hartė s'e gjej mė orientimin,
asgjėkund tokė, veē oqeanė.
Ti mė afrohesh si kometė,
pėrmes hutimit tim kozmik,
me duart e vogla i largon retė
dhe diellin sjell me atė zė lirik:
-Jam ēupkė e rritur, s'mė shikon?
tė vogėl s'do mė quash njė ditė,
thjeshtė, si njė fllad qė ledhaton
pėr ty kam zbritur nga yllėsitė.
I ēmendur je pėr ēmendurira,
mua ēmenduria me tundon,
le tė fluturojmė nėpėr hapėsira,
ecė, vėri duart mbi timon...
...Qė tė na fshehė nga botė e marrė
i kėrkoj diellit njė eklips
dhe etjen shuaj nė atė nektar
tė buzėve tė tua si elips.
BREGU DHE VALA
I dashuruar pas valės sė kaltėr
bregu vė nė lojė ekzistencėn e tij.
dantella shkumėbardhė e deh si shampanjė,
kur gjuhėza gjarpėrushe nis ta lėpijė.
Dhe lėshohet bregu nė krahėt e valės,
lozonjarja me pėrkėdhelje e bėn si te marrė,
e ai s'e kupton se pas kredhjes nė kaltėrsi
rishfaqet mė i lodhur e mė i dobėt se mė parė.
Vjen batica e vala kreshpėrohet,
nė njė dans makabėr me kamzhik ne dore,
zgalemat lėshojnė klithmat e alarmit
si nje SOS dėshpėrimi pėr bregun e gjorė.
Shkuma e furisė mbi kreshtėn e bardhė
i ngjan jeles sė kalit nė tėrbim,
kamzhiku fshikullon bregun pa mėshirė
e ai kujton ledhjet pėr tė gjetur shpėtim.
Mė nė fund zbatica. E kėnaqur tėrhiqet vala,
me thonj gėrvishtjet e fundit mbi bregun lė,
e ai nga kripa pret shėrimin pėr plagėt,
i mėsuar tė dashurojė e tė vuajė pa zė.
Zgalemat rrahin krahėt e thonė me qortim:
-E sheh? Tė patėm paralajmėruar...
Ndėrsa bregu qė me stoicizėm sėrish valėn pret,
Thotė: -S'ka gjė... jam i dashuruar.
KOLOVAJZA
Mes pemėsh kolovajza e trishtė
gjallėrohet kur ti vrapon drejt saj
e qeshura jote e zgjon tėrė parkun
e s'merret vesh, jemi nė shkurt, a nė maj.
Pa e kuptuar vrapoj edhe unė,
nuk e di mė ē'jam, burrė a fėmijė
nė krahėt e erės nis tė tė pėrkund
e ti klith e dehur: -Me shtyj pėrsėri!
Pastaj tė dy vrapojmė si ēamarrokė,
ca fėmijė na shohin si moshatarė
e ne ndjehemi tė vegjėl si ata
tek rrokullisemi mbi gjethe e bar.
Nė ēast njė flakė ndizet nė sytė e tu,
e njė puthje buzėve ua rrėmbej papritur,
fėmijėt ngrysin vėshtrimin e thonė:
-Skanė turp, bėjnė si tė rritur...
Veē kolovajza e qeshur na pret,
hap krahėt e qetė se tashmė e di
qė prekja ime sėshtė fėmijėrore
kur nėn ledhet e erės tė shtyj pėrsėri.
20 VJEĒE
Njėzet gonxhe shpėrthejnė si fishekzjarre,
e befas qielli bėhet mė i bukur,
me vargje yjesh unė shkruaj nė hapėsirė
-Gėzuar ditėlindjen! Qofsh gjithmonė e lumtur.
Pėrpara teje sot bota ndjehet mė e vogėl,
njė njėzetvjeēare ėshtė superfuqi,
yjet si rruaza mund t'i shkojė rreth qafės
e hėnėn si bizhu ta mbyllė nė kuti.
Me hap sovraneje i pėrshkon rrugėt,
e indiferente vret vėshtrimet lakmitare,
me vibrimet e gjoksit u dridh tokėn beqarėve
kur para tyre kalon ti, 20-vjeēare.
Pak e habitur, ti pyet veten nė pasqyre:
-Mbusha 20 vjeē e ē'ndryshoi nė mua?
Asgjė, gjer mbrėmė ishe tėrėsisht ēupkė,
qė sot do ndjehesh njė ēikė mė grua.
Njėzet trėndafila si prush mė djegin duart
ndėrsa rend drejt teje pėr tė tė uruar,
e m'i shton ca fije flokėsh tė bardhė
pamundėsia tė tė sjell tėrė globin nė duar.
MALL
Ē'ėshtė kėshtu me ne tė dy,
kėsaj pune si do i vejė halli?
Pa u ndarė mirė nga ty
tinėzisht mė pushton malli.
Mall pėr syēkat qiell pranvere,
mall pėr buzkat kuq si gjak,
mall pėr butėsinė prej shqerre,
mall pėr vrullin tėnd zemėrak.
Mall pėr puthjet-llavė vullkani,
mall pėr qeshjen gurgullimė,
mall pėr lotin-gur diamanti,
mall pėr strukjet nė gjoksin tim.
Mall pėr ēastet aq magjike,
kur njė lodėr duket bota,
mall pėr xhirot me lajthitje,
mall pėr grindjet tona tė kota.
Ē'ėshtė kėshtu me ne tė dy,
kėsaj pune si i bėhet vallė,
sa mė shumė qė rri me ty,
aq mė tepėr ndjej veē mall.
NE KRAHĖT E EROSIT
Motive nga Parisi
Poshtė nesh
retė e bardha si ēarēafė martese,
mbi kokė
qielli i kaltėr qė ti e mban ndėr sy
nuk ėshtė avioni qė na shpie nė hapėsire,
mbi krahėt e erosit fluturojmė tė dy.
Poshtė nesh
qyteti i tė dashuruarve, si qiell me yje
miliona zemra qė digjen nėn fjalėt "tė dua",
jo me ashensor ngjitemi mbi kullėn Ejfel
por mbi krahėt e dashurisė qė na lidh ty dhe mua.
Poshtė nesh
sheshi nga nisin tėrė rrugėt e Parisit,
Shamps Elize-ja me luksin e shfrenuar,
283 shkallet e Harkut tė Triumfit
i ngjit aq lehte veē zemra e dashuruar.
Poshtė ēizmes tėnde
kopshti i Tylerive
ti qesh si fėmijė e hazdisesh e lumtur,
pėr njė ēast mė duket se hap librin e Balzakut
e qė andej zbret kurtizania e bukur.
Por hyjmė nė Notre Dame e ti tjetėrsohesh,
Esmeraldėn engjėllore shoh nė hiret e tua,
e unė-Kuazimodo shkoj tė tund kambanat
dhe kupolat ēaj me thirrjen "Tė dua!"
PRANVERE VIENEZE
Vėthkat e Sisit ke vėnė nė veshė
e pallatit mbretėror i bie qosh me qosh,
Perandoresha magjepsėse qė nga portreti pyet:
-Bukuroshe, ke ardhur tė mė sfidosh?
Si nė eter lėviz salloneve tė artit,
Kjo botė luksi e misteresh fort tė intrigon,
edhe pse kurioze, ti ecėn e shpenguar,
kjo siguria jote dhe Sisin ēorienton.
Sytė e bukur me etje i pėrpijnė reliktet,
si nga njė botė pėrrallash dukesh qė je zgjuar,
me harmoninė e lėvizjeve mė befason e s'kuptoj
me ty apo me Sisin sot jam dashuruar.
PIRAMIDA
Dhe ja, mes nesh hyn vija e kufirit,
kalėruar nga ti sėrish me avion,
qė nga ky ēast pėrmes hapėsirash
do mė arrijė veē zėri yt nė telefon.
Kush shpiku kufijtė s'e njihte dashurinė,
ndarjen kish nė shpirtin e njė jete pakuptim
njerėzve u dėftente veē supet e ikjes
e pėr njerėzit mbetet pėrherė anonim.
Njė zemėr e dashuruar pėr fat shpiku kthimin,
qė mė jep sigurinė se ti do vish njė ditė,
me stoicizėm tė pres pėrherė buzė kufirit,
pėr ty i shndėrruar nė piramidė.
KUR TI JE LARG
Hedh hapat e mi nėpėr hapat tanė,
rrugėve nga kam shėtitur me ty,
por vetmia m'i rėndon hapat si plumb,
qenka e vėshtirė tė lėvizėsh pėr dy.
Lodhja mė bėn tė lėkundem si i dehur,
koka e anuar kėrkon supin tėnd,
si somnambul me vėshtirėsi e shmang rėnien,
me vetėdijen se ti je larg, nė tjetėr vend.
Rrėzėlluese ti lėviz nė qytetin e lindjes,
rrugėve tė mbushura me kotėsinė boshe,
admiruesit lakmitarė s'e pėrmbajnė batutėn,
"qėnke rikthyer moj bukuroshe?"
Me triumf ti ēan rrugėt, krenare,
dhe lehtėsisht e hedh pas vetminė,
unė, tepėr larg, me imazhin tėnd ndėr sy,
ndalem pėr njė pauzė tek bari ynė.
RASTĖSI
Nėn diellin e Barcelonės
Studentja Mishele prej Montpeljeje
ish e bukur si perri, si i thonė,
dhe mund tė t'i loste mendtė prej kreje
kur zhvishej nė diell, buzė detit nė Barcelonė.
Rastėsisht mėngjesin tė dy e nisnim herėt,
kafenė e pinim rastėsisht nė tė njėjtėn orė,
e nė kohėn kur tė tjerėt ende flinin
ne iknim drejt plazhit me ēadrat nė dorė.
Dhe siē dihet rastėsitė fund nuk kanė,
ndryshe pėrse do zgjidhnim ne tė njėjtin vend?
Heshtur ēadrat i ngulim pranė e pranė
e unė rastėsisht sodis profilin tėnd.
Jo rastėsisht mua me bie telefoni
dikush nga tremijė kilometra larg mė thėrret,
e ndėrsa unė qesh e bisedėn e zgjat
ti ngrihesh ngadalė e shkon tė kridhesh nė det.
Rastėsisht ky rit pėrsėritet ēdo ditė,
indiferente bri meje ti plazhin shijon,
e kur unė matem qė heshtjen ta thyej
ti thua: Shsht se tė kėrkojnė nė telefon.
Eh, ē'ka ti bėsh bukuroshja Mishele,
qė telefonatat e mija tė bezdisin e di,
por mė duken mė tė shkurtra ato tremijė kilometra
se sa 30 centimetrat qė mė ndajnė nga ti.
LUTJE
Ti po ikėn,
Tė lutem, mos a merr atė rini,
qė ma dhurove aq bujarisht,
pėrndryshe peshė e viteve tė mi,
do mė shtypė ēdo ditė mizorisht.
Tė lutem,
mos mė privo nga ajo buzėqeshje
qė dhe tė burgosurit do i sillte dritė e gas,
pėrndryshe mbyllmė vetėm nė qeli
dhe merre ēelėsin nga pas.
Tė lutem,
mos m'i kthe krahėt nė ēastin e largimit,
dhemb egėrsisht edhe pse e kemi ditur,
gjithmonė tė kam parė duke ardhur
nuk mund tė tė shoh duke ikur.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, korrik 2009)
POEZI NGA HIDA HALIMI

Hida Halimi u lind nė Radac tė Pejės (Burimi i Drinit tė Bardhė) mė 1948. Ajo ka botuar librat Vendlindjen ma zgjodhe ti (1993), Ai qė nuk ishte Fidia (roman, 1995) Njeriu im (roman 1997), Bijtė e Njeriut (dramė, 2001), Tri medaljonet e Franc Ferdinandit(dramė, 2001), Ato letra i shkrova vet( novela dhe tregime, 2007).
Romani Njeriu im ėshtė botuar nė frėngjisht nga shtėpia botuese Publibook nė Paris me titullin Tu marcheras derričre ton ombre (2007).
HUMBESIT E GEZUAR
Kur tė mbėrrini nė kėtė qytet.
Ju shkelni mbi shorte tė dhunuara
Mbi gazin e shuar tė breznisė. Nxitoni kush mė parė nė Log tė kuvendit,
Shtyheni pėr tu ngjallė nė Marathonomak
Kush mė parė
Ta komunikojė fitoren,
Triumfalisht.
A do tė ketė dafina tė njoma? Me se do tu thurin oreolin e Lavdisė!
Janė rralluar brishtat buzė Drinit, Ibrit dhe Lepencit
Hirėsi!
Verė e egėr mori sivjet.
Kur tė zgjohen humbėsit e gėzuar
Tia thonė simfonisė sė tretė tė Bethovenit
Alegro apassionato
Me zėra tė shqyer, me duar tė shtjerra,
Mos ua zini pėr tė madhe, i kanė harruar akordet,
Mund tu lajnė me lot gėzimi
Tu terin me buzėqeshje tė pėrjargura...
Le pashė Zotin
Sot ėshtė ditė feste, ska kuptim.
Prishtinė , 28 nėntor 97
SKLLAVET E LIRISE
Thashė, ka rėnė borė e butė
Tė dalim nė kafeterinė e qytetit
Ta ēelim ditėn me Skėnderbeg
Esėll.
Kur tė ma mbash fytyrėn nė pėllėmbė
Tė lutem mos rrah qerpik
Ta shoh edhe njė herė pastoralen e dashurisė,
Ta mėsoj nga bebėzat e tua; deri kur tė vijnė miqtė e vjetėr
Me Bahun e Moxartin tė na zgjojnė
Alegro assai
dhe hapa mbi borėn virgjėr
Por... aty vjen Ajo kurvė stėrkurve, liria
Rivalja e tė gjitha dashurive tė botės
Si Medea
Tė merr
tė merr
tė merr
Ndalem nė qetėsinė e kėsaj shtėpie
E lypi veten
Para se tė bie nė acarin e flakės tėnde
Para se tė dal nė vargun e grave
Nė atė parabolė fute, qė ngjitet nė varrezat e qytetit
Me ngai degė qarri nė dorė
Pėr ta shėnuar varrin e dashur
Atė dhé tė ēelur pėr ngut
Dhe bie nė gjunjė ajo tufė sorrash qė zija e mortjes
E ka ēgraruar
Secila mbi varrin e dashur.
Aty dikur vjen edhe Ajo,
Liria
E butė, virgjėr, e ėmbėl, e ndriēuar dhe e frikshme,
Si Zoti
E lusim tė na i falė mėkatet qė si patėm,
Se ne, ia falim tė gjitha.
Etėrit, bijtė dhe dashnorėt
tė gjitha.
Prishtinė, mars 99
Tė kundroj, tek krisi gishtėrinjtė, nė skaj bote,
Nga njė kėnd i njė farė shtėpie,
Ē prej se tė lashė Prishtinė.
Ku jam e ē kohė bėn, pėr mua sluan gjė,
Sa herė zgjohem nga ky shtrat mėrgate, qė Zoti e di
sa vetė gėrrhaten nė te,
E lypi pamjen qė e lashė, po s mė braktisi.
Tė shoh ty:
Pas tercės me trėndafil tė ngrirė,
Shtresė e hollė bore qė gdhinė nė qytetin ku cicėrojnė fėmijėt,
Ku shahen pėr njė ēamēakėz,
Ndarė padrejtėsisht me dhėmbė
Ku e thyen qafėn miqtė e mirė,
Orė e heshtjes i shitoi, sflet kush pėr
Kanjushėn e Verdhė poetėt qė i vramė,
Pėrse i zdritėn netėt e Bartolomeut Dardan,
Dreqi e rroftė! Kemi frikė.
Ne si duam profetėt mėkatarė,
Diku u kėndon epitafe njė bariton i shqyer
Kujt akordi si pengon.
Borė marsi, prilli e maji 9,9 n kėtė pranverė
Dhe fėmijė qė hahen si gjelat
Pėr ndihma humanitare
Pampers, tambėl druri dhe
pak dashuri.
Mesditė ėshtė dhe rrugėt janė shterė,
Ēfarė telefoni idiot!
Askush spėrgjigjėt nė te.
Memecėri e ndytė, nė gjithė kėtė qytet.
Ēu bė ai det njerėzish?!
T ėmėn e s ėmės! Askujt buza n gaz si shkon,
Kush se di njė barsoletė tė mirė!
Sa pėr njė mahi tė hidhėt, nė kėtė pikė tė qetėsisė,
Vetėm pranverė 9,9,9 dhe 9
Ku era hedh qese najloni e fryn pantallona uniformash
Me folklor tė Shumadisė.
Dikush mė dha shenjė me buzėqeshje, dje nė varrim.
I dashur mu duk se ishe ti; edhe pse e di se nuk vjen aty
Ku tė gjallėt thėrrasin, lum si ti,
E rrejnė njė kufomė.
Dikush preku n gaz, krejt si ti, mė dėrgoi puthje me gisht
U ēart edhe poeti i mbarmė nė kėtė qytet!
Ēfarė arrogance pash Zotin, sikur skemi tjera punė,
I kalojmė ditėt nė ceremoni varrimi
Mbi arkivole prekem me shikim
Dokrra shpirti im, llafe.
Kush tha se gazi u shua?
Pėrse u ēnjerėzua njė poet!
Jo, aspak
Se jemi njerėz, gėzohemi si ēdo kafshė e butė:
Aty kur blejmė supė me kėste,
Kur e mashtrojmė patrullėn, me tu shtėnė serbė
Si the?!
Sa pare i ka fytyra pa leqe, nderi e...
Prano.
Se vlejnė njė bukė fabrike, njė birrė Peje, jo se jo.
SHIH ĒFARE TE BERA PRISHTINĖ
Mu thaftė dora e Mira ime,
Sta shkrova njė fjalė tė mirė,
Pėrherė njė dorė ethesh mė dridh.
Gjithė kjo borė nė gji!
Mu marrtė goja, sta thash asnjė varg,
Pėr erėn bli nė verė, udhėt e zėna me nektar e njerėz
Qė pėshtyjnė tri here Orėt e Liga n gji,
Sa shqip!
Belbėzimet qė ti qesin njėmijė vargje nė ditė,
Gjithė kėta poet tė kėqij!
Por, skanė ētė falin tjetėr, Prishtinė.
Mė plasshin sytė.
Sta thura njė pikturė, aso qė laikėt i shesin nė rrugė, krejt lirė.
Pėr me tė marrė me tė mirė,
Me tė rrejt se sna vjen era mut, kur shohim pika gjaku.
Se
se
deshėm diēka nė ty.
Ēe do kėngėn time verdh si lakra!?
Pėr kėta fėmijė nervoz, qė grithen, ngrehen pėr flokėsh
Kur zihen pėr politikė
Apo pėr kėta etėr, qė aktrojnė qetėsi
Dehen me Kokakolė
Teren nė tym duhani Ballkanik
Me ambalazh Marlboro.
E di! Ske pse mė ndien mua gjak humburėn,
Por, zė besė Kosovė
Se aty ku tė gjallėt e rrejnė njė kufomė,
Buzėqeshi i mbarmi poet. Vetė miku im.
Tash, thonė, ēka sthonė ... se tė nxinė tokė e qiell,
Se tė shprishin bombat Kosovė,
E kėtu, gjė nuk ndodh, pak kush bėn kryq,
E lėkundin dallgėt Atlantikun.
Cognace, Francė, korrik 99
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shkurt 2009)
POEZI NGA ALEKSANDER BODURRI

Mbushi 10 vjeē nė 17 Nėntor 2008. Mėson nė klasėn e pestė, nė Forest Hill Public School, Toronto, Kanada. I pėlqejnė shumė lojrat nė kompjuter, PS2, X-Box dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės sė lirė e kalon pikėrisht me to. Ka nisur tė shkruajė poezi disa vite mė parė, si pjesė e detyrave nė shkollė ose thjesht pėr njė dėshirė tė brendshme tė tij, qė ai nuk mund ta shpjegojė dot. Ka shkruar gjithashtu edhe tekste kėngėsh dhe shpreson qė njė ditė tė takojė me ndonjė grup tė talentuar muzikantėsh qė tia kompozojnė. Por mendon, se ka njė ndryshim tė madh midis njė poezie dhe njė teksti kėnge. Sipas Aleksandrit, poezia duhet tė jetė e thellė, e bukur dhe nė gjendje tiu flasė njerėzve nė njė nivel mė tė lartė mendimi, krahasuar me tekstin e njė kėnge. Shquhet pėr njė mendim tė tijin tė pavarur thuajse pėr ēdo gjė qė sheh dhe ka gjithashtu rezervat e tij pėr Teorinė e Krijimit. Mendon se Evolucioni ėshtė mė logjik dhe mė bindės sot pėr sot. Lexon libra tė moshės sė tij dhe i pėlqen ti komentojė. Poezitė e mėposhtme janė shkruar nė anglisht, nė njė hark kohor njėvjeēar.
Majlinda Bashllari nėna e Aleksandrit.
XIXELLONJAT
Xixėllonjat
kryqėzojnė tokėn
ndriēojnė qiellin
me njė zjarr drite.
Ditė gėzimi
MBI NDRYSHIMIN
Ndryshimi
vjen
i vėshtirė
por turpi
dhemb mė tepėr.
Ndryshimi
vjen i turbullt
me dhimbje vjen
ndryshimi
e dhimbja
frikėn sjell
Gjithēka i afrohet
njė fundi
sepse vetė ndryshimi
ėshtė Njė fund.
BRITMA E LUANIT
E sertė vėrtet
britma e luanit
e plotfuqishme!
Sa dėgjohet
edhe njė agmė larg.
Ti ndjen veē njė
grimcė tė asaj sokėllime
qė ndoshta mund tė jetė
fillimi i njė ėndrre
dhe aventurash tė reja
DIELLI I LUMIT
Ujrat grabisin shpina.
Njė lumė ėshtė njė hauz
me njerėz tė kėnaqur.
Nė lumė gjėrat
shkėlqejnė si diej tė vegjėl.
I lumtur
ngjan njė vend
qė ka
njė diell lumi.
NJE MENGJES
Njė mėngjes
bota ime ndryshoi,
prej asaj qė ndjeva
duke parė njė lindje dielli.
Dita vjen qark rreth teje
e koha zhduket.
Kėtė mėngjes
edhe unė jam ndryshe.
Bota ime bėn spirale
rreth ditės.
Mos u shqetėso,
gjerat ndryshojnė.
Rri ai qė je,
ėshtė vetėm njė jetė
bėje mė tė bukur se sot.
QENUSHI IM
Zgjohem njė mėngjes
dhe shoh atė
mė lėpin si i ēmendur
mė jep puthje pa fund
dhe pėrqafime.
I jap dhe unė dashuri
Ai del tė shėtisė
lodhet dhe shtrihet
nė shtrat pranė meje,
ngadalė zhytet nė gjumė.
Qenushi im, ti je bėrė
pėr mua.
PER TY
Njė pėr mua
njė pėr ty
shijon mė ėmbėl- me ty
e shoh mė tė bukur- me ty
gjithēka mė e mirė- me ty.
Kjo ditė kur ti bėhesh pjesė e imja
pėr tė dy ne - mė e bukura!
DASHURI ME SHIKIM TE PARE
Dashuria me shikim tė parė
ėshtė mėnyra mė e mirė pėr
tu dashur
nuk ka arsye pėr tė.
Ėshtė veē njė zė brenda teje
qė tė thotė tė duash.
Arsyet pėr tu dashur janė tė pathėnshme
e dashuria mbetet ajo
qė ėshtė mė e drejta.
Ti e zbulon atė
vetėm kur ėshtė
e befasishme.
KY KRAH DHEMB
Ti rrėzohesh dhe ēdo gjė
merr fund pėr kėtė udhėtim.
Jeta rrjedh dhe ditėt e gėzimit
mbi ty do shkėlqejnė serish
ti shpreson pėr gjithė kohėn, por
ajo dhembje krahu rri strukur aty
pa u shėruar.
E kujtoj ēastin e rrėzimit dhe
ndoshta ky infeksion kurrė nuk
do shkojė
duke mė lėnė pėrgjithnjė
njė dhimbje tė lehtė aty.
SYTE
Me kėta sy
tė shoh ty
e ti mua.
Me kėta sy shoh njė test
me kėta sy shoh njė top
me kėta sy shoh njė avion
mund ti bie fluturim
gjithė botės me sytė e mi.
Ti dhe unė nuk jemi
ata qė dukemi.
Kėta sy janė aty-
pėr tė parė njė ėndėrr
e pėrballur me frikėn.
MAMI
Njė mėngjes ti ēel sytė dhe sheh
ėngjėllin tėnd mbrojtės
qė vėshtron nė drejtimin tėnd.
Ėshtė ajo qė tė mbron,
sa herė ti bie nė gjumė a je nė agoni:
mos ki merak, ajo po tė kėndon njė ninullė
Fli, shpirt i vogėl, fli.
Nuk do e njohėsh frikėn, pėr sa kohė je nė krahėt e saj
ky ėngjėll do tė tė rrėfejė udhėn, do kujdeset pėr ty
ti ndjen siguri, ndjen se do tė fluturosh.
Do vijė njė ditė kur do tė kesh flatrat e tua
e do kujdesesh pėr dikė tjetėr, krejt si dikur
ėngjėlli yt. Tani ėshtė ēasti yt.
Dhe vetėm tė mendosh se ti je mbrojtėsi
i njė fėmije e bėn gjithė botėn
tė ketė kuptim.
E nėse ndodh tė bėsh njė gabim tė madh
kurrė mos e gėnje atė. E nė mos ditsh
ētė bėsh, e di ajo ēėshtė mė e mira pėr ty.
NGJYRAT E VERTETA TE KOHES
Ja dhe njė tjetėr pikė kthesė
ku jeta jote nis e lėviz.
Ngjyrat e tua ndryshojnė
dhe koha tė rrėfen se nga duhet shkuar.
Vėri veshin kohės, ose ndiq mė mirė,
ēfarė mendon se ėshtė mė e drejtė.
Sido qė tė bėsh ti mund tė rrėzohesh
ose tė gjesh shtegun tėnd
e tė rrezatosh dritė.
Do tė rritesh
e do bėhesh pėr mua
njė vėlla i shkėlqyer.
ERRESIRE
Nganjėherė nuk e kuptoj
pse ėndrrat e mia nisen fluturim drejt territ.
Errėsira gllabėron gjithēka.
Errėsira tė mbulon tė tėrin.
Shkatėrron ēarė i del pėrpara.
Errėsira mund tė jetė aq e fortė
sa gėlltit mendjen tėnde
e pėrhapet nė shpirt.
Vetėm nė tė rrallė ndodh, errėsira tė mos jetė
aq e zezė. Mund tė jetė nganjėherė edhe dritė
nė njė ditė tė pafund, errėsira mund tė jetė paqe.
VETETIMA
Aq shpejt sa vetėtima
aq fortė sa gjėmimi
ky tingull i tmerrshėm
vjen rreth e rrotull.
Shpejtėsi, fuqi,
nė fund Pushteti.
Vetėtima ka shpejtėsinė
gjėmimi ka fuqinė.
Ajo qė nuk kanė: Pushteti.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, shkurt 2009)
NGA LIRIKA POPULLORE SHQIPTARE
DIL PAK MOJ NĖ PENXHERE
Dil pak moj nė penxhere,
Tė tė shoh moj se cila je!
Tė tė shoh moj se cila je,
E vogėl moj a e madhe?
Tė tė shoh moj se cila je,
E vogėl a e madhe?
Ē'u ngrit lulja moj nė mėngjes,
O i ra bahēes moj mespėrmes.
O i ra bahēes moj mespėrmes,
O kėput trėndafil me vesė.
Ē'i ra bahēes moj mespėrmes,
Kėput trėndafil me vesė
E ĒU KĖPUT E RA NJĖ YLL
E ē'u kėput e ra njė yll
vajti ra pas hėnės-ė.
E rritu ēupė e vogėl-ė
me nazet e s'ėmės-ė.
E ma mbaje llokumen-ė
nė mes te pėllėmbės-ė.
E rritu ēupė e vogėl-ė
me nazet e s'ėmės-ė!
Refreni:
Dil shiko moj ēupėzė,
nga kėndon bilbili!
Se i thonė prill o moj,
jeshilon jeshili.
Dil shiko moj ēupėzė,
nga kėndon bilbili!
Se i thonė maj o moj,
hapet trėndafili.
E ē'u kėput e ra njė yll,
vajti ra pas hėnės-ė.
E rritu ēupė e vogėl-ė,
me nazet e s'ėmės-ė!
E kur ma hidhje vallen-ė,
me majat e kėmbės-ė .
E rritu ēupė e vogėl-ė,
me nazet e s'ėmės-ė.
TE RRAPI NĖ MASHKULLORĖ
Proto marsi nė tė hyrė
Asqer nga Janina vijnė.
Doli shkurti hajde hyri marsi
NGjirokastėr ēna u vra Bimbashi.
Nga Janina vjen mezapi.
Nė Mashkullorė te rrapi.
Te rrapi o nė Mashkullorė
Foli Ēerēizi me gojė:
- Milazim, largoji taborė!
Leri djemt e mi tė shkojnė!
Se ju skuq, ju bėj me bojė!
Ēerēiz Topulli mua mė thonė!
Tė vranė o Bimbash tė vranė
Hito Labi me Bajramnė!
TRĖNDAFIL ME DYZET FLETĖ
Hedhur leshrat mbrapa,
Vetullat kurorė,
Qė si flet me gojė?
Kur ta pashė ballin,
Tė dhashė stolinė,
O mė dogje nė zemėr moj,
Erė trėndelinė.
Do tė dal e do t'i flas,
Do t'i flas e do ti qesh
Edhe rrugėn do t'ja pres-ė.
Do mė vish a s'do mė vish
Do mė vish a tė vij vetė,
Trėndafil me dyzet fletė.
Qoshet e shamisė,
Lulet e dynjasė,
Po ē'ka ēupa me mua moj,
Qė sdo tė me flasė?
Kur ta pashė ballin,
Tė dhashė stolinė,
O mė dogje nė zemėr moj,
Erė trėndelinė.
Do tė dal e do t'i flas,
Do t'i flas e do ti qesh
Edhe rrugėn do t'ja pres-ė.
Do mė vish a s'do mė vish
Do mė vish a tė vij vetė,
Trėndafil me dyzet fletė.
Do mė vish a s'do mė vish
Do mė vish a tė vij vetė,
Trėndafil me dyzet fletė.
MIKJA ME SHAMI MĖNJANĖ
Mikja me shami mėnjanė
- mos mike se dogje fshanė!
- U ēi bėra fshatit shkretė,
Sepse shkoj poshtė e pėrpjetė?
Xhinde mushka xhinde vetė!
Rrathė- rrathė balluketė,
Si nė prill manushaqetė
Si nė maj trėndafiletė.
FOL, MOJ MIKE, NJE FJALE
Fol, moj mike, njė fjalė
Se jam gati pėr tė dalė
Ku vete, mos vafsh i gjallė
Se mua s'ma nxorre mallė!
Kur dolla nga dera jashtė
M'u muarrė mend e rashė
Kur dolla nė mes t'avllisė
M'u keput gjysm'e fuqisė
Kur dolla nga porta jashtė
E besova qė u ndashė
Pampor (vapor), o dhoga, e thatė
Na ndave neve nga gratė
Pampor nji dhog' e zezė
Ku na shpje i pabese?
Na ndave nga kishim shpresė
***
Vasha lante, vasha qante
"Ē'ke vashė, qė lan e qan?"
"Lanj fustanthin e tim zoti
Sot mė erth, nesėr mė ikėn
Prandaj po lanj e po qanj"
***
"Ku je nisur e do t'vesh
O pėllumb, more pėllumb?"
"Jam nisur pėr kurbet
Moj, thėllėza, gur mbi gur!"
"Do tė vinj dhe u' me ty
O pėllumb, more pėllumb!"
"Ėshtė lark dhe bie shi
Moj , thėllėza, gur mbi gur!"
"Bėhem mollė e m'hidh nė gji
O pėllumb, more pėllumb."
"Mos harronj dhe tė kafshonj
Moj, thėllėza, gur mbi gur!"
"Sos jam helm e tė helmonj
O pėllumb, more pėllumb!
Po jam mjalt' e t'ėmbėlsonj
O pėllumb, more pėllumb!"
ZUNE YJET E RADHETOJNE
Zunė yjet e rradhėtojnė, (rrallohen)
Ksenetarėt (kurbetēinjtė) zun' e shkojnė
Gjith ven' e ti po s'tunde
Lumi s'sjell pėr ditė kėrcunjė
O Stamboll, more i shkretė
Rrente zjarri e tė djektė
Po tė djektė anembanė
Se na mban burratė tanė
Karafil, e manxhuranė
UN' ĒOKU DO VETE
Un' ēoku do vete
lule moj lule*)
Larg e nė kurbete.
Diē do tė tė bie.
Njė degė lajthie.
ta mbjellsh nė kutie.
Kur tė kujtosh mua
Lotėt e tu krua.
*) Pėrsėritet si refren pas ēdo vargu.
VAJTA NJE DIT' NE MULLI
Vajta njė dit' nė mulli
shoqeni, motrani
shoqeni, motrat e mia*)
N'udhė poqa kurbetlli.
Pashė se mos qe ai.
Burrė vulėhumburi.
Dhjet'vjet nė Ameriqi.
s'bėri kurrė prokopi.
Ka dhjet'vjet qė kur mėrgoi
as kartė, as haber s'dėrgoi.
Shoqe si ma bėni mua
se xhani mu pėrvėlua.
M'u dogj zemėra dhe xhani,
shoqe hallin(e) ma qani.
Do ta pres dhe mote-mot
pastaj nuk e pres(ė) dot.
Po s'erdhi dhe kėtė herė
gėrshetat kam pėr t'i prerė.
*) Pėrsėritet si refren pas ēdo vargu.
MBEĒĖ, MORE SHOKĖ, MBEĒĖ
Mbeēė, more shokė, mbeēė
Pėrtej urėn' e Qabesė
Tė m'i faleni nėnesė
Tė dy qetė tė m'i shesė
T'i japė *nigja sė resė
Ndė pjetė nėna pėr mua
T'i thoni qė u martua:
Ndė thėntė, se c'nuse muar
Tre plumba ndė kraharuar
Gjashtė ndė kėmb' e ndė duar;
Ndė thėntė se ē'krushq i vanė
Sorrat' e korbat' e hanė
*nigja - taks nga ana e burrit qė i detyrohej gruas
kur ajo kthehej nė shtėpi tė tė jatit
***
Se ēu nisēė e do tė vete
Ngremu lule sado fjete
Do tė vete ndė seferė
Mė muar vaji, o e mjerė!
Shtrona, moj, syzezė, shtrona
Ndė na zėntė gjumi, sqona!
Shtro shiltenė me borzilok
Kur ta kujtonj, tė qanj me lot!
Shtro shiltenė me samure
Tė nxjerr mallė tėnd, moj lule
Nqasu, moj lule, ah, tė puthemi!
Se kush e di se kur piqemi!
As qasemi dot, as puthemi dot
Sa na mbushen sytė plot me lot!
Mora dyfekthin e dola
Dot me gojė mė s'tė fola
***
Me njėzet e njė tė prillit,
fryu njė erė e ra njė vesė,
me njė degėz trėndafili,
ngrita perdn e penxheresė,
pashė miken qė po flinte
mu nė prehrin e nėnesė,
jorganė shkarė menjėanė,
sisėt i kullonin djersė.
Unė i gjori kur e pashė,
u bėra gati tė vdes.
***
- Moj e mira nhije tblinit,
tasht shky cica ncep tė gjinit,
tpaska dalė cica pahiri,
as ia fal kėtij jetimi.
- Hik, kopil se je hutue,
hik, kopil se je habitė,
cica ime ty tka mbytė.
- Tė lumtė goja ēka po thue,
nprehnin tand du me mbarue,
me duer tvogla me mrrotullue,
me gojė tvogėl me mvajtue,
me sy tė zez, o me mlotue,
dekė me kanė se la pa u ēue.
***
- Moj e mira, flokt e gjata,
shkurtoi pak sa tduket qafa.
Nuk muj djal pėr me i shkurtue,
dje mke puthė, sot mke kallxue,
spaske kenė jaran pėr mue.
- Kam nisė, lule me tlėvdue,
sma ka kush kėt jaraneshė,
tknaq ka folė, ma shum ka keshė,
gojn e vogėl, dhambt e shpeshė
faqet kuq, dy sytė e zez.
***
- Moj e mira shkon me gja,
pse mke rrejt kėrkend nuk la.
- Kesh e vogl, nuk dijta gja,.
kesh e vogėl, gja nuk dita,
mu vu djali sa shkoi dita,
sa shkoi dita , mue mu vu,
hoq kapuēin me u kryshru,* (me ba kryq)
mori hutėn me mgju,
me mgju e me mmbytė,
drodha vrap, iu hodha ngrykė.
***
-Merre vallen shtruar, o,
topemadhi i hallės, o.
-Mos ia mburr, mos ia lėvdo,
sonte mbrėma do tia shoh,
a i ka okė apo qillo.
* * *
Merr bulirėn ēika me shkue nkrue,
djali mbrapa iu ka vnue,* (iu ka vėnė)
tre sahat na janė vonue,
nana ēikėn e ka qortue
***
- Ku, bijėzeza, mė je vonue?
- Kam gjetė kronin, nanė, turbullue,
nskaj tshamisė e kam kullue.
- Ēa tka gjoksi, bijė, qi tasht shkomsue? * (tė ėshtė shkopsitur)
- Lava sytė, nanė, e kam harrue.
- Ēa tka ftyra, bijė, qi tasht damkue?
- Uji i ftohtė, nanė, mka vrugsue. * (mė ka rėnė vrugu)
- Ēa tka shpina, bijė, qi tasht pluhnue?
- Mrrqiti kamba, nanė e jam rrxue.
- Mos kujto, bijė, qi po mrren mue.
- Mbane, nanė, drejt me tkallxue,
kam gjet djalin n drom tue mrue,
tre sahat ka ndejt me mue,
ntana ant, nanė, mka zhgatrrue.
- Kuku, - briti e zeza plaka,
ēbana, bijė qi thallakata.
- Shuej, moj nanė, tmos vijė eseri, * (zor, turp)
se tkam pa mramė me nji nieri,
se tkam pa me nji nieri nlamė,
tue dhanė fjalėn nnatė pa hanė.
Pėrzgjodhi Andi Meēaj
POEZI NGA ARJAN KALLĒO

Arjan Kallēo lindi nė vitin 1967 nė qytetin e Korēės, nė Tiranė ndoqi studimet e larta nė degėn e Gjuhės italiane, nė UT, nė vitet 1986-1990. Studimi i gjuhės italiane dhe njohja me poetė tė shquar dhe nobelist italianė, i dhanė shtysėn pėr tė ndėrmarrė rrugėn e poezisė. Punon si mėsues nė shkolla tė Korēės dhe aktualisht pedagog i jashtėm nė Universitetin F.S.Noli. Poezitė e para i shkroi nga vitet 1992-1993 nė gjuhėn italiane dhe i pėrmblodhi nė njė vėllim tė pabotuar me titullin La solitudine dellamore (Vetmi Dashurie). Nė kėtė vėllim ndihet tendenca e hermetizmit, pasi ka njohur poetikėn e hermetikėve tė mėdhenj italianė si Montale, Ungareti e Kuazimodo. Mė tej sheh dritėn Proverba tė gjuhės italiane, vėllimi me pėrkthime Poezi italiane pėr dashurinė 700-deri nė vitet 900, Qyteti nuk u pėrgjigj, tregime tė shkrimtarėve italianė tė viteve 80. Boton poezi pėrsėri nė gjuhėn italiane Un cuore non va noleggiato, Idilli migratori.
E DIELA
Nė kėtė tė djelė tė zymtė
ndoshta dergjesh ende nė shtrat
mes pėrkėdheljesh pafund
apo ndoshta nė dritare
kundron natyrėn plakė
me vellon e zezė qė vajton.
Jashtė po bie shi, shi dhjetori.
Pikojnė ngadalė nėn strehė
pikat nėn njė ritėm melodioz.
Hipnoza tė sjell kujtime tė ngrohta
apo ėndrra tė paprekura qė
ti vetė s'i di.
Telefonin pashė tė heshtur
mbi tryezė
hezitova,
pėr tė mos prishur
atė magji.
PANTEONI I HESHTUR
Nė kėtė panteon tė heshtur
do ta shtonin dhe emrin tėnd,
por nuk do tė ishe
veē njė imazh memec, i shurdhėt
pa shkėlqim, pa jetė.
Do tė pėrziheshin nė tė
mllefe, vrere, qejfmbetje.
Korniza do tė ishte stonatura
relikash pasionesh tė ndryshkura.
Asnjė kėngė s'do tė kishte kuptim
sepse nė buzė do tė ngrinte dashuria.
Sa herė filloja tė mendoja ante vetėtimash
tė shija skllave deliresh tė pashpresė.
Kaini do t'i jepte fund pamėshirė
zilisė.
IMAZHI YT MĖ DEH
Njė ditė edhe ne
nuk do ta kėrkojmė shikimin.
Tė jesh e sigurt
asgjė qė frymon
s'ėshtė e pėrjetshme
nė tokė.
Thonė qė edhe vetė bota
do tė pėrhumbet ngadalė.
Universi do tė mbetet jetim.
Prandaj nxitoj tė kap ēastin
kur ēdo ditė pafundėsia lind.
Darkave endem mes perėndimesh
pambarim fallxhore:
i gjatė duket ky rrugėtim.
Plot imazhe magjepse pėrreth
por vetėm i yti mė deh.
Ē'e do qė shihemi pak
dhe dehja pa ty shteron.
S'mė deh asnjė pije
vetėm kur shoh imazhin tėnd
nė muzg
zemra mė drithėron.
Tingujt xhelozė tė kambanave
shenjtoret mėkatare i zgjuan
sytė e mi
mes verbimesh hyjnore
me imazhin tėnd janė dashuruar.
NJĖ ĒAST PA TY
Jetova njė ēast tė vetėm pa ty,
jeta si zinxhir i kėputur
u ndal,
u shua si njė meteor rebel
zemra e tė cilit ndihet e tradhtuar.
Kudo heshtje,
heshtje manastiresh,
murgjėr tė murosur
nė errėsirėn kobndjellėse
tė pagėzuar me emrin vetmi.
Kujtimet, si i burgosuri
nė arrati
duke lėnė pas kufirin e ndarjes,
por i frikėsuar
ikėn, vetėm ikėn
me shpresėn e pėrjetshme
tė moskthimit
larg, larg harresės.
S'pranon tė shkruanin
nė ditar atė copė
tė ndalur jete.
Njė ēast, kur s'ishe ti.
Njė ēast thashė mendueshėm,
njė ēast gjithė bota nė arrati.
Kujt do t'i belbėzoja tė dua
bota ishte bosh
si njeri pa njeri.
Njė ēast u pėrgjegj jehona
kėtė herė s'ngurroi
qė zėrin ta sillte mė shpejt.
Njė ēast ėshtė jeta jote
dhe njė ēast pa tė dot s'rri.
Dhimbjen
nga ēelėsi i harresės
njė hap e ndan.
JETĖS
Si flaka e qiririt
qė minutat ngadalė e zbehin
ashtu dhe dashuria jote mizore
tėrhoqi gjithė frymėzimin tim poetik.
Edhe kėshtu ndihem krenar,
mė brengose, por s'mė munde dot.
Tej dhimbjes njerėzore
u ringrita pėr ngadhėnjim.
S'mė pėrule,
s'mė vure ndėr kėmbė,
u hakmore si me tė gjithė.
Sgalemėt dhe ti i ke frikė
pa ta s'ke rikthim.
Mallkimet i bėre armė,
s'mė braktise dot si jetim
edhe 100 herė tė mė rrėzosh
100 herė do tė rilind.
Ti e di qė mallkimi s'mė vret,
gjithmonė do tė mbetesh anonim
e fshehur do tė xhelozohesh
se mė bėre poet.
PEISAZH NATE
Buzė liqenit,
aty ku lumi lind
vetmia e kohės ndalet.
I heshtur nėn pikat e shiut,
i pushtuar nga errėsira,
duket se fle, ėndėrron.
Tek-tuk ndonjė dritė
qė ndizet
fytyrėn ia verbon.
Struken krijesat nga sikleti
se zgjimi ėshtė ende larg,
as qepallat nuk binden
agu do kohė tė trokasė.
Pėrreth heshtja hesht.
Malet, fantazma me shpirt,
vallėzojnė plot zemėrim,
por netėve tė pėrgjumura
jo s'mund tė kalėrojnė.
Tek portat vrullshėm
uji rrjedh tatėpjetė
liqeni merr natyrshėm
njė tjetėr jetė.
KUR TĖ KEM NEVOJĖ
Do t'i kėrkoj sytė e tu, e dashur,
netėve kur hėna kapriēoze,
pėr tė mos u shfaqur,
se do fshehė sekrete tradhtare,
do na harrojė.
Kur tė kem nevojė pėr dritė,
qė vargjet lehtas tė shkojnė,
si rrėnjėt nė kėrkim tė ujit
drejt tė tuve do vrapoj.
Yjet s'mjaftojnė tė ndarė
janė vetėm njė pikė,
do duhej Aristoteli
me pasqyrėn magjike,
qė pikat t'i kthejė nė dritė.
VALLJA ME YJET
Ah, sa mė pėlqen kjo vallja juaj,
copėza qė nė qiell
vallen s'pushoni.
Endeni, kėrkoni dashuri
galaktikash
sė bashku ziliqarė i bėni perėnditė,
sė bashku i ndizni pasionet,
prandaj askush s'u pranon.
E dinė ē'preferoni
e dinė qė s'u meritojnė
e dinė qė drita juaj i verbon
prandaj me ta nuk krushqoni.
Mė ftoni dhe mua aty lart
qė tė shihni si vallėzoj
sa dhe yjet tė ēuditen
vallen kryeneēe tallaz ta ēoj.
Vetėm njė valle tė vetme, vetėm njė
pėrgjithmonė mė pas do largohem
lamtumira s'do tė ketė zė
me tė tjera do tė takohem.
Eh, ē'u bėra porsi si ju
lart dua tė fluturoj
si shqiponjat nė shtegtim
porsi ju do tė guxoj.
Ē'e do qė dhe ju e keni njė fund
herėt a vonė do tė afrojė
me zotat s'ka paqe as nė tokė
njė ditė aty s'do jeni
kur dita tė agojė.
E do thėrras, e do kėndoj
nga gjumi herėt t'ju zgjoj
e shihni se ku jam
por tė vini dot nuk u ftoj.
(Poezi haiku)
HORIZONTI
Shikimi u shter
nė horizontin e kuq
retė vallėzonin.
SHKRETĖTIRA
Jehona vrapi
nė shkretėtirėn pa jet'
uji notonte.
HAPAT
Hapat ndruheshin
mbi tokėn e pėrgjumur
lulja flirtonte.
BUKURIA
Sytė kllapiten
i joshi bukuria
buzėt i thahu.
AGU
Njė rreze drite
preku natėn i virgjėr
agu gėlonte.
PETALET
Pikat e vesės
u ulėn mbi petale
aroma u dalldis.
SHPIRTI
Vitet u nisėn
pėr shtegtimin e gjatė
shpirti vajtonte.
ERA
Era preku leht'
ēaste pėrhumbjesh zemre
trokitjet zgjohen.
KUJTIMET
Dielli pėrndriti
dehje dashurie larg
kujtimet s'rreshtnin .
GJETHET
Heshtja e brishtė
endej nė rrugėn e verdh'
gjethet po vdisnin.
BARI I THJESHTĖ
Erdha prapė tė pij kafe
tek ky bar i thjeshtė
pa lukse vezulluese
kur dikur thanim etjen
nė vapėn e zjarrtė athinase.
Erdha tė pij njė gotė
me miqtė e mi tė dikurshėm
tė mirėt, tė urtėt edhe pse pak tė thinjur.
Vitet ngadalė po i rrudhin takimet :
s'ka mė ngutje lamtumirash
nė heshtje njė e nga njė
me biletėn pa kthim
rrugėn e gjatė kanė marrė.
S'na mbetet gjė tjetėr kėtu brenda
veēse kujtimi i ėmbėl
nė shėndetet me fund
tė gotave pambarim rrėkėllitur
dhe malli e madh qė na ka tharė.
PASAGJERĖT E PĖRKOHSHĖM
Treni pėrbindėsh i metaltė
qė pamėshirė fshiu ėndrrėn
leopardiane
u nis furishėm drejt veriut.
Pėrpinte ethshėm kilometra
nė rrugėn e lagėsht
kėto ditė fillim viti.
Rendin vagonėt nė hapėsirė
ndonjėherė edhe nė mjegullėn
verbuese gri tė ditės.
Pas mbeten nė progres
kilometrat e vetmuara pas braktisjes.
Vrapojnė me tė dhe pasagjerėt e pėrkohshėm
me shpresėn e kthimit pas
apo kohėn pėr ta ndalur.
Treni nuk u ngjan anijeve kozmike :
fluturojnė lart, jashtė ēdo force tėrheqėse tė tokės.
Aty lart pasagjerėt janė udhėtarė tė huaj.
KALENDARI YT
Sa jetė do tė duhen
qė kalendari yt i ndalur
kush e di se ku qėndron i varur,
vėshtrimin ta drejtojė larg?
Tė flakė tutje pėrgjumjen
qė zvarritet pėrtacisht mėngjeseve
dhe mbrėmjeve e ndėrkallur nė dhomė.
Kur, pas ēdo flete tė hequr, ditėt realisht
do t'i lexosh?
Rrėshqite dorėn mbi tė gjitha datat,
por asnjė syresh s'tu pėrgjigj.
Janė memece nė kėtė dimėr tė ftohtė,
nė ditėn e ndėrrimit tė viteve.
Janė tė burgosura, tė fashuara plagėt,
si mumiet e balsamosura muzeve.
Me to nuk feston dot historia
e shkuara, plakė e shkathėt, tash nė gjunjė
vėshtron qortuese
por dot s'gėzon.
Athinė
Fundi i 2008, fillimi i 2009
GOTA E KRISTALTĖ
Je pėrsėri aty si gjithmonė
Mbi tryezė
Gotė prej kristali
Me buzėt lėmuar.
Vitet kaluan, por ti,
Mike besnike, je po ajo.
Eh, sa herė i mbyta
Dertet me ty
Netėve tė vetmisė.
Vetėm pėr vetėm
Unė, ti dhe heshtja.
Sa herė i ngrita dollitė
Pėr gėzimet, fitoret
E pėrditshme me jetėn.
Tė dy jemi burrėruar.
E kuptojmė fort mirė
Njėri-tjetrin.
Kur mė sheh poet tė trishtė
Mė shkel njėrin sy,
Frymėzimin tim pėr ta
Ngacmuar.
Kur tė shoh tė zhgėnjyer
Jam unė ai qė tė tundoj
Me shishen plot,
Ditėn pėr ta harruar.
Maj 2008
ARTISTĖT
Gjithmonė valixhen gati
Tėrhiqni pas nė skena
Tė interpretoni maskaradat
e kėsaj bote. Herė me shokė
herė tė vetėm. Skenat janė shtėpiat
tuaja, ndonjėherė edhe me drita e
melodi. Mes dritash apo errėsirash
si vetė skenat e jetės.
E ēfarė kanė valixhet tuja?
Disa dekore, makiazhe
dhe peshėn e fatit tuaj
nė suksese dhe dėshtime.
Keni edhe ca maska kohėsh
shekujsh, historish njerėzish
personazhe qė brenda oborreve
Me salltanete e hipokrizi
i ndėrroni sipas stinėve. Por pėrsėri
janė ty nėpėr skena
si pėr tė kujtuar
prapėsitė djallėzore tė shpirtit.
Slatė maskė pa vėnė,
ia rrėmbyet botės
dhe i sollėt skenave.
Njerėzimi duhet tė kuptojė
se rrugėtimi, jo gjithmonė
rrjedh natyrshėm.
qershor 2008
SHKĖNDI ZJARRI
Mė solle shkėndijėn e zjarrit
Pa flakėn e vorbullt pėrvėluese,
Ashtu si Apolloni zemėrmirė
Ia solli botės.
Ma dhurove, por pėrse vallė?
Qė tė digjem nga malli
Pėr ty, kur puhiza nostalgjie
Tė fryjnė rrugėve tė Europės?
Ah, dhuratė e hidhur!
Po e rrufita ngadalė
Ndoshta malli pak e nga pak
Do tė bėhet ortek
I papėrmbajtshėm
Deri nė takim.
Po e rrufita me eks
Orteku shpejt do tė fashitet
Malli do tretet si njė
Hije pa shpresė
Do tė largohet derisa
Tė mbetet njė kujtim i vagėt
E ti prapė do kthehesh
Qė zjarrin ta ndezėsh, derisa
Shpirtin tim ta gėrryesh sadopak.
Nė qofsha gur i paepur
Mua sdo mė mposhtėsh
Sdo mė thėrrmosh, por dije se
Vetė do digjesh nė atė flak.
Korrik 2008
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, gusht 2009)
POEZI NGA LEDIANA PAJA

Lediana Paja lindi nė qytetin e Korēės mė 25 Nėntor 1980. Nė qytetin e lindjes kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin. Mė pas studimet i vazhdoi nė Universitetin e Tiranės, nė fakultetin ekonomik, ku nė Mars tė vitit 2003 detyrohet ti ndėrpresė pėr shkak tė emigrimit nė SHBA. Pas pėrpjekjeve tė shumta, u rikthehet studimeve nė University of Massachusetts ku njėkohėsisht fillon tė punojė nė Departamentin e Thesarit tė shtetit tė Massachusets. Me krijimet letrare ėshtė marrė qė nga rinia e hershme. Lotėt e Nimfės ėshtė libri i saj i parė.
MISTERI I ADAMIT
-Adam, shtrihu nė hije!
Adami shtrihet..
Ai projekton..
ngul daltat e tij imagjinarė mbi tė..
Ai krijon..
Adami s'ndien..
Adami vėshtron..
Adami, i habitur, pyet..
-Ē'po bėni kėshtu?
-Ėshtė surprizė pėr ty, Adam, mos u shqetėso!
Adami qesh..
Adami vėshtron..
Adami merr nė krahė surprizėn..
Adami dhe sot vazhdon t'a kundrojė,
po aq kėndshėm, sa dhe herėn e parė..
me shpresėn se sė shpejti
do t'i vijė dita,
qė ai tė fillojė,
ta kuptojė...
misterin, qė nga trupi i tij
gdhendėn..
MOS E KURDISNI ORĖN, ZOTĖRINJ!
Ē'vlerė ka kurdisja e orės?
Ajo tė njėjtėn gjė tregon!
Rrahje, rrahje pa mbarim...
Rrahje, rrahje pa destinacion...
dhe do tė klithė,
dhe do tė lodhet,
dhe do tė pushoj,
lėreni!...
Mos e kurdisni mė orėn, zotėrinj!
Ajo, nuk ka tjetėr funksion,
veēse tė zhbėj kohėn,
sikur rrahjet e zemrės,
qė pėr inerci, njė ditė, do t'i ndalė...
PERSE?
E ngjeve penėn
nė katranin e zi tė natės,
qė eshklat e inatit e kishin
flakėruar gjatė mbrėmjes;
dhe nė mėngjes, hirin e tyre
mblodhe vaditur me lot trishtimi
e nė mbrėmje torturoje veten
me tė njėjtėn pyetje...
ku dhe oratori mbeti si kuak,
E pėrgjigjen kurrė nuk ta dha..
PĖRSE?
VALLE?
PĖRSE?
HESHTJE!
Fjala ngel nė buzėt e thara
pa dashur tė kapėrcej atė hendek,
nė buzėt e ēara qė dridhen
dhe shkunden si gjethet nėn degė.
Fjala ngel, por heshtja ime flet
nė kėtė errėsirė pa fund,
mesazhin memec e pėrcjell nė zemėr
dhe sytė me lotė i mbush...
Nuk mund tė them asgjė
asnjė fjalė nuk mund tė nxjerr
prandaj heshtjes i hap rrugėn
qė zemrėn, ty vetė, tė ta ēelė.
TRISHTIM I ĖMBĖL
Shpirtin fillove tė ma pikturosh njė ditė,
tė vrarė, pikėlluar, si film bardh e zi,
me shpresa te vdekura,
pa ėndrra, dėshira..
pa drita jete..
Penelin ngjeve fort nė bojėn e zezė
e skaj pėr skaj shpirtin tim hijėzove,
theksove limanet e tij,
errėsirėn egėrsove
vend pėr dritė, nuk le...
Si njė mjeshtėr pastaj firmėn hodhe
vėshtrove shpirtin tim tė brishtė
me ėmbėlsi i buzėqeshe.
Derisa tė dorėzohej i tėri
duke u ngjyrosur me trishtim...
PEMA E DASHURISĖ
Oh miku im,
e mban mend pemėn
nėn tė cilėn
lutjet e dashurisė sonė, pėshpėritėm?
Ajo ende rritet..
njėkohėsisht, me plakjen tonė,
Ndėrsa lutjet,
Oh, lutjet!..
Ato pafajėsisht shushurisin nė ēdo degė....
Dhe nėse era njė ditė do t'i fryjė
Apo padashur mbi tokė do bien
me amanetin e dashurisė sonė
rrėnjėn e filizit tė ri
do ushqejnė...
DUEL I PAMBARIM
Tė flas nė heshtje,
Me vėshtrimin ngulitur nė sytė e tu.
Nė bebėza
ta shigjetoj
shpirtin tim...
si luftėtare,
me veshje tė hekurt
para teje qėndroj.
Nė tė fundit dyluftim,
tė ftoj...
Ti hesht..
Nė gjunjė bie...
Shpirtin,
nė duart e mia beson..
Ndjesėn,
nėn tė dridhshmet buzė,
e pėshpėritė...
dhe qepallat,
rėnduar tė rrahin,
njė puhizė pėrgjėrimi...
Sa ēudi!...
Gjithė jetėn luftojmė,
E kurrsesi tė vritemi!
NIMFA E PELLGUT TĖ LOTĖVE
Jam nimfa e pellgut tė lotėve
aty ku ti, mėkatet lan ēdo mbrėmje
dhe pellgun tim, trazon
dhe pellgun tim, turbullon
dhe pret,
dhe pres,
derisa mjellmat kokėn mbi sup ta varin
e qetėsia e plotė tė mbizotėrojė.
Dhe flet
dhe flenė.
Unė, Muza e gjumit tend,
me lotėt e mi,
trupin tėnd tė lagėsht,
filloj ta freskoj...
NUK JAM PENELOPA!..
Kujtimet,
nė ditar, mė, nuk i mbaj..
Gjatė ditės,
nė trup i mbledh
I ujis me gjak
freski u fal..
E natėn...
i vargoj nė gjerdan tė jetės
duke i lidhur
me fije merimangash
Mos ki frikė!..
nuk jam Penelopa,
nė pritje tė sė papriturės...
Veē dhimbjen palos
nė dollapin e vjetėr
e digjem si njė kartė
Kujtimet, nuk i ruaj
Nė arkėn e shpirtit
Sepse, kujtimi, vetė jam!
I (PA)FAJSHĖM
Zoti, pas lutjeve tė mia,
retė i shprishi njė nga njė
dhe i shtrydhi mbi vaskėn
ku ti fshehtas, trupin tėnd po laje.
E format e tua
qė mbi ujė kridheshin,
ėmbėlsisht,
dalėngadalė
filluan tė shpėlanin
pafajėsinė,
hyjnore...
SI NJĖ BUSULL
I klitha kohės
pėr flokėsh e kapa
misteret
pelerinės sė saj
doja t'ia merrja...
E ta lija
si qiellin,
pa yje.
Si detin,
pa valė.
Si erėn
pa tufane,
pa ngrica
batica apo zbatica...
Mbi duar,
Veē njė busull mė la
ruaje kujtim, nga unė tha.
Dhe iku,
Fluturoi
Nė shtegtimin e saj...
SI NJĖ LULE..
Si njė lule qė petalet shkund nga era
nė dorėn tėnde u gjenda...
dhe ti...
petalet e lules fryje...erėzoje lehtas
kėnaqeshe me lėkundjen e tyre...
E lulja...
adhuronte lėkundjen e krahėve tė saj
nėn frymėn tėnde...
Si njė lule qė petalet shkund nga era
nė dorėn tėnde u gjenda...
dhe ti...
me duart e tua si njė fėmijė e preke,
petalet ia ledhatove ėmbėl...
Dhe lulja..
Ndjeu prekjet e dorės tėnde mbi tė
e hyjnizuar, kokėn mbi duart e tua vari...
Si njė lule qė petalet shkund nga era
nė dorėn tėnde u gjenda...
dhe ti..
i mėrzitur se lulja, mbi dorėn tėnde kokėn vari,
petalet fillove t'ia shkulje... njė nga njė...
ĒAST
Mos i pėrgjo hapat e mia,
qė heshtazi,
hijen tėnde po ndjekin
pėr tė vjedhur dhe njė ēast,
tė vetmin ēast,
imagjinar,
qė kurrė nuk e jetuam...
Mė lejo, vetėm njė herė
kokėn, mbėshtetazi ta lėshoj,
sipėr kraharorit tėnd,
me tė vetmin lot, ta njom.
E ti, zemėrlotur, me buzėt tua
do njomėsh, tė thatat buzė, tė mia...
LOTĖT E NJĖ MASHKULLI
Nė sytė e tu zhytem,
qė lotė sė brendshmi rrjedhin,
ujėvarė e njė shpelle tė nėndheshme
perlė nė gjeografinė e shpirtit...
Zemėr plasaritur nga acarėt e jetės
fytyrė eshtake, qė lotėt e zemrės
transformon mes heshtjes nė kapilarthė shprese...
NUK KAM FAJ!
Nuk kam faj pse nė kėtė botė erdha
e papėrlyer isha nga mėkatet
por, sa shkela kėtė botė misteresh
pėrlyer mė latė, mė bėtė si djajtė.
Si engjėll nisa shtegtimin pėr kėtu
e ndoshta dhe engjėll do iki pėrsėri
mėkatet ordinere qė pėrlyen trupin tim
do i djeg njėherėsh, natė botė smund tė rijnė.
Nuk u pata faj se me paditurinė time
juve vėmendjen heshtazi ua vidhja
tė qeshurat tuaja mendjen mė tėrhiqnit
tė bėja si ju, ashtu mė mėsuat!
Nuk u pata faj kur u bėja me nerva
as dhe kur gaboja nuk u pata faj
ishte padituria ime ajo mė tunduesja
apo indiferenca juaj e pafat?!
NĖNĖ
Nėna ime mos rri pėrlotur,
mos rri e ngrysur nė vetmi...
Lotėt e tua mė lėr t'i thaj,
me frymėn e shpirtit tim..
Duart e tua, lėkurė rrjepur,
m'i lėr t'i puth, t'i ledhatoj..
Kallot e tua nė trup e zemėr
m'i lėr t'i zbut, tė t'i mjekoj..
E shtrenjta ime e pėrmalluar
Qė si njė llavė mallin shpėrthen
Dėshirėn e zjarrtė ma rrėfen
Qė gjithnjė pranė tė mė
Por, largėsi tejoqeanesh ne na ndau,
Sa shpejt unė ika, mbete ti,
Nė njė dhomėz, e lodhur e plakur
Atje po digjesh, si njė qiri.
GONXHE O LULE
(Nėnė Terezės)
Thonė se engjėjt vdesin shpejt,
sepse janė te pafajshėm.
Ata, nuk i tjerrin mėkatet
nė furkėn e jetės.
As tė keqen nuk e veshin
me vello tė bardhė.
I kėndojnė njė luleje tė vyshkur,
qė njė pranverė tė re pret,
dhe ngrohin njė endacak,
qė shirat e rrugės mbledh
dhe njė plak tė braktisur
qe zvarritet tuneleve tė jetės,
i harruar nga ēdo shpresė.
Por ti, jetove dhe fale.
Dhe ėndrrat
Nė ēdo zemėr tė mpakur
Ringjalle.
MJAFT MEDUZA!
Mjaft i zgjate gjarpėrinjtė e tu, Meduza!
sorra krakėllitėse mbi pafajėsinė mos hidh,
natės i mjafton katrani i mėkatareve,
helmin vdekjeprurės, mbaje ndėr dhėmbė, ti!
Mjaft i ngjeve qiejt me katran, Meduza!
Lėre kaltėrsinė lirshėm tė frymoj,
pranvera ngopet me tė vetat lule,
Jetės qė shpėrthen, fre, ti si vė dot!
Mjaft e derdhe mllefin gjithandej Meduza!
Dhe e bėre botėn tė zhytet nė vrer
Kudo qė vėshtrove, shkėmbinj shkrepa mbolle
dhe lulen e njomė shndėrrove nė ferrė.
Tani, shpėto shpirtin tėnd, Meduza!
Se sot a nesėr, njė Perzė do lindė,
Ti dhe Luciferi ndėr flakėt e ferrit
Shpirtrash pėrpėlitur, do jeni, gjithnjė.
EJA..
Do tė vish pėrmes ėndrrash, e qerpikun t' ma drithėrosh ?
Me fustan tė bardhė do vishem dhe flokėt do t' bėj kurorė.
Pėrmbi ballė do rrėzėllejė njė i vogėl yll qiellor,
Ndėrsa shpirti, mirėsinė, dritėn e zemrės do tejēojė.
Ti veē eja, mos ki frikė, sdo pėrmend faje, mėkate,
Unė akoma jam njė nimfė, do tringjall dhe kėsaj nate.
Do tė ngroh dhe trup, dhe shpirt, sado ftohur ti tė jesh,
Njė altar pėr tu rrėfyer, gjithmonė hapur do ta gjesh.
Bashkė do ecim nėpėr natė, ta ndriēojmė muzgun e hirtė
Do fluturojmė pllajave tė mallit, derisa nata tė jap shpirt.
Derisa lartė tė ndizen yjet, tė marrim formė tė pėrjetėsisė
Pas disa shekujve le tė thonė, ja dy mumie tė dashurisė
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, qershor 2009)
POEZI NGA MARIA - LINDA THEODHORI
DHE SKĖNDER HASKO
MARIA - LINDA THEODHORI

FEMIJA JONE
Fėmija jonė
Fjalė e parė e dashurisė
Puthje e gjatė pa mbarim
Fėmija jonė
Rrahje e fortė zemrash
Bashkim i pėrjetshėm
Ėndrrash
Fėmija jonė
Frut i ėmbėl i pa shijuar
Mė parė
Simbol i dy shpirtrave
Tė pandarė.
DRITE DASHURIE
Dikur dikush pėr ty shkruajti
Sa shumė tė dua
Po atė ēast yjet nga vendi lėvizėn
Para teje u rreshtuan
Dritėn vezulluese dėrgoi hėna
Zemrėn pėr ta ndriēuar
Sythet e porsaēelur me aromėn dehėse
Trupin tėnd mbuluan
Tisi i dashurisė tė kish vesh me
Plotė nure
Dhe zogjtė pėrreth teje kėndonin
Zemra e tij nuk do tė harroj kurrė
Sytė e lotuar nė shi i nxorra
Tė bashkohen - thashė shi e lot
Bashkė
Dhe kur dielli i nxehtė avujt e ngrohtė nė
Qiell dėrgoi
Ftohtėsia e fjalėve tė tua
Lotin prapė nė tokė lėshoi
KERKOJ
Kėrkoj pak diell
Zemrėn e dridhur tė ngroh
Njė dorė tė mė pėrkėdhel
Njė fjalė tė mė gėzoj
Kėrkoj qė jetėn siē dua
Ta ndryshoj
Kėrkoj, kėrkoj... A mundem
Vallė?
TI JE
Shumė herė dua tė tė harroj
Mendimin nga ty ta largoj
Ndjenjėn dashurisė tia mohoj
Po ēthem...
Ti je ura e lashtė e qytetit
Tim
Qė lidh tė sotmen me tė kaluarėn
Me nostalgjinė
Ti je e gjithė luleve tė botės
Freskia
Ti je ajo qė njerėzit e quajnė
Pavdekėsia
PERTEJ LUMIT
Nė ēastin e ndarjes
Largohu vrapo
Lumin e pikėllimit
Nė kėmbė kalo
Shpirtin e lėnduar
nė duart fort shtrėngo
Ulėrimėn e zėmrės
Ik mos dėgjo
Pėrtej lumit ulu
E ndalo
Shplodhu e qetėsohu
E nis e kėndo
Pėr atė qė su bė kurrė e jotja
Asnjėherė mos mendo
TI JE LARG
Unė kėtu dhe ti atje matanė
Rrugė tė gjata dhe male na ndajnė
Forca e dashurisė tė sjellė nė ēast
E mė pranė
Dhe unė tė shoh tė ndjej tė puth
Me shumė mall
Kėshtu tortura e gjatė e pritjes
Copa-copa thėrrmohet
Endėrra dėshira loti
LUMTURIA
Para syve tė mi njė det
dėshirash
Zgjidh mė thanė merr kėdo vetė
Lumturinė tėrhoqa
Dhe zgjata duart ta kap
Ajo mė gėnjeu serdhi vetėm
Dallgė pėrbindėshe dhe re tė zeza
Mbante nga pas

Skėnder Hasko u lind nė vendbanimin Dukat tė Vlorės, mė 2 mars tė vitit 1936. Nė Universitetin e Tiranės ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike - dega e gazetarisė. Gjatė karrierės sė vet ka punuar nė revistėn Hosteni, nė Shtėpinė Qendrore tė Krijimtarisė Popullore, kryeredaktor i revistės Pionieri dhe drejtor i Teatrit Kombėtar tė Fėmijėve. Aktualisht ėshtė redaktor nė shtėpinė botuese Toena - sektori i letėrsisė pėr fėmijė. Gjatė punės sė tij krijuese ėshtė treguar mjaft i frytshėm.
Romanet: Tė burgosurat e Xhuxhumit, Legjenda e fshatit tim, Njė gjeneral kapet rob, Arratisja e Tupe Xhelos
Novelat: Ne ishim partizanė, Ēimi dhe roboti budalla, Ēudirat dhe e fshehta e Zamirit, Kocomiu tekamadh (novelė-pėrrallė)
Librat me tregime: Nė do nuse, gjej taksi, Faqemolla mundi hundėpinokun, Me litar tė botės, mos hyr nė pus.
PĖR TY, DUKATI IM!
Ngado shkoj e ngado vete,
Ty Dukat tė marr me vete,
Ti mė linde, ti mė rrite,
Mė pėrkunde nėpėr vite.
Qė ditėn qė hapa sytė,
Mė dhe gjak nga gjaku yt,
Gjaku yt mė gurgullon,
Kur sėmurem mė shėron.
Tė kam djep, tė kam flamur,
Stė lėshoj nga zemra kurrė!
Stė lėshoj, jo, stė lėshoj,
Pėr Ty qa, pėr Ty kėndoj!
TI NUK PLAKESH KURRĖ
Fshati im i dashur,
ti nuk plakesh kurrė,
Ti ke mbetur djalė,
ti ke mbetur burrė.
Burrė nė zakone,
Burrė dhe nė bėma,
Ti i mėkon njerėzit,
Siē i mėkon nėna.
Kėnga-zė burimi,
Dhe cula dyjare,
Kur i dėgjon meket
Dhe shqipja nė male.
Djemt i ke tė bukur,
Vajzat luleshegė,
Ajo kėng e tyre,
Si zogu nė degė
Si zogu nė degė,
Si thėllėzė shullėri,
Kur unė i dėgjoj,
Oh, ētretem i tėri!
Tretem si qiriri,
Nė flakėt e zjarrit,
Si rrėshirė e pishės,
Nė mes tė beharit!
KĖRKESĖ!
Kur ta shihni qė kam vdekur,
Edhe frymė, as marr, as jap,
Merrjani treshes dukatēe,
Dhe unė do tė ngjallem prapė.
PRANVERĖS
Na erdhi pranvera,
Stina e uruar,
Duke buzėqeshur,
Me lule nė duar.
Mirėse vjen, pranverė,
O stin e begatė,
Na sjell ngrohtėsinė
Dhe jetėn na zgjat!
Me lule nė ftua,
Nė pjeshk e nė mollė,
Me lule nė dardhė,
Tė bardha si borė.
Vajzat pika vese,
Rėnė pėrmbi gjethet,
Kur tė shkojnė pranė,
Seē tė futin ethet
Ethe dashurie,
Qė tė djeg si prushi,
Qė ta merr dhe mendjen,
Posi raki rrushi
Rrofsh, o moj pranverė,
Qė na vjen e bukur,
E bukur si lule,
Ku ulet njė flutur.
Vajza tund baluket,
Tė vret me shikime,
Djali seē i flet:
O sorkadhja ime!
Mirė se vjen, pranverė,
O stin e begatė
Na sjell ngrohtėsinė
Dhe jetėn na zgjat!
SE DI: MĖ DO APO SMĖ DO
Po smė deshe, mos ma thuaj,
Mos ma thuaj, se do vuaj,
Do tė vuaj e do vdes,
Do tė vdes si i pashpresė,
Siē vdes nata nė mėngjes.
MALL
Ēmė piku malli pėr babanė,
Pėr nėnėn dhe vėllanė,
Mė dogji malli dhe pėr motrėn,
Qė ikėn e mė sjanė.
Svijnė mė e skthehen dot,
Se jeta kėshtu qėnka,
Dheu i zi qė i mbuloi,
Tė dalin mė si lėnka.
Zemra mė rėnkon e qan
E shpirti sgjen rehat,
Ēdo ditė nėpėr mend i shkoj,
Nė ėndrra i shoh pėrnatė.
Takoj me ta, fjalos e ēmallem,
Njėlloj si me tė gjallėt,
Kėndojmė, qeshim e gėzojmė,
Sė bashku qajmė dhe hallet.
NDRIĒIM I PĖRHERSHĖM
O gur i ēmuar, qė ske shok,
Nė zemėr mė ke mbetur,
Aty do rrish e do ndriēosh
Dhe kur unė tė jem tretur.
KU JE?
Zėri yt mė vjen nė vesh,
Posi kėnga e kanarinės,
Ndjej dhe sot aromėn tėnde,
Si aromė e trėndelinės.
Si harroj dot ēuēurisjet,
Kur mė thoshje mjaltet-fjalė,
Me doēka mė pėrkėdhelje,
Dhe mė joshje dalėngadalė
Unė mbi thithk tė sisės tėnde,
Vėnė buzėt ėmbėl-ėmbėl,
Sdija veten ku e kisha,
Nė Parajsė apo nė ėndėrr!
Pa dhe sot, kur i kujtoj,
Ato ēaste plot magji,
Mendjeprishur, nėpėr mjegull,
Fluturoj tė vij te ti!
Po ku je, qė mė ke humbur,
Moj thėllėzė, thėllėzė fushe?
Kthehu pranė meje, si dikur,
Tė tė mbaj si gjerdan gushe!
PERLĖ E SHQIPĖRISĖ
Vlora buzė Jonit,
djep i trimėrisė,
Ta kanė rritur emrin
bijt e Kaonisė!
Buzė Adriatikut,
gur i xhevahirit,
Posi pikė vese
mbi qerpik tė syrit!
Bora pėrmbi male,
qylaf Labėrie,
Fshatrat rreth e rrotull,
kurorė trimėrie.
Si shtizė flamuri,
nuk tė mposht stuhia,
Nė gjirin tėnd tė bukur,
fle dhe Perėndia!
Perlė e Shqipėrisė,
gjerdan historie,
E rrallė ndėr shoqe,
kurorė lavdie!
Puthesh me dy dete,
si rrallė nė botė,
Ty nga zemra jonė
nuk tė ndajmė dot!
Vlora jonė e re,
Vlora jonė e lashtė,
Pėr Ty heqin valle,
Deti e mali bashkė.
PLAKUR, THINJUR NĖPĖR HALLE
(TEKST KĖNGE PĖR BABALLARĖVE)
Baba, pėr ty, si pėr nėnėn,
Me gjith shpirt do kėndoj kėngėn!
O baba, me zė bilbili,
Pėr fėmijė-gjerdan floriri
Dyfekun nuk e lėshove,
Pėr liri me tė luftove,
Qėndrove si lis nė kėmbė,
Si refreni nėpėr kėngė
Tė kemi dritėn e yllit,
Ti na ke dritėn e syrit,
Baba, syri i pafjetur,
Pėr fėmijėt shpirtin tretur!
Baba me zemėr tė madhe,
Plakur, thinjur nėpėr halle!
UDHĖ PA KTHIM
U nisa pėr udhė nga skthehesh dot,
Ku shkojnė njerėz, kafshė e bimė,
Gėrthit e ēirru, e ke tė kotė,
Pėrjetė atje e ke shtėpinė.
Dhe unė, si gjithė ata qė shkojnė,
Do ti them jetės lamtumirė,
Nga unė mė nuk do dėgjojnė,
As qysh u ngryse, as qysh je gdhirė.
Lufto, lufto dhe sot dhe mot,
Gjatė gjithė jetės sa je gjallė,
Po ike, vajte, skthehesh dot,
Mė thoni: kush u kthye vallė?!
Mbi dymijė vite kanė shkuar,
Miliona ėndrra janė tretur,
Tė tjera ėndrra janė zgjuar,
Pėr Diellin-Jetė gjithmonė tė etur.
Pa do kalojnė vite tė tjerė,
Dhe unė sdo ndjej, as keq, as mirė,
Nuk do shoh dot, as dimėr, as verė,
Se krejt me baltėn do jem shkrirė.
22 dhjetor 2008,
Reaminacion, Tiranė
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, maj 20
POEZI NGA ZANA PIRA DHE LINDITA AGOLLI

Zana Pira u lind mė 1961 nė Pozharan tė Vitisė. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Gjilan e Prishtinė. Studioi nė SHLP tė Gjilanit. Ėshtė anėtare e lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės. Ka botuar kėto vepra me poezi: Hija e Hamletit, Shkup 1994; Kulla E Ofelisė, Prishtinė, 1996; Mjegull e Purpurt, 1997, Ditėlindja e Zjarrit, 1998; Planeti i Mollės, 2001; Simfonia e Syrit, 2001; Vallja e Shiut, 2008.
ENDERRIM
U mbylla nė vetvete
dhe qelėsin e hodha nė pus
diqka qelqore
si nja fanar i amshimit
rrugėn ma ndriqon
deri te ti
BUZEQESHJA
nė sytė e tu ėndėrrimtarė
dridhej njė mjegull e purpurt
afrohesha si e dehur
me fluturimin e mjellmės
dhe ngjyeja puplat e ėndrrės
me purpurin e shikimit tėnd
zgjohesha pastaj
nga kjo ėndėrr kaq e ėmbėl
dhe shikoja fotografinė tėnde
varur nė mur
si aq mė ėmbėlsi mė vėshtron
GOTA E THYER
Mu shkrinė ngjyrat e syrit
nė njė gotė tė thyer nė enigmė
njė lot ma dogji qepallėn
pikat e shiut rigojnė
udhėkryqeve pa fund
e mua mė pret njė lindje
ose njė vdekje e papėrsosur
MJEGULL E PURPURT
Me majėn e lapsit ta gervisha fytyrėn
qafėn ta putha me gjelozi
ti vizatova kėmbėt nė peizazhin e ngurtė
ti shndėrrova mornicat e shtatit nė statujė
nėpėr shkallėt e pasqyrės
kalova nėpėr mjegullėn e purpurt
qė tė ma kthesh buzėqeshjen e syrit pa xhelozi
i dashuri HAMLET
ti asgjė nuk sheh pos hijes sė shtrigės
qė pėrkėdheljet e vjedhura ti vizaton
zbrit me mua edhe pėr njė shkallė tė pasqyrės
i dashur qė tė zė gjumi nė shuplakėn time
nė skajin e kornizės u ndeshem
me fytyrat hipokrite tė nostalgjisė
mė bėn magji nė kafazin e feniksit
me pupla shiu shtati na u mbush
SIPER TRYEZES
Flejnė e ėndėrrojnė
takimet pėr nesėr
aq lehtė arrijnė ngrohtėsinė
e trupit nė kėpucėn e shqyer
sipas dėshirave shpėrngulen njerėzit
nėpėr qytet e botės
pėrcjellin koncerte muzikore
i vdekuri ekzekuton simfoninė
e BETOVENIT
lozin ballo konteshat me barinj
adhuruesit e simfonisė
thurrin proqka anekdota
homazhe pėr ti bėrė
kompozitorit tė ndjerė
kėshtu fatet arnohen
nėpėr relacione botėrore
sipėr tryezės dritė mė bėn
llamba me vaj guri
TE THOSHA
Sonte rigon shi i dashur
nė fytyrėn tėnde solemne
m'i zbėrtheve pullat e bluzės
pėr lojėn tėnde tė pėrkryer
tash mė shtrėngon nė rrethin lakuriq
diku nė harkun e unazės
pėr njė pėllėmbe tė nostalgjisė
shėnon, pėrgėdheljen e paprekur
nė degėn e drurit,
na hyri nė mes njė lindje e tretė
deri nė aktin e mbrėmjes
u deshėm tė pangopur
ndjenjė, krejt e thjeshtė
nė figurėn engjėll tė Hamletit
ngushėllon, perden e syrit magjik
buzėqeshjen time konservon
sonte rigon shi pėrsėri, i dashur
nė fytyrėn tėnde solemne
kėtė herė tė thashė jo
sepse e etova dorėn tėnde tė padukshme
mbi buzėn time
ORA E FUNDIT
Nė orėn e parė
t'i mbulova kėmbėt e ngrira
nė orėn e dytė
tė fsheha matanė vdekjes
nė orėn e tretė
shpėrtheva rrethin e unazės
me princeshėn e diellit
kafshuam, frytin e mollės magjike
ku mbeti ora e fonetikės
i dashuri HAMLET
tė pushtova tė tėrin
nė orėn e fundit
MALLI I DASHURISE
Mė thuaj si e vrave perden e syrit tim
ti engjėll HAMLET
nė cilėn anė horizontale apo vertikale
mė hyre komplet nė qdo gjymtyrė tė trupit
m'i theve eshtrat
shfleton antologjinė e dashurisė, sė dėshtuar
afrohesh nėpėr flakėn e syrit tim tė vrarė
largohesh aq larg mallit tė dashurisė
NE THONJEZA
Urrej lirinė nė thonjėza
para vrasėsit vertikal
qoftė elegji e vdekjes sė qmendur
pa asnjė therrė nė kėmbė
qoftė lėmshe nė grykė tė fytit
qė s'e ndjek hijen time
qoftė njė katrorė asnjanės
i briskut tė mprehtė
urrej lirinė nė thonjėza
para se tė bėhem shpuzė e hi
NESE
Nėse trupi mė shndėrrohet
nė thjerrėza tė lagura
tė syrit
natyrisht se nuk ka kuptim
tė pėrleshem
me gjarprin e shiut
nėse unė i gjasoj
tėrmetit tė apokalipsit
gjithqka e pakuptuar
do tė pikoj nė udhėkryq
atėherė vėrtet
liria e dashurisė virgjėrore
mė arrin deri te kėmbėt
e zemrės
LOTI IM I SHENJTE
Diq ma kafshon trupin
buzėn e fsheh nė erė
loti im i shenjtė udhėton, matan mollės
dashuri hyjnish kryqėzon
nė prologun e shiut
gjumi mė zė me zogun e qiellit
kurorė fati bartė me vete
loti im i shenjtė
vallė...
a s'do lozėsh nė vallen e platonisė
pėrsėri mua mė zė gjumi
me zogun e qiellit
e ti diqka vizaton nė ėndrrėn time
HARRESE
Ti i bėn hije portretit tim
mollė e kuqe
dikush tė ktheu nga vetja
nė lojėn e gjarprit
kryqėzon lojėn nė kornizė
nė pikturė mungon fytyra
e MONA LIZES
derdhen ngjyrat e penelit
nėpėr peizazhin e shiut
ndėrsa unė ushqej etjen e trupit
me lėngun e mollės
vizatoj portretin tim
nė harresė...
MOS U QUDITNI
Mos u quditni
nėse ne poezinė time
nuk ka kode tė kodeve
as fjalė kronike
qė kėndohen
nė instrumentin e djallit
mos u quditni nėse
nė poezinė time
pėrtypet gojė e ujkut
me ėndrrėn e gjelatit
LINDITA AGOLLI

NJĖ KETER NE PYLLIN ME PISHA
Kurioz ky ketėr i bukur nė pyll,
Turiēkat i zgjat fėt-fėt s'di se ku
Si ēadėr, statik bishti i pushtė,
Mahnitės nė tokė,
Mahnitės nė dru!
Syēkat si rruzuj ēuditshėm mi ngul,
Me xixa, ngjyraplot si njė oaz,
Romanca vėshtrimesh flirtojnė sakaq,
Ai mbret nė pyll,
Unė skllave nė kafaz!
Mbi degėn e njė pishe magjik qėndron,
Njė ketėr si ky, ēti duhem unė?!
Nuk ėshtė mė kurioz, bishtin pėrkul,
S'mė do as ky ketėr,
nė pyll un'prish punė!
20 prill 2005
LOJA E FLAKES
Loz me qirinjtė nė flakė lozonjare
Shkrihet njė mal e bėhet det
Luftė e tmerrshme pėr jetė a vdekje
Fitili nė flakė i vetėm si mbret.
Loz me qirinjtė tė shuaj flakėt
Po flaka gishtėrinjtė mi ndez
kam kohė qė zėrin tėnd s'e dėgjoj
Qirinjtė tė mos shuhen, lutem e pres.
loz me qirinjtė nė flakė e zjarr
Rrekem me shpresė cazė dritė tė marr...
Ka ardhur koha hardhitė tė pėrdridhen
Rreth trungut tė pemės nė zgjatje pambarim
Me puthje valėzore kėrcell e gjethe
Luhatje tingujsh nė tundim.
Ka ardhur koha qė nėn dhč tė shkrifet
Njė simfoni gjallesash tė gėlojnė nė pyll
Me ngjyra zogjsh e ketra kuriozė
Ku dirigjent bėhet njė yll.
Ka ardhur koha tė shkojmė edhe ne me ta
Nė pyll, mbėshtjellė pemėsh e nėn dhč
Nėn tinguj simfonish e shtrat gjethesh
Tė harrohemi cazė atje.
Ka ardhur koha e ringjalljes
Epilog
E ke dėgjuar gjethen kur bie si qan,
Dhe klith nė bisht tė saj njė kėrc i njomė?
E ke dėgjuar lulen si petalet hap
Dhe pėshpėrit plot aromė?
Ka ardhur koha e parajsės
JAM VJESHTE E SJAM NJERI
Nė vjeshtė sjam, mė Baby,
Jam vjeshta dhe gjethja e trishtuar.
Kur tė vish,
Nėn kėmbėt e tua kockat do tė mė kėrcasin.
Qė jam njė gjethe,
Prej kohėsh do tė kesh harruar.
ANKTHI I PRITJES
Tendoset ēasti mes orėsh tė gjata
Mes ditėve pa ty hyn njė korb,
Limanet pėrgjumen pa ardhur nata
Me gurėt dhe zhurmat futen nė morg.
Pėrfyten damarėve zėrat e plagėt
Beteja e gjumit gjakos syrin tim,
Liqenj dėshpėrimi shuajnė vlagėt
Hapėsira tulatet pa shpresė nė kėrkim.
Tendoset shkėmbimi i valės nė breg
Ditėt pa ty nuk kanė cak e kufi
Ka ngrirė gjithēka po akulli djeg
Ka ngrirė e pret tė dukesh ti.
KISHIM PLOT GJERA TE BUKURA PER TE THENE
Kishim plot gjėra tė bukura pėr tė thėnė
Pėr shembull, e mban mend filxhanin e kafesė
Qė ma dhurove atė ditė tė bukur shtatori
Kur ēuēurisja Tė dua nė shtrat nėn mbulesė ?
Pėr shembull, kur fjalė kėmbyem nė trotuar
Pėr ngjyrėn e flokėve dhe shijet e tua
Kur kokėn ma afroje, nė vesh mė pershpėrisje
Po ty mbi tė gjitha mė shumė tė dua!.
Pėr shembull, pa shkak kur qeshnim ēmendur nė shtrat
Pėr sytė kureshtarė tė fqinjės pėrbri
Me faqen mbėshtetur qetė nė faqen time
Mė thoshe ti je njė mrekulli!.
Pėr shembull, njė pilivesė qė ma dhurove
Rreh krahėt si valė tė bardha nė gjoksin tim,
Thonė ėshtė shenj fati tė tė ndjek pas
Njė pilivesė me gurė tė shndritshėm si njė agim
Por ndodhi ēfarė ndodhi?! As vetė nuk e di.
Gjithēka venitur sikur tė mos ketė qenė,
Nuk ēuēurisim, dhembjet kanė zėnė pritė
Kur kishim plot gjėra tė bukura pėr tė thėnė...
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, maj 2009)
POEZI NGA BAJAME HOXHA - ĒELIKU

Bajame Hoxha - Ēeliku, u rrit nėpėr kampet e internimit me punė tė detyruar. Pas viteve '90 doli nga kampet e pėrqėndrimit dhe vazhdoi studimet. Ndėrkohė iu dha e drejta pėr tė botuar tė gjitha ato qė sistemi i kaluar ia mohoi. Ajo jeton bashkė me familjen e saj, burrin e tre fėmijėt nė Bruksel (Belgjikė), ku fitoi azilin politik. Bajame Hoxha - Ēeliku ėshtė Anėtare e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qė nga viti 1998. Ka botuar pas demokracisė nėntė libra dhe pesė libra i ka nė shtėpi botuese ku sė shpejti do tė dalin nė qarkullim. Ajo shkruan nė prozė, nė poezi pėr tė rritur dhe pėr fėmijė. Librat tė autores:
"PERTEJ DHIMBJES" Roman, "NATA E NJE MARTESE" Roman, "VAJET E PRANVERĖS" Roman, "DIKU ATY" Poezi, "GJYSMA IME" Poezi,"PUTHME" Poezi, "ANA DHE KLAJDI" - Poezi pėr fėmijė, "MIU MIU KACAMIU" Poemė pėr fėmijė, "TOMI DHE ZHERRI" - Poezi pėr fėmijė.
PUTHMĖ
Nata e pikoi vesėn nė pllajė,
kur rrinim tė shtrirė tė dy.
kujtoj agimin e parė
qė e ndezėm unė edhe ti.
Mėngjesi solli drithėrimat,
pendimin ma futi nė shpirt,
Ta dish - mė folėn gjėmimet,
dhe pse thosh tė dua zėri yt.
-Puthmė mė the njė jetė,
-tė dua, mė the pa mbarim,
E di qė mė ēmon vėrtet,
dhe unė tė dua pa kthim.
Puthmė!me mua ti puthu,
se shpirti s'mė bie nė gjumė,
kur vesa t'na lagė, ti ngutu
tė gjesh detin e thellė tek unė.
PER HIR TE ZOTIT
Duam, pėr hir tė zotit
tė bėjmė paqe,
Jo farsė;
pėr tė dashuruarit ,
ka vend mė shumė nė parajsė!
S'e hap
ēdo mesnatė
ti troket nė derėn time.
Unė s'e hap,
sepse ti
nė zemrėn time
nuk troket me dashuri...
ENDET VETMIA
Nė dashurinė tėnde tė shtirur
endet vetmia
si merimangė helmuese
qė nxinė,
dhe ti se ndjen,fatkeqėsisht
qė ajo tė helmon dashurinė.
PER TY KURRĖ S'JAM PENDUAR
Mė kujtohet kur vjen e ikėn deti
dhe si ai shtrihem mbi breg,
sot jam shumė larg atij mėngjesi
dhe ndjej shumė mall pėr ty, vėrtet.
Nė qoftė se ti s'do mė dashuroje,
s'do t'kishte qenė kurrė ai mėngjes,
ata krahė qė fort mė shtrėngonin,
ai afsh qė ndjeva poshtė dekoltesė.
Dhe tani shtrihem si uji mbi kėtė breg,
ta dish pėr ty kurrė s'jam pendur,
atė fllad, ato ngjyra tė atij mėngjesi,
me gishtat e mi pėrherė kam shkruar.
Oh, sa jam larg atij mėngjesi vere
dhe jam nė ēaste melankolie, e di,
ti rron larg meje ,larg atij mėngjesi
pa atė mėngjes s'do tė isha asgjė tani.
KEQARDHJE
Oh,
sa keq mė vjen
qė jetės s'ia thitha dot
aromėn qė mė pėlqeu,
siē thith lulja
vlagėn
nga dheu...
BIJE E KETIJ DHEU
Nga avioni po sodisja ,
ēizmen pas kur unė e lashė,
oh,sa ėmbėl qė nga larg,
pash Atdheun tim tė lashtė.
Njė ngashėrim fort mė mbėrtheu,
teksa pashė bregdetin shtrirė,
mall, o mall, bijė e kėtij dheu,
malli shpirtit tim tė dlirė.
Dy fėmijė qė qenė pranė meje,
mė pyetėn, thanė:"Moj teta ēke?"
Hop i ngrita sytė mes lotit,
shihni Shqipėrinė, atje...
NJE PUTHJE
Njė puthje
deri nė lot
mė pėrfshiu,
njė shtrėngim yti,
ma theu ma kėputi belin
puthja jote mė bėri
qė buzėt gonxhe tė mė ēelin.
PSHERETIME
"Ndėrsa ti e shpreh dashurinė nė vargje
dhe ndjen ngushėllim,
njė zemėr tjetėr
diku,
psherėtinė..."
MOHIMI
Mohove diellin qė zbehu nata,
pastėrtinė e Shėn Mėrisė;
psherėtin
zemra e saj e ngratė,
vetėm yjet ju panė,
vetėm yjet ndrinė pėr ju atė natė...
PREJ KTHTRAVE PRUSH
Si kafshė e zbutur
zbrite nga pylli,
kurse unė
si shqerrkė e njomė,
u takuam nė fushė,
si rrebesh shiu erdhi zhgėnjimi,
mezi shpėtova prej kthetrave prush...
NE MUZG
Nė muzg
tretur mbaj vėshtrimin,
po zėri yt mė ēel buzėn,
siē ēel flladi gonxhen, trėndafilin.
PO
Po,
mė zunė tė dridhurat,
pata ftohtė,
vetėm e vetėm
se mė erdhi nė mend,emri yt sot.
NESER
Nesėr,
nesėr,
nesėr,
nuk duroj dot mė,
tė dua tė tėrėn,
eja,
derėn hapur pėr ty po e lė.
TI S'VJEN
Nesėr ti s'vjen,
as pasnesėr,
asnjėherė nuk do tė vish mė,
ti gjithmonė kėtu je,
megjithatė...
DJALOSHI
Djaloshi me dashje ia ciku gjinjtė,
me zjarr deshi t'ia pėrkėdhelė,
kofshėt poshtė fustanit tė florinjtė,
t'u hidhte sytė,t'i prekte njė herė.
Njė vit tė tėrė i rrihte zemra,
po bėhej njė gjyq nė ndėrgjegjen e tij,
nuk qe e mundur nga njė yll aty brėnda,
mos tė gjente prehje nė shpirtin e tij.
GOZHDA
Me gozhdė hiqet gozhda!-
kėshtu kisha dėgjuar,
ja, dhe mua gozhda
ka pėr t'mė shėruar?
Pa mend, njė gozhdė tjetėr
e ngula unė mė fort,
por kurrė gozhdė e vjetėr
nuk po mė del dot...
FRIKA
Ti mė doje si fmijė
po unė s'i besoja askujt.
Frika na brente nė sy-
Mbajta frikėn tė humba ty.
DY SY
Dy sy tė fshehur nė errėsirė
i ndjej dhe pse s'i shoh.
Dy sy tė tjerė nė lėndinė
i shoh por nuk i ndjej...
DASHURIA MBETET NJE
Dy edhe dy nuk bėjnė kurrė dy,
Dashuri mbi dashuri
nuk ka dashuri...
YLLI IM
Sonte s'dal
edhe pse qielli nga yjet ndrin
asnjeri s'ma ndriēon shpirtin
gjersa s'ka dalė ylli im.
DIKU ATY
Kur tė shtrihesh
nė shtrat
zgjat dorėn,
aty mė gjen
dhe kur ecėn rrugės
dorėn fut nėpėr kujtime
diku aty do tė jem.
KURRKUSH
Jo...
kurrkush s'ka thėnė qė dashuri s'ka mė
dhe qė lulet do tė lindin tė pikėlluara
Dhe qė puthjet do tė humbasin nė jetėn lakuriqe.
jo...
Kurrkush s'ka thėnė qė shpirti gėzimi s'do tė ketė mė vend
se kraharorėt s'do tė kenė nevojė
pėr xhugulitjet e gjokseve tė mermerta tė vashave.
jo...
Kurrkush s'e ka thėnė
qė do tė mbillet vetmia, mjerimi e braktisja
Dhe s'do lindė dielli tė shtunave?
jo...
Kurrkush s'e ka thėnė...!
MĖ BĖJ Ē'TĖ DUASH TI
Mė bėj ē'tė duash ti
se jam lulja jote,
mė mblidh, mė mbaj nė gji,
ose mė hidh pėrtokė...
Mė bėj ē'tė duash ti
dhe unė tė bėj ē'tė dua,
Me zemrėn qė tė rreh nė gji,
Ajo rreh veē pėr mua?
Mė bėj ē'tė duash ti ,
mė shkri kėtė prush tė ndezur,
me afsh mė puth me dashuri
pastaj kam pėr tė heshtur...
I SHKUNDI
I shkundi bajamet era
dhe jeta rininė time,
ē'tė bėj tani e mjera,
a rrohet dot vetėm me kujtime?!
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė Gazeta e Athinės, mars 2009)
POEZI NGA ARLINDA GUMA

VESHUR ME DIELL TĖ BARDHĖ
Ajo pret
e kurmtė,
pas qelqit tė dritares
pret tė vishet me diell tė bardhė
Perdet transparente,
nėn valsin nazik, tė puhizės mendjelehtė,
i lėmojnė butėsisht, shpinėn e zbuluar
ndėrsa qelqi i veshur i dritares,
kriset nga padurimi i pėrqafimit
e ėndrat e qumėshta,
ngėrthyer pas ujvarės sė heshtur, tė flokėve,
i rrėshkasin, tė rruazta, nėpėr lėkurė
Ajo pret
e bulztė,
njeriun, tė cilit i konturoi buzėt,
i hijėzoi mollėzat,
e i ndėrtoi buzėqeshjen
njeriun, tė cilit i stiloi modelin e flokėve,
e ngjyrėn, ia kombinoi me xhaketėn e vjeshtės
Ajo pret
nuk lodhet sė prituri,
njeriun qė nuk di, se nė cilėn nga jetėt e saj ekziston
Por pret vetėm pret
e kurmtė,
e bulztė,
e frymtė,
pas qelqit tė krisur, tė dritares,
mbėshtjellė nė ēarēafin e ėndrave
pret tė vishet me diell tė bardhė
SI FLUTURAT E NATĖS
Si shpirt endacak,
do pėrvidhem rrugėve tė mugėta, tė qytetit tėnd
Do ti pėrplasem dritės sė neonėve,
e verbėt,
si fluturat e natės
pastaj, si nė njė pikturė abstrakte,
krahėt do mė thėrmohen nė njėmijė nyjėza,
e kombinacione,
mbi asfaltin ku ke shkelur ti
Do mbėshtetem bordurave tė brymėzuara,
ku kane ēikur pėllėmbėt e ngrohta,
tė duarve tė tua
e do dihas, e avullt, nė ajrin tėnd,
duke fėrgėlluar, drojtur,
mbi tavolinėn e barit tė preferuar
atje ku, ti, do jesh duke u kotur,
e stėrbetuar vetes qė mė ke harruar,
mbi njė gotėz whisky
Do mblidhem kruspull, e mardhur,
ulur nė pragun e shtėpisė tėnde,
kur ti, njė ēast, do ndalosh kėmbėt,
tė kėrkosh ēelėsat nė xhepat e ngrohtė,
e do hedhėsh mėdyshas,
njė vėshtrim tė fikur, nė eter,
njėlloj si tė kesh parė njė hije
Pastaj do tundėsh kokėn, i dorėzuar,
do futesh brenda duke u lėkundur,
e do mbyllėsh portėn ngadalė
E unė,
e verbėt,
si fluturat e natės,
dėnesur,
do ti mbėshtillem hėnės
MĖNGJES